8 me 2 z.Rama!

87 postime 5067 shikime 13 shkurt 2018 në 05:26 e paradites
Vlonjat

Nje marrje fjale qe ngjan me shume me nje recitim! Fjale te forta, te ndjera, te shprehura me shume art aq sa per nje çast mund te mendojme se kemi te bejme me nje tekst te Molierit, Shekspirit apo Dostojevskit. Makuteri, intrige, tragjikomedi! Ndoshta gabohem por eshte hera e pare ne keto 5 vite qe qeveria Rama fshikullohet kaq mjeshterisht. Artisti Bujar dje ia beri 8 me 2 jo vetem Rames dhe kopese se tij por dhe Bashes, Mones, Likes, Pinokut e gjithe ketyre mf qe kane 30 vjet qe i ngrohin karriget njeri- tjetrit.

bulkthi

na i numero teatrot o Stalker! cirkun qe po prishet, kendin e lojrave qe e peruroi Rama, kineman milleniumin, stadiumin qemal stafa etj.

po ti je nga ata qe dalin per te mbjelle peme…je anonim pa jam i sigurte qe je nga ata surreterit qe leshohen me qira ne spotet e perditshme = 5000 leke nje figurant… distancohu nga filmi, ose fillo luaj ndonje stunt qe te ndjesh dhimbjen e shkopit dhe biruces

Vlonjat

Nga Rama nuk mund te prisje reagim tjeter. Bile duket se i ka djegur shume kur thote me kryeneçesi qe nuk pret leksione nga askush. Nje siguri te tille Rames ia japin mbeshtetes si ty Stalker qe per hir te qoftelargut pranojne çdo ves te qofteaferit.

STALKER

shot revers shot s’eshte mbeshtetje; is a

deemphasizes transitions between shots such that the spectator perceives one continuous action that develops linearly, chronologically, and logically. It is an example of an eyeline match

ACDC

Me falni,perse artistet kerkojne rroge nga shteti?
Eshte kapitalizem dhe artistet te luajne bythet dhe te gjejne filma e sponzore sic bejne keta ne Hollivud.

Apo rrogen e duan sikur te jete socializem dhe te vendosin sikur te jene ne kapitalizem.

T dyja nuk shkojne bashke.

Eshte njesoj sikur Roberto De Niro te kerkoje rroge nga qeveria per filmat qe ben.

Skam asnje konsiderate per Ramen,por Teatri eshte prone e shtetit dhe ai vendos se si do te behet jo rrogemarresit.

Tirondon

Si ka mundesi ? Aktoret shqiptare luajne kaq bukur …rolin e politikanit ! Si duket politika eshte art ku mund te perfitohen te mirat materiale nepermjet artit te fjales ! Aktor shqiptar jane pjese e klaneve politike dhe bejne politik si Bujar Asqeriu Apo ish deputeti I PD Robert Ndrenika ! Po kane te drejte kur thone se po ndertohen xhami kisha dhe burgje .me shume se teatro Paradoksi qendron se Teatri I ri po ndertohet dhe pa ambiente bingo apo kafene dhe bar qofte ku aktoret pin raki dhe flasin politik gjithe diten

ACDC

Robert Ndrenika ka qene deputet i PD në kohen qe me PD ishte tere ajka e Shqiperise.
Kur në PS kishin mbetur vetem kllirat dhe pushtat sorrosiste ishin tek Koha Jone.

Vlonjat

Sigurisht sigurisht. Ajo vepra letrare per vrimen ishte vertet per çmim.

Vlonjat

Si pa dashje sot MK e pranoi se ka gabuar me TK dhe bene nje terheqje te lehte…sa te bjere pluhuri i harreses dhe pastaj O burra perpara! Ndertoni nje kulle dhe katet e para t’ia japin me qira TK. Do bejne leke ata qe kane 200k dhe do blejne ambiente per leshuat me qira.

gjembi

Mund ta sqarosh cfare jane keto 200k se po na ngaterron pak. 200… karrike? 200…karikatura? 200…kokrra kripe?

Vlonjat

Dyqinkarafila gjembo :grin:

bulkthi

Nga Elvis Hoxha, komunist por i drejte - thua se keto cilesi te perjashtonin njera-tjetren, ku i dihet.

Detaje të vegjël të rrënimit të madh moral janë:

  1. zhdukja e sallave të kinemave historike nën kullat e zbardhjes së parave: vërtetojmë se ne nuk kemi patur kinema, se ne jemi një popull i gjymtuar në gjykimin e shijes;
  2. zhdukja e parqeve nën tempujt e kultit, me idenë se ne nuk e njohim kultivimin e hapësirës në pejzazh;
  3. zhdukja e teatrit po nën kullë, insinuatë se nuk kemi asnjë marrëdhënie me kohët dramatike të njerëzimit që falë Teatrit Kombëtar na kanë shpënë në Evropën e Shekspirit, Kopracit apo Dorian Greit, insinuon po ashtu se ne nuk kemi qenë kurrë historik, por beton e inkult;
  4. zhdukja institucioneve si Lidhja e shkrimtarëve dhe Kinostudios nga instalimi i njëpasnjëshëm i Ministrisë së Kulturës në territoret e këtyre institucioneve na tregon se nëse kur marrim përsipër të qeverisim kulturën, dijmë të kushtetojmë vetëm një ministri kulture që shërben si serial killer i institucioneve të kulturës, pra, na mëson me idenë se nuk mund të administrojmë kulturë;
  5. zhdukja e arteve në formën jo më të Akademisë, por Universitetit dëshmon se tashmë profesorët e arteve kanë më shumë dëshirë për skedina futbolli, për pizzeri poshtë sallës së koncerteve, për grada, dhe jo më për krijimtari;
  6. zhdukja e cirkut, dëshmon se nuk duhet t’i kthjemë në traditë arritjet, por vetëm zvetënimet;
  7. zhdukja e parkut të vjetër të lojërave, përsëri për kulla, i cili pak kohë më parë tregonte në një pllakatë se ishtë ndrequr nën kujdesin e “Edi Ramës” (çuditërisht emri i shënuar mes thonjëzash për të na kujtuar ndonjë kuptimësi të dyfishuar me pabesi), duhet të na ngulitë në mendje se fëmijët shqiptarë duhet ta humbin konceptin e hapësirës.
  8. zhdukja e territoreve të shkollave u bë për të na thënë se shkollat janë vende banale, pa asnjë hapje subjektive të personit, por vetëm një ngjeshje skllavëruese e individit;
  9. zhdukja e shesheve mes blloqeve të pallateve u realizua për të na futur mirë në tru se nuk ka komunitet të zgjuar, por vetëm zombi agresivë që do të hanë njëri-tjetrin;
  10. zhdukja e morisë së aktiviteteve për qëndrimin në kafe, u bë për të na mësuar deri në gen me banalizimin e jetës;
  11. zhdukja e aktivitetit artistik për vulgaritetin e spektaklit, prej big brotherit e telenovelave, deri te Portokallia u bë që njeriu të kuptojë se, për me qeshë, i ka mbetur veç shëmtia e vet e përditshme;
  12. shtoni këtu plehrat dhe zhdukjen progresive të ujërave, lagunave e lumenjve;
    dhe kuptoni se është realizuar koordinim i posaçëm qeveritar mes tërë partive që kanë udhëhequr këtë vend për me zbrazë njeriun nga njerëzimi, shpirtin nga pasioni, trurin nga inteligjenca, shkurt, për me e lodh me të qenit njeri. Shqiptarit i janë lënë tri mundësi në të cilat po merr pjesë tashmë me pasion: hajnia aktive, mjerimi pasiv, mërgimi amnezik.
arb

Ehh mor shok ! Nje pyetje kisha si fillim…kush ata? Ata te keqinjt? Kush jane ata? He pra Bujar hidhu se me hartime …e me qe je vlonjat,ke pare ndonje shfaqje ne teatrin e Vlores se fundmi?Une po shoku Bujar Asqeriu,nje nivel mizerabel, as ne nivelin e nje shkolle te mesme ne provincen me te larget perendimore! Per cfare rinie flet? Nje rini e helmuar qe ne mengjes me kultin e parase e te kotesise te ushqyer nga te gjithe ju,edhe te duan nuk kane e nuk njohin nje model tjeter! E ky eshte nje deshtim i madh i artit e kultures shqiptare ne primis !! Per cfare kinema? Nuk ndertohen kinema sepse filmat porno shihen ne lap-top tashme,i ka kapitalizmi keto… ! Per mua ai vend duhet ta filloj nga zero,ashtu si e filluan komunistet ne 45 ! Te behet shteterore teatri e kinemaja,ta mar shteti ne dore e cfare jane aktor e regjisor te paguhen me rroge fikse e te fillojne te punojne me shkollat e me masat! Te kthehen ne origjine,te edukojne nje popull! E nese shteti mendon se i duhet te bej kulla siper teatrit apo kinemase…kulla le te behen,lulishte le te shkaterohen! Teatri e kinemaja shqip duhet te mbijetoj !

raqi

Edhe per bukepjekesit nuk e can trapin askush. Nqs nuk PRODHOJNE, nuk fitojne.
Ajo qe propozohet si zgjidhje eshte ne fakt nje revolucion boplshevik.

luli

Kjo sjellje e Bujarit , nuk nderon artistin, intelktualin, ti kundervihesh kryeministrit , eshte fatkeqsi, ku ne sot nuk e kuptojme, por neser do jete vone. Kryeministeri yne, ka dhen kaq shume per artistet, per artin , deri ne ate mase, sa per te gjetur nje krahasim, vetem Enver Hoxha ka dhene me shume . Me vjen keq per Bujarin, po me vjen keq edhe per Shqiptaret qe nuk e kuptojne.

aleko

Enveri jepte shume per artin, artistet, shkrimtaret etj, sepse nepermjet tyre perconte ne popull ideollogjine marksiste-leniniste-enveriane. Sot nuk ka nevoje per nje gje te tille. Artistet duhet te kenaqin popullin dhe ne shkembim populli duhet ti paguaje nese i pelqen. Mirpo, kjo nuk u pelqen artisteve shqipetare; duan qe shteti ti paguaje dhe jo vetem por edhe te duroje pordhet e tyre.

squarepusher

logjika e tregut nuk shkon shume mire me artet ne pergjithesi. arti domethene artisti nuk mund te rrije ne dispozicion sa here qe i tundet trasta me monedha para fytyre ndersa kohen tjeter te rrije pushim.

aleko

Mesa di une historikisht artistet nuk i ka bere shteti, por nevoja per argetim e njerezve si dhe deshira e individeve te caktuar per te krijuar, dhunti kjo jo e te gjitheve. Nese artistet tane duan qe ti paguaje shteti, minimalisht te heqin dorew nga pordhet; jo per gjo por pordhet e medhoja grisin breket e veta.

squarepusher

po e ndiqja dje nje debat mes disa prej aktoreve te teatrit dhe drejtorit e zv/ministres se kultures. ishte Bujar Asqeriu qe me sa duket eshte personifikuar aq shume me teatrin saqe duket thuajse si personazh i dale nga skena. nje gje ne fakt e kishte kapur mire kontrastin ne lidhje me ndertimin burgjeve dhe mosndertimin e teatrit. per mua logjika e tij qendron: me mire te investosh ne teater (kulture) se sa te investosh ne burgje te cilet jane mbushur perplot me te rinj. dmth po fliste per aktivitetin artistik si faktor te perfshirjes sociale. mendoj qe ka te drejte.

squarepusher

sigurisht artistet nuk i ben shteti;
arti nuk eshte thjesht argetim
ca krijojne, ca konsumojne krijimtarine, te dyja palet perfitojne
nuk me duket se kane pordhe te medha, po kerkojne gjera mjaft bazike.

aleko

Edhe shteti/qeveria mesa kuptoj une, e ka ne plan qe te ndertoje nje teater prej tamami, ashtu sic u investua/perpoq per nje stadium kombetar. Pra eshte deri tani qeveri e pergjegjeshme ne ato qe premton. Por, artistet nuk mund te bejne pordhacin dhe ti thone qe shiko ne e duam teatrin, shume te mire por te jete me vehte apo ku di une duke i vendosur kushte pa nje baze llogjike apo argumentuese. Sepse ne fund te fundit, cfare te keqe ka nese ndertohet nje teater i trupezuar brenda nje ndertese te larte e cila mund te kete edhe funksione te tjera???

anon63896856

Edhe te gjere…

squarepusher

pse ta trupezosh me zor o aleko, na mungojne gje hapesirat? s’jemi ne Kine dhe po vuajme per metra katrore. teatri i bie qe te kullufitet.

squarepusher

ta bejne dhe te thelle dhe ato katet underground t’ia lene teatrit, kinemase, teatrit te operas :wink:

aleko

Por edhe shtet i pasur nuk je o squarepusher, biles je shtet shume i varfer. Dhe nese me kullen nxit biznese qe te bashkefinancojne edhe teatrin cfare te keqe ka? Lesho diku per te zgjidhur ne problem diku tjeter, une keshtu e kuptoj rolin e cdo qeverie te pergjegjeshme.

squarepusher

qeveria e pergjegjshme eshte per te mire-menaxhu burimet financiare dhe per te shqyrtu disa zgjidhje, jo vetem nje zgjidhje. ne paguajme taksa edhe per keto pune.

ja ku mund t’i kishin gjet leket per teater per shembull

gjembi

E ke fjalen per pallatet e larte nen toke? Ato rreth e rrotul sheshit Skenderbeu qe do te sherbejne per relaks te njerezve?

machitewa

Teatrin nuk e ben godina. As skena.
Nje grup artistesh qe luajne nje pjese artistike quhet teater. Mundet edhe ne qiell te hapur, edhe ne ambient te mbyllur.

Keto godinat me emertim teater kombetar, ngjajne si permendore te komunizmit, dhe jane burim i abuzimeve me fonde e punesime, konkurrence jolojale e iniciativave te reja private.

luli

Ku eshte lidhja e artit me prishjen e pallatit. Vendimi eshte marre ne Strasburg , te flasim drejt, ato qe rrine ne Strasburg nuk e dine se çfare do thote det, pamje nga deti, kjo eshte edhe arsyeja qe vendimi i tyre ka qene shume larg realitetit .

squarepusher

nuk ka asnje lidhje mes te dyjave si te tilla. aleko me lart po thoshte qe jemi shtet i varfer. dhe jemi shtet i varfer. gjeje lidhjen tani.

luli

Varferia eshte relative. aleko ndihet i varfer, po ne fakt nuk eshte i varfer, jeton nje vend me bukuri te mahnitshme, kemi ajrin e paster, detin e paster, pyjet, lumejt , luginat , te paster, nje shtet qe te gjindet prane, per çdo problem, nuk po rrij te sjelli shembuj, nje kryeminister qe e respekton bota, une se kuptoj se çfare kerkon njeriu ( aleko) me shume per te qene i pasur.

squarepusher

zgjidhe me alekon se ne ca pika shoh qe keni ‘dakordesi’.

aleko

Po qe nje kulle te kete salla per koncerte apo/dhe teatro, palester apo sic quhet tani fitness faclity, kazino, hapesira tregetare etj., eshte mese normale per nje qytet qe pretendon te modernizohet. Nuk e kuptoj se cfare ju pershtjellojne perbrenda kullat e larta mbi dhen toke? Mos keni frike nga lartesia dhe uruthesia? Nuk ju ndihmoj dot, sinqerisht.

Kthupi

Luli po i ben reklame qeverise? C’paska ngjare?

korriku

Me mendje e kishim marre, por qe te verbalizohej censura ndaj arritjeve qeveritare, me cdo kusht ne ket blog, kete nuk e arrinte mendja

TironciLebetit

Nderkohe artistet zihen si Qen me njeri tjetrin dhe tregojne nivel teper te larte kulturor e artistik :

Albano-id

lali eri po ben teatrin nga liqeni nderrkohe, presim shfaqje verore.
teatri eksperimental i kico londos i ka marre mjaft terren atij kombetar. frekuenyimi eshte rritur. teatret e rretheve po vene ne skene shfaqje te suksesshme. nuk me duket dhe aq keq situata e teatrove. E puntoreve, e studenteve po. teatrot e nxjertin vete fitimin. teatri nuk kerkon investime te medha, vetem pasion.

Vlonjat

Ketu ka nje problem menaxhimi. Ministrja duket qarte fare qe nuk eshte per ate pune ( shume e zonja ne profesionin e saj). Jo me larg se para ca ditesh h dha nje lajme se nje ure qindra vjecare e mori lumi ne tepelene a gjirokaster. Ure qindra vjeçare monument kulture! Pergjigjja e ministres: e kishim nen vezhgim por pati rreshje te rrembyera??? Dmth para qindra vjetve kur s’kishte as ministri kulture nuk kishte as rreshje te rrembyera. Eshte turp dhe ajo vete duhet te kishte hap krahun me kohe. Mire e tha Asqeriu te Zheji, keta nuk dine kete nuk dine ate …po çfare dine keta? Per çfare paguhen ato tabore me nenpunesa dhe me ministren ne krye. Per te dhene çmime per vjersha me vrima? Po shko moj pirdhu se te iku per shalesh nje monument historik e kulturor qindra vjeçar dhe nuk ke as sensin e mases. Çfare pret kjo qe te bjere kalaja e krujes dhe e shkodres qe ta kupton qe nuk eshtr per ate pune. Dhe e fundit, me e sinqerte u duk zv/ ministrja e saj qe me perulesi pranoi gabimet e MK-se sesa Ministrja vete. Le te marr shembull ministrja nga kolegu i saj francez se kush ka pergjegjesi kur zhduken vepra historike per neglizhence totale.

gjembi

Pse e verbalizon kaq shume censuren ndaj arritjeve qeveritare, me cdo kusht? Si s’the njehere nje gje te mire per qeverine - pervec per Kone Miushin?

Vlonjat

Nuk njoh ndonje me emrin kone miushi!

gjembi

Karavasta…

BeluliXVI

-Ok. kete fakt e ka vene disa here ne dukje i madhi Robert Ndrenika kur thote se ; nese shkon ne Athine, Bukuresht, Beograd etj, do gjesh teatro mbi 100 vjet te vjeter . (kuptohet , ne Rome-Paris- Vjene, merr vesht teatrot jane nga 200 , 300 vjet a me shume…)
Teatri pra, sidomos ai Kombetar, eshte nje nga vlerat me te cmuara ne trashegimine kulturore te nje Kombi ! -nuk mund te prishesh nje skene ku kane luajtur disa breza te gjigandeve te artit shqiptar ! -ah po, mund ta rrregullosh, ta restaurosh etj etj… por jo ta prishesh, se eshte bere histori aty , e cila duhet te vijoj… sic tha perseri Robert Ndrenika, deri 500 vjet ! sic i ka gjithe bota e qyteteruar mer.

puna eshte se , jo kjo ministria tarllacke, por talebanet rilindas ne pergjithsi, nuk e kuptojne dhe nuk realizojne dot dicka te tille… keta nuk realizojne dot faktin qe pikerisht ne kemi probleme te renda si popull sepse na mungojne nga memoria jone Kombetare simbole dhe vlera te vyera historiko-kulturore qe tregojne vazhdimesine tone kulturore… na mungojne per shkak se jane kujdesur per kete armiqte tane… p,sh ne na mungon Flamuri i shpalljes se Pavarese qe u ngrit vetem 100-vjet me pare…
mirepo mire armiku… po kur ta bejne kete talebanet vendas , sic komunistat dikur qe u vune minat sidomos kishave katolike duke hedhur shakaterruar e zhbere kshu ate pak pjese te historise sone te vetme europiano -perendimore… vetem kisha katolike shqiptare , qe pervecse ruajti dhe zhvilloi gjuhen shqipe , ruajti me kujdes edhe kujtimin e Heroit tone Kombetar, Skenderbeut… nese kemi sot Skenderbe… i detyrohemi kishes katolike ! -mirepo kafsheria i shkateroi keto vlera, se medemek do ndertonte boten e re… dhe bene ate qe bene…
e njejta vlen sot edhe per teatrin Kombetar , qe nuk e di sa i vjeter eshte (?) 50, 60 vjet a dicka e tillle… por ama do ti kete hije Shqiperise pas 40 vjetesh kur te thuhet -do festojme 100 vjetorin e teatrit Kombetar… -kete pra duhet ta kuptoj kafsheria sot ; jane ca vlera kulturore Kombetare me domethenie te madhe nder breza e jane ato qe te bejne Komb te qyteteruar ! -ndryshe do mbetemi keshtu siç jemi, popull avdall , i paghendur e pa memorje, ne cdo kohe.

gjembi

Duke dale nga tema: di gje njeri nese qeverite tona (po i pergjithesoj qe mos te vije korriksja e stalker te me akuzojne) kane fituar ndonjehere ndonje gjyq?

Pjer

protesta e Asqeriut me pelqeu, kish shum te verteta aty, dhe njerzit (komentatoret dhe drejtuesit medioker) duhet ta kuptojne se kultura, kudo ne Europe, subvencionohet, kultura eshte shpirti i nje populli, pasqyra e tij.

Alba2265

Fituan gjyqin me ate taljanin e kalivacit.

Alba2265

Si I financon evropa thjatrot?

anon63896856

Teater underground: kjo quhet inovacion.
Si dhe restoranti, shkolla, cerdhja, salloni i bukurise dhe teatri me nje te zbritur e te ngritur ashensorit.

Pjer

bashkite, komunat, alba, jane keto qe se bashku me ministrine e kultures, subvencionojne kulturen.

aleko

po nuk eshte vlere kombetare ajo karakine teater. Teatrin nuk e ben godina por dramaturget, regjizoret dhe aktoret. Je bo si saliu kur thoshte se kekronin te na mernin qeverine (e kishte fjalen per mundesine e uzurpimit te godines se kryeministriise nga protestueit ne 21 Janar). Ti nuk ke teatro te vjetra qe ti mirembash sic i ka europa e lashte. Ky qe eshte, nje konstruksion i lehte, i bere nga Italianet provizorisht per te argetuar me duket ushtaret e tyre. Doni teater te ri dhe modern? Jo nuk doni se jeni anadollake. Tjetri te thote a do nje shpi te re? Ti i thu jo, du qe tia prishes shpine atij tjetrit. E perkthyer ne shqip se edhe kaq nuk merni vesh: qeveriu i thote kartisteve qe do tju bejme nje teater modern qe ta kene zili edhe perendimi, kartistet i thone jo nuk e dum, por duam qe kulle te mos ndertohet. Pika qe sju bie!!

anon63896856

Nuk di cfare mendimi kane anetaret e komunitetit klaustrofobik per kete.

Vlonjat

Nostro amico Belul e ka kap çeshtjen ne nje prizem me te gjere dhe me te shtrire ne kohe. Eshte shume e vertet qe po nuk respektuam institucionet dhe te kemi nje kujtese kolektive per artin dhe kulturen shqiptare kot qe quhemi shqiptare. Po ta shikosh ne afat mesem nga 90- deri me sot kemi breza femijesh qe ka rrezik nuk dine fare se kane nje teater apo kinema ne qytetin e tyre, apo nese kane patur nje. Shqiperia nuk eshte as usa por as italia ku arti eshte nje biznes i mirefillt dhe ndoshta shume pak ka nevoje nga shteti. Artistet nuk po kerkojne as qiqra ne hell. Thjesht te ruhet teatri dhe te behet i frenkuentueshem.

BeluliXVI

po u shtriva ne ne kohe, gjeresi e gjatesi…:stuck_out_tongue: , sepse ngjarjet dhe fenomenet qe perjetojme (bashke me pasojat e tyre) si popull neper kohe nuk jane aspak rastesi, por kane nje lidhje te qarte logjike .

shume e drejte ! dhe as qe mundemi ne te ndjekim ritmin e Italise, Frances etj, se skemi ato kellqe… ne duhet te shikojme rreth nesh. si i zghidhin keto pune; Serbia, Maqedonia , Rumania…po Greqia p,sh qe ka qene ne krize te thelle financiare ?

squarepusher

:slightly_smiling_face: pak tradite eshte me mire se 0 tradite. qofte kjo relike.

Vlonjat

Patjeter. Por mos harro qe emrin godines ia kane dhene ato qindra aktore qe brez pas brezi kane krijuar nje tradite, nje kujtese nje ndjenje perkatesie. Simbolika eshte shume e rendesishme per vazhdimesine. Ndryshe gjej shesh e bej pershesh- thote poplli yne vetullngjit e paqafe. Mjafton nje byth vend pas nje shkurre, nje cep pallati, nje furgon 8vendsh dhe bejme thiatro. Keshtu do i zgjidhim çeshtjet? Ajo godine ka krijuar nje ritual, nje zinxhir kujtimi nga njeri brez ne tjetrin qofte per artistet qofte per artdashesit. Avdalli i qeverise vazhdon akoma ti bjere gozhdes. Do ta shembim- thote kllufi-Do bejme nje te ri! Terapia e shokut, fillojme nga zero!

anon63896856

Cfare eshte kjo Lolita? Cfare permbajtjet ka? Eshte e ngjashme me Anabelin? Nuk qenkan ne dijeni qe njerezia nje klik larg eshte prej portaleve porno dhe s’ka nevoje t’i shohe aty?

anon63896856

Sikur teatri ka evoluar qe nga koha e grekeve dhe romakeve te lashte…

InkuizitoriMoth

varet çfar quhet evolim ne kohen ngambrapa (dihet qe çdo kohe mbahet si me e evoluar nga kohet e tjera).

Sa per dituri, funksioni i teatrit helen ka qene i ndryshem nga i sotmi qe ka humbur domethenien e ritualit religjioz. Teatri helen “luhej” ne kohe te festave te Donisit dhe per hir te Dionisit, dhe spetakli i natyres dhe peisazhit rrethues ishin pjese e “pjeses” teatrale, jo se athinasve nuk ju jepte pare qeveriu per te vene tjegulla mbi theatro.

Alba2265

nevoja per nje godine te re te teatrit kombetar se ajo e vjetra ishte amortizuar eshte shtruar qe ne kohe te ramiz alise .gjithmone pergjigja do ta shohim se kuptohet buxheti shteti ka halle kismet nga viti tjater , pastaj tranzicioni djegia e vendit kjo ajo 30 vjet kane kaluar e hala me ate karakatine te kohes se italise.shqiperi hesapi . in all fairness presidenti mejdani u perpoq te mblidhte fonde duke u bere thirrje shqipove te kontribonin .kur eshte puna per te future doren ne xhep e te ndihmojne shqipot nuk degjojne nga ai vesh por perkrahjen morale qe eshte shume e rendesishme se ajo materiale e japin pa kufi :slight_smile:Bujar asqeriu qenka plakur mavria.time spares no man :frowning:

korriku

Nga se vuajnë aktorët, mos duhet tua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringremë kinostudion Shqiopëria e re?..

:joy: :joy: :+1:

Pjer

une po te isha qeveritar korriko, do ta ngreja kinostudion, thjesht per te realizuar ca filma mbi dhimbjen, genocidin, qe populli yne ka provuar mbi kurriz nga fqinjet e tij,

aleko

Me obligacionet e CO2 do e ngrije o Pjer apo do shisje ato vererat e vjeteruara?

TironciLebetit

Patrioto ka artist qe thon te diefsha mu ne 96% te Teatrit e artisteve…Ndyresire Komuniste ,plot te pa-afte

Vlonjat

Ketij shokut patrioto i ka hyp vetja ne qejf. Mesa e kam pare me eshte dukur artist i talentuar por…por… duhet te dali nga konforti i te berit teater me batuta te improvizuara. Te lozi te pakten gjysmen e roleve te atyre artisteve te komunizmes dhe pastaj me eksperiencen e fituar te filloj te jap mendje. Mund ti shkruaj observimet e tij ne nje liber me titull Vegimet e Qorrit dhe ti bej reklam ketu te ppujti. Kshu thom un.

TironciLebetit

Nje veshtrim ndryshe i nje artisti anti-komunisti them une, e nja dy pika te ketij tipit edhe mund ti konsiderojme. Po kush e gjeti te drejten qe ta gjeme ne te dy?

Vlonjat

Po lexoja lajmet nga memedheu dhe mesova qe bambola e shqupit kish dale ne tivi pa asnji kompleks. Kish vene nja dy feta te holla buke mbi tavoline dhe duke dhene intervju duke e ngrene turpin me buke. Keta jane politikane, e hajne nderin si te ishin fara luledielli, jo si ata te tjeret qe per nje fjale japin doreheqje.

TironciLebetit

E kupton cfare niveli pleherizimi e maskaralliku kane Mediat e Pavarura Shqiptare dhe a je i ndergjegjeshem per mungesen totale te profesionalizmit dhe integritetit Mediatik ne Shqypni te gazetareve gangstera qe merren me rehabilitime e ekzekutime?
Si nuk doli njoni mer me e pyet a e ke ci Salianjin apo te ka Ci? Gazetare te neveritshem.

aleko

Po te shikoje sonte ne mbremje tek Fejzo gomari se si pellisnin gazetaret me te ftuarin kryetarin e bashkise. Cfare injorance dhe kapajdalleku njekohesisht. Eshte turp kombetar te kesh te tille gazetare.

TironciLebetit

Nuk jane gazetare por gangstere…jane banda ne bordero te politikaneve te opozites e maxhorances…vilat i blejne me gjoba per te mbyllur skandalet e politikaneve dhe publikojne vetem skandalet e atyre qe nuk paguajne. Gazetare Plehra e nje Medie te shitur me keq se gocat e semaforit

Alba2265

Jennifer Anniston eshte single again hudhu, mos harxho kohe me Melanine se futesh ne bela me secret service :grinning:

TironciLebetit

Jenniferi teper plake per mue, po lek ka …po smi hedh qurret. I ke pa pjeshkat ne Shqypnie…cere janiferri

Alba2265

Uli standardet njecike .boj sevap :grinning:

gjembi

Na sqaro pak a ishte e thekur apo jo buka, cfare lloj buke ishte: gruri, misri, thekre, whole grain, glutten-free? Ju lutem mos na mbani ne erresire! Dhe sa eurocent mendon se eshte?

Vlonjat

Jo jo buka ishte baguette française per ate muhabet. Ohuuu osht e rafinume zonja. Ishte pak e thekur se e ka qejf krokante por shije shije kjo dynja.

gjembi

S’marrim ere fare nga jeta ne nga fshati.

Vlonjat

Epo s’do jemi te gjithe qytetare 2400 vjeçare :wink:

squarepusher

Po kryetari s’te beri noj n’cik pershtypje?

gjembi

Did you really have to go there and rub it in my face? :frowning:

Vlonjat

Jo une mo jo! Ay …ay e ka bere. Ay ua ka bere rrup sup 8 me dy banoreve te ishujve faroe e jo me nje nenpunesi te thjesht te nje blogu periferik :wink:.

gjembi

E di more zoteri e di, po ti s’kishe pse te me lendoje duke me kujtuar qe s’vij nga qytet 2400 vjecar. Ose nga Kucova.

Vlonjat

:point_up:…te lutemi…Qyteti Stalin ! Apo Ura vajgurore ???:thinking::thinking::thinking:

Kthupi

Ec perpara oj Gride
se te ndizet trupi drite
Populli

:joy:

Me ate plehun ES c’u be? E la kjo apo u pajtuan?

Arban

Me plehun pleheron PhDi leshin per betejat e ardhshme.