Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?

77 postime 2867 shikime 6 prill 2019 në 01:03 e pasdites
InkuizitoriMoth

Duke bredh ne hapsira virtuale, ndesha nje tekst ku behej nje pyetje interesante, e cila vlen njesoj, jo vetem per kontestin shqiptar, por per çdo tjeter vend qe ka pasur eksperiencen e qeverisjes komuniste. Perveç atentatit bere Leninit, nuk njoh rast tjeter. Pra pergjigjet, nese do kete, mund te shkojne pertej kontestit shqiptar.

Për 40 vjet, Enver Hoxha drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë. Afro 100 mijë është shifra zyrtare që jepet për ata që kanë vuajtur gjatë sistemit komunist, ose janë vrarë, ose janë burgosur apo internuar.

Ndërkohë, as në 10 vite si kryeministër dhe as në 30 të tjera si sekretar i parë i Komitetit Qendror, Enver Hoxhës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Asnjë atentat, asnjë përpjekje, asnjë tentativë, asnjë plan nuk është konfirmuar që një apo disa shqiptarë të synonin për ta eliminuar Enver Hoxhën.
(…)
Është më se kuptimplotë pyetja naive e një studenti tim të gazetarisë, në një orë leksioni:

“Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe”?

Alba2265

Nje pietje tjater nga salla:si ka mundesi qe ne shqiperi degjon qe baba vret te birin apo anasjelltas por nuk degjon qe nje ish I burgosur pulitik vret prokurorin gjykatesin hetuesin apo shpiunin qe I shkaterroi jeten?

InkuizitoriMoth

Alba, pyetja qe ke bere eshte e mire, por do te qe in the top po qe se nuk do te permendej Shqiperia. Sugjerimi im per te tejkaluar kontestin shqiptar vlen per t’iu pergjigjur pyetjes ne menyre shteruese, thelbesore.

STALKER

Pergjigjen e ka dhene Indro Montaneli:

Për Enver Hoxhen:

-burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushtetit

-e fitoi pushtetin si partizan

– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet

-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

-në publik shfaqej rrallë

-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

–pas vdekjes la një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.

Alba2265

Sipas kujtimeve te vete hoxhes pavaresia e shqiperise ne konferencen e paqes u mbrojt nga jugosllavet dhe sovieteket .

korriku

kushedi te kujt kane qene cfare ke lexuar, kujtimet lexuar nga une perkundrazi perputhen me cfare citove

Alba2265

Kujtimet e Dulles dv .po te kendoc fjalimet e tij te asaj kohe mbyllen te gjitha me fjaline :” rrofte Tito”.

korriku

aha barcaletat thua ti, thashe mos na sillje rregjistrime nga konferenca e paqes

Alba2265

Bej nje kerkim mbi mosa pijade si mbeshteti si mbeshteti sovranitetin e shqiperise ne Paris 1946.

korriku

sikur ish llafi per konferencen e paqes do na i sillje ti

Alba2265

Konferenca e paqes Paris 1946.

korriku

po pres t’a sjellesh te shoh sesi hoxha paradoksalisht te hedhe poshte luften qe beri vete duke pohuar se vendin e mbrojti stalini a tito

Alba2265

Po flasim per ruajtjen e kufijve .jugosllavet dolen ne mbrojtje spese donin ta benin shqiperine pjese te federates qe per pak e harriten sikur te mos kishte ndodhur prishja e tyre me stalinin.

korriku

s’po merremi vesh, po flasim per konferencen e paqes si vulosje e LIIB

Alba2265

Aleanca me jugosllavët

Jugosllavia ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë në vitet 1944 deri në 1948. Kjo prej afërsisë së Partisë Komuniste Jugosllave me partinë shqiptare në vitet e saj të formimit gjatë luftës. Jugosllavia ishte gjithashtu nga të parat që njohu qeverinë e Hoxhës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në 28 prill 1945. Jugosllavia ndihmoi Shqipërinë në dy fusha të rëndësishme, në Kombet e Bashkuara dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Kreu i delegacionit jugosllav në OKB, Eduard Kardelj lexoi këtë mesazh në Londër në 1945: “Delegacioni i Republikës Federale të Jugosllavisë dëshiron t’i japë mbështetjen më të madhe kërkesës së republikës popullore të Shqipërisë. Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit ne kërkojmë që ai të pranojë kërkesën për anëtarësim në OKB të republikës së Shqipërisë. Unë gjithashtu përfitoj nga ky rast për t’i tërhequr vëmendjen Këshillit të Sigurimit te fakti se Shqipëria ka qenë një nga viktimat e para të agresionit fashist në Evropë, dhe se populli shqiptar me Ushtrinë e tij Çlirimtare ka luftuar me vetëmohim përkrah Kombeve të Bashkuara, dhe në përpjesëtim me forcat e tij, ka kontribuar në fitoren tonë kundër agresorëve, si një aleat besnik i vendeve demokratike”. Një fjalim të njëjtë, përfaqësuesi jugosllav në Konferencën e Paqes në Paris, Mosa Pijade mbështeti interesat e Shqipërisë: “Delegacioni jugosllav e konsideron të pajustifikueshme mungesën e ftesës për Shqipërinë në konferencë, si një vend me të drejta të barabarta si të gjithë ne. Shqipëria nuk është një vend armik që të mos ftohet në Konferencë për t’u dëgjuar por është një end aleat që meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjitha vendeve demokratike.” Gjenerali i ushtrisë shqiptare Bedri Spahiu ka thënë në një prononcim për Jugosllavinë: “Populli ynë nuk do ta harrojë kurrë ndihmën që na ka dhënë gjatë luftës ushtria e udhëheqësit të madh Tito, e cila sulmoi hordhitë armike në Shqipëri. Ne nuk do të harrojmë kurrë ndihmën materiale që na dhanë pa kushte në pjesën e parë të luftës çlirimtare, për problemet tona ndërkombëtare dhe për njohjen e qeverisë sonë. Populli ynë e shikon rolin paqedashës të Jugosllavisë si një garanci të pavarësisë së tij. Për këto arsye emri i Titos jehon në Shqipëri njësoj si emri i Enverit, dhe ne mbajmë foton e tij si atë të Enverit”.

korriku

te thashe, kushedi te kujt kane qene ‘kujtimet’ qe ke lexuar se te enver hoxhes s’paskan qene

Alba2265

Veprat e Dulles nuk qenkan ne internet te keqen Po ketu ke material tjater

InkuizitoriMoth

Stalker, dmth sipas teje (dhe Montanellit qe e ka hallin te justifikoje se perse nuk i kane bere atentat Benitos), Edmond Dantesit qe qeveria i kishin zhduk gjithe te afermit, vete hyre ne burg per dhjetra vjet per “arsye shteterore” qe nuk i dinte, torturuar, tallur dhe perçmuar nga te gjithe etj, nuk tentonte (bile as mendonte) te merrte hak mbi kryetarin e qeverise sepse Dantesi bente arsyetime te llojit montanelli, si psh nje arsyetim per te perfaqsuar te gjithe ne listen qe ke bere: Jo nuk i behet atentat Enver Hoxhes sepse ka mbajtur nje fjalim interesant ne Paris qe ka shpetuar atdheun nga rrethimi i eger imperialisto-revizionist.

STALKER

Në fakt veprat e Dulles janë të gjitha në internet por eshte e kote të gjesh kujtime të tij ku ai të pranoje se Shqiperia u mbrojt nga jugosllavet. Për mua, kjo më poshte shpjegon pse ky interpretim sot i historise (historine e shkruajne fitimtaret, tha) :

Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

Aquamarine

A ka mundesi te shpjegoje kush si cmendeshin ushtaret qe ruanin varrin? E kam lexu ne disa gazeta dhe jam habitur jashte mase.

sica

? Lajm prane seksionit te horoskopit?

sica

-1943, June 20th
Italian troops…
Lieutenant-General Svetozar Vukmanovic-Tempo, Chief Political Commissar on the General Staff of the Yugoslav National Liberation Army, a Montenegrin who was one of the closest collaborators of Marshal Josip Broz-Tito and his personal representative in Macedonia, made contact with the Albanian Communist leaders Enver Hoxha, Koci Xoxe, Nako Spiru, and others at the village of Kucake, not far from Korce. There he signed with Enver Hoxha a document, drafted in Hoxha’s handwriting, entitled “Conclussions of a Meeting of Delegates from the Central Committees of the Communist Parties of Greece, Yougoslavia, and Albania, held on June 20th, 1943”. this Document was a proposal to establish a joint General Headquarters of all the Balkan guerrillas, which Enver Hoxha immediately accepted. The following quotation from part of the document clearly held out the prospect of the Communists achieving the unification of Kosove and Diber incorporated within the Albanian State, as the Italian occupation had already imposed:

The National Liberation Army of Albania and Yugoslavia simply has to act as one body in the Kosove and Metohija region as well as in Macedonia, where a large percentage of the population are Albanians.
In Kosove and Metohija there are many Albanians who, because of their chauvinist hatred of the Serbs in the region, do not take part in the national liberation struggle. It is essential that the Supreme Command of the National Liberation Army of Albania immediately sends two detachments of Partisans and volunteers to Ljume in the region north of Shkoder. These two detachments are to meet up with detachments from Metohija and, in close cooperation, organize the mobilization of the Albanian masses in Kosove and Metohija for the struggle against the occupying forces, and for the right of the Albanian people inKosove and Metohija to decide their future for themselves.

To facilitate the mobilization of the Albanians in the region, the Supreme Command of the National Liberation Army in Yugoslavia has appointed Fadil Hoxha as Commander-in-Chief of all the national Liberation forces in Kosove and Metohija … The struggle which this army is engaged in, under the command of Fadil Hoxha, will be a guarantee to the people of Kosove and Metohija that they will decide their future for themselves.

-Albania in Occupation and War, From Fascism to Communism, Owen Pearson, pages 254-255.

squarepusher

Shqiptaret jane me shume supersticiozë se sa besimtare kur e konceptojne pas-vdekjen. Halucinacionet auditore qe presupozohet se i paskan kapluar 20 ushtaret do e kene zanafillen tek ideja e tij si nje qenie e mbinatyrshme. Autosugjestionim dhe sugjestionim me nje fjale.

sica

-1945, February 8th

A Yugoslav Military Directorate was established in Prishtine, the chief town of Kosove, to suppress Albanian demands for self - determination. This was a Serbo-Montenegrin dominated party and military apparatus, whose partisan brigades were saturating Kosove, to make sure that no opposition could arise to challenge the new order. Among the extreme measures emplyed were the forceful and massive mobilization of Albanians from 15 to 65 years of age and their transfer to the northern war front of Yugoslavia, the appointment of four Serbo-Montenegrin commanders to the four military administrated zones of Kosove, the dismissal of Fadil Hoxha, the former Albanian commander, from his top position in Kosove, and the opening of a new concentration camp in Prishtine near the ill-famed Nazi camp, where 8000 Albanians were locked up, many of them to end as victims of the secret night-time executions.
The mobilization order was part of a plan conceived by Aleksandar Rankovic, Yugoslav Minister of Interior, and Milovan Djilas, Secretary of the Politburo of the Yugoslav Communist Party, to expel Albanian Kosovars from Kosove and resettle them all over Yugoslavia. These heavy-handed repressive measures imposed by the Yugoslav Communist in Kosove caused a popular uprising, which sent to the hills over 30000 Albanian Kosovars resolved to defend the war-time promises of self-determination after the defeat of Nazi Germany.

-Albania in Occupation and War, From Fascism to Communism, Owen Pearson, pages 427-428

sica

-1945, April 28th

The Yugoslav government decided to recognize the provisional government of the Peopl’s Republic of Albania and to establish diplomatic relations with it. Colonel Velimir Stojnic, the acting chielf of the Yugoslav military mission, was nominated as Yugoslav Minister to Albania.

-Albania in Occupation and War, From Fascism to Communism, Owen Pearson, page 437.

sica

Cfare donin e kishin bere te qarte nder shekuj, por je disi kontradiktor kur thua se edhe ishin te paret qe na njohen si shtet te pavarur apo jo? Njohjen e menjehershme e kishin te detyruar per te ndare Kosoven nga Shqiperia, ne te kundert rrezikonin te humbnin dhe Kosoven.

Shqiperia e cfilitur e pas luftes nuk kish kellqe te bente lufte frontale me Jugosllavine per te rimarre Kosoven. E megjithate ne dekadat qe ndoqen historia tregon se ka pasur plane per nje lufte me Serbine ne mbeshtetje te Kosoves. Shume detaje te ketyre planeve u ndoqen me perpikmerin gjate luftes se pavarsise se Kosoves. Serbi, me ane te dhendrit, u perpoq fort per te crrenjosur cdo lloj kontributi te mundshem qe Shqiperia si shtet mund ti ofronte shqiptareve te Kosoves. Deshtoi.

Eugene

Te vrasesh nje person kushdo qofte ai eshte fare e thjeshte. Te vrasesh apo ndryshosh nje pjese te vetes tende eshte pafundesisht me e veshtire. Dhe ketu qendron problemi pasi nje ide / sistem politk apo shoqeror nuk mbahet ne kembe nga nje individ por nga nje fryme qe ekziston tek nje pjese e konsiderueshme e popullsise. Vetem kur rrethanat e sfidojne teorikisht dhe praktisht derisa e bjerrin fare atehere bie. Shiko sistemet totalitare ne tere evropen lindore qe ekzistuan deri ne 90-ten.

Aquamarine

Qe ata ushtaret kane perfunduar ne psikiatri ky eshte fakt, seksioni i horoskopit e teleskopit merren me te tjera gjera. Se dyti, po icik si shume 20 ushtare qe te sugjestionohen deri ne halucinacion. Nuk eshte gje e rendomte te degjosh zera, nuk eshte ankth, axhitim a obsesion. Se treti, nene Tereza pse erdhi me u lut. Apo ceshtje sugjestionimi dhe kto. Mua nuk me duken dhe aq te lehta per t’ i dhene shpjegim ndonese vete s’di cfare shpjegimi t’i jap.

squarepusher

Po nuk eshte gje e rendomte te ruash varrin e Enverit, i cili pertej te qenit nje qenie e rendomte njerezore, nje ‘mere mortal’, ka perfaqesuar dicka me shume ne psikiken e ushtareve te gjore dhe jo vetem. Nuk eshte as veshtire te sugjestionohesh sidomos ne rrethana te vecanta sepse njerezimi ka plot shembuj te rasteve te tilla.

Para ca ditesh po lexoja per dicka te tille, nuk e mbaj mend ku, qe kishte te bente me friken e aktoreve te teatrit nga kolla e ndonjerit ne publik e cila rrezikon te perhapet tek spektatoret e tjere. Ne nje rast aq ngjitese kishte qene kjo gje sa qe shfaqja ishte nderprere ngaqe e gjithe salla u mbyt ne kolle.

InkuizitoriMoth

Eshte e vertete qe ne kujtimet e tij Dulla nuk ka shkruajt qe Shqiperia u mbrojt nga Jugosllavet, por eshte mese e vertete qe para vitit 1948 gjithe propaganda e qeverise shqiptare te udhequr nga Dulla i çante sumen njerzise qe Tito eshte shpetimtar i Shqiperise. Fotografia i Titos ishte gjithandej me qendrore dhe me e madhe se e Stalinit dhe e Dulles. Po eshte e vertete qe historine e bejne fitimtaret, ruset fituan mbi jugosllavet, dhe kjo fitore reflektohet edhe ne kujtimet e Dulles qe kane po aq vlere sa kujtimet e Marlonit, i jep rendesi ai qe e ka akoma ne sume dhe nuk e kupto qe e ka.

Ja arrite qellimit te devijosh qendren e pyetjes duke u hedh ne periferi te pyetjes. Ne fakt ky eshte profesioni i vertete i joti, dhe ne pergjithsi i intelektualit ngambrapa, mohimi i Qendres duke terheq vemendjen per gjera te dores se dyte. Shembull eshte tere blogu i intelektualeve ngambrapa te Vehbiut.

Dhe po te kerkosh te tregosh qe ekziston nje Qender per çdo çeshtje, atehere akuza gati: “ke dale jasht teme”. Hajduti bertet kapeni hajdutin!

korriku

kjo teme pyetje me kujton sesi PD sot mjaft here flet per vrasje te Edi Rames, per plumb ballit Edi Rames

Vlonjat

Tiku pyetja jote ka nevoje per nje pergjigje te shtjelluar. Nuk po i shkoj asaj rruge sepse merr goxha kohe por po jap disa pika ne pergjigje te pyetjes.

  1. Ka pasur tentativa ( kulmi vitet 48-53) per te vrare eh por pa rezultat.
  2. Mbyllja perfundimtare e 61, nderpreu ndjeshem çdo shprese per eleminim.
    3.kulti i figures se eh kapi zenit- in midis 61 dhe 81 aq sa konsiderohej si zot ( jo me kot ndalimi i fese), e te vrasesh zotin ( baben :grin:)nuk eshte e lehte.
    4.te pakenaqurit dhe te demtuarit nga rregjimi brenda shqp ishin te shtypur, te kontrolluar, te spiunuar( pjesa me e madhe nga vete ata)
  3. Njeriu i ri , brezat mbas 44, ishte roboti qe funksiononte me programin eh41…eh61…eh74…eh81.
gjembi

Enver Hoxha ka qene alien i derguar nga Anubis dhe i lene si femije ne malin e shenjte te Tomorit. Ai ushqehej me nektar majdanozi, rrenje lulekuqesh dhe uje nga gjurma e kalit. Lotet e tij kuronin kancerin por fatkeqsisht nuk qau asnjehere. Kur ai futej ne uje, nuk lagej, vetem uji behej enverist. Ai mund te pjestonte me 0. Ai nuk mbante asnjehere ore me vete sepse ai e vendoste se sa ishte ora. Ate nuk e vrisje dot se flinte me jastek poshte nagantit. Nuk ekziston teoria e evolucionit, thjesht nje liste e krijesave qe Enveri i lejonte te jetonin. Enveri nuk tha asnjehere ne kujtimet e tij se ishte i lidhur me Jugosllavine - Konferenca u mblodh vetem per t’i puthur kembet Enverit qe po mbronte Jugosllavine dhe BRSS bashke. Po nuk besuat pyesni korriksen qe ka qene vete aty. Edhe Stalkerin, shokun e Indro Montanelli.

Ja pra pse u cmenden, me fakte, 20 ushtaret qe ruanin varrin. Deri ne 1990. Pastaj Anubis teshtiu dhe iken ushtaret nga syte kembet.

Per t’ju kthyer temes, eshte interesante si pyetje. Ndoshta dhe kane provuar por s’dime gje. Ose eshte ajo qe frika e ruan vreshtin dhe ne behemi trima vetem kur dikush na shikon shtrember. Por Enveri asnjehere nuk shikonte shtrember, keshtu qe nuk kishte pse te behej njeri trim.

sica

Shiko, mes serbit, italianit grekut dhe malazezit ne na kishin vene ne plan per te na ndare nja tre here qe nga shpallja e pavarsise. Thjesht nuk kishin rene dakort mes vedit. Nese pas luftes do te figuronim pale me aksin humbes te jesh e sigurte se mbase nuk do te egzistonim fare.

Mos tju duket cudi se dhe nder serb/Jugosllave kish internacionaliste qe nuk e shikonin shqiptarin vetem si armik, ashtu si kish te tille qe ne fund te fundit kerkonin shfarrosjen e shqiptareve. Vet Tito ish kroat/slloven.

Ajo qe solla me siper tregon qarte qe nuk ka pasur ndonje qellim nga pala jone per te shitur Kosoven, perkundrazi.

STALKER

dhe tani ka “estrada në ekran” :joy:

STALKER

Meqe po shoh se më ke zene emrin me goje (kur do e hiqni kete zakon MUTI të permendi anetare të forumit, qofte dhe anonime, pa qene në dialog me ta?? Se ti je dhe moderatore!!!) Indro Montanellin e ke shok ti, meqe ka qene gazetar i djathte. More vesh? Mora thuaj dhe mos u pergjigj fare dhe qepe nevojtoren. Qepe pra. Mos u pergjigj. Po pra po, dhe mos ma zer më emrin me goje. Ke ndonje rast kur ta kam zene tendin? Jo. Atehere qepe.
Trop c’est trop

Alba2265

Si ka mundesi qe koreanet nuk I bejne gje Kim il jungut ?

InkuizitoriMoth

Korrikse dhe Stalker,
per te kuptuar kete pyetje si duhet, duhen kuptuar te gjitha temat dhe shkrimet e kendit te letersise qe rrekin te sqarojne konceptin e “atit” dhe “nenes” ne kod providencial. Nuk eshte pyetje per politike, e kuptueshme dhe shpjegueshme ne kod politik, dmth per kopila ferre.

Vlonjati e ka prek Qendren, dhe kjo ka mundesi te jete ne nder te prinderve te tij:

Yeriho

Ndoshta per arsye te ngjashme qe ka dhene Indro Montanelli per Enver Hoxhen?

Kur Trumpi e ka levduar si burre shteti, imagjino se c’thuhet per te psh ne revistat femerore ne vendin e tij… :stuck_out_tongue:

Aquamarine

Kur them halucinacioni nuk eshte gje e rendomte nenkuptoj, nuk eshte si kolla apo gogesima (hapja e gojes) qe t’i induktoje aq lehte sugjestionimi. Duhet pune per te arrit ne halucinacion se i thone te degjosh nje ze qe s’ekziston, me veshet e tua (jo brenda kokes tende). Ndaj me vjen habi si paska prekur kaq shume njerez.

Aquamarine

@gjembi duhet te ndihesh me fat per Malin e Shenjte te Tomorrit, njerezit e shenjte qe kane kaluar aty, dhe kleriket e Malit te Shenjte qe ka vendi yne. Rruga e tyre eshte e mistershme, sekrete dhe e vertete, ndaj israelitet dhe hollandezet qe ia dine vleren gjurmeve te kalit ne maje te malit, i ke cdo gusht te pranishem aty, ne peligrinazhin e madh.

Yeriho

Nuk e di pse u merzit se nuk m’u duk ndonje marrje ne goje, dhe nese mendon qe Enveri ashtu sic e pershkruan Montanelli ishte, ia falim se na sjell kritika per filma. Me mire te qendroje konseguent ne bindjet e tij se te merzitet.

Nejse, t mothit i rreh tek “nena e baba”, dmth te i Modhi fare, por per mua eshte ceshtje kulture fisnore e lidhur fort me folklorin. Nuk kemi qene te pjekur per demokracine dhe per te menduar ne menyre te lire.Kushdo te jete ne pushtet, Enveri, Edi, Berisha a kushdo qofte, nuk kemi cojones per te bere ndryshime demokratike, apo per te dalur ne rruge per te protestuar e per te vene para pergjegjesise ata qe e shkelin pergjegjesine qe ia japin vetes.

squarepusher

ju lutemi, permbajuni rregullave te diskutimit ne ppu. perdorni mjete te tjera per te diskutuar gjera personale me njeri tjetrin ne menyre qe te mos pengoni diskutimin per anetaret e tjere.

gjembi

Debati jashte teme filloi kur alba me zamete, per mendimin tim ne menyre te drejte, vuri ne dukje nje pasaktesi te stalker Montanelli. Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?

U hodh korriksja qe ka memorizuar te gjithe kujtimet e EH dhe thote “kushedi te kujt kane qene cfare ke lexuar, kujtimet lexuar nga une perkundrazi perputhen me cfare citove”. Alba nuk tha gje qe Hoxha hodhi poshte “luften” e tij. Nuk mendoj se ndokujt i shkon mendja qe Hoxha ka qene budalla. Por nga ana tjeter nuk kishte si mos te ngrinte lart dhe ndihmen e Jugosllavise, duke patur parassh dhe faktin e thjeshte se ne ate konference Shqiperine nuk donin ta ftonin perendimoret por ishte blloku lindor (BRSS, Jugosllavia… e ke parasysh) qe insistuan. Nga sa mbaj mend une, ishte Jugosllavia qe insistoi qe Shqiperia te pranohej ne Kombet e Bashkuara ne 1945.

Gjithashtu, nga c’kam kuptuar une, EH kundershtoi ne ate konference planet Greke por nuk ka thene gje kunder Jugosllavise. Dhe nuk kishte si te thonte kur ishte mish e thua. Beni ndonje kerkim per Plenumin e shkurtit 1946. Lexoni dhe Marrëdhënjet shqiptaro-jugosllave, 1945-1948, Dokumente, eds. Ndreçi Plasari -Luan Malltezi, Tiranë 1996

Dhe qershia mbi torten pro-Jugosllave:

Further, com. Stalin asked Tito whether Enver Hoxha agreed with including Albania in the Federation of Yugoslavia.Tito replied in the affirmative.

korriku

@gjembi
gjasat jane qe duke qene disidente te sistemit qe ate kohe ti dhe tjetra me lart te mos i keni lexuar hic kujtimet e E. Hoxhes. prandaj kujdes kur na zini emrin ne goje se ndodh beni autogol !

Tjetra, s’besoj se pret kerkese te vecante si ajo nga anetari stalker: mos me permend nese s’te kam kerkuar replike, as ne ligjerate te drehjte, as ne te zhdrejte. dakord moderatore? Dhe nese je ne dialog me mua, emrin ne ket blog e kam ‘korriku’ as korrikse as korriksja a ndonje lakim tjeter. Po ka mundesi s’ta kam ngene per pergjigje, t’u drejtova sepse me permende dhe s’ta kam dhene te drejten.

gjembi

@korriku dhe @STALKER

Gjate gjithe kesaj kohe kisha pershtypjen se ishit te majte. Por te majtet sikur jane liberale, te hapur per dialog, te hapur ndaj ideve progresiste. Ne mend me shkon barcaleta me te birin qe i tregoi se ishte gay, krahasimi me Elton John, etj. Sic duket ju s’jeni te majte, thjesht… keni mall per nje sistem ne shqiperi qe solli vuajtje per nje pjese te madhe te popullsise por komoditete per familjet tuaja.

Se te majteve te vertete nuk eshte e nevojshme t’jua shpjegosh si funksjonon liria e fjales. Nuk eshte e nevojshme t’jua shpjegosh si funksjonojne forumet e hapura ku cdokush ka te drejte te flase e te te drejtohet. Se bisedat apo dialogjet sic i quani ju nuk bien nga qielli dhe as ju as une nuk kemi ekskluzivitetin e bisedave. Pavaresisht rolit moderues qe me eshte besuar nga administratoret, une nuk kam thene ndonjehere mos me flisni, vetem une kam te drejte te flas. Te majteve te vertete nuk eshte e nevojshme t’ju mesosh se nese nuk do t’i flasesh dikujt, thjesht nuk i flet dhe nuk e detyron dot mos te permende emrin tend. Me duket ka shpjegime ne librat e psikologjise per ata qe flasin qe te degjojne veten - por me e keqja eshte kur dhe i pergjigjen vetes.

E majta juaj eshte e njejte me stilin e ish anetarit te nderuar te peshkut, “te djathtit” emigrant, se dhe ai filloi t’ju jepte urdhera te tjereve “mos me fol, mos ma permend emrin”.

Ju nuk jeni te majte, as te djathte. Thjesht e dashuroni diktaturen.

Sic thonte dhe i madhi idris: ndonje mendim per (jashte)temen qe Enveri nuk ishte i lidhur me Jugosllavine kishit?

korriku

ajo lloj e majte do jete e llojit te holliwoodit psh “me too” :smile:

e majta qe kuptoj une ka rregulla

shoh te kesh permendur prape emra gjembi, nuk eshte mire, dhe pse ne mungese

InkuizitoriMoth

Stalker & kompania bella para se te jene te majte, jane kunder Sales dhe PD dhe fashizmit ne menyre maniake dhe histerike. Ata jane ne blog (si edhe ne jeten reale) vetem qe te demaskojne Salen dhe PD (arsyet i dine vete, por me siguri jane arsyet te ulta, si rendom ne politike). Çdo gje e shpjegojne me PD dhe Sale ne menyre konstante, si automate, pa humbur rastin as edhe nje here. Edhe kesaj here burimin e pyetjes qe kam bere e gjeten te ardhur nga selia e PD, kjo eshte arsyeja e reagimit tim ekstrem. Nuk ka diskutim me kete lloj mileti, qe nuk eshte as milet, keto jane makina propagande, çdo gje kunder programit mer pergjigje mekanike: fashiste, Sala, PD.

Per kete arsye jane edhe kontradikta te gjalla mekanike bielle manivele: lavderojne Vaçe Zelen njekoheshit me kurvat e Hollivudit, Marksin njekohesisht me Idro Montanelin, Enverin njekohesisht me Filmin e Modh Stalker te Disidentit t’Modh Antikomunist Tarkovskij.

S’ka diskutim demokratik me keta, keta duhen zhduk nga faqja e dheut si komuniste :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Politizimi maniakal mekanik ka shkretuar kete blog (dhe jo vetem). Stalker dhe Korriku, dhe kush i konsideron seriozisht per t’i dhene pergjigje, jane karikaturat e fundit mbeturine qe kane shkretuar Peshkun.

Astrit_Tazo

lol E keqja e ju budallenjve eshte qe nuk e dini qe jeni budallenj.

InkuizitoriMoth

ja erdhi te diskutoje edhe dezhurni i selise se PS qe te mbroje shoket robote. I eshte ndez drita e kuqe e alarmit tek paneli i kontrollit elektronik.

Alba2265

Ndersa ti je i vetedijshem se je. Budalle :blush:

korriku

Shkaba eshte nga me te informuarit e inteligjentet anetare qe hyjne ketu, e keqja e tij eshte drejtperdrejtesia ne ndryshim me ty ta zeme qe eshte hajdutesia.

Yeriho

Zagare PD-hi!

InkuizitoriMoth

Shkabe informatori inteligjent i dezhurnit te selise se PS eshte nje panel kontrolli elektronik, qe kur degjon ose lexon ndonje gje qe nuk perputhet me ideologjine e PS ndizet nje pulsant alarmi e kuqe ku shkruhet “Alarm, Sala, PD”.

Por Shkabes i fale se panel kontrooli eshte, po si i behet hallit se ju ndizet i njejti pulsant alarmi edhe bandes se kinofileve qe jane organizma qe hane, pine e pjerdhin si njerezit? Por vetem Marloni e di kete pune!

Shkaba paneli i kontrollit te konsideron ty dhe Stalker (dhe mua) nje emigrante e qe vjen ere e qelbur vetem per faktin se jeton ne Amerike, se ke tradhetuar Enverin dhe Nexhmijen.

korriku

nuk mendoj ashtu, kjo qe shtrove eshte teper e thjeshtezuar. Une e kam lexuar shkaben dhe ka plot gjera ku mund te mos jem dakord. Por ka te tjera qe i jap te drejte, dhe me c’kam lexuar shkaba nuk pergjitheson keshtu sic thua.
Une bie dakord qe mjaft emigrante pa ndonje merite personale kapitalizojne mbi qytetarine e tyre nderkombetare per pak pushtet ne rrethin e tyre shoqetor brenda ne shqiperi. Me sa kam kuptuar, kjo eshte c’ka ai ka dashur te evidentoje qysh ne fillim. Dhe kshu ka nisur ky debat me peshkun e vazhdon edhe sot, kur mund te ishte mbyllur se nuk e ka njeri me ne ketu vecanerisht.

gjembi

mund te ishte mbyllur se nuk e ka njeri me ne ketu vecanerisht.

:joy: :rofl::rofl: :joy: Ymer Ymer - do thonin disa ish antare te nderuar.

korriku

ndjese shkabes per perfoljen, dhe ketu e mbylla

Yeriho

Brezi i komunisteve qe diskutojne ketu eshte i majte tradicional, dhe progresivizmin liberal e shikon si devijim nga doktrina komuniste. Shif psh me cfare perbuzje flasin ca peshq per te baraslarguarit, nje fije e holle i ndan nga zagaret e PD. :smiley:

Enveri paska qene gjykuar si njeri i madh nga nje gazetar qe s’njihte asgje per shqiptaret (s’na paska bashkuar as gjuha pale), nga nje pozicion tipik i paternalistit per te cilin nje popull pa “rrenje” ose pa kulture nevojit nje “babe”. Eshte cfare eshte si analize, por te sillet ketu si arsye per pyetjen e shtruar nga i mothi, eshte kaluar qesharakes.

Shqiptaret kane dashur Enverin aq sa kane dashur Sali Berishen, prandaj nuk u qellua asnjeri nga askush.

Them vari lesht, shyqyr qe kane shpetuar shqiptaret nga ai llum ekstremist.

arb

Hahaha…nuk e kisha pare kete gallaten ! Ne radhe te pare pedagogu duhet ti ishte drejtuar studentit te gazetarise me fjalet : "Qe ju jeni nje idiot student nuk ka nevoje ta dine te gjithe, here tjeter mbaje gojen mbyllur e mos bej pyetje idiote " Pyetje idiote qe shpjegon me se miri nivelin e njeriut te ri kapitalist e banal deri ne dhimbje. Enver Hoxhes i jane bere me qindra tentativa per ti mare jeten, si per ta eliminuar fizikisht ashtu edhe politikisht(qe eliminim politik ne ate kohe kuptonte edhe ate fizik me qe ra llafi) duke filluar qe nga lufta e deri pak vite para se te vdiste. Jugosllavet kane leshte te pakten, CIA e KGB kane deshtuar me sukses ne shume raste ,per te mos folur per armiqte e brendshem qesharak. Kjo jo sepse Hoxha ishte superman ,por sepse ai gezonte respekt e mbeshtetje ne popull,ose e thene me mire ishte shume here me i pranueshem nga populli se c’do kundershtar i tij ne ate kohe ! E kur themi Enver Hoxha nuk kuptojme vetem idividin Hoxha por ate qe ai perfaqesonte, pushtetin,idete, veprimet e nje force politike ,e nje levizje, e nje fryme te re shoqerore ! Kush ishin kundershtaret e tij? Ishin klasa e bejlerve e bajraktarve, gjakpires te popullit qe mbanin te shtypur ate vend ne menyre mesjetare,daudallak qe nuk gezonin respekt e qe per me shume u reshtuan ne krahun e gabuar te luftes. Ballistet e thjeshte Enveri u shtriu doren gjate luftes e sidomos pas saj, duke bere nje pajtim kombetar per tu mare shembull duke eliminuar shume urretje e hakmarrje ndaj pushtetit te ri. Kundershtar te tij ishin Jugosllavet?Greket?Ruset? Amerikanet? Kinezet?Te gjithe ne ate kohe ne gare te trajtonin si placke nje vend te vogel qe kerkonte vetem nje miqesi te sinqerte e te jetonte i lire ne token e tij.E kote te zgjatem. Kundershtar te tij ishte varferia e prapambetja? Ate qe kane bere ata burra ne ate kohe per ta nxjerre me dhune ( po po me dhune e kane nxjerre) nje popull e nje vend nga erresira e prapambetja mesjetare ku e kishte lene paria e Bajraktarve e Bejlerve eshte nje pune kolosale e nje shembull jo vetem per brezat e sotem por edhe te ardhshem e jo vetem ne Shqiperi. Kur te behet nje vleresim real i kesaj…do te jete me e lehte per tu pergjigjur pyetjeve te tilla naive e mund te merremi me pergjigje me koshence e subkoshence, me nje popull te dashuruar me dhunesin e tij etj etj barcoleta…por ca ti bejme…kapitalizem hesapi !

arb

Ne fakt per kete lindin dyshime. Deri para Luftes se dyte botrore dikush qe jetonte ne Veri te Shqiperise e kishte shume te veshtire te komunikonte me dike qe jetonte ne Jug (plus qe edhe mardheniet shoqerore, si martesa apo te tjera si keto ishin te kufizuara.). Vetem ata qe kishin mbaruar nje shkolle ishin ne gjendje te komunikonin normalisht. Duke konsideruar se pothuaj 90% e Shqiptarve ishin analfabet ne ate kohe,lindin dyshime nese gjuha shqipe na bashkonte si komb shtetformues.

Yeriho

NJe jugor dhe nje verior vazhdojne ta kene te veshtire te kuptohen por te njejten gjuhe flasin, siç edhe atehere. Nuk eshte prove qe na bashkonte (eshte me kollaj te pohosh kete) si komb por as qe nuk na bashkonte (se kete) si komb sic thote Montanelli.

InkuizitoriMoth

ne maloket kapitaliste te PD do ju zhdukim nga faqja dheut ju toskeve komuniste te PS, do ju japim plumbin ballit sepse ju jeni nje popull tjeter, jeni greker muti. E ka thene edhe Sandro Mortadelli qe ishte gazetar i djathte qe ja mballoste majtas, dmth gazetar ngambrapademokrat.

InkuizitoriMoth

Atentatin me te madh Enverit ja ka bere Nexhi me Ramizin duke mos i dhene ilaçet e domosdoshme per te, qe te sillnin demokracine e komanduar si ulje te bute te avionit rrangalle komunist. Enveri vdiq duke shkumzuar kunder Nexhit:

Kurve e mutit, do te me shikoç po nuk te rrasa edhe ty brenda si tere Birone e pare!

Prandaj muajin e fundit kishin larguar rojet nga vila qe ruhej nga larg qe te mos degjohej se çfare bertiste Enveri.

varik

Ti thua nexhi eshte pishtari i demonkrancise?

InkuizitoriMoth

estrada ne ekran eshte vete Stalker qe vete e ka deklaruar se atebote ka milituar ne nje sallon disident mondan tek “21 dhjetori”, ndarsa tani militon tek salloni mondan i sinjora Bertinit tek “14 korriksja”.

Ky rast eshte i vertete, e mbaj mend qe ka ndodh, bile ka qene kap edhe nje grup qe shperdante trakte. Punonin ne poligrafik.

Kthupi

Ky paska qene disident si Pjeri, po edhe me loqe se e zbuluan dhe beri burg. Pjeri kaq vjet e s’e zbuloi njeri.

gjembi

Tjetri ka bere burg, tjetra e quan estrade.

Ne mos gaboj Pjeri permend ne VQ dike qe shperndante trakte.

korriku

ti thua ta postojme permbajtjen ?? :joy: :joy:

Bujar Sala bënte një nga ato punë që konsideroheshin si privilegj në periudhën e komunizmit. Ai ishte shofer dhe vinte nga një familje mesatare, por vuajtjet që shikonte gjatë rrugëtimeve e nxitën të bëhej kundërshtar i regjimit.

“Si i ri që isha në atë kohë, duke parë mjerimin e popullit që vuante, vendosa ta shpreh atë ndjenjën kundër sistemit me trakte”, tha Bujar Sala, ish i përndjekur politik.

Për disa vite me radhë, pas orarit të punës ai shpërndante përmes trakteve thirrje për popullin të ngrihej kundër sistemit: “Në traktet e mia që i kam të deklaruar, që jam dënuar për ato trakte, i them popullit shqiptar çohuni për liri demokratike, Partia Komuniste këtu e ka bërë skëterrë. E kam vazhduar gati 5 vjet këtë”.

Këto trakte shpërndaheshin nëpër rrugë, institucione, ndërmarrje të ndryshme, qendra kulturore e ngado, derisa Bujari u zbulua nga regjimi: “Mënyra se si u zbulova unë: Sigurimi i shtetit vazhdoi përndjekjen duke ditur që shumë të rinj që rrinim në Tiranë, nëpër kafene, punë, që ishim kundër regjimit, ata thoshin që ky, dmth të ndjekim Bujarin ose X-in dhe ngushtonin atë suazën e tyre te personat që ishin më të ekzaltuar kundër regjimit, një nga këta isha edhe unë”.

I gjendur përballë fakteve, ai detyrohet të pranojë autorësinë për traktet dhe dënohet me burg. Vitet e dënimit kanë qenë vuajtje e madhe për Bujarin: “U dënova 8 vite. Burgu ka qenë tmerr, llahtar, nuk folet, për aq sa kam bërë unë 6 vjet, të tjerë shokë të mi kanë lënë kockat e jetën

:slight_smile:

InkuizitoriMoth

o gjemb, pse harxho frymen kot me fansat e Vaçe Zeles “… se Sanremo zotnie …” lepiji sumen sistemit ne fuqi?

gjembi

Nuk e ke keq ca here. I ka kapitalizmi keto.

Alba2265

Kushtetuta e Dulles e lejonte lirine e fjales.neni agjitacion e propagande ishte kondra kushtetutes .

InkuizitoriMoth

Nuk ishte vetem neni i agjitpropit kunder kushtetues, ishin edhe te tjera ligje kunder kushtetues. Disidentet ruse ktu kapeshin, tek kontradiktat midis ligjeve, nuk ishin te djathte mer jau si kerkojne te duken sot. Disidentet kritikonin sistemin brenda sistemit, pra ishin me katolike se papa.

Por nuk eshte se ne demokracite perendimore gjendja eshte me e mire, i njejti fenomen eshte, si konflikt midis kushtetutes dhe ligjeve. Jemi akoma larg nga sistemi harmonik kushtetues.