Sublimierung (Dashuri e dashurisë, vijon III)

45 postime 2578 shikime 21 prill 2018 në 05:08 e paradites
InkuizitoriMoth

image

vijon prej …

Së fundi Girard arrin të thotë se, pavarsisht mundimit të gënjeshtrës romantike për të mbuluar të vërtetën e romanit (romanceske), në thelb nuk ka asnjë ndryshim midis Krishtit të imituar nga Thomas da Kempis në librin e famshëm Imitatio Christi (lat. imitim i krishtit), kalorsit mitik Amadigi di Gaula të imituar nga Don Kishoti, heroinave të romaneve me dashuri të imituara nga zonja Bovari, dhe “yllit” kinematografik, sportiv, televiziv, VIP-t, etj të imituar nga teleshikuesi, teledëgjuesi dhe telelexuesi. Deri edhe mekanizmi i reklamës funksionon sipas parimit mimetik: blerësit potencial i ndizet nepsi për objektin vetëm prej zilisë që objekti i dëshiruar ndodhet në dorë të Tjetrit, reklama është një premtim për të qenë i lumtur si Tjetri që ka arritur sukses në jetë si VIP. Reklama e mallit premton se lumturia që buron nga poret e kurmit të hajthëm të top modeles për shkak se ajo lëpin një akullore ose kafshon një sallam të markës, blihet saktë me çmimin që kushton akullorja ose sallami në fjalë. Përsëri është miti që ndriçon situatën: konflikti mimetik zhvillohet në fillim midis Zotit dhe Shejtanit (Gjarpërit, kopja e modelit origjinal ose Zotit), i cili i bëri reklamë mallit, alias Frutit të Ndaluar (seksit të Evës që “hëngri” mollën e Adamit mbasi “hëngri” rrushin e Shejtanit) që do të bënte - sipas premtimit të Shejtanit - Adamin dhe Evën “si” Zoti (termi “si” nënkupton kopje të origjinalit, dhe jo identifikim me origjinalin). Teorikisht mekanizmi i reklamës (model-dëshirim-imitim etj) është i përsosur dhe nuk ka asnjë të keqe në vetvete, problemi është se praktikisht asnjëri nuk është i lumtur: as top modeli televiziv, as top modeli kozmik (Shejtani), as Modeli Origjinal (Zoti) që ka mbetur i mjerë, pa gjë, pa pronë e pa kalamaj, as mesia (ndërmjetësi ose modeli për t’u imituar) i perceptuar rëndom si e keqja absolute (ndërkohë që e keqja absolute - duçja, fyhreri dhe sekretari i parë - perceptohen si e mira absolute), dhe as blersit me shumicë e me pakicë të mallit kallp e artit kitsch që kanë mbetur të zgërdhirë, pa din e pa iman, e s’dinë më nga t’ia mbajnë.

Të hidhen përpjetë dashamirësit e artit sublim, nëse funksioni i artit është të përshkruajë dashninë e dashurisë të ndezur nga zilia e modelit që e zotëron, arti i reklamës rezulton maja më e lartë e artit, dhe njëkohësisht fundi i tij si zbulim i mekanizmit të dëshirës. Sipas kritikut të artit, piktorit dhe mendimtarit Gillo Dorfles arti i reklamës i ka lënë në bisht të gjitha llojet e tjera të artit (sidomos reklama televizive, një përzjerje e përsosur e artit skenik, muzikës, pikturës, grafikës, tekstit prozaik, nëntekstit poetik, simbolit, teorisë së ngjyrës, teorisë së shenjës, teorisë së lodrës së fjalës etj). Nga kjo pikpamje rryma më sipërane e artit rezulton Realizmi Socialist, i cili ishte një bashkësi reklamash me të cilat bombardohej psiqikisht ditë e natë popullata me qëllim që të shitej dhe blihej vetëm një dhe vetëm një mall total: Komunizmi, blerja e të cilit siguronte automatikisht lumturinë totale si zotërues dhe përdorues i çdo lloj të mire materiale mbi dhe (ideja është e Boris Groys). Premtimi i lumturisë komuniste ishte arritja në Tokën e Premtuar, ku zhduket konflikti mimetik nëpërmjet një figure gjithëpërfshirëse: Proletari, vetë zot dhe vetë shkop, model për t’u marrë shëmbull dhe njëkohësisht imitator, prodhues dhe njëkohësisht përftues i mallit, njëkohësisht i dëshiruar dhe dëshirues etj.

Sa më sipër flitet teorikisht, sepse praktikisht ka ndodhur e kundërta, gjë e vënë re nga Rougemont në artikullin e tij Tre gratë e doktor Zhivagos (gjëndur në librin Comme toi-meme, 1959), ku trajton romanin e famshëm të Pastërnakut - konsideruar nga shumë kritikë romani më i mirë që është shkruar ndonjëherë për revolucionin - si varianti më modern i mitit të Tristanit dhe Izoldës, i cili mit mpiks në zanafillë tërë traditën madhështore të romanit. Sipas tij Juri (poeti me “P” të madhe) është në rolin e dashnorit (Tristiani), dashnorja (Izolda) përfaqsohet nga Rusia - mishëruar nga Laura -, ndërsa pengesa artificiale (mbreti Mark) që ndan të dashuruarit është Revolucioni dhe realiteti komunist që e pasoi.

Në fakt Doktor Zhivago-s i shkon më për shtat vizioni zhirardian sepse parë hollë tërë romani vërdalloset rreth një gruaje të dëshiruar njësoj nga protagonistët meshkuj: poeti, luftëtari dhe afaristi, dhe njëkohësisht të tre këta të dëshiruar njësoj prej heroinës (Larës), simbol i Natyrës, arketipit të mëmës tokë, mëmës Rusi, Shpirtit të Shenjtë, kultit ortodoks të Sofisë etj. Në këtë rast janë tre “provonjës të krisur” që i pasojnë Larën njëri tjetrit sikur të ishte top pinpongu: afaristi pragmatist Komarovskij pushtonte gjysëm përdhuni objektin e dëshirës (i dëshiruar prej Larës si rëndom viktima xhelatin), prej marazit bashkëshorti i ligjshëm i Larës - idealisti revolucionar Strelnikov (sipas kritikës Trockij dora vetë, i cili njihej personalisht me Pastërnakun) - i binte kryq e tërthor Rusisë me tren të blinduar duke vrarë e prerë, djegur e shkatërruar armikun e klasës që kishte pushtuar përdhuni mëmëdheun (njësoj si Komarovskij pushtonte Laurën, duke e ndihmuar sa herë ndodhej në vështirsi), ndërsa poeti (Juri) thurrte vargje për “dashninë e dashurisë” ndaj Larës, alias simbolit arketip eterno femminino, Beatriçes, Damës së Bukur, mëmës tokë, mëmës Rusi, frymës së shënjtë Sofi, shën Marisë, Madonës, Maria Magdalenës, Dylqinjës së Tobozës, e të tjera zarzavate që sillen vërdallë e sjellin vërdallë njerzimin rreth problemit akoma të pazgjidhur të “noçkës”. Të gjitha bashkë këto të fundit formojnë kultin sofianik rus të Bukurisë të shfaqur mbi tokë që përmban në vete edhe mirësinë edhe vërtetsinë, një konstante frymzuese e kulturës ruse që me kalimin e kohës rrënohet pak nga pak derisa zhytet pikiatë në baltën e dekadencës pararevolucionare; konkretisht në Bllok-un e vonë (poet i famshëm simbolist, vepra e të cilit, me shumë ndikim mbi atë të Pastërnakut, kishte për mit qëndror eterno femminino), Dama e Bukur shndërrohet në një fantazëm të dehur, një prostitutë, alias protagonistja e Panjohur (sipas dramës homonime). Në tragjedinë e Majakovskit me titull Vladimir Majakovskij, Dama e Blok-ut trasformohet në një grua gërdallë, palluqe dhe memece; reabilituar prej Gorkit në figurën e protagonistes të romanit të parë soc-realist Nëna, e cila simbolizon fuqinë e nëndheshme të llavës së revolucionit hakmarrës kundra shtypjes dhe shfrytzimit shekullor të reaksionit baballar (Cari, aristokracia, kleri, Zoti mashkullor etj).

Pra romani Doktor Zhivago e dëshmon konfliktin mimetik zhirardian, jo më sipas skemës klasike menage a trois, por si një mish-mash menage a trois të ngritur në fuqi për tre (në postkomunizëm ngritur në fuqi infinit). Protagonistët, të ndërlidhur fatalisht ndërmjet tyre, ndjekin njëri tjetrin si të xhindosur përandej e përkëndej Uraleve, piqen, humben dhe ritakohen rastësisht (“rasti” është një faktor kryesor i romanit, për disa kritikë përdoruar artificialisht), por në thelb pa u takuar kurrë, dhe pa asnjë mundësi kontakti të vërtetë si personazhë që realisht dëshirohen kithët ndërmjet tyre. Përshtypja e mbetur prej këtij romani - një lloj sage epike moderne për dashurinë që përzjen ç’ka më të mirë në traditën e letërsisë ruse dhe letërsinë moderne evropiane - është hutuese; në gjithë ato dashuriçka të paraqitura si madhështore në fakt asnjëri nuk do tjetrin, ose më saktë çdonjeri don për hesap të vet, ose akoma më saktë don vetëm veten. Siç në fakt ndodh pothuajse gjithnjë në jetën reale, dmth edhe kur krijohet dashuri në art me motivacionin se mungon në jeten reale (teoria: arti si ngushëllim), dashuria artistike love story është po aq narçistike, egotiste, gënjeshtare dhe egoiste si dhe sa edhe në jetën reale. Fantasia nuk e kapercen dot esencialisht realitetin, fantazia nuk ngushëllon, që do të thotë se edhe arti nuk ngushëllon. Përkundrazi, ngushëllon në mënyrë mashtruese si droga, ngushëllon në fillim, e më pas lë shijen e hidhur të një realiteti më të keq se reali.

Shkurt muhabeti, si në roman ashtu dhe në jetën reale, dështoi Proletari dhe fitoi Narcisi, heroi modern, i rëni në dashuri me veten, autori dora vetë (Juri është alter ego e sublimuar e Pastërnakut), i cili arrin të zgjidhë konfliktin mimetik brënda një universi - të quajtur vepër artistike - ku është vetë zot e vetë shkop, ose me fjalë të tjera njëkohësisht subjekt, objekt dhe model. Në romanin fundmodern “trekëndëshi zhirardian” reduktohet në një pikë, marrëdhënia dashurore subjekt-objekt-model reduktohet si esencë safi e “dashurisë së dashurisë”, dhe prej këtej pasojnë varg esencat alkimike analoge të shit-blera në tregun e lirë: “liri për liri”, “art për art”, “kapital për kapital” dhe shumë të tjera “për për për”-e pa fund, që kanë për fund shkatërrimin për-fundimtar, për për-in e fundit.

vijon …

InkuizitoriMoth

Sqaroj se ndoshta nuk kuptohet ilustrimi i postit, dicitura e tij eshte: menage a trois.

Vlonjat

Faleminderit Tiku, e lexova me kenaqesi.

InkuizitoriMoth

Kenaqsia me e madhe eshte imja, kenaqsia e chef kuzhines eshte me e madhe se e klientit.

s’po na duket patrioti, klienti tirons i lebetit qe mendon se dashuria homo eshte superiore dashurise hetero, sepse dashuria homo eshte dashuri per dashuri, e pa interesuar te perjetsoje sojin njerzor, siç ben dashuria hetero qe pallon per te bere kalamoj.

InkuizitoriMoth

Demokracia eshte nje oborr i gjere mbreteror ku oborrtaret ndodhen kudo dhe monarku asgjekund - Girard

InkuizitoriMoth

Po beje nje tjeter gje, dhe papritmas me shkrepi ideja se çfar ka ndodh e vazhdon te ndodhe ne Peshk, mund te shpjegohet me konfliktin mimetik te Girard. Ne fakt te gjithe jane çaplyer me te gjithe sepse asnjeri nuk don Tjetrin sepse don Shqiperine, Krishterimin, Perendimin, Artin, Muziken, Romanin, Dylqinjen e Tobozes, dmth don Palloshin dhe Dafllakun e vet, me sakte don Sumen e vet Katrore te Rrumullaket.
Me nje fjale te gjithe duan Dashurine e Dashurise, dhe aspak bashkebiseduesin (ose bashkeshortin), deri sa kane mbet dy kokrra ne maje qe flasin idjotsira per opoziten, Tramp, serbine dhe per filmin e Godard rrenacakut qe thote te verteten sa here rren.

Po te zgjerohet ideja pertej Peshkut e me tej, se çfar ka ndodh dhe ndodh ne bote?

Aquamarine

Me rrjetet sociale si facebook dhe instagram, dhe me moton e tyre te nenkuptuar ‘vanitet per vanitet’ reklama ka arritur kulmin, e bashke me kete shemtia njerezore ka arritur kulmin, ose me sakte eshte bere me transparente se kurre.
Themeluesit e tyre padyshim e njohin mire varesine nga gjarpri i reklames

Aquamarine

The Empress is the archetypal Earth Mother, the Anima, the Feminine Principle, Demeter, Freyja and the Goddess of Fertility. Ruled by Venus, the planet of love, creativity, fertility, art, harmony, luxury, beauty and grace.

The main feature of this card is the Empress herself, a full-figured woman with blond hair and a peaceful and calm aura about her. On her head she wears a crown of stars, showing her connection with the mystical realm of angels and fairies. She is dressed in a patterned robe of pomegranates, symbolic of fertility and is seated upon a luxurious array of cushions and flowing red velvet with the symbol of Venus emblazoned upon it.

The Empress is surrounded by a beautiful, lush forest with a stream running through it, demonstrating the Empress’s deep emotional connection with Mother Earth and life. She draws her sense of peace from the trees and the water and is rejuvenated by the energy of nature. In the foreground, golden wheat springs from the ground, reflecting abundance from a recent harvest.

empress-e1470812486384

Aquamarine

Aspekti me interesant i ksaj teme dp ishte nxjerrja ne pah mjeshterisht e iluzioneve artistiko-nostalgjike te ndjenjes se nacionalizmit.

InkuizitoriMoth

aspekti nacionalist eshte, ose ka shum mundesi te jete, aspekt me interes per Rougemontin dhe me pak per Girard, per mu ka rendesi me teper aspekti i ndjenjes artististike, i cili si do te shihet ne vijimet ne vazhdim krijon fele me aspektin ekonomik, arti si faqe tjeter e medaljes se ekonomise (financiare, duket me qarte).

Aquamarine

Jo aspekti nacionalist por menyra se si eshte paraqitur nacionalizmi eshte aspekt interesant se ndjenja artistike eshte thelbi dhe esenca e serise aktuale, por aspektet qe trajtohen ne cdo teme kane qene te ndryshme. Ketu, me pelqeu si eshte trajtuar ndjenja nacionaliste.

InkuizitoriMoth

e morra vesh, keqkuptim.

InkuizitoriMoth

isha tu bo i pun tjeter, por verejtja jote per nacionalizmin stimuloi me pas nje tjeter asocacion: Rougemount, Dashuri e Dashurise, Evropa e kombeve, Franca, Madona, katedralja shen Maria e Parisit, Dama, Derr Femna etj, lidhen me Revolucionin Francez qe ka nxitur i pari shtetkombin. Kjo e gjitha ndodhet ne kete tabllo qe perfaqson Francen me cica jasht ne barrikat (ku ndodhet Stalker ne barrikate?):

asocacionet vijne varg, prej ketej ideja franceze e memedheut (Toka Meme), qe kombi eshte territori, ndryshe nga ideja gjermane e atdheut, qe atdheu eshte kultura, gjuha. (shqipja si fjale i ka te dyja, gje e ralle).

dy fele gjithanej, nuk shpetojme dot.

tjeter asocacion: duhet pa edhe struktura psikike e njerzve te ndare ne memedhetare dhe atdhetare, ose çuna mami dhe çuna babi.

InkuizitoriMoth

Aqua, shif ktu sa t’mdhej jane francezet lidhur me Dashurine e Dashurise, po le te thot çer te doje xixa:

Nëse do të kisha modeluar baltën time, ndoshta do ta bëhesha grua, aq shumë më tërheqin grate; ose nëse do ta bëhesha burrë do të merrja për vete bukurinë të parën, pastaj, për masë paraprake, kundër mërzisë, amikja ime e rreptë, do të më pëlqente të isha një artist superior, por i panjohur, dhe të përdorja talentin tim vetem në dobi të vetmisë time – Chateaubrand, Memories d’outre-tombe.

Ky eshte ngambrapakristiani i pare ne bote si roajalist demokrat i pare fele e djathte dhe njekohesisht krishtere i vertete (francez).

Jo rastesisht eshte edhe themelues i Romanticizmit, qe nuk eshte Hugoi (fele e majte ngambrapakristiane) siç thone presoret dhe melejezyshat e letersise.

InkuizitoriMoth

Shiko si del qarte konflikti mimetik i Girard kur njeres fele nuk i mjafton vetja, dhe don te jete pa tjeter tjetra fele:

Je veux être Chateaubriand ou rien - rishtari Victor Hugo.

Aquamarine

Po si ka mundesi qe Viktor Hygo qe ka bere poezine Man and woman ku nuk le te kuptohet se ka konflikt mimetik, eshte shprehur keshtu, mos ka dashur te shprehe nje lloj vleresimi per Chateaubriand nepermjet kesaj fraze apo e ka pasur me sinqeritet qe deshironte te ishte ‘i madh’ si ai?

InkuizitoriMoth

me duket se fraze e Hygoit shpreh pa ekuivok konfliktin mimetik. Eshte rasti i fillimt te degradimit kur modelli ulet ose rrezohet ne pozicionin e objektit te deshiruar, dhe xhelozia arrin deri aty sa jo vetem te jete i madh si Chat., por me i modh se se Chat.

Nuk e njof kete poezi te Hygoit, na e sill po deshe.

Aquamarine

Man is the most elevated of creatures,
Woman the most sublime of ideals.

God made for man a throne; for woman an altar.
The throne exalts, the altar sanctifies.

Man is the brain, Woman, the heart.
The brain creates light, the heart, Love.
Light engenders, Love resurrects.

Because of reason Man is strong, because of tears Woman is invincible.
Reason is convincing, tears moving.

Man is capable of all heroism, Woman of all martyrdom.
Heroism ennobles, martyrdom sublimates.

Man has supremacy, Woman, preference.
Supremacy is strength, preference is the right.

Man is a genius, Woman, an angel.
Genius is immeasurable, the angel undefinable.

The aspiration of man is supreme glory,
The aspiration of woman is extreme virtue.
Glory creates all that is great; virtue, all that is divine.

Man is a code, Woman a gospel.
A code corrects, the gospel perfects.

Man thinks, Woman dreams.
To think is to have a worm in the brain,
to dream is to have a halo on the brow.

Man is an ocean, Woman a lake.
The ocean has the adorning pearl, the lake, dazzling poetry.

Man is the flying eagle, Woman, the singing nightingale.
To fly is to conquer space. To sing is to conquer the Soul.

Man is a temple, Woman a shrine.
Before the temple we discover ourselves, before the shrine we kneel.

In short, man is found where earth finishes, woman where heaven begins.

Xixa-g

a thu s’ka të tjera gjuhe veç shqipes?

InkuizitoriMoth

akoma s’kam bere ndonnje thellim ne kete drejtim. Perciptaz me siguri qe nuk ekzistion memedhe ne italisht, pa te njejten siguri me duket qe situata eshte e njejte ne frengjisht dhe anglisht.

Ti ke ndonje informacion ne kete drejtim? Qofte edhe ne gjuhe te tjera.

Jane te ftuar edhe peshq te tjere per informacion ose tjeter.

InkuizitoriMoth

Aqua, ne vjershen qe solle Burri dhe Gruja duken ne pamje te pare si figura komplementare, por le te nenkuptohet permes rreshtave qe femra eshte superiore ndaj mashkullit, adhurimi i gruas ose i bukurise eshte gje qe duket sheshit ne tere vepren e Hygoit, pra qe Hugoi eshte nje vazhdues i trubadureve provensale (dhe bir i shekullit te ri ne jeten e perditeshme ku ishte nje maniak seksi, nuk kursente asnje lloj femre, ç’te ishte, nga lypsare rrugesh dhe prostituta e deri kontesha sallonesh, te gjitha te paguara me pare ne dore, dy deri tre ne dite, deri kur vdiq 80 vjeç, la nam, turperonte kalamjte e tij duke ja lyp ke t’i dilte para, edhe plak i semure me nje kembe ne varr). Deri ketu jemi ne rregull me zbulimin e Rougemount dhe deri diku me konfliktin mimetik me Chat. qe donte te ishte grua.

Kurse trekendeshi i konfliktit mimetik te Girard eshte prezent tek romani Notredame e Parisit ku Ezmeralda ishte e deshiruar njekohesisht nga tre meshkuj: Quazimodo shemtaraqi, oficeri i pashem Febo dhe Inquizitori Frollo (dmth une :stuck_out_tongue:). S’po analizoj me tej se nuk jam shum ne qef.

Por pata nje intuite analogjie te Notredame me Doktor Zhivago, ne te dy romanet jane tre karaktere mashkullore tipike qe deshirojne te njejten femer.

machitewa

imageimageimageimage

InkuizitoriMoth

madrepatria quhet shtetkombi evropian i homove hermafrodite qe kane origjinen nga mutlandi udbash.

machitewa

More n’■■■■ t’s’ames me gjithe udbash. Klloshar muti. Kur s’je i afte te ndalesh veten, te dhjefsha mu ne dituri.

InkuizitoriMoth

t’rrofte injoranca se e ke justifikim per çdo gje qe te vjen nga bytha e nxjerr nga goja!

Xixa-g

O Maqitew…

Nuk është thjesht çështje kopjim prej internetit për t’ju përgjigjur pyetjes - a ka ndonji barazvlerë në gjuhët evropiane (për të mos shkue më larg…) mes fjalëve shqipe Atdhe/Mëmëdhe.

Askush prej nesh nuk osht aq kaqol sa t’presi t’parin e rradhës dhe t’mos shkoj vet për me kqyri majtas djathtas.
çka na vyen osht nji kërkim disi ma i thellum ( apo jo?)… dhe tuj t’thon kaqi gjo, s’jom aspak me nji menie as me udbashin as edhe me kllosharin (që me qi ra fjala - vjen pri frengut dhe shkruhet pri tamomit clochard ( fr. clocher (+ suff. ard)= me çalue, pra i paaft)

machitewa

Xixa-g, me e pru punen me nejt dite e nate ne sokak tu gjujt me gure e tu shajte cdokend qe kalon, e me ra ne hall me ty tane nahija tue u lute mos po ban rahmet dikush me e kape e me e lidhe brenda… robit nuk eshte se i mbesin shume opsione.

Xixa-g

OK, Maqitew…

e mora vesh ( bile duket pri s’largut anipse s’dum me e marr vesh…)

Lene robin dhe meru me temën…
dikush tjetër arrin me t’marr vesh - dosido!

Lene m’at an’ për momentin Inkuizin… osht fort i lënduem pri atij tipit me thepa dhe s’osht tuj pa besa askend tjetër, rreth vedit

Xixa-g

(qe pra edhe vijimi)

Atdhe (shqip: nga At …babë) është i barazvlershëm me Patri(a/e) - të Latinëve.

E njejta fjalë gjendet pa asnjë surprizë në të gjithê grupin e gjuhëve me prejardhje latine - ku fjala At gjen të barazvlershmen me të - pater/patrem. Kështu, në italisht (Patria), spanjollisht (Patria), frëngjisht (Patrie), katalan (pàtria), rumanisht (patrie), portugalisht (pátria) … etj…

Bile, po ashtu jashtë çdo surprize, e njejta ngrehinë gjuhësore gjendet edhe në gjuhë të tjera - pa lidhje organike me të parat: p.sh: grupi i gjuhëve gjermaniko/saksone - gjermanisht (Vaterland), anglisht (Fatherland), danisht (fædreland), islandisht (Fatherland), hollandisht (vaderland), norvegjisht (fedre) etj… cilësoj se në këtë grup gjuhësh, respektivisht, fjala At = Vater,
Father, Far, Faðir, Vader, Far…

për të kaluar më pas në grupin e gjuhëve sllave - rusisht (отечество - ku: at- отец), bullagarisht (отечество), sllovakisht (otčina), ukrainçe (батьківщину - ku: at- батько), çekisht (otčina - ku: at- otec), polonisht (ojczyzna - ku: at- ojciec), apo së fundi serbisht (отаџбина - ku: at- отац)

…dhe për të përfunduar me të tjera gjuhë që s’kanë lidhje as me të parat as me të dytat: gaelike (athartha - ku at = athair), greke (πατρίδα- shqipëruar : patridha - ku: at = πατέρας-pateras), finlandisht (isänmaa - ku: at: isä), armenisht (հայրենիք - ku: at- հայր), gjeorgjisht (სამშობლოს - ku: at - მამ) persisht (میهن - ku: at- پدر), hindi (पैतृक भूमि- ku: at- पिता)… dhe së fundi hebre (אֶרֶץ אַבוֹת - ku: at - אבא) - (në këto dy tre shembujt e fundit duhet jo vetëm një thjerrë zmadhuese por edhe një vullnet dashamirës për të realizuar përqasjen…)

si qëndron tash’ puna lidhur me fjalën tjetër: mëmëdhe…
(vijon)

machitewa

Xixe,
A nuk gjinden, edhe keto qe solle, me nje kerkim te thjeshte ne internet?

Mjafton te thuhet se shqipja nuk eshte rast i rralle (i vetem jo se jo).
Sllavet nuk e kane memedhe. Rastet tjera i solla per ilustrim. E perdorin poaq sa shqipja. Prej 10 rasteve, 9 here e pedorim atdhe, 1 here memedhe. (Ndoshta eshte interesante te permendet se memedhe duhet te jete ekskluzivisht nga jugu, perderisa veriu nuk ka pase asnjehere mëmë, por nanë).

Xixa-g

Duro durimin Maqitew, për t’mbrrit në nji far’ përfundimit… para se m’e m’permend internetin
(hej sa e omel osht hakmarrja - jo veç n’Malcie por edhe bash aty m’Kosov, për besë !)

Nuk mjafton të thuhet se shqipja s’esht rast i rrallë… bile edhe ngasja me ja përcjell jugut çeshtjen mbetet po aq i ngutun… (jugu vërtet i thotë mëmë kur veriu e quan nanë… por ti harron se po ai veri e quan edhe mom’ - nga ku mom’dhé)

machitewa

S’ka mom n’veri, kurr’e per jete :slight_smile:

Amë, po. E ama, “i tha e ama”.
Psh ne Kosove gjithmone libri zyrtar i regjistrit civil (i te lindurve) eshte quajt “libri i amzës”. Dmth “nona e te gjitha librave” :smile:. Amzës, prej amë, Amësi, amësia (te dhenat nga ana e nanes). Pastaj, Amë - Amtare, etj.

Xixa-g

Shuju bre, kur m’thue

E gjith Shqypnia e Mesme s’din me thon ndryshe - po s’besove, shko thuja kët gjo tironsit, krutanit, dibranit (dhe s’po shkoj m’larg se kaq…) - e ke për t’ja nigjue kongën…

E pra, po mujte me integru Shqypnin e Mesme (geg) tek Shqypnia e Jugut (tosk), m’boj nji za…

sa për njohuri, kqyr: Rrok Zojzi - Ndamja krahinore e popullit shqiptar, Etnografia shqiptare, I, Tiranë, 1962.

machitewa

Veriu eshte pak ma kah veriu. :slight_smile:

Nuk eshte origjinale e veriut, eshte ndikim prej afersise me jugun.

Mundesh me e lexu Fishten edhe Eposin e Kreshnikeve 100 vjet, s’ki shanse me gjete mom, as meme, perveq nane edhe ame.

Psh ne Kosove sa me shume qe jane kapur valet e radiove e televizionit nga shqiperia, aq me shume ka filluar te perhapet shprehja mami-babi. Prej viteve 80 e tutje.

Xixa-g

bluj sa t’dush o Maqitew… ai mullin qi ke nder duer, nuk qit miell jo se jo, por byber…

shuj bre burr’e shko pi naj got’ shlivo n’mos nji got rakije pri Rahovecit, se vallaj ka me t’dal Fishta tym’ pri hundsh - jo po vala, jo po radio… jo po mami, jo po babi!

krejt qesharak…
E ti po mendon se je tuj na mashtrue - apo si… me Fisht’ e me Epos?

Besa, je bo’ ene ti ma keq se aj’ trimi - hajd’bre Bab’ me na tregu arat !

machitewa

Cka keni more burre kshtu si me ju hy tjetri me ju marr shpijat a tokat. Veç me vaj ne buze po rrini.

Une po them qe ne veri (gegnishte) nuk ka mom, as mom’dhe hiq se hiq.

A nese don me ta maru qejfin ty, nuk e kam aspak problem me thane qe ka. Nuk se bahet nami. Pak ma javash, o trima. Ma javash.

Ajo cka deshta me shtu ne kete kontekst, gjetja memedhe eshte e jugut, edhe bravo i qoft jugut per çasjen “jo-patriarkale”.

Xixa-g

Ok, Maqitew… absolutikisht s’du me me t’prish qejfin tyvet.
Aspak me vaj, pêr at’ Zot - por gjith’ gzim - buza e shkyme, nga nji vesh tek tjetri…

Me qi tina si ekspert kosovar i Shqypnis veriore deklaron se fjala “mom’” nuk gjindet n’asnji tekst shqip - po t’besojm dhe po e shujm ket’ bised!

Veç shtova se kjo fjal gjindet gjthanejna m’Shqypni t’Mesme - deri m’Diber. Dhe se kjo nahije sun hyn as me t’shtyme pri Kosovet m’Shqypni t’Jugut (vrej lumin Shkumbin si kufi t’natyres mes dy botnave … po deshe tina, bojm si bojm dhe e futna - anipse dhe me zorr !

Veç, mos me t’idhnue tyvet …

machitewa

Mjafton vetem nje varg i shkruar, a nje paragraf, ku shkruhet mom ose mom’dhe, edhe u mshel ky muhabet pa t’keqen e kurrkujt.

Veriu e ka pervetesu menjehere shprehjen mëmëdhe, edhe s’ia ka ndrru asnje tingull deri me sot, sepse s’ka pase as s’ka shprehje te ngjashme.

Veriu e ka pase shprehjen: Dheu i tokës Nanë.

InkuizitoriMoth

xixe, kur t’mbaroni me hulumtime shkencore, amanet perfundimin filozofik e pse-se se ndarjes ne gjini memedhe-atdhe.

m’ka lane amanet baba mue metafiziken e Hajdegèrit si metafizike e nacionalizmes.

masanej pyetja metafizike numur 2: pse nuk len amanete moma?

ose pse nuk mund thuhet ne publik qe m’ka lane amenet mue moma metafiziken e Simon Weil? (se per te lene, le edhe nena amanete qe ç’ke me te)

InkuizitoriMoth

dhe duhet pa amaneti i fundit i madrepatrias:

(i parafundi, se ka edhe nje tjeter te fundit, qe varet nga pergjigja e marre e amaneteve para)

InkuizitoriMoth

Aqua, meqe te ka pelqyer se si e ka trajtuar Rougemount temen e nacionalizmes si Dashuri e Dashurise, si shpjegohet “koicidenca” qe patriotet me t’mdhej shqiptare (qe “koicidon” ne te shumtet e rasteve te jene edhe poetet me t’mdhej kombetare) jane beqare?

Naimi, Fishta, Noli, Konica, Ndre Mjeda

Kelt

Ketu me duket se ka nje keqkuptim. Dhe=terra ne italisht. Madre terra eshte e njejte me memedheun. Atdheu me patria lidhen pak, i duhet shtuar edhe terra, terra patria.

InkuizitoriMoth

Atdhe pa etër
(nënkuptohet edhe mëmëdhe pa nëna)

Aquamarine

Ndoshta ngaqe ndiheshin te permbushur nga dashuri e dashurise per memedheun dhe pak vend kish ne zemren e tyre per idealin e dashurise per dashurine.