A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

858 postime 35338 shikime 22 korrik 2020 në 10:46 e paradites
InkuizitoriMoth

A keni ndonje shprehje ose frazë tuajën origjinale që shpreh një ide pak a shumë të saktë dhe te kuptueshme?
Për shembull:
(meqë kam vjedh sa jam zhdëp në internet, po ju jap mundësi të vidhni edhe ju po deshët; një anonim nuk gëzon të drejtë autori):

Shoh vërdallë shumë historianë të zanatit që as historinë e jetës së tyre nuk dijnë të rrëfejnë.

Nuk e mba mend do të thotë “nuk e mban në mendje”.
E madhe është pesha e kujtesës, po aq sa edhe peshë e mëkatit që duhen muskuj shpirtërorë për ta mbajtë në mendje.

Liria seksuale e bën kujtesën tokë e djegur, ndërsa shtërngesa seksuale e bën tokë e xanun.

Historiani shkruan histori voluminoze se si Toskëria dhe Gegëria bashkë kanë pjellë Shqipërine, dhe nuk di të rrëfejë historinë se si Palloshi dhe Malokja (ose në versionin përkundrazi: Maloku dhe Palloshja) kanë pjellë historianin dora vetë; bile atij as i ka shkuar mendja ndonjëherë ta rrëfejë historinë, të tijën dhe të vëndit tij, si pjellori seksuale.

Interesi për një personazh historik, me përjashtim të rastit kur kundrohet si model për tu imituar, është një mënyrë e dobët për t’i bërë bisht jetës personale, e cila natyrshem duhet të ketë më tepër interes se çdo jetë tjetër, thëne kjo jo në kuptimin e egoizmit banal (“duaj të afërmin si veten”). Historiani shkruan historinë e jetës së të tjerëve me iluzionin që t’i shpëtojë mizerjes së jetës së tij, por vjen çasti edhe për Requetin të bëhet i ndërgjegjshëm se nuk i shpëtohet dot neverisë së qenies duke shkruar biografinë e markezit Rollebon që ka jetuar 500 vjet më parë.

Rrëfimeve historike për epokat totalitariste ju mungon pashmangshëm një detaj: implikimin e vetë autorit dhe rrethit shoqëror të tij në krimin total, drejtpërdrejt apo jodrejtpërdrejt qoftë.
Për krimin e indiferencës nuk ka dëshmi, dhe nuk ka si të ketë sepse indiferenca nuk dëshmohet dot, e derimë sot as nuk dënohet dot me ligj.

Ekzistojnë një kategori personash që ndodhen në majë të fuqisë - jo vetëm në krye te shtetit, por të çfardo strukture qoftë, edhe më paqsore - që janë të pranishëm në vëndin e krimit si thjeshtë dëshmitarë, si sekretarë që marrin shënim ekzekutimin, vendimin, fjalën e thënë dhe asgjë tjetër, janë thjeshtë ekzistencë si materie inerte, makinë shkrimi Oliveti. Në fakt këta as funksionin e dëshmitarit nuk kanë, sepse asnjëherë nuk janë të pranishëm edhe në qenien e tyre, pret më kot të mësosh prej tyre ndonjë gjë që nuk di dhe që nuk dihet. E megjithkëtë janë këta që i dinë sekretet, sepse këtyre ju besohen.

Ekziston një mënyrë për të kuptuar se kujt i digjte më tepër miza e krimit total: atij që gërthiste më tepër se të tjerët sapo erdhi demokracia dhe iku komunizmi.

Bota është plot me njerëz të dështuar që nuk vlejnë një lek sepse ndjehen të tradhëtuar nga bashkëshorti. Tradhëtia bashkëshortore godet dhe prish intimitetin më të thellë dhe më qendror të shpirtit njerzor duke paralizuar krejt qënien e lirë krijuese të të tradhëtuarit, i heq atij lirinë, nuk e bën të aftë për asgjë, vetëm për të vuajtur në mënyrë mekanike si robot vetëm e vetëm për një çështje natë e ditë. Vënia e brinjëve katandis personin në një copë leckë pa vlerë që nuk i duhet askujt, as vetes.
Nga kjo pikpamje është njësoj edhe për ata që kanë frikë se tradhëtohen, madje është shumë më keq “frika nga frika se mos ajo …”.

Shembull i shkëlqyeshëm për rastin e dytë të frikanjosëve (muzika shumë e lezeçme, shumë e shkathët në shoqërim të psikologjisë së ngjarjes). Ky birbo tradhëton i pari gruan e vet tepër të ndershme, dhe i ndjerë në faj për të pabërën, fillon e dyshon e të bëhet xheloz për gruan në mënyrë aq morboze, sa që e shtërgon ta tradhëtojë edhe ajo. Atëherë u qetsua “si gjithë të tjerët”, kështu maro filmi që nuk e ka pa akoma Stalker dhe Korrikse:

Njerzit ankohen se ndjehen të vetmuar për shkak se i tradhëton mbas kraheve bashkëshorti, miku, kolegu etj, vetëm shkrimtari e ndjen veten të tradhëtuar nga shteti, institucionet, shtëpitë botuese, kritika, publiku.

Kujtesa nuk funksionon si mekanizëm pa shpirt, sikur me qenë tefter magazinieri ku rregjistrohen të gjitha faktet dhe ndodhitë e sistemuara nëpër rafte të magazinës dhe Arkivit të Shtetit (qelizave të trurit), por gjallon si farfuritje bipolare kujtesë-harresë, që përkon me farfuritjen koshiencë-subkoshiencë. Kujtesa është gjithnjë proçes i interesuar, mban mend diçka që të intereson si “interesante”, dhe diçka tjetër që nuk të leverdis si e papëlqyeshme, e “harron” duke e rrasur në humnerën e subkoshiencës.

Nuk e di se si harrova!
Po shyqyr qe u kujtove mor i uruar!

Ne jemi të etur për Tjetrin kushdoqofte ai sepse komunikimi me Tjetrin është tejet i çmuar për të stimuluar krijimin. Për rrjedhojë edhe debati më idjot me një koqe maskarai ka vlerë stimuluese të jashtëzakonshme për të zbuluar ide të reja dhe krijuar aforizma të reja.

Urrejtja është akoma dashuri sa e pa shndërruar në indiferencë.

Ka njerëz që kanë vuajtur jo pak në jetë, megjithatë kanë bërë të tjerët të vuajnë shumë më tepër.

Në debatet kulturorë postmodernë kolegët intelektualë urrehen për vdekje midis tyre më keq se kamionistët alabakë, megjithkëtë shtiren sikur respektojnë mendimin e tjetrit dhe lirinë e mendimit (meqë e kërkon moda dhe ligjet e kohës), ndërkohë që mundohen të asgjësojnë njeri tjetrin me fraza etike të thëna me edukatë sinjorile rafinato.

Kulmi i inteligjencës është të dish të bësh edhe idjotin kur e do puna.

E njëjta histori gjithmonë!
Historia (si individuale ashtu edhe publike) nëse nuk kryhet, detyrimisht përsëritet në mënyrë që të kryhet, me ndryshimin se ribën vaki gjithnjë e më tepër abstrakte si kurdisje, pra më fshehur, më e komplikuar për shkak se entropia e universit rritet.

Nuk tejkalohet një sistem, regjim apo vizion i vjeter, as duke ju kundërvënë dhe as duke u tallë më të, por duke sjellë një vizion të ri dhe duke e aplikuar atë.

Prekursorët janë të bezdishëm për të gjithë, si për kundështarët, ashtu edhe për ata që i ndjekin nga pas. Madje në disa raste edhe për pasardhësit të gjëndur në vështirsi për të kuptuar se "si ka ndodh që … ".

Ankesa e rëndomtë e padronit, ose punëdhënësit si term politikall korrekt, “jeni mosmirnjohës se unë ju mbaj me bukë” (shprehje në origjinë e atit të familjes) me të cilën mbajnë peng shpirtërisht puntorët, është e vërtetë për sindikalizuesin e rrebeluar me vënd e pa vënd kundër padronit (me origjinë urrejtjen e atit, Kompleksin e Edipit). Por i rrebeluari me të drejtë, mund të ankohet dyfish me plot të drejtë se nuk mjafton padrejtësia e pësuar, por duhet të mbajë mbi samar vrasjen e ndërgjegjes për shkak se në parim duhet me qenë mirnjohës ndaj autoritetit, në këtë rast padronit të ndërmarrjes që është projeksion i figurës autoritare të atit biollogjik. Në fakt kjo e dyta është vuajtja e vërtetë, dhe këtë çdo revolucionar e di mirë thellë në shpirt, ashtu si e dinë mirë bijtë e Fjodor Pavlloviç Karamazovit.
Eshtë pikërisht kjo drama e çdo revolucionari që e bren përbrënda deri në shkatërrim të plotë në post-revolucion.

Bota ka strukturë duale ekziston koncepti i Vazhdimësisë, alias Law of Continuity, lex continuitatis (natura non facit saltus i latinëve, “nature never makes leaps” i Leibnicit), dmth aspekti evolucionar, por ekziston edhe e kunderta e tij: koncepti i Pavazhdimsisë, Law of Discontinuity e “teorise se bashkësive” të Kantorit, natyra diskrete e materies zbuluar nga mekanika kuantike, zhvillimi me hop cilësor, aspekti revolucionar, Revolucioni me një fjalë.
Që prej lashtësisë këto dy vizione përleshen me njëra tjetrën në bejlegun metafizik (dhe jo vetem), dhe herë fiton njera e herë tjetra si në zgjedhjet elektorale.

Sekreti i ndërtimit të botës gjendet i koncentruar tek natyra ambige e dritës: valë apo thërmijë? Që do të thotë: Vazhdimsi apo Pavazhdimsi? Evolucion apo Revolucion? E djathtë maloke apo e majtë palloshe? Njëra bole apo tjetra bole?

Krijimi ekziston si ekulibër alternativ ndiz e fik fap-fup në çdo çast: fap digjet në Pavazhdushmëri e fup shuhet në Vazhdushmëri.

Kam më tepër frikë kur gabojnë të tjerët se kur gaboj vetë, sepse kur gabon vetë, paguan një faj që kushedi edhe mund të falet, ndërsa kur gabojnë të tjerët prit hakmarrjen e sigurtë si fajtor pa faj.

Nuk ka gabim në kuptimin negativ përveç se moral - i cili është destruktiv -, çdo lloj gabimi tjetër është një mundësi për krijim, ose me saktë mundësi për rikrijim rikonstruktiv. Këtë të vërtetë e njohin më mirë se të tjerët krijuesit, në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme qoftë, vetëm nëpërmjet gabimit dilet ngja gjëndja e harmonisë status quo të mëparshme. Në këtë mënyrë ka krijuar edhe Zoti. S’ka mënyrë tjetër.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë sherr me tjetrin, tani dhe kudo qoftë, se sa të përmëndësh Zotin në koment ose në post.

Të gjitha muhabete rreth frikës nga vdekja janë dokrra intelektuale të thëna për tu dukur si zgjuarsira, thellë thellë ne mendojme se nuk do të vdesim kurrë. Në fakt kjo është provë më banale, njëkohësisht më se e vërtetë, që e përtemja ekziston, që ka jetë pas jetës.

“Teoritë e komplotit” janë produkt i shpresës (hë për hë e kotë) që bota mund të kontrollohet, ose me fjalë tjera që bota është e kontrollueshme. Eshtë mizore t’ja heqësh këtë shpresë njeriut.

InkuizitoriMoth

shprehja ime kerkon te thote se njerzit kane pengesa shpirterore te brendeshme (ne internet i quajne pengesa morale) per te treguar nje histori çfardo (aq me teper te tyren) ose per te kuptuar nje fraze çfardo (si psh frazat e mija te pa kopjuar ne internet) sepse nuk jane te lire per shkak te nje ose disa ngjarjeve personale qe i kane kushtezuar per jete ne burgun e vrasjes se ndergjegjes.

Per shembull ti nuk di te tregosh historine e ready-made te Marcel Duchamp. Megjithse je i diplomuar dhe i kulturuar nga universitete amerikane, ke lexuar Jungun dhe psikologjine e thellesise qe tregon se njerzit jane te zene rob nga ndergjegje e tyre, istalacionin e famshem te Duchamp me titull “Bottle Rack” (“Shishe kullonjese”) e perkthen “Arka e Birrave”. Kjo sepse ke diçka qe te mundon prej vitesh ne ndergjegje tende. Faji eshte i babit tend qe ka qene shume liberal per çeshtje seksi, eshte nje histori e turbullt me nje zezak para se te martoheshe ti, etj etj.

Por mos u merzit se e gjithe Amerika e Trampit tani ndodhet ne krize, nuk di ta tregoje me historine e saj, ngaterron statujat e te bardheve me statujat e zezakeve. Teper liri seksuale te djeg kujtesen. (sapo zbulova nje shprehje tjeter t’modhe, po e ve ne post)

InkuizitoriMoth

Ne jemi të etur për Tjetrin kushdoqofte ai sepse komunikimi me Tjetrin është tejet i çmuar për të stimuluar krijimin; edhe biseda më idjote me një koqe maskarai që e kaptinën me cepa në formë Katrore, të stimulon për të krijuar aforizma të reja të vjedhura në internet (përfshire edhe këtë të porsa thënë)

InkuizitoriMoth

-Nga të gjitha format ekzistuese të feleve, çfar preferojnë bolet e rrumbullakta të Marlonit?

-Felet katrore të Katrorit!

-Përse vallë?

-Sepse është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e kuadraturës se rrethit!

(ne kerkim te kujteses se humbur se ç’ka ndodh me zezakun: m’ka thon baba mue, vetem se nuk e maj men …)

InkuizitoriMoth

Historiani shkruan historinë se si Toskëria dhe Gegëria bashkë kanë pjellë Shqipërine, dhe nuk di të tregojë historine se si Palloshi dhe Malokja (ose Maloku dhe Palloshja) kanë pjellë historianin dora vetë. Bile as i ka shku menja ndonjeherë.

(nuk e ma men mirë se ka hik në Amerikë, e seç ka bo zezaku hiç hiç menja me Arken e Birrave te Duchamp …)

InkuizitoriMoth

odio è ancora amore finché non si è trasformato in indifferenza

InkuizitoriMoth

Kulmi i inteligjencës është të dish të bëhesh edhe idjot kur e kërkon puna.
(koment i 18)

InkuizitoriMoth

Kujtesa nuk funksionon si mekanizëm pa shpirt tefter magazinieri ku rregjistrohen të gjitha faktet dhe ndodhitë e sistemuara nëpër rafte të magazinës (qelizave të trurit), por gjallon si farfuritje bipolare kujtesë-harresë, që përkon me farfuritjen koshiencë-subkoshiencë. Kujtesa është gjithnjë proçes i interesuar, mban mend diçka që i intereson si “interesante”, dhe nëse nuk leverdis diçka tjetër e papëlqyeshme që nuk i shkon për shtat personit, e harron duke e rrasur në humbëtirën e subkoshiencës.

InkuizitoriMoth

Nuk e di se si harrova! :smiley:

InkuizitoriMoth

duhet me vjedh ndonje shprehje nga ala reshersh de tamp perdy.

InkuizitoriMoth

po shyqyr qe u kujtove mor i uruar! :smiley:

InkuizitoriMoth

E pse duhet Kryeministri? Vetem per t’i gjujte, per lishon!

InkuizitoriMoth

Njerzit ankohen se ndjehen te vetmuar per shkak se i tradheton mbas kraheve bashkeshorti, miku, kolegu, vetem shkrimtaret e ndjejne veten te tradhetuar nga shteti, institucionet, shtepite botuese, kritika, publiku.

InkuizitoriMoth

Bota është plot me njerëz të dështuar që nuk vlejnë një lek sepse i tradhëton bashkëshorti. Tradhëtia bashkëshortore e qëllon dhe vret personin në intimitetin më të thellë dhe më qendror të shpirtit njerzor duke e paralizuar krejt si qënie e lirë krijuese, i heq lirinë, nuk e bën të aftë për asgjë, vetëm për të vuajtur si robot. I tradhëtuari seksualisht është një copë leckë që nuk i duhet kujt, as vetes.
Nga kjo pikpamje është njësoj edhe për ata që kanë frikë se tradhëtohen, madje është shumë më keq “frika nga frika se mos ajo …”.

Shembull i shkelqyeshem për rastin e dytë të frikanjosëve:

InkuizitoriMoth

Historiani shkruan historinë e jetës së të tjerëve me iluzionin që t’i shpëtojë mjerimit të jetës së tij, por vjen çasti që Requetin bëhet i ndërgjegjshëm që nuk i shpëton dot neverisë së qenies duke shkruar jetën e markezit Rollebon.

InkuizitoriMoth

Rrëfimeve historike për epokën (epokat) totalitariste ju mungon pashmangshëm një detaj: implikimin e autorit dhe rrethit shoqeror të tij në krim, direkt apo indirekt qoftë. Për krimin e indiferencës nuk ka dëshmi, nuk ka si të ketë, indiferenca nuk dëshmohet.

InkuizitoriMoth

Ekzistojnë një kategori personash që ndodhen në majë të fuqisë - jo vetëm në krye te shtetit, por të çfardo strukture qoftë, edhe më paqsore - që janë të pranishëm në vëndin e krimit si thjeshtë dëshmitarë, si sekretarë që marrin shënim ekzekutimin, vendimin, fjalën me makinë shkrimi Oliveti, dhe asgjë tjetër, ekzistencë puro si materie inerte. Në fakt këta as funksionin e dëshmitarit nuk kanë, sepse asnjëherë nuk janë të pranishëm edhe në qenien e tyre, pret më kot të mësosh prej tyre ndonjë gjë që nuk dihet. E megjithkëtë janë këta që i dinë sekretet.

InkuizitoriMoth

Ekziston një mënyrë për të kuptuar se kujt i digjte më tepër miza e krimit total: atij që gërthiste më tepër se të tjerët deri në kupë të qiellit sapo erdhi demokracia dhe iku komunizmi.

InkuizitoriMoth

Nuk tejkalohet një sistem, regjim apo vizion i vjeter, as duke ju kundërvënë dhe as duke u tallë më të, por duke sjellë një Vizion të Ri dhe duke e aplikuar atë - Pjer Thomas :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Prekursorët janë të bezdizshëm për të gjithë, si për kundështarët, ashtu edhe për ata që i ndjekin nga pas. Madje, në disa raste, edhe për pasardhësit.

InkuizitoriMoth

Ankesa e rëndomtë e padronit, ose punëdhënësit si term politikall korrekt, “jeni mosmirnjohës se unë ju mbaj me bukë” (shprehje në origjinë e atit të familjes) me të cilën mbajnë peng shpirtërisht puntorët, është e vërtetë për sindakalizuesin e rrebeluar me vënd e pa vënd kundër padronit (me origjinë urrejtjen e atit, Kompleksin e Edipit). Por i rrebeluari me të drejtë, mund të ankohet dyfish me plot të drejtë se nuk mjafton padrejtësia e pësuar, por duhet të mbajë mbi samar vrasjen e ndërgjegjes për shkak se në parim duhet me qenë mirnjohës ndaj autoritetit, në këtë rast padronit të ndërmarrjes që është projeksion i figurës autoritare të atit. Në fakt kjo e dyta është vuajtja e vërtetë, dhe çdo revolucionar këtë e di mirë thellë në shpirt, ashtu si e dinë mirë bijtë e Fjodor Pavlloviç Karamazovit.

Alba2265

Ndryshimet jane efektive kur behen ne menyre incrementale .Si tha musolini:Nese e rrjep pulen pak nga pak (a few feathers at a time) nuk e kupton se e ke rrjepur .Eshte nje cike too much per shqipot qe operojne sipas parimit yrra byrra , ngrehu njeri bjeri tjetrit , nga germadhat e botes se vjeter do ngreme boten e re, e pastaj si te dhjere rrine e vrasin mendjen se pse shkuan per lesh e u kthyen te rruar .

InkuizitoriMoth

Me siguri idene e pules Musolini e ka thene kur kishte marre fuqine ne dore, dmth kur revolucionari u kthye ne konservator. Alba ki parasysh gjithnje strukturen duale te botes, alias 2 bolet e marlonit, dhe nuk gabon kurre si gaboi Musolini dhe te tjere burra te pagabueshem.
Pra ekziston ideja e vazhdimësisë, por edhe bolja e kundert: pavazhdimsia, ekziston Law of Continuity (lex continuitatis i Leibnicit - “nature never makes leaps”, natura non facit saltus e latineve), aspekti evolucionar, por ekziston edhe Law of Discontinuity i Marlon revolucionarit rrnofte Zapata, pavazhdueshmeria e “teorise se bashkësive” të Kantorit, natyra diskrete e materies zbuluar nga mekanika kuantike, zhvillimi me hope, Revolucioni me nje fjale.
Qe prej kohes se Laibnicit keto dy vizione perleshen me njera tjetren ne bejlegun metafizik (dhe jo vetem), dhe here fiton njera e here tjetra, njesoj si me 2 bolet e marlonit ne politike, nuk i duket fundi trokellimes elektorale.

InkuizitoriMoth

Nuk eshte pune shqiptari, eshte postdemokracia ne rang boteror ne nje kaos shqiptar yrra byrra, per shembull yrra byrra e statujave ne Amerike dhe disa vende te tjera. Ka nje dallim te madh midis demokracise ngapara nazifashizmit dhe komunizmit, dhe postdemokracise ngambrapa nazifashizmit dhe komunizmit.

Mos harro post"ngambrapen" dhe nuk gabon kurre. Gjithe dituria boterore ndodhet ne vepren kamasutra te Marlonit.

InkuizitoriMoth

Sekreti i ndertimit te botes gjendet i koncentruar tek natyra ambige e drites: vale apo thermije? Që do të thotë: Vazhdimsi apo Pavazhdimsi? Evolucion apo Revolucion? E djathte maloke apo e majte palloshe? Njera bole e Marlonit apo tjetra bole?

Edhe drita sillet me raste ne menyre dyfytyrshe njelloj si intelektuali i shquar ngambrapamodern, ne disa raste manifeston natyre valore, e ne rastet e tjera manifeston natyre thermijore (korpuskolare). Intelektuali ngambrapamodern ne disa raste manifeston felen e djathte e ne rastet e tjera manifeston felen e majte.

Satani para Renies quhej Lucifer, prejardhur nga latinishtja lucifer=dritesjellesi, perbere nga lux=drite dhe ferre=sjell, mbaj (dy bolet e Marlonit)

How art thou fallen from heaven, O Lucifer, son of the morning! how art thou cut down to the ground, which didst weaken the nations! For thou hast said in thine heart, I will ascend into heaven, I will exalt my throne above the stars of God: I will sit also upon the mount of the congregation, in the sides of the north: I will ascend above the heights of the clouds; I will be like the most High. Yet thou shalt be brought down to hell, to the sides of the pit - Isaia (14, 12-15)

InkuizitoriMoth

Kam më tepër frikë kur gabojnë të tjerët se kur gaboj vetë, sepse kur gabon vetë, paguan një faj që kushedi edhe mund të falet, ndërsa kur gabojnë të tjerët prit hakmarrjen e sigurtë si fajtor pa faj.

del-ta

Ç’heq i ziu tik,vetëm zoti e di! Ai,dritsjellësi!

InkuizitoriMoth

E ç’te besh tjeter veçse te vuash ne nje bote globaliste ku Zot eshte Sorrosi dhe jevgu dhe zezaku bojne qef me aprovimin e vete burrit me ka than baba mue?

harrova me permen qe ben qef edhe komtarja race ariane qe ha sufllaqe per hir te dashurise per atdheun.

InkuizitoriMoth

Krijimi ekziston si ekulibër alternativ ndiz e fik fap-fup në çdo çast: fap digjet në Pavazhdushmëri e fup shuhet në Vazhdushmëri.

InkuizitoriMoth

Nuk ka gabim në kuptimin negativ përveç se moral - i cili është destruktiv -, çdo lloj gabimi tjetër është një mundësi për krijim, ose me saktë mundësi për rikrijim rikonstruktiv. Këtë të vërtetë e njohin më mirë se të tjerët krijuesit, në mënyrë të të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme qoftë, vetëm nëpërmjet gabimit dilet ngja gjëndja e harmonisë status quo të mëparshme. Në këtë mënyrë ka krijuar edhe Zoti. S’ka mënyrë tjetër.

InkuizitoriMoth

Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë sherr me tjetrin, këtu dhe kudo qoftë, se sa të përmëndësh Zotin në koment ose në post.

STALKER

abcdefghij

InkuizitoriMoth

tvls :smiley:

InkuizitoriMoth

Në një ambjent intelektualësh t’mdhej u hodh në mejdan pyetja provokuese: “A do deshironit të dinit datën e ditës kur do të lani hesapet me këtë botë?”. Kuptohet që reagimet ishin gjithfarsoj, dhe disa mjaft interesante, sepse frika nga vdekja është temë mjaft interesante për intelektualin postmodern, i cili megjithse është kudo post“ngambrapa”, e megjithatë e mohon që ka jetë ngambrapa jetës.

Komenti i të Modhit:

Të gjitha këto janë dokrra intelektuale të thëna për tu dukur si zgjuarsira, thellë thellë ne mendojme se nuk do të vdesim kurrë. Në fakt kjo është prova më banale, njëkohësisht më se e vërtetë, që e përtemja ekziston, që ka jetë ngambrapa jetës.

InkuizitoriMoth

“Teoritë e komplotit” janë produkt i shpresës (hë për hë e kotë) që bota mund të kontrollohet, ose me fjalë tjera që bota është e kontrollueshme. Eshtë mizore me ja heq këtë shpresë njeriut.

InkuizitoriMoth

Nuk ka njerëz që nuk kuptojnë, ka njerëz që nuk duan të kuptojnë, sepse nuhasin erën e rrezikut.
Kjo do të thotë që ekzistojnë mënyra të ndryshme të kuptuari, që përfshijnë edhe të moskuptuarit. Për këtë arsye nuk shqetsohem shumë kur komentet e mia nuk kuptohen.

InkuizitoriMoth

Intelektualin e modh sa me tepër e shtyn (ose shtyhet prej konjukturave) drejt Qendrës, aq me tepër ai shkon drejt periferisë.

InkuizitoriMoth

Intelektuali modern, e sidomos ngambrapa modern, eshte qenia me e pabese ne bote per arsye se eshte kunder besimit fetar.

InkuizitoriMoth

Shenjtori nëpërmjet një sërë teknikash sakrifikuese: netëve pa gjumë në lutje të vazhdueshme, agjërimeve rraskapitëse, jetës sakrifikuese për tjetrin, etj, mundon trupin e vet, pra në plan të fundit shenjtori vret trupin e vet, asgjëson vetveten, vetvritet. Ndërsa krimineli asgjëson tjetrin.
Eshtë e njëjta forcë brutale në veprim, ndryshon vetëm kahu.
Në një shoqëri perfekte të dy figurat e lartpërmëndura nuk kanë asnjë arsye të ekzistojnë, nuk do të ndihet nevoja për ta.

InkuizitoriMoth

Servilizmi është Përulësi e shtirur: së jashtmi duken se janë e njëjta gjë, së brendëshmi janë krejt të kundërta. Meqenëse dukja është mashtruese, për të parë ndryshimin duhet identifikuar motivimi dhe, në të njëjtën kohë, pasur nuhatje të fituar nga përvoja.

Në të njëjtin raport qëndrojnë çifti i kundërt dhe komplementar me to: Arroganca dhe Krenaria.

InkuizitoriMoth

Me logjikë i bie që gjenitë, krahas të vërtetave gjeniale, të thonë edhe budallallëqe me okë përderisa thonë gjëra të kundërta me njëri tjetrin. Midis dy gjenive në sherr midis tyre për një çështje, të paktën njëri prej tyre i bije të jetë budalla.

InkuizitoriMoth

Ka dy lloj psikopatie, psikopati e mirë dhe psikopati e keqe. Në të dy rastet personi ka ide dhe veprime anormale, por në rastin e parë anormaliteti është i motivuar kryesisht nga mirësia, ndërsa në rastin e dytë nga keqdashja. Ka edhe një rast të tretë psikopatie as mish e as peshk që furnizon me banorë purgatorin, por as që ja vlen të konsiderohet, vari hejbet, guarda e passa! si Poeti.

InkuizitoriMoth

Trapllikun si veti shpirtërore e ndesh më tepër në intelektualin gegë, ndërsa në intelektualin toskë ndesh më tepër keqdashjen, dhe prandaj bandat intelektuale panshqiptare krijohen me vështirsi dhe shpërbëhen me lehtësi; nuk e kanë jetën të gjatë.
Nuk bëhet stan me lepuj! - thonë toskët, edhe për gegët.

InkuizitoriMoth

“Pan” ka kuptimin e universales (psh pan-teizem), prejardhet nga perëndia pagane Pan, të cilit krishtërimi i veshi atributet e Satanit.
Me fjalë të tjera vetëm Shejtoni arrin t’i bëjë njerzit bashkë, hë pë hë.

InkuizitoriMoth

Kulmi i absurditetit të botës është se Nënë Tereza (figura e shenjtorit) ndjehet fajtore për krimet e botës, ndërsa një serial killer ndjehet i pafajshëm si foshnjë e sapolindur.

InkuizitoriMoth

Baronit Mynhauzen rrëfen se njëherë ra megjithe kalë në një kënetë duke rrezikuar mbytjen. Por sidoqoftë ja arriti të dalë nga këneta duke u tërhequr prej flokëve të vet, madje arriti të nxjerrë edhe kalin e tij prej baltovine.

E njëjta rrëfenjë dëgjohet në eter prej intelektualit t’modh që del me forcat e veta nga llumi, madje nxjerr dhe atëmëmëdheun, pa asnjë ndihmë nga Lart.

InkuizitoriMoth

A mund të banohet një planet nga vetëm një njeri?

Përgjigja është po, përderisa në Peshk diskuton pothuajse vetëm një njeri, e me sa duken bathët, “pothuajse vetëm një njeri” po bëhet “vetëm një njeri”.

InkuizitoriMoth

Dizajni i vetures si llamarinë nga jasht është vetëm për t’i qerr paret klientit; dizajni i vërtetë shihet kur ngrihet kapaku e duket motori dhe rrokotellat e tij.

InkuizitoriMoth

Gjëja me tmerrëshme në jetën oksidentale është se nuk di emrin e komshiut, ndërkohë që ke përjetuar një sistem ku komshiu dinte më tepër se ty për jetën tënde.

(sigurisht te dy sistemet - dy bolet e marlonit - dine nje mut qe te hane, sepse dituria dhe e verteta qendrojnë pertej fakteve te dosjeve dhe mungeses se fakteve prej indiferences)

InkuizitoriMoth

il senso non è nelle parole dell’autore, neanche nella loro acrobazia salto mortalore, ma nella concentrazione amorosa del lettore.

(seç ka nje si ritem te brendeshem shqiptar, dhe te standardit)

InkuizitoriMoth

MENJEN TOP!
(ose topmenjen,
dmth topetope menjen,
ose menje me dy hemisfera)
yoan capote racional--2004

menje topmodel

me te hik menja

hiç menja mu

m’hiku menja

ta do menja

aq ja pret menja
(gjys-menjes)

me te lon pa menje

menjapordhe

hajde menje hajde
(por edhe mos hajde)

menja menjes nuk i gja

aq ja pret menja

gjo e modhe menja

menje menje kjo dynjo

menje(si në foto)
3

(si në foto) nga menja
ozartsetc-fabien-merelle-tete-de...-e1302967065262

InkuizitoriMoth

atë botë nuk gjejmë gjë tjetër përveç çfarë çojmë atje nga kjo botë.

fraze e ndodhur ne nje dosje te padeklasifikueshme te Koliqit dhe Camajt, zbuluar nga Topmodel menjeve te Blogut Tjeter

InkuizitoriMoth

Mbas vdekjes së Mehmet Shehut në Tiranë qarkulloi një shprehje kuptimplotë folk:

Tani vetëm jevgjit janë me biografi të mirë.

(vetem tani kuptoj pse fitoi Sorros dhe pse kategoria e delta pa dhom nuk do me e pa Sorrosin as me sy)

InkuizitoriMoth

Nuk bëhesh i lumtur duke kërkuar të bëhesh me çdo kusht i lumtur: por bëhesh i lumtur duke përmbushur disa kushte të kundërta me lumturinë.

InkuizitoriMoth

ose do te behesh jashteqitje e kombit (si puna jone), ose do te behesh brendaqitje e marlonit.
Nuk ka rruge tjeter perveç masazhit te zorres trashe, pra sido te ndodhe pa bo qef nuk ngelesh.

InkuizitoriMoth

Mattina
M’Illumino d’immenso

(Giuseppe Ungaretti)

InkuizitoriMoth

Sera
M’oscuro di limitato

(i Modhi :smiley:)

InkuizitoriMoth

E vetmja “ndodhi" që vërtet ndodh në epokën postmoderne është deklasifikimi i dosjeve.

InkuizitoriMoth

Fakti që vënd i vogël ku të gjithë bien kushërinj nuk bënet shtet kurrë nuk duhet konsideruar fat i keq në një kohë kur përbindëshi i shtetkombit dhe insititucionet që e mbajnë në këmbë na ka lënë shëndenë.
Halli është se kjo dukuri nuk është kuptuar akoma në masë të gjërë në mënyrë të qartë dhe të ndërgjegjëshme as në sallonin e sinjorës, pa le pastaj në masat e gjëra punonjëse që jetojnë në kuzhinë.

InkuizitoriMoth

Nuk mund te kuptosh tamom se kush je pa lexuar dosjen tende, dmth pa të deklasifikuar dosjen, Gnōthi seautón e shkruar në tempullin e Delfit.

InkuizitoriMoth

Vë re vitet e fundit se janë shtuar aq shume eksperiencat e hidhura ne lidhje kontrate - si për nevoja personale (psh mekaniku i veturës), ashtu dhe për kontrata ndërmarrjeje -, sa qe më duket (ishalla gabohem) se tani është e pamundur ekzistenca e pak të mirëve dhe të ndërgjegjshmëve që akoma rezistojnë duke pasur besimin e dikurshëm: s’ka marrëdhënie dhe kontrata pa bes a besë, sepse tani për të mbijetuar ështe e domosdoshëm mashtrimi meqë të gjithë mashtrojnë.
Kësaj i thonë totalitarizëm i mashtrimit ose diktaturë e mashtrimit si dikur; atëbotë edhe disidentët i bashkoheshin turmës për të mbijetuar, tjetër punë se çfar bënin mçeftas. Besueshmëria nuk funksionon më, dmth lidhja e gjatë në kohë nuk fuksionon më, funksionon vetem mashtrimi dhe tradhëtia kontraktuale. Pra funksionon vetëm lidhja e momentit, vetëm një lidh e prish i vazhdueshëm kontratash bën të mundur ekzistencën, një ekzistencë probabilitare kuantike e bazuar mbi statistikë joafatgjatë.

Pararendëse për këtë situatë tradhëtie të detyruar kanë qenë marrëdhënia dhe kontrata në çështjet dashurore. Si gjithnjë seksi kudo në avangardë, edhe të fenomeneve sociale.

InkuizitoriMoth

Një komshi, që 3 herë në ditë shëtit qenin (ose ndoshta qeni shëtit atë), bën gjithnjë të njëjtën rrugë lineare, i mer kthesat me kënde, ka fytyrë gjeometrikisht të rregullt dhe me cepa njësoj si rrugëtimin. Po njësoj linearisht të rregullt ka trupin, gjymtyrët dhe veshjet, madje edhe qëndrim e ka këndor si ushtarak para eprorit, deri edhe muhabetin e bën formal, me cepa, linear, minimalist dhe mekanik, përsërit gjithnjë të njëjtat gjëra. Me fjalë të tjera është një e tërë ekzistencë gjeometrike euklidiane.
Mbas shumë vjetësh më tha një tjetër komshi që fut hunët gjithanej në lagje, se personi në fjalë punonte si dizenjator. Atëherë u bë e qartë gjithçka rreth personit, edhe në kohën e lirë vazhdonte të hiqte viza udhëve.

InkuizitoriMoth

Sa më tepër kalon koha, gjithnjë e më tepër më mbushet mendja - sidomos nga leximi online - që diskutimi në sistemin bipolar demokratik, gjithnjë ndarë në dy pole që ndeshen rrebët midis tyre, është sintomë e skizofrenisë bipolare, e cila është gjithnjë fatalisht e pranishme në grumbullimet njerzore, pavarsisht se kolektivi ynë punonjës mund të përbëhet nga individe të sëmurë dhe të shëndoshë (relativisht).

Këtë e eksperimentoj në vete, sa herë që nuk ndjehem mirë për një arsye apo për një tjetër, e gjej veten duke diskutuar si gomor për UDB-në, KGB-në dhe TVLS-në, dmth për gjëra që jo vetëm nuk më interesojnë, por i konsideroj futje hunde në nevojtore. Dhe nuk është se më pas ndjehem më mirë, siç zakonisht propagandohet për diskutimin online që shkarkon tensionet ekzistenciale, shëlben vuajtje të së kaluarës etj; jo, ndjehem më keq, i depresuar dhe i pendur që kam marrë pjesë kot më kot në një dasëm që nuk është e imja, dhe as jam dasmor i ftuar.

InkuizitoriMoth

Vetëvrasja është ndjenja (nëse mund të quhet e tillë) që në mënyrë të pavetëdijshme vegjeton superiore mbi të tjera ndjenja. Prandaj për të mbijetuar, njeriut i duhet të përballojë këtë ndjenjë vrastare në mënyrë të vetëdijshme, por edhe pavetëdijshme si zukamë sfondi që i shteron gjithë energjitë.
Për këtë shkak njeriu nuk është i lirë dhe i lumtur, por jeton si i dënuar me vdekje, dhe për ironi edhe me vuajtje të dyfishtë, sepse është ai vetë që ka në dorë dënimin e tij. Nuk mund të pëfytyrohet situatë më e koklavitur, më absurde dhe më e vuajtur se kjo, sepse është kjo ndjenjë, quajtur gabimisht “frikë nga vdekja”, që motivon sjelljen dhe qëndrimin e njeriut në botë në çdo aspekt.

Tërë kultura njerzore është produkt i “frikës nga vdekja”, pra një produkt i rremë sepse i cytur dhe i motivuar nga një ndjenjë e rremë.

InkuizitoriMoth

Dy nga gjërat më të habitëshme dhe më të ndyta - dyfish të tilla sepse konsideruar normale - që kam ndeshur në qytetërimin oksidental.

1- nuk di emrin e komshiut (sigurisht as komshiu nuk di timin).

2- pagesa në restorant gjithsekushi për hesap të vet.

Alba2265

Po ish komshinj qe kur I takoj me pyesin per macokun perpara se te pyesin per familjen.

InkuizitoriMoth

sakte Alba, provur vete kjo eksperience, vetem se jo me maçokun, me qenin :stuck_out_tongue:. Te falenderoj per shtesen e aforizmes se modhe komuniste antikapitaliste antioksidentaliste :smiley:

Mu kujtu nje skandal i katert, qe do ta sistemoj ne aforizme bashke me tenden, me nje fjale do vjedh prej teje ne internet sipas zakonit :rofl:. Asistova ne nje takim midis 2 familjaresh qe un e dija se kishin vite pa u pare me vetem nje “ç’kemi si shkon!?” sikur te ishin pare dje. Ose familjare adoleshente qe kur hyn ne shtepi per vizite, nuk bejne asnje levizje, nuk u leviz as qerpiku, vetem shikimi ndryshon pak sa per te thene: “ëhë të pashë!”.

Ishalla na thote kapo bolja nje tjeter skandal qe do na kete shpetuar.

InkuizitoriMoth

Një inteligjent duket budalla në mes dinakësh.

InkuizitoriMoth

Profesioni i vërtetë i intelektualit është mohimi i Qendrës duke tërhequr vëmendjen për gjëra periferike të dores së dytë. Ekzistenca e tij është periferike dhe centrifugale deri në perversitet: sa me tepër forca centripete e shtyjnë drejt Qendrës, aq tepër spostohet në periferi.
Intelektuali është mistrec me plot kuptimin e fjalës.

InkuizitoriMoth

Një pyetje e mirë ka pothuaj të gjithë përgjigjen brënda vetes, dhe akoma më tepër, hap horizonte për çështje akoma më tepër të rëndësishme.
Një pyetje e keqe, nuk ka as vetveten brënda, domethënë nuk mund t’i jipet përgjigje, dhe as meriton përgjigje.

InkuizitoriMoth

Shprehja shpesh e degjuar ne sallonin mondan te sinjores: “kjo eshte shkencore”, ka zevendesuar shprehjen e herëshme: “eshte e shkruar ne Bibel”.

InkuizitoriMoth

ideja e raportin te veçante e budallait te qytetit me banoret e tij eshte e shkelqyer, vetem nuk di si ta formuloj nje aforizme me kete ide. He per he po e fus ne magazine, do t’i vije koha edhe kesaj.

InkuizitoriMoth

Të jesh autor i një vepre ka vlerë edhe sepse kjo është një mundësi si kusht praprak bazë për të qenë njësoj autor i jetës tënde; shumica e njerzve nuk janë, jo më autore, por as lexues dhe as spektatorë të vetë jetës së tyre; me tamam “kot që rrojnë”.

Alba2265

Pac famen e budallait :joy:

InkuizitoriMoth

jo, kesaj i thone t’i besh konkurrence folkut, ndermarrje e pamundur edhe per me te modhin e te medhejve.
Folku eshte gurra e pashterrshme krijimit per nje krijues. Edhe ne kete rast folku na jep nje dore:

Paç fatin e disidentit rrebel qe nuk i bindet rregullave totalitare te qarkullimit me autobuz urban :smiley:

InkuizitoriMoth

se me kujtove nje muhabet autobuzi qe ka ndodh verte me nje shok qe do i kishte pelqy shum edhe vete Dostojevskit.
Ky shoku po udhetonte me nje autobuz linje mbush tumllas me rob si sardele njit e njit me njeri tjetrin. Ne kete situate te arte per hajdutet e xhepit, ky shoku ndjen nje dore qe po i futej ne xhepin e pantallonave ku kishte ca pare. E pa mire e kujt ishte dora, por nuk bezani sepse i vinte turp nga paturpesia e hajdutit. Keshtu kjo ndjenje turpi vazhdoi derisa hajduti mbaroi pune dhe terhoqi doren bashke me shukun e pareve. Atehere ky shoku u lehtesua, dhe u çlirua fare kur hajduti zbriti ne stacion.

Kete mekanizem e kam pare te funksionoje shpesh ne situata ne dukje pa lidhje me futjen e dores ne xhep konkretisht, por futje duarsh idealisht, marrje çfardolloji pa turp duke shfrytezuar ndjenje e turpit te tjetrit. Edhe ne kete rast mekanizmi i vjedhjes eshte seksual (kopim i aktit primordial ne Zanafille): “futje duarsh” femrave, ndodhur konkretisht ne autobuz, ose edhe ne erresire e sinemase te Stalker-Korrikses. Mekanizmin shpirteror te turpersise-paturpesise, e kam pare ta perdorin shpesh kazanovet, ata qe “rregullojne femra”.

Alba2265

Sa me teper qe kalon kalon koha e kupton qelbsinllikun e asaj kohe sa te vjen ndohte te flasesh per te , por ne qe e jetuam na u mesuan hundet si duket me eren e …utit e nuk na bente me pershtypje.

InkuizitoriMoth

jo nuk eshte tamam keshtu, eshte pak me ndryshe, e deshmojne edhe diskutimet ne Blogun Tjeter:

Sa më tepër kalon koha, qelbsinlliku i epokës së Gzim Kullufit, sa vjen e bëhet me i dashur për kë e provoi në kurriz për shkak te filtrit magjik të nostalgjise që zbukuron gjërat, plus faktit që qelbsinlliku i sotëm bën më përshtypje si prani reale në mes tonë.

Ndërsa për spermatozoidët e mbas vitit 1989-te: qelbsinlliku i epokë së Gzim Kullufit, sa më tepër kalon koha, sa vjen e bëhet më interesant aroma e mutit ekzotik që duket krejt ndryshe nga era e spirrës së dizanterisë së përditëshme.

InkuizitoriMoth

Jevgun lekurbardhe, i zi ne shpirt si sorrë në plep, si ta çosh ne Amerike, si ta çosh në Mjegullnajën e Andromedës, po jevg mbetet, jevgu sidoqoftë jevgun lekurzi UFO do të votoje, tifoz i Gzim Kullufit në jetë të jetëve do të mbetet edhe sikur t’i rrjepësh lëkurën.

Alba2265

Sa herë e kemi parë pisk kemi nxjerrë lahutat dhe çifteliat për t’i kënduar Besës, Mikpritjes, kreshnikëve. Shyqyr Zotit tashmë është e qartë se besa dhe mikpritja dhe kreshnikët tanë janë mite që na i kanë përhapur ca udhëtarë të krisur të nja dy a tre shekujve më parë dhe sot s’ka asnjë dyshim se besa, mikpritja, divat që dashurohen me Zana, rrokullisin shkëmbinj, tundin male, vrasin kuçedra me shtatë koka, janë përralla, dhe shqiptarët nuk janë asgjë tjetër përveçse ca tragjikomikë autodestruktivë.
Edison Ypi

InkuizitoriMoth

Nuk është aspak e qartë se kur krijuesi ngambrapamodern akuzon Traditën për hipokrizi dhe Modernitetin për degradim kriminal, e bën nga dëshpërimi tradicional apo nga lezeti i pjesmarrjes me hipokrizi në këtë degradim modern.
E vetmja qartësi është turbullira ngambrapamoderne “ujku mjegull do!”.

InkuizitoriMoth

Kur autori i një vepre arti kritikon degradimin e shoqërisë moderne bashkëkohore merr pjesë, pa dashur ose me vetëdije, me kënaqësi në festat moderne la dolce vita të derrit dhe dosës me justifikimin e liçencuar se autorit i duhet të identifikohet natyrshëm me protagonistin që ta rikrijojë atë dhe veprën.

Nga ana tjetër spektatori (ose lexuesi) ka liçensën të identifikohet me protagonistin (për pasojë edhe me autorin) nëse dëshiron të shijojë la grande bellezza të veprës.

Kështu autori, spektatori, lexuesi janë bashkë me derrin dhe dosën në të njëjtën turmë qeflie që zbavitet me lezet t’modh.

InkuizitoriMoth

@Alba2265,
mu kujtu edhe nje bukuri e jashtme qe me ka bere pershtypje ne mergim, qe do ja shtoj 4 tè tjerave te regjistruara me pare:

Sapo kisha arritur jashtë shtetit si mërgimtar, llafe muhabet me një një intelektual t’modh vendas, ndër të tjera më tha:

-Të gjitha femrat janë kurva!

-Jo nuk është e vërtetë - i thashë - për shëmbull edhe ti e ke një nënë që nuk besoj ta quash të tillë.

-Kurvë është edhe ajo! - më tha pa i bërë tërr syri.

Ma mylli gojen, rrupi-supi, ketij i them un argument shkencor objektiv, i pavarur nga interesi personal subjektiv. Pranej jane te zhvilluara vendet e jashtme, jo si ne qe i rregullojme te gjitha gjonat sipas qefit dhe leverdisë.

InkuizitoriMoth

Më estetik se vargu aleksandrin,

shkruar në faqe të librit,

është glasa e zogut marin,

lëshuar në breg të detit.

i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Lexohet një libër për tu gjetur në shoqëri me dikë, edhe me një autor tashmë të vdekur, por kryesisht me lexues potencialë që ndërkohë po e lexojnë si edhe ti. Fatkeqsisht në eksplozionin kulturor të sotëm, vështirë të gjesh njeri që ka lexuar të njëjtin libër (pa llogaritur fenomenin masiv të celularizmës që ka nxjerr apsajt celulozizmën). Tani vetmia është më e madhe se kujtohet, dhe nuk luftohet më me mjete letrare, siç rekomandohej pak kohë më parë në situatën lockdown, e cila shpirtërisht ka qenë dhe mbetet mbizotëruese për shkak të epidemisë moderne të virusit të vetmisë.

InkuizitoriMoth

Të kesh frikë është fare normale sepse frika është një reagim i natyrshëm për ruajtjen e jetës nga rreziqet e rastit; anormale është të dhitesh n’brekë prej frykës, sepse nuk të afrohet njeri pranë se qelbesh erë.

InkuizitoriMoth

Përmbysja historike e laicizmit:

Nga i Afërmi tek Tjetri, nga “duaje të Afërmin tënd” tënd tek “respektoje Tjetrin”, nga mëkati origjinal tek ndjenja e fajit, nga falu çdo mëngjez tek lexo gazetën çdo mëngjez, nga mbaj kreshmë tek mbaj dietë, nga çdo të djelë në meshë tek çdo të djelë në stadium, nga rrëfenjëtore e priftit tek divani i psikoanalistit, nga shprehja “është e shkruar në Bibël” në frazën “kjo është shkencore”.

InkuizitoriMoth

Që të mos harrosh duhet ta kesh tjetrin brënda vetes dhe jo vetëm para syve.
Ndryshe shprehja: “ku t’kom pa!”.

InkuizitoriMoth

Një person vërtet i lirë nuk varet nga lloji i sistemit shoqëror ku jeton. Ndryshe liria nuk ekziston.

InkuizitoriMoth

Poezia është mbivlera e punës prozaike në epokën e kapitalizmit, i cili është edhe letrar, madje kryesisht letrar, poetik, sublim, qiellor. Pra poezia është nektari, lëngu esencial i përftuar prej shtrydhjes së shpirtit punëtor nga shfrytzimi i pamëshirshëm i kapitalizmit letrar.
“Pijini longun!”.

(jom kurioz: sa vete i lexojne dhe i kuptojne keto shprehje t’mdhoja te te Modhit :smiley:)

InkuizitoriMoth

Posi jo më, kom un një shprehje origjinale timen qe e kom vjedh në internet:

Mos i fut hundët n’pilaf kot mbas pilafit se nuk mban më ujë pilafi!

InkuizitoriMoth

Te jesh jasht shtetit do të thotë të jesh brënda vendit.

InkuizitoriMoth

Vonë kam kuptuar (më mirë vonë, se kurrë) se disa lloj leximesh në sasi të konsiderueshme do kish qenë më mirë që të mos i kisha bërë për të gëzuar më tepër shëndet.

InkuizitoriMoth

Njerzit duan fort një atdhe hipotetik të ndodhur kushedi se ku në hava sureale ose në trurin e tyre të mbrapshtë, ndërsa në realitet marrin pjesë aktive ose gjënden në mënyrë pasive në konfliktin politik majtë-djathë; dmth në fakt përbuzin të paktën gjysmën e mëmëdhetarëve të tyre.

InkuizitoriMoth

Na ishte një herë në Amerikë një restorant që quhej “Amerikë”. Na ishte seç na ishte edhe një emigrant shqiptar që punonte në këtë restorant si pjatalarës, i cili nxorri kokën tek sporteli i mencës, dhe u çorr si bori në drejtim të askujt të pranishëm që edhe ishte, edhe nuk ishte - një gomar me bishte:
-Ç’po na thoni, pse gënjeni njerzit me barcaleta? Për të ngrënë hëngrëm, për të marrë morrëm, por për të ikur nuk ikim dot sepse vazhdimisht ka pjata për të larë!

InkuizitoriMoth

Kundërakuzë për akuzën e rëndomtë se “komenti jot është jasht teme”:

Në një botë inkoherente dhe false, koherenca dhe e vërteta ndodhen gjithnjë jasht teme.

InkuizitoriMoth

Si është më mire të jesh ekstrovers apo introvers? Ka shumë më tepër rëndësi të mos jesh pervers.

InkuizitoriMoth

Dëshmi që trokëllima politike ngambrapamoderne e 2 boleve të Marlonit është muzikë xhaz i lashtë:

Ti pikëllohesh për një bimë ricini që nuk arrite ta rritësh, që në një natë lindi e në një natë vdiq, po unë që duhet të kem mëshirë për Ninivën, një qytet i madh, në të cilin ka më tepër se njëqind e njëzetmijë njerëz, që nuk të dinë dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një numër të madh kafshësh - Jona 4, 10.

InkuizitoriMoth

Gjërat mund të bëhen edhe në kushte të pamundura, madje bëhen më të mira, me të sakta e më produktive se në kushte komode; dëshmi kjo se pengesat janë providenciale, që rruga e vërtetë është pista atletike e kapërximit me pengesa.

InkuizitoriMoth

Domethënia filozofike e dizajnit:
Njeriu si homo sapiens economicus, kur prodhon objekte materiale, humanizon materien.

InkuizitoriMoth

Parimi nr. 1 i dizajnit dhe i estetikës etike:
Një gjë nuk zbukurohet vërtet duke e stolis me lule, por duke e bërë vetë këtë gjë lule.
Njëkohësisht ky parim është edhe urdhëresa e Dekalogut: “Mos vidh!” që përmbledh 10 urdhëresat në një të vetme.

InkuizitoriMoth

10 urdhëresat e Dekalogu janë versione të ndryshme të urdhëresës: Mos vidh! që nuk vlen vetëm për hajdut xhepash. Psh urdhëresa: Mos kryej tradhëti bashkëshortore! reduktohet mos vidh gruan e tjetrit, urdhëresa: Mos vrit! reduktohet në mos i vidh jetën tjetrit, e keshtu më tej.
Kjo sepse krimi origjinal ishte Vjedhja si hajdutëri e pozitës së Zotit.

Alba2265

Meqe flasim per vjedhjen p.sh Prometeu.A duhet konsideruar si vigan liberator qe hoqi dijen si monopol I zotava dhe ia dha popllit apo si vjedhes I pasurise intelektuale?Ndeshkimi I tij : mesazh se cdo akt I larte per njerezine kerkon sakrifica te medha apo se vjedhja e pasurise intelektuale eshte krim qe duhet ndeshkuar rende?

InkuizitoriMoth

çdo figure mitologjike helene ka ekuivalentin e vet ne mitologjine hebraike. Prometeu eshte ekuivaleti Satanik hebraik.
Ne kete kuptim epoka moderne konsideruar rendom prometeike (ke poema dhe piktura, etj te kushtuara Prometeut, biles direkt Satanit pa mburoje helene), rezulton me logjike satanike. Dhe jo vetem me logjike, edhe konkretisht, me vepra konkrete.

InkuizitoriMoth

“Krimi dhe ndeshkimi” quhet nje nga veprat me te njohura te Dostojevskijt, ku nje intelektual i modh vret nje plake me ideologjine intelektuale t’modhe se te gjithe njerzit e medhej te historise kane vrare me qellim te larta, qe ta çojne historine perpara, tip Aleksandri i Maqedonise, Napoleoni etj. Pastaj natyrshem i erdhi edhe ndeshkimi.

InkuizitoriMoth

Te verteten dhe falsitetin nje qime e ndan, e kete qime njerzit e kane shkul nga bishti i Shejtanit, ose nga bolet e Prometeut. Dija intelektuale, zjarri qe Prometeu i vodhi perendive te Olimpit, nuk ishte monopol i perjetshem i perendive (ose Zotit hebraik, ne njejes, meqe hebrizmi ishte monoteist), ishte i destinuar per njerzit, por ndryshe eshte ta marresh pa leje nje gje, ta vjedhesh, e ndryshe ta japin me leje.

Alba2265

Ndoshta duhet te shkruash nje liber tip sparks notes to shpjegoc shqipove se si te kendojne letersine .Psh una katerdhete vjet pasi e kisha kenduar mesova se mesazhi I Andersenit ne perrallen e tij me shitesen e skrepseve eshte se jeta njerezore sado e mjere te duket ka bukurine e vet .

InkuizitoriMoth

kam shkruar liber mos kujto se nuk kam shkruar. Por me shkoi goja ngambrapa duke shkruar ne Peshk qe shqipot intelektuale elitare i ke pa asnje perjashtim servile katunare ose snoba, si ane tjeter e medaljes. I vetmi interes i tyre eshte albanologjia, vetem ketu mund te duken se jane dikushi, sepse nuk pjerdh njeri se kush eshte Albania e kush ka qene.
Lere librin, ti nuk e shef se shkrimet e mija antiprometeane dhe antisatanike ne Peshk, nuk i lexon me njeri, as Pjer Thomas nuk i lexon me.

InkuizitoriMoth

Harrova me thone qe shqipot intelektuale i ke edhe me ner me thon antikomuniste 30 vjet mbas pilafit.
Dava zvarranikesh, si xhaxhi veterani antifashist atebote.

InkuizitoriMoth

@Alba2265,
lidhur me muhabetin prometejan me siper, meqe ke kulture biblike, gjeje se e kujt eshte kjo fraze e modhe:

Nuk arrijme te shohim mekatet tona, por sapo te tjeret gabojne, behemi akuzatore.

InkuizitoriMoth

Kush nuk kap atë botë, humbet edhe këtë botë.

InkuizitoriMoth

Neni 72 për agjitacion e propagandë mbështetej në tabanin e folklorit kombëtar:
Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen.

InkuizitoriMoth

edhe une si gjithe te tjeret po merrem me studime abanologjike per prejardhjen e termit “arber” dhe “shqiptar”, por ndryshe nga shoket po hulumtoj te zgjidh misterin e termit “albaneze di merda”. Nga ta kete origjinen valle? Ç’kuptim ka ky lloj togfjalesh? Pse pikerisht “dalja jshte shtetit” bashkelidhet me jashteqitjen? E keshtu me tej.

Alba2265

1] Judge not , that ye be not judged. [2] For with what judgment ye judge , ye shall be judged: and with what measure ye mete, it shall be measured to you again. [3] And why beholdest thou the mote that is in thy brother’s eye, but considerest not the beam that is in thine own eye?
sa keq na vjen kur na therrasin 'albanese di merda" e sa superiore na duket vetja kur shfryjme “jevgu i mutit”…

Alba2265

Komisioni i debim internimeve paska qene mbeshtetur ne Kanun .Sipas kanunit parashikohet perzenia e familjes nga fshati…

InkuizitoriMoth

ky i yti eshte Jezui. Por pyetjes nuk i je pergjigj se kush eshte autori i shprehjes qe kam sjelle?

InkuizitoriMoth

mos bej kerkime, mos u lodh kot, ta them une. Eshte Sokrati, qe eshte Jezui i helenizmit. E verteton edhe ngjashmeria kuptimore totale e te dyja shprehjeve.

InkuizitoriMoth

Dashuria dhe drita janë të vetmet që mund të shohin vetveten.

InkuizitoriMoth

Eshtë idjotësi të kërkohen fakte historikë në historinë providenciale, e cila është si të thuash një metahistori ku ngjarjet kryhen në një dimension mbireal, përtej kohë-hapsirës. Çfarë quhet thjeshtë histori është vetëm konteksti historik i tekstit të historisë providenciale. Në historinë e dokumentuar, pra në historinë kontestuale skolastike dhe akademike, humbet lehtësisht në një kaos labirintik të dhënash të interpretuara në gjithfarlloj mënyrash në kufi të absurdit.

Prandaj intelektuali i shquar rezulton një koqe idjoti që se ka shokun. Sigurisht edhe koqe maskarai sepse falsifikon të vërtetën historike, me pasojë vuajtje pa fund për të gjithë.

InkuizitoriMoth

Të gjitha kafshët bëjnë seks, vetëm njeriu bën pornografi kamasutra si kafsha e vetme e aftë për të hulumtuar seksualitetin, gjè qè e bën superior (potencialisht) me kafshët e tjera. Ndèrsa mënyra se si bëhen këto studime, e akoma mè tepèr mënyra se si realizohet konkretisht ky potencial, e bën njeriun superior apo inferior ndaj kafshëve, më keq se kafshët.

InkuizitoriMoth

Në metafizikën postmoderne (ngambrapametafizika) ekziston bindja epokale që temat e mëdha të metafizikës klasike: pyetja, hulumtimi dhe dhënia përgjigja mbi qenien e botës, kuptimin e jetës dhe finalitetin e historisë njerzore, jo vetëm që nuk janë të mundura të bëhen (edhe teknikisht për shkak të limitit të gjuhës Witgenshtejn ngambrapës e kush tjetër pordhi kali), por nuk janë as legjitime të bëhen sepse konsiderohen atribute te tiranisë. Pak mungon që të jenë të ndaluara të bëhen.

InkuizitoriMoth

Nuk i besoj Zeusit kur është i zemruar se nuk i besoj as vetes kur jam i tillë.

InkuizitoriMoth

I pari ishte monologu.
Pastaj u duk dialogu, më pas lindi diskutimi, akoma me pas debati, pastaj polemika, derisa më në fund u gjetëm pa e kuptuar në mes një sherri midis Kainit dhe Abelit duke i çare bythën dhe kafkën njëri tjetrin dhe tërë njerëzisë.
Dita e parë e krijimit (sipas apokrifit të Detit të Vdekur).
Por nuk ishte se dita e dytë ishte ndryshe. As të tjerat më pas.

InkuizitoriMoth

Sa tepër i rreme eshte interpretimi i Tekstit i shkeputur nga Konteksti, kushdoqofte tekst i librit fetar, i dosjes sekrete, i tekstit artistik etj. E meqe konteksti zhduket bashke me ata qe e kane jetur, mbetet vetem teksti hermetik si sfinks i frikshem qe i falen arkivistet dhe eruditet si fallxhore ne shkretetire duke degjuar jehonen e kontekstit te rinterpretuar sa andej knej neper duna rere. Ne kete lloj peisazhi vetem hingellima e çjerre e gamiljes eshte e vertete, çdo gje tjeter eshte nje enderr, bile nje enderr e keqe, makth.

InkuizitoriMoth

Një shtëpi që nuk ka një çekiç për të ngulur një gozhdë dhe një kaçavidë pë të liruar një vidë, nuk është shtëpi, është hotel.

InkuizitoriMoth

I vogël është numri i njerëzve që shohin me sytë e tyre dhe mendojnë me mendjen e tyre - Ajnshtajn

I madh është numri i njerëzve që kujtojnë se bëjnë pjesë në ata që shohin me sytë e tyre dhe mendojnë me mendjen e tyre - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Kur arrihet thellesi vertetsie fjale, aq më shume mundesi ka të preken të tjerët pa e vene re; madje sa me thelle te shkohet, aq me teper persona prek ne intimitetin e tyre. Ne qender te tokes, je i barazlarguar nga tè gjitha pikat e siperfaqes, dmth, njesoj i afert me te gjithe, fjala prek njësoj të gjithë.

Alba2265

Ne emigracion behet qejfi I modh :joy:

InkuizitoriMoth

“Jashtë shtetit bëhet jetë!”, kjo ishte motoja e shkruar në shqytin e disidentit para viteve 90-të. Tani është harruar por atë botë çfar nuk bëhej për të dalë jashtë shtetit, çdo lloj servilizmi, imoraliteti, poshtërsie, intrige bëhej që djali të “specializohej jashtë shtetit”, të gjitha energjitë njerzore dhe intelektuale të mbarë shoqërisë ishin ne funksion të këtij qëllimi. Merre me mend figura më e dëshiruar dhe më e nderuar e shoqërisë ishte “shofer me albania”, shoferi i kamionit që dilte jasht shtetit. Ngambrapa viteve 90-të, kur ëndrrën intelektuale të disidentit mund ta realizonte çfardolloj alabaku, u dëgjua në eter një variant tjetër: “Në Amerikë bëhet jetë!”. Fund i kësaj historie është kur më thanë se një komshije emigrante në Amerikë, pashkësh thënë: “Në Evropë bëhet jetë!”. Me siguri do jetë thënë edhe e pathëna e padëgjuar: “Në Shqipëri bëhet jetë!”, sepse ëndrra qeflie i bie botës përqark për 83 ditë.

Vetëm poshtërsia rri në vënd numro, nuk do që nuk do të pranojë se ikja ku bëhet jetë, e pamotivuar nga rreziku i vdekjes, është një akt një akt tradhëtie. Prandaj ik këtu e ik atje si çifuti në shkretëtirë, pa gjetur paqe kurrë, gjithnjë në krizë dizanterie duke “dal jasht” me brekë nëpër këmbë.

InkuizitoriMoth

Fashist me perkufizim ishte një i krishterë, por pa besim në Zot, ndërsa komunist ishte më tepër se një i krishterë pa besim në Zot. Të dy figurat i përkasin një kontesti të caktuar historik që sot nuk ekziston më, dhe ta do mendja që nuk ekzistojnë as figurat në fjalë.
Ekziston vetëm figura e demokratit me të vetmin funksion që të ngrejë prej varrit si lugetër fashistin dhe komunistin. Dmth edhe vetë demokrati është një lugat midis lugetërish, pa të sotme e pa të ardhme.

InkuizitoriMoth

Inteligjenti është një budalla në mes dinakësh.

dafne

kohen e fundit kete ;
kjo mase amorfe qe per dreq qellova ti takoj ,me ka cvlesuar identitetin .

InkuizitoriMoth

Per masen amorfe e ke fjalen per trupin?

dafne

jo me trupin mire ndjehem, per trurin e pata llafin ,Inkuzicion

InkuizitoriMoth

truri eshte nje organ i trupit, pra eshte pjese e trupit.

InkuizitoriMoth

Si eshte e mundur qe kjo mase amorfe qe per dreq qellova t’i takoj, organizon shprehje me strukture morfologjike qe nganjehere per dreq jane te goditura edhe si kuptim?

InkuizitoriMoth

Nje indigjen qe pa televizor per here te pare tha:

-Si eshte e mundur qe kjo mase amorfe veglash dhe telash pa kuptim formon nje imazh morfologjik?

InkuizitoriMoth

Shefi im, nje cope budall si gjithe shefat, po edhe klysh kurve si gjithe shefat, me pyeti mbasi i thashe per tu justifiku per nje gabim timin: “ho me mo se nuk eshte ndonje tragjedi e modhe!”:

-Çfar qu ti tragjedi atehere?

Un nuk fola, se e di qe ne keto raste pergjigjet i Modhi :smiley:, e pritsha ndonje pergjigje skandaloze, te llojit psh: “Tragjedi eshte te mos japi shefi rrogen ne fund t’mujit!”. Por i Modhi :smiley: kesaj here ja pati ndryshe:

-Ta dish qe je i modh, e te mos kesh spektator tjetër perveç vetes!

Aplausi. T’gjith pane nga mu, e shefi me tha:

-Ç’ke qe perplas duret si hajvon?

dafne

e per cudi Inkuzicion ,une jam shef ,por nuk jam nje cope budalle , nuk vonoj as rroga por as dy llafe varteseve te mij nuk ju jap hapsire per debat ( kursej energji dhe koncentrim vetanak, metodike eshte kjo ) por per dreq trashigova gjak shqipeje arkaike dhe me duhet te ballafaqohem me 6.9 milion debilla qe me rrethojne .

p.s. ne jeten reale Inkuzicion situatat politike me zhgenjene shume e pasojat kur i preki humbi torruan ( jam tip qe i bie pikes ,nuk humbi kohe te fajsoj nje per nje ,prandaj gjithmone fajsoj popullin ,sepse padituria e tij na sjell verdall ne nje qark te mbyllur e vendnumero e bashke me te fajsoj dhe vehten qe u rastisa te qelloj ne mes te tyre e ti vuaj pasojat e injorances kolektive ) prandaj kete fraze e permendi shume , kjo mase amorfe me cvlerson dinjitetin dhe idientitetin qe bart , e them ne forme synonyme sepse nuk dua te ul vehten dhe po , ishte e qelluar fraza jote ,trupi ka trurin organ , nuk do te funksiononin po te mos korspodonin … a nuk eshte maft shembull i qelluar ate popull qe kemi ata udheheqsa dergojme … ?

dafne

1234567890

InkuizitoriMoth

si eshte e mundur qe kjo mase amorfe shenjash ka kuptimin morfologjik te doreheqjes te se dhenurit mendim amorf?

dafne

veq te thene ne forme amorfe,nuk jap ,kurr nuk jap . them te shkruar te koduar qe veshtire eshte te modifikohet por amorfe ,jo .

dhe une njoh mire terminollogjin , dij cka them, ku e them dhe kur dua ta them …

p.s.
mase amorfe kete popullin tim ka vite qe e etiketoj ,bile bile mendoja qe ketu moti e kam thene …

InkuizitoriMoth

po mire atehere, le te themi se e kodifikon ne menyre amorfe :grinning:

Alba2265

Ka njefare te drejte se gjerat e vogla cojne ne probleme te medha …

InkuizitoriMoth

per kuriozitet, ku e shef kete njefare te drejte ne komentin e dafnes, sepse une nuk arrij te kap asgje, i shof komentet e saj si art modern, te interpretueshme ne 100 menyra.

Alba2265

E pata fjalen per shefin tend.Shefi im nuk dinte te ndalonte kur vajta njehere vone.kur i vura ne dukje se isha vetem 5 min vone ai tha : nese nuk them asgje heren tjeter do vish 10 min vone, pastaj 15 min e me kete ritem pas nje muaji do paraqitesh ne pune aty nga pasdreka… :smiley:

InkuizitoriMoth

ke te drejte, edhe shefi i jot dhe i imi ka te drejte, por un jom i Modhi qe çdo inçident e perdor si pretekst per te treguar madheshtine time, e cila ka me rendesi se nje çeshtje e drejte apo e padrejte.

Alba2265

Ne serine the queen mbi mbretereshen e Anglise ishte nje episode mbi emerimin e sekretarit te saj presonal.mbreteresha e sapofronezuar donte nje mikun e vet ndersa shefi I kabinetit te saj donte nje tjater I cili kishte vjetersi pune e sipas rregullit ai duhej te ngrihej ne detyre.ne kete pike ai u konfliktua me mbretereshen e cila I sugjeroi nje perjashtim nga rreguli.” me lejoni t’ju tregoj si ungji juaj humbi kuroren iu gjegj ai .Filloi me thyerje te vogla te rregullave te cilat cuan me thyerje akoma me te medha derisa u shnderruan ne skandal qe tronditen monarkine …”mbreteresha I dha te drejte endryshoi mendje …

InkuizitoriMoth

ne film ka ndodh keshtu (qe ta shofi kinofili), sepse ne realitet ka ndodh ndryshe me Familjen Mbreterore qe osht me e modhe se i Modhi

InkuizitoriMoth

-Shiko, shiko, një turmë e tërë që feston ngjit e ngjit pa maskë! (eshte edhe Stalker me Korriksen)

-Kanë vendosur të vdesin të lirë si heroj!

InkuizitoriMoth

Në rrëfimet e librave të shenjtë është e vështirë të kuptohet dhe e lehtë të keqkuptohet e vërteta që sipas rastit mund të ndodhet herë në Kontekst e herë në Tekst. Ky keqkuptim ndodh rëndom midis eksegjeteve ose teologëve që pothuajse kurrë nuk bien dakord duke luajtur midis tyre deri në mistrecllëk: në të njëjtin rrëfim nëse njëri eksegjet ose teolog konsideron vetëm Kontekstin duke interpretuar literalisht pragrafin, tjetri konsideron vetëm Tekstin (metaTekstin) duke interpretuar simbolikisht shkrimin. Në rrëfimin tjetër i gjen të veprojnë anasjelltas duke ndërruar pozicionet.

Vonë kuptova se ky lloj keqkuptimi është frekuent, gati rregull, në interpretimin e çdo lloj shkrimi. Deri edhe diskutimet publike, madje edhe grindjet banale familjare në guzhinë, i binden fatalisht këtij rregulli.

E vërteta tamom përfshin Tekstin bashkë me Kontestin, Qiellin dhe Tokën, mendjen dhe trupin, prandaj s’kapet dot nga qenie me konflikt mendje-trup, qofshin këto qenie intelektuale elitare që lexojnë libra dhe shofin filma, qënie fardo që bojnë një dor muhabet në parlament ose ul ke guri, apo që bashkëjetojnë në guzhinë apo kudo tjetër qoftë.

InkuizitoriMoth

Po ndigjove se dy vete - kudoqofshin, ne guzhine, ne parlament apo me blog - i thone njeri tjetrit “te kom thone, po ti m’thu qe un po t’them çfar ke thon ti qe un nuk e kom thon, etj etj”, dije se po grindet Teksti me Kontekstin.

InkuizitoriMoth

Nuk është e thënë që një mungesë të jetë fenomen krejtësisht negativ. Konkretisht fakti negativ i pasjes bagazh të pakët kulturor kombetar mund të shndërrohet në pozitiv në kuptimin se je më i lirë për tu interesuar për kulturën e të tjerëve, pra të vjen më për lehtë të kesh edhe kulturë ndërkombëtare, sepse nuk rëndon pesha e të kaluarës (rast i Amerikës së pakulturuar meqë komb i ri pa traditë dhe Evropës së kulturosur dhe të dreqosur nga e kaluara e lavdishme).
Kushedi sa herë duke bërë nji dor muhabet me intelektualë t’mdhenj italianë e kam ndjerë veten me fat që gjimnazi shqiptar nuk ka bombarduar trurin tim me altilerinë e rëndë të emrave me peshë kalibri të lartë të llojit Petrarka, Leopardi, Manzoni etj.
Mungesa e balastit në hambar e bën anijen të udhëtojë me këmbë të lehtë në zbulimin e tokave të reja ekzotike.

dafne

jam rrit me artin abstrakt Inkuzicion , Ashtu me kane gatuar , bile ngarkuar me shume se qe mund te bart ne cdo dimesion drejt vizionit …

p.s. jashte kotekstit e tekstit por qellimisht e bera qe te ju provokoj ne te shkruar , sepse ne cdo te shkruar tende une rikujtoj e reflektoj te mesuaren neper kohe .

jam profitere, e pranoj.

InkuizitoriMoth

Ndryshe nga çfarë zakonisht paraqitet dhe besohet, vuajtja në thelb ka gjithnjë të njëjtën fytyrë, është përsëritëse dhe pa origjinalitet, më e mërzitëshme nuk bëhet. Ndryshueshmëria është vetëm e jashtme, secili ka historinë e vet fatkeqe për të treguar, por në thelb vuajtja është e njëjtë, përsëritëse, e mërzitëshme, mekanike, në thelb rrëfen të njëjtën gjë, ose më saktë nuk rrëfen asgjë tjetër përveç asgjësë. Kurse lumturia funksionon në të kundërt: megjithse lumturia ka të njëjtën formë për të gjithë, thelbi i saj është i ndryshëm, origjinalisht çdonjëri është lumtur në mënyrën e tij; megjithse historia mund të jetë e njëjtë, profumet janë të ndryshëm dhe rrëfimi mund të tregojë fare bukur çfar ndodh brënda.
Lumturia nuk bën histori, thonë artistët e mëdhenj. Shumë e vërtetë, por më tepër se artistët e mëdhenj, bëjnë histori gazetat.

dafne

njehere e njekohe mes frazash te nje romani nga nje autor i njohur pata lexuar nje shprehje … nje njeri i lumtur i permbahet cfardo kriteri , norme … eshte jo lumturia ajo qe nxit te thejme normat , barrierat …

p.s. a eshte jo lumturia sinonim i vuajtjes apo vuajtja pasoje e jo lumturise ?

InkuizitoriMoth

kush eshte ky autor, sepse shprehja me duket tmerrsisht e vertete? me duket se ma ka vjedh mu :smiley:

dafne kujdes me keto lloj lojra fjalesh me sinonime qe nuk te çojne kurrkundi.

pastaj pergjigjen e ke ne shprehjen e autorit: jo lumturia nxit te thyhet normat, ligjet, dhe per pasoje paguan konseguencat me vuajtje. Psh te fusin ne burg po thyve ligjin.

dafne

duhet te kesh lexuar gjithesesi dhe te te kesh ndikim nga ai , ska se si te jete ndryshe por mund te mos i kesh kushtuar vemendje gjerave te vogla por me peshte te madhe .

p.s.
por une dij dhe tjetren , te fusin ne burg , e vertet , por dij dhe ate qe cdo i burgosur orvatet te arratiset ne format me absurde , nuk e besoj qe kerkon arratisje nga lumturia qe ra ne biruce ? Eshte vuajtja e izoimit qe nxit koshience e subkoshience per kreativitet te cfardo forme , mjafton te realizoj qellimin .
Kush tash rotor i idese , vuajtja apo lumturia …
p.s.
phu me bere te jem vdekatare !! ( ke vere re ti , te zakonshmit sqarojne e sqarojne , e sqarojne gjithmone per ngut , thua ti te ju mbet merak mos do marrin me vehte te pathenen e nuk bene.)

InkuizitoriMoth

nuk e the emrin e autorit, pse e mban sekret dijen qe asht prone publike?

nji tash un po t’pyes, po t’baj nji pyetje:

asht Rama qe asht Berisha, apo asht Berisha pa asht Rama?

nuk e di a je tu m’nije a si?

InkuizitoriMoth

kam edhe nji pyetje tjeter ma t’veshtire tash po t’baj:

Edmond Dantes e ka ma t’lehte me u arratis prej vuajtjes burgut te keshtjelles Bershenit, apo prej lumnise te qendrumes shtri ne divan duke pa n’televizor kush do fitoje zgjedhjet ksaj radhe: Rama apo Berisha?

nuk e di a je tu m’nije a si?

dafne

Hesse .

te dyte bashke ne kant te berllogut ( diqysh kur i degradoj ne kete shprehje ndihem si mire …)

p.s. te fundit pyjte nuk po e kuptoj ,valla ?

InkuizitoriMoth

tani e kuptova me mire shprehjen, qe eshte tamam stil hessian. Hesse eshte burre i mire pranohet, megjithse ka kohe qe se lexoj ma, e kisha harru krejt, e nuk di si do me duket tani me e lexu prape.

Shprehja eshte provokuse dhe per te ngacmue tye, por ka edhe kuptim te thelle filozifik :stuck_out_tongue:. Po e them me fjale te tjera duke e permbledh gjithe muhabetin:

Edhe te arratisesh prej vuajtjes (kudoqofte: prej burgut te Keshtjelles Bershenit, prej divanit te njeriut te zakonshem qe lufton me mizat duke pa televizor ne burgun e merzise te perditeshme Rama-Berisha, prej Evropes plake drejt ishujve ekzotike te Paqsorit si Gogeni, etj) kerkohet qe bilanci i lumnise te jete sadopak me i madh se i vuajtjes e cila bllokon ne status quo personin, e do per vete personin, sepse si vuajtja ashtu dhe lumnia duan te jene te perjeteshme.

vala, a je tu m’nije a si?

dafne

Ku te arratisemi or ti , nga vetevetja ? Lumturia dhe vuajtja eshte reprodukim i mendimit tone , formimit tone, karakterit tone , perpara natyres si tip qe na kategorizon ne anim ,alegro apo fatalitetit ….,( shiko radhitjen e kategorive qe une i mendoj si vendimtare ) Nuk eshte me rendesi kordinatat ku ndodhemi ato jane factor terciar qe ndikojne ne Ne .

Exemplar konkret jam une , jam duke jetuar ne mes habitatatit me primitiv dhe nuk bie ne vuajtje por gjej kenaqesin qe duke elaboruar rrethanat shkak pasojne hutohem permes paqes me vehten drejte lumturise vetanake . Ne mes vuajtjes dhe lumturis mbenda vehtes sone,a nuk eshte paqja me vehten mesi i arte?

p.s.

Kam filluar te plakem Inkuzicion ! E di ku e ndjej ? Sot lexoj mijra mendime te thena dhe tund koken e them me vehte ,krejt si une po menojka ? Ne adolishence kur lexoja qoft Hessen Freud apo Osho memorizoja mendimet e tyre ne mua qe gjate pervojes ti eksprimentoj e vertetoj se a e kane thene sakt , ha,hahaha …

… Ajo qe memorizohet nuk harrohet, apo ?

Nuk do kesh durim ! mos provo , ! ( ke kaluar moti stande shume me te larta…)

InkuizitoriMoth

ma pak fjale desha te them qe krijimi eshte kalim cilesor nga nje gjendje e kaluar, ose e tanishme, ne nje gjendje tjeter te re qe i perket te ardhmes. E per ta bere kete kalim lumturia e personit duhet t’ja kaloje te pakten 2cm vuajtjes. Prandaj jane pak krijues (nuk eshte e thene artiste, por edhe njerez tamon) dhe shume qe rrine shtrire ne divan duke u shullaqur midis vuajtjes dhe lumturise pa bere asgje e duke i renduar tokes.

InkuizitoriMoth

thene me dy fjale

motivi me i thelle i botes eshte lumturia.

dafne

e kuptova qe as nuk me lexove ,
u ngute Inkuzicion duke me shkruar nje sqarim me se te zakonshem thua se nuk e kuptova ku eshte esenca ,
Pse nuk deshte te mendosh qe ne raport me mua si tek arti modern e gjitha mvaret cilen kend te pikeveshtrim done ti kapesh drejtezat , Une ashtu veprova kur japa pergjigjen e te thenes tuaj…

InkuizitoriMoth

un te lexoj gjithmone, por jo gjithmone te kuptoj, e te shumten e rasteve te keqkuptoj :smiley:

InkuizitoriMoth

te kuptosh tjetrin dmth te jesh me i lumtur se ai

e kam thene une, Osho e ka kopjuar prej meje :rofl:

dafne

kjo e fundit ,me pelqej , nxit mendimin e bashkbiseduesit ,
e shef ,sa rron meson …

InkuizitoriMoth

kur nje gege ben nji dore muhabet me nje tosk, vetem serbi i kupton :joy:

dafne

te jessh nje nivel me lart qe te kuptosh gjerat , te duken te cekta ngalleznimet e tjetrit ,
Nuk e thot Osho , jo ! duhet te jesh ne nivel te njejte qe te kene vleren e njejte …

dafne

aha , ky ishte qelsi, tash po i kuptoj veprimet e Rames ,
E une mendoja cfare vizone e halucilacione po i jep ati efekti i kokaines …

InkuizitoriMoth

ja e shef qe perfundove ne divan si qenie e palumtur duke pa ne televizor malokun dhe palloshin? :smiley:

nuk ka shprese per njerzimin deri kur te mos degjohen me ne eter trokellimat e boleve te Marlonit!

dafne

fitove . ndihesh rehat ?

po e vdekshme jam dhe une , diku dikur do gaboj dhe nodnje info nga ky habitat do degjoj…

InkuizitoriMoth

12661845_10205111925668905_123214575687765214_n

InkuizitoriMoth

Ndjenja mbizotruese e njeriu te rene eshte vetevrasja, e cila nuk eshte e thene te kryhet ne menyre romanceske me kobure ne temth, por si rregull kryhet ne menyre sistematike e graduale, pa u ndjere e pa u vene re, dite per dite, çast per çast, derisa personi katandiset ne nje qenie vdekur e pakallur.

Alba2265

Kur ke lexuar mbi 150 nga 200 e ca faqet e biçim romanit të Virgjil Muçit dhe bindesh se ajo çka po bën nuk është asgjë tjetër përpos një masturbim gjatë të cilit hallatin e tund ti qefin po e bën Virgjili, vjen në vete dhe kupton se je duke bërë gjënë më të pakuptimtë që mund të bëjë një banor i rruzullit.
Edison Ypi

InkuizitoriMoth

Nuk lexoj kurre nje liber si të vijë, rastësisht, me rekomandim, ose sepse është në modë, sepse autori osht i modh, sepse s’kom çar t’boj duke prit trenin ne stacion e hajt po ble nje liber tek tezgat etj. Pothuajse gjithmonë filloj nga një shprehje e thënë dal vivo e një autori që më tërheq vëmëndjen, e më tregon me pak a shumë se kush është, dhe më pas filloj të lexoj, dhe kur shoh se vërtet ja vlen, lexoj gjithçka të tij dhe rreth tij. Pak a shumë ne te njëjten mënyrë njoh njerëzit ne jeten reale që ja vlen te njihen. Në këtë mënyrë kam shumë boshllëqe në njohuritë e mija, por nuk e konsideroj problem, madje e konsideroj avantazh. Ka gjeni të famshëm që nuk humbni asgjë nëse nuk i njihni, perkundrazi. Shoh shumë njerëz që hanë si të babëzitur çfardo kulturë dhe autor te çfardo lloji, edhe këtu: “ky është i madh, ah sa i madh është ai tjetri!”. Por janë vetëm të mjerë të mëdhenj, s’ke çfar meson ne shoqeri te tyre.

InkuizitoriMoth

Nuk e le veten te me perdore kultura dhe libri, jam une qe e perdor kulturen dhe librin. Jam une Libri, gjysem i shkruar.

InkuizitoriMoth

Pozita e intelektualit të modh e të qenurit kundër çdo ideologie, është ideologji më vete, dhe madje ideologjia më mashtruese e më e rrezikëshme, e maskuar mbas mosqenies së mospasjes asnjë lloj ideologjie. Tamam ujku i veshur me lëkurë deleje, me Bashkën e Artë të Kolkidës.
Në fakt kjo është ideologjia më e fundit e Shejtanit kohët fundit, të cilat përbëjnë Kohët e Fundit ose Fundin e Historisë, përkatësisht konceptimit fetar ose konceptimit laik të historisë providenciale.

InkuizitoriMoth

Termin negativ “eurocentrik” e kam degjuar shpesh si ankese mbas vitit 89-te, pikerisht kur Evropa dhe Perendimi kishin humbur perfundimisht privilegjin e te qenurit qender referimi per boten. Dmth kur nuk kishte me arsye per tu ankuar. Njeriut i pelqen te luaje me jehonen.

InkuizitoriMoth

“Njeriu nuk mud ta kapë absoluten, ndryshe nuk do ishte absolute”, përmban brenda aksiomën: “Absolute është ajo që nuk kapet dot”, e cila përmban brënda aksiomën: “Nuk mund të flitet për atë që nuk kapet dot”. Nga kuklla ruse nxirret kuklla tjetër: “Nuk ekziston ajo që nuk kapet dot”. (U kry bacë!). Pastaj vazhdohet natyrshëm loja me kuklla: “Ekziston vetëm ajo për të cilën mund të kapet, prandaj mund të flitet”. Dhe së fundi kuklla finale, vendimtare mbi dhe: “Ekziston vetëm relativja sepse vetëm ajo mund të kapet e mund të flitet”. Përtej kukllës së fundit nuk ka gjë tjetër përveç boshit dhe hiçit, të cilat i kap Hajdegeri dhe Witgejnshtejni tu bo i dor muhabet ke Pylli Zi.

InkuizitoriMoth

Ne kemi të qartë vetëm atë që besojmë, dhe fjalët shërbejnë vetëm për ta shprehur këtë besim. Fjalët janë veshje gjatë përdorimit nuk kanë asnjë vlerë në vetvete, veçanërisht në përdorimin e përditshëm; vetëm etimologjia përpiqet të tregojë se mund të ketë një lidhje midis formës dhe kuptimit të Fjalës.
Pra fjalët kanë një kufi, i cili, në kundërshtim me atë që thotë Wittgenstein, nuk është “kufiri i botës”, është kufiri i filozofisë dhe logjikës. Bota në kuptimin e gjërë të fjalës (i ashtuquajturi “Kozmos” i Grekëve të lashtë që ka brenda vetes edhe të përtejmen), përfshin edhe çfarë ne besojmë. Kur rreket të tejkalohet kufiri i fjalëve, nëse nuk besohet në të njëjtën gjë që beson edhe bashkëbiseduesi (ose autori që po lexohet), ekziston gjithnjë rreziku që fjalia të duket e pakuptimtë si lojë fjalësh.
Pra nëse nuk kihet të njëjtën besim si bashkëbiseduesi, ose më keq, nëse nuk kihet asnjë besim, keqkuptimi është i garantuar. Ajo që ne besojmë i jep kuptim botës, kuptimi i botës qëndron jashtë botës së Wittgenstein, por duke mbetur ende brenda Kozmosit.

InkuizitoriMoth

Interpretimi pluralist i nje vepre arti pershendetet nga intelektuali i modh prej budallallekut + servilizmit + frikes ndaj sistemit ne fuqi (opinioni publik eshte po aq i frikshem sa policia), po njesoj si dikur pershendetej vetem interpretimi ne fuqi i melejezyshes “çfar ka dashur te thote autori me kete?”. Nese sistemi monist komunist rropatej t’i jipte nje kutim botes, sistemi pluralist kapitalist rropatet ta nxjerre boten me infinit kuptime, domethene me zero kuptim, pa kuptim fare.
Po nese bota ka nje kuptim, qe nuk eshte e thene te jete patjeter monokuptimi i melejezyshes, cili nga dy sistemet eshte me fals, me kriminal dhe me i poshter? Cili intelektual i modh eshte me fals, me kriminal dhe me i poshter, ai i Lidhjes se Shkrimtareve atebote, apo intelektuali i modh i Lidhjes se Banditeve ketebote?

(aq me teper qe ne kohe te trazicionit shihet ndrrimi i dy llojeve te maskave atebote-ketebote ne te njejten fytyre, ose qe maska atebote ne fytyren e babes ndrrohet ne masken ketebote ne fytyren e birit te babes)

InkuizitoriMoth

Nuk eshte e thene qe e kunderta e te keqes eshte e mira vete, mund te jete nje e keqe akoma me e madhe.

(nuk e mbaj mend se kush e ka thene, po s’ka rendesi, zene se e kam thene une qe jam hajdut interneti)

InkuizitoriMoth

Duke ndihmuar njërin për të zgjidhur një problem matematik detyrë shtëpie, mbas shumë vitesh që nuk merrem më me të, kuptova pse matematika dikur më shqetësonte, e tani më bllokonte të mendoja, rrija si i humbur para një ushtrimi dikur të thjeshtë. Shkak për këtë bllokim është zero dhe infiniti, dy koncepte të papranueshme për trurin njerzor, e megjithatë bazë e matematikimit modern. Papranueshmeria bllokuese e simbolit 0 dhe përhapej si kolerë (koronavirus :stuck_out_tongue:) edhe mbi numrat dhe gërmat e tjera të ekuacionit, i cili shndërrohej në një grumbull shenjash pa kuptim abrakadabra. Pra shijova për herë të parë mistikën e matematikës si injorantët katranjosë, por ndryshe nga ata, di mirë që sidoqoftë matematika funksionon midis 0 dhe , dhe shqetësimi i dikurshëm sot është bërë bllokim si dyshim: funksionon gabim? Si mund të funksionojë gabimi?

InkuizitoriMoth

Cili simbol është më fals, më kriminal dhe më i poshtër: 0 apo i modh?

(zgjidhje matematike e problemeve sociale, dhe anasjelltas):smiley:

InkuizitoriMoth

Vlera e një vepre arti është ose zero ose infinit.

Nuk po e gjej, qe nuk po e gjej, se e kujt eshte kjo shprehje. Ka mundesi te jete e imja, sepse nuk gjendet ne internet per ta vjedh.

InkuizitoriMoth

Edhe në librin më të iluminuar ku do të shkruhej krejt e Vërteta Absolute, ky libër nuk mund të jetë kurrësesi e vërteta, sepse e Vërteta tamom është e vërtetë e jetuar. Vetëm jeta mund të përmbledhë dhe përmbajë bashkë, si Tekstin (librin), ashtu dhe Kontekstin ku ndodhesh. Kjo nuk është akoma e qartë, megjthse është histori e 2000 vjet më parë.
Kur Jezui fliste, skribet e tempullit (intelektualët e shquar të kohës) i tregonin Librin (Testamentin e Vjetër) duke i thënë: “nuk është e vërtetë, shiko se kjo që sapo the nuk e shohim të jetë këtu”. Jezui i’u përgjigjej: “Jam unë e Verteta, Udha, Jeta”. Dmth jam unë Libri, dmth Teksti dhe konteksti. Edhe pa qenë Krishti të ndodh e njëjta gjë me skribët modernë. Nëse thua një gjë të provuar së vërteti në lëkurë, për mirë apo për keq, të vjen intelektuali i modh që roit biblotekat, e të thotë: “Nuk është e vërtetë, shiko se ky ka thanë ndryshe në faqe aq e kaq, e ky tjetri e ka thanë në faqe kaq e aq!” Mandje ndonjëri, më i modh se të tjerët, të thotë: “Shiko këtu, s’ka than Krishti kështu” :smiley:

InkuizitoriMoth

Ndryshe nga si kujtohet dhe propagadohet, nuk krijohet prej vuajtjes, e cila, e vetme, e shterpëzon njeriun, duhet edhe lumturia për të krijuar. Dhe si bilanc lumturia duhet të jetë sadopak mbi vuajtjen, ndryshe nuk krijon dot, madje nuk jeton dot. Lumturia nuk është vetëm një e drejtë e njeriut, siç shkruhet në Kushtetutën Amerikane (neni më i modh i saj), por është edhe detyrë e njeriut. Faktkeqsisht akoma nuk ekziston komb mbi dhe që ta shkruajë në kushtetutë këtë të dytën. Asnjërit nuk i pëlqen të bëjë detyrat e shtëpisë.

InkuizitoriMoth

Dyshimi hamletian “Të besosh apo të mos besosh?” është një pozë intelektuale snobe e llojit të lodrës së fëmijrisë “kush bën poza më të bukura” para të tjerëve dhe vetvetes. Besimi në Zot nuk është një mendim, sepse të menduarit është gjithmonë proces ambig me dy krena që ka gjithnjë të ligjshme të paktën dy këndvështrime të ndryshme, si pohimin ashtu dhe mohimin në çdo çështje të shtruar për zgjidhje.
Besimi në Zot është një përvojë e jetuar plotësisht nga dita në ditë, vazhdimisht e rilindur dhe riprodhuar nga eksperiencat evidente të përditshmërisë, i mjafton vetvetes dhe e tejkalon procesin dyshimtar të së menduarit duke paraprirë teologjitë, metafizikat, ideologjitë, qofshin këto pro apo kundër besimit.

InkuizitoriMoth

Gjë a gjëzë

Ngado që vete,
merr shtëpinë me vete.

(emigranti në kërkim të “një jete më të mirë” “jasht shtetit”)

InkuizitoriMoth

Krahasuar me Inteligjencën Supreme të gjithë janë budallenj, ndryshimi është se janë budallenj ndryshe, më saktë janë budallenj në mënyra të ndryshme. Kjo nuk përbën ndonjë problem kushedi se çfarë, gjëma e madhe është kur budallai ndryshe mbahet për superior ndaj ndryshe budallait.

InkuizitoriMoth

Nga një shoqëri e mbyllur, u bë një shoqëri e hapur, me rezultat një shoqëri e trullosur.

InkuizitoriMoth

Nderkohe qe intelektuali i modh oriental hante dynjone per te vene ne zbatim 5 pikat e Realizmit Socialist, intelektuali i modh oksidental bente komunistin duke talle koqet dyfish: si me koleget qe ndertonin realizmin kapitalist, ashtu dhe me ata qe hanin marlonët me dhom duke ndertuar realizmin socialist matane Perdes se Hekurt.

InkuizitoriMoth

Nëse ke origjinalitet nuk kopjon dot edhe sikur të detyrojnë, mund të kopjosh vetëm vetveten. Mund të kopjojë tjetrin vetëm kush nuk ka gjè originale për të thënë, gjë që përbën talent më vete.

Alba2265

Shprehje origjinale nuk ka .Sado qe te mundohesh dikush e ka thene para teje.
Mallkuar qofte ai qe e ka thene para meje tha :blush:

InkuizitoriMoth

ti e ke fjalen per shprehje te thena tu bo i dor muhabet? Sepse une “gje origjinale per te thene” e perdor ne kuptim me te gjere se tu bo i dor muhabeti ke Peshku apo blogu i Vehbiut. Psh E=mc ne katror eshte shprehje origjinale.

InkuizitoriMoth

mjer ata qe kane kujtese, e lumsi ata qe s’majne men çfar kan honger mrome.

InkuizitoriMoth

Po shihja një dokumentar që rrëfente për një tribu indigjenësh, djelmoshat e së cilës, kur i vinte koha për martesë zbukuroheshin duke vizatuar fytyrën me lloj lloj motivesh me ngjyra të ndezura. Djelmoshat viheshin në rresht “kush poza më të bukura” para vajzave të tribusë, të cilat zgjidhnin më të bukurit si bashkëshort të tyre. Në fund të dokumentarit kamera drejtohet tek vendi ku indigjenët merrnin ngjyrat, ishte një miniere e braktisur sulfati zhive (cinabri), mineral tepër helmues. Dmth lyheshin e përlyeshin pa e kuptuar se në këtë mënyrë po helmoheshin.

Përveç se shumë e trishtë, ishte një pamje mjaft qesharake. Po mendoja më pas: a nuk bëjnë të njëjtën gjë intelektualët e mdhenj duke zbukuruar turinjtë e tyre me lexime librash frëngë dhe parje filmash tejet helmatisësh për tu dukur dikushi në sallonin e sinjora Bertinit? Injoranca nuk është vetëm padituri shkencore, siç mundohen ta paraqesin inteligjentët e mdhenj, injoranca është edhe padituri e Parimit, e cila është injoranca më e madhe dhe më e rrezikëshme.

InkuizitoriMoth

Të djelën e kaluar herët në mëngjez u ngjitëm në majë të një mali (mal i thënçin, më tepër kodër se mal) ku ndodhej një manastir (eremo). Roja na tha se tani ndërtesa e manastirit përdoret si sanatorium për të rikuperuar të droguarit.
“Opium për popullin”; kuptimi marksist i rrjedhës së historisë si degradim i materializuar në kohë.

InkuizitoriMoth

Kush mballos fizikisht gruan e tjetrit, njëkohësisht ka mballosur shpirtërisht edhe të shoq të saj.

InkuizitoriMoth

Para se të bëja traktoristin në Frosinone, punoja në një piceri, shpërndaja picat derë më derë tek porositësit. Në picën e parë pata një shqetsim aq të madh për të shkëmbyer paret, saqë nuk ishja në gjëndje të bëja llogari elementare hiq e mblidh. Truri ishte krejt i bllokuar, morat paret që më dha porostësi, dhe krisa e ika pa i numëruar. Më pas dalëngadalë ja mora dorën, por hera herës vija re në bilançin e shitjeve në darkë, që paret, o ishin më shumë, ose më pak. Një herë u ngatërrova keq në kthimin e kusurit një porositësi, të cilit i kërkova falje. Më tha që të mos shqetsohesha, ai vetë kishte 40 vjet që bënte shitësin në markato dhe se e di mirë që ky është problem i zakonshëm në numërimin e pareve kur shet e blen, gjithnjë është mundësia e gabimit, sado eksperiencë të kihet në zanat.

Në këtë rast i rashë në të edhe një herë tjetër fuqisë mistike stërmadhe që ushtron paraja në thellësi të shpirtit njerzor. Paraja është kaq turbulluese për magmën kaotike të subkonshit njerzor, sa paralizon edhe masën racionale kristaline të konshit.
Kartmonedha është dëshmia që një copë letër nuk është vetëm një copë letër.

Alba2265

Kartmonedha eshte nje cope leter pa vlere .Besimi qe kane njerezit ne te e ben me vlere .:blush:

InkuizitoriMoth

e ke fjalen per besimin In God we trust qe shkruhet ne kartmonedhe?

InkuizitoriMoth

Duke kërkuar për të ngrënë marè në një rrëpirë mali, pashë një lloj pemë që nuk e kisha parë ndonjëherë, me një formë aq të çuditëshme sa më habiti. Nuk ishte fort e lartë, dhe në vënd të një trungu të vetëm, kishte disa që bashkoheshin në një fund të mbuluar nga gjethet e vjeshtës. Trungjet ishin fare të drejtë, të njëtrajtshëm, të lëmuar dhe pa degë (kurora e degëve hapej në majë), me një ngjyrë gri argjënd që rrëzëllonte ftohtë si inox; prandaj në fillim i kujtova një konstruksion tubash prej metali.
Një kapriço e tillë mahnitëse e lëndës organike të mimetizuar si lëndë inorganike, nuk mund të ishte veçse një sinjal profetik i Mëmës Natyrë për dukjen e ardhme të epokës së bimësisë të konstruksioneve industriale.

InkuizitoriMoth

In God we trust shqipërohet I paguhet prurësit me të parë.
:laughing:


InkuizitoriMoth

Alba,
nese Bottle Rack i Duchamp shqiperohet Arke Shishesh,

dhe Spin Doktor i Lukashenkos shqiperohet mjeku i tij,

atehere edhe In God we trust i Dollarit shqipërohet I paguhet prurësit me të parë (ose tun paret!).

Alba2265

Paraja eshte mit qe ekziston ne rradaket e homo sapiens qe bazohet ne besim .nese I ofron nje afgani dollare e pranon menjehere.nese I ofron lekun shqiptar te thote te fshic menderen me te se s’ka besim .Besimi eshte baza e civilizimit qe I mban shoqerite bashke .po iku besimi shoqeria bie ne kaos.Prandaj dhe kauret insistojne ne luften kunder korrupsionit se po iku besimi i robve be institucionet vendi shkon per lesh .

InkuizitoriMoth

Alba ne keto ujra duhet me u zhyt i çik ma thelle:

Besimi i kaurrit eshte me i thelle se besimi tek dollari dhe lufta e korrupsionit, eshte besimi tek borxhi, huaja bankare, e cila krijon parane. Jo rastesisht ne gjermanisht Schuld ka kuptim njekohesisht borxh dhe faj.

Me fjale te tjera besimi i kaurrit eshte mekati origjinal, te cilit kaurri i rru trapin duke luftuar korrupsionin nepermjet policise financiare. Duke i rrujte trapin mekatit origjinal, policia financiare e mban gjithnje rinor trapin e ngrehur te Marlonit bashke me 2 bolet e tij trokellitese.

InkuizitoriMoth

tun paret! dhe tun bolet! jane ekuivalente, siç jane ekuivalente kaurri dhe prurësi me të parë.

InkuizitoriMoth

Papa Ratzinger ka thene qe “ateisti te jetoje sikur Zoti te ekzistonte”, pa i shkuar fare neper mend se besimtaret duhet te bejne perkundrazi: duhet te jetojne sikur Zoti te mos ekzistonte, ne kuptimin qe t’i bejne gjerat vete, e te mos presin t’i beje Zoti, siç rendom i delegohet Zotit shpetimi i botes.
Ateistet dhe besimtaret jane njesoj te papergjegjshem, ose me sakte te papergjegjshem ndryshe.

InkuizitoriMoth

Leibnicit mbajti nje diskurs ne sallon mondan te kohes lidhur me idene e tij te “Parimit te Padallushmërive”, qe nuk ekzistojne ne bote dy gjera barabar te ngjashme midis tyre. Te nderuarit oborrtare dama dhe kavaliere te pranishem ju futen punes te kerkonin per te gjetur ne kopshtin e keshtjelles dy gjethe te padallueshme midis tyre qe te hidhnin poshte tezen e Laibnicit. :smiley:

Ate qe nuk e bene dot damat dhe kavaljeret e kohes se Lajbnicit, e bene intelektualet dhe intelektualeshat e sotme te sallonit te sinjora Bertinit që kane hedhur poshte “Parimin e padallushmerive” te Lajbnicit duke gjetur te vetmet gjera ne univers krejt te barabarta midis tyre: alias 2 bolet e Marlonit, me te cilat lozin nate e dite duke i trokellitur pa pushim.

InkuizitoriMoth

Pak vetë kanë mendime të tyre, të tjerët i blejnë mendimet në pazar të konfeksionuara si pantallonat, pako e gjalpit, ose pakot e maskave koronavirus. Eshtë shumë e vështirë të kesh mendime të pa marra hua ose ide të konfeksionuara të blera në Pazar, të kesh mendime të tua duhet me parë të vuash më tepër se një bylyk personë bashkë. Mendimet të jipen vetëm mbas një vuajtje të madhe, sa më e madhe vuajtja, aq më e madhështore ideja dhe zbulesa.

InkuizitoriMoth

Të hysh në një supermarket dhe të blesh absolutisht vetëm një mall - ky është testi dhe kushti më i sigurtë që kapitalizmi e ka të humbur davanë.

InkuizitoriMoth

Nuk mjafton të jesh i mirë, mbas mirësisë mund të fshihet dobësia. Që të jesh vërtet i mirë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk mjafton të jesh vetëm i mirë, duhet të jesh edhe i keq në situata të caktuara.
Thënë me pak fjalë: nuk mjafton vetëm Teksti, duhet edhe Konteksti.

Po njëlloj, ta do mendja që duhet të kuptosh, por që të kuptosh tamom, dmth të kuptosh Tekst dhe Kontekst bashkë, në situata të caktuara nuk duhet të kuptosh, duhet me qenë gomor fare, më tepër gomar se gomori që ke përballë.

InkuizitoriMoth

Mendja është e hapur dhe e lirë, nëse trupi është i kufizuar nga rregulla dhe ligje.
Dhe anasjelltas.

Alba2265

Qeni eshte kafshe besnike.Pse zemerohemi kur na therasin qen😊

InkuizitoriMoth

çfar koicidence, sot isha ne qytetin me te kulturuar dhe më me pare te zones tone, dhe tu bredh rrugeve vura re diçka te veçante qe u be shkak per te krijuar nje aforizme te re:

Sa më tepër vihen re qen race që shëtisin rrugëve bashkë me të zonë, aq më i pasur dhe më me kulturë është qyteti, dhe aq më e madhe është vetmia e banorëve dhe atmosfera e vetmisë që rri pezull mbi qytetin.

(dhe aq me pak merziten banoret kur i thone: “po jeton i vetem si qen!”) :stuck_out_tongue:
(dhe aq me teper eshte mundesia qe duke hedhur kembet mbi plloçat e gurta te rruges te shkelesh mbi nje gje te bute dhe rreshqitese) :joy:
(dhe aq me teper eshte mundesia te ndegjosh mbrapa kraheve zerin e vetmuar te padronit te qenit te shoqeruar: “Kur shkel mut, do te bësh një qerre me para!”) :rofl:

Alba2265

Pa qen nuk do te kishte patur qyteterim .Kafsha e pare e domestikuar nga njeriu qe 30 mije vjet me pare .Une i kam xhan kur jane te botes .Kur i ke te tute ata melune te hyjne ne zemer e te behen si robte e shtepise plus jane si femije qe s’rriten kurre .

InkuizitoriMoth

Çdo autor nuk bën gje tjetër veçse turinin e vet në çdo gjë që bën.

Nuk ka portret, ka vetem autoportret.

InkuizitoriMoth

Një prej reagimeve kryesore dhe fillestare të një krize skizofrenie është se pacienti zhvishet lakuriq (rikthim iluziv në gjëndjen para Rënies). Fenomeni modern i striptizës fizike (nudizmit) dhe shpirtërore (intervistimit dhe rrëfimit në publik) është simptomë i skizofrenise kolektive dhe arritjes në Ditët e Fundit si rikujtim i Ditëve të Para.

InkuizitoriMoth

Sakte, e per kete arsye beqaret dhe beqareshat e qytetit te pasur dhe me kulture preferojne qenin, sepse femija (qen biri i qenit :smiley:) me tu rritur e ke kunder.

Alba2265

Profecia e Engelsit ,puno me karroce dore gjate dites ,kritike opera gjate nates ne kohe te internetit po behet realitet .

InkuizitoriMoth

Profecia e Engelsit nuk eshte e plote sepse Interneti ka zhduk nocionin e dite-nates, nese Ptolemeu ndali Diellin e Yjet dhe leviziToken dhe Xhordano Bruna veproi perkundrazi, ndali Token dhe levizi Diellin dhe Yjet, Interneti ndali Token, Diellin dhe Yjet:

Laj pjatat gjate dites dhe trokellit bolet e Marlonit gjate nates, gje qe ne anen tjeter te rruzullit konceptohet sikur je tu bo qef t’modh gjate dites kur shtyn karrocen e Engelsit ku ka hyp Marksi se nuk ka pare me pagu bileten e najts-klubit.

InkuizitoriMoth

Personët gjenialë, përveç gjërave të mënçura dhe me vlerë konkrete profesionale thonë edhe budallallëqe skandaloze, të cilat rezultojnë të tilla jo referuar të Vërtetës (në PostDemokraci mendja top që nuk ekziston), por vetëm faktit që kundështohen midis tyre, dhe herë herë kundështohen në mes veti.
Çfarë thotë njëri gjeni i modh, nuk thotë tjetri; e megjithatë, nga intelektualët e mdhej, fansat dhe çfardo lloj kulturisti tjetër pjellë e epokës demoNkratike, konsiderohen që si njëri ashtu dhe tjetri janë që të dy gjeni t’mdhej vallaj.

Kjo është e vetmja mënyrë për tu ndjerë edhe vetë i modh vallaj.

IliaToli

Dhe pa mace s’do kishte qytetërim, ato mundësuan ruajtjen e drithërave më gjatë duke zhdukur minjtë. Gjithashtu mundësuan qendrat e banuara më të mëdha sepse duke zhdukur minjtë zhdukën sëmundjet.

Qentë kruajnë koqet, macet lëpijnë bythën e tyre. Asnjë prej tyre për t’u mbajtur shumë afër, por meqë na kanë bërë dobi i duam.

Sot sidomos qentë po na bëjnë dëm. Po marrin vendin e fëmijëve dhe po ulin pjellorinë njerëzore.

Macet janë përshtatur aq shumë me njerëzit saqë maçoku në periudhën e çiftimit mjaullin që ngjan me qarjen e bebeve. Qarja e bebeve është tingulli më i parezistueshëm për një njeri të saktë nga fiqiri. Kjo dmth se maçoku po u thotë maceve “ma jepni p* mua se bebet e mia d’u këpusin shpirtin njerëzve, prej nga vjen çdo e mirë.”

InkuizitoriMoth

Në çmendinën ku patën futur Shvejkun ishte një ishprofesor universiteti që mendonte se brënda planetit Tokë ishte një planet tjetër me diametër më të madh. Ndërsa presorët e universiteteve nëpër katedra që i mbajnë për të shëndoshë nga trutë mendojnë se brenda të vërtetës ndodhet një e vërtetë akoma më e madhe, e kështu më tej deri në pafundësi, ngambrapa të vërtetës ndodhet ngambrapaVërteta akoma më e madhe, se “e vërteta nuk arrihet ndonjëherë mër jahu”.

IliaToli

Bla-bla-bla-bla-bla-bla-bla. Unë di të flas sh-qi-p dhe të them fjalë të mëdha që s’i kuptoj as vetë. Dmth s’kanë kuptim por më bëjnë të dukem i zgjuar. Kjo funksiononte shumë tek klubi sh-qi-pKar i viteve 1980. Ti bëje si i dëhur dhe shpotisje çdo gjë që lëvizte me fjalë kot më kot. Të tjerët, në nivelin tënd, qeshnin, dhe kjo ishte tallje e zgjuar. Siç e the dhe vetë zotrote (kushedi ku e kopjove) dinakët mendojnë se i zgjuari është budall.

InkuizitoriMoth

Në Refleksione 2 të mbajtura në vitin 1991 në sallën e konferencave në Muzeun Historik ishin mbledhur intelektualet rioshë më në zë të Tiranës, të cilëve ju kishte dalë disi frika mbasi në Refleksione 1, të mbajtura në Insitutin e Arteve, nuk pati asnjë pasojë mbi pjesmarrësit. Një presor i universitetit ekonomik, person shumë i njohur në ato kohë, gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve, tregoi se në një mbledhje kolektivi disa enveristë i kishin thënë se ishte anëtar i PPSH dhe se nuk kishte fytyrë t’i kundërvihej asaj. Presori i ishte përgjigjur me pak a shumë:

-Unë jam vetem një teknicien, një shkencëtar, pra një intelektual dhe asgjë tjetër, dhe gjithnjë do mbetem i tillë, çfardo gjë të ndodhë.

Këto i tha me pasion dhe zë që ngrihej kreshendo aq sa në fjalët e fundit ushtoi tërë salla. Gërthimën e tij e pasoi një buçitje duartrokitjesh unanime, e para e dëgjuar e sinqertë, jo si deri atëherë duartrokitje hipokrite në konferenca formale.
Ishte për turp të zotit te shihje tërë ajken intelektuale kryeqytetëse qe duartrokiste nje poshtersi te tille. Ne fakt duartrokisnin veten e tyre, justifikonin veten njësoj si prostitutat: “Ne kurva jemi, pse të na vijë turp kur praktikojmë zanatin!?”

Prostituta është zanati më i lashtë në botë, ndërsa intelektuali është zanati më modern në botë.
(shit-blerja e trurit lind si zanat me vete njekohesisht me daljen ne skene te borgjezise)

InkuizitoriMoth

Ne komunizem intelektuali eshte prostitute qe ndjehet ne faj, ndersa ne kapitalizem ndjehet kurve e pafaj.

Pjetermustakuqi

Kapitalizmi asht ide dhe kurverim dhe njeriu modern asht nje kurvar qe lexon gazeta, thoshte Kamy.

Pjetermustakuqi

Qe pra; kapitalizma asht kurvero te kurverojme.

InkuizitoriMoth

Postkapitalizmi, kapitalizmi i kohes se sotme, perfshin ne vete edhe antikapitalizmin, per vete faktin se i rri ngambrapa - i Modhi :smiley:

Alba2265

Ke pershkruar delten me arbanin :joy:

InkuizitoriMoth

Ka diçka tejet diabolike ne diskutimin virtual te cilen nuk arrij ta kap, ndoshta pse diskutoj edhe vete.
Nuk arrij te kuptoj perse virtualiteti nxjerr ne pah cfare eshte me e poshter, me perverse dhe me keqdashese ne shpirtin njerzor qe nuk e ndesh ne jeten reale? Zakonisht fenomeni shpjegohet me anonimatin, gje e vertete por deri diku, sepse ve re qe e njejta kolere perverse prek edhe ata qe diskutojne me emer dhe mbiemer. Me sa duket pergjegjsia, perveç se virtut shpirteror, ka peshe edhe fizike, trupore, konkrete. Thënë alabakshe: diskuton ndryshe nëse ekziston rreziku të hash ndonjë lapër turinjve.

InkuizitoriMoth

Me behet shume qefi kur tema ime pervetson edhe funksionet e temes “Diskutime te lira”. Kjo tregon se me te vertete jom i Modh :smiley:

InkuizitoriMoth

-Shiko or ti qytetar i Evropit që nuk ke asnjë problem me ekstrakomunitarët, edhe kur ti nuk mendon që jam ekstrakomunitar, mendoj une që ti mendon se jam i tillë, e nese nuk mendon ti, mendoj unë, gjë që ka më tepër rëndësi. Problemi është të mos ekzistojë permesso di soggiorno.

Alba2265

Blogu tjeter i mbylli komentet .lexuesit kane te drejte te degjojne e te mos te degjohen.
Shqiptart te thace kane ba be
mend me shit e mos me ble. :joy:

InkuizitoriMoth

Dihet ajo pune qe po njesoj do perfundonte, si pa polici (Peshku), ashtu dhe me polici (Blogu Tjeter). Problemi eshte me i thelle se policor.
Komenti yt Alba eshte shum i sipefaqshem, i motivuar vetem nga interesi se tani te ka mbetur vetem profesori amerikan Ilia Topja per te levizur demokratikisht muskulin e llapes. Por gjithashtu i siperfaqshem, megjithse jo ne nivelin tend, eshte analiza qe ka bere fenomenit i zoti i Blogut Tjeter. Eshte i siperfaqshem sepse eshte i interesuar, zotnia nuk do te pranoje, se nuk i leverdis, qe mbyllja e komenteve (e perkoheshme :smiley:) eshte shenje e kohes: modeli demokratik i mbeshtetur ne 2 bolet e Marlonit, dmth modeli amerikan per te cilin i zoti i Blogut Tjeter eshte bere garant duke shkrujte edhe libra, i eshte ndryshk teli suste parapruese, i ka kaluar koha. Kete problem nuk e kane vetem komentet, por edhe shkrimet e koheve te fundit te Blogut Tjeter. U desh kolera e koronavirusit per te dale ne shesh ky problem. Eshte e veshtire alkimia e krizave shoqerore, do shpirt sakrifikues.
Sidoqofte keshtu ka per te vazhduar kjo pune kur s’di tjeter, njelloj si me komunizmin e Ramizit: vazhdo beji frymemarrje artificiale cofëtirës o intelektual i modh qe nuk di tjeter veçse te ferkosh 2 bolet e Marlonit ne sallonin mondan te sinjora Bertinit.

InkuizitoriMoth

Robotët dhe makinat mendojnë në mënyrë objektive dhe të lirë, në kuptimin të pakushtëzuar nga interesi personal ose kolektiv. Njerzit kanë motivacione dhe interesa (materiale dhe shpirterore që nuk është e thënë të jenë vetëm negative si egoiste), dhe mbi këto ndërtojnë mendime, ide, koncepte dhe gjykime, deri edhe paragjykime (fetare :smiley:), sepse edhe aksiomat matematike dhe gjeometrike nuk janë gjë tjetër veçse paragjykime të interesuara.

dafne

per kurreshtje po e analizoj kete link ,
sfond i zi , disa individ te ulur ne vije drejtevizore qe vrene gjithesecili ndjehet vetem e japin energjine maximale ne formen e vet ,nxjerrine o nje tingull apo nje ze si klithme por qe ne harmoni dhe takt me njeri tjetrin krijojne nje ritem nje melodi ,dhe e quditshmja pos sfondit qe kane pas dhe perpara vetes kane nje erresire ,
A nuk ju gjasone e gjithe kjo skene si tabloidi i blogut ? Gjithesecili me te vehten te ul tonet e tjetrit…( dhe une spektatori fiktiv )

InkuizitoriMoth

A nuk eshte kjo tingellima e i blogut tone dhe i çdo blogu tjeter? Biles kjo tingellime eshte e realitetit, eshte alias trokellima e ndeshjes midis 2 boleve te Marlonit gjithesecili bolon me te vehten e nderkohe ul tonet e tjetres bole.
Ja Ja Ja ja ben njera bole, Ne Ne Ne i pergjigjet tjetra bole vazhdimisht me tonalitete te ndryshme per 1 ore e gjysem video, ose per vite me radhe ne rastin e blogut, ose per shekuj me radhe ne rastin e historise politike duke filluar nga Revolucioni i Modh Francez:

InkuizitoriMoth

dafne,
panvarsisht se e kam prure ne forme shakaje, kjo pjese muzikore nuk eshte shaka nese nuk ke paragjykime dhe pak durim per ta degjuar deri ne fund. Eshte pjese shume serioze.

InkuizitoriMoth

Atokohë shkruhej ngado parulla,“Puna është nder dhe lavdi”, por njerëzia visheshin me recka kur bënin punë fizike, sidomos klasa puntore gjatë orarit të punës.
Por edhe tani vë re se situata nuk ka ndryshuar kushedi se çfarë; vetëm unë e kam zbatuar tamom këtë parullë komuniste më se të vërtetë kur ngas traktorin në Frosinone i veshur me markë Patagonia.
Mandje jam gati të ve edhe jakë të kollarisur e gravatë, por ndruhem se ma marrin për tallje.

Alba2265

Per llogari te kujt viti punon si traktorist i dalluar?:blush:

InkuizitoriMoth

per llogari te vitit 1989-te, sepse koha providenciale e puntorise ka mbetur ne vend numro ne kete vit.

InkuizitoriMoth

l’operaio è una delle forme attraverso cui, in un determinato arco temporale, l’indistinto si rivela.

è tramite l’operaio, infatti, che l’uomo partecipa al destino metastorico della sua epoca; l’epoca del dominio della tecnica (i cui contenuti saranno sviluppati nel quarto e ultimo capitolo di questo lavoro). Alla tecnica è riconosciuto un valore positivo, conferitole proprio dall’“anima” metafisica che la contraddistingue. E’ ancora Heidegger che coglie perfettamente questo aspetto, quando scrive: «Vero è ciò che corrisponde all’essenza della tecnica. Questo rapporto essenziale non è mai raggiunto nell’operare tecnico immediato, cioè nel carattere di volta in volta speciale del lavoro. Esso consiste nella relazione col carattere totale del lavoro. (…) Qual è la determinazione dell’essenza della tecnica che ne risulta? È il simbolo della forma del lavoratore». “Tecnico” non sarà colui che svolge una mansione particolare, attenendosi semplicemente ad un compito pratico, ma chi riconoscerà nel lavoro, di volta in volta, il suo carattere di totalità. La totalità è il “movimento” della forma predominante – quella dell’operaio e, dunque, del lavoro – e la sua tendenza a penetrare in ogni spazio vitale, pratico o teoretico.

InkuizitoriMoth

Teknika eshte menyra me te cilen forma e punetorit mobilizon boten - Junger

InkuizitoriMoth

Kur je keq me shëndet, që do të thotë të jesh keq edhe shpirtërisht, nuk e kupton plotësisht gjëndjen ku je, së pari sepse keqsimi ndodh gradualisht, pothuaj pa vënë re, dhe së dyti sepse nuk je në gjendje të bësh krahasim me gjëndjen e mëparshme shëndetmirë. Kur je keq nuk e kupton deri në fund gjëndjen ku ke rënë, sepse e keqja shkaterron çdo gjë, edhe kujtesën, dhe për pasojë mundësinë për të bërë krahasim dhe përpjekjen për të dalë nga kjo gjëndje. (Prandaj ndihma jepet më kollaj nga jasht). Vetëm kur ja ke hedhur së keqes dhe ndjehesh mirë, e kupton se sa keq ke qenë. E anasjellta nuk është e vërtetë, thuhet sa për të thënë.

Po njësoj ndodh kur je keq shpirtërisht, në krizë shpirtërore, depresion.

InkuizitoriMoth

Eshtë mirë që jeta eshte e pasigurtë, e lëvizëshme si ujët. Problemi është kur nuk mbahen pak Parime që janë toka e palëvizëshme.
Deti dhe fari ndriçues në breg, temë e rrahur shpesh në arte, është peisazhi arketip i jetës.

InkuizitoriMoth

Seksi me duket si i vetmi akt ku shpirterorja dhe fizikja shkrihen bashke, madje identifikohen me njera tjetren.

InkuizitoriMoth

Fizikisht njeriu është kafshë inferiore relativisht kafshëve të tjera - superiore në vrapim, muskuj, kthetra, dhëmbë, nuhatje, shikim etj -, por ky inferioritet është funksional sepse të gjitha energjitë fizike punojnë për llogari të energjisë shpirtërore, në sajë të së cilës njeriu është e vetmja kafshë teknologjike me gjymtyrë të përzgjatura nga mekanizma me fuqi të pakrahasueshme me të kafshëve të tjera, të cilat kanë një frikë mistike nga teknologu demiurg.

Dobësia e shndërruar në forcë, inferioriteti në superioritet.

InkuizitoriMoth

Fenomeni bashkëkohor i mos bërjes fëmijë nuk është për egoizëm se fëmijët kushtojnë, e të tjera shpjegime që i jipet fenomenit në fjalë, i cili ka për shkak kryesor hallakatjen totale midis etër e bij me pasojë triumfin total të Komleksit të Edipit. Prindët, sidomos mbas vitit 68-të, kanë frikë të bëjnë kalamaj që do i urrejnë dhe përbuzur siç kanë urryer dhe përbuzur ata vetë prindët e tyre.

InkuizitoriMoth

Atokohë mosbesimi total, me plot kuptimin e fjalës nuk mund t’i besoje edhe këmishës që ke vesh deri edhe brënda familjes, meqë nuk mund të jetohet dot pa pasur intimitet total me ndokënd, ndodhte shpesh që besimi i jipej shokut, tradhëtia e të cilit të kushtonte burgun. Pra shoqënia matej me jetë a vdekje, e mbi këtë bazë kalohej koha e lirë, zbavitja, i dor muhabeti, bashkëpunimi etj.

Me rrëzimin e diktaturës dhe ardhjen e shoqërisë së lirë koha kalohet shumë më mirë se dikur në shoqni, zbavitja është ku e ku më e madhe sepse kushtet materiale nga çdo pikpamje qëndrojnë shumë më lart, por fatkeqsisht mungon baza e dikurshme, intimiteti për t’iu kundërvënë terrorit shoqëror hipokrit. Mbas 89-tës ndodh kalimi epokal: nga shoqëri e intimitetit dhe impenjimit absolut për jetë a vdekje, tek shoqëri gazmore e picës dhe sufllaqes që nuk ka funksion dhe ambicje tjetër përveç kalimit të kohës së lirë, e më pas “ku t’kom pa”. Me fjalë të tjera lloji i shoqënisë pa impenjim midis adoleshentëve, ha ha e hi hi hi duke bo i dor muhabet gjithë ditën e lume, e në darkë gjithsekush në shtëpi të vet. Njerzit, sidomos ata që kanë provuar lezetin e sistemit të kaluar, tani ndjehen të vetmuar në intimitetin e tyre më të thellë; ndjehen më vetëm midis hi hi e ha ha ha pica e sufllaqe në shoqni, se sa të vetmuar në shtëpi të tyre.
Eshtë bërë për të pas zili shoqninë në bandat kriminale dhe terroriste.

InkuizitoriMoth

Aforizmat janë si vitaminat, të domosdoshme dhe me shumë vlerë, por duhen kapërdirë të racionuara e me karar, sepse nuk mund të ushqehesh me vitamina sikur me buke.

InkuizitoriMoth

Kur një katolik bën ateistin është me katolik se papa, sepse, njëherë humbur besimi, i mbetet vetëm katolikllëku si veshje pa personin brenda; dordolec në arë me një fjalë.
E njëjta gjë mund të thuhet për besimtarin e çfardo lloj feje tjetër dhe për shoqërinë moderne ateiste në përgjithsi që është shoqëri dordolece ku të gjitha energjitë harxhohen për të realizuar kontekstin pa Tekst që të trëmben sorrat.

InkuizitoriMoth

Sinqeriteti është prerogativë e atyre që nuk tradhëtojnë.

(në seks ideja është më se e qartë)

InkuizitoriMoth

Regjizori është figura më tiranike nga çdo figurë tjetër në komandë; asnjë ushtarak, udhëheqës fetar apo politik, drejtues ndërmarjeje, apo kushdo tjetër figurë komanduese që ka në dorë njerzit, jep urdhëra se çfarë duhet të ndjejnë mvartësit thellë në fund të shpirtit të tyre: si të buzëqeshin, si të qajnë, si të bëjnë seks, si të shtiren, si të bëjnë budallain, perversin etj.

InkuizitoriMoth

Po shihja një film-interviste për jetën e Felinit, ku ai rrëfente se i ati dëshironte te bëhej mjek, ndërsa e ëma dëshironte të bëhej kardinal. Sigurisht Felini linte të nënkuptohej me ironi birnore se ishte bërë regjizor, pa i rënë fare në të që një film-maker onirik kaotik është produkt i natyrshëm i dy prindërve shollë gomari që shohin me interes konkret realen.
Pyetje:
-Çfar del nga mbledhja e doktorit me kardinalin?
Përgjigje:
-Filmi i modh onirik “8 1/2”!

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Intimiteti në shoqni ka natyre seksuale, njëri fillon të joshë tjetrin duke i treguar një intimitet ose sekret, dmth fillon të zhvishet, e tjetri i joshur ose i detyruar nga rregullat e lojës fillon e zhvishet edhe ai, dmth tregon edhe ai një sekret të vetin. E kështu nga intimiteti në intimitet, nga sekreti në sekret, dy shokët e ngushtë përfundojnë lakuriq në një ampleks (dëshmi për sekretin origjinal primordial). Por nuk mjaftohet me kaq, si rëndom në seks-makin, mbas ampleksit vjen pendimi, dhe më pas në mënyrë fatale vjen neveria, për veten dhe tjetrin: “ç’mu desh mu që u ngatrrova me kët!”, me përfundim aktin e tradhëtisë nëpërmjet ampleksit me shokun e radhës ku tregohet në intimitet se çfarë ka thënë në intimitet shoku i mëparshëm.
Sekreti i zbuluar lakuriq krijon shoqërinë njerzore.
Jo rastësisht, si në shoqëri ashtu edhe në seks, si katalizator fuqizues i intimitetit shërben alkooli.

InkuizitoriMoth

Mania e diskutimit për politikë ka origjinë familjare; maniakët e muhabetit politik prejardhen nga familje ku në kuzhinë rreth sofrës diskutohet me pasion vetëm për politikë. Në përgjithsi mund të thuhet se njerzit janë të infektuar nga tifo e politikës në të njëjtën masë që janë të infektuara kuzhinat e shtëpive tyre përkatëse.
Përbindëshin më të llahtarshëm që kam ndeshur ndonjëherë ka qenë një kalama i fabrikuar atëbotë nga kompraçikosët në një kuzhinë të infektuar rëndë nga virusi i politikës që recitonte përmëndësh listën e antarëve të Byrosë Politike krahas detyrës tyre përkatëse, ndërkohë që vetë njihja vetëm emrat e Kryeministrit dhe Sekretarit të Parë.

InkuizitoriMoth

E keqja është konstate historike, koranavirus është manifestimi i saj i radhës që do kalojë e do harrohet si shumë fatkeqsi të tjera, por e keqja do të vazhdojë të manifestohet në mënyra të reja që as nuk ja pret mendja njeriu. A ja priste mendja njeriu koronavirusin? As Bill Gate, që e parashikoi, thellë thellë nuk besonte që do të ndodhte ky qamet. E keqja merr gjithnje forma të reja në histori duke ruajtur të pandryshur esencën e saj.
Memoriali i kujtesës i brohoritur në postdemokraci që të mësohet prej historisë në mënyrë që të mos përsëritet, është pesë me hiç, nuk vlen një lek. Prej historisë nuk mësohet asgjë, përveç faktit që historia përsëritet si esencë që manifestohet konkretisht në konteste të ndryshme.

InkuizitoriMoth

Politikani tamom është një fetar me sens të theksuar realiteti, të cilin e ka në proporcion të drejtë me sensin e theksuar të idealitetit.

InkuizitoriMoth

Autori kontemporan :smiley: ka dy vdekje, njëra fizike kur e fusin në varr tek Vorri i Bomit, tjetra shpirtërore kur e fusin në antologji, mbas së cilës për autorin nuk ka më interes njeri, përveç se profesorët, kritikët dhe studentët.
Hapja e dosjeve kërkon të ringjallë së vdekurish fantazmën e autorit.

InkuizitoriMoth

Na ishte i herë njoni tu nejtë menueshëm ul n’byth t’ullinit. Një qetër që po kalonte aty afër e pyti:

-Çar je tu bo ktu tina?

-Jom tu u menu, e tu prit.

-E çar po pret?

-Jom tu prit që mendimet e mija të bëhen opinione publike.

InkuizitoriMoth

Kurthi post-modern në të cilin “robt” qerthullohen vazhdimisht është rrethi vicioz: nuk qullosin gjë për shkak “vrasje ndërgjegje”, dhe anasjelltas “ndërgjegja i vret” sepse nuk arrijnë të qullosin gjë. Nga pikpamja psikologjike kjo përbën baltovinën postmoderne ku ka ngecur rrota e historisë.

InkuizitoriMoth

Urrejtja e egër rëndom midis pjestarve të familjes dhe farefisnisë (parenti serpenti - thonë pepinot) dëshmon për një dashuri origjinale të parealizuar, e prandaj transformuar në urrejtje për të afërmin tënd, ose në faqen tjetër të medaljes: në dashuri qurraveci adoleshent në moshë pensioni me bolet të fishkura që varen si lavjerës midis shalëve të veshura me bluxhins.

InkuizitoriMoth

-Kjo më duket pa logjikë - këlthiti Aqif-eu

-E megjithatë rrotullohet - u përgjegj Halil-eu.

InkuizitoriMoth

Agjërimi i vërtetë duket vetëm mbas agjërimit.

InkuizitoriMoth

Agjërimi i vërtetë duket vetëm mbas agjërimit, njësoj si lideri i vërtetë duket kur nuk bën më liderin, dmth kur nuk je më kurrkushi, je njeri pa rëndësi sociale.
Çdo pozitë sociale, kushdoqoftë ajo, edhe qënia i pari i shtetit, vlen për të përgjegjsuar dhe lartësuar shpirtërisht personin që e mban.

InkuizitoriMoth

Të jesh i sinqertë përbën vlerë vetëm si mënyrë të thëni, psh si i kundërt i rrenacakut. E thënë si duhet thënë, vlerë është të jesh i vërtetë, sepse edhe një kriminel ose një kurvë janë të sinqertë kur vrasin ose kurvërohen, por nuk janë aspak të vërtetë në kuptimin origjinal të fjalës.

InkuizitoriMoth

Të hysh në supermarket e të blesh vetëm një gjë, pikërisht atë që pate ndërmend të blesh para se të hysh, është testi-kusht se turbokapitalizmi nuk do fitojë përfundimisht, dhe toka, ajri, uji, njeriu nuk do të konsumohen dhe ndoten në mënyrë të parikuperueshme.

InkuizitoriMoth

Leximi nuk është aktivitet linear siç kujtohet rëndom, ngjan më tepër si vrapim 400m me pengesa, lexon diçka dhe le diçka tjetër pa lexuar. Për këtë arsye është i domosdoshëm rileximi, i cili ka vlerë edhe për një arsye tjetër: frazat lihen pa lexuar jo vetëm prej mospërfilljes së rastit, disa prej tyre shmangen pa vetëdije si probleme të pazgjidhur që të mundon ose nuk je akoma në lartësinë e duhur për ta kuptuar. Shpesh më ka ndodhur të them me habi: si është e mundur që nuk e kam vënë re më parë këtë frazë që përmban në vete një të vërtetë skandaloze?
Për pasojë një shkrim ka vlerë nëse mund të rilexohet vazhdimisht duke zbuluar gjithnjë të reja, karakteristikë dalluese e shkrimeve të shenjta.

InkuizitoriMoth

Atokohë një libër ishe i detyruar ta lexoje dhe rilexoje shpesh herë, sepse në një shoqëri të mbyllur koha është më me bollëk se në një shoqëri të hapur, dhe se numri i librave ishte i kufizuar dhe të paktë ata që ja vlenin të lexoheshin, kryesisht letërsi franceze dhe sidomos ruse që ishte e një niveli më të lartë. Pa futur në hesap letërsinë e ndaluar, “librat e verdhë” që qarkullonin samizdat, e lexoheshin dhe rilexoheshin me epsh.
Ky përbën një shëmbull tipik që një situatë negative mund të rezultojë pozitive mbas pilafit; Edmond Dantes u bë në burg Konti i Monte Kristos.

InkuizitoriMoth

Çdo autor nuk bën gje tjetër veçse turinin e vet në çdo gjë që bën.
Nuk bëhet portret, bëhet vetëm autoportret.

InkuizitoriMoth

“Intelektuali i modh” është një qenie që brima e bythës i identifikohet me brimën e gojes duke u bërë një brimë e vetme ku zhduket koncepti i kohë-hapsirës, tip unaze wormhole e llojit Star Trek që shërben si portë kalimi në një univers paralel.

InkuizitoriMoth

Një agjent sekret i vërtetë bën lojë të dyfishtë, mandje tamom tamom bën lojë të shumëfishtë, aq të shumëfishtë sa nuk e di as vetë se për kë shërbim sekret punon me të vërtetë. Dmth vërtet e quajnë shërbim inteligjent, por sa për të thënë, sepse në fakt është shërbim gomor fare.

InkuizitoriMoth

Skizofreni është agjent i shërbimit sekret i “asaj bote” që sjell informacion rroma përtoma në “këtë botë” mçeftas policisë psikiatrike.

InkuizitoriMoth

Për Pranverën një gjethe vjeshte e vetmuar që dridhet e vyshkur në degë është vetëm një kalbësire.

InkuizitoriMoth

Nëse shef ndonjonin që fillon e shkruan çdo ditë në fejsbuk, dije se sapo ka dalë në pension.

InkuizitoriMoth

Vetëm kur kërkon të bësh një gjë vërtet novatore e kupton sa vetëm je.

InkuizitoriMoth

Si është më mire të jesh ekstrovers apo introvers? Ka rëndësi të mos jesh pervers.

InkuizitoriMoth

Un nuk paragjykoj, bëj më tepër, zbatoj aksioma.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

I gjithë ky llapaqenllik i tërbuar për çështje politike në shoqërinë laike, bëhej dikur për çështje fetare në shoqërinë religjioze.

InkuizitoriMoth

Të ashtuquaturat Luftrat Botrore nuk ishin literalisht “botrore” sepse ekzistonin vende të humbur të planetit që as nuk ja kishin haberin se kush ishte “virusi nazist”, “virusi kapitalist” apo “virusi komunist”. Kurse flama e koronavirusit është dukuri e mirënjohur në çdo cep të planetit, e njohin njësoj si eskimezët ashtu edhe njujorkezët, të gjithë pa përjashtim janë dhi në brekë njësoj prej frikës së vdekjes.

Koronavirus si dukuri tmerri, përveç sasijorisht, qendron edhe cilësisht më lart se tmerri i 3 Luftrave Botrore; në rastin e koronavirusit ankthi i vdekjes ekzistencial del lakuriq, i çveshur nga ideologjitë, të cilat pëpiqen të veshin racionalisht frikën iracionale nga vdekja.

Përpjekjet qesharake të negacionistëve për ta ideologjizuar dukurine e dëshmojnë dyfish frikën nga vdekja: tragjike dhe komike njëkohësisht, duke e shfaqur Fundin e Historisë si tragjikomedi.

InkuizitoriMoth

“Vdekje e autorit” me pasojë long life të lexuesit si finalitet i veprës së autorit, e paralajmëruar metaforikisht nga Barthes, u krye literalisht me dukjen e rrjetave sociale dhe komentimin online pirdh të pjerdhim kundër autorit të veprës dhe postit.

Mbyllja e opsionit të komentimeve është verdikti i vdekjes së lexuesit, me sakte vrasjes së lexuesit, që i mirret haku prej autorit të ringjallur së vdekurish.

InkuizitoriMoth

Historia providenciale është renditje gjendjesh shpirtërore (ose klimë epokale) vertikale që manifestohen në ndodhi reale horizontale të regjistruara (ose jo) në analet e historisë.

InkuizitoriMoth

Këtë javë është rekordi i bukurisë së Vjeshtës së Vonë, ngjyrat janë aq të forta, aq shkrepëtitëse sa duken artificiale, sidomos nje ngjyrë ndryshku e papërcaktuar e gjetheve: kuqërrem-bordo-gështenjë me sfond blunë joshëse të qiellit deri në mbingopje, provë që edhe natyra e përdor fotoshopin një javë në vit.
Për tokë gjeta ca si biçim lëndë dushku me formë aerodinamike - të pa para ndonjëherë - dhe me ngjyrë të blertë në majë e të verdhë aty ku lidhet me degën. Por çfar më bëri çudi ishte se forma e tyre më çlodhte, në kuptimin që i mjaftonte vetvetes, më linte të lirë, më çlironte nga ngacmimi për të gjetur kuptimin dhe funksionin, si rëndom ngacmojnë format që shihen rrotull nesh.
Sigurisht ky ngacmim ndodh në mënyrë të pa ndërgjegjëshme sa herë hidhen sytë rreth e rrotull pa interes e në mënyrë instiktive, vetë akti i vështrimit në vetvete është hetim për të gjetur kuptimin dhe funksionin e formave. Prandaj në darkë je gjithnjë i lodhur, edhe sikur të mos kesh bërë asgjë gjatë ditës, përveç se ke vështruar pa interes botën.

InkuizitoriMoth

Ekrani digjital është superior ndaj faqes së librit prej letre, ekrani shkëlqen dritë të vetën si dielli, karta ndriçohet me dritë të reflektuar marrë hua si hëna.

InkuizitoriMoth

Kundërvënia e falsitetit ndaj të Vërtetës është vetëm një mënyrë të thëni, sepse në realitet kihet të bëhet të bëhet me gjysëm të vërteta që i kundërvihen të Vërtetës. Përndryshe nëse falsiteti do të ekzistonte si entitet në vetvete, atëherë konflikti midis të Vërtetës dhe falsitetit do të vazhdonte në amëshim, bashkë me vuajtjen që nuk do të kishte kurrë fund.

Pra nëse hipotetikisht dhe strategjikisht e Vërteta është superiore ndaj falsitetit - gjë që e bën fatale fitoren e saj në Fund të Historisë -, realisht dhe taktikisht e Vërteta është inferiore ndaj gjysëm të vërtetës që është më e besueshme si koktej që ka një farë të vërtete brënda (prandaj e Vërteta kërkon sakrifica që të mos humbet sysh). Kjo biçim e vërtete e fundit (jo ajo në kllapa) aplikohet në mënyrë të qëllimtë nga propaganda politike dhe në mënyrë të pandërgjegjëshme (por jo krejt) në çdo rast tjetër të hetimit të së vërtetës në mënyrë të painteresuar, përfshirë rastin e hulumtimit filozofik të presupozuar dhe konsideruar rëndom i painteresuar.

Eh, edhe dashuria për Sofinë ka ngjyrë politike, e herë herë ka zgjyrë politike.

InkuizitoriMoth

Diskutimi i dikurshëm midis teistë dhe ateistë me argumente logjike lidhur me ekzistencën apo mosekzistencën e Zotit, degraduar në epokën ngambrapamoderne në delirin tolerant agnostik: “ndoshta ekziston e ndoshta nuk ekziston”, është pesë me hiç, muhabet kot e lagu se lagu.
Ekzistenca e një qenie absolutisht të pastërt, origjinë e inteligjencës, mirësise, bukurisë, është e padurueshme për një qenie tradhëtore e mosmirnjohëse. Zoti nuk duhet të ekzistojë as si ide për tu diskutuar, qenia e Tij është fyerje për njeriun e rënë edhe si koncept.

InkuizitoriMoth

Ka njerëz që janë mendjemëdhenj sepse janë mendje të mëdha.

InkuizitoriMoth

Më mirë të urrejnë, se të përçmojnë. Më keq fare është të mos përfillin.

InkuizitoriMoth

Vlera e përkthyesit mbetet hë për hë misioni më i madh intelektual që prej rrëzimit të Kullës së Babelit. Madje përkthyesi është misionari par ekselancë nëse kuptohet dhe përdoret fjala në kuptimin më të thellë dhe më të gjërë, jo vetëm të përkthimit nga gjuha në gjuhë si zanat i shqipëruesit, por edhe të përkthimit të Vërtetës, gjë për të cilën e ka fjalën edhe miti i keqkuptuar për shkak se i keqpërkthyer dhe i keqshqipëruar literalisht nga filologët si bjerrje e gjuhës origjinale parababelike. Në fakt miti kërkon të thotë se në të vërtetë bjerret e Vërteta Origjinale: “E para është Fjala” duhet përkthyer “E para është e Vërteta” (projekti i të Vërtetës më saktë).
Por më parë duhet përkthyer shqipëruesi, pastaj të tjerat.

InkuizitoriMoth

Duke e quajtur “kafshë” një person harbut, i bëhet padrejtësi kafshës dhe nder personit, sepse njeriu është i destinuar origjinalisht dhe potencialisht të ketë natyrë hyjnore. Me fjalë të tjera njeriu i rënë në kafshëri, bie më poshtë se kafshët të cilat janë të qashtra në kafshërinë e tyre.
Njeriu është dënuar me hyjni.

InkuizitoriMoth

Një herë lindur një ide e re në kokë të një personi, nuk humbet kurrë, tashmë gjysma e punës është kryer meqë fillimi është i mirë. Mbetet në pritje që ideja të përhapet duke u thënë, e së fundi edhe duke u realizuar.

InkuizitoriMoth

Ekzistojnë disa shprehje në shqip që thuhen me mendjelehtësi të papërgjegjëshme, megjithse përshkruajnë situata tejet tragjike, psh: “e kapi grun” (me njonin) sikur po luhet loja e ka kush e ka; (njoni) “ra n’burg” sikur njoni ra në ndonjë gropë aksidentalisht tu hec pa e pas menjen.
Kjo është një mënyrë filologjike për ta bërë jetën më të durueshme tu bo i dor muhabet.

InkuizitoriMoth

Kishte dhimbje të fortë koke, fërkoi mjekren e parruar dhe klikoi poshtë komentit të saj duke murmuritur: “Tashti i duhet dhënë përgjigje edhe kësaj budallaqes”, ndëkohë që turivarur shtypte në tastjerë gërmat: hahahaha.
Frazë nga Ditari i një fuksi jasht shtetit

InkuizitoriMoth

Sapo kaluam kufirin, u ndalëm rrugës për të pi një kafenë një katun slloven. Në sheshin prej çimento para kafes, pashë hedhur përtokë pëlltau! një derr gelbaze ngjyrë verdhë-gjelbërt në formë të lakuar si hiperhapsirë gjeometrike jo-euklidiane. Kushedi sa kohë kisha pa parë një imazh të tillë.

-Ja shënja treguese që tani ndodhemi në Ballkan - thashë duke treguar me gisht hiperhapsirën e lakuar jo-euklidiane.

Alba2265

Kur shoh ne aeroporte rob qe kruajne hunden ne publik me mbushen site me lot se kuptoj se eshte porta e Pellazgjise :joy:

InkuizitoriMoth

Një vend i vogël sa një e dhime mize në hartë dhe me strukturë tribale, e ka të pamundur ose shumë më të vështirë shtetkombërjen, krahasuar me një vend i madh. Në një vend të vogël bien të gjithë kushërinj si në katund, dhe është më e vështirë të qëllosh mbi një kushëri se mbi një person abstrakt armik, fashist, komunist, mason, grek, serb e pordhi kali fjalë të tjera të ngjashme. Me fjalë të tjera në një vëndi të vogël lufta civile konsumohet brënda familjes, nënshtetasit urrehen midis tyre si rëndom brënda familjes shumë më tepër se në një vend të madh, i joti mishin ta ha, por kockat t’i le - thuhet në vendin tonë të vogël ku bien pothuase të gjithë kushërinj.
Nga pikpamja e finalitetit të historisë, që ndër shumë eliminime institucionesh të tjera parashikon edhe eliminimin e shtetit, kjo situatë fatkeqe duhet quajtur fatmirësi (“qari me humjen jan aty-aty”), jo vetëm formalisht si festim paraprak që “ne do fitojmë!” në fund, por sepse kryerja e Fundit të Historisë është një proçes i vazhdueshëm progresiv në kohë që zanafillon në Zanafillë të Historisë dhe është vazhdimisht në kryerje e sipër në çdo kohë dhe në çdo vend, të madh apo të vogël qoftë. Ligji i ekonomisë së forcave vepron edhe në këtë rast.

InkuizitoriMoth

Çdo ide dhe shpikje novatore pa përjashtim lindet në origjinë për qëllim të së mirës, më pas përdoret për keq; psh: shpikja kineze e barutit origjinalisht përdorej për fishekzjarë në festime, shpikja e bombës atomike është derivat i mëvonshëm i projektit fillestar - fatkeqsisht të parealizuar fillimisht - për të prodhuar energji nga proçeset termobërthamore.

Shejtani vjen gjithnjë i dyti në kohë mbas Krijuesit, satanizmi është hajdutizëm dhe parazitizëm, nuk ka asgjë origjinale, përveç mashtrimit për tu dukur sa për sy e faqe sikur Prometeu është i pari. Shejtani ka vetëm meritën që bën të dukëshme idetë e shpikjet për njerëzinë, dhe sasijorizon deri në nivel industrial shpikjen cilësore origjinale të zjarrit të vjedhur.

Edhe un jom si Prometeu, vjedh ide ne internet nga perënditë e Olimpit dhe i sjell ne Peshk sikur te ishin ide origjinale te mija. :joy:

InkuizitoriMoth

Revolucioni frëng asgjësoi kryqin dhe instauroi gijotinën.

InkuizitoriMoth

Eros është e vetmja gjë me vlerë që kemi, na është dhënë si karburant bruto që ta shndrrojme në energji të pastërt superiore, në Agapo.

InkuizitoriMoth

Konflikti është komplementaritet i papërmbushur, ndërsa kundërtia është komplementare e degraduar.

InkuizitoriMoth

atë botë nuk gjejmë gjë tjetër përveç çfarë çojmë atje.

InkuizitoriMoth

Misioni dhe tema kryesore e artit dhe kulturës perëndimore është të paraqesë “humbësin e madh” si më të madhin fitimtar. Pra autori oksidental mbetet përgjithnjë i krishterë, dashje pa dashje ilustron Krishtin duke u matur gjithnjë me të, edhe kur bën ateistin, madje akoma më tepër në këtë rast kur ushtron zanatin e të madhit fitimtar.

InkuizitoriMoth

Ideja e modhe filozofike që “jeta nuk ka kuptim” përdoret si mbulesë për të fshehur idenë akoma më t’modhe që “jeta nuk duhet të ketë asnjë kuptim” se ndryshe na hapet punë për t’i gjetur kuptimin, e më pas kushedi për t’i gjetur veprimin dhe realizimin.

InkuizitoriMoth

Fundamentalisti më i modh në botë që ka thënë dy shprehje fundamentaliste më të mdhoja në botë:

Me mua ose kunder meje (Mateu 12,30)

Kush nuk është me mua është kundër meje, e kush nuk mbledh me mua, shkapërdan (Lluka 11, 23)

Mirejam_Tirana

RIP DIEGO ARMANDO !
( ma shum se dhjet grma pra mo)

Alba2265

E mbylli edhe Maradona .
"Man, who is born of a woman , is of few days , and full of trouble

InkuizitoriMoth

Figura e intelektualit të shquar del në dritë në kohë të Iluminizmit me Les philosophes frëngë, si kundërpedal i figurës së fetarit obskurantist mesjetar; pra epoka moderne lind si kundërvënie e filozofit ndaj fetarit, racionalizmit ndaj iracionalizmit, mendimit të lirë ndaj dogmës. Epoka dekadente ose postmoderne lind si dalje në bejleg e figurës së artistit të kundërvënë figurave të mëparshme. Shndërrimi gradual i bejlegut në tregun e lirë të mallit kulturor, ku shiten e blihen gjithfarlloj “… rraqe të vjetra kush ka me shiiit!!!”, kumton lindjen e epokës turbopostmoderne.

Pra e reja e vetme tani është kumti që gjë të re s’ka më, përveç përshpejtimit të rritjes së entropisë.

InkuizitoriMoth

Në proçesin gjyqësor bërë Floberit për romanin Madam Bovari, kundër akuzës së prokurorit për “ofendime moralit publik dhe fetar”, mbrojtja argumentoi se pohimet dhe konsideratat e quajtura skandaloze prej akuzës, nuk jane të Floberit si person me mish e kocka, por të krijesës së tij letrare madam Bovari. Mbrojtja pati sukses, Flober u lirua nga akuza, por kur festohej fitorja në sallonin mondan të sinjora Bertinit, Flober gërthiti, me gotën e shampanjës në dorë, frazën e famëshme:

-Mme Bovary c’est moi :rofl:

Të pranishmit Proust, Barthes, Foucault, Borges dhe intelektuali i shquar shqiptar ngritën gotat në hava duke bërtitur:

-Për shëndetin e të bukurave sinjorina! :rofl:

InkuizitoriMoth

Sot po të kesh qyrre në hundë shoqëruar me temperaturë 37 e gjysëm është tëpkë si të kishje dikur biografinë e keqe.

Arban

1234567890

Arban

Nje nga gjerat me te bukura qe ke thene ndonjehere, dhe ta mendosh qe ke thene shume te tilla. Une tani kam frike te semurem, jo se kam frike nga semundja, po se kam frike nga frika e te tjereve. Nje dhjete me yll, po vetem nje nga ato qe te pelqejne (per pelqimet e kam fjalen) mund te te jap.

InkuizitoriMoth

Astrofizika moderne vë në dukje fenomenin Expansion of the universe, verifikuar nga teleskopi Hubble, që galaksitë duken sikur largohen vazhdimisht midis tyre që nga çasti i krijimit, e sa më larg ndodhet prej nesh galaksia, aq më me shpejtësi largohet, dmth aq më i madh është redshift-i i saj.

A nuk ndodh njësoj edhe me robin që i duket vetja qendër e botës, e sa më tepër kalon koha aq më tepër të tjerët largohen prej tij, dmth aq më tepër rritet ndjenja e vetmisë, konstatim bazë edhe i artit modern?

Alba2265

Corones do I gjendet dermani por puna eshte se ti je idiot e si thote Ron White” you can’t fix stupid@

InkuizitoriMoth

Historia njerzore zanafillon me një porno: Adami nok Evën dhe me një noir: Kaini i thyen kafkën Abelit, dhe vazhdon me të njëjtin stil eros-thanatos gjithnjë deri në Ditët e Fundit ku porno dhe noir janë dy zhanret artistikë me të dashur për elitat dhe masat e gjëra punonjëse.

Apo jo Stalker?
(pyet Korriksja)

InkuizitoriMoth

Të gjitha rrugët të çojnë në bordello, me përjashtim të njërës që të çon në Romë.

(se mos kujtoni se “njëra” është rruga Egnatia)

r.v

Sa keq qe ke lindur ne kohen e gabuar :joy: :joy: :joy:

InkuizitoriMoth

Nuk është dhe aq fat i keq të lindesh në kohën e gabuar, sepse koha e gabuar ka mundësi më tepër të jetë Koha e Shpëtuar (gjithnjë nëse nuk e ke vrimën dhe trutë e shpuar).

Wo Gefahr ist, wächst das Rettende auch - Hölderlin

(Aty ku rreziku gjallon, hedh shtat edhe çfarë shpëton)

r.v

“Koha e Shpetuar” dhe “Fati i Keq” jane aq te kunderta sa nuk mund te perdoren ne te njejten fjali. O njera O tjetra

InkuizitoriMoth

Intelektualin e modh sa më tepër e shtyn drejt Qendrës së Muhabetit, aq me tepër vrapon këmbëlehtë si Palluqe Vrapi drejt Periferisë Muhabeti i leshit kaçurrel dridhe Like sa anej knej.
Zbatim i ligjit të III të Njutonit në jetën kulturore qytetare që nuk arrin të jetë as katunare.

InkuizitoriMoth

Ore a e keni vëne re se çfardo të thuash, edhe të vërtetën absolute, tjetri do ta gjejë pa tjeter një mënyre linguistike intelektuale t’modhe për me të pjerdh muhabetin!

InkuizitoriMoth

Kush nuk është në gjëndje t’ia shpjegojë një teori një injoranti, ose ai vetë është një injorant me shkollë - dmth më keq se thjeshtë injorant -, ose teoria e tij është e rremë e s’vlen një lek, dhe ai vetë nuk vlen dy lek.
E vërteta është e thjeshtë, falsiteti është i komplikuar; ky është testi fillestar i verifikimit të teorisë në bangoprovë.

InkuizitoriMoth

Ore a e keni vënë re që është e pamundur të gjendet se kush e ka thënë i pari një ide, e kush e ka shpikuar i pari një gjë? Gjithnjë gjëndet një më i parë se i pari.
Psh, kush e ka zbuluar i pari Amerikën?
(se mos quani përgjigje shprehjen e oficerit dezhurn në zbor: “Keni gjetur Amerikën këtu!”)

InkuizitoriMoth

Nuk je në një vend që nuk do të jesh.

r.v

Pyeti iher Shqipot… Si ka mundesi qe te gjithe duan te ikin :rofl:

InkuizitoriMoth

I pyeta Shqipot dhe me thane:

Nje prej arsyeve kryesore qe Shqipot duan te ikin eshte se nuk duan te jene ne nje vend ku intelektuali i shquar eshte detyrimisht njera prej boleve te Marlonit qe nuk di gje tjeter veçse te politizoje muhabetin, dmth nuk di tjeter veçse te dhjese muhabetin edhe kur diskuton vend e pa vend online, qe eshte nje vend qe s’eshte vend me histori te lashte e te lavdishme si Amerika ku shkojne te gjithe e mbas ca vitesh pendohen e duan te shkojne ne Hene qe te hane me dhembe bolet e Marlonit edhe aty.

r.v

Ska asnje politizim. Ti the “Nuk je ne nje vend qe nuk do te jesh” , edhe un thash qe nuk eshte e vertete sepse Shqiptaret nuk duan te jene ketu por ja qe jane.

InkuizitoriMoth

Nuk je (me shpirt) në një vend që nuk do të jesh (me trup).

InkuizitoriMoth

Amerikanët duan të jenë (me shpirt) në Hënë, por ja që janë (me trup) në Hollivud duke ngrënë bolet e Marlonit me dhëmbë.

Apo jo Stalker?

Arban

Do na sjellesh ate 1 shkrim te na e ckoqisesh perse, apo nuk do ne na e japesh te pertypur. Po Qim Peka pse na e pertyp e ti jo?

InkuizitoriMoth

@r.v
po ta pat qefi shife ket film qe ka per moto shprehjen time jasht kohes dhe hapsires, eshte ndoshta filmi me i mire i Herzog. Vete Herzog ka thene se eshte nga te paktet filma qe nuk eshte vjeteruar fare, veshjet jane te 50 vjet me pare, dizajnet e makinave gjithashtu, etj, megjithate filmi nuk eshte vjetruar sepse nuk eshte vjetruar ngjarja e tij jasht kohes dhe hapsires dhe menyra si eshte treguar. Protagonisti e kuptoi qe nuk ishte ne kete bote sepse nuk deshironte te ishte, dhe ja hoqi vetes ne fund.
Mere me mend sa i moth qe jom, edhe Herzog me vjedh shprehjet. :smiley:

E rekomandoj filmin edhe per Alben qe ka shku ne Amerike per nje jete me te mire :stuck_out_tongue: si shume disidente te tjere te mdhej shqiptare, dhe me ka kerkuar t’i propozoj nje liber Peshkut dhe asaj. Perveç filmit i kam rekomanduar edhe librin me nje vend tjeter ne Peshk. Te shofim nese Alba ka per ta gjetur se ku eshte ky vendi.

Merre Alba, “ishte ftohte, dhe vazhdimisht bente mot i keq” :rofl:

InkuizitoriMoth

@Alba2265
me padurim jom tu prit pergjigje prej teje sepse me ke kerkuar pak kohe me pare se “çfar libri ju rekomandoj peshqeve?”. Une per momentin tu pergjigja me sarkazen duke te propozuar nje liber te nje gruaje vertet te shquar frënge me titull “Asgjesimi i partive politike” se i çate sumen njerzise duke be vetem muhabet politik, dmth duke i ferku bolet e Marlonit vazhdimisht. Nuk dini gje tjeter.

Meqe un i mbaj gjithnje premtimet, tani te jam pergjigjiur seriozisht duke te propozuar nje liber ty dhe peshqeve leximtare. Te shoim nese do ta gjesh se ku e kam bere kete propozim. Por qe ta gjesh leri per pak kohe bolet e Marlonit pa ferkuar.

Alba2265

Pavaresisht se mund ta injorosh politiken,politika te ndikon ty .

InkuizitoriMoth

thene ndryshe, duke konvertuar diskursin politik ne diskurs seksual, ti thua me shume te drejte:

nese nuk i ferkon bolet Marlonit, atehere eshte ai qe te ferkon felet ty!

Shume e vertet, por ndryshimi eshte abisal nese Marloni te ferkon felet dhe ti psheretin nga lezeti, aq me teper qe para se te ferkoje felet Marloni perdhuni, ti ja ferkon bolet gjithe lezet. E çfar te beje Marloni ne kete situate, edhe sikur te mos doje, i mbetet te ta mballose, rob eshte edhe ai i shkreti. “Vet desh, vet desh!”.

Nuk e di a me kupton ku qendron ndryshimi midis dy menyrave te jeteses, qe eshte mikroskopik si komportament, por makroskopik si ndjeshmeri perverse dhe si dem mbi veten dhe ke te rrethon.

Tani puna eshte si ta formuloj kete ide ne forme aforizme, si tekst jashte kontekstit me vlere per te gjithe, edhe jasht Peshkut, dmth si ta vjedh aforizmen ne Internet :rofl:

InkuizitoriMoth

Djallëzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston - ka thënë Bodler.
Por Bodler nuk vinte re një tjetër djallëzi akoma më të madhe, dhe s’kishte si ta vinte re sepse e praktikonte vetë si i postkrishterë, që më e madhja djallëzi e Djallit është thirrje dhe praktikë për Dashuri Universale pa Parime, paraqitja e Djallit sikur të ishte Zoti vetë.

(pa asnje diskutim kjo eshte shprehja me e modhe qe kom vjedh ne Internet, ja kom dhi ene Bodlerit :rofl:)

Alba2265

E megjithate Arban vegla mbetet idiot .qe ku ke gravura te kohes ku skenderbeu duket si plaku Mere :joy:
imazh

InkuizitoriMoth

Gjërat dhe ndodhitë më të vyera, për të cilat prej kohës ke pasur interes të veçantë, ndodhin si të rastit, kur nuk i pret fare dhe prej nga më pak i prisje të vinin. Eshtë sikur nuk dëshiron të shohësh çfarë të ndodhet më afër, e pastaj vjen çasti që e sheh me domosdo se janë pjek kushtet për ta parë.
Qenia ndodhet në një vend të paqartë midis të vënies re dhe mos vënies re.

InkuizitoriMoth

Për t’ju kujtuar njerzëve se janë potecialisht inteligjentë, nevojitet si idjoti real, dmth i mangëti nga trutë si shëmbull qè nuk i duhet ngjarë, ashtu dhe idioti në kuptimin platonik, që nuk është si gjithë të tjerët, e të cilit duhet ngjarë.

InkuizitoriMoth

Sëmundja e artistit klasik është turbekulozi, ndërsa e artistit bashkëkohor është SIDA. Në rastin e parë ilaçi është alkoli, në rastin e dytë kokaina.

Alba2265

Rasti eshte mbreti i botes😂

InkuizitoriMoth

Rasti është mbreti i botës, kurse mbretëresha është domosdoshmëria. Kjo ndodh në realitet sepse në origjinal ka qenë përkundrazi, por diçka e mbrapësht ndodhi në zanafillë të historisë që i ktheu gjërat përmbys duke këmbyer rolet dhe pozitat yin e yang të mbretit dhe mbretëreshës dhe çdo dikotomie ose bi-polariteti tjetër.

(për këtë arsye Marloni bën kërdinë me bi-bolaritet ngambrapësht zanafillës)

InkuizitoriMoth

Ekzistonte një fis indigjenësh në Afrikë që nuk e kishte në fjalor fjalën “liri” sepse nuk kish ç’t’i duhej. Me të mësuar fjalën liberté të ardhur nga jasht shtetit, e hongri telin e nryshk.

InkuizitoriMoth

Një herë kaluar lumi, barka braktiset - proverb indian.

Kalova lumin të dhjefsha kalin - proverb shqiptar.

InkuizitoriMoth

ndjehem shume i nderuar dhe tejet mase i vlersuar qe ne temen time diskutohet per bolet e heroit tone kombetar.

InkuizitoriMoth

Krimineli qëndron në raport me fetarin, njësoj si prostituta me murgeshën. :slightly_smiling_face:

Alba2265

virgjereshat jane me prostituta se ato qe e bejne kete pune per jetese.
Remark ,harku i triumfit

InkuizitoriMoth

Intelektuali i modh qe shkrun libra per pare, qendron me poshte se prostituta qe e jep ducin pa pare.
Nene Tereza, Virgjeresha Triumfuese (qe lexon Biblen, nuk e citon, por e praktikon)

Alba2265

Shqipot mburren me Nene Terezen ,por kur iu thua te bejne ate qe bente ajo dmth te ndihmojne ata qe jane ne dite te veshtira,ik te thone megjithe Nene Terezen.
nejse po bej sehir documentarin per historine e maradones ne Napoli .Cudi cfare droge eshte futbolli.Na beri te lumtur maradona thone megjithese te nesermen e fitores se napolit ata gdhiheshin po aq te varfer sa ishin ngrysur .Nga gjithe ajo history maradona iku milioner …

InkuizitoriMoth

Zanati i intelektualit, si person që paguhet për idetë që prodhon, është relativisht i ri, lind për herë të parë me philosophes iluministë frëngë në shek. XVIII.
Pra nëse, siç thuhet rëndom me simpati, prostituta është zanati më i vjetër në botë, intelektuali i modh i bi të jetë zanati më i ri në botë.

Ne fakt te dy jane figura simpatike, kane shume simpati per njeri tjetrin, kane te njejtat halle dhe te njejtat gezime :rofl:

InkuizitoriMoth

Përvoja është një krehër që jeta të jep pasi të kesh humbur flokët - Bernard Blier.

Eshtë e vërtetë si e thënë, por në të njëjtën kohë nuk është e vërtetë. Gjithmonë ky problem me aforizmat. Dhe jo vetëm me aforizmat, është gjuha që farfurin me dykuptueshmëri komplementare yan-ying, e perceptuar si ambiguitet nga ambigët dyfytyrësh vërtetë-rremë.

InkuizitoriMoth

Historia e personalitetit kulturor modern është histori divorcesh, ose thënë më troç është pallim grash të njëri tjetrit duke i shkëmbyer ato në mënyrë legale. Sa më tepër kalon koha, aq më të rrallë bëhen artistët e mdhenj dhe intelektualët e shquar që nuk ndrrojnë bashkëshortet si mbreti gratë në Hollivud (modeli seksual i imituar). Me logjikë i bie që edhe gratë të ndërrojnë bashkëshortët si mbretëresha burrat, dmth edhe gratë i pallojnë burrat njëra tjetrës, meqë loja zhvillohet me dy lojtarë, atë që lë njëri ose njëra, e merr tjetri ose tjetra. Megjithse shprehja “ndërron si mbretëresha burrat” nuk para shkon si folkloristikë, dhe shoqëria moderne gjithsesi mbetet akoma mashkulloriste që ve re më tepër se çfar bën sulltani në harem, sa më sipër përbën një dëshmi që sekset në thelb janë të barabartë, për mirë apo për keq qoftë.

InkuizitoriMoth

Thuhet rëndom: “njeriu ka të mirat dhe të këqijat e tij”, me kuptimin se tjetrin duhet pranuar ashtu si është, gjë që është e domosdoshme të bëhet, por jo si pranim i një fataliteti të së mirës dhe të keqes pranë e pranë në përjetësi, por pranim si kusht fillestar për të zhdukur më pas të keqen përfundimisht nga njeriu.
Në të vërtetë hë për hë njeriu përgjithsi është vetëm i lig, e mira e tij në më të shumtën e rasteve shërben për të mbuluar, fshehur dhe justifikuar të keqen - hipokrizia nuk do të mund të ekzistonte pa të mirën -, gjë që e dëshmon edhe thënia bamirëse e sapo analizuar: “njeriu ka të mirat dhe të këqijat e tij”.

InkuizitoriMoth

Konsideruar fejesa si bangoprovë seksuale e partnerit, dmth “ta provojmë një herë se si është, pastaj ta marrim për grua” (ose për burrë në kohët moderne), është injorancë e tmerrshme që as nuk njeh, as kupton dhe as konsideron proçeset magmatikë eros-thanatos që zhvillohen në qendër të qenies, me tamam “nuk merr fare erë nga jeta”. Ta provosh seksualisht një herë, është njësoj sikur ta provosh vdekjen një herë; pra një gomarllëk me brirë në rastin më të mirë, sepse një herë vdekur, nuk kthehesh më si fantazmë nga e përtejmja për ta regjistruar vdekjen tënde në librin e gjëndjes civile.

InkuizitoriMoth

Referuar parullës revolucionare frojdiste të 68-tës “bëni seks, mos bëni luftë!” (ndërlidhje frojdiste midis eros dhe thanatos) rezulton paradoksal raporti i të dhënave statistikore që krimi i feminicidit është gjithnjë në rritje në vende seksualisht të zhvilluara. Në fakt paradoksale është parulla në fjalë, sepse eros dhe thanatos, përveç se ndërlidhen, edhe identifikohen me njera tjetrën, pra parulla rezulton “jo ush po gomor”, dmth absurde “bëni luftë, mos bëni luftë”. Moderniteti rizbulon me mjete të tjera, madje të kundërta, dhe në një kontekst të kundërt atë çfarë ishte kanonike në shoqërinë fanatike obskurantiste mesjetare. Sipas Kanunit të Lekës çnderimi seksual shlyhej me vdekje, drejtësi dhëmbë për dhëmbë e sy për su, identifikim i Eros me Thanatos.

Alba2265

Lexoje kete komentin :joy:
VRKRT

7 Dhjetor, 2020 22:06 te 10:06 pm

Dashka me fitu n Wembly ky koqja pa bole topesh !
Si puna a atyre shqiptarve qe kur zbriten nga vaporrat e eksodit t vitit 1991,ashtu t leckos e pabuks,flisnin ke RAI ,se kishin qejf me u martu me prezantuset e bukra italjane t RAI t,
Njoni tha du me u martu me Rafaela Kara,tjetri donte t zente dashnore ate miss italia…kurse Duka sot don t fitoj n Wembly…

InkuizitoriMoth

Intelektuali i modh oriental bo i dor muhabet, intelektuali i madh oksidental bën një diskurs, ndërsa bashkëbisedim bëjnë vetëm të vdekmit në vorr.

InkuizitoriMoth

Kush urren tjetrin gëzon si sadist dhe kush don të afërmin vuan, por edhe ky i fundit gëzon si mazoist. Kështu të gjithë knoqen tu bo qef t’modh sado-mazo.

InkuizitoriMoth

Realiteti, i parë në sy, çliron fantazinë nga makthet sepse realiteti qendron më lart se çdo fantazi; dokumentari qendron më lart se çdo fiction.

InkuizitoriMoth

Vetvrasja është akti më individualist që ekziston, dhe për këtë arsye është akti më luçiferik.

InkuizitoriMoth

Intelektual i modh që provokon intelektualët e vegjël duke bërë një pyetje që e presupozon vetë përgjigjen: preferon jetën e mjerë të një artisti famoz (Van Gog si model mjerimi), apo jetën e një personi çfardo (psh vëllai i Van Gogut, gallerist afarist), është dyfish i mjerë vetë, sepse gjenia nuk është kostum që vishet dhe çvishet sipas qefit, por është destin fatal që kryhet, e që pastaj edhe duhet të shlyhet. Një pyetje të tillë e bën vetëm një hipokrit që jeton për qef të vet dhe bën intelektualin për luks, ose një injorant me diplomë që nuk i ka as idenë se çfar vuajtje dhe mizerje ka zanati i të çmendurit.
Dyshoj se përgjigja e drejtuar të zotit të punës do të ishte ajo e presupozuar nga pyetja idjote e mësipërme. Pastaj, si nuk ekziston edhe një dëshmi e vetme që dikush i ka drejtuar këtë pyetje vetë Van Gogut ose ndonjë kolegu të tij të ngjashëm me të në çmenduri, parë që shëmbuj të ngjashëm janë pak si tepër, aq sa duket sikur çmenduria është kusht sine qua non për të qenë artist i modh.

InkuizitoriMoth

Nuk është e lehtë të deshifrosh ëndrrat, por më e vështirë është të dallosh ëndrrat profetike nga infernale që nuk kanë pikë kuptimi, dhe prandaj është i pamundur deshifrimi i tye. Nuk ka kuptim te kërkosh kuptim në ferr, ëndrra të tilla janë thjesht makthe, ashtu si janë makthe shumica e veprave surealiste ose onirike.

InkuizitoriMoth

Qeshja si akt satanik ushtoi për herë të parë në kozmos kur ra Adami dhe Eva. Jehonë e kësaj qeshje primordiale është impulsi i gajasjes që na pushton në mënyrë inkoshiente kur ndonjë person me pushtet bie nga fiku (si Faja që nuk e zu dekiku), përfshirë edhe në rastin më banal të mundëshëm kur shohim të rrëzohet një person në asfalt.

InkuizitoriMoth

Pothuaj gjithnjë shkaku pse merr fund një love story nuk merret vesh kurrë tamam, sepse mizerja mbahet sekrete për të shpëtuar sa për sy e faqe-n.

InkuizitoriMoth

Nga leximet, dhe akoma më tepër nga muhabetet me të njohurit, vë re se çështja e dënimit me vdekje, edhe kur shtrohet në mënyrë racionale si çështje drejtësie, me justifikime dhe arsyetime logjike, statistika etj, sidoqoftë pro apo kundër, thellë-thellë nën të ndjehet firoma kutërbuese e diskursit të frikës nga vdekja.

Alba2265

Shtrohet ceshtja:Drejtesi apo Hakmarrje?
Whoever sheds man’s blood, By man his blood shall be shed, For in the image of God He made man. -Genesis 9:6

InkuizitoriMoth

Kanadaja ekziston si shtetkomb vetëm që në filmat e Hollivudit, kë e ndjek policia si shkelës rendi, të ketë ku të marrë arratinë për të kapërxyer kufirin amerikon drejt veriut.

InkuizitoriMoth

Çdonjeri ka të vërtetën e tij, dhe të gjithë kanë të vërtetën e Ponc Pilatit.

InkuizitoriMoth

Idenë që Amerika vetem zgjeron përmasat e Evropës (njësoj si Perandoria Romake zgjeroi dhe përhapi kulturën e Greqisë së Lashtë), në kuptimin që idetë cilësore të kultivuara në ngushticat evropiane zgjerohen sasijorisht në prateritë amerikane, e verifikova përsëri me një ndodhi personale me përmasa mikroskopike albaneze. Një shok atëbotë, të atin drejtor të një institucioni, se ku kishte gjetur një vaskë banjoje te zmontueshme të kohës së qepës, dhe e kishte instaluar në ballkon. Vaska kishte pothuaj përmasat e ballkonit të apartamentit, dhe ishte një pamje qesharake horror të shihje se si pllaquritej djali i drejtorit në atë zheg gushti gjithë qef me brekë banjo në atë biçim pishine 2 metra katror të plasaritur ku dikur lahej plaka e deklasuar Nurihan.
Nuk ka shumë kohë pashë një video të djalit të drejtorit, të emigruar prej kohësh në Amerikë, që pllaquritej “si pun drejtori” në një pishinë rrethore 10 metra katror të instaluar në kopsht të shëpisë. Jo vetëm pishina dhe plëndësi i tij, por edhe qefi i modh në fytyrën e dhjamosur kishte marrë përmasa praterike amerikone.

InkuizitoriMoth

Perëndimi është Greqia + Krishtin, pra krishterimi është njëri prej dy gurëve themelues të shoqerisë dhe kulturës perëndimore. Urrejta kundër fesë është kundërprodhuese; urrejtja nuk rri në këmbë, se nuk mund të qëndrohet në këmbë duke urryer njërën këmbë.

InkuizitoriMoth

Afaristi i vërtetë është një artist me sens të theksuar realiteti, të cilin e ka në proporcion të drejtë me sensin e theksuar estetik.

InkuizitoriMoth

Filozofia, si një strukturë me ambicje të shpjegojë tërë botën, fillon t’i japë fund ambicjes së saj me Hegelin, i cili shpalli Fundin e Filozofisë (bërë lesh e li me Fundin e Historisë), dhe me Marksin që tha: “filozofët deri tash vetëm e kanë shpjeguar botën, problemi është si ajo të ndryshohet ajo”. Meqë nuk u arrit të ndryshohet bota, u ndryshua filozofia; sa më tepër kalon koha, diskursi filozofik merr forma të tjetërsuara deliri pakuptim (Hajdaraga), ndonjëherë forma edhe të skizofrenuara, dmth të patologjizuara (Niçe). Pra meqë nuk ndryshoi bota, ndryshoi filozofi, i cili prej kohësh mund të përkufizohet si person që ka humbur buon sensin. Tani që edhe buonsensistët e kanë humbur buon sensin, i ke të gjithë filozofë t’mdhej; çdonjëri ka në xhep një shpjegim personal të botës, çdonjëri është shpjegimi i botës.

InkuizitoriMoth

Ankesa ekologjike për shterimin e rezervave të planetit përqëndrohet zakonisht në kritikën kundër pangopesisë njerzorë për përfitime materiale të çdo lloji, i vishet gabimisht vetëm kapitalistit, sepse pangopësia është ves i përgjithshëm njerzor. Është provuar e stërprovuar historikisht se barkthatët mbeten gjithnjë të pangopur edhe mbasi mbushin zorrën; kërkesa fisnike për drejtësi universale është më tepër në funksion të fshehjes së vesit të pangopësisë edhe prej vetes, si turp i padurueshëm, i faktit evident që janë kapitalistë potencialë edhe ata që nuk kanë brekë në bythë. Provë për këtë është dështimi i komunizmit dhe restaurimi i kapitalizmit nga barkthatët që vazhdojnë të ankohen, dhe me siguri do vazhdojnë të ankohen njësoj edhe sikur të arrijnë nivelin zviceran të jetesës.
Sa për informacion: Zvicra e bankave të kapitalit botëror deri para 70 vjetësh ishte një vend i varfër malokësh barkthatë ku baballarët kanë jetuar në shekuj me shitjen e gjakut të bijve të tyre që i dërgoni të shërbenin si mercenarë në ushtritë e tërë Evropës (garda zvicerane e Vatikanit është një mbeturinë historike dhe folkloristike). Një tornitor zviceran ankohet me të drejtë që kapitali i pi gjakun, por pa aspak të drejtë bën sikur nuk vë re faktin evident që, nga pikpamja e drejtësisë universale, tornitori i botës së parë është një gjakpirës i tornitorit të botës tretë, i cili paguhet 10 herë më pak për të njëjtën punë.

InkuizitoriMoth

Kur jeni duke komentuar, mund të thoni pak a shumë të vërtetën, ose edhe të vërtetën absolute (sepse ka ardhë puna me e thënë vetëm në Peshk), bashkë me pak a shumë të vërtetën, tregoni kryesisht, pa i rënë në të, se kush jeni në të vërtetë, megjithse kurrë e shkruar në dosjen tuaj.

r.v

Ne fillim Perendia krijoi qiejt edhe token. Pastaj butonin “Edit”

InkuizitoriMoth

pastaj Perendia krijoi Satanin, i cili krijoi butonin “Cancel” dhe Peshkun

r.v

…dhe pa qe kjo nuk ishte mire …

InkuizitoriMoth

meqenese s’kishte çfar t’i bente, shkrujti komentin: “U pa puna, vari hejbet kesaj pune, leni te komentojne robt per politike, koken hënkshin, kush o tu pjerdh per ta!”

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Progresi është me dy fytyra: përparon e mira, por përparon edhe e keqja. E ha kallup progresin, nëse e pranon të tërin kallup siç është.

Alba2265

Dualiteti eshte baza e jetes.merhumi charles dickens e pershkroi bukur me nje paragraf gjithe historine e njerezimit : It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the epoch of incredulity, it was the season of light, it was the season of darkness, it was the spring of hope, it was the winter of despair.”

InkuizitoriMoth

vetem se ne kete rast nuk dualiteti i botes, eshte ambiguiteti i shpirtit njerzor, ose me sakte skizofrenia e njeriut qe i vishet dualitetit te natyres (dukuria e “projektimit psikologjik” te zbuluar nga Frojdi). Erresira dhe drita, nata dhe dita, jane dualitet pa te cilin nuk do te ishte e mundur jeta ne Toke, pra dualiteti ne kete rast eshte i natyrshem dhe frytdhenes. Ndersa terri shpirteror, erresira e vetmise se ferrit, alternuar skizofrenikisht drita e dashnise se modhe per Qerimen: “un vdes per ty Qerime, po vje i here sonte”, ose fraza e Dikens nacionalisti anglosakon per dashurine e atdheut ne shekuj, ose drita e Iluminizmit qe ndriçon terrin e obskurantizmit mesjetar siç thonte shoku Enver, ja ambiguiteti skizofren njerzor qe i has per dite, ne çdo çast.

Alba2265

meqe flasim per vetmine .vetmia eshte me teper gjendje mendore .Shife maradonen te cilin e brohorisnn me adhurim miliona njerez vdiq duke u ndjere i vetmuar .kur vdqi ai i vetmuar , cmund te thuhet per miliarda njerez te rendomte qe s’i njeh kush …
dicka ka pas ditur cifuti i lashte kur tha ne bibel se lumturia nuk vjen as nga kamja as nga fama as nga cdo gje tjeter por vecse nga perendia.
La Bombonera homenajeó a Diego - YouTube

InkuizitoriMoth

Ndarja anglosaksone e vetmisë në loneliness malinje dhe solitude beninje është dëshmi jo e dualitetit yin-yang, por e realitetit ambig skizofren dangër-dungër: terr i ferrit dhe dritë e parajsës.

Mirejam_Tirana

nesra s’vjen kurrë

InkuizitoriMoth

m’duket se kom thon dje që nesra s’vjen kurr, apo kom thon pasnesra pas nji jave s’vje kurr? E ku di un, un s’maj men çër kom honger mrom, barku do llaçò përditë, nuk të le me menu se çër ke me honger nesra që s’vjen kurrë ose ku dreqin ka hum e djeshmja që s’ka qen kurre. Po t’patktën t’vite nesra pasnesër pas i jave qi t’mushim barkun tamom si o për t’mush!

InkuizitoriMoth

Pyetjes që çfar libri filozofik ose ese i rekomandon të lexojë një politikani, i përgjigjem:

-Manual i lojrave të shahut më të rëndësishme në histori. Në mos ky, asnjë tjetër, ndoshta libri i telefonave.

Mirejam_Tirana

fuxcopjac interneti

InkuizitoriMoth

Në shoqëritë jashtë shtetit (dhe jo vetëm) ekziston rëndom mendimi që në shoqëritë patriarkale komandojnë burrat. Kjo gjë e vërtetetë deri diku e në një farë mënyre, sepse në shoqëritë patriarkale dhe matriarkale, dhe aq më tepë në çorbën e derrit patriarko-matrialkale bashkohore, e vërteta është ambige si mësalla me dy faqe dhe e pafytyrë si gjysëm e vërtetë (që është më keq dhe më mashtrues se falsiteti i plotë), gjë që nuk e dinë mirë banorët e shoqërive jasht shtetit, për mungesë eksperience te drejtëpërdrjetë. Për kë e ka pasur fatin e mirë (dhe të keq njëkohësisht, gjithnjë në pilaf ambiguiteti dyfytyrësh i pafytyrë), ka një farë mundësie të ketë kuptuar që gratë komandojnë në mënyrë të fshehur në shoqëritë patriarkale, dhe në forma të ndryshme hakmarrjeje për komandën tiranike të burrave superiorë në mënyrë të dukëshme. Një dëshmi e shkëlqyeshme për këtë gjysëm të vërtetë, më mashtrues se falsiteti i plotë, ështe shprehja gjigante tiranase: “I ka fry n’vesh hoxha i notës”, e cila thuhet kur vendimi i burrit ndikohet prej gruas gjatë konsultave të natës në shtatin bashkëshortor.

Kjo shprehje e urtë popullore është akoma më gjigante sepse dëshmon ndërlidhjen themelore midis seksit dhe fesë.

InkuizitoriMoth

Nuk ka mjet më të mirë se muzika e lehtë për të rikujtuar flashbek situata çfardo (të lehta) të së kaluarës.

InkuizitoriMoth

Madhështia e vërtetë e njeriut është kur sheh gjërat e mëdha edhe në gjëra të vogla.

InkuizitoriMoth

Hetimi maniakal për të treguar se çdo lloj ide ose tezë novatore në historë e kulturës i është vjedhur një personi të panjohur nga gjeniu i stërnjohur, është tashmë një sport popullor i ngjashëm më teoritë e komplotit, që nuk kursen as figura të stabilizuara me besueshmëri absolute si maja të paprekëshme të kulturës, si psh Ajnshtajn dhe Darvin. Një shëmbull tjetër, i mirënjohur në popull, është Kadare i akuzuar atëbotë se vidhte idetë e romaneve me të duart: nga të huajt jashtë shtetit dhe nga bashkëatdhetarët përbrënda shtetit. Jo shumë e njohur në popull është fakti se akuza në fjalë: “ai i vodhi idenë ktij; ky i vodhi atij”, ishte një konstante banale në muhabetet rreth tavolinave të klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Ndërsa sot e dëgjoj të njëjtin muhabet në ambjentet universitarë, edhe jashtë shtetit, mbushur tumllas me akuza kundër profesorëve e docentëve vjedhajdutë që përlajnë idetë e studentëve gjatë mbrojtjes së diplomës.
Patenta e shpikjes së zjarrit i takon Prometeut që i vodhi sekretin e zjarrit perëndive të Olimpit. Akti zanafillor prometeik kushtëzon të gjithë historinë e kulturës, dhe poza prometeike e kulturistit në shekuj, që pak nga pak merr forma luçiferike në epokën moderne.
Nuk i kam mbajtur bishtukun Ajnshtajnit dhe Darvinit, dhe as Kadaresë, por i kam mbajtur bishtukun shumë rasteve të ngjashëm në përmasa shumë më të reduktuara, të bëra vaki rreth e përqark meje, ku kam vënë re të veprojë pothuaj ligji: kush ka ide origjinale, nuk para ka edhe takatin e duhur t’i dëshmojë dhe t’i përhapë ato deri në nivel zyrtar. Nuk është kollaj të mbrosh një ide ose tezë novatore, sidomos në fillim pësohen persekutime dhe vuajtje pa fund; me fjalë të tjera ka vlerë dhe meritë edhe vjedhajduti që arrin t’i bëjë zyrtare. Pra, ose duhen mbajtur dy kunguj nën një sqetull, gjë e pamundur, ose duhen dy vetë që kanë meritë njësoj në mbajtjen secili një kungull nën një sqetull. Çfarë është e kriminale dhe e poshtër në historinë e progresit novator, është ligji i majmunit që sakrifikohet Abeli e bëhet famoz vetëm Kaini; sakrifica mbahet e fshehur, ndryshe nuk do ishte sakrificë dhe nuk do kishte sakrificë.

InkuizitoriMoth

Mund të fal të keqen që më ke bërë, por nuk mund të fal dot të keqen që njëkohësisht i ke bërë edhe vetes, nuk është në kompetencën time.

Çdonjeri është i përgjegjshëm (mban përgjegjsi) për veprimet e veta, asnjë tjetër, as Zoti. Të keqen që i ke bërë vetes nuk mund ta falë dot asnjeri, as Zoti vetë, i cili, nëqoftëse do të ndërhyntë në këtë rast, duke dënuar apo falur, do të asgjësonte Parimin e Lirisë dhe Parimin e Përgjegjsisë, të cilët janë 2 faqe të ndryshme të së njëjtës medalje. Përgjegjsia paguhet me çmimin e lirisë, dhe anasjelltas.

Pa Përgjegjshmëri dhe Liri do të ishim robotë, aspak qënie krijuese.
Me pak fjalë, në një mënyrë ose një tjetër, gjithçka paguhet në drrasë, nëse jemi të lirë, e nëse duam të jemi të lirë nga fajet e borxhet.

InkuizitoriMoth

2 bolet e Marlonit tu bo i dor muhabet per Krishtlindje:

Mirejam_Tirana

pastaj vjen nata

InkuizitoriMoth

pastaj vjen 1 Maji dhe 2 tullumbacat e Marlonit ne formen e rrumullaket te Sekretarit te Pare dhe Kryeministrit, u ngriten lart ne ajrin festiv duke u endur hop andej e hop kendej

InkuizitoriMoth

endur hop andej e hop kendej ato te shkreta te rrumbullakta per vite me rradhe derisa u mush gjithe horizonti me bole qe hovshin si majmuna, erdhi me ne fund momenti qe hop! iku komunizmi (njera bole) e hop! erdhi demokracia (tjetra bole), sikur hop! iken nje autobuz e hop! vjen tjetri

Mirejam_Tirana

Ole, Ole kjo dynja
Olja, Oles nuk i ngja

InkuizitoriMoth

Kuintesenca e Oles

Olja, Oles nuk i ngja ne ket dynja,
vetem se ka edhe nje tjeter dynja,
ku Ola katrore, Oles katrore i ngja:

InkuizitoriMoth

Nëse feja është opium për popullin, atëherë arti ësht crack për miletin.

InkuizitoriMoth

Marksi dhe marksistët demokratë e ka vënë re që feja është opium për popullin, por si shpjegohet që nuk e kanë vënë re se arti nuk është më pak opium për popullin? Apo punë shijesh, nuk është e thënë të kenë të gjithë të njëjtat shije!

Alba2265

Feja eshte nje mit per ti mbajtur Homo sapiens tok.Arti eshte pasqyrim i jetes se tyre ne forma te ndryshme .nganjehere e pasqyron jeten ashtu si eshte nganjehere ashtu si duhet te jete apo sapiens kane deshire te jete .

Alba2265

A ka ndonje diskutim ne Itali per te ndryshuar fjalet e himnit kombetar per te perfshire edhe sorelle e jo vetem fratelli?

InkuizitoriMoth

:smiley:
jo nuk kam degjuar, se si kam thene shume here te tjera, halli im tani eshte te mos degjoj, te mbrohem nga informacioni, te mos i hap linqet, dmth te ushtroj zanatin tim: te mbaj popullin ne injorancen e obskurantizmit mesjetar.

InkuizitoriMoth

Feja dhe arti (dhe filozofia) kanè nje funksion me te fuqishem dhe me te larte sa thu ti dhe rendom thuhet verdalle, kane funksion providencial, dmth nuk kane funksion ne vetvete, si art per par art, fe per fe, filozofi per filozofi. Funksoin providencial ne kuptimin qe synojne ne nje finalitet, synojne Fundin e Historise thene ne stil hegelian ose marksist (se ka edhe stile te tjere, si psh stili fetar i Fundit te Koheve ose Diteve te Fundit, si gjithnje pune perkthimi me te cilen po merren ronshem ne Blogun Tjeter). Per sa me siper pjese te Avangardes se Hershme ishin fare koshient, por u kthy pllaka me pas se ashtu ishte nji pun.

Pra thene ne menyre popullorçe: pa e vene re, feja dhe arti i bejne gropen vetes, ashtu si po ja ben gropen vetes shtet-kombi. Jane te lidhme gjerat, por si ti, ashtu dhe delta pa dhome bashke me fratelli e sorelle e tore suma d’italia intelektuale te shquar franceze dhe intelektualet e mdhenj te Blogut Tjeter, i mbani te zgjidhme punet duke zgjatur ne pafundesi ardhjen e Fundit te Historise, pra duke zgjatur ne pafundesi dhimbjen e koqepordhave qe masin kohen historike me mbushjen e zorres me mishin e gjelit per Krishtlindje dhe per Vit Ri.

InkuizitoriMoth

Alba kape ket se çfar kane thene neandertalasit e Avangardes qe ishin kunder artit t’modh ne vitin 1920:

Arti është po aq i rrezikshëm sa feja. Nëse feja është opium për popullin, arti është një lloj dehjeje … Arti vret lirinë e masave të çliruara, duke i marrë me vete në mbretërinë e të bukurës. Arti mban në gji idealizmin më reaksionar - Istituti i kulturës artistike, Moskë (INcHUK), Puna dhe polemika e produktivistëve.

Alba2265

Lexoje Kimeten ketu .Ka Lexues thote por s’ka letersi…

InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth

Emigranti, sado të jetë i integruar në atdheun dhe mëmëdhen e adaptuar, jeton dy jetë, në të përditshmen përsëritëse pa memorie dhe në të kaluarën për shkak të kujtimeve të paintegrueshme në një realitet kulturor hane shan e hane Bagdat me atë të origjinës nostalgjike. Papajtueshmëria midis të sotmes dhe të kaluarës, është gjëndje ekzistenciale e rëndom qenies, reflektuar në art si konflikt midis reales dhe onirikes, banales dhe nostalgjikes, fizikes dhe metafizikes, dokumentarit dhe fiction. Kjo papajtueshmëri në qënien emigruese shndërrohet në konflikt të skajshëm, ku më përtej bihet në skizofreni, e cila me përkufizim është gjëndja e personit të sëmurë në pamundësi të dallojë realitetin nga ëndrra, të këtushmen nga e përtejmja.

Sa më sipër është saktë gjëndja ekzistenciale e dëshiruar prej artistit t’modh, dmth të emigruarit t’modh, nganjëherë edhe e arritur, pak rëndësi ka: si pacient spitali me pizhama me vija, apo si artist i modh me kravatë në skenën e kulturës.

del-ta

formulat e shkombëtarizimit dihen prej kohësh!
paraqitja atdhetarinë ,popullit kandidat për asimilim,si ‘‘streha e fundit e maskarenjve’’! kompromento me të gjitha mënyrat ata që përdorojnë opinionin publik!
goditi themelet e përkatësisë kombëtare,gjuhën,historinë,kulturën,letërsinë,ushrinë,ekonominë!
paraqiti të gjitha këto,me mjeshtëri,si luftë ndaj ‘‘komunizmit’’!
stimulo radikalizmin fetar dhe krahinor!
dhe ja, u kry! rripi i gazës dhe bregu perendimor ikin nga izraeli (e shumta për 10 vjet) dhe sillen në trojet shqiptare!
palestinezët,shyqyr zotit i kemi me shumicë!

InkuizitoriMoth

diferenca e energjise nga sufllaqja enderrimtare greke tek muti real albanez perben energjine e nevojshme per te prodhuar nje parulle atdhetare ne formen e pordhes memedhetare.

InkuizitoriMoth

Shqipëria e Vogël sa një gogël, është një makth real i vogël, ndërsa Shqypnia e Madhe (Magallo Shqypnia) është një makth onirik i modh; gjë më se e vërtetë të thuhet edhe për Greqinë reale, Sërbinë reale, Rusinë reale dhe Amerikën reale, e çdo vend real tjetër egzistues.
Njerzimi do të shpëtojë nga makthet e mdhej onirikë e makthet e vegjël realë kur shteti-kombi onirik i Itakës do të bashkohet me shtet-kombin real të Vatikanit (me ndërmjetësinë e shtetit kozmik të Kosovës).

InkuizitoriMoth

@Alba2265,
pse ve pelqim tek komenti qe kundeshton delten pa dhom, e nuk ve njesoj pelqim tek komentet e tjere qe kundeshtojne kundeshtaret e deltes pa dhom? Apo nuk te pagu Sorrosi per kete? :smiley: :stuck_out_tongue:

Apo armiku i armikut te armikut tim, nuk e di i kujt mik eshte? :joy:

InkuizitoriMoth

Ka një listë me mendimtarë të shquar dhe artistë t’mdhenj që kanë thënë me mënyra të ndryshme atë që ka thënë shkoqur Claudio Magris: arti i shek. XX ka bërë aluzion për bukurinë vetëm nëpërmjet mohimit të saj.
Më se e vërtetë, por duket mjaft e çuditëshme që asnjë nuk ka thënë të njëjtën gjë për , megjithse ka bërë vaki njësoj (dhe është i vërtetë njësoj): në shek. e XX dhe në vazhdim, është bërë aluzion edhe për mirësinë dhe vërtetsinë nëpërmjet mohimit të tyre.

InkuizitoriMoth

Arti modern minimalist, thënë shkurt si aforizmë: art i të hequrit, e jo i të shtuarit, e thënë me shumë fjalë prej Kalvinos në Lezione americane: (riciklim i thënies së Anatol Frans, Çehov, Heminguej, aplikuar pothuajse njësoj prej tyre), është shenjë që Oksidenti ka dalë në pension, e bashkë me të ndoshta tërë njerzimi i ndikuar rëndë prej tij, sepse minimalizmi vihet re rëndom në veprën e fundme të çdo krijuesi, dhe përkundrazi harlisja në rini.
Sa më tepër i afrohet vdekja autorit, aq më tepër bëhet minimaliste vepra e tij artistike. Kënga e fundit e mjellmës është minimaliste.

Lucio Fontana, Concetto spaziale, Attesa, Rosso

https://www.artsupp.com/pictures/partnersArtworksGallery/3747.jpg

i ngjan si dy pika uje ducit te signores :smiley: :smiley: :smiley:

r.v

Voilà!

In view, a humble vaudevillian veteran, cast vicariously as both victim and villain by the vicissitudes of Fate. This visage, no mere veneer of vanity, is a vestige of the vox populi, now vacant, vanished. However, this valorous visitation of a by-gone vexation stands vivified, and has vowed to vanquish these venal and virulent vermin van-guarding vice and vouchsafing the violently vicious and voracious violation of volition.

The only verdict is vengeance; a vendetta, held as a votive, not in vain, for the value and veracity of such shall one day vindicate the vigilant and the virtuous.

Verily, this vichyssoise of verbiage veers most verbose, so let me simply add that it is my very good honor to meet you and you may call me V.

InkuizitoriMoth

@r.v
kete qe ke sjelle nuk e kuptova, por kjo nuk ka rendesi.

tjeter: nese eshte ide e jotja origjinale siç e kerkon kjo teme, s’ka ku te shkoje me mire, pavarsisht se tregon sa i trashe jam une.

por edhe nese nuk eshte e jotja, por eshte nje citim i marre hua ose vjedhur, prap nuk ka rendesi, nuk prish pune, se ne kete teme jane ther me thika dhe jan sha me nen e babe koleget tone intelektuale. Biles per mu ka vlere te madhe ambjenti kriminal i Peshkut, eshte shum frymzues per mua, vetem ne kete ambjent mund te shkruja çfar kam shkruar, nuk e prisja kurre kete lloj mrekullie. Prandaj bej sikur edhe une i perkas bandes se krimineleve duke share dhe therur kolege. Eshte shume frymzuese.

r.v

Normalisht qe eshte e vjedhur sepse nuk besoj se kapaciteti im linguistik eshte aq perfekt sa te gjej kaq shume fjale ne anglisht me V (nuk mendoj qe edhe ne shqip mund ta bej). Gjithsesi eshte shkeputur nga filmi “V for Vendetta” 2005

InkuizitoriMoth

shum mire ke bere, por beje akoma me mire ta publikoje tek tema e Stalker meqe qeka film, e meqe Stalker eshte bere per gjynof se nuk ja var njeri sinemase ne kohe kolere.

r.v

Po ca thua mo, Stalkeri sheh filma te holle, indian, koreano jugor, une shof filma te rendomte. Une edhe nje film koreano jugor qe pash ishte me nje drug dealer

InkuizitoriMoth

ashtu he, Stalker shifka filma te holle. Atehere un shof filma te trashe me ja dhi Stalker qe e ma veten sikur kush eshte.
Un shof filma suedeze me murgesha qe bejne seks midis tyre ne manastir, me sekretaren dhe shefin ne tryeze te punes qe bejne gjimastike midis stampantes dhe kompiuterit, me sherbetoren qe perkulet me marifet kur pastron dyshemene. Knoqem duke pa!

r.v

U mundova edhe un te behem pak Stalker para shume kohesh edhe nisa te shof nje film qe e kishte sugjeruar ai (indian) edhe u merzita aq shume sa thash e kuptova qe stalkeri ka vetem probleme te botes se pare

InkuizitoriMoth

he bravo!
Stalker, ashtu si gjithe intelektualet oksidentale te botes pare, ka probleme te botes pare, qe me kryesori eshte: pse bota e trete orientale nuk shef filma porno si bota e pare orientale? Se vetem keshtu zhvillohet e gjithe bota, duke pa se si bojne seks murgeshat ne manastire.

r.v

Shume e bukur. Une do ta perkufizoja si njeri qe jeton midis te tashmes se pa deshiruar dhe nje te ardhme ne atdhe e cila s’do vij kurre.

InkuizitoriMoth

shprehu me qarte, mos ngaterro ne menyre konfuze kohen me hapesiren (qe ne fakt jane te nderlidhura por sipas ca rregullave). Stalkeri ne te sotmen e padeshiruar ndodhet ne Paris (mund te ndodhej edhe ne Nju-Jork pa problem si çdo intelektual tjeter i shquar, Stalker eshte vetem nje perfaqsues simBolik), ku ka shku me deshiren e vet, me kembet e veta, nuk e ka detyru njeri. Nese e sotmja e padeshiruar eshte ne Paris, i bi te jete dyfish e padeshiruar ne Tirane; dhe e ardhmja shum e deshiruar, nese nuk do vije ne Tirane, s’ka per te ardhe as ne Paris, sepse Stalkeri dhe intelektuali i shquar po pret Revolucionin mbareboteror (he per he duke ngrene kokoshka ulur ne rradhe te pare te sinemase, si ne vaktit Ali Aga daga-daga ne kinema Partizani).

r.v

Koha edhe hapsira jane relative. Emigranti jeton ne te tashmen qe nuk do te jetoje sepse normalisht “Emigranti”, kryesisht leviz per arsye ekonomike nga vendi i tij, sepse dikush qe leviz per dashuri nuk quhet emigrant por thjesht “shkoi te jetoje”. E tashmja e “emigrantit” eshte ajo rutina qe ben cdo dite duke shkuar ne fabrik, lokal, guzhine etj etj. Ne te tashmen e “emigrantit” ekziston edhe e ardhmja qe ai krijon ne baze te kujtimeve te bukura. Dmth “emigranti” “hardware”-isht shkon ne pune edhe ben ate jeten qe me shume se zgjedhur eshte detyruar ta bej dhe ne te njejten kohe “software”- isht jeton ne ate boten e krijuar ne koken e tij e cila nuk ekziston realisht, qe eshte Tirana qe i shet Lali cdo dite ne fb ose me e bukur.

InkuizitoriMoth

a ka mundesi me mos e pjerdh muhabetin me Lali Eri e lali maloku?

InkuizitoriMoth

Politizimi i çdo lloj muhabeti është krim absolut kur politika dhe feja nuk janë relative
i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

:slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

Emigranti, sado të jetë i integruar në atdheun dhe mëmëdhen e adaptuar, jeton dy jetë, në të përditshmen përsëritëse pa memorie dhe në të kaluarën për shkak të kujtimeve të paintegrueshme në një realitet kulturor hane shan e hane Bagdat me atë të origjinës nostalgjike. Papajtueshmëria midis të sotmes dhe të kaluarës, është gjëndje ekzistenciale e rëndom qenies, reflektuar në art si konflikt midis reales dhe onirikes, banales dhe nostalgjikes, fizikes dhe metafizikes, dokumentarit dhe fiction. Kjo papajtueshmëri në qënien emigruese shndërrohet në konflikt të skajshëm, ku më përtej bihet në skizofreni, e cila me përkufizim është gjëndja e personit të sëmurë në pamundësi të dallojë realitetin nga ëndrra, të këtushmen nga e përtejmja.

Sa më sipër është saktë gjëndja ekzistenciale e dëshiruar prej artistit t’modh, dmth të emigruarit t’modh, nganjëherë edhe e arritur, pak rëndësi ka: si pacient spitali me pizhama me vija, apo si artist i modh me kravatë në skenën e kulturës.

r.v

Une rash dakord me kete mendim. Thjesht un do ta permblidhja me : nje emigrant jeton ne mes asaj qe sdo te jetoje edhe situatave ne mendjen e tije te cilat nuk do ndodhin kurre. Edhe nqs do te ndodhnin nuk do ishin aq te bukura sa i ben imagjinata + malli + kujtimet

InkuizitoriMoth

por me duket se nuk je dakord qe Stalker eshte me Lali Erin kunder lali malokut? Po lali Marlonin pse nuk e fut ne hesap fare?

Po me faktin qe Lali Eri ka braktisur Ameriken si emigrant meqe jetonte ne mes asaj qe s’donte te jetonte edhe situatave ne mendjen e tij te cilat nuk do ndodhin kurre, a je dakord? Po me faktin qe vetem per kete fakt dhe vetem per kete fakt asnje emigrant tjeter nuk i vjen as tek gishti kembes Lali Erit, a je dakord?

Po me faktin qe ne politiken postmoderne, dmth postkomuniste, njera bole e Marlonit vlen bolen tjeter, ose qe nje lali vlen lalin tjeter, sepse Marloni knon “hajde ka lala or çun i lales, te keqen lala ty”?

Mirejam_Tirana

ps

por mos harro se sot je dhjet vjet më i ri se sa do jesh pas dhjet vjetëve

InkuizitoriMoth

Te krishteret dhe muhamedanet ne Shqiperi dalloheshin nga menyra si dikur pastronin sumen: te paret e fshinin me gazete (shpikje oksidentale) dhe te dytet e lanin me sapllake (shpikje orientale). Unifikimi i feve dhe mentaliteve oksident-orient nga pikpamja e sumes u krye ne vitin fatidik 89-te kur u shfaq bideja ne horizontet e interioreve arkitekturore.

r.v

Atehere Lali Erin e futa si steriotipi i “gjerave qe nuk ekzistojne por qe promovohen sikur ekzistojne”. Nuk ka lidhje me Marlonin, fakti qe eshte nje fenomen gjithmon e me shume ne rritje per mua eshte shqetesues. Do thuash ti : - “po edhe “Shqiperia e Re”, apo filmat ne kohen e Nazi-fashizmit kane bere te njejten gje”. Jo sepse mjetet e difuzionit ne kohet e sotme jane shume te avancuara, dhe ashtu si emigranti qe nuk ka lidhje fare me te tashmen qe jeton, ashtu edhe ato “jo emigrantet” qe ndjekin Lali Erin (kryesisht apo pa dhom) nuk kane lidhje me realitin.

InkuizitoriMoth

nuk kuptoj asgje nga komenti jot, ti sikur je derguar nga Sorrosit me misionin per te me nxjerre mu si pun koqeje. Vallaj ja ke arrit qellimit, hallall i paç paret e Sorrosit!

r.v

Jo baba me ka derguar ALEX Paskua.

InkuizitoriMoth

Perfekt, s’ka rendesi se kush, mjafton te futesh paret ne xhep, se edhe qeni ka nevoje per nje padron qe i hedh nje cope kocke, te lehe, aty ku te haje.
Jo si une qe kam ngel si qen rrugesh; kshu eshte kur ke qene fuks, Drejtori i Dyte i Drejtorise se Trete ka kohe qe ka ngordh, e s’ka kush me pagu rrogen.

r.v

Si fillim mos me krahaso mua me ushtaret e armates. 2. Ti me verte mendon qe dikush do paguante qe ti te dukeshe si loqe?

InkuizitoriMoth

e thash kshu sa per te thene diçka, meqe nuk ka komente ne Peshk.

Pastaj nuk eshte nevoja te paguajne njeri per kete pune, sepse une vete me koshience te plote bej loqen per mimetizim, per tu ndjere i barabarte me loqet qe te bej nji dor muhabet me ta.
Akoma me pastaj, vetem nje loqe mund te diskutoje ne Peshk, edhe sikur te vinte Ajnshtajni ne Peshk per te diskutuar, automatikisht do ishte nje loqe.

InkuizitoriMoth

Të gjithë filmat dhe veprat e artit vjetrohen, por disa prej tyre plaken.

InkuizitoriMoth

Prej eksperiencës së Peshkut, ku shtohen komentet dhe komentuesit sa herë ndodhin gjëma dhe hatara në botë, kam kuptuar se është ide false që mediat funksionojnë për të dhënë informacion. Në të vërtetë mediat funksionojnë për të shkaktuar emocion, saktë si dikur gratë e këqija mblidheshin bashkë me qef të madh për të marrë nëpër gojë tërë qytetin kur i ndodhte gjë ndonjë të mjeri.

InkuizitoriMoth

Interpretuar historia nga pikpamja e pronësisë mbi mjetet e prodhimit, ose më shqip: nga pikpamja e pronës, historia e botës nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e vazhdushme në progres të përshpejtuar gjeometrik në epokën moderne, në të gjitha kuptimet e fjalës “vjedhje”, jo vetem e tokës, si e fundit vjedhje tok e xanun, por e çdo lloj prone edhe e ideve, pronës intelektuale.
Tabela tok e xanun ndodhej edhe në Kopshtin e Edenit.

Mirejam_Tirana

më mirë një pulë sot se një vezë nesër

InkuizitoriMoth

akoma më mirë ene pulen e ene vezen sot, e kesmet neser bolet e Marlonit

Mirejam_Tirana

“Se non siamo l’angelo custode di nostro fratello, cerchiamo almeno di non essere il suo giustiziere.”

InkuizitoriMoth

Shum mir Manjola, bravo edhe kesaj radhe! Por po te zbatohej kjo shprehje me siper, atehere te paret qe e propogandojne do te pendoheshin sepse nuk do te ekzistonte romani i modh Etër dhe bij dhe romani akoma me i modh Fratelli Karamazzov, dhe per pasoje intelektuali i modh Karamacof kishte per te cof si cofëtirë ne shkreteren e kultures qe eshte e tera e bazuar ne shkaterrimin e familjes.

InkuizitoriMoth

Manjola,
tani seriozisht vetem dy fjale per kete verejtjen tende shum te drejte. Ne kete gjendje qe eshte peshku eshte i pamundur komentimi siç duhet. Si mund te mbahet ekuilibri i ecjes normal ne nje barke ku te gjithe hovin sa anej knej dhe kuverta tundet e shkundet? Ka ndonje variant tjeter perveç se me hik nga Peshku nga syte kembet si shoket?

InkuizitoriMoth

Thelbi i Teorive të Komplotit:

-Kush i hapi depot e armëve në 97-tën?
-Dëshmitarët e Jehovait!

InkuizitoriMoth

-E meta më e madhe në jetë eshte tu besosh të tjerëve pa pasur asnjë garanci.
-Më se e vertete, për këtë arsye ne kërkojmë fleten e garancise për frigoriferin e ri te sapo blerë.

InkuizitoriMoth

Nuk është injorancë pasja e një niveli të ulët intelektual, injoranca e vërtetë është mosnjohja e Parimeve dhe mospasja takat për të zbatuar ato edhe në përditshmëri. :slightly_smiling_face:
Vlera e vërtetë e personit nuk qëndron në ideale grandioze, por në aktet zemërgjëra të përditshmërisë.

InkuizitoriMoth

@Mirejam_Tirana falemneres, te kom thene qe ti je gjeni si arkeolog per te gjet perla ne mes rrenojash te lashta. Nuk e di si ke durim me lexu gjera te lashta?! Hero je, hero!

Mirejam_Tirana

ditmooti po kalojm przotin

Alba2265

Few will have the greatness to bend history itself; but each of us can work to change a small portion of events, and in the total; of all those acts will be written the history of this generation.” ON GIVING: “The purpose of life is to contribute in some way to making things better.”

InkuizitoriMoth

Intelektuali i modh nuk di të bëjë dallim midis e komplikuar dhe komplekse (ekziston Teoria e Kompleksitetit), konfuze dhe kaotike (ekziston Teoria e Kaosit), vulgare dhe e thjeshtë, sepse është dora vetë qënia e komplikuar, konfuze dhe vulgare.

InkuizitoriMoth

Këshillë për intervistuesit:

Nëse i kërkon ndonjërit diçka, ai duhet ta ketë që të ta japë, sepse nuk mund të jipet një gjë që nuk e ke.

InkuizitoriMoth

Epoka moderne ka bërë aluzion për ekzistencën e Zotit vetëm nëpërmjet mohimit të Tij.

r.v

Pse mendon kshu?

dafne

une jo por pash qe zyrtarte shtetror kishin mesuar shprehjen delegim , deleguar. Gjithe biseda u zhvillua rreth delegimit te mallit tek klienti …
p.s. kur nisa ta ironizoj shprehjen e tyre , pashe qe me mburrje ndin vehten superior per retoriken e une ne sek. hyra shtat pashe nder dhe , ( veq prej ides se ku jetoj …)

InkuizitoriMoth

sepse jam Inkuizitor ne nje epoke ateiste.

r.v

Mos e vrit mendjen se edhe kovaçet pa pune kane ngel keto kohe :joy:

InkuizitoriMoth

vetem budallejt kane gjithnje pune, sepse budallai kur s’ka pune, luan deren!

r.v
InkuizitoriMoth

pse me jevgj qe kendojne per gaxhojte duke ngaterruar Zotin me Marlonin pohohet qenia e Zotit?
Apo mjafton te kete pune Marloni, kush po pyt per kovaçe dhe Inkuizitore pa pune.

r.v

Ske faj sepse aty ku jeton ti Zoti ka rreglla nuk eshte dosido. Nderkohe andej nga jetojme ne, Zoti eshte i thjesht, ska burokracira per te komunikuar. Vetem se ne ketu kur vjen puna si komunitet protestojme edhe cojme vinç tek prokuroria thjesht per tu siguruar qe do ta bej punen siç duhet, edhe kur eshte duke i kopsitur letrat kryeministres

InkuizitoriMoth

r.v. tani te them ne gje qe nuk eshte as dege me dege dhe as trug me trung, por eshte rrenje, e megjithse jam i sigurte qe s’ke per te honger pyke, por un du te kem ndergjegjen ne rregull, here here duhen me u thone gjenat tamom, pa u talle.

Te kom thon edhe here tjeter qe une perçmoj muhabetin me politike (“Politika ne plan te pare”), e kam perçmuar gjithmon, qe pa lind bile. Me logjike te pastert une perçmoj edhe ata qe nuk dine gje tjeter perveç muhabet politike, siç edhe ti ben gjithnje: greku me syze, turku me sandalle, Qimo e ku di un ca emra qe un nuk di nga bien e s’du me e dite se me vijne zorret ne fyt. Mirpo perçmimi i tjetrit, me pasoje talljen e çdo lloj agresiviteti tjeter, nuk i ben mire as tjetrit e as vetes, dmth konkretisht mbas çdo muhabeti te bere me pis miletin e peshkut, nuk ndjehem aspak mire edhe sikur te kem fituar mbi kundeshtarin, bile me keq ne kete rast.
Ti pse kruhesh kot me mu, nuk e shef qe une jam i interesuar vetem per tema kulturore? Dmth nese don me bo muhabet, te pakten futu ne keto hulli, e jo une i bie gozhdes, e ti patkoit.

Shkurt muhabeti ti ke loqe sa te dush ne peshk qe nuk dine gje tjeter perveç muhabetit politik, merru me ata, ç’merresh kot me mu qe akoma nuk di kush eshte Qimo e kushedi sa te tjere qe ju i permendni si shoke tavoline. Nuk ka asnje kuptim me bo muhabet me mu, e pranej un s’di tjeter perveç boleve te Marlonit. Kur s’di kush eshte Qimo, vetem bolet e Marlonit te mbeten te permendesh dege me dege, ose te heshtesh.

r.v

mendoj se me kete citim te hedh posht fjalimin e jetes tende. Une te pyeta mbi ekzistencen e Zotit edhe ti mjep kete pergjigje.

InkuizitoriMoth

deri me sot nuk maj mend te kem dhene ndonje pergjigje siç duhet, e as kam per te dhene.

InkuizitoriMoth

Çdo person ka absolutisht të drejtë kur shtrimin e problemit të jetës së tij personale e ekspozon si të vërtetë, por nuk ka aspak të drejtë që një problem, në këtë rast problemin e tij, e paraqit sikur të jetë e vërteta vetë.

InkuizitoriMoth

Makina dhe shtëpia janë dy investimet bazë ku mbeshtet shoqëria e sotme si Frankeshtajn mbi dy këmbë; shtëpia: simbol i qëndrimit në vend, ngurosja, dhe makina: lëvizshmëria, lëngosja.
Në këtë moment epokal përjetohet ngurosja lockdown, përbindëshi ka mbetur pothuajse me një këmbë topall.

InkuizitoriMoth

Quajtja e tjetrit: “ti je budallë mër jau!” është një konstante jo vetëm midis njerzëve çfardo - rasti më tregues: përfundimi i muhabetit midis anonimëve në social, por edhe midis gjenive - rasti më pikant: raporti midis Shopenhaurit dhe Hegelit që janë sharë mbarë e prapë.
Nga kjo pikpamje nuk ka asnjë të zgjuar, rezultojnë të gjithë budallej. E në fakt të gjithë janë budallej, ndryshimi i vetëm është se janë budallej ndryshe.

InkuizitoriMoth

Fjala e urtë: Përbri një burri të madh ndodhet gjithnjë një grua e madhe, është shumë e vërtetë, përbrinjë të Adamit ndodhej edhe Eva :smiley: (mçef aty afer ndodhej edhe hidrauliku)

InkuizitoriMoth

Vargjet e pare te Kenga e Pare e Komedise hyjnore te Dantes:

Nel mezzo del cammin di nostra vita
mi ritrovai per una selva oscura
ché la diritta via era smarrita.

(Në mes të udhëtimit të jetës sonë
U gjenda në një pyll të zi skëterre,
Se e kisha humbur udhën e drejtë)


Eshte fakt qe grate ne Mesjete nuk e rruanin “pillin e zi” dhe leshin e sqetullave siç bejne sot. Beatriçja nuk e rruante fare mër jau! :smiley:

InkuizitoriMoth

thot il Vate me vete: t’i bi majtas apo djathtas, te ferkoj bolen e majte apo bolen e djathte?

Mirejam_Tirana

:laughing: :rofl: :joy:

InkuizitoriMoth

Rreth figurës së Kadaresë akoma zhvillohet një diskutim pro e kundër që atokohë ishte një lloj sporti kombëtar me përmasa tifozlliku gati kriminal (kulmi i fenomenit ka qenë debati me Qosen për identitetin evropian të shqiptarëve, më pas fillojë tatëpjeta). Mbaj mend se i biri i një shkrimtari të njohur atëbotë, quante simpatizuesit e tij: “klysh të Ismailit!”; me shumë mundësi opinion i të atit të tij, që çuditërisht ishte me biografi të keqe, por si shkrimtar ishte i llojit linear si koleget zyrtare. E sjell këtë shembull për të treguar se reagimi - pro e kundra - ishte absurd sepse nuk gjendej logjikë që justifikonte deri në fund tifozllikun, që në fund të fundit është i tillë sepse nuk ka logjikë.
Por si fansat ashtu dhe detraktorët, sot e mot dhe në të gjitha nivelet e intelektualizmës, e kanë asimptotë Kadarenë, e tentojnë, përkatësisht me përgjunjëzime dhe pështyma, pa e arritur dot.

InkuizitoriMoth

Po m’thoshte njoni mrome i merzit se kishte bo llafe me nje dava gamori qe e kishte sulmu me kot. E po mire, i thashe une, nuk eshte se ka ndodh ndonje gje e jashtezakonshme, kjo eshte gjeja me zakonshme qe mund te ndodhe.

-E di, por me duket sikur vetem sulmues kam rreth meje.

-Me tu bere koshient se çfar ndodh rreth teje, me te hap syte e vetedijes per here te pare, gjeja e pare qe kupton, konstaton qe je rrethu nga dava gamoresh qe sulmojnë.

-!?

-Por gjeja e dyte qe duhet me kuptu per te mos perfundu edhe ti vete dava gamori si gjithe te tjeret, eshte te thush menjehere sapo konstatuar si me siper:

-Dio mio, edhe un nje gamor i tille jam si gjithe te tjeret?!

InkuizitoriMoth

Më i famshëm nga të gjithë është ai që i ka pirë lëngun famës pa e provu.

InkuizitoriMoth

Kur e majta vjen në pushtet bëhet nji çikë e djathtë, dhe kur vjen e djathta bëhet një çikë e majtë se ashtu osht i punë (lodrimi asimetrik është simetria e vërtetë).

InkuizitoriMoth

Ne pergjithsi njerzit nuk ndryshojne, as nuk mesojne te reja, as nuk i harrojne te vjetrat. Pra vetem degradojne, ju rritet entropia dhe elementet metalike ne trup, dmth plaken, bëhen të drunjtë. Sa më tepër kalon koha aq më tepër e ndesh këtë fenomen, sidomos në gjendje mërgimi që i takon të njohurit me hope, prandaj natyrshëm vëzhgimi i tyre.
Ndyshimet e vërteta në kuptimin pozitiv ndodhin nga kriza te thella qe lidhin personin me vdekjen: ndonje kancer vdekjeprures i sheruar nga nje mrekulli e pashpjegueshme, depresion i thelle nervor per shkak te nje humbje te madhe (person i dashur, pushtet, pasuri), eksperienca e luftës në llogore, e ndonjë gjë e ngjashme e këtij lloji që ka lidhje gjithnjë me vdekjen.

Pa eksperiencën e vdekjes nuk ka ndryshim të personit, thënë ndryshe: nuk ka ringjallje pa vdekur me parë.

r.v

Me kujtove nje tip seminari qe mbajti nje nga pastoret me influecues ne bote ne nje samit lidershipi.

"Kur isha 22 vjec vendosa te hap kishen e pare ne lokalitetin ku jetoja. Shkova tek avokati, per te regjistruar ligjerisht kishen (ne SHBA). - Perse po e ben?, - me pyeti avokati. Qe te ndryshoje njerzit ju pergjigja. - Bir kam 20 vite qe punoj si avokat edhe mund ta siguroje qe njerzit nuk ndryshojne kurre. Tradhetaret do mbeten tradhetar, mashtruesit do mbeten mashtrues. - Une ja vendosa doren ne shpatull, e pash ne sy edhe ju pergjigja ashtu sic di me mire tja jap nje 22 vjecar. “Sigurisht qe mund te ndryshojne old man”

InkuizitoriMoth

“S’paska ndryshuar fare filani!” është shprehje e dëgjuar rëndom, veçanërisht mbas emigrimit masiv ku ish miqtë e ngushtë takohen mbas kalojnë vite pa u takuar. E kam fjalën për ndryshim shpirtëror, pa vënë fare në hesap ndryshimet fizike: paret në bankë, makinë, vilë, dhjamë në plënc dhe në gushë etj, që tani marshalla vihen re me tonelata.

Që të shohesh ndryshimet tek tjetri, duhet të kesh ndryshuar vetë në rradhë të parë, nuk e vë re kurrë çfarë nuk ke bërë vetë dhe atë që nuk je vetë. Pastaj nëse tjetri sheh që nuk ke ndryshuar, ta bën muhabetin sipas kokës sepse bota është refleks i çfarë jemi. Me një që ka mbetur kalama nga mendja, muhabet kalamani do vazhdosh të bësh, ç’të bësh tjetër, muhabet për teorinë e relativitetit?
Njerzit ndryshojnë vërtet jo pse kanë kapërcuer Atllantikun me pampor, por mbas një vuajtje stërmadhe që i vë në raport të drejtërpërdrejtë me vdekjen, e në këtë mënyrë ndryshojnë raportin edhe me jetën. Kjo është një konstante në biografinë e njerzve që vërtet kanë bërë diçka krijuese dhe novatore në çdo fushë: shkencë, religjion, art etj, pavarsisht se si eksperiencë-dëshmi shpesh mungon në biografi, ose fshihet si intimitet ose rrëfehet në mënyrë false.
Shëmbulli i gjenive të mëdhej vlen si ilustrim për të treguar mekanizmin që ndryshon njerzit. Shyqyr zotit ka edhe gjenij të vegjël që mund t’i takojmë në të përditshmen dhe ja u dime si i kane hallet ne biografi.

InkuizitoriMoth

“Nuk i besoj as këmishës që kam veshur” është fjala e urtë më e nytë që kam dëgjuar ndonjëherë. Jam kurioz të di nëse është përdorur si fjalë e ndyrë para krijimit të Sigurimit të Shtetit, apo mbasi nënshtetasit ndjeheshin të siguruar kur vishnin këmishët e tyre të pabesa.

Fjala ndonjëherë ka fuqi të jashtëzakonshme derisa mund të krijojë edhe një institucion: “U tha, u ba!”.

InkuizitoriMoth

Vetëm në gjëndjen lockdown ose kur dilet në pension mund ta kuptohet tamom se sa e vërtetë është shprehja e Zanafillës:

Para Zotit një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet si një ditë e vetme - Letra e dytë e Pjetrit, kap. 3.

InkuizitoriMoth

Mjafton fakti që fillon e përpiqesh për të gjetur se si është e vërteta në një Teori Komploti tregon se e hongre telin e nryshk, kaq e pate, u infektove nga mikrobi i paranojës, dmth potencialisht je komplotist me rrezikun të infektosh tarallakun e radhës dritë e ditunisë përpara do të na çojë.

r.v

Ah sikur ta dinte Guy Fawkes s’do i kishte hy fare atij muhabeti…

InkuizitoriMoth

Pasanikë nuk janë vetëm ata që kanë monedha ari në kasafortë, ka shumë mënyra për të qenë i pasur. Për shembull: ekziston edhe pasuria e tundshme dhe e patundëshme intelektuale, dhe në këtë rast të varfërit trokë janë analfabetët. Sistemi universitar amerikan është një industri ku xhirojnë miliardat, dhe të diplomuarit janë në borxh tërë jetën për të paguar shpenzimet e universitetit, krahas borxheve për blerjen e shtëpisë dhe makinës.

Intelektualët e mdhej me shumë të drejtë kërkojnë të vendoset barazia në një botë të komanduar padrejtësisht nga padronë barkderrë, por nuk vënë re, ose bëjnë sikur, faktin që vetë bëjnë të njëjtë gjë si padronë kokderrë në zonën idustriale të ideve dhe intelektit.

InkuizitoriMoth

Sa më tepër kalon koha, aq më tepër kujtimet e shkruara në intervista dhe të biseduara në televizion ndyshojnë për shkak të lodrave që bën kujtesa. Fenomeni është i mirënjohur në studimet e miteve, sa herë tregohet e ritregohet, rrëfimi ndryshon duke u riformatuar dhe riformuluar, sipas qefit dhe interesit, në mënyrë të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme qoftë.

Bardët modernë nuk kanë më dëshmitare, të cilët janë pjesërisht të vdekur dhe pjesërisht të dalë jashtë shtetit në mërgim; gjendja e jashtëzakonshme e shtetrrethimit të sotëm ka rritur numrin e dëshmitarëve të vdekur dhe distancat reale midis të intervistuarve dhe të mërguarve jo të pranishëm. Midis bardëve të mbetur ekziston një marrëveshje e heshtur: ti fol ç’të duash, kështu edhe unë jam i lirë të flas ç’të dua, ndërsa fansat veshllapushë faqepadirsur e marrin për ar gjithcka që shkëlqen.

Çfarë po ndodh, bëri vaki edhe mbas çlirimit në 45-sën, me ndryshimin e vetëm se llapa-llapa pavarësisht kush është ngambrapa ishte e kontrolluar nga Komiteti Qendror.

InkuizitoriMoth

Dëshmia e pa interesur dhe objektive e fakteve nuk korespondon detyrimisht me të vërtetën, kush jeton në falsitet dëshmon fallcon, gjë që vë në dyshim gjithë shkencën, jo më gjyqet në emër të popullit, apo në emër të dreqit me të birit.

InkuizitoriMoth

Liria e interpretimit të fakteve - bazë e pluralizmit demokratik dhe diskutimit publik - impilkon legjitimitetin e çdo lloj pikpamje dhe interpretimi, pra edhe të shpifjes, nga e cila nuk lahesh dot as me sapunin e vendimit gjyqësor i pafajshëm. Njolla në biografi mbetet në diskursin e opinionit publik, edhe kur dosja rezulton e pastërt, madje edhe kur dihej mirë që i marruri nëpër gojë padrejtësisht, ka qenë i pastërt.
Edhe në qoftë qelibar personi, është atmosfera e ndotur.

InkuizitoriMoth

Dëshmi e sigurtë që vëndi po varfërohet vit mbas viti është fakti që çdo janar kalendari vjetor i shërbimit të plehrave të diferencuara, i dërguar falas në kutinë e postës nga Komuna, vit mbas viti ka format më të vogël, gërma më të vogla dhe shumë më tepër reklame në faqosje.
Njëkohësisht dëshmi që çfar ndodh në makro e vë re edhe në mikro, nëse sheh rreth e qark me sy esëll. Madje një kalendar i hyrë në ujë vit mbas viti, e tregon degradimin gradual të situatës më mirë se numrat, statistikat e grafiqet e PBB dhe GDP, të cilat në epokën Koronavirus kanë rezultuar të gjitha TVLS.

(jua thote Stalker suedezi se çfar do te thote akronimi TVLS :smiley:)

InkuizitoriMoth

-Joyce, Proust, Musil dhe Man janë gjeni me madhështi të pakrahasueshme, janë katedrale evropiane.

-Vërtet janë katedrale, por nëntokësore, me drejtim ose shenjë ndryshe.

InkuizitoriMoth

Pornografia shteron vetveten, prandaj, mbas do kohe e praktikuar dhe përdoruar, nuk e vihet re më, si në jetën personale, ashtu edhe në bejlegun publik kontemporan. Hormonet qetsohen.

InkuizitoriMoth

Njerëzit janë aq tepër i obsesionuar pas seksit sa që, në çoroditje të plotë, e llaçkavisin atë me gjithçka ekzistuese, përveç me bashkëshorten e tij: vdekjen (Eros-Thanatos).

InkuizitoriMoth

Një çift i lumtur në rrugë:

Ajo:
-Një gabim i imi ka qënë …

Ai e ndërpreu me një ngërdheshje cinike:
-Një nga gabimet e tua …

InkuizitoriMoth

Ngushëllim për shkrimtarin e modh që ankohet i zemëruar për indiferencën e publikut, nuk ja var njeri, asnjeri nuk ja lexon shkrimet:

-Mos u mërzit Mister Hyde, nuk je kurrë vetëm, të lexon Doktor Jekyll!

InkuizitoriMoth

Historitë tregohen si ritual funerali, mbi kufoma hidhen lule.

InkuizitoriMoth

Shprehja e hidhur latine Nemo propheta in patria, ka edhe komplementaren e saj në dolce stil novo: Vai a casa tua albanese di merda!

InkuizitoriMoth

Thënia gjermane: Duhet të jetë një gjykatës në Berlin është komplementare me fjalën e urtë ruse: Rusia është e madhe dhe Cari është larg.

InkuizitoriMoth

1234567890

Mirejam_Tirana

0987654321 !

InkuizitoriMoth

Një intelektual i modh avranitas më thoshte: Të jemi ne sa çereku i Greqisë!, ndërkaq unë si intelektual i modh arbëresh ja ktheva:

-Të jeni ju sa çereku i Italisë, e të jemi ne sa çereku i Gjermanisë, e të jenë dojç yberalles sa çereku i Amerikës, e atëherë të gjithë intelektualët e mdhenj të planetit do jenë njësoj çerek mendje fare!

InkuizitoriMoth

Vetja nuk është vetëm vetvetja, është edhe tjetri përkundruall.

InkuizitoriMoth

Ligjërimi i drejtësisë është një fushë të minuar ku llaçkaviten: drejtësia juridike në emër të popullit që ekziston si term, drejtësia në emër të mbretit që nuk ekziston më, dhe drejtësia hyjnore e Hyjit në të cilin askush nuk beson më.
Tani besohet tek drejtësia e Procesi-t të Kafkës.

InkuizitoriMoth

Të gjithë ata që shkruajnë në social, gazeta dhe media të tjera, brënda në thes edhe shkrimtarët e famshëm të çdo kohe dhe vendi që shkruajnë libra, rrejnë veten se po konvertojnë njerzit. Nuk ka ndodhur kurrë që një person të ndryshojë mendim ose të konvertohet nga pjesmarrja aktive ose qenia spektator në një debat, i cili është një mënyrë jete sportive si gladiator ose tifozërie si spektator fans ulur në shkallaret e stadiumit. Dëgjohet rreth e përqark për raste konvertimi nga leximi i një vepre madhore, por nuk është fare e vërtetë, kjo është një mënyrë e fansave për të glorifikuar artificialisht autorin e modh, çfar ne lexojmë me pasion është një justifikim i çfarë ne besojmë. Autori dhe vepra e modhe vetëm fortifikojnë besimin tonë, por nuk e japin ose krijojnë atë nga hiçi, dhe as e edukojnë në kuptimin origjinal të termit edukim (nxjerrje jasht çfarë brënda personit është e strukur dhe topitur).
Konvertimi është pasojë e sakrificës së dëshmitarit=martirit, akti i dëshmisë është akt sakrifice, po nuk pa tjetri që sakrifikon, nuk ja mbush mendjen kurrë. Edhe në të përditshmen është ky shkaku që na bën të besojmë tek ata prindër, familjarë, miq, shokë etj, të cilët kanë sakrifikuar diçka për ne. Zhan Valzhani u konvertua, nga përkatësi e të keqes në të mirës, vetëm mbasi pa në të gjallë aktin e sakrificës së abat Mirielit në incidentin e shëndanëve prej argjendi, dhe jo sepse lexoi Biblën apo Ismail Kadarenë. Sigurisht Zhan Valzhani, kishte vuajtur më parë aq se të ishte gati për konvertim, gjë që abat Mirieli e kuptoi se në rastin e Valzhanit ja vlente të sakrifikonte.

InkuizitoriMoth

Në debatin shekullor ka Zot, jo s’ka Zot, të zhvilluar nga fetarë dhe ateistë, të dy pikpamjet janë njësoj legjitime: vërtet ka Zot, por edhe s’ka zot nëse besimtarët nuk kryejnë përgjegjsine tyre në Tokë, dhe presin ta kryejë Zoti në Qiell. Pra dy pikpamjet e diskursit publik midis fetarë dhe ateistë janë dy gjëndje shpirtërore legjitime funksionale: besimtarët duhet të veprojnë sikur Zoti të mos ekzistonte, ndërsa ateistët duhet të veprojnë sikur Zoti të ekzistonte. Kjo lodër fjalësh false (dialektika është një falsitet që tregon të vërtetën - shprehje që është kulmi i dialektikës, dmth kulmi i falsitetit që tregon të vërtetën si mise en abyme) ndan shoqërinë në dy kategori false që ka të vërtetë brënda vetëm sherrin, i cili është rezultati i vërtetë i konceptit fals të zhvillimit dialektik.

E vërteta finale vendimtare mbi dhe është se dy gjendjet shpirtërore besimtar dhe ateist janë origjinalisht dhe natyrshëm komplementare në shpirt të çdo personi, dmth personi duhet të kryejë si duhet përgjegjsinë e tij, që të tregojë se është me të vërtetë qënie e lirë.

InkuizitoriMoth

Fakti që Koronavirus vdes pleqte, është shenjë paralajmëruse e Mëmës Natyrë që njerzimi është plakur shpirtërisht, në kuptimin që nuk pjell më asgjë të re dhe nuk e pranon të renë, duke rrezikuar në këtë mënyrë daljen në pension të Krijimit mbarë.

InkuizitoriMoth

Që kur kam zëvëndësuar një dhëmb për herë të parë ndjehesha artificial si krijesë dhe çfarë thoshja, situatë që pak nga pak normalizohej për të mu dukur si e natyrshme. Kjo kujtesë natyrshëm më ngjall tmerr për të ardhmen e diskursit artificial prej plasmasi shqiptuar nga proteza plastmasi prej pensionisti. Një nofull plastmasi detyron, jo vetëm fjalët, por edhe mendimet të jenë prej plastmasi.

Mirejam_Tirana

lëri pleqtë në hallet e tyre i dashur por shiko se ka filluar të kapë dhe moshën tonë

InkuizitoriMoth

Mema Natyre gabon, te kishte qene per mu kisha shpik nje virus me te tmerrshem se sifilizi dhe AIDS, dmth ta futi Marloni?, a i ferkove bolet Marlonit?, hajt zhduku nga kjo bote!

InkuizitoriMoth

Depresioni i Modh 1929, Recensioni i Modh 2007, Stanjacioni i Modh 1012, Lockdown i Modh 2019 - Inkuizitori i Modh :smiley:

Mirejam_Tirana

ay stanjacioni i 1012 … na la pa brekë

InkuizitoriMoth

:smiley:
ka rrezik qe lockdown i 1019 te na lere pa lekure fare, shqeto muskul per studime anatomike te Marlonit

Mirejam_Tirana

nejse, fal fuzit orar, loqdauni juj i 2019, ne na ardh në 2020

InkuizitoriMoth

nuk eshte fal fuzit orar, osht fale aftesive profetike te penisit te Marlonit; loqdauni eshte veper e boleve te tij qe kane nje veprim ngambrapaveprues, njesoj si njera pjese e llozit te Kallaçnikovit qe quhej: teli suste mbrapaveprues.

InkuizitoriMoth

qe ku e ke film telin suste prapaveprues :smiley:

InkuizitoriMoth

Krijimi i Italisë si shtet-komb koiçidon me momentin historik kur vendi i dolce si humbet rëndësinë si qender e artit (metropol i artit bëhet Parisi), për tu bërë një provincë periferike amaro no.
Kësaj i thonë: kur Italia u bë, nuk kishte më Itali.
(për tu parë se mos ka ndodh e njëjta gjë me stil tjetër me të tjera vende)

Mirejam_Tirana

!

InkuizitoriMoth

Nuk gjëndet në histori epokë dhe shoqëri më e turpshme, më hipokrite dhe më skizofrenike se sa e sotmja: nga njëra anë ligji i privacy, e nga ana tjetër një striptizë elitare nëpër medie dhe një futje hundësh e vazhdueshme në jetën e secilit për t’i nxjerrë të gjithë, edhe më të mirët, edhe personazhët që kanë bërë historinë, si perversë. E më për turp të zotit është se askush nuk e vë re këtë lloj skizofrenie, siç duket, duke i bërë personët historikë si ne, na bën të ndjehemi me rëndësi si ata.

InkuizitoriMoth

Eshtë mjaft e vështirë të gjesh njeri tamam për të bërë një dorë muhabet, o do të ndeshësh atë që të thotë gjasme me përvujtësi që un jam njeri i thjeshtë dhe nuk merrem me gjëra të mëdha si këto që po thua, ose do të ndeshësh të kundërtin, njeriun e komplikuar që thotë që të shkosh e të informohesh se je injorant e nuk merr vesh nga kjo botë, sa grada shkencore ke, sa tituj ke, sa botime ke etj.
Megjithse janë në kahe të kundërt, shqetsimi që të shkaktojnë është i njëjtë, pra thellë thellë janë i njëjti njeri me të njëjtën arrogancë bipolare.

InkuizitoriMoth

Ferri me përkufizim është mungesa e kuptimit, mbretëria e absurdit.

r.v

Une e di qe eshte mungesa e drites po nejse

InkuizitoriMoth

Ke te drejte eshte mungesa e drites ne bordello e nuk di kujt t’ja fusesh e nuk po kupton qe po ta fusin. Dmth eshte e njejta gje mungesa e drites me mungesen e kuptimit.

r.v

Mos menaxhon ndonje bordello zotrote, sepse je bere si vegjetarianet qe gjate gjithe kohes flet per te

InkuizitoriMoth

Une menazhoj nje agjensi informacionoi per te bere koshient njerzit qe cdo muhabet eshte muhabet bordelloje perderisa politika eshte plan te pare. Dmth te bej koshient edhe ty qe banon ne bordello pa e ditur. Te mungon drita per te pare leshin e marlonit. Te ndimon stalker me drejtorin e drites se filmit.

r.v

Filloje te na tregosh edhe shembelltyra tani qe fillojme te shkruajme kapitullin e fundit te Veprave

InkuizitoriMoth

Kapitulli i pare. Vepra e pare

-Grekut me syze i mugon drita per te pare leshin e Marlonit

Mirejam_Tirana

!!

r.v

Prandaj krijohen aq shume sekte sepse qe ne vargun e pare te kapitulit te fundit te Veprave je shprehur gabim. Ai me syze nuk ishte grek por turk edhe quhet Nusret

InkuizitoriMoth

Herë pas here ndesh pordhacin e radhës që, për tu dukur se çoç është, ankohet se muhabeti në social network është i sipërfaqshëm dhe jo i thellë si i shkon për shtat intelektualit të modh, që edhe kur pjerdh i lëshon gazrat në thellësi të qenies.
Sipërfaqshmëria mund të jetë njësoj e vyer si thellësia.

InkuizitoriMoth

Tmerri që ka njeriu nga kaosi është e pajustifikuar sepse Natyra mbahet në këmbë e mbështetur mbi Rregull dhe Kaos. Ky i fundit nuk është pa rregulla dhe ligje (ekziston “Teoria e Kaosit”), pak a shumë njësoj si muzika xhaz që nuk është hajt veshja kot si të vijë, por ka një partiturë që interpretohet, gjë e palejuar në muzikë klasike.
Eshtë tmerri prej konfuzionit të brëndëshëm njerzor, i projektuar jasht si konfuzion të Natyrës, që ngatërron Kaosin me konfuzionin çnjerzor. Nuk mund të ndërtohet një “teori konfuzioni”, ekziston vetëm praktika e konfuzionit, shif e shkuaj.

InkuizitoriMoth

Një Maestro i vërtetë kur shpjegon kupton më mirë çfarë shpjegon; njëkohësisht kupton më tepër nga reagimet e dishepujve të tij, se nga dritë e kaplloqes së vet.

InkuizitoriMoth

Individi është një gjysma gjel i pakuptueshëm, një sfinks në shkretëtirë, nuk kuptohet mirë pse bën atë apo këtë gjë. Por misteret e sjelljes së tij bëhen të qartë me të takuar për herë të parë babën dhe nënën e tij: aha, tani e kuptoj pse e bën këtë apo atë!

InkuizitoriMoth

Memorialet dhe ditët e kujtesë janë pesë me hiç, njerzit nuk mësojnë asgjë nga historia. Nuk kanë mësuar kurrë. E vetmja gjë që mund të mësohet dhe vlen të kujtohet nga historia është se e keqja aktivizohet gjithmonë në forma të reja krejt të papritura e kurrë të parashikuara. Dita e kujtesë dhe memorialet kanë vetëm vlerë simbolike. Përqendrimi në të kaluarën është një humbje e kotë energjish, dhe për më tepër tërheq vëmendjen nga e keqja e tashme në veprim e sipër duke diskutuar marrëzitë e zakonshme politike majtas dhe djathtas. E kaluara interpretohet sipas të tanishmes, e kaluara nuk ekziston veçse si prani e tashme.

InkuizitoriMoth

E gjithë historia e shtetkombit shqiptar, që prej krijimit (ndoshta edhe më parë, por nuk di të them se nuk e njoh dhe aq mirë), është një luftë arketipale midis “palloshit” dhe “malokut”, jugut dhe veriut, toskëve dhe gegëve, që sillen sikur janë dy popuj të ndryshëm, gjithnjë në kacafytje midis tyre ose në aleanca të dyshimta pa jetë të gjatë. Që në pagëzim të shtetkombit “palloshi” Ismail Qemali me Qeverinë e Vlorës, i’u kundërvu “malokut” Esat Toptani me Qeverinë e Durresit, më pas “maloku” Zogu në kundërvënie të vazhdueshme me “palloshin” Noli. Edhe “palloshi” absolut Enveri, ose me saktë vepra e tij, nisi të çbëhet me “malokun” shkodran Ramiz Aliaj (ndoshta me mbështetjen e Nexhi “malokes” dibrane), dhe bitisi me “malokun” Berisha, i cili ishte gjithnjë në kundërvënie me “palloshin” Nano e më pas me Ramën. Edhe Lulzim Basha është “malok” kosovar si prejardhje.
Por nuk mbaron me kaq, konfliktit gjeografik jug-veri i mbivendoset konflikti fetar krishter-mysliman: “malokët” janë të gjithë myslymanë, ndërsa “palloshat” janë të krishterë ortodoksë (me përjashtim të Ismail Qemalit, por edhe ky ishte ortodoks nga fshati i gruas).
Çfarë shenjë do të ishte vallë vendosja e një katoliku në majë të shtetit? Ogurzezë apo fatbardhë?

InkuizitoriMoth

Për nga natyra e saj aforizma është dykuptimshme, ka dy kuptime kontradiktore sepse redukton në pako gjë strukturën bipolare të gjuhës dhe të botës, meqë gjuha bën pjesë në botë. Pra aforizma në të njëjtën kohë ka kuptim dhe nuk ka kuptim, farfuritja dykuptimore rrezikon marrëzinë bipolare nëse kërkohet vërtetsinë logjike aty ku duhet shijuar e vërteta artistike.

InkuizitoriMoth

Murgeshat sot ekzistojne vetëm si koncept i përdorur për të bërë filma porno.

InkuizitoriMoth

Në Epokën Ngambrapa sado antikomunist me qenë do të dali pa tjetër një koleg më antikomunist se ty që të akuzojë për fuks.

r.v

Po tani qe vdiq edhe Rafaele Cutolo me ç’fare do merret njeriu?

InkuizitoriMoth

Në epokën postmoderne çdo statujë e ngritur, pavarsisht se e kujt është, vetëm se ngrihet lart si monument çimentoje, ndjell tundim për ta hedhur poshtë. Rimembër e Kullës së Babilonit?

m629-f02-19cl

InkuizitoriMoth

Pasja diplomë universiteti nuk vlen një lek përveç për tu dukur i shkolluar, sepse tregu i punës dhe tregu i shkollës tani punojnë me logjikë të ndryshme, plus që ka superprodhim të diplomuarish. Pasja e diplomës jo vetëm që nuk përbën garanci për punë, por përkundrazi është pengesë sepse i diplomuari ndodhet në një nivel intelektual të pa krahasueshëm me nivelin funksional të robotizmit që kërkon çdo vënd pune. I diplomuari është një krijesë sureale pa asnjë lidhje me realitetin, një qytrym që nuk i vlen njeriu, as vetes, e po nuk pati fatin e rallë të gjejë punë në profesionin që ka studjuar, rrezikon të ngordhë nëse nuk ka babin dhe mamin që vazhdojnë ta mbajnë me bukë e ta strehojë. Punëtorin injorant nuk e bën dot, aq më pak teknikun e mesëm gjysëm injorant e gjysëm magjistar që i bën konkurencë.

InkuizitoriMoth

Shkrimtari tha duke kërkuar veshngrehur të degjojë zhaurimën inekzistente të insekteve mbi lulet e serrës:
-Nuk mund t’ju iluminoj dot në një epokë urrejtje totale, edhe për insektet, janë zhdukur edhe xixëllonjat, vetëm Gregor Samsa i Metamorfozës ka mbetur gjallë. Në mes të urrejtjes totale, çdo lëvizje, edhe ajo më pozitive, ngjan si urrejtje, sepse karakteristikë e urrejtjes totale është të duken gjërat ashtu siç nuk janë. Urrejtja totale është injorancë totale, errësirë ​​totale.

InkuizitoriMoth

Në mbretërinë e vakët as mirë e as keq, e mira absolute detyrimisht shihet si e keqja absolute; ky është mekanizmi i Kryqit.

InkuizitoriMoth

Para pak ditësh ishte festa e shën Valentinit, e si gjithnjë në raste festash, sidomos në rastin e Krishtlindjes, kudo dëgjon muhabete se tani shën Valentini ka degraduar në thjesht konsumizëm, shit-blerje lulesh, dhuratash etj. Por nëse dashuria është degraduar në konsumizëm pa pare, ta do mendja që edhe festimi i saj do të degradoje në konsumizëm me pare.

Mirejam_Tirana

du lirin e fjalës
du lirin e fjalës

kur e lanë të fliste
.
.
.
.
pordhi

InkuizitoriMoth

Zakonisht mendohet se vendet e prapambetur burrat komandojnë dhe shtypin femrat, sidomos në vendet e zhvilluara që nuk kanë një eksperiencë personale me jetën patriarkale, dëgjojnë vetëm daullet e propagandës. Për kë e ka jetuar patriarkalizmin në kurriz gjendja është shumë më keq se kaq dhe më e koklavitur, sepse edhe gratë komandojnë, por mbas skene. Patriarkalizmi është prishje e rendit dhe barazisë origjinale ku burri dhe gruaja kanë fuqi njësoj dhe të ndarë midis tyre ose më saktë të bashkuar sepse origjinalisht janë të dy bashkë e njëjta gjë. Fuqia origjinale nuk humbet, vetëm trasformohet (në këtë rast bëhet trans). Pra patriarkalizmi është vetëm prishje ekuilibrash, burri me musteqe komandonte në dukje në dritë të diellit, gruaja me sytjene komandonte në padukje në dritë të hënës. Burri me musteqe vërtet ngrefej si gjeli në publik, por filmi kishte edhe një seri të dytë me sytjena që e shihnin vetëm aktorët me dyer të mbyllura, ndërsa publiku vetëm e mirrte me mënd. Dhe kjo situatë ishte në gjitha nivelet, edhe më të larta, pranda njerëzia urrente më tepër Nexhin se Verin, “është ajo që i fryn në vesh!”. Para Napolenonit të gjithë mbretërit e perandorët e Evropës rrinin peqe lepe, Napoleoni vetë rrinte gatitu para nënës së vet korsikane.

InkuizitoriMoth

mirjam, epo ashtu sikur ndodh qe ndonjehere pijshem udheton contromano, edhe gazrat kembejne kah, ne vend qe te dalin siper, udhetojne nga poshte.

dafne

qy , du lirine e fjales ? inschAllah nuk e thu kete fjal ?
p.s.

Vepro , praktiko fjalen e lire …

r.v

Sa bukur e ke thene profesor.

Pjer
InkuizitoriMoth

he te mori dreqi, u dekonspiru edhe nje shkrim qe kisha bere me kete teme qe e deshmon me mire se çdo rast tjeter Fundin e Kombit ne forme karikature. prit sa te gjej videon e heroit te shihni çfar ngambrapamoderni eshte.

InkuizitoriMoth

video nuk gjendet me, ne pak muaj nga rast pak i njohur, jutubi ishte mush tumllas me video qe pershkruajne rastin, eshte bere edhe film. Inxhinieri tani eshte bere hero, pra pirdhi ne te te vertetes.
Rasti eshte interesant edhe per ne, inxhinierin italian e akuzoi ne parlament nje deputet, kryetari i bashkise se Bolonjes, se per te krijuar shtetin e ri ne plazh, qe bojkotonte shtetin italian, ishte i lidhur me Enver Hoxhen :joy:

r.v
InkuizitoriMoth

Më kupto. Unë nuk jam një botë e zakonshme. Unë kam çmëndurinë time, unë jetoj në një dimension tjetër dhe nuk kam kohë për gjërat që nuk kanë shpirt - C. Bukowski

Po, po, të kuptova, UFO-t janë midis nesh! - Inkuizitori i Modh :smiley:

InkuizitoriMoth

Sot duke u kthy ne shtepi ne mbremje, pashe dy silueta të dy të dashuruarve qe po putheshin ulur në nje stol në errësirë. Kur iu afrova me teper ne ecje e siper, pashë se isha gabuar: ishte vetem një maroken me një celular të madh qe vazhdimisht e spostonte nga goja në vesh, herë fliste e herë dëgjonte :joy:

Mirejam_Tirana

me too

InkuizitoriMoth

Baba, jam i bindur që gjithçka mbaron kur vdiset; me kaq mbyllet hesapi.
E di që nuk keni dalë për të blerë, e megjithatë e mbaj emrin tënd në listën e kontakteve të celularit tim dhe numrin e çaktivizuar që ende thërras.


Ndjenjat janë më të forta se bindjet, prandaj ju akoma mbani numrin e telefonit të babait të vdekur. Kështu shikojeni pak bindjen tuaj që babai juaj nuk ekziston në një botë tjetër ku celularët telefonojnë ndryshe. Bota është shumë më tepër se kompanitë telefonike dhe krimbat e kufomave.
(Nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Kur isha i vogël të rriturit më pyesnin: Cilin do më tepër, mamin apo babin?, duke transformuar zërin dhe turinin në një mënyrë të veçantë që përdoret vetëm për këtë pyetje bërë rëndom çdo fëmije. Kjo pyetje më hutonte, më dukej e çuditëshme, absurde e pa pikë kuptimi, dhe pyetësit hetuesë më dukeshin tipa idjotësh sepse, si çdo fëmijë, nuk arrija të ndaja në dy çfarë e konceptoja si një, për të bërë krahasimin e kërkuar. Më pas kur u rrita, e kuptova se pyetja idjote nuk i drejtohej fëmijës, por vetvetes të coptuar, prandaj vetvete idjote. Më pas akoma kuptova se kjo pyetje idjote prodhonte dy botkuptime dhe mendësi të ndara, prandaj njësoj idiote: rendin patriarkal (të babit) dhe rendin matriarkal (të mamit).

InkuizitoriMoth

-O ç’kemi filani, si dukesh?! - më pyeti një ciklist që frenoi pranë.

-Nuk më njeh?

-Nga të të njoh, veshur si je me kaskë e syza ngjan me një UFO.

Hoqi kaskën dhe syzet sportive, dhe tha:

-Po tani më njeh?

-Aaa tani po, je Mateo, koleg në ndermarje, 20 vjet me parë.

Llafe muhabet si zakonisht në kësi raste: çfar bën tani, ku punon, je martuar?

-Jam martuar, kam një vajzë, por kam divorcuar me gruan.

-Aha, tani pothuaj është bërë ligj. Jeton me vajzën?

-Jo kalamanin e merr gruaja.

-Edhe ky është ligj, ligji numër dy. Të shohim nëse ke zbatuar ligjin e fundit, ligjin numër tre. Sigurisht jeton me …

-Me mamanë.

-Perfekt, e mora vesh, gjithçka sipas rregullave.

InkuizitoriMoth

Në rast se ndonjë artikull kritikues, pavarsisht se i shkruar mire si stil e formë, është i pakuptueshëm dhe konfuz, në kuptimin që nuk kuptohet se me cilin e ka autori, ateherë me siguri ai e ka me veten e vet.
Saktë e njëjta gjë ndodh edhe me analfabetet në jetën e përditëshme.

dafne

e po e pate me ton njerzimin ?

InkuizitoriMoth

dafne, me çin e ke? :laughing:

dafne

me qita , 7 miljonshin sa here me bojne nervoz ( me tjert mu anku ne vran Zoti , jane ne rruge te vet )

tamam tipare e analfabetit ,hesapi… qe e tha ti

InkuizitoriMoth

:star: :star: :star: :star: :star:
fatkeqsi qe kjo shprehje madheshtore eshte e paperkthyeshme, do t’i kishim bere nder t’modh botes.

InkuizitoriMoth

I vetmi sport kombëtar rentabël intelektualisht, në kuptimin që ja sheh hajrin për tu dukur në publik, është të merresh me Kadarenë, të bësh tifo pro e kundra tij, ose të bësh të baraztundurin ekuilibrist e kudogjëndur: edhe një çikë pro, edhe një çikë kundra, mirë me të gjithë dhe me asnjë.
Ky rast i fundit është më i vështirë dhe më i mundueshëm për tu praktikuar, por në fund jep më tepër fruta. Njëlloj kudo si në biznes ku mundësia e fitimit është proporcional me sakrificën e investuar.

InkuizitoriMoth

Llafe muhabet në një grup, ra llafi për letërsinë dhe ta do mendja në mënyrë fatale edhe për Kadarenë. Më bëri përshtypje një studente e panjohur që tha në muhabet e sipër se nuk kishte lexuar asnjë roman të Kadaresë:
-Por të paktën e njeh për emër? - e pyeti me sarkazëm njëri nga të pranishmit.
-Për emër është e detyruar ta njohë, ndryshe i heqin nënshtetsinë - ndërhyra unë me ironi për të ftohur gjakrat, por dhe sepse injoranca e vajzës më bëri mjaft përshtypje; nga të tilla ndodhi pa rëndësi në pamje e kupton se ka mbërritur një epokë e re.
-A vërtet nuk ke lexuar asgjë nga Kadareja? - i thashë me interes.
-Asgjë, e pse duhet ta lexoj? - tha me thjeshtësi naive.
-Pse nuk thua që qënke pothuajse e lumtur! - i thashë.

Alba2265

Padyshim qe eshte shkrimtari jone me i madh dhe pothuaj i vetmi eksport kulturor i Shqiperise por cilat libra te Kadarese mund te lexohen ende ?Una kam vite qe s’kam lexuar gje nga ai por shume kendveshtrime historike qe mbaj mend nga librat e tij me syrin e kohes se sotme tingellojne klishe , anakronike e te pasakta nga ana historike .

InkuizitoriMoth

Në të vërtetë unë ju them: midis të lindurve nga gruaja nuk ka dalë ndonjë më i modh se Gjon Pagëzori, por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i modh se ai - Matteu: 11,11-15

InkuizitoriMoth

kurse une qe jom me i modhi si ne mbreterine e qiejve, ashtu ne mbreterine squfurike te ferrit mbi toke dhe ne Peshk, jua kam treguar si nje veper vjetrohet apo plaket, por ju hiç, merreni me bolet e Marlonit dhe me Kadarene.

InkuizitoriMoth

Eshtë diktator ai që e quan veten të tillë

InkuizitoriMoth

Duhet te mesoni ta keni gabim, bota eshte plot me njerez qe ka te drejte. Dhe per kete arsye qelbet ere - Louis-Ferdinand Céline

-Ke te drejte! Jom un që s’kam të drejtë! - i Modhi :smiley:

Mirejam_Tirana

kopjac interneti

InkuizitoriMoth

:joy:, po i kom shtu diçka nga vetja, kom vjedh veten. Gjithe t’mdhejt vjedhin, edhe Leonardo ka vjedh koleget, bile ka vjedh çiraket e tij si edhe Rafaeli dhe Mikelanxhelo, vetem impotentet nuk vjedhin :smiley:, e nga zilia rrine gjithe diten ne internet tu u anku qe vodhi palloshi e vodhi maloku :rofl:

InkuizitoriMoth

Vetruvio architetto mette nella sua opera d’architettura che lle misure dell’homo sono della natura distribuite in questo modo. Cioè, che 4 diti fa un palmo e 4 palmi fa un piè; 6 palmi fa un cubito, 4 cubiti fa un homo, e 4 cubiti fa un passo, e 24 palmi fa un homo; e queste misura son ne’ sua edifizi. Se tu apri tanto le gambe che tu chali da chapo 1/14 di tua alteza, e apri e alza tanto li bracci che colli lunghi diti tu tochi la linia della sommità del chapo, sappi che ’l cientro delle stremita delle aperte membra fia il bellicho. E lo spatio che si truova infra le gambe fia triangolo equilatero”. Sono queste le parole con cui Leonardo da Vinci apre la descrizione del celeberrimo Uomo vitruviano, nelle cinque righe che si trovano nella parte alta del foglio conservato alle Gallerie dell’Accademia di Venezia. Ma qual è esattamente il significato di questo disegno, e per quali ragioni è così importante, tanto da essere considerato uno dei simboli del Rinascimento? Quello che vediamo disegnato sul foglio è un corpo umano inscritto in un cerchio e in un quadrato: non si trattava di un’invenzione leonardesca.

Mirejam_Tirana

gira e rigira… ose si thonte nji bloger i famshem anonim : bath bath po nji kokerr

InkuizitoriMoth

yth yth po dy fele per Marlonin.

InkuizitoriMoth

Kur thuhet që “nuk mjafton një jetë” për të kuptuar një gjë thelbësore, është vetëm një mënyrë të thëni, sepse as njëqind jetë nuk mjaftojnë për të kuptuar një gjë që duhet dhënë jeta për ta kuptuar.

InkuizitoriMoth

Shqiptarët janë humbësa të mëdhenj, (e them un, jo Kadareja), sepse në tre luftrat e mëdha botërore janë rreshtuar gjithnjë me palën humbëse si simpati dhe si rreshtim zyrtar: me Austro-Hungarinë në Luftën e Parë Botërore, me Fuqitë e Boshtit në Luftën e Dytë dhe me Paktin e Varshavës në Luftën e Ftohtë, e megjithatë kanë ditur të kacavirren në njëfarë mënyre sa për të mbetur gjallë.
Meqënëse “e treta e vërtet” nuk doli gjë, duhet të jetë “e katërta e vërteta”, o gjallë o vdek.

InkuizitoriMoth

Njeriu nuk është kurrë vetëm sepse është skizofren.

InkuizitoriMoth

-Jo mor shef, s’di ta bëj këtë pozitë të re që më jep.

-Pikërisht ata që thonë s’di ta bëj, e bëjnë më mirë

Alba2265

Burdallenjte dhe femijet i ruan Zoti :joy:

Arban

Thonë që budallenjtë qeshin e zgërdhihen me ate që thonë vetë. Sidoqoftë, si çdo herë, Alba e ftohur dhe e shpuar keq ngambrapa ka të drejtë. Prandaj nuk i gjen gjë atë dhe dashnorët e vet poshtë urës. Perëndia i ka marrë në gjirin e vet.

Alba2265

Ik o Arban pederasti bej ndonje pompino andej nga politika bashke me hafijet plaka , cdo qe e ndyn edhe kete teme me idiotesine tende.

Arban

Po ç’ke që më quan idiot, unë me bukë e ti me gurë, të thashë që ke të drejtë si gjithmonë. Edhe kur të mburr thua që i ndyj gjërat e pastra e të mençura që thua. Nejse, se nuk të pyeta, u lodhe sot? Brothersat u kënaqën? Apo ku të mos kënaqen me aftësitë e tua. Gargarën tani edhe nani-nani, se sidoqoftë mosha ikën.

InkuizitoriMoth

Pa e kuptuar misioni i vetem i jetes tuaj eshte bere te shkaterroni Peshkun. Kaq shume mizerabilitet keni ne jeten tuaj qe nuk gjeni dot mision tjeter veçse te mos thoni asgje te hajrit vete, e te mos lejoni te thone as te tjeret?

InkuizitoriMoth

Bota është bordello universale e të tradhëtuarve që tradhëtojnë nga ana e tyre për hakmarrje.

InkuizitoriMoth

Vështirsia e tekstit është të pranohet, e kontekstit të aplikohet.

InkuizitoriMoth

Vesin nga virtuti, të vërtetën nga falsiteti i ndan një fije gati e padukëshme, madje edhe e papërcaktueshme meqë varet nga pikëpamja e vëzhguesit. Autostima e njerit, tjetrit përkundruall i duket arrogancë nëse hapësira midis vëzhguesve nuk ngjitet nga tutkalli i stimës të ndërsjelltë.

dafne

ahere une ndjehem jashte keti universi …

InkuizitoriMoth

asnjeri nuk ka stime per ty, dhe ti nuk ke stime per asnjeri? Po te jesh kaq keq po te jap une i çik stime sa me qene pak ne ket univers :smiley:

dafne

cfare nenkupton , stime ?

InkuizitoriMoth

i njeh vleren tjetrit, dhe ne nje kuptim me te thelle: e don dhe njekohesisht e nderon, ke nje dashuri te arsyetueshme ose racionale, jo dashuri kapriçoze iracionale.

dafne

thua qe jam hibrid, ketu ? duhet te ndot unviversin tim aq te perfeksionuar qe te pranoj pakez bote e tjetrit te ardhur nga bordello e nje dimesioni te panjohur ? gjithesesi duhet …?

InkuizitoriMoth

neqoftese e ke fjalen per peshkun kur thua “ketu” ke te drejte qe nuk pranon tjetrin e panjohur. Por nese e ke nda mendjen te ngordhesh beqare e ke gabim se s’ka perfeksion ne nje individ. Individi sado i perfeksionuar me qene eshte gjysmagjel, dmth nje trap dhe i rrezikshem per vete e per te tjere perqark.

dafne

ra ne toksor ,sa bukur shkruhej deri tash permes kodeve te pergjithshme … e kthej ne te njejten monedhe …
p.s. -
une perderi sa kam lindur me dy fije tru skam ardhur ne kete univers te ndjehem e tradhetuar,as te harkmirrem per ndjesin qe mund te krijohet nga e ashtequajtura bordelo univerzale , kam nje mision me te veshtire ,kam ardhur ne kete bote te zbuloj universin e tjetrit te bashkeveproj me te duke marr me te miren prej tjetrve .(e quditerishte tjeret nuk e kuptojne qe permes tyre persosi universin tim )

InkuizitoriMoth

ngavash se nuk je as ne toke e as ne qiell me muhabetet qe ben, je ne ne ferr, dmth realisht je ne bordellon universale te tradhetise he burra, pavarsisht se ruan nostalgjine e Edenit zanafillor te humbur ne formen e komentit te fundit qe ka formen e parimeve te pergjithshme.

dafne

ky mendim vrehet qe eshte jashte keti margjinizimi ne analiz qe u munduam ta veme ne kontest
perse duhet te banalizohet mendimi nga ekstremiteti ne ekstremitet ?

InkuizitoriMoth

merpo mendimit ja gjejme fillin, e ndryshojme kollaj si te dush tina, por si t’ja bejme realitetit qe eshte ekstremisht banal infernal?

dafne

aspak banal or tina . nuk di qe ka me qiletersi se realiteti i shprehur ne anonimitet , eshte realitieti idiotesk ne jete reale qe na detyron perhir te modestise se shpikur nga vet ne te mshefim vlerat qe posedojme .

Interesante eshte universi i individid , perse panikohet kur tjetri e ckodon ?

InkuizitoriMoth

kam shkruar nje pjese te trete te serise “Anonimiteti” akoma te pa publikuar, ku mendoj se i jep pergjigje muhabetit tend konfuz, prandaj them mendoj.
Naten e mire se eshte vone, tani me duhet te bej nje xhiro te vogel ne erresire misterioze para se te flej.

dafne

kjo eshte , ajo ndjesia qe ndjen ne ajre ,universi eshte ne paqe me veteveten dhe ne harmoni permbyll diten …

InkuizitoriMoth

Dështimi i shoqërisë shqiptare në këto 30 vjetët e fundit nuk është shqiptar siç e paraqesin intelektualet e mdhenj; Shqipëria nuk ka kryqe të jetë origjinale as në dështim, nuk ka takat as të dështojë me forcat e veta sepse e ndihmon bota me ndihma umanitare. :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Duke lexuar një shkrim të Frojdit për nje formë të fenomenit të transfert-it negativ (i psikoanalizuari urren psikoanalistin mbasi i është rrëfyer, projekton mëkatet tek prifti modern), të cilin e kishte ndeshur vetë gjatë seancave psikoanalitike me pacientët e tij, kuptova pse-në e urrejtjes absurde mbarëpopullore ndaj Kishës, sidomos katolike, si gjimnastikë mëngjezi dhe në çdo orë të ditës. Katolikët i kanë rrëfyer priftërijve për dy mije vjet rresht tërë qelbsinllëqet e tyre personale, e tani ju duket sikur Kisha thotë: “ju njohim mirë se çfar merde jeni”. Prandaj krejt i kuptueshëm reaksioni mbarëpopullor: “fjalët mbrapsht!” o mashtrues të korruptuar, o obskurantiste mesjetarë, o feminicidë, pedofilë etj; saktë fenomeni i projeksionit si vetëmbrojtje: akuzohet tjetri për çfarë je vetë.

InkuizitoriMoth

Të jesh intelektual nuk është e thënë që të jesh inteligjent që është krejt tjetër gjë. Një intelektual lodron me njohuritë e fituara që ka magazinuar, kënaqet me to duke bërë lodra fjalësh dhe konceptesh, e lë intelektin të lirë ose e stërvit në palestrën e logjikës dhe absurdit; një inteligjent sheh realitetin siç është për ta rrokur qënësinë e tij me gjithë qënien, pra bashkë me intelektin angazhon njësoj edhe vullnetin dhe ndjenjën. Ndërsa një intelektual synon vetëm intelektin puro që është dhunti luçiferike.

InkuizitoriMoth

Sa vjen e më tepër nuk sheh film ose lexon më libër të hajrit, o banalitete çfardo o rafinime artistike për të justifikuar dëshirën humanoide për krim dhe perversion. Duket si një garë kampionati midis, shkrimtarëve, regjisorëve dhe fansave: kush zbret më poshtë në rrethet e ferrit. Një mërzi e tmerrshme, asgjë të re nga fronti i Oksidentit, vetëm zbritja në ferr merr tatëpjetën poshtë e më poshtë, dhe do të ndalet kur ngjarjet e ekranit dhe librit të ndodhin në të vërtetë dal vivo, siç ka bërë vaki në fakt para se të trokiste ora e çdo lufte botërore në shekullin e kaluar.

Alba2265
Mirejam_Tirana

me forcat tona vetëm një gjë kemi pas bërë mirë****

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

untitled-1962

InkuizitoriMoth

-Nuk di si nuk e vë re, po të vret sytë?!
-Nuk e pashe, nuk i kisha sytë aty!
-Syri i sheh të gjitha, mendja sheh vetëm një gjë, stomaku dhe organi gjenital nuk do me pa me sy asigjo!

InkuizitoriMoth

Nëqoftëse një aforismë ka brënda fjalën “cazzo”, dor me nji që është e Bukowskit.

Mirejam_Tirana

sot jo

InkuizitoriMoth

Për mendimtarin dhe krijuesin modern janë dy mënyra për të qenë të obsesionuar nga vdekja: të jenë të obsesionuar dhe të bëjnë sikur nuk janë aspak të obsesionuar.

InkuizitoriMoth

Gjithçka që ja vlen të dihet si esencë e ditunisë e kam mësuar nga persona të takuar më të gjallë, dhe jo nga librat, prej të cilëve kam mësuar gjëra periferike të dorës së dytë ose gjëra që kanë fortifikuar çfarë dija më parë duke ekspozuar situata ekzotike të ndryshme nga eksperienca personale.
Librat i kam përdorur, nuk më kanë përdorur.

Mirejam_Tirana

kur pastaj vjen nata
N Joni *

InkuizitoriMoth

nuk e kuptoj kete te fundit, mirjam

Zequa

Shiko mos ka vene ndonje pike te kuqe per link😂

Mirejam_Tirana

vjen dita
Homer (josimpsoni)

thjesht reflexione pas leximit të shkrimeve të tua të fundit

InkuizitoriMoth

image

InkuizitoriMoth

Ka më tepër se një shekull, Evropa nuk do me qenë vetja e vet, me zanafillë Gogen dhe Rimbaud që e braktisën si kontinent plak i shteruar (Je regrette l’Europe aux anciens parapets! - Rimbaud), ne dum me u bo si gjithë Evropa.

InkuizitoriMoth

E vërteta është e thjeshtë si Hirushja që të gënjeshtërve ju duket banale.

InkuizitoriMoth

:smiley:
e paskam thene bukur, interesant qe kete vetem tani e ve re mbasi e sjell ti.

InkuizitoriMoth

Duhet të jetë Spektatori që Autori të vërë re që e paskërka thënë bukur:slightly_smiling_face:

Mirejam_Tirana

ehh autori
image

InkuizitoriMoth

Le monde a soif d’amour : tu viendras l’apaiser - Rimbaud

(mrena n’thes ene gazeta Le Monde ku ka mbajte nje interviste anonime Foucault)

InkuizitoriMoth

Dituria jonë bazohet mbi vuajtjen tonë

InkuizitoriMoth

Unë dua vërtet vetëm ata që janë më të mirë se unë.

(dmth un du vetëm veten time, sepse un jom me i modhi nga te gjithe, s’ka me te mire se une) :stuck_out_tongue:

Alba2265

It is through suffering that learning comes.

[Aeschylus]

InkuizitoriMoth

Niçe thotë për Dostojevskin:

… besoj përsa më thotë, ani pse e ndjej që është në kundështim me instiktet e mia themelore

Kjo frazë është komplimenti më i mirë që mund t’i bëhet dikujt që qendron në të vërtetë, dhe për më tepër, është konfirmimi më i përsosur që e vërteta është objektive në themel të shpirtit njerzor, dmth që jeta ja vlen (potencialisht teorikisht) të jetohet sepse në bazë të ndodhet natyra origjinale ose Zoti. Pra ka Zot dhe mundësi shëlbimi. E vërteta konsiderohet subjektive sepse bëhet e tillë kur subjekti e deformon nëpërmjet proçesit të rimocionit ose represionit psikologjik duke e zhytur hallin e tij në të vërtetën objektive dhe duke e llokoçitur atë. Prandaj diskursi njerzor është një e vërtetë e llokoçitur, është çorbë derri infernale e të vërtetës, alias llomotitjet aluçinante të protagonistit të Kujtime nga nëntoka.

InkuizitoriMoth

e ka vjedh nga une, plasën duke me vjedh te gjithe

Alba2265

“For in much wisdom is much grief: and he that increaseth knowledge increaseth sorrow .” - Ecclesiastes 1:18.

InkuizitoriMoth

Përditë kuptoj ma thellë, e pëditë vuaj ma thellë - Migjeni

(nje hajdut tjeter)

Alba2265

Ndoshta nuk eshte hajni.Thone kinezet, indianet e cifutet ndonese te shkeputur nga njeri tjetri harriten ne te njejtat konkluzione morale…

InkuizitoriMoth

Hajni eshte se i vetmi i vjedhur jom une, i Modhi :smiley:, te tjeret jane hajdute qe e majne veten per te nershem.

Mirejam_Tirana

nëse njerëzimi do të kish një datë të caktuar lindjeje, në njëzetekatër orët e para të ekzistencës së tijë, tha gjithshka*
N Joni
*me përjashtim të një prillit

InkuizitoriMoth

Në njëzetekatër orët e para të ekzistencës së tijë njerzimi tha gjithshka; në vazhdim, derisa del në pension ngambrapamodern, njerzimi ç’tha gjithçka*: jo mër se nuk e kisha me kët kuptim, por e kisha me qetër kuptim se ashtu osht i pun.
As N Joni
*me perjashtim te 5 prillit, qe duhej te ishte data e zgjedhjeve, poi te mos ishte 1 prilli dhe regjizori i modh Godard qe i rëntë Covid19 dhe e shpëlaftë mortja nga faqja e dheut qe te shpetojme ne dhe ai, meqe “arti thote te verteten duke genjyer” dhe tere historia e njerzimit eshte vetem 24 ore të 1 prillit

Mirejam_Tirana

shëndeti mbi të gjitha
P Opulli

Mirejam_Tirana

image

InkuizitoriMoth

Që prej Frojdit inkonshi ose subkonshi janë terma të përdorur gjërësisht në kuptimin si gjë që nuk e kontrollojmë dot, nuk i bijem në të drejtpërdrejt, dëshirat dhe sjellja e një personi mvaret nga pulsione të fshehta iracionale që ai nuk njeh. Prej këtej edhe pretendimi dhe rropatja e psikoanalizës për të shpjeguar racionalisht këto pulsione iracionale, të bëjë konshe çfarë është inkonshe, e në këtë mënyrë të shërojë pacientin, njeriun. Termat përdoren njësoj edhe nga kundështarët e frojdizmit.
Çfarë është vërtet inkonshi, ku ndodhet, prej çfarë materiali përbëhet, si lidhet me konshin, etj? Një sërë pyetjesh, të cilat, nga përgjigjet që marr, duket se në ekzistencën e inkonshit besohet si dikur besohej tek bota e përtejme.
Edhe pyetja e pyetjeve: a është e mundur të besohet në inkonsh dhe në botën e përtejme njëkohësisht? Apo ekziston vetëm njëra prej tyre e interpretuar në dy mënyra të ndryshme: laike dhe fetare?

InkuizitoriMoth

S’ka pikë rëndësie se çfarë je: politik apo apolitik, militant politik apo indiferent politik, i majtë apo i djathtë, i baraztundur apo i anashtundur, ka rëndesi të mos jesh bishtdredhur ngambrapatundur e fare i shkundur.

InkuizitoriMoth

Po tregote mromë njoni që shpie picat me porosi derë më derë, se në një shtëpi kur i hapën portën automatike prej hekrash i doli përpara një qeni i frikshëm. E zonja e shtëpisë i tha të mos friksohej, e ai ju përgjegj se nuk kishte si të mos friksohej nga një qen që dukej si ari.
Nejse, kur u kthy në piceri ra telefoni, e meqe qëlloi aty afër, ngriti dorezën. Ishte zonja shtëpisë që u ankua se dërguesi i picave i kish ofenduar qenin e saj duke e quajtur “qen si ari”.
Krisi gazi hareshëm kur po e tregonte këtë anekdote të pranishëmve. Qesha edhe unë, por më pas i thashë se nuk ishte vetëm për të qeshur, ishte edhe për tu tmerruar nga ky lloj hipersensibiliteti pervers që është faqja e medaljes së një hiperkriminaliteti potencial; ky lloj tipi delikat në një situatë tjetër të pushkaton tek muri si qen (“sa një ari”). Përjetojmë kohë shumë të frikëshme; i her për i her jena tu bo qef t’modh duke fluturu me presh në hava, po do t’ja nijmë zanin kur të përplasemi pëlltau në asfalt.

InkuizitoriMoth

Sa më në extremis paraqitet një situatë ose shtrohet një ide, aq më tepër interpretime do të ketë, dhe aq më tepër të kundërta do të jenë këto interpretime.

InkuizitoriMoth

Franca për shekuj e shekuj ka pas si emblemë zyrtare këndezin (nga fisi i galëve që mbanin gjelin si simbol tribal, luftëtarët galë mbanin dy fletë këndezi në përkrenare), që është simbol mashkullor (“ngrefet si gjel”). Monarkia franceze ishte monarki mashkullore sepse ishte e ndaluar me ligj që mbreteresha të mbretëronte vetëm pa mbretin, pra mbretëresha me ligj nuk quhej, quhej vetëm me burrin përkrah; ndryshe nga psh Ingliterra mund që mund të mbretërohej, dhe mbretërohet akoma, nga një grua pa burrë, madje ishte Mbretëresha Elisabetë që e bëri Anglinë mbretëreshë të detrave.
Megjithatë polet e bipolarizmit mashkull-femër (dhe jo vetëm) e nxjerr kokën sidoqoftë, sado shtypur, deformuar dhe shpërfytyruar. Francën e shpëtoi nga zhdukja e sigurtë një femër, Zhan D’Arka, dhe simboli i republikës franceze është la Marianne, liria në barikada cicëjashtë. Historia e Francës mund të thuhet me 4 fjalë: nga mashkulli tek gruaja, që në fakt është edhe rrugëtimi i historisë së botës.

InkuizitoriMoth

Franca postmoderne mund të përfaqsohet nga 2 gra në pozita të kundërta, 2 feministe, 2 Simona: Simone Weil virgjëresha dhe Simone de Beauvoir jepja kujt t’dush se nuk e ka problem burri.

InkuizitoriMoth

Shkesi dhe hasmi janë dy figurat kryesore mitologjike të folkut, letersisë shqiptare dhe albanologjisë. E jo rastësisht kryesore, por sepse paraqesin binomin kozmik eros-thanatos.

InkuizitoriMoth

Një tufë me lule në një vazo sipër tavolinës e dëshmojnë më mirë harmoninë e kozmosit se sa “qielli me yje sipër meje, dhe ligji moral në mua” e Kantit; mbi këtë dëshmi superiore mbështetet arti ikebana. Kur nuk je mirë me shëndet shpirtëror vështrimi i përqëndruar i një tufe me lule estetikisht të kompozuara lehtëson si melhem çudibërës brengën. E akoma më tepër një tufë me lule shton pa fund lumturinë kur ndjehesh mirë, sepse lumturia nuk ka nevojë për sforcim, shumëfishohet natyrshëm si lulet që e dinë mirë atë çfarë njeriu e ka harruar. Një tufë estetike me lule të rikujton ligjin “moral në mua”.

InkuizitoriMoth

Dje mora vesh një histori tjetër që dëshmon për ardhjen e Fundit të Botës dy hapa larg shtëpisë. Kemi një çift si komshij që ç’të të them, janë grindur me të gjithë rreth e rrotull, dhe janë të dëshpëruar ngaqë nuk kanë me kë të grinden më se i kanë harxhuar të gjithë fisheket, ju ka ngel të ndërrojnë shtëpi për të gjetur të tjera viktima. Tamam gjëndje krimi permanent, edhe kur ecin duken si të Gestapos, më dhëmb koka me i përshkru më tej. Kanë dy vajza, njëra prej tyre me të gjetur të fejueshmin, shkoi në shtëpi të tij, dhe shkon shumë mirë me vjerrën. Informatorit të lagjes, që më rrëfente situatën, vajza i kish deklaruar: “Më në fund gjeta nënën që kam kërkuar gjithë jetën!”; ka vite që nuk e shoh më, nuk vjen më në shtëpi. Kurse vajza tjetër, që duket herë pas here, i kish thënë informatorit: “Vij të shoh qenin”.

InkuizitoriMoth

-Po biri im, un jom i Modh qe i kom fitu të gjitha garat, nga maratona deri në 100 metra me pengesa dhe pa pengesa!

-Po si është e mundur kjo?

-Në Shqipëri është e mundur, kam qenë i vetëm në gara.

Mirejam_Tirana

àsht për gjynof ai popull qi duhet me zgjedh n’mes SS*-së dhe VV**-së

*satrapi surrelit
**vampiri vuqidolit
N Joni

Mirejam_Tirana

se desh harrova.
dhe nen mbikqyrjen e KHKKLPES*
*kryehajdutikoklopeskraparit

InkuizitoriMoth

mirjam, si e ke hallin, nuk te shof mire, te ka zene kolera e zgjebes se “Diskutime te lira”?

Mirejam_Tirana

me dhimbje vëlla, me dhimbje

kapo

Rruga e Kombit do t’i rikthet kombit, e lire dhe pa pagese!

Mirejam_Tirana
  • Anna: Mi piace fare l’amore con te.

  • Vincenzo: Anche a me.

  • Anna: E allora perché non me lo dici mai?

  • Vincenzo: Che significa? Se lo faccio, ca lo facciamo accussì, vuol dire che mi piace, no?

  • Anna: Eh no.

  • Vincenzo: Come no? No. È mai visto ca mi so’ dato ‘na martellata sulla mano o mi so’ tagliato un orecchio? No. Sai perché? Perché non mi piace. È normale, Senza che uno ha da’ dicere tutt’e cose. Certe cose vanno da sé. Se uno capisce capisce.

r.v

Ja Iku Rama kush do vij?

InkuizitoriMoth

dreqi t’vij, Rama t’mos jete! :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

ti sikur je edhe kristiane dhe nuk e di qe te gjithe, edhe te krishteret vete, e kane inotin me Krishtin: u bo bytha Krishtit te na tregoje ne se çfare te bejme!

r.v

Gezuar Pashken… Na trego icik c’fare eshte Pashka tani

InkuizitoriMoth

r.v.
ta trego Dostojevskij ma mire se une, se Dostojevskij eshte kristian si ty, un nuk jam kristian.
Prit i çike sa ta gjej paragrafin dhe pikturen.

InkuizitoriMoth

r.v.
harrova me te thene qe ky incident eshte autobiografik, i ka ndodh vertet Dostojevskit kur pa ne muze Basel kete pikture, ne te vetmin udhetim bashke me gruan qe beri ne Evrope. Mbas ca muaj sullaco neper kontinentin plake, tha se Evropa eshte nje varr, i bukur, historik, me vlera artistike, por prap nje varr eshte. Dhe u kthye ne atdhe duke gerthit: “E duam Rusine si gjithe Evropa”. Kshu, kshu puna e krishterimit.

r.v. a i festove Pashket sot me i çopë kërmë e çikë raki të mirë qe osht ilaç per shpirtin?

futja o vlla me raki se kërmë si Krishti i Dostojevskit do perfundosh! Sidomos tani qe eshte verdalle mortja Covid.

Mirejam_Tirana

pasi provuam doktorin, pikturistin tani e ka radhën një shkrimtar mendoj unë*
një shkrimtar të lidhur me popullin. të ulet e të bisedojë gjunjë më gjunj me të, një shkrimtar me vizione të qarta e të luajë me makroekonominë si xhongler me një fjalë

*le që kush jam unë njëherë

r.v

Joo i festova me vere edhe me buke :wink:

r.v

Nuk kualifikohen shkrimtaret sepse ato pas 90’ jane akoma pa mbushur moshen, edhe ato para 90’ jane si Fari Balliu. Kalo ne planin B

InkuizitoriMoth

Ekziston një ekuilibër midis dy ç’ekuilibrash: në vendet e varfëra luftohet (nga shtëpijaket) me dëshpërim heroik për tu mbajtur pastërtia brënda shtëpisë për t’iu kundërvënë rrënimit pisanjos të mjedisit publik, ndërsa në vendet e zhvilluara vihet re fenomeni përkundrazi.

r.v
  1. skan pune, kane kohe
  2. kane pune, s’kan kohe, s’kan nerva
InkuizitoriMoth

1234567890

dafne

ku dreqin takoj une tash ,qe gjithe i prishi ekujlibrat ? Jetoj ne nje vend te varfer qe pisllekun ka te dera , e mbrenda shtepise dekada pune me dore nuk preki ?

InkuizitoriMoth

Para ca ditësh po zbrisja tatëpjetë malit me një jargavan në dorë, i cili ju bëri përshtypje dy kalamajve që mblidhnin lule të egra të shoqëruar nga dy gra që po ju shpjegonin se si quheshin. Njëra nga gratë u tha kalamajve:
-Kjo lule që ka ky xhaxhi në dorë quhet jargavan.
-Ç’ju duhen këtyre lulet, këta janë lule të pafajshme vetë - thashë unë për t’u bërë qefin.
-Jo, duhet t’i njohin emrat e luleve - tha gruaja si mësuese fillore që aq ja pret.
-Sinjora - i thashë unë me ironi - njohja u bë shkak i humbjes së pafajsisë primordiale! - dhe vazhdova udhën.
Pa u larguar akoma, dëgjova që gruaja tjetër e pyeti me zë të ulët:
-Çfar tha, çfar tha?
-Booh, nuk e di, do jetë mysliman!

InkuizitoriMoth

dafne, ti je shenje qe ka ardhe Fundi i Botes.

dafne

moti ju kam thone , tonve …

InkuizitoriMoth

ne fakt tamom tamom Shenje e Fundit te Botes eshte dukja e lavatriçes :smiley: ne katun, katunaret lajne lulet me lavatriçe :joy:

dafne

ka ardhe vone kah ju , po ,

InkuizitoriMoth

Katunaret lajne lulet ne lavatriçe, i fusin ne frigorifer, dhe i shofin ne televizor :rofl:

dafne

kjo nuk eshte shenje e kijametit , shenje e kijametit eshte kur shef bardh e te duket zi …

p.s. ne fakt me duhet te jap nje sqarim , prandaj thumbova , nuk deshta te nenvlersoj ,sepse e nenkuptova si ironizim gjinor …
andej nga vij une nga politika serbe ka qene propagand mediale per 40 vite qe nena shqiptare eshte lavtriqe per prodhim ,prandaj me irritoj ai emer

InkuizitoriMoth

dafne, hiç mos u bo marak se e kam marre parasysh qe kur boj muhabet me ty mund te dal edhe spijun serb, njeri gozhdes e tjetri patkoit.

dafne

nuk eshte faji jam , be te bej qe nuk eshte faji jam . eshte faji jot qe cdo te thene i jep dykuptimesi .

InkuizitoriMoth

bini tosk
e bini gegë,
dy popuj
e dy kuptimësi,
njeri gozhdës
e tjetri patkoit,
njeri pa faj
e tjetri dy faje.
(dy bolet e marlonit)

Alba2265

Ky ishte prift katolik,nje tjater prift orthodox bente thirrje:ngrehuni e bjeruni , korrini e shtypini…Nashi keto thirrje :ngrehuni e bjeruni te leshuara nga prifterinjte ku qendrojne ne raport me mesimet e Bibles?Apo ishin edhe keta prifterinj qe s’kendojne biblen , si Dulla qe quante veten marksist pa e kenduar Marksin?
Matthew 5:44
But I tell you, love your enemies and pray for those who persecute you,

Luke 6:35
But love your enemies, do good to them, and lend to them, expecting nothing in return. Then your reward will be great, and you will be sons of the Most High; for He is kind to the ungrateful and wicked.

Romans 12:14
Bless those who persecute you. Bless and do not curse.

1 Peter 3:9
Do not repay evil with evil or insult with insult, but with blessing, because to this you were called so that you may inherit a blessing.

InkuizitoriMoth

Alba, pse ben pyetje kot, kushedi sa here kam thene se termi katokomunist eshte me permbledhesi per te treguar gjendjen e personalitetit te kultures mbas luftes dyte. Vlen edhe per vendet qe nuk jane katolike, katokomunist pothuaj eshte term qe ka valence kozmike, edhe ti je katokomuniste pa e ditur, e majte qe lexon Biblen. Kape ketu poshte “teorine e liberacionit”, edhe Papa i sotem, me prejadhje nga amerika Latine ku “teoria e liberacionit” eshte perhap me teper, sot ne fuqi po çmend dynjane, çdo mengjez çohet ne menyre alternative, o pape reksionar o pape liberator. Osht tu la Biblen me lavatriçe :smiley::

Liberation theology - Wikipedia

InkuizitoriMoth

ktu e ke Kinksin si Fan Noli dhe Papa Francisko :joy:

r.v

Ke degjuar ndonje prift qe s’ka lidhje juridike me shtetin te thot " bjeruni" etj etj?

r.v

Meqe ti merr vesh nga keto punet e bibles

dafne

Inkuzicion , nese veq kete element - shputat, me analizon sipas vlersimit ne perceptim univerzal sipas kriterit kritike vepre , ti boj hallall gjithe barbarizmat e banalizmat ne te shprehur .
Caravaggio ( per cdo rast )

InkuizitoriMoth

Oraliteti i disa personëve ka një magjepsje që nuk gjëndet gjëkundi në tekstin e shkruar të së njëjtit diskurs që duket fare banal. Ndryshimi i ndjesisë midis çfarë ke dëgjuar dhe çfar po lexon i bie të jetë personi dora vetë, e çfar mund të jetë tjetër?

Mirejam_Tirana

nuk ka hall të vogël ose hall të madh

N Joni

dafne

qitu garant me ke shajt …?
p.s.

qiky element qe ta ceka ne piktur mu me flakroj , viziten e pare mbas covidit kismet te kjo pikture e kam prenotu …nderlidhja, dhe(u) mish ,gjake , jete ,prap dhe …

dhe kohe prap me diell …

Mirejam_Tirana

?
N Joni

InkuizitoriMoth

Nuk ka njerëz që nuk kuptojnë, ka njerëz që nuk duan të kuptojnë, sepse nuhasin erën e rrezikut.
Kjo do të thotë që ekzistojnë mënyra të ndryshme të kuptuari, që përfshijnë edhe të moskuptuarit. Për këtë arsye nuk shqetsohem shumë kur komentet e mia nuk kuptohen, sepse nuk është halli tek kuptimi.
Kryesorja nuk është të kuptosh çfar është e drejtë dhe çfar është e gabuar, por të bësh atë që është e drejtë mbasi e ke kuptuar - “e thënë me të bërë, i ndan një det i tërë”. Personat nuk kuptojnë ose keqkuptojnë jo sepse janë budallenj si zakonisht thuhet e mendohet, por sepse e dinë se mbasi të kenë kuptuar të drejtën e të vërtetën duhen ta bëjnë atë, pra të vuajnë, dhe kanë frikë të vuajnë. Pra në thelb është çështje frike. Vuajtja ka kthyer përmbysur rendin fillestar të shkak-efektit dhe hapësirë-kohës, në këtë rast të kuptim-bërjes, frika e bërjes paraprin të kuptuarit.
Së pari, duhet hequr sysh frika nga vuajtja për shkak të bërit, gjë që kërcënon status quo-në e padijes dhe moskuptimit, e më pas kuptohet për bukuri.

InkuizitoriMoth

Bota shkon përpara vetëm në sajë të Keqkuptimit. Eshtë për shkak të Keqkuptimit universal që të gjithë bien dakord. Sepse nëse, për fat të keq, do të kuptoheshim me njëri-tjetrin, nuk do të mund të binim dakord kurrë.
(Charles Baudelaire, Zemra ime lakuriq)

Bota shkon përpara vetëm në sajë të Keqdashjes që pjell Keqkuptimin, … e vazhdon më tej Bodleri se osht ma i zoti se un.
(i Modhi :smiley:, nga Ditari i një fuksi)

machitewa

Nejse, edhe autori (piktori) kurre nuk e din cka ka dashte me thane. :slight_smile: Dmth cdo interpretim eshte i legjitimuar.

Megjithate, konteksti i kesaj pjeses te Caravaggio eshte krejt tjeter. Autori kunder autoritetit te Kishes, qe ne ate kohe thoshte se te shenjtet ishin zotni, ndersa Caravaggio i paraqet kembezbathur e te ndotur, si krejt fukarenjte.

dafne

korrekt machitew ,
piktura shkreh nje perceptim kohor dhe botkuptim te asaj kohe , bile bile Caravaggio u pagu qe te derdh nje mesazh fetar ne pelhur ,por , por e mira e artit dhe cdo krijimi eshte qe ska kufi ne perceptim kohe dhe hapsire ,e fasionuesja e gjithe kesaj eshte qe per mua ajo qe me jep lirine te mendoj ne sens me universal e kohor - me kthen ne zanafil te krijimit e me shpejtesi drite me fundos ne perfundim te saj , dhe e gjithe kjo permes asaj fije te holle te pluhur te ngjitur per kemb te zbathura qe me perkujton lidhjen me token me mesazhin ne toke do qendrosh , tokes do ti takosh sado lart te fluturosh( me mend apo pasuri )… nje mesazh pertej dimesional per jete te cdo frymori ne te jetuar …

InkuizitoriMoth

Sa më tepër vërtetë dhe thelbësisht shpreh një gjë në diskurs publik, aq me tepër prek njerzit përreth, aq më shumë njerëz prek dhe aq më tepër rrezikon që të prekurit të zemrohen me ty. Zemrimi është mënyra e tyre për të bërë kompliment.

dafne

egocentrizem i paster , egoizem i paster ! i gjthe zhvillimi i mendimit per nje cmim satisfaksioni , komplimentin .

p.s.
permes keti shkrimi te deshmova Inkuzicion qe perkunder shprehjes suaj origjinale ( gjithenje duke ju referuar titullit te temes ) dhe praktikimit ne komunikim une kam tjeter qellim , une shprehem provokoj , irritoj per cmimin evoluim te mendimit te tjetrit dhe shprehje te saj … (kuptohet nuk pres kompliment sepse ndodhen te shokuar tjeret perreth)

Mirejam_Tirana

hijet janë të gjata****

N Joni

r.v

Po te na pushtoje Turku njesoj si Bashkimi Sovjetik - Pragen ne 1969 do ta kete prap fajin Sali edhe kontrolloret te quhen tradhetare?

InkuizitoriMoth

@Mirejam_Tirana
te kam derguar nje mesazh. Te lajmeroj ketu sepse nuk fuksionon lajmi per mesazh tek stema, prandaj ka rrezik nuk e sheh. Pra hap kutine e mesazheve ta lexosh.

r.v

@InkuizitoriMoth te kam derguar nje mesazh me nje liber brenda … u be kohe

InkuizitoriMoth

E keqja e botës bashkohore janë fansat.
Në rrethin e fundit të Ferrit është parashikuar të ndodhen artistat e mdhej gjithnjë në gjëndje vuajtje si lehonat qësapo lindin; fansat duan t’ja kalojnë mjeshtërve, por tjeter rreth s’ka, nuk është parashikuar të ketë rreth vuajtje më përtej se të krijuesve dhe lehonave. Megjithkëtë fansat kanë arritur të shkojnë më përtej kësaj vuajtje të fundit duke vuajtur pa fund nga ambicja e parealizueshme si pamundësi e të mos shkuarit përtej fundit.

dafne

kurrsesi me llogjiken e shendosh ta arsyetoj togfjalshin ,… fansi eshte fans - shijon , po kaloj limitin e fansit bart barren e purgatatorit dhe merr emrin krijues .

p.s.
me kujtove nje bisede me nje kompozitor , ai me nominonte ne grupin kam talent per muzike dhe mbronte me fanatizem mendimin e tij , vetem pse une ne bisede e siper i thoja e shijoj muzike klasike ,koleksionoj instrumente muzikore si snobe qe jam … e une qendroj sot e ate dite stoikishte shijimit te uvertures se tij si fanse kur ai derdh notat ne piano qe vie here pas here ta akordoj …

InkuizitoriMoth

E pranoj që kam paragjykime, e në këtë mënyrë jam me i lire se të tjerë që shtërngohen e torturohen të jenë të lirë pa paragjykime siç e kërkon moda e kohës.

InkuizitoriMoth

Fansat adhurojnë një të modh e përçmojnë shumë të tjerë të mdhenj dhe fansat e tyre, e në plan të fundit adhurojnë vetëm veten e tyre. Ndërsa në plan të stërfundit përçmojnë edhe veten e tyre, sepse dashuria, o është universale, ose s’është. Me një fans nuk diskutohet, me atë vetëm mund të grindesh, adhurimi i tij është servilizëm që ka arrogancën për faqe tjetër të medaljes që quhet urrejtje, e cila diferencon dhe distancon (i modh - i vogël), ndërsa dashuria veç barazon.

Një fans përdor të modhin e adhuruar prej tij si tramplin për tu dukur vetë i modh, nuk i intereson gjë tjetër pëveç vetes, fansi ndjehet më i modh se i modhi i adhuruar si pretekst. Shëmbulli më i shkëlqyeshëm janë kryetifozat që dirigjojnë tifozërinë në shkallët e stadiumit duke i kthyer shpinën ndeshjes.
(në sport, në politikë, në art, fenomeni është i njëjtë)

r.v

Do shkosh ne ferr.

Mirejam_Tirana

zoti mos na lëntë pa fansa i dashur se pa ta jemi si llapi pa batatinën

dafne

sa per muhabet …

o kurrqysh me e kuptu ,sa sport sa dashni , sa fans-itet …!
…prej qe jam rrit i kam harru keto ndjesi ,sot po ndihem me komod ne karrige vrojtuesi e kritikuesi …
(nuk e ke iden sa rehati ndjen …)

InkuizitoriMoth

Para vitit 1989 konviktoret ishin e keqja e botës, ashtu siç janë sot fansat e keqja e botës.

(këtë aforizmë mund ta kuptojë kush e ka jetuar atë kohë, dhe jallah se e kupton sepse tironsat ishin konviktorë për së mbrapi që shifshin Rain kur ishte kohë e mirë dhe dyshin e jugosllavit me kanoçe, siç janë refugjatët sot venalinj albaneze për së mbrapi që dinë mirë anglisht dhe kanë votu Biden)

Alba2265

Kemi bere kapercime te medha ne nje brez nga TV me kanoce ne te berit sehir TV ne cellular.

InkuizitoriMoth

Tu bo i dor muhabet për një person, kritikës së bërë që personi në fjalë ishte i ftohtë si tip, unë u përgjigja se nuk prish punë që ai është i ftohtë, jam unë i nxehtë, dhe ftohtësia e tij merr vlerë nga vlera e nxehtësisë sime. Mbas akuzës që përgjigja ime ishte e pakuptueshme dhe ndoshta snobe, ju thashë të pranishmëve të vakët:

-Të njëjtën akuzë të padrejtë kam dëgjuar për një lloj të caktuar veprash arti dhe për dimrin si stinë. Psh Leonardo është i ftohtë, ndësa Mikelanxhelo i nxehtë, grafika japoneze është e ftohtë dhe formale - pikërisht për këtë arsye është maja e estetikës -, po i njëjti muhabet për një peisazhi të acartë të Gronenlandës. Të ngjitesh në majë të malit me dëborë e të thuash që peisazhi është i ftohtë, do të thotë se nuk je mirë me shëndet fizik dhe shpirtëror, je i drithërirë, të kan kap dridhmat, je ftof n’tajare

InkuizitoriMoth

Një nga filmat më të bukur të parë mçeftas atëbotë tek Rai ka qenë “Notte” i Antonionit me Mastroianin në rolin e shkrimtarit të modh dhe Jeanne Moreau në rolin e gruas së shkrimtarit, e cila ishte personi (si rol) më i përgjegjshëm i filmit. Për këtë arsye, përveç se aktore e modhe, unë e doja mbi të gjithë aktorët që njihja atëherë. Jo i dashuruar si fans, por e doja (volevo bene - meqe shqipja nuk ka dashuri pa seks) sikur të ishte e pranishme në të gjallë, e jo e romantizuar në ekran.

Para ca ditësh gjeta një dokumentar të Jeane në sitin “Arte” dhe fillova ta shoh gjithë qef t’modh. Deluzion komplet, por jo për të si person, sepse tani në epokën e informacionit është bërë ligj diziluzioni, me pasojë rrëzimin e statujave, por për filmin dhe artin në përgjithsi dhe autorët e mdhenj. Çfarë ndodhte në film, ishte një perzgjatim i çfarë ndodhte në realitet, të gjithë, edhe regjizori në thes, me brekë në dorë si në set ashtu dhe në realitet, diferenca e fikshën nga realiteti ishte vetëm “ciak”-u.
Rikonfirmim përfundimtar se kush akoma mendon që ka dallim midis veprës dhe autorit, o eshte koqe gomari, o është pervers. Nga praktika dal vivo me rezulton se intelektuali i modh është përzjerje e të dyjave.

Mirejam_Tirana

kur e shini që jam ftohur
mos kujtoni se kam pordhur
jamë gjallë
jam në jetë
por se ku s’e di as vetë

N Joni

InkuizitoriMoth

Aforizmi më i madhërishëm në botë dhe më i acartë ekzistues, por kur e kupton bëhet më i nxehtë se dielli i Saharës:

Ju jeni një spektator, një ndjekës apo një lider?

:star: :star: :star: :star: :star: :herb: :maple_leaf: :fallen_leaf: :leaves: :sunflower:

(nuk është i imi, fatkeqsisht, madhëria ime e vetme është që e vë në dukje):

InkuizitoriMoth

Të gjithë robt, edhe vetë besimtarët në subkonshin ose nëntokën dostojevskjane e tyre, gjithë inotin e kanë me Krishtin:
U bo bytha Krishtit të na tregoje neve se çfarë të bëjmë!

del-ta

S’bbëhet stan me lepuj

InkuizitoriMoth

99% e artistëve harrohen nga 5 ditë deri në 5 minuta pas vdekjes. Ndonjërin prej tyre e çojnë nga varri kur e kërkon moda e kohës, se ashtu osht i punë.
Sidoqoftë për fansat gjendet gjithnjë një garuzhde çorbë për t’i ushqyer; është kjo që ka rëndësi.

InkuizitoriMoth

ndërsa një peshk harrohet një të triliontën e mikrosekondës mbas komentit të fundit, dhe nuk ringjallet kurrë më.:joy: :rofl:

InkuizitoriMoth

Shkrimtari, ose çdo lloj artisti tjetër, kur krijon, krahas veprës, ndërton ose shkatërron shpirtin e tij, varet nga lloji i robit. Po njësoj është edhe për lexuesin, ose spektatorin, kur lexon artistin e modh.

Alba2265

Dil ne shesh te mejdanit e behu lider.Te gjithe e duan rendin, ligjin , rregullin , drejtesine por e duan gati dhe luften per te ta beje dikush tjeter.
C’i ke keto police me nivel kaq te ulet -i thane banoret e lagjes ne takim , shefit te policise
Keta njerez pranojne te shkruhen police -tha ai -keta marrim.Ti psh iu drejtua atij qe ishte me vokali ne kritikat e tij ndaj policise, sille djalin tend te shkruhet polic.
Djali im polic ?meazallah -iu pergjegj kritiku.

InkuizitoriMoth

Ka ca kohë isha tu bredh nëpër kodra udhë pa udhë. Takoj një grup që dukeshin nga qëndrimi i tyre i ngathët që nuk ishin venalinj. Kur u kalova pranë, njëri prej tyre u afrua dhe më tha (siç duket siguria ime e kish bindur që jam i kësaj nahije, që jam në ambjent tim):

-Më kanë thënë që nga këto anë ndodhet (…) - tha një emër që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë e që më pas rezultoi të ishte një lloj barishte e egër - a di gjë?

-?

-Eshtë një si lloj qepe pa bishta të gjatë - tha duke u munduar të më tregojë me duar gjatësinë e barishtes dhe formën e saj - Kaq e madhe është, ka erë që ngjan me atë të qepës.

-Nuk e njoh këtë bimë, e as ja kam haberin barishteve, njoh vetëm qepët që shiten në supermarket - i thashë.

-Hahaha! - qeshi i gjithë grupi i botanistëve që kërkonin qepë të egra nëpër kodra.

InkuizitoriMoth

Që vuajtja të ketë vlerë fisnikërimi dhe superioriteti duhen të plotsohen dy kushte: duhet të kesh vuajtur dhe vuajtjen ta kesh pranuar dhe filtruar krejtësisht pa lënë asnjë lloj skorie helmatisëse zemrimi. Ndryshe je më i mjerë se palaçot që janë zbavitur dhe e kanë gjetur mënyrën për t’ja kaluar mirë në kushte mizerabiliteti total.

InkuizitoriMoth

Të jetosh në një qytet të vogë provincial, nuk ka vetëm të këqija, ka edhe qare. Një prej tyre është se kupton se si ndërtohet struktura e pushtetit dhe rrokotellat e shtetit, jo vetëm mekanizmat së jashtmi - duke qenë me dimensione të vogla e rrok të tërën -, por të jipet mundësia të njohësh personët që komandojnë dhe rrethin e tyre, si familjarë ashtu dhe kolegë. Jeta në provincë është një shkollë politike.
Kurse për të njohur strukturën e pushtetit në Romë, Paris apo New Jork, duhet me lexu Peshkun :rofl:, ta zbëthejnë peshqit fije për fije! :joy:

Alba2265

Dinamikat sociale te nje fshati me 100 banore jane te njejta me ato te nje kombi me 100 milione banore .

InkuizitoriMoth

Kush nuk di të komandojë vetveten (dmth noc rrokun e vet), nuk di të komandojë as edhe familjen e vet, as një fshat kooperativist me 100 banorë dhe as një qytet amerikon me 10 milion banorë.

InkuizitoriMoth

Toni Bler kishte çunin e vet harram; kur ishte në pushtet, policia e arrestoi sepse po i jipte makinës me shpejtësi skëterre. Skandal kombëtar, në ketë rast Toni Bler, ndër të tjera, tha në një intervistë:

-Të komandosh një familje, është më vështirë se të komandosh një shtet!

(nuk me pyti mu Toni, po te me kishte pyt do t’ja kisha mush menjen qe eshte akoma me e veshtire te komandosh veten kur sekretarja vjen me shpejtesi sketerre drejt teje pa breke ne stil Monika Lewinski)

Alba2265

KJ21

(For if a man know not how to rule his own house, how shall he take care of the church of God?)

InkuizitoriMoth

E kuptoj pse nuk duhet bërë spoiler në një reklamë filmi apo libri, shumë blerës i lexojnë si telenovela ose libra policorë. Por ç’kuptim të ndërpresësh analizën kritike të një libri apo filmi me pretendime artistike, ose t’i bësh analizën me marifet pa treguar fundin e historisë nga frikë se po bën spoiler, sikur ndodh kur kushërirat dhe komshijet shohin telenovela në kuzhinë: “shëëët, mos ma trego fundin!”? Në një roman ose një film artistik nuk ka rëndësi “si përfundon”, por “si përfundohet”, dmth është stili ose teknologjia që ka rëndësi.
“Shëëët mos ma trego fundin e Vëllezërve Karamazov se më humb interesi për ta lexuar!” “Shëëët mos ma trego si përfundo Dhjata e Vjetër …!”

r.v

Per ke po flet Timoteu?

InkuizitoriMoth

-Nuk bëhet art me kalamajt e tu!

Shprehja më e hidhur që kam dëgjuar ndonjëherë - madje edhe me të lexuar -, e një gruaje drejtuar të shoqit të saj, i cili ishte një shkrimtar i njohur. Fëmija adoleshent i tyre kishte bërë një proçkë, shkrimtari në fjalë i kishte shkruar dhe dërguar një letër të gjatë pasionante dhe estetike, të cilën e lexoi në publik të njohurish intimë.

InkuizitoriMoth

Fitorja e vetme dhe e vërtetë që arrihet nga eksperienca është të mos zemrohesh kur dicka nuk shkon mbarë, e që gjendet gjithnjë një mënyrë për të zgjidh problemin. Nga eksperienca: iluminimi vjen sapo kalon zemërimi. Fitimtarët permanentë kalërojnë mbi lumturi permanente.

Alba2265

Morali eshte se nuk mund te kujdesesh per te tjeret nese nuk je ne gjendje te kujdesesh per veten.

r.v

Bravo, por nuk e ke gjet :frowning:

Alba2265

timoteu flet per pastoret , por Bibla eshte metafore nuk duhet pare ne kuptimin literal.pa lidhje ne menyre qe te mos postoj nje koment me vete .ne blogun tjeter flitet per kullen e babelit .Nje gje interesante eshte se ne Bibel pohohet se te gjitha gjuhet vijne nga nje gjuhe e vetme te cilen perendia e nakatosi ne gjuhe te ndryshme .Kjo eshte shkruar rreth vitit 600 para krishtit.vetem aty nga fundi i viteve 1700 shkencetaret zbuluan se gjuhet europiane vijne nga nje gjuhe e perbashket indo-europiane?!!

r.v

Timoteu flet per kujdestaret e kishes. Thote se nqs pastori e ka mendjen te pi vere nuk mund te kujdeset per te tjeret. Nqs e ka mendjen tek pasuria, nuk eshte per kete pune… etj etj etj. Ceshtjen e gjuhes se kuptova

r.v

Një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë vendin.

InkuizitoriMoth

Kot që rrejmë veten, Shqiperia nuk ka pas në historinë e kulturës së saj asnjë autor dhe artist që të ketë vra veten, as edhe një për be, qoftë të dorës së dytë. Pra nuk ka pas asnje artist t’modh, ka pas dhe ka vetem intelektualë t’mdhenj, vetem llafazanë që bëjnë zhurmë. Në fakt edhe ata që vrasin veten bëjnë zhurmë, por bëjnë zhurmë ndryshe, zhurmë amerikane hollivudi si psh Heminguej ose Merlin Monro, e gjysma e artisteve t’mdhenj amerikane e këtij lloji.

Mirejam_Tirana

jo

machitewa

Ardian Klosi
Bekim Fehmiu

InkuizitoriMoth

Kot që rrejmë veten, intelektualet e mdhenj shqiptare, që bëjnë zhurmë të qurravitur: amani bre na leni gjallë t’hamë nji cop bukë!, në kushte mjerimi të plotë më mirë vdek se gjallë trishtohen kur nuk janë në klasifikim të kampionatit botëror: kush bën mutin më të madh!

InkuizitoriMoth

Mbas vitit 1989 nuk ka me Shqipëri (as Amerikë e Rusi) ka vetëm Demokraci. Çdo ngjarje e bërë vaki mbas këtij viti nuk është ngjarje shqiptare, por është ngjarje demokratike.

Mirejam_Tirana

jo

Pjetermustakuqi

Sander Prosi
Llazi Serbo
Alqi Boshnjaku

InkuizitoriMoth

Mbas vitit 1989 nuk ka me Shqipëri (as Amerikë e Rusi) ka vetëm Demokraci. Çdo ngjarje e bërë vaki mbas këtij viti nuk është ngjarje shqiptare, por është ngjarje demokratike.

(me nje dallnyshe nuk vjen prandvera)

machitewa

Do ti qe prandvera vjen edhe pa asnje dallnyshe! :slight_smile:

Alba2265

Ruset te vetmen gje qe fituan me permbysjen e komunizmit ishte se bene aparatchiket kamuniste miliardere dhe ish udheheqesit e republikave sovietike te cilet dikur hiqeshin nga Moska u kthyen ne sulltane te perjetshem .

InkuizitoriMoth

Prandvera ne shqypni liri demokraci do te vije kur te gjithe artistat te vrasin veten duke ngrene kafken e tyre me dhëmbë në vend të boleve amerikone te Marlonit qe po i kafshojne miliarderet ruse dhe milioneret serbe.

Zequa

Serbi, Boshnjaku, mungon Maqedonsi​:joy::joy:

InkuizitoriMoth

Nga faktet e hedhura si bajga me lart të kolegëve, rikonstatova madhështinë e Hegel që rropatej ditëziu të zbulonte të vërtetën absolute metafizike. Një herë dishepujt “i gjetë ca gabime”, disa fakte nuk përputheshin me tezat e tij, e mjeshtri i’u pergjigji:

Aq me keq për faktet!

“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
Kjo lloj keqkuptimi është konstante universale në marrdhëniet mjeshtër-dishepull në të gjitha nivelet, si edhe reagimi idjot i pasardhësve profesorë që tregojnë se mjeshtri ishte i marrë që mohonte faktet objektive. Anekdota në fjalë tregohej rëndom në orë mësimi të filozofisë edhe në universitet. Presori i marksizmit, një katunar nga Skrapari ose nga Alpet e Shqipërisë që nga rudhat e lëkurë dhe forma e kaptinës dukej që ishte primati i parë që kishte braktisur dhitë që nga koha e Neandertalit, tregonte anekdotën shoqëruar me deduksionin logjik për atin e racionalitetit filozofik: “Hegeli ishte idealist, mohonte realitetin objektiv”. Hegeli ishte rrotë mër jau! :joy:

InkuizitoriMoth

Kur mjeshtri tregon me gisht eklipsin e Hënës mbas vitit fatidik 1989-të, dishepujt nuk shofin as gishtin e Marlonit ngambrapa si në vitin parafatidik 1968-të, por shofin me gishtin në celular të gjejnë fakte të kundërta në gugëll - “t’i gjejnë ca gabime”.

InkuizitoriMoth

Nëse lexosh romane pa e njohur kontekstin historik dhe autorin si person, më mirë lexo gazetën; bile edhe gazetën tepër e ke, tamom tamom duhet të lexosh vetëm tabelën e kafenesë.

machitewa

Shume i lendueshem ti, pa nevoje.
Na llaf po bejme. Po mundohemi me te mbajte me muhabet. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Neni 72 per agjitacion-propagandë mbështetej në urtësinë popullore: Fjala hekur s’është, por kocka thyen.
(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Ka Levizje që dështojnë kur humbin, por edhe kur fitojnë (psh revolucioni i 68-tës). Edhe për personat e njëjta gjë si për Revolucionet, fitorja nuk është e barabartë me faktin që je i njohur në publik dhe qëndron në majë të pikaloit.

InkuizitoriMoth

Një lider është i vërtetë kur ka vetëdijën për artificialitetin dhe keqësinë e figurës së përkohëshme të liderit.

InkuizitoriMoth

-Artist i modh, Caravaggio i shek. XXI.

-Po, po i modh, shumë i modh! Vetëm se po të ngrihej nga varri Caravaggio sot, nuk do të kish bërë vepra caravagge-ske.

Mirejam_Tirana

sot po

InkuizitoriMoth

Akuza qe na bëhet nga jasht nuk përbën asnjë problem sepse asaj i kundërvihet me sukses krenaria e ligjëshme edhe në formë vaniteti: “hë mo se nga zilia e ka!”. Eshtë autoakuza e vetëdijës që te bren nga brënda pa mundur të kundështohet dot si akuza nga jasht.

Mirejam_Tirana

kush sha peshqit o i sha

N Joni

InkuizitoriMoth

Letërsia dhe arti, që mbas Luftës së Dytë Botërore dhe akoma më tepër mbas Luftës së Ftohtë, janë si një i sëmurë terminal që e ka të sigurtë ngordhjen, por nuk ka të sigurtë datën e ngordhjes. Po ta lëshosh këtë kumt në ambjentet artistikë në përgjithsi, dhe në veçanti ato shqiptare - një shekull mbrapa në kohë, avangarda nuk përmendet as si fjalë -, rrezikon linçimin nga artistë dhe dashamirës të artit. Jo vetëm që nuk ka vlera të reja, por kanë humbur edhe të vjetrat duke shkelur ligjin e shkruar në Kanunin e Lek Dukagjinit: Lajmësi nuk vritet (aq më tepër që lajmi i kobshëm në fakt është gazmor)

InkuizitoriMoth

-Nuk i njoh këta poetë që thua ti, nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, njoh vetëm Ungaretin dhe Montalen si poetë kalibri; mbas tyre Italia nuk ka prodhuar poetë të njohur në nivelin evropian dhe botëror si Pertrarka ose Leopardi.

-Si more nuk njihke ti … (dy emra: filanin e fistetekun)? Kërko t’i njohësh atëherë, pastaj fol!

-Jo nuk i kërkoj, le të vijnë ata të më kërkojnë mua, siç ka bërë Ungareti dhe Montale.

InkuizitoriMoth

Keqkuptimi midis etër e bij është edhe i natyrshëm (me përjashtim të rastit kur merr formë urrejtje), sepse bën të mundur lirinë e bijve për të shkuar përpara, dmth progresin. Një prind i vërtetë kur ndërhyn tek bijtë e tij, që i përkasin një kohe tjetër, - dmth një konteksti tjetër -, është i ndërgjeshëm se mund të rezultojë budalla duke këshilluar jasht kontekstit, por është me siguri dyfish budalla nëse kërkon të jetë shok me bijtë e tij; siç është në modë sot, etër e bij të gjithë shokë, të gjithë budallenj.

InkuizitoriMoth

je fajtor vetëm për faktin që ekziston - nuk është nevoja ta kuptosh nga lexime librash të shenjtë dhe teori të sofistikuara të psikologjisë së thellësisë, mjafton të nxjerrësh hundën jasht nga portë e shtëpisë për të parë fqinjin e portës përballë që nuk të di as emrin e bën sikur nuk sheh praninë e të afërmit tënd.

Alba2265

Shpifje do të thotë: peshku i vogël e ha të madhin.

Formalist: kokërr arre pa thelb brenda.

Jo çdo zbardhje dhëmbësh është e qeshur.

Kush s’ka dhëmbë, nuk ka frikë se i mpihen nga kumbullat. Më mirë të kesh dhëmbë. Mpirjen e duron.

Miq, fiq.

Qeni është kafshë besnike. Pse zemërohemi kur na thonë qen?:grinning:

InkuizitoriMoth

Mbas disa ditë të ftohti të pazakonshëm ku acari dëmtoi rëndë lulet dhe sythet e porsaçelura, sot ishte ishte një ditë që vetëm një herë në vit bën vaki; gjithë natyra manifestonte pafajsinë e saj në mënyrë të tillë që nuk më bëhej të kthehesha në shtëpi.

Alba2265

George Orwell once said, “Each generation imagines itself to be more intelligent than the one that went before it, and wiser than the one that comes after it.

InkuizitoriMoth

Nëse njerzit e mdhenj thonë se historia njerzore nuk ka qëllim, atëherë bota rezulton kuptim. Për analogji, nëse koha nuk synon një qëllim, atëherë shigjeta e kohës progresive dje-sot-nesër është pa kuptim; vetëm konceptet e trurit të budallait kanë kuptim në një botë pa kuptim pasnesër pas një jave.

InkuizitoriMoth

Ankthin ekologjik për situatën apokaliptike të shkatërrit të natyrës prej njeriut e kam eksperimentuar për herë të parë në një supermarket shitje lulesh në natyrë: një shesh i gjelbëruar në anë të së cilit kalonte një rrugë kryesore e ngritur ndoca metra mbi nivelin e sheshit. Mbas një heshtje totale, të cilën nuk e kisha vënë re aty për aty (më pas e kuptova pse në rrugë nuk kalonte asnjë automjet), papritmas u dëgjua një gumëzhimë rrotash biçiklete që afrohej me përshpejtim për efekt Dopler, shoqëruar nga bërtitje të çartura; ishin çiklistët e xhiros së Italisë, grumbuj shkronjash, numurash dhe muskujsh që pedalonin mbushur në djersë. Kaluan si rrufe sa hap e mbyll sytë, imazhi, gërvimat metalike dhe bërtitjet i lanë vëndin një qetësie pezull në ajër (qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar për shkak të xhiros), akoma më të thellë për kontrast me batërdinë e porsa ndodhur. U desh kjo qetësi me përmasa kozmike që të vija re një gjë që nuk e kisha vënë re më parë - sepse nuk doja ta vija re -, që megjithse në pranverë e në mes lulesh të panumërta, nuk shihej insekt vërdallë, heshtje absolute. Hovjet e karkalecave dhe vallzimet e fluturave në bahçe, rrotull pusit dhe lule mullagave, zhaurima e insekteve në sfond të ekzistencë së botës, ishin vetëm kujtime fëmijërije. Vepër e kobshme e kimikateve vrastare, Toka dukej si planet i mbjellë me lule artificiale prej kauçuku.

InkuizitoriMoth

Shëmbulli që ilustron përsosur situatën e mbas vitit 89-të si postmodernizëm planetar, me fjalë tjera që historia dhe ardhëshmëria kanë ngecur në llucën e të pranishmes, është rasti i poetit disident Josif Brodskij që thoshte se nuk shkruante për brezat që do vijnë, por për hijet e stërgjyshëve të vet poetë. Kur arti humbet vetinë profetike, nuk është më art, një dreq e di se çfar është.

Mirejam_Tirana

asgja t’re m’at an t’gardhit

N Joni

InkuizitoriMoth

Për hujt e gardhit s’ka asgja t’re m’at an t’gardhit, sepse ata janë vetë gardhi, janë gjaja e re m’at an t’gardhit dhe gjaja e vjetër përkëndej gardhit; janë koncepti i amëshimit dora vetë: një hu i ngulur në hapsirë-kohën infinite.

InkuizitoriMoth

Humbja e “njeriut të ri” nuk do të thotë fitorja e “njeriut të vjetër”, deri tash do të thotë fitorja e koktejit: coftirë e re plus kërmë e vjetër.

InkuizitoriMoth

Poezia dhe arti gjejnë si preteks tmerrin e reales për tu zhytur në tmerrin e sublimes.

InkuizitoriMoth

(post online)

Inxhinier kimist Arthur Fry, i cili punoi për 3M në fillim të viteve 1970, çdo të Dielë merrte pjesë në meshë në korin e kishës së tij, Kisha Veriore Presbiteriane në North St. Paul, Minesota të Shteteve të Bashkuara. Fry vendoste si shenjë copa letre në librin e meshës që ta hapte saktësisht në faqen që përmban këngën, sa herë që niste një këngë e re. Por copat e letrës binin me një rregullsi shqetësuese, duke e bërë të humbte jo vetëm shenjën e faqes, por edhe durimin dhe përqendrimin e tij. Gjatë një predikimi veçanërisht të gjatë dhe të vyer, papritmas pati një ide gjeniale. Iu kujtua një koleg i tij, inxhinieri Spencer Silver, që kishte shpikur një ngjitës, provuar dhe më pas mënjanuar pasi humbte aftësinë ngjitëse pas një kohe të shkurtër. Atëherë vendosi të aplikonte pikërisht këtë ngjitës në fletë të vogla letre që shkëputeshin; në këtë mënyrë ato mund të ngjiteshin para meshës dhe të hiqeshin kur nuk ishin më të nevojshme, pa lënë asnjë shenjë.

Pra, prototipet e Post-it (blloqet e letrave me ngjitës), lindë në kishë, midis një himni dhe një tjetri.

“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
(komenti i te Modhit :smiley:)

ja që edhe kisha vlen për një gjë!

(ironia godet me pertej se kishes)

Mirejam_Tirana

image

r.v

Koha ka ndaluar 12 vitet e fundit. Asgje e re

InkuizitoriMoth

“Duaje të Afërmin tënd si veten tënde!”

“… ai s’do as veten e vet!”

InkuizitoriMoth

Në tirani zbulohet në dritë të diellit qeveria okulte e fshehur ngambrapa skenës së pushtetit në demokraci.

InkuizitoriMoth

Qeni leh, keci blegërin, macja mjaullin, trumcaku cicërin, kali hingëllin, derri hungërrin, korbi krakëllin, intelektuali bën pyetje.

InkuizitoriMoth

Njeriu kërkon “ishullin që nuk është”, sepse kujton se shpëton duke i ikur vështirsive në hapësirë dhe në kohë, përkatësisht në vende ekzotike ose në vënde të zhvilluara; ik të ikim në të kaluarën e lavdishme ose në të ardhmen e lumtur, kurrë në vendlindje ku nuk ndodh asgjë dhe në të tashmen e mërzitëshme që çmend edhe derrin. E bukura është se migranti, edhe atje ku shkon pas një farë kohe gjen të njëjtat vështirësi dhe fillon të lëshojë në eter të njëjtat ankesa; eksperienca më se banale me vëllezërit bashkëatdhetarë në mërgim.
Për të njëjtën arsye Gogeni braktisi Parisin (që atë kohë ishte kryeqytet i kulturës botërore) me ankesën se Franca është një vend i padurueshëm ku bënin ligjin polici dhe prifti, ndërkaq në ishujt ekzotikë të Paqësorit qahej se i duhej të bënte luftra absurde pikërisht me policin dhe priftin e ishullit, të cilët e akuzonin si korruptues i vendasve indigjenë.

Karakteri është fati - thotë Erakliti.
Kush ankohet: “paskam qenë pa fat”, është pa karakter - thotë i Modhi :smiley:.

r.v

Mos!! Po tani?

InkuizitoriMoth

mirjam a ma ke pa gjo square, se ai ka simpati te veçante per ty? I kam dergu nje mesazh e nuk me pergjigjet, nuk e di si e ka hallin!

Alba2265

Nje kompani eshte nje microcosm i shoqerise .nje grup manipuluesish gjejne nje person apo grup personash te cilet i bejne tabele qitje duke kanalizuar gjithe mllefin e punonjesve te tjere .urrejtja behet zamku qe mban kompanine te bashkuar .

InkuizitoriMoth

:tulip:
1989-maurizio_cattelan_torno_subito_1989_photo_fausto_fabbri

Alba2265

Kujt ia priste mendja me vitet 80 kur mblidhej gjithe lagja te bente sehir ndeshje futbolli tek i vetmi komshi qe kishte tv me ngjyra se nje dite do ti shihnim live nga cellulari?

r.v

Eshte rrit mireqenie edhe jane ftohur njerzit

Mirejam_Tirana

image

Mirejam_Tirana

loqe, loqe kjo dynja
loqja loqes nuk i ngja

Zequa

Manjola, sa me shume loqe aq me mire per pjeshka😀

Mirejam_Tirana

image

Alba2265

Turpi eshte frenues me I madh ndaj krimit se sa frika nga ndeshkimi.

Mirejam_Tirana

immagine

Mirejam_Tirana

immagine

Mirejam_Tirana

immagine

Mirejam_Tirana

Vetvetja gjendet tek Tjetri, ky është kuptimi i thellë i miqësisë, martesës, lidhjeve familjare etj.

> Citim

magdalena_tirana

të vlerësoj se je fort inteligjent njisoj si puna ime veqse thu me nji rrjesht gjith hartimin tim
N Joni

InkuizitoriMoth

Un te du fort se publiku ka vlerë më tepër se autori.

InkuizitoriMoth

Kujdes, kom thon publiku, jo pubiku😆

magdalena_tirana

pornubi s’të bën kazanovë

InkuizitoriMoth

radio maria s’të bën nënë terezë

magdalena_tirana

:+1:

InkuizitoriMoth

na hutove mirjam, s’po marrim vesh se ç’behet, po na sjell sa andej kendej neper tema te ndryshme. :smiley:

magdalena_tirana

#multivers
immagine

magdalena_tirana

historia nuk është histori bashkimi por as edhe histori ndarje
është thjesht histori futje / qitje
N Joni

InkuizitoriMoth

ke te drejte edhe ti, por vizioni jot prej pensionisti me bole te thara eshte i prirur nga futja, dmth nga bashkimi, kurse vajzat me fele te freskete si r.v., jane te prirura nga qitja, dmth nga ndarja. Si gjithnje e adhmja e ndritur i takon feleve te fresketa, dmth historia priret per nga ndarja, alias qitja, per qefin e modh te vajzave, dhe per mjerimin e pensionisteve. Sidoqofte, sa te jene akoma gjalle pensionistet neper lulishte dhe te marrin pensionin çdo muaj, qefi i vajzave eshte edhe qefi i xhajave, dhe anasjelltas. Hapi end story futja e mos ja qit mo!

magdalena_tirana

:laughing:

InkuizitoriMoth

Mirjam, e permirsova aforizmin ne perputhje edhe me muhabetin tone:

Çdonjeri ka të vërtetën e tij, dhe të gjithë kanë të vërtetën e Ponc Pilatit, dmth kanë bolet e përgjegjsit

InkuizitoriMoth

ahahaha ti je i modh vallaj, nuk lodhem duke e thon. E paske vertit punen e boleve te pergjegjsit neper hapsiren virtuale te berbereve
:smiley:

magdalena_tirana

we shall overcome

magdalena_tirana

:+1:

Alba2265

Po vdesin njerezit nga 50 e ca vjec ne memedhe more c’behet ?!:frowning:
Man born of woman is of few days and full of trouble. He springs up like a flower and withers away; like a fleeting shadow, he does not endure.

InkuizitoriMoth

shume mire, Shqiperia do jete me mire kur te ngordhin te gjithe ata qe kane lindur para vitit 1989, e nuk do kete mbetur asnje pensionist antikomunist qe te tregoje rrena te qelbta.

magdalena_tirana

#dojadalim

immagine

magdalena_tirana

thonë se shumë të vuajtur në kampet e përqëndrimit vdiqën pasi u liruan për shkak të ushqimit.
ne dolëm nga tolloni tek tomahouki

Alba2265

Shume nga mbijetuesit e holocaust jetuan deri ne pothuaj 100 vjet .siduket agjerimi ben mire per organizmin .po ne shqiperi eshte bere ianceri si gripi .dikur ishte e rralle apo ndoshta ne nuk i kushtonim vemendje …

magdalena_tirana

po

magdalena_tirana

bota është e çrrumbullakët

P Irla

InkuizitoriMoth

283631825_5330660656991037_3900007045502671508_n

InkuizitoriMoth

Ahahaha, të zuni kriza misterioze e largimit?!
:laughing:

magdalena_tirana

:+1:

InkuizitoriMoth

Kemi shprehje origjinale, kemi sa sa të dush, por s’kemi njeri të na i lexojë. Iku dhe Stalker më duket, si shokët e tij, e realizoi misionin qerratai, e hoqi Berishën.

r.v

Ka shku ne Ukraine me Ramsin per te luftuar kunder okupatorit imperialist Rus

magdalena_tirana

:+1:

magdalena_tirana

immagine

magdalena_tirana

.

InkuizitoriMoth

e vertete, por eshte per te pare nese ka popull qe eshte koshient per kete qe thu ti apo jo, dhe nese ka popull qe e don apo nuk e don Suden sikur te ishte Nana Mbretneshe.

InkuizitoriMoth

pastaj eshte per te pare qe s’ka popull ne bote, e as intelektuale te shquar ne popull, te kene kuptuar qe mekanizmi qe pruri Suden ne fuqi eshte i njejte me mekanizmin e fuqise se pushtetit te kapitalizmit, i cili eshte me i rafinuar, ka ca rregulla, ndersa i Sudes eshte i eger si ne xhungel, prandaj shpertheu menjehere dhe aty per aty deshtoi. Problemi eshte se te gjithe bejne sikur nuk kuptojne se mbas Sudes shqiptare edhe kapitalizmi i rafinuar ka marre fund perderisa “parja nuk pjell me paren” (siç ka thene Marksi); nese ke pare ne banke, paret nuk shtohen, perkundrazi ngelen jek e jek se paguan gjithfarlloj perqindjesh. Me fjale te tjera nuk ka me borgjezi rentiere, nuk ka me kapitalizem parazit kur morri fund komunizmi si parazit. Problemi me i modh eshte se nuk merret vesh se çfar ka tani, lesh me qime ka, leshin e Sudes dhe qimet e Nexhit te lyme me profum francez te Nanes Mbretereshe qe i ma ere Meloni.

Manjola_Tirana

#dojadalim

Manjola_Tirana

immagine

Manjola_Tirana

:+1:

Manjola_Tirana

immagine

Manjola_Tirana

bath bath po nji kokërr