Zyrtarizohet partia më e re: "Sfida për Shqipërinë"
54 postime2884 shikime20 tetor 2016 në 12:04 e pasdites
Whitesnake@Whitesnake
Pas regjistrimit nga Gjykata e Tiranës me mbi 3000 firmëtarë zyrtarizohet partia “Sfida për Shqipërinë”. Ky grupim do të sfidojë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme partitë kryesore politike duke përcaktuar që në statut mos-përfshirjen në asnjë koalicion ku ata bëjnë pjesë.
varet se ke do perfshijne ne parti e format e shpalosjes se ideve (se idete/qellimet po i marrim te mireqena qe jane te mira). mos harro se gjergj bojaxhiu mori 16000 vota ne tirane jo se gjergj bojaxhiu pati ndonje plan ku e di cfare, por ishin vota qe tregonin pakenaqesi ndaj “binomit” pd-ps-lsi
Lom Bylyri@Donald_theClown
Iu lejohet me e fillu vjedhjen per i here ketyne apo duhet me prit icik ?
Gjergj Bojaxhiu i mori aq vota ne zgjedhje lokale, jo ne ato parlamentare. Eshte ndryshim shume i madh. Keta 3000 qe kane firmosur, nuk banojne te gjithe ne te njejtin vend, pra u duhet te votojne ne te pakten dhjetera qendra votimi te ndryshme, nese jane te tere ne Tirane, ose ne qindra te ndryshme nese vijne nga qytete e rrethe te tjera. Te vendosesh nje nen te tille ne statut, do te thote qe i ke hyre politikes per interesin tend dhe jo ate te vendit.
mire nuk po diskutoj formatin e zgjedhjeve, po te them qe ka plot qe nuk votojne per partite e medha, aka elektorati gri. mbase nga hera e fundit numri i te pakenaqurve mund te jete rritur dhe mbase rritet numri i votuesve per dike tjeter, dhe me pak fat kjo parti mund te marre dhe ndonje deputet. kurse ate fjaline e fundit nuk di nga e nxorre, me siguri je nxituar.
Nuk jam nxituar aspak. Shkrova ate qe shkrova sepse mu desh te zgjidhja mes dy mundesive: budallallekut ose interesit vetjak te kesaj force te re. Zgjodha te dyten, por mund te jete dhe e para.
Amostk@Shkaba
Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.
STALKER@STALKER
Blendi eshte nje nder firmetaret ? (meqe eshte në foto)
del-ta@del-ta
nga ç’pashë më lart kësaj partie e mungon boshti ideologjik. me sa duket do të jetë brënda frymës së ‘‘integrimit’’ por me figura te reja dhe ndoshta të konsumuara. gjithsesi suksese ne rrugen e tyre,por nuk mund ti rrezojnë partitë e vjetra vetëm me ‘’ ne skemi vjedhur’’. shqipërisë i duhet një e djathtë kombëtariste që ti japë punë dhe dinjitet atij populli të çoroditur dhe jo një ‘‘ojq’’ tjeter
Whitesnake@Whitesnake
Partia e Blushit , partia e Gjergj Bojaxhi (Sfida per Shqiperine ) .dhe votat e emigranteve …do n`a e embelsojne aq shume fushaten elektorale …saqe duhet me prenotu biletat sa me shpejt qe te zbresim te “” kinezi “” me fluturak veren tjeter mbas zgjerdhjeve…
Gjembi@gjembi
Alba2265@Alba2265
Per partite pulitike ne jemi equivalent i Silicon Valley per startups e technologies se larte .vetem se keto te fundit krijojne pune e pasuri partite tona vetem hajdute e mjerim.
Ophiuchus@Ophiuchus
Po fotografia e anijes “Vlora” ne ballinen e FB, cfare nenkupton? Qe ishin 23000 por 20000 kane ikur ne Itali?
“Te prishim ekuilibrat sado qe nuk kemi fonde” thote Blendi… atehere si do i prishkan? Per cfare ekuilibrash behet fjale? Si mund te nderhyjne ne nje sistem te cilin me statutin e tyre e perjashtojne? Jane pyetje retorike e, se mos merr ndonjeri mundimin e me pergjigjet.
Ceco@Cecua
‘’ ne skemi vjedhur’'
Kush tha? Ka vjedh bojaxhiu sa i ka iq nonen.
Parti me hasimen e neim chilin. A sad state of affairs, tha.
Whitesnake@Whitesnake
Eshte heret te flasim per platfirmat e ketyre partive…
Tani, se sa do arrijne keta eshte pike tjeter dhe e kemi diskutuar edhe njehere. Nuk ka parti qe futet ne zgjedhje per te mos i fituar, dhe nuk ka parti qe futet ne politike per te mos bere koalicione - keto dy pika tregojne se sa jane pritshmerite reale per kete parti.
Pune tjeter pastaj qe shumica e figurave “publike” ne kete parti e kane ne “terezi” me biznese private (qe pjeserisht i ka ndihmuar politika e “vjeter” t’i vene e shtojne) dhe nuk e cajne koken per pushtet por thjesht 'çík influence sa t’ju hece mbare.
Kaq per kete parti megjithese shpresoj te jene te gjitha paragjykime dhe te sjelle pak me freski ne pellageçen e qelbur te pulitikes allvanose.
Nje pietje: Peshku do nderroje uje tani qe nje bashkethemelues do kaloje me opoziten e perjetshme?
Jam kurioz si do ta quaje Beni partine (PQEV ndoshta sipas: Partia qe Ecen Vete) dhe cfare statuti do kete. Jo se s’mund ta kete te njejte me PS-ne se pastaj pse u nda, po dhe me PD-ne se eshte e djathte dhe Blushi - sic dihet tashme - eshte ai qe mbron vetem te vorfenit.
Lizander Saraci@Lizander
Une i uroj sinqerisht fat e sukses kesaj partie. Po te mos beje gabimet qe beri FRD, dhe te mos kerkoje nje shtrirje masive por te fokusohet ne qendrat e medha urbane (nenkupto qarqet me kete kod zgjedhor), ka shpresa te arrije perfaqesimin ne Parlament.
Gabimin e pare e kane bere tashme sepse humben nje vit shume te vlefshem. Por nese nuk bejne ate tjetrin prape ne kohe jane.
E bukura e shoqerise tone qelibaristike, eshte se turren “qelibarsat” me akuza per Bojaxhiun, Hasimen etj. njesoj si per Topin e Oketen, para 4 vitesh. Keta, pa dyshim, nuk jane asnjeri perfekt, po te shash keta dhe te votosh per Doshin, Fufin, Rroshin, Noken etj. eshte shume e trishte.
@bsalaj Blendo pergezime per nismen dhe per angazhimin. Shpresoj te mos jete per ju enderr e nje nate vere por te vazhdoj me gjate. Suksese ne zgjedhjet e ardhshme.
Shiko qe ta kuptosh nje here e mire. Eshte me mire te investohesh dhe japesh nga koha jote per parti qe kane shume pak shance suksesi, se sa te jesh nje vegel shpifese nen urdhrat e Fendri Gunges.
Nejse se ti nuk i kupton dot keto gjera. Jane ceshtje integriteti moral.
Problemi im me keto partite e reja, gjasme antisistem eshte se ne thelb ofrojne fytyra e njerez te rinj e trendi por nuk ofrojne aspak ide apo alternativa te reja, veq opsionit “zogu ma i mire prej krejtve”, dhe gjithcka nis nga fillimi
Yurta@ayay
Me pelqen kjo levizje. Personalisht do ta mbeshtes deri sa do kete pjesemarres si Blendi ne keto levizje e shpresoj qe ai te kete kohe per tu marre me te. Te gjitha partite qe perfaqesohen ne parlament sot kane bere kompromis ne mos drejtperdrejt me krimin, me bizneset kundra qytetareve, me apatine e nuk perpiqen me per drejtesi. Kjo duket shume qarte ne qytetet e medha si Tirana e Durresi. Kjo duhet te ishte zgjidhja me e logjikshme per kedo qe eshte i pakenaqur nga perfaqesimi i sotem e nuk eshte i lidhur me sistemin e ngritur nga bandat PS/PD/LSI.
Turondon@Tirondon
Well done -uji qe rri qelbet-cdo levizje e re eshte per tu pershendetur! Problemi kryesor ne Shqiperi eshte sistemi I drejtise thembra e Akilit se si do te realizohet kjo mbetet per tu pare …ne Programin e kesaj levizje …
Eshte heret akoma te thuhet do ti dridhen loqet se harrova leqet e kombeve do te ishte ideale . E di ate historine me dhendrin e ri qe e mburnin motrat , dhe pergjigjen qe u dha nusja ?
me keq eshte nga nismetaret:stuck_out_tongue_winking_eye:
gjynaf qe del ne krah te bojaxhiut, i cili me jep ndjesine e nje supermashtruesi
martin@martin
Urime per sfiden. Si fillim mire duket, te shohim me tutje si do organizohen.
46and2@46and2
Suksese!!!
Per ate nder, ju lutemi vereni doren ne zemer per ate popull se jane njerezit me te mire ne bote dhe kane vendin me te bukur!!!
Gjithsesi do ju ndjekim me aq sa kemi mundesi dhe neqoftese bindemi se nuk jeni mashe e nje krahu atehere do ju perkrahim me c’te mundemi dhe me kenaqesine me te madhe.
Nuk me duket se e ka mohu naihere i zoti punes kete ne fakt. Sa pergjegjes eshte realisht, sa pergjegjes e perceptojne njerzit qe nuk e njohin se si funksionon KLD, dhe sa pergjegjesi eshte i gatshem te marri persiper ai, keto jane 3 gjera qe eshte e veshtire t’i barazosh.
Ama ka dy fakte qe jane te pamohushme. Ka qene i pari qe ka kerku me insistim reformimin e sistemit te drejtesise (jo ne formen qe po kerkojne ta bejne po pak rendesi ka) dhe qe ne dy gjykatat kryesore i eshte dash te propozoje zgjedhje te dyta apo te treta sepse Berisha ndryshoi totalisht rregullat e lojes kur Topi nuk e mbrojti per Gerdecin, dhe i kthente cdo kandidature per ne GJ.K dhe GJ.L.
Sidoqofte une jam plotesisht dakort qe kujtdo qe kerkon voten e qytetareve t’i behet bilanci kontribut/gjynafe. Por nuk me duket se ka vend qe te hidhen nje mal me akuza per Blushin apo Bojaxhiun (ndaj te cileve kam rezerva edhe vete), nga ushtaret e atij qe erdhi ne pushtet me paret e lloj lloj te fortesh. Nje njeri qe arrin te shpifi ndaj nje kengetarje, vetem se kjo del ne mbrojtje te nje pasurie natyrore si Valbona, une jam gati t’i heq te drejten e votes, jo me te drejten e debatit publik.
Edhe te dalesh te thuash qe keto partite e reja nuk ofrokan asnje ide te re, kur nuk i ke degjuar kurre te shprehen sepse nuk u jep kush akses mediatik ose nuk kane patur kohe te shprehen, kjo eshte ose idiotesi dhe opinion per fshirje …, ose maskarallik i kamufluar per te mbjell idene se alternativa nuk ka. Frika me e madhe e Rames per zgjedhjet e ardhshme, nuk eshte PD (qe eshte katandis ku therret qameti) apo LSI (te ciles ia ka bere upgrade sistemin e blerjes se votes), por alternativat qytetare. E provoi kete me Bojaxhiun ne zgjedhjet lokale, kur kujtoi se do merrte vetem vota nga PD. Kurrsesi nuk do qe t’i perseritet prape. Prandaj ka vendosur nje bllokim mediatik te frikshem ndaj cdo alternative te ketij lloji. Jo se keto do i marrin pushtetin, por sepse edhe rrjedhja me e vogel e votes i rrezikon realizimin e endrres se tij te kahershme, qeverisjes i vetem dhe i rrethuar nga bythelepirsat e tij. Po beri 71 votat “rigroposja” vitin qe vjen, ketu te jesh i bindur qe behet me keq se ne Turqine e Erdoganit apo Rusine e Putinit.
Tashi, jo se me jep me shume te drejte te flas, por i dhashe voten Bojaxhiut dhe iku e firoi tjetri me muaj neper alpe e vec i ruhej ndonje skandali (hashtag, nje media e sulmoi keqazi).
Ide te reja? Asgje konkrete pra. Ne fakt nuk shoh tv dhe nuk di c’behet ne kete skene, por pash nje video ne youtube si bicim propozime per arsimin. Skandaloz! Po pse administrimi i provimit te matures eshte problemi me arsimin, edhe notat ne Kukes? E kishin marre mota-mo nga nje artikull i dobet tek Exit.al.
Dyshoj se kane dhe duan te mbledhin njerez qe kane dy pare mend. Ti p.sh. qe ke mbaruar shkollen e mesme ne France, si student ekselent, perse nuk i bashkangjitesh?
Amostk@Shkaba
Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.
ore vlonjat, me fërtet e ke tinë ore ? cilin uron ore , po blushka ështe ćoben pa asnje vesh deje, o tu mbylltë e mëndjes ! Ky dodolec vdes per i fije krytar koqja mo !
Me qethesi dhe dafshuri Lefteri. Kam uru Blendin, shokun tone te armeve te lehta. Ish -emigrantin apo ish studentin ne usa qe u kthye per te kontribuar ne memethimbje. Kurse ate te tjetrin qi ecen vete nuk kam as sympathy as anthypathy.
Bulkth,
Jam plotesisht dakort me ty dhe po ta shofesh ia kam permend qe te postimi i pare gabimin qe bene duke humb nje vit kot.
Ti, une dhe ata 16000 veta qe ia dhane voten Bojaxhiut, e beme sepse disa ide te sakta i shprehu per menyren si duhet qeverisur Tirana. Mgjs isha 200% i sigurte qe nuk fitonte, nuk me vjen keq qe ia dhashe voten se jam 150% i bindur qe po te ishte ai kryetar bashkie, disa nga katrahurat e Lali Erit (qe ne fakt jane te atij qe e urdheron), nuk do ishin bere (qendra me kryesorja po edhe te tjera). Nuk besoj se do kishim nje shperdorim masiv te fondeve per fasada (shif c’bene me Liceun qe u ly dy here se nuk i pelqeu Atij heren e pare). Njerzit shofin ca fasada qe duken me bukur por harrojne qe ato nuk zgjidhin asnje hall madhor, nderkohe qe borxhi po rritet frikshem dhe duan ta rrisin me 400-450 milione euro para zgjedhjeve.
Persa i perket ideve per nje qeverisje ne nivel vendi, besoj se duhet te presim pak se per momentin thjesht kane deklaru qe jane kriju si parti. Nga ana tjeter mos prit qe info per idete e tyre te te vije e “gatshme”. Do duhet ta kerkosh se hapesira mediatike eshte e zene me batutat e Rames me fshataret apo gjimnazistet qe i bejne “provokacija”.
Me qe kishe dhene nje vlersim per mua, me lejo te bej nje saktesim. Une nuk kam qene aspak nxenes i ekselences. Keto “tituj” ia kam lene Arjoles me shoke. Dhe preferoj te “gjykohem” per ato qe kam arrit fale punes time se sa per ate talentin per matematike qe nuk i hy ne xhep njeriu.
Sa per angazhimin tim ne kete partine e re (nuk me ka ftu njeri sa per sqarim), po te pergjigjem me batute. Une nuk po nderroj Partizonin qe e kom njolle ne biografi, ti thu te nderroj FRD-ne.
Sidoqofte personalisht uroj nje bashkepunim midis te gjithe partive apo levizjeve politike qe jane kunder “trekendeshi te Bermudave” PD-PS-LSI.
Lefteri@Lefteri
Shqipëria shpton pe ktyre hjenave e sidomos pe ilir hajditit vec nje basheqeverisje PS-PD per kater vjet sa te ftilloj reformat. Like ne burg dhe bashkesia e hajduteve qê thuret LSI, shkermoqet .Deklarata eike hajdutit , se o kryeminister o kryetari partise me te madhe opozitare. … Kete frike refen ! Por qe te arifet kjo uhet te theje qafen damllamadhi Berishê … !