Spanje - Shqiperi,edhe pak minuta na ndajne. Spanja ekipi me i mire ne grup,kte pervec pikeve e deshmojne edhe talentet qe zotron ne perberjen e saj. Isko,Injesta,Jordy Alba,Asensio e me rradhe. Mjafte te sjellim ndermend shkatrrimin qe Spanja i beri kombetares italiane .
Panuci surprizon me formacionin,luan Memolla ne vend te Ansi Agollit, Llullaku dhe Grzda dhe jo Sadiku ne sulm. Ne mesfushe kthehet Kacaj dhe Xhaka.
A thu do fitojme? Koficenti 40 per fitoren tone.
40 koeficenti!
Sa me pak gola moo dihet
Nga Ylli Pata
Një skenar fantazmagorik paraqitet menjëherë pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës në Europë.
Siti i njohur studimor amerikan Reddit ka hedhur në treg një hartë të frikshme të Europës së re që mund të lindë nga dëshira për shkëputje.
Është natyrisht një skenar ekstrem, por ajo që na intereson ne shqiptarëve dhe Ballkanit është se në hartën e re përvijohen dy shtete të reja ku hyjnë shqiptarët: Lugina e Preshevës, si edhe i ashtuquajturi Epiri i Veriut që i merr Shqipërisë Korçën, Kolonjën, Përmetin, Gjirokastrën e Sarandën dhe shkon deri në Çamëri.
Provokacioni i Reddit e quan hartën e re “Ballkanizimi i Europës” dhe natyrisht është një lojë që vjen ndesh kundër dialektikës politike, asaj historike dhe gjeopolitike.
Kjo sepse me një gur synon të vrasë të gjithë zogjtë reale dhe normal të një procesi shkëputjeje dhe vetëadministrimi.
Baza apo thelbi i OKB-së së krijuar pas Luftës II Botërore është natyrisht e drejta e çdo populli për vetëvendosje; por harta e sjellë nga tre autorët e portalit të njohur amerikan thyen çdo rregull duke marrë shkas nga Katalonja, e cila realisht ka tronditur kufijtë e Europës.
Kjo pasi Spanja, si një mbretëri e krijuar në mesjetë u ngrit dhe bashkoi territoret e saj jo mbi vullnetet e popujve të saj por mbi dhunën ndaj të gjithë popujve të tjerë.
Në mesjetën e vonë, Spanja e qeverisur nga Ferdinandi e Isabella ndërmorën fushatën më të përgjakshme në historinë e Europës ku ndërmorrën një genocid ndaj muslimanëve që kishin mbi 7 shekuj që jetonin dhe udhëhiqnin në gadshullin iberik duke shkaktuar një masakër që historiografia botërore druhet ta potencojë.
Mbretëria Spanjolle nuk u krijua siç u krijuan shtetet kombe në Europën e shekullit të XIX ku u bashkuan prncipatat apo shtetet e vjetra mesjetare me një vullnet të përgjithshëm, e nga ana tjetër duke mbajtur me dhunë çdo vullnet për autonomi dhe vetëvendosje.
Harta e lëshuar nga Reddit flet për një mundësi ndarjeje të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, por harron se këto shtete kanë qenë të ndara dhe erdhën në një proces të gjatë dhe evolutiv kah bashkimi.
Madje Gjermania e kaloi këtë fazë edhe në epokën moderne, pra pas Luftës së Dytë Botërore ku Fuqitë e Mëdha e ndanë në dy shtete, të ribashkuara më pas kur ra Perëndoria Sovjetike.
Kurse Zvicra jeton në një model perfekt vetëadministrimi ku çdo kombësi jeton në territorin e saj në administrimin e kantoneve. Njëjtë edhe Italia.
Kurse Spanja nuk ka pasur asnjëherë një process njohje të realiteteve të ndryshme brenda saj.
Baskët kanë vite e vite që luftojnë për autonimi; katalanët, kjo popullsi shumë e zonja dhe me gjeopolitikë perfekte, e ka fituar me fuqi ekonomike; andaluzët gjithashtu kanë qenë kërkues për të drejtat e tyre; si dhe galicianët që megjithatë i kanë qëndruar luajal Mbretit dhe kanë shërbyer me ushtri e zyrtarë.
Galiciani Mariano Rajoy, kryeministri aktual i Spanjës synoi të shtypë me dhunë vullnetin e Katalonjës për pavarësi, e tani kemi të bëjmë me një process të pandalshëm.
Ndërsa aktorët globalë po hedhin në skenë skenare që shkojnë kundër kohës.
Kështu, në hartën që na intereson ne shqiptarëve, është vendosur si shtet i pavarur Lugina e Preshevës, e cila nuk ka kërkuar kurrë pavarësi por ose autonomi siç kanë serbët e veriut të Kosovës, ose bashkim me Republikën e Kosovës.
Kurse i ashtuquajturi Vorio Epir, një vullnet i qarqeve me ekstremiste greke, ka synuar që pas rënies së Perandorisë Osmane të marrë jugun e Shqipërisë, për të fshehur të drejtën e shqiptarëve të Greqisë, e jo vetëm nga krahina e Çamërisë, për vetëvendosje.
Një e drejtë që përveç të tjerave ka brenda edhe të drejta të tjera të shkelura, siç është e ajo e njohjes së pronave apo edhe të trashëgimisë humane, siç janë varret dhe kujtimet e të afërmëve të popullsisë çame që u masakruan për gati një shekulll nga Athina.
Interesant është fakti se harta duket një gjetje artificiael, pasi ndërsa ishullin e Korfuzit e mban në Greqi, që ka qenë pjesë italiane dikur, në Veriun e Epirit vendos gjysmën e tokave shqiptare në jug.
Kjo hartë që nuk është pjellë thjesht e qarqeve konspirative por të një instituti studimor pak a shumë serioz, sjell në vëmendje një frikë dhe fenomen tronditës jo vetëm në Ballkan por në tërë Europën.
Ka shumë gjasa që të jetë sponsorizuar nga qarqet që nuk e duan shkëputjen e Katalonjës dhe prodhon një kundërlajm për të sjellë frikën në Europë.
Por është frikë e mbjellë mbi realitete të paqena!(Tesheshi.com)
This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 540x360.
15 koeficenti per barazimin, edhe me Barazim te kenaqur jemi
Mbase nuk do rrifemi edhe aq keq se tani per tani jane te zene me çeshtjen e Katalonjes.
ta kishim krijuar ne shtetin e VorioEpirit, pa ta shifshin katalonjasit se sa gola kishin per t’honger!
Pjer, e mesove dhe ti me ne fund COPY and Paste… Na kajve nonen.
ahahahaha 
-o pjeter , po nuk quhet me talent Injesta.
ky eshte lojtar calibri, i madh ! -talent shume shume mund te thuhet per Asensio aty, meqe eshte ende i ri… keta te tjeret jane lojtare te medhenj, te formuar .![]()
Do fitojme nese shenojme me teper gola se ata 
Kaluan plot 7 minuta pa Gol. Nderkohe stadiumi vershellen Piquen sa here qe prek topin. Rasti i pare per kombetaren Shqiptare por Grezda humbet nje rast te mire.
Balliu vetem para tre muajve mesoi se qenka shqiptar 
10 minuta loje iken. sikur te rezistojme edhe nja 15 minuta te tjera pa ngrene gol, do bjere presioni me pas… sidoqofte, 1 here dolem ne sulm, madje me gjuatje ne porte.
Do hane dru si gamori ndahon 
Gol per Spanjen Moreno
Ne keni perendi mo na beni Te tjere o spanjolle😊
Goli i dyte per spanjen nga Isco, dhe i treti…Ajeti po fut uje ne mbrojtje nga te gjitha anet
[Lojtare i madh (talent)] ![]()
Na shkermoqen.
O @BeluliXVI,a e ke parasysh nen Pashakon? - ku je Dalaaan !
Ku je Mergim Mavraaaaj! 
Nderkohe Italia me Maqedonien 0-0, Kosova Ukraine 0-0 Austri Serebi 1-1
Italia e rrasi Chiellini gol offside.
Amon se syte ke kofiçenti i kemi 
Megjithate nuk me duket se po lujne keq brenda mundsive duke llogarit,
Madje nuk po me duket keq fare
Ne dukemi me shume niveli i Luksemburgut me kete ndeshje e poshte Maqedonise
@Fikret Ekipi duket simpatik dhe i organizuar por pa fat se raste te pastra kemi pasur.
eee, po pse ca do bente Mavraj ? -keta jane llahtar fare mor burre. teknikisht te gjithe te persosur ! taktikisht te bejne zbor ; bejne presing, levizin sa andej kendej, pastaj qarkullojne topin sakte e shpejte sa qe edhe ne qe po e ndjekim me sy, lodhemi.
jo me ta ndjekesh me vrap ne fushe.
ja kesaj i trembej De Biasi ne ndeshjen para 1 viti ne Shkoder , nje rezultati katastrofe, qe e terhoqi ekipn 90 minuta totalisht ne mbrojte.
Eh, c’e do, popull pa fat. Nuk u ngrit edhe per ne ndonje krahine nga Jugu i Shqiperise ( p.sh. Vlora) te kerkonte shkeputjen, ta shifnin spanjollet e mootit …
Po mo po,po ai Veseli do kete mik te forte ne federate. Nuk ka bind asnjehere ne bote dhe prap e angazhojne. Mavraj ,pervec te tjerash,eshte lojtare inteligjent,dhe ato cic-micet para hunde ne qender te mbrojtjes, do e kishin me te veshtire.
Sa hengrem more?
Ekuivalente e ksaj pyetje,knej ka na ka qan; ca asht pushka burra ?! 
po normal qe do ishte me mire te ishte Mavraj aty se eshte lojtar, faktor, stabel ne Kombetaren tone. po prape sdo kishim shpetim. ti e the vete, as Italia qe eshte disa shkalle me larte se ne nuk i shpetoi shkaterrimit ne Spanje.
ky Veseli eshte medioker… une ja kam me shume inatin de Biasit qe e morri padrejtesisht ne France… mendoj se duhet te kete menaxher italjan, mik i ketyre trajnereve tane.
4-1 del kjo ndeshje, them une.
Uuuuu ! Ajeti me koke,edhe per pak.
Pse jo 6 me 0, ca na pengon
Xhaka i ka dhene peshe mes fushes por merr shume kartona.
po ne mund te lozim kungulleshken bashke, pse 6 me 0… po sa ?.
po une kam ndjesine qe ne do bejme gol… e mund te dale perfundimisht 3 ose 4 me 1 ndeshja.
Une mendoj qe deri tani si per loje si per rezultat jemi ne rregull , na mungon vetem nje gol , Christian Panucci shume me mire se sa ai plehra De leshi , gabimi i vetem deri tani eshte qe ne vend te Rilindasit katunar Sadiku duhet te fuste Hyken .
Pse jo 6 me 0 ! puna eshte a duan te bejne me gola spanjollet apo ja varen lojes.
keta tanet duhet ta njohin katalonjen dhe te hedhin ceshtjen direkt ne gjyq. Spanja po luan me lojtar te nje shteti tjeter
Une them qe Pjer duhet te heqe dore nga letrat drejtuar politikaneve dhe te nise t’u shkruaje futbollisteve e trajnereve, per marifetet e futbollit dhe pikat kyce teknike, atehere do shifni ndryshime ke kombetarja jone.
Itali Maqedoni vazhdon 1-0 kurse Kosova eshte poshte 1 goli me ukrainen ne Shkoder
Sak,asht harru mas makroekonomise dhe e ka lan masdore futbollin. 
Maqedonia barazoi.
he me ju lumte
nuk na do goli, nuk na do ! -kemi pas goxha raste deri tani…
Pjeri zoteron formulen e futbollit modern ; ‘‘raporti futbollistit me fushen dhe topin’’, keshtu e quan ai… (ose futbolli pozicional quhet ne gjuhe teknike), po puna eshte se Pjerin e pengon mafia e Albanies, ashtu sikurse e injoruan librin e tij VQ
Thuji Edit o Pjeter, e boni maqedoni 
Ja kam than.
Kujton ti se nuk ja ka cuar nja 5 here formacionin De Biasit ?
Me aq sa ka deklaru ketu, s’di t’i kete bere keto veprime …mos t’i ka thene ty personalisht ne kafe 
Po jo mo vlla nuk me ka thene gje ne kafe .
Po jo mo vlla! 



gjynah qe se beme 1 gol, meqe i patem ca raste te mira.
perfundimisht kjo Spanje eshte nje nga kandidatet kryesore per kampion bote ! nga Evropa, Franca eshte gjithashtu ekip me potencial per te fituar titullin, edhe Gjermania e perjetshme.
-ndersa andej nga latinet Brazili eshte forcuar shume.
Sadiku i kishte te gjitha mundesite. Per prestigj nje gol,edhe per kunj te Italise. 
Duhet ene i cik fat, goditem edhe shtylle. Panuci ka loje simpatike por nuk e di a do sjelli rezultate. Izraeli nderkohe na kercenon per vendin e Trete.
Risite e trainerit nuk dhane rezultat. Memolla s’po bind. Lenja jashte e Sadikut nuk rezultoi vendim i drejte. Xhymshiti do te ishte zgjidhje me e drejte se Veseli. S’e di per kondicionin fizik,por per nje pjese loje,Migjen Basha eshte lojtari me i mire qe kemi per momentin ne mesfushe.
Ku hyn Pjeri nuk hyn motra, sipas Bradit. Le te lodhet sa te doje me politika kundra meje, kur te kaloj ndonjehere nga Belgjika, Pjer do me ftoje per thashetheme shoqeruar me nje gote vere te kuqe me karajfil.
Ika se do fik telefonin une tashi.
Nuku keq por kush qe ai I mencem qe tha se vendin e trete e keshem Te sigurte ?
Drejtuesit e Programit sprotiv tek news 24…bile benin llogarine edhe per vendin e dyte
Mos ke gje kushuri ate Zeken e sportit,qe ndjek news24 ti?
Kosova ka ekip me lojtare dhe loje me te mirë sesa Shqiperia.
Fatkeqesia eshte se Kosova 10 ndeshje po luan pa trajner.
Boll u krahasuat per cdo gje me Shipet e Tiranes o qenie Inferiore. Nuk jeni ne grup me Shqipet e Tiranes por me Kroatet, ukrainasit e Turqit prandaj shtroni bothen e luani topin.
Ju skeni Portier e flisni per lojtare te mire.
@fikret Traineret Shqiptar Hafizi e Muca e bene copa e cike Panucin…Muca me diplomaci Hafizi me Jatagan. Ska per ta pas kollaj Panuci e ska per te zgjat.
Prap edhe i here, nuk ka pse me fol keq per sa pame sot.
Po do ishte fatkeqesi mos me rraf Italine
Lujtem nje pjese te dyte pas tolerimit qe na bene. Spanjollet zgjidhen gjithcka ne pjesen e pare dhe s’u impenjune ne te dyten.
Me Italine ishalla s’na myt shiu.
Kosova ka nje mesfushe te mire me disa lojtare te rinj kreativ e te talentuar… mbrojtja e Kosoves eshte mos me keq, per sulmues. nuk di cte them, nuk ka ndonje lojtar te spikatur (thame edhe gjerat e mira ne sulm i bejne ata mesfushoret e talentuar)… portjer Ujkani dihet mo, portjer i pasigurte, shume i dobet ! 1 pike ka grumbulluar Kosova deri tani, edhe eshte tregues shume i qarte se kam pare 3 ndeshje te Kosoves… tamam ,aq e kane takatin.
-pra si mund te thuash qe Kosova ka ekip me te mire se Shqiperia ? se kuptoj. - po te ishte Shqiperia ne grupin e Kosoves mund te pretendonte vendin e dyte.
Mu skema me pelqeu, spanja do bote gola, mbylleshe apo nuk mbylleshe ne porte ti.
Kornet psh qe jane gjera qe punohen ne stervitje ishin skandal. Dhe desh zoti kishim nji dyzine nga ato. Dmth ka pune plot, deBjazi ishte me esnaf me detajet si psh encet dhe situatat unike qe per skuadrat e vogla jane jetike.
Me pelqen qe ky fut lojtare te tjere, kjo eshte koha per ta bere.
Jam i kenaq me trainerin deri ne ket pike. Plus lojen e shijova kishte dinamike. Ka raste plot per loje te keqe dhe rezultat me fat, do u vije koha
Duhen vene pikat mbi “i”. Strakosha duhet te jete titullar!!
Kurse shqiptari me i ri Balliu me pelqeu. Dukej lojtar cilesor.
Strakosha nuk osht as i grumbullu. U vra neshjen me Sassuolon. Edhe Berisha osht me grip. Qajeni ate muhabet se Italine ne nuk e rrafim dot, vetem po na e lane vete se nuk iu duhet…
Nuk e kisha per kete ndeshje se e di qe Thomai e la grumbullimin. Por po te shohesh golin e pare sot apo dhe shume momente ne te shkuaren, Mister Panuci duhet te marre vendim strategjik ne te mire te te gjitheve.
ke te drejte per kornet… vertet, shume shume dobet . ne qender te mbrotjes ishim te cunguar sot se mungonin lojtare stabel Mavraj apoKukeli dhe pritej te kishim probleme… mire qendra, por se kuptova pse e beri lemesh gjithe mbrojtjen, dmth edhe krahet ?
me lojtarete rinj mire ben, megjithse e thashe edhe heren tjeter, spo kuptoj lojen e Llullakut… ndersa mendoj qe Latifi duhet te luaj me shume ne Kombetare, mabse titullar.
Po te kishte Kosova trajner De Biasin, me keta lojtare ne kete grup do te luftonte per vendin e pare.
Kete pra po them. 10 ndeshje luajme pa trajner.
Po te kishte Kosova tranjer De Biasin nuk do e benin fare boterorin
Po te kishte halla ime loqe do e kisha edhe une nji xhaje. E kane denu me lujt pa trainer Kosoven kshu ? Apo e ka fajin shkjau edhe per kete. Gjeni pra i trainer, ate Hasin e hoqi Olimpiakos.
jo jo, nuk besoj. Bunjaku eshte trajner shume i dobet, kete e kam thene qe ne ndeshjen e pare te Kosoves une… sidoqofte, ka mbrojtje dhe portjere shume te dobet Kosova (se fundja ne fushe luajne lojtaret jo trajnerat) dhe nese do ishte De Biasi trajner i Kosoves, pas 2 ndehsjeve te para do shikonte per lojtare te tjere , kjo po ! -po me kete grup lojtaresh , shume shume ndonje pike me shume mund te merrte.
jo per gje, po puna e pare e De Biasit kur morri Shqiperine e di kush ishte ? -pas 2 ndeshjeve te para hoqi Ujkanin… po e hoqi, kshu, per fare… as rezerve.
E mbaj mend ndeshjen me Islanden ne Qemal Stafa. Pervec rrebeshit na u desh te duronim dhe gafat e Ujkanit. Ishte vendim me peshe i Xhanit per te thirrur dhe aktivizuar Berishen qe ndeshjen tjeter me Sllovenine. Tani te njejten gje duhet te beje Kristiani. STRAKOSHA TITULLAR!!
S’po sfidoj as s’po shtyhem me aske ketu, per futboll po flasim. Baza e ekipit te Shqiperisa (ata qe e quan ne France pra) jane pikerisht gjenerata dhe lojtaret e tille qe i ka sot Kosova. Pra nese shqiperia i ka 5-6 kosovare te talentuar e te rinje, Kosova i ka 23 te tille. Shkoi si shkoi ky edicion kualifikues, trajneri aktual iken pas ndeshjes tjeter. Por edhe me kete gjendje Kosova ka individe me te forte dhe loje me te kjarte dhe konkrete.
O machiteva kush te duket ty lojtar i mire te Kosova?
Po pse po e kerkoj une “de biasin” te Kosova pra.
ky bunjaku ne dy ndeshjet e para ne ekip pati ftuar 7 lojtare me mbiemer bunjaku. Kushedi kah i kishte mbledhur neper skandinavi etj.
Ka potencial shume te mirë kosova, s’po flas kot. Ka emra qe kane vene kusht sa te jete bunjaku nuk vijme te luajme, disa kane ikur me te njejtin kusht.
Ka problem zevendesimi i Berishes me Strakoshen…Portieri eshte organizuesi i mbrojtjes dhe Berisha ka shume kohe qe punon me kta mbrojtesa dhe e ben kandidaturen e tij me te forte.
Sot Berisha ndryshe nga ndeshja me Maqedonine ku ishte i pasigurte dhe u levdua kot luajti mjaft mire. Atalanta duket qe po ja permireson karrieren edhe ne Europe. Strakosha te prese se eshte i ri dhe ai do ndertoje si Berisha mbrojtjen e ardhshme te kombetares Shqiptare qe ka lluks Portieresh.
avdiaj rashica azemi jashanica paqarada rrahmani bernard berisha besart berisha valon berisha bersant celina … e dhjetera te tjere
Nuk po them qe Berisha eshte i dobet, por Strakosha me formen qe ka te Lazio eshte me mire per momentin. Berisha kunder Strakoshes ka vetem tenure, po sic thashe me lart edhe Ujkani ishte titullar kur Xhani vendosi ta heqe qafe ne mes te eleminatoreve.
P.S. as Berisha nuk eshte i vjeter ne moshe.
Ore Cun se ti nuk merr vesh nga futbolli, ndonje Shqiptar Kosove qe nuk luan me Zvicren, Shqiperine a Belgjiken, dhe eshte i talentuar per Kosoven NUK KA. Ka futbollist te rinj Kosovar, Shqiptar, Maqedonas e Serb qe po tregojne shenja talenti, por nuk ka asnje futbollist te ri qe eshte i lire. pike
Asnje nga keta nuk eshte lojtar kush e di ca. Me i miri eshte Rashica qe luan per nje ekip mesatar ne nje kampionat ordiner si ai holandez
Nuk kane asnje sulmues qe ti afrohet Sadikut
Ok, ka mundesi qe nuk marr vesh nga futbolli, por aq sa marr vesh, sot, me kete trajner dhe me kete gjendje, kosova e ka posedimin e topit qarkullimin pasimet dhe rrjedhshmerine e aksioneve me te mirë se shqiperia. Dhe kete absolutisht nuk e them per te lavderuar kosoven.
Machiteva dua nje shishe vere nga ajo qe po pi 
30 gola te pesuar dhe Kosova paska qarkullim loje e figurash (2 here Gol). Si Shqiperia si Kosova si Maqedonia (po e permend meqe kane gati gjysmen e formacionit shqiptar) nuk kane as cilesi as force per te bere dicka me vlere.
Per mua pas Strakoshes (e di qe ju lodha) lojtari me me perspektive eshte Liridon Latifi. Une pres nga ai!!
Shiko Milanin multimilioner sot, ka posedim topi me shume se cdo kundershtar dhe mbeti duke u shqep me Gola. Ka trainere qe tallen me skuadrat qe kane posedim topi e sbejne gol se Barcelone NJe KA.
Ku e di ti se aksionet jane me te mira se te Shqiperise, Shqiperia luajti me Spanjen juve jo, ju luajtet ne shkoder me Ukrainen. Nga krahu tjeter Maqedonia luajti me mire se Shqiperia ne Italy.
E kuptove qe smerr vesh nga futbolli se merresh me dasite Shqiptar prishtine a tirone. me thuj nje sulmues te mire kosovar qe luan ne Itali, Angli a Gjermani e Spanje. E shikon qe skeni Yje.
Beni ca durim sa t’me rritet cuni mua, do e shifni me qef skuadren shqiptare , do ju ngrohet zemra nga fitoret
️
Vetem thuaja cunit se eshte shqiptar qe perpara thirrjes per kombetare. Qe te mos habitet si i madhi Ivan Balliu
Mund te thosha “kosova luan me mirë se spanja e kroacia ose brazili”. Thashe luan me mirë se shqiperia, sot, edhepse pa trajner.
Trajneri eshte vendimtar. Trajneri le argjentinen e lionel mesit di marias e dybalase pa kualifikim, trajneri ben greqine mediokre kampione te evropes.
Po nejse, meqe hyre tek ndasite prishtine tirane, meqe jam edhe udbash, terhiqem.
Mos u merzit nga c’thote i lebetituri se eshte xhelos. Sa te keni Paqaraden do luani jo vetem me mire se Shqiperia, po edhe me mire se Kroacia e Anglia. Po moret De Biasin do luani me mire edhe se Spanja.
Na jep bileta falas, ate te besh. Per hir te koheve te vjetra qe te begenisnim te peshku.
E myti juesej deri tani 3 me 0, si ethpanja.
USA! USA! USA! USA!
Te gjitha rruget na çojne ne Rusi 
@machitewa de biasin ndoshta jo,po pjeri eshte hëperhë pa ekip. Edhe per termat financiare besoj se do mereni vesh,leqe pjeri eshte gati te punoje edhe falas. Dhe keni per te pare pastaje,qe jovetem do te qarkulloni topin,po do te mbushni shporten me gola. Se te themi ate qe eshte,te qarkullosh topin pa bere gola,eshte te sillesh si kali ne leme.
Gola s’po shenojne as holanda e argjentina per momentin.
Grupi i Koaoves eshte shume me i veshtire sesa i Shqiperise. Kroaci turqi islande ukraine ne nje grup. Ne anen tjetsr shqiperia apriori do perfundonte e treta, me lihtenshtajn izrael e maqedoni perballe.
kosoven nuk e kam ndjek,te them te verteten. arsyeja,ne fillim, se ishin ne te njejtin orar me shqiprine,pastaj rezultatet e dobeta te kosoves. tani,ti na thuaj pak me shkoqur,jo kshu ne pergjithesi,ku ke konstatu gabime te trainerit qe kan ndiku ne deshtimin e skuadres. ne vendosje a,ne perzgjedhjen e lojtareve a, ne aplikimin e skemave taktike? po me finlanden perse nuk fituan brenda,mire keto te tjerat qenkan skuadra te forta ?
Duhet Te shiqojme the bright side .gjermania italia etj kane levizje futbollistike me meleona lojtare e megjithate ne kete gare vetem 23 Te rinj italiane apo gjermane marrin pjese .ne kemi 23 Te rinj shqiptare me shqiperine ,23 me kosoven ,7 me zvicren ,7 me Macedonia ,disa Te tjere me finlanden danimarken norvegjine .pra jemi populli me I perfaqesuar I europes 
Sa keq qe Argjentina nuk do te marre pjese ne kete Boteror.
Aqua, nuk mesohet futbolli me letra. Me letra mund te japesh skema, ndonje ide, por jo tu mesosh futbollin futbollisteve, e aq me teper ne ate moshe madhore qe jane ata lojtaret e kombetares. Futbolli iu mesohet qysh femije atyre qe duan te shkelqejne.
Mua te me japesh çdo lloj kombetare apo ekip te te rriturve, nuk e marr se nuk ke çu ben atyre. Shume trajnere, enderrojne te marrin ekipe te te rriturve, te kategorise se pare, dyte, te kombetares, por te siguroj se kete e bejne per para e fame, jo futboll. Nje filize te vogel, ti mund ti japesh drejtiminqe do, por jo nje peme te shtrembur.
Me kroacine, ne shkoder, u fut me tre sulmues, gjate nderprerjeve kalonte ne pese sulmuesa. Dmth 0:6 rezultati. Lojtare klasi, te injoruar. Me bankine te pasur, nuk reagon me zevendesime deri ne 5 min e fundit.
Me e rendesishmja, lojtaret detyrohen ne te gjitha ndeshjet te improvizojne e te sillen neper fusha pa asnje percaktim taktik as strategji loje.
Pjer, me kujtove nje fenomen atebote. “Rregullimi i ndonje femne” nuk ishte pune e lehte si sot. Gjithashtu dashuriçkat nuk para fillonin heret, vetem ca gariba qe ju dilte leshi dhe puçrrat para te tjereve - zakonisht ishin edhe ngelsa ne klase, dmth ishin seksualisht gjithnje me para se shoket e klases - ishin te privilegjuar per te pas dashnore. Ishin pikerisht keta qe luanin rolin e maestros se mesimdhenjes se seksit duke treguar historite e tyre dhe lloj lloj histori te tjera te degjuara (plus pozicione pallimi), sigurisht shumica te shpikura ose te ricikluara mbasi degjuar prej kolegeve. Zakonisht keta njihej qe kishin nje dashnore ne moshe me te vogel, e kur binte fjala se perse me e vogel, ata pergjigjeshin standard:
-E kom rrit vete! (ose “E ka rrit vete!” kur flitej per ta ne mungese)
Po ku te shkon menia shejtan 
Mu nuk me shkon mendja, un kam kuptuar ku ju rri mendja gjithmone njerzve: ju rri menja gjithmone tek pallimi. Mekanizmi i pallimit eshte universal, dmth ne thelb nuk ka fare ndryshim nje garib kurvjar i parakoheshem i shkolles 8-vjeçare nga nje trajner futbolli, ose psh nga nje regjizor filmi, ose nga nje industrialist etj. Te gjithe keta pallojne ne sume vartesit ose puntoret e tyre sipas parimit te prostitucionit: kurva duhet te jete e re ne moshe, e qe te japi rendimet maksimal pallimi duhet “rrit vete”.
(Qe kapitalisti pallon ose shfrytzon puntoret si mashkulli femren - ja ka hipur siper -, ideja eshte e Marksit. Ti qe merresh me makroekonomi duhet ta dish)
Por jo te gjithe njerzit jane njelloj, pergjithesimi ne kete rast eshte i gabuar.
Mendja e njerzve nuk eshte njesoj, por subkonshi i njerzve eshte njesoj i permbytur me fare kari dhe leng pidhi (dy produkte te lashte te fisit te lashte pellazg te PidhKarianeve, me teper informacion e ke tek vjersha e o çimo!)
i modho, ne letersi, ne komente, ne filma, teater, intervista, tv, shkolla, nuk lejohet te thuhen shqeto emertimet e organeve gjinitale apo dhe akti.
thuhet/shprehet tekstualisht ; Penisi, Vagina, Seksi, etj.
ata qe e kane vendosur kete rregull (rregull qe e ndjekin shume shtete), besoj se nuk kane qene budallenj.
budallenj nuk jane, por jane kara hipokrite!
Me nje fjale, ti i quan hipokrite ata qe duan te mesojne brezin e ri te flasin me kulture.
Nese eshte keshtu si thua ti, i bie qe te mos respektojme gjysmen e shoqerise, e cila eshte femra, nena, motra, shoqja, bija jone, te cilat nuk e honepsin nje ghuhe te tille. Mos valle dhe ato jane hipokrite.
Po ne meshkujt, qe per respekt te femres (nenes, motres, bijes, shoqes) tende, nuk shprehemi ne ate gjuhe, mos valle jemi hipokrite. Dhe mos harro, se meshkuj te tille jane shumica, qe ne nje ambient ku eshte e pranishme edhe femra (nena, motra, bija, shoqja) e dikujt, nuk perdorin ate gjuhe.
Valle te gjithe keta, jane hipokrite ? !!! .
Do te lutem shume i dashur, mos i ndyj temat me fjale qe nuk lejohen. Ti je njeri i kultures dhe qendro te lutem brenda kultures. Duke qendruar (apo perpjekur) te qendrojme brenda kultures, brenda mases se lejuar, do t’mundim te shtojme lexuesit dhe komentatoret.
Mirëmëngjes, Naim!
Ç’u mbushëm me trishtim
Prej vere të vjetër jesir të qilarëve,
Kur dëgjuam se rridhnim
Nga fisi i lashtë autokton i Karëve.…
Fallusët e shpërvjelë para ministrive
Nuk flenë kurrë,
Si buste tullacë,
Kryejashtë.
Stamina, Viagra,
Krenari e fisit të Karëve prej betoni.…
Ushkurët s’u evoluan në qostekë:
“Ç’më rri si loqe shegerti, ik edhe ti në Gjermani …”
Akoma vjedh argjilë dhe brekë?
------------------------------------------------------------
e shef i dashur Pjer qe edhe ti je nje ■■■ hipokrit prej betoni qe shperndan shishe vere si loqe shegerti?
Shoku Qimo ka kerryer ide heretike alla Tos Lubonja.Ja dhe nje influence pozitive e PPU .ndryshojme boten ,one person at a time .
Gjemb,mos ma prek titullin!
Une, I Modho, ia thash ne shumes , per respekt, pasi Emigranti ka qene nje nga letraret me te mire te Peshkut, e ndoshta me i miri ne Shqiperi. Sa per shperndarjen e vererave, dy veta qe kane ardhur tek une, Beluli dhe Leonardi, iu kam dhene vere te vjeter, nderkoh qe Graves ia kam çuar ne Shqiperi, pasi e meritonte, gjithmon me ka qerasur sa here e takoja.
Tani ku eshte hipokrizia ketu, edhe ti po te vije ketu ne Antwerpen, do te jepja 1-2 shishe vere te vjetra.
Emigranti i meriton shishet si poet i modh, por ti mos i ngatrro gjerat. Diskutimi midis nesh ishte se nuk duhen perdor fjalet ■■■ ■■■■ ne publik, letersi, etj, dhe per kete mua me kritikon, ndersa emigrantit ja lejon perdorimin, i jep edhe vere te vjeter kariane.
Dikur Emigrantin (çimin) une e kam kritikuar per fjalet e palejueshme te shkruante, ndersa kete poezine ketu (te them te drejten) e lexova vertikalisht, dhe vertet hasa ne nje fjale te palejueshme, por ishte nen kontekstin e nje zbulimi qe nje historian ose pseudohistorian kish gjetur se iliret rrjedhin nga K… apo ky fis ishte i vjeteri i trungut ilir, diçka e tille. Kete histori e kisha lexuar diku ketu ne internet, dhe nuk mendoj se eshte ashtu si thua ti, veç Emigranti e sjell -ndoshta- per ironi, qe shif; Ne rrjedhim nga fisi i K;;;;; 
mos u bej kara-bush ilir i lashte me sqarime dhe justifikime te kota, çeshtja qe shtrove ti eshte se nuk duhen perdor fjalet shqeto. Kaq, flitet formalisht si rregull qe sipas teje e kane shume shtete kariane te zhvilluara, mos perdridh bishtin!
Sipas kompanisë së njohur botërore “Bet 365”, fitorja e Italisë kuotohet 1.60, barazimi 4.00, ndërsa fitorja e Shqipërisë 6.50
Formacioni Shqiperi Itali sipas Mediave Italiane
Ne Itali ka 12 000 futbolliste Shqiptare te aktivizuar ne Ligat Italiane, Kapaciteti i Loro Boricit eshte 16 000 spektator
Hidhini ne liqen qenerit si Selam Salaria

Formacionet zyrtare, Ajeti mbetet ne stol dhe supriza eshte zevendesuesi Veseli ne qender te mbrojtjes me Mavrajn.
torturohet mileti kot! nuk e kam kuptuar kurrë,pse duhet të bllokohen rrugët dhe qytetet për një ndeshje futbolli! na hëngri kjo njëanshmëria,ose anarki,ose diktaturë!
Eshte shenje patriotizmi. Ti sikur je per patriotizem te madh apo jo?
2 sh - 1 sh. qe domethene pjesa pare 1 me 0 per ne , pjesa dyte 1 me 2 per Pepinot, koeficenti 25 qe dmth 100 euro per 2500 , se thoni masnej pse nuk na the , se e thoni ju 
Kane dale keta fituesit e evropianit dhe boterorit, Arjan Starova me Hafizin te thote ca gabime po ben Panuci, apo akoma?
Inshallah nuk ha spanja gola nashi
Gol Spanja ne Israel
Sikur po luajne me njefare koncepti sonte tanet
Ndeshje pa tension. Panuci nuk mbijeton se kjo skuader nuk arrin rezultat.
Italia me e dobet qe kam pare.
Panuci ka me e cu perpara kete kombetare .
Ta gezojm Medaljen e Bronzit
po nuk cohet Kombetarja para me Veselin… nuk e di sa ndeshje duhen akoma qe te bindet Panuci se Vesli harron pozicionin e vet, dhe me e keqa eshte gafaxhi.
as me Lilen nuk cohet Kombetarja para, aq me pak nuk kerkohet goli me te. goli kerkohet me lojtare si Latifi.
ndersa ate nderrimin ne minuten e 90-te qe hoqi Roshin, se kuptova… ca ,ishte nderrim taktik , donte te vononte lojen Panuci kshu ? -atij djalit, Ahmedit duhej ti jepte minimalisht 10 a 15 minuta kohe loje, perndryshe ta futesh per 2 minuta loje eshte tallje.
Eshte akoma ne faze testimi , pastaj ndeshja e sotme nuk pati noj rendesi.
Masnej , e pe ti qe ne stadium qe ai mortja.
rendesi klasifikimi nuk kishte ndeshja… por po te dilnim qofte edhe barazim, kishte rendesi, rrit moralin e vet-besimin te lojtaret dhe eshte ceshtje prestigji , rrit statusin e Kombetares kur i merr pike nje ekipi te madh.
jo nuk e pashe… kish veshe prape xhupin e juves ?.
Dakord , por te mendosh qe eshte ndeshja e fundit dhe nuk ndikon ne te ardhmen besoj qe nuk ndikon edhe ne besimin e lojtareve .
E ka fut qe te mos kete mundesi te shkoje me kombetarw tjetwr ne te ardhmen.
Nuk shof kujdes te madh ne mbrojtje te kjo kimbwtare, sic fjala vjen kish ne ate te de biasit.
Jemi skuader me limite dhe de biasi e impononte lojen ne ate menyre qw te mos qarkyllonim top por te mos hanim edhe gol.
Kjo kombetare eshte shume e hapur, ne kete menyre ha gol gjithnje. Duhet te rikthehemi te moduli i de biasit nese duam rezultat, ti shtrijme kembet sa kemi mbulesen.
po mire dakord. prape, meqe vendosi per ta futur, te luante 10 minuta te pakten, jo 2.
Loja ndryshoi sapo doli Basha (dukshem i ra pak niveli ne pjesen e dyte se ka njefare moshe). Grezda zbulim!!
Veseli sot Belulo nuk luajti keq fare, edhe pse dy here ua dha topin axurreve 
Shume keq per kapiten Agollin qe ne ndeshjen e fundit me kombetaren beri gafe.
po dy here ua dha topin ne pjesen e dyte, edhe ua dha ne momente kritike… nja dy here doli huq pjesen e pare, dhe sulmuesi italjan doli papritur perballe me Berishen saqe edhe vet u tremb, nuk e priste.
prandaj nuk beri gol ai… po ca do me ti ? te bej mbrojtesi i fundit 3 a 4 gabime te tilla ne loje, eshte katastrofe .
Une per Veselin, Lilen (dhe me pare per Bulkun) jam dorezuar. Dukshem kane network te mire
Mo positif shoke mo positif.
Duke llogarit qe ishte Tersi ne stadjum, dolen faqebardhe 
Te shofim shortin e evropjanit tashi i here
Pastaj te ndezim Lavatriçen.
Po ta shohim nga ana pozitive kete dmth, jemi njesoj me Hollanden dhe Argjentinen.
ku është atdhetarizmi këtu?? përkundrazi,duketb sikur u thuhet mos hajdeni se e mbushim edhe me ata që janë tifoz me italinë:zipper_mouth_face: po ti gjëmb për çfarë je,për të madh apo për të vogël??
Ai Grezda shpresoj te gjeje nje manaxher te zotin;pasi ishte lojtar qe premton nje karier te sukseshme. Me fizik te forte,hap,teknikisht shume mire,konfidence me topin,gjuajtje. Po ti prihet edhe pak fat,kam besim se eshte ne gjendje te luaje futboll ne nivele te larta.
Grezda ka manaxher te zotin , Adrian Aliaj. ky i gjeti ekip ne Kroaci kur Grezda ishte akoma njomzak e i panjohur.
mirepo per ta cuar ne ekip me te mire dhe kampionat me te forte, p,sh ne Itali, duhej qe Grezda ne fillim te grumbullohej ne Kombetare, te aktivizohej e te bente ndeshje si ajo dje qe te shikohen kualitetet e tij nga menaxheret e Evropit… besoj ne dhjetor-janar Grezda do shkoj ne Itali.
Kur luajme me ekipe si Italia, lojtaret e kombetareve si puna jone i trajtojne keto ndeshje si VITRINE per te reklamuar aftesite e tyre personale e jo kolektive. Lojtaret me ne krye Sadikun, Grezdene e Hysajn u treguan shume egoiste ne konkludime individuale per te rene ne sy te manaxhereve te ekipeve italiane.
Moggi i Partizanit i bente reklame mbreme ne Mediat italiane portierit Alban dhe nje sulmuesi te ri Bardi…Bardi…
Alban merr 3000 euro ne muaj deklaronte Moggi, dhe nuk e kuptoj pse ekipet e Series A nuk e rrembejne sepse mund te luaje me cdo ekip… Moggi i dha kto deklarate kur ndeshja ishte 0-0 dhe kur mbaroji pjesa e pare gazetaret e ngacmonin Moggin e i thoshin…merr Albanin , dependentin tend e thuj te na leje nje gol per italine…ofroji ndonje lek i thoshin…Luan …Berisha ne porte, luan Berisha kelthiste Moggi… Nejse reklame beri per dy futbolliste te Parizanit.
Kuq e Zinjte 19 vjecar te Bogdanit mbyllin me turp eleminatoret e Evropianit duke humbur me Norvegjine ne Selman Stermasi 1-7. Lajm i keq per Panucin.
ME BEHET SHUME QEJFI sepse nuk konkuroj me Shqipet e Kosoves dhe as nuk krahasohem sepse nuk jam INFERIOR
My two cents : Une s’e pash ndeshjen, vetem kroniken. Vazhdojme te vujm nga semundja shekullore e Lym Alles : " Na bijne breket pjesen e dyte ". Rasti me flagrant ke goli. Nuk e di kush ishte ai mbrojtesi i djathte qe lejoji krosimin, por u duk ashiqare qe s’kishte mo fuqi as me u shtri kot sa per sy e faqe fakiri, aq sa e la italionin : Vazhdo mer vlla, krosoje, vetem ishalla mos e boj gol direkt. Diku lexova qe i ka ra ne sy edhe Panucit dhe ka teorine e sakte qe lojtaret tane lujn ne kampionate inferiore te Europes ku niveli i stervitjes eshte medioker. Kjo rregullohet me pune , me perpjekje …
Bardi duhet te jete Bardhi,po ndoshta ashtu e ka shqiptu Moxhi. Edhe partizani vete e man ne stol. Starova i ka pas dhene me shume hapsire. Edhe mu me pelqen ai,po duhet te jete naj kastravec nga karakteri, pa disipline sportive, qe nuk e fiton venin e titullarit. Tipa te tille nuk behen,eshte e kote.
Lojtare si Hysaj nuk kane nevoje per vitrina, sepse luan me kryesuesit e serise a dhe e ka cmimin e prishjes se kontrates 54M Evro. Gabimi i Hysajt per mua eshte se ndonjehere kujton se luan me Napolin, dmth nuk e largon topin si mbrojtes qe eshte por perpiqet te organizoje nga krahu i djathe i mbrojtjes. Dje e beri kete disa here dhe rregullisht e humbi topin.
Grezda po, por nga burimet e mia ne Kroaci Grezda ka disa kohe qe luan mire atje. Ekipi i Grezdes rrahu PSV kete vit ne Europe dhe po nga burimet e mia kete vere refuzoi Austrine e Vjenes sepse vitin tjeter do nje ekip me cilesor.
@B-O-H-I-C-A ishte Hysaj lojtari qe lejoi krosin, por gabimi i bie Agollit sepse krosi dhe te kalon.
@Kthupi Sulstarova e mbeshteti publikisht sot Panucin 
Hysaj ka nevoje per vitrine patjeter qe te mbaje vendin tek Napoli dhe mundesisht te shitet ne Angli e te haje nja 2 vjet super pagese.
Hysaj nuk eshte shume me talent se Mavraj, Memushaj apo Ajeti…thjesht me me fat dhe tek Napoli kontraten ja zgjaten nga fundi pra nuk eshte incendibile. Ta tha Moggi ne TV qe Alban portieri i Partizanit qe merr 3000 euro ne muaj MBAS TAKSAVE…dhe tallen bothen nja 3 minuta ne air me te , mund te punesohet me cdo ekip ne Serie A, pra Hysaj eshte me fat kurse Alban jo.
Futbollistet rreshkasin nga shkallet e fames 10 here me shpejt se punonjeset e seksit ne trotuar…pastaj behesh trainer i under 19 si Bogdani dhe ha 7 gola nga norvegjia ne Selman Stermasi.
Jo pra je gabim. Nuk thashe qe Hysaj eshte ndonje lojtar kush e di (mire ne mbrojtje-zero ne sulm), thashe qe Hysajn e njeh gjithe bota, luan ne Champions ka 3-4 vite titullar absolut ne serine A me dy ekipe dhe nuk ka nevoje per kombetaren sic kane disa me te rinj. Kurse Alban Hoxhen e kam pare dhe live, nuk eshte aq i forte sac e bejne. Moxhi ate detyre ka, te shese (lojtare, ndeshje etj).
Cdo tranjer e fillon me moshat dhe ne varesi te fatit merr ekipe te para. Aq eshte fuqia e kampionatit shqiptar te moshave, pa perfshire ndonje nderhyrje nga lart per lojtaret e perzgjedhur. Per mua Bogdani do behet tranjer cilesor.
Messi do luaje ne Ecuador mbas pak, ne 2080 metra lartesi, ne Quito, fatet e Argjentines per Boteror, por Argjentina ne 57 vjet ka fituar vetem 1 here ne 2001 ne Ekuador …dhe i vendos…1-3
Unreal

Mesi in persona e paska fitu neshjen. Rras tre petlla. Gjunah Kili,e paska vra Brazili.
2 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - tetor 2017
Ajo qe me boni pershtypje Pjeter edhe tek ndeshja Portugali Zvicer si edhe Brazil Kili, ekipe me yje si Neimar dhe C. Ronaldo kombinojne deri tek vija fatale me njoni tjetrin e bejne Gol, pa egoizem e me shpirt Skuadre.
Lojtaret tane te Panucit, po shkuan 27-35 metra afer porte ja rrasin direkt si me qene Roberto Carlos e loja ne skuader aty pushon. Nuk kemi gjo ne vije me nje Ekip qe sheh i cik porten pushon se luari bashke dhe nuk realizon GOL SKUADRE. Panuci festonte nje dite mbas Italise duke harruar se Maqedonia morri barazim ne Italy dhe mburrej me goditjet ne Porte kur pikerisht per kto goditje te papergjegjshme e dembele duhet me u bo Merak.
@zeqo …lene Kilin lene uesej…lene Hollanden…cer te boj Pjetri shkrete ma pare. @fikret Nuk Ka uesej ne Russia Fiqo… no uesej kur te rref mrena Trinidad Tobago 1-2…TURP…e po cpret Trumpi veq tersllik po i sjell Great Americas…2 here TURP
Amerikaneve mire t’ju behet se hoqen Klinsmanin kot fare dhe vune kete koqen Bruce Arena. Klinsman kishte rekordin me te mire nga gjithe trajneret e SHBA per aq kohe sa ishte ne krye, i nxorri nga grupi i vdekjes dhe i coi ne 16-ce te Boterorit. Ca mutin tjeter duan? Aq talent ke mo vella, ca pret, te fitosh kupen e Botes? Rri ngrohu ne diell vitin tjeter.
Eshte tersi Donald Trumpi, Idioti patologjik qe cdo gjo qe prek e kthen ne makth per popullin armedashes e fetar qe e votoji
Keto jane fallco, domethene nuk eshte kupa origjinale Pjeter. Kupat origjinale jane vjedhur 2 here nga muzete dhe FIFA nuk ua jep me kupen origjinale fituesit. Jane me bronx dhe te lara me ar ose argjend ne rastin e kupes Zhyls
Rime.
Kupat qe ka taljani per vete. Keto ka Italia ,keto na solli dhe ne per t’i pa. Neve na u tha qe ishin origjinale .Ate qe kupa i dorzohet fituesit te radhes e di,po me sa di,ai qe e fiton tre here,fiton te drejten per ta mbajt. Kurse per vitet 34,38 besoj qe s’kane qene pjese e ketij rregulli dhe Italia duhet te kete ato origjinale.
Ka kohe edhe per sportista Lebo.
Tashi per tashi po nxjerrim nobelista fizicista ekonomista se ashu do elektorati.
Ça u bo me ate shokun e ngushte te Hajries, the real life grabber me? 
Ai qe fiton 3 here e mban, por nuk mban origjinalen pra, FIFA i jep nje kupe qe eshte prej bronzi, por e lare ne ar. Origjinalen qe eshte 2 kg flori e mban FIFA. Kur fitoi Brazili per here te trete mori kupe te vertete prej ari, por u vodh nga muzeu dhe mendohet qe e shkrine. Gjermania, ka replikim te origjinalit.
Kur fituan italianet ne 2006 e sollen kupen ne Boston te lagjia italiane. Mbush sheshi mizori, kam dhe nje foto. Me beri pershtypje qe sikur s’kishte shume siguri, nja 2 tipa ne fuoristrade e sollen dhe aty e mora vesh qe ishte replikim.
Ca u bo … do leje lesht gjyqeve me demshperblime per pjeshkat qe po e sulmojne si Amazona nga te kater anet.
Si tha Tillersoni per Trupin …eshte MORON…fare…po zihen kush e ka IQ…me te ulet Presidenti apo Sekretari i Shtetit…shume keq Fiqo, kur ta thashe nuk me besove.
Koeficentin e IQ per Moron e kishte me gjitheperfshires My President apo My Secretary of State ?
Nuk kuptoj nga koeficientet.
MENSA kishte ofruar te administronte IQ testet e te dyve, po s’ka marre pergjigje pas per oferten.
Keta te UEFA kastile e kane bere qe vune ne nje vazo Shqiperi, Serbi dhe Greqi per Ligen e Kombeve? Mire ne nje lige se ate nivel kemi, po edhe ne nje vazo? Prandaj u kthye Xhaka ne Kombetare 
Italia nuk u kualifikua, por po perflitet qe edhe Spanja mund te skualifikohet nga ai muhabeti i korrupsionit te Villarit. Kush e perfaqeson grupin G po iken keto te dyja?i



