Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

111 postime 6329 shikime 26 korrik 2017 në 07:55 e paradites
bsalaj

Propozimi i Bashkise Tirane eshte qe ta rrise cmimin e ujit (nuk do ta quaja te pijshem) nga 45 leke per meter3 ne 65 leke per m3. Ja sesi do te ndryshojne cmimet, sipas BIRN, “Çmimi i ujit sipas propozimit duhet të rritet për konsumatorët familjarë nga 45 lekë për metër kub që është sot në 65 lekë për metër kub në vitin 2018, me një rritje prej 44%. Për konsumatorët biznes çmimi parashikohet të rritet nga 135 lekë për M3 në 235 lekë ose me një rritje 74 për qind. Për konsumatorët buxhetorë çmimi kërkohet të rritet nga 120 në 170 lekë ose 41 për qind. Përveç kësaj, UKT kërkon që tarifa fikse mujore, e cila nuk varet nga niveli i konsumit, të rritet me 100% nga 100 lekë që është aktualisht në 200 lekë. Administrata e Bashkisë thotë se rritja e çmimit do të mundësojë kryerjen e investimeve të nevojshme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë 24 orë rreth vitit 2021.”

Une paguaj 26,000 leke te reja ne vit per nje filter uji tek rubineti. Dhe 2000 leke te reja ne muaj (aforfe sepse UKT nuk instalon dot matesa ne pallatin tone te vjeter). Ne total 50,000 leke uje ne vit per nje familje me tre vete. Kam uje me orar, tre here ne dite per periudha te shkurtra, dhe nje depozite ne tarrace qe ngrin ne dimer me gjithe tuba dhe vlon ne vere. Uji qe me ofron UKT nuk me del as per t’u lare, e as nuk pihet. Sic jane gjerat, situata per ne eshte e sajuar, e zgjidhur disi, individualisht. Ia dalim te lahemi e te mbahemi paster por s’eshte e denje, as per nje vend si Shqiperia, ne vitin 2017. Kur jetoja ne Amerike as e imagjinoja se nje dite do perballesha me keto lloj problemesh. Qe mbeten simpatike, te pakten ne fillim.

Por une nuk jam i revoltuar, dhe as nuk dua te ulerij me gishta ne vesh (sic eshte bere e modes ne rrjetet sociale keto dite). Dua te kuptoj me detaje, ku shkojne parate qe paguaj une deri tani, dhe ku do te shkoje (cdo qindarke) e rritjes se pretenduar. Ky eshte problemi yne, jo i Lali Erit, ndaj na duhet te behemi pjese e zgjidhjes. Si? Ndoshta duke nisur edhe nga protesta sonte, por duke perdorur ftohtesine matematike per te kerkuar llogari mbi investimet e taksave tona, dhe jo flaket emocionale te protestuesve profesioniste.

TironciLebetit

Vec kto depozitat siper jane bomba ekologjike e qendrave urbane. Kush i ka pastruar e mirembajtur keto 15 vjet? Asnjeri. Kushedi cfare algash do gjeni mrena edhe krymba te shendetshem llogjikisht.
Nderkohe njerezit paguajne per uje me shishe plastike ne shqiperi 5-6 fish, uje me origjine te dyshimte qe me shume gjasa mbushet nga rrjeti i Bashkise perseri. Kan filluar ene mashtruesit me shit filtra uji sa qimet e kokes.
Ceshtja eshte e thjeshte …duhet me siguru qysh para 20 vjetesh uje te rrjedhshem…te shkoje sa te shkoje…po vodhi pushtetari leket e rrjetit…zgjidhja eshte tjeter kund e jo tek mos-investimi.

Muni

U theren prap shqipetaret mes vedit, ne Borsh kete rradhe… Ja ashtu per nje llaf goje!!
Populli i rrjeteve sociale ta filloje nga keto halle ‘rebelimin’.
Uje 24 ore!! Kjo do zhutra dhe me sa paguajme aktualisht plus me ç’fare shperdorojme aktualisht, nuk realizohet!! Uje 24 ore!!

Tani dy rruge kemi ose te paguajme ose te akuzojme lal Erin per mashtrim dhe hajdutllik! Ne e votuam per burre te mire dhe punetor. Deri tani ka punuar me ç’fare shofim. Atehere ta mbeshtesim se mos na e realizon ate enderen prej tre brezash ‘Uje 24 ore’.
Ne te kundert hajde mblidhemi bashke me Monën per te protestuar ashtu sic kemi bere nje çerek shekulli. Shume thjesht, ska pse revoltohet mileti i rrjeteve sociale per ujin qe na mungon pre 30 vjetesh!

Kthupi

Nje sugjerim: hapi vlonjati nje teme per ujin mbreme dhe ndoshta do ishte me mire te bashkohen. Edhe komenti im te ajo teme perputhet me te Blendit, follow the money. Sa do mblidhen dhe ku do prishen.

TironciLebetit

Nderkohe kan plas ujrat e zeza ne Ksamil mu ne mes te qytezes e deri mu ne Plazh. Perderisa ndertohen hotele me gropa septike e jo kanalizime prej 25 vjetesh kte moot do shohesh…njesoj si me kto depozitat private.

kapo

Kryeministria, bashkitë, Selia e PD dhe PS, vite të tëra pa paguar energjinë elektrike dhe ujin

Welcome to Albanistan

Kryeministria si seli, ka 7 vite pa paguar ujin dhe energjinë elektrike. Partia Demokratike (pa 3 muajt e çadrës), ka 11 vite pa paguar, ndërsa Partia Socialiste ka 13 vite që nuk paguan ujin dhe energji elektrike.

Kthupi

Harrove LSI, Parlamentin dhe Presidencen kapo, apo e paguajne ata? :smile: Nejse, te shkuara.

econom

Si do te mund te kuptosh se ku shkojne paret qe paguan kur nuk ka anje transparence.

LSI p.sh. eshte dakort me rritjen e cmimit mjafton te mos rritet per te varferit!?

Nese rriten cmimet pavaresisht nese ne menyre te drejtperdrejte apo jo, jane gjithmone konsumatoret fundore qe paguajne. Por LSI nuk e di kete!

korriku

projekti i ujit eshte projekt madhor, nuk besoj se eshte nje llaf goje pse rriti cmimin bashkia.
Pastaj me moskokecarjen qe e trajtoni si resource e kufizuar qe eshte (si shume resourse bazike te tjera) kontrolli permes cmimit eshte edhe edukativ pervecse zgjidhje financiare e problemit qe keni ju atje.

Jam dakord per transparencen qe nevojitet por ne rastin e Veliajt besoj e ben kete gje sepse nuk e koncepton dot ndryshe punet qe merr persiper. Sidoqofte paragjykimeve te verbra s’ka c’i behet.
Sa per formen qe propozohet per kerkesen per transparence, do thoja kujdes nga masivizimi / turmezimi i gjithckaje. Ose te pakten te jeni me kreativ sepse jo per gjithcka protesta, humb edhe efektin si forme ne vetvete.

kapo

Aleksander Meksi sqaron se Shqipëria është shtet unitar dhe për këtë çmimi i ujit duhet të jetë i njëjtë kudo.

“Lidhur me çmimin e ujit të pijshèm: Uji eshte pasuri kombetare dhe ai i pishem ka nje rendesi te veçante se lidhet me jeten e njerezve. Si i tille dhe çmimin e tij per konsumatoret duhet ta caktoj nje Autoritet i veçante. Shqiperia eshte shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet te jete i njejte kudo, perderi sa prodhimi i tij behet nga shteti. Njelloj siç veprohet per energjine elektrike. Çmimi mund te ndryshoj ne kohe lidhur me koston ne nivel kombetar, ashtu siç ka dhe politika sociale”, shkruan ish-kryeministri Meksi.

bradland

50 mije leke litrin tua coje , vete e votuat , prandaj dhe Blendi te mos na vije ketu e te qahet , se vota per ate hajdutin , si e ka ai mer …ahhh Bojaxhiu qe vote per Rilindjen , neve ktu ne Ksamil na ka more m… komet …Rilindje gjithanej , qelbet Ksamili.

TironciLebetit

Ah na Falni tani Brado, Pallatet me gropa septike i kena peshqesh nga Saliu i Pare, ishte koha kur pa pas kanalizime u boshin pallate nplazh me grope septike ku vinte makina e mootit i her ne dy jave, merrte lekat dhe kur nuk u pagunte e linte mootin aty. Prandaj duhen me bo investime Brado e ty duhet me te taksu ma teper si lozonjar i naltmadhnis.
Po ti cer fati, tek ai gji i vogel ku shpertheu mooti u gjinde ene tina, eshte fat thon pleqte e luj noj lloto sot e ja shef bereqetin.

bradland

Jo une nuk jam pikerisht aty , jam pak me poshte , por era e Rilindjes ndihet edhe ketu , pa fat , po mire ca te boj une .

Kthupi

Pse ankoheni? Edhe ne Cikago ndodhin keto lloj gjerash.

bradland

Jo me spo ankohet njeri , Ujin 50 mije leke ta coje per Liter , por ajo qe me ben habi eshte me keta te Ksamilit , keta vetem Miser te zier ngrenkan :joy:

Kthupi

Nuk e di c’mund te kete ndodhur, por te kanali i Cukes jo shume larg ishujve, sa here qe bie shi shume fryhet dhe del liqeni i Butrintit dhe deti merr nje ngjyre kafe perkohesisht. Gjithashtu liqeni ka permbajtje te larte squfuri dhe kur derdhet ashtu ne det leshon nje ere te rende squfuri. Shpresoj qe te jete kjo. Megjithate pashe qe edhe ne Sarande disa hotele qe jane ndertuar buze ujit kane probleme me ujerat e zeza. Po te jete vertet ujerat e zeza atyre qe kane hotele e biznese mire t’ju behet qe te vene mend, po c’faj keni ju?

TironciLebetit

Jane me gropa septike dhe ne vend qe te paguajne makinen e mootit cdo 2 jave per tja u marre, kursejne lekat e thone lene 1 muaj a 1 muaj e gjysem. Ja kercet ndonje shi me ndonje zbatice dhe yyyp Xhixhi krokodrili ne det.
Po prandaj paguajne pak pushuesit ne ato vende, nje Kosovar kishte fut 2 durrsak ne sherr sa ja u kish ul cmimin e dhomes nga 10 euro ne 8 euro NATA, aq bo i espresso ne Kroaci.

STALKER

Djalli fshihet tek kllapat Blend. Pak rendesi ka se si e quan ti, rendesi eshte se si quhet zyrtarisht. Në Spanje psh, uji i çezmes eshte i pijshem (gjithmone zyrtarisht !) por per dike qe nuk eshte mesuar te pije ujin spanjoll te robinetit, i vijne zorret ne fyt në pak minuta. Por deri dhe ne France (une nuk di te kem blere uje me shishe ketu, pasi jo vetem qe ai i çezmes eshte i pijshem, por ka dhe shije kryesisht te pranueshme) ka plot te huaj, por dhe vendalinj, qe pijne uje te blere (sepse e konsiderojne ate te robinetit si te papijshem). Nderkohe qe, brokja me uje çezme eshte insistucion deri dhe ne çdo tavoline restoranti ne France. Dhe falas, kuptohet.

Tani: edhe 24/24 uje te pijshem (zyrtarisht!), edhe pa ngritje cmimi ??? :open_mouth:

kapo

Përderisa në Tiranë sipas te dhenave e paguajnë faturën e ujit vetëm 22.9% e familjeve, atëherë ulja e informalitetit dhe rritja e bazës së familjeve që duhet të paguajnë faturat e ujit është zgjidhja e vetme për të ndalur rritjen e çmimit për atë pakicë që është e ndershme me shtetin.

gjembi

Nuk duhet te behej 24 ore ne fillim dhe pastaj te ngrihet cmimi?

STALKER

Ndofta. Duhen parë modalitetet.

espana

Jam per rritjen e cmimit me 100 lek dhe menaxhimin me te mire te UKT, duke ulur pak numrin e punonjesve. Njekohesisht duhet qe nje ore e me pare te realizohet dhe eliminim sa me shume te humbjeve, shoqeruar me mbledhjen e borxhit nga bizneseve dhe personave qe nuk pagujane.

bsalaj

Eshte e kunderta kapo, 22.9% nuk paguajne.

gjembi

Ndofta perpara se te rritet cmimi duhen gjetur menyra dhe si te matet konsumi i ujit (nga shkrimi i Blendit qe thote nuk kane instaluar matesa), te parandalojne vjedhjet ne rrjet, te mbledhin pagesat (sipas blendit ose kapos), te rregullojne problemet e tjera (lexo tregimet e Pjerit me problemet e tij me ujtin), etj. etj. Nuk eshte faji i konsumatoreve per te gjitha keto probleme qe permenda me lart.

kapo

…mund te na tregosh nje burim per kete shifer

salben

E para, PD nuk ka goje te beje opozite me kete, dhe PS nuk mund te thote me jepni leke se do te bej nje gje te bukur. Beje gjene e bukur, pastaj kerko leke.

PD nuk ka goje per opozite sepse e rriti cmimin me 125% pabesisht kur ishte Basha ne pushtet. Punime pati vetem ne Sauk, zonat e zaptuesve te tokave qe votojne PD, per 10 vjet qe e pati Berisha ujesjellesin. Sepse me te ardhur ne pushtet ne vitin 2005, Berisha e hoqi ujesjellesin si kompetence e bashkise, ngaqe ishte Rama kryetar, dhe ia kaloi qeverise qendrore.

Me te ardhur Basha ne bashki, Berisha e hoqi ujesjellesin nga qeveria qendrore dhe ia kaloi bashkise, dhe Basha e mbajti deri kur humbi bashkine. Pra, shkoi 10 vjet ujesjellesi i Tiranes ne duart e paafta te PD. Ne ato 10 vjet nuk u be asnje pune e hajrit. Vjedhjet ishin masive, dhe prapeseprape cmimi u rrit paturpesisht.

Erion Veliaj ka nisur punimet ne shume rrugica e ne shume lagje ku po ndryshon tubat nga fillimi. Jane hequr tubat e kohes se enverit dhe jane instaluar nga e para. Eshte e qarte qe nese uji ne Tirane do te behet 24 ore, kjo mund te arrihet vetem nga kundershtaret e PD sepse PD ka 10 vjet deshmi qe nuk ben dot gje, dhe keta ne dy vjet bene me shume se PD ne 10 vjet me uljen e humbjeve e me riparimin e tubave.

Por prape, nuk mund te kerkoje leke paraprakisht. Nese do ta beje ate qe thote, ta beje me kredi te cilen po populli do ta paguaje. Ta mbaroje punen me kredi, pastaj ta paguajme te fatura e ujit e te pakten ta dime cfare po paguajme. Keshtu eshte tafti-bafti. Ne do paguajme e prape s’kemi siguri a do te arrihet per 5 vjet.

Nese nuk ka rruge tjeter pervec rritjes e nuk i dilet me kredi, atehere rrite te pakten me 100 leke, jo 200 leke, dhe angazhoje edhe me seriozisht personelin e UKT ne zonat rreth e rrotull Tiranes ku uji vidhet masivisht nga shtepite pa leje. Kur them seriozisht, behet fjale pre angazhim maksimal si me kanabisin.

Dhe nuk mund te marre si justifikim faktin qe qytetet e tjera e kane me shtrenjte metrin kub te ujit dhe hajt ta shtrenjtojme dhe ne TR. Qytetet e tjera e kane vertet me shtrenjte metrin kub te ujit, por fatura ne fund te muajit u vjen me e vogel sepse nuk u jane perfshire te fatura e ujit taksa te ndryshme. Basha rrasi aty taksen e gjelberimit, Rama ate te arsimit a ku di une cfare kane futur te fatura e ujit ne TR, qe e ben te jete me e larte se ne cdo qytet, edhe pse per ujin qe konsumohet paguhet me pak.

korriku

" mund te na tregosh nje burim per kete shifer"

Nje burim qe raporton shifra te tlla mesiguri eshte i blere nga E. Rama.
Si thote lulzimi, ka rendesi premisa

TironciLebetit

Po mir mer a i bo pershtypje njeriu qe Bathoristet e Xhelal Mziut pakuajne 64 lek per meter kub kurse Tironcit 45 lek per meter kub? Me qytetare Bathoristat apo emigrantet nuk kan fytyr me protestu se jan ne toke ta xanun.
Po erionit do i mjaftojne kto 220 meleon apo mbas ca vitesh do boj prap fakirin e do kerkoje leka prap???
Veq qeshtje opozite nuk eshte kjo. E kush beson se Xhepi i qytetarit do mbrohet nga Mona e Kaptinmodhit me Titin apo me keq Lulthimi me Zen Deledashin?

salben

Bathoristet paguajne aq sepse e vjedhin me shume, dhe sepse nuk kane taksa te tjera te perfshira ne fature. Ne TR shkon fatura me lart per shkak te disa taksave qe paguhen bashke me faturen.

TironciLebetit

E di qe ke per tu bo Politikan Anglosakson ti Shkabe me kto argumente? Por ato taksa te mcefme qe paguan Tironci duhet ti paguante po njesoj po ju ja embelsoni ne nje fature. Sigurisht qe Tironci ne Tirone ka me shume taksa se bathoristi se ka shume me shume benefite publike, por perseri nuk shpjegohet fakti qe Bathoriste paguajne me shume…veq faktit qe e vjedhin…por po ata Bathoriste qe nuk e vjedhin sepse jane deshtake?

salben

Sherbimet jane te njejtat. Thjesht i kane futur ne fature te ujit sepse shume njerez nuk i paguanin.
Gjelberimin duhej at paguaje vetem nese duhej te merrje ndonje certifikate. Nuk ta jepnin certifikaten pa paguar taksat. Ka rob qe nuk u duhet certifikata per shume vite, sidomos me daljen e kartes se identitetit. Ndaj Basha e futi te fatura e ujit.

salben

Po ta benin ujin 24 ore me perpara, rritja e cmimit pas kryrjes se punes do te ishte e justifikuar edhe sikur te ishte me me shume se 200 leke per meter kub, sepse shume familjare do te kursenin me teper.

Ata qe s’jane ne pallate te reja, por ne shtepi private e pallate enveri, do te kursenin shume me teper duke mos shpenzuar per blerje depozitash, per tuba qe shkojne deri te depozita, per ustallare per pastrim e mirembajtje depozitash, galexhantesh. Kete dimer lane lesht me depozitat dhe tubat qe plasen nga acari. Po ashtu nuk do te blinin me pompa elektrike, s’do te paguanin energji elektrike qe pompa te funksionoje, as per mirembajtjen e tyre, etj, etj. Do t’u kursehej dhe zhurma e pompes.

Dhe ata qe jetojne ne pallate te reja do te kursenin para duke mos blere uje ne shishe per te pire, e duke mos paguar shume para per filtrimin e pastrimin e depozitave qendrore te pallatit. Une psh s’e kam konceptin e pirjes se ujit ne cezme, sado qe e paguajme pastrimin e ujit te depozitave qendrore rregullisht, cdo vit. U zgjova nje nate e pashe qe s’kisha uje ne shtepi, mora makinen e gjeta nje furre buke qe rrinte hapur naten e qe shiste dhe bidona uji. As qe me shkoi mendja qe mund te pihej nga cezma sepse eshte humbur koncepti.

TironciLebetit

Uje cezme ke pire perseri…por nga Bidoni…dhe 5 here me te shtrenjte.

STALKER

Ne qe vijme ketu, Shqiperia na mbledh. Pra do njerez i kemi në Shqiperi. Matesa ka kudo. Vjedhje pothuaj nuk ka më (në Tirane harroje). Më thane qe në hotelet é Dajtit po thaheshin lulet, se uji me pikatore: kursim. Pagesat mblidhen pothuaj 100% (prej vitesh, për të mos thene dekadash).

gjembi

Blendi qe jeton atje dhe jo njerezit e tij thote ndryshe. Lexoje artikullin dhe komentin e tij.

salben

Gjemb, brenda ne Tirane nuk vidhet me. Edhe lokalet nuk vjedhin me. Por ka shume shtepi neper zona informale rrotull tiranes, ku kalon tubacioni para se te vije ne TR, te cilet abuzojne shume. Shkojne ua heqin lidhjet, i vene prape me menyra te ndryshme sepse jane mesuar. Po brenda ne TR nuk ka me. Ka abuzime si psh te lene 4-6 muaj pa paguar lokalet, dhe ngaqe kane njohje e shtyjne shlyerjen. Po nuk eshte se u fshihet borxhi. Nje dite e paguajne.

STALKER

Komikja eshte se Kapo nga Amerika shkruan se vetem 22% é paguajne ujin. Dhe nuk sjell burimin é informacionit.
Blendi i thote se eshte é kunderta. Por Kapo prap se prap é pyet se cili eshte burimi i kesaj shifre
:joy::joy::joy:
Kupton ti tani se c’behet në peshk ??

Br3dharaku

po ky myteberi i bashkise ka 2 vjet qe flet per daljen nga kriza e ujit, se u menaxhua fale mire-administrimit te tij, se e nxorri me ne fund nga debiti dhe e kaloi ne suficit. I njejti myteber qe me nxitim te madh shpenzoi mbi 15 mln dollare per sheshin, “e shplau” dhe nje koncert nga pas dhe tani kerkon rritje me justifikimin se edhe ne Rome uji kufizohet me orar?
Apo vk se 3 dite zgjat?

salben

ai tha “sipas te dhenave”. Eshte ne rregull me te veten ai. Ashtu ia kane dhene.

TironciLebetit

Bohet opozitarizem 2 leksh… nderkohe Korca e paska zgjidhe problemin e ujit per 24 ore … me rritje cmimi gjithashtu…Problemi eshte nese e bo Erioni apo jo, skam degjuar kto 2 vjet nje Levizje te Velise te aprovohet e mos te anatemohet…rezultati eshte i qarte…opozita humbet pike me rrotkarrizime te kesaj natyre…dhe thon pastaj pse sna do poplli…shume e thjeshte se nuk bihen dakort per gjonat themeltare…dhe ke shpirt opozitarizmi per cdo gjo.
Ja filloji shoqeria civile protestat para bashkise per cmimin e ujit…tre Komunista e shumica Demokrate Enverista…si tek kopshti i kalamojve tek liqeni

zeqo

Duhet te jete diku aty ne mes.

korriku

une jam dakord me shqetesimin per financimin edhe pse vete ja besoj ndermarrjen Veliajt pa frike. Problemi eshte se projekti tejkalon mandatin dhe pergjegjesine e Veliajt, dhe prandaj garancite e tij ndoshta nuk mjaftojne.
Financimi eshte goxha shume e madhe, dhe konsumatori i cili do e paguaje nuk ka veto ne gjithe kete.
Do isha dakord me kete diskutim, eficenca performances se bashkise si garanci per financim.
Madje per borxhe te medha si keto, edhe me garanci nga parlamenti.

gjembi

Ndersa stalker nga Franca thote paguhet 100%.

:joy: :joy: :joy:

Kupton ti tani se c’behet në peshk ??

aleko

Dhe me e bukura eshte se rritja e cmimit argumentohet me faktin se ndermarja e kanalizim - ujrave do te beje investime. Pra eshte njesoj sikur nje biznes ka ndermend te beje nje investim ta zeme ne blerjen e nje linje perpunimi dhe me kete rast ti ule rrogen punetoreve dhe ti thote se parate e perfituara nga ulja e rroges do ti perdor per te rritur kapacitetet e prodhimit, nderkohe qe rruga normale eshte marrja e nje kredie. Une jam dakort qe te rritet cmimi por vetem kur performanca e ndermarjes se kanalizimeve dhe ujrave te kete nje performance te kenaqeshme, te themi tek 90%. Pra nga 100 litra uje te prodhuara dhe te shperndare, per 90 litra arrin ti shese dhe te arketoje leket. Kjo eshte sfida zoti kryetar i bashkise dhe boll na dole neper ekrane se na e shpife me ate pamjen prej skuthi!

kapo

“Veliaj zgjodhi që të rrise çmimit të ujit sepse vetëm kështu i përkëdheluri i Edi Ramës mund të marrë kredi nga BERZH e Banka Botërore. Por pretendimi se me rritjen e çmimit do të shtohen fondet për investime është thjeshtë një tymnajë e krijuar për të mbuluar tenderin prej 250 milionë eurosh që do të lançohet për të kaluar ujësjellësin tek privati me bekimin e Edi Ramës. Veliaj po përgatit vjedhjen më të madhe të parave publike për 20 vitet e ardhshme dhe rritja e çmimit të ujit pa asnjë justifikim ligjor, bëhet qesharake nëse marrim në konsideratë faktin se UKT është një nga ndërmarrjet më fitimprurëse, teksa vitin e kaluar ka fituar 5 milionë euro nga faturimi i vetëm 22% të përdoruesve të ujit. Fitimet janë tepër të larta nëse theksojmë se 78% e përdoruesve në Tiranë nuk paguajnë faturat e ujit.”

Kthupi

Cili eshte burimi i ketij lajmi kapo?

aleko

Kapo ku i ke gjetur keto shifra te te faturimit te ujit? Po nese faturimi eshte vetem 22% e volumit total te ujit te prodhuar, sa eshte arketimi? Sepse po te jete keshtu sic rhua ti eshte skandaloze fare, sepse i bie qe ne kohe te sali bollekut faturimi te kete qene mpothuajse zero. Ose faturohej, arketohej por parate nuk shkonin ne arken e ndermarjes, por ne oborrin e saliut.

Kthupi

Kapo nuk jep burime lajmesh, vetem i kerkon ato. Per vete eshte korrier, merr andej shpjer ketej, por pa cituar burime.

aleko

Kapo eshte skuth, keshtu quhet ata/ato qe hedhin gurin e fshehin doren.

gjembi

Do burimin ti? Futu tek llogaria ne Facebook e Berishes dhe te del burimi si kristal!

Kthupi

Po se s’kam pune tjeter une…te shoh fb e komandantit dixhital.

gjembi

Epo atehere mos u anko qe t’i sjell te fresketa kapo.

Kthupi

Ja, ua dergoi qeveria marinaret qe te pastrojne ujerat e zeza. Ca doni me?

kapo

une kerkoj ndjese berbero nqs dikush ketu provon te kunderten,perfshi ene gjembon :smirk:

Kthupi

Ajo qe sjell ti eshte e provuar qe eshte e vertete?

Elba

Edhe nje sebep tjeter per te mos u lare me bollek e per tiu kthyer origjines. Ah sikur te ishte dite shtune ,

Albano-id

Apriori jam kunder cdo rritje cmimi, por duke qene se uji ne shqiperi shperdorohet ne nje mase te konsiderueshme, kjo mase ndoshta do sillte deri ne nje fare pike kursim me te madh nga ana konsumatorit.
Fryka ime eshte se mos po tentohet te shendoshet ndermarrja financiarisht qe ne nje moment te dyte te privatizohet, sic mund te kete ndodhur ne greqi.

Br3dharaku

ky eshte justifikimi par excellence qe fsheh paaftesi menaxhimi.
Eshte njesoj si te thuash qe per te ulur kriminalitetin, fus ne burg 10 vete per cdo km 2 pa marre parasysh nese jane fajtore apo te pafajshem se me kete u fus friken te gjitheve dhe e zgjidh kriminalitetin

Fikret

Bën sens.
Po nuk u ble më uje, rrezultati eshte uje 24 ore.
Xhinius

Bleta

Gjithe kohes degjojme : nuk eshte punuar 27 vjete, jane vjedhur fondet, jane shperdoruar burimet …po akuza me emra konkrete kush dhe si, nuk kemi akoma. A ka pasur pergjegjes ne keto pozicione? Nese askush nuk shkon ne gjyq per keto shperdorime, pse duhet te kemi besim qe.ky tjetri do sillet ndryshe dhe nuk do i shperdoroje prape fondet? Se eshte burre I mire kshu nga pamja? Seriozisht?!

ca_the

Une besoj qe ky eshte vendimi i duhur…madje jo vetem kaq, uji duhet te rritet te pakten me 4 fishin…jane mesuar keq shqiptaret me u la edhe cdo dite…nje here ne jave edhe e kane shume…te shtunen ose te djelen…keshtu kursejne edhe lek per parfumeri dhe paguajne ujin se djersa do jete aroma e preferuar…pastaj nuk te kuptoj ty blend qe hap kshu temash…shqiptaret i kane dhene timonin xhaxhi edit dhe lal erit, tani vishni nga nje pal pantallona KAF dhe “brace for impact”

Pjer

Si gazetar qe je Blendo, ke te drejte ta pyesesh apo ti marresh nje interviste, ose me bej mua te pakten korrospodent i jashtem i Peshkut dhe i pyes une te tere ata.

Vlonjat

Patrioto kjo puna e opozites eshte ironi me vete. Dallimi midis opozites dhe qeverise eshte se opozita ka vjedh harbutçe kurse qeveria te vjedh rendshem por te tregon me gisht opoziten…se lulzimi e ka dyfishu cmimin, se ne kohen e saliut u vodhen 220 euro per rrugen e kombit, se koncesionet e saliut, se…, se… .
Kaq e kane shkateruar shtetin opozita e sotme sa socialistet ( hajdute me kallare ) tallin trapin me shqiptarin e thjeshte. Mjaft ti kujtojne popullit saliun me ceten e tij dhe mbyllet cdo debat dhe transparence. A i ke pare motherf… si bejne mek mek mek kur iu kujton koncesionet ne shendetesi? Hashashin jahte cdo lloj kontrolli ne gjithe shqiperine? Dosjet qe do ia paraqisnin prokurorise dhe gjykatave per saliun dhe ceten e tij?
Keta jane kur s’ ke pulen do hash sorren.
Ah se harrova. E ke pare kete zhapikun e bashkise cfare pr po zbaton? Nuk ka televizion dhe dite jave mos te dale ne edicionet e lajmeve. Te krijohet pershtypja se edhe kur fle eshte duke punuar! Tani populli i leshte por pa lesh do pyeste : po si ka mundesi qe te gjitha tv jane mbas bythes se tij? A i pagun gje ky qe keta hap e mbyll lajme vetem me kete? Nqs nuk i paguan keto tv a ka ndonje autoritet mbikeqyres qe ti kontrolloj a jane duke bere collusion? Njerezit atje vihen ne gjume me keto kronikat e tij dhe kur behet fjale per 250 milione shpenzime …he mo se ben pune ay- thone.

salben

Robo ti mund te perseritesh sa fjale portalesh Berishe te duash qe nga verrat e kanadase, por fakti qe nuk e kundershtojne dot as te djathtet qe jetojne ne Tirane eshte se Basha ne kater vjet nuk beri as sa 10% i asaj qe ka bere PS vitin e pare ne bashki, dhe te mendosh qe shumicen e punes e ka bere vitin e dyte… Menyra se si funksionojne mediat eshte qe marrin njoftime rregullisht nga partite e nga institucionet kryesore dhe i transmetojne rregullisht. Sic del Veliaj cdo dite ne TV ashtu del dhe Basha cdo dite pa perjashtim ne lajme. Nuk del vetem nese nuk u dergon mediave nje deklarate shtypi te dites. Nese mediat s’e transmetojne, u qepen me e-mail-e e pastaj i permendin neper mitingje mediat specifikisht. Madje PD u qepet me e-mail-e edhe per titujt. I duan titujt sipas qefit te tyre, fjale per fjale.

Vlonjat

Shabe tu sheruan duart nga kallot e kovave me zhavorr? Zaten ti je i lumtur mjaft qe je ne tirane pa cqt ca behet me qytetin. Tregon dhe kanadane kllufi qe bridhte me makine mes nates per te blere uje per te pire. Po te kishe pire te lana pse u mundove gjate, ca ndryshimi ka per ty uji i lanes nga uji ne uren vajgurore.

machitewa

Edhe ne kosove eshte aplikuar kjo praktika ku shteti ndeshkon qytetarin e pergjegjshem, paguesin e rregullt, per te kompensuar humbjet prej atyre qe nuk paguajne.

gjembi

Me 200 euro blen nje dron keto dite.

TironciLebetit

Patrioto, me duket se nuk jemi kuptu. Pse Bathorasit paguajne 64 leke metrin kub, e pse Korca paguan 66 lek metrin kub prej 15 vjetesh…dhe Aleko me Blendin paguan 45 leke sot??? Ky eshte populizmi qe vuan ai vend e sna len me ec perpara.

Per mu nuk hyn fare Lali Eri…teoria ime kjo…Qeveriu ka ra dakord me BERZH te morri nje kredi 200 e kusur milion evrosh per te rregulluar ujin e pishem ne tirane dhe me siguri garanci do jete qeveriu e jo bashkia, por qe te levrohet kredia duhet garanci qe bashkia paguan dhe rritja e cmimit te ujit te pijshem eshte garanci financiare per te pagu kredine. Te gjitha Partite jane dakort, PD + LSI prandaj programi eshte 5 vjecar, 3 vjet mbas mbarimit te mandatit te Velise. por jane te pafytyre e si dalin popllit sinqerisht. Lali Eri po del ne tv me e shit ket PILULE sa me te omel …se ashtu eshte urdheruar…
Ne jemi 500 vjet mbrapa pikerisht per kete …nuk mund ti kerkosh Velise llogari se po e rrit cmimin e ujit USD 4.2 per familje ne muaj…por duhet ti kerkosh llogari nese …nuk ka uje te pijshem me pas apo kerkon me shume leke.
Ka plas mooti ne nje gji te Ksamilit sot, gjona qe ndodhin, por kush do futet ne Burg per kete gje? Duhet se parate i kan morr dhe kanalizimet i kan bo per ibret.
Pashe shoqerine Civile, ishte per ibret, thjesht dun me avancu ne politike neser…urrejtje primitive ndaj Velise…mungese vizioni e marksizem ekstrem.
Per 4.2 dollare ne muaj per mates nese tirana ka uje te pijshem 24 ore eshte arritje, kur nej familje harxho 10 dollare per uje me shishe ne jave. Duhet ta braktisim opozitarizmin 2 leksh por te kemi kerkese llogarie dhe boll ma me meshire ndaj hajduteve te energjise e ujit. Nga nje ane themi denoni hajdutet e ujit nga krahu tjeter ankohemi per shtet arbitrar kur shteti i rras mrena. Ne Ksamil mer dy pronare hoteli kishin ngordh ne dru me shkopa bejsbolli punonjesit qe po ku hiqshin linjat abuzive jo me larg se para 3 ditesh. Jemi te Pafytyre Patrioto ne pergjithesi dhe do e vujme ket pafytyrsi edhe ata te pafajshmit bashke me ne.
Ti dhe une si Emigrant bojme shurren para shtetit ktu, dhe i pergjerohemi sa here na e fut thelle arbitrarisht por prap quajme Dele ata qe skane cte bojne atje …apo jo. Si e fshi meneren shteti me ne ktu nga sabahu ne aksham???

Fikret

E paskan me ngut.
Se ndryshe si rritet qmimi i ujtit ne mes te veres?

TironciLebetit

Fiqo, cmimi i ujit rritet ne JANAR

Fikret

Aha. Dmth ne Janar na japin sihariqin e korrentit :smile:

Alba2265

Gjithe keto deposits uji .rrypi i gazes na marrte Te ligat e na u befte kurban ain’t got nothing on us .

Fikret

Po mir po a do rrisi qmimin e bukes kjo, se ashtu moo shto miell e shto,

gjembi

Ndoshta sepse Korces ja beri gjermani dhe kane uje 24 ore ne dite.

TironciLebetit

Ja beri Gjermeni para 15 vjetesh? Po Berati pse paguan me shume se Tirana e me me pak orar ujor?

Vlonjat

:grinning: edhe ti ben sikur nuk me kupton mua. Ti thu me mire do jete po mos u ndini. Dakort qe do jete me mire, po me cfare cmimi? Se me ket arsyetim skemi pse ti themi lulit hajdut per rrugen e kombit, apo gencit te rulit zhvates te koncesioneve, pollos se kuq vjedhes kablli e kshu me radhe. A do ndalet ndonjehere kjo rrota e zhvatjes apo me rradhe, nje here pd njehere ps dhe midis tyre dhe lsi!
Me cfare cmimi patrioto me cfare cmimi? Dhe kush do i siguroj shqiptaret qe dallaret e marr borxh nuk do shpenzohen me niko qir llik?

Fikret

Ho me? Usa e fitovi Kupen e Arte.
:+1:
Futboll spektakular

aleko

Tironco me duket se nuk po kuptohemi. Po flasim per rritje te cmimit dhe e marrim si fakt te kryer qe malli(ne kete rast uji) i gjithi shitet/faturohet dhe arketohen parate. Nese do te ishte keshtu, argumenti se cmimi duhet rritur per te pasur uje pa nderprerje sigurisht qe do te bente sens. Por, ne jemi ne nje situate (dhe kjo eshte qe ne kohen e sali bollekut) ku ndoshta vetem 50% e ujit te prodhuar faturohet dhe prape ndoshta vetem 70 apo 80% e faturimeve arketohen. Nese ky 50% i ujit qe nuk faturohet, pra shperdorohet/vidhet do te faturohej me cmimet e tanishme sa te ardhura shtese do te kishim? Dhe nese do te faturohej sigurisht qe edhe konsumi nga perdoruesit deri tani abuzive do te reduktohej dhe qe perkthehet me me shume kohezgjatje te ujit te rjedhshem brenda 24 oreve. Pra eshte njesoj si me rymen elektrike. Bashkia dhe ndermarja e kanalizim-ujit te disiplinojne shperdorimin/vjedhjen e mallit dhe pastaj mund te kete te drejte morale te na kerkojne rritje te cmimit. Une keshtu e kuptoj bashkeqeverisjen me popullin qe kerkon sefundmi PS-ja nepermjet kryetarit te saj.

STALKER

Ti thu kshu se, ose “te intereson” ose se te ka lene kujtesa. Qofte e dyta.
Jo dhe jo, nuk eshte ky dallimi. Dallimi eshte se opozita e sotme, kur ishte ne pushtet, thjesht vriste (e nuk po llogarisim autokracine e saj, shkeljen e te drejtave te njeriut… etj etj).

Patjeter. Perndryshe, te pret Korbi. Biles ne mendimin tim, kjo eshte vije ndarese midis atyre qe mendojne se Putini, Erdogani, Berisha… jane e njejta gje me Obamen, Macronin, Merkelin, Ramen… dhe atyre qe mendojne te kunderten

(ps: falje, nuk e kuptoj pse pergjigja ime vjen si pergjigje per gjembin; gabim kompjuterik, do thosh Njëri)

salben

I vetmi argument i ketyre ka mbetur “jane te dy palet njesoj”, sepse ngaqe nuk kane cfare te mirash t’i permendin PD-s, shpresojne qe te jene te gjithe te tjeret po aq te keqij. Kaq u ka mbetur

Vlonjat

Dmth me kete i mbyllim te gjtha hesapet me keta te sotmit. Persa kohe keta nuk vrasin kane carta bianca ne cdo gje! Se po u kerkuam transparence do na thone " hej harrove qe saliu te vriste" !
Po une kete po them ne keto komentet me siper. Vrasja e njerit s’mund te sherbej si alibi per tjetrin. Perkundrazi!

korriku

vjen si pergjigje per gjembin sepse, ke nisur t’i besh nje replike asaj tek kjo teme (ndoshta dje) por s’e ke perfunduar. Ke fshire tekstin, por Box-i i komentit (i cili permbante tekstin dhe gjenerohet kur zgjedh te postosh) , nuk eshte anuluar kur nderrove mendje.
kur je rikthyer per te postuar, komenti i ri permbahet ne Box-in e komentit qe ti e kishe te gjeneruar tashme per ket teme, por rri cik si i fshehur ne fund te faqes prandaj s’e ke pare.
Tekniket e faqes mund ta rregullojne kete problem per ne.

Vlonjat

Prandaj punet shkojne keq se kemi si etalon te keqen. Kshu thonin komunistet ne kohen e krizes se bukes " ne kihen e zogut njerzit vdisnin nga malarja", kshu thonin berishistet kur njerzit protestonin per te drejtat " ne kohen e komunizmit ngordhnim per buke prandaj mos u ndjeni" , kshu po na thone dhe socialistet sot kur i pyet cfate po bejne “ne kohe te berishes te vrisnin po te protestoje”.
Nqs do vazhdojme te mbajme si shembull te shkuaren as nuk kemi per te bere hajer. Shqiptaret duht te jene ambicioze me te ardhmen sepse nuk u mungon asgje.

TironciLebetit

Patrioto, po pse ti dhe une ???[quote=“Vlonjat, post:78, topic:3083”]
do i siguroj shqiptaret qe dallaret e marr borxh nuk do shpenzohen me niko qir llik
[/quote]

Aq me pak Opozita e partite e tjera pro-qeveritare. Shqiptaret do sigurohen kur te denohen abuzuesit kur kapen. Por edhe kjo nuk eshte llogjike se meqe Lali Eri do na vjedhi Lekat te mos investojme ne ujesjelles. Flitet per 4.2 leke per mates ne muaj ne tirane kur Berati paguan akome me shume edhe pa premtimin se do kene ujin per 24 ore. Na doli Xhelal Mziu, burre shteti, ja u ka bo Bathoristeve te vet 64 leke me vendosmeri e dedikim.
Ne ketu ne Oksident po i kontrollojme politikanet e bashkiaket tane me transparencen Blendiane per investimet qe kryejne? Aleko me Blendin kane me shume shance per tu degjuar se sa ti edhe une ktu.
P.S. Sec me kishe shprehur edhe pezmatim per situaten e Canabisit ne Shqiperi me siper, amon mos me thuj qe merakosesh se rinia Italione e Greke po tymos canabisin e fshatrave tona dhe erdhi fundi i botes. Cdo themi ne ketu per konsumin e droges ku jetojme por ta lejme me kaq se i japim krahe shkabes[quote=“Vlonjat, post:65, topic:3083”]
Hashashin jahte cdo lloj kontrolli ne gjithe shqiperine?
[/quote]

korriku

e urrejne te qenit i majte, dhe vetem monstruoziteti i krimeve te PD nuk i le te jene njesh me te.

TironciLebetit

Nuk je larg shoqerise civile Aleko qe deklaronte qe vetem 30% e ujit te prodhuar faturohet. Une e shof ndryshe nga Marksistet…Investimi i fundit dinjitoz dhe i deshtuar ne ujesjelles eshte bere ne 1987 ne kohe te Ramizit. Vec mirembajtjes se linjave te xhaxhit si i referoheshin edhe Shoqeria civile ka pasur vetem arnime. Tirana e 1987 me 300 000 banore Tirana sot me 1 meleone banore dhe prap i vini theksin kontrollit te hajduteve?
Sapo pranove qe 50% e ujit vidhet pra nje popull hajdut Aleko nuk ka te ardhme. Keshtu qe mbyllet ketu argumenti sepse edhe shoqeria civile me keq me nje popull hajdut qe vjedh30% te ujit hajdute kane shance te lindin e rriten.

Une problemin e kam me populizmin sepse Uji eshte perdorur per korrupsion elektoral a korrupsion stabiliteti e si perfundim e ha kompania private qe ashtu me breke neper kembe per te mbijetuar ja fut qytetarit te ndershem, eshte Catch 22.
Fakti qe Korca e ka paguar ujin 64 prej 15 vitesh dhe Berati paguan me shume pa pasur uje, tregon se Tironcit jane llastuar se jane afer Qeveriut. Rritja eshte minimale, pensionistet e kategorite ne nevoje perjashtohen, pietja eshte a mund te rritet ma shume nese ka mundesi qe te permiresohen kushtet ma shpejt, sidomos kur ujin ju e paguani 2 here edhe tek shteti edhe tek privati me bidon, pak a shume nje cilesi.
Rrasja ne burg e 50% te hajduteve sipas teje apo 70% sipas shoqerise civile nuk behet plus qe shoqeria civile do dali prape ne proteste per te drejtat e shkelura te hajduteve.

korriku

Ekonomistet janë të bindur se kriza e ujit vlerësohet sot si kriza potenciale më e rëndë për vitet e ardhshme, si për furnizimin me ujë edhe për prodhimet bujqësore dhe industriale.

Kriza e ujit për pasojat e saj të rënda konsiderohet edhe si element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare, pasi dëmtimet e saj janë masive, janë në shumë sektorë jetikë të ekonomisë.

gjembi

Pyet Pjerin.

STALKER

Ndersa une them te kunderten. Po, sherben. Ja qe kshu e mendoj *

*arsyeja eshte se une nuk e moralizoj dot kapitalizmen : per mua, kryesorja eshte qe pushteti te mos kthehet ne regjim qe ishte dhe rasti kur opozita e sotme ishte ne pushtet). Dhe kaq.

STALKER

Ja nje shembull te anasjellte:
Në France u zhvilluan presidencialet. Personalisht, e konsideroja jetike te votuarit per Macronin, perballe Le Pen. E majta shpesh u dyzua midis bojkotit dhe votës ‘by default’ te Macronit.
Une zgjodha opsionin e dyte dhe isha kategorikisht kunder opsionit te pare. Por tashme qe Macron eshte president, ai nuk ka per asnje sekonde mbeshtetjen time, sepse nuk kam asnje iluzion per politikat e tij.

Qe nga momenti qe nuk moralizojme kapitalizmin (demokracione parlamentare, quaje si te duash), pra qe nga momenti qe nuk kemi iluzione ne moralin e tij (per mua, korrupsioni eshte pjese e tij, pra eshte i paevitueshem, ku me pak e ku me shume), e bejme më kollaj zgjedhjen midis nje regjimi dhe nje demokracie. Borgjeze, sigurisht, por demokracie, gjithsesi (qe nuk vret - per ti rene shkurt)

STALKER

:pray: postimi duhet te kete te pakten dhjete shkronja

Alba2265

Tirana e vitit 1987 ujin e kishte me orar .

Fikret

Me çpo kuptoj une nga ekzaltimi i shokeve, rritja e çmimit te ujit eshte nji fitore e madhe, dhe jo vetem per Tiranen,
Urime, urime

aleko

Nuk kam folur asnjehere per te futur ne burg, por nuk mund te jape para shtese pa qene i bindur se ndermarja qe administron kete mall e kryen mire punen e saj. E qe te krysh punen mire do te thote qe mallin jo vetem ta shesesh teresisht, por edhe leket ti arketosh plotesisht. Dhe nese kjo performance aktualisht eshte tek 50% kesaj i thone qe shteti do te vazhdoje te godase (me rritje cmimimesh) vetem ate pjese konsumatoresh qe paguajne.

korriku

-Vrasja e njerit s’mund te sherbej si alibi per tjetrin

-Ndersa une them te kunderten. Po, sherben.

Kaq. Mbaron ketu.


shume didaktik shembulli ilustrues i meposhtem, faleminderit stalker

STALKER

Dhe jam i sigurt qe eshte pune bindjeje ky muhabet. Më shume se pune interesash

Ja nje tjeter shembull: nga gjithe republikat sovjetike te Azise qendrore, qe prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik, vetem Kirkizistani ka provuar te zhvilloje zgjedhje demokratike. Mire keq, ka provuar. Mire keq, ja ka dale : te gjithe vendet e tjera perreth vazhdojne te qeverisen nga ish-sekretari i Pare i KQ te partise te vitit 1990 (ose nga pasuesi i tij), duke marre 95% te votave, cdo 5 vjet.

Tani: kirkizet, nuk kane patur ndonje histori te vecante apo ndonje kulture te vecante demokratike nga ajo e republikave te tjera sovjetike. Por ja qe ja dolen mbane te mos qeverisen nga nje person i vetem.

Ti tani thua: pse mos ja bejme gjyqin njesoj : edhe qeverise se Kirkizistanit, edhe edhe regjimeve te vendet te tjera te rajonit ?

zeqo

Shume pak e kane rrit.

Vlonjat

Nuk eshte çeshtje bindjeje dhe mundohem mos te bie ne ate gjykim.
Krahasimi çalon, per vete fakin se qe nga 1990 pushtetin ne Shqiperi e kane pas ne dore komunistet (Pd) dhe kryptokomunistet (ppsh e shnderuar ne ps). Keshtu qe ka qene nje vazhdim i nje lufte brenda llojit, prandaj dhe perplasjet ne Shqiperi kane qene tragjike. Nuk ka pas dy pale apo pole me flozofi te ndryshme. Kane qene nje hajdut dhe nje xhepist. Tani se xhepisti i lyen floket me xhel dhe mban parfum nuk do te thote qe akti qe kryen eshte me pak i denueshem.

Patrioti

Blendo te pashe dje te emisioni me ate gocen. Pashe fare pak se mu desh me dale, po nga cka pashe me pas ne stacionet e tjera u habita nga politizimi plot budallik i ceshtjes. Nuk ka pse te akuzohet PS, PD, LSI… kur nuk vje uji, e jane thy pllakat e trotuareve, apo kur nuk mblidhen plehrat. Faji ne kete rat eshte i pervecshem.
Nje gjo tjeter qe nuk pashe te permendet eshte efektiviteti i ndermarjes se ujesjellsit. Para se bashkia ti shtrije doren qytetareve, a ka mundesi ti gjeje keto para te mcefme ne ndermarje? Jo per gjo po kto lloj ndermarjesh ne vite jane bo si vend pllumash per militante kokebosh e barkderra.
Nji gjo tjeter qe lidhet me efektivitetin jane edhe humbjet ne rrjet. Eshte uje qe vidhet dhe demtime qe i bohen rrjetit. Pse duhet me i pagu qytetaret e tjere keto shpenzime? Sa veta jane cu para gjykates e sa gjoba jane mbledh per ksi gjonash? Nese cdokush qe bo nji brime ne tub, do u gjobiste sa per 100m linje, bashkija sdo kishte nevoje per pare sot.

gjembi
salben

kam kaluar se fundmi ne laprake dhe ishin hapur te gjitha rruget, po sistemoheshin vertet kanalizimet. Keta te PD duan qe Veliaj te mos e reklamoje punen e zyra e tij e shtypit te mos punoje, me shpresen se Basha i tyre do te duket me pak vrrome

kapo

gjerat nuk ndodhin pa nje shkak Ne jena i vetem popull qe kemi ate shprehjen mahnitese;“beji nenen te theras baba”…kur talli menderen Xhaferi e Sudja me ate popull qe i mori paret me kenge e valle ,politikanet nuk kane pse te sillen ndryshe,sepse te gjithe kane ne gjake ate genin e badakciut qe u konsolidua per 500 vitet e anadollit dhe 50 vitet e komunizmes se Dulles.

salben

Xhaferri e Sudja peshqesh i Berishes jane. Fushaten e tij financonin. Ne qeverine e tij lulezonin.

Pjer

Tironco, e harrove investimin e modh qe bon italionet me Bovillen, (ne kohen e tranziscionit, para ca viteve) dhe shtrimin e disa linjave te reja.
Ne 1987 veç u diskutua puna e ujtit, te ndahej ujti i pijshem nga ai qe perdornin fabrikat, uzinat, sepse lindte pyetja, se; pse industria te perdorte uj te pijshem kur mund te perdorte uj tjeter, dhe e quajten uj industrial.

Alba2265

Tironci nuk ka si ta dije se s’kishte llindur hala ne ate kohe .

korriku

bravo kapo, kush s’e krijon dot konceptin per psikologjine babare deri ne vrasese te PD, edhe pas bombave te tilla qe leshoni ju mbi njeriun ne shqiperi, nuk di c’te them tjeter

arb

llogjike kapitaliste made in Albania…beje njeher e pastaj leket !! hahaahaha te medhenj jeni ! I ka kapitalizmi keto o njerez…hidh leket ne do uje te shpia! apo paguani shume…lere mo u keputet

Fjala

Njelloj e paskemi faturen vjetore te ujit Blendi. Tani ty do tu beka uji 40% me i shtrenjte se ne Amerike. Si duket e keni krahun e punes qe paguhet me mire se ketu, prandaj dhe I dalin kostot kaq te larta bashkise.

puxha

Nuk me interesojne shume historirat politike ne lidhje me ujin e pijshem sepse mendoj se kjo pune NUK KA histori ne shqiperi; sic u tha e me lart, pas '90es ka patur vetem arnime. Rrjetet e furnizimit me uje te Tiranes p.sh. nuk kane pare ndonje projekt serioz ne praktike, dhe per kete mjafton te shikosh gjendjen, pa lexuar gje. Sa per rritjen e cmimit, ka kuptim ekonomik nese do te besh dicka serioze, dhe nese shqiptaret nuk duan te paguajne per ujin, atehere per cfare? Sipas ketij artikulli te para 4 vitesh me shifra te mesatarizuara ne renditemi tek vendet me cmim goxha te lire ende - http://www.publicpolicy.ie/domestic-water-charges-in-europe/.

Pjer

E po kjo pune, pikerisht tek kjo teme , kur duhet Gaia, ajo mungon. Ajo e ka pas “qejf” Uriahipin :grin: