“Shtetëzimi” i emigracionit

49 postime 4380 shikime 16 gusht 2017 në 03:35 e pasdites
gjembi

Kosta Barjaba

Ditët e fundit është risjellë në vëmendjen e publikut tema e emigrimit. Kthim azilkërkuesish, ikje e figurave publike, reflektime të atyre që janë ikur, por edhe atyre që janë kthyer. Të gjitha këto i kanë dhënë emigrimit një ngjyrim politik. Të cilin në kohën e sotme, as e ka dhe as duhet ta ketë.

1. Ç’LLOJ EMIGRANTËSH PRODHON SHQIPËRIA?

Pa asnjë dyshim, Shqipëria është vendi me fluksin e emigrimit ndër më të lartët në Europë. Të paktën një në tre-katër shqiptarë kanë emigruar, në mënyrë të përkohshme apo me synimin për të mos u kthyer. Ky numër, edhe pse jo normal, nuk duhet të na habisë. Në vitet 1990 Shqipëria prodhoi flukset më të larta migruese, sepse për gati gjysmë shekulli regjimi komunist e kishte bllokuar në mënyrë hermetike daljen nga vendi. Dhe siç ndodh me ligjet e natyrës, ashtu ndodh edhe në shoqëri.

Presioni i lartë prodhon lëvizje të fuqishme, madje edhe shpërthime. Kjo analogji shkon përtej emigrimit. Po për të njëjtën arsye, kemi pasur ritmin më të lartë të urbanizimit në Europë. Urbanizimi i përshpejtuar ndodhi jo se gjatë këtyre viteve bëmë çudira në qytete, por sepse politika totalitariste e pasaportizimeve kishte bllokuar lëvizjen brenda vendit dhe në vitin 1990 dy në tre shqiptarë ishin ngujuar, donin apo nuk donin, në fshat. Në vitin 1990 i kishim të gjitha arsyet si popull të emigronim masivisht, për shkak të bllokimit politik.

Pas gati tre dekadave, asnjë prej arsyeve të asaj kohe nuk është më. Gradualisht shqiptarëve u janë dhënë shumica e të drejtave të lëvizjes së lirë në hapësirën europiane. Duhet thënë se jemi ndër popujt që e kemi shpërdoruar më pak këtë të drejtë. Duam apo nuk duam, tani Shqipëria prodhon emigrantë të një lloji tjetër. Që më shumë ikin për shkak të projekteve të tyre dhe mundësive më të mëdha në vendet perëndimore, në gjuhën e studiuesve, faktorëve tërheqës. Pa mohuar ata që ikin për shkak se nuk gjejnë hapësirat e duhura në vend, thënë ndryshe, faktorëve shtytës. Që më shumë ikin për një punë, jetë e shkollim më të mirë dhe jo për shkaqe politike.

2. POLITIZIMI DHE “SHTETËZIMI” I EMIGRANTËVE

Sot, tingëllon e tejkaluar që emigrimi të interpretohet politikisht. Nuk gjen asnjë vend tjetër ku ndodh kjo. Emigrimi është tashmë një projekt individual ose familjar, që zhvillohet në kontekstin e lirisë europiane të lëvizjes. Kjo ndodh madje edhe në vendet ku qeverisja shkëlqen. Prirjen për të emigruar duhet të mësohemi ta shohim si një mundësi emancipimi. Jo vetëm si një akt dëshpërimi. Në këtë të ashtuquajtur “shtetëzim” të emigrimit nuk janë “dorëjashtë” as qeveritë.

Ato kanë “luajtur” me emigrantët politikisht, duke i trajtuar ata si klientë apo rezerva elektorale. Politikanët janë mësuar të flasin për emigrantët politikisht, me një mentalitet shtetëror dhe jo zhvillimor. Samiti i Diasporës i vitit 2016 shënoi të paktën përpjekje serioze qeveritare për t’u ngritur mbi retorikat dhe vendosur emigrimin në të njëjtin bosht funksional me zhvillimin e vendit. Kjo sjellje e qeverive, ndoshta është imponuar jo vetëm nga kultura jonë e ekzagjeruar etatiste, por edhe nga boshllëku që ka lenë sektori privat në krijimin e sinergjive me potencialet sipërmarrëse të diasporës.

Është fakt që shumica e nismave për emigrantët janë qeveritare, jo private. Kjo i bën ato afat-shkurtra, të paqëndrueshme, madje pa ndonjë ndikim të dukshëm në zhvillimin e vendit. Edhe politikave të reja për migracionin, pas samitit të Diasporës, sektori privat iu përgjigj në mënyrë asimetrike, të pamjaftueshme. “Të pafajshëm” në “shtetëzimin” e çështjes janë vetëm emigrantët.

Shumica e tyre kanë ndërtuar projektet individuale e familjare, janë përpjekur, kanë fituar ose dështuar, kanë rritur e shkolluar fëmijët, janë emancipuar, janë plakur e kanë dalë në pension, janë bërë qytetarë, madje edhe shtetas europianë, kanë ndihmuar Shqipërinë me sa kanë mundur. Direkt ose indirekt. Ata kanë ndryshuar shumë në krahasim me 27 vjet më parë. Ndërsa politikanët e këtushëm kanë mbetur po ata: të zhurmshëm, retorikë dhe inefiçentë.

Me një ndjenjë të pandryshuar paternalizmi ndaj emigrantëve. Natyrisht, ka pasur e do të ketë edhe emigrantë të zhurmshëm, që vetëpolitizohen e “vetështetëzohen”, që dështimet e tyre i përjetojnë si dështime të Shqipërisë (por sukseset jo). Por këto janë çështje individuale, as politike, as shtetërore, as kombëtare. Individët e suksesshëm nuk i prodhojnë qeveritë, ata vetëbëhen.

3. PËR TË SUKSESSHMIT QË KTHEHEN DHE NDESHEN ME NE, OBSKURANTISTËT

Qindra-mijëra emigrantë janë kthyer në Shqipëri, paralel me ata që kanë ikur e ikin. Janë kthyer emigrantë të suksesshëm, që kanë hapur në Shqipëri sipërmarrjet e tyre ose janë vetëpunësuar me burimet e tyre modeste. Janë kthyer edhe mjaft prej tyre që nuk ia kanë dalë dot. Duhet thënë se mjaft prej tyre kanë qenë në vëmendje të politikave qeveritare.

Por janë kthyer, pa zhurmë e bujë, edhe mjaft ish-studentë të lauruar në universitet perëndimore, disa dhjetëra prej tyre madje në universitetet e famshme, të cilëve shumica prej nesh u ka dëgjuar vetëm emrin. Nuk është se kemi bërë ndonjë gjë të madhe për ta, përveç retorikës. Këtu po, ka vend që çështja të “shtetëzohet”. Për ta duhet të krijohen korsi preferenciale punësimi e rekrutimi, nëse dëshirojmë ta modernizojmë administratën, ta bëjmë atë eficiente dhe perëndimore. Kredencialet e tyre shkëlqejnë para obskurantizmit, mentaliteteve, procedurave e praktikave të disave prej nesh. Atyre po ua di vlerën sektori privat. Por do t’i jepnin më shumë Shqipërisë, nëse sektori publik do të hapej për ta.

4. PËR SHKENCËTARËT EKSELENTË QË NA NDEROJNË NË PERËNDIM

Mjaft shkencëtarë shqiptarë të shquar, për ne të pazëshëm, shkëlqejnë në institucionet perëndimore. Por që mbajnë një sy në vendin e tyre. Ata nuk u bien daulleve, kur shënojnë suksese. Ashtu siç nuk fajësojnë Shqipërinë kur mund të ndodhë, që në fakt nuk u ka ndodhur kurrë, të mos ia dalin në ambiciet e tyre. Pesë anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë janë korifej të fushave të tyre në Perëndim.

Kardiologu Adnan Kastrati është ndër personalitetet më të shquar të Qendrës Gjermane të Zemrës në Universitetin e Mynihut në Gjermani. Nazim Gruda, ndër shkencëtarët më të mirë të bujqësisë në Gjermani dhe në Europë, u bën nder universiteteve të Bonit, Berlinit dhe Humbold e deri në SHBA. Arben Merkoçi është ndër shkencëtarët më prodhimtarë e më të cituar të nanoteknologjisë në Spanjë dhe në Europë. Shkencëtari Arjan Durrësi është ndër personalitetet e Shkencave të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin dhe shtetin e Indianës.

Albert Doja, më i shquari antropolog shqiptar, lauruar profesor i universiteteve në Francë, i është rikthyer pasionit të tij si profesor titullar në Universitetin Lille. Por mund të shkojmë edhe përtej Akademisë. Kur kam takuar për herë të parë Laura Mersinin, fizikanten shqiptare të Universitetit të Karolinës së Veriut, jam habitur jo vetëm me thellësinë e dijeve të saj teorike, si autore e një hipoteze, sot në vëmendjen e kozmologjisë botërore, por edhe me modestinë dhe përkushtimin për Shqipërinë.

Në Miçigan të SHBA shkëlqen një shqiptar shumëdimensional, Nevrus Nazarko: ndër financierët më të shquar të shtetit, funksionar i lartë publik në administratën amerikane dhe profesor universiteti. Ka edhe shumë të tjerë, të cilët kontribuojnë globalisht, por nuk u ndahet shpirti nga Shqipëria, pavar- ësisht se këtu nuk gjejnë dot hapësira për të ushtruar dijet e tyre.

Artikulli origjinal

Vlonjat

O gjembi qe do hapesh telashe tani :joy:.
A u konsoltove me kopetentet per kete prurjen apo ishte spontane?

gjembi

Le ta gjuaj kopetenti.

Jo nuk u konsultova. Mendon se do te jete problem?

urbantelescope

Per nje moment u habita , kur pashe koherencen e artikullit pastaj shkova edhe njehere siper dhe mora fryme lirisht , normalisht qe s’kishte si te ishte shkruar nga ti gjembi :stuck_out_tongue:

Autori e ka provuar vete emigracionin

jps

c’fare dmth kjo?

Vlonjat

E ve ne dyshim ti ???

jps

eeeh si me ja vu emrin ksaj …

urbantelescope

c’fare dmth kjo?

Br3dharaku

So won’t the real Slim Shady, please stand up, please stand up, please stand up?

squarepusher

dhe ky artikull nuk sjell ndonje gje te re mbi kete diskutim. ca gjasme statistika, ca gjasme arsye dhe ca anektoda.

jps

E pra c’fare do te thote koherenca e artikullit

Pjer

Bukur, me pelqeu, nuk e dija qe Barjaba qe u diskutua athere per skandalin ne St-Luis, te shkruante kaq bukur dhe bindshem. Pale mban dhe nje mbiemer qe tingellon si i lashte, si i etruskeve :grin:
Te vetmen kritikez qe do ti beja, ishte qe per samitin e diaspores, ta kritikonte pakez shefin e tij Palloshin, qe pesoi fiasko. Megjithse e ka lene me e nenkuptuar lexuesi, qe ai samit deshtoi, pa e prekur dhe permendur Palloshin.

urbantelescope

Kerko profesorin ilian e ke diku andej nga diskutimi i lire , e pyete cfare do te thote koherence

Patrioti

Back to you Ilia.

aleko

Kosta ne shkrimin e tij argumenton faktin se sot emigrimi nuk behet per arsye politike, apo per shkaqe te regjimeve politike. Pra, me dashje apo pa dashje mbron kryeministrin nga akuzat se njerzit ikin per shkak te keq qeverisjes.

Pjer

Me syzet e kujt shifke ti, se qenke budallepsur, njerzit ikin per buken e gojes, se s’kane prespektive, s’kane te ardhura dhe te ardhme, pra nuk shohin noi permisim nga qeveria.
Ti ishe mire nga mend e kokes para zgjedhjeve, çfare ke pesuar, apo je punesuar ne shtet, qeveri tani, apo noi familjar. E po urime.

aleko

Zoti Pier, une citova thelbin e shkrimit te Kostas. Une nuk jam Kosta. Mos me akuzo per gjera qe nuk i kam thene.

salben

wow, mire qe lexova kete artikullin qe ke sjelle ti para se te lexoja “prurjen” e gjembit.
Njeri emigrant ne amerike qe shan shqiperine eshte pro-serb e pro-rus, qe gezon kur vriten shqiptaret nga Miloshevici, Tjetri e pjell vajzen per ta lene peng dyqaneve kur vjedh. Ncncnc ec e veru faj nacionalisteve te djathte. Ua kane neveritur aq shume emigrantet sa votojne njerez si trump dhe shtypin njerez me makina.

Megjithate, te shohim anen pozitive. Imagjoni cfare kuterbimi i kemi kursyer vendit tone duke e shkarkuar kete pizge ne amerike e tjeterkund.

urbantelescope

@Pjer Ke qene aq i zene vitet e fundit me ceshtjen e Sirise saqe nuk e ke pare qe ketu i nderuar ka zyra pune , ka kurse profesionale , ka dhjetra kompani e biznese private qe hapen cdo muaj qe kerkojne profesioniste te rinje ne fushat e IT , Graphic Design , Software engineer pa folur per profesionet e krahut etj.
Se shqiptaret presin ti mbaje llafin miku , cuni xhajes , burri tezes e te zejne ndonje qoshe tek tatimet , doganat , autoriteti kombetar i ushqimit , osshe , ukd , ministri apo tjeterkund s’do te thote qe s’kane perspektive apo buke te hajne.

Shqiptaret kane luksin te jetojne deri 30 vjec kur martohen me prinderit , qetesohen masdite ne lloto , shikojne ndonje telenovele a big brother edhe i shtyjne ditet me fara pellumbash. Njeriu permiresimin duhet ta filloje nga vetja , pastaj ta kerkoje tek faktoret e jashtem.

Eshte qeveria perfekte , normalisht qe jo ,por 25 vite amortizim e ndryshk institucional e ekonomik nuk hiqet dot brenda nje mandati , sidoemos kur ta le stafeten Baba Saliu e Kaptinmodhi yt i respektuar.

T’ia lesh fajin totalisht qeverise kjo s’ndodh as ne USA e as ne EU , diferenca eshte qe ketu ndihma sociale eshte qesharake , se te njejtet njerez qe kerkojne azil politik ne 2017 do i kishe ne Wellfare etj. :wink: !!! @Pjer

urbantelescope

Me duket qe eshte kthyer , sec kishte nje pozicion ne ministrine e shendetesise si dhe tek UET, do na sjelle eksperiencen dhe ekselencen amerikane :stuck_out_tongue:

salben

te pakten i plotesoka te gjitha kushtet per t’u botuar ne peshk :):grimacing:

gjembi

Kosta Barjaba s’ka qene ndonjehere emigrant. Femijet i ka patur me studime ne Amerike. Nuk e di ku i ka tani.

urbantelescope

Shyqyr na qartesove , po si ka mundesi edhe ky edhe kozeta qe jane prononcuar per ceshtjen e emigrimit te dy jane kapur per vjedhje neper supermarkete jashte atdheut ? Cfare faktoresh ndikojne ne trurin e ketyre shqiptareve te prezantuar si me kembe ne toke , te drejte dhe patriote deri diku qe i shtyjne te marrin dicka nga rafti e te mos paguajne :stuck_out_tongue: ?

Pjer

Urbano, por kur vjedhin politikanet (perendimore e lindore) :grin: pse te mos vjedhin keta 0;0000001 te asaj qe vjedh nje politikan (perendimor apo lindor)

Alba2265

Ky ishte nje eksponent i cquar i partise socialiste qe e kapen duke vjedh brecka grash ne nje supermarket te California.PS u detyrua ta bente hasha nga turpi pasi binte ndesh me pulitiken partise te vjedhjes me lezet .

urbantelescope

O @gjembi te doli hakut vlonjati , te paralajmeroi , s’pranojme persona non-gratta ketu te na jape mend :joy:

@Pjer kthe pergjigjie te komenti siper njehere , mos e anashkalo me stil , pastaj merru me vjedhjet e ketyre

kapo

mire bejen qe e mbrojne, po pse po e mbrojne vetem hajdutet e dyqaneve kete nuk kuptoje dot une ?

gjembi

Pse mendon se une kam pergjigje te pyetjeve te tua? Nuk jam as Kosta as Kozeta, dhe as i njoh personalisht.

urbantelescope

Perderisa e ke marre si burim , deri diku duhet te kesh informacione , megjithese pyetja ime ishte teorike dhe e pergjithshme , mbi fenomenin e jo personazhet.

gjembi

Nuk e di si e keni ju atje por kur thua “e ke marre si burim” do te thote qe une te kem shkruar nje shkrim dhe te kem marre informacion nga Kosta. Gje qe s’eshte e vertete. Keshtu qe provoje dhe njehere, dicka tjeter, te me sulmosh. Diskutojeni njehere dhe me shkeraben dhe eja prape.

megjithese pyetja ime ishte teorike dhe e pergjithshme

Teorike apo retorike?

urbantelescope

Po edhe ti po te ishe aq e ndritur s’do beje retorike fjalesh , se ke marre si burim , e ke prezantuar
e ke promovuar si shkrim e si personazh te pelqen keshtu ?

Po teorike patjeter se eshte fenomen psikologjik , une thjeshte pyeta per opinionin tend, se kisha sulm ndaj teje
do ishe me e nderuar te thoje se kam idene e ta anashkaloje se te beje teori konspirative ketu.

Pjer

Shkabe rrofsh per kete prurjen e 2013 per Kosten :laughing: aty pashe komentet e mia te atij viti, por edhe shume komentatore qe fatkeqesisht nuk po vijne me tek Peshku i Ri.

kapo

nuk pranohesh se nuk ke diplome universiteti ne perendim :sunglasses:

Pjer

Po universiteti i perendimit sot o kapo, eshte i barabarte me te mesmen e kohes se socializmit, dhe kete e pashe me syte e mij vete ketu.

Br3dharaku

Do te thote dicka per te cilen miku nuk e ka haberin. Ai tjetri s’di akoma si llogariten perqindjet…shkurt fare, memedheun e kemi ne duar te sigurta. Bejme nje faqe FB dhe e shesim 5 mije euro dhe me 200 mije dollare jetojme me interesa

gjembi

Mos harro qe as nuk i deklaron dhe nuk paguan taksa.

Aquamarine

Bere dhe ti Uni n’perendim o Pjer dhe t’u duk se te shkuan lekat dem, apo qfar?? Kaq te mire e paskeshit pasur te mesmen brezi juaj?

Tani

Ne te gjithe boten ka emigracion. Njerzit levizin sa andej kendej, ku u behet me per mbare, dhe nuk ndihen sepse shohin punen e tyre. Vetem shqiptaret i bien ketyre daulleve duke bo vetem zhurme kot. Sepse kjo gje u pelqen
Nuk jane mesu te bejne pune pa u ni.

Bleta

Eshte akoma konsulent I PS per punesimin ky? Ne disa debate qe e kam pare une ishte nul fare.

Bleta

Jashte atdheut jane kapur plot duke vjedhur.drejtore drejtoresha e deri keshilltare ministri . Nuk kane dale te gjithe ne gazeta.

Ingeborg

A thua? Keta rrezik bejne pjese tek ata qe jane kthyer heshturazi ne memedhe sic thote artikulli me siper dhe i jane futur punes.

Bleta

Po nese kapet keshilltare e Ministrit duke vjedhur nje parfum normale qe do kujtojne pale keta me poshte ça bejne!

anon57625673

Këtë Kosta Barjabën e kapën duke vjedhur në dyqan në USA, familijarisht, dhe gruan dhe gocën. Tani po mundohet të rikthehet në politikë. Ç’u tha mendja që e bënë…

bulkthi

Statistika hic. Asnje argument.

salben

qr sa genjen gomari. ca leshin lufte thote para vitit 1996? i lumte per cfaredo te kete arritur atje po per ca trapin genjen? per t’i shtuar drame. per t’u dukur me cool. per t’i hedhur me shume kocka kur ka pasur nevoje. Imagjino, kur genjen tani ky qe s’ka nevoje, imagjino c’ka perrallisur andej kur ka pasur nevoje. Dhe habiten pastaj te huajt kur vijne ketu e nuk gjejne fantashkencen e refugjateve.

My earliest memories are of Albania. It is a beautiful country, but in the 1990s, civil war broke out. In the turmoil before the war, I couldn’t fully comprehend what was going on, but I felt my family’s fear, and I saw violence everywhere. For eight or nine months, we didn’t leave the house. We didn’t go to school. In 1996, my mother fled to the U.S. with me and my sister, seeking political asylum.

dasara

profesor nuk e lexova emrin tuaj ,tek njerzit e shquar neper bote …:stuck_out_tongue: