Thesari i shqiptarit në Puerto Rico

94 postime 9544 shikime 23 qershor 2017 në 03:28 e pasdites
Deli_Mucollari

Pëshëndetje lexues të Peshkut! Unë jam Deli Muçollari dhe kam një ëndërr: Të udhëtoj në të shtatë kontinentet!
Kam lindur në dimrin e 1993, në Korçë dhe kam studiuar Shkenca Komunikimi dhe Gazetari nga 2011 deri në 2014. Menjëherë pas diplomimit nisa rrugëtimin tim nëpër botë me anije, duke punuar dhe vizituar vende dhe kultura që televizioni dhe interneti nuk m’i kanë prezantuar asnjëherë ashtu siç janë në të vërtetë. Sot, dua të ndaj me ju një pjesë të eksperiencës sime, në mënyrë të sinqertë!

Prej dy javësh mezi po prisja të vizitoja të famshmin dyqanin e fluturave në San Juan. I thonin “Thesari i Puerto Rico-s”. Një nga miqtë e mi më të mirë gjatë punës në kroçerën ‘Msc Divina’, Filip, më kish thënë dy - tri herë të mos harroja të ndaloja tek kjo strehëz magjike, ‘The Butterfly People’, pronë e një shqiptari të ardhur prej shumë vitesh në këtë ishull ëndrrash. E për më tepër, për të më bërë akoma më kurioze, më tha që do të surprizohesha nga natyra e atij zotërie.

Rastisi që ish dita e parë e pranëverës, ndërsa në Shqipëri disa kremtonin Sulltan Novruzin, ditën e parë të një stine të re, ditën e parë të rilindjes së natyrës, të çeljes së sythave, të zmadhimit të ditës, të diellit më të ngrohtë, të netëve më të shkurtra, të planeve të reja e çdo gjë tjetër që pranëvera supozohet të sjellë me vete. E pikërisht në këtë ditë, takova zotin Reshat, i lindur në Manastir të Maqedonisë e që megjithatë fliste një shqipe më të mirë se maqedonishtja. Sa hyra brenda dyqanit, nuk munda ta shmangia habinë dhe u ndodha e mrekulluar para qindrave fluturave të vendosura në kuti të qelqëta në mur, të mijëra specieve të ndryshme, madhësive e ngjyrave. Kërkova me sy një zotëri flokëbardhë, siç më kish rrëfyer Filipi, dhe e përshëndeta menjëherë.

-“Mirëdita!”
-“Hola!”
-“Si jeni?”
-“Como?”

Ndoshta isha ngatërruar, ndoshta ishte flokëbardhi i gabuar ky zotëri kaq sharmant, veshur në të bardha, me flokë të gjatë dhe mjekër të dekoruar me aksesorë me ngjyra. “Ah jo, s’mund të jetë ky, s’më duket si shqiptar…” Dhe u them miqve të mi maqedonas që më shoqëronin: “No guys, he’s not albanian.”
Dhe me siguri fytyra ime e kish shkruar tashmë zhgenjimin, kur zotëria në të bardha mu pergjigj :

-“Ahh mirëdita!! Haha”
Gëzimi im qe i pamasë.
-“Më në fund u kuptuam pra!”
-“Mirseerdhët? Si quhesh?”
-“Delinda, faleminderit, mezi prita tju vizitoja, Filip më ka folur shumë për ju. "
-” Prej nga je Delinda? "
-" Shqipëria, Korça. "
-“Unë quhem Reshat, kam lindur në Manastir të Maqedonisë po shumë i vogël jam larguar drejt Turqisë. Në Izmir kam jetuar. Pastaj në Belgjikë a mandej këtu.”
… Zëri i zotit Reshat ishte mbresëlënës, ai fliste me po atë pushtet që kanë moderatorët televizivë, i qetë, i qartë, linear, cilësi që mua ma marrin mendjen. E pyes si filloi gjithçka dhe prej nga vijnë fluturat dhe më tregon se janë nga vende të ndryshme, Afrika, Australia, Azia… Kudo ku ka xhungla dhe jetë.
“Po flutura shqiptare ke?” Miqtë e mi qeshin. Zoti Reshat po ashtu:
"Flutura është një mesazh. Është një shëmbëlltyrë. Sa më herët ta kuptojmë natyrën e saj, aq më herët do ta gjejmë shpëtimin. Është rikrijimi, rilindja, riformëzimi, ndryshimi, rritja, metamorfoza nëpër të cilën të gjithë duhet të kalojmë, ashtu sikurse flutura. Ne lindim në një formë të ngurtë, mish dhe kocka, dhe duhet të kalojë kohë që të gjejmë veten human brenda nesh. We are borned as ‘man’ and we need to turn into ‘human’, into God’s people. Kjo ndodh vetëm duke hapur sytë tanë, veten tonë, përballë tjetrit, përballë botës. Duke i harruar nga jemi, nga vijmë, allbanski, makedonski, jo, jo, jemi të gjithë të njerëz të lirë, individë të ndryshëm, të pavarur nga asnjë fe, asnjë rracë, asnjë kusht veçse prej mendjes, zemrës, vetes tonë. Vetëm kur i thyejmë këto barriera, mund të shohim qartë dhe ta kuptojmë botën si është, një mrekulli para syve tanë. Unë i njoh shqiptarët. Edhe maqedonësit. Pse ka kaq shumë zhurmë në vendet tona, grindje, grindje, grindje? Se janë KOKËTRASHË, kështu i quaj. Se nuk dinë dhe nuk kuptojnë dhe hanë kokën e vet. Ndaj duhet të ikni nga kjo turmë e të ndryshoni veten,udhëtoni, gjeni atë vend që ju lejon të jetoni të lirë nga zinxhirët e mendjes. Nga ai krimbi i vogël e i shëmtuar, bëhuni flutura! Ç’ishin krimba, ngordhën, s’janë më. Por fluturat, ja ku i keni, të pavdekshme.

"

ACDC

Bukur Delina!
Ju faleminderit!

bradland

Hasa disa fjale qe na jane neveritur keto kohe " flutur " dhe " rilindje " ne kete mini tregim .
Shume dobet .

ceres

Faleminderit qe e ndave me ne Deli. Me pelqeu. Na shkruaj prap ok?

BeluliXVI

keni vene gjithe keto foto ketu, ne pozicione apo kendveshtrime te ndryshme… Ok, bukur. -por sikur te vinit edhe nje foto te zotit Reshat meqe , si te thuash, ja keni kushtuar atij kete (per)shkrim (?!)

p,s. fluturat jane disi delikate dhe jetojne pikerisht atje ku ajri eshte i paster… sa me shume flutura ka diku, eshte edhe nje tregues i mire se ajri ne ate vend eshte shume i paster. p.sh , ne Llogara ka shume flutura te llojeve te ndryshme, por edhe ajri atje eshte shume i paster, madje e ndjen , nuk ngopesh me fryme.

InkuizitoriMoth

Delinda, tani qe na suprizove me flutrat si mesazh dhe shembelltyre, amanet radhes tjeter na suprizo me shkabat.

s’na the çfar punon ne kroçiere? lan pjatat si gjembi?

Aquamarine

Mos behet Pjeri xheloz per pershtypjet nga ushetimet qe jep Deli! Audienca s’do t’i mungoje. :stuck_out_tongue_winking_eye:

bradland

As qe nuk krahasohet me tregimet e Pjerit .

Saturni

Pergezime Delinda per rrefimin e kendshem.Vec doja te beja dy verejtje per fjalet e zoterise,nese i ke regjistruar me saktesi ato.Ne nuk jemi te lire e as nuk kemi lindur te tille,liria eshte nje projekt,si ky i kthimit nga “man” (dhe “woman”,se mos na sulen feministet) ne “human”.Se dyti,fluturat nuk jane te pavdekshme,zoteria i ka aty pikerisht se jane te vdekura.
Nejse,mu kujtua qe para pak kohesh bera ate qe mund te quhet albumi im i pare me fotografi,dhe ishte me foto fluturash,ashtu te gjalla,neper lule.Ato po qe kane mbetur te pavdekshme ne “celuloidin” e celularit tim :stuck_out_tongue_closed_eyes:

Mimoza_llastica

Dyqani I flururave paska qene thesari? Po e pyete cne ka shku deri ne Puerto Rico ai? Despacito iz my jam lately lol.

gjembi

Ti prisje thesar piratesh?

Se mos harroj: lol

InkuizitoriMoth

Fikret

Pergezime, po e kishe Dhomen e Fluturave ne Tirane… :frowning:

Albano-id

Dmth fluturat simbolizojne manine per te udhetuar per tu arratisur. Eshte tendenca e te rinjve sot. Globalizmi. Fale kesaj tendwnce jane ne krize dhe strukurat sociale ns vende si albania.

gjergji

Nja 50% e tekstit e te fotove te ishin lene pa vene, do ishte me i bukur si postim.

machitewa

Tregim i embel, jo i pershtatshem per ambientin ketu. Gjithsesi faleminderit autores.

PS. Me pati bere pershtypje para disa vitesh, ne dy raste, ne irlande dhe ne austri, rastesisht pata takuar dy shqiptare nga shqiperia, te konsoliduar mjaft mire ne vendet perkatese, me familje, intelektuale, kishin afersisht nga 16 vite larguar, me paten thene se nuk kane asnje interes me per shqiperine ose cka ndodhe atje etj, edhe ketu ku jemi mundesisht menjanojme kontaktet me shqiptare. Perndryshe njeres te urte e te ndershem.

BeluliXVI

une kete rrefim do ta titulloja: ‘‘Flutura ne dyqanin e Reshatit’’.

nejse, ne shkrim me beri pershtypje nje konstatim:

-nuk e kuptova mire kete, si del ky perfundim ? -nese dike e indentifikojme si shqiptar, normalisht qe shqipen duhet ta flasi mire. keshtu ndodh rendom me shqipet e Maqedonise qe e quajne veten shqiptar !
pastaj, duhet qe vete te zoterosh edhe gjuhen maqedonishte, edhe zoti Reshat te kete folur gjithashtu ne maqedonisht, qe te besh ate dallimin se cilen gjuhe flitkerka me mire ai.

maverick

paskan qene peme pa rrenje.

arb

Gjithmon e kam pyetur veten, po keta qe shkojne ne dyqane ku shiten flutura, saktesisht cfare problemi kane? :v: Peace and Love ! Kapitalizmi vlla…Kapitalizmi !!

Saturni

Kot per muhabet,po jam kureshtar te di,a ke bere ndonje koment pa kapitalizem?

Edvini

Edhe Reshati ka lindur në Shqipëri, se në atë kohë Manastiri ishte Shqipëri. Por Delinda është e vogël dhe kujton se “Shqipëri” është vetëm ai kufiri i vendosur në Londër në 1913-ën, kur në fakt ai kufi përfaqëson vetëm pak më shumë se 1/3-ën e kombit dhe të Shqipërisë. Unë habitem sesi Reshati fliska dialekt bullgar, se në atë kohë nuk ka pasur FYROM. Dhe më habit tendenca e saj për ta paraqitur atë si “maqedon”. Ndoshta mund të ketë gjene maqedone të lashta, se trakët e ilirët ishin shumë të afërt, dhe trakët e grekët nuk ishin. Ndërsa sllavët e sotëm me maqedonët nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç disa gjeneve që mund të kenë mbetur në përzierje.

InkuizitoriMoth

Saturni

Sa thelle i bie dhe ti,jo me trakishte,jo me bullgarishte.Ne ne te folur vendit i themi Maqedoni dhe banoreve sigurisht maqedonas.Pastaj kur vjen fjala te kombesite,themi sllavo-maqedonas dhe shqiptare Maqedonie,ose me shkurt maqedonas dhe shqiptare.Vetem po te jete njeshekullor Reshati Manastiri mund te thuash se ka qene i Shqiperise,megjithese nuk ka qene asnjehere pjese e shtetit shqiptar.Kjo habia me shqipen e tij vjen ngaqe autorja eshte e re dhe mungesa e kontaktit me shqiptaret e Maqedonise.Edhe une p.sh. jam habitur kur isha pak a shume ne moshe te saj dy shqiptare nga Maqedonia qe flitnin toskerisht,se na eshte krijuar pershtypja sikur te gjithe shqiptaret e ish-Jugosllavise jane gege.Po ja qe keta te Ohrit e Struges e besoj edhe te Manastirit flasin toskerisht.Besoj edhe kjo eshte ajo qe e ka habitur autoren.

InkuizitoriMoth

Deli_Mucollari

Mos shiko shume televizor i dashur :smiley: Te falenderoj per komentin :slight_smile:

Deli_Mucollari

Me shume kenaqesi. Te falenderoj :slight_smile:

Deli_Mucollari

Sikur ta dije sa shume doja nje foto te tij por Z. Reshat nuk kishte asnje lloj deshire te ekspozohej dhe une e respektova. :slight_smile:

Deli_Mucollari

Haha cfare te duhet tjeter pervec shkabave, do ta kem parasysh :smiley:
Une punoj ne krociere ne emer te nje brandi bizhuterish nga New York qe quhet EFFY!
Faleminderit per komentin, je i modh :smiley:

Deli_Mucollari

Ja edhe ti pas fluturave vrapoke, me keq se une :smiley:
Te falenderoj per komentin

Deli_Mucollari

Kish parashikuar famen e despacitos me tha :smiley:

Deli_Mucollari

Keto fluturat e jashtme si më ndyshe :smiley:

gjembi

Ambienti ketu ka qene pikerisht me i pershtatshmi per tregime te tilla.

Deli_Mucollari

Albano, nuk njoh ndonje vend deri sot ku te rinjte nuk duan te udhetojne apo “te arratisen” nga vendi meme per arsye te ndryshme, te gjithe duan te shohin pertej, dhe ska asgje te gabuar :slight_smile:

Deli_Mucollari

E vleresoj komentin tuaj, faleminderit! :slight_smile:

Deli_Mucollari

Kam hasur edhe une shqiptare te tille ne shume raste dhe nuk jane aspak per tu gjykuar keq.
Te falenderoj per reagimin. :slight_smile:

Deli_Mucollari

Shkoja gjithmone ta takoja Reshatin me disa kolege nga Maqedonia dhe ata ma konstatuan ate qe kam shprehur. Ai e kishte me te lehte te fliste ne anglisht me ta ,sesa maqedonisht, ndersa me mua nuk e rreshtte shqipen.

Deli_Mucollari

Imagjino ata qe shqetesohen per personat qe vizitojne dyqanet e fluturave, akoma me i thelle do jete problemi :smiley:

Deli_Mucollari

I dashur, ma gjej pak fjaline ku eshte shkruar se eshte maqedon. S`do me zinte gjumi dje po ta kisha thene kete :smiley:

Saturni

Falenderit ti per rrefimin,pa komentet komente jane,megjithese ndonjehere jane me te mira se prurjet.Por jo ne kete rast :blush: Pas gjerave te bukura rendin te gjithe,po pse kisha pershtypjen se ti kishe vrapuar pas Reshatit,jo pas fluturave :blush: E lexova prape dhe tani nuk e kam shume te qarte:shkove aty prej fluturave,apo prej shqiptarit?Apo prej te dyjave?
Te te bej nje verejtje gjuhesore:i themi Porto-Riko.

Deli_Mucollari

Saturni, une i shkoj pas cdo gjeje qe me kuriozon, edhe fluturave, po arsyeja kryesore ishte Reshati me thene te drejten :smiley: Shume e drejte verejtja :wink:

InkuizitoriMoth

Delinda, e njef kete lloj flutre, dhe a e shiste Reshati kete lloj?

quhet acherontia atropos

Saturni

Edhe Reshati ka bukurine e vet :blush:

Deli_Mucollari

Do kete qene veshtire per ta kapur kete lloj specie. Nuk rri mbi lule kjo si duket :smiley:

InkuizitoriMoth

rri rri mbi lule, por desha te them qe simboli (edhe i flutres, si edhe çdo gjeje tjeter) ka gjithnje dy fele, dhe kjo flutur e njohur perfaqson felen tjeter te idese se shkrimit tend.

Kjo eshte arsye qe un jam i modh, sepse tregoj ekzistencen e feles tjeter:

BeluliXVI

hëmm, epo kur heroi yne simpatik, z.Reshat, i paska rezistuar kaq fuqishem sharmit te autores, qofte edhe per nje foto kujtimore sebashku, atehere nuk na mbetet tjeter veç ta respektojme deshiren e tij !
dhe njeherazi konstatimi i hidhur : o Reshat s’e pate fat !

Pjer

Saturni, kete fenomen, ku shum shqiptar te maqedonise flasin toskerisht, e kam ven re dhe une por nuk guxojsha ta shprehja gjekundi, pasi ishte diçka e habiteshme, e papare per mua.
Shkrimi ishte mire, perveç atij gabimi qe kish kapur dhe Beluli. Sidoqofte na sjell nje te re, qe edhe ne Puerto Rico paska shqiptare.

InkuizitoriMoth

si ke qene me t’pime Pjer!

arb

Njerez te cuditshem !! :vulcan:

Saturni

Sic e thashe z.Pjer,toskerishte flet kjo zona perreth liqenit te Ohrit,prane Pogradecit.Ne fakt une u habita qe e habita,se normalisht ata qe e bene ndarjen e bene mbi baza gjeografike si te thuash,jo gjuhesore,domethene nuk thane:t’ia japim keto zonat qe flasin gegerisht Jugosllavise dhe ato qe flasin toskerisht t’ia leme Shqiperise.

arb

Ka ! Por kur flitet per boten kapitaliste, me saktesisht per shpirtin e tij…biznesin( edhe fluturat biznes jane ne kapitalizem o shok),nuk kemi perse te mos e permendim! Per kete kane luftuar brezat,qe ne te gezojme lirine e te shijojme kapitalizmin…edhe ate te fluturave,pse jo ? Peace shok :v: ! Pershendetje anti-kapitaliste :fist: !

Pjer

Jo keq i modho, ne mengjez fernet, e ne darke raki. Mbreme erdha ne Antwerpen.

Pjer

Belul i dashur, ku ke qene. Kam ndigju fjale se ke qene tek shpia pa qira, si eshte e verteta.

Saturni

Peace o vella,po ti ose je shume i ri,ose ke harruar ku na coi ky “antikapitalizmi” ne shqipove.Derisa te gjendet ndonje gje me e mire,na ler ta shijojme,me ato te mirat e te keqijat e veta.

Pjer

Po ne shkolla si e kane programin keta Saturno, ne shqip apo sllavisht.

InkuizitoriMoth

Delinda, nuk e di nese e ke lexuar Peshkun me pare, por te them bej kujdes se ketu nuk eshte vend per flutra, eshte ambjent acid, dmth ambjent politik, i nordh flutrat. Si gjithanej xhanem. Mos dergo shum zemra, sepse do ngelesh pa zemer si Manjola.

E ke pa ket film t’modh?

Saturni

Nuk e di z. Pjer,po di qe kane gjuhe shqipe ne program si lende mesimore,se kam hasur tekste ne pdf ne internet.Besoj se lendet e tjera i bejne ne maqedonishte.

BeluliXVI

Pjero, si thote ajo shprehja : “ku ka zë, nuk eshte pa gjë”… kam pas ca probleme, por si ta them ; nuk mund te flas per probleme te tilla personale ketu.
sidoqofte, ty te falenderoj per interesin…:slight_smile:

InkuizitoriMoth

Once upon a time, I dreamt I was a butterfly, fluttering hither and thither, to all intents and purposes a butterfly. I was conscious only of my happiness as a butterfly, unaware that I was myself. Soon I awaked, and there I was, veritably myself again. Now I do not know whether I was then a man dreaming I was a butterfly, or whether I am now a butterfly, dreaming I am a man - Zhuangzi

anon64581289

ngaqe s’jane te gezuar atje ku jetojne. si puna jote mnjf. populli thote “guri i rende ne vend te vet”. ti je gur i lehte, pa rrenje ne vendin tend. si shumica njerzve te botes mnjf.
ti po te ishe e gezuar as do te merrje mundimin te shkruaje et jo me te udhetoje.

InkuizitoriMoth

dmth hajdar sipas teje gezimi do i rikthente njerzit ne nivelin e majmunit, pa shkrim, pa kendim, pa kurrgje krijimi kulturor?

anon64581289

nuk po flas gje per kthimin por deshiren per te ikur, per te bere turizem, apo kerkuar aventura jashte vendlindjes. eshte mungese e gezimit. bile me e thelle nga ky, eshte ne fakt mungesa e rolit ne shoqerine ku jeton. kjo te shtyn te levizesh instiktivisht.

InkuizitoriMoth

ti ne çdo fenomen do te shofesh ngambrapa fenomenit (prandaj dhe psikopatia e Teorise se Komplotit), gje qe nuk ka asnje te keqe ne vetvete. Problemi eshte se kur shef ngambrapa, shef vetem kaken e fenomenit, vetem poshtersine njerzore, pa vene re qe ekziston edhe fela tjeter, lartesia njerzore. Ne fakt ti shef ate çfare je vete!

Deshira per te levizur vendit dhe krijuar nuk behet vetem per arsye deshperimi dhe vuajtje, behet edhe per te arsye gezimi dhe lumturie, sidomos tek te rinjte qe nuk kane provuar eksperienca negative, nuk jane te lodhur si pleqte e vrerosur dhe te idhnuar.

Deli_Mucollari

Inkuizitor, une fluturat kisha, fluturat solla, here tjeter cte jete e shkruar :smiley: Ndoshta ti beson se ambjentet acide apo politike, duhen pasur frike, ndersa une i dashur besoj se sa te kem mundesine te them cte dua, sic dua, ska acid qe ma prish terezine :smiley:

zeqir

Po dhomen e fluturave dhe ate te hartave e ke pare!?

Deli_Mucollari

Fale Zotit qe ka gjera qe me mundojne e une arrij t’i shoh, se po te isha ashtu ‘e gezuar’ sic thoni ju e pa pike motivimi per te levizur vendit, do me vinte shume keq per veten. Mua gezimi me duket perralle e te shkuares.

InkuizitoriMoth

aha e mora vesh, kjo qe thua eshte acid me vete, keshtu vazhdo, mshoja, se paske gjet vendin e duhur. Paske per t’ja kalu edhe zhardines me amoniak.

TironciLebetit

Shume faleminderit per shkrimin Deli…heren e ardhshme patjeter qe do ndalojme tek Thesari i shqiptarit gjynof qe se kemi dit…jo per gjo por vec Keshtjelles ne san juan nuk ka shume gjona me pa…

machitewa

Ketu tek ne lulet i hane gomeret, tha.

Po cne me fluturat ketu ne ppu?!
Ketu eshte vend betejash epike.

Deli_Mucollari

Duhet nje guide e mire ne fakt se san juan nuk i nxjerr sekretet kollaj …Janari eshte muaji me i mire per ta vizituar se zhvillohen karnavalet dhe jane vertet mbreselenese.

TironciLebetit

Guida eshte life saver, por edhe kur shkojme me dosje te shtypme informacion interneti…zakonisht shkurt mars prill kur tek ne eshte ftohte…jo me vone se plas derri…do bejme plazh apo edhe do shikojme ca gjona…zakonisht san juan e leme per diten me shi a te vrejtur.

anon64581289

ate po thoja dhe une (qe po thu dhe ti), qe te mungon gezimi (me gezim po shkoj ne pune) apo me mire roli ne shoqeri. po s’me paske lexu mire.

ne fakt tamam tamam eshte kur djehesh i PLOTESUAR. kur i ke te gjitha ç’duhen. kete quaj une me pas gezim.

InkuizitoriMoth

Ne nuk ndjehemi te plotesuar, por ndjehemi te tepert, nous sommes de trop, teper te gezuar :stuck_out_tongue:

Nous sommes tout contingents, c’est-à-dire notre existence n’est pas nécessaire. Il n’y a pas de raison pour que nous soyons ici. Le monde est fondamentalement absurde, sans Dieu, sans lois pour nous guider, sans valeurs pré-établis. Nous nous trouvons dans cet univers sans raison d’être; nous sommes de trop (superflus, unnecessary) - Sartre

Alba2265

Cupa po bredh e shijon dynjane duke pare e bere gjera interesante ndersa Freudi shqiptar nga domosdova I qan hallin se i mungon gezimi :grimacing:

Edvini

Reshati nuk ka lindur në Maqedoni, se hera e fundit që kishte Maqedoni ishte 2 mijëvjeçarë më parë. Dhe ajo që thua që e fliste më mirë shqipen se maqedonisht…ça nënkupton me këtë? Që një shqiptar duhet të flasë më mirë “maqedonisht” (dialekt bullgar i emërtuar gabimisht "makedonisht’).

anon64581289

ate qe ben ajo çupa e ben kushdo tjeter, se nuk kerkon BURRERI. eshte nje industri e tere per te t’i lehtesuar keto udhetimet pa kuptim neper tere cepat e botes, qe quhet TURIZEM.
qejf te kesh, dmth. ndersa ajo qe u mundova une te hedh drite eshte shkaku qe i shtyn tani njerzit te udhetojne PA KUPTIM. keta e kane nje problem them. me e pakte, jane viktima komerciale ndersa me e shumta jane njerez me jete te trishtuar.
kujtojne se udhetimet do t’u pasurojne jeten. dhe me vertet keshtu ndosh, per te gjithe njerzit me jete ordinere (te zakonshme). udhetimet te kthehen ne kujtime. te lene mbresa me shume sesa kur shef televizorin dite dhe nate te tera. ngaqe je aktiv, merr pjese direkt dhe jo vetem spektator si para televizorit.

InkuizitoriMoth

po sipas teje çar pidhin e nenes duhet te beje njeriu, para televizionit eshte njeri pa kuptim, kur udheton eshte pa kuptim, kur shkruan eshte pa kuptim, ne France flet me pemet pa kuptim.

Nuk jane te gjithe hajdaje kurreshtare dhe Napoleone qe japin udhezime epokale me kuptim ne blog.

anon64581289

ate e di vete secili. si dhe une s’po e kritikoj as autoren, as ti, dhe asnjeri tjeter. vetem sa po evidentoj.

per vete e konsideroj si gje me vlere mungesen e gezimit. tipat me kot, jane ata qe kujtojne se jetojne mire. nga keta persona nuk me se çfare pret. bile keta jane te demshem.

Arban

Edhe thua “kujtojne se”, edhe thua “ashtu eshte”, Kujtoj vjen nga pellazgjishtja dhe do te thote se dicka nuk eshte ashtu si e mendoj une se eshte, Sigurisht, vetem ti ke lindur me jeten te mbushur, te tjeret pikerisht kete bejne, gjejne dicka te t’ua mbushe jeten, kush me udhetime, kush me lexime, kush me sport. Keshtu qe nuk na the ndonje gje te re.

machitewa

Pergjigjen e ke tek Camus, Kafka etj etj. :slight_smile:
Kotesia e jetes, e qenies se hedhur ne bote :stuck_out_tongue:

anon64581289

gje te re nuk thashe, po nuk thashe gjera pa vlere, si shumica komenteve tek ky blog, duke futur dhe tendin.

ja sintezen e asaj qe po thoja, e beri machitewa me mire nga une.

InkuizitoriMoth

ti po evidenton nje gje qe e kane sterthene ekzistencialistet, te kam cituar Sarterin me siper. Me mire se Sarteri nuk e thua dot, jo ti qe je koqe kanari, por kushdo tjeter me qene, 10 çmime Nobel bashke nuk e thone me mire.

Nous sommes tout contingents, c’est-à-dire notre existence n’est pas nécessaire. Il n’y a pas de raison pour que nous soyons ici. Le monde est fondamentalement absurde, sans Dieu, sans lois pour nous guider, sans valeurs pré-établis. Nous nous trouvons dans cet univers sans raison d’être; nous sommes de trop (superflus, unnecessary) - Sartre

E megjithate kjo eshte gjysem e vertete ne rastin me te mire, se nuk mund te behen pergjithsime, e kjo eshte e vertete per Sartrin, i thoshte keto gjera se i qihej ronshem Simon Bevuari, nga inoti qe i pallohej gruaja, shpjeguar me Teori Komploti ne stilin tend.

Pastaj ketu nuk flitet per nje opinion te pergjithshem, po flitet per nje eksperience dhe jete e nje personi te caktuar qe ti e paragjykon nisur nga konsiderata te pergjithshme, qe per me teper jane te rreme, dhe te nyta si konsiderata. Nuk ke as burrnine ti shkosh deri ne fund gjykimit. Ne kete menyre ti mund te paragjykosh çdonjeri, qofte ne menyre te pergjithsme, qofte ne veçanti si po ben, dhe pa burrni nuk e pranon qe i drejtohesh kesaj vajzes per ti thene qe je inferjore para meje superiorit qe nuk bej aventura. Cfar ben ti hajdar, pa na thua?

Arban

Po edhe marrezite e kane vleren e vet ne fakt,

Alba2265
Dranja

Sipas teorise dyfelore të InkuizitoriMothit, ky i fundit dhe ti jeni dy fela të të njejtës botë. :slight_smile:

Faleminderit për këtë shkrim freskues!

Manjola_Tirana

si yll je motra, si yll por dhe rrefimin goxha mire e ke bere

Mimoza_llastica

I am going to Bermuda se shpejti e do ju qendis dhe une nje shkrim kshu se jam e sigurte do gjej ndonje ollbenian Atje me ndonje thesar :grin:

Kthupi

Mire do besh. Pse te mos e shkruash, kush te ndalon?

Mirejam_Tirana

deli na mori malli

InkuizitoriMoth

Mirjam, me siguri kjo vajza ka ngel me barre, dhe tani osht duke bo gjellen ne ndonje ishull te Paqsorit.

Mirejam_Tirana

bëj një pushim