Mirseerdhët tek tema ku mund të ndani me të tjerët muzikën që po dëgjoni.
Tralalaja që po dëgjon - 5
Jasha Visi…

une do e nominoja me cmimin e pare per vit ,per spotin ,per kompozimin , e per krejt tjerat pas…
@Aquamarine, nuk e di nese i njef kta te dy qe bejne muzike klasike ngambrapamoderne:
Ahaa po patjeter qe i njof. Me pelqen fakti qe jane te guximshem, eksplorojne mundesite shprehese te instrumentit dhe luajne artistikisht me kufijte e pershtatshmerise se violoncelit gjersa e bejne harkun fije-fije. Me kujton nje shprehje te Piccasos : “Learn the rules like a pro so you can break them like an artist”. 
mu pelqe shum kjo e 2çelsave:

On you, my feelings have been hurt
On you, don’t you see the clouds coming down
With me on my finger, now
Fly me by the window
I travel through the sunshine
Don’t you see the clouds coming down
I’m falling for you
I guess I’m just falling for you
M’i kapni icik mimikat e violistit ngambrapa kesaj artistes, pale komentet lol sa manjake mban kjo toke
Me ka marr malli per nje dasem shkodrane & ulqinake
shko nje cike ne Deezer; kerko “Charlotte Gainsbourg” + “REST” (albumi i saj i fundit)

exemple :
hmmm, sa pa u hequr :
e degjova dje, mua me ka pelqyer edhe albumi i pare si me origjinal. ky i fundit pak me elektronik dhe ka disa ndikime me te dukshme te artisteve/grupeve te tjera. gjithsesi i bukur.
un petit bijou :
Aqua kape kte, megjithse tani ke ndrru steme, je bo aquamfibe:
Waw…sa interesante. Duhet te jete kenaqesi me vete muzika nen uje, uji te jep nje liri qe ajri s’ta jep, ate te fluturimit nenujor, go with the flow nga te te shpien forcat hidrostatike, ndersa forcat e rezistences jane kind of massage, uji si medium qe transformon tingullin e qe e ngarkon muziken me prezencen e tij sensuale. 
Old school JW. 
veq po pres kur te me largojne prej shtepise !?( e keqja eshte qe une nuk mund te paramendoj nete e dimrit pa muziken e Bijelo Dugmes , si ta kuptojne tjeret se ? )
Ju tjeret duroni …
Po kjo me kete kenge jevgjish gjeti te dale ne TV amerikan? Laj - thaj "doli goca ne penxhere " ka 30 vjet me kete.
kenge me e merzitshme nuk mund te fitonte. ka ngordh muza
Ky klipi i pakuptushem i Bleones, me njohu me nje kenge shume nice
Në naten e dyte, në skene u ngjit Zerina Kuke e cila, në nje kontekst bisede qe tani nuk më kujtohet, i tregoi Krastes se sapo i kish thene Limoz Dizdarit, kryetarit të jurise : “Limoz, aman, na bej nje kenge të bukur”. Dhe Zerines i shkelqyen syte në nje menyre të tille sikur donte të thoshte "Nje kenge të bukur si ‘Keputa nje gjethe dafine’ ".
Mu qesh. Sepse, imagjinova Limozin duke thene me vete: “Kjo o ka filluar të rrjedhe dhe kerkon qiqra në hell, ose nuk ka veshë të degjoje nje kenge te bukur si ajo e vellezerve Tukiçi” (të cilen vete ky Limoz nuk e kualifikoi për në finale
).
Me siguri ka menduar te paren (qe Zerina ka rrjedhur)
Konkluzion: Limozi i sotem s’ka të beje fare me Limozin e “Dafines”. Dhe kete gje, Zerina nuk e ka kuptuar akoma (dhe s’ka si ta kuptoje, perderisa kete nuk e ka kuptuar as vete i zoti. Limozi pra mo).
E njejta gje dhe puna e festivalit (qe nuk arrin të kuptoje veten). Dhe s’ka se si… : “ka cof muza”, siç shkruan ti
Mos e humbni Elsa Lilen qe sic e permendi pafundesisht here, ka marre edhe ajo “lapsin dhe letren” e po eksperimenton me muziken e njimijeshtatqintes…hmmm Mozarti barok…kendveshtrim interesant 
Stalker, dhe Albanoid meqe keni thene te njejte gje, si eshtje kjo pune qe muza e kenges paska cof, dhe nuk paska cof muza e filmit? Apo demokraci hesapi, sekush sipas qefit lu pallen!
E pashe ate pjese, te ftuarit ishin nga te paktat gjera interesante kete vit, zerina nuk tregon plakje.
Ka nje perpjekje per te fut rryma te reja ne festival, po per aq sa e ndoqa, nuk me la mbesa ndonje kenge. Nuk di a munde te vecosh ndonjeren se nuk munda t’i degjoj me vemendje te gjitha.
Elsen e kishin nxjerr per te grric nervat e publikut, me histerizmin e saj karakteristik sikur i bente thirrje publikut; ndrro kanal.
nje review e jashtme per festivalin (e brendshem)
.Vec muzes se arratisur, festivali eshte bere gjithe e me shume nje show, 3 ore e ca nata e fundit ne mos gaboj. Ndersa kompeticioni se kush shkon ne eurovizion i ka rrembyer identitetin, dihet tashme.
megjithmen
pertac

ok,
si gjithmone, vllaznit Tukiçi 
po ashtu, Bojkeni (100% i sinqerte me veten) :
por dhe ky (qe po ashtu i kendon humbjes se babait te tij) :
budallaçka - do thosh Ollga 
thene kjo, une mendoj se ky djali fitues do shkoje ne finale (mbetet e diskutueshme nese fakti qe do e kendoje ne shqip do kete rolin e saj)
te gjitha sa me siper 
por edhe Lynx bande e nje moshe te re
Zhul(ali) eshte pa cipe, po fare fare ama : ka vjedhur tulle-fare refrenin e njeres prej te paktave kenge te bukura shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit :
kopja:
origjinali: (kenge e Endri Sines)
te dyja ne minutes 1:04 
i degjoj kur te kem mundesi pak me vone (ky luiz ejlli eshte ish i fejuari/dashuri i goces se jozefines se parlamentit)
por per Bojken Lako, ai solli vertet nje realizim te mire: sic thua vetvetja, me domethenie qe te shtyn ta degjosh dhe te qendrosh me te deri ne fund, punuar me zgjuarsi.
s’paska cof konga jo, se per pak na futet fryken se konga kish cof megjithmen!
tukicet me kishin shpetuar, kenge e bukur, relaksuse.
Bojkenin e mbaj mend, mu duk kenge dinjitoze, ne stilin e bojkenit.
Kenga e tirit me pat pelqy, sidomos intro, mjaft radiofonike dhe veconte nga te tjerat ne forme e rryme. i sjell nje lloj freskie festivalit e muzikes shqiptare.
Kjo e xhesika Polos mendoj se meritonte te pakten te dilte ne finale, ka nje akut mjaft te mire.
Lynx, jo keq, por e perseritur si kenge, asgje e re.
orgesa zaimi, kenge aspak e keqe mjaft ritmike energjike
Kengae bushpepes sado qe le pershtypje ne degjim te pare eshte monotone, te jep nje lloj entuziazmi te rrejshem. Eshte tregu pak hilacak, ka mendu per eurovizionin.
Dueti i ketyre, jo keq
Sidoqofte ne kontekstin e jurovizhenit nuk mund te vecohet nje kenge qe do mund te garonte ne finalen e eurovizionit per ndonje vend te pare, nje kenge e fuqishme si dafina
Ps. tu lexu tekstin e Dafines me beri pershtypje ky varg shume i fuqishem’
"ne deshem vetem te lulezonte kudo jeta"
tingellon si fucking apology sot 
tingellon si fucking apology sot
perceptimi jot s’reflekton vecse idete e tua te brendshme, your world inside-out.
koha e foljes, konteksti kohor politik e ideor, e bejne sot te tingelloj ndoshta paradoksalisht e tille, po sigurisht nuk i veme vulen se arti eshte dhe perceptim sujektiv, muzika sidomos.
jeni duke bere zbulime te medha mbas pilafit. Kjo shprehje ishte e pamundur te mos vihej re atehere, vetem koqet nuk e venin re, dmth 90% e intelektualeve te shquar disidente.
Kjo shprehje tingellonte si justifikim e çfare kishte ndodhur, dhe ishte e pamundur qe te mos ishte vene re nga censura, ku nuk kishte koqe. Dhe qe ishte dhene visto per te kalur ishte nje shenje. Atehere e kisha interpretuar “erdhi Ramizi!”, qe me pas do te thoshte edhe “erdhi Berisha”. Vetkuptohet pastaj qe erdhi Stalkoidi, Albanoidi, korriksoidja me shoke shume.
jo nuk eshte aq subjektiv sa c’e kujton
ndersa kengen mos e nxirr nga konteksti e t’i veshesh kostum demokracie se nuk i hyn per shtat
shifni se kjo “erdhi!” me kujtoi nje anektode atebote.
Kishim ne klase nje “ngels” te riperseriitur, pra disa vjet me i madh se ne, por edhe fizikisht shum me te zhvilluar se ne, kish filluar t’i dale leshi. Kjo e bente te ishte superior ndaj nesh edhe seksualisht. Ishte ky “ngels” qe i tregonte sekretet e seksit kalamojve te klases. Nje here, ne nje ore pushimi qe mungonte melejezysha, ky e zevendesoi ne ore mesim seksi per nje grup garribash te klases. Leksioni ishte per sekretet e masturbimit. Mbasi la nje roje tek dera e klases per te lajmeruar ardhjen e ndonjerit, ky hypi ne kateder dhe filloi gjimnastiken e masturbimit ne mes nje kurioziteti masiv te sapo iniciuarish ne seks. Nderkohe qe vazhdonte leksioni, roja tek dera ve re mberritjen e mesueses ne korridor dhe gerthiti: “erdhi!”. Ky karabushi ne kateder i skuqur si domate ngaqe ishte prane orgazmes, vazhdoi proçesin e kyçit akoma me me furi duke gerthitur: “erdhi! erdhi!”.
E kishte fjalen per ardhjen e spermes 
me teper se apology, ne kendveshtrimin e sotem e mora ne sensin e lost chance. Benej fjale per vitin 1978, viti i prishjes me Kinen e madhe kur eshte kenduar ne festival kjo kenge. Dicka pavetedija e xhev spahiut, autor teksti kish filluar te nuhaste.
ps. ky eshte karakteri universal i kengeve te mira, vone e kupton cka i ben ato te tilla 
ngjasherite e kenges fituese te festivalit me kete kenge jane mjaft te medha, nuk do thosha plagjature po aty afer,
Epo qellon ndonjehere, ndoshta e ka bere padashje.
aman o albano mos vazhdo me tutje 
kenga eshte kryeveper gjithsesi.
aman o albano lere fare se mbasi erdhi! Ramizi erdhen! spermatozoidet qe keputen gjethen!
me tu keput shpirti!
edhe plagjiature edhe kryeveper sikur nuk shkon. Apo jemi mesuar ne shqipot me vjedhjet dhe vetem po nuk vodhe je imoral.
ashtu ishte nje muhabet me korrikun per nje kenge tjeter, jo per plagjaturen fituese.
Por them se kenga e “autorit kengetar” bushpepa do kaloje pa problem se vete eurovizioni eshte konceptuar si nje festival plagjiaturash, kengesh pa origjinalitet, perjashtim mund te kete bere vetem kenga e vjetshme fituese.
me cope s’ka
identik momenti per te dy kenget
(po qe dhe fillimi i kenges se zhulalit (… ra nje yyyll…) ngjan melodi e marre nga diku sepse sh. e degjuar … S’me vjen ne koke kenga origjinale)
@Albano-id ket krahasimin qe solle i drejte konstatimi, ngjasojne te pakten ne strukture per mos thene me shume.
Eshte siç thua ti (korriku nuk e kuptoi në ç’sens e kishe). Biles habi e madhe si e kane lene asokohe Xhevair Spahiun ta shkruaje ne te shkuaren e thjeshte “ne deshem”. Normalisht duhej : “ne duam vetem te lulezoje kudo jeta”

ughhhh ! Struktura e dy kengeve eshte pothuaj identike !! 
dueti i atyre me pelqeu dhe mua.
Goxha- biles !!
albanoid, e shifni qe e pranoi edhe shefi juaj qe eshte siç them une, i Mothi, qe jam me i modhi i te medhejve, para meje dhe i modhi Godard, nuk eshte gje tjeter veçse nje spermatozoid!
nuk e vura re kete prurje ne festival por po e kam ne koke refrenin.
nese kuptuar gabim, terhiqem dhe ndjese albanos. Por me c’kujtoj mbi ato vargje eshte folur per melankoline e nje parandjenje te leshimit dhe humbjes. Apologjia eshte nje term i cili me duket shkon mjaft pertej kesaj. Dhe nen apologjine, ne kontekstin e sotshem merr tjeter domethenie e gjitha.
Foljet ne te shkuaren e thjeshte perseriten pak me poshte:
Ne si dhurate ne jeten tone dafina kurre s’kerkuam, min 1:13
(nga gjaku i luftes nga djerse e ballit ato lulezuan)
Mendoj Spahiu i referohet nje periudhe te shkuar, prandaj. Ndoshta luftes. Ndoshta eshte veshtrim ne largesi, ne te ardhmen , sic thua. Nese albano flet per kete te fundit, dakord.
kenget e hershme te France Gall, puro kenge adoleshence


