Raporti britanik i vitit 1916 për Shqipërinë: Hoxhallarët kanë axhendë greke, ndërsa disa priftërinj linjë turkoshake

70 postime 3047 shikime 26 nëntor 2016 në 04:16 e paradites
peshk

Ka hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake; shqiptarët janë një popull që nuk kanë unitet kombëtar, princi bën ç’i thotë gruaja, edhe familjet janë të përçara, ka njerëz me kulturë po ka edhe ministra që s’dinë as shkrim e këndim!

Kjo është Shqipëria e 1916-ës, sipas një raporti sekret që bën në këtë kohë Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze. Ishte mesi i Luftës së Parë Botërore dhe raporti mban titullin “Personazhet – Shqipëria – Fiset, Populli”. I përkthyer nga Pirro Misha, tanimë ka ardhur si botim nga “IDK”. Hedh dritë mbi ata që ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916.

Misha vetë, shënon se raporte të tilla sidomos të shkruara në mes të një lufte botërore, s’kanë qëllime akademike, edhe pse shpesh ndodh që me to të punojnë akademikë të shquar, siç është e sigurt që raportin në fjalë e kanë hartuar njohës, padyshim mjaft të mirë, të botës shqiptare. Qëllimi i raportit të Marinës Angleze ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur.

“Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç’i njohim nga tekstet e sotëm të historisë. Mjaft të tjerë me ç’duket njerëz me mjaft peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike”.

Botuesi e përkthyesi Pirro Misha, shënon se mes tyre gjenden “patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë, që shpallen nacionalistë, grekë dhe priftërinj grekë, që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s’dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, të cilat sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë”.

Vëmendje, i kushtohet në këtë raport sekret edhe origjinës dhe gjuhës për çka, thuhet se “ka shumë të ngjarë që shqiptarët të jenë pasardhësit e ilirëve dhe të trakasve të epokës klasike, origjinë kjo që shpjegon elementë të veçantë të gjuhës shqipe që e dallojnë atë aq shumë, si nga greqishtja, ashtu dhe gjuhët e tjera fqinje – elemente këto që kohët e fundit janë bërë subjekt diskutimesh pa fund mes filologëve”.

Për shqiptarët në Turqi vihet re se për breza me radhë, shqiptarët myslimanë kanë luajtur rol të rëndësishëm, por sidomos gjatë shekullit të fundit, kur u kthyen në strumbullarin e qeverisjes osmane në Turqinë Europiane. Sulltanët, sidomos Abdyl Hamiti, preferonin shqiptarët në gardën e tyre perandorake, të përbërë përgjithësisht nga pasuesit më besnikë të prijësve myslimanë shqiptarë
Për anglezët, ka shumë arsye që shpjegojnë prapambetjen e Shqipërisë, mes tyre vihet karakteri luftarak i shqiptarëve, çka shfaqet në rastet e shumta të gjakmarrjeve.

E nuk lihet jashtë vëmendjes as “Mungesa e unitetit kombëtar”, për çka, në raportin sekret, thuhet se “asnjëherë shqiptarët s’janë shfaqur si një komb, me përjashtim ndoshta të një periudhe të shkurtër nën udhëheqjen e Skënderbeut heroik (1443-1467). Edhe pas pushtimit turk, elementi më vital në veri të vendit qe fisi, ndërsa në jug mbizotëronin ligjet lokale të vendosura prej çifligarëve apo bejlerëve. Ideja e unitetit apo pavarësisë kombëtare vazhdon të jetë diçka krejt e huaj për shqiptarin”. Në mesin e këtyre “kabllogrameve” të 1916-ës ka një portretizim për secilin personazh të kohës, me anën “e errët e të ndritur”, si më poshtë.

PROTAGONISTËT NË SHQIPËRI

PRINCI WILHELM VON WIED

– Djali i madh i princit Wilhelm von Wied. Lindi më 1876. Komandant i regjimentit të 3-të prusian të Uhlandëve në Gardë. Farefis me mbretin e Suedisë si dhe mbretë-reshën e Holandës; nipi i preferuar i ‘Karmen Silvës’, Elizabetës së Rumanisë. Froni i Shqipërisë iu ofrua në vitin 1914, dhe ai e pranoi. Mbërriti në Durrës, në 7 mars 1914.

Njeri simpatik, por me karakter të dobët. I arsimuar mjaft mirë. Do që në oborrin e tij të flitet anglisht. Disa prej adjutantëve të tij, në fakt, i kishte anglezë. Është njeri pa kurrfarë ambicie, dhe bën ç’i thotë Princesha Sofia. Ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë. U largua nga Shqipëria në 2 shtator të vitit 1914. Në fillim të muajit dhjetor të vitit 1915, thuhej se ndodhej në Novi Pazar, pastaj në Elbasan.

PRINCESHA SOFI

– E bija e Princit Schonburg-Ëaldenburg. Lindi më 1885. Ambicioze. Artiste. Njeri me forcë të madhe morale. Nën mbrojtjen e mbretëreshës Elizabet (Karmen-Silva). Në të vërtetë, pjesën më të madhe të letrave që i atribuohen Princit, ia ka shkruar ajo me makinë shkrimi.

ABDI BEJ TOPTANI

– Nga Shqipëria e mesme. Farefis me Esad Pashën; njeri me mjaft ndikim. I pat premtuar Esadit që do ta ndihmonte, por me kusht që ky i fundit të mos kërkonte të bëhej e të zgjidhej Princ. Ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të krijuar në Vlorë, nën kryesinë e Ismail Qemalit. Ushqen simpati për turqit si dhe për austriakët. Xhentëlmen i vërtetë dhe një ndër shqiptarët më të shquar. E urren Esadin, të cilit s’ia ka besën.

ABDI KOLA

– Bajraktar i Gimajt, një ndër dy bajraqet e Shalës.

ABDI TOJA

– Bën pjesë në parinë e Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, të mbajtur më 1 dhjetor 1913.

ABDULLA EFENDIU

– Nga Shkodra. Anëtar i Klubit Shqiptar. Mori pjesë në Kuvendin e Parisë, të mbajtur më 2 dhjetor 1913.

ABDULLAH

– Bajraktar i një pjesë të Rrjollit.

ABDULLAH BEU

– Nga Kolonja. Me mjaft ndikim në Starje. Tani është sekretar i Prefekturës së Beratit.
ABDURAHAMAN AGA SHASHKA

– Një nga njerëzit e Ismail Qemalit. Me mjaft ndikim.

ABDURAHIMI – MYFTI.

Nga Elbasani. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur prej Misionit Holandez, më 1913.
ABDYL AGA MILUTA

– Nga Shkodra. Mori pjesë në Kuvendin e Parisë, më 2 dhjetor 1913.
ABDYL BEJ KOPRENCKA

– Nga Skrapari. Ka mendime të ndryshme nga ato të të vëllait, Xhelal Bej Koprenckës. Aktualisht, është një prej prijësve që Turqit e Rinj kanë dërguar për të armatosur bandat shqiptare kundër italianëve.

ABDYL BEU

– Nga Berati. Punon në Ministrinë e Punëve Botore. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë, të thirrur prej Misionit Holandez.

ABDYL YPI

– Njeriu më inteligjent i Shqipërisë; krahu i djathtë i Esadit dhe turkofil i zjarrtë. Ka ushqyer simpati dhe për grekët dhe serbët, por tani është bërë sërish partizan i flakët i turqve. Urren gratë. Trim i madh. Gjatë kohës së qeverisë së Princ Vidit ishte guvernator i Konicës dhe i Kolonjës. Aktualisht gjendet në Stamboll.
Abraham (C.), nga Korça. AÇIKO

– Sekretari i Preng Big Dodës. U zu rob nga serbët, të cilët ia dorëzuan atë Esadit. Ahmed Bej Borshi – Nga Himara, Kurvelesh. Me ndikim në zonën e vet. Ithtar i Ismail Qemalit.
AHMED BEJ ZOGOLLI

– Lindur ne Mat. Bajraktar i popullatës së kësaj zone. Ka mjaft ndikim në këtë zonë, e cila përfshin 70 fshatra. Turkofil. Ka qenë mbështetës i Esadit, por më pas, pas një sherri që pati me bullgarët, kaloi bashkë me bandën e vet, në anën e austriakëve, duke dalë bashkë me të vetët në mal. Ndonëse ende fare i ri në moshë, ka autoritet të plotë tek pasuesit e tij të egër.

AHMED DACI PROGONATI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me ndikim në zonë.

AHMED DAKA BORSHI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me peshë në zonën e vet.

AJETULLAH BEU

– Nga Libohova. I vëllai i Myfid Beut dhe Ekrem Beut. Që të tre ndajnë të njëjtat mendime me të atin, Maliq Pashën. Ajetullahu është dhëndri i Syrja Beut.

ALEKSANDËR XHUVANI

– Nga Elbasani. Drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit. Mori pjesë në kuvendin e thirrur nga misioni holandez.

ALEM TOTO KALARATI

– Nga Himara-Kurveleshi. Me ndikim në zonë.

ALI AGHIAH BEU

– Nga Elbasani. Mori pjesë në Kuvendin që thirri misioni holandez.

ALI HAJDARI

– Prijës i Sumës.

ALI KETSJANI

– Pjesëtar i fisit të Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, që u mbajt në 1 dhjetor 1913.

ALI KOKA

– Nga Delvina. Njeri i shkathët dhe me mjaft ndikim në Epirin e veriut. Nacionalist i zjarrtë.
ALI RIZAI

– Prijës shqiptar gjatë revolucionit të vitit 1912. Ka vdekur.

ALLIOTI, BARON CARLO

– Ministri italian në Shqipëri. Vjen nga një familje levantine nga Smirna.

ALUSH EFENDIU

– Nga Elbasani. Sekretar i qeverisë në Elbasan.

ALUSH EFENDIU KONISPOLI

– Nga Filati. Me ndikim në Çamëri.

ALUSH LOHJA, HAKI HAFIZ

– Njeri fanatik dhe turkofil i zjarrtë, një nga njerëzit e parisë myslimane të Shkodrës. Dikur ka qenë ithtar i Esadit, por tani e ka braktisur dhe atë. President i Klubit 79 ‘Lidhja Kombëtare’. Gjatë kohës së pushtimit malazez të Shkodrës, këta e trajtuan me respekt, por me ç’thuhet, është pushkatuar nga austriakët.

ANDON BISTHE

– Nga Elbasani. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur prej misionit holandez.

AQIF PASHA

– Nga Elbasani, ku ka një ndikim të madh si në qytet, ashtu dhe rrethina. Kundërshtar i Esadit. Njeri i ndershëm, por me karakter të dobët. Është në konflikt të vazhdueshëm me kushëririn e tij, Dervish beun, ithtar i Esad Pashës. Guvernator i Elbasanit dhe mbështetës i Ismail Qemalit. Në janar 1914, Dervish beu i kurdisi një komplot në Mat, si rezultat i të cilit ndodhi një përleshje mes pasuesve të Dervish beut dhe policisë së Elbasanit. U largua nga Durrësi së bashku me princ Vidin, por në shkurt të vitit 1915, kthehet sërish në Shkodër, ku malazezët kur pushtojnë Shkodrën, pasi e burgosin, e dërguan në Podgoricë.

ARIF DEMUSHI

– Nga fisi i Krasniqëve. Pjesëmarrës në Kuvendin e Parisë së Malësisë, që u mbajt në 1 dhjetor 1913.

ARSLAN BEU

– Nga Skrapari.

ASMI BEU

– Lindur në Tiranë. Farefis me Esad Pashën.

ASO FEROVIÇI

– Nga paria e Plavës. Nga një prej familjeve që janë vendosur aty jo shumë kohë më parë.

AVNI BEU

– Nga Berati. Këshilltar i Qeverisë. Pjesëmarrës në Kuvendin e thirrur nga misioni holandez, më 1913. Flet frëngjisht. Djalë i mirë.

/Gazeta Shqiptare

BeluliXVI

:joy: me kete emer, kshu prijes do jesh o hajdar. :joy:.:joy:

peshk

Hajde e gjej ku bie Suma…hahahha

Manjola_Tirana

n’kavaj +tekst i trashëkater

del-ta

çfarë i bashkon integrimsat e djeshëm me të sotmit??
edhe sot,një vëzhgues i huaj , e shikon menjëherë mungesen e ndjenjës kombëtare nga e cila vjen edhe mungesa e unitetit kombëtar. kjo ka sjellë si pasojë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik e qytetar. me pak fjalë qytetari i shkombëtarizuar shqiptar do të ngelet gjithmonë ‘‘zezaku’’ i rajonit,me të cilin do tallin menderen fqinjët dhe do shkruajnë tregime egzotike kalimtaret e larget,

varik

Shqipet, njerez shume kompleks

Ingeborg

Kete mungesen e identitetit kombetar e kane patur te gjitha vendet e Ballkanit direkt mbasi u pushtuan nga osmanet pasi familje me origjine nga Azia e Vogel u vendosen( kolonializuan) kete rajon te Europes. Te ashtujquajturit turqit e Ballkanit gjendeshin ne cdo shtet ballkanik. Por disa vende u ndihmuan edhe nga Fuqite e medha te asaj kohe per tiu rikthyer apo per te korrigjuar identitetin kombetar. Kroatet u pastruan nga osmanet nepermjet austro-hungarezeve dhe trashegojne sot si ish-koloni e tyre identitetin europian, katolik. Serbet po ashtu u ndihmuan nga Rusia cariste e asaj kohe qe perhapen ideologjine pansllaviste, identitetin e serbit fshatar, trim, ortodoks, i pashitur tek armiku (osman). Greket madje deri ne vitin 1923 ishin zyrtarisht vend multi-etnik. Identiteti i tyre i sotem pati nje rrugetim te gjate ku nje rol shume te rendesishem luajti levizja filo-helene e shteteve perendimore sidomos e levruar kjo nga gjermanet. Keta ndihmuan greket madje si mercenare me 1830 ne fitimin e tyre te pavarsise nga osmanet dhe e cuan Greqine drejt familjes europiane. Grek eshte ai ai qe flet greqisht dhe mbi te gjitha qe eshte i pagezuar mit rit ortodoks-bizantin. Shqiptaeret dhe maqedonesit nuk paten kaq shume fat. Identiteti i tyre si komb-shtet eshte edhe sot e kesaj dite problematik dhe vende agresive si Serbia dhe Greqia kerkojne tua crrenjosin identitetin akoma dhe shume me retorikat e tyre nacionaliste.

InkuizitoriMoth

Problemi kryesor - te tjeret jane te rrjedhur prej tij si pasoje e tij - eshte se njeriu eshte nje qenie pa identitet, gje e treguar, deshmuar dhe vertetuar nga shumica e letersise dhe filozofise moderne, absurdi, moskomunikimi, vetmia etj.

Dhe kjo del mese qarte nga titulli i artikullit ku hoxha turku mbron interesat e serb ortodoksit dhe anasjelltas. Ky lloj absurdi eshte kostant ne historine e Bosnje-Hercegovines, dhe jo vetem ne raport me myslimanet, por edhe midis krishtereve, katolikeve dhe ortodokseve, dhe here here me keq midis tyre. Keshtu qe mos pirdhni vazhdimisht kunder myslimaneve, por shifni me mire turinin tuaj se jeni me keq. Aq me teper kur shperthimi i mbas 89-tes ju ka katapultuar ne vende protestante me identitet t’modh mer jau.

Ne çdo vend te botes ne thelb te njejtat maskaralleqe kane ndodhur, pavarsisht se çdo vend ne konteste te ndryshme. Psh po te lexosh disa autore te antihistorise se Italise te vjen te sulmosh shkollat si dikur Bastijen me kosa, sopata dhe huj e ti zgerlaqesh e t’i besh keçap te tere mesuesit qe mesojne rrena te perbindeshme per kohen e ndritur te Risorgjimentos. Gjithçka eshte anapollo nga çfare mesohet zyrtarisht.

BeluliXVI

ky raport eshte si nje fotografi e çastit , nuk mund te nxjerresh detyrimisht ndonje perