Viva Trump

68 postime 6046 shikime 28 janar 2017 në 02:35 e pasdites
karlmarks

Jo për gjë, por mendo sikur të kish fituar Klinton, (siç e kishim “profeticuar” të gjithë ne, mbi 99% e njerëzve të botës), gjithshka do të vazhdonte si në atë ritin e vjetër të kalorsisë Habsburgase, një kalërim i rëndë dhe i njëjtë për çdo vit! Mirpo jo, për fat kemi një ndryshim, pse jo, gati edhe tjetërsim! I cili quhet Donalt Trump! I cili bën të jetë në qendër të vëmëndjes! I cili bën të jetë në lajmet e përditshme! (O Zot, as këtë nuk e kishim parashikuar!) I cili nxit cilindo gazetar të shkruajë nga një artikull në ditë për ‘të, i cili nxit përditë 100 deri në 200 politikanë të tjerët në botë të flasin për ‘të, (natyrisht me kritika dhe ironi), i cili mund të prishë edhe rregullin e Tajmsit (revistës amerikane Time), që nxjerr nga një njeri për çdo vit si të zgjedhurin e vitin, kështu Trumpi rrezik të dalë dy herë (pse jo edhe tre herë) radhazi si njeriu i vitit në botë! Pra, po si ajo grimca e rëndë kuantike, highs, të mbledhë rreth vetes miliona e miliarda nga ne grimcat e tjera budallaqe të botës, duke krijuar kështu një gravitet të ri në ekuilibrin e çprishur të globit! (Ky shkrim nuk provon gjë tjetër!) Ky gravitet i ri prodhon shkrime, lëvizje, para, … gjithshka…
E vërtetë! Nuk mund ta injorosh më këtë fakt dhe … subjekt!.. Hera e parë në jetën time, (ndoshta hera e parë mund të ketë qenë edhe për televizionin gjerman ky lloj transmentimi, nga i cili), ndoqa gjithë atë proçesion të rëndomtë të këmbimit të presidentëve! Barak Obama duke ikur dhe Donalt Trumpi duke hyrë (fare pa turp) në rrotën e historisë! Ajo që më tërhoqi vëmëndjen ishte betimi i tij mbi dy bibla, për zbatimin e Kushtetutës amerikane! E vërtetë, nuk është shaka! Helbete që duhej kjo tragjedi-komedi! Po të bëjë gabime dhe të dështojë gjatë detyrës së tij si president, kjo do të thotë se kështu ishte vullneti i Zotit! Ndaj dhe kështu u bë! Çdo diskutim tjetër është i tepërt! Biles njëra nga biblat e Trumpit ishte e vjetër, (mëse e vjetëruar thuaj), qysh nga shekulli i 19. Një pasion i ri ky në postin presidencial! Media ka ç’të shkuaj, populli (mileti) ka ç’të ndjekë në TV! Presidenti është përgjegjës para Zotit, dhe populli (mileti) është përgjegjës para Kushtetutës dhe ligjeve amerikane! (Mileti shkon në burg dhe jo presidenti!) Dhe, nëse presidenti arrin edhe të komunikojë përditë me Zotin, … ah, kjo është një mrekulli për popullin amerikan! Le të flasin myslimanët përditë, se Muhameti ishte njeriu i fundit me të cilin komunikoi Zoti! Le të pretendojnë myslimanët përditë për Kuranin e tyre si Kushtetuta e ardhmërisë së njerëzimit, (inkluzive aty sharia aq moderne)! Le të lënë myslimanët të kuptohet se lojrat e Trumpit nuk i ha njeri! Por Trumpi mund të jetë një profet i ri! Po-po, kot nuk thonë, se tre janë të mirat! Dhe Trumpi tre gra ka ndërruar! Pra tre të mira ka patur! (Shpresojmë mos ta shqelmojë të mirën e tretë si dy të parat!) Ky trinitet nuk është pa domethënie tek disa individë!..
Dreqi e marrtë, mallkova veten tek po shihja inagurimin presidencial të javës që shkoi, Donaldi me dorën e majtë mbi dy biblat e tij personale!.. Ta kisha ditur më parë këtë dëshirë dhe mani të tij për biblat e vjetra, kisha për t’ia siguruar nja tre-katër kopje të tjera, e biles më të vjetra nga ato që kish! Një miku im pastor i pensionuar ka disa bibla të vjetra, njërën prej të cilave mund të ma falte pa merak, po t’ia kërkoja! Përveç kësaj, një kishë që nxjerr çdo vit para krishlinjeve qindra libra për shitje, (për të ndihmuar afrikanët në Afrikë me eurot e fituara), mes të cilave edhe disa bibla vjetra të shekullit të 19, (të cilat nuk i blen njeri), dhe unë e ndihmoj ndërkohë si hamall në këtë eveniment, kjo kishë pra do t’mi falte një-dy bibla të vjetra po t’ua kërkoja! Mirpo ku ta dija unë i shkreti maninë dhe besimtarinë trumpiane!? Ku ta dija unë se Trumpi betohet në ligjet e Zotit! Ku ta dija unë se ai merr përditë energji nga qielli! Do t’ia kisha siguruar disa bibla mjaft të vjetra, të cilat ashtu cip mbi cip, do ta bënin që ai ta vendoste dorën e majtë mbi ‘to, kështu duke e ngrejtur deri lart edhe këtë dorë, po si të djathtën me të cilën betohej, kështu të dukej sikur po betohej njëlloj me të dyja duart, pse jo edhe sikur po dorëzohej qysh ditën e parë të marrjes së detyrës, që amerikanët dhe gjithë bota ta kuptonte budadallëkun e vet, pikërisht atë të tërheqjes së vëmëndjes si nga një fushë graviteti, duke u larguar kështu nga problemet e përditshme, ato ekonomike, sociale dhe kulturore, të cilat kompesohen mjaft mirë pa u plotësuar kurrë, vetëm përmes tërheqjes së vëmëndjes nga grimca hipotetike highs-trump dhe ato pika të tij (tashmë monotone), si islamizmi, (oh Zot, po u zhduk ky, me kë do merremi!?), si muri kufitar, (po tuneleve si do ua bëjmë!?), si Brexit (e ç’i hyn në xhep Trumpit apo politikës amerikane ky muhabet!?), e sa të tjera, me të cilat Trump mund të mbulojë dështimin e tij në problemet e tjera kardinale, si punësimi dhe kthimi në vend i firmave prodhuese amerikane! Por le ta lemë të punojë në qetësi e të shohim ç’vezë të kuqe do na bëjë!? Dhe ne e lemë me kënaqësi! Problemi është –kam frikë– se ai nuk do na lerë neve në qetësi, as të punojmë, rrezik as të jetojmë, (nëse do i nxisë konfliktet në botë)! Amin!

ACDC

Nuk e di nese ke idene e inagurimit te presidentit amerikan.Njera nga Biblat eshte pikerisht Bibla qe eshte betuar Abraham Linkolni.
Eshte e njejta Bibel ku eshte betuar edhe Barak Obama ne 2008 dhe 2012.
Bibla e dyte ku u betua Trump ka qene nje dhurate qe ja ka bere nena e tij.
Trump nuk eshte i pari president qe ve doren mbi Bibel.
Te gjithe presidentet para tij kane bere te njejten gje.

Adi

Listen…listen
1,700 years ago, the mismanagement of a migrant crisis cost Rome its empire

Two years earlier the Goths had descended toward Roman territory looking for shelter. The mismanagement of Goth refugees started a chain of events that led to the collapse of one of the biggest political and military powers humankind has ever known.
It’s a story shockingly similar to what’s happening in Europe right now—and it should serve as a cautionary tale.

Alba2265

shkrimi mbaron me nje keshille per ty :grin:
…The migrants trying to get to Europe right now are not about to rise up in arms, and Europe is not—thankfully—the Roman empire. But this story shows well that migration has always and will always be a part of our world. There are two ways to deal with refugees: one is to promote dialogue, and inclusion; the other is to be unwelcoming and uncaring. The second has led to disaster before—and in one way or another, is sure to do so again.

InkuizitoriMoth

Evropa nuk eshte Roma, ne fakt Roma e sotme eshte Amerika, ndersa Evropa eshte Greqia e Lashte e pushtuar nga Roma, por qe ka pushtuar Romen kulturalisht.

Dmth Evropa as qe vihet ne hesap te planin e forcave te sotme, perveçse si simbol, si sex-simbol Marlon.

Si njera ashtu dhe tjetra rruge jane te deshtuara, perseritet e shkuara, compulsion to repeat, perkthyer ne shqip kruje perseri sumen intelektual i shquar Adi me shoke shume.

Pa vizion te ri, historia vetem perseritet. E çfare te beje tjeter?

InkuizitoriMoth

of te pallume qi kena per t’bo!

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

oh, Europa, Europa, derr femne mot motit ke qene!

Cecua

Anlles hi iz grebin dhet pësi ëv Tillërsën, fë nau, ui nou hi tejks dhet mexhikell litll hend pill evri 13 dejs…

Cecua

O ne ai opsioni tjeter ceco, ai qy e hodbi trump si hipoteze… E ke mrena ne artikëll.

Cecua

Etc diskastin ceco!

Cecua

Hi sed it ceco!!!

Cecua

Hi did, hiz diskasting!

Albano-id

Trumpi e identifikon veten me ate perandorin adrian qe ndertoi murin ne veri te britanise per te izolu barbaret.
Megjithate masat populiste te trump nxjerrin zbuluar te ashtuquajturit liberalet e majte qe nuk diten te adresojne problemet e verteta pasoje e shkaqeve te thelbit te sistemit te tyre, dhe tentonin te ofronin vetem trajtim simptomatik atyre, berja qesharak e figures trump nje prej tyre, nderkohe qe ai nuk eshte vec pasoje e deshtimit te politikave liberale te majta. Zgjidhja, nje e majte e re dhe nje bashkerendim ne nivel nderkombetar duhet konsideruar.

InkuizitoriMoth

ha ha :laughing:, zgjidhje felore!

Adi

Anarshizmi liberal është shendruan si puna e Saturnit që hante fëmijët e vet. Tipa snowflakes si puna jote te cilet kanë humbur çdo kontakt me realitetin janë thjesht nje produkt anomalik I sistemit. Rëndësi ka që liberalizmi ekstrem sot është kthyer në një rrogoz ku po fshijnë këmbët të gjitha lëvizjet popullore që kanë zaptuar vendet perëndimore. Ti zotrote mund të besosh e bota do ndreqet duke u kap për dore ne rreth e kënduar kumbaya-në por puna është se në fund do tju vendosin ke ajo tavolina e kalamajve me kujdestar të koka se nuk do tju vënë besimin as të lidhni brekët tuaja.

korriku

ne ket boten tone them se bashkerendimi ne nivel nderkombetar, dmth, berja bashke e c’jane te kamur e te pakamur, analfabete a te lecitur, te paqte a te krisur, bashkerendimi i tyre pra duket se arrihet vetem pasi njerezimit i shkon thika ne palce, kur e keqja ka zene rrenje e nis shumefishohet.

Kemi lufterat si shembull (bashkerendimi nderkombetar) te larget, dhe krizen e Recesionit te Madh per shembull te afert.

Deri atehere do vazhdojme te humbasim mendjen me te marrin Tramp, dhe humbasim kohe ne luften e ngushte bipolare trump-anti trump. (Jo se kjo nuk duhet, por in addition to…)

Saturni

Pjer

Fillimi i artikullit te KM, dukej mire, vertet ai eshte bere qendra e vemendjes sot per sot, te tera lajmet fillojne, se, me çfare ka bere Trumpi. Ne fakt ai ka bere diçka edhe ne drejtim te taksave, vete fakti qe dy firma amerikane u zhvendosen qysh javen e pare te presidences se Trumpit, nga Azia ne Amerike, si dhe interesimin e shume firmave te tjera per tu kthyer, e tregon se ai eshte aktiv te pakten per janarin, dhe kam pershtypjen se ky vit do jete suprisues per te tere.
Para disa vitesh, kam lexuar nje liber te Trumpit, nuk e dija se ai do behej president, dhe aty ai tregon se si bente kontrroll tek punonjesit e tij, se si hiqte ndonje nga puna sapo e shihte qe nuk punonte mire, biles thonte se; eshte e shendeteshme per nje ndermarrje kur heq ndonje nga puna, se mobilizohen te tjeret te punojne me shume.
Mendoj se ky njeri ka nje vullnet te hekurt per pune dhe ndryshime.

Vlonjat

He mo @Br3dharaku sa e hodhe ti fjalen e mire e beri proçken ay. Nuk ndryshon njeriu ne kete moshe jooo.

Br3dharaku

sikur t’i jepej nje shans i vetem? si per te perligjur gjithe ato premtime qe ka bere ketu. Qe njeh pecogrosa, qe mund te gjeje kredi me interes fare te ulet etj etj. Nje shans nuk na kushton shume, mendoj. Megjithate ti e di vete; imja eshte thjesht kembngulje ne interes te vendit dhe te emrit qe do fitoje blogu

Vlonjat

Po si mundet nje socialdemokrat te kete sympathy per nje DJT? Kjo eshte lajthitje, ikje, luhatje nga vija. Ku eshte serioziteti ketu do pyeste ai tipi me syze qe vdiq te behet minister por qe i mungon dhe atij serioziteti.

InkuizitoriMoth

Whitesnake kake, ky po lutet qe te fucki grun e katert, por mos u merzit se do ta kuptosh nje dite se automatikisht te ka fuck edhe ty bashke me grun e katert.

Megjithse nga lloji i kafshes se fuckuar nga çdo pikpamje, duket se nuk e ke problem fuckimin. Je pa shprese fare, totalisht i fuckuar je.

46and2

Shife mo! Shikoje mo mire se kush eshte numer 2shi ne bote…

Putini kushedi sa poshte ka zbritur ne liste

Saturni

Edhe ata te Fuck Islamit “pray” si keta, vetem se keta “pray” me koken poshte dhe ata me bythen lart.Po thelbi njesoj eshte,hoxhe Aliu,Ali hoxha.

Vlonjat

O tiku mos e prish qetesine o figure. Mos e lodh veten me budalliqe. Me mire bej humor :wink:.

Donald_theClown

Mbas inaugurimit te Avllise, kush do e ndaloje nji dite El Chapo Junior per me ngarku mushken me tritol dhe i dite te bukur tia tereziti nji brime te modhe murit ? Apo do i bojme meksikanet te pagujne edhe per ndertimin e klonit nga krahu i tyne i avllise ? Good luck mister Trump… oh and Fuck you me i matrapik.

Saturni

An Israeli doctor says: “In Israel, medicine is so advanced that we cut off a man’s liver, put them on another man, and in 6 weeks, he is looking for work.” The German doctor says: “That’s nothing, in Germany we take part of a brain, put it in another man, and in 4 weeks he is looking for work.” The Russian doctor says: “Gentlemen, we take half a heart from a man, put it in another’s chest, and in 2 weeks he is looking for work.” The American doctor laughs: “You all are behind us. Two days ago, we took a man with no brains, no heart, and no liver and made him President. Now, the whole country is looking for work!”

InkuizitoriMoth

Vlonjat, ti ke te drejte ne parim, por realisht eshte e drejte kjo:

Te ruash qetesine do te thote te mos komentosh ne Peshk!

Megjithate un duhet te gjej nje menyre tjeter per te bo i dor muhabet, e shof se po lej nom tu u mor me lloj lloj delenxhiu dhe lafaraku. Pa e kuptu degradon pak nga pak ne nivelin e tyre.

Kthupi

Well. get ready for a shit-show. Kurseni parate per nja 2-3 vjet e pastaj bleni shtepi me te lire kur t’i nxjerrin bankat ne ankand prape. 1 shtepi, 2 shtepi, sa te doni. Rrofsh o President. Ta pacim borxh!

korriku

behuni gati per krizen e ardhshme se eshte afer.

Fikret

(CNN)Hillary Clinton is a 3-to-1 favorite to win the White House over Donald Trump, according to CNN’s Political Prediction Market.
Clinton’s odds for winning the race are at 75% compared to Trump’s at 25%,

ACDC

Huffington Post Clinton 98.4% Trump 1.6%
MSNBC Clinton 322 electoral vote Trump 218
E keshtu me rradhe​:grinning::grinning::grinning:

gjembi

Bowling Green Massacre :joy:

gjembi

Ceco, ti duhet te jesh i gezuar :slight_smile:

46and2

super funny

a te qeshesh a te qash :joy:

Kthupi

Nuk e kuptoj lidhjen mes lajmit qe solla une dhe parashikimeve. Ose me sakte, e vetmja lidhje eshte CNN, qe eshte pa lidhje. Parashikimet nuk i dolen huq vetem CNN, ju dolen te gjitheve, edhe Fox-it keshtu qe s’pi uje krahasimi.

Heqja e rregullave financiare, mes te cilave Glass-Seagall Act qe u krijua pas Depresionit te Madh, ishte katalizatori i krizes ekonomike te vitit 2008 se i lejoi kompanite financiare te krijonin borxhe toksike. Lexo artikujt e Matt Taibbi-t ne Rolling Stone Magazine, librin “The Big Short” dhe bej edhe ca kerkime per “Phil Gramm”, “Glass-Seagall Act”, “Gramm-Leach-Bliley Act” dhe pastaj flasim prape.

ACDC

Ke te drejte por nuk do te hiqet te gjitha rregullat por vetem disave qe ju ka kaluar koha.

Donald_theClown

Kent State University beats Bowling Green State 38-3 ( the worst loss of BGSU at Perry Stadium ) also known as Kellyanne Con-Job Massacre.

… That skank needs to get laid … like yesterday. And some sleep will help too …

gjembi

Cilave rregullave ju ka kaluar koha?

Apo psh ajo qe te semuret mendore mund te marrin leje per arme tani?

Donald_theClown

And than there is this dildo …Viva Sean Spicer. It was a BAN before it was not a BAN …

kapo

Trump: Të gjitha opsionet janë në tavolinë ndaj Iranit :v:

korriku

“Ke te drejte por nuk do te hiqet te gjitha rregullat por vetem disave qe ju ka kaluar koha.”

po, kur Ekonomia te ece sipas modeve te kohes, patjeter :joy:

(ky duhet te jete nga parimet e kohes me te fundit te Ekonomise)

Fikret

Lexo Matt Taibin i thu Fiqos, supporter ardent i z.Trump ? :smile:
Bën shaka se ska sesi. Bjen Matt Taibin si ekspert ???
Big shortin si fakt?
Pse nuk me thu te shof " the Crash" me mire :smiley: :smile:

Po ju marrin ne qafe burimet e kabume, ket po them. :frowning: Puna juj xhanem, qefi juj.
Nji keshille po na jepni fundja :smiley:

Rrofte Tom Brady, Rrofte Bill Billiçiku, Rrofte Bob Krafti, Rrofte Lojtari i Panjohur.

Do Your Job.
Win.
Repeat.

Kthupi

Yes, ke te drejte. My bad. Facts don’t matter. Alternative facts do.

Kontvrana

Kthup, informacioni yt eshte i pjesshem dhe si pasoje rezultati eshte i gabuar.

Qe nga 2010 e deri me sot, cdo kredi qe eshte dhene, duhet te tregoje “ability to repay” dhe te kaloje rregullat e vendosua nga Dodd Frank Act. Pra cdo njeri qe ka shtepi sot, e ka se eshte ne gjendje qe te perballoje borxhin. Ndryshe nga para 2008, ku kredi merte kushdo dhe sapo u lekund pak ekonomia u detyruan te foreclose, sot edhe nese tregu ka luhatje ata qe kane shtepi kane treguar aftesi financiare qe ta perballojne kredine. Pra keta njerez, ndyshe nga 2008 nuk do detyrohen te bejne foreclosure. Pa foreclosures cdo luhatje tregu do jete normale, cmimet mund te ulen por jo te kete krize si para 2008.

Se dyti cdo qytet eshte ndryshe. Ne qendrat e medha ke ivestore te huaj qe parkojne paret, thjesht nese ka krize ne vendet e tyre. KEta as nuk i japin me qera dhe as i shesin shtepite. Kjo rrit kerkesen.

Se treti, qeveria nuk do lejoje me kurre krize si para 2008 (te pakten nuk to jete me aq e pafuqishme), sepse shtetet/qytetet mbahen me taksat e shtepive. Cdo kredi qe jepet sot (ndryshe nga para 2008), kerkon qe banka kredidhenese te jape informacion te detajuar mbi shtepine ku jepet borxh. Me te shteti krijon nje database qe te nderhyje ne treg ne rast krize. Sic u pa dhe nga fundi i krizes se kaluar ku qytetet jepnin "silent seccond " loans qe me pas faleshin komplet vetem e vetem qe bleresit te blenin shtepite me cmim shume here me te larte qe mos ulej cmimi i shtepive perreth, e si pasoje takast qe mblidhen nga to.

Por me krysorja, cmimi i sotem i shtepive eshte dyshemeja e cmimeve (me ndoshta pak luhatje te vogel me poshte) per arsyet qe u thane me lart. Heqja e rregullave (dodd -frank act) qe pritet nga administrata e sotme, supozohet do lejoje perseri Kredite problematike (stated income , stated asset, negative amortizations, 100% LTV, etc) por keto kredi do jene per kredite tani e tutje. Pra numeri i bleresve ne treg pothuajse do dyfishohet e si pasoje cmimet priten te shkojne shume here me lart. Normalisht pas 2-3 vitesh keto do shkaktojene perseri nje krize tjeter, por sic e thame, rrenia do jete deri tek cmimet e sotme (ku ata qe kane shtepite i kane mare me kredi qe perballojne). Pra renia nuk eshte tani apo kur te heqe administrata ligjet kufizuese per kredi, eshte pas 2-3-10 vitesh pasi shtepite jane rritur disa here…

Fikret

39k new construction jobs in January - fact. :wink:

gjembi

Fajin e ka S…oros qe paguan libtard MSM (TM korenti) per ta detyruar Con-Job (mire qe s’i gjete ndonje job tjeter…) te thote alternative facts. #BowlingGreenMassacre

Kontvrana

C’lidhje ka kjo me ate qe po them une. Une po them qe ketej e tutje, ky eshte cmimi me i ulet (pak luhatje edhe pritet po jo krize). Sa ka qene eshte e parendesishme

korriku

E arriti njeriu te realizoje Ekonomi perfundimisht pa cikle krizash.
Alelujah

gjembi

I see your Kent State and raise you an Ohio State.

Donald_theClown

Viva extreme vetting. I shit you not. Me ka hy fryka se kam qene nja dy here ne Dearborn … kam dhe nji misdemeanor 24 hour lay over in Istanbul. Maroji ai muri a jo, se u merzitem u bome derr.

gjembi

Duhet te kerkoj ne alternative google se ku bie ky Dearborn.

Maximus
machitewa

https://www.state.gov/secretary/remarks/2017/02/267637.htm

On behalf of President Trump and the American people, it is my pleasure to congratulate the citizens of Kosovo on the ninth anniversary of your independence as you celebrate this February 17.

The United States values its strong friendship with Kosovo based on mutual aspirations for stability, peace, and prosperity for all of our citizens. We applaud the progress the people of Kosovo have made in developing democratic, multiethnic institutions over their nine years of independence. In 2016, the United States was pleased to witness Kosovo’s first Olympic gold medal and Kosovo’s national football team play its inaugural year in FIFA. We look forward to Kosovo’s continued achievements as it works to strengthen rule of law, counter violent extremism, and build positive relationships with its neighbors and around the world.

Manjola_Tirana

shyqyr qi ju kthy pjeshka thuj

Manjola_Tirana

rrofsh qe na nxore mallin o bir

Fiqnor

Shum urime z. Tramp

Manjola_Tirana

:call_me_hand:
465183653_2683568985155994_3072480847168258277_n

Fiqnor

Pse se mbyll evropa ket luften e Rusit me, pse ne dhe krushku do merremi prap me keto?!

Manjola_Tirana

image