Larousse i përmuajshëm, n° 264, shkurt 1929, Paris, f. 48 : “Ahmet Mati bej Zogu, lindur më 1894, zotëri i fuqishëm feudal shqiptar dhe, prej 1928, mbret i Shqipërisë. Djalë dhe nip pashallarësh, i përket nga ana amësore familjes së fuqishme të Toptanëve ; prej farefisit amësor ushtronte një ndikim të madh në rajonin e Tiranës, prej farefisit të babait influenca e tij ishte e madhe në Mat, në veri të vendit. Inteligjent, ambicioz, trim dhe i shkathët, kreu studime ushtarake cilësore në Manastir dhe në Gallatasaraj (…) Më 25 gusht 1928, Asambleja kushtetuese dekretoi mbretërinë në Shqipëri dhe thirri në fron Ahmed Zogun, i cili u bë kështu Zogu Irë.”
Komenti, marrë nga : “Ordres équestres de la Couronne d’Albanie”.
Si sot me 1928, shpallet Mbretnia
Nga letra që botuam dje, mësuam që i dëgjuari atdhetar, zoti Nikoll bej Ivanaj ndodhet në ushtërinë shqipëtare të Ahmet bej Matit. Ahmet bej Mati, me të cilin bashkëpunon Nikollë bej Ivanaj, është djalë fare i ri, … por luan nga zemra dhe hekur nga karakteri. Dhe e provoi me punë. Mati është i vetëm vend i Gegërisë që s’u shkel nga serbi, as në luftën ballkanike, as në luftën evropiane. Ahmet Zogolli, në krye të matjanëve të tij, e mprojti nga armiku i huaj dhe e mbajti lart flamurin e Skënderbeut. … nuk iu unj as serbit, as Esatit… E paçim sa malet - Fan Noli, gazeta Dielli, 16 shkurt 1916.
kte lajm se kishin gjith mediat knej
kapo fuksi i epokes ngambrapa,
Zogu u be i njohur si figure politike ne Kongresin e Lushnjes, te cilin e mbrojti me arme me 100 trima te tij. Per kete arsye e emruan minister te fuksave te qeverise se sapo krijuar, dhe me kete baze arriti te kontrolloje gjithe vendin, te behet kryeminister, e me vone edhe mbret.
Jo po qe te kuptosh vleren universale qe kemi ne fuksat 5-leksh ne historine e shtetit ngado ne bote.
Gjeja me me mend qe bene shqiptaret.
Fatkeqesisht zgjati vetem 11 vjet.
kjo eshte gjeja me me mend e hemisferit te djathte te trurit sipas feles se djathte, ndersa sipas feles se majte gjeja me me mend e hemisferit te majte eshte emrimi i Sekretarit te Pare.

Shqiptaret bejne shume gjera me mend, po ku di ti
Po qe nuk eshte e vertete fare Komandant i mbrojtjes se punimeve te kongresit te Lushnjes ka qene Hysni Toska nga Mallakastra jo nga Mati …ish komandant i xhandarmerise shqiptare ne qeverine e Ismail Qemalit …Forcat e mbrojtjes dhe shumica e pjesmarrseve ishin nga jugu …dhe shtepia e Fugeve qe u zgjodh te mbaheshin punimet ishte rreth miqesie e atyre trimave …Zogu ka merita te tjera …
Ashtu si thu ti osht, por mallakastrioti, dmth palloshi, kishte vetem titullin si kryexhandar dhe leshin e trapit si force reale policore. Ndersa maloku kishte 300 trima me vete. Lexo ktu linkun, se ti, megjithse nacionaliste e djathte antikomuniste, te pelqejne shum komunistet nacionaliste tip Dritero Agolli:
Ju s’dini as me lexu pale te dine historine dhe ti kuptoni ngjarjet …lexoni ndonje gje andej -knej dhe i sillni si fakte te pakundershtueshme …
Aty eshte bere nje artikull per Zogun si u be minister i brençem …
dhe ta thote dhe aty …
’'Para se gjithash ,me 1920 Ahmet Zogu ende nuk ishte nje personalitet me peshe ne arenen politike shqiptare.Ai u ftua te merrte pjese ne Kongresin e Lushnjes si delegat e Matit dhe asgje me teper ''
Dhe pse kishte marre 300 veta me veta dhe nga keto 100 mori ne Lushnje kete nuk e ben me te zote se kryexhandari kishte 800 …
mgjth meso ndonje gje nga Kongresi i Lushnjes se eshte tempulli shqiptar … https://www.youtube.com/watch?v=BOOJBgMGgJM
per historine mu nuk me rruhet fare para te vertetave parimore. E verteta parimore ne rastin e krijimit te shtetit midis banditesh eshte xhandermarija, nervi i shtetit eshte policia sekrete, dhe Zogu nuk e humbi kurre lidhjen me te.
kryepalloshi mund te kishte edhe 18.000 mikropalloshe, por kjo nuk ndryshon asgje faktit qe ministri i brendeshem qeverise dale nga lushnjaret ishte maloku.
Nuk ke se çfar me meson nga tempujt e shtetit sepse e di mir çfar eshte shteti, shurrtore eshte nese fuksionon si qellim ne vetvete.
Edheune prandaj ti solla faktet jo per ta mbush menjen ty …se e di qe ti s’ke menje lol
dhe qe i di te gjitha …po ja i plasi shtetit per njerez si ti …aty e ka mendjen te ty …
jo jo, ti ma ke mush menjen top se çfar tempulli eshte shteti e çfar sacerdoteshe je ti ne sherbim te Tempullit te Shtetit si Ndermarrje Nacionaliste Prodhim Amonjaku!
Kaposh, pike te Dobet i ka pasur Serbet ky Naltmadhnia jon. Prandaj Kosovaret se kan duru dot ne ere.
Keto jane bere nga taljonet.por zogu ka merita megjithese duhet pritur edhe nje brez te gjykohet objektivisht .
Ky shkrimi qe solli i Modhi ketu, ishte i shkelqyer, tregonte pa tifozllik, pa politizim, ne menyre konçize ter karrieren e Zogut.
I bene italianet por filluan ne kohen e Zogut punimet dhe vazhduan edhe gjate pushtimit …
Kur thote te verteten dhe ky i kuqi …
Artan Lame: Urbanizmi dhe ndërtimet njohën stabilitet vetëm në kohën …
https://sot.com.al/.../artan-lame-urbanizmi-dhe-ndërtimet-njohën… - Traduci questa pagina
Ai theksoi se urbanizimi dhe ndërtimet kanë njohur stabilitet pikërisht vetëm në kohën e mbretit Zog. “Zogut unë i njoh nga kjo pikëpamje vetëm një meritë të …
http://www.ermenji.org/historia/chap28.html
Por mbasi Zogu nuk qëlloi i asaj natyre, duhet thënë haptazi se as populli shqiptar, në tërësi, nuk ishte i asaj lartësie sa të vetqeverisej me mënyrat demokratike që kanë zënë vend në botën e qytetëruar të Perëndimit pas një evolucioni shumë të gjatë. E pamë sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937, (përveç vitit 1920 ku Shqiptarët, nga frika e copëtimit, treguan një solidarësi të vërtetë kombëtare) s’shihej as dëgjohëj tjetër veçse trubullime, kryengritje, çohu ai kundër këtij, pikërisht si në kohën e Turqisë, kur çdo krahinë, çdo bajraktar, çdo kapedan, ishte një shtet më vehte. Prandaj, në kushte të këtilla, t’ia hedhish të gjithë përgjegjësinë e fatkeqësivet kombëtare një njeriu të vetëm - dhe ky njeri të jetë Zogu - nuk na duket gjykim historiani. Zogu ka përgjegjësitë e tija, po edhe kombi shqiptar, në përgjithësi, kishte mungesat e tija, të cilat nuk ishin më të vogla. Dhe mbasi çdo populli i vjen një regjim pas kokës sikurse çdo njeriu që i vjen një kësulë, duket se populli shqiptar në tërësi, nuk ishte i pjekur për një regjim më të mirë. Dhe kjo jo për mungesë energjie, zgjuarësie e cilësish morale, po për shkaqet historike që kemi treguar gjatë këtij studimi. Shqiptarët, në përgjithësi, kishin mbetur ndoshta populli më anarkik i Evropës, popull që s’pranonte asnjë autoritet shtetëror, dhe botëkuptimi i të cilit me shumë vështirësi mund të delte përtej rrethit të krahinës të fisit a të bajrakut. Kujtonin se qeveritë dhe regjimet politike duhëshin ndërruar sipas fantazisë së secilit, me aq lehtësi sa ç’mund të ndërrohet këmisha. Çdo bajraktar që çonte më këmbë 300 veta, çdo oficer që mund të bënte me vehte 20 gjindarmë, kujtonte se ishte mjaft i fortë për të marrë në dorë Tiranën dhe shtetin. Dhe gati të gjitha ato që kemi quajtur “kryengritje” kanë qënë të kësaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje fatkeqe e atij populli të mjerë, pas zogizmit, solli komunizmin. Prandaj, përveç përgjegjësivet historike që Zogut mund t’i ngarkohen edhe prej brezavet t’ardhshëm, kur të jenë shuar pasionet e kohës sonë, le të shikojmë nëse regjimi i tij mund të ketë pasur edhe ndonjë anë pozitive.
Ana pozitive e regjimit të Zogut është se, mirë, keq, gjatë atyre 14 vjetëve i dha Shqipërisë formën e një shteti të përqendruar, me një administratë të rregullt dhe me një gjindarmëri t’organizuar mirë, e detyroi një pjesë të Shqiptarëvet t’iu nënshtrohej ligjevet, dhe, me anën e ca rrugëve që u ndërtuan (qoftë edhe për interesat strategjike t’Italisë), me ca shkolla që u hapën, me shërbimin ushtarak të detyruar, me pjesëmarrjen e Shqiptarëvet të çdo feje e të çdo krahine në vepërimet e ndryshme të bashkësisë shtetërore, u krijuan lidhje kombëtare më të forta, u ngul në mendjen e gjithkujt se Shqipëria duhej të përbënte një tërësi, si shtet i pavarur. Administrata shtetërore e qiti jashtë ligjit zakonin e ahmarrjes dhe të mbajtjes s’armëvet; u vu kudo një farë disipline. Me gjithë kryengritjet që u bënë njëra pas tjetrës, qetësia u mbajt mirë, sepse Zogu ishte i zoti për atë punë. Por nuk mund të thuhet se ky rregull mbretëroi më çdo anë të Shqipërisë. Administrata e përqendruar pati fuqi pothuajse vetëm nëpër ato krahina që ishin mësuar deri diku të njihnin autoritetin e shtetit. Kurse në disa malësi të veriut qetësia u mbajt duke iu paguar rroga “kreshnikëvet”, të cilët shpeshëherë ishin qeveri më vehte nëpër krahinat e tyre, vrisnin për gjaqe e punë të tjera sa iu donte zemra, dhe nëpunësit e administratës shtetërore qëndronin n’ato vise si “jallan shahitë”. Për t’i dhënë Shqipërisë tiparet e një shteti evropian, Zogu vuri në fuqi kodin penal sipas atij t’Italisë, në Jenar 1928, kodin civil sipas ligjevet napoleoniane, në Prill 1929, dhe kodin tregëtar sipas modelevet të Francës dhe t’Italisë, në Prill 1932
Keto nuk kane lidhje me ndertimet …por dhe keto jane shume per te treguar çfare ai bere …ne çfare gjendje ishte SHQIPERIA me kuaj e gomere …kercisnin vrasjet dhe hajnia… 500 vjet roberi …
Po ça jane keto paçaurre ? Si do shkruante Bedri Spahiu ne burg ne 1970 fjale te mira per Zogun ? Prokurori gjakatar i diktatures me te eger te vendeve komuniste flet per demokraci …O Zot o zot pastaj çi ngaterron kot ‘‘trimat e revolucionit’’(komunistet ) me kryengritjen e Fierit 1935…
Nje organizate e fshehte kur merrnin pjese njerez te ndryshem qe per arsye personale postesh te blere nga italianet donin ta rrezonin qeverine e Zogut …
https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Ffieri.al%2F2017%2F08%2F14%2F14-gusht-1935-kur-kryengritesit-vrisnin-ne-fier-nje-gjeneral-nga-ilirjan-gjika%2F&h=ATO5vwnGoAbxUVaCl0csgQ-2CbDwR4wf9vgC3DyziRZHg7zE2LAD2eqYyMxVuqf3IfxB5byYNCX8y0Qec6nOvfUQ4iuZGE3JriNmPnJT_kLL1hccmXXHYAW2vjD5wC9c9mivfAtuw26HlTEft3rMO_hImos3-2vS3hHXJPvEw0QSKHVhGkZF_dCEfaY-28m9V6t0icAItIAu0kzxyi3NH65cojwTEch9gdP0w7QKJoMPseubaQ4Ie0L9a2wRdGt13U0cdQ9fdJ_d38oCrd9VThR-qchJ
Perendimi nuk njohu qeverine e Nolit me arsyen qe erdhi ne pushtet ne menyre te paligjshme do njifte keto 4 morra te kuq …U alarmuan sepse per 4 dite lidhi mardhenie politike me Bashkimin Sovjetik ,shtet i pare ne Europe qe lidhte marrdhenie me BS.
Zogu ndermori shume reforma ndaloi me ligj poligamine ,lejoi divorcin,reforma per token ja bleu te pasurve dhe ja dhuroi te varferve ,çoi ne shkolle me bursen e shtetit dhe fukarain qe nuk kishte mundesi dhe Enver kopilin qe nuk mbaroj as vitin e pare se brithte kuplarave e vodhi edhe ne ambasade ne Belgjike ku ishte ne pune (keto ishin komunistet )
zogut duhet ti kuptosh kohen ku ka jetuar ,mbase nuk ka qene nje shtet demokratik me parametrat e sotem por me mire se diktatura qe kaluam ka qene 1000 here .Tapite e Zogut bredhin te tere te gjejne komuniste e demokrat se ja dine vleren
e shtetit qe vuri …Zogu ishte politikan dhe armiqte qe donin ta vrisnin i fali ju dha pune poste publike ,ta krahasosh me Enverin qe vrau e burgosi te gjithe shoket e tij deri pjestar te familjes qe e kishin mbajtur …-Aman mos na zini me goje komunistet kete rrace te ndyre qe nuk po ju shuhet fara …
Eshte interesante te lexosh edhe Bedri Spahiun pavaresisht se cfare mendimi ke per te. Ne se i di te gjitha mos lexo kjo eshte keshilla me e mire per te ruajtur balancen mendore.
Ata Morrat e Kuq fituan luften apo ti je e mendimit qe e humben? Pastaj une per vete Morrat e kuq i shof kudo edhe tek fronti yt i humbur.
Ku i ke morrat e kuq sot mire qe e drodhen se do vdisnin per buke …
Morrat e kuq te lane ty dhe mua te vdisnin per buke per ate pune. Armiqte e tyre i zhduken perfundimisht dhe skan asnje shanc ta rimarrin veten.
Mua intervista me duk interesante dhe disi primitive por jo per cfare kundershton ti. E para duket qe sipas Bedriut nuk kishte asnje shans per te kuqen te triumfonte ne ate kohe. Mbreti Zog i shihte Morrat e kuq si te parrezikshem …e me indulgjence…ndoshta edhe per aresyen qe Morrat e kuq rridhnin nga Elita qe ai i kishte afer.
E dyta, sot shoh se pavaresisht krimeve te panumerta ne emer te Komunizmes por qe ishin per hir te sigurise se pinjolleve si ne cdo Monarki, edhe Enver Hoxha edhe Ahmet Zogu shohin Pinjoll te pa-afte, Mongoloid dhe te perfshire ne Trafiqe ne linjen e tyre te vyer biologjike, ndonese u kujdesen qe fara te mos ju prekej fizikisht.
Mua me rruajten trapin …florinjt i kishim …te gjithe qe kishim jasht tek ne e kishin mendjen me pako e me te tjera …plerat i kishim krushqi …nuk u demtuam shume …
Me frike ne zemer ke jetuar, dhe ata florinj vetem njerezve te besuar ja u shisje, pa rene ne sy per ndonje kellef dhembi a ndonje ore omega per ate pune. Ku do i shisje florinjte apo me ate kurs kembimi?
Enver Hoxha jetoji si mbret dhe ja futi te gjitheve, sa me afer si rasti i Bedriut aq me thelle. 35 vjet burg, jo pak per heroin e brigades qe mburrej se ja kalonte edhe Mehmetit.
Nejse familja Hoxha dhe Zogu dolen me palagur ne kete rremuje. Ja paske hudh edhe ti sipas mendjes tate por je statistikisht e injorueshme.
Une nuk e njof friken …por them shyqyr qe erdhi demokracia se mund te kisha perfundu burgjeve me koken e gjuhen qe kisha …(mbase prindit mund te kene pasur frike )
Historia do ta trajtoje Zogun me me shume dashamiresi se sa ky brez I sotem I shplare nga trute prej pompinove te dulle djegesit.
konsideroni rrethanat ne te cilat sundoi Zogu.
vetem 10 vjet ne pushtet.
rrethanat nderkombetare .depresioni ekonomik I viteve 30.atmosfere e turbullt me daljen ne skene te komunizmit e fashizmit.Vendet e europes te cilat jane sot demokraci te konsoliduara ,Italia e gjermania ishin diktatura naziste e fashiste me synime per rindarjen e riberjen e hartes se europes.greqia e jugosllavia vendet fqinje te dyja monarki me synime per rindarjen e shqiperise.Shqiperia vend qe doli nga perandoria osmane pa asnje km hekurudhe disa km rruge, popullsi 100% analfabete , pa ekonomi ndodhet ne vijen e ndarjes se lindjes e perendimit ku perplasen interesat e disa fuqive te medha .
rrethanat e brendshme .popullsi e percare,e varfer ,e pa arsimuar , anarkike , elite politike ne pergjithesi qe nuk ka asnje lloj ideali pervecse interesit vetiak qe behet lehtesisht vegel e atij qe paguan me shume dhe e gatshme ti veje flaken vendit nese ia do interesi per pushtet e pasuri.
ne kete rremulle te jashtme e te brendshme me gjithe te metat Zogu ia harriti te vendoste rregull e ti jepte shqiperise formen e nje shteti te organizuar .Arsimi I zogut ishte pak e sakte .Ato nxenes qe u arsimuan ne liceun francez , shkollen amerikane te kavajes , instituti nana mbretereshe me vone dhane kontribut per vendin.nese pushtimi Italian nuk do ta kishte nderprere sundimin e tij te rinjte qe po arsimoheshin ne Europe do te kishin ndertuar nje demokraci solide ne shqiperi ku zogu ose do te abdikonte apo do te kthehej ne nje monarki kushtetuese europiane .
po po alba, gjithçka do ishte me mire, ne do kishim me teper pare, dhe komentet tona tek Peshku do ishin me cilesore, felet tona do ishin me te majme, bolet me te medha, dhe brimat me te thella.
Amen to that 
Pershkrimi me i vertete per Zogun me duket ky me poshte:
“Inteligjenca natyrore e këtij njeriu (Zogut) ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…” - Eqrem bej Vlora
Problem eshte nese fjalet me bold jane virtute apo te vese???
Gjykimi duhet vendosur ne kontekst historic.perpara se te gjykojme zogun ,shife cfare kane harritur ne 27 vjet te majte e te djathte ne Kohen e BE , kur kemi pas ne krahun tone fuqite me te medha te botes , me nje popullsi shume here me te arsimuar e te informuar .
kush mer, çer po thoni mer jau, n’koh t’Zogut leku ishte shum i fuqishem, me 1 lek bleje nji buke t’bardh pestedyshe!
megjithmen iMoth
Femra shqiptare gjatë Monarkisë – SKANDAL PORTAL
Skandal.al940 × 591Ricerca tramite immagine
Megjithatë, duhet theksuar se mentaliteti ndryshoi së tepërmi edhe gjatë kohës së Monarkisë Shqiptare, duke filluar sportet e para për femra, që nga tenisi, … https://www.google.it/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&source=images&cd=&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwip3bmZqIzWAhWGLVAKHf0vDycQjB0IBg&url=https%3A%2F%2Fskandal.al%2F2017%2F06%2Ffemra-shqiptare-gjate-monarkise%2F&psig=AFQjCNE3_T4g6euhLrWg8_X49COG-4Rz-g&ust=1504641359068332
ja dhe ne komunizem lol



Cilat jane ndryshimet ne shioqerine shqiptare me kohen kur Enveri erdhi ne pushtet? Nje njeri qe vete-shpallet mbret nuk abdikon kollaj ne favor te demokracise. Thjesht Ducja i beri refresh Shqiperise, me ndryshimin qe diktatura qe lindi pas luftes nuk ishte e trashegueshme familjarisht.
Per nje udheheqes jane virtyte.
Puna eshte se ky eshte mendimi i Eqeremit per Zogun. Zogu eshte treguar ne shume raste hakmarres, pra a eshte kjo shenje urrejtje apo eshte kategori tjeter?
Mendimin e Eqremit e solla meqe eshte mendim i qepur mire, perveçse estetik (diçka te tille te ngjashme por me banale ka thene edhe Konica i pare, para se te lepinte naltemadhnine). Njekohesisht ky pershkrim karakteri eshte nje prirje, se eshte e pamundur qe nje qenie njerzore te mos kete asnje ndjesi, asnje urrejtje dhe dashuri. Me fjale te tjera Zogu ku i ka leverdis ka urryer dhe eshte hakmarre, ku nuk i ka leverdis ka bere sikur ka dashur dhe i ka ngrene m… kundeshtarit. Dmth perveç te tjerash ka pasur virtutin e interesit, vepronte sipas interesit, si te gjithe udheheqesit e virtutshem qe e thua edhe ti.
Nga kerkimet e mia te pavarura me del si njeri me intelligjence mediokre, ambicioz, frikacak dhe paranojak, deri ne ate pike sa te perdorte femrat si mburoje kundra atentatoreve te mundshem ato pak kohe kur linte kullen e tij “mbreterore”.
Mund te na thoni cfare ka dashur te thoje artikullshkruesi me ato epitete? ![]()
Në vitet ’70 Komiteti Qendror i PPSH-së porositi një pikturë me sfond historik, të cilën e vendosi në një prej zyrave kryesore të Dulles. Në mënyrë simbolike, kjo pikturë pasqyron propagandën e regjimit komunist per mitizimin e skenderbeut , sipas së cilit vetëm ai regjim po realizonte aspiratat shekullore të popullit shqiptar.
Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavëdronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjtë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. 

Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti duke menjanuar shtetin moder te Zogut. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha.
E kam veshtire ta besoj kete pikture kapo. Nga aq sa e njoh une artin e para 1991, kjo duket shume amatore. Duhet te jete e bere pas viteve 1990. Skenderbeu me pantallona me vize.
Edhe kalin e paskan bere si pony, ato i ka pas geta, ashtu visheshin princat ne ate kohe, nuk jane pantallona.
E ka bere si Robin Hood - Men in tights.
Pushka e Enverit si ato qe benim kur luanim luftash,
Ore Kapo, me siguri ka një gabim në këtë cope fjalie.
Me deduksion dashamirës:
- ose ke dashur të shkruash “modern”,
- ose ke dashur të thuash “model”
Duke parë llojin e pikturës së paraqitur me kaq vërtetësi, nuk imagjinoj se ke dashur të thuash “mender”!
Kete pamjen e kam pare qilim tek Arkivi Qendror. Kam ngelur pa mend jo thjesht se nuk e kisha pare ndonjehere, por ai roli i Ismailit aty si sekretar i rrethit duke mbajtur flamurin per te madhin Enver. Me lot.






