Sheshi Skënderbej, pranë hapjes. Si po ju duket?

143 postime 18445 shikime 9 qershor 2017 në 05:21 e pasdites
bsalaj

Mbaj mend kur mberritem ne Sheshin Skenderbej me time më dhe time moter. Ajo mbushte gjashte vjec. Ishte nje mbremje e ftohte, ndaj nuk e zgjatem shume. Shkuam tek shatervanet, ku rrinin fotografet, dhe beme fotot qe ende i kam para syve edhe tani. Kam dhjetra foto ne ate shesh.

Edhe fotografine e pare te grupit te shokeve te ngushte ne gjimnaz, e kemi po aty, tek shatervani, me nje Vespa te bukur qe asnjeri nga ne nuk do te mund ta ngiste. Kemi ndryshuar shume. Po ashtu edhe sheshi. Keshtu si une dhe ju, jam i sigurte, keni kujtime nga sheshi Skenderbej. Piketakimi per miliona e miliona raste, vendqendrim per lypesit, vendi i punes per fotografet, stacion autobuzedh, rruge shkolle, shesh ku rrezohen diktatura dhe diktatore - Sheshi ka qene shumecka per shumekend, dhe do te vazhdoje te jete.

Nga ditet e vjetra fare, deri tek kohet kur para monumentit te heroit shitej gazeta Kunji, shume kohe ka kaluar dhe eshte dashur te nisen e te zbrapsen disa projekte, deri tek kjo mbremje, ku sheshi behet gati te celet. Eshte nje shesh i rendesishem, hapja e te cilit ka ngjallur polemika, ankesa dhe kunderpergjigje po aq te zellshme nga mbrojtesit e projektit.

Tek punonjesit e Bashkise vihet re nje fare tensioni shkaktuar ngaqe dicka qe ata e adhurojne, eshte pritur me kritika te forta nga nje pjese e cila, ne te vertete, eshte vazhdimisht kritike ndaj punes se Veliajt. Sheshi eshte nje vend i qete pasi makinat kur je brenda tij jane teper larg per t’u degjuar. Dhe ky eshte plusi i madh, kthimi i hapesires tek njerezit. Me pare Sheshi ishte pothuajse i papershkrueshem per kembesoret, ishte boshi midis godinave dhe makinave ku njerezit rrekeshin te kalonin. Tani Sheshi eshte nje vend.

Prejektuesi belg shprehet i kenaqur me cilesine e punimeve. Ai me thote se per rreth 13 milion euro, punimet jane shume cilesore. Johan Anrys i firmes 51n4e eshte gjithashtu njeri nder autoret e kulles TID qe njihet ndryshe si Hotel Plaza. Kulla TID i dha fame firmes se vogel belge, ishte puna e tyre e pare e madhe. Tani ata do te projektojne edhe nje kulle pas Sahatit, ne nje zone deri tani te lene pa shfrytezuar. Anrys ka vetem nje peng, kulla e re do te mbuloje pjeserisht kullen TID, hotel Plazen, per ata qe e shohin nga sheshi. Por do te mbuloje plotesisht torre Drinin, qe eshte gje e mire. Kjo pas Sahatit nuk do te jete e vetmja kulle e re. I gjithe sheshi do te rrethohet me kulla. Njera menjehere pas Hotel Tiranes, do ta beje kete te duket i vogel. Nje tjeter do te ngrihet “tek reklamat” midis Rr. se Kavajes dhe asaj te Durresit. Bulevardi i ri dhe Tirana policentrike po vijne, por edhe Sheshi Skenderbej po behet blind me kulla te larta. Ne 100 metra ecje mund te shkosh nga xhamia otomane tek ariktektura fashiste dhe ajo socialiste, e gjitha nen veshtrimin e qiellgervishteve modern.

Mendoj qe secili duhet ta gjykoje sheshin vete, duke shkuar ta shohe dhe jo ndryshe. Ka shume ngarkese politike, pasi Sheshi ne vite, si Rozafa, eshte ndertuar dhe shkaterruar, duke u perdorur si mjet per te treguar forcen e vullnetit. Mua me pelqeu qe ka hapesira te ndryshme, intime dhe nuk eshte vetem nje hapesire e madhe. Psh. atriumi pas muzeut kombetar eshte hapur per kedo dhe duket si nje vend i mire per te bere nje bisede ne hije. Ai oborr i muzeut ka qene nje vend qe gjithe jeten e kam pare nga pas kangjellave te trasha si prej keshtjellash, dhe nuk kuptoja pse qendronte mbyllur.

Kur mbushet me njerez sheshi zvogelohet. Gjykimin perfundimtar do t’ia japim kur te jetesohet, sonte ama Sheshi Skenderbej eshte ne prag te hapjes pas shume vitesh ne tranzicion. Bashkia e la hapur per mediat dhe perfundimisht per te gjithe qyetaret pasi rrethimi qe ka qendruar i ngritur prej gati dy vjetesh eshte celur.

Ka akoma makineri te renda qe bejne ca rregullime te fundit para nates inaguruese. Natyrisht ne prag te zgjedhjeve ka nje element te forte fushate qe e pershkon ngjarjen, gje qe shihet ne krenarine qe do te projektohet neser mbi shesh ne koncertin qe do te mbyllet me fishekzjarre. Kumbari i sheshit, dihet ka qene Rama, qe, hamendesoj, do ta peruroje vete sonte, doemos.

Disa te dhena:
Siperfaqja ku eshte nderhyre: 97,344 m2
Kosto: 13 000 000 Euro (pa tvsh)
Procesi i plote i kryer nga 51N4E
Bashkepunetor Anri Sala
Firma ndertuese Fusha ShPK
Shatervanet Aquafondal, Belgjike
Ndricimi Atelier Jeol, France
Strukturat Gentian Lipe, Shqiperi
Siperfaqja ku eshte ndertuar 90,509 m2
Sheshi 23,993 m2
Pllaka 129,600
Kopshte 64,815 m2
Gjelberim 18,456 m2 = 28%
Zhavorr (rrugica) 9,819 m2
Stola te palevizshem 1230 vende
Karrige 250

Parkimi nentoksor
9,248 m2
Kosto 2,219,769 Euro
Vende 300

Sheshi Skenderbej nje nate para hapjes.

Valletare e muzikante nga te gjitha trevat bejne provat gjenerale ne skenen e ngritur para monumentit te Skenderbeut.

Joni Baboci, drejtor i urbanistikes ne Bashki prezanton arkitektin belg te sheshit, Johan Anrys i firmes 51n4e, i cili do te shpjegoje konceptet e projektuesve per sheshin.

Qytetaret kane hyre ne shesh pasi rrethimi eshte relaksuar sonte per shkak te provave.

Pllakat jane prej guri, te nje trashesie dicka mbi 5 cm. Kur lagen pllakat (natyrsht) shfaqin ngjyra me te forta.

Eshte vend i mire per biciklete.

Kryetari i bashkise, Erion Veliaj pershendet grupin per nje minute, shkrep disa foto me femije qe gjenden aty dhe pastaj largohet, sic thote, i ftuar ne nje iftar.

Perpara Hotel Tiranes ka rrugica me zhavorr te imet.

Ky eshte nje vend ku Bashkia mund t’ju martoje.

Ky eshte nje konstrukt tulle ne forme rrethore, para Hotel Tiranes.

Tek cepi i Muzeut Kombetar.

Kane mbjelle dhe fiq, sigurisht, te preferuarit e Lalit. Por ka edhe drure te tjere frutore, ullinj e te tilla…

Nje monumnet i Dede Gjo lulit shikon per nga Kafe Flora.

Strukturat e parkimit nentokesor.

Pamja veri jug, midis muzeut dhe 15 kateshit.

Uji i shatervaneve mblidhet dhe riperdoret. Sheshi ujin e shirave e mbledh dhe e perdor per ujitjen e pemeve pa e shkarkuar ne kanalizimet e Tiranes.

Parajsa e qenve.

Provat gjenerale, po luanin muziken e filmit Skenderbeu ne ate moment.

Manjola_Tirana

goxha bukur. rrofsh blend

zeqir

Nga e marta do jem aty, ta shoh vete, do sjell edhe ndonje foto ketu te PPU.

zeqir

Keto shatrivanet besoj per nja dy muaj do dalin jasht perdorimit, siç ndodhi me ato çezmat e famshme te Kuvajtit a Katarit qe Veliu mburrshe😂 nejse pop ka nevoje per pak aheng neser.

STALKER

É vetmja dileme eshte e natyres politike: Rama do rri aty ku eshte deri në 2025 apo në 2021 do ja kaloje stafeten ketij qe beri sheshin ??
:thinking:

zeqir

E kane diskutu, Basha do jete min i jashtem Likja president dhe Rama KM. pra kane ra dakord.

anon64581289

vetem naten duket mire. ndersa diten duket kot, me ato pllakat si banjo publike. lulishtet me bime qe nuk duan hyzmet.

Mimoza_llastica

Shume bukur. Ta gezoni. E mos tju shoh te ankoheni.

TironciLebetit

Nuk e dum…kur te vijme ne Pushtet do e prishim gure me gure…if sa i cpif

zeqir

Per 4 vjet nuk do prishet, te shofim zgjedhjet qe do behen ne 2021.

Pjetermustakuqi

Edvin Kristaqi do e maronte para 5 a me shume vjetesh po s’e lane. Ipni timonin,ndaci gjana ts bukura t’i nodhin atdheut.
Bravo Edvin Kristaqi!

jps

Me ne fund u be shesh dhe jo bahçe

zeqir

Ja edhe lungomare sa bukur do duket, kualicioni i ardhshem PS PD po jep frytet e veta.


Bravo Z. Basha.

Balzac

Bravo Erionit se po ja ndryshon pamjen Tiranes. Perkrahje atyre qe perpiqen te sjellin civilizim ne katundin tone otoman.

kapo

Sheshi ka shumë pllaka të ndryshme, por ato janë të përziera në mënyrë të rastësishme, kështu që e gjithë sipërfaqja e sheshit duket si një dysheme banjoje publike , shumë e lirë madje.
Sipas specialisteve sheshi është një tjeter deshtim i Rames e betonim i Tiranes ndoshta per here te fundit ,nje pocaqi e vertete qe në zgjedhjet e ardhshme tiranasit do të votoj për atë kandidat që do të premtojë hapjen e sheshit për automjete, qoftë edhe pjesërisht!

Arban

Do ta kene bere edhe nenen tate ne 44-n, apo ti nuk je albanistanez. Thone qe Hitleri i kishte inat cifutet ngaqe e kishte babain cifut. Edhe ti prandaj i paske inat komunistet.

Mimoza_llastica

Paskan mbjelle dhe fiq. :grin: Kam dhe une nje pemez si ato.

zeqir

Ku i pe fiqte?

Fikret

mir boni qi e shtroi me pllaka sheshin se i hynte shiu nga te kater anet :frowning:

salben

Kalova dje nxitimthi dhe e kuptova histerine e berishianeve. Ne 27 vitet e fundit, 100% e gjerave qe e bejne Tiranen qytet jane ndertuar nga rivalet e PDs e te Berishes.

Me Brojken PD beri kioskat dhe betonizimin e cdo lulishteje pa perjashtim. Me Bashen beri vetem pallate 25 kateshe dhe legalizim shtesash neper pallatet ekzistente.

PD nuk ka as edhe nje gje te vetme ne Tirane qe te thote “kete e ndertuam ne”. Asnje rruge te re, asnje park, asnje lulishte, asnje shesh, asnje shkolle te ndertuar nga fillimi, asnje peme te mbjelle, asnje kend lojerash neper lagje, asnje bulevard te ri, asnje shesh, asnje riparim fasade, asnje transformim si pazari i ri, kombinati, apo si sheshet midis pallateve qe nga parkingje me lluce jane kthyer ne zona te vogla me bar e me lodra femijesh. Zero.

PS u ka hequr kangjellat gjithe institucioneve, qe nga kryeministria e deri te PS, ne menyre qe kopshti perpara institucioneve t’i kthehet publikut ne forme lulishteje. E vetmja ndertese ku ka ende kangjella hekuri qe e ndajne publikun nga lulishtja, eshte shqupi.

aleko

Nese e kuptova mire Blendin sheshi qe do inagurohet neser eshte vetem nje pjese e projektit teresor te qendres se Tiranes, e cila do tu rrethoka me kulla te larta (ndoshta mbi 30 kate) e kesisoj do te ngjaj si nje lendine midis nje pylli te larte me kulla. Pra, ky eshte vetem fillimi dhe jo perfundimi. Pra, nje tjeter plan regullues po na del mbas nja 3 apo 4 te tjereve qe na u paraqiten si te sigurte keto 20 vitet e fundit. Ndertohen 2 apo 3 objekte sipas nje master plani “te miratuar dhe debatuar”, sic eshte rasti i kullave TID dhe asaj gerdalles se frikeshme perball kishes ortodokse, pastaj ndryshohet perseri plani dhe ngulitet nje gje tjeter, e pastaj ndryshohet perseri per te ngulur gozhda te tjera duke mos perfunduar asnje. Kjo per mua eshte e frikeshme, po po shume e frikeshme.

anon64581289

ata duhet mos lejojne ndertime kullash te tjera pa u mbaruar me pare ato qe kane ngel ne kantier prej vitesh. eshte nje pallat ne kruje, qe ka 20 vjet ne ndertim. kush ja ka dhene atij lejen eshte kriminel dhe tregon korruptimin e shtetit prej vete natyres se tij.
s’kishte gjera te tilla ne qytetet e verteta shqiptare, kur shteti shqiptar nuk ekzistonte. shtepiat jane si njerzit ne kinema, mos i pengojne diellin njera-tjetres. pikerisht qytete te tilla vizitojne sot edhe turistet e huaj, se kete rrumpallen qe po bejme ne e kane bere vete prej kohesh. vlerat e vjetra vetem qendrojne.

ndersa ai kllufi siper, qe i kane lind prinderit ne kasolle, mburret me ndertimet e PS. i duken civilizim.

Albano-id

kullat e larta kursejne hapsire toke per banim, ka ardh koha ku dhe toke me u varros nuk gjen me. Baterdise qe i kemi bere tokes ne vetem 20 vjet projekti i kullave i vjen ne ndihme.
mua me duket mjaft vizionar si projekt

Cecua

Dhe gud, dhe beed end dhi aglli (bullshit):

Dhe gud: Po mbyllet nje kantier i hapur. Eshte si eshte, por po mbyllet.

Dhe beed: Permasat dhe lloji i pllakave/gureve nuk jane te pershatshme per nje shesh qe duhet ti rezistoje kohes. (pointit aut nga autoriteti me i lart mbikqyres)

Dhi aglli (bullshit): Guret nuk jane te gjith te trevave shqiptare dhe nuk jane perpunuar te gjithe ne Shqiperi. Dhe kjo jo per mungese guri ose mungese ndermarjesh e ekspertize (as per hir te mbajtjes se kostos ulet).

Ps1: Dhe disepointing: Mungojne foto te lala Erit, duke gdhend gur, duke kthy e lidh heker, duke shtru shtufe etj

Ps2: $#&@^=, fak ov.

Albano-id

tani e boni si e boni, me pare nuk quhej shesh, tani mund te quhet.
Ka dhe nje parkim aty poshte, qe te pakten kursen korsi per biqikletad rrugeve te tiranes, lali eri vizionar…

Cecua

Secili e ka vet ne dore uljen a ngritjen e standartit te gjykimit.
Ndryshe i bi qe te levdojme Lulin e Berishen per ate cka bene me rrugen e vjedhjes kombetare.

anon64581289

sheshin perpara e eliminuan per arsye sigurie. mos kish protesta. kur e kuptun qe shqiptari nuk proteston kurre, se nuk eshte kope dhensh, fillun dhe e hapen prap e ben shesh.
sjell me fitim duke qene keshtu, nje salle ne natyre. ata qe kane dhene leket, ketu dhe u ka rrah me shume, tek fitimet, jo tek populli liridashes shqiptar qe ka nevoje per shesh se ndryshe asfiksohet.

bradland

Para ca vitesh diku nga 2001 ndertova nje shtepi , kur i erdhi rradha banjove mendova te mos i shtroj me pllaka se diku kisha pare qe shtroheshin dhe me copa mermeri , kshu qe vendosa ta shtroj me copa mermeri , pas nja ca muajsh shpia mbaroi , cdo gje e kompletuar dukej perfekt , kur shkoja ne banjo sec me vriste syte dhe ndijesha i besdisur , dhe e therras dhe njehere ate djalin e Artitektures , hajde mor i them shihe njehere se ka i gj qe sme ngroh , i thashe , jane copat e mermerit me tha qe te besdisin , aty e kuptova qe banjo po me ngjante me nje hale .
Dhe kjo nuk eshte vecse gje tjeter nje hale e madhe ku lali mamit ka bere kerdine duke vjedhur , sado metra katrore te jete sheshi , 13 milion euro me e shtru me gure dhe me mbjell ca peme ?

machitewa

Kreativiteti zero.

Ne aspektin human, nje pllake gjigande shporeti, qe nxeh me energji solare.

Estetikisht, pamje qenefi modern. Me uje brenda dmth.

squarepusher

mermeri, pervec mirembajtjes me te larte dhe ndryshimit qe peson si nga ngjyra dhe nga permbajtja, eshte ceshtje shijesh.

per mendimin tim, ne Shqiperi calojme tek mirembajtja. ne shume raste degradimi ka qene thjesht ceshtje kohe. ne kete pikepamje, do te kishte qene me e logjikshme qe te perdoreshin materiale qe nuk kane nevoje per nivel te larte mirembajtje. megjithate, duhet te flisnin/flasin ekspertet per kete. ne thjesht bejme llogje.

mbi te gjitha, uroj qe sheshi te jete funksional. perfundimisht jane njerezit ata qe e bejne sheshin.

anon64581289

ti si me qen artist. na trego punet e tuja mik, se duhet t’i kesh perfekte mesa duket. kritika eshte (me) e lehte.
si dhe nuk mund te nisesh nga fotografia per te ndjere (se arti ndjehet nuk shpjegohet) nje vend te dhene. duhet vizituar atje dhe shkuar sa me gjate te jete e mundur. vetem atehere ti i lejon vetes shume pak mundesi te gabohesh ne gjykim.

muzeut kombetar i ka dhene momumentalitet, qerimi qe i ka bere sheshi, dhe riberja e shkalleve.

anon64581289

nuk jane prej mermeri pllakat po prej guri. dhe mermeri eshte i çmuar se nuk peson asnje ndryshim gjate kohes. cilesi qe i ka dhe floriri tek metalet.

machitewa
squarepusher

te pakten per ate me ngjyre te kuqerremte, jam i sigurt qe eshte mermer.

hidhi pak leng limoni permbi dhe shikoje si do te gerryhet siperfaqja.

machitewa

Jo, te kuqerremta jane edhe ato rrasat e gllareves (nje fshati ne Kosove). Thjesht rrasa guri. Me aq sa e dij, ne kete shesh ka edhe pikerisht nga keto rrasa (pllaka).

aleko

Nuk kam asnje gje me kullat e larta, por me menyren sesi veprohet , pra pa planifikim, ose me mire me thene duke luajtur me planet sikur te ishin projekte per lodra per femije. Kjo eshte ajo qe mua me frikson. Nje mbret qe vendos vete mbi pronat e tij!! E kuptove Albanoi?

aleko

Ore po mos ja atriboni sheshin kryetarit te bashkise se late nam. As edhe rikualifikimin tek pazari i ri. Keto jane projekte qe ai i ka gjetur, biles te filluara. As edhe me fondet nuk ka pune se nuk jane te bashkise. Me nje fjale nuk ka as merite e as kritike. Ah se ka qef ai te duket sikur eshte shpetimtari apo triunfuesi kjo eshte puna e tij si kalama qe eshte nga trute e kokes.

bradland

Blendo , po ty si te duket sheshi ?

maverick

budalleqet qe thote ky njeri jane off the Richter scale per nga shkalla e lekundjeve qe i shkaktojne kores se tokes.

maksmeto

Kjo eshte genjeshtra me e madhe e dites. Perkundrazi, cfare e ben Tiranen nje ‘Fjetore te madhe te betonizuar’, eshte ndertuar nga rivalet e Berishes.

anon64581289

e papershtatshme

Ingeborg

Po gezohu o ADCD gezohu, vetem me inat i shikon gjerat? Aq e ka takatin Shqiperia po leri te festojne per ate qe kane arritur.:rose::blossom:

Albano-id

Puna eshte kush i zbaton jo kush i projekton, se ne leter bejne te gjithe cudira. Lali eri nuk e vonoi, por perveshi menget.

anon64581289

nuk i ben vete po me paret qe do t’ju a taksojne te gjthve ju nje dite te bukur me diell. (nuk thone kot, qe parja e hudh ujin perpjete). ai ka kuptu sesi fitohen votat dhe ben ate qe beri rama, asgje me shume.
te ishte se dinte te bente me shume nuk merrej me politike, por te tjera gjera.

46and2

jane mbushur rrjetet socjale me tallje per kete shesh, ka plasur gallata gjithandej…

Edison

Si ekspozite pllakash me duket.
Ato format e pllakave te grricin trurin. Pse pllakat nuk jane me te.medha dhe ne forma te crregullta? Te behej nje mozaik gjigand me to duke perfituar nga larshmeria e ngjyrave qe ofrojne. Te behej nje si pikture abstrakte. Do dukej super nga lart dhe nga afer.

Nejse. Duke qene prej guri do kene probleme me bakteriet dhe donzene alga. Ne htepine time perdora nje lloj si guri zalli dhe direjt u krijua nje si lemyshk. Pasi i sperkata me antialgat pishine ndenjen perfekt.

salben

Ja, nuk ke permendur as edhe nje gje qe te thote PD se kete e kane bere ata ne TR. As edhe nje gje te vetme. 100% eshte bere nga rivalet e PD.

Qe nga kthimi i gjelberimit ne parkun rinia, gjithe lanen, liqenin, e pastaj me rinovimin e te gjitha rrugeve pa perjashtim, qe nga rishtrimi i bulevardit kryesor, shtrimi i cdo rruge, ndertimi dhe zgjerimi i rrugeve te reja,

e deri te ndertimi i kendeve te lojerave neper palalte, rehabilitimi i zonave brenda pallateve me lulishte, zgjerimi i rrugeve, krijimi i korsive te reja, etj, etj.

100% te bera nga rivalet e PD. PD me Brojken e shkaterroi Tiranen. Me Bashen fjeten per kater vjet rresht, vetem kulla 25 kateshe bene dhe legalizuan shtesa pallatesh.

salben

Pllakat mund te ishin bere me motive e te dukeshin me bukur.

Tani shpresojme vetem qe terroristet e PD te mos plasin nga zilia e ta prishin sic i prishen pllakat ne lezhe dhe ne farke, si dhe te mos u hedhin nafte pemeve te reja sic bene gjithandej.

Ne farke u skandalizova se i pashe vete. Beri Veliaj rrotull liqenit te farkes nje shetitore, dhe ne cdo 10 metra kishte vendosur nga nje shtylle per ndricim. Shetitorja ishte e gjate e mund te ishin ndoshta 40 shtylla. Te 40 shtyllave u ishin thyer xhamat e fenerit ku mbahej llamba, sigurisht qe bashke me llamben. Te gjitha shtyllave pa perjashtim, nga e para tek e fundit, dhe te katerta faqet e xhamave pa perjashtim, pak dite pas perurimit.


Cecua

Rilindasit kane vendos me qesh te funit. Ja bene gati sheshin Lulit per mitingun permbylles te fushates. Luli kete e di, ashtu si di qe nuk mbush dot as 1/20 e sheshit. Llaftare elektorale…

Cecua

Ceshte ai monstroziteti qe ja ka hyp 15-kacit?

aleko

Per ta zbatu e bo firma e ndertimit Albano, jo lali eri. Ai vetem te mburet di si kalamojt.

aleko

Pyet lali erin - do thoshte Albani.

aleko

Ket e punen e kullave e ke si kritike ndaj bashes ti? Po, sipas Blendit (se informacion tjeter nuk kom) rama do ta boj tironen pyll me kulla!

anon64581289

ky eshte bere milioner nga ky projekt.

dasara

Po natyrisht shoku i azilit ne France i Edit :wink:
Ky i biri i Bashkim Sales dhe shoqes Valdete Sala :wink: edhe pse ka mbaruar per pikture eshte perfaqesuesi i firmes “51N4E”…
Po ata qe ishin dje jane dhe sot qe hane …vetem tani ka me shume per te ngrene …

Valdete Sala, komunistja e Soros | Proletari


Traduci questa pagina
15 mag 2010 - Valdete Sala është bosja e Soros, ajo që sot monovron shumicën e të ashtuquajturave Shoqëri Civile që gjoja luftojnë për interesin e popu

dasara

Ne sikur na ka mallku Rozafa prish e nderto na kaloi jeta …si nuk dime me be nje gje te bukur more aman …
E beri italiani i shkrete sheshin e te tjera, por per ke e beri thuaj …
fillun katundaret e 44 me i vu kazmen qe kur erdhen ne pushtet e deri tani qe nuk kan zbrit ndonjehere …

anon64581289

interesant artikulli. ajo pjesa e unazes i jep lezet. duket qe ai amerikano shqiptari eshte tip i zgjuar.

Alba2265

Kapo Te kam rixha .mos po sugjeron qe ti vene kazmen e ta rindertojne nga e para se bashku me republiken e re ?

Patrioti

RTSHja po shfaq cereminine e inagurimit… sikur Shqiperia eshte bashku me Kosove e Cameri. Erioni perfiton edhe nje here nga rasti per nje bythlepirje publike.

kapo

Kërkesa e Sali Berishës, pas inagurimit të Sheshit “Skenderbej”

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu :joy::joy::joy: organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej. Ne keto ceremoni dhe aktivitete, burime te brendshme bejne me dije se po shpenzohen mbi dy milione euro nga buxheti dhe klientela. Qellimi i ketyre veprimtarive eshte i dyfishte. Se pari, elektoral dhe vetem elektoral. Rama ne kete prag humbje nuk njeh ligj as standart. Se dyti, me fiaskon e madhe qe pesoi ky projekt dhe dhjetra kritika te eksperteve vendas dhe te huaj, Rama dhe Lal Plehu duan te meresojne sadopak pamjet e sheshit, te cilin duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak. I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira! sb…mos vdeksh kurre o komandant :v:

gjembi

Mu duk sikur isha ne Central Park dhe po prisja te shihja kendin dedikuar John Lennon “Imagine”.

:joy: sinqerisht me lot. Ymer ymer! (TM zv ministri). Me dalte e qeshura per mbare. E di e gjithe bota qe Central Park vec emrin e ka park se eshte i shtruar me pllaka.

dasara

Xhipka (jevga me dialekt dibron ) u martu me djalin e mbretit …kishte çdo gje… nuk i mungonte asgje ne pallat …por here pas here ajo u zgjaste duart per te lypur mureve te pallatit …:wink: Ene lali Eri nuk i harroj fiqte …i mbolli dhe tek sheshi …mbajeni men kur ta shifni ndonje dite me kaçile ne maje te fikut lol

Albano-id

Me ane te parkimit shwshi nxjerr shpenzimet e veta kapi, te gjitha te ardhurat e parkimit i kalojne bashkise. Ky eshte ndryshimi me pd, qeveria e rilndjes eshte shume here me rentabel se sa qeverite tuaja piramide, qe kerkoni te na coni me keq se greqia duke rrit borxhin dhe me efektive se sa vjellajdutet e lesh e li-se, pardon lsi-se.
Bej xgjedhje te zgjuar kapo, tejkalo vetveten, interesat e vogla egoiste, dhe enotivitetin e prejardhjes, jepi rilindjes shansin te coje ne fund projektin e nisur, qe te mund te shohesh shqiperine zoje…

Mimoza_llastica

Akoma ka budallenj qe e degjojne kete kafshen??? Me e forta na e sjellin dhe ketu! Kokrra budallit lol

AL88

Ndonje foto gjate dites nuk mund te vendoset? Ku jane fotografet e Erit qe gjithmone e nxjerrin ne poza vizionari? Le te qendroje dhe gjate dites aty ku ben fushate, ne shesh, e te beje nje foto. Nen diellin e veres se Tiranes.

kapo

Endacakë dhe lypës të kryqëzimeve të Tiranës, duket se e kanë gjetur sheshin e tyre të ri, e tani janë rehatuar në pllakat e sheshit ‘Skënderbej’, duke bërë plazhin e tyre të munguar.

aleko

sa budalla qe je. Po pse sheshi me patjeter duhet te nxjerre shpenzimet e veta? Po kudo qe te besh parkinge ke shpenzime te investimit dhe pastaj te ardhura nga qiraja e parkimeve. Tani di te me thuash ti mua sesa ka kushtuar kostoja e investimit te parkimit, pastaj te me thuash sesa sa makina ne ore do te qendrojne mesatarisht ne nje dite, sa do te jete kosto ditore e mirembajtjes se parkimit dhe une te te llogaris se sa vjet duhen per te shlyer investimin? Mos degjo se cfare thote Erioni se ai eshte kalama nga trute ta kam thene njehere.

aleko

Prit kur te vije edhe lukunija e qeneve te rruges.

