Vlera providenciale e artit I (po vjen antikrishti)

141 postime 6935 shikime 22 prill 2021 në 03:57 e paradites
InkuizitoriMoth

marcin_bondarowicz_poland

Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë gjithçka është e lejuar - Ivan Karamazov

Jam një fëmijë i shekullit tim, një fëmijë i mosbesimit dhe dyshimit … por arrij të them se nëse dikush do të më provonte se Krishti është jashtë së vërtetës dhe nëse do të ishte me fakte jasht çdo dyshimi që e vërteta nuk është me Krishtin, e pra unë do të preferoja të qëndroja me Krishtin sesa me të vërtetën - Dostojevskij, letër drejtuar A N.D. Fonvizina

Kur më pyesin: “cili është artisti më i modh në historinë e botës?”, përgjigjem se pyetja nuk është në terezi bashkë me pyetësin, sepse në botë ka shumë artistë të mdhenj si psh Homeri, Dante, Shekspiri, Xhojsi, Prusti, dhe unë jam aq i madh vetë sa të mos i rendis në listë artistët (dhe këdoqoftë tjetër) sipas kriterit të madhështisë antologjike, por në bazë të kriterit të mirnjohjes. Dhe në bazë të kriterit të mirnjohjes, artisti më i modh në botë është Fjodor Dostojevskij. Në mënyrë fatale mekanike pason vërejtja se kjo është subjektive, e po aq fatale mekanike pason edhe përgjigja: “Por unë subjekt jam, nuk jam dekani i Fakultetit të Letërsisë apo kryetari i Akademisë së Arteve, dëshmoj në bazë të përvojës subjektive, i jam mirnjohës atij që më ka dhënë”.

Vërdallë në botë gjen shumë fansa të Dostojevskit që i janë mirnjohës për ç’ka i ka dhënë, madje ka prej tyre që thonë se i ka ndryshuar jetën (gjë e konsideruar me rezervë), por në rastin tim, për vetë kushtet shqiptare atëbotë, është pak më ndryshe lloji i mirnjohjes. Në listën e librave të ndaluar që qarkullonin samzdat dorë më dorë atëbotë, nuk figuronin Bibla dhe Kurani, sepse frika ishte tepër e madhe për të mbajtur një libër të shenjtë në shtëpi. Vetëm ideja e pasjes së një shkrimi të shenjtë në shtëpi përbënte një tmerr të padurueshëm. Biblën ma kanë zënë sytë për herë të parë në vitin 85-së, dmth mbasi vdiq Enveri kur tmerri absurd u mpak disi. Ndërsa për fat të mirë Dostojevskij, meqë romancier, gjëndej, gjithnjë me rrezik dhe tepër rrallë si autor reaksionar i ndaluar, por prapë gjendej në qarkullim (në përgjithsi mbeturina nga kohë e Musolinit). Disi më kollaj gjendeshin ekzistencialistët francezë (botime moderne, edhe si sasi ishin më tepër, rezultat i lidhjeve kulturore të kohës me Francën, futur kontrabandë nga studentë dhe specializime jashtë shtetit), të cilët për ironi ishin ateistë më tepër se shok Enver; ateizmi ishte arsyeja pse gjendeshin më kollaj, nuk ishin dhe aq të frikshëm për pushtetin. Pra e vetmja mundësi atëbotë për të njohur të shenjtën mbetej Dostojevskij, i cili Providencën, Krishtin, figurën e shenjtorit, mëkatarit etj, i kishte si bukë e djathë; Ivan Bunin, çmim Nobël 1933, thoshte për Dostojevskin që “e përdor Jezuin si majdanoz”, në kuptimin që e fut kudo vend e pa vend. Dostojevskij deri dhe ateistin e quante mosekzistues, përveç si një teist përsëmbrapi, një besimtar pa zot, një idolatër i shkencës ose i politikës,i transformimit vetëm shoqëror dhe material. Pra prej Dostojevskit e kam marrë edhe unë huqin e majdanozit providencial kudo në çdo pjatë.

Tingëllon qesharake të njohësh fenë nëpërmjet një romancieri, por ç’të bësh, kjo ishte e vetmja mënyrë për të njohur të shenjtën në kushtet e atëhershme. Për këtë i jam mirnjohës Dostojevskit në radhë të parë, dhe i jam mirënjohës edhe në radhë të dytë pikërisht për çfarë e përçmon Bunin (dhe Kundera e nobelisti Nabokov - të cilin do ta trajtoj më në hollësi në shkrimin e ardhshëm), më ka dëshmuar që letërsia e vërtetë duhet t’i ketë si bukë e djathë çështjet providenciale, edhe kur nuk e përmend dhe e ha gjellën pa majdanoz si Bunini, si Nabokovi, si Sartëri (quajtur nga nobelisti Nabokov një kopiac i shëmtuar i Dostojevskit), si Kamyja (që e mbante Dostojevskin në krye të vëndit). Huqi i majdanozit providencial vihet re edhe në letërsinë shqiptare: Naimi, Fishta, Mjeda, Noli, Migjeni (fans i Dostojevskit), Koliqi, Kuteli; deri edhe Kadareja, Dritëroi dhe Arapi nuk do t’ju dëgjohej zëri si shkrimtarë t’mdhenj nëse nuk do të ishin infektuar në Moskë nga huqi i providencializmës ruse, i pranishëm si mbeturinë toksike radioaktive në letërsinë e realizmit socialist. Të gjithë ekzistencialistët evropianë, brënda në thes edhe ekzistencialistët ateistë, i detyrohen shumë Dostojevskit, sepse ai, si ateist i konvertuar në besimtar, njihte mirë si besimin ashtu edhe mosbesimin (“Jam një fëmijë i shekullit tim, një fëmijë i mosbesimit dhe dyshimit”), kjo e bën atë tragjik klasik, dhe trazues të çdo lloj shpirti lexuesi. Prej Dostojevskit kam mësuar që letërsia e madhe ka raport të detyrueshëm me Providencën, pavarsisht se e pohon ose e mohon, shëmbulli më banal është arti klasik helen, tragjikët grekë. Tolstoi është faqja tjetër e medaljes, sepse të njëjtin majdanoz hedh në gjellë, por të maskuar mbas problemit shoqëror; e kjo ishte arsyeja përse Tolstoi ishte i parë me sy të mirë nga komunistët - ta do mendja i çensuruar në pjesët e tij të rrezikshme me majdanoz fundamentalist të krishterë -, ndëkohë që Dostojevskij ndalohej, u ribotua vetëm mbas vdekjes së Stalinit (politika botuese shqiptare ishte kopje e zbërdhylët e politikës botuese sovjetike). Në emër të këtij majdanozi Tolstoi nga fundi i jetës mohoi veprën e tij letrare si gjellë e njelmët shoqërore, pikë për pikë si Gogoli, i cili, jo vetëm e mohoi tërë veprën e tij, por arriti të djegë pjesën e dytë të “Shpirtëra të Humbur”.

E gjithë letërsia ruse është një përzjerje e pandashme e problemit shoqëror me problemin providencial, prandaj është një letërsi e madhe dhe profetike për një vënd të madh si Rusia, si parandjenjë e një fati të veçantë në planet e Providencës për shpëtimin e botës. Po për të njëjtën arsye madhështia e letërisë amerikane dhe madhështia providenciale e Amerikës (faqja tjetër e medaljes), dhe shpirtvogëlsia e Evropës dhe ngushtia e letërsisë së saj ekzistencialiste pa hapsira e ngjeshur midis dy shpirtgjërësive të mëdhenj që përgatiteshin të merrnin fatet e planetit në dorë për të ndryshuar situatën shoqërore dhe situatën providenciale si unifikim planetar (pavarsisht se rezultoi një dështim i bujshëm nga të dy palët). Me këtë lloj vizioni është e lehtë të orientohesh në kullën babelike të letërsisë, e për këtë arsye i jam mirnjohës Dostojevskit dhe letërsisë së madhe ruse. Letërsia ruse duke qenë me strukturë piramidale, dmth me përfaqsues kryesorë që i lënë stafetën njëri tjetrit në kohë, bën akoma më të lehtë orientimin: ajo zanafillon me Pushkinin që i lë stafetën Gogolit - “ne të gjithë kemi dalë nga (tregimi) Manteli i Gogolit”, thotë Dostojevskij -, e më pas Dostojevskit dhe Tolstoit, në mes të cilëve qëndron si ekuilibrist Turgenievi, e të tjera figura llaç e tulla si material mbushës i strukturës piramidale. Letërsia amerikane ka strukturë më demokratike (reflektim i strukturës së saj shoqërore), piramidë pa majë ose me disa maja; ndërsa letërsia evropiane është çorap fare, si vetë Evropa e Bashkuar, as mish e as peshk bashkuar.

Një kolege e Dostojevskit, me të cilën punonin bashkë në redaksinë e “Grazdanin” në 1893, dëshmon:

Ai i dha një të goditur tryezës me dorë që më bëri të kërcej, dhe bërtiti me një zë të lartë si një muezin në minare: “Antikrishti po vjen! Po vjen! Dhe fundi i botës është afër, shumë më afër sesa mendoni!”

Anekdota shërben si ilustrim për të dëshmuar tensionin stërmadh të shpirtii eskatologjik në ortodoksinë ruse; njëkohësisht është dëshmi e tensionit eskatologjik të Dostojevskit, i cili përjetonte në përditshmëri ankthin që Fundi i Botës ose Fund i Kohëve (ose në një version laik “Fundi i Historisë”) është pranë. Ky ankth ekzistencial reflektohet për bukuri në veprën e tij, dhe lexuesit ndjejnë dhe gjejnë diçka të çuditshme dhe tepër shqetësuese në të, megjithse jo si një përvojë personale, sepse sot ka ndryshuar konteksti (ani pse problemet janë përkeqësuar, dhe për më tepër përforcuar nga indiferenca). Dostojevskij, megjithse nuk është më i kohës, vazhdon të ngacmojë bashkëkohësinë, interesi për të është gjithnjë në rritje, hesapi providencial dhe social nuk është mbyllur akoma, megjith dështimin e pritjes dhe situatës të sotme postmoderne tërhiqe mos e këput, ku përditshmëria ka tretur pritshmërinë.


shkrimi ka lidhje organike me këtë shkrim të kaluar dhe tërë shkrimet e mëparshëm të serisë së Anonimatit

InkuizitoriMoth

Ka një arsye më të thellë se përse kultura orientale është e strukturuar në mënyrë më piramidale (pak personë që i lënë stafetën njëri tjetrit me kalimin e kohës) se sa kultura oksidentale, lidhur me faktin që fenomeni në fjalë shfaqet edhe në strukturat shoqërore përkatëse, piramidat shoqërore orientale janë forma të ndryshme tiranie. (Shembulli më i njohur është kultura dhe struktura shoqërore piramidale ruse). Në këtë rast shkaku dhe pasoja shkëmbehen me njëri tjetrin: meqë vuajtja në shoqëritë orientale është më e madhe, atëherë gjenialiteti koncentrohet në pak persone të zgjedhur (shumë më superiorë se kolegët oksidentalë më të shumtë në numur) që përfaqsojnë dhe vuajtjen kolektive mbarëpopullore. Vuajtja e të shumtëve hidhet si meritë mbi shpatullat e të paktëve.
Ky fenomen shpjegon edhe gjeninë piramidale shqiptare: Nol, Kadare, Nënë Terezë.
Shpëtimtari ndodhet në kombin më të vuajtur.

(ne liste edhe i Modhi :grinning:, vetem se he per he ha buke mçeftas) :grinning:

InkuizitoriMoth

Czeslaw Milosz, në librin e tij me titull “ABBECEDARIO” (koktej i çuditshëm fjalori, kujtimesh, eseje dhe romani), paraqet figurën e veçantë të historianit rus Andrej Amalrik, parashikues i rrëzimit të komunizmit. Tani, mbas pilafit, bëjnë të gjithë profetin, por ato vite të gjithë, përfshirë edhe disidentët e mdhenj, e kishin mendjen top se sistemi nuk do rrëzohej kurrë. Vetë Milosz thotë se i përkiste optimistëve të moderuar: besonte se do të kishte ndryshime, por jo në të gjallë të tij (për eksperiencë personale, ky ishte maksimumi i guximit për besimtarët disidentë). Ndërsa Amalrik - as diplomën nuk i dhanë sepse teza e tij nuk ishte në përputhje me versionin zyrtar, gjysmën e jetës e kaloi burgjeve dhe në internim si qenie asociale -, ishte i vetmi që profetizoi shëmbjen e komunizmit në esenë me titull “Do mbijetojë Bashkimi Sovjetik deri në vitin 1984?”, ku paraqiteshin logjikisht dhe empirikisht arsyet e rrëzimit të Perandorisë Sovjetike si fatalitet historik, ngjashëm me rrënimin e Perandorisë Romake.
Nuk ka qyl asgjë, as profecia nuk jipet qyl.

InkuizitoriMoth

Ka njerëz që jetojnë si derri e dosa, vetëm që të hanë bukë, quhen njeriu me 1 dimension: soma.
Ka njerëz që hanë bukë dhe hanë pykë, por edhe s’hanë pykë, varet nga situata (se ashtu osht i punë) dhe si ja do interesi; quhen intelektualë, njeriu me 2 dimensione: soma dhe psyche.
Ku janë frymorët me 3 dimensione: soma, psyche dhe pneuma?

Alba2265

Disa njerez linden te medhenj, disa behen te medhenj , te tjere madheshtia u ka zene deren :grinning:

del-ta

I bëke zbor greqishtes :nerd_face:

InkuizitoriMoth

Nuk jam në gjendje të mbaj një anë në diskutimin e shpeshndeshur nëse gjeniu lind apo bëhet; ka rrezik, si çdo diskutim tjetër bipolar i këtij lloji, që e vërteta të jetë dialektikë e endur midis këtyre dy polevem parë sipas kontekstit rast për rast. Por me fakte në dorë nga eksperienca, them me siguri se personat e pajisur me dhunti të veçanta, nëse nuk gjejnë mënyrë t’i lulëzojnë, pesha e dhuntive i plandos keq përtokë duke përfunduar më keq se njerzit e zakonshëm, të cilët sidoqoftë bëjnë përpara këmbëlehtë, meqë pa pesha të tepërta. Kokboshëve ju vjen jeta më e lehtë se kokplotëve të parealizuar.

InkuizitoriMoth

Nëse do të kuptosh se kujt agjenture i përket një studjues, shih se nga cila gjuhe i ka vjelur barbarizmat.

InkuizitoriMoth

Miqësia e vërtetë nuk ekziston mbas moshës së adoleshencës, që për shumë të rritur vazhdon si sëmundje rinore deri në moshë pensioni, grindu e zë miqësi të reja për tu grindur përsëri. Miqësia ndërmjet adoleshentëve është e papërgjegjshme, tërë ditën ha ha ha e hi hi hi, dhe vjen darka e nxihet nata, ku t’kom pa, gjithsekushi në shtëpi tek mamaja e vet. Miqësia e vërtetë kërkon të kesh të njëjtin mision ambicioz dhe njëjtën punë për tu bërë, nganjëherë duke përballur edhe rrezikun e vdekjes; gjë që tejkalon si perspektivë nevojën e natyrshme të njeriut për tu kruajtur me tjetrin, për të qenë bashkë me dikë për të mbytur vetminë. Nuk ka shoqni për hir të shoqnisë e për të vrarë kohën, ka vetëm shoqni në funksion të, rrin bashkë në funksion të një ideali.
E kupton sa shokë ke nëse je në hall në mes të natës, e mbasi pyet veten: “Cilin të ngre nga gjumi për t’i kërkuar ndihmë?”, rrezik nuk gjen përgjigje, pra nuk ke asnjë shok të vërtetë dhe asnjë mision për të kryer.
Ish disidentët e njohim mirë këtë lloj miqësie, ose më saktë e njohin vetëm ata që se kanë harruar dhe mundohen ta praktikojnë edhe sot, dmth disidentët tamom.

Alba2265

Gjeja me e bukur nga adoleshenca eshte ndjesia ne vetvete se i di te gjitha e bota te duket fushe me lule .Sa me shume jeton aq me shume kupton se nuk di asgje e bota eshte nje vend i tmerrshem.he that increaseth his knowledge increaseth his sorrow thote bibla.

InkuizitoriMoth

Nostalgjia e pensionistëve për moshën e rinisë, kohë së lumtur pa vuajtjet e reumatizmës dhe mungesën e takatit muskular (edhe të muskujve seksualë) të moshës së pleqërisë, ka krijuar kulturën masive të kultit të adoleshencës, veçanërisht në modë, kur të gjithë duan të jenë adoleshentë muskulozë, asnjë nuk don të jetë, dmth të jetë i rritur shpirtërisht. Fenomeni duket qartë në modën e veshjeve, pothuajse nuk ka dallim moshe në veshje: pensionistë me blu-jeans të rrjepura e të çjerrura dhe plaka gjysëm të çveshura me mishin zhubra-zhubra aty ku duket leshi i seksit.
Në fakt nuk ka etapë më të vuajtur se adoleshenca, gjithçka varet nga hormonet dhe meteorologjia; gjëndje e papërcaktuar skizofrenike, tepër e rrezikëshme dhe kriminale për vetë adoleshentin dhe për kë ka përreth. (Temë e ndeshur rëndom nëpër filma dhe romanë modernë). Një adoleshent është një kriminal dhe pervers potencial.
Ky fenomen e ka një arsye providenciale, rënia e Adamit dhe Evës ndodhi në moshën e adoleshencës, dhe moda e glorifikimit të adoleshencës edhe nga pensionistët është një prej shenjave që njerëzimi përjeton Ditët e Fundit. Alfa bashkohet me omegën, mbyllet cikli.

InkuizitoriMoth

-Shih sa i bukur fustani i saj.
-I kujt?
-I asaj me njolla të bardha dhe gjethe te vogla që fëshfërijnë në fund të këmbëve.
-Po ti e ke një të tillë më duket.
-Por më vjen zor ta mbaj këtu.
-Çfar zori, nuk e sheh që të tjerat ecin, ndërsa ajo fluturon?
-Ahaha!
-S’ka përse të kihet zor e as turp në këtë rast, sensualiteti i saj është i sublimuar, e veshur në këtë mënyrë ajo i jep kuptim edhe kafshërisë së aktit seksual.

InkuizitoriMoth

E paskam thënë bukur, vërtetim a posteriori i gjenisë.

InkuizitoriMoth

Miqtë janë mënyra që Zoti kërkon falje për familjarët - Hugh Kingsmill

Qëllimi final nuk janë shokët e anijes, qëllimi final është Itaka - i Modhi :smiley:

Alba2265

Kjo do te hyje ne panteonin e citimeve ne peshk :grinning:

InkuizitoriMoth

Në vëndet e pazhvilluara të gjithë ankohen që shoqëria është tribale, ankohen edhe kushërirat.

InkuizitoriMoth

Kam pas një herë një padron, që nuk dinte mirë as gjuhën e nënës, e megjithatë kur ishte me të huajt donte të fliste pa tjetër në një anglishte për të ardhë turp; lëshonte vetëm pasthirma dhe tek tuk ndonjë fjalë të rëndomtë të dëgjuar nëpër filma: ollrajt, gud-gud, okej etj. Një koleg që bënte edhe përkthyesin më tha që i vinte turp, nuk dinte çfar tu thoshte të huajve të habitur nga situata e krijuar, dhe se nuk po e duronte më idjotin, do të braktiste punën. - Vari hejbet - i thashë për ta qetsuar - është mënyra e tij për të treguar që ka pare.

Alba2265

Te gjithe
Edison Ypi
Të gjithë e pranuan pluralizmin.
Të gjithë kanë ndërruar mendje.
Të gjithë spiunonin njëri-tjetrin.
Të gjithë e mohojnë.
Të gjithë ikën me anije.
Të gjithë janë penduar.
Të gjithë ja falën paret Sudes.
Të gjithë nuk besojnë se bënë gabim.
Të gjithë shajnë pushtetin.
Të gjithë mallkojnë opozitën.
Të gjithë çohen nga gjumi të lodhur.
Të gjithë dalin pa e ditur se ku do venë.
Të gjithë hyjnë e s’dinë ç’të bëjnë.
Të gjithë vjedhin njëri-tjetrin.
Të gjithë vidhen prej të gjithëve.
Të gjithë kanë makina.
Të gjithë nuk preferojnë të udhëtojnë.
Të gjithë mbahen për trima.
Të gjithë dhiten në brekë.
Të gjithë hanë.
Të gjithë nuk ngopen.
Të gjithë mbulohen dhe mërdhifin.
Të gjithë zbulohen dhe kanë vapë.
Të gjithë dashurohen, dhe rrihen e theren.
Të gjithë urrehen, dhe puthen e jargaviten.
Të gjithë përdorin energjinë elektrike.
Të gjithë energjinë e shpërdorojnë.
Të gjithë e urrejnë korrupsionin.
Të gjithë korruptohen në çast.
Të gjithë marrin ryshfet.
Të gjithë japin ryshfet.
Të gjithë thonë se janë punëtorë.
Të gjithë urrejnë punën.
Të gjithë mbahen për oratorë.
Të gjithë s’dinë të lidhin dy fjalë.
Të gjithë hiqen për të ndjeshëm.
Të gjithë janë të pashpirt.
Të gjithë mbahen për të sinqertë.
Të gjithë janë rrenacakë.
Të gjithë mbahen për të mëshirshëm.
Të gjithë braktisin prindërit e moshuar.
Të gjithë janë të bindur se taksat duhen paguar.
Të gjithë taksave u ikin.
Të gjithë që blejnë kuponin tatimor nuk e kërkojnë.
Të gjithë shesin kuponin tatimor nuk ta japin.
Të gjithë nguten, dhe bëjnë gabime.
Të gjithë përmbahen, dhe s’bëjnë as punë as gabime.
Të gjithë janë hesapçinj gjenialë.
Të gjithë nuk dinë sa bëjnë 1 edhe 1.
Të gjithë blejnë libra.
Të gjithë nuk lexojnë.
Të gjithë shkruajnë libra.
Të gjithë lexojnë vetëm librat e tyre.
Të gjithë mbahen për mendimtarë.
Të gjithë janë mistifikatorë.
Të gjithë fantazojnë mullinj ere.
Të gjithë imagjinojnë det me kos.
Të gjithë ëndërrojnë male me mish, kodra me pilaf.
Të gjithë qeshin sikur qajnë.
Të gjithë vajtojnë sikur qeshin.
Të gjithë nëpër dasma rrinë seriozë si në funeral.
Të gjithë në funeral ja kërrcasin muhabetit si në aheng.
Të gjithë janë në Fejsbuk për tu hequr ndryshe nga çjanë.
Të gjithë që në Fejsbuk dalin të qeshur, janë fatkeqë.
Të gjithë që në Fejsbuk dalin të menduar janë budallenj.
Të gjithë pasditeve ja marrin një sy gjumë.
Të gjithë e dinë se kafene ka shumë.
Të gjithë janë të paqartë në cilën kafene të venë.
Të gjithë ndjehen të dëshpëruar në muzg.
Të gjithë ankohen se televizori e zbukuron realitetin.
Të gjithë shohin televizor pafund.
Të gjithë gazetarët bëjnë reportazhe pa vajtur.
Të gjithë lexuesit besojnë pa e përdorur trurin.
Të gjithë janë të shëndetshëm.
Të gjithë ankohen se janë të sëmurë.
Të gjithë mjekët japin këshilla.
Të gjithë të sëmurët nuk i respektojnë këshillat.
Të gjithë politikanët gënjejnë.
Të gjithë votuesit besojnë.
Të gjithë prodhuesit mashtrojnë.
Të gjithë konsumtorët blejnë.
Të gjithë thonë se e njohin Historinë.
Të gjithë nuk dinë çfarë ka ndodhur mbi këtë truall me shekuj.
Të gjithë thonë se e njohin gjeografinë e Shqipërisë.
Të gjithë nuk e dinë ku ndodhet katundi Lëpush Breshkë.
Të gjithë pjerdhin.
Të gjithë bëjnë sikur erën nuk e ndjejnë.
Të gjithë të gjithve ja fusin.
Të gjithë të gjithëve ja qisin.
Të gjithë zbardhin.
Të gjithë nxijnë.
Të gjithë shkojnë të flenë.
Të gjithë i zë gjumi.
Të gjithë shohin ëndërra.
Të gjithë presin të vdesin./CNA.al

Mirejam_Tirana

Të gjithë loqet kërkojnë përgjigje
Të gjithë mërziten duke iu përgjigjur loqeve
etj
etj
etj

InkuizitoriMoth

Të gjithë thonë vari hejbet
Të gjithë i kanë hejbet e varura
etj
etj
etj

r.v

=======> VK <=========
The gjithe…

InkuizitoriMoth

permend shkopin bej gati loqen
permend loqen bej gati shkopin

r.v

Edi Rama shkon ne uffici per te pa ato qe shef i mothi perdite…Te 2 artista jane…

InkuizitoriMoth

permend loqen bej gati koqen
permend koqen bej gati loqen

r.v

U rrite, u poqe, … lere fare :rofl:

InkuizitoriMoth

permend loqen bej gati loqen
permend koqen bej gati koqen

InkuizitoriMoth

permend loqen bej gati loqen
per mend loqen bej gati loqen

InkuizitoriMoth

Të gjithë janë legena
Të gjithë legenat janë të gjithë

Ose:
Të gjithë jane bëre si këmbët e dhisë
Të gjithë këmbët e dhisë janë bërë si të gjithë

InkuizitoriMoth

Të gjithë i bëjnë fjalët llastik
Të gjithë i bëjnë llastiqet fjalë

KidGame2

InkuizitoriMoth

Nuk del kurrë e verteta kur njerzit ndodhen në ankth ekzistencial, ku e vetmja e vërtetë që gjen është se njerzit janë të dhjerë në breke, dmth era e kakës është e vetmja e vërtetë që kërkon dhe natyrshem gjen, sepse çfar kërkon, atë gjen! thotë populli. Frikacakët gjejnë erën e jashtëqitjes së tyre, ndërsa trimat gjejnë erën e kakës të së tjerëve.

Mirejam_Tirana

shiti është artist

InkuizitoriMoth

mirjam, ti ke sjelle mutin e artistit italian, por ne vendin grandioz te Rinashimentos dhjet edhe kunderfigura e Manzonit, artisti i modh Carmelo Bene:

Ci sono cose che devono restare inedite per le masse anche se editate. Pound o Kafka diffusi su Internet non diventano più accessibili, al contrario. Quando l’arte era ancora un fenomeno estetico, la sua destinazione era per i privati. Un Velazquez, solo un principe poteva ammirarlo. Da quando è per le plebi, l’arte è diventata decorativa, consolatoria. L’abuso d’informazione dilata l’ignoranza con l’illusione di azzerarla. Del resto anche il facile accesso alla carne ha degradato il sesso - Carmelo Bene

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Një i dhjamosur dhe dy të kollarisur diskutojnë për kultin e heroit ulur në kolltuk të studios TV.

InkuizitoriMoth

Ankesa përzjerë me habi e ndeshur shpesh nga prindër intelektualë të apasionuar mbas leximit letrar që kryevepra të letërsisë botërore, të cilat kanë shënuar fëmijninë e tyre (psh Princi i vogël, Liza në botën e çudirave, Bambi, Zemra etj), kur ju rekomandohen fëmijve të tyre, nuk bëjnë asnjë përshtypje, krejt në kundështim me çfar ju kishte ndodhur dikur me prindët e tyre, është shenjë shumë treguese që konflikti i dikurshëm midis brezave dashuri-urrejtje, sot është shndërruar në indiferencë totale, nuk ka lidhje as për të pasur konflikt.
Edhe sherri ka nevojë për lidhje.

Mirejam_Tirana

letërsia është mall
image

InkuizitoriMoth

Letersia eshte mall njesoj si jane rolex dhe breket, dhe prindet natyrshem duhet t’ja lene trashegim keto mallra femijeve, por vihet re ne contemporanitet se prindet po lejne trashegim heqjen e brekeve si malli me i vyer ekzistues.

Mirejam_Tirana

image

Mirejam_Tirana

se desh harrova, për çfar duhen librat në epokën e tik toqeve ?

Mirejam_Tirana

image

InkuizitoriMoth

Tek zona ku fillon ndjehesh i akuzuar, ose më keq: i vetëakuzuar, vetëm herojtë afrohen, dhe prandaj rreth të vërtetës toka është e shkretë.

InkuizitoriMoth

Mburresh me çfarë të mungon.

(me beso, une jam i sinqerte)

InkuizitoriMoth

Thënia e famëshme e Clausewitz: Lufta është vazhdimsi e politikës me mjete të tjera shtjellohet më tej për efekt domino: konflikti politik është vazhdimsi e konfliktit kulturor me të njëjtat mjete, ndërsa konflikti kulturor është dëshmi e gjendjes së pështjelluar së mendjes dhe zemrës njerzore për shkak të krimit dhe vesit kundërvënë natyrës origjinale të njeriut.

InkuizitoriMoth

Tashmë është bërë praktikë e rëndomtë: kur mbyll aktivitetin një dyqan i çfardolloji, hapet përsëri vetëm si piceri.

InkuizitoriMoth

Shoqëria e sotme, ndryshe me të së kaluarës, e fsheh vdekjen, e bën lanet me shpresën e kotë se nuk do ta takojë një ditë” ankohet intelektuali i modh, pa vënë re se shoqëria e sotme, ndryshe me të së kaluarës, bën të kundërtën me seksin duke e zbuluar anatomikisht.
Një tjetër dëshmi e binomit dikotimik eros-thanatos. Ku ishim? Asgjëkundi! Çfarë bëmë? Hic asgjë!

InkuizitoriMoth

Derimë sot nuk di që asnjë diskutim i rrebët për çështje shoqërore midis antikomunistësh të së gjithë niveleve e llojeve të mos ketë përfunduar në grindje dhe akuza të ndërsjellta: “Enveri i ka pas thënë këto që thua ti!”.
Me lloqe Kavaje shok Enver vazhdon të ketë të drejtë.

InkuizitoriMoth

Shqiptarët nuk bëhen njerëz kurrë, janë legena të gjithë, katunar fare.
Mbasi e thashë u çlirova për një çast, pastaj mu kujtua që edhe unë vetë jam shqiptar.

InkuizitoriMoth

Elita shqiptare dhe intelektuali i shquar shqiptar për traditë i përket kulturës humaniste, në përgjithsi është njeri i letrave, kultura e tij shkencore nuk shkon përtej qenies filolog, albanolog, politolog, historian. Shkenca humaniste është njëra këmbë e kulturës, këmba tjetër është shkenca e mirfilltë: matematikë, fizikë, kimi (teza e Dy kulturave, Charles Percy Snow). Kjo mangësi invalidon kombin, e bën të mangët nga trutë, gjysëm mëndje, komb qytrym.

Zequa

Te qifte Marloni ne sume me gjith tezat.:joy:

InkuizitoriMoth

e keshtu eshte si te jesh i shkerdhyer familjarisht ne gen siç je ti Zeqo den baba den, çfar mund te shkruash tjeter?

Zequa

Ja pra, me mu se krru dot, qe sot te le te qete, merru me korriksen dhe stalkerin e majte​:joy:ne te djathtit mund na vi rradha pas 2030​:joy::joy:

InkuizitoriMoth

si t’dush boj, per mu nuk ka problem, un jam mesuar tani duke u shamatosur me loqe, qofshin te djathte e qofshin te majte. Bile kam filluar t’i ndjej lezetin te shames nga mamaja, lodhjen per te formuluar aforizma me teza filozofike, e kombinoj me pauza relaks me t’shame. Knoqesh!

Zequa

Paske marr ilaçe qeke qetesu🙏

InkuizitoriMoth

shiko mos eshte ndonje arsye tjeter, psh qe mamase tende, mamase se Zeqos ne maje te penisit te kryeministrit, i kane rene baterite ne mandatin e trete.

InkuizitoriMoth

Në vëndet katolike ka një historit të gjatë e të munduar ligjore që dyqanet të hapin të djelen si në vëndet anglo-saksone, modeli i përbotshëm i tregut të lirë. Psh kjo që ndodh sot në Itali me supermerkatot të djelën ishte e pamundur të mendohej në vitet 70-80të, sepse me ligj të pashkruar dhe të shkruar e Djela i takonte Meshës dhe pushimit (Sabati hebraik, e Shtuna). Liberalizimit të orarit të dyqaneve i jane gjetur gjithfarlloj arsyesh dhe shkaqesh: ekonomike, politike, sindakale, financiare, situatë krize etj, të cilat ja mundojnë të fshehin shkakun providencial: Zoti mbasi krijoi botën mbas një javë të lodhshme, ditën e shtatë, të Djelën, pushoi dhe kundroi veprën e Tij.
Antiamerikanët italianë, ose me fjalë të tjera katolikët, e konsiderojnë pushtimin protestant të datuar nga instalimi i bazës së parë të NATO-s; në fakt pushtimi datohet me liberalizimin e orarit të dyqanit, sepse shkaku providencial - në këtë rast liberalizimi i orarit të dyqanit - qendron në majë të Piramidës së gjithfalloj shkaqeve: ekonomike, politike, sindakale, financiare, gjeopolitike, situatë krize etj.

InkuizitoriMoth

Ardhja e Dytë e Skënderbeut

Pamja më të paharrueshme dhe mirëbukur dëshmuese për gjëndjen permanente të anarkisë dhe esencës së shpirtit shqiptar e kam parë në njerën nga ditët e para të fillimit të shpërthimit të trazirave rebele në jug ne vitin 97-të, dhe hapjes së llafit alarmues se vlonjatët ishin nisur drejt kryeqytetit. Tanimë e qartë për të gjithë që shteti kishte marrë fund brënda 24 orëve, në Tiranë mbretëronte një heshtje e shqetësuese që rrinte pezull mbi gjërat, të cilat kishin marrë supremaci mbi njerzit që nuk viheshin më re të vinin vërdallë, rrinin mbyllur në shtëpi duke parë televizor.
Në muzg të një mbrëmje, po shëtitja në Bulevard që ishte krejt bosh dhe i heshtur, nuk pipëtinte asgjë për be; gjë e pa bërë vaki kurrë më parë - xhiro e Bulevardit atëkohë ishte kulmi i gjallërisë së djelmurisë shqiptare -, dukej si një ëndërr e keqe, një makth, prani e vdekjes në pritë kudo dhe për çdokënd. Larg në horizont të bulevardit, midis Komitetit Qendror dhe Kryeministrisë, vë re një siluetë vertikale që pas pak mori formën e një kalorsi të hipur mbi një kalë të bardhë me njolla të përhimta. Kalorsi, një barbar kokëpalarë, kalëronte galop në mënyrë indigjene pa shalë, pa fre, pa mëngojza, pa këmbëza e pa kamzhik; mbahej kapur prej jelesh, këmbët hark shtërnguar në bark të kalit, të cilin e nxiste me piskama kaubojse “ja-ja-ja!” dhe goditje me pëllëmbë vitheve. Kjo pamje endërrzhgjendër më kaloi para syve - ndjekur edhe nga vështrim neutral i ushtarit të gardës tek porta me kangjella e Presidencës -, derisa galopi rrokopujë frenoi në shkallët e Universitetit, të cilat kali i ngjiti me vështirsi sepse patkojtë shkisnin mbi mermer. Më në fund arriti të ngjitej, dhe imazhi fantazmagorik kalë-kalorës u rishfaq në parapetin e taracës në krye të shkallëve të Universitetit duke parë drejt Evropës njësoj si statuja analoge larg në horizont të Bulevardit.
(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Mban mend kush e ha shqelmin e jo kush e jep.

r.v

Me ne fund erdhi…

InkuizitoriMoth

Korrupsioni i politikaneve nuk është tek problemi i vjedhjeve të fondeve publike, thërmija krahasuar me buxhetin e shtetit dhe manjatëve, se sa tek fëlliqja e figurës së politikanit me akuza të ndërsjellta midis partive, dhe mediave që i bëjnë helaq të gjithë sepse krimi dhe korrupsioni është interesant për spektatorët dhe lexuesit, rrit audiencën. Tani jo vetëm që nuk beson më njeri në mundësinë e qenies të ndonjë politikani të virtytshëm, por politikani i virtytshëm as nuk duhet të ekzistojë si koncept, sepse heq mundësinë e shfyrjes së frustrimit mbarëpopullor, dmth të ndjerit i ndershëm i kujt shfyn kundër të korruptuarve. Kjo arsye, dhe vetëm kjo, justifikon lirinë e fjalës në demokraci.

InkuizitoriMoth

lajmero mamane se erdha …

r.v

po nuk ja di emrin mamit tend :frowning:

InkuizitoriMoth

Moj vajze, qeke nga ishulli i Lesbos?

InkuizitoriMoth

Një disident shqiptar me tregonte se i jati, mbasi mbaroi studimet universitare në Itali me rezultate aq shumë të shkëlqyera sa i kishin propozuar të punonte si profesor asistent në universitet. Por ai nuk pranoi nga dashuria për atdheun, dhe trapi - sipas të birit disident - u kthye në vendlidje në vitin 1945, dhe i shërbeu atdheut duke u futur edhe në burg në 1947 si shume kolegë me kulturë oksidentale.
-Ç’tu desh që u ktheve po erdhe këtu të haje dynjanë? - i thoshte i biri, i cili ekzistonte në botë falë këtij gabimi atëror.

Zequa

Mandati i katert e kan rradhen babatë, nese e njeh apo ke bere adn mund te jete baba jot qe do rrije mbi penisin e kryeministrit​:joy::joy::joy: se mund te jesh dhe kopil​:joy::thinking:

InkuizitoriMoth

jo biri im, problemi jot eshte se nuk te njehet babai, sepse jot eme te eshte shkerdhyer ne zyrat e kooperatives ne dhomene e dezhurnit ROGL nga operativi i fshatit, prandaj je perjetesisht i shkerdhyer qe kerkon babain per ta vrare ne Peshk. Por nuk kam qene une dezhurn ate dite.

Zequa

Po shkru i modhi tani​:joy::joy: sorry me vones e postove

InkuizitoriMoth

po une te fal birti im, se je spermatozoidi im.

Zequa

E njeh baben?!?

Zequa

birti im,:worried: merri ilaçet :thinking::worried:

InkuizitoriMoth

e mer idjot mer idjot, nuk di ç’te thuash tjeter

Zequa

S’ke ça thu më, maman time e ke bo lavire ke nje muj qe e thu, but I don’t care, dhe une do te pergj ne te njejten menyr , po tek baba🙂

InkuizitoriMoth

o handikapat, por çfar te flas me ty, nuk kam fol kurrre me ty dhe as kam per te fol kurre me ty dhe me handikapatet e tjere qe kam mbetur ne blog. I fundit qe kam bere muhabet ne blog ka qene xixa, mbas tij vetem handikapate kane mbetur ne blog.
Un kam kohe qe bej vetem monologje me loqe dhe spermatozoide.

Zequa

Po pse ben? Na ler ne loqeve te shkrujm te ky pellg i thare!

InkuizitoriMoth

Po ne shoqeri me loqe, loqe do jesh, cfar tjeter. I vetmi ndryshim eshte se un jam koshient qe jam loqe, kurse ju duket vetja inteligjente se po luftoni ne blog per demokraci qe ne shqiperi mungon.

InkuizitoriMoth

Nuk është fare problem kur spijuni informon, problem është kur spijunon, dmth kur deformon informacionin sipas interesit të tij, ose më keq, sipas interesit të padronit që i jep rrogën, të cilit i pëlqen të dëgjojë çfarë i intereson, dhe spijuni ja bën qefin duke i krehur bishtin që të meritojë rrogën.

InkuizitoriMoth

Mërgimtarit i ka mbet sahati në ditën që ka lënë vendin; celularizmat, webcam, zoom etj, janë surrogato iluzive të pranisë në atdhe.

Alba2265

Ku mergimtaret kthehen,ndihen te huaj ne vendin e tyre me perjashtim se dine gjuhen .Por edhe ne vendet ku jetojne sado te rrine,pavaresisht prej shkalles se suksesit nuk ndihen tamam ne vendin e tyre .Si perfundim jane people without a country ,me perjashtim te pellazg efendise :grinning:

InkuizitoriMoth

Polici dhe dedektivi është kriminel i devijuar në pozitë të kundërt.

InkuizitoriMoth

Njerzit e kanë mendjen top se politikan të ndershëm jo vetëm nuk ka, por nuk duhet të ketë; po bëri vaki të ketë politikanë të ndershëm, njerzit mbeten keq, nuk kanë ku të shfryjnë mizerjen e jetës tyre.

InkuizitoriMoth

Për eksperiencë personale intelektualët i kam ndeshur me drrasë mangut më tepër se të tjerët. Të njëjtin raport, e ndoshta më të theksuar, e kam provuar vetë; puna intektuale më çakërdis, ndërsa puna manuale më sjell në terezi.

InkuizitoriMoth

Cilido prej diskutuesve është i zhytur në botën e unit dhe mizerjes së jetës së tij, dhe del prej unit dhe mjerimit personal vetëm për tu kacafyt me kundështarin.

Mirejam_Tirana

.

InkuizitoriMoth

Ritmika e ndrrimit të pushtetit në demokraci, herë e majta e herë e djathta si alternim ditë-natë, ka bërë vaki edhe me alternimin e carëve në Rusi: car progresist i alternuar me car tiran dhe anasjelltas; po njësoj me carët sovjetikë më pas, e deri me papët, sidomos në kohët moderne: papë liberal ndjekur nga papë konservator.
Trokëllima e boleve të Marlonit ka ushtuar përgjatë gjithë historisë, ndryshimi është se në demokraci alternativa e ndrrimit të pushteteve ngrihet në nivel parimi dhe përshpejtohet duke zbehur ndryshimet ndërmjet pozicioneve klasikë të poleve (ose boleve) progresist dhe konservator.

InkuizitoriMoth

Dy vizionet grandioze të historisë oksidentale: Krishterimi dhe Komunizmi kanë dështuar përfundimisht, dhe asnjë vizion i ri nuk shihet vërdallë. Në mungesë të së ardhmes, e kaluara bëhet e tashme e përjetshme që nuk kalon kurrë, e gjithë historia vërshon në të tashmen duke përzjerë format e të kaluarës në një vjellurinë çorbë derri, alias Fundi i Historisë sipas Hegelit (dhe Marksit) ose Fundi i Kohëve sipas Apokalipsit të krishterë. Koha ka ngec në vend, sahatit të historisë i është thyer zemreku, prandaj në vendet me përvojë të trishtë fashiste nuk shkohet më përtej se antifashizmi, dhe në vendet me përvojë të trishtë komuniste nuk shkohet më përtej se antikomunizmi.
Vizioni i ri: A e ke bërë vaksinën?

InkuizitoriMoth

Në demokraci përfolet ekzistenca e qeverisë okulte, e një qendre pushteti e padukshme që teoricienët e komplotit rreken më kot ta tregojnë është këtu e është atje. Çfarë është shpirtërore në demokraci, materializohet në tirani, ku entitetet shpirterore, Djalli qpo Zoti qoftë, bëhen të dukshëm pa lënë vend për teori dhe teoricienë komploti.

InkuizitoriMoth

Pleqtë jetojnë në të kaluarën nostalgjike, adoleshentet në të ardhmen plot shpresë, të rriturit shtyje ta shtyjmë në të tashmen e mërzitëshme, kalamajtë përjetojnë kohën mitike të lumturisë përrallore.
Të gjithë jetojnë në falsitet, me përjashtim të teoricienëve të mekanikës kuantike. :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Emancipimi shoqërisë si barazi midis grave dhe burrave do të arrihet kur të shfaqet kanceri i gjirit tek meshkujt, ndërsa femrave do ju fryhet prostata.

Mirejam_Tirana

kur t’pjell mushka medemek

InkuizitoriMoth

medemek kur e gjithe popullata te vuaje nga majasëlli per shkak te Medemek Marlon Ngambrapes.

Mirejam_Tirana

image

InkuizitoriMoth

ahahahah :smiley: :joy:

InkuizitoriMoth

Czeslaw Milosz
kta polaket jan t’forte vallaj (n’futboll :stuck_out_tongue:)

InkuizitoriMoth

Përgjatë një shëtitje në një zonë ekologjike me pyll e kodra “monument i mbrojtur nga shteti”, takoj një kolege që bën të njëjtën gjë, e cila më tha e shqetësuar:
-Në kthesë, anash monopatit, midis shkurreve të pyllit pashë një qingj. Çdo qingji aty?
-Po ujku ishte? - ja ktheva unë me tallje.
-E pse duhej të ishte ujku? - koleges ekologjiste i mungonte imagjinata dhe sensi i humorit.
-Në përrallën e La Fontenit janë bashkë.
-Kush është La Fonten?
-Animalist francez. Qingji do t’i ketë ikur katunarit, në rrëzë të kodrës ndodhen ferma të rritjes së kafshëve; rrisin edhe strucë, mos u habit nëse një ditë ndesh ndonjë prej tyre.
-Jooo, po tallesh.
-Vërtet që po tallem, por në të vërtetë, përderisa në shoqërinë globaliste shtigjeve të alpeve Apeninë mund të takosh marokenë, nigerianë dhe albanezë, pse të mos takosh edhe tigra, deve dhe gjarpërinj boa?

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Me pëlqen ngjitja në mal, jo vetëm për panoramën stratosferike, ajrin steril pa aroma, sportivitetin etj, por kryesisht sepse njerzit përshëndeten kur takohen monopatit; ndryshe nga ç’ndodh në qytet që kalimtarët bëjnë indiferentin ose turivarurin sikur t’i ketë ngrënë derri brumët.

InkuizitoriMoth

Urtësia është virtut i vonë; nëse përballja me jetën në rini të bën halldup të papërgjegjshëm ku rafsha mos u vrafsha, konfrontimi me vdekjen në pleqëri të bën të urtë.

InkuizitoriMoth

Tradhëtia e Helenës së Trojës shëlbehet nga besnikëria e Penelopit të Itakës, dy figura të kundërvëna njësoj si Eva e Edenit me Madonën e Gjetsemanit.

InkuizitoriMoth

Kush zotëron guxim dhe karakter është gjithmonë shqetësues për kë i rri pranë - Hermann Hesse

E kundërta e sa më sipër është gjithashtu e vërtetë. Aforizmat dhe fjalë e urta përmbajnë gjysëm të vërteta, ato nuk janë të besueshme jasht një konteksti të caktuar. Si rëndom shprehjet e reduktuara në pako gjë, aforizmat janë ambivalente dhe të dykuptimta, deri dhe të dyshimta sepse struktura themelore e botë është bipolare yin e yang.

Fjala më sipër nuk është keq si aforizëm - i Modhi :smiley:

r.v

O i Moth je Koqe - r.v (si plotesim i komentit te me parshem)

InkuizitoriMoth

r.v.,
un jam koqe kurse ti moj vajze je fele pidhi me shum deshire qe te hyje koqja e ta çaje mitren si e ka te çare jot ëmë.
dhe shkaku se perse ti si fele pidhi je e deshiruar per loqe, gjendet ne plotsimin e komentit te meparshen qe tregon natyren duale te botes yin dhe yang, koqe dhe fele.

InkuizitoriMoth

Krishtërimi është misterioz, ndërsa post-krishterimi, dmth postnazifashizmi dhe postkomunizmi, ose thënë ndryshe epoka postmoderne, janë absurdë sepse radikalizojnë misterin e krishterë duke e shtyrë atë në skaje, dhe për pasojë duke e asgjësuar.

InkuizitoriMoth

Absurdi është misteri i çuar në ekstrem.

InkuizitoriMoth

Frika nga opinioni publik në demokraci është ekuivalent me frikën nga vdekja në tirani. Demokracia dhe tirania identifikohen në plan ekzistencial.

InkuizitoriMoth

Disidenti si qënie hipokrite që llap mçeftas kundër pushtetit, është qenie mburravece qesharake sepse mçeftas pushtetit flisnin të gjithë pa asnjë përjashtim. Intervistat dhe autobiografitë e fuksave me kujtime: “më tha mua e pastaj i thashë unë atij” kundër qendrimit zyrtar në fuqi, janë të besueshme aq sa mund të jenë të besueshme edhe rrëfimet me kujtime të disidentëve, dhe çdokujt tjetër që rrëfen dhe kujton nëpërmjet një proçesi psikologjik dhe letrar jo shumë të besueshëm (sa herë rrëfehet historia ndryshon, që është çelësi i krijimit letrar dhe mitologjik). Nga kjo pikpamje dallimi midis një disidenti dhe një fuksi është vetëm relativ, ndryshimi absolut është ndërmjet atij që llap e njëkohësisht vepron dhe atij që vetëm llap mçeftas kundër përemrit pavetor “këtyre” të shqiptuar duke i dhënë kaptinës një hov paksa lart në drejtim të pacaktuar.
Ndryshe nga sa rëndom thuhet, në Shqipëri ka pasur disidentë sa të duash, vetëm se ishin disidentë të llapës. Merre me mënd kundër “këtyre” ka llap si disident edhe shok Enver me Nexhin në intimitetin e dhomës së gjumit, por nuk ka pasur absolutisht aktiviste disidentë që kanë vepruar kundër.

r.v

I Moth vazhdon te jesh KOQE DI BARACCA

Alba2265

Kam harritur ne perfundimin se frika apo turpi nga opinioni eshte frenues me I madh ndaj krimit se sa frika nga ndeshkimi .

InkuizitoriMoth

sigurisht un jam koqe moj vajze, perderisi kam te bej me nje piçke disidente te shkerdhyer si ty qe e ke trashegim shkerdhimin nga mamaja jote. Ku ka piçke disidente ka edhe koqe fukse, dhe anasjelltas, kjo eshte dialektike.

InkuizitoriMoth

kjo eshte pjese (gjysma) e shpreses: vetedija totale e opinionit publik, qe krimi nje dite mund te zhduket, sepse krimi nuk zhduket kurre nga “shefi zhdukjes krimeve”. Polici eshte faqja tjeter e medaljes se kriminelit, e midis tyre ka nje mardhenie dialektike te perjetshme.
Kete shprese eshte munduar ta jape: pjesen (gjysmen) e opinionit personal, vetedijes se individit, Hygoi ne “Te mjeret”, duke ndalur (simbolikisht) dialektiken midis policit dhe kriminelit, alias Zhaverit dhe Zhan Valzhanit.

del-ta

Po edhe ti! Si " disident"po sillesh😀
Kërkoja troç zonjës! Pastaj,vendos tregu🤠

InkuizitoriMoth

un disident kam qene (dhe prendaj edhe mbetem i tille, dua s’dua une), por duhet te shtoj se per fat te keq kam qene disident, sepse pengu im dhe marazi im sot eshte qe atehere nuk u bera spijun e t’i spijunoja tere shoket disidente llapaqene qe sot kane perfunduar ne loqe dhe kane pjesen e tyre ne kete vuajtje mbarepopullore duke treguar heroizmin e tyre prej bythpamukesh.

Mirejam_Tirana

image

Alba2265

Thjesht te shohim numrat .Kur ra diktatura ne Shqiperi e cila konsiderohej nga me te ashprat ne burg kishte 4500 te denuar(perfshire dhe ata pulitike).Nashi kur gjysma e shqiptareve kane ikur 5400 .nese gjykatesit nuk do merrnin rryshfete do te ishte me shume .Plus edhe 5400 shqipo qe dergjen ne burgjet e avropit behen puthuaj 12000 .Pothuaj tre here me teper te burgosur ne democracy se ne diktature .

InkuizitoriMoth

shifrat tregojne diçka por jo gjithçka, sepse perveç vlersimit sasijor ka edhe vlersim cilesor. Kane vuajtur si qeni edhe ata qe nuk kane qene ne burg atehere, por kane vuajtur si qeni dhe moca bashke ne situaten e turbokapitalizmit brenda vendit dhe jasht vendit si refugjate. Un kam asistuar ne deshmi te vuajturish te atehershem qe thone se kan vuajtur me teper duke i rene shatit ne dhe te huaj dhe neper kapanone çimentosh turni trete te perbuzur si albaneze di merda. Pune tjeter se keta nuk dalin ne televizor dhe nuk japin deshmi ne Blogun Tjeter ku shkruajne vetem pensioniste antikomuniste. Keta qe llapin neper media si antikomuniste te ores se fundit i ka rene ne dore fandi spathi pranej llapin si pensioniste antifashiste ne vakti.

Alba2265

E patem fjalen tek turpi nga opinioni si fenomen vetepermbajtes .Sot nuk eshte turp te besh burg si dikur .

InkuizitoriMoth

nuk e kuptoj mire se çfar don te thuash.
Turpi nga burgu atehere ishte i perzjere me friken nga burgu ose mbulonte friken nga burgu. Sot mund te quhet turp safi.

InkuizitoriMoth

Fjala zë vend vetëm kur ilustron dhe mbështet një akt veprimi konkret, ndryshe mbetet fjalë në erë. Veprohet pastaj flitet, veprimi ka prioritet ndaj fjalës si kusht i domosdoshëm për ta bërë të besueshme atë, pa veprim fjala mbetet në falsitet edhe në qoftë fjalë e vërtetë.
“Në fillesë ishte Fjala” e Zanafillës, mbas Rënies, e cila përmbysi rregullin fillestar, u shkëmbye “Në fillesë ishte Akti” i Faustit (Im Anfang war die Tat) me qëllim që të vendoset kushti për të bërë të besueshme Fjalën si në Origjinë të Krijimit.

InkuizitoriMoth

Demokracia si vlerë në vetvete është shpresa e kotë se mund t’ja dalësh tjetrit me llafe.

InkuizitoriMoth

Gëlltiti një hapë viagra duke hedhur kokën pas, piu një gllënjkë ujë, turfulloi dhe mbas një ore masturboi.
(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Sa më tepër kalon kohë aq me tepër mpaket qari që do të kemi nëse futemi në Bashkim Evropian, dhe ndoshta tashmë për ne ka kaluar momenti ku qari ka qenë më i madh se humbja.

InkuizitoriMoth

George Steiner, i modh tek ky paragraf:

InkuizitoriMoth

Besimi demokratik i ndeshur në formë parulle: “duhet të mësojme nga historia që ajo të mos përsëritet” është i rremë. Për pasojë kultura e kujtesës: memorialet, fonde dhe fondacione pa fund per botime, përmendore dhe konferenca, fondacione dhe fonde per viktimat, pelegrinazh ne kampet e vuajtje, etj, janë harxhime energjie kolosale të shkuara kot për dhjamë qeni, sepse njeriu nuk mëson asgjë nga historia, e keqja në histori riparaqitet ndryshe nga sa ka ndodhur më parë. Njeriu duhet të përjetojë natyrshëm të sotmen; përjeton të kaluarën që t’i bëjë bisht të sotmes për mungesë takati. E keqja në histori ndryshon formë dhe stil, duke ruajtur të pandryshuar esencën, vetëm për këtë ka vlerë studimi historisë. Prej këtej pason natyrshëm: që e keqja të mos ripërsëritet duhet asgjësuar esenca e saj, ndryshe e keqja riciklohet në forma më monstruoze se më parë për shkak të ligjit të entropisë.

InkuizitoriMoth

-Nuk kuptova asgjë nga ç’ke shkruar dhe thua.

-Ah ç’mëkat! :smiley:

-Në fakt njohja është vepër e mëkatit! :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Artistet nuk janë kaq të rrallë sa duken, janë spektatorët që janë të rallë. Ka shumë që kanë shpirt artistik, por rreth tyre nuk ka shpirt spektatori, nuk i dëgjon njeri, nuk jua vë veshin njeri, prandaj dhe ata heshtin si mediokër, si spektatorë të vetvetes.
Të jesh spektator që sheh punën e tjetrit, është vlerë më sipërane se të jesh artist që sheh vetëm punën tënde.
Bota ka uri për spektatorë që dijnë të shohin dhe dëgjojnë.

InkuizitoriMoth

Njerzit kanë iluzionin se në maje të pushtetit je i lirë të bësh ç’të duash, prandaj dëshirohet aq shumë pushteti kur nuk e ke. Por një herë hipur në majë vë re se i pari i shtetit është më skllav se skllevërit, se ai i ka lëvizjet e kufizuara dhe shpesh fatale, njësoj si shoferi i autobuzit me duart në timon dhe pasagjerët që nuk dijnë ç’të bëjnë me duart e tyre.
Një herë hipur në majë të pikaloit nuk zbret dot me gjithë dëshirën për të zbritur: Kush kalëron mbi një tigër nuk mund t’i zbresë më - proverb kinez.

InkuizitoriMoth

Me timon,
pa timon,
shoferi jon,
osht kampion!

kenge femijrie kendur shoferit te autobuzit kur shkonim ne eskursion me shkollen

InkuizitoriMoth

Komentetuesit e një videoje në jutub që pëshkruante një vend të shenjtë shanin njëri tjetrin loqe në një diskutim me ngjyra fetare, dmth nga komentet rezultonin të tërë loqe pa përjashtim: krishterë, myslimanë, bektashinj, ateiste. Madje edhe fakti që di shqip dhe lexoje këto bukuri, rezultoje loqe edhe ti vetë njësoj si bashkëatdhetarët diskutantë.

InkuizitoriMoth

Një lider është i vërtetë kur nuk dëshiron të jetë i tillë, bën liderin se i ka zënë rrota bishtin, sepse nuk ka kush e bën tjetër.

Mirejam_Tirana

image

InkuizitoriMoth

Parimet ose dogmat në gjeometri quhen aksioma, në fizikë quhen ligje të termodinamikës. Pa aksioma nuk mund të ndërtohet asnjë gjeometri, e po njësoj pa parime nuk mund të ndërtohet asnjë shoqëri. Pa aksioma e pa parime mund të ndërtohen vetëm shkarravina perverse.

Alba2265

Problemi themelor I vendeve ish kamuniste pas renies se kamunizmes eshte vacuumi ideologjik.Keto vendet e industrializuara e kane gjetur njefare lidhje shpirterore qe i mban bashke si komb .Ne kishim kamunizmen qe sado kabim ishte njfare standardi moral i perbashket me ikjen e tij ,ekulibrat e rinj shperterore sociale e ekonomike duan kohe te krijohen,me boshllekun moral eshte krijuar ajo cmenduri qe mjere kujt i bie per hise te jetoje aty.Prandaj tha dhe ai qe sistemet nuku nderrohen aq kollaj sa nderrohen breket ne mengjes.

del-ta

Këtë rol e luan kombëtarizma,madam,po ju të djathtët :grinning:internacionalistë ose kriptokomuniste siç do thoshte babë sala ,që i kërkon shpesh fjali grekë v.dules për tu bërë përshtypje militantëve tip ronaldonjo​:yum:, e keni frikë dhe tmerr vetëm për një gjë!
Së ka si parakusht të braktisësh evgjitërinë!

InkuizitoriMoth

rolin e kombetarise e luajti komunizmi i deshtuar mësje, komunizmi lindi si internacionalizem dhe me perkufizim eshte internacionalist dhe antinacionalist. Kjo kuptohet qarte ne komunizmin rus qe lindi si internacionalist (me tipik Trockij) dhe kur deshtoi si ambicje per tu shperndare ne tere boten, atehere u bunkerizua ne nje vend te vetem (Rusi) dhe ne menyre te natyrshme u be nacionalist (Stalini, qe i theu kafken me sqepar Trockijt), por gjithnje me ambicjen e fshehur inkoshiente per te pushtuar tere planetin. Prandaj Stalini eshte rusi i fundit, dhe njekohesisht fundi i falsitetit te nacionalizmit dhe fundi i nacionalizmit. Njesoj mund ta thuash per shok Enver, qe eshte shqiptari i fundit, fundi i nacionalizmi si falsitet, dhe histeria me nacionaliste e papare ne asnje vend tjeter te planetit. Ndryshimi nga Rusia eshte se historia e komunizmit shqiptar eshte jangllesh, si çdo gje tjeter shqiptare, komunizmi shqiptar fillon si nacionalizem, lufta partizane, pa qene kurre komunizem internacionalist, perveçse me llafe per t’i rrujte pare Rusise e Kines, dhe me pak shprese inkoshiente se do te fitonte komunizmi ne nivel planetar dhe Shqiperia do shpetonte nga armiqte tradicionale. Mbas shok Enverit ka vetem jevgj, dhe jevgjit me lekurzinj dhe me shpirtkatran jane ata qe bertasin per nacionalizmin si ju mësje sufllaqja, ne nje kohe kur nacionalizmi e ka kryer misionin e tij historik.

InkuizitoriMoth

Misioni i përkthyesit është plan të fundit misioni më i madh, dhe mbetet i tillë hë për hë, që prej rrëzimit të Kullës së Babelit. Bëhet fjalë për përkthim jo vetëm si zanat shqipërimi (kalimi i kuptimit nga një gjuhë tjetrën), por kryesisht në kuptimin më të thellë të përkthimit retroaktiv të së vërtetës origjinale duke u nisur nga tullat false që na rrethojnë; gjë të cilën rrek të tregojë edhe miti i Babelit të keqkuptuar sepse i keqpërkthyer nga filologët muratorë gollobordas babilonë.

InkuizitoriMoth

Përkthyesi demostron Tekstin, shqipëruesi rrëfen Kontekstin.

InkuizitoriMoth

Nuk është problem që Zoti i tha vetë me gojë dhe i zgjedhuri i përcollvdekëtarëve i të thënën, problem është se si i zgjedhuri e përktheu të thënën, pastaj si e shqipëroi atë. Dhe më e rëndësishmja: a vërtet ishte Zoti ai që foli? Se është edhe një tjetër që flet, dhe flet shumë ëmbël, më ëmbël se Zoti.

InkuizitoriMoth

mirjam, mos u infekto me huqin e r.v. e shume filozofeve te tjere te Peshkut e pertej Peshkut, qe flasin ne menyre hermetike gjera qe i kuptojne vetem vete per t’i nxjerr te tjeret tranguj, ndersa vete mendimtare te thelle qe trangujt nuk jane ne gjendje t’i kuptojne.