Si do te jete Shqiperia ne vitin 2030?

61 postime 3517 shikime 16 shkurt 2018 në 08:45 e paradites
squarepusher

Cfare mendoni se do te kete ndryshuar per mire deri atehere, cfare do te kete mbetur e njejte dhe cfare do te jete perkeqesuar? Clirojeni imagjinaten por mundesisht me kembe ne toke.

Fillimisht, nese preferoni, zgjidhni njeren prej alternativave qe e pershkruan me mire parashikimin tuaj

Shqiperia ne vitin 2030 do te jete…

  • … me mire
  • … njejte
  • … me keq

0 votuesit

ACDC

Mendoj se do te jete me mire ekonomikisht.
Por perseri do te jete vendi i fundit ne Europe.

vani_vini

Do t’u kete rene pak fare deshira per te emigruar ne Europe e per te hyre ne Europe, ndersa amerika do t’u duket vend per “katunaret”.

TironciLebetit

Ne 2030 Shqiperia do jete e mbushur me pleq Italion e pleq katnar amerikon, ndersa Rinia ka per te qene rrugeve te Evropit

varik

Pas 12 vjetesh prap kelyshet.kimuniste do kene pushtetin ekonomik e politik. Jua ka lane baba enveri trashegimi ne fakt

korriku

kelyshet.kimuniste

Njerezit duhet te bejne kujdes pushteti asnjeher mos lejohet ne duar te gojeve me gjuhe te ketille.
Te tjerat mepastaj por ky le te jete indikator i pare

Manjola_Tirana

ore, mos je gje i biri i shkabes ti mo?

Pjer

mendoj se toka do jete me shume e mbjellur, jo si sot qe sheh shum toka djerre,
do kete me shume pensionista, jo vetem te vendit por edhe te huaj apo emigrante pensionista, te cilet do shijojne pensionin e tyre perendimor mbi 1 mij euro,
do te kete me shume turista se sot,
do kemi me shume prodhim se sot, si bujqesor ashtu edhe agro-industrial,
sektori i sherbimeve - hoteleri, restorante, klube, shendetesore, kineziste, farmaucetike, etj,etj, do kete rritje me shume se sot,

Alba2265

Ndoshta nuk jemi atje ku duan Te jemi por me mire se 30 vjet me pare jemi .atehere psh vetem pleqte e birose dhe nje grusht pompinosh rreth tyre mund Te shkonin ne Paris nashi edhe fshatari me I humbur shkon .ne kete aspekt ne 2030 shqiperia do Te jete me mire se sot pavaresisht se jo mjaftueshem krahasuar me potencialin si vend ne mes Te prosperitetit europian.

anon63896856

Mendoj qe me shume njerez do te flasin e do te shkruajne ne dialektin geg; kjo per fale te afersise progresive me Kosoven dhe kosovaret, ndikimi i muzikes dhe artit te tyre. Kam degjuar disa te rinj qe adoptonin theksin kosovar sepse iu dukej “cool”. Kushedi.

Albano-id

une jam pesimist se realist. Per disa gjera si korupsioni apo krimi i organizuar mund te jete me mire, sigurisht dhe disa sherbime publike, po keto nuk kane ndonje peshe ne perspektive.
per te tjerat, ekonomine, stofin social e kulturor, perfaqsimin politik do jete mjaft keq. ndarja klasore do jete me e madhe. Reformat mjaft te djathta neolibwrale jane te demshme per vende periferike si toni.

korriku

shqiperia ka treguar se ecen shume ngadale kur behet fjale per perparim, me zigzake dhe shpesh mbrapakthehu. Ka ende forca ekstreme ne mase te konsiderueshme, dhe moderimi eshte i paket.
Keshtuqe si shoqeri e mendoj pak te parashikueshme edhe pse 2030 s’eshte me shume se 12 vjet larg.

Vlonjat

Duke ndjekur paternin e popllit shqyptar pergjat hystorise se tij, hiqe shul e fute lloz, une mendoj qe ne 2030 i bie te jete rradha e llozit per tu futur!

Ingeborg1

Asaj nuk i dihet. Ne vitin 2030 une mund te perfytyroj edhe nje Europe me kufinj te mbyllur. Po Shqiperia do te kete me patjeter nje numer me te vogel popullsie nese vazhdohet me kete demografi qe ka sot.

Arban

Sot po shihja ate emisionin e Rakipit per kullat e Palloshit dhe lali Erit. Aty thoshte lali Eri e ka planifikuar Tiranen per 1.3 milione, kur pas nje 15 vjetesh 1.3 milione mund te mos kete e gjithe Shqiperia. Vetem pleq dhe idiote te tipit Shkaba mund te kene mbetur. Po vetem atehere mund te behet Shqiperia, kur te mos kene mbetur me shqiptare, ketu jam dakord me Shkaben.

anon64581289

normalisht me keq. 25 vjet e ka maksimumin nje regjim, pastaj gjendja keqesohet. deri ne 75-ten ishte shume bukur te jetoje ne shqiperi, me pas u keqesua.

natyrisht nuk keqesohet per te gjithe, nje pjese mire u duket se perfitojne ata vete.

kur nuk prodhohet me fillon e behet vertet keq.

perveç kinezve asnje popull ne bote, nuk i kupton keto kthesat historike, dhe e çojne makinen shteterore drejt murit. bile shtetin nuk e drejton me njeri, kur ndosh avaria, ai s’ka timonier. perpara nga lufterat boterore te shpeshta, nuk i dallonim kthesat, perplasjet ne mur dhe rifillimet. nga dukej si vazhdimesi e te njejtit regjim.

anon64581289

shkon te lere leket e fituara me djerse dhe mund. se per gje tjeter s’ka çi duhet ne fakt. ne kohe te zogut shkonin po ashtu lirisht ku te donin shqiptaret. ne kohe te turkut akoma me lehtesisht se s’kishte fare kufinj. mnjf, kjo pike e shkuarjes diku lirisht, duket pa shume lidhje, apo jo ?

Albano-id

Per sa kohe njerzit kane vetem neps individual per tu rritur e pasuruar pa ndergjgegje shoqerore per progres kolektiv, shqiperia nuk ecen mire.
Do kete vetem disa persona qe do rriten brenda nje kavanozi te mbullur te cilit i mungon ajri gjithnje e me shume.

anon64581289

fjala progres eshte fjale koti, se ne fakt nuk ka progres ne asgje. ti nuk je me i zgjuar nga sokrati dhe s’jetohet sot me mire se ne kohe te tyre nga ASKEND (jo ti, une, ne shqiptaret por asnje person ne bote aktualisht). mjafton te shohesh ARTIN qe ata lane dhe te krahasosh te tjerat, merr me mend edhe supen qe ata hanin, etj.

fjala Progres eshte fjale pa lidhje. u fut ne mode nga materializmi dialektik, dhe sepse njerzit jetojne keq e me keq, me iu dhene shprese per permiresim. kur mjafton mos me u shtu ne numer, dhe jeton njeriu pa problem.

dhe ate lakmine nuk e kane te terre popujt. s’kishin lakmi indigjenet e amerikes, po anglo-saksonet qe s’lane me dy gure bashke, dhe qe i vune LEKUN si princip te jetes, te tere popujve te botes. i zgjun nga gjumi letargjik dhe kinezet qe do t’ja u fusin se shpejti ne çdo gje, se jane popull me i vjeter dhe me me kulture te moçme. i njohin fenomenet me mire mnjf.

Aquamarine

Edhe ma shum inglisht…btw ka text interesant :stuck_out_tongue_winking_eye:

Ingeborg1

“non progredi est regredi”- thonin romaket.:coffee:

Arban

Duke i besuar shijes tende, e degjova tekstin, po nuk pashe ndonje gje interesante. “I thashe me sill nje kurve, po ajo me solli dy”. Kjo ishte me interesantja, ose me sakte nje surprize e kendshme per nje mashkull. Po me beri pershtypje dicka qe nuk e kisha degju ndonjehere, qe leshi na u thyka. Nuk e di si mund ta motivoje nga pellazgjishtja Kurreshkari kete punen e thyerjes se leshit.

vani_vini

kishte lezet me perpara me lloj lloj poezish te thella ne tekstee “jarinaj naj hopa e faja ra te gropa”, dhe teksti gjysme turqisht, plus melodia komplet turke.
vetem komunistet e kane bere shqiperine origjinale dhe patriotike ne muzike. me dajak, sigurisht

Ingeborg1

Shqiperia e mesme i ka patur ashtu kenget popullore po andej nga juglindja kendohej me mire…

anon64581289

ngaqe ishin kllufa. ata ishin imperialistet e pare. nje gje dinin mire, qe greket nuk mund t’i kalonin ne Cilesi, ne bukuri artistike, ne legjenda, ne lartesi apo superioritet mendimi, po vetem ne madhesi (sa me shume toka dhe para), dhe krijuan madhesine.

perfituan nga popuj te kulturuar para tyre (etrusket, greket, etj), per te krijuar epersine ushtarake, dhe pushtuan popuj te dobet dhe te pa zhvilluar, por qe shpjejt i kuptuan dhe ata hilet e zhvillimit, çfare duhej per t’u fuqizuar (jo gje e madhe ne fakt) dhe qe ja u kaluan ne te njejtin gomarllik. ecjen perpara pa kuptim, kur ne çdo tekst te shenjte apo traditen e vjeter, thuhet qe apokalips ka ne fund. siç lind dhe vdes. ecja perpara vetem sa pershpejton ardhjen e vdekjes. me asnje vend nuk shkon dot.

Niçen e cilesojne si nihilist, sepse pikerisht kerkonte qe bota te ngadalsonte ritmin aktual e shfrenuar te shkuarjes perpara (progresit dmth) per s’dihet se ku. do ta lejne boten pas asnje rezerve natyrale dhe do bien rehat pastaj. ne epoke te gurit do te kthehen te gjithe, se planetit t’i hane mune, s’kane çi bejne dot. ai varet nga tjeter gje.

anon64581289

muzika argetuese ka ardhur nga orienti. pranej te ne te tere kengetaret e dasmave jane tzigane. neve kendonim kenge epike, sepse nepermjet kenges trasmetonim historine, kulturen.

orienti prej zhvillimit dhe pares, filloi te jetonte vetem per qejf. lindi muzika argetuese, u azgjesua ajo trasheguese e vleres. njesoj sot ne perendim, ku çdo gje eshte kthyer ne spektakel dhe divertissement.

prej romakve i kemi keto gjera sepse ata i futen ne sistem. teatrin e zevendesuan nga amfiteatri, dhe dramen apo pjesen letrare nga lufta e gladiatorve ne arene. gje qe vazhdohet gjithnje aktualisht ne oksident.

InkuizitoriMoth

nga kush varet planeti? çfar eshte kjo “tjeter gjeja”? mos eshte Zeusi pellazg i vjedhur nga greket?

korriku

nevojitet force e brendshme me e madhe (ndergjegje shoqerore per progres kolektive) tek ne, krahasuar me vende te tjera, per te moderuar ekstremet (nepsi individual per t’u rritur e pasuruar), per shkak te izolimit e varferise.
Rruge tjeter do ishte grisja me sa kemi mundesi, e mbeshtjelljes izoluese.
Po ashtu, dhe beteja ekonomike nga shteti ne unison (gjithe strukturat e tij)

anon63896856

44 sekonda durova nen stres se do vinte kush afer meje dhe do degjonte kete perlen. Jam shume kurioze edhe une si arbani per leshin qe u thyka.

anon64581289

vetem se ka kater milion e gjysem shikime ai trimi. kur t’i beni dhe ju kaq, ecni dhe na tregoni.

varik

Progres eshte te pastrosh bythen me leter e ta lash me uje te nxehte. Te kesh frigorifer e flasesh me skype me robin nga ana tjeter e botes.
Soktrati nuk ja arriti asaj dite, por ti po

anon64581289

puna eshte se çfare fiton jeta tende nga kjo arritje apo nga ky progress ? dhe sokrati e ndaloi ME QELLIM kerkimin e gjithe asaj qe s’na sherbente realisht. njih VETVETEN tha dhe kjo mjafton, se ke njohur te gjithe boten po ashtu.

te gjitha çfare jane shpikur sot, jane vetem per qellim komercial, dhe kjo si ben njerzit me te zgjuar se para 10 000 vjetesh. ti se kupton se per çfare flet Sokrati dhe te duash, se s’ke aftesi intelektuale. dhe ti je veç shembull, s’dua te te fyej. po kadareja se kap dot, robi me zgjuar i sotem qe ekziston se kap dot.
na rroft pra qe po komunikojme me skype.
bej ndonje lek te pakten, qe mos mbjellesh domate ne bahçe per te fituar lek. se vetem per kete vlen teknollogjia.

Alba2265

Si tha Naimi
Kam shume shprese te perendia
Keshtu Te mos jete me shqiperia
Pastaj
Selanik e perpjete
Si ka qene do Te jete

anon64581289

bej nje xhiro ne rrenojat antike te shohesh si e lanin bythen ne ate kohe. ka dhe ne butrint nje banjo me duket. po s’besoj se ekap dot ndryshimin se duhet me qene artist. ke banjo jote te takojne berrylat murin besoj. rri ngushte dhe kur pjerrdh t’i degjon te gjitha komshiu se ndarja eshte me allçi vetem.

ne jetojme si qent, por ngaqe s’jemi njerez tamam, nuk kuptojme gje, na duket mire jetesa qe bejme.

varik

Nuk kishin uje te nxehte

Alba2265

Pozicioni gjeografik ua ka shpetuar bythen gjithmone shqiptareve .populli me anarkik e sherrxhi I europes ku kosovaret pranojne se ishin me mire nen serbin se shqipot s’po dine me e qeverise jane Te bekuar me dy shtete.cifutet qe kane ndertuar mrekulli ne mes Te reres se shkretetires me thonj e me dhembe me zor kane nje .

anon64581289

shteti te zhduk prandaj ne se duam ate. per shtet kane nevoje vetem racat e perziera, se ata s’kane çfare te humbin psh.
shteti e perzien qenin me ujkun sepse mbron BARAZINE e te gjithve. qenit nuk i behet vone se eshte ujk i degjenerum prej viteve, perzije me çfare te duash ai vazhdon dhe jeton, ndersa ujku humb gjithe çka, vitalitetin, prandaj nuk e do grazhdin, shtetin. i lire ne mal preferon te jetoje.

Pjer

aqua, ç’ishte ajo kenge ordinere, ç’ishin ata ata lumpen,
keta dun jo enverin, se ai ishte ca i bute, por hitlerin, ti bonte sapun,
eh ç’mjerim i madh per kulturen dhe shoqerine shqiptare, çfar degradimi,

TironciLebetit

Sepse as ti e as Arbani skeni honger noiher kadaif, lesh i omel i pjek ne furre, sperkat me pak sherbet qe mos te jete lesh i qullet.
Vetem per perversitet e keni menien ju brezi superaktiv i sotem, se gastronomine e quni per ofendim.

Aquamarine

Ishte me ironi ‘interesantja’ dhe po, padyshim vargu me impresionues i kenges eshte ai qe permende ti. Duke ndjekur komentin e rastes me siper ku thote se do implementohet dialekti geg, neper kenge ka filluar qe nowadays, jane s’jane pri Kosove, e perdorin gjeresisht dialektin e Kosoves dhe te veriut. Thyerja e leshit me la edhe mua ne moskuptim, po supozova dicka si ngritja e qimeve perpjete/goose bumps apo piloereksioni qe ndodh nga rrenqethja emocionale.


Aquamarine

Kshu jane te gjitha kenget e rinise se sotme pjer. E ke degju ate kengen e noizyt ‘100 kile’?

Aquamarine

Kenget popullore jane yll. Jane shkrire shume bukur elementet orientale tek ato. Nuk jane muzike turke aspak.

BeluliXVI

@Rasta , qe te kuptosh tekstet e ketyre, duhet te dish edhe pak zhargonin e rruges. se ky soj i ketyre perdor vertet figura letrare ne tekste, po nuk jane dhe aq te sofistikuara qe te vrasesh mendjen ; ‘‘ça ka dash te thote poeti valle ?!’’.:smiley:
keshtu, kam pershtypjen se ‘‘leshthyerja’’ ne kete tekst eshte metafore per dicka tjeter . per carin…
duke degjuar pra kontesktin e plote te strofes aty, ne zhargonin e rruges per te fyer nje femer , si kurve ne kete rast , thuhet : ‘‘ajo ska lene car pa thyer’’.
keta pra jane treguar te edukuar edhe thone_: ‘‘ska lene lesh pa thyer’’._

Alba2265

Nje krahasim perciptaz ne YouTube Te ben Te kuptoc se Avazet tona jane perzierje turke ,greke ,sllave e rumune ose ne pergjithesi europiano lindore e jug lindore .

anon63896856

Faleminderit per pergjigjen Beluli. Mesova dhe dicka te re. Si gjithnje i vemendshem. :slight_smile:

anon64581289

pierri punon ne magazine, sikur te degjonte kenge kur qe i vogel do ishte bere dhe vete kengetar.

anon64581289

foli dhe specialistja e leshthyerjes.

po ai fieraku qe fitoi sanremon, ça varianti kendon ?

dhe meqe ra fjala, ne fare pak vjet kemi nxjerre gjithe ata kengetare qe po njihen ne arenat nderkombetare, ata te muzikes klasike, rita ora, bebe rexha, dua lipa, era istrefi, ky ermal mema qe fitoi sanremon, plot te tjere qe bejne miliona klikime ne youtube. per nje popull shume te vogel, s’eshte keq, perkundrazi tregon potencialin e tij te larte artistik.

vani_vini
theman

ata te juglindjes vetem dashurise i kendojne ne menyre origjinale

InkuizitoriMoth

del-ta

shqipëria do të jetë më e madhe. brezi i lodhur i ‘‘integrimit’’ do ja ketë lënë vendit brezit tjetër që do të jetë më kombëtarist. shqiptarët,që ndërkohë do kenë fituar më shumë dinjitet dhe identitet,do të zgjerohen gradualisht në kufijtë e tyre natyralë,ndërsa sllavo-grekët do të tkurren. 600 vjet mbas pushtimit osman,shqiptarët do fillojnë të ngrenë kokën.

arb

Hmmm ! Deri ne 2030 Shqiperia anetare e BE ! Kosova me Shqiperine teorikisht dy shtete,praktikisht 1 shtet i vetem ! Parashikoj president Kosovar ose me origjine nga Kosova! Parashikoj zhdukjen nga skena politike e PD e LSI , lindjen e forcave nacionaliste(te ngjashme me te djathten ekstreme ne evrope sot) dhe Komuniste(te bazuara ne historine e forcave komuniste shqiptare) ! Parashikoj PS-ne me Erion Veliajn ne pushtet! Parashikoj zhvillim ekonomik me ritmet e tanishme! Parashikoj nje zhvendosje ose shperndarje te pushtetit ekonomik nga Tirana ne qytete te tjera,sidomos ne jug te vendit !!Parashikoj nje kthim masiv te Shqiptarve ne vendin e tyre(ish emigrantet) e shfaqjen e dhe me shume te te huajve qe vijne per pune ne Shqiperi e jo vetem si pensioniste ! Parashikoj aeroportin e Vlores! Parashikoj nje vend me adresa,ku te gjithe paguajne energjine e ujin e ku nuk do te kete me probleme serioze me keto gjera! Parashikoj gazifikimin e nje pjese se territorit te vendit!! Parashikoj Tiranen e aritshme ne max 3 ore me makine nga cepi me i larget i Shqiperise! Parashikoj zhvillim masiv te sportit e Kombetaren ne Botror! Parashikoj probleme te vazhdueshme me natyren e mjedisin e me gjithe cfare ato permbledhin ne ate vend! Parashikoj veshtirsi te vazhdueshme ne berjen shtet me rregulla e disipline ! Parashikoj nje vazhdim te mentalitetit bllokues shoqeror,nje prapambetje kulturore qe do te jete perseri e dallueshme mes Tiranes e qyteteve te tjera! Nuk prashikoj ndonje qamet…por po ndodhi ndonje qamet i madh,nese bota perfundon…atje te vemi edhe ne, i ka kapitalizmi keto!

InkuizitoriMoth

kliko siper, ndryshe nuk kuptohet hilja

image

Aquamarine

Ligj, ligj dhe jo lesh paska qene fjala, por e thene ne dialekt kosove tingellon si legj.

anon63896856

Edhe ne qe vrinsim mendjen :slight_smile:

Manjola_Tirana

lum kush te rroje

squarepusher

na bere merak.
u beme per mall …

Manjola_Tirana

ditët e mira paskëtaj vijnë