Merimanga mbretëron në qoshkun më të lartë
Na duhet:
Një stol i vogël
Një shkop i gjatë
Lëvizin retë nga dhoma në dhomë
Çfarë të themi?
Pemë të mufatura dëshmojnë
Parakalimin e lumit të tharë
Do thahen dhe ato
E tërë tërësija
Le ta themi
Kumurija ka vendosur t’i japë fund
Me një këmbë në pullaz
dhe krahët mbledhur pas shpine
Në moshën e saj
Edhe unë bëja ushtrime
Më herët nga ç’e prisnim erdhi brumi
Poshtë shamisë nxorri fytyrën
si rafmet pastë gjyshja ime
Një dritë e butë, e bardhë
Më thërret prej kuzhine
Ky shi i vobektë i vidhet dritares
Kjo fletë e hollë buke
pas frymës mbahet
E paformë zbehtësija, ajo hapërdahet
Gjalpë më të trishtë nuk kam parë në jetën time
Mendimi i hollë çthuret në ndërgjegjen më të lartë
Na duhet:
Një stol i vogël
Një litar i gjatë
Bravo Fiqo, vjershë e bukur shum. A ma ke pa gjo Çimin?
Mirë që për të arrit merimangen na duhet një shkop i gjatë, po për të arrit ate qetrën na duhet një litar i shkurtër. Nuk maro punë litari i gjatë.
Se me litar të gjatë hudhesh nga stoli dhe bie në dysheme, e ç’u pa pastaj?
Po pse të shko mendja për keq o i Modh
e gjithe vjersha e ka frymen e vetvrasjes, dashje pa dashje. Kshu osht kur bo art modern tip Xhojsi prroi i ndergjegjes, t’gjith prrojt derdhen ne lume, e prej anej drejt e ne det, qe eshte simboli i vdekjes, vdekje termike, niveli i detit potencial i energjise zero. I gjithe arti modern deshmon vdekjen, ndersa post moderni deshmon vetvrasjen.
hmm. Une besoj se e kisha per vendet qe nuk arrihen. Per turlilloj arsyesh.
Psh në mëndjen time infantine, duke qene me larg tokes, koka ime e ben rrotullimin me te gjate rreth tokes krahasuar me kembet qe jane pergjithesisht me prane tokes
. A te jete kjo arsyeja pse kerrusemi parç e jo mbrapç ? 
a ka me te paarriteshme se vdekja?
ky eshte shkaku pse poetet nxitojne te kapin merimangat me nje shkop te gjate hipur mbi nje stol te vogel, kurse duhet te hipin mbi nje stol te madhe me nje litar te shkurter qe ta arrijne. T’a arrijne te pakten per ne, sepse nuk eshte kthyer asnjoni prej anej qe te na tregoje.
Nuk arrin me asnji vend ne baze te ligjit te konservimit te energjise, megjithse kaptina rrotullohet ma shpejt se komet. Qendra e tokes nuk rrotullohet fare, shpejtesia = 0, por energjia e saj potenciale eshte infinit. Njesoj si me QENDREN e qendrave, energjia toptale, rreth te CILIT rrotullohen te gjitha qendrat.
por keto gjera kerkojne njohuri ne fizike, dhe i vetmi poet shqiptar qe i ka haberin fizikes eshte Çimi, te tjeret jane filoqylsa. Pranej t’pyta: a ma ke pa gjo Çimin anej nga Amerika?
Sidoqofte ti mos u mërzit nga ç’them, vjersha është vërtet e bukur si ritëm dhe kompozim.
Harrova me të thon që përveç një litari të shkurtër duhen edhe benevrekë të gjata, sepse ka nodh që kur ka ardh policia mbas venies në praktikë të vjershës ka gjet topat e mutit të poetit mbi dysheme.