179 postime5968 shikime11 mars 2017 në 11:30 e paradites
peshku@peshku
Fikret@Fikret
Ket lajm e kishin gjith medjat ketej
bradland@bradland
C´na sillni keshtu lajmesh qe nuk i hyjne ne pune as dreqit , lajm eshte doreheqja e Palloshit , pune oresh flitet , ja kau nanen Likja Rilindjes , fertele e boni .
Se desh harrova .
" Qe me i miri "
kapo@kapo
Rama shet Tahirin për të shpëtuar veten. Mos u gënjeni nga ajo çfare do të thotë në konferencë.Kush e detyroj te jape doreheqen :1300 kontenierë me lëndë kimike të groposura në Shqipëri gjatë 2016, kërkesa e Ilir Metës, apo çadra e opozitës ?..Zyrtare thote edhe PPU mgja Saje Qorri akoma reziston
Pjer Thomas@Pjer
Po kujt i plasi a iken nje minister a vjen nje tjeter. Ekonomia eshte themra e Akilit.
morpo, edhe nga Vietnami i varfer, u dergogan para
kapo@kapo
Basha reagon për Tahirin: Është një truk, vetëm qeveri teknike për zgjedhje
18:25, 11/03/2017
Duke folur në “çadrën e lirisë”, kreu i PD-së ka folur edhe për lajmet në lidhje me largimin e Saimir Tahirit. Sipas Bashës, largimi i Tahirit është një truk për ti hedhur hi syve, shqiptarëve, ndërkombëtarëve dhe protestuesve të opozitës.
Mos u genjeni me shkarkimet apo dorreheqjet e qeveritareve. E bojne kastile qe ju te futeni ne zgjedhje. Po mos e hani ket kokerr ulliri. Degjoni me mire Andi Bushatin qe ju tha qe perpara nje muaji qe te mos merni pjese fare. Ne fund te fundit ju te humbur qe te humnbur jeni. Keshtu te pakten do te keni goje neser qe te thoni qe nuk fituam se nuk morem pjese. As per vetingun mos e cani koken, se sapo te zgjidhet parlamenti i ri i votojne fet e fet me aksion
Kapo xhani, une e di qe varferia e tejskashme aty, bie ne kontradikte me kete
bradland@bradland
Komandanti sot
aleko@aleko
Po kaq kishte ne dore Rama dhe e shkarkoi. Tani, nese sala do edhe koken e Edit, tia kerkoj votueseve ne qershor qe te mos e votojne. Apo edhe kete e do ne tavoline? Ka per te mor noc rrokun atehere.
Urdhero kozi , ma shtjello pak , nga e mori vesh ky njeri qe Saje qorri do largohet dhe Peleshi e zevendeson , po akoma se kuptoni qe keta 4 vjet celesat e kashtes keni pas se Prokurori , SHIK , President ,FIFA ,UEFA e dreq e te bir i kemi ne dhe e dime se ca do ndodhe si do ndodhe dhe kur do ndodhe
Akt sublim pokitik, ndonese qoke politike per ilir meten.
Trwgon qe ps dhe rilindja nuk kane paresore etjen individeve per pushtet por interesin e vendit. Bravoo
Kane qene ministra mjaft te mire gjithsesi, te pakompromis.
Njashtu fiqo, misiioni i tij mund te vijoje dhe nga te tjere tanime, rilindja i ben ministrat jo ministrat rilindjen. Mos harro se eshte ekip basketbollistesh, do behen dhe zevendesime taktike.
Qeveri teknike dojshit, taktike ju dha
Ps. perpiqu te nxjerresh mesime nga rilindja, me leter e laps se nuk ke ca meson nga bashibozuket e shqupit.
Fikret@Fikret
Venite all’agile barchetta mia…
Santa Kuaranta! Santaaaaaaa Kuaranta!
ACDC@ACDC
Tahiri vete thote,nuk kam dhene doreheqjen ne Facebook-un e tij.
Cfare po ndodh?
Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke
Saimir Tahiri
Fikret@Fikret
Kur ta plasi KY ne burg aterher eshte njifarsoj lajmi. Derather,
nuk ka asnje kuptim levizja alban per mendimin tim eshte nje overreaction i rames sakrifice e kote
kapo@kapo
Më shkarkimin e Tahirit a janë shkarkuar bandat e krimit dhe të kanabisit që drejtonte ai? Apo këto “koka të bandave” po bëjnë marrëveshje me Ramën për tu mbartur te ministri që do të zëvendësoje Tahirin?
Apo këto banda do ti bashkohen Tahirit si drejtues i shtabit elektoral në Tiranë? Natyrisht këto pyetje qarkullojnë në kokën e Tahirit dhe të drejtuesve të “bandave të krimit e të kanabist” që kanë bërë marrëveshje me Tahirin, pa përjashtuar dhe miqtë politike të Tahirit që e mbështesin atë si pasues i Ramës.
Më i ngazëllyeri në këto momente është mesa duket Veliaj që fërkon duart sepse i vetmi opsion që të vijë në krye të PS-së është largimi i Ramës dhe “asgjësimi” i Tahirit.
eshte e vetmja rruge, no turning back point/ , ndoshta dhe kjo levizje ka arsyen vetting
gjithe opsionet e tjera qe ruajne konsensusin por jo shkuarjen perpara jane humbje kohe dhe ky vend nuk ka me kohe per te humbur me shqupra e cadra inskenimi.
Nga e kam kuptu kete;’ nuk me kane zene syte indiference me te madhe popullore se sa ndaj cadres hipokrite te shqupit, izolim popullor dhe nderkombetar par exellence ( me theks frong kjo e funit)
Likja i testoi sa mbeshtetje reale ne popull kishin dhe tashi luan vec rolin e konstruktivit, se dy fjale thote konstruktiv dhe konsesus
me te heq me kenge e me valle…kjo ka per te hy ne histori
car bosi droge paska qene ky…me dy pogonishte e hoqen.
kapo@kapo
Kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se Tahiri është “kokë turku” që nuk i duhet dhe as i vlen opozitës. Basha është shprehur se nga disa ndërmjetësime mediatike apo ndërkombëtare kjo “marrëveshje” i është ofruar nga Rama dhe ai gjithnjë e ka refuzuar. Basha ka shtuar se çadra e protestës ka një objektiv, largimin e Ramës nga Qeveria dhe ngritjen e një qeverie teknike. Pra largimi i Tahirit, veç ekzaltimit që sjell ne çadër, nuk i jep asnjë përfitim Ramës në raport me opozitën. Padyshim, opozita ka të drejte te jetë sot ne kulm të entuziazmit kur vetëm 3 jave muzikë dhe fjalime i mori Kryeministrit ministrin e tij më të rëndësishëm. Tahiri është rasti i parë në historinë e Shqipërisë qe ikën me këngë. Ministrin e Brendshëm e hoqën këngët e Rolling Stones qe opozita po vendos në çadrën poshtë zyrës se Ramës. Imagjino çdo të ndodhte nëse në vend të këngëve opozita do kalonte në veprime konkrete në të gjithë Shqipërinë.
E ku qendron problemi ktu ? Eshte Kryeministri me i sukseshem i te gjitha koherave , futi Shqiüerine ne NATO , hoqi Vizat ,beri Autostraden e Kukesit ose Rrugen e Kombit , Autostraden Levan -Vlore , Autostraden Tirane Elbasan , Rrugen e Bregut Vlore- Sarande etj…etj… me gjej nje tjeter Kryeminister jo qe ka bere kaq por qe ka bere cerkun e ktyne dhe me mbyll gojen mu , flas fakte jo pallavra .
Albano-id@Albano-id
shkurt muhabeti, qeveria teknike qe kerkon shqupi dhe te eturit per pushtet do ishin teper traumatike per vazhdimesine e reformave dhe ecjen perpara te vendit ne be. A kena me nevoje per haxhi qamila qe kerkojne sulltanin sali, biem te gjithe ne nje mendje qe jo
Kete likja e kupto se sido qe te jete pertej pragmatizmit te realpolitikes ka nuhatje politike, dhe eshte pjese e progresisteve.
Keshtu qe shqupi dilni ne terren dhe parlament beni opozite reale me alternativa dhe kritika se ne cader do mykeni dhe nuk do mund te beni as fushate elektorale si duhet.
ok po pak me siper vete e the qe kane ne dore shik prokurori gjykate e presidence, dhe keto kane mjaft pushtet ne nje vend si shqiperia me institucione te varura politikisht e pa vetting.
Per me teper opozita perfshin edhe nje alternative programore qe i kundervihet asaj qeverisese, partite e cadres nuk e kane, bejne ligje dhe i kundershtojne me propozime ne vendin ku diskutohen e negociohen ne tryeza kuvendi dhe parlamenti, aktualisht nuk po i bejne, vetem po imponohen me ultimatume irracionale dhe absurde per kushtet e sotme, si ajo per qeveri teknike.
E beri maqedonia qeverine teknike por ne kushte te tjera e ne rrethana mjaft te ndryshme qe nuk ngjasojne me situaten ne shqiperi.
Maximus@Maximus
Nëse nuk gabohem lajmi i djeshëm për dorëheqjen e S. Ta hirit nuk paska qenë një dezinformim, por një e vërtetë e shpërndarë qëllimisht, me takt.
Cfare alternativash dha Edi Rama kur erdhi ne pushtet?
Nuk mbaj mend asnje alternative vec bllokimit te marrjes se statusit kandidat ne BE.
Sa ligje futi per miratim opozita e Rames ne 2005-2013?
Asnje!
Por ishte opozite duam apo nuk duam ne.
Keshtu qe ti perpara se te emerosh opoziten me mire thuaj qe nuk i kam qef keta te PD edhe sikur ta bejne Shqiperine Amerike dhe mbylle kete muhabet gjoja parimor.
Emerimi i opozites,nese ndodh, do te jete vdekja e pluralizmit ne Shqiperi.
Brandi te rradhiti arritjet ne kohen e PD-se ti I quan haxhiqamila e thua se e futen Shqiperine ne traktatin e Moskes dhe jo ne NATO,dhe ne Europe duke i hequr vizat.
Edhe TAP ne kohen e PDse u miratua,te mos kalojme pastaj ne infrastrukturen rrugore dhe paisjen e cdo shkolle me kompiutera etj.
Cfare arritjesh ka bere Rama?
Vetem fasada neper qytete dhe qe beri qytetaret te paguajne faturat e ujit dhe energjise elektrike.
Rruget jane ne kilometrin qe i la Berisha…
Shume shume pak…po ta krahasosh me 2005-2009.
Por sic e thashe kemi popull komunist dhe mire ja beni qe ja … nenen se ashtu e duan ata.Keni qe ne 1944 qe ja … nenen atij populli e late pa buke ne 1990 dhe prape ju voton.
Bravo ju qofte se jeni mjeshtra,spacialista sic tha i ndjeri Pjeter Arbnori.
Atehere nje Qeveri qe na e dashka kaq shume Vetingun per te miren e Atdheut por nuk ka mundesi qe nje Reforme ta coje deri ne fund , per te miren e Atdheut pranon kushtet e Opozites .
Po lene ca e zgjasim kot , te dy e dime shume mire qe Vetingun nuk e do as Edi Rama , as Ilir Meta , as Lulzim Basha , bile mendoj se Sali Berisha e do me shume Vetingun nga keta te tre sepse nuk e mendon kurre qe te kete vjedh apo vrare , kete e mendojme dhe ne .
alternativa e vetme e pd eshte te zhysi vendin ne borxhe dhe te vazhdojne rrumpallhanen qe desh e coi vendin drejt skenarit grek. Rama sikur vetem per frenimin e kesaj i duhet njohur merita, pa marre reformat e tjera territoriale, shendetsore, gjys reformen ne arsim, ne drejtesi, mire apo keq brenda kushteve politike e kulturore te shqiperise ha diskutim, por i beri. Ka nje qasje shume here me te mire me evropen dhe pa patur nevojen e shitjes se detit apo te marrdhenies prej vasali qe kishim me greqine. Por nuk do rri te merrem me te tera pasi sigurisht ka difekte por eshte si nata me diten me rrumpallhanen e meparshme.
korriku@korriku
po te nisesh nga e mira e Atdheut, sakrificen me prioritet sikur i bie ta shofi ‘opozita’…
sikur dhe pee por shkak te pozites inferiore ne raportin e suportit elektoral, apo jo…
Perndryshe une di qe pozita ka maxhorance te mjaftueshme per te vetevotuar kete proces
Dhe puna e gjitha behet per ta bere pa u prishur relatat me opoziten, pra pozita s’ka as qejf dhe as qellim te sillet diktatorce. Mundesite i ka megjitate…
Propaganda boshe: Berisha shiti detin
E verteta e pamohueshme: Ne asnjehere skemi pasur kufi detar me Greqine, per te gjykuar nese i eshte falur ndonje pjese nga territori yne.
Greket ishin aq entuziaste, jo sepse perfituan siperfaqe, qe normalisht duhet ti takonin Shqiperise, por sepse ishte zbuluar nafte atje dhe me percaktimin e sakte te kufijve, nuk do kishin me pengesa ligjore, per pretendime te mundshme nga ana shqiptare ne te ardhmen. Pike. Cdo gje tjeter eshte propagande.
kapo@kapo
Kjo idea e Rames per ti nxjere ministrat dhe ishministrat ne fushate provon deklaratat e te huajve dhe PD-se per bljerjen e votava nga krimi.Keshtu pasi vodhen me koncesione dhe tendera sa deshen, sa munden, tani po i nxjerre ne terren per te “mbledhur, korrur, koncesionuar, grabitur” votat!
Arsimi ha diskutim por ne krahasim me turpin qe trasheguan univ private kioska sot ka njefare normaliteti.
Ne shendetsi jane bere ne 3 vite me shume se ne 25 te marre sebashku. Po modernizohet i gjithe sektori qe shmang perfundimisht abuzimet. Jane rrit barnat me rimbursim ne menyre drastike, po modernizohen spitalet e medha, po refornohet urgjenca eshte kantier i hapur qe po ta lesh te punoje sikur dhe nje vit zgjidh nje pjese te madhe te problematikes se trasheguar.
Reforma ne energjitike shmangi katastrofen ne nje sektor qe ish barre per buxhetin.
Ka shume per te kontestuar por e kaluara nuk eshte definitivisht zgjidhje, dhe me te kaluar kam parasysh shqupin e pareformuar.
Ta morra si shembull ekstrem shitjen e detit si proven me materiale pasi gjate 8 viteve nuk la gje pa i shitur vendit per pushtetin e tij dhe te familjes.
Nuk hiqni dore, nga krahasimi me te kaluaren dhe e vini ne nje perspektive sikur cdo ndryshim eshte domosdo pozitiv. Nese do gjykojme keshtu, ne Shqiperi gjemonte gjeneratori kur PD-ja mori pushtetin dhe brenda nje periudhe rekord u sollen dritat 24 ore dhe u stabilizua ndjeshem situata e ujit te pijshem. Ne arsim ne kishim numrin me te ulet ne Europe te njerezve te arsimuar ne raport me popullsine dhe liberalizimi i arsimit ishte bere nje domosdoshmeri, pavaresisht se mentaliteti abuzues shqiptar kreu shperdorimin moral te ketyre universiteteve. Kjo eshte e vlefshme dhe per shendetesine, ku shteti ka qene i paafte te frenoje degjenerimin moral dhe korrupsionin, i cili morri permasa epike gjate pushtetit Rama/ Beqaj, duke mos pesuar asnje ndryshim cilesor por vetem ne fasade dhe jo larg Tiranes.
Ne pergjithesi qeveria e fundit nuk ka kryer asnje reforme thelbesore dhe ne historine e Shqiperise eshte qeveria me investimet me te vogla, per te mos thene aspak, te pakten ne projekte afatgjata jashtefasade.
Origjina e dyshimtë e Byrektores be Berat që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës
Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat.
ACDC@ACDC
Eshte qeveri fasadasb Maksi por jane spacialista dhe i paraqesin si gradacala.
Asnje firme nuk kane hedhur qofte per tu afruar me BE qofte per te sjelle ndonje kompani per investime.
Por sic e thashe jane spacialista dhe ja dine atij populli qe po ja … nenen te thote babe.
Nuk e shikon se sa u reformua PS-ja, Ne Tirane vune nje sharlatan,ne Durres nje betonaxhi,ne Kavaje nje kriminel ne Elbasan nje mafioz.
Kater kandidaturat e PD-se ne keto qytete kane qene shume me lart se mafiozet qe fituan zgjedhjet.
Prandaj sic e thashe ai popull e meriton Ramen edhe nja 40 vjet te tjera.
PD edhe Ronald reagan ta ngjalle e ta kandidoje kriminelet e 1944 dhe te 1997 do te preferojne Gjushat,Roshat,Veliajt,Sejdinet,Shukurinjte,Termetet etj.
150 mije kane ikur nga syte kembet nen rregjimin Rama ky thote ka qene kryeministri me I mire…
Ai stan ate bulmet ka.
O kapo keni 2 vjet per ate byrektore por deri tani asnje prove kobkrete as hetim dhe koncesioni funksionon per mrekulli dhe njerzit gezojne analiza falas qe perndryshe ne privat do kushtonin e pakta 60 mije leke te vjetra dhe parandalohen semundshmeri.
Eshte prova qe bazohesh ne tymnajen e shqupit qorrazi…
Keto qe thua ti jane teza politike per konsum publik qe kerkojne shume energji vetem per tu parashtruar pa folur per vertetesine e tyre qe qendron ne kufijte e asgjese. Por edhe sikur te jene te verteta, keto do kishin njefare vlere nese Berisha sot do ishte me pushtet, por ky i fundit jo vetem qe se ka me ate dhe eshte ne prag te pensionimit fizik, por ka parashtruar teza ku e ku me te besueshme/provueshme se keto tuajat, per degjenirimin dhe korrupsionin e qeverise me pushtet. Ne ngelemi ne llogoret: Ju votoni per E . Ramen ne do votojme per dike tjeter. Problemi i vetem eshte qe E. Rama nuk mund te na garantoje asgje per keto zgjedhjet tona, sepse nese ka nje gje qe te gjithe e dime te sigurte, pavaresisht se ju se pranoni, eshte qe ai eshte manipulatori dhe bleresi me i madh i zgjedhjeve ne historine e Shqiperise. Ju do thoni qe dhe Berisha ka qene. Edhe mundet por Berisha nuk eshte me faktor relevant.
Gjatw gjithw kohes kur pd ka qene ne pushtwt gjemonte , mori lulzimin maksimal u be biznes gjwneratori dhe njekohsisht vidhej energjia vence, dhe pasojat ishin ato qe po paguajne njerzit sot e kesaj dite. Sot gjeneratoret jo vetem jane harruar por edhe sektori pi riperterihet financiarisht.
Ne arsim gjatw atyre viteve u arrit nr i diplomave me te medha pa vlerw, u rrit keqarsimimi, u shtua ushtria e te papuneve me diplome tw larte, deshtim total padojat e te cilave po perpiqen ti rikuperojne sot.
Investimi me i madh i kesaj qeverie jane rrwgullimi i demeve qe la shqupi, te tjerat ka rradhe puna
Po pse flet genjeshtra dhe gjera qe as vete ju si besoni. Me 2005n kur PDja morri pushtetin, nuk dilje dot ne rruge nga zhurma e gjeneratoreve, te cilet u eliminuan gradualisht , sepse dhe sistemi i shperndarjes ishte ne kolaps. Eshte e vertete qe Berisha beri nje vesh shurdh e nje sy qor ndaj vjedhjes, por ajo qartesisht u be per tu ardhur ne ndihme njerezve te vobekte dhe mbi te gjitha ai nuk deshironte te zbatonte metodat brutale shteterore te E.Rames, qe na risollen ne kujtese kohen e diktatures. Sa per arsimin ta kam shpjeguar qarte me siper, qe degjenerimi moral erdhi per arsye mentaliteti nga ata abuzues qe krijuan universitetet private dhe jo per shkak te qeverisjes, qe thjesht e liberalizoi ate.
Po keshtu teorikisht dhe imagjinarisht, ju i keni riparuar demet qe “na la” shqupi, pa kryer investime, me urdher te peshkut, por demet kolosale qe po lini ju, kush do i riparoj? Apo prape ju, duke riardhur ne pushtet, duke shkaktuar dhe me shume.
Tani une ne kete vend kam jetuar, por mbaj mend qe ahere edhe klima nuk ka qene me berishen packa se gjysmen e buxhetit bleu energji, nje dimer qe beri thatesi e madhe kish shkeputje pwriodike cdo dite.
Nese doni Ramen, bujrum hajdeni ne zgjedhje, votoni dhe fitoni nese merni shumicen. Por nuk mund ta hiqni me perpara se do te keni pune me ne popullin qe i dhame voten per te na qeverisur 4 vjet. Ka regulla loja. Nese nuk i pranoni mos luani.
Po mire o Albano, por dhe per klimen, duhet ta fajesojme Berishen. Eshte normale, qe kur te mungon dicka e domosdoshme, do e blesh, aq sa shitet ne treg, por fakti, qe ai arriti te kryente dhe investime thelbesore ne ate periudhe, kur i duhej te harxhonte aq shume per blerjen e energjise, flet ne favor te tij. Kjo tregon, qe ai e ka menaxhuar shume me mire parane e takses, duke kryer edhe investime , qe Rama kurre nuk i kreu, perjashto ato cikerrima per fasada, ashtu sic di vetem ai.
korriku@korriku
Liberalizimi (meqe ra fjala per arsimin, dhe nderhyj) eshte nje term profesional politikisht per t’i vene emrin mungeses se vullnetit per t’u marre me problemin ne fjale (reformat ne ekonomi arsim shendetsi energjitike etj) ne interes te pergjithshem, keshtuqe per zgjidhje preferohet delegimi i problemit jashte hierarkise qeverisese tek privati, permes privatizimit.
Po te shikosh kete preference zgjedhjeje ne xhunglen ekonomiko ligjore sociale qe quhet shqiperi, afermendsh qe abuzimet ne te ashtuquajturin liberalizim jane te pritshme dhe ne mase madje. Eshte mungesa e madhe e njohurive nga ana e qeverive berisha si dhe e vullnetit te saj per ndermarrje te rregullimit real te tregut, ajo cka shtyu papergjegjshmerine e liberalizimit e qe normalisht u pasua me abuzime korruptive ne nivel lemerites qe kemi ende sot.
Po une e di si dhe te gjithe perse berisha nuk pati ndonjehere vullnetin as per te bere gjera e as per te mesuar si ti beje ato. Berisha ka pas te tjera halle qe i buronin tek shtrembtesia me te cilen ngjizi pushtetin qysh ne embrion te demokracise sone, dhe keshtu s’pati ndonjehere koke e as kohe per ne.
Maks@maksmeto
Ka vetem nje gabim, qe une i njoh Berishes: “Dhenja per menaxhim te sistemit te shperndarjes nje kompanie private, duke besuar qe privati e miremenaxhon asetin e tij”. E verteta eshte, qe miremenaxhimi nga privati, eshte nje mit. Ne qe jetojme jashte e kuptojme shume mire, se si funksionon menaxhimi i biznesit. E para, menaxhimi i biznezit, kurre nuk mund te besohet dikujt qe nuk ka investuar ne krijimin dhe ngritjen e tij, nga dita ne dite. Kurre nuk mund tja japesh nje aset kolosal, dikujt per cikerrima dhe ti thuash na merre menaxhoje dhe po ashtu fito si ne Perendim ne nje vend te vobekte. Filozofia e privatit, eshte fitimi permes rritjes deri ne absurd te cmimit deri ne zhvatje, dhe permiresimi i cilesise se sherbimit, duke shtrydhur punonjesit e tij deri ne gjakpirje. Si mund ti bente keto CEZ? Ai nuk mundte praktikisht, prandaj dhe nuk mund te pritej, qe te miremenaxhonte asetin, ne menyre qe dhe qytetaret te kenaqeshin dhe ai si privat te fitonte. Prandaj cfare beri, shkeli kontraten dhe ne momentin kur qeveria e dikurshme, po pergatitej ta hidhte ne gjyq, qe sipas te gjitha gjasava do e fitonte, ndodhi nderrimi i pushtetit. Edi Rama erdhi ne pushtet dhe ne nje afere qe bie ere te rende korrupsioni, jo vetem qe nuk e beri te paguante ate firme per demin, ne nje marreveshje totalisht absurde, i fali dhe 100 milion dollare te tjera, qe dolen po nga xhepat e atyre, qe nuk paguanin dot ate si nevoje primare.
Kjo sjellje e qeveritareve te rinj bie totalisht ndesh, me deshiren e mire te paraardhesve, qe jo vetem u munduan te zgjidhin problemin nepermjet miremenaxhimit, por dhe investuan ne nje seri te re hidrocentralesh shteterore e private, duke rritur prodhimin ne menyre te ndjeshme.
Ne vime dhe votojme, por ju na garantoni dot nje proces te paster?
46and2@46and2
si perfunun
korriku@korriku
edhe sikur per ty, ta marrim te mireqene ndonje deshire pozitive te berishes, ai duke qene ndjekes i verber i filozofive te djathta (si promovuese te liberalizimit e privatizimit te pergjithshem) nuk kish si te merrte rezultate te tjera me te mira.
Kush kujtojme se inicioi krizen e Recesionit te Madh 2008 ne usa e cila infektoi tregjet boterore psh… ishte liberalizimi i bankave dhe tregjeve financiare, liberalizimi i rregullimit te aktivitetit te tyre. Iu deshen 8 vjet qeverise Obama permes sforcimesh te medha te vinte frenat tatepjetes se pershpejtuar te ekonomise dhe te nderronte marshet. Sikur vetem te kujtojme depresionin deri ne vetvrasje per mjaft njerez, ne usa e neper bote, ato kohe jo te largeta.
Rregullimet jane te nevojshme ti vendosesh e ti ndjekesh, por ato duan studime dhe marrin kohe e investime energjish po te duash t’i ruash njerezit nga pasoja negative. Kush pretendon te arrije gjerat duke i rene shkurt me shume gjasa jane duke shkelur mbi te drejtat e tjetrit, nje menyre apo tjetren …
Nuk mund te heqesh paralele, midis vullnetit te mire te Berishes, per te rregulluar tregun e energjise, me krizen e gjithe sistemit kapitalist. Ajo, qe beri Berisha ishte nga padija, vetem po te jetosh jashte e kupton, qe gjithe sistemi i ekonomise se tregut, ishte nje sistem fals, me defekte te medha, per arsye qe nuk ja vlen ti shpjegoj ketu. Ketu po flasim per vullnetin e mire qeverises. Nese Berisha gaboi, kur ja dha firmes se huaj, menaxhimin e sistemit te shperndarjes, ai kishte nje garanci, qe ishte kontrata. Dhe ajo kontrate, e vinte Cez me shpatulla pas muri. Cfare beri Edi Rama? E grisi kontraten, ME VETEDIJE .
korrikse, per çeshtjen e krizes financjare ngambrapa nuk ka asnje ndryshim midis filozofise se majte dhe filozofise se djathte, te dyja jane ekuivalente, po aq ekuivalente sa dy felet e sumes se Marksit dhe Adam Smithit.
Ndersa ndryshimi midis teje si felore e majte dhe felorit te djathte maksmeto, eshte njesoj si ndryshimi asimetrik midis dy fele sume, plus asimetrine qe maksmeto e pranon qe eshte fele sume, ndersa ti jo. Po ta pranosh edhe ti beheni baraz, dmth beheni nje sume e tere, dmth suma e realitetit qe ne perjetojme ne Epoken Ngambrapa.
berisha duhet te jete ne gjendje atehere te provoje kete deshire te mire te tij per te rregulluar tregun, te provoje poashtu mungesen e konfliktit te interesit ne kete ndermarrje, si dhe gabimin prej padijes…
Por me sa na rezulton te gjitheve ka nje krize gjigande besimi rreth berishes sepse sic thashe ai e nisi shtrembet qysh ne fillim dhe beri plot gjera rruges qe jane shume te erreta per nje njeri… Mire do ishte ta kish lene ate pune pasi pa problemet e para mirepo ai pati arsyet e tij dhe e vazhdoi dhe e vazhdoi gjersa ne ket pike…
Mua nuk me duket se Berisha, duhet te provoje ndonje gje. Ai dha me koncension nje sherbim, qe rezuloi i gabuar dhe ndoshta po paguan dhe nje cmim politik per kete duke qene ne opozite. Cfare duhet te themi per Ramen, qe beri te avullonin te pakten 100 milion dollare nga arkat e shtetit me vetedije, kur e dinte qe ceshtja ne arbitrazh ishte e fituar dhe shteti mund te merrte rreth 500 milion dollare nga CEZ.
problemi esht se kjo Gjenerata jote( perfshire gjith fisin tim qe jeton ne shqiperi ) nuk jan ne gjendje te diferencojne termin “Sozial” me" Komunist". Ket Symbiose,frut i ulerimave te sali berishes nga nevojtorja e parlamentit,ska pyke ta ndaj.
Prandaj ska qar ky muhabet .vecse t bojm gam gam mas kompjuterit. KLM
jo ta kisha llafin qe ish aq i papergjegjshem sa dhe perendija nuk i dilte krah, merre me mend…
po qe i shkaterroi te gjithe sektoret ate duhet ta mbaje, dhe shqupi sotem te njejten filozofi berishiane ka nuk ka ndryshu
Mirqi nuk i ka egzekutu me shtypje nga makinat elekrike te policies
Po tashi e gjeti me e dobsu Shqipnine, tashi qi Maqedonija eshte ne kohe te turbullta
Fikret@Fikret
Dum vidjo! Pikante!
Ne vitet e Rregjimit, revolucjoni pa vidjo esh si luft pa shpata
do thoja, i gjenerates " o burra, futi kazmen cdo gjeje qe u ndertua gjat komunizmit. nderto ku ta ket qejfi, hudh beton mbi Argjinatura, kanale kulluese. mos e rruj pallen se ku do shkarkosh ujrat e zeza dhe plehrat ,
vidhe energjin se eshte e drejte legjitime "
Po.Vetem armet ju mungojne ! Po mos u merzisni mendon Partia per ju qe jeni ne “logore” Te pakten ndryshoni ligjin armatosjen e shqiptareve kur te vini ne pushtet ! Te jene te gjithe te armatosur ligjerisht !
Former Albanian prime minister Sali Berisha speaks to the media outside Parliament in Tirana, Albania, Thursday April 21, 2016. Berisha, has called on Albanians to arm themselves because the government is failing to confront crime. Gun ownership is illegal in Albania and calls to break the law could result in a 10-year jail sentence.
S i ka mundesi te bej nje thirje te tille nje ish -kryemister publikisht ?!! Anuk eshte kjo etje per pushtet personal duke perdor , frymezuar militantet te jene ne gadeshmeri ne llogore ?!!
Fikret@Fikret
Dmth nji minister e paska boe drejtor te aeroportit te kukesit,
Maximus@Maximus
Aq pak sa kam shkruar këtu e kam bërë të qartë antipatinë që kam për Salën si politikikan, për sa kohë të jetë aktiv në politikë ai vetë apo vartësit e tij, Rama do mbetet e keqja më e vogël, për mua.
Largimi i S. Tahirit është një lëvizje politike e mirëmenduar nga Rama.
Tahiri është vërtetë ministri më i suksessëm i qeverisë Rama, por edhe një nga të përkëdhelurit e Ramës, për këtë arësye është sulmuar vazhdimisht me lloj lloj mënyrash nga opozita sepse e shihnin si të “paprekshëm”, ndërkohë që Rama bëri të kundërtën, dhe e bën pikërisht pak muaj para zgjedhjeve dhe në kulmin e dështimit të “protestës” që ka humbur identitetin.
Tahiri është ministri më i suksesshëm sepse ka qenë edhe një ndër më energjikët në media e parlament. Secili ka mendimin e tij për ta vlerësuar punën e tij, por të gjitha sondazhet e nxjerrin si ministrin më të suksesshëm të votuar nga qytetarët. Njerëzit në qytete ku ka edhe shumicën e votuesve e majta duan thjesht siguri e rregull, polica që qarkullojnë, polica në shkolla, me pak fjalë prezencë të dukshme policie e rregulli. Askujt nuk i bëhet vonë se është mbjellë me ashash në periferitë e Shqipërisë 3 herë më shumë hashash se mbillej në kohë e PD apo se u grabitën 2 herë nga 10 apo 50 mln eu në rrugën e Rinasit. 99% as nuk e kuptojnë çfarë janë vërtetë 1 mlneu.
Nga ajo pjesë që e konsideron Tahirin si ministri më i suksesshëm apo një ndër më të suksesshmit, shkarkimi i tij po/do përjetohet me një ndjenjë urrejtje ndaj Saliut si insistues nër këtë shkarkim (e kanë vënë si kusht apo jo, pak rëndësi ka, Sala nga kjo lëvizje e Ramës, pra shkarkimi i Tahirit ka dalë i humbur politikisht dhe ai vetë e ka të qartë këtë)
Gjithë jeta e karriera politike e Salës janë sinonim i anakisë, mashtrimit, ÇÇÇ rregullit.
Pikërisht e kundërta e asaj që bën Rama. Vërtetë që e ka tepruar me fasadat, por qytetarët duan diçka të dukshme sa i përket rregullit se ky brez me rregull është mësuar. Për këtë arësye Sajmiri e Velia janë dy figurat më pozitive në votuesit e majtë sepse puna e tyre pasqyron këto cilësi.
Tani, pak muaj para zgjedhjeve Rama shkarkon Tahirin, sinonim të rregullit, shkarkimin ja faturon Saliut e Lulit, sinonime të ÇÇÇ rregullit dhe mashtrimit, del edhe sikur bën sakrifica në emër të vetingut e reformës për drejtësi, e gjitha kjo përkthehet në akoma më shumë urrejtje ndaj Salës, Lulit, dhe atyre pak që u kanë mbetur nga pas. S. Tahirin, sinonim të rregullit, rinisë, të ardhmes, e emëron drejtues për fushat e Tiranës, ku pak para zgjedhjeve do inagurojnë sheshin Skënderbej dhe sheshin Avni Rustemi (shtoi këtu dhe kronikat e lajmeve ishte/është që Rama i ka merak vetë ashtu si ka merak edhe fjalimet për raste të tilla), me pak fjalë: Në Tiranë do marrin një fitore edhe më të thellë se zgjedhjet e kaluara.
Shkarkimi i Tahirit ëshë thjesht një lëvizje politike e mirë menduar, jo kusht, aq më pak një “fitore” e opozitës.
Unë thjesht si spektator e jo si votues ndjek me kuriozitet lëvizjet e Metës e të këtyre lëvizjeve të reja politike se sa për PD dhe protestën e saj, vetëm për gallatë është.
Po flas per “llogore” politike, pra ne menyre figurative. Te shkretet ju, si do ja beni, kur Berisha mos te jete me, do vdese kauza e luftes politike tuaja, por ndoshta do ja permendni dhe Rames te kaluaren e tij Berishiane, sikur te ndodhte qe ai te vihej ne krye te PD se.
Varet si e identifikon. Çështje këndvështrimi.
Por nëse flasim për realitetin politik, Sala dhe Luli atë çadrën që sot i mbron nga shiu, peshqesh nga Meta e kanë.
me beri pershtypje termi “Llogore” qe ke gjetur, i cili per hire te vertetes ,eshte shume alergjik ta perdoresh sot ne 2017 pasi eshte perdorur boll ne Diktature !
Athere ishim ne goje te ujkut, dhe jetonim si ne rrethim !
Prandaj !
Ne politike “llogore” eshte term i ashper, qe ka si synim vetem nje qellim te vij ne pushtet por jo te rregulloje situaten !
Prandaj eshte nje fatkeqsi qe ne Politike perdoren shume terma te vjeter, me llogore, me komunist, me bblokmen ect ect , dhe per 25 vjet asnji nuk leshon pe ! Ndoshta qe ne krye shqiptaret kane patur ish komunist
O me Ne o me Ata ! Eshte nje psikologji komuniste ne fakt, ose fashiste, ekstremiste !
Politika shqiptare eshte ne kete rreth vicioz ! Dhe spo del qe spo del dot nga ky rreth ! Ne Shekullin e 21
Edi Rama nuk eshte cudi qe thua ti te jete shume me i djathte sesa i majte, dhe kjo eshte gje pozitive ! Pasi ne Shqiperi sot nuk ka te djathte, fatkeesisht as te majte ! Per ironi te fatit !
bradland@bradland
Sala po thote qe Rama e ka shkarkuar Saje qorrin sepse ky i fundit e ka filmuar Ramen me skena erotike tek Santa Quaranta e Balilajve .
Deri tani ca ka thone Komandanti kane dale te verteta .
Gjithmone nga shtypi …! dhe disa periudhave kyce, -ndarje me Nanon ne 2005 qe i dha shance Berishes dhe aleanca, me Berishen ne 2009 ! Qe i dha po prap Berishes shanc! Pasta , floriri , 21 janari ect ect
bradland@bradland
Ouuu shume e rende kjo , Likja i paska cu Rames njonen tek Hoteli, por nuk eshte akoma e sigurte nese eshte " njona" apo " njoni "
Makso, nuk eshte qeveria qe menaxhon zgjedhjet, por KQZ-ja e pastaj kolegjet zgjedhore. Kete e ka theksuar disa here me te madhe zoti Berisha jo tani (se tanoi ka celsat e kashtes), por kur ishte ne pushtet/pozite. Nese te kujtohet historia e hapjes apo mos hapjes te nja 10 kutiave, ku PS me te drejten qe ja jepte regullorja e zgjedhjeve kembengulte, ndersa Ristani ua hidhte poshte, sali efendiu deklaronte se qeveria nuk mund te perzihet me procesin e zgjedhjeve, pasi administrohet nga KQZ. Te njejtein pozicion saliu mbajti edhe ne zgjedhjet per kryetarin e bashkise Tirane, ku Ristani kerkonte neper koshat e plehrave vota tia dhe lulit duke shkelur regullorewn me kembe e me duar. Perfundimi dihet, Ristani behet zyrtarisht numri 2 i PD-se.
Pra, nga sa shpjegova me siper, PD-ja e di qe qeveria nuk menaxhon zgjedhjet. Nese me te vertete ka frike se mos ky kryetari i tanishem i KQZ eshte si Ristani, atehere mund te kerkonte qe ky person te ndryshohej, por jo qeveri teknike. Fakti qe kerkon qiqra ne hell tregon se qellimi i tyre nuk eshte zgjedhje te lira e te ndershme, por destabilizim i situates, kaos, kthim i vendit ne anarshi; pra per te mbrojtur bithen e disave duan te djegin te tere vendin.
ah byrazer, sikur te ishte film. kjo eshte tragjedi qe se anashkalon dot.
Fatkeqsia e vertet ama jan sahanlepiresat qe e shesin voten per 1 koncert me cicat e ciljetes.Paradoksi eshte qe po te njejtet fillojn e bertasin si kafshe, ngrejn dy gishtat dhe kerkojne qeveri teknike sapo mekanizmat shtetberese i detyrojne te japin kontributin per zhwillimin e vendit.dun shtet te forte ama se shtrengon njeri bythen, vetem qahen se si le mo njeri me vjedh. Ky eshte realiteti ne rrethet e mia familjare, te gjithe pa perjashtim votues te PD!
e kemi kuptu ters ket demokracin qy n fillim dhe kjo eshte “merite” e dyshes ping-pongut Berisha-Nano.
ta pergenjeshtrosh ket fakt duhet te jesh trushkul ose mercenar i kujtdo krahu politik.
ERama eshte e keqja me e vogel ne ket katrahure dhe Opozita(Basha) ska format si Politikan.Mjerimisht.
bradland@bradland
Vellai i tafikantit te Droges Minister i Brendshem. Skandal !
Fikret@Fikret
Po mir tashi, kto vidjot jane kshu me femna apo me nargjilé?
Për menidmin tim Iliri është politikani më i matur dhe më konsktruktiv i cili që pas 21 Janarit po hedh hapa të menduar shumë mirë, edhe atëherë kur nuk ta jep përshtypjen. Stilin e tij ka filluar të ndjekë edhe Rama.
21 Janarin e kish peshqesh nga Prifti, por e administroi si duhet. Prifti vetë kërkoi ballafaqim publik pastaj mori rrolin e viktimës, rol të cilin vazhdon ta luajë sa herë i jepet mundësia, si bëri kur u fut në lojë për “kërcënimet” ndaj Tomës. Ku janë tani Toma & Prifti ?! Ta gëzojnë pularinë që kanë në bashkëpronësi.
Ndër lëvizjet e fundit më të matura të Ilirit ishte zëvendësimi i Manjanit me Vasilin. Për Yllkën vlen shprehja “Pordha e madhe gris brekët e veta”. Vasili e meriton një mundësi.
po si shpjegohet qe te gjithe hajdutet e kapur deri me tani me detyra shteterore dhe qe vidhnin fondet publike vinin nga radhet e LSI-se? Ata/ato jane jo hajduta, por hajduta me cizme dhe kapobanda eshte vete Meta qe me urtesi dhe dashuri kerkon te ruaj dhe fuqizoje ciflikun e tij. Por punet kane radhe; pa hequr qafe perfundimisht pengesen e pare qe eshte saliu, nuk mund te kalohet tek e dyta e keshtu me radhe. Nderkombetaret jane shume te qarte ne strategjine e tyre dhe ne si popull duhet vetem ti mbeshtesim.
le te shpresojm qe iken vet nga skena ndryshe toke te djegur ke si ne 97
Maximus@Maximus
Namin kanë, se të gjithë vjedhin, por kush vjedh vërtetë qëndron i fshehur deri sa i vjen ora.
Saliu është i marrë fund sepse po ja fut vetes hap pas hapi, Sa herë qetësohet e fillon e merr veten Rama i fut rikonstruksion ndonjë bunkeri e ja heq petllën, fillon vetë Sala pasataj me demostrata e kërcënime, rikthim në identitet. PD po tkurret dita ditës.
Nuk e besoj, pasi faktori nderkombetar eshte me i ndjeshem kesaj radhe dhe jo vetem per Shqiperine, por per gjithe ballkanin. Saliu tashme nuk ka me force. Banditet e tij jane tkurur shume dhe i ka ngelur vetem instikti i ujkut, por pa dhembe. Ai jo vetem duhet shkulur nga skena politike, por edhe denuar ne menyre shembullore per tu futur ne historine e ballkanit.
46and2@46and2
hapi i pare zbythja, hapi tjeter byzylyket, apo s’ka mbaru edhe per jurist Basha.
influenca e berishes ne ekonomin shqiptare mund ti prishi cdo cast ekuilibrat, ky eshte thelbi i problemit.
Banditet i ka pa dhembe ndoshta,gjithsesi jan opsion interesant per "nderkombetaret"qe lobojn per firma armatimesh…icik si e nderlikume kjo puna denimit berishes, mbart shume konflikte interesash mbipartiake.
Ceco@Cecua
Bravo Rama!
kapo@kapo
I vetmi Minister i Brendshem ne Bote qe ka familjare te denuar per trafik droge.
Nga nje rekord ne tjetrin. Urime!
“Po e administroi si duhet” e ke fjalen per Vidion ? Dmth sipas teje zbuloi qe ishte " vidio e montuar " dhe kjo quhet “administrim” ?! Lol Nje nga nxitjet e protestes 21 Janarit ishte pikerisht ajo Vidio autentike ! Indinjimi. Irritimi publikut. Pra me nje popull te varfer “Koke pa. lare”- nje kafe nuk mund te kushtoje 700 mije dollarro ! Se osht gjynof tek Zoti !
E gjetet biografine e keqe !! ha ha … Germo o Tare germo , se qenin e ngordhur do gjesh !
korriku@korriku
cadra patalle e pakauze gjithe e me shume i ngjan kioskave te Ekonomise alla Berishe qe mbushen tiranen si kerpudhat pas shiut.
Po i vjen ora per fadromat e policise ndertimore
jkkk@Melka
Sa keq me erdhi per Bashen e gjore. U mpreh i shkreti se ishin hequr ministrat nga presioni qe ushtroi ai e qe Rama do te vinte ministra teknike, jo politike, po ja qe as kete here nuk e llogariti njeri te shkretin, as u mor parasysh, pavaresisht cirkut para kryeministrise. Ministrat jane prape politike, Qenushja Bashe zere se nuk ekziston, sado qe leh e ngjiret nga mengjesi deri ne darke. Populli s’e voton as per kryetar bashkie.
Dmth juve kapo sistemin e njolles ne biografi familjare pra luften e kllasave qe aplikoi enveri dikur po e rimerni. A ca ju ka boe ai sistem, si vetja ju ka bo, bashke me shqupin jeni trashegimtaret me te denje te punizmit.
zeqo@zeqo
Ministri i droges, zbor ju ben zbor, tmerr e kane.
Berisha edhe Azem Hajdarit ia gjeti “lidhjet me krimin” dhe me “spiunazhin komunist” qe diten e pare qe i doli kunder. Te njejten gje thoshte dhe per Duken e krimit qe tani e ka aleat, etj, etj. Ate avaz ka ai, ndaj e ndjekin ata qe e ndjekin.
Nuk ja gjeti o Melke, ia nxori. Ky qe te vret naten, te qan diten, e ta nxjer dhe nusen me kepuce te kuqe (pytni ate shkrimtarin e modh po sme besut per kepucet). Prandaj e dune keta qe i lepihen, se e dine qe po i vrau per te miren e partise, shancet jane qe grate tjua beje gjyqtare.
korriku@korriku
gjyqtare jo dosido, sec mban nje karrige te larte ne hierarkine e gjykatave ajo gruja
interesant si ja kane harruar emrin gazetat, ne deklarimet e pasurive
machitewa@machitewa
Minister i Brendshem 2017
zeqo@zeqo
Jo vetem drogaxhi po edhe komunist, po i thone aleatet, nejse vetem per tre muaj eshte aty.
korriku@korriku
komunist, dhe drogaxhi …
po ti ke harruar dashnoret zeqo qe pd s’ben vaki ti harroje
po ta vrasesh mendjen gjen edhe te tjera ta pasurosh listen, ja te ta shofim cik repertorin
Ilirit kushedi me sa lloj videosh i kanë bërë presion (të vërteta a të pretenduara) e ja ku është.
Po pse priftin ti e di për engjëllush ti ?!
Kokorra e kurvës është, as mos ki dyshime hiç, po hiç fare.
Nuk ka pushtetar të mos vjedhi, harroje.
Por priftit kur nuk i shkon uji në arën e vet bën atë që bëri, bën presion, kërkon ballafaqim, bën rolin e viktimës, krruhet prapë kur e mori Toma stafetën për rolin e viktimës, rikthehet prapë ke roli i viktimës. Kot s’ja ka dhënë Zoti atë surrat që ka.
Ku i ke tani ?! Tomë & Prift ?! Duke u fshehur pas gishtit si përherë.
Sa për 21 Janar, ai indinjim & irritim ka qenë ndaj Salës i cili që pas dramës së firmave piramidale kurrë nuk ka patur realisht shumicë votash të djathta në Shqipëri. Fitoi si fitoi nga sitemi i dushkut, vazhdoi edhe 4 vjet me ndihmën e LSI, tashmë vetëm të bëj ham ham i ka mbetur.
Sa për LSI, as që më bëhet vonë fare për ta se kam vjet që nuk votoj, as fitoj, as humbas gje, por thjesht për hobi meditoj që figurave si Vasili duhet tu jepet një mundësi.
Po . Eshte qarte Felliqsira politike shqiptare , e kesaj shprehje qe thua ti, , pas 90 es mbulon nje hapsire te madhe ne te gjitha partite politike veshtire te dallosh nje politikan qe vertet kerkon te jete kunder shprehjes " Nuk ka pushtetar te mos vjedh " seose edhe ate do ta baltosin si veten e tyre ! Eshte rrenjosur dhe ne shoqeri kjo !
"Genje genje se dicka do te mbetet " jane nje arme qe perdorin lirshem politikanet shqiptar ! Pse ndodh kjo ?
Pikerisht se mundgon Drejtesia liria e fjales eshte bastarduar degjeneruar ne genjeshter, sa edhe nje e vertete VIDEO duket genjeshter, dhe keshtu fktet zhduken dhe dalim tek proverbi tjeter unik " Hajduti bertet kapeni hajdutin !"
Kjo po ndodh ne politiken shqiptare ne 25 vjet ! DREJTESI nuk ka ! Ka vetem - "Nuk ka pushtetar te mos vjedh " me kete justifikohen te gjithe ata qe e pranojne qe ne krye te kene nje kryetar qe i kenaq te gjithe me fleta pune, me te drejte studimi, me cdo hall qe ke ti Zgjidh Partia , mjafton qe ta votosh
" Me ne fitojne te gjithe " -LSI
Po nuk votovee, per Partine ske as pune as shkolle, as shtepi as katandani ! Shko Emgrant !
"Kufijt jua kemi hapur- ikni ne Gjermani Itali Greqi ! Ikni ! Ikni !
Pune ka ,vetem per ata qe votojne per Partine time !
Ky eshte sitemi qe kemi ndertuar prej 1990 !
Prandaj populli ka krijuar mendim " Nuk ka pushtetar qe mos te vjedh " Dhe veshtire te hiqet edhe mbas Vetingut po u arrit !
Me ndihmen e amerikoneve juropianve, se po qe per shqiptaret aty te gjithe mendjen e Ali Pash Tepelenes, - kane !
Te plackisin dhe te mashtrojne sa te jete e mundur, me dinakri, dredhi,intriga, mashtrim ect d
-he te bej emer te madh, qe te betohen per koken e Aliu, te Sales, te Metes, te Rames te Bilushit Blushit Nikut e Kreshnikut …te gjithe duan te jene siper !
Dhe lufta keshtu ka qene per 25 vjet tranzicion! SI e si ti presin koken njeri tjeterit ! Asnji nuk i ka bese njeri tjeterit
Si Ali Pasha ne bythe, te gjithe ! Qe krijoi shtet ! :)) Shqiperia moderne - ha ha !
Amerikoni e di shume mire dhe e ka pa kete foto me perpara se Ilir Meta Sali Berisha Mirpo kete Fatmirin e ka me qef ! Edhe e njeh kush ka qen ! Se besoj qe amerikonet te jene enveriste dhe ata qe botojne foto te tille te jne me amrikon se amerikoni !
arb@arb
Ja ashtu,me polemika,debate,intriga,strese,dyshime e hamendesime,e shoqeruar me kafe e gote uji …avash avash thote populli,Rama do u bej njerez normal ne nje vend normal…p.s safi kapitalist !
si mund te jete robi kaq malinj mo burre, me ato etiketime qe nuk i kane hije fare, si u ze vendi dhe keni respekt per veten qe e keni ende kryetar de fakto dhe ju frymezon xhanem…
po te mos ishte liberalizimi i shkollave atehere ministren e arsimit do e kishim pa shkolle te larte sot se tek kristali e ka mar diplomen.
po ja ka marre shpirtin cdo gjeje hashashi, marijuana, droga, kanabisi. kanabisi. droga. laboratori dhe hambari i droges i evropes. kolumbia e evropes. na felliqen. edhe te presesh shkence nga drogaxhite.
ne vend te fundit per shkence por ne vend te pare per largime masive. ja cer boni droga e ketyne per 4 vjet. turp! Turp! vetem mafjozlliqe e pislliqe, neveri!!
as ndonje teori sorroiste nuk kane shpikur, me te vertete per te ardhur keq.
shife si thote… ne vend te fundit ne rajon. te fundit. pu pu pu te fundit ska me turp.
Fikret@Fikret
Ehu, ka dy vjet qi i thote Sala hiqe Tahirin, jo po kshu jo po ashtu… Na tashi mbaje, ka popullaritet nder komunisto-herbivoret me shume se Ky vete
Po prit do thush ti, se ne nji rregjim diktatorial ministri i fashos i fiton anketat. Po pra po pra e pra e pra