Shakaxhiu i vetshkatrrimit (Pjesa e parë)

28 postime 2529 shikime 6 tetor 2018 në 06:38 e pasdites
InkuizitoriMoth

Bota e artit ka mbetur gojë hapur dhe tejet e shokuar nga performance e fundit e Banksy, ndodhur pak ditë me parë në ankandin e veprave të artit Sotheby’s në Londër.

Kjo performance është një ide tejet gjeniale dhe shumë treguese për gjëndjen ku ndodhet arti bashkohor, kultura dhe vetë ekzistenca e shoqërisë së sotme, sepse arti është letër lakmusi për ta dëshmuar gjëndjen e qënies.

Sapo drejtuesi i ankandit dhe goditjen përfundimtare të çekiçit për shitjen e ikonës banksijane Vajza me tullumbac (Girl With Balloon), kanavaca vetëshkatërrohet duke u grirë fije fije në shirita. Nga specialistët hipotezohet që korniza e pikturës fshihte një mekanizëm grirës letre të telekomanduar nga larg; ndoshta prej vetë autorit që mund të ndodhej në sallë si anonim.

Ankandi i kësaj vepre nisi me vlerën fillestare 200 mijë stërlina, e mbas një jep e merr intensive midis kërkesës dhe ofertës, vepra u shit për diçka më tepër se 1 milion sterlina (1,18 milion euro). Blerësi anonim ka mbetur pa fjalë, megjithse akoma nuk është e qartë ligjërisht nëse dëmi është i tij apo i shitësit. Nga ana tjetër ekspertët parashikojnë se vepra e grirë do të rrisë vlerën e saj monetare në sajë të kësaj performance. Sigurisht ka vënd që mulliri i imagjinatës i teoricienëve të komplotit - si vënie në skenë e kordinuar midis Banksy dhe Sotheby’s - të punojë me rendimente të larta në media dhe rrjete sociale.

Banksy gjithnjë ka shokuar miletin me shakatë e tij, por kësaj here ka tejkaluar edhe vetveten.

siç duket sapo jemi “banksizuar” - ka thënë Alex Branczik, Senior Director and Head of Contemporary Art, London.

https://www.instagram.com/p/BomXijJhArX/?taken-by=banksy

Pa asnjë diskutim që Banksy është një gjeni absolut, e jo vetëm për idetë e tij, por është një gjeni absolut edhe si mjeshtër i vizatimit. Si teknikë dhe ekspresivitet nuk u lë gjë mangut mjeshtërve të Rilindjes, dhe më tepër se kaq, dora e tij është njëkohësisht e një mjeshtri modern. Kulmi i thjeshtësisë, frymzim i kristaltë.

Nuk ma ha mëndja që të shkohet më përtej idesë së përformancës së tij të fundit. Nuk mund të gjëndet mënyrë më inteligjente dhe më rentabël për të demaskuar shitjen-blerjen e veprës së artit, që në fakt është thelbi i kapitalizmit, dhe si e tillë, demaskim i kapitalizmit.

E megjithkëtë në plan të fundit Banksy rezulton një idiot, sepse arma i kthehet mbrapsht si bumerang, pikturës së tij të dëmtuar nga performanca i rritet vlera artistike, e për rrjedhojë i rritet edhe vlera monetare, pra performanca e tij çon ujët në mulli të kapitalizmit. Si përfundim është e kotë të luftohet kundër kapitalizmit me mënyra antikapitaliste, dhe jo vetëm e kotë, sepse turbokapitalizmi ushqehet me kërmën e tij dhe të kundështarit. Në turbokapitalizëm rritet vazhdimisht mbivlera e kërmës.

Vetëm nëse Banksy e ka bërë me këtë lloj vetëdije performancën në fjalë, në fakt gjë pak e mundur për një turboantikapitalist dhe turboantiklerikal si Banksy, atëherë rezulton të jetë shumë inteligjent dhe i vërtetë.

gjembi

Dhe pas grirjes, vlera ju dyfishua.

InkuizitoriMoth

Kjo tregon se kapistallizmi eshte gjithnje fitimtar, e aq me teper rezulton fitimtar kur luftohet.

Jane pikerisht komunistet (Stalker, korrikse, albano-id) qe mbajne ne kembe kapistallizmin duke mbajtur ne njeren dore draperin dhe ne tjetren çekanin (e ankandit).:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Nje prej veprave streetart te fundit te Banksy ne muret e Parisit. I modh fare osht.

Kjo veper e modhe antikapistalliste tregon se si kapistallisti i jep autorit te librit antikapistallist nje kocke (nje çmim): :smiley:

InkuizitoriMoth
Aquamarine

art-dot-abstract_art-abstract_artists-artists-painting-mfln3048_low

Aquamarine

art-artist-art_investors-art_business-abstract-paintings-rron739_low

Aquamarine

c36bdea4a8b5c286077533c0e6743313

Aquamarine

art-painting-exhibition-artist-gallery-art_exhibition-aban725_low

Aquamarine

art-art_gallery-catalogue-art_exhibit-art_exhibition-art_show-mtun1410_low

Yeriho

#sensacion

InkuizitoriMoth

Me kto mend sensacion rezulton gjithçka ndodhi qe ben pershtypje ne publik: psh njelloj sensacion ishte edhe vrasja e Kenedit, sensacion ishte edhe rrezimi i Kullave Binjake, Revoluioni i Tetorit, breçkat e mendafshta te Merlin Monrose qe i merr era, etj.

puxha

Nje korrigjim i vogel: quhet Banksy dhe jo Bansky.
Gjithashtu veprimi ishte i qellimshem pasi ai griu gjysmen e vepres dhe jo te teren, gje qe sdo mend do e cvleresonte teresisht vepren. E bukura eshte se objekti u (vet)modifikua pas shitjes, pra i “ngeli ne dore” shitesit. Pra ne thelb eshte edhe nje thyerje, tradhti inteligjente e nje pritshmerie. As ligjerisht nuk qenka e qarte se i kujt eshte “demi”, nderkohe qe vlera ju rrit… Pra demi qenka negativ…

InkuizitoriMoth

Falemneres per korigjimin.

Eshte ne filozofine e streetart (art rrugaç, kunder muzeut) qe vepra nuk ka qellim ne vetvete, ka rendesi sinjali qe jep njerzve. Shumica e veprave te Banksy nuk kane jete me teper se 24 ore, sepse vandalizohen. Eshte vete zanati i tille.
Pra per Banksyn nuk eshte problem, problemi eshte se ne kete rast ngaterrohet edhe nje i trete, sepse Banksy e ka shitur vepren ne vitin 2006, dhe ka rrezik me kete bleres, tani shites, ka bere allishverishin per venien ne veprim te mekanizmit grires. Asnje bateri nuk mund te rezistoje 10 vjet pa perdorur.

Pastaj per grirjen e vepres mos u bej merak, ka metoda restaurimi tani qe e bejne vepren me mire se sa ishte ne origjine.

Aquamarine

Lotto 1505 – Allegory of virtue and vice
Permes kesaj pikture paraqiten opsionet qe i jepen njeriut ne jete: ne te majte librat, instrumentet muzikore e gjeometrike qe simbolizojne rregullin e perkushtimin ndaj punes, ndersa ne te djathte te pemes ndarese, satiri (imazhi i te cilit ne mesjete perdorej si misherim i te keqes, veseve) po perqafon nje poce plot me vere, dhe gjendet i rrethuar nga poce vere duke krijuar imazhin e vesit. Dy skenat e ndara ne sfond ilustrojne efektet e 2 rrugeve te jetes: ne te djathte anija mbytet ne detin e veseve, ne te majte ndodhet rruga e perndritjes shpirterore.

InkuizitoriMoth

Ve re kalamonin, pastertine shpirterore, si kunderfigure e satirit.

Kuadri ka edhe sende te tjere qe duhet te kene kuptim.

Aquamarine

Ketu ndarja duket lart-poshte dmth sipas aksit horizontal ndryshe nga piktura me siper qe eshte ndarje majtas-djathtas. Lart engjelli duke derdhur petale lulesh mbi vajzen e qete ndersa poshte jane cifti i satireve qe permbushin instiktin duke shijuar veren dhe njeri-tjetrin, pra pak a shume ndajra qiell-toke.

InkuizitoriMoth

Aqua, duke pare pikturen e pare, zbulova qe ndarjes bipolare ne hapsire majtas-djathas i korespondon edhe ndarja ne kohe para-mbrapa (lidhje kohe-hapsire).

Shiko harkimin e kokes se femijes sa i ngjashem eshte me te kokes se satirit, bile eshte po e njejta koke qe ndryshon ne kohe: koka e nje kalamani qe ndryshon ne kohe duke u transformuar ne koke te rrituri. Eshte i njejti veshtrim zhbirues, kalamani zhbiron mjete matese (vizore, kompas, shkrim qe jane simbole masonike te ndertimit te botes, Zoti si arkitekt), i rrituri zhbiron gryken e qypit me pije alkoolike. Eshte raporti midis harmonise racionale (Apolloni, hyjit te formave perfekte) dhe dis-harmonise iracionale (Dionizit, hyjit te dehjes).

InkuizitoriMoth

apapapa, i kena fut i t’pime mrome, u bome karroqe fare!

mburret artisti i modh :smiley:

InkuizitoriMoth

L’Enfant de Mon Vivant

Dans la plus fastueses de misères
mon père et ma mère
apprirent à vivre à cet enfant
à vivre comme on rêve
et jusqu’à ce que mort
s’ensuive naturellement
Sa voix de rares pleurs
et de rires fréquents
sa voix me parle encore
sa voix mourante et gaie
intacte et saccagée
Je ne puis le garder
je ne puis le chasser
ce gentil revenant
Comment donner le coup de grâce
à ce camarade charmant
qui me regarde dans la glace
et de loin me fait des grimaces
pour me faire marrer drôlement
et qui m’apprit à faire l’amour
maladroitement éperdument
L’enfant de mon vivant
sa voix de pluie et de beau temps
chante toujours
son chant lunaire ensoleillé
son chant vulgaire envié et méprisé
son chant terre à terre etoilé
Non je ne serai jamais leur homme
puisque leur homme
est un roseau pensant
Non jamais je ne deviendrai
cette plante carnivore
qui tue son dieu
et le dévore
et vous invite à déjeuner
et puis si vous refusez
vous accuse de manger du curé
Et j’écoute en souriant
l’enfant de mon vivant
l’enfant heureux aimé
et je le vois danser
danser avec ma fille
avant de s’en aller
là où il doit aller.

Jacques Prévert
(tu pi dopio fernet me i cinare dahon)

Yeriho

Qe Banksy ben art qe krijon sensacion nuk diskutohet, qe kerkon te krijoje sensacion po, edhe mund te diskutohet. Arti i saj/tij eshte propagandist, mesazh percues ne pergjithesi (qe ben trending ne twitter), dhe performanca me e fundit ishte vazhdimesi e tendences sensacionaliste. Per nje artist/e qe jeton eshte, pervec arritjes, jo fort e zakonshme te kete aq vemendje. Banksy eshte ekuivalenti/-ja i/e K. Kardashian ne boten e artit.

InkuizitoriMoth

Ke fol ne menyre te papergjegjshme nga shume pikpamje, dhe kjo menyre te foluri eshte tipike per gjykime ne boten e artit (dhe jo vetem), ku gjykimet kane degjeneruar ne shkallen me te ulet prej aksiomes demokratike te pelqimit subjektiv. Çdonjeri flet pa karar njesoj sikur flet per pelqimin e marmalates se gjyshes vet. Ne fakt gjykimi artistik (perfshire edhe marmalaten e gjyshes), perveç subjektivitetit, ka objektivitet dhe kritere te sakta.

Per kete eshte shume tregues krahasimi yt skandaloz midis Banksy dhe KarDeshit, mjafton fakti qe un as nuk e di kush eshte kjo Kardeshi, nuk e kam parasysh kush eshte as si fytyre e personazh, per here te pare e kam njof ne Peshk ku e kam degju te permendet per sumen e saj t’modhe.

Perçmimi jot subjektiv eshte nje konstante historike ne vlersimin e mjeshterve qe pikturojne per sensacion, sakte e njejta perbuzje dhe te njejtat fjale jane hedhur kunder psh mjeshterve rilindas italiane, qe sot adhurohen si gjeni absolute. Vetem se per kete duhen lexuar gazetat e kohes, gje qe e bejne pak vete. Pavarsisht se sot eshte harruar, ne kohe te komunizmit akuza me banale, me frekuente dhe me e rrezikeshme kunder Kadarese ishte se per te bere sensacion “ai kopjon te huajt”.

Banksi nuk eshte i motivuar kurrsesi nga sensacioni, sensacioni e ndjek si rezultat i arritjeve gjeniale te tij. Banski eshte gjeni, siç e kam thene ne shkrim, jo vetem per idete, por edhe per mjeshterine e tij. Pa fjale qe eshte mjeshter, rezultat maksimal me pak goditje:

Kete veper e ka bere ne nje vend komplet antisensacional, e ka bere si me thene tek betoni ku rrjedh uji i mutit te Lanes ne Tirane.

S’do mend qe vepra e fundit eshte mbeshtetet ne nje sensacion, por gjetja qe shkakton kete sensacion eshte gjeniale, eshte per tu pas zili, dhe te siguroj qe shumekush e ka zili, panvarsisht nga lloqet kunder, bile pikerisht per kete arsye lloqet kunder. Aq me teper qe sot te gjithe kerkojne sensacionin pa pas aftesi tjeter perveç aftesive te kardash sum sa t’dush t’modhe.

Per ta shprehur ndryshe admirimin per Banksyn, megjithse nuk aprovoj komplet aciditetin e tij kunder kapitalizimit dhe klerikalizmit, çfar nuk paguaj te beja pjese ne rrethin e tij, te isha ul ne tavoline me te ne kuzhine, e duke qesh dhe gajas pa fund duke pare ne TV lajmin sensacional te performances se tij te fundit. Banksy e ka arrit idealin me te madh ekzistues: ilaritetin e gjeniut.
Te siguroj qe kjo eshte nje sensacion sensacional :stuck_out_tongue:

Yeriho

Subjektivisht, artin e Banksy-t, me gjithe limitet e mediumit te tij, e vleresoj shume. Performancen e fundit e percmoj objektivisht pikerisht per hipokrizine. Nuk mund ‘t’i biesh’ kapitalizmit per ta perqafuar pese minuta me vone: nga sensacionalizmi perfituan perfundimisht tregu i artit dhe xhepat e Banksy-t. Kur ne thelb arti politik (anti- kapitalist) i Banksy-t kthehet kunder artit politik (anti-kapitalist) te Banksy-t ne menyre banalisht kapitaliste, nuk ka me thelb.

InkuizitoriMoth

Ku ka medium pa limite? Biles jane pikerisht limitet e mendiumit qe mund te perbejne vleren e tij, psh grafika ose fotografia bardhe e zi ka limitin e dy ngjyrave, por pikerisht ketu qendron vlera e mediumit bardhe e zi, biles mund te thuhet edhe superioriteti.

Ne vazhdim po perserit çfare kam shkruar une “… se kapitalizmi zotrie …”, nuk po me thua ndonje gje te re. Kete po them ne shkrim, qe nuk ka me thelb lufta kunder kapitalizmit, biles as kapitalizmi vete nuk ka me thelb, sepse eshte ngambrapakapitizem i perzjere me ngambrapakomunizem. Por as ti e as un dhe asnje tjeter, perderisa Banksy nuk eshte shprehur akoma, nuk di se ndoshta Banksy pikerisht kete kerkon te deshmoje. Ti e paske kuptu, e Banksy nuk e paska kuptu se eshte i trashe mer jau!

Xhepave te Banksy nuk i ke mbajte bishtukun, e nuk mund t’ja mbaj dot askush, perderisa eshte anonim. Ndoshta paret e fituara i jep ndihme per te varferit, nga e di ti qe me ato pare puth cupa e zbraz kupa? Ka plot qe japin ndihma, dhe ne menyre anonime, nuk e di askush.

Prandaj ne shkrim un jam shprehur per mundesi.

InkuizitoriMoth

Yeriho

Ndihma kam degjuar qe ka dhene psh per te ndaluar (nga mungesa e fondeve) mbylljen e nje biblioteke ne Bristol.
Nuk po ia mban askush (kush jam une?), kam problem me aktin antikapitalist kapitalist sepse zhvesh artin e saj/tij nga thelbi. Mbet sensacionalizmi, por per cfare se? He na thuaj.

InkuizitoriMoth

Nuk po marr vesh ç’te them me teper e çfar kerkon ti te them. Shprehu me qarte!