Westworld

87 postime 5563 shikime 11 nëntor 2016 në 05:55 e pasdites
bsalaj

S’e kam pare por meqe thua “magjepsur” me grish ta shoh, me shpresen te mahnitem dhe vete. Flasim mbasi ta kem pare.

Aquamarine

Per cfare flet kjo westworld…na bej nje pershkrim te lutem. Pse ia vlen ta shikojme. Si dhe na postoni me shume sugjerime filmash, skam pare fare keto kohe. Jo nga ata filmat qe u marrin mendjen kokave te kritikes. :smile_cat: Nga kto t’bukurit per popullin e thjeshte.

Mimoza_llastica

E kam hasur gjate nderrimit te kanaleve te HBO kete serial, kam pare pjeseza te vogla por… Do ndalem me gjate sot a neser. Do mbash pergjegjesi po nuk u magjepsa! Lol.

Mimoza_llastica

Do te sugjeroja serialet ( keto shifen me shume nga ne populli I thjeshte :stuck_out_tongue:) 1) the night of. 2) stranger things ( e ke ne Netflix). Mbaro keto te dyja dhe te rekomandoj te tjera prape. Nga 8/10 episodes jane. Shifen shume shpejt, se te thithin me gjithe rroba bashke, spo permend koken. Lol

varik

Westworld ambientohet ne nje te ardhme ( nuk e di sesa te larget) ku njerezit kane krijuar nje park argetimi per njetezit e pasur, te populluar me robote ( makina me inteligjence artificiale, me trup prejmishi te printuar ne 3d) qe mendojne se jane njerez. Parku eshte i ambientuar ne far west, dhe te pasurit paguajne $40.000 ne dite per te berecte duan, nga seksi, vrasja perdhunimi e gjithcka tjeter qe nuk beje dot ne boten reale…

reader

Është shumë shumë interesant dhe unë jam komplet hooked. Për ata që nuk e kanë parë mbase vlen informacioni që luajnë edhe Antony Hopkins dhe Ed Harris, it’s that kind of production. Per momentin është në episodin e 6te.
Ne një te ardhme te papërcaktuar, një kompani zotëron një park gjigant qe u jep mundësinë njerëzve të pasur të përjetojnë aventura western. Parku është i populluar me pritës, android te avancuar, të cilët nuk e dinë se janë pjesë e një loje. Vizitorët nga ana tjetër kanë të drejtë të bëjnë c’te duan në park, dhe bëjnë goxha. Pritesit fillojnë të dyshojnë realitetin e parkut… Do androids dream of electric sheep? :slight_smile:
Seriali është një lloj kryqëzimi mes filozofisë se blade runner dhe brutalitetit të game of thrones dhe sillet rreth temave të realitetit, koshiences dhe natyrës njerezore.

Per target group të Westworld do rekomandoja shumë serinë antologji “Black Mirror”, eshte disturbing se sa të mundshme janë skenarët aty. No happy endings ama. Nga sci-fi tani pamë në Netflix space opera The Expanse dhe na pëlqeu goxha.

anon63896856

Nese do ta percaktoja, do te thoja qe me ka intriguar per çdo episod te pare. Me duket seria me origjinale kete vjeshte, perveç Rectify e cila eshte ne fund te saj. Te dyja prekin eksperiencen njerezore, ndonese ne zhanre krejtesisht te ndryshme.

Aquamarine

ok, duket interesante. Megjithese, s’i pelqej shume filmat me robote, meqe u dukerkan si njerez te vertete, do provoj ta ndjek njehere, kushedi me pelqen.

varik

shiko ca pjese, do nisesh te duash robotet e urresh njerezit :slight_smile:

bsalaj

Jam te seria e trete, duket shume mire. Cast-i eshte shume i forte, te gjithe, deri tek mjeshtri plak. Kjo aktorja kryesore ka fytyren e duhur. Ke qejf ta shohesh.

squarepusher

episodi i 7-te jepet sot, mezi po pres. “playing god” duket deri tani. duket qe eshte serial me buxhet te larte dhe me aktore a-list.

p.s. muzika e perdorur goxha interesante. deri ne episodin e gjashte dallova te pakten 3 kenge nga Radiohead dhe zbulova se "black hole sun i Soundgarden eshte nje ri-interpretim i klasikes “stand by me” te Ben King.

Br3dharaku

i pashe 2 seri mbreme. Ideja qe jemi kavie eksperimentesh ne duar alienesh ose sic thone me humor shkenctaret, mund te jemi detyre kursi e nje nxenesi te shkolles se mesme diku ne nje univers pa lidhje me kete qe njohim ne, eshte intriguese. Si Matrix

varik

ok, kush e pa pjesen e 7?
pa spolers, por pak a shume cafre kisha parashikuar.
tani mungojne 3 pjese, pjesa e fundit do jete me siguri me te papritura, por do perfodoje aty ku ka nisur, man in black dhe dolores tek koteci…
gjithashtu tani jam i sigurte qe tere ngjarja eshte e ndare ne 2 kohe, ne te kaluaren, william me dolores, e ne te tashmen tere pjesa tjeter. william do jete kthyer ne man inblack…

armir

Ti e kishe parashikuar ate qe ndodhi me Bernard? wow…
Un s’do e kisha marre dot me mend, sepse nxjerr ne pah nje ane shume te erret te Ford.
Kjo teoria jote qe cdo gje po ndodh ne dy kohe eshte interesante, dhe besoj se gjen mbeshtetje tek fakti qe aktoret e dy linjave historise nuk duket se po kryqezohen ne te njejten skene, dhe ai tipi Lawrence ishte tek njera linje, kur befas del tek linja e William si nje personazh krejt tjeter…
Por zerat qe ka filluar degjon Dolores dhe ndryshimet e saj dhe androideve te tjere sikur kane filluar tani vone, ndryshe i bie te jene nje ndodhi e perseritur, nje fenomen “natyral” drejt te cilit shkojne vazhdimisht androidet dhe duhen bere reset here pas here, ne cikle.
Gjthsesi, teme shume e goditur, nje show vertet "fascinues"
Ju rekomandoj kete review nga Christopher Orr http://www.theatlantic.com/magazine/archive/2016/10/sympathy-for-the-robot/497531/

Gjithashtu do rekomandoja filmin Ex Machina (ne Amazon Prime etj) per ata qe i kam mikrobi i kuriozitetit ndaj AI pas ketij seriali

armir

Fakti qe Dolores eshte ne dashuri me Tedin tek njera linje e me William tek tjetra, me duket e mbeshtet edhe me teorine e ndarjes ne dy kohe…

varik

dolores eshte e programuar te doje tedin, e tedi ehste aty qe ta mbaje te lidhur, ne menyre qe ajo te mos beje ate qe beri…

varik

Tek bernardi kishte disa gjera qe sma mbushnin mendjen:

  1. ne te ardhmen cdo semunje ehste sheruar, e keti i ka vdek djali?
  2. disa here po te besh kujdes ford i flet sic u flet robotave duke mbaruar ‘now you should go, should not you?’
  3. nje nga teorite e mia eshte se te gjithe jane robote ne park…

artikullin e shtova ne pocket, e do e lexoj kur te kem kohe

ex-machina e kam pare

une punoj ne fushen e teknologjise, dhe inteligjenca artificiale eshte shume me afer sesa mendojme. Gjigande si google e ibm po merren shume me kete teme

bulkthi

dmth. e paske pare pjesen e 7-te… nuk kuptohej fare qe Bernard ishte robot… nejse

filmi kap shume ceshtje filozofike, sidomos kjo ceshtja e memorieve, sesi robi perbehet nga kujtimet e tij etj… edhe keta arrijne te identifikohen si rob per shkak te kujtimeve qe u jane implantuar ne koke… p.sh. shkaba mund te jete nje bot, vetem se ai nuk e di akoma.

varik

Ne fakt 99% te shikuesve e kishte kuptu ate muhabet, gjithsesi eksekutimi ishte perfekt

Aquamarine

Kurse une mendoj qe danieli eshte robot
Danieli, xhan-xhan t’u bofsha, mos fillo me zbraz karikatorin, shaka ishte :stuck_out_tongue_winking_eye:

Bletebzz

Me pelqen Westworld…Nuk kam HBO keshtu qe e shof pas te tjereve…No spoilers please!
Ju rekomandoj dhe Sense 8 per Netflix-dashesit. I loved that series. Mezi pres per sezonin 2.

varik

ne kete adrese: https://www.tvaddons.ag/ ke nje version te kodit me ca plugins extra, aty ke gjithcka (nese ste vret ndergjegja te shikosh ne streaming pa paguar…)

Bletebzz

Thanks!
Une kodin perdor dhe ndergjegjia me vret…por dhe lypsqar dhe krenar nuk ben. :slight_smile:

Br3dharaku

u pane kto 7-8 seri pernjehere se e treguat filmin direkt. Ec shif ndeshjen kur di rezultatin…

varik

akoma sdime gje as ne, keto tre pjeset e fundit do dali n 99% e gjerave

ne vetem po japim teorite tona, gjithsesi kerkoj falje per splioling nga ana ime

xhibi

ne nje realitet te simuluar ka shume shanse te mos e dije qe eshte bot. edhe te tjeret po s’e pane macen e zeze rrezik e hane per njeri; po e pane macen lind pyetja se mos simulimin e ka bere nje bot, ndaj dhe difekti i maces dhe sjellja tip bot-iste e botit/realitetit te njeri-simuluar.

kjo e memorjes ishte kapur mire tek ai episodi i Black Mirror (ku mileti incizonte e fshinte memorjet), po u dashka pare dhe kjo Westworld-ja me ca thoni juve. Shresoj te mos jene te gjithe episodet homogjenisht te fundtrishtueshem sic tek Black Mirror (kinda got old fast, for me anyhow).

varik

Te sygjeroj ta shikosh, cdo fraze eshte e shkruar dhe interpretuar shume mire.
Blackmirror eshte e bukur, por jo kostance ne cilesi nga nje pjese tek tjera.
Ww eshte 100 milion usd te shpenzuara mire

Aquamarine

Marriage is written in the stars.

r.v

Shume i merzitshem deri tek episodi 4

varik

lere atehere, sben per ty

per mua eshte gjithcka, pro jo i merzitshem

nuk eshte tipi i filmit qe shikohet me telefon ne dore, apo duke fol me njerez

Aquamarine

Me ne fund u bera mbare dhe pashe 2 episodet e para. Quite interesting! Ajo cfare me beri pershtypje dhe pelqeva (deri tani), me kujtoi nje shprehje qe s’mbaj mend ku e kam degjuar “There’s a crack in everything, that’s where/how the light gets in”. Shume intriguing, pa mase i trishte, rreket te preke nivelet me te thella te psikes, po edhe (I would say) ushqyes i idese qe Humanity ka shprese. Sa i rendesishem eshte kulti i dashurise universale, sa i domosdoshem eshte edukimi dhe adhurimi i kesaj ndjenje!

squarepusher

ky episodi i 8-te si interval m’u duk. pak zhvillime te reja.

p.s. a po e sheh njeri ‘the young pope’?

Aquamarine

Dhe i treti shume i bukur…cfare ishte ai tipi me mjeker thelle ne pyll, robot i evoluar?
varik, rrofsh per kete sugestion se me nderove. I said to my bro: po shikoj westworld…me tha: me vjen mire qe i ke lene shijet mediokre me vampira dhe cuna bukuroshe. lol Men get really serious about movies :smile_cat:

anon63896856

Medioker… :scream: ? Ky?

Aquamarine

Po ishin 2 seriale qe ndiqja une, nje romantik me vampir, tjetri me nje aktor qe m’pelqente dhe ato i kane ngel ne mendje. Sidoqofte i ka paragjyku pa i pare, nuk ia marr per baze fjalen mediokre per shijet. :slight_smile:

anon63896856

Zhaner medioker s’besoj te kete; une per veten time s’la film a seri pa shtriga dhe vampire pa pare.

Aquamarine

Ky serial eshte shume i bukur per kohen qe eshte bere. Nuk e di ne e ke pare. Vetem 1 sezon ka. Iken shume shpejt. So romantisch! :heartpulse::sparkling_heart::heartpulse:Sa i ndershem personazhi kryesor :heavy_heart_exclamation:Pa komplikacione te panevojshme. Seria e fundit te le duke enderruar dhe shpresuar per nje sezon te dyte, edhe pse ta mendosh thelle-thelle, s’do kishte lezet te vazhdonte me tutje.

varik

Shume serial i bukur eshte edhe 11.22.63 ( ka edhe pak romance brenda )

anon63896856

Nuk e kam pare, por do te provoj ta shoh, megjithese une i dua vampirat e keqinj, bad-asses.

Aquamarine

Per periudhen kur eshte prodhuar ka qene shume i pelqyeshem. E vetmja gje qe s’me ka pelqyer ishte mbyllja, nje dialog midis personazheve kryesore tek seria e fundit qe e prishi magjine e skenes, ishte shume pa lidhje. Vamp badass eshte nje femer aty. Edhe skenarin e ka shkruar nje femer me sa mbaj mend, hence dhe rumantik :sparkles::sparkles:
Enjoy :blush:

varik

Filmat me vampira jane per bimbominchia

Sesi nje qenje e ftofte e qe ka frige agimin mund te jete romantike, ngelet mister per mua

I vetmi film i hajrit ‘interviste me vampirin’

Aquamarine

Mund te jete njeri ne pune te vet qe i ra fati i keq te shnderrohej ne nje monster…por nuk e humbi njerezillekun. Nuk ke pse paragjykon!

Bletebzz

Leonard Cohen :slight_smile:

elirat

Per “The young pope” te skena kur doli kjo per here te pare, u shita une :smiley: Goxha mberthyes si serial.

Vetem se me duhet te shtoj edhe qe pavaresisht se “The young Pope” shihet me qejf dhe te krijon pershtypjen qe ne episodet e para qe you’re in for a ride, Paolo Sorrentino po bie me renie te lire. Te “La grande bellezza” apo “Youth” eshte ne renie, e ka humbur ate qe kishte tek “Le conseguenze dell’amore” qe ka qene krejt tjeter send. Per fat te keq edhe te “The young pope” shoh me shume gjurme te “La grande belleza” dhe “Youth”. Thene keto, gjithsesi “the young pope” them se ia vlen deri tani.

bulkthi

Pasi morrem vesh mbi bernard, ra disi interesi, andaj duhet te build up prape. Keshtu fillon te zhvillohet linja tjeter e historise: AI vs AI. Do e lene ne heshtje AI vs. man, shume klishe. Besoj se tani fillon politike, kompani vs. AI.

varik

Edhe fordi ai mund te jete :wink:

Aquamarine

The Bot

Mimoza_llastica

Nuk me terheq ky serial. Nuk qenka per mua.

Aquamarine

Tek 7ta fillon behet me njerezor filmi, ne kuptimin qe fillon dhe kujtohesh qe e ka dhe ky nje skenarist. :slight_smile: Nice episode though.

Aquamarine

Kam pershtypjen qe tek episodi i fundit do dale ndonje budallallek, se shume yrysh ka marre filmi tani qe vdiqen dhe Bernardin. Kush pret deri javes tjeter.

varik

Me duket se po te pelqen seriali.
Bernadin mund ta riprintoje, pasi ka njohurine mbi hostet, ai i ka krijuar ato, fordi pa de sben dot gje.
Pyetja eshte me ca do e vrasim mendjen pas pjeses se fundit?

Sezoni 2 shpresojme te jete ambientuar ne romanworld ,medievalworld ose futureworld

squarepusher

me duhet ta pranoj qe 5 episodet e para ishin me ‘dense’ se pasueset. finalja javen qe vjen apo jo?

Bletebzz

Po mos na I thoni të gjitha ne të varfërve që nuk e shohim. :slight_smile:

varik

finalja eshte 90 min :slight_smile:

Aquamarine

Sorry megjithese s’ka shume rendesi ajo qe thashe perpara zhvillimeve qe ndodhen me Bernadin. I mean, ate e vdiqen si personazh , not just fizikisht ku sic thote dhe varik me siper, ai mund te riprintohet prape. Menyra se si kjo u be, e shformon figuren e plakut Ford. Nga ana tjeter ngjarjet qe i ndodhin Dolores jane shume kaotike dhe te ngjeshura, te ngarkojne shume, jo vetem momentet me frike dhimbje dhe rrezik qe nuk shterin, por edhe Doloresat e tjere qe gati e kane sfazuar (I’m not spoiling me kete qe thashe sepse nuk ke si e imagjinon po s’e pe). E bukura eshte se Dolores, pavaresisht se robot, jeton vertet jeten, she’s not longing for excitement, si njerezit qe kane ardhur aty per adrenaline. Ajo ne fakt eshte vete adrenalina qe kerkon te gjeje qetesi ne jete, ne ndryshim nga ata qe bejne jete te plogesht ne realitet dhe behen pjese simulimeve per te provuar ndjesi te fshehura. Me i perfituari eshte Williami qe merr seriozisht boten aty brenda. Po flas me c’ka kemi mesuar deri tani si shikues. Ne serine e fundit mendoj se do ndryshojne shume gjera, dhe nuk e di pse kam parandjenje per something stupid. :blush:

varik

filmin mund ta shikosh ne shume menyra, kjo ehste bukuria sesi e kane shkruar

ka analogji me bible, ku ford eshte zoti, puntoret e delos jane engjet, dhe hostet jane njerezit. Dolores eshte eva qe hengri mollen e njohurise, koshencen. Maven eshte djalli qe po mundohet te dale nga ferri, e pjesa e fundit mund te jete beteja mes tyre.
Kam frige se revolten e tyre e ka krijuar vete fordi.

Tek pjesa 9 na bene te lumtur duke vertetuar teorite qe pak a shume cdo shikues ka pasur, tek 10 kam idene qe do na surprizojne

Redi

Kam pare vetem dy episodet e para. Nuk e di, por per mua pervec kastit te aktoreve, pjesa tjeter me eshte dukur e lodhshme. Ndoshta episodi i trete, behet me terheqes.

Per mua “Game of Thrones”, mbetet me i preferuari.

Ju pershendes.

bulkthi

Po shoh kete Mr. Robot, nuk me duket gje… por besoj se per adolishentet duhet te jete dic

varik

mr. robot si pelqen gjithkujt, pro nga ana teknike gjithcka qe shikon ne show eshte e realizueshme ne praktike

nese je i apasionuar ne teknologji /siguri informatike me siguri duhet ta shikosh

Aquamarine

Do ta mendoja pak me ndryshe kete punen e bibles.Djalli me duket Ford, kurse Arnold si i padukshem qe eshte me duket Zoti. Pastaj nese supozojme se koshienca e Arnold mund te jete uploaduar tek Bernard (olores qe degjon zerin e Bernard dhe flet per Arnoldin), atehere i bie qe Bernard te jete Krishti lol. Meave eshte ndoshta nje nga grate e Adamit. Megjithate analogjia behet me bukur me Homerin dhe perendite greke, se ata ishin ekip zotash qe perziheshin me njerezit e me njeri-tjetrin, me dashuricka e luftera per pushtet: Zeusi hodhi nga froni te atin dhe vete i ati i Zeusit kish hedhur nga froni te atin madje edhe paardhesit e Zeusit donin ta hidhnin nga froni ate, apo Prometeu qe u denua nga Zeusi se u dha zjarrin njerezve…apo figura te ndryshme mitologjike si Tantali qe vodhi pavdekesine dhe e denuan ne sketerre, ku ilustrohet si nje krijese qe po vjedh rrush (qe as mos ta coje kush nepermend qe pavdekesia edhe mund te vidhet). Kshu, kshu une do isha kurioze te shikoja nje iliadaworld/antiquityworld ne sezonet e tjera. Historite me mite jane fantastike.

bulkthi

po pse muhabet hackers te duket kjo: ti perdor gnome? une perdor KDE, edhe executive…
une KDE e kam perdorur para 20 vjetesh dhe nuk e cuaj veten njohes se linux, e jo me hacker.

varik

:wink: edhe interpretimi yt i bukur, kete te mire ka filmi eshte i shkruar mire, dhe secilit i hap imagjinaten e tij.
Gjithsesi filmi ka shume referenca tek ‘eliza ne boten e cudirave’, ku dolores eshte e veshur si eliza, fordi me ore dore si lepurushi e bernardi qe perserit batutat e librit.

varik

Ne krahasim me serialet ky shtypin nga 100 bytona ne sekond, e futen ne pentagon me nje klik, shpikin fjale, zoomojne imaxhin ne pafundesi e trapdhiqe te tjera kinematografie, mr robot eshte realist mbi informatiken :wink:

Mes geeks kde vs gnome vs mate vs unity eshte te teme serioze debati

Bletebzz

Jam ne rregull tani, se I pashe te gjitha serite.

Bletebzz

Mr. Robot më ka pëlqyer shumë, sidomos Sez. 1. vazhdo ta ndjekësh se bëhet interesant.

xhibi

Tashi q’i pashe te gjitha episodet me zhgenjeu nga fakti se ka shume kashte, fillers. Dmth premisa eshte interesante padyshim (degjoj qe eshte bazuar ne nje film te vjeter) por kishte material mjaftueshem per 2-3 episode, the rest eshte thjesht fluff per te zgjatur oret e serialit qe te bejne me shume para. Mgjths fatkeqsisht kjo eshte tendenca per shumicen e serialeve dhe sequels tani.

varik

Eshte nje nga serialet me te shtrenjta. Mos e gjyko nga filmi original, vetem emrin ka te perbashket me te.

Westworld eshte si puna e slow food, duhet ta kishe pare nje pjese cso jave, pasi eshte shume intens, e duhet kohe qe truri yt te kape cdo detaj, e mesazh qe ndryshe te iken. Asnje fjale, objekt apo ngjarje ne film nuk eshte rastesi.

Shohim sa cmime fiton tani.

Aquamarine

Pashe qe episodi i fundit titullohet The well-tempered Klavier. Ky titull duhet te jete huazuar nga vepra gjigande e Bachut Das wohltemperierte Klavier, e cila permban 2 sete me 24 prelude dhe fuga, secila ne nje tonalitet te vecante, pra perfshin te gjitha tonalitetet me te cilat kompozohet nje veper. Perben nje veper qe ka influencuar jashtezakonisht shume muziken klasike dhe muzikologet kane pasur mendime shume kontroversiale rreth saj, shume e koduar, ka patur analiza matematikore, qasje numerologjike, ezoterike, eshte interpretuar edhe si Temperamenti i Zotit… me temperimin e instrumentit sipas modeleve te caktuara akorduese synohet te transmetohet gjithe madheshtia e krijimit, ku nen vibrimin sipas frekuencave te caktuara te materies ne kaos, krijohen bote te mire-strukturuara, transmetohet kenga ne zemer te universit qe tregon prezencen e se Gjalles, unikalitetin e jetes.

bulkthi

Me westworld te 1973 ka vetem theme park dhe robotet te ngjashem. Ishte kot. Por seriali ka potencial nese nuk ngecin ne skema te gatshme. Them se duhet shoqeruar me disa libra mbi AI.

varik

1/2/3/4/5/6/7/8/9 :slight_smile:
10 :frowning:

wtf, sme pelqeu fundi.

Nuk i shkon Hopkins te beje te mirin.

anon63896856

Finalja ishte e parashikueshme dhe me me teper intrige se ç’me pelqen, por sidoqofte jam kurioze per ecurine e personazheve te Bernard dhe Maeve. Do te kete goxha tension per te dy ne sezonin e ri.

Aquamarine

Ne fakt u kuptua qe Hopkin ishte i miri qekur ndodhen ato gjerat e u vra Bernardi…dhe e kisha parandjere: These disappointing yrysh-es have disappointing ends.

Por soundtracku… mmmh I’ll listen to it forever :cherry_blossom::leaves::heavy_heart_exclamation:
Radiohead :heart:

Cecua

Ku e shifni ju te shqiperise? Apo te gjiri pirateve? Ta nxine kompanite amerikane me ket"je jashte kufive? Ik e pirdhu"

varik

:slight_smile: cdo sound track qa qene i menduar mire

Aquamarine

Shto dhe Vitamin string quartet-- something I can never have… super!

squarepusher

tani po nis te shoh finalen :flushed:

varik

ber xhaxhi samin nese sje ne usa, je njeri i dores se dyte

Cecua

eh sikur te ish ashtu, xhaxh sami sdo na i kerkote taksat kokerr me kokerr. Problemi jane keto kompanite e leshit qe sa shofin IP te hujshme te bllokojne sherbimet online per te cilat robi pagu cdo muj.

armir

Po sikur ai qe u vra te jete nje droid i Fordit?

varik

Eshte e mundur.
Arsyeja e vetme qe me ben te mendoj se ishte fordi i vertete eshte se hopkins eshte shume i vjeter per 4 sezone te tjera.
Teorikisht mund te kete vdekur fordi i vertete e ka nje version host te tij per te arritur pavdeksine, ose e kunderta, eksekuton nje host te tij, nderkohe qe eshte duke pregatitur terrenin tek shogunWorld :wink:

Aquamarine

Si dhe kthimi i (pa)pritur i Maeve vuri theksin ne aspektin karakteristik qe kemi ne si njerez, qe tregon se no matter where we go and what we do, lidhja emocionale eshte e vetmja gje qe i jep kuptim realitetit, e vetmja gje that counts.

jps

Sec kam pershtypjen qe ne jeten reale je nje tip i bezdisshem

varik

elaboroje pak pse mendon keshtu
mbase edhe jam, nuk eshte e lehte te gjykosh veten