Urna dhe oturaku

72 postime 4281 shikime 4 nëntor 2022 në 05:03 e paradites
InkuizitoriMoth

310638560_3242785759308961_2012426324628662463_n

Adolf Loos dhe unë, ai me fjalë, unë me gjuhë, nuk kemi bërë gjë tjetër veçse tregojmë se ka ndryshim midis një urne* dhe oturaku, dhe se vetëm në këtë ndryshim ka vend qytetërimi. Të tjerët ndahen në ata që përdorin urnën si oturak dhe oturakun si urnë (1918) - Karl Kraus, Thënie e kundërthënie, faqe 293-294, Adelphi.

…………………….

Në foto të postit paraqitet vepra e artit Shatërvani (viti 1917), ready-made më i famshëm i Marcel Duchamp (vetkuptohet përse më i famëshmi). Kjo vepër nuk u pranua të ekspozohet nga komisioni zgjedhor i veprave të Shoqatës së artistëve të pavarur, mospranim i motivuar meqë vepër “imorale dhe vulgare” dhe plagjiaturë: “send tregëtar që ka të bëjë me artin e hidraulikut”. Duchamp, kryetar i kësaj shoqate, dha dorëheqjen për këtë arsye, i mbeti hatëri.
Më pas galeristi Alfred Stieglitz ekspozoi në të njëjtin vit në galerinë e tij shurrtoren në fjalë të Duchamp me titullin Madona në hale. Sipas revistës Mercure de France (viti 1918), titulli i veprës ishte: Buda në nevojtore, kronisti shkruan se “vepra ngjan me një Buda të përunjur”.

………………………

Duchamp ishte vërtet në plot kuptimin e falës “tip i idhët”, më i idhët nuk bëhet, është tallur vazhdimisht dhe me të gjithë, përfshirë edhe veten e tij, çfar thoshte sot nuk thoshte nesër. Por një gjë e ka thënë me të vërtetë, shprehjen e më poshtme që tregon thelbin e gjenialitetit të tij, dhe thelbin e misionit të artit:

Mu desh të përdorja pikturën, mu desh të përdorja artin për të krijuar një modus vivendi, një mënyrë për të kuptuar jetën, për tu përpjekur që ta bëj vetë jetën time një vepër arti. Unë jam ready-made im në të gjallë.

………………………

Përkufizimi i ready-made:

Objekt i përdorimit të zakonshëm i nxjerrë nga konteksti i përdorimit të tij të përditshëm dhe i ekspozuar si vepër arti pa ndërhyrje të mëtejshme nga ana e artistit.

(*) urnë = vazo në përgjithsi, në këtë rast vazo ku mbahet hiri i trupit të djegur në krematorum pas vdjekjes të së ndjerit.

InkuizitoriMoth

Meqë struktura e botës është bipolare, diskutimi - dhe degradimi i tij në debat, e më tej natyrshëm në polemikë, me përfundim grindje dhe vrasje e presje - zhvillohet gjithnjë midis dy poleve, ose midis dy pozicioneve, ngado në çdo fushë të kulturës dhe veprimtarisë njerzore. Politika është shembulli më banal, e për pasojë më kriminal, që e dëshmon shkëlqyeshëm fenomenin në fjalë të zhvilluar gjithnjë midis dy pikpamjeve në sherr inatçor, i cili bën të pamundur venien re se dy pikpamjet janë komplementare, të ndërlidhura mes tyre, madje të identifikuara si dy anë të së njëjtës medalje, edhe në rastin më pervers dhe më përfaqses të bipolarizmit: falsiteti i konfliktit real toksor me të vërtetën e harmonisë sureale qiellore.

InkuizitoriMoth

trego sipër diçin e shih poshtë hiçin.

InkuizitoriMoth

anunz

trego një përrallë me mbret që si dihet kuptimi.

InkuizitoriMoth

Konflikti i sotëm midis Amerikës dhe Rusisë tregon se konflikti i djeshëm midis USA dhe BS i ka pasur rrënjët më thellë se konflikti midis kapitalizmit dhe komunizmit, dmth Tarja duhet gëmojë më thellë që të gjejë qenin e ngordhur.

InkuizitoriMoth

Postmodernizmi, përkufizuar si gjëndje shpirtërore, është mungesa e të ardhmes.

InkuizitoriMoth

Gjithçka e kotë.
Kam punuar pa pasur kurrë rezultat; jam sorollatur kot si përtac, kot, jeta ime ka shkuar në të njëjtën mënyrë. Jam lutur, nuk arrita asgjë; mallkova, nuk arrita gjë. Kam qenë egoist deri në atë pikë sa të harroja ekzistencën e të tjerëve; asgjë nuk ka ndryshuar as tek unë e as rreth meje. Kam dashur deri në atë pikë sa të harroj veten; asgjë nuk ka ndryshuar as tek unë e as rreth meje. Kam bërë pak të mira, nuk jam kompensuar; kam bërë keq, nuk jam ndëshkuar. Gjithçka njësoj e kotë - Guido Morselli (i vetëvrarë në vitin 1973).

Kam bërë vetëvrasje, maksimumi i kotësisë, sepse ekzistenca vazhdon edhe pas vdekjes, e për më tepër pa ngushëllimin e vdekjes dhe të vetëvrasjes - frazë e pamundur.

InkuizitoriMoth

Mendësia klasike pretendon kuptimin, modernja pretendon moskuptimin sepse ka pretendimin e kënaqësisë estetike në kurriz logjikës (kuptimit) dhe të etikës. Pra ekziston edhe një ekonomi e shpirtit, në kuptimin që nuk mund t’i kesh të gjitha dhe në sasinë që dëshiron, duhet të sakrifikosh diçka ose ndonjërën për të pasur tjetrën në përmasa stërmadhe.

InkuizitoriMoth

Pikërisht sepse arti është në majë të vlerave kulturore artisti dhe është majë e vlerave kulturore, plus faktin që moderniteti ka kthyer përmbys pretendimet e klasicizmit, arti modern është maja e diamantit që rrëmih ferrin duke e rikrijuar vazhdimisht gjithnjë e më tepër infernal. Nëse dikur synohej në lartësi qiellore sublime, sot synohet në humnera nëntoksore sublime; ndryshon vetëm kahu dhe shenja, sublimiteti mbetet njësoj.

InkuizitoriMoth

-Po ti nuk ke lexuar asgjë nga Realizmi Socialist?
-Asgjë, vetëm romanet që na jipte melejezysha si lexim jashtklase.
-As Dritëroin dhe Kadarenë?
-As si titull nuk e duroja dot “shoku Zylo” e Dritëroit si personazh i revistës katunare Hosteni. Kadarenë e lexoja sepse kisha frikë se mos disidentët më kallzonin tek Sigurimi.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Që kafshët janë më superiore si më të pastra shpirtërisht e kuptoj kur në rrugë kalimtarët i qeshin qenit dhe shtiren si indeferentë me të zotin e qenit.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Estetikë pa etikë dhe pa logjikë do të thotë kitsch.

InkuizitoriMoth

Rimbaud është mishërimi i dështimit të poezisë për shkak të dështimit të jetës. Avantgarda e Parë u përpoq si Rimbaud ta bënte jetën një vepër arti, dhe bëri të njëjtin gabim dhe më pas dështim, duke lënë pas vetëm karikatura për të droguarit me art dhe biznes për të droguarit me para. Shtirja e dështimit sikur të ishte fitore nuk është gjë e re, që nga koha e Jezuit, kryqëzimi i paraqitur si fitore ka qenë lajtmotivi i përhershëm i ekzistencës oksidentale.

InkuizitoriMoth

Shqipëria u krijua kur Evropa, mbasi kishte arritur kulmin shpirtëror dhe kulturor mbas një paqe 40 vjeçare, filloi dukshëm tatëpjetën me luftrat e mëdha botërore, dhe u lut të futet në Evropë kur Evropa nuk kishte më arsye të ekzistonte sepse kishte marrë fund shkaku arsyetues i krijimit të saj: konflikti USA-BS.

InkuizitoriMoth

Të thuash se nuk ke dhe nuk duhet pasur një ideologji është një ideologji më vete dhe më tepër e më keq se ideologji si një mohim ideologjik i ideologjisë, me një fjalë: hipokrizi.

InkuizitoriMoth

-Nuk ka budallenj dhe as inteligjentë, ka vetëm budallenj ndryshe ose ndryshebudallenj që i thonë tjetrit: koqe!
-Kush e ka thënë këtë, Kadareja? Apo Konica? Ma ha mendja që do të ketë qenë Konica.
-Jo nuk e ka thënë as njëri e as tjetri, kanë qenë tepër inteligjente, për ta menduar këtë dhe për të mos ta thënë dot. Ishin kaq të zgjuar që të kuptonin se nuk e thoshnin dot një të vërtetë të tillë.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Sëmundja mendore, depresioni dhe skizofrenia, është një sëmundje profesionale për artistët, e për më tepër e konsideruar në mënyrë jokritike, e deri lavdëruar, nga fansat nga divani i tyre i rehatshëm, sepse nuk ka spektakël dhe argëtim nga spektatorët në shkallët e Koloseut pa gladiatorë që vdesin në arenë.

InkuizitoriMoth

Fjala e urtë që thotë: “burimi rrjedh i pastërt por ujët turbullohen udhës” përdoret nga servili që i lëpihet fuqisë pa konsideruar se ka burime me ujë sulfuror për llixha.

InkuizitoriMoth

Hermetizmi, misteri dhe kriptizmi fshehin çfarë është e ndyrë, janë pasojë e drejtpërdrejtë e një ndyrësie, e vetëdijshme apo e pavetëdijshme qoftë, nuk fshihet çfarë është e pastërt. Gjithashtu njësoj edhe moskuptimi.

InkuizitoriMoth

Kushtetuta amerikane saksionon të drejtën për lumturi, por kur një shtet të arrijë të saksionojë detyrën për lumturi në kushtetutën e tij, atëherë u kry bacë.

InkuizitoriMoth

Zoti qesh, Satanai zgërdhihet.

InkuizitoriMoth

E gjithë filozofia është fallco me përkufizim sepse është detyrimisht reduktuese si çdo disiplinë tjetër, shkencë, art, fe, etj. të cilat janë të gjitha pjesë në hava të një tërësie reale. Të gjitha disiplinat kulturore, përfshirë edhe filozofinë e shkencën, funksinojnë - gjithnjë kur ato funksionojnë - falë reduktimit ose mistifikimit që i bëjnë realitetit, i cili është holistik, pra i pamundur për t’u gjithëkuptuar dhe gjithëkapur për njeriun, vetkuptohet gjithashtu edhe i dëmshëm dhe i rrezikshëm, sepse njeriu rrezikon çmendurinë prej pafundësisë dë informacionit të Kozmosit (në kuptimin grek të fjalës, së bashku e përtejmja dhe e këtushmja).

InkuizitoriMoth

Maçoku im bën gjërat që unë do të doja të bëja, por me më pak letërsi - Ennio Flaiano, Autobiografia del Blu di Prussia

Më mirë bëji gjërat me më pak letërsi, madje bëji pa letërsi fare, kështu nuk ke pse të kesh zili maçokun tënd.

InkuizitoriMoth

Fraza e stërfamëshme e Dostojevskit: “Bukuria do të shpëtojë botën” është shembulli më i mirë se suksesi mondan i një të thëne, aforizmi, ideje etj., i detyrohet shpesh interpretimit pa kufi, dmth spekulimit të pastërt edhe në kuptimin më negativ: falsitetit mashtrues në shërben të interesesave të interpretit që kufirin e ve tek thana, aty ku ka lidhur gomarin Nastradini, aty ku është qendra e botës sipas Nastradinit.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Filosofo e mendon, fetari e viziton, artisti e krijon ferrin, e nga kjo pikpamje zanati i artistit është më superior dhe për pasojë më i ekspozuar ndaj rrezikut, gjë e dëshmuar nga statistikat e vetvrasjeve artistike.

InkuizitoriMoth

Kohë më parë intuita quhej hiri i Zotit që bie papritmas nga qielli, tani quhet subkonshi i njeriut që garfullon nga nëntoka e psikes.

InkuizitoriMoth

Marrëzia jote i mrekullon të tjerët si injorancë magjepëse, por në të vërtetë është e njëjta marrëzi banale si e tyre.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

-Po më ankohej një arbitër futbolli i kategorive të fundit që kish arbitruar një ndeshje të zhvilluar në një qytezë me 10 mijë banore që shpesh kanë një stadium varfanjak pa tribunë ku spektatorët rrijnë në këmbë mbas rrethimit me rrjetë teli. Në këtë lloj stadiumi arbitri dëgjon gjithçka që bërtasin tifozët, dhe bërtasin të gjitha maskarallëqet e botës. Arbitri më tregoi një rast të fundit që nuk i kishte bërë vaki kurrë: një tifoz i kapur me duar në rrjetën rrethuese e shante vazhdimisht me rrënjë e degë, ankohej, qahej, bërtiste, etj. Në fillim gjë krejt normale, ky është futbolli standard që lejon të ofendohet tjetri lirisht (ndërsa po të bësh të njëjtën gjë jasht stadiumit, ndëshkohesh me ligj), por e veçanta kësaj radhe ishte se tifozi nuk e ndalte avazin si këngë vajtimi përgjatë gjithë ndeshjes pa pushuar asnjë çast, çfardo që të ndodhte e bënte arbitri. Unë qesha me të madhe, arbitri nuk e kuptonte pse qeshja, më në fund i thashë se kjo anekdotë është një kryevepër artistike që dëshmon thelbin e figurës së tifozit - bile edhe më përtej tifozit -, i cili vjen në stadium vetëm për tu ankuar për mjerimin e ekzistencës së vet; ndeshja është vetëm një pretekst; vë bast se tifozi në fjalë e ka vazhduar Kangen e Mjerimit edhe kur ka hipur në makine, bile edhe në shtepi, është ndalur vetëm kur e ka zënë gjumi shtrirë në krevat, e ndoshta e ka vazhduar edhe nëpër ëndrrat e tij. Kjo anektodë gjeniale vlen për të kuptuar thelbin, jo vetëm të tifozit sportiv, por edhe të tifozit politik, madje edhe të figurës së artistit t’modh që këndon vazhdimisht refrenin e mjerimit të jetës tij, dhe ka harruar dhe nuk di më shkakun përse është i mjerë dhe përse ankohet, nuk e di më as me cilin e ka inatin, vetëm krijon vazhdimisht si robot kryevepra artistike ankimtare.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

franco-fortini_pier-paolo-pasolini

ore e keni vene re se shumica e artistëve t’dhenj dalin në resme duke mbajtur kafkën e tyre me dore nen mjeker? Siç duket ngaqë truri i tyre rëndon shumë për shkak të peshës së mendimeve të tyre t’mdhoja.

Manjola_Tirana

…dhe lind vetvetishëm pyetja: përse jo artistet ?

InkuizitoriMoth

lind vetvetishem pergjigja ne forme pyetje: pse jo orangutangu dhe pse po Bukowski?


tumblr_lgs0h00eFV1qbv8syo1_500

Allen Ginsberg festeggia il suo 39° compleanno nell’appartamento seminterrato del regista David Larcher a Chelsea con Miles e Sue Miles:
ginsberg-birthday

InkuizitoriMoth

edhe Hygoit i rendon truri sa i dhem kaptina prej mendimeve mdhoja:

Victor_Hugo

Manjola_Tirana

ky s’e maka me dor po m’doket
immagine

InkuizitoriMoth

mban heshtën ne dore, heshtën e Don Kishotit se osht poet i modh, poeti mo i modh amerikon i te gjitha kohërave:

InkuizitoriMoth

Vetë fakti që bëhen pyetje të ngjashme ekzistencialiste për çdo veprimtari njerëzore, duke filluar nga koha e klimës katasfrofike të dy luftërave të mëdha botërore të shekullit të kaluar: “Pse shërben filozofia? Pse shërben feja? Pse shërben arti? Pse shërben progresi?” - tregon se jetojmë në krize permanente. Për grekët e vjetër, për shembull, nuk bëhej fjalë se çfarë ishin arti, filozofia, feja, e për çfarë shërbejnë, janë të dobishme apo të padobishme? Grekë e lashtë nuk bënin të tilla pyetje, jo sepse grekët e lashtë e dinin ose nuk e dinin përgjigjet e këtyre pyetjeve, por sepse nuk kishin nevojë as t’i dinin, ata i jetonin natyrshëm siç jeton një fëmijëri në lumturi pa dyshime ekzistenciale. Të pyesësh për jetën, se ç’kuptim ka ekzistenca është shenjë vdekje dhe pleqërie. Oksidenti tani është në moshën e pensionit, jeton me shpresën se qeveria e re do na rrisë pensionet.

InkuizitoriMoth

:joy:

Na duhet:
Një stol i vogël
Një penis i gjatë
Një vrimë e gjërë.

Manjola_Tirana

po vërgjëra ç’na duhet i dashur apo të hymë me këpucë, kapele, valixhe ?

InkuizitoriMoth

ne s’na duhet gjo, i duhet John Lennon qi osht nji nga kongtaret me t’mdhenj t’botes:

mw268040

Manjola_Tirana

kjo çupa i paska thënë simetrisë: ik pridhu

InkuizitoriMoth

-Sot isha në mbrëmje përkujtimore të atij, mbush tumllas salla, fol njoni e fol tjetri nga ata që e kishin njof live.

-Kushedi se sa nga ata që e lavdërojnë të vdekur, e kanë masakruar live.

-Ndoshta, por ishte aq sipër sa mendoj se as nuk kanë marrë mundimin.

-Ja mundojnë pikërisht me ata që janë sipër, në këtë mënyrë ngrihen akoma më lart se sipër.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

ka simetri e simetri. Pastaj ka nje simetri t’modhe qe ka mrena nje simetri akoma me t’modhe qe i ben karshillek simetrise si i ben karshillek thesi i modh i Plakut te Vitit te Ri qe ka mrena thesin akoma me t’modh te Plakut te Vitit Vjeter:

john-lennon-e-yoko-ono-nudi-1375388

InkuizitoriMoth

edhe papa Françesku po mban kafken me dore, osht tu menu: perse valle Krishtin ta kete derguar Zoti per te vdekur ne kryq, dhe si eshte e mundur qe Krishti ishte vete Zoti qe dergon vetveten ne kryq?

276078249_3064486927099613_5104744073440961824_n

InkuizitoriMoth

Perse mendohen keto male?

298969001245833212

gettyimages-627546496-612x612

gettyimages-627512522-612x612

InkuizitoriMoth

#qidhedy

download (1)

InkuizitoriMoth

por mo i modh nga t’gjith osht Cioran, tu kerku foto mendimtaresh qe mbajne kafken e tyre ne dore, gjeta nje foto te tij qe m’ka bo shum me qesh.

Nuk ia vlen të vrasësh veten, pasi vetja vritet gjithnjë tepër vonë - Emil Cioran

Sigurisht qe Cioran u vetëvra, vonë, por u vetëvra. :joy:

1a6935f95c346f450708819e25c29674

Manjola_Tirana

nuk di dhe as kam dëshirë të di se që të jesh artist, intelektual i modh, duhet të jesh dhe njeri i dhjerë

InkuizitoriMoth

njeri i dhjere nuk eshte vetem ai qe del ne resme n’hale, gje qe del dukshem si fenomen ne nje epoke te dhjere qe se ka per gje fenomenin, bile edhe mburret dhe imponon nje menyre jetese mondane te tille, pa pjerdh fare se kush ka deshire te di e nuk di, apo ben sikur nuk di. Aq mire ne keto tre raste per te dhjeret ne fuqi te nje epoke te dhjere, nuk i trazon kush.

Alba2265

Kjo nuk eshte gje e re.Lyndon johnson komunikonte me keshilltaret ndersa ishte ne hale , :grinning:

InkuizitoriMoth

Karakteristika kryesore dhe, thënë me ironi, vlera e vetme e progresit në epokën postmoderne është se me të thënë, krijuar apo bërë një intelektual i modh, shqetsimi i vetëm i kolegëve të tij është që ta tejkalojnë menjëherë në mënyrë rrufeshme pa u tharë boja mirë. Psh sapo Samuel Beketi deklaron: “Komikja është tragjike”, hop hidhet Ionesko që ja kalon duke deklaruar: “Komikja është më dëshpëruese se tragjikja”, kështu progresi rezulton një rend o Marathonomak faqendritur me shpirt ndër dhëmbë duke bërtitur kush t’ja kalojë njëri tjetrit si kalamajtë e vegjël. Ose shëmbull tjetër: bën Piro Manzoni ready-made Merda d’artista, kavanoz i mush tumllas me mut artisti ekspozuar në muze, hop Wim Delvoye bën Cloaca, agregat makinë që prodhon mut njeriu nga ushqime të freskëta njerzore para syve të spektatorëve dashamirës të artit.
O burra artistë t’mdhenj vraponi ta hani mutin në publik si performance në mesh të sheshit, keshtu bëheni të famshëm para se ta bëjë ndokush tjetër para jush, me vrap drejt shkatërrimit!

InkuizitoriMoth

E qeshura e tij me të madhe ishte kaq me të madhe, sa nga goja e hapur kanatash i shiheshin bajamet, dhe po të zgjasje pak kokën mund të shihje pusin e humnerës së ezofagut me në fund llamburitjen e vrimës anale si hënë e plotë në një errësirë të thellë.

InkuizitoriMoth

Parajsat artificiale janë të njëjta me ferret natyrore, siç është intelektuali artificial njësoj me budallën natyror.

InkuizitoriMoth

Kur s’ka stimë ndërmjet tënë, detyrimisht diskursi është pa kuptim midis tënë.

InkuizitoriMoth

Vetmia është braktisje e pësuar dhe e shpërfytyruar artistikisht si vetmi e kërkuar, është pafuqi e shtirur me kast si fuqi, është pavlerë e ekspozuar në vitrinë si vlerë.

InkuizitoriMoth

Kufoma është muti i fundit i të ndjerit - Raymond Queneau

Deklarata e mësipërme për një jobesimtar është muti i parafundit para se të bëjë mutin e fundit.

InkuizitoriMoth

La storia, a sua volta, è sempre contemporanea, nel senso che essa è legata al presente, nella persona e nell’ambiente dello storico, che muove sempre nell’opera sua da proprî interessi attuali - Benedetto Croce

Kryqi me këtë shprehje më se të vërtetë, në kuptimin që përshkruan saktë çfar ndodh në të vërtetë me kulturën zyrtare në çdo kohë historike, është profeti ideolog i lëvizjes kaliforniane për rrëzimin e skulpturave. Këtë lloj të vërtete do ta demaskojë vetem e vërteta e ardhjes së Fundit të Historisë dhe ardhja reale e Fundit të Historisë ku do të shpjegohet finaliteti i personave që kanë bërë historinë dhe skulpturave të tyre dora dorës të rrëzuara. Lëvizja për Rrëzimin e Statujave, pak rëndësi ka negative apo pozitive, është një shenjë që jemi bash në këtë kohë, historia po troket në derë, ani pse me trokëllimëm e boleve të Marlonit.

InkuizitoriMoth

Njeriu jeton në të ardhmen e lavdishme (zakonisht bolet e djathtë konservatorë) ose në të ardhmen e ndritur (zakonisht bolet e majtë progresistë), ose në të dyja bashkë aspiratat dhe pozitat (të baraztundurit) për t’i shpëtuar mjerimit të tanishmes banale dhe vrasjes të ndërgjegjes për krimin e asgjësimit të Përjetshmit, dhe për pasojë edhe të përjetsisë të rikuperuar nëpërmjet falsitetit të kaluarës që nuk kalon kurrë dhe të ardhmes që nuk ardhet kurrë. Për të qenë në përjetsi jemi gjithnjë, vetëm se ndryshon shenja, jemi përjetsisht në përjetsi të Ferrit të së tanishmes duke fantazuar dhe endërruar Parajsën e të kaluarës dhe të së ardhmes.

InkuizitoriMoth

Ata që nuk e njohin historinë janë të dënuar ta përsërisin atë - Edmund Burke

E vetmja gjë që mësojmë nga historia është se nuk mësojmë kurrgjë nga historia - Hegel

Ai i modhi ka than nji gjo t’modhe e ky qetri më i modh se ky i modhi qetër ka than një gjë akoma më t’modhe se e të modhit tjetër, e ndërkohë historia, megjithse e ndalur në Stacionin Terminal Postmodern, vazhdon kaosin kriminal të nxitur nga marrëzitë e gigantëve të adhuruar nga xhuxhmaxhuxhët.

InkuizitoriMoth

Më pëlqen shumë kur një femër thotë: “mi hai rotto le palle”, është tepër ngazëllyese, eksituese dhe tepër metafizike të të thyhet diçka që nuk ke dhe zotëron.

Manjola_Tirana

por dhe ne kur thomi : na çave trapin

InkuizitoriMoth

-Më pëlqen entuziazmi yt naiv kur e quan veten “shkrimtar”.

-Mua do të pëlqente më tepër që dikush ta quante veten “skribë”.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Sa herë dëgjoj ose lexoj në intervistë që intelektuali i modh, përfshirë edhe më të famshmit, e mban veten për rrebel t’modh kundertiran; e nuk e di pse e bëjnë këtë lloj majekrahi, nga injoranca apo për të qetësuar vrasjen e ndërgjegjes, janë koqe apo shtiren? Rrebelizmi ndaj pushtetit i përket një epoke të kaluar totalitariste nazifashiste dhe komuniste ku kishte kuptim të bëje rebelin kundërautoritar, tani në epokën postmoderne sistemi jeton falë rrebelimit masiv, të gjithë janë rebelë që vetimagjinohen se po luftojnë kundër pushteteve tiranike imagjinare, mandje edhe protagonistët në komandë të pushtetit vetimagjinohen si rebelë. Tani Tirania inekzistente duhet shpikur detyrimisht që të shpiket edhe Rebeli fiction kundër Pushtetit vetë-shpikës fiction. Kësaj i thonë rre të rrejmë e “kush bën poza më të bukura” prometeike me mëlçi të mufatur nga ceroza alkoolike duke imagjinuar makthe revolucioni.

InkuizitoriMoth

Për të demonstruar se vepra e artit është produkt i mjedisit shoqëror, mjafton të thuhet se ndonjëherë është një reagim kundër mjedisit dhe herë të tjera është shprehja e tij - Nicolás Gómez Dávila, In margine a un testo implicito, faqe 96, Adelphi

Për veprën postmoderne të artit është e pamjaftueshme të thuhet sepse është e pamundur të thuhet; vepra postmoderne (jo vetëm e artit) është një reagim kundër mjedisit dhe në të njëjtën kohë është shprehja e këtij mjedisi që mbijeton falë të qenurit kundër vetes në një akt vetëvrasjeje të përhershme.

InkuizitoriMoth

Për të zgjidhur problemet e botës nuk mjafton të kesh mendime fisnike. Njerzimit nuk i mungojnë mendimet fisnike, madje ka më tepër se sa duhet. Asnjë politikan apo lider i çfardolloji ka tentuar të ndryshojë botën me mendime të liga; as edhe diktatorët, është një propagandë e pastër postotalitare që shërben për të lehtësuar ndërgjegjen e postotalitarit: “ne jemi të mirët, ata janë të këqijtë”. Problemi i madh i botës përmblidhet një frazë: “të gjithë në histori kanë dëshiruar paqen, por nuk kanë arritur asgjë, në mos e kanë përkeqësuar situatën”. Përse? Këtë pyetje të shtrojë Heideggeri po ja majti bytha, dhe jo traplliqe stratosferike filozofike: “Pse qënia dhe pse jo hiçi?”. Pyetje të tilla bëhen për t’u hequr si mendimtarë të mëdhenj, për të mos u përgjigjur dot; s’ka përgjigje për pyetje të tilla, edhe sikur të mendohesh me miliarda vjet s’gjen dot atë që nuk është. Pyetje të tilla bëhen për të bllokuar indirekt, pak rëndësi ka në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, mundësinë e pyetjes si duhet.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

-Pse qënia dhe pse jo hiçi? - Hajdaraga

-Përgjigja ndodhet në pyetjen: “Pse njeriu bën pyetje pa dashur t’ja dijë për përgjigjet?”.