Fikret

Sheshi i Gurit dhe i Arrës :smile:

aleko

C’budallalleqe, mos na fyeni intiligjencen. Budallenje dhe njerez gjysmak ka ne gjithe boten, dhe nuk jane domosdoshmerisht shipfoles.

Albano-id

Po ca rwndesie ka o berber, ti hahesh kot me veteb.
Shif gjithe parkimet me pagese ne tirane, u bene me pagese dhe te ardhurat i kalijne baskise, te ardhura qe perdorwn per infrastrukture e investime. Ky investim eshte ne logjiken e atij modeli. Fakt eshtw qe sot qyteti ka me teper investime. Pse nuk i beri basha api qoftw dhe vete rama me pare. Ca me intereson mua se sa kalama eshte lali eri, rendesi ka qe leket qe ua merr atyrw me X5 i kthen ne investim komunitar. A e ka bere njeri me pare. Nix
Edhw propaganda me zbukurimet jane realitet berber.

Cecua

Edhe? Bezdisesh nga fukarenjt dhe endecakat ti kokrra injorantit?

aleko

Ore ti budall je apo bo vete? Po pse me paret e bashkise eshte bere sheshi dhe parkingu? JO! Me paret e bashkise eshte bere unaza e vogel? Jo! Jane nje lume me para qe vijne nga Kuvajti, nga fondi shqiptaro amerikan, nga buxheti i shtetit, por dhe nga privati. E di ti qe ai qe boni unazaen e vogel, pra firma ndertuese e Gjecit (qe ka 15 kateshin) ka fut pare edhe nga xhepi i vet? E per ta kompesu KRT , pra Edi i miratoj ndertimin e nje kulle ne forme cokollate 3 here me te larte se 15 kateshi ne bythe te tij. Ky shesh nuk eshte bo per popullin, por per ti krijuar terenin e nevojshem kullave me nga 30 -40 kate qe do te rrethojne sheshin. Une nuk e di sesa % eshte pazari per nje leje te tille ndertimi, por aty ku nuk ka transparence gjithmone ka edhe pisllek. Koha do ta vertetoje kete qe une po te them tani.

zeqir

Qenka bere edhe qender tregtare perveç parkingeve!? po ndonje foto nuk ka?

46and2

Mbahu kur te bish te sheshi :))

zeqir

pse kini frike nga kullat!? ça te keqe ka Dubai nga kullat mbi 100 kate!

aleko

Nuk kam frike nga kullat, por po them se sheshi nuk eshte bere ne funksion te njerezeve, as te qarkullimit, pasi e prishi ate, por ne funksion te kullave, pra ti nxise investitoret qe te hudhin fonde per ti ndertuar dhe me kete rast kush jep lejet edhe shperblehet qofte edhe “moralisht”.

Fikret

Ky u ngaterruaka me komt e veta, dashka edhe timonin ky

Albano-id

Po ik o bole, se s’kam nerva te merrem me ty, mos e merr cdo fjale seriozisht. Dhe lexo mire cfare kam thene.
Fundja kush po e ruan se me paret kujt jane, gjithnje jane te dikujt, kompromis eshte kjo dynja.
Kullat kane qene ne plan ketu e para 15 vitesh, me planin francez. Ky eshte sistemi kapitalist sot, berber, zgjohu. Nese ata qe bejne kullat i shohin leverdine, le te bejne dhw 50 katesh, nuk jane as te paret as te fundit. ti kujton se kam ndonje iluzion.

46and2

hahaha, ky vetem burise di ti bije :))

46and2

pune cilesore, leke te te vjedhura me kujdes :))

Diata e pare:

Fikret

Ktu desh me lidh kpucen S1KQ-ja e? :smile:

bradland

Opo lene se sheshit i boni kaken Lai Eri po neshjen ku me e pa.

Fikret

Se jep rtsh-ja?

bradland

nuk e di , nuk me del asnje kanal shqiptar ne kompjuter , se mor vesh

46and2

hahahahaha ca me bo, ky hyn te kategoria e topmodelave mbipeshe

46and2

rrofsh iFiqo, qenke shonc :slight_smile:

bradland

Hajde gol hajde :slight_smile:

anon64581289

i forte i lumte

46and2

oh cgol mo budallajo, hallall!

anon64581289

3-0 i grime

Alba2265

De biazi u kthye prape ne statusin e heroit.shqiptarja.com do e hapur me titullin :fiton shqiperia .batutat e rames me de biazin😬

bradland

me i shemtut ska si te duket .

Vlonjat

Edhe flamuri duket shemtut !

Balzac

Mund te jesh demokrat a socialist, leaglist apo komunist, i majte i djathte… por ajo shfaqje dje ishte brilante. Nuk kishte gje me te bukur per nje shqiptar se shpalosja e flamurit dje. Vetem nese truri te ka zene myk dhe llogjika eshte bllokuar nga propaganda politike te mos ndjeje emocion dje. Thjesht Bravo :slight_smile:

Fikret

Vlonjat

Nuk e di a e kishe me mua kometin por replika qe i kam bere bradit eshte e lidhur me nje kontekst tjeter. S’ka lidhje fare me sheshin Skenderbej :blush:.

bradland

Ai Flamuri qe mendojme ne ka rene ne gjume tani :joy:

STALKER

Varet me cfare ishin mesu deri tani, për ksi sebepesh :joy:

arb

I mbaj mend keta antikomunistet kur thoshin se Rama do te bej nje piramide ne mes te sheshit e qe betoheshin per koken e Saliut se ishte i pamundur nje shesh pedonal :joy::joy: !!

46and2

oh cgol America budallajooooo

kapo

Thjeshtësia,Bukurija dhe Eleganca e një vepre unike qe ka identifikuar Tiranën tonë prej afro 100 vitesh,që dje nuk ekziston më.Kelyshet e komunizmit e shkateruan ikonen e fundit te Tiranes.

aleko

Te kuptova drejt, ti je nje nga ata kodoshet e shumte qe te qenurin militant te nje partie e shohin si nje mundesi per te bere para duke shfrytezuar ofiqet qe te jep pushteti. Ndryshokemi shume bashke me 180 grade.

Balzac

Se kisha me ty vlonjat. Po i referohem disa komenteve ketu qe edhe kur behet dicla e mire per vendin kan hall te hedhin balt qe te bejne detyren e partise.

Albano-id

Ke kupti lesht. Varet nga cfare gjerash vlerson te rendesishme ti
Une e nenvizova ne krye, me pare nuk kish shesh, tani ka.
Te tjerat jane dytesore.
Dhe jo nuk jam militant, mjaft i perfore te tjeret oer te qetesu ndergjegjen tate, nuk kam kurrefare interesi vetjak.

aleko

Eshte tamom nje shesh i coroditur qe vetem sa e ngateron qytetin qe edhe pa te ishte ku therret kiameti. Pra, ja bene mutin mu ne qender i thone kesaj. E vulosen perfundimisht halene me beton, pllaka e gurre te mocem.

salben

Kalova sot ne shesh pikerisht ne castin kur po lante veten, dhe pashe te mirat e te keqijat.

E keqja eshte qe pllakat nuk ishin kombinuar, por thjesht ishin vendosur, ku nje e bardhe, ku nje e kuqe ne te bardhe, ku nje roze ne te bardhe. Ne perspektive, po ta shihje nga larg, te dukej sikur ishte me pllaka betoni. Do te ishte dukur shume shesh i bukur po te ishte bere me motive gjeometrike te cfaredo lloji qe te mos dukej ashtu.

E keqja tjeter ishte pjesa me asfalt te 15 kateshi, rruga qe te fuste ne shesh, ku kishin vene disa guralece per zbukurim, nuk dukej bukur dhe ajo pjese e thithte vapen.

E mira e sistemit te vete-freskimit, vetelarjes, ishte se nxirrte uje pa presion nga ato hapesirat, dhe uji pastaj rridhte per poshte, prej pjerresise, e mblidhej ne kanale per t’u ricikluar. Shume interesant si proces, sidomos per faktin qe riciklon edhe ujin qe mbledh nga shiu. E keqja e kesaj ishte se te detyronte te shkelje mbi uje nese orari i vetefreskimit te kapte duke ecur ne mes te sheshit, e s’kishe si t’i shmangeshe.

E mira e pare e ketij lloji sheshi ishte se kishin zgjeruar lulishte ne te gjitha anet e tij. Midis muzeut dhe 15 kateshit ishte bere gjithe ajo lulishte, shume gjelberim. E njejta ne krahun e bankes, edhe ne ate te xhamise. Gjelberimi eshte shtuar ndjeshem dhe bukur. Tani edhe 15 kateshi nuk eshte me ndertese e vecuar, e rrethuar me hekura, por eshte pjese e sheshit. E njejta gje vlen per hapesiren midis 15 kateshit dhe operes, e sidomos per lulishten te banka. Ata qe e shajne per betonizim e jo gjelberim, te shohin ne fjalor kuptimin e fjales “shesh”. Sheshi nuk eshte park, as lulishte, dhe cdo qytet neper bote i ka sheshet pa peme, por me gure e me pllaka.

E mira tjeter eshte qe tironsat e vjeter tani kane nje shesh ku te nxjerrin kalamajt, se e kishin masakruar gjithe zonen e vet, qe nga sheshi e deri ne unaze ne krahun e rruges se dibres, prej 100 vitesh tashme duke ndertuar si orientale te babezitur, me rrugica te shpifura qe nuk jane as te bukura prej ndertesave me mure guri, si qytetet e qyteteruar te shqiperise. Kishin vetem rrugica ose me kasolle qerpici, ose me ndertesa ordinere pas 90s qe ku e ku te merrnin pjese nga trotuari, pa u lene kalamajve te vet as edhe nje oborr ku te luajne me top. Tani kane nje shesh e nje pazar te vjeter si gjithe qytetet e tjera e mund te thone me ne fund qe jane qytetare, se deri me sot nuk kishin as kala, as rrugica te vjetra guri si gjithe qytetet e tjera, as sheshe, histori antike jo e jo.

AL88

Eshte nje tmerr i vertete. Duket sikur kane mbire vete bimet, si toke djerre. Kurse guret e bardhe me forma natyrore krijojne nje ndjesi artificiale dhe te rendomte. VDEKSHIN!

Br3dharaku

vetem 2 dite zgjaten festimet :frowning:
Po ta kishin bere ate shesh ne Kinshasa psh, festimet nuk do kishin te mbaruar

Albano-id

Sheshi ishte i perplot, qe deshmon se arrin te permbushe funksionin e tij, persa i perket njerzve
Nje karakteristike qw mynda te kuptoj, ishte qe eshte i persosur per koncerte dhe tubime, i jep cdonjeriu privilegjin vizualisht per te qene ne lartesi me folesit ne tribuna, afersisht si amfiteater ne pjese te vecanta. Kjo i jep nje karakter demokratik.
Difekti i vetem ishin pemet qe mbulonin nje pjese te mire te fasadave te disa prej ndertesave rrethuese, pervec bashkise, cka i jep mungese komunikimi me historine, si dhe me hyrjen e rruges se duresit si porta kryesore ne qytet.

kapo

PS paguan familjaret e deshmoreve te LANC per vota

Majko: Po lëre tani, se duket si antifushatë kjo tani! Lëre këtë muhabet Do të rregullojmë varrezat e dëshmorëve dhe pikë. Se varrezat e dëshmorëve na mbajnë ne si parti, jo rruga dhe asfalti.

Rama: Po si kështu, pas 70 vjetësh luftë do të vazhdojmë ne të paguajmë pasardhësin e pasardhësit? Po s’mund të vazhdojë kështu kjo punë. Ata nuk u vranë për taksën e gjakut!

Majko: Prit e prit…(i bie në krah Ramës). Ka qënë një shpërblim për familjet e dëshmorëve, që për raste për 5 Maj, përvjetorë, apo kur kishte dëme të varrit të dëshmorëve…

Majko: LANÇ-i na ka mbledhur ne. Pa LANÇ-in dhe fuksat 5 leksha nuk ka PS. :joy: :joy::joy:

salben

Paskan pas vdekur robt per cik shesh. Kalova dje u habita se si ishte mbushur plot. lol
Te rinjte kishin mbushur shkallet e muzeut kombetar dhe te operas, te ulur aty tufa tufa.
Me pare nuk shihje njeri te mblidhej ashtu. Nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles.
Kalamajt kishin mbushur sheshin me patina, qen e bicikleta, kercenin e benin foto gjithandej.
Hallall Rama e paska pas ditur mire se cfare do populli.
Bashe faqeziu ne kater vjet nuk beri as 2% te asaj qe beri PS ne dy vitet e para. Ka surrat kerkon dhe vota. lol

maverick

Pse mos te kerkoje? Enveri me ate surrat mori vota per 45 vjet.

kapo

Të gjithë hallin e kanë tek ajo brima

Nga Flutura Açka

Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste.

Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike.

Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, i gjjithë halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim.

Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut.

Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë.

Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto?

Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korrupsion, koncesion, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me koncesion. Po sigurisht, pse ta shpallin park kombëtar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bêrë dhuratë shqiptarëve?

Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me koncension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje. Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj.

Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merrin një shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jet? do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…

bradland

Si hale , meqe postimi dashka me shume se 10 shkronja , si dy hale.

TironciLebetit

Shife anti-komunistin e thekur tu shajt sheshin si kriptofashist…me fjalet e Flutra Cmendines…

Deshperimi te bo me u kap tek fija e barit, por deri tek fjalet e Flutra Cmendines qe deri dje kelthiste I love U Edy Rama, nuk me shkonte menia.
Dikujt do i pelqej e dikujt Jo sepse e ka bo Edvini me Vilajetin e sigurisht Avokat Goxhaj do kete ndonje gjo me shajt…apo Cdo gjo???

Kape nje artikull pro sheshit…faleminderit Erion:
http://www.gazetatema.net/2017/06/16/chapeau-per-sheshin-z-veliaj/

salben

Acka ka kohe qe nuk merret parasysh, qe kur mbrojti ate idiotin qe tha se Ambasadorja e BE-se duhet vrare, dhe se kush e vret ka kryer patriotizem. Si e kishte emrin ai psikopati se ia harrova. Kastriot Myftari. GJithe grate i dolen kunder vetem Acka idiotja e mbrojti dhe e quajti “trim”.

Br3dharaku

nuk e kam idene per c’po shkruan shkabe por te admiroj per kurajon qe ke te quash dike idiot. Pikerisht ti, te quash dike idiot flet shume. Me shume se cdo fliste nje studim voluminoz akademikesh

TironciLebetit

Mos prek opoziten or tej se osht aset kombetar pavaresisht se kjo e marrosura vinte nga Danimarka a hollanda, e preferuara jote emigrante… e bonte tifozllik per Edvinin sikur ishte tek rradha e vajgurit.

Pavaresisht se mund te kesh qene morr i kuq e abuziv si Kaqi… Blushi…apo Kokedhima…mjafton te shash Palloshin e te morrin ne preher qendrestaret…
Kjo Femra mbronte Kac Myftarin qe tall meneren gjithe Tirona e qe mezi presin ta morri Arian Cani ne program si Ad Beqarin e famshem bashke me ate Kullen ekspertin e Sigurise me 3 klase shkolle por gjithmone ne Presidence.
Nuk eshte puna per Censure ndaj fjales se lire por shume prej ktyre aseteve opozitare jane ofeza me e modhe per ate popull e sduhet te gjejne vend ne mediat kryesore se budallepsin njerezine. Zaten prandaj Edvini eshte tek 48% sot e spo bo asnji premtim si e ka zakon por thjesht kerko Timonin pa pike turpi si ajo goca qe kendonte Tate du Fuston.

salben

Nuk e di cfare tenderi i ka mohuar Rama Ackes, por kastriot myftaraj qe ajo e quajti “guximtar” kaloi ne psikopati duke thene qe Romana Vlahutin eshte nje Ku*ve Kroate, vetem sepse doli kunder bojkotit te zgjedhjeve te PD, dhe tha qe kush shqiptar e vret Vlahutinin, nuk ka kryer veper terrorizmi, por veper patriotizmi. Prokuroria e mori ne pyetje per te sqaruar thirrjen publike per vrasje, te gjithe e denuan te nesermen, sidomos grate per fjalen “ku*ve”, vetem Acka doli ne cdo media te nesermen e tha qe Myftari ishte guximtar, dhe qe “arrestimi” ndaj tij, sic quajti ajo marrjen ne pyetje, ishte sulm ndaj fjales se lire. Dmth robi kalon kunder nje politikani, por me keto ekstremizma psikopatike, une nuk e di se si eshte bere shkrimtare ajo. Me siguri duke iu vardisur politikaneve sic e paska zakon.

kapo

Sheshi Skënderbej, pranë hapjes. Si po ju duket?

Kjo është një vepër kriptofashiste.

Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane…no comment

gjembi

Si perkthehet ne pellazgjishten e bukur “veper kriptofashiste?”

Heidi

Cfare nuk me pelqen te sheshi :
1.ideja e piramides (edhe pse mesa u informova ideja ishte qe individi te ndjehej jo i vogel para godinave te medha si opera apo muzeu, por ne nje nivel me to)
2. pllakat “e gjithe Shqiperia ne shesh”.Do me kishin pelqyer pllaka me te vogla dekorative njengjyreshe se mendoj se jane me estetike per syrin
3.zhavorri ne gjendje te lire ne disa pjese

salben

gjembi

Qenkan mbaruar disa metra te unazes se re. U be koncerti i rradhes?

46and2