Zjarr në det, akull në ekran…

30 postime 2659 shikime 21 tetor 2016 në 05:30 e pasdites
InkuizitoriMoth

Duke qene se banoret e saj i urrejne gazetaret,

He me te lumte Stalker, na e paske gjet vendin ku duhet jetuar.
Tani valixhet per Lampeduza, sa te na jipet rasti.

STALKER

Pa shume lidhje, por jo edhe pa fare lidhje me filmin: https://vimeo.com/92225972

Albano-id

eshte e habitshme cilesia e dobet, tashme prej vitesh, e filmave pjesemarres ne nje festival te njohur si ai i Berlinit.

para tre vitesh ne kete festival ne mos gaboj mori nje cmim edhe > falja e gjakut, tematike shqiptare

STALKER

Berlini (festivali i tij) eshte njish për “filma ekzotike për publik europian”! I eshte kthyer në markë, se s’ka mundesi ndryshe. Ulje dhe ngritje kanë të gjithe festivalet (vitet e fundit psh Venecia ka qene goxha mire; Kana ka marrë ca huqe por qe padyshim me kalimin e kohe do i kalojne, sepse i ka të kohepaskohshme etj etj). Ndersa Berlini eshte abonuar me filmat ekzotike! E kuptoj qe “ka zene karar me to” (financiarisht, kuptohet!!) por ka nje limit (OSE siç thosha me lart: semundje kalimtare kanë patur e kanë të gjithe festivalet, qofte dhe kino-ekzotizmin, por Berlinit kjo i eshte bere kronike !)
Gjynah…, shume gjynah në në fakt, sepse deri para 30 vitesh, Ariun e Arte e merrte “Veronica Voss” e Fassbinderit ose “Love Stream” e Cassavetes. Sot e marrin filma fashistoide si “Elite Squad”

korriku

pelqeu v. much termi ‘cinematographie’ vs. ‘cinema’.
interesant diskrepancia mes perceptimit pesimist te filmave (nga intervistuesi) , dhe korrigjimit nga Bresson si ‘lucidity’.
si tha, me ndihmen e kameres dhe te taperecorder, te arrish te shkruash ne ekran…!
Po ashtu, interesant shenimet e tij vetjake.
Te pesta intervistat mjaft instruktive (per stilin e tij). Ne mendje paska mbetur me shume tarkowski (mbi thjeshtesine dhe thellesine), dhe Louis Mallet mbi sesi ishte gjate xhirimeve qe Breson kerkonte c’i duhej. Nuk eshte se i dinte ne avance…
per filmin s’ka c’te them (po se mos thame gje per ate qe shkoi - Mrs. Peregrine). thx.

korriku

Doku mbi Breson solli ndermend "Il Fiore delle Mille e Una note"dhe “Il Vangelo secondo Matteo”.
mendoj qe thjeshtesia e planeve filmike dhe e tregimit eshte e perbashket mes Bresson dhe Pasolini (me ata pak 2-3 tituj te secilit qe kam pare).

(weiner-dog shifet free me Prime amazon, ai tjetri jo)

InkuizitoriMoth

Mbaje per gjithnje ne mendje qe krijuesi (edhe Krijuesi) gjate krijimit kerkon ç’i duhet, nuk e di kurre ne avance (edhe ishenshellin e dyte), dhe hiqe prej mendjes çfar thote Stalker qe i modhi i di te gjitha me pare se te krijoje (shpesh nuk di çfar ka krijuar edhe ngambrapa).

Kjo shenja me e modhe qe njeriu eshte i lire, qe liria eshte aktive, dhe qe çdo gje me vlere te jipet.

STALKER

Disa aktore i kanë patur të perbashketa, psh Anne Wiazemsky: dy rolet e para të saj, kur ishte 15 vjec: Zhan Darken dhe pastaj tek “Balthazar”, filma te Bressonit) e më pas tek Pasolini në 1968 “Teorema” (gjithe duke qene muza e më pas e shoqja e Godard)

korriku

Dhe pse nuk e sheh te vertete (cfare thashe), it’s all right me mosaprovimin.

(Eshte e mundur qe shoh ate lidhje mes te dy emrave prej disnivelit mes teje e meje. (ka bere vaki here te tjera,nje rast qe kujtoj eshte kur eshte folur per filmat rumune, “4 muaj 3 jave 2 dite” atehere e perqasa me nje dokumentar. Gje te cilen ju me albanon e debatuat fort. Sa per ilustrim ky fakt)

Pervec kesaj, dhe pershkak te kesaj, me lejo te marr kohen time ne nje bashkebisede, ose dhe te hesht fundja, nemos gjeja degradon shpejt ne hic.

Nderkohe, edhe Godard e shoh t’i meshoje thjeshtesise (shembuj: Numero deux, Une femme marie, dhe pse punet e tij duan ripare ne rastin tim). Madje ai qellimisht perdor thjeshtesine edhe per edukim (mbi kinematografine, alfabetin e saj, kemi thene). Por ndoshta kjo ka vlere per ate faze te jetes se tij.

Albano-id

po patet kuriozitet per ta pare; sworn virgin

korriku

Bittersweet 2 x America

“Wiener- Dog”, egzakt sic e ke thene!
Pelqeu goxha 1,3 dhe 4. Mbyllja e embel, duhet bere kujdes se mund te qash.
Danny de Vito, mendoj, ish nje zgjedhje qe i kish rene mu ne koke karakterit.
Pjesa e 1re, per t’u habitur, me kontraste te dhunes dhe te dashurise…
regjisor interesant, i hodha nje sy shpejt e shpejt, do ta kem parasysh me mire ne defterin tim …

'Little men" te shohim nga java sepse shume shume pune keto dite.
Po ashtu edhe Sworn Virgin, nga java, flm. Albano.
(sidoqofte perfundova pashe The passion of Jean of Arc, te Dreyer, megjithate. Nje ngaterrese me Zhan d’Arc te Bresson)

STALKER

Une kam qejf kapitullin e dyte, sepse dhe më njerezori: falë qenit, i rane puplat atij cunit tangerlliks dhe keshtu ra në dashuri (plani i fundit filmik janë dy duart e tyre të shtrenguara) me ish-shoqen e klases (me të cilen, në kontaktin e parë, u soll me shume arrogance)

STALKER

Nje nga 10 planet filmike më të hatashme të historise se kinemase !!

korriku

edhe mund te jete ashtu, por them se eshte me teper prej Gretes, qe e ke fort per zemer. :blush:
Dhe me te drejte se ajo e meriton. Me vjen mire kesaj here e shoh ne nje bashkepunim jashte Baumbach, dhe jo ne role madhore brenda filmave sic po i radhiste se fundmi. Eshte mire ky ndryshim (ne dukje nje kthim prapa).

korriku

si shpjegohet qe filma si ky, menjane gjenia e mjeshterise, jane aq qetesues, si nje terapi?! pa me te voglin egzagjerim

STALKER

Shpjegohet me ate qe, filmat e mire (po i quajme keshtu), nuk i veshtrojne personazhet (qe mund te jene ata qe jane: djali tek kapitulli i dyte eshte ta kapesh me shpulla psh!) me arrogance (to look down on somebody) por me njerzillëk.
Ose ajo qe quhet ndryshe mizaskene (duam s’duam tek ajo dalim :slight_smile:)

ps: jo jo, preferenca per kapitullin e dyte nuk lidhet me Greten, por pikerisht me kete qe sapo thashe me lart.

korriku

tani qe e thua, e vrej dhe une. Une vete, po do te dish, i bera “look down” personazheve te djalit dhe familjes se tij.
sic duket prandaj e humba si kapitull, s’me pelqeu sa te tjeret.

korriku

e ka fajin sistemi i ri ppu qe konfuzon replikat, por verejtjen e kisha per filmin pa ze te Dreyer (qe i solle imazhin)
Shikimi i tij stalker ishte nje clodhje!
(Megjithe tematiken vuajtese prej se ciles edhe e paragjykoja dhe nuk e shihja, se me skena te tij edhe isha perplasur tek tuk.)

STALKER

“Zhan Dark” i Dreyer ka meriten te jete i pari film-fytyre ne historine e kinemase: fytyra-portret i Zhan Darkes kthehet ne subjekt kryesor te vete filmit: pasioni (the passion) i saj. Gjithshka eshte ne fuksion te kesaj gjeje: stilizimi i kuadrove filmike, abstraksioni i dekoreve (me qellim qe te jene fytyrat-portrete qe triumfojne vizualisht), fuqia afektive e montazhit (gershetim i planeve filmike te vitimes me ato te xhelateve te saj) etj etj.

Te gjitha keto bere ne vitin… 1924!

korriku

Nje analize e shkurter sh. e sakte kjo qe bere, stalker. Sepse te lexoj dhe ashtu eshte vertet me c’pashe filmin. Ai eshte nje film i mahnitshem, per te gjitha keto qe thua ti, pembledhur.

edhe mua me beri pershtypje analiza e shkelqyer qe i ben qendreses se Jean, gjithe duke perdorur mjetet e kinematografise, gjithe duke qene art qe te jep kenaqesi (dhe kjo e fundit, disaformeshe!).

Montazhi i planeve qe ke sjelle, jo vetem funksionon si prove, por dhe si moment i bukur estetik.

STALKER

Dreyer eshte nga te paktit regjizore qe mund ti quash kineast-kinema. Në kuptimin: nese dikush ne jeten e tij do te shihte vetem filmat e tij, kjo do ishte e mjaftueshme qe personi ne fjale te kuptonte, ndjente, perjetonte artin kinematografik. Pra si te thuash, Dreyer eshte i vetmjaftueshem ( self-sufficient ??).

Kuptohet, problemi vjen me pas (ose me sakte, perpara) : eshte i pamundur realizimi i nje ekseprience te tille (“Shih vetem filmat e Dreyer dhe kaq”) pa kaluar paraprakisht nga nje faze kinofilike (ta quajme keshtu).
Nje tjeter regjizor qe do e vija ne te njejten ‘kategori’ me te (kineast-kinema), ne mendimin tim do ishte Godard.
Por e perseris, jane shume te rralle te tillet

korriku

megjithqe e veshtire te vazhdosh ne kete pike, dhe pak ne kundershtim me ty, pyetje:
A nuk mendon se ky eshte rasti per GJITHE filmin pa ze te fillimeve te kinemase…

STALKER

Në asnje menyre JO. Shumica e filmave pa ze kane qene të keqij, sikurse shumica e atyre me ze.

InkuizitoriMoth

Sidoqofte e gjithe merita e filmit eshte e jona qe kena persekutu shtrigat femen ne shekujt, qe i rafte kanceri ne fyt ishalla! Pa ne nuk do kishte film te tille!

Po te shikosh me kujdes fytyrat me ekspresive jane tonat, fytyra e shtriges eshte thjesht patetike!

Albano-id

zjarrm ishte dhe black book i verhoeven, heroina kryesore e filmit sidomos.

STALKER

Film i mirë!! Romanesk, por i bere me imazhe të verteta!

ps: më kujtohet qe mbyllja fare-fare (shkon në Izrael ajo, nese nuk gabohem) nuk më pelqeu. Por s’ka gje

Albano-id

Dinamik, me pelqeu gershetimi i temes de mizorise se luftes me ate te dashurise e erotizmit(ndoshta kjo e ben te duket romanesk tip lufta dhe paqja), por nuk mund te mos asociohet epikja kur bie fjala mbi luften e dyte boterore. Menyra si e kap heroinen kryesore verhoeven gjithesesi eshte mjaft autentike, nga rolet me animaleske qe kam pare, ai i bjondes, me kujtoi paksa kim novak te vertigo

InkuizitoriMoth