Sa shumë sheqer, e sa shumë brumë!

104 postime 8750 shikime 29 maj 2017 në 08:13 e paradites
bsalaj

Të qënit i shëndetshëm, natyrisht nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por për qëllime të kësaj teme, e përballë realitetit të epidemisë së obezitetit, ne quajmë të shëndetshme atë dietë që na ndihmon të kontrollojmë peshën, e përmes kësaj të ulim gjasat për sëmundjet e shumta që mbipesha shkakton. Kjo me të ngrënit është një betejë shumë e vështirë që përfshin të gjitha moshat. Vlen si për sportistët që rreken të arrijnë formën e përkryer fizike, ashtu edhe për pensionistët që përballen me probleme të zemrës apo diabetit. E gjithë të tjerët, përfshi edhe fëmijët.

Në shumë raporte të Organizatës Botërore të Shëndetit, e siç shumë studime shkencore kanë treguar, sheqeri, i marrë në formën e rafinuar (sheqer i bardhë), apo përmes brumrave të shumtë, është shkaktari i provuar i një epidemie mbipeshe dhe diabeti që ka shkaktuar qindra milionë të sëmurë në të gjiithë botën. Ama nëse përpiqesh të ulësh sasinë e karbohidrateve që konsumon, do vësh re sesa shumë karbohidrate të thjeshta (të dëmshme) hamë çdo ditë, edhe pse jemi një vend me mundësi shumë të mira ushqimi, falë pozicionit gjeografik mesdhetar.

Në fakt në Shqipëri është plotësisht e mundur të hash shëndetshëm, por do duhet t’i bësh gjërat vetë pasi industria e ushqimeve të gatuara, në fast-food-e, bare e restorante, nuk duket se ka dëgjuar ndonjë nga gjërat që thuhen për sheqerin. Ai është kudo, dhe me shumicë.

Nëse e blen mëngjesin, mund të zgjedhësh byrek me gjizë, apo kruasant (të freskët apo fabrike), apo një toast. Në shtëpi bukë me vezë, apo bukë me gjalpë, apo petulla me reçel, palaçinka ose drithëra me sheqer. Opsionet janë të gjitha me karbohidrate mielli të bardhë dhe shumë sheqer. Ata më të kujdeshmit zgjedhin drithëra integrale, apo bukë me përmbajtje fibre. Por duke gjykuar nga puna, byrektoret e furrat e bukës e kanë mëngjesin shumë të zënë me punë, mielli i tyre nuk përmban fare fibra, është i rafinuar. Gjatë ditës nuk është çudi të hash ndonjë biskotë, apo patatina, para një dreke që sërish përmban shumë brumë. Këto që ha pa mendje janë një kategori më vete.

Kam vënë re, në restorantet që gatuajnë gjellë shtëpie për drekë (të quajtur restorante tradite), që shumë marrin pilaf me kos. Madje dy pilaf dhe një kos. Pilafi është mbret, bashkë me makaronat apo tavat me makarona, pastiçot, byrekët apo patatet e skuqura dhe natyrisht, bukë nga ajo e zakonshmja, që shqiptarët e hanë me kile çdo ditë. Atyre që kanë ngrënë petulla për mëngjes në drekë u ka rënë sheqeri fare, dhe janë gati të sulen me kokë pas çdo karbohidrati të mundshëm, për të stabilizuar kështu nivelin e glukozës në gjak. Një ëmbëlsirë pas pilafit ta çon fiks aty ku duhet. Por niveli i sheqerit nis të bjerë me t’u çuar nga tavolina, dhe është çështje kohe para se të kemi nevojë për një tjetër dozë brumi, andej nga pasditja.

Në rrugë, sufllaqet, krepat, picat, sanduiçet janë ushqimet e gatshme më të përhapura. Edhe pastiçeritë nuk mbeten pas me nga 70 lloje ëmbëlsirash në vitrina, pa përmendur akulloret. Nëse je në një dietë me karbohidrate të reduktuara do ta kesh tepër të vështirë të gjesh një gjë që mund ta hash shpejt. Ushqimet që merren në dorë përmbajnë thuajse gjiithnjë shumë brumë, shumë sheqer. Të dalësh me kofshë pule në rrugë nuk është opsion. Omleta shumë pak vende bëjnë, dhe duhet të kesh nge t’i ndjekësh për qejf. Bagel-at dhe donuts janë dy hyrje të reja që kanë rezultuar popullore, edhe këto, siç njihen, plot me karbohidrate të thjeshta.

Ka plot që për darkë porosisin pica, sepse është e rehatshme dhe ekonomike, por është gjithashtu një rast për tu ngarkuar me bukë. Fëmijët e dashurojnë picën, dhe patatinat, dhe pijet me gaz (dhe me shumë sheqer). A e di vallë një prind se një kanaçe kola apo tjetër shije përmban nëntë lugë kafeje sheqer në ato 330ml? Për të mos përmendur ato mokaçinot e latet që kanë dalë në modë në Tiranë, se ato kanë edhe karamel brenda, shkojnë mbi 50 gram sheqer, sa për një javë.

Sasia e sheqerit në një kanaçe të zakoshme jo-dietike (35g për 330ml).

Unë nuk dua të bëj si dijetist por ca gjëra shihen qartë, ne konsumojmë një sasi çmendarake sheqeri, përmes, bukës, brumrave, ëmbëlsirave - se nuk desha të përmend alkoolin. Kjo nuk do të kalojë pa pasoja. Dhe siç e dimë, shumë vende të zhvilluara kanë nisur prej vitesh luftën ndaj sheqerit, përmes taksave dhe kufizimeve. Dëmet e tij në shëndetin publik janë jo më të pakta se duhani.

Kemi nevojë të lëmë vend në stomak për më shumë zarzavate, mish, fasule, përbërës që kuzhina jonë i ka me shumcië, por të cilave të rinjtë u janë larguar fare, duke ngrënë jashtë atë që bota sot e konsideron ushqim-plehrë, thënë ndryshe junk food. Le ta ketë emrin, byrek apo picë, janë thjesht sasi të përbindshme brumi, pa vlera ushqyese që ia vlen të përmenden, përveç, sheqerit. Në fund dua të përmend edhe nismën Buka në strajcë që ka ardhur si reagim, ndaj këtij fenomeni negativ, e që duhet pëkrahur e përhapur fort.

varik

Albanistani = vendi i barkderrave

Veshtire te gjesh shqipe mbi 50, pa bark

STALKER

poshte brumrat
poshte sheqernat
rrofshin zarzavatet + mishi, peshku, qumeshti dhe veza

ah po, rrofshin frutat (por dhe ato, me karar!!! :wink:

korriku

deleted / fshire…

Albano-id

Fale ketyre Ne shqiperi ka fillu e njejta epidemi diabeti si ne Usa. Por kam pershtypje qe brumi eshte pjese e ushqimit te lindjes.
Nderkohe qe ne vitet 80 nuk mund te gjeje nje te semure me diabet me sa kam degjuar.
Ka te beje shume dhe lifestyle, makinat, jeta sedentare.

Heidi

Duhet te kete qene peshore e korruptuar kjo e Shqiperise :wink:

korriku

deleted / fshire…

bradland

Filluan p…alla Shqiptarce , knej thone skena buke me honger tani ankohen se hajne shume brumera me sheqer .

squarepusher

sheqernat ne ushqimet e konsumit ne mase kane ardhur duke u shtuar ndersa brumerat jane ushqimet me kosto me te ulet krahasimisht gje qe e ben shqetesuese situaten. nuk eshte ceshtje p…alla shqiptarce.

squarepusher

nje kuriozitet kisha une, disi jashte teme, si ka mundesi qe edhe pse vend bregdetar, produktet e detit nuk jane te inkorporuara ne dieten tone ushqimore

korriku

deleted / fshire…

salben

Shqiperia e ka humbur ate traditen mesdhetare me gjelle me luge cdo dreke, me sallate ose perime ne cdo vaft, sic gatuan gjyshja ime.

Ka vertet shume opsione brumerash, te shijshme dhe te perballueshme dhe as vajzat, djemte jo e jo, nuk e kane me ate eduakten e te gatuarit rregullisht.

Nje shoqja ime pagoi 400 mije leke ne muaj nje dietologe qe t’i sillte ushqimin e rekomanduar cdo dite me motor, kudo qe te ishte neper TR, sipas orarit te rekomanduar nga dietologia, dhe i solli praktikisht ate qe ka gatuar gjyshja ime gjithe jeten.

del-ta

thash se mos nuk do ish përdorur fjala obez dhe sufllaq,po u zhgënjeva! barkderrizmi mendor është më i dëmshmëm!
po të bësh seks dhe të lëvizësh pak ,ska ç’të bën as kukureci,as birrat!

Alba2265

Dulle djegesi thone qe vdiq nga diabeti .

gjembi

E ke degjuar gabim.

STALKER

Me D fillojne të dyja epidemite kryesore të qapitallizmes: diabeti dhe depresioni. Njera fizike, tjetra mendore.

InkuizitoriMoth

atehere profet i qapitallizmes i bi te jete shok Enver!

Alba2265

Semureshin edhe atehere njerezit por mjekesia ishte e prapambetur e nese kishe ndonje semundje disi te nderkikuar zbatohej parimi efficient "ne koke e ne grope " duke i kursyer shoqerise shpenzimet e nje terapie Te tejzgjatur per Te Te mbajtur gjalle .

Alba2265

Me sa di una peshku nuk gjendet me ne ujerat shqiptare se e kane shfarosur me dinamit.

STALKER

harroje. Nuk ka patur diabet asokohe në Shqiperi. Po deshe, hajde pranojme se kjo vinte ngaqe nuk hanim mjaftueshem në sasi (edhe kjo hà debat), por diabet në sensin e sotem (epidemi), jo.

Alba2265

Nuk kishte makina private .njerezit ecnin ne Kemble apo me biciklete .tim vallai I ka arritur barku dyshemene se edhe ne hale do te shkoje me makine .sa here shiqoj fotot e ziafeteve familjare vetem pijet qe perdorin ne tavoline ka mjaft sheqer Te helmoc gjithe lagjen .

STALKER

Ne jemi vend bregdetar, por jo popull bregdetar, as sot, as mot. Baritor po, peshkatar jo.
Tradita kulinare shkon paralel me ate antropologjike : të gjithe emrat e llojeve të peshqve I kemi të huazuara; ata te blegtorise jo.

Alba2265

Prandaj gjuhetaret mendojne se shqipja eshte gjuhe e nje poplli qe jetonte ne male .

STALKER

Ec sa të duash, brumrat+sheqernat janë kthyer në baze të ushqimit në Shqiperi. Nuk ka qene keshtu më parë. Ne Indi mileti nuk leviz me makina por duke qene se ushqimi bazohet mbi karbohidrate dhe sheqerna, diabeti bën kerdine.
Nga ana tjeter, në Azi, eshte shume interesante të konstatosh qe, në disa vende, fale tradites (gati-gati, nje forme konservatorizmi), njerezit vazhdojne të hane kuzhine tradicionale (qe eshte shume proteinike) dhe nuk janë “me bark ke goja”.

gjembi

Prandaj ishte mjeku i Enverit Isuf Kalo ngaqe s’ekzistonte diabeti.

Vetebesimi dhe kompetenca ne te folur pastaj jane te krahasueshme me kurreshtarin.

InkuizitoriMoth

shoku Ramiz ka thene nje gje qe nuk e nok askush ne bote perveç vete atij (edhe ti sigurisht, por ti ha buk veç).

Megjithse ndoshta e ka nok edhe kurreshtari, sepse mbaj mend qe ka thene nje here qe i djathte eshte vetem ai qe mendon vetem per veten e tij, i ben yzmet vetes, dhe quante te djathte Napoleonin e sjelle si shembull.

STALKER

2 në 3 vetë +50 vjec, si sot, ka qene ?

gjembi

E shkruajte ti (dhe Albani me siper) kete apo e kam gabim une? Apo ju artistet flisni keshtu kur doni te thoni qe ka patur por jo aq shume. Ndersah ne duhet te vrasim mendjen “cfare ka dashur te thote autori?” Ja fusni kot me “ne ate kohe nuk kishte asnje semundje, njerezit ishin te lumtur e te shendetshem” dhe pastaj perdridheni me “ka patur po jo ne permasat e sotme”. Ka shume faktore qe sot mund te kete - ose mund te duket sikur ka - me shume te semure me diabet apo kancer apo semundje te tjera. Duke filluar nga ato qe keni thene me siper per ndryshimin e dietes dhe aktivitetit fizik, tek ndryshimi i perberjes se ushqimeve e deri tek aftesia e sotme e mjeksise (dhe mos-aftesia e dikurshme) per te evidentuar semundjet.

Albano-id

Kam parasysh shume gatime tradicionale, mjaft popullore brumore dhe burimore nga turqia lindja e mesme; petanik, byrek pite, kulac, pershesh, corbe…
Por edhe mishi per hir te vertetes, vendi ka qene blegtoral. Por eshte e vertete ajo e levizjes ka studime qe thone se nr i obezeve eshtw rritur krahas menyres se ushqimit ne perpjestim me rritjen e nr te makinave. Shiko filmimet e anijes vlora ne 90 ten, jane te gjithe fit, madje triskat e xhaxhit ne ato vite perbejne dieten ideale sot, me te gjitha elwmentet ushqimore.
Lindja e larget duhet te kete tjeter lloj ushqimi.

STALKER

I shpeton soja ata. E kanë siç kemi ne buken :grinning:

gjembi

Shiko filmimet e anijes vlora ne 90 ten, jane te gjithe fit, madje triskat e xhaxhit ne ato vite perbejne dieten ideale sot, me te gjitha elwmentet ushqimore.

Me te vertete kane qene te gjithe fit por c’e do se na e kaluan disa te tjere qe ishin dhe me fit se ne. Cfare di ti per triskat e xhaxhit dhe per dieten e atehershme qe te duket si ideal me te gjitha elementet ushqimore? Eshte mese e qarte qe s’ke pas lindur ende.

Albano-id

Ishte pak ironike gjemb, por dhe nje baze te vertete e ka ajo qe them, merre si te mireqene pjeserisht.
Kam pas lindur, ne kopesht te pakten nuk kemi pas vujt fare.

salben

gjembi per buke nuk ka vdekur njeri ne kohen e xhaxhit.
e kuptoj nevojen per drame, semundje e keqe, po ule cik vlla. kishte mungese te disa produkteve, por uri s’ka pasur.

pemaa

Edhe une jam i mendimit qe me pak levizje (ndonje kalcheto, ndonje ecje/vrap) e ul shume rrezikun e mbipeshes. Por kur keto aktivitete behen nga e keqja sikur perton dhe fillon te gjesh justifikime. Duhet shtuar besoj ne artikull edhe fakti se sheqeri eshte shume ngjites, madje i krahasueshem me nikotinen. Normalisht femijet/adoleshentat gezojne me nje kola apo sufllaqe, por pikerisht keta jane me ne rrezik per te ardhmen. Besoj se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te futen njohuri ushqimore neper shkolla. Me duket se barku ka kaluar cdo norme keto kohe edhe te te vegjelit/rinjte. Fatkeqesisht dhe te une :smiley:

gjembi

uri s’ka pasur.

lol pz ncnc klm

anon63896856

Gjyshet dhe stergjyshet tona kane pasur tradite mjaft te pasur gatimi, por ne cilin sistem eshte humbur thua? Me çfare mbaj mend e vetmja gje e mire ne ate situate te keqe ishte qe njerezit nuk konsumonin aq sa tani keto ushqime te varfra.

salben

Ne kete te fastood-eve, them qe e kane humbur.
Perpara komunisteve vetem lakra dhe pershesh hanin, nuk eshte se kishin me shume asortimente.
Kaluan shtateqind ushtri te huaja qe i prene dhe i vrane shqiptaret.
Ata drejtues shqiptare qe ishin kishin hall te mbanin bejleret, te vidhnin floririn ose te shisnin shkodren te malazezet, ndersa 90% e popullsise dhe ate pershesh e lakra qe hante, e hante ne nje tas gjithe familja. Ndaj dhe zgjodhen komunizmin. Per momentin ishte zgjidhja me e mire.

aleko

futja pordhes! Mos haro se triskat apo tullonat u zbatuan si mase e domosdoshme per te siguruar minimumin e domosdoshem jetik, por, por vetem per 30 % te popullsise; pra vetem per banoret e qyteteve. Po fshataret apo me mire me thene kooperativistet? A e di ti se mbas vitit 1981 apo maksimumi 1982, politika largepamese e PPSH-se ja u hoqi bagetine dhe pularine familjeve te kooperativisteve duke i lene noc rrokun per te ngrene? A e beson ti se nuk kishin me cfare te ushqeheshin? Nuk kishin as veze, as yndyre (gjalp, se pe vaj as qe bohej fjale) as djathe e as mish qe e siguronin me pare nga oborret e tyre vetjake kur mbanin nga nje lope, 4-5 krere bageti te imet dhe pula apo rosa e pata? Ushqeheshin vetem me buke misri te forte si guri dhe e zbusnin me shellire djathi ose uje me kripe. A po blenin ndonje marmallate fiku apo molle dhe sheqer, po shume sheqer pe te ngopur barkun. Dhe kur erdhi liria apo demokracia ne 1991 -1992 ata/ato ishin transformuar ne qenie jo njerezore te afte per te perpire cdo gje.

salben

Sigurisht qe kane qene shume keq. Fshati ka qene shume me keq se qyteti.
Nuk po perpiqem te mohoj nje gje qe ka ndodhur vertet dhe as kam interes ta mbuloj te verteten, sic kane disa ketu, here prej partive, here prej drames.
Dhe e verteta eshte qe ne fshat kane pasur shume probleme per te gjetur produkte, por uri me kuptimin e plote te fjales nuk ka pasur ne Shqiperi. Kotece pulash kishin ne qytete, neper shtepi private, jo me ne fshat. Keshtu qe nuk besoj te kene qene pa veze. Dhe oborre sa per te mbjelle pak perime e fruta kane pasur, sepse i shisnin edhe ne qytet neper markata. Mesa di une markatat kane ekzistuar dhe atehere, apo jo? Dhe po fshatare vinin shisnin produkte private. Dhe bageti, ne mos u gabofsha, ndoshta nje kafshe te vetme u eshte lejuar te mbajne. Nuk jane lejuar te mbajne sa per te jetuar sic duhet, po uri me kuptimin e plote te fjalesh, uri si ato qe na nxjerr drama gjembi, ashtu nuk ka pasur.

pemaa

Ne mos uri ka patur kequshqyerje, qe eshte po aq e keqe, edhe pse me pak dramatike.

salben

s[quote=“pemaa, post:42, topic:2591, full:true”]
Ne mos uri ka patur kequshqyerje, qe eshte po aq e keqe, edhe pse me pak dramatike.
[/quote]

tani ndajeni mendjen. njeri thote qe ajo dieta i mbante ne forme, pa semundje, tjetri thote qe ka qene kequshqyerje dramatike. Qe nuk ka pasur ushqim sipas qejfit, nuk ka pasur. Qe po diktohej edhe ushqimi, jam dakord. Po uri s’ka pasur. Kequshqyerje ndoshta po, po te gjithe kane thene “jo” me lart kshu qe cik si me klecke.

Alba2265

genjen apo Te kane genjyer

anon63896856

Je shume, shume, shume gabim shkaba, ndoshta dhe teper i ri.

aleko

Atehere mesoje njehere e mire se pas vitit 1982 u ndalua me ligj mbajtja e bagetise dhe e pularise. Kooperativistet nuk kishin me se cfare te hanin. Edhe buken e grurit qe jua jepnin per 6 muaj jua hoqen fare dhe hanin vetem buke misri dhe ajo e bluar dhe e pjekur si mos me keq. More po ngordhen fare a e kupton? Mbas vitit 1982 nuk shifje mo fshatare te vinin ne qytet e te shisnin veze apo ndonje pule, as edhe perime. Ah po vinin per te ble ndonje buke 50 -teshe, ose ndonje panine dhe ate ta hanin ne vend te djathit. Pra hanin tre capa buke misri te njomur me uje me kripe dhe pastaj fusnin nje cape panine sikur te ishte djathe.

pemaa

Uri ose famine nuk ka patur. Kush e perdori ne fillim dukshem e perdori per kequshqyerje. Zija e fundit e bukes ne Europe eshte ne Ukraine (BRSS) menjehere pas luftes se dyte boterore.

salben

Nuk jam aspak gabim, Rasta. Markata ka pasur ne kohe te enverit. Dhe fshatare dilnin shisnin aty.
Produktet e shtetit shiteshin neper dyqane ushqimore e fruta perime. Te fshatareve shiteshin ne markata. Sigurisht qe kane qene fshatare me nje traste te vetme presh, s’ka qene mundesia te dilje e te blije cfare te doje. Por uri prej drama gjembi, si gjate lufterave, nuk ka pasur.

Para clirimit as une dhe as ti nuk e kemi pare me syte tane, keshtu qe flasim cfare thone dhe cfare shkruhet. Nga lufta e pare boterore e deri ne te dyten, ne shqiperi kane kaluar dhjetera ushtri. Vetem ne luften e pare boterore shqiperia humbi nje te pesten e popullsise. E vetmja arsye qe komunistet paten mbeshtetje nga shumica e popullit, ishte sepse shumica e popullit po vuante per buke, ndersa nje grusht i vogel bejleresh jetonin me sherbetore. Dhe komunistet kete u premtuan, qe do t’ua merrnin bejlereve e t’ua ndanin popullit, ndaj dhe paten popullin me vete.

Alba2265

Jo a Te keqen se kohen e urise masive gjate komunzmes e kam pare me site e mi .rri nashi mo na perralla.

salben

ok ndoshta prej krizes nuk kane pasur me c’te shesin neper markata, por markata paska pasur.
Po si ka mundesi qe ne qytet mbanin pula ne shtepi private e nuk mbanin ne fshat ne shtepi me oborr? Nuk e besoj te kene arritur komunistet ne grafmat e fundit te zbatojne ligjet me aq perpikmeri sa te numerojne pulat neper oborre.

anon64581289

popullin nuk e paten me vete, populli pret gjithnje fitimtaret me lule, qofshin pushtues, qofshin çlirues. shqiperia u la, nga fuqite e medha (siç dhe u nda po nga ata pas luftes se pare boterore), ne bllokun e lindjes, pa fitoi enveri. greket e kishin partine komuniste shume here me te madhe dhe te forte se tonen, e bile i luftuan fashistet shume me teper se ne, por nuk u lane ne lindje. dhe nuk fituan gje komunistet atje.
fati yne u luajt tjeter kund, nuk e luajtem vete. dhe as kemi per ta luatur ndonjehere vete.

salben

une e kuptoj qe merr vemendje kur ua perserit ameriakneve keto drama here pas here, ndonje ferkim shpatullash e ndonje psheretime qe te ben te ndihesh e vecante ne grup, po uri nuk ka pasur ne shqiperi. Kequshqyerje duket se kane pasur dicka, me c’po tregon aleko. Po te tjere qe tregojne nuk e bejne aq dramatike.

anon64581289

uri jo po varferim te skajshem. komunistet e lane shtetin ne falimentim te plote, ndryshe nuk e leshonin pushtetin. nuk u be gje lufte ne shqiperi si ne rumani. regjimi ra se s’kishte me me se te mbahej.
ne shqiperi nuk ka pasur kurre uri, sepse mbin çdo gje. kemi klime te favorshme. plus popullin e kemi pasur plotesisht fshatar. qytetet kane qene me popullsi te paperfillshme. fshataret nuk vdesin kurre per buke.

salben

Popullin e kane pasur me vete ne vitet 40-50 po aq fort sa c’e paten kunder ne vitet 80-90.
Komunistet 20 vjecarin e pare moren vajza barinjsh e djem xhamish dhe i bene mesues e doktoresha. Kthyen keneta ne ferma, elektrifikuan shqiperine, ndertuan hekurudha, spitale, kopshte, fabrika. Asnjeri s’ka bere ne 20 vitet e para aq sa c’kane bere komunistet. Dhe ne ato fillimvite, populli shqiptar kishte si alternative grupe qe financoheshin nga bejleret e qe shisnin shkodren te malazezt vetem qe te mos prekeshin bejleret. Aty e kane pasur popullin perkrah qe c’ke me te, eshte mese e logjikshme. Pastaj i kapi fodulliku e budalliku, dhe u prishen me gjithe dynjane, duke bere qe te mos kishin as ushqim mjaftueshem, dhe kane renduar doren me ndeshkime e persekutime per te ruajtur rendin. Ne kete pike pastaj e kane pasur shumicen e popullit kunder, logjikisht.

anon64581289

e njeh ate shprehjen ec baba te te tregoj arrat ti ?

Alba2265

si ore nje qillo mish qe eshte sa dy bifteqe ne nje restorant te dores se dyte ketu , ne jave per nje familje me 4 vete nuk qenka uri?po mengjesi ne konvikte ushtri , spitale kopeshte etj qe ishte nje fete buke , caj e nje cope e holle djathe nuk qenka uri?po buka e misrit me sheqer qe hanin fshataret e varfer nuk qenka uri ?po ne dimer qe gjeje vetem pras neper dyqane .Pocaqi ishte nga do qe ta shikoje .

anon64581289

quhet RACION ai. uri eshte nuk ke fare te hash dhe shtrin kembet. ai lloj regjimi na beri mire. aq me teper qe shqiptaret gjithnje jane ushqyer me ushqim te paket sidomos malsoret. fytyre kockore kane pasur si karakter origjinal, dhe s’kishte njeri bark. pasi luftonin disa ore, mbidheshin dhe kercenin, aq energji kishin tregojne rrefimtaret e kohes.

kur shkoi pampori me mbi 20 000 vetesh njeheresh, mjeket italiane nuk gjeten ASNJE te semure. u habiten.

anon64581289

qeka foto prapagandistike si ato te shoas. kane ven me te dobtit para dhe buçkot nga prapa tyre. plus qe nuk po flas per burgaxhinjt une, po njerzit normale.
po bere mire me kete foton se ajo komunistja nuk do te guxoje me ta hape.

Br3dharaku

Po thuaj mo shkabe qe matematika nuk te le te genjesh se vetem 75% e popullsise vuante ne fshat. Shumica prej 155% qe jetonte ne qytet jetonte ku me mire, edhe qumesht dallendyshe kishte

gjembi

Nuk e paska patur keq Albani dhe shkaba. Ju te tre duhet te hapni nje chat privat te shkembeni diturite qe keni akumuluar.

varik

Monizmi ka qene kancer. Me mire te vdesesh nga barkmadhesia sesa nga kanceri.

anon64581289

Cfare ka te paqarte ajo qe ke cituar ? Dhe pse nuk argumenton ne lidhje me te po ne lidhje me pidhtesomeshajdekape ?

anon64581289

Vallaj per ate mozaikun mbi ball te muzeut dhe ate statujen e Skenderbeut ja bej hallall ato 50 vjet jetese ne varferi. Sepse kllufat (njeriun ordiner) nuk ka bark (mireqenie) t’i zbukuroje. Ata jane te varfer shpirterisht.

salben

nuk eshte pra uri se uri do te thote te mos kesh fare c’te hash. E kuptoj une nevojen tuaj per te marre po aq vemendje sa hebrenjte e aushvicit atje e per te bere fakirin te cilit ia perkedhelin koken te gjithe me psheretima te thella keqardhjeje, por s’eshte njesoj.

Albano-id

sigurisht nuk nenkuptoja qe nuk kishte absolutisht asnje te semure me diabet, por ishte numri aq i vogel sa qe po te kerkoje ne x nr popullate do ta kishe shume te veshtire te gjeje nje.
ndersa sot ne 10 vete 2 i ke me diabet, ose paradiabet bie llafi.
Dulla na ana tjeter eshte shembulli i asaj qe thame qe eshte semundje e te ngrenit, se jo te gjithe hanin si ai.

varik

Te dhifsha muzaik e statuja. Pse pak myze e statuja kane bere barkderrat anerikan? Aq pune benen ne nje muaj, e jo 45 vjet

Do jesh bashkekriminel i monizmit qe mbron urine e asaj kohe

Bleta

Marredhenia me ushqimin eshte shume e nderlikuar. Njeriu mund te haje gjithe diten e prape te ndjeje uri. Lidhet shume me dijen dhe vetekontrollin dhe ky sic rezulton ne cdo debat eshte I veshtire te shtrihet gjeresisht te masat.
Nje dite kur po merrja femiun tim nga kopshti, nje baba po I kerkonte llogari drejtoreshes perse femiu kishte ngrene fasule pa mish, dhe duke qene se kopshti eshte privat e pretendonte kete stil gatimi, te gjitha me mish. Kshuqe duke pare nga prinderit…breza akoma me pa kontroll do rriten.

Ingeborg

E hodhe poshte me nje koment te vetem teorine se shqiptaret jane autoktone. Turkoshaket nuk dine te bejne asgje me produktet e detit se jane popull stepash. Andej vetem dele, dhi dhe tregti kishte.:sweat_smile:

Ingeborg

Ku e ka bazen kjo teoria se drithi (brumerat) nuk beka mire per shendetin? Apo po perhapni ne Shqiperi ca mendime pseudo-shkencore qe vijne andej nga Amerika. Ne kemi rreth 2000 vjet a mos me shume qe konsumojme drith si puna grurit. Te gjithe popujt ne antikitet kishin drithin si baze te ushqimit. Trupi yne e ka te trasheguar aftesine per te tretur brumra. Duke filluar qe nga Egjipti i lashte, fenikasit, popujt indoeuropiane, arabet etj. Thuhet madje se me kultivimin e drithit fillon dhe qyteterimi. Dhe ne Europe ne te gjithe jemi pak a shume miks i ketyre paraardhesve. Metabolizmi eshte i trashegueshem gjenetikisht. Une mendoj se semundjet vijne nga mungesa e levizjes. Njerezit nuk levizin me si me perpara. Edhe profesionet jane zhvendosur me se shumti neper zyra perpara kompjuterit. Semundjet e shtylles kurrizore po bejne kerdine edhe ne Gjermani. Jo vetem diabeti apo mbipesha.

maverick

atje ne Gjermani, ca me ka pelqyer shume ne zyrat ishin tavolinat qe mund te adoptoheshin per te punuar ne kembe. E njejta kompani (gjermane), ne zyrat e londres i kishte tavolinat e zakonshme. Ceshtje kulture, them une.

zeqir
STALKER

Te thuash se shqiptaret e kane origjinen nga fise baritore ilire, nuk ke thene se “nuk jane autoktone”.

STALKER

merr nje çape buke. fute ne goje. mbllaçite por mos e pertyp
Ne fund, do konstatosh shijen e embel qe do te te lere. Dmth sheqer

Alba2265

Po ti ku e fut veten se makarunet e kaureve jane glukoze e gjalle me sa di una😬

Alba2265

Shurupi i misrit gjendet ne rreth 3000 produkte ushqimore qe perdorin kauret eTe shendoshin vetem duke i pare me sy

Aquamarine

Ku ke lexuar ti ne artikull te thuhet se nuk i tresim dot karbohidratet? Koment komplet pa lidhje me temen.

anon63896856

Flitet per karbohidrate te thjeshte, jo komplekse qe njeriu i merr kur konsumon brûmra me drithera te plote. Shqiptaret nepermjet brumrave qe ofrohen ne treg perfitojne kalori bosh, rritje te triglicerideve dhe per pasoje semundje te ndryshme.

Ingeborg

Lexo nje cike mire. Tjetri thote qe brumerat na bekan dem. Koment komplet pa lidhje!

Mimoza_llastica

E mo hani se nje jete keni Po mos harroni ecni shume. M’ka shku mendja per nje cope byrek!

Ingeborg

Glukoza eshte energji per trupin tone. Dhe energjia deri diku duhet. Po ne nuk e harxhojme ate glukoze sepse nuk levizim. Te gjithe mjeket e rekomandojne sportin dhe levizjen.

Ingeborg

Po iliret jane nie cike me te vjeter se kaurret mi Alba. Une me shaka e kisha me Stalker.

Alba2265

Me shaka e pata dhe une .dieta greke mbahet me e mira peshk i fresket sallate vaj ulliri vere

STALKER

Amà ata qe te lene pa fjale jane shqipot e Kosoves : p(f)asul, borek, pita, fli: kaq njeh menyja. Karotat i hane lepujt -sipas shumices se tyre.
ah se harrova: dhe shume shume speca te skuq (kjo per kolesterolin, meqe diabetit ja kane thare déjà piten :grin: )

gjembi

Cfare t’i argumentoj dickaje per te cilen s’ka asnje baze? Kushedi ne c’kafene ke degjuar ndonje legjende te tille, si shume te tjera qe hapeshin atekohe, dhe na e sjell ketu si fakt.

P.S. nga e ka perjardhjen fjala peshk? po mish? Po karkalec?

Dranja

Disa thonë se ajo që të hahet më shumë ta bën dëmin. Nqs dikush ka neps vetëm për brumëra, ka mundësi që trupi nuk ia tret brumin siç duhet, ka intolerancë ndaj tij. E njejta me sheqerin dhe me produktet e qumshtit.

anon64581289

duhet t’i firmos te noteri komentet qe te kene baze per ty ?
futi nje te kerkume ne google, dhe do ta gjesh informacionin po te interesoi. fakti qe mu ka fiksu si lajm, tregon per mua qe eshte i vertete, dmth origjinal. ndryshe do ta kisha harruar.

anon64581289

shqiptaret jane nga popujt me jetegjatesi me te madhe ne bote. dmth hane ushqim te mire. ndersa ju kllufat qe jetoni neper bote, po i kaluat te 70 tat, festoni.

Br3dharaku

po ca thu, o zar, ca leshin thu?
nje vend ku kontrolli i mallit ushqimor eshte thujse inekzistues; ku standardet e prodhimeve bujqsore e blegtorale i lihen ne dore ne te shumten e rasteve vete fermereve; ku perfliten rregullisht mallra te skaduara qe shiten per konsum nuk mund te jete kampion i jeteses se mire.

anon64581289

une nuk them asgje po statistikat e tregojne jetegjatesine. shifen moshat e atyre qe vdesin dhe krahasohen me ato te vendeve te tjera. ushqimi luan rol kryesor ne jetegjatesi sipas specialisteve, kjo po ashtu.

per ato informacionet e tua, s’kam dijeni. po siduket ato edhe sikur te jete te verteta, nuk e pakesojne gjatesine e jetes tek shqiptaret.

ne dhe nja dy popuj latino amerikane ishin ne krye te listes. po nuk me kujtohet me faqja ku e lexova. me duket instagram, dikush kish postuar nje foto te globit me keto te dhena, a diçka e ngajshme.

ndersa sa i perket IQ jemi te fundit e europes, sipas nje karte postuar sot ne instagram nga dikush.

gjembi

E pse jo? Nuk te kujtohet qe Meksika na dha nje cmim boteror per ushqimin ne kohen kur kurroja thote ishin habitur Italjanet se ishin te gjithe pa asnje lloj semundje? Keshtu i thane kurros vete mjeket italjane. Madje une kam degjuar qe Italjanet nisen dhe nje ekip te madh mjekesh te studjonin si ishte e mundur qe ishim pa semundje dhe te mesonin dieten tone. Thone qe donin ta publikonin ne Guiness. Nuk e di cfare u be me perfundimet e studimeve te tyre disa-vjecare.

Une gjithmone i marr njohurite e mia nga Instagram. Lexova dike qe kishte nxjerre nje karte ne instagram qe thonte se Francezet e kane organin gjenital me te vogel se te gjithe vendet e tjera Evropjane.

aleko

:rage: :rage::fearful:

anon64581289

si thoshin tironsit, per deshiren ndaj zotit, mend me pas sa me lidh ushkurin, pjesen tjeter ma bej pare. sa me trap me qen aq me gjate jeton. vrasja mendjes te çliron kancer.

Ingeborg

Kur na qenka bere ky testi i inteligjences ne Shqiperi dhe sa perqind e shqiptareve jane testuar? Aty thuhet viti 2012? Kush erdhi dhe i testoi shqiptaret?

anon64581289

lexo pjesen e (*) aty shpjegohet > student assessment method.
por shqiptaret me te zgjuar studiojne jashte shqiperise se shkollat jane me prestixhioze, plus qe ikin po ashtu jashte shqiperise. kjo shpjegon po ashtu them muhabetin e nivelit.
po shqiptaret ordinere s’kane nivel te larte. kjo s’do te thote qe nje pakice ka nivel super te larte. eshte si puna femrave italiane, qe shumica kane mustaqe, por nja dy tre jane yje bote qe nuk i lind nena. femrate popujve te veriut kane nivel mesatar me ta larte, por s’kane as yje te nivelit qe nxjerrin italianet.

qimja

sheqeri eshte ushqim i lire nga kostoja, per 90% te popullsise vetmja menyre ekonomikisht e perballueshme per te siguruar enegjine e organizmit.

te ardhurat financiare jan indikatori i peshes trupore. mjafton krahasimi klienteles tipike te “Lidl” , “Aldi” & co dhe ata qe blejn ushqimet nedyqane ku 90% e popullsise sja mba xhepi.
(Flas per ne Gjermani)

anon63896856

Qarte qe s’levizim sa duhet por edhe sepse per si qenie njerezore qe jemi kemi nje limit te glukozes qe mund te marrim ne dite. Artikulli nuk sugjeron qe duhet éliminuar glukoza, largqofte se do vdisnim, por hedh drite mbi nje realitet vertet makaber te mbikonsumimit te saj.

P.S. Ne Gjermani keni fat qe ofrohet buke shume e mire.

Ingeborg

Qmija: Per klientelen e Aldit e Lidl: Po nuk eshte vetem nga brumi ajo peshe trupore. Ne gjermani ka edhe pije te sheqerosura qe shiten goxha lire, mos harro gjithashtu edhe birren. Une nuk po them qe te tera vaktet te jene me brum. Ashtu dihet qe do shendoshesh. (Per vete i konsumoj goxha shpesh dhe prape jam i dobet, ka te bej metabolizmi, nuk e di).

qimja

shpresoj se nuk e ke fjalen per perzierjen e mbi 200 elementeve kimike plus lende me baze Proteine , extrahiert nga floket e burgaxhive kinez :joy:

anon63896856

eh… cfare te haje njeriu i shkrete. :frowning:

Une blej Roggenbrot ne Gjermani, edhe ketu ne France por s’behet njesoj osé s’eshte njesoj e fresket.

Ingeborg

Rasta :Lere se cfare thote ai me siper, Roggenbrot nuk ka nevoje per kimikate. Ajo lloj buke eshte nje me te lashtat ne Evropen veriore. Vikinget beshin Roggenbrot dhe nuk prishej per jave te tera. Ne ato vende te ftohta gruri nuk para rritej mire prandaj dhe perdorej ai lloj drithi. Pastaj cfare do te thote kimikate? Jo te gjitha kimikatet i bejne keq trupit, disa jane te nevojshme qe produktet te mos myken shpejt. Qimja te shikoj nivelin e bukes ne Shqiperi perpara se te tallet me ate gjermane.:stuck_out_tongue_winking_eye:

qimja

e ke n terezi ti se e ble Roggenbrot te “Hofpfister” :smile: ajde iher ulu kembkryq me popullin e “Backwerk” dhe diskutojm dhe ate qe sugjerohet “Buke Gjermane”

qimja

Kjo puna e flokeve kinez nuk esht shaka, kur te kem koh ta shpjegoj me hollesisht. di te them se dikur perdoreshin qimet e kalit. llogjikisht zevendesohen me material me te lire, ne ket rast floket e burgaxhijve kinez :smile: