"Shqipëria", nga Pablo Neruda

8 postime 1198 shikime 26 qershor 2017 në 05:23 e paradites
bsalaj

S’kam qënë ndonjëherë
Në Shqipëri
n’atë tokë të ashpër e të dashur,
n’atë dhe malor barinjsh.
Sot
shpresoj të vij si për të kremte,
për një të kremte të re, dasmë mbi tokë;
pa të vete të shoh
si shkëlqen dielli
majë krahëve plot muskuj
të vargmaleve të tua,
si më rritet në mes të shkëmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomë,
kultura,
letërsia,
që po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut të moçëm,
djepi i punëtorit,
përmendorja e shquar e vëllazërimit,
si merr përpjetë mirësia posi bima e re
që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.
O Shqipëri e vogël, e fortë,
e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitarës sate
‐ ujë dhe çelik i gjallë –
vjen e më t’i shtohet tingullit
të historisë,
këngës së kohës që s’ka të mposhtur,
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash
dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë.

(Përktheu: A.Pilika)

korriku

Neruda eshte ne net, por pa titra. Interesant shume si film, por dhe pak i veshtire.
Poezia :heart_eyes:, eshte shkruar per kohen me shume se per vendin, dhe ate kohen ky bogu sikur e ka alergji.

InkuizitoriMoth

Ne çfar viti e ka shkrujt Pablo Neruda kete vjershe?

Manjola_Tirana

para, para se t’vdiste besoj

InkuizitoriMoth

aha, pranej paska vdek.

Pjer

Tani po e mesoj se Pablo Neruda, paska shkruajtur per Shqiperine.

anvlo10

E mire eshte per kohen, me pak perjashtime shtyhet… perkthimi i mire… :grin:

InkuizitoriMoth

ik o pablo neruda, mso nga bie shqiperia i her, pastaj thurr vargje per te.