Vendlindja dhe vendemigrimi

72 postime 4009 shikime 23 maj 2019 në 11:17 e paradites
Aquamarine

Pyetje per peshqit emigrante dhe joemigrante:

Sa vite keni qe jeni larguar nga Shqiperia dhe sa shpesh e vizitoni? Cfare ndjesish ju sjell kthimi ne Shqiperi, good…bad feelings? Ju ka lindur ndonjehere frymezimi per t’u rikthyer ne vendlindje dhe te jetoni aty? Cfare ju mungon me shume nga Shqiperia ne jeten tuaj jashte saj?
Per joemigrantet:
Do t’ju pelqente te emigronit, nese jo, pse? Nese po, ne c’vend?

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

sica

Bota eshte me rrota aqua. Sot eshte me se e natyrshme te levizes, sidomos kur Shqiperia ndihet si nje kostum qe te rri ngushte. Ke shqiptare qe ikin pasi Shqiperia nuk te ofron mundesi, por ke dhe kategorine e njerzve qe levizin pasi Shqiperia eshte shume e vogel per te te ofruar mundesite per te cilat ti je i afte. Me kalimin e kohes kategoria e dyte do te vije ne rritje. Jam te kategoria qe ne nje vit te caktuar shpenzoj shumicen e kohes ne Shqiperi, e ne nje vit tjeter shumicen jashte. 12 ore udhetim duhen per te shku kudo ne bote sot. Pra ne nje te ardhme jo shume te larget do te ndihemi e quhemi qytetare botnore.

del-ta

Ne gusht,përvit. Ne jemi afer dhe nuk na duket vetja emigrant. Ndoshta ka te beje edhe nr i madh i shqiptareve nga shqiperia. As ne shqiperi nuk me duket vetja emigrant.
Shqiperia eshte gjaku,dhe gjaku nuk nderrohet. Kudo qe te jesh.

Yeriho

Pyetjet jane te tipit PROVOKACIJA!

Vlonjat

Nashti me raste eshte ky muhabeti i frymezimit. Ka momente qe mezi presim te kthehemi per pushime, ka raste qe thomi shyçyr qe jemi ketej. Por, trendi eshte qe ne nje te ardhme diku ne horizont, do ta kalojme pleqerine ne Vlore. Ndersa ketej edhe nje vit te kesh duket sikur ke nje jete qe ke ikur☹. Na duket jeta qe kemi kalur ne shqp si ato gojedhenat e mujit me halilin. Nuk dihet se kur apo ku, por dihet qe kemi qene atje.

Aquamarine

Nuk provokohet nga keto gjera Shkaba joo! Le qe tani i eshte hap pune me kapon s’ka as kohe te merret me ne te tjeret.

Aquamarine

Sepse ecen koha shume shpejt ngaqe jeta eshte intensive. Kur je ne Shqiperi duket sikur ndalon koha, ecen shume ngadale. S’ka gje me te bukur se te kthehesh ne moshe te thyer te kalosh pensionin atje, duke shetitur rrugeve dhe duke pare afishet neper shtylla. :stuck_out_tongue_closed_eyes: …ose te ulesh ne stolat e lulishteve me shoqet e femijerise…At least shpresojme qe klima do jete aq e mire sa eshte edhe sot.

Aquamarine

Qenke rasti ideal, duhet te ndihesh me fat.

sica

Secili shpreson te gjeje fatin qe kerkon, por vertet me fat do te ishim nese nuk do te na duhej te largoheshim nga vendi yne.

Arban

Une e dhashe nje pjese te ketyre pergjigjeve. E di cfare me mungon ndonjehere? Te luaj nga keto lojerat me letra ose domino me ata te shtepise. Dhe te pi ate kafen e mengjesit me ish-koleget e te bejme ndonje thashethem nga dita e meparshme.

Aquamarine

Edhe mua kafja e mengjesit me pelqen sepse merret shume ngeshem me teraqillëk dhe te shton jeten ai ritual.

Aquamarine

Rasti ideal brenda bashkesise se percaktimit :slightly_smiling_face:

Arban

Jeta eshte bere per t’u jetuar ngadale, eshte bere nje shprehje. Se ku pashe diku dike qe mburrte italianet qe e pinin kafen dy minuta ne kembe, dhe he, ne pune. Cfare qejfi eshte ashtu. Eshte njesoj si te zgjase seksi dy minuta. Une pa gjysem ore nuk mbaroj pune. Me kafene e kam fjalen :slight_smile:

Aquamarine

Lol, faktikisht as mua s’me pelqen puna intensive si robot, nuk e kamn teper adrenalinen, per te jetuar preferoj qytetet e vogla me klime te mire, mungesa e diellit me ben pesimiste…dhe te mos kete shume njerez te jete vend i permbledhur. Nga Europa, me ka ngjitur shume Strasbourgu, eshte nje vend aq cute, nje mix i lezecem mes frances e gjermanise.

Arban

Nuk kam qene ne Strasburg, por po shikoja ne Youtube nje video me dhjete vendet me te mira per te jetuar. Ishte edhe Kanadaja aty, dhe lexova me poshte komentin e nje kanadezi. Si ka mundesi nuk eshte Austria tha, si mund te jete Kanadaja para Austrise. Ku ka si Vjena. Nuk kam vizituar shume vende, po ne Vjene kam qene kater here. Me pelqen shume edhe mua, megjithese nuk ka shume diell mbase e as det, dhe Danubi ishte nje zhgenjim kur e pashe per here te pare. Jo me kot eshte shpallur per shume vjet qyteti nr. 1 ne bote.

Aquamarine

E kane shpallur por Viena, sado e bukur ka shume probleme. Ai acari i dimrit eshte i padurueshem dhe i zgjatur. Austriaket jane tipa qe sbejne shume prokopi, pergjithesisht, ngaqe shteti i mban me te mira (Austria eshte shtet shume social), rrine kryesisht parazitojne e filozofojne me ndonje birre perpara dhe jane natyra qe nuk afeksionohen sado shoqeri mund te kesh me ta. Per emigranet pastaj eshte tmerr fare, sepse sidomos tani me kete qeverine e djathte, ia kane bere rrugen shume malore drejt marrjes se nenshtetesise austriake, dhe nje pjese nga halli dorezohen dhe shkojne ne Gjermani, ku te pakten ka meritokraci nuk eshte si austria qe merr ne pune çekun qe s’di me lidh 2 llafe dhe shqiptarin e menjanon se nuk eshte shtetas europian, pavaresisht se mund te jete i zoti. Dhe kur emigrantet e austrise emigrojne ne gjermani nga halli se si japin pasaporten, dalin kta qeveritaret pa shkolle qe ka ne krye dhe thone, ja erdhen sa per te na shfrytezuar, u shkolluan ketu dhe iken ne gjermani…futja kot emigranti qe i pin gjakun popullit austriak dhe pastaj e braktis vendin. Ose kur bene referendum per ndalimin e duhanit brenda ne lokale, populli ishte pro ndalimit dhe si perfundim nuk e aprovuan ligjin, se ashtu ia donin interesat.
Edhe me muziken spo nxjerrin ndonje gje ne drite, mbahen me slloganin “ne kemi qene maja ne muzike, ne kemi qene perandori etc”; Gjermania nuk eshte kaq sociale sa austria, por per njerezit punetor eshte yll, nuk ta ha njeri hakun dhe nuk ngelesh kurre pa pune, edhe te mirepaguar, unless nuk do me punu.

Arban

Une per vete kam qene vetem ne vere dhe si turist, nje ose dy dite kam qendruar cdo here. Per emigrantet nuk di c’te them. Si vizitor me ka pelqyer shume e kete vit jo mbase, po vitin tjeter mbase. Megjithese jeta eshte e shkurter e nuk ia vlen te shkosh aq shpesh diku.

Aquamarine

Si vizitor ia vlen te shkosh pa hezitim disa here ne Viene sepse eshte vertet perle, sidomos per te apasionuarit pas artit dhe kultures. Por edhe nese merr gruan/burrin austriak, ose nese ke nje profesion qe paguhet mire si psh mjek/inxhinier (i ben letrat shpejt), mjaft te kesh pasaporten dhe Viena eshte super vend per te jetuar. Je dhe afer me Shqiperine.

Arban

Me kujtohet dallimi qe permendi Fevziu mes turistit dhe vizitorit. Permendi them, se nuk e kishte te vetin dallimin, dike citoi a dicka e tille. Domethene, megjithese nuk di ta shpreh qarte dallimin, sipas perkufizimit te tij, Vjena e vende te tilla do te ishin mire per “turistin”, jo per “vizitorin”. Vizitor mbase ne kete kuptim eshte ai qe eksploron e shkon ne vende me ekzotike, me te pashkelura, por ndoshta me terheqese.

Kthupi

Kur ika fillimisht nga Shqiperia ika me idene qe do kthehesha nje dite. Vija cdo 2-3 vjet, por ndieja nje hendek qe po krijohej, sidomos me shoqerine. Po ndryshonim, nuk I shikonim me gjerat njesoj. Nje kafe e nje thashethem vazhdojme ta bejme akoma, por secili ka jeten e vet tani, ata ne rrymen e jetes aty, une turisti qe vete here pas here. Gjithashtu isha mesuar me intensitetin e jetes ketu dhe pas javes se dyte a te trete, me hanin duart. Pastaj u rralluan vajtjet, filluan te vijne familjaret e mi ketej. Nje periudhe u be 7 vjet pa vajtur. Tani kam 4 vjet qe nga hera e fundit, madje dhe ajo ishte pjese e nje udhetimi Turqi-Kroaci-Shqiperi dhe nje jave qendrova. Nuk e di kur do vij prape, ndoshta pas 3 vjetesh kur dhe jeta ime te jete me e stabilizuar. Kushton shume kur ke familje, te shkon nje udhetim 10-12 mije dollare me bileta e shpenzime qe do kesh.

Pleqerine kismet. E parafytyroj ne nje vend me diell, plazh e vreshta ne avlli po s’e di a do jete Shqiperia.

sica

Ste le kerthiza. Familja do te terheqe ngado. Po u rriten femijet, hodhen rrenje veshtire te levizesh me, rrenjet e tua akoma me te thella.
Une kam leviz kaq shume sa me duket vetja emigrant ne emigrim. Shpite, si ne Shqiperi si jashte aty jane - ku kane qene, por nga levizjet e udhetimet me duket sikur punoj per Nat Geo. Javen e kalume qe isha andej pellgaces, nga ju, sado qe takova njerez plot, kisha nje ndjesi sikur sme lidh tamam asgje. Qef kam ne fakt mos te le cep te botes pa vajt, ndonese shume cepa i kam pa, por vjen nje kohe tha, duhet me hudh spirancen.

TironciLebetit

Ka pas periudha qe shkoja edhe 7-8 here ne vit e kohe qe rrija pa shkuar 1-2 vjet. Shqiperia eshte per te shkuar per te zgjidh hallet qe te dalin e nuk arrin ti zgjidhesh si duhet.
2 jave jane me se mjaftueshme per te pare shumicen e gjerave por duhet tja mbathesh sa me pare qe te mos infektohesh nga depresioni e thashathemet e ligesite e cmenduria kolektive. Njerezit tejet qaraman e kane humbur lidhjen me realitetin. Edhe milioneret qurraviten e presin ndonje favor nga jashte.
Kafete jane plot kurse restorantet bosh. Nuk eshte vend per pleqni sepse nuk ka sherbime shendetesore te mjaftueshme…njerezit kur semuren mburren se kurohen jashte shtetit ose perbuzin ata qe kurohen brenda Shqiperise. Sherbimet ndihmese per pleqte jane zero dhe bazohen ne lidhje miqesore.

Koha eshte me diell dhe e bukur shumicen e vitit. Njerezit i mirembajne apartamentet e blera sa frengu pulen mjaft mire por nuk te ftojne ne shtepi per vizite por ne kafene sepse nuk duan njerez ne shtepi. Nese mbyll syte brenda nje apartamenti ka lluks europian por sapo del perjashta perballesh me nje arome Islamabadi. Ka shume pluhur ne cdo kohe te vitit si edhe shume infeksione. Njerzit kane deshire te madhe te shesin ne rruge, dhe kur Lali Eri i perze me perdhune, ata prap gjejne nje cep pallati ku te shesin edhe 3 tufa majdanoz per 5 leke secilen. Deshira per te shitur ne rruge eshte per tu cuditur. Ndoshta trashegimeri orientale.
Cfare na mungon nga Shqiperia? Pervec Familjes asgje sepse Shqiperia ndryshon kaq shpejt dhe njerezit kane ndryshuar plotesisht ku cmenduria dhe halucinacionet i bejne te pashoqerueshem. Edhe transformimi i Tiranes ne nje Geto qe ushqehet me prurjet nga rrethet con ne nje Tirane Metropol e qyteza te vdekura. Tirana ka humbur identitetit dhe njerzit jane nga cdo cep i Shqiperise e cdo cep i Evropes ku kane lindur dhe i kane perzene.

dafne

une qenkem austiake e se paskem ditur ! e qmoj cdo gje qe veprojne e mendojne nenshtetasit e Habsburgve modern …

p.s.
pergijgje te pytjes ,
hiq pi caffen rehat rehat tek lokali i preferuar dhe shpresoj ne llotarine amerikane …

Aquamarine

Tani qe Trump tha nuk ia vlen lotaria me short sepse nuk na vijne prurje cilesore ne usa dhe lotaria do shnderrohet ne perzgjedhje njerezish kualitative, mos i shuaj shpresat sepse do kesh akoma me shume shance per ta perqafuar endrren amerikane.

dafne

eee, pra , jam largepamse… fatmiresishte qe porosita para pak kohesh nje diplome studimi tekKristali …jam ne negociata per master e doc…

( thene mes nesh …)

Kthupi

Une nuk besoj qe do kthehem me. Dikur kisha disa arsye, tani jo me. Tani u bera po aq vjet ketu sa c’kam jetuar ne Shqiperi. Do vij per qejf e per t’u cmallur kur te mundem, po vetem aq. Te ve jeta perpara si me thene, do fillojne femijet shkollat, behet me e veshtire pastaj.

Edhe une udhetoj shpesh, me pelqen te vizitoj vende te ndryshme, madje dhe brenda perbrenda Amerikes. Spirance s’kam hedhur akoma. Kam nderruar vend 3 here nga njeri shtet ne tjetrin dhe po behem gati per te katerten dhe gjithmone e me e veshtire. Kollaj te levizesh kur je vetem, po me familje nga pas eshte pune muti.

Aquamarine

Kam nje te njohur nga mamurrasi, jeton ne new york e ka aq fixim tiranen sa thote…do rri ne usa aman vetem sa te bej leke qe te blej shtepi ne tirane…aq shume e enderron…shkaba do ta kishte pergezuar.

Kthupi

Nuk behen aq kollaj ato te shkreta sidomos po te jesh ne Nju Jork. Mbaj mend para se te vija ketej, Isha ne fakultet ne Tirane dhe pasi u mor vesh qe do ikja, duke biseduar me shoket e dhomes ne QS, njeri me tha: “Une Kam degjuar qe rroga mesatare andej eshte $2000/muaj” dhe me kete shifer filloja enderroja. :smile:. Nuk kishte degjuar per gjerat e tjera qe I mora vesh me vone.

Alba2265

shit hole medemek sipas kumandarit :blush:

Alba2265

.te fshire nga defteri ne dheun meme te pangulur ketej jemi njerez without a country.

varik

:slight_smile: as qerane se paguan dot me aq :slight_smile: ( po nuk jetove në bathore/Bronx)

Aquamarine

Nje super dashuri tjeter eshte edhe Zürich, nje qytet ne Evrope, por te cilit i mungojne te keqijat e Evropes:

Aquamarine

Sa i perket dislike, jane vendet e lindjes me sakte ish Bashkimi Sovjetik dhe motrat ballkanike. Jane vende ku i ftohti ndjehet si perqark duke kundruar rruget e ndertesat (sado bukuri te kene, eshte bukuri e ftohte), si tek njerezit qe jane shumica te ngrysur, cinike, pijanece qe ngacmojne femrat ne menyre vulgare, shkurt njerez te kursyer ne shpirt.

Ardian_Hoda

…emigrimi gje e veshtire shume…megjhse po bej gjysmen e jetes jashte shqiperie, prpa gjumin se bej rehat…megjithe peripecite e fillimit qe jo se kane mbaruar edhe par20 vjetesh - vetem se kane ndryshuar forme…sidoqofte…cdokush qe ka emigruar pas 30 vjec dhe ka pasur te pakten shkolle te mesme ne qytet kurre nuk eshte apo do jete rehat ne emigrim. …une vet do kthehesha qe neser po te kisha kushtet… Sidomos Amerika eshte shume e veshtire per kedo. …ta mendosh qe eshte e veshtire edhe per amerikanet…se ashtu e kane bere vet jeten ata…nuk e di shqiperia por tirana, vlora durresi, korca qe kam pare jane perla dhe si vizitor 1 here ne 4-5 vjet qe vij nuk ngopem…
nje keshille: ata qe kane nje pune te mire ne shqiperi mos e braktisin se do behen pishman…

varik

Ja ke fut kot plako

Te mvijetosh ne amerike eshte me kollaj se kudo, shko jeto ne ne geto, puno rek mcdonalcs e bej palle ariu, sic bejne latinot e zezaket

Shqipëria eshte vend i eger me njerez te egjer, kush eshte kthyer eshte penduar.

Ndryshe eshte ta shikosh si turist, e ndryshe eshte ne dhjetor pa ngroje, use e drita

InkuizitoriMoth

po te kishte fitu zgjedhjet e djathta, atehere nuk ja ke fut kot plako, por ja ke fut plot plako!

Ardian_Hoda

…cdo gje varet nga njeriu…ca truri ke, car moshe, sa rryp je dhe cer mendimi ke per jeten…
ato qe thshe me siper jane experince tirone dhe cikago jek e jek.
deri tani gati 25 vjet kam pa shume shqipsa qe jetojne thjesht e mire dhe shumeica qe dun te behen si amerikanet :smile:…faktikisht qe i rrethojne. por jo ata te vertetet qe dine jeten…si me thene ka shqipsa me shtepi te modhe shume me mercedesa e bmw por qe punojne si kafshet dhe e ojne pazarin aty ku e boj edhe une qe kom i honda dhe i shtepi mesatare…ne fakt edhe keta merikonsat keshtu punojne po jeta i ik per shalesh, dhe punojne shume per me pas pare jo me bo jet. psh bosat e mi bonje 6 figs punojne 12 h dite plus shtunen…ka i here edhe te djelen (depresing)…gjate orarit te punes ke kafe sa te dush po e pi ke tavolina dhe degjohet vetem zhurma mizes …po kishte no nji verdalle!!! kush merr na 1 jave leje (5dite) ne vit fillojne e tallin…kur mor une leje me urrejne dhe kur iki no ihere jashte usa me thone se jam i cmendur…kjo ndosd 90% ne cdo co.
…po them edhe i here: ata qe kane nje pune normale ne tirane, vlore, durres, korce…jane me mire.
per ata qe kane ngel pa pune e per buken e gojes let vijne ketej se ka sa te dush e per te gjithe.
kush ka bo pare ne emigrim dijeni qe shkely …me vje pak inat se une skam arrit me bo noi lek …po edhe shume jo se punen se kom qef fare…ne fakt asnjoni se ka qef punen…kane qef paret…dmth = qe si kom qef paret vet…i kom ore poo i du qyl=pa punu:)

varik

Shko more daku ne florida, jeto si ne durres a Tiranë. Jeta është ste si ta ndertosh ti.
Nese je i zoti krijo nje qytet te ri New Durresi, se toke ka boll ketu, fantazia eshte limiti i vetem.
Mos me thuaj qe jeta ne durres eshte me cool se ne malibu

del-ta

shqipëria,po të shpëtojë edhe 4 vjet nga talebanët e salës,është vënd i jetueshëm.kudo që të vesh, vetëm 20-30 % e popullsisë jeton lirshëm. është edhe një kategori inferiorësh,që urrejnë veten(dhe shqipërinë),që edhe mut të hanë ,do thonë se janë mirë jashtë.
qytetërimi dhe qytetaria është një element që do vleresohet nga shqipot pasi të kenë mbushur zorrën me buke. përb momentin, kriteret janë vetëm ekonomike,sepse shqiptari nuk është akoma me dinjitet

Ardian_Hoda

varik…te jap te drejte 100%…kam nja ca vite e menoj me leviz ne fl…ket te merkure iki me pushime fort meyers…me menjen te shikoj ca bohet…po ma mbajti by** kam qef ti gjuj fort …leviz naples-sarasota…e di qe shkelyem ne pune po te pakten kom diell e jod…kismet …

Kthupi

Kot me te pyet: cfare pune ben ti qe te tallin kur merr leje? Une s’e kam pas ndonjehere ate problem. Madje edhe punen, gjysmen e kohes punoj nga shtepia.

InkuizitoriMoth

pse edhe kshu nuk jemi keq, bile jemi ne nje situate ideale, i hame te dy llokmat: edhe mbushim zorren me buke ne vendemigrim, edhe mbushin rrudhat e trurit me diskurse vendlindase tek Peshku.

pse rrudhat e trurit ngjajne si dy pika uje me zorret e barkut?

InkuizitoriMoth

Pjer

aqua, per ate qe emigrantet perjetojne ne memedhimbje, une kam matarial tek tregimet e mia, te cilat i kemi lexuar e diskutuar se bashku ketu, tregime qe i kam permbledhur ne dy librat e mij;
" Te dites, qe jeton vendi im "
" Fajin e kane vizionet e (pa)qarta "
si e perjetoj une nje udhetim, apo edhe nje pregatitje per udhetim, nuk e perjeton femija im apo nje tjeter person, pse, sepse une jam lindur e rritur ne Shqiperi, kam kaluar ate qe quhet pjesa me e rendesishme e jetes, femijerine dhe rinine, pra jam formuar ne nje ambient tjeter nga jane formuar femijet e mij.
kjo s’do te thote se te gjithe ne qe jemi rritur ne shqiperi, te perjetojme te njejten ndjenje kur shkojme aty, jo, sepse une psh, pregatitem gjithmon te jap, nje tjeter pregatitet ti marri, nje tjeter ti japi e ti marri, etj,etj.

InkuizitoriMoth

ahahaha :smiley:, po çar aqua me Pjeter, aqua ka 2 muj qe nuk komenton me, e s’ka per te komentuar me sepse nuk di me sha nga nona si ne :smiley:
ti si emigrant shko nga te dush, emigrant do te ngelesh gjithmone, ne kuptimin e thelle te fjales emigrant, dmth nuk i perket me kesaj bote, je nje qenie metafizike, qenie kozmike po deshe, nuk je as belg se je nje turist shqiptar ne Belgjike, as nuk je shqiptar sepse Shqiperia ka ndryshuar, nuk eshte me ajo qe ti ke lene dhe ti gjen kur shkon si turist. Nuk je as anej as knej. Nuk je me as ti vete, sepse edhe ti ke ndryshuar, nuk je me i pari. Shqiperia e vertete nuk eshte as ne kujtimet e tua, siç thone shkrimtaret e mdhej Prust dhe Xhojs ed kompani, qe ne fakt jane kurvjare t’dhej, “a del nonji gjo sot”. Edhe kujtesa riformatohet sa here rifreskohet.

Pra siç e sheh je perpara nje ekuacioni me shum variabla, i pazgjidhshem.

Pjer

eshte e vertet i modho, ne jemi tashme as kendej e as andej, ose edhe kendej edhe andej :grin:
i huaj ne emigrim e i huaj ne vendin tend

InkuizitoriMoth

po te pakten kemi qarin te kuptojme se kjo eshte he per he situata reale e qenies, kondicion humain, qe njeriu eshte i huaj ne shtepi te tij. Kte e ka thon Frojdi, qe ti e mban per sharlatan.

Njeriu eshte emigrant ne atdheun dhe memedheun e tij - i Modhi :smiley:

shum e vertete si shprehje, mirpo Emo hiç nga ai vesh, s’do t’ja dije, sepse i bi mos me qene me shkrimtar i modh si Kadareja.

Dranja

Të ishte për mu, s’do kisha emigru kurrë. Po ashtu më vunë një pullë poste prindërit dhe më nisën për Zyrih. Nga dashuria ime për ndenjen në një vend, nuk u ktheva më kurrë në Shqipëri, përveçse për pushime. Dhe më merr malli shumë për familjen, kafen dhe klimën e Tiranës. Jo sepse janë kushedi çfarë, por sepse jam rritur me to, kanë qenë pjesë e ditëve të bukura pa kokëçarje. Tani janë kthyer vetë në kokëçarje, familja dhe klima, them…

varik

Epo pullen e postes per ve din me te begate ta botes ta paskan vene. Njeriu jeton kudo, edhe ne shkretëtirë, nga zgjedhje te gigla si pulla e postes varet e ardhmja e njeriut

Ardian_Hoda

punen me te 10me…preventivus ndertimi…ku edhe ne shtepi cdo moment e ke menjen ke puna…e keta 6 figsat i kane syte tek une dhe e quajne dobesi te marresh leje:):)…me i llaf qe “dorezohesh” …e nuk je Touhg mf…po mgjthmen sjam trim se sma btha me leviz…nga shtepi se kam provu te punoj , po oedhe ate se boj dot…po spata njeri mbi koke nuk punoj dot…jom brezi i stolave tek dajti…kuure se kena pas qef punen…po na i lek e donim…

arb

Une more shok do kthehem te ha buke e domate ne shqiperi, ju a kam lene ju te tjerve Vjenen e Zyrihun! Te shijoni kapitalizmin edhe ne pleqeri, me karrota te ziera e caj pa sheqer ! Ja ashtu, pasi i falet endrat , pasi i falet edhe gjene me te shtrenjte femijet tuaj , falini edhe shpirtin tuaj kapitalizmint . Ehhh jo shok, une do shkoj ku jane varret e njerzve te mi , aty do shkoj, po ja le varik te mbaj lart emrin e nderuar albanes kudo ne bote ! Ahhhh ,sa per Shqiperine , nje problem ka, eshte vape …

varik

Kujdes se jane domate me pesticide, do te zere kanceri ne pak vite

arb

Une domatet i mbjell vete! Ne Shqiperi edhe ne vazo ne ballkon te behen domatet e jo me ne bacen time! Por si do ja besh ti ne kapitalizmin e enderuar qe do apo nuk do mutin qe te servirin ata do hash !! I ka kapitalizmi keto ! Nejse shijoje kapitalizmin shok, shijoje ! E boll na tregove ca eshte Shqiperia , copeza Shqiperie sheh ne c’do shtet apo qytet evropian e botror, se na hapet barkun me idene sikur jeni te vecante ne mizerjen tuaj . Ik bej nje xhiro ne c’do periferi te nje qyteti te madh evropian dhe e shikon cfare eshte mizerja , e qahu per Shqiperine pastaj. Per ju kokboshet qe kujtoni se pesticidet ne domate shkaktojne kancerin ne pak vite vetem nje urim kam, hajdeni e mbani lart emrin albanez…hajdeni provojeni sa ju vjen lekura, le te vazhdoj te qesh bota me idiotesite tuaja shok!

sica

Dmth ti po shkon me Shqiperi qe ti shpetosh kapitalizmit. :joy: Po ku ka kapitalizem me te eger se ne Shqiperi o shok?

arb

A jeni i sigurte shok? Ju shok mendoni se ne Shqiperi kemi kapitalizem te eger? Me vjen keq shok por gaboheni ! Shqiperia ka ndryshuar pak ose aspak nga koha kur ju jeni larguar nga ai vend ! A mendoni ju shok se late nje vend me kapitalizem te eger apo qe shkuat ne nje vend me kapitalizem te eger ? Keni nje eksperience e mund te gjykoni ! Peshembull ne cilen vend kapitalist te eger nuk paguan per asnje rruge autombilistike? Ne cilin vend kapitalist te eger taksat per qytetaret jane qesharake? Ne cilin vend kapitalist te eger bie ne ujdi per c’do gje, duke filluar nga gjoba me e thjeshte e deri tek veprat penale me te renda? ne cilin vend kapitalist te eger shkollat e Spitalet jane pothuaj falas ? Ne cilin vend kapitalist te eger nuk te bie njeri ne qafe thjesht per ngjyren e lekures,prejardhjen, fene apo idete politike? Ne cilin vend kapitalist te eger jeta jote nuk kufizohet ne shpi -pune- supermerkat ne 80% te saj? e te tjera e te tjera o shok !! ehhhh shok…kapitalizmi !!

sica

Shok, po perpiqesh te me shesesh Shqiperine ne te cilen une jetoj shumicen e vitit. Po me tregon arat e mia shok. Une si kapitalist qe jam bej nje jete shume te rehatshme ne Shqiperine kapitaliste shok. Partia me e majte ne Shqiperi eshte nje parti qe po i meshon “partneritetit” publik privat. Nje emer tjeter per privatizimin agresiv te gjithshkaje cka nuk privatizuan te babziturit e meparshem shok. Mjeksia shteterore eshte ku therret qameti, dhe une si kapitalist qe jam shijoj privilegje kapitalisti duke blere akses ne mjeksine private e cila fal programit qeveritar mjel mjeksine shteterore. Cilimia im shkon ne shkolla shume te shtrenjta private, bashke me femijet e qeveritareve dhe opozitareve politik shok. Une si kapitalist mund ta shfrytzoj punetorin, mund ta vras ne pune bile e asgje nuk me ndodh mua shok. Qeveria gafurret se nuk kemi sindikata shok. Me thuaj nese do me shok, me thuaj.

varik

Ndiq enderrat arbo, por ne shqiperi mbi 50 vjec i ke te gjithe me nga 5 semundje.
Une me shume kam jetuar ne europe s amerike se ne Shqipëri, sa here shkoj me duket me keq

arb

Shok mos i beni bisht pyetjve ! A ka Shqiperia kapitalizm te eger apo jo? Me te eger se kush? As me intereson fare cfare ben ti me paret e tua, ata me pare jetojne si pasha edhe ne vendin me te varfer Afrikan ! Ajo partia e majte po e con vendin drejt kapitalizmit,ky eshte programi i saj, ate qe enderoni ju shok ! Kjo nuk do te thote se ke kapitalizem ! Te githa ato difekte qe permend ti per Shqiperine si probleme “ku therret qameti” ne kapitalizmin perndimor jane normalitet ! E sa per sindikata e puntor, me mire qe nuk ka fare se sa te kete organizata fallco qe bejne sikur jane sindikata ! Kjo tregon se jemi ne rrugen e duhur drejt kapitalizmit…biles tek kjo pike jemi me mire !

arb

Ju shok keni qe kuptim te shtrember se cila eshte e keqja apo e mira , keshtu qe nuk perben problem per mua! Po nejse, shijoje kapitalizmin !

varik

Vazhdo arbo, kur te behesh per doktor, do vish nga vendet qe ste pelqejne

sica

Je ti qe nuk po lexon pergjigjet shok (mbase ke harruar dhe pyetjet vete). Te solla pershkrimin e arkitipit kapitalist qe shijon bufene e gjere e te larmishme te perftuar nga kapitalizmi shqiptar.

Je konfuz shok, edhe thua qe nuk ka kapitalizem edhe thua qe qeveria e majte po e con “la e me la” kapitalizmen shqiptare.

Mo u merr me perendimin shok, mo u merr me bacen e tjetrit; merru me tenden.

Te jap te drejte per sa i perket varreve te te pareve etj. E duartrokas deshiren dhe aktin e te kthyerit. Thjesht buzekuqi qe po i ve doses nuk i sherben askujt.

InkuizitoriMoth

kontrolloni sumen sepse aty gjeni formen e kapitalizmi perkates, e cila varet nese e ka te lubrifikuar Marloni apo jo. Ne kapitalizmin e eger te botes trete pallimi eshte i eger pa ndihme te lubrifikuesve sociale, kurse ne vendet e zhvilluara kapitaliste Marloni e ly me gjalpe, e te ka lezet shpirti.

por nuk eshte e thene te mos kete lezet shpirti me pallimin e eger sadomazo te botes se trete, bile lezeti i vertete aty eshte, sepse del ne pah arketipi eros-thanatos. Arbi e ka kuptu ket qe ne kohe te shok enver kur gjaku shkonte vu nese degjoje ne radio kenge me dashuri te Celentanos.

arb

Me ke te merrem ? Me perndimin do merrem , se ai eshte kapitalizmi ! Ne Shqiperi kapitalizem do te behet kur te pakten 50% e parkimeve kudo te jene me pagese, e kur rruget qe lidhin qytetet kryesore po ashtu, kur shteti te te marr nga rroga te pakten 40% per te mbajtur shkolla e Spitale qe ti mbase nuk shkon kurre, kur Bashkia te te taksoj te pakten minimalisht 10.000 lek te reja ne vit vetem per banesen dhome e guzhine, pa pyetur per plehra e te tjera, kur nese kalon mbi 3 km/h shpejtesine te te vij gjoba 150.000 lek e nuk mund te kete burre nene te ta heq (po ti bej llogarite me 300.000 lek rroge mujore), kur per nje fature qe nuk ben te te rrjepin te gjalle tatimoret pa rrugedalje, kur sa do miliona te kesh do te matesh mire kur shkon ne gjykate sepse edhe nje matrapaz mund te te rrjep te gjalle , kur nese gabimisht te ngrihen nervat me femijen ta marrin nga shtepia, nese qellon kafshen te rasin brenda e nuk del me dot ne lagje, ku nese semuresh me shume se dy here ne nje vit rrezikon vendin e punes, kur dikush te sheh nga lart poshte se ti nuk flet dialektin e vendit, kur nese je ne autobuz dikush te thote ik pirdhu nga ke ardhur se na ke zene sedilen te ulemi, ku nje patrulle policie e ka te pamundur te shkoj ne periferi te shume qyeteteve per te nderhyr pa patur nje ushtri me vete , e jo me dikush te ece ne kembe aty pasi eresohet, … apo te tjera mrekulli kapitaliste. Kur te jete edhe Shqiperia keshtu, ateher do te quhet kapitalizem i eger e ke te drejte ti, deri ateher …le te mjaftohemi me frazen i ka kapitalizmi keto !

arb

Kot nje pyetje kisha per peshqit qe jetojne apo kane jetuar gjate jashte Shqiperise, duke u bazuar tek eksperienca personale:

A do ti keshillonit ju dikujt qe punon ne lavazho ne Tirane te shkoj e te punoj ne lavazho ne Angli ne te zeze e pa dokumenta (apo SHBA, apo Gjermani e kudo) ?

InkuizitoriMoth

kot nje pyetje kisha per ty arb, a e ke pa ket film?

se stalker, korrksja, sica me dy cica, e kon pa pranej:

arb

Jo shok , nuk e kam pare!

InkuizitoriMoth

shife shok, shife, se e ka pergjigjen e pyetjes tende brenda.

megjithse mos e shif, ti i di te gjitha si Stalker, korrikse, cica me thika, s’keni nevoje te vidhni mend ne internet si puna ime.

varik

Normalisht qe jashte. Jashte meme shume mundesi, te besh letrat, e mbase nje dite ai lavazhi behet yti. Ne shqiperi do punosh tere jeten e mezor do hash buke thate te lavazhi

Reli_Kurti

Jam larguar nga Malesia e madhe ne vitin 2000, ne moshen 11 vjec.

Si pasoj e semundjes ‘paralizë cerebrale’, kam filluar te ec ne moshen shate vjec. Ne moshen nent mami eshte munduar t’me regjistroj ne shkollen lokale publike, por sme pranuan. E provoj perseri ne moshen dhjet, nje mesuese doli si e njohur e familjes dhe me pranoj.

Mbas abetares (me duket se e kisha blere leximin) u larguam nga Shqiperia per ne Itali, dhe nga Italia ne Angli

(Fati deshi qe semundaj - paraliza - eshte ne grade te lehte, dhe sot pothuaj se i bej tegjitha)

Ne vitin 2009-t kemi ardhur per her te pare ne Shqiperi - nga Anglia me makin. E mbaj mend qe s’kisha as nje emocion.

Pa pritur, nje ore larg kufirit (s’po me kujtohet emri), ne zheg te dites, degjoj insectet ndjej dhe eren e fiqve! Dhe pa dashje ja filloj te qaj - me dihatje.

Prindert thjeshte me pan nga pasqyra dhe qeshen!

Nga ai moment e deri ne Koplik, esha ne “cloud 9” si i thone. Me zi prisja te shkoja tek pallati im.

Kemi hyr ne Koplik. Ne “oborrin” e femiris time, ku, dhe pse “antikapat” e kam shetitur cep-me-cep, dhe vone e orientova veten!

Vetem nje lapidar ishte i pa dryshuar.

Aty ne shkallet e pallatit takova nje shok te femiris. Ai me njofti nga babai, un e njofta nga e motra! Babai im dhe motra e ti nuk kishin dryshuar fare, ndersa ne, “shoket”, ishim komplet ndryshe

Ate vere e kuptova qe Shqiperia ime, shqiperia per te cilen kam enderruar me sy hapur pothuaj se gjith kohes qe isha ne shkoll ne Angli nuk ishte me!

Jam kthyer ne Angli totalisht person ndryshe!

Por e dua shqiperin!

Nuk jam patriot!

Madje e urrej patriotismin.

Tegjith qe thone qe jan patriot, tegjith qe bejn shqiponjen me duar, me duken falso (nese se keni par, eshte nje photo e politikanve shqipetar dhe kosovar qe e bejn, duket si reklam per kompanin vala - nderkohe, popullin e kan harruar fare)

Nuk me mungon as gje nga Shqiperia - edhe sikur mos ta shikoja kurr me s’me ben pershtypje, por per cudi e dua shqiperin! “Jetoj me te”, se di si ta them ndryshe!

Kam opinione te forta - relativisht te forta - rreth politikes dhe shoqeris shqipetare.

Filmimet e njerezve te prekur nga termeti ne keto dit te trishtuara me kutojn njerezit rreth te cileve jam rritur, dhe (pa dashur te tingelloj falso) me dhemb shpirti qe (sipas meje) ajka e kombit tone nuk ka ndryshua fare!

Ato pak here qe vi ne shqiperi, te njejten gje shoh. Njerez qe vuajn, njerez qe sdo kishin nevoj te vuajn kaq shume nese do kishte zhvillim thelbesor ne Shqiperi. Madje, dhe kur tregohen “injorant” ndaj meje - per hiri te “antikapacitetit”, i mirkuptoj ne menyre insiktive. Per egon time eshte trishtuese kur te denegrojne, edhe pa dashje, por kur i shikon rrethanat dhe pa mundesite qe kan per te ndryshuar frymen kolektive … tju them qe po tregohen ofendues eshte si ti thuash nje malsoreje qe “burri qe eshte burr” nuk eshte ashtu si e mendon ajo.

Per para 2009-s aty e kisha mendjen. Pa i len prinderit te kuptonin, un sinqerisht e kisha mendjen tek shqiperia (me te drejt ato donin qe un, sidomos me aftesite e mija, te shfrytezoja te mirat e Anglis, sidomos te isha mire ne shkoll). Edhe ne shkoll (luks ne krahasim me shkollen time ne Koplik), thoja “pune e madhe, do kthehem ne shqiperi, notat e dobta ketu sdo ken vlere atje” (sigurisht ishte si dhelpera me rrushin). (Pas 2009-s fillova te integrohem ne Anglish, me te dyja kember.)

Sot, s’me shkon ndermend te kthehem ne shqiperi, madje, qe ne 2009 kam ardhur ne shqiperi vetem tre here, dhe ato her vetem per hatrin e prinderve - babai ka qef qe un te mos i harroj rrejet.

Nga perkushtimi dhe prioriteti qe i kam dhen vetes, kapaciteti fizik i imi eshte super, aq sa po te doja do mund te merrja pjes ne maraton.

Ama kam pak problem ne menyren se si flas. Deri me sot kam dashur ti ja prioritet fisikut, eshte lezet te ndihesh i fort, pastaj ato qe ja vlejn tet kuptojn; me dy fjal, dhjet gishta, dhe shkrim, do te’t kuptojn :wink:

Kam pershtypjen, nese sdo kisha kete “difekt” jeten time do e kisha projektuar ndryshe! Kam aq shume opinione te forta rreth shqiperis saqe po mos te egxistonte paragjykimi dhe mos perfidhja ndaj njerezve me aftesi te kufizuara (gje qe e shoh sa here qe kthehem ne shqiperi), me siguri do e kisha projektuar punen time me ndonje lidhje me shqiperin.

Ka disa, nga djaspora Afrikane psh, qe nga puna e tyre ne Angli mundohen te influencojne komunitetin e tyre. Por ne vitet e fundit ka shume minoritet qe mundohen te ndryshojn mentalitetin dhe qasjen ne perendim. Kam menduar qe Shqiperis i mungon pikerish kjo qasje. Por, kur te shohin si gjynah, si jo te barabart, jam shume mire ketu ku jam, edhe sikur te mundohem, dicka qe sme pengon ne jeten time do e kisha si nje re mbi koke, sja vlen.

Sic thash, shqiperia ime ka humbur, thjeshte dua me mish e me shpirt qe njerezit qe, per mendimin tim, vuajn sic kan vuajtur prinderit e mi, do doja qe ti shikoja me mire. Dhe (pa perralla patriotike) mund te jete me mire nese kombi yn do mendonte dhe do vepronte per ndryshim.

Ndryshimi, sipas meje, vjen nga poshte lart. Ska as nje leverdi Rama, Basha, Meta, dhe femijet e tyre (kur te marrin stafeten) te ndryshojn shqiperin.

Se besoj se do kthehem ndonjehere ne shqiperi!

Sic thash, dhe po te kthehesha, kurr sdo ishte me sloganin “balta eshte e embel se mjalta ne vendin ten”, perrall pa vlere per mendimin tim. Per kundrazi, ne lindim ne vendin e ne familjen qe se kemi zgjedhur dhe, nese jemi me fat, e gjejm familjen dhe vendin tone. Nese jemi me shume fat, jemi ok me shortin qe na ka ren.

Dhe po te kthehesha, dhe po mos te kisha “pengesen” e me siperme, por me kete mendje qe kam, sdo ishte kurr kthim per te jetuar “s’ka me mire se shqiperia” eshte genjeshter qe, ironikisht, e thone ato qe vin ne shqiperi per pushime.

Me falni per gabimet ne shkrim.