Stafet në televizione kanë shumë pak vjetërsi pune

16 postime 2255 shikime 12 korrik 2017 në 12:12 e paradites
bsalaj

Në buletinin periodik numër 1 që Autoriteti i Medias Audiovizive ka botuar mund të gjesh mjaft informacion në lidhje me televizionet, radiot dhe platformat kabllore. Të dhëna teknike, dhe ekonomike, si xhirot e deklaruara, taksat e paguara, numri i punëtorëve etj. Por mua si njeri i kësaj pune më bëjnë përshtypje të dhënat që kanë të bëjnë me stafet e punësuara.

Grafiku më sipër na tregon se në televizionet, vetëm 11% e stafeve kanë mbi 10 vjet punë, shifra është e ulët, përtej faktit që televizionet shiptare private janë rreth 15 vjeçare. Mosha e re e televzioneve nuk justifikon faktin se 59% e të punësuarve kanë 3 ose më pak vjet në vendin e punës, ndërsa 33% janë në atë vend pune nga 0 deri në 1 vit. Pra 1 në 3 punonjës sapo ka nisur punë në atë pozicion, dhe me gjasa sapo ka nisur edhe karrierën (53% e të punësuarve në televizione janë nën 35 vjeç).

Vlonjat

Blendo vjetersia 1-3 vjet nuk do te thote gje ne nje vend si shqp. Po ta shikosh pak me ne distance mund te besh nje lidhje midis luftes se informalitetit nisur nga qeveria 3 vjet me pare me vjetersine e punes se shume gazetareve.
Nga ana tjeter, do te me shqetesonte me shume mungesa e redaktoreve, kryredaktoreve me eksp.ne keto televizione. Ngado ta kthesh kanalin vec improvizim bajat shikon. Nuk ndihet fare era profesionalizem. Me perjashtim te v.kules te dixhitalbi por dhe ai me shume si foles sesa si krijues.

Alba2265

ne kemi patur kryeministra me 0 vjet experience .amatorizmi ne te gjitha fushat eshte tipari I sotem ne vendin tone.psh nje nga kanidadet e cmimit “kadare” ne letersi rrefehej se kishte mesuar te shkruante romane romane me disa kurse ne internet…

Arban

C’ia fut kot. Te shkruarit letersi nuk mesohet ne shkolle. Ku mesoi Shekspiri te shkruante?

del-ta

mungesat profesionale edhe bëhet sikur nuk vihen re,po mosnjohja e shqipes është skandaloze! duhet një ndërhyrje shtetërore për të mbrojtur gjuhën nga sharlatanizmi!

salben

edhe televizionet kane pak vjetersi pune

gjembi

Pa shume lidhje me temen por ma kujtove nga komenti yt: di gje cfare behet me ate nismen e para 3-4 vjeteve qe prane cdo institucioni shteteror do te kishte specialiste gjuhe shqipe? Po te pyes ty meqe ti ke lidhje me njerez ne pusht-et.

Vlonjat

Shiko se ka prioritete puna. Ne fillim do vendosim nga 1-2-3-4-5-6 e kacafiu pergjegjes per pergjigje ne bllogje, fejksbukra e forume ne menyre qe te.mos ngelet asnji pa pergjigje nga pergjegjesit e pergjigjeve dhe pastaj shofim e bejme per institititucionet e qiverise qindrore dhe vendore.
Njikshu!

Kthupi

Kete kam nja 2 vjet qe po e avokoj ku te mundem, me gazetare e te tjere “njerez te letrave” qe njoh. Jo vetem zoterimi i gjuhes qe duhet te jete thelbesor, por duhet te kete norma te etikes gazetareske qe duhen aplikuar.

Kokdruthi

Shpresoj që nuk je duke mbrojtur kolegët o Blend me këtë shkrim! Po ç’lidhje ka o mik eksperienca në punë me gjuhën? Ka ndonjë studim se sa gazetarë e kanë marrë shkollën me bigurina vezësh? Problemi qëndron që ashtu si gazetarët janë edhe ekonomistët,juristët, mjekët dhe 60 % e profesioneve që kanë diploma Kristali,Vitrina apo dhe shtetërore që i kanë marrë provimet me nga 100 euro apo me dhimbje gjunjë sh!

del-ta

jo,çështja e gjuhës nuk është dhe aq problem arsimimi! qëllimisht bastardohet me latinizma e greqizma pa fund,sepse u duket status i lartë shoqëror kur thua ndonjë fjalë që nuk e dinë të gjithë. është një stereotip që e kanë pothuajse të gjithë politikanet shqiptarë. edhe gazetarët për mos tu dukur ‘‘provincialë’’,e mbushin plot me ‘‘investigime’’ fjalinë. pra edhe këtu,poshtësimin qe ndjen një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare,mundohen ta kompesojnë,duke folur një variant të ‘‘integruar’’ të shqipes. nuk bëhemi dot evropianë në mirëqënie,por të paktën flasim evropiançe:grinning: kjo do fillojë të rregullohet vetëm kur të rritet niveli i dinjitetit

Kokdruthi

Jo të tërë o mik. E vetmja gjë për të cilën i kam hequr kapelen Ramës,është shqipja me të cilën flet dhe shkruan.

Alba2265

Ashtu eshte xhanem .gjithkush mund Te shkruaje romane e Te fitoje cmime me libra qe si kendon njeri .

vezhgues

TV jane insititucione te dores 3-te ku kerkohet inteligjence e mjaftueshme per te bere copy/paste dhe 0 eksperience pasi teknologjia ka theshtuar proceset teknike. Keshtu qe grafiku eshte i sakte, sepse per hyrjet e reja rroga bie (mund te jete edhe 0) => me shume leke per pronaret.

por kjo e paralizon TV-te sepse mediat dhe gazetaret shumfishohen lehtesisht per nje audience prej aprox 4,000,000 njerez dhe keshtu qe mediat jane primitive dhe joretabel => pastrim parash, orientim politik deri ne ordinerllek.

Arban

Te thashe mesohet te shkruarit e letersise ne shkolle, e thith apo jo.

gjembi

Kjo nuk eshte teme per kete lajm.