Barometri i Ballkanit: 50% shqiptarëve po marrin në konsideratë të largohen nga vendi

73 postime 3080 shikime 11 tetor 2017 në 01:33 e pasdites
Pjer


Barometri i Ballkanit: 50% shqiptarëve po marrin në konsideratë të largohen nga vendi

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit. Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.

Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %
… … …
Sipas EUROSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Numri i kërkesave të shqiptareve ishte më rritje në krahasim me tremujorin e parë ku ishin shënuar 5400 te tilla. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona.

Pjer

ç’eshte kjo pune keshtu, çdo vit rritet % e atyre qe nuk duan te rrijne ne Shqiperi. Eh mer Pallosh, çfar po i bo ti ktij populli.

bradland

A e man men ca te kom thone ne breg te detit para ca vjetesh per Palloshin , por ti e kishe menjen tek koqet e Ullinit , jo tek llafet e mija .

ACDC

Skeni pare gje akoma-tha Ai.

Pjer

:laughing: i dashur, po ne ate kohe, per shkak te disa pislliqeve qe Buall Mavria bente kundrejt meje, dhe shum kritikeve te tij, une dhe shume te tjere e shihnim shpresen tek Palloshi.
Ti vertet me pate thone athere (buze detit) se Palloshi eshte i pabese dhe pervers, mirpo une e gjykoja mendimin tat si mllef kundershari politik, pra si çdo mendim qe shfaqej nga PD.

Pjer

Gjergj Erebara ;
" … Në vitin arsimor 2012-2013, në Shqipëri numëroheshin 1,472 shkolla nëntëvjeçare me 25,363 mësues. Katër vjet më vonë, në vitin arsimor 2016-2017, numri i shkollave ka rënë në 1,370 ndërsa numri i mësuesve ka rënë në 24,866. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave në raportin Vjetari Statistikor Rajonal, tregojnë një Shqipëri me popullsi që tkurret me disa mijëra vetë në vit, por nëse shihen statistikat e lindjeve dhe të nxënësve më vete, vërehet se rënia e popullsisë pritet të jetë shumë më drastike në vitet dhe dekadat e ardhshme. Statistikat në seksionin e Arsimit në këtë publikim të INSTAT, tregojnë se gjatë katër viteve të fundit janë mbyllur gjithsej 102 shkolla nëntëvjeçare, ose mesatarisht 25 shkolla në vit.

Rënia e numrit të shkollave, dhe rrjedhimisht të mësuesve, është në fakt pasojë dhe jo shkak. Shkaku është rënia dramatike e numrit të lindjeve dhe numrit të nxënësve. Numri i lindjeve shënoi kuotën më të ulët në një shekull në vitin 2016, në më pak se 32 mijë. Katër vjet më parë, në vitin 2012, numri i lindjeve pati qenë 35 mijë ndërsa njëzet vjet më parë, në vitin 1996, qe 68 mijë.

Në vitin 2012, në shkollat nëntëvjeçare shqiptare kishte 391 mijë fëmijë, ndërsa sot ka 328 mijë. Brenda katër vitesh, numri i fëmijëve ka rënë me mbi 63 mijë vetë ose 15 mijë vetë në vit. Rënia kaq e shpejtë e numrit të nxënësve nuk shpjegohet dot vetëm me rënien e lindjeve. Nëse shohim pas në kohë, numri i lindjeve ka rënë me mesatarisht me 2 mijë në vit, ndërsa numri i nxënësve duket se ka rënë me ritëm shumë më të lartë se sa numri i lindjeve. Për rrjedhojë, emigrimi mund të jetë shkaku tjetër i rëndësishëm i rënies së numrit të nxënësve.

Numri i shkollave të mesme dhe i nxënësve në këto shkolla ka rënë gjithashtu ndërsa numri i mësuesve është rritur. Në vitin 2012, në Shqipëri kishte 511 shkolla të mesme ndërsa aktualisht ka 504. Numri i nxënësve në këto shkolla ka rënë nga 154 mijë në në 127 mijë. Numri i mësuesve qe më 2012 8610 ndërsa është sot 9042.

Të gjitha qarqet e vendit kanë njohur rënie të numrit të nxënësve si në shkollat nëntëvjeçare ashtu edhe në shkollat e mesme. Rënia në numrin e nxënësve vërehet edhe në qarqet Tiranë e Durrës, dy qarqet për të cilat, vlerësimet e INSTAT flasin për rritje të popullsisë si pasojë e migrimit të brendshëm dhe jo rënie…"

Gjegj Erebara/ BIRN

dafne

kur te vie perqindja ne 91.9 , me lajmeroni.
aher kam shprese qe Ne si popull ,kolektivishte po ecim konform kohes me zhvillim ne mentalitet .

Pjer

Eshte koha per te qare e menduar thelle, Dafne, jo per te shprehur ironi e sarkazem.

InkuizitoriMoth

Kthupi

Ka rene numri i lindjeve? Po c’prisni? Urdher nga ministria qe te shtohet popullsia? Ngelen robte ne kafe e ne fejsbuk, jo te vene t’i bejne hyzmetin punes.

dafne

Pjer, eshte vone shume vone per te qare , mendimi i thelle te fut ne konfuzitet kur mungon vullneti.
Prandaj , o burra te argetohemi me situaten …

Pjer

Kthupo, lexoje mire artikullin, nuk eshte vetem puna tek renia e lindjeve, por tek ikja nga syte komet edhe sot e kesaj dite. Njerzit nuk po shohin driten jeshile akoma. I kane humbur shpresat tek Rivdjekja, m’fal Rilindja.

zeqo

Pjer, ç’fare rruge zgjidhje i jep ketij problemi!? se per ta konstatuar apo per te qare nuk ndihmon ne perballimin e kesaj dukurie nen rilindjen.

InkuizitoriMoth

Kthupi

Drita jeshile eshte, prandaj ikin. Nuk po shohin drite ne fund te tunelit do te thuash? Pastaj prit nje cike se “Po mendojne te largohen” thote, jo qe iken. Akoma aty jane.
Tani keta jane 50% i 48% te vjetshem apo nga 48% u be 50%?

Pjer

po pra, çdo vit kemi rritje te % se njerzeve qe duan te ikin, qe perkthehet se nuk jane te kenaqur me politikat e palloshit.

Pjer

zgjidhjen kam kohe qe e kam dhone zeqo, se ti je i vjeter ketu dhe mi ke lexuar idete.
noten, se vajti 23,00

bradland

Dhe si e gjykon mendimin tim tani ?

zeqo

E mbylli kompjuterin.

Pjer

me duket se kishe te drejte brado, noten.

TironciLebetit

Pjerini qeka inkuadru tek Shqupi si Militant Disident…para ca ditesh vinte materialet e Portalit te Zenit…sot paska vu fjalimin e Bashes…Lylit te mbajtur para ca oresh…
Nese sot ne pushtet do ishte Salih Qenefi me banden e tij jo 50% por 90 % e Shqiptareve do te largoheshin.

zeqo

Pjerini nuk eshte me shqupin por realist, ka kritikuar diktatorin kur ishte disident, me vone buall mavrine, tani palloshin.

TironciLebetit

Ka vu fjalimin e Lylit mer … para ca ditesh na vuni Zenin…paska fillu tek Shqupi dhe eshte 100% ish-Sigurims

zeqo

100% ish sigurims! nuk e besoj, ja le ta thote vete neser kur te ndeze kompjuterin.

TironciLebetit

Ore kisha fik une kompjuterin dhe mbasi mbylla tv dhe hapa kompjuterin pashe qe Pjerini mbante fjalimin e Lylit…pse opozite eshte kjo?

Si shpjegohet qe viti 1990-91, e gjeti Shqiperine me plot disidente, qe me ne fund arriten te shprehen edhe publikisht hapur, se ne mes miqsh shpreheshin edhe ne kohen e merhumit.
A mos tregon kjo gje se ai diktator, nuk ishte dhe aq diktator sa e kujtonim.
A nuk jane keto fakte, edhe kunder vete budalliqeve te Tironcit ;

Merhumi nuk ishte aq diktator thote…Shqiperia e 90-91 plot disidente…Pardesyte e bardha …ishin disidentet e formuar ne zyrat e xhelilit dhe lulezuar ne shtepine e ish-prokurorit Josif Pashko???
Pjerini ka punuar per sherbimin inteligjent Shqiptar dhe e ka vazhduar ket e veprimtari me pezzogrosot ne Belgjik e sot sherbimet e tij inteligjente ja lyp Zen Deledashi me FaqeDjeguren e Salih Qenefit se ata Kinezet Lee…Arvizu…Luuu …sic i anatemon Shqupi e Familja …kerkojne Drejtesi per Shqiptaret.
Te shofim si do ja han Bothen Monikes e KaptinModhit kta opozitaret e djegur per vatan

zeqo

Qe jane aziatike Yee, Arvizu, Lu, kjo duket nuk eshte nevoja ta thote shqupi, mbase na i sjellin duke ditur qe kemi qene vlla e moter me Kinen, po pse te duket Zeni sigurims qe Pjer e paska cituar, vetem se e ka pas baben doktor ne ate kohe!? se kshu i bije te themi te njejten gje per Edvinin qe e ka pas baben ne kupolen politike te asaj kohe kur firmoste per varjen ne litar te poeteve.

varik

Mire e kane, te votoj e per ed pallen

zeqo

O Vlonjat, me qe je ketej verdalle na thuaj ndonje gje!

gjembi

Ndoshta kjo shpjegon pse Ligori dhe te tjere hengren burg ndersa njeri qe hedh gurin e fsheh doren, si ne rastin e incidentit ne ambasaden amerikane, jetonte ne mes te Tiranes pa i hyre gjemb ne kembe.

zeqo

Ligori ka qene burr zotni, sa per keta te tjeret qe paskan hedhur gurin dhe fshehin doren nuk di ç’te them, nuk kam informacione.

Vlonjat

Dale Zeqo se jam akoma ne autobus. Nje dore e kam te zene se po mbahem te hekuri kurse tjetren e kam fut ne xhep dhe po shtrengoj portofolin se duket i fryre goxha ngaqe ka letra bakalli plot.
Ndersa ne lidhje me sa mesiper edhe une jam i te njejtit mendim si Bradi. Por Bradi eshte shume emocional dhe ndikohet shume nga Bredhi. Kurse Bredhi ka pike te dobet Belulin dhe ia degjon shume llafin. Beluli mo dihet qe ka respekt per Zeqon dhe nuk para ia prish qejfin. Kurse Zeqo e ka mire me te gjithe po grricet shume me te Gjatin…
Ça te them me… ja kshu eshte gjindja ne akuarium.

Vlonjat

Keta jane me te rrezikshmit. Ish sigurimsa dhe spijuna te udb-se, kgb-s dhe bbf-s. Prandaj nuk te fal jermoni. Niks gefungen!

Pjer
  1. ku e ke fjalimin e Lulit, ma nxirr te lutem. Une kam sjell nje artikull te Monitorit.
  2. Kush eshte ky Zeni, se e nigjoj shume here ketu dhe ne media.
    dikur thoje; shqupi-shqupi, dhe te them te drejten nuk e kuptoja se per ke e kishe fjalen, vetem keto vitet e fundit e kuptova, kur e permendte dhe Palloshi.
  3. Me quan sigurims. Dikur i urreja sigurimsat, ndersa sot nuk i urrej, dhe me vjen keq qe s’kam qene sigurims, makar te kisha qene dhe bashkpuntor, por jo fatkeqesisht, nuk e di pse me shihnin si armik.
    Tironco, kam vene re se ti, sapo nje njeri/komentator te ve ne dukje nje gabim ne mendim, ti i hidhesh ne fyt, duke shpifur ne ate menyre, sa nuk e kupton se del bllof.
Pjer

Per pardesyte e bardha, ke material tek VQ, nuk eshte faji im qe ti nuk lexon, por vetem hamendeson.

zeqo

Pjer te mos njohesh kush eshte Zeni, djali i Pr. Dr. Z. Sali Berisha ! kjo nuk te falet.

TironciLebetit

Une e kisha mbyll kompjuterin e po shifja Lajmet e Lyli po fliste se si Shqiperia po zbrazet e 50 % e Shqiptareve duan te largohen. Hap kompjuterin e te njejten propagande 2 lekshe lexoj tek ty por ca ore shume shume me vone.

Kishte nje artikull tjeter qe tregonte se Dibra e Corovoda po zbrazen e po vendosen ne Tirone e Durres. Pse mer palloshi i jot e ka pergjegjesine per levizjen e popullsise? Thirrjen te Zdrypin ne qytet Malokve ja ka bo Azemi para 30 vjetesh sepse ne Demokraci thoshte Azemi njeriu leviz ku ti doje Trapi e prandaj sot kemi Kenete te Betonizuar ne Durres e Bathore ne toke buke.
Po ti pse nuk kthehesh prej Belgjike ne Shqypni apo te persekuto Palloshi me Buall Mavrine? NJerezit do jetojne ku ndjehen me mire e ti si patriot kthehu ne Shqypni e boje Vatanin Belgjike.
E pe artikullin per Estonine qe kish vu ky Eunuku Nazist? Shtet me siperfaqe 2 here me te modhe se Shqiperia e popullsi 3-4 here me te vogel…prandaj ka rreqebull e qimtha me bollik…ne me kaq shume njerez e hame ene Arushen.

Cer eshte kjo nostalgji per Komunizmin, Merhumin e sherbimet Inteligjente nga na juaj i nderuar? Ti nuk ke qene kurre disident por bashkevuajtes e bashkefajtor, keshtu qe leni historite me trimeri kunder dikatorit me te eger te Evropit.

TironciLebetit

Zeqo nuk kum thone qe Zeni eshte Sigurims por Delenxhi e per Babe nuk ka pas Doktorin po Mirin e Xhikes qe ja msoji si bohej leke me miell fale klanit Tropoxha. Aziatiket e Departamentit te Shtetit i bote mooot me kore raciste ju Pellazget Kariane te Shqupit per ate pune sa nuk ju qas mo njeri ne oksident se dukeni anadollak.

Pjer

flm per informacionin Zeqo , gjithmon mendoja se flisnin per noi gangster te krahut te PD, sikunder ishte ai Shullazi i krahut te PS.

Pjer

Une dua ta boj venin tim Belgjik dhe e boj, por ai i heq ti ata vemje, qe te hapet rruga. E thon shkurt, a ke fuqi, ti heqesh ata, e te vihen ne zbatim idete e tezat e mia, nuk ka rendesi se kush do jete kryeminister, une nuk luftoj per pushtet, une luftoj thjesht vetem qe vendin tim dhe shqiptaret ti shoh te jetojne me mire se tani, te jetojne me me dinjitet.

TironciLebetit

Po ti mendon qe Shqiperia do bohet nonjehere Belgjike? Sigurisht sepse deri para 50 vjetesh ka qene njesoj si Gjermania ne fakt.
Shqiperia eshte Demokraci dhe qeverisin ata qe votohen prandaj ti duhet te kesh respektin me te modh per zgjedhjen e popullit Skipetar. Kishin dale ca te dhona te tjera qe kan terbu kta shoket e tu te Shqupit…800 000 shqiptare aprovonin punen e Palloshit versus 400 000 Shqiptare qe aprovonin punen e Lylit…edhe po u bashkuan me Monen e Kaptinmodhit kta shoket e tu e kan pothuajse te pamundur rotacionin ne pushtet VETEM .
Nuk eshte faji i Shqiptareve qe Gjigandi ka avantazh te madh ndaj Hollandezit qe Qesh.

Pjer

E çuditeshme, se si keto emertimet qe ti nxjerr, si; Shqupi, Gjigandi, etj, perdoren edhe nga te tjeret, si politikane dhe media me pas.

TironciLebetit

Meqe ra fjala, meso qe Shullazi e ka pas mire me te 2 krahet politike sepse keshtu eshte Shqiperia keto 27 vjet e nuk do te behet Belgjike kurre. Thuj inshallah rregullohen dritat e uji tek apartamenti jot ne Durres pa Gjermanise e Blegjikes shifi targen.

Alba2265

C’beni ketu elena mihallovna?ikni prej ketej.o zot do Te shqyejme njeri tjetrin ne kete humbetire e s’do ta marre vesh njeri-fjale profetike(nuk dihet nga mencuria apo rastesia)

Pjer

bohet , bohet, implemento sistemin belg, gjerman, ne shqiperi, dhe ja ku u realizua, me pak dhimbje.

TironciLebetit

Sic u bo Shqiperia Kine e Rusi aq ka per tu bo Belgjike e Gjermani.

Pjerin ajo qe skupton ti eshte qe ti je opozitar qe jeton ne Belgjike dhe Shqiperia nuk bohet nga Makroekonomiste qe skan interes jetike te lidhura me Albanine. Per fat te mire nuk te pyet njeri keshtu qe nuk ben dot as dem me tezat e tua.

Edvini

1,5 milionë shqiptarë duan “babë”. Duan qyl, që ta gjejnë gati në një vend ku gjyshërit e vendasve kanë derdhur gjak për atë tokë. Mirë do të ishte të iknin 60%, ai plehu, ata që vetëm i bëjnë dëm këtij vendi.

Fikret

Nuku rriten trangujt pa pleh joo

bradland

Paska vdek Dritan Prifti .

Pjer

Nuk bohet vertet Shqiperia me ata njerez, me palloshra, por/ama bohet me njerez te ndershem e qe mendojne per ate vend.

e sheh qe flet gabim, piksepari nuk jam opozitar, nese ti kritiken ndaj pushte-tarve e quan opozite, kjo eshte dyfish gabim, e piksedyti per ç’interesa jetike flet, kur une, kur isha ne Shqiperi (pa dale ne emigracion) mendoja me pak per vendin se tani qe jam ne emigracion. Keshtu qe bie ajo qe thua.

InkuizitoriMoth

Pjer, te kujtohet ne fizike parimi i eneve komunikuese?

Pjer

si neper tym me kujtohet, pas nje autoboti me vere :laughing:

TironciLebetit

Pjerin ti je opozitar sepse ke lene vatanin me deshire dhe ke kerkuar azil ne nje vend tjeter ku jeton me mire. Ti nuk ke interesa jetike ne Shqiperi sepse jeta jote plotesohet ne Belgjike. Ti ke iluzionin qe te djeg shpirti per vatanin por nese do ishe e vertete ti d oshisje shtepi e katandi ne belgjike e do levizje ne Shqiperi. Ty ste lidh gje me Shqiperine vec faktit qe ke deshire te kontribosh atje si pezzogrosso e jo si magaziner vere por fatkeqesisht nuk ka per te ndodhur.
Ata pushtetar te keqinjee apo imoral u sherbejne me mire se ca te tjere Shqiptareve qe jetojne atje. Ketu fillon kontradikta jote sepse duke jetuar ne Belgjike do te zgjedhesh pushtetaret ne Shqiperi. Zgjedhja jote eshte toatlisht e gabuar sepse pushtetaret belgj plotesojne te drejtat e tua jetike dhe jo ata Shqiptare. Zgjohu Pjerin, pusht.aret zgjidhen nga ata qe jetojne atje e jo nga emigrantet.

Pjer

kur e kam kerkuar kete, nuk kam bere akoma asnje intervenim apo kerkese per tu zgjedhur pushtetar atje. Kam kerkuar thjesht te ndigjohet edhe zeri im, megjithse eshte ndigjuar pakez.

Kthupi

Po Likja?

Gjynah, vete merr mortja kete qe ishte gjys njeriu, kokelopen e te tjeret i le verdalle.

Alba2265

De mortuis nis nili bonum.

espana

Shume pak. Me kete jete mizarabel qe behet ketu ku shumica nuk nxjerrin dot muajin shume me i larte duhet te ishte numri.

Alba2265

Po ai babloku pak me siper I quan plehera qylaxhinj ata qe duan Te ikin ?

gjembi

O vellai i shkerabes. Ehe ti sikur ike apo e kam gabim? Dakort qenke kthyer - dhe s’te pyes per arsyet. Por qe ke ikur ke ikur. Ti po thua qe ike “per arsye personale”. Te tjeret per cfare kane ikur, per arsye publike?

bradland

cne ti , sikur ke qene Rilindas , apo u zhgenjeve .

Edison

Zogu duke pare hoxhe cimken?

Edison

Po kjo gjysma tjeter pse deshiron te qendroje valle?

zeqo

Nuk i doli rilindja siç e priste, do ta kene heq nga puna. Te tjere jane zhgenjyer se nuk blejn dot domate.

urbantelescope

Pjero sado e hidhur te jete , e verteta qendron sic thote Tironci.

Nese ty do te qante shpirti aq shume per vatanin , me aq vite ne emigracion mund ta kishe gjetur mundesine te krijoje kontakte qe te te mundesonin bashkpunime , ojf , ojq , institute , grante e financime me projekte reale qe mund te sillnin progres dhe ndryshim real ne Shqiperi. Por mesa duket ty te intereson roli i suflerit , te fshihesh pas fjaleve e deklaratave azilo-politike, dhe ne fund e shplan me nje gote vere atje ku je.

Ndryshimi fillon nga ti Pjer , se politikanet keta jane, populli keta zgjedh , ajo qe kerkon ti eshte e mira absolute qe te gjithe jemi te vetdijshem qe nuk realizohet asnjehere , mbi te gjitha ka dyshime se dhe nese s’do ishte buall mavrija , likja apo palloshi , ai qe do vinte pas tyre do ishte ndryshe nga ata.

Keshtuqe per sa kohe voton ne Belgique , qaj hallin grave obeze dhe multikultarizimit evropian , lene Shqiperine se ecen vete :wink: :stuck_out_tongue:

espana

Jam zhgenjyer nga politika ne pergjithesi. Jane te gjithe hajdute dhe te lidhur me krimin.

Fikret

Edhe nji here edhe nji here se ja vlen te ndalemi te kjo:
Mbi 50% e shqiptarve dun te hikin. Dun te hikin mer eeej.
Nga parajsa socjaliste.

Ksaj or shok i thojn me te perzon, kshu e ka emrin e vertete. Genocid.

Fikret

Falimentim total tha njoni, dhe jam 90% dakord me te.

Vlonjat

Po kshu eshte kur ve mozin si kryetar e le mulin jashte dere!

Pjer