Peshqer jeni te lire te diskutoni me zemer te hapur per talentet dhe aftesite tuaja. Mendoni se keni
ndonje talent te lindur? Nese po, cili eshte talenti dhe a ka ndikuar ne cilesine e jetes suaj? Ne cilat fusha do te donit te ishit te zote? Cilat mendoni se jane mjeshterite qe cdo njeri duhet te pervetesoje ne jete? Mendoni se dhuntite tuaja jane te dobishme?
Talente dhe mjeshteri
Une di t’i bije fyellit.
Zeqo ca eshte kjo pergjigje e thate me keq se tingulli i fyellit pastoral, une kam pergatit nje kanister me pytje aty. S’na the, a te hyn ne pune ky talent, ia rekomandon me shume femrave apo meshkujve, ke dhene apo do te ishe i gatshem te jepje leksione mbi sekretet e teknikalitetit te kesaj mjeshterie? Etj etj 
Aquamarine, talenti im eshte ne makro-ekonomi, futboll, pastaj nuk ngelem mbrapa ne psikollogji, gjeografi, histori, etj. Ti boji gati pyetjet, por une tani do iki te shtrihem se mu rendu ca koka nga vera, dhe ora shenon 22,45, pra 11 pa çerek, e do shtrihem.
mjeshterite qe duhet te pervetesoje dikush ne jete (dhe e kam seriozisht), jane ato themelore, ato qe e skaliten njeriun e pare: bujqesia dhe zdrukthtaria. Cdo gje tjeter pastaj si nen-kategori te ketyre me lart, eshte bonus
Aqua, duhet ta kisha vazhduar po i rashe shkurt, i bije per qejf ndonjehere, dhe jo vetem ne nje vrime😀.
S’di nga t’ja nis se kam shume.
Naim
harrove blegtorine.
po talentin e pirjes rakise derisa me u bo karroqe ku e le?
Art- vizatim/paint. Sports I am good. I play tennis, volley. Sometimes soccer with son. Do me ? 
Tashi ti Moza kur luan futboll per qejf me cunin, nuk mund te quhet mjeshteri apo qe ke talent, that’s a hobby. Po te luash rregullisht me skuadra eshte muhabet tjeter.
@Aquamarine po ti pse s’e nis nga vetja e te thuash “keto jane talentet e mia” po pret ne te tjeret te shkojme te paret?
Kujdes se kemi bashkememedhetare me dirty minds.![]()
Quhet quhet se kur te behet me emer ai, e kur te japi intervista do thote : suksesin tim ja dedikoj mamit. 
Pse kjo t’pengon ty te na rrefesh per talentet dhe aftesite e shumta qe ke? 
Qe thua ti kthup, une e vogel kam pas talent per vrap. Thonin qe isha shume e zonja, shume e shpejte, ishte dhe evidente se gocave iua kaloja te gjithave…me cunat so-so…kishte plot me t’shpejte se une. But…une s’i doja hic sportet, keshtu qe as e mora ndonjehere seriozisht se sporti i vrapit me dukej…futja vrapit. Tashi qe po kullohem edhe ne not jam shume e shpejte. Por as me not nuk merrem. Thjesht leviz per qejf ne det me not “bërrkocke”, ktu ia kaloj shoqnise t’pakten, por jo per sfide, thjesht me merr uji perpara. Njs, sportet s’i kam dashur kurre. Gjithe jeten kam qene e dashuruar me artet ku edhe mendoj se kam talentin me t’madh…jo per krijim, vec ekzekutim. Futem shume shpejt ne rol, ndoshta po t’mos kisha lind ne Albanie, do isha marre me aktrim duke pa aftesite multiple shprehese. Zotesine per aktrim/interpretim e kam nga sensitiviteti i larte ne karakter, nje gje jo fort e mire ta kesh sepse ndjen te akseleruar si lumturine, si dhimbjen , por qe te ben shume vigjilent ndaj ambjentit, njerezve. Dukem njeri indiferent, por nuk me shpeton asnje detaj nga sjellja e te tjereve, absorboj vetvetiu njerezit, situatat, skanoj emocionet, e kuptoj sh mire kur dikush eshte fake or is pretending to express something which is not authentic, njerezit pergjithesisht jane aktore te dobet te figures se tyre. Ana e keqe e kesaj eshte se e ke t’veshtire te genjesh veten. E bukura e ksaj eshte qe imitoj gjith dynjane dhe shoqerise time kjo i duket zhume funny. Por s’e bej shpesh, roli im me mjafton per te qene nice.
Ajo cfare rekomandoj per cdo njeri eshte qe te pakten 5 vjet ne femijeri te zhvilloje intuiten permes studimit te muzikes se Bach (dhe shumices se barokeve), Beethoven, Mozart, jo t’mesoje kitaren per qejf, se nuk fiton gje, nga ato patterns of thinking qe gradualisht implantohen ne subkoshience, duke studiuar note per note ne instrument muziken e ketyre. Kultivohet fine sense of beauty, njihet indirekt me nocionin e pure love and deep feelings, dhe ka shance te krijoje nje lloj mbrojtjeje nga filozofite obskure qe gelojne ne ditet tona.
Edhe une keshtu si puna jote @Aquamarine.
Do shkruaj me gjate kur te kem me shume kohe.
i modho, te pime qe i boj une rakise, habiten te gjithe, 1 dopio 1 ore, 2 dopio 2 ore, dhe 3 dopio (jo me shume) 3 ore.
keshtu qe ku do bohesh karroqe.
Edhe venen, gjysem shishe 2 ore , 1 shishe (jo me shume) 4 ore ![]()
Talenti im eshte deshifrimi i njerezve
Dhe i vq:sunglasses:

Une psh,me duket se kam qene i talentum ne matematike. Deri me tetevjecare.
E kam pas nofken “shkence”,aq sa gati e pata harru emrin tim. Historia e nofkes kishte te bente me nje pjestim thysash. Vij nga fshati une ne mes simestri ne klase te gjashte. Isha i ul ne banken e pare. Ne drrase,ne oren e matematikes,ishte ngrit nxensja absolute e klases. Meqense nuk behej fjale qe ajo te mos dinte ato qe duheshin per mesimin e dites,presori e testonte me gjera te kaluara. Kishte ngec te pjestimi i thysave dhe une dhashe shenjat qe e dija. Ajo kthei koken dhe me hodhi ate veshtrimin qe kerkon ndihme. Kur i thsshe te shumezonte te paren me anasjellten e te dytes,ajo beri ate reagimin qe bejne njerzit kur s’ju kujtohet dicka qe e dine. Shoku i bankes ngeli me goje hapur,se nuk behej fjale te dinte kush nje gje qe s’e dinte ajo dhe thirri, - ue me rob shpie ky qenka shkence!
Ne tetvjecare nuk prekja libra me dore dhe detyrat e shpise i beja shpejt e shpejt ne pesminutsh. Arrita ta mbyll me nota teta,nanta dhjeta. Ne gjimnaz i theva hundet keq,po prap ne matematike jepja shenja qe isha nxenes me brume, meqensi isha deklasu si nxenes shume i keq. Presori (me c’me kane thene ka dhene mesim te “Sami Frashri”) kishte zakon te qe pasi te shpjegonte mesimin,bente ndonje pytje llogjike dhe nese i pergjigjeshe sakt,te vinte 10 ne regjister. Kishte raste qe e maja menjen ne mesim dhe kur dhjetaxhinjte e klases nuk e ngrinin doren,e ngrija une dhe pergjigjesha,dhe presori qe thoshte - he,ty te vej dhjete une,ti s’me ke bere detyrat gjithe vitin…
per mendimin tim, kot ia perforcon vetes idene qe nuk mund te krijosh por vetem te ekzekutosh. dmth lere nje dritare hapur.
Nuk e di nese mund te quhen talente apo mjeshteri , Kitarres i bie qe 10 vjec sistematikisht , tjeter , cdo femer qe takoj dhe kaloj pak caste apo kohe mendon qe une e dashuroj , kjo me ka hapur shume pune 
dmth kokrra mashtruesit ,di me recitu mire …
Do ta kene fajin luleshtrydhet.
Ca peshqe thone vjen ngaqe je shume xhentil 
Fjala “talent” ne kuptimin e perdor nga Aquamarin e ka prejardhjen nga monedha talent. Ky term ka hyre ne perdorin te perditshem nga “parabola e talenteve” shkruar tek Ungjilli Mateut 25, 14-30.
Në atë kohë, Jezusi u tregoi nxënësve të vet këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kur deshi të niset për dhe të largët, i thirri shërbëtorët e vet e ua dorëzoi pasuritë e veta. Njërit i dha pesë talente, tjetrit dy, e të tretit vetëm një: secilit sipas zotësisë së tij, e u nis për udhëtim. Menjëherë ai që mori pesë talente u çua dhe i shtiu në punë e me ta fitoi edhe pesë tjerë. Po ashtu edhe ai që mori dy talente, fitoi edhe dy tjerë. Kurse ai që mori vetëm një, shkoi, çeli një gropë në dhe, dhe e fshehu paranë e zotërisë së vet.
Pas një kohe të gjatë, u kthye zotëria i atyre shërbëtorëve dhe kërkoi llogari prej tyre. E si doli para ai që kishte marrë pesë talente, i qiti përpara edhe pesë tjerë e tha: ‘Zotëri, ti më pate dhënë pesë talente, ja, edhe pesë tjerë që i fitova.’ Iu përgjigj zotëria i tij: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik! Pse u dëftove besnik në sende të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha: hyr në gëzimin e zotërisë tënd!’
U afrua pastaj edhe ai që kishte marrë dy talente e tha: ‘Zotëri, ti më pate dhënë dy talente, ja, edhe dy tjerë që i fitova.’ Iu përgjigj zotëria i tij: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik! Pse u dëftove besnik në sende të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha: hyr në gëzimin e zotërisë tënd!’
Kur u afrua ai që kishte marrë vetëm një talent, tha: ‘Zotëri, duke të njohur se je njeri i ashpër, se korr ku nuk mbolle e mbledh ku nuk hodhe, u frikësova e shkova dhe e fsheha talentin tënd në dhe: ja tani gjënë tënde!’ Zotëria i tij iu përgjigj me këto fjalë: ‘Shërbëtor i keq dhe përtac! E ke ditur se korr ku s’mbolla, mbledh ku nuk hodha, prandaj të është dashur ta shtiesh paranë time në bankë e në kthimin tim kisha marrë gjënë time me kamatë. Prandaj merrjani këtij talentin e jepjani atij që ka dhjetë talente! Sepse atij që ka do t’i jepet më, e do të ketë me shumicë; e atij që s’ka do t’i merret edhe ajo pakicë që ka! E shërbëtorin e pavlefshëm qiteni përjashta në terr, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh’!”
pranej rrotullohu nga rrotullohu, qendra e botes jane gjithnje paret, dhe pranej talenti dhe ambicja ime jane grumbullimi i pareve.
Kjo nuk hyn tek Talentet dhe mjeshtrite Tiku. Vrite mendjen se mund te kesh cilesi te pazbuluara akoma .
E kam vra menjen mos u bo marak, le qi per kto pune e kan vra menjen te tjeret, un e kom gjet taze prej te tjereve, un vetem e permbledh konceptin ne nje fraze te vetme (dmth jo un, por i Modhi qe eshte doppelganger-i im):
Libido (dmth pallimi) materializohet ne shum forma solide, por forma me siperane e libidos te solidifikuar eshte paraja! - i Modhi.
…ate te fuksit 5 lekesh, nuk e haron kollaj ![]()
Jo se s’mund, por nuk me vjen, nuk frymezohem dot, sidoqofte ne faza me te vona te jetes ndoshta mund te arrij nje lloj pjekurie qe me ndihmon te krijoj, por gjithsesi per mua si interpretimi s’ka.
ne disa raste nuk eshte ceshtje pjekurie apo frymezimi. duhet perkushtim dhe guxim.
Haha kjo e dyta eshte talent Brad
me goma te trasha i takon femrat ti?
Besides, te shofin kshu te paqte, te qeshur, nese je sic je ne peshk, dhe duan te te uzurpojne.
Me siguri i josh kur mbyll syte pergjysem teksa pertyp ko…krat e ullirit gjata darkave ne bregdet.
po me luleshtrydhet ca ndodh?
Ça u ben ti mer burr! une sa u afrohem ikin me vrap, mos ka te beje talenti i kitares!?
Bradi thote qe ato i perdor per te shoqeruar pije alkolike.
kapo fuksi i epokes ngambrapa qe vazhdimisht linkon felen e djathte sepse nuk ke zot tjeter perveç sumes tende kanadeze, un kam qene, jam dhe do jem gjithnje fuks-5 talentsh:
S’ka me peshq te talentuar ketu?
ka ka, po jan duke fut 1 talentin ne Brime qe ta konservojne!
e pra , te lumt !
po berjen e byrekut , bajalldise , fergimin e steak-ut , gatimin e Mille Feuille ,apo Boeuf Bourguignon harrove ti …?
lere modestesine…
jo, jo! komenti im ishte pergjigje per pjesen:
Ne cilat fusha do te donit te ishit te zote? Cilat mendoni se jane mjeshterite qe cdo njeri duhet te pervetesoje ne jete?
he pra se ja qellove , zdrukthare e qoban jemi , ( tjeter qe shtiremi …)
p.s
mire te kuptova …
nuk m’kuptove, kam frike. Ajo eshte ca mendoj qe do kisha dashur te dija. Kjo mbase dhe prej nevojave qe hasim sot ne jeten e perditshme
Hic , ato flasin une i degjoj dhe buzeqesh , vjen dhe kamarjeri here pas here qe na nderron shishen e shampanjes dhe sjell luleshtrydhe te fresketa , kaq , sboj noj gjo te modhe 
Dhe makina e kuqe me goma te medha anash trotuarit.
Jo gjemo , ne keto raste makina e kuqe me goma te trasha qendron e vetmuar ne shtepi
Taksite jane me praktike , po bo shtet palloshi , nuk i hypet me makines me alkol te konsumuar .
Presim te na shprehet Shkelqesia Juaj.
Sa keq Dafne, s’ia them shume per gatim. Me qejf e kam, me ngjit dora, por me recete perpara…pa recete nuk gatuaj dot. Edhe groshen qe thone eshte gjella me e thjeshte ne bote, sa here e bej pyes mamin se nuk mbaj mend.
Si e zbulove talentin ne makroekonomi dhe futboll, Pjer? Kane ndikuar keto talente ne cilesine e jetes tende? A kane qene te dobishem per njerezit e tjere? Ilustro me shembull.
Per talentin ne makro-ekonomi, e dashur, mund te them se kisha ca njohuri nga ekonomia-politike e shkolles se mesme, mirpo kur erdha ne perendim, vura re nje zhvillim e mirqenie shume te larte, nderkoh qe ketyre vendeve te zhvilluara, iu mungonin resurset, resurse qe ndodheshin ne boten e trete te pazhvilluar. Me habiti ky fakt, dhe fillova te mendoj, hulumtoj e mbi te gjitha te meditoj per keto gjera. Pra fillova te mendoj thelle, ta kap me pasion kete çeshtje, dhe zbulova shume gjera. Psh, nje nga gjera qe zbulova ishte se çmimet percaktoheshin nga bursa, dhe jo nga llogaritja e thjeshte qe kishim mesuar ne socializem mbi bazen e shpenzimeve. Fillova tu shkruaj qeveritarve te ndryshem ne ate kohe, 2002-03-04-2005, se si eshte ekonomia perendimore, si mund te hecet me hapa gjigande per ekonomine shqitare, shtyllat ku duhej ti jepnin prioritet, Infrastruktures dhe Turizmit, krijimii rroges Bruto e Neto, ose ndarja e tyre, pasi ne ate kohe akoma nuk ishte vendosur shkencerisht nje ndarje e tille. Formalizimi i ekonomise informale, regjistrimi i ter aktiviteteve ekonomike dhe ndarja e tyre, stimulimi i tyre nepermjet bashkpunimit me bursen, regjistrimi i punes vullnetare nga bursa dhe krijimi i paketave/vlerave falas qe do sherbenin per uljen e kostos apo shperblime te tjera, etj, ku mendohej edhe angazhimi i ushtrise ne aksione te tilla. Amnistia fiskale, ku qellimi te ishte edhe formalizimi i aktiviteteve gri, perveç rasteve ku aty kishte vrasje, ketu duhej ndalur e te mos amnistoheshin. Per rastet e amnistimit te aktiviteteve te droges, prostuticionit, te kishte taksa “gjobe” 5-10% te vleres se tyre, jo konfiksion siç flitej ne ate kohe.
Lista e rekomandimeve dhe ideve eshte e gjate e dashur, veç une do thoja shkurt se nje pjese e tyre po realizohen pjeserisht keto 10-15 vjetet e fundit.
Ketu po e mbyll se do dal.
Qe thua ti Acqua, ne 8 vjecare jam marre me not dhe volejboll. Gjithashtu kam qene ne klase violine. Ne gjimnaz luaja basketboll dhe mesova kitaren. Vrapi as mua s’me ka ngjitur, madje dhe kur luaj futboll jam zakonisht ne mbrojtje qe te mos vrapoj shume. Kam qene gjithmone nxenes shume i mire, por vetem historine dhe letersine lexoja me qejf, te tjerat sepse duhej.
Kur kam qene ne 8 vjecare, disa behare i kam kaluar ne fshat dhe kam mesuar dhe pune fshati, bujqesi, blegtori, etj.
Jam kurioz nga natyra, me terheqin sfidat dhe me pelqen t’i bej gjerat vete qe domethene se nese nuk di dicka, dua te mesoj si behet dhe pastaj ta bej. Keshtu kam mesuar te rregulloj dhe mirembaj makinen time, te bej rregullime ne shtepi (ndertime, hidraulike, elektrike), programim, disa gjuhe te huaja, etj. Gjithashtu kam te keqen qe merzitem shpejt, pasi e kam mesuar dicka them “time to move on” keshtu qe jam gjithmone ne kerkim per projekte te tjera per te mesuar. Tani psh po ndertoj nje bar ne shtepi, s’kam bere ndonjehere projekte druri, por ka gjithmone nje here te pare. Kismet.
Ne kuzhine nuk te fal, pyet ke te duash
.Dikur ndihmonte dhe me femrat, tani antena kap vetem nje kanal. Pasion tjeter jane artet, muzika dhe aktrimi. Kam marre pjese ne projekte ne teater dhe ne kinema ose ndonje festival muzike, jo ndonje gje e madhe, thjesht per kenaqesi shpirterore me shume. Ja keshtu qe thua ti.
Ma quanto sei bravo Kthup! Complimenti
meriton titullin ‘Nderi i familjes dhe i Peshkut’ 
Meqe ra fjala ke talentet, poh cfare dreqi eshte ky Stefano, frymezim per fansat: 
Mendoj, se me disa nga tezat dhe ide-projektet qe kam dhene, eshte shtuar volumi i punes, levizja e njerzeve dhe mallrave, dhe e kam pare jo vetem si te domosdoshme per njerzit, por edhe si shtim vlere per ekonomine ne pergjithesi dhe individuale.
po pjesen e pare te pyetjes, qe eshte edhe me kryesorja, pse e anashkalon Pjero ? -pra sa ka ndikuar talenti jot ne ‘‘jeten tende’’ ? -aspak besoj… shtepi-magazine e kthim. e ndonjehere ne mot coku leviz andej nga studio e Durrsit…
Ne Shqiperi i dashur, shkoj dy here ne vit, ndersa persa iperket pjeses se te pyetjes, me teper jam pasuruar shpirterisht se materialisht, por di qe te tjeret jane pasuruar, por kjo nuk ka rendesi para asaj qe une nder me te pasurit ne bote nga ana shpirterore 
Aquamarine, shpjegimi im ketu mundet te jete i thate, jo i plote, e ndoshta mund te keqinterpretohet nga disa ketu, si tranvestiti Manjola, etj, por ajo qe eshte e rendesishme eshte se ajo çka kam bere eshte thjeshte nga pasioni dhe çiltersia ime, te cilat fatkeqesisht, i kam me tepri.
Pse s’thu qe ti qenke nga ata; “c’te sheh syri,te ben dora”. 
po boll o boll se me vdiqe me keto epitafe qe mi leshon andej kendej si lopa bajgen
aha ahaaa
, edhe gjuha eshte e zhytur ne leng seksi!
kape kete proverbin tjeter te Muç Nanos per Belul nacionalistin:
Ate qe ta ben i yti, nuk ta ben i huaji!
Alba me zamete kte e qun “dirty mind”. 
Ca jane keto epitafe mi goce? Ti je akoma gjalle.
konatominacion
Aaaa qi rrojm kot, gjith diten me duret qull ne uje tu i msu notin pjatave. 
Kam shume talente por nga modestia
nuk do i rreshtoj ketu.
edhe un s’ do e kisha thon me mir
Me te futme dhe ky muhabet.
U thafsh moj goje po s’me mburre! thote nje shprehje
Modestite e medhaja grisin te brendshmet e reja, thote nje shprehje tjeter.
Manjola ka talent citimin 
Fiqo mer, akoma s’kane harrit tek ju ato guidelinet amerikane te higjenes qe thone se nuk eshte mire per klientet te lahen pjata me dore, se nuk ngordhin mire mikrobet, por instead use lavastovilje.
Pre-prewash gjasme, se mos bllokohet makinerija, se humbasin lek ne riparime, ne mosperdorim dhe overtajm. Jane dhe me figura ne mur, ca me x te kuq ca me v jeshile
flori djale por dhe me komunikimin me femijet nuk je keq.
Lakeni vertet pjata ju te dy! Une kujtova se e thonit per efekt modestie 
Shiko se jemi shume ketu qe lajme pjatat po nuk ndihemi se na e marrin per mburrje!
shenomeni dhe mua
Mbani shenim dhe bredhin.
Aty ku banoja une me pare gjithe shqiptaret jane menaxhere. Shikoje ndonjerin qe punonte ne kafene, degjoje qe flisnin shqip, hyn ne muhabet, e pyet “c’pune ben?”, “menaxher” thote. Shikoje ndonje ne ndertim, i njejti avaz, restorante po e po,
ça thu mos me llogarit Zanen …qe i ngeli ambasadori amerikan ne dore 
Eee…na ishte peshku nje kohe , na ka more molli, s’bo Nona Zeqo mo. Ore meqe hyra , po a jeni mire te gjithe mo se kjo pandemia na ka bo pak si me hije, na cone mer nga nji sinjal se su bo nomi, ore…na ka more molli me gjithmen.

Shqipe pellazge origjinale e kohes se gjinore buzukut😀
![]()



