Stefano Boeri Architetti ka projektuar 3 shkolla në Tiranë që do të jenë të hapura 24 orë, çdo ditë të vitit duke i shndërruar ato në qendra sociale për banorët e të të gjitha moshave.
Tri strukturat e reja do të jenë të integruara në planin urbanistik të Tiranës, projektuar nga po e njëjta studio arkitektësh. Këto shkolla do të jenë të pozicionuara në 3 zona të Tiranës veri-perëndimore, përkatësisht në lagjet ‘Don Bosco’, ‘Kodër-Kamëz’ dhe në ‘Sheshin Shqiponja.’ Brenda këtyre strukturave do të integrohen çerdhe, kopësht dhe shkolla së bashku me hapësira të tjera të hapura për të gjithë komunitetin të cilat do të shërbejnë si vendtakime sociale.
Stefano Boeri thotë “shkolla duhet të jetë e hapur ndaj një ritmi të re jetese. Duhet të jetë një vend aktiv … për çdokënd, për të gjitha moshat; gjyshërit, të rinjtë, shoqatat lokale, ndërmarrjet kreative, institucionet. Shkolla e hapur është zemra e shoqërisë tonë, që rreh bashke me jetën që rrjedh brenda dhe përreth saj.”
artikulli origjinal
Duket projekt interesant po nuk shkruheshe ne tekst arsyeja se pse duhet te rri hapur 24 ore. Per shkolla nate kemi degjuar po 24 ore hapur?!
Po kulle do kete kjo? Se po qe pa kulle brenda… Nuk e dum!!!
Per Autocad kjo qeveri jane mjeshtra.
komunitare do te thote komuniste. Kto jan pun fuksash komuniste njesoj si shkolla e nates (24 ore shkolle), puna vullnetare, administratoret vullnetare te Peshkut me shkolle nate qe nuk lexojne libra si Katrori.
Te vetmen gje te mire qe ka kjo qender eshte forma katrore, njesoj si Katrori qe lexon libra.
28 vjet ka tirana qe rritet si popullsi, dhe shkollat jane ende ato te enverit. Duhen patjeter shkolla te reja. Kush i ben, fiton shume pike.
Shkollat jane ne ato vende ku i kish ndertuar Enveri por ato shkolla u shkaterruan dhe jane ri-ndertuar shume bukur sa nuk dallohen me. Ca prej ketyre shkollave ne kohe te Enverit ishin me cati me kalloma. Ambjentet e shkollave ne Tirane jane shume te mira e me te mira se ne uesej, pavavaresisht se baza materiale e niveli i mesuesve calon
Vetem leket mungojnë, te tjerat i zgjidhëm
Shkollat si godina ne Tirane jane shume te mira. Me cfare lekesh apo qysh nuk e di. Por edhe donacione per arsimin ka pasur prej vitesh. asnje nga 4 shkollat qe kam qene une nuk e dallova prej ndryshimeve per mire.
ca beje ne 4 shkolla? apo per vizite?
do te ishte interesant si eksperiment. ne mos gaboj nje prototip i kesaj ideje ekziston tek qendra Don Bosco e cila eshte fondacion/private. kane ambjente te ndryshme, perfshire fusha sportive ku lejohet hyrja e lire ne orare te caktuara, pasdite. me sa kam pare ka goxha frekuentim.
Po nje fillore, dy tetevjecare, e nje te mesme, e larta e pesta nuk kish ndryshuar
per kushtet e shqiperise duhet investuar ne arsimin online . eshte me i lire dhe me i shpejte ,ne vend te ndertosh shkolla me tulla e llac ne cdo cep te vend nje qender me server ku nxenesit me VR headsets ndjekin mesimet nga cdo cep i botes.
arsimi online personalisht vetem per ata qe jane mbi 30 vjec. te tjeret gjate te nxenit kane nevoje per kontakt fizik.
kjo lloj qendre nuk ka per qellim kryesor arsimimin, por sensin e komunitetit. Ndersa online ka per qellim te ndegjosh pordhet komunitare vullnetare te shkabes, Pjerit, Katrorit te rrumullaket etj.

Duhet te jesh vizionar per te bere gjera te tilla. Po thuj shyqyr qe kjo kohe erdhi me ne fund.
Po kopjojne europen as gje tjeter, vizionar sot eshte te mos ndjekesh me europen siç beri anglia. Po aq femije loqe qe po prodhon bota tek keto brezat e rinj do te nxjerre tek ne edhe ky sistemi i tyre qe ne e marrim kallup siç morrem komunizmin qe e çuam deri ne çmenduri,
Tek Adobe (firma me programet e te ciles behen keto maketet vizuale) nga i pari deri i fundit punonjes jane indiane sot. Ngaqe s’ka me te bardhe amerikan te jete i afte te programoje sot. Brezat e rinj te femijeve kane degjeneru.
Leket qe europa u jep borxhe ja kthjejne perseri asaj duke paguar studiot e tyre qe bejne shemtirlleqe te tilla si foto lart. Vetem fakturat ja lejne populllit . Besoj se i detyrojne. Do te ishte krim po te jete ndryshe.
Kjo puna e shkollave ve ne dukje ndryshimin total te 28 viteve te para te komunsiteve me 28 vitet e para te ketij sistemi.
Ne 28 vitet e para Tirana u be nga 50 mije ne 200 mije banore, dhe u ndertuan dhjetera shkolla tete-vjecare, gjithe ato gjimnaze, dhjetera kopshte.
Ne 28 vitet e para te demokracise tirana u be nga 200 mije ne 1 milion dhe nuk eshte ndertuar as edhe nje shkolle e vetme te re, asnje gjimnaz, asnje kopsht i ri.
Dhjetera shkolla tetevjecare ne Tirane deri ne 1973? Per ndonje qe s’ka qene ndonjehere ne Tirane po, ashtu mund te duket. Apo nese behen 10 ose 11 grupohen ne “dhjetera?” Ose per ndonje qe s’e di qe ka patur shkolla ne Tirane dhe jashte saj dhe perpara 1945.
Ne 28 vitet e para te demokracise tirana u be nga 200 mije ne 1 milion dhe nuk eshte ndertuar as edhe nje shkolle e vetme te re, asnje gjimnaz, asnje kopsht i ri.
E ke fjalen per shkolla publike? Atehere po genjeka Veliaj qe thote vetem ne 2017 jane ndertuar 4 shkolla te reja? Po shkollat dhe kopshtet private i quan apo jo?
po, gjembi, vetem gjate 28 viteve te para jane ndertuar me dhjetera ne tirane dhe ne cdo qytet tjeter te shqiperise. vetem kur erdhi veliaj nisen te ndertohen prape, E madje te vihen ne plan qe te ndertohen shkollat e reja. Kater jane ndertuar kete vit, dhe kane ne plan te ndertojne 20 ne total ne zonat e shtuara te tiranes, te cilat deri kur u be reforma territoriale i perkisnin komunave rrotull tiranes te komanduara nga PD, ku jane ndertuar vetem pallate dhe asnje shkolle. Duhej te kalonte nga PD te PS qe te fillonin me ne fund shkollat.
ja lista e shkollave ne total, shume pak prej tyre jane ndertuar para komunisteve, shumica derrmuese jane ndertuar prej komunisteve. E njejta gje vlen per cerdhet, spitalet, etj.

PS nderton shkolla dhe te le pa buke nje dite. po ju zagaret e saj qe rroni nga paret e shtetit, jeni mesu te lehni per te.
po shkerdhejne francen keta pede, jo me shqiperine.
Franca do nje “resistance” kunder jahwes.
Dikush mund te pyeste fare mire ama: cfare i nevojiten Tiranes projekte kaq inovative kur ka mangesi aq bazike sa trotuaret? Puna e Boerit eshte sidoqofte apasionuese, sidomos perkushtimi i tij per nje urbanistike me ekologjike.
Ideja me pelqen shume. Mendoj se ka shume nevoje per hapesira te tilla te hapura per te gjithe, e besoj se do te perfitonin shume sidomos te rinjte. Disa hapesira perdoren per jamming sessions, prova per ndonje shfaqje teatrale, workshope per te ndertuar sende prej druri a kushedi cfare tjeter.
Ne anen tjeter, fatkeqsisht, nuk mund te them te njejten gje per konceptin arkitektural. Me duket totalisht i pabalancuar. Nuk thote asgje te re sic pretendon ideja fillestare dhe as nuk krijon kurrfare dialogu me kontekstin. Ai perdorimi materialeve vendore duket si shprehje nga wikipedia e nuk reflektohet fare ne design. Paraqitja grafike po ashtu eshte e nivelit shume te dobet. Nuk e di… nuk kam simpati per punen e Boerit e sidomos punet e tija ne Tirane. Me duket qe ka mungese te theksuar serioziteti ne keto projekte ne Tirane per fat te keq 
Si arkitekture nuk sjell asgje. Ndersa artificat e Tjera, Qendra komunitare 24 oreshe vetem sa fshehin mungesen e mendimit arkitektonik me ide lunatike qe dija eshte kthyer ne semundje.
Po I japin shperblimin me para publike per Ndihmen e paçmuar per lali Erin dhe me lart.
Te gjithe Arkitektet e ftuar ne Tirane Jane shperblyer me projekte nga private ose ente publike.
Po pse nuk eshte mire qe ambientet pervec shkolles te sherbejne edhe per gjera te tjera ne dobi te komunitetit? Gjithmone ne kushtet e mungeses se hapesirave dhe fondeve te kufizuara? Ose, cila eshte alternativa juaj?
po ve re nje afeksion nga ana jote me ndertesat multifunksionale. po te duash mund ta ndash me ne se cfare te pelqen tek ideja e tyre.
askujt nuk i beri pershtypje qe keto qendra jane ideuar perreth zonave qe sot konsiderohen si me te paintegruarat nga ana urbanistike dhe sociale?
Qender komunitare I thone tani “Pallatit te Pionerit” sipas prezantimit qe na behet. Pas viteve ‘90 Kane funksionuar vetem qendrat e financuara nga ente fetare si psh. Don Bosco. Si eshte edhe qellimi I Ketyre te fundit duan te formojne komunitet. Problemi eshte ç’komunitet duan te formojne.