Washington Post : Koreja e Veriut po e manipulon sërish Donald Trumpin

90 postime 3439 shikime 25 prill 2018 në 03:58 e pasdites
STALKER

Nga Max Boot/

Kur Presidenti Trump njoftoi më 8 Mars qëllimin e tij për t’u takuar me Kim Jong Un, unë shkruajta se udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe të Veriut e kishin “futur presidentin e dobët amerikan në një samit të nivelit të lartë që ka gjasa të përfundojë në katastrofë në një mënyrë apo në një tjetër”.

Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë.

Kim ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të diskutojë denuklearizimin dhe një traktat paqe për t’i dhënë fund Luftës Koreane – pa këmbëngulur në një tërheqje të forcave të SHBA. Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, u nis për në Pyongyang për t’u takuar me Kim. Dhe të premten Kim njoftoi se do të përfundojë testet bërthamore dhe raketore dhe do të mbyllë vendin ku janë kryer testet bërthamore.

Në dritën e të gjitha këtyre lajmeve, një lexues shkruan për të pyetur: “Jam duke menduar nëse do të rifreskoni artikullin tuaj të 8 marsit”. Po, do ta bëj. Kështu vijon përditësimi: Kim është një njeri më i aftë dhe manipulues, dhe Trump një shenjeshtër më e lehtë, sesa unë kisha imagjinuar.

Këto nuk janë “përparime” që sinjalizojnë paqe në kohën tonë. Këto janë tregues se si me mjeshtëri Kim po manovron për të ruajtur programin e tij bërthamor duke zbutur sanksionet ndërkombëtare dhe duke e shpërndarë “zjarrin dhe tërbimin” e Trump.

Trump është ai që ka bërë një koncesion të rëndësishëm duke u bërë presidenti i parë në dëtyrë i SHBA i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, një akt që do të legjitimonte në mënyrë thelbësore sundimtarin e regjimit më despotik të botës dhe do të ushqente propagandën e vet që edhe vetë superfuqia ndihet e detyruar të përkulet përpara arsenalit të tij të fuqishëm bërthamor. Çfarë do të marrë Trump në këmbim? Deri më tani, as edhe lirinë për tre pengjët amerikanë në Korenë e Veriut – edhe pse Kim nënkuptoi se ky koncesion i vogël do të vijë.

Trump duket se mendon se koncesione shumë më të mëdha janë rrugës, gjithashtu. Të mërkurën ai citoi: “Mike Pompeo u takua me Kim Jong Un në Korenë e Veriut javën e kaluar. Takimi shkoi shumë mirë dhe u formua një marrëdhënie e mirë. Detajet e Samitit po përpunohen tani. Denuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!”

Në realitet, siç kanë theksuar ekspertë të shumtë, “denuklearizimi” nuk do të thotë të njëjtën gjë për Kim dhe për Trump. Për Kim, është një fjalë e koduar për Shtetet e Bashkuara që të tërheqin garancinë e saj të sigurisë ndaj Koresë së Jugut, duke lejuar që Veriu të ngacmojë dhe ndoshta edhe të gëlltisë fqinjin e saj. Një “traktat paqeje” do ta avanconte këtë synim. Pse Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë Jugun nëse është “në paqe” me Veriun?

Ah, por a nuk tha Kim tani se ai është i gatshëm të lejojë trupat e SHBA të qëndrojnë në Jug edhe pas një marrëveshjeje? Po, ashtu si edhe babai i tij Kim Jong Il në vitet 1990. Plaku Kim tha se Koreja e Veriut do të pranonte që trupat amerikane të qëndronin “si një forcë paqeruajtëse në Kore, në vend të një forcë armiqësore kundër Veriut”. Është e vështirë të dish saktësisht se çfarë do të thotë, por sugjeron një prezencë të vogël, simbolike, të armatosur lehtë që nuk mund ta pengojë besueshmërisht Korenë e Veriut.

Zotimi i fundit i Kim-it – për të ndaluar testimin bërthamor dhe raketor – nuk është, siç tha Trump, “përparim i madh”, sepse ai e ka thënë atë më parë dhe mund lehtë ta anullojë. Duke shpjeguar këtë veprim, Kim pohoi se programi i armëve të tij bërthamore është i plotë dhe nuk ka nevojë për ndonjë test më shumë. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, mund të ketë një arsye praktike për të mbyllur vendin e testimit bërthamor – shpërthimet e përsëritura bërthamore në malin Mantap mund ta sjellin atë afër kolapsit. Kim i ri është përsëri duke ndjekur shembullin e babait të tij, i cili në vitin 2008 shpërtheu kullën e ftohjes së një objekti bërthamor për të treguar se e kishte seriozisht në lidhje me bisedimet. Vetëm se nuk e kishte.

Asgjë nga ky teatër nuk do të thotë se Kim është gati për të hequr dorë nga një program i armëve bërthamore që familja e tij ka shpenzuar dekada dhe miliarda dollarë të çmuar. Kim pa që Shtetet e Bashkuara përmbysën Moammar Gaddafi dhe Saddam Hussein pasi hoqën dorë nga armët e tyre të shkatërrimit në masë. Ai nuk ka për qëllim të imitojë shembullin e tyre të keq, sidomos kur këshilltari i ri i sigurisë kombëtare, John Bolton, ka promovuar një luftë parandaluese kundër Koresë së Veriut.

Kujdesi është i nevojshëm, por Trump është plot mendjemadhësi. Jonathan Swan i Axios shkruan se presidenti ka hequr dorë nga shpresat e tij naive dhe madhore se ai vetëm mund të sjellë paqen në Lindjen e Mesme. Tani presidenti mendon se ai vetëm mund të sjellë paqe në gadishullin Korean. Sipas raportimit të Axios, ai mendon: “Vetëm më fusni në dhomë me atë djalë (Kim Jong Un) dhe unë do nxjerr diçka nga aty”.

Uh-huh. Trump njeh thuajse asgjë për Korenë. (Të martën ai tha: “Njerëzit nuk e kuptojnë se Lufta e Koresë nuk ka mbaruar”, duke nënkuptuar që ai sapo e kishte zbuluar). Ai ka vendosur pritshmëri të larta dhe besim të tepërt, por ai do të pajtohet me një diktator të pamëshirshëm që ka luajtur me të. Çfarë mund të shkojë gabim?

Kim mund të jetë i keq, por ai nuk është budalla – ose vetëvrasës. Ai po e lidh Trump, duke bërë premtime të paqarta që ai nuk ka ndërmend të mbajë. Dhe Trump, fshatari që mendon se është i sofistikuar, tregon çdo shenjë që ka ngrënë karremin.

http://www.lexo.al/analiza-koreja-e-veriut-po-e-manipulon-serish-donald-trump/

The Washington Post

korriku

nje senator republikan lexova te thosh para nja dy ditesh, ky do na rrise deficitet e do falimentoje ekonomine

machitewa

Washington Post - Stalker: Hillary Clinton do te fitoje me mbi 80% te votave.

STALKER

Në fakt, historia e vertete e Korese se Veriut ne keto 28 vitet e fundit (1990- 2018) eshte shume më e ndryshme nga ajo qe tregohet.
Ajo lidhet se pari, dhe mbi te gjitha, me politiken e Korese se Jugut por per kete, flitet shume pak (ose, asfare): edhe pse gjerat qe do them me poshte gjehen deri edhe ne nje faqe te thjeshte wikipedie, më eshte dashur te shoh “Bashkimi i pamundur”, nje dokumentar 2 oresh mbi historine e 2 Koreve per te mesuar jo pak gjera.

Se pari, Koreja e Veriut, bashke me Kuben, eshte nje nga dy te vetmet vende te ashtuquajtura komuniste te cilat, ne vitin 1990 drejtoheshin nga i njejti udheheqes qe prej viteve '50 apo '60 (respektivisht Kim il-Sung dhe Fidel Kastro). Ishte ‘normale’ qe asnje prej ketyre dy vendeve te mos ndryshonte linjen politike: vetem nese liderët e tyre do te ishin mazokiste.

Se dyti, dhe me kryesorja: qe prej 1990, politika e Korese se Veriut ka qene vetem dhe vetem nje reflektim i politikes se Korese se Jugut.
Kur ne kete te fundit pushtetin e kane patur konservatorët (e djathta jug-koreane, trashegimtare politike e diktatorit-ushtarak Park Chung-hee, Pinoçeti jug-korean qe qeverisi nga 1962 ne 1979 - ka nje komedi te shkeqyer qe i kushtohet atij : “The President last’s bang” (Orgjia e fundit e Presidentit) dhe me pas, trashegimtare e kesaj partie u be e bija e tij, Park Geun-hye, presidentja jug-koreane (2012-2017) qe u shkarkua nga detyra e më pas u denua me 24 vjet burg per korrupsion, punet kane shkuar SHUME KEQ midis dy Koreve dhe ajo e Veriut veçse eshte mbyllur edhe me teper ne vetvete, ka kercenuar ate te Jugut, incidente pas incidentesh etj etj

Perkundrazi, kur ne Korene e Jugut pushtetin e ka patur e majta progresiste (sikurse edhe aktualisht: shkarkimi i présidentes se korruptuar te djathte solli zgjedhje te reja, te fituara nga e majta), raportet me Korene e veriut kane qene KREJT te tjera

(vijon)

STALKER

vazhdimi:

Konkretisht: kur presidentë te Korese se Jugut u zgjodhen Kim Dae-jung (1997-2003), çmimi Nobel per Paqe dhe opozitari historik Numer 1 i juntes ushtarake) dhe pastaj Roh Moo-hyun (2003-2008), te dy presidentë te Partise demokrate (e majta progresiste), mardheniet midis dy Koreve kane qene ne kulmin e shkelqimit te tyre: Koreja e Jugut praktikoi Politiken e Shkelqimit te Djellit ndaj asaj te Veriut (dy Koretë shkonin bashke le Lojrat Olimpike etje tj etj)

Moon Jae-in, presidenti aktual jug-korean vjen nga Partia demokrate dhe ringrohja aktuale e mardhenieve mes dy Koreve nuk eshte aspak rastesi.

shenim: dy pjeset e dokumentarit franco-gjerman jane me poshte (i vetmi problem eshte se titrat jane veçse ne fr)

KOREJA, BASHKIMI I PAMUNDUR :

https://www.youtube.com/watch?v=6ObJdP9jtdg

https://www.youtube.com/watch?v=klkLMa46imI

Konkluzion: me thuaj kush eshte ne pushtet ne Korene e Jugut te te them se si sillet ajo e Veriut

korriku

Sa mire bere qe fole, ka qejf njeriu te te lexoje. Ne jemi injorante shume me teper se c’kujtojme, kur flasim qesim mbi vendet dhe ngjarjet, psh Korene e Veriut e cila ka ato te vetat por ama shume here nuk qenkan te sajat.

Meqe je zgjeruar (dhe ke bere shume mire se e domosdoshme, sic shihet lehte) lidhur me faktorin Kore e Jugut mbi Korene e Veriut, me kujton ne fakt te njejtin korrelacion edhe per ecurine e vendit tone para '90es. Akuzat ndaj Enver Hoxhes per paranoje, ndaj nje nderhyrje ushtarake te jashtme e cila nuk ndodhi kurre. Dhe vertet nje sulm i pergjithshem ushtarak mbase s’ndodhi, por tensioni dhe kercenimi i perditshem ishte aty, se bashku me nderhyrjet diversante qofte nga qeverite e shpifura te fqinjeve, qofte nen luften e ftohte ushqyer nga Reagan e Thaetcher, e per pasoje, nevoja per armatosje e force ushtarake me c’te mundte kjo ekonomi e vogel shqiptare, gje e cila sic ndodh edhe ne KV, reduktoi burimet per civilet ne maksimum.
Ishte provokimi i jashtem ne vazhdimesi ai qe polli bunkeret e panumert, te cilet sot Rama pa piken e konsiderates na i shet per deshmi te diktatures.

Faleminderit pa mase per informacionin i cili qe nje shuplake ndaj nenvleresimit mendjelehte qe i bejme ne te perendimit, historise se Lindjes.
Mungesa e madhe e informacionit te ketij lloji eshte edhe subjektive (lajmi ne njefare menyre “shitet” dhe nga kjo, varet sa pushtet ka shitesi i tij, se jo gjithkush mund ta shese informacionin e vet per lajm). Dhe objektive, sepse mesa duket planeti i vogel Toke prodhon ngjarje me shume se c’mund te konsumoje (identik si puna e Shqiperise dhe shqiptareve) dhe keshtu secili mbetet “i zene” me ngjarjet e perdishmerise se vet.

STALKER

Sidomos ne raportet Shqiperi/Kosove (dy pjese te nje te tere) : me gjithe ndryshimet e shtetformimit historik, bashke me koreanët, kemi qene njeri nga dy popujt e vetem te bllokut lindor te ndare më dysh (Gjermania eshte krejt tjeter gje: ndarja e saj ishte thjesht pasoje e humbjes se luftes nga ana e Rajhut te Trete); as shqiptaret, as koreanet nuk i paten shpallur lufte askujt, e megjithate u ndane me dysh

korriku

Nuk e kisha menduar me pare, True!

korriku

Se pari, Koreja e Veriut, bashke me Kuben, eshte nje nga dy te vetmet vende te ashtuquajtura komuniste te cilat, ne vitin 1990 drejtoheshin nga i njejti udheheqes qe prej viteve '50 apo '60 (respektivisht Kim il-Sung dhe Fidel Kastro). Ishte ‘normale’ qe asnje prej ketyre dy vendeve te mos ndryshonte linjen politike: vetem nese liderët e tyre do te ishin mazokiste.

Normalisht me relaksimin e tensionit pas pushimit te luftes se ftohte dhe shembjes se murit, i bie te kishin ndryshuar linje, sic ndodhi me bllokun lindor.
Ndonese vende si Kina psh nuk e bene, prapeseprape, te pakten sa i takon hapjes masive te kufijve dhe rritjen e shkembimeve me boten.
Ndonese, Blloku Lindor nuk mund te thuhet thjesht ndryshoi linje. Blloku e ktheu timonin 180 °. Si i tille, mund te influencoje te kunderten, dmth ruajjtje te qendrimit & linjes egzistuese.

STALKER

E kisha mbi te gjitha ne sensin e politikave ekonomike: ishte e pamundur qe nje gje te tille ta bente Kim Il-sung-u dhe Fidel Kastro, perderisa viti 90 i gjeti te dy ne pushtet.
Nga ana tjeter, gjithsesi, gjerat nuk kane shkuar kaq strikt (te pandryshueshme) siç kujtojme: ne Korene e Veriut, referencat marksiste-leniniste (thuhet ne dokumentarin e mesiperm) jane ndaluar qe prej vitit 1993 dhe e vetmja reference ideologjike u be Juche.
Po ashtu, edhe Kuba e Kastros ka pesuar jo pak ndryshime pas '90.

InkuizitoriMoth

Konkluzion-1: me thuaj kush eshte ne pushtet ne USA, te them se si sillet pushteti ne Kore te Jugut.

Konkluzion-2: me thuaj si sillet pordha neper breket e pushtetit ne USA, te them si sillet pordha neper breket e zgjidhjes se mundur te bashkimit te Koreve.

Konkluzion-3: me thuaj se çfar ere ka pordha e politikes, te them se çfar ere ka pordha e religjionit.

Konkluzion-4: ma mir mos thuj asigjo, se asigjoja asht ma mire se me pjerdh kot.

Arban

Kur ben keto vleresimet absolutiste, te tipit “krejt tjeter gje”, ta mbush mendjen absolutisht. Na qenka njesoj Shqiperia e Kosova me dy Korete e nuk na qenkan dy Gjermanite. Me kete me kujtove ate skecin e Tiranes per nepotizmin: “Kur ka lidhje …, nuk na paska dashi me delen”.

korriku

Ket punen e ideologjise Juche e kishe shpjeguar me pare e m’u kujtua


Zevendesimi i marksizmit me Juche, i bie te kete ndodhur kur ne KJ qeveriste e djatha, mos gaboj, ndoshta po te njihet c’eshte Juche mund te kuptohet me qarte lidhja e saj me politiken ne KJ. Do njohur historia.

Do t’i shoh dokumentaret.
Te lutem sqaroje prape ket punen e Kosoves e Shqiperise vs. Dy Koreve

Edison

Nje tjeter fitore e thelle e pabuksave qe shiten si skllever pune neper bote.
A cja boni mir amerikes ky kimi i jongut lale.

STALKER

Biles e gjitha kjo mund te thuhet keshtu (pare në raport me USA) : vizita e nje sekretari shteti amerikan ne Korene e veriut (Albright ne vitin 2000, Mike Pompeo para disa ditesh), nuk varet fare nga fakti se cili president eshte ne Shtepine e Bardhe por se cilat jane mardheniet midis dy Koreve (dmth: cila eshte politika e Korese se Jugut ndaj asaj te Veriut).

ps: Obama ka patur fatin me te keq te te gjithe presidenteve amerikane te ketyre 25 viteve te fundit: gjate présidences se tij, ne Korene e Jugut ne pushtet kane qene konservatorët nacionalistë dhe presidente ka qene ajo Qelbesira qe sot eshte pas hekurave)

korriku

Foto e shkelqyer
Edhe pse me gjys-shpine nga kamera, fytyren e liderit korean e shohim.
Ajo eshte gjithe drite.
Kete e tregon fytyra e Allbright.

Kur behet fjale per dy Korete, ne pergjithesi njerezit mesatare mendojne vetem dasite mes tyre, jo lidhjet & relacionet.

STALKER

Nuk besoj se ka shume per te sqaruar. Mendoj se, ne shekullin e XX, edhe pse ideologjia (problemi i sistemit) ka qene determinues, çeshtja kombetare (nacionale) ka qene pothuaj po aq e rendesishme (shekulli i XX ka qene po aq shekulli i tronditjeve te medha ideologjike sa edhe i dekolonializmit, dmth i problemit kombetar).
Ne kete prizem, ekzistenca e dy Koreve ngjan si dy pika uji me ate te Kosoves dhe Shqiperise. Nuk eshte rastesi qe André Malreaux, ministri i kultures se Frances, ne vitin e larget 1975, i tha homologut te tij serb : “Kosova do te jete Algjeria juaj”

les événements donnent raison à André Malraux qui, en 1975, recevant un visiteur serbe, lui prédisait que le Kosovo serait « son Algérie ».

(perkthimi: ngjarjet e mevonshme i dhane te drejte André Malrosë i cili, ne 1975, kur priti nje vizitor serb, i tha: “Kosova do te jete nje dite Algjeria juaj”)

InkuizitoriMoth

keshtu si e shpjegon ti i bie qe André Malreaux te kete qene nje koqe, sepse Algjeria dhe Franca jane dy shtete te ndryshme me fe dhe etni te ndryshme. Shqiperia dhe Kosova, megjithse me te njejten etni, nuk kane qene ndonjehere i njejti shtet (hiq turizmin nazist ne Ballkan), ndersa ndarja e Korese eshte ndarja e nje shtetkombi ose mbreterie unike disa mijravjeçare. Dmth eshte njesoj pak a shume si te ndahej Shqiperia ne dysh ne lumin Shkumbin. Po te futesh thelle ne fenomen, edhe ndarja e Gjermanise nuk eshte shume e ngjashme me ndarjen e Korese.

Megjithate vazhdo se u knoqem me dokrra politike internacionale, po knoqet dhe Korriksja.

InkuizitoriMoth

Edhe ne kete çeshtje ti e tregon veten qe ke kap ne menyre te shkelqyeshme stilin ngambrapa modern te analizes, qe i hedh gjerat dhe shpjegimet me qellim kuturu duke mbuluar dhe varrosur problemin nen nje kapice me gjysma te vertetash dhe çerek te vertetash te hedhura siper problemit te shqyrtuar si mbeturina plehrash.

STALKER

Fakti qe kane qene e njejta etni, mjafton

InkuizitoriMoth

mjafton per ty, dhe per kete moment me ma dhi mu dhe Korese qe po ha dynjane e nuk i duket fundi historise, biles fundin po ja qit miku jot Trump.

Nuk du me diskutu me kete çeshtje dhe te tjera te ngjashme perveç se me dashamires. Mund te dukem si mistrec, por jam shum i lodhur biri im, shum i lodhur.

Alba2265

moj xhane po sikur te ishe e lindur e rritur ne kampet e perqendrimit te korese se veriut apo te shqiperise se dulle djegesit per kabime te bera nga gjyshi yt 30-40 vjet perpara se te lindje ti a do te ishe kaq mirekuptuese ndaj ketyre regjimeve kanibale ?Kam vene re nje gje me ju kamunistet se pavaresisht prej humanizmit qe predikoni i konsideroni njerezit si numra e jeni te pandjeshem kur thika pret ne kocke te botes.

Alba2265

KV ekziston si aksident gjeopolitik. asnje nga vendet rreth saj nuk eshte i interesuar te prishe status quo .KJ pavaresisht prej retorikes nuk do qe ti ngecen 26 meleone barkthare koreano veriore me trute e shpelare e te traumatizuar prej komunizmes .mirepo perparimi e perhapja e shpejte e teknologjise po e ben KV nga nje shtet qe eshte rrezik vetem per veten e vet ne nje shtet qe mund te behet i rezikshem per te tjeret .si kudo ne bote problemet e nje vendi po behen gjithnje e me shume problemet e te tjereve .

InkuizitoriMoth

Alba, nuk eshte kaq e lehte sa e ben ti pune e Korese “se diktatura zotrie”.

Korea Veriut eshte gozhda e Nastradinit te komunizmit, kurse Korea ne pergjithsi eshte nyja gordiane e zgjdhjes problemit te njerzimit ne pergjithsi.

Dhe kete problem kerkon ta zgjidhe politikisht Trumpi dhe Katrori ha ha ha

Kthupi

Cudi qe s’paska komentuar akoma eksperti yne rezident per ceshtjen e Korese.

korriku

Cfare kisha thene qe te ngacmoi alba…
Thosha qe mbrojtja e renduar e cila sfiliti burimet ekonomike, qe e imponuar, dhe jo pa shkak.
Ajo cfare ti thua pastaj, eshte nje nga arsyet qe rrezoi sistemin dhe jo vetem kaq…

Alba2265

Diktaturat duan nje armik Te jashtem per te justifikuar ekzistencen dhe shtypjen e popullit te tyre .

korriku

Jo jo, shikoje c’eshte thene me lart edhe njehere. Eshte thene qe politikat e vendeve (sidomos ato fqinje) kondicionohen nga nj-tj. Kur tjetri ben politike me te relaksuar (rastet e qeverisjes progresive te KJ) gjasat jane te medha qe edhe fqinji i tij te pergjigjet njelloj, pra politike me liberale (sic u tha per KV)

Ne kohen e komunizmit tone, sic deshmohet edhe nga politikat e mbrojtjes se sforcuar, bota jetonte Luften e ftohte se qeverisnin kokat e nxehta. Shtrengesat e aplikuara se brendshmi jane shume te faktorizuara nga klima e mosbesimit dhe e provokimeve, e pergjithshme ne politiken e madhe boterore.

STALKER

Thua ti nga pikeshikimi yt (por dhe imi fundja, nuk eshte ky problemi). Amà kur unë kam ardhur ketu ku jam dhe kam biseduar me studentë dhe profesorë vendalinj, pasi degjonin nga unë tek u shpjegoja se si i kishim armiq, më ka bere pershtypje se nje gje é tille jo vetem qe nuk u bente pershtypje por insistonin qe për ta gjithashtu, Bashkimi Sovjetik (meqe ai simbolizonte gjithe bllokun e Lindjes) u fuste tmerrin vetem duke i përmendur qofte dhe emrin dhe simbolizonte TË KEQEN absolute. Dmth armikun.

korriku

Kemi thene te njejten gje

STALKER

Unë u nisa nga nje eksperience e jetuar e cila, sinqerisht, më pat bere shume pershtypje (unë në 92 dhe emrin nuk doja tja degjoja kamunizmes :grinning:).

eh thuaj…

korriku

Pastaj eshte edhe nje gje me vende te vogla, periferike, e “pa familje” (familje gjuhesore, kulturore, etj, sic mund te jene sllavet, latinet, anglosaksonet, e me radhe)
Perparimi i nje vendi te tille, dmth radhitja ne mesin e vendeve me demokraci, le te themi te mire, nuk eshte pa veshtiresi, madje ato jane mjaft me te renda sesa popujt e tjere, ata “me familje” si te thuash.
Ka per te kerkuar vazhdimisht sakrifice qendrueshmeria e progresit, pak a shume si Izraeli e mendoj, ne kuptimin e perkushtimit nga individi. Gje shuume e veshtire t’i flasesh e t’ia kerkosh shqiptarit te sotshem ne kohen e sotshme te konsumit, dhe te padrejtesive te tregut.
Desha te them, derisa te kete nje lloj vetedijeje te pranueshme nga individet, do kete shqiperia vazhdimisht te pakenaqur, se e veshtire te balancosh kerkesat e palimitta te konsumit, me interesin e veshtire te perbashket.

korriku

Bashkimi Sovjetik i atehershem per europen, njelloj si koreja e veriut sot per ameriken. Edhe “komunizmin” njelloj sakat.
Rrofsh

Alba2265

E kuptoj por ata nuk kufizuan lirine e individit.megjithe konservatorizmin e saj koreja e juges nuk I kufizon qytetaret Te jetojne ku Te duan,Te levizin ku te duan .koreja e veriut eshte si ne ne kohe te Dulles kur vetem anetaret e birose e njerez prane tyre shkonin jashte .

STALKER

image

“Mrekullite nuk ndodhin me frymen e shenjte. Ato janë frut i nje durimi dhe pune të madhe” - tha Choo Mi-ae, présidente e Partise Demokrate, në pushtet në Korene e Jugut prej nje viti.

Sa duhet te jete “gezuar” ish-presidentja konservatore nga biruca e burgut të saj

InkuizitoriMoth

sa i gezuar je ti qe e djathta ndodhet ne biruce si Nexhminja dhe Sudja dhe mrekullinjte e shenje e ben e majta njesoj siç ka bere mrekulline e shenjte te Korese Veriut dhe te Marlonit ne Paris qe ka vene perposhte Godardin ne dyshemene e nje apartamenti te shkrete.

Shikoni ore mutin tuaj qe keni bere ne histori si fele e majte, se per te bere mut duhet nje vrime e vetme e rrethuar nga dy fele vellazerore qe tani i shofim te takonen per here te pare ne menyre te dukeshme (te shofim si do jete si takim vllazeror, hipokrit apo i vertete).

Takimi i felave te verteta ka ndodh edhe ne menyre ta padukeshme te mrekullise se shenjte. Ne fakt jane takuar ne menyre te dukeshme, se eshte e vertete qe nuk te jep qyl gje njeri - as mrekullia e shenjte nuk te jep qyl dhe as Perenia vete nuk te jep qyl -, por ti me shoke shume nuk keni pare gje, per ju eshte e padukeshme kush vertet ka derdh energji, djerse dhe gjak qe te arrihet kjo dite. Ne krahasim me kush ka derdh vertet mund dhe vuajtje, mundi i kesaj presidente fele te majte, eshte aq i vogel dhe pa vlere, sa duket sikur i ka rene qylit duke marre rrogen.

machitewa

Hajt ta gezosh Nobelin, Mr President Trump!

ACDC

Korea e Veriut hyri ne bisedime,jo se ne KJ eshte nje president I majte,por se ne Washington eshte zgjedhur dikush qe nuk mund te luash si me pare.
Sa per kete “ekspertin” @STALKER,me duhet ti kujtoj se ishte president i majte ne KJ kur babai i Kimit te sotem vendosi ta bombardoje per disa dite ku u vrane nja 20 vete.
Kjo solli zgjedhjen e presidences se djathte në KJ.

Sa per rregjimin “ e detyruar” qe ka KV,duhet ti kujtoj “ekspertit” ne fjale qe ne KV po qeveris ne menyre absolute nje dinasti kriminale qe nuk i jep llogari askujt, ndersa në KJ edhe presidentja futet në burg.
Ndryshim I madh!!!
Dhe per kete nuk ka faj KJ,por dinastia kriminale ne KV!
Boll jistifikuat diktaturat kriminale,si kjo qe kishim ne ne Shqiperi,qe askush nuk kishte ndermend ta sulmonte!

KV po ben keto hapa se saksionet qe vendosi Trumpi detyruan Kinen qe te beje hapa ne kete drejtim.

Deri tani kjo politike po jep rezultate deri tani…te shohim me vone.

Sa per gazetarin e kesaj pacavureje si WP,duhet ta dij se saksionet do te hiqen kur Te verifikohet qe Kimi ka mbajtur fjalen.
Urime presidentit Trump!
E di qe eshte dite e zeze per majten amerikane dhe pasuesit e saj,por faktet flasin vete.

http://www.foxnews.com/world/2018/04/27/north-south-korea-agree-on-denuclearization-peninsula-after-historic-meeting.html

Arban

Shyqyr qe i vajti Amerikes i djathti nga Devolli, se po e mbyste e majta. Po shyqyr edhe qe nderroi pune, se do kishte votuar per kandidaden e majte amerikane dhe nuk do kishte ardhur paqja ne Gadishullin Korean.

P.S. A do t’i gjeni ndonje shok te hajrit te Modhit te beje ndonje muhabet per tema madhore fetare e filozofike, se mbeti duke ardhur andej-ketej neper tema i zhgenjyer, ndihet shume i lodhur, Eshte mbushur Peshku me ftuja e ftujake dyfelore politike, si une dhe Karenti.

korriku

Great news
Sa here bashkepunohet per paqe e ulje te tensioneve, kudoqofte, lajm i mire per te gjithe planetin.

korriku

Nuk i ndoqa, dhe s’para e kam idene e detajeve a te pergjithshmes (se bisedimeve), mendja me thote shumica ka te beje me ceshtjen nukleare.
Por cfaredo te jete, ishalla me kembe te mbare.

Inter-Korean summits are meetings between the leaders of North Korea and South Korea. There have been three such meetings so far (in 2000, 2007, and 2018). The importance of these summits lies in the lack of formal communication between North and South Korea, which makes discussing political and economic issues difficult. The summits’ agendas have included topics such as the ending of the 1953 war (currently there is an armistice in force), the massive deployment of troops at the DMZ (approximately two million in total),[1] the development of nuclear weapons by North Korea and human rights issues

InkuizitoriMoth

Alba2265

Asgje nuk ndodh se KV eshte diktature e cila mbijeton persa kohe eshte strikte e mbyllur dhe e ashper .po u hap pak diktatura bie dhe kim young ungu qe I ka duart e lyera me gjak perfundon si kadafi apo caushesku .

STALKER

Korea e Veriut do shkoje si Kina. As do hapet as do mbyllet. Do kapitalistizohet (xhanem ka filluar). Stadin e pare te projektit te saj kombetar e mbylli: eshte fuqi nukleare.
Tashme kalon ne stadin e dyte.

Ps: krahasimi yt me Kadaf dhe Caushesk nuk qendron, sepse eshte manikeist (diktature/demokraci, e mira/e keqja. Po El Asadi psh ? Si kokrra e molles eshte!

Alba2265

Kina u nda trashegimia e mao c’è dunit ky do ti duhet te denoncoje te jatin e gjyshin .kina do te behen edhe ata me demokrate .kllasa e biznesmeneve qe po krijohet ne kine dikur do kerkoje me shume liri .kapitalizmi sjell democracy.

STALKER

Në fakt, jo. Ka plot filozofe serioze qe mendojne se kapitalizmi nuk sjell detyrimisht demokraci (unë nuk jam dakort, por mua zakonisht nuk me pyesin në kesi rastesh). Perkundrazi, Kina modifikoi kushtetuten qe Xi Jiping të vdese president.
Edhe Vietnami dhe Laosi janë vendet me parti unike dhe kapitaliste ekonomikisht (deri dhe Kamboxhia qe bën si vend pluralist, drejtohet nga i njejti Khmer i kuq prej 33 vjetesh)

Albano-id

po me titra gjermanisht nuk gjendet ky dokumentar interesant, arte eshte dy gjuhesh.

STALKER

E gjeta Vangjeeeel !

korriku

pj. 1re, goxha i gjate si dokumentar

Alba2265

Progresi drejt demokracise asnjehere nuk eshte ne vije lineare .si rule of thumb diktaturat mbreterite triumfojne atje ku njerezit jane/ ndihen Te dobet e te frikesuar e kane nevoje per nje dore te forte ti mbroje .ne kete psikoze lulezon edhe kulti i personalitetit ku e mira dhe e keqja pritet nga udheheqesi dhe folura kondra tij perben sakrilegj si blasfemia ndaj perendise .nashi prosperiteti rrit vete besimin dhe pavaresine e individit I cili do te perqendrohet me shume ne harritjet e veta individuale dhe jo ta konsideroje veten nje numer ne funksion Te harmonise sociale .

InkuizitoriMoth

alba pse e ke braktis Biblen per ca muhabete gazetash per demokracine? Shiko ne Bibel, sidomos ne Testamentin e Vjeter, gjysmat e frazave dhe ideve jane tiranike, gjysma tjeter jane demokratike.

Alba2265

thone qe perandoria romake mori tatepjeten kur njerezia filluan te nderonin si perendi jezusin e jo perandorin.

InkuizitoriMoth

nuk e kuptoj, kjo eshte shprehje provokuese, parodi, apo e beson vertet qe ka qene keshtu?

Alba2265

thone qe nje nga arsyet :Christianity and the loss of traditional values
The decline of Rome dovetailed with the spread of Christianity, and some have argued that the rise of a new faith helped contribute to the empire’s fall. The Edict of Milan legalized Christianity in 313, and it later became the state religion in 380. These decrees ended centuries of persecution, but they may have also eroded the traditional Roman values system. Christianity displaced the polytheistic Roman religion, which viewed the emperor as having a divine status, and also shifted focus away from the glory of the state and onto a sole deity. Meanwhile, popes and other church leaders took an increased role in political affairs, further complicating governance. The 18th-century historian Edward Gibbon was the most famous proponent of this theory, but his take has since been widely criticized. While the spread of Christianity may have played a small role in curbing Roman civic virtue, most scholars now argue that its influence paled in comparison to military, economic and administrative factors.

InkuizitoriMoth

Ekziston nje diference midis Jezuit dhe krishterimit, qe varet sipas vizoinit se si eshte kjo diference, e madhe apo e vogel.

Nese shifet problemi sipas vizionit te difences se madhe, dmth sipas vizionit providencial qe Jezui ishte mesia dhe duhet ndjekur nga hebrejte, romaket e me tej, etj, etj, atehere vrasja dhe mosndjekja e tij ne vitin 33 ishte nje vetvrasje per Romen qe ne ato vite ishte ne kulmin saj. Dmth rrenimi i Romes filloi ne vitin 33, qe me pas u be i dukshem dora dores (nga blogeret romake :stuck_out_tongue:). Rrenimi “koincidoi” te behet i dukshem ne vitet 400, pikerisht kur krishterimi u zyrtarizua. Me pas ishte krishterimi dhe vlerat e tij pergjegjes per rrenimin e Romes dhe vlerave te saj, sepse siç e thashe ekziston nje diference e madhe midis krishterimit dhe Jezuit. Dmth krishterimi ishte i manget ne vetvete, nje Jezu i pranuar dhe jo i vrare, implikonte sintetizimin bashke te vlerave komplementare hebraike dhe vlerave helenike (pagane ose romake - sqarimi i pse, eshte me i detajuar). Siç e kam thene vlerat e destinuara te jene komplementare (si psh vlerat politike majte dhe djathte sot), nese nuk arrine bashkmin midis tyre, trasformohen ne kunderti shkaterrimtare. Si rezultat prandaj krishterimi prishi vlerat pagane dhe bashke me te Prandorine Romake, qe lindi me pas si Perandori e Shenjte (stadi pare i Evropes se Bashkuar). Duhej pritur ardhja e Rilindjes qe vlerat pagane te rivlersoheshin perseri, e perseri me shprese qe bashkoheshin me vlerat e krishtere. Fatkeqsisht perseri nje deshtim tjeter, kesaj radhe i vlerave kristiane dhe triumf i vlerave pagane, me pasoje stadin e dyte te sotem te BE (Evropes se Bashkuar bis) dhe lloqet e blogereve “se Trumpi zotrie, se seksi zotrie, se demokracia zotrie”. (fatkeqsisht jo vetem te blogereve)

Tani e treta e verteta, o do kete bashkim sintetizim te vlerave shpirterore me ato trupore, ose nuk do kete me as mundesi Evrope si emer gjeografik, jo me Evrope te bashkuar apo Evrope te çarfalitur siç po behet me ndihmen e pakursyer te blogereve pagane.

Mirpo kjo nuk behet dot pa nje vizion te ri, prandej them vazhdimisht qe duhet nje vizion i ri.

STALKER

Kina eshte protektori i Korese se Veriut, keshtu qe kjo e fundit do shkoje ne rrugen e protektorit te saj (ekonomi tregu + pushtet te centralizuar).

Qe ti futej kesaj rruge (dhe te evitonte luften civile, kaosin etj etj), Korese se Veriut i duhej te kalonte per nga nuklearizimi i vendit (eshte fiks e njejta rruge qe kane ndjekur India, Pakistani apo Izraeli: fiks e njejta!).

Eshte normale qe tani Kimi deklaron mbylljen e site-it te provave berthamore: s’ka më nevoje per to, as per teste (prova) e as per provokime: Koreja e Veriut ka kapur nivelin e nevojshem te armatimit nuklear (zoterimi i një bombe të besueshme, mjete për prodhimin e materialit fissile, ka inxhinierët, teknikët dhe shkencëtarët e tjere etj etj): te gjithe vendet-fuqi nukleare zoterojne kalkulatatore qe simulojne bomben, askush nuk ka më site per prova.
Tani Kimit nuk i mbetet veçse te luaje karten e pacifizmit.
:blush:

ps: me 5 maj, ora e Korese e Verit shkon 30 minuta para duke ju pershtatur asaj te Jugut.

ps2: kjo nuk do te thote qe, detyrimisht, dy Korete do te bashkohen. Pas 15-20 vjetesh, nuk do te kete më pothuaj asnje njeri te gjalle qe nga lufta e Koreve e vitit 1953: gjeneratat e reja perveç faktit qe flasin te nejten gjuhe, nuk kane më asgje te perbashket.

InkuizitoriMoth

profecia virtuale ka arritur kulmin, ne boten virtuale as dy gjermanite qe kishin te njejten gjuhe dhe te ndara per 40 vjet me radhe akoma nuk jane bashkuar se keshtu ju pelqen blogereve “se Koreja zotrie, se Trumpi zotrie”.

Na thuaj o vlla ta marrim vesh: ti do qe te bashkohen, apo jo? Se vetem kte ke ne dore, e vetem me kete mund te ndikosh.

korriku

prosperiteti rrit vete besimin dhe pavaresine e individit I cili do te perqendrohet me shume ne harritjet e veta individuale dhe jo ta konsideroje veten nje numer ne funksion Te harmonise sociale .

Nuk di si pajtohen kjo qe sapo the me biblen qe citon vazhdimisht.
Por bibla menjane, eshte nje nga dogmat me te ndyra te kapitalizmes se perendimit vecanerisht atij amerikan.
Njeriu egzistencen e vet te perkoheshme do ta kete gjithnje ne funksion te sociales, si e tille kjo egzistence vjen e parashkruar me liri te kufizuara (liria ime shkon deri te kufijte e lirise se tjetrit). Pa harruar kufizimet ne perceptim si humans, kufizimet si qenie inteligjente, te pamundura t’i tejkalojme.
Prosperiteti dakord, por nese supozohet se permes tij superohen kufizime si te mesipermet, eshte totalisht e gabuar.

korriku

Dokumentar teper informues dhe mjaft i mire.

Xixa-g

Për një herë Stalker që jemi të të njejtës mendje…

Këtu e vite më parë, kam botuar tek PPU një artikull që quhej " Kapitalizmi dhe demokracia… për ne, naivët",
Asokohe ai bëri jo pak zhurmë,bile edhe ekipi drejtues i PPU u kontaktua nga të tretë që t’a hiqte nga faqet e tij (në mos ta ndryshonte).

Zhurma erdhi jo thjesht nga përmbajtja por nga fakti se ai shkrim vërtetonte se një artikull i botuar në gazetën PANORAMA (nëntor 2008) , i dalë nga dora e z. Adrian Civici - profesor i ekonomisë burri i botës dhe Rektor i UET, me titull “Zgjedhja e vështirë: kapitalizëm apo demokraci?” s’ishte gjë tjetër veçse kopje ose plagjiaturë e një shkrimi tjetër paralel " Démocratie et capitalisme : séparation des deux jumeaux", ky i dyti me autor Ivan Krastev - Drejtori i Qendrës për Strategjitë Liberale të Sofjes.

Përtej plagjiaturës, edhe pas 10 vjetësh, “naivët e sotëm” ja vlen të lexojnë atë shkrim të lartpërmendur, thjesht për hir të dallimit mes demokracisë dhe kapitalizmit.

Albano-id
Alba2265

Nuk kuptoj asgje nga keto sofizma,tip referat I shoqes lenka ne mejtepin e partise .eshte fakt historik se kapitalizma kerkon nje shtet I cili eshte arbiter I paanshem I grupeve Te ndryshme Te shoqerise e jo nje vegel ne duart e nje grupi te caktuar .ndodhi ne France 240 vjet me pare do te ndodhe ne kine ,paqesisht nese mesojne nga historia me dhune nese jo.hapja kulturale e ekonomike do te krijojne masen kritike per ndryshime.
Cultural: The Enlightenment philosophy desacralized the authority of the monarchy and the Catholic Church, and promoted a new society based on reason instead of traditions.
Social: The emergence of an influential bourgeoisie which was formally part of the Third Estate (commoners) but had evolved into a caste with its own agenda and aspired to political equality with the clergy (First Estate) and the aristocracy (Second Estate).

Alba2265

Where there is no vision people perish .:+1:

STALKER

Ky eshte opinioni yt: kapitalizmi si horizont i fundit i shoqerise njerezore.

Ka qe thone se eshte mundesisht i tejkalueshem (në frengjisht flitet per 'des possibles’ - cik e veshtire perkthimi, sepse nuk behet fjale për posibilitete, por për ‘shance’, për ‘happening’). Ti thua jo. Dakort, por askush nuk mund të ndalohet qe ta mendoje të tejkalueshem

korriku

Ka mundesi te te duket si referat i “lenkes” sepse keshtu me duket mua komenti jot. Sidomos pjesa ku kapitalizmi eshte i paanshem :smiley:

Kjo me poshte nuk eshte nga lenka e as nga une:

http://www.gazetadita.al/edhe-socialist-edhe-i-pasur/

Kur e kupton thelbin e meritave të socializmit, nëse s’të vjen natyrshëm, sheh se përkujdesja ndaj gjërave kolektive është e rrënjosur në interesin që ka individi për veten. Një shoqëri me pabarazi ekstreme nuk mund të qeveriset siç duhet

InkuizitoriMoth

ne fillim nordhi krishterimi, y ça gallate, pastaj nordhi kapitalizmi y ça gallate, nordhi edhe komunizmi y ça gallate e modhe mer jau!

gallate e modhe gjith kan per nordh i dite y ça gallate!

gallata ma e modhe ka per qene kur t’nordhi Peshku y ça gallate!

Alba2265

Shiqo dy korete shembull perfekt i kontrastit midis dy sistemeve. koreano jugori ka te drejten e fjales protestes informacionit , koreano veriori degjon vetem ate qe ka qejf kim jong uli te lejoje dhe pushkatohet me matralloz anti ajror ne mes te mexhlisit nese nuk buzeqesh sa duhet kur kuvendon udheheqesi i dashur .mos te flasim per anen teknologjike ku KJ eshte jek e jek me kompanite me te fuqishme te botes KV eshte hala ne mesjete.

Alba2265

Ne vitin 2008 KV hodhi ne ere reaktorin nuklear ne prani Te inspektoreve nderkombetare .me vone e ndertoi prape .kete loje liro shterngo kane vite qe e luajne .po Te liberalizohet KV kim hump pushtetin per te cilin vrau pa iu dredhur qerpiku vellain e vet .

gjembi

Tani e sigurte qe s’do kthehet me dikush ketu ne blog. :frowning:

Kthupi

“We were informed that the meeting was requested by North Korea, but that to us is totally irrelevant”

Then why mention it?

gjembi

Because… I am a pre-teen throwing tantrums.

B-O-H-I-C-A

C’ar do bojme me keto stemat e Kryetarit Mao tani ?

Kthupi

I iku Nobeli per duresh qe ju befsha kurban.

Alba2265

E hengren me sy :blush:

STALKER

Ate qe nuk e beri dot nje Europe e tere, e beri nje bythe Kim !! :scream::joy:

korriku
gjembi

Marrte nga Nobelat tane!

Alba2265

Kumandari po i zgjidh problemet e botes nje e nga .ne nje vit ai ka harritur me shume se te gjithe presidentet e meparshem te marre se bashku.Beri paqen ne lindjen e mesme, i dha dermen ISIS , zgjidhi Sirine, KV etj.bere po c’nuk ke bere /bere botene te tere :grinning: nejse nje keshille miqesore nga specialistet e PPU .rruga per ne pyonjang kalon nga pekini.beji presidentit Xi Xi te Kines nje leshim ne nje front tjater dhe ai ta jep koken e Kim ne tepsi si turqit dikur ate te Ali pashes.

gjembi

Are you tired of winning yet?

Alba2265

I’m winning but the fake news media isn’t reporting it. I hear that a lot from the Trump supporters whom I feel like asking: could the lack of reporting be because all that winning is in your head and not in reality?

Manjola_Tirana

ca thon qi ja futi

Kthupi

Si perfundim i pa njeri butonat mbreme? Kush e kishte me te madh?