Sa do të na kushtojë "Pallati i Vlorës"?

75 postime 4162 shikime 13 janar 2018 në 05:54 e paradites
squarepusher

16.8 mln euro nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë do te shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët e apartamenteve të pallatit të shembur në fillim të mandatit të qeverisë “Rama 1”, ndërmjet të cilëve, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Strasburgut.

Për më shumë detaje lexoni:

foto nga gazeta " Dita"

vani_vini

Dhe ky njeri ka fytyre e kerkon pushtet tani. I dha leje vjehrrit te tij te ndertonte buze detit qe zoti ua ka dhene gjithe shqiptareve, duke kryer nje krim ndaj kombit e ndaj natyres, dhe pastaj e ligjeroi ate krim qe te kompensohej nese kapej. Mafia e ligjeruar ne pushtet qe mbushi tiranen me kioska e bregdetin me shemtira.

Vlonjat

Tani kot kshu meqenese po lexoj rastesisht me bisht te syrit Temen, a do hetoj prokuroria nga gjeneza kete historine e pallatit, te tokes, te lejes, te origjines se lekeve, te …, te…, apo çi qi t…

Albano-id

ne gjykimin tim ka bere veprim te mire qe e ka shembur ate monster te shemtuar buze detit, strasburgu eshte thjesht nje buraeucratic bitch. Mund te kete bere shume veprime te gabuara, por kjo eshte nje nga veprimet e mira te Rames.
Kjo gjobe e majme duhet te na behet mesim qe mos te shfrytezohet cdo hapsire publike per makuteri personale.
PO erdhi Luli me salen perseri shqiperine me ndertime te tilla buze detit e kemi.

BeluliXVI

ehehe… Shpetim Gjika i PS qe dha lejen dhe i qiu robt Vlores me ndertime e beton, rron e mbreteron ne luks duke shijuar jeten me miljonat e eurove te lejeve te korrupsionit ! se mos vetem Gjika, te gjithe keta monstrat qe betonizuan bregdetin , p,sh ai Gjushi i Durresit apo ai tjetri i Sarandes, bq-at t e PS jane.
dhe ne fakt keta ndoqen modelin e Rames kur ishte kryetari bashkise se Tiranes qe e betonizoi qytetin me kulla e ndertime… dhe pasi e beri te bukur Tiranen, ja zuri firomen fare me ndertime, Nebiu me familjen e vet iku ne Surrel per te jetuar.

anon63896856

Shemti e vertete ishte, paralelisht me ato kullat ne Tirane, por Shqiperia duke cenuar vazhdimisht pronen private jep nje imazh te keq per bleresit e ardhshem te shtepiave si dhe per investuesin e jashtem.

Vlonjat

O Belul ky miu i bashkise sikur shkoi ne gjyq? Si doli andej? Apo ia hoqi njollen partia. Si tha ay i gjati? Tepsine e dua vete! Ja nashti si po i ndan copat e bakllavase. I kap te gjithe prej koqesh! Shkerdhatat.

maksmeto

Vjehri i Bashes, kryen nje investim, me parate e klienteve te godines, qe u ndertua. Per kete, ai kerkon leje ndertimi. Leja e ndertimit, i jepet nga nje socialist i thekur : Shpetim Gjika. Ajo mund ose jo, te kete qene perkunder kritereve te ndertimit prane bregdetit, por eshte 100 % pergjegjesi e atij qe e jep, jo atij qe e merr. Me vone kryesocialisti, me i thekur, vete Edi Rama, ne menyre arbitrare, pa vendim gjykate vete e shemb. Me vone, nje gjykate nderkombetare e pavarur ajo e Strasburgut, vendos qe qeveria e Edi Rames, duhet te demshperbleje pronaret. Dhe prape e ka fajin L. Basha🤣

Vlonjat

Pi nje gote uje se u meke ! Po na ben dhe gaztorin naiv. Po mire mo po ay qe e vodhi lopen nuk ka faj? Ky i nderçmi me “parate e klienteve” me çfare letrash shkoi dhe kerkoi leje? Prandaj ta thashe dhe pak me lart. Nqs duhet te ndeshkohet dikush apo disa per kete çeshtje te fillohet qe nga gjeneza, prona, leja, hipotekimi, prishja dhe ne fund mbas prishjes…derdhja

anon63896856

Problemi eshte qe individet ne politike sigurojne qe atyre personalisht nuk iu vendoset gjobe, per taksapaguesin pastaj mendon vetem zoti.

BeluliXVI

-pikerisht, gjeneza eshte leja ! me sakt te gjitha llojet e lejeve, se keta nderuesit i disponin te gjitha lejet e mundshme. -pra problemi nuk eshte pse Rama e prishi kete ndertese… por kjo duhet te ndodhte me pas, e jo me vet-gjyqesi sic beri kafsha… vetgjyqesi prej talebani kjo ,qe tashme me nje fature 14 miljon euro, duhet ta paguajne shqiptaret.
ndertuesit i dispononin te gjitha lejet e mundshme dhe nuk kishte shanc ta humbnin kete ceshtje ! -edhe nese cdokush troket te zyrat perkatese te shtetit e kerkon leje dhe e merr ate, nuk eshte me fajtor pastaj… por fajtori eshte ai qe jep lejen, shtet/ari… mirepo keta qe dhane lejet ishin bijte me te mire te partise. te gjithe qenbirqena , hajdute te korruptuar… e pikerisht kete soj te ndyre partia dhe PS i ka merak…
-ja, ti e pe vet me Tahirin… na kishin care trapin ; vetingu mor vetingu… nje ti trokitur vetingu ne dere, e kapen si langaraq, kriminel ordiner, italjanet Tahirin… e me tu bere grusht partia, nuk e leshoi.:smiley:

Vlonjat

Hahaha :joy::joy::joy: mire thua " me tu bere grusht partia".

squarepusher

nqs pallati duhej shembur, fillimisht duheshin ndeshkuar ata zyrtare qe e ngriten. keshtu sic e kane bere keta, i bie: ngrije ti, une ta shemb (ne shkelje), dhe leket i paguan populli. Pak a shume sic bejne me spastrimet ne administrate: Eprori i ri te liron por kete gje e ben ne shkelje me ligjin, nderkohe te liruarit i jepet mundesia qe ta coje ceshtjen ne gjyq, ku demshperblehet me rroga. Rrogat vijne po nga taksapaguesit.

Veprimi i Rames eshte totalisht absurd, pervecse kur e sheh ne logjiken e ketij kompromisi.

Albano-id

Ishte cmimi qe duhej paguar per te frenuar cmendurine e ndertimeve pa kriter.
Megjithse pronaret dollen te fituar ne kete ceshtje, bashke me ndertuesin qe ka dhene rryshfet, pune dreqi.

Manjola_Tirana

kam pershtypjen qe shifres se gjobes, i jane shtuar nja dy/tre zero megjitheate le te presim pallen e belgjikes qi pi kafen me pecogroset e brukselit

Bleta

U frenuan ndertimet pa kriter? Ku jeton ti se ne Tirane po behet nami me ndertime.

anon64581289

le te zeje mend e te mos prishe me ndertimet edhe pse pa leje. per çdo prishje duhet te konsultohet zona ku gjendet ndertimi. neqoftese ajo eshte diçka qelbesire e prish pune, njerzit atje patjeter do te votojne per prishjen e saj.

por jo te prishe nga nalt, me urdher te peshkut, çdo ndertim qe s’i shkon per shtat dhe ta lere me pas germadhe.

njerzve duhet t’u lere autonomine. nje njeri qe nderton VETE, dhe per VETE, nuk ka si te ndertoje keq apo shemtut. ai do te beje gjene me te bukur qe enderron.

ndersa palaçot lart, qe gjykojne mbi shemtirat e te tjera, le te na tregojne diçka te bukur qe ata vete kane bere. neqoftese s’kane bere gje prej gjeje vete, ta mbyllin squpin se mendimet e tyre s’vlejne per gje.

squarepusher

kush e thote qe DUHET paguar cmim per dicka te prezumuar te paligjshme? veji ligjin perballe dhe mos paguaj cmim.

anon64581289

po i beni ligjet sikur i ka krijuar zoti. a thu se ligji ta ben jeten me te bukur. pastaj te kishim zbatuar ligjet ne, nuk do te ishim me prej kohesh shqiptare. do te ishim ndryshuar, se ligjin na e bente i huaji prej shekujsh (me qellim te na ndryshonte, s’ka tjeter qellim ligji).

jeta te jete e bukur dhe e mire dhe ti pershtatet TE GJITHVE, jo ligji. sa me shume po vihet ligji ne zbatim aq me shume po prishet jeta. pra jane gjera ne antagonizem.

s’besoj se i ke menduar ndonjehere kaq gjate keto gjera, vetem sa perserit si papagall, formula te gatshme, si shteti ligjor, ligji, etjera dokra te natyres. duke harruar gjene kryesore NJERIUN.

bi fjala, e ben ti ligjin edhe per mu, kur nuk jemi njesoj ne te dy. dmth ligji qe ti me ke bere, s’ka asnje shanc te me beje te lumtur, te jetoj me mire, etj.

kapo

Në studion e Fevziut, Erinda Ballanca, ish avokatja e atyre që kishin blerë apartamentet në atë pallat famëkeq, që dukej në të vërtetë si avokatja e familjes Basha, sot Avokatja e popullit, më kujtohet se ishte shumë energjike në debatet për të drejtat e pronarëve.Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.Ironia e madhe, në gjithë këtë turp është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit.
Demokratet tashme jane të trishtuar sepse nuk shohin ndonjë epërsi morale të liderit të tyre dhe sepse nuk kuptojnë dot, se si u bë kaq e pasur familja e liderit të tyre, e panjohur më parë si një familje e fortë dhe e madhe biznesi.
Vërtet do të ketë një protestë të ligjshme në 27 janar, dhe duhet të jetë një protestë energjike, por duket se të varfërit janë të lodhur së protestuari për shefat e tyre, që janë të pasur dhe bëhen edhe më të pasur ditë pas dite.

Bleta

Dhe jo vetem pa kriter…po nuk gjen as gjurme te ndonje plani gjekundi qe te dish ku do te vije rruga e ku hija e pallatit te radhes, kush dhe kur do te prishi trotuarin e vetem ne lagje…e shto e shto sa te duash, paskemi qene popull I pangopur.

squarepusher

je dakord me mua qe ne kete rast moszbatimi i ligjit ka efekte financiare, ne nje mase qe shume mire mund te perdoreshin per dicka tjeter, psh per t’ua zbukuruar jeten njerezve te zakonshem? tani ik pilu se s’ta kam terezine.

anon64581289

pse plani rregullon keshtu mehallen ? ne kohe te xhaxhit me plan apo pa plan ishin ndertimet ? apo ti s’kishe lind ne ate kohe ?

Alba2265

Driteroi therret o trima
Hoqet gozhden doli vrima
Shqiperi hesapi Prish gjyma bej kanace.

anon64581289

cili ligj s’u zbatua ne kete rastin ne fjale ? mbi cilin ligj u mbeshtet rama per te prishur dhe strasburgu per te shperblere ?

dhe ku une thashe qe me pare zbukurohet jeta e njeriut ?

qeverise duhet t’i merret shuma e dhene, nga rrogat e tyre. ose te denohen per kete gabim te bere. puna eshte se ne demokraci s’ka pergjegjes. se do ta dinim ndryshe. mbretit i pritet koka, jo atij qe ti vete e zgjedh per kryetar.

Bleta

Plani nuk rregullon situaten…por me lejon mua te di ku dhe si te investoj ose te hedh ne det parate e mia psh.

bradland

Nje premtim tjeter i mbajtur i Qeverise Palloshjane.

Pjer

Njerzit harrojne shume shpejt, se ai ndertim ishte me leje, flitej se e kish kaluar pakez normen e lejuar, 1-2 kate me teper (si gjith ndertimet), dhe se Palloshi premtoi se do i demshperblente pronaret (familjaret) per prishjen e atij ndertimi, ku do behej nje ndertim publik, lungomare a shetitore.
Tani lind pyetja, a i kane marre demshperblimet pronaret, qe te blenin apartament tjeter.
Kete teme e kemi diskutuar para 3-4 vjetesh, dhe ndonje kompjuterist mund te na ndihmoje ta sjelli ketu.

InkuizitoriMoth

anon64581289

eshte e pamundur ta dish ku te investosh. çfaredo plani te te prezantojne. asnje nuk e gjen apo parashikon dot te ardhmen.

dhe sa per kulture, Napoloni me i madhi strateg qe ka njoh bota, thosh : eshte e rendesishme me pas nje plan, por asnjehere s’duhet me i qendru besnik, por me vepru sipas situates konkrete te momentit kur ti kryen nje aksion te dhene. etj.

psh per mu, ndertimet e shumta qe behen ne shqiperi, s’bazohen ne asnje strategji apo studim. po nga mungesa e imagjinates. ata qe kane pare, s’dine se çfare te bejne tjeter, perveç pallateve, qe po zevendosojne bunkeret e dikurshem, nga numri dhe kotesia.

taksa e banesave do t’i frenoje mendoj. njerzit nuk do t’i mbajne me dot bosh se do te duhet t’i paguajne.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

urbanisti Napoleon:

dasara

Po mire ku i gjeti ky kapterri 13 milion euro per te ndertuar ?
Mire qe token e shtetit ja fali dhendri …Toka per te kompesuar pronaret e vertete nuk ka thone …se i kan ndare e shitur per vete e krushqi …ketyre qe i kane marre qyl e me vjellje i kompesohet …pronarit te vertete jo …vetem ne Albanistan ndodhin keto gjera …Uroj me gjithe shpirt hajdut e majte e gjoja te djathte ,te shkojne te gjithe para ligjit …ti konfiskohen pronat e ti ndahen atyre qyqeve qe vuajten internimeve e burgjeve dhe nuk jane kompesuar akoma …pjesa tjeter popullit fukara qe ju pi gjaku gjithe keto vite …

arb

Sikur edhe 100 milion ! I ka kapitalizmi keto ! Per kuriozitet…mire token po detin kush ja kishte lene trashgemi ketij antikomunistit pallat-ndertues?

Tirondon

Dollem ne hipotezen serbo greke dhe thenies Bismarkut se : " Shqiptaret nuk dine te bejne shtet" …edhe kur e ben me 44 e shkatruan vet ne 1990, dhe prej athere kane nje cerek shekulli qe jo vetem nuk dine te bejne shtet,por po e shkatrojne ate po zihen me njeri tjeterin, kete radhe jo lufte klasash, por lufte me veten me hijen e vet ! me racen e vet mes vedit po renehohen, dhe nuk gjejne qetsi, ne fakt po semuren
Psiqikisht ne keto 27 vjet Demokraci, i gjithe populli shqiptar prej politikaneve dhe politikes se tyre, kane pesuar nje demtim te madh ne tru ! Edhe ata pak njerez te mencur qe la Monizmi ose kane vdekur ose jane plakur ose po heshtin sepse Politika i ka cmendur te gjithe !
Jane bere te gjithe si doktor Adhamudhi !Po vjedhin po bejne intriga, shantazhe,dramatike, komike, tragjike, dhe ai qe i paguan keto eshte Populli shqiptar !
Gjendja eshte kaotike sot per sot !
Pyetja eshte 1- kush eshte me i mire se Edi Rama 2-Kujt Partie ?kujt Klani ti besosh ?!!

AL88

Bënë në 44 thua? Si, duke i marrë pronat të gjithëve? Ai mallkimi i 44 është fillimi i të gjitha të këqiave.

Neuer

E ka bere njeri pytjen? Ka mundesi qe atyre qe ju muar prona ne 44 ti kene vene ato prona njesoj si keta sot?

aleko

lejen e ndertimit e dha ish kryebashkiaku i Vlores, banditi i socialisteve Shpetim Gjika, i cili ligjeroi te gjitha abuzimet qe ishin bere aty me truallin etj. Ti kete perse nuk e permend?

aleko

A di gjo njeri se sa ka kushtuar investimi per Lungo Maren e Vlores? Jo per gjo, por dua ti shtoj edhe keto 16 milion Eurot qe Rama i dhuron sikur te ishin paret e hasmit dhe jo tonat.

aleko

Luli ne kete rast nuk ka faj, por merite qe diti te "merret vesht " me Gjiken per te ndertuar aty ku nuk mund e duhej ndertuar.

gjembi

Me leje, pyetje nga salla: keta pulitikanet qe na paskan cmendur te gjithe keto 27 vjet nuk ishin te rritur e brujtur gjate Monizmit? Nuk ishin keta modeli i Njeriut te Ri? Apo zbriten nga qielli ne 1990?

anon64581289

kishte meritokraci ne kohe te Perandorise. perandorite kjo bile i dallon nga regjimet e tjera, se kane per baze meritokracine.
ai Ballaban Pash qe sollen te luftoje kundra Skenderbeut, ishte nje bar shqiptar, jeniçer (mercenar, ushtar i paguar) qe hyri i pari ne Konstandinopoje (Stambolli i sotem). direkt nga ky akt, u be Pasha.
ku i meriton tokat dhe pronat me shume nga ai tjetri qe ja len baba i vet. i ka me djerse, rrezikon me shume.

per te mosthene pastaj, qe pyetja tende nuk zgjidh gje, qe nga fakti qe mbrotja e prones eshte kushti baze i Shtetit te sotem. te mos i njohesh pronen atij qe e kishte, te lejon me pas qe te mos ja njohesh as ketij qe e ka sot. po t’ja njohesh ketij, duhet t’ja njohesh edhe te parit. nuk ke sesi e zbaton te njejtin ligj vetem per njerin.

anon64581289

do ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje shtet - ka thene Niçja. ata gjermanet e bismarkut ne ■■■■ te nones do te perfundojne pikerisht se dine te bejne shtet te forte. turqit do ta bejne ligjin atje edhe per nja ca 50 vjet te tjera.

Alba2265

Ky pallati ne fjale u ndertua perpara hoteleve duke iu zene pamje nga deti .formalisht ishte me leje Te rregult.qeveria duhej t’iu shperblente pronareve $2 milion koston e ndertimit e mbyllej ky muhabet.

anon64581289

cil hoteleve ?

Alba2265

Ishin hotele private ,pronare Te vegjel ne uje Te ftohte qe kapitelet per investimet i kishin siguruar me thonje e me dhembe (borxhe ,pune ne emigracion etj).ata paten humbje kur ky Pallat u ndertua .

Alba2265

Edhe kumandari nuku mbetet prapa Kapo .e mban mend ate gjoben $20 meleon per prishjen e kontrates me GE ?ne menderosjen e vatanit PD e PS jane jek e jek :blush:

anon64581289

po pse atyre qe u bie plani dhe u shtaterrojne shtepine se rruga e re do te kaloje aty, nuk dalin me humbje ? ky pra eshte SHTETI, njerin e gezon tjetrin e ben te qaje.

pa shtet, s’te le njeri te ndertosh apo t’i zesh driten e diellit. si ne kinema jane qytetet tona (Kruje, Berat, Gjirokaster, etj) te ndertuara para Shtetit te famshem shqiptar. s’ka shtepi qe ti zere asaj mrapa driten.
Shteti eshte korrupsioni vete, qe ne zanafille. pranej kam vene dhe ate citatin e Niçes me lart. t’ju hap syte ju injoranteve te ketushem.

InkuizitoriMoth

o i zgjuar i ketushem, po kur te vjedhin shtepine, ke therret ti, policine apo Niçe koqepordhen “… se shteti zotrie …”?

anon64581289

s’kish gje hajduta ne shqiperi. pa çelsa ishin portat e shpive, kur s’kishte shtet. pastaj te gjithe robt ishin te ARMATOSUR, me pushke ne krah bridhnin gjithe diten. mjafton te shikosh fotot e kohes per ta mesuar kaq gje.

kur tjetri eshte polic i vetes, s’te shkon mendja ta vjedhesh.

InkuizitoriMoth

po o kaubojs i ketushem qe me siguri ne jeten reale duhet te jesh nje person qe dhihesh ne breke nga frika si Niçja (prandaj beni trimin me llafe), po ksaj i thone jo ush, po gomar :stuck_out_tongue:, sepse vendin e shtetit si monster e korruptuar e ze individi si moster e korruptuar.

Ti as Niçe koqepordhen nuk ke lexu, sepse ai thote ekzaktesisht te njejten gje pak a shume, qe perballe perbindeshit te shtetit qendron perbindeshi i individit.

Kurse i Modhi :grinning: thote:

Perbindeshi i shtetit eshte projeksion superstukturor karikature i perbindeshit te individit - i Modhi :grinning:

InkuizitoriMoth

Perderisa ekziston Shteti nuk ka liri; kur do te kete liri nuk do te kete me Shtet - Lenin
ahahahahaha :laughing:

anon64581289

ti merresh me mu, mua s’me bie mendja per ty. une tregoj henen ti veshtron gishtin tim, mnjf. vazhdo keshtu, se per gje tjeter s’je bere.

TironciLebetit

Qeveria u ofroji pronareve te kompleksit Jon, 4-5 milione Evro demshperblim e jo 2 por se pranuan. Pronaret e cuan ne gjykate shqiptare dhe fituan 11 milion Evro por Qeveriu nuk e Zbaton. Nashti Strasburgu e ka rrit nga 11 milione evro te gjykates Shqiptare ne 13 milion.
Edvini veq me dash me ja dhon vete Lylit kto 13 milion si Xhuljetes, sepse keto 20 e kusur vjet jane garumbullu nja 2 bilion Evro fatura te papagume nga ish-pronaret qe do shkojne tek 10 bilion evrot ne te ardhmen pasi toka e para per kompensim nuku ka.
Nderkohe Qeveriu nuk e rruan shume per strasburgun po ja le qeveriut tjater sepse STRASBURGU NUK KA KAPACITET EKZEKUTIV APO ZBATUES E VENDIMET NUK ZBARDHEN .

arb

Me leje shoqe,pergjigje nga salla : keta politikanet qe kane cmendur nje vend ne fakt nuk kane lidhje hic me sistemin e kaluar, pasi ata nuk u brujtun si politikane ne ate kohe por si doktor, ekonomist apo thjesht si student e profesor ! Keshtu qe kerko llogari per doktorin,ekonomistin e studentin brenda tyre (pa gje ne dore per fatin e vendit) e jo per politikanin e cmendur qe i beri pos-komunizmi apo kapitalizmi ! Po kshu eshte kur te genjen mendja…i ka kapitalizmi keto !

Tirondon

Dale dale se Amerika e kap lepurin me qerre ! Pallati i shembur i vjerrit te Bashes do te jete nje prej grepave ku do te ngec Lul Basha !
Une kam besim se Drejtesia do te vendoset nga Ambasadoret dhe me mbeshtetjen e shumices shqiptareve qe kerkojne Drejtesi !

Vet shqiptaret nuk dine te bejne shtet ! Te pakten prej 1990 kane deshtuar ! Kjo gjendje pa stabilitet politik krijon dhe prek interesat amerikane ne Shqiperi !
Dhe fal ketyre po fryn ere qe eshte edhe ne interes te popullit shqiptar !

Nuk shtyhet jeta me grindje kane kaluar 27 vjet dhe Drejtesia akoma kerkohet
ne rruge me parrulla " Rama ik" Nano ik " O Rama o legen Prite Salen se po vjen " me pushtime Parmalemti, me “revolucione” dhe me kryetar partie qe bertasin ! Kjo ideja e parjes se pushtetit me dhune dhe me kriza artificiale te nditura nepermjet shpifjve dhe intrigave e shabtazheve do te marr fund, vetem me projektet e ambasadoreve ! Se pari vendosjen e Drejtesie, dhe kapjen e Peshqeve te Medhenje !

gjembi

Ku e ke mesuar qe Njeri i Ri ishte vec politikan? Edhe ti, ashtu si une, po te kesh lindur e rritur gjate atyre viteve, je Njeri i Ri, edhe pse mund te jesh, po ja fus kot, shofer kamjoni. S’ka te beje profesioni me brumin e karakterit. Ka te beje edukimi ne shkolle, familje, lagje, shoqeri… .

Neuer

Une me pyetjen time nuk dua te zgjith gje. Por ajo qe doja te thoja per ta zgjeruar pak me tej mendimin eshte se, me qe ne shqiptaret historikisht jemi njohur dhe etikuar si grabites dhe mercenare (e ceke dhe ti me lart)me ben te mendoj qe edhe ata te asaj kohe ,ne kete rast ata te 44 , e kane vene pasurine ne menyra te perngjashme .Sigurisht qe nuk i fus ketu te gjithe ne nje thes. Se ka patur dhe tregtare te ndershem qe benin tregti me vendet fqinje . Dikush ne Janine , dikush ne Venecia psh. Por ka patur dhe shume qe nuk i justifikonin dot pasurite e tyre.
Ti thua qe kushti baze i Shtetit eshte njohja e prones . Une them qe nje kusht tjeter eshte dhe drejtesia , vendosja e drejtesise. Vetingu i sotem pra, qe te gjithe e presim me padurim.
Dhe nji ndryshim i asaj periudhe (gjithmone 44) me kete te sotmen eshte se sot ta grabit pronen ty dhe e ben te tijen , politikani , gjykatesi , i forti . Athere pronen e mori e grabiti (quaje si te duash) shteti per shtetin. Dmth u shtetezua sic e pranonin dhe vete ushtruesit e ligjit te asaj kohe .
Ne thelb ,sic thote dhe i modhi nuk ka ndryshuar asgje.
Ps .se mos del njeri e me thote me delikatese,komunist e klysh komunisti se …:grimacing:

Vlonjat

Komunist, klysh komunisti, armik :laughing::laughing::laughing:

anon64581289

ka te beje raca me teper. eshte gjenetike.

anon64581289

pasurine te gjithe e vene ne menyre te pandershme. sepse kur pasurohesh ja fut dikujt, vjedh nje tjeter direkt apo indirekt. (e ka shpjegu Marksi ket pune ne fakt, te mbetet vetem ta lexosh)
puna eshte ta vesh me merite, dmth te jesh i detyruar te vjedhesh ose perfitosh vete dhe jo te perfitosh nga vjedhja e babait, apo ligjet e shtetit, psh.

pune eshte dhe vjedhja. merr rrezik.

per mu nje bandit psh eshte me i ndershem sesa nje politikan apo tregtar (qe pasurohen duke perfituar nga ligjet e shtetit) se merr me rrezik per te fituar diçka. te tjeret perfitojne nga SISTEMI, pasurohen pa marre fare rrezik. e kane qyl.

Neuer

Dmth shteti eshte per ti njohur pronen hajdutit ,simas teje dhe kushtit baze . Athere skane pse revoltohen keta tani ! Thjesht te presin rradhen per te nderru rolet. Komunist- demokrat , pronar -lavazhier.

anon64581289

ça po thu mer ti ? a ke aftesi ta kuptosh nje llogjike apo jo ? merre nje post ose fjalet ne lidhje me çfare flitet jo te hallakatme.

shteti i sotem shqiptar, e ka pronen ne themel te tij et KAQ, çfare komplikon me teper ? shteti shqiptar para ketij nuk e njihte fare pronen, e kolektivizoi, ja u hoqi te gjithve. edhe fshatarve.

nashti kur e njeh pronen per dike, duhet ta njohesh per te gjithe, jo vetem per ata qe do ti. sepse duhet te zbatosh LIGJIN qe e ke vene vete ne themel te shtetit tend. ose ndrysho ligjin dhe njihja pronen vetem disave, jo te gjithve.
çfare skupton tjeter ti ?

anon64581289

ata ta kene vene si te duan dhe keta te sotmit si te duan, kjo nuk ndryshon dot sjelljen e qeverise ne lidhje me pronen. nuk mund mos ja njohesh atyre dhe t’ja njohesh ketyre te njejten gje. ose s’do t’ja njohesh asnjerit ose do t’ja njohesh te gjithve. pronarve te vjeter dhe te rinjve.

çfare ka mos ta kuptosh kaq ?

arb

Ju moj shoqe flisni per veten tuaj e per edukimin tuaj si ish-njeri i ri…se une as nuk vjedhur,as nuk kam vrare apo shkaterruar nje vend e as nuk i kam hyre kujt ne pjese ne jeten time e si puna ime shumica e shqiptarve ish-njerez te rinj ! Po ju shoqe nuk e keni idene fare se cfare do te thoshte Njeriu i ri ne ate kohe e perse quhej i tille ! Flisni kot me te degjuar perralla antikomuniste me njeri te lire kapitalist qe nderton pallat ne det por ndien neveri per ish-njeriun e ri komunist…posi jo…ndien shume neveri…i ka kapitalizmi !

InkuizitoriMoth

kurreshtar, ku eshte gishti qe te tregova henen dhe ti e pe ku e kom fut?

Niçja dhe Marksi qenkan sakte 2 loqet e struktures shoqerore, njeri, Niçe loqja, mendon se shteti eshte i korruptuar dhe lind prej korruptimit, ndersa tjetri, Marks loqja, mendon se pasuria eshte akt vjedhjeje qe ne lindje. Konti i Malit te Kristaqit i ka vjedh pasurine abat Farise.

Ndersa ti si superloqe mendon se kjo gje eshte normale, e mjer çin ke afer ne jeten reale se i zhduket ne moment portofoli.

Tirondon

Ti thua te kalojme ne mono /poligami ne shoqerite ku njeriu sapo doli nga majmuni dhe skishte familje athere kur historia cahej me Palle keshtu thote niceja-" ma mire ne pyll sesa ne qytet !"

anon64581289

une s’po them gje fare, por po vej re qe s’ke kuptu gje prej gjeje. ate thenien e niçes e kupton vetem po te kesh haber nga historia dhe ta lidhesh me te. te gjithe popujt e vjeter qe ndertuan shtete te fuqishem u zhduken, nuk ekzistojne me sot, babilonasit, egjyptianet, greket, maqedonet, romaket, etj. te gjithe ata qe jetonin ne kohe te tyre, po qe nuk ngriten gje shtete, jane gjalle akoma sot, shqiptaret, basket, etj.

ja kete po thot me ate shprehjen. dhe nuk e beri krijimi shtetit, majmunin njeri. perkundrazi, shteti e ben njeriun majmun. apo dele qe ka nevoje per bari, ta çoje ne thertore, pasi t’ja kete marre qumeshtin dhe leshin te tere.

Tirondon

Ne nuk kemi patur fuqi te ngrejme shtet. e megjithe ate shtetit I kemi sherbyer, romakeve ,slaveve,otomaneve, por jo shqiptareve .si popull skllav qe jemi ja dolem qe te mbijetojme. Shqiptaret nuk dine te bejne shtet sepse paria mendon keq per popullin e vet duke e quajtur “kembe zbathur” dhe “koke palare” kur te zhduket ky nivel athere do themi "shqiperia cka qene ceshte e cdo te behet " kjo eshte endera e shqiptareve qe do te arrihet me ndihmen experiencen amerikane !"Por jo prej parise shqiptare !

gjembi

Për fat të keq, duket se Kryeministri Rama ose nuk e ka kuptuar vendimin e GJEDNJ-së, ose gënjen qëllimisht.

http://www.exit.al/2018/01/17/gjednje/

Pjer

Palloshi, si cungun dhe i paafte qe eshte, iu ka dhene pronarve nje pjese te vleres se apartamenteve, jo vleren e plote.

gjembi

Pjer, nga mendon se dalin keto parate?

Pjer

per nje mendje shterpe, keto para dalin nga taksat, por jo per mendjet bashkohore e perendimore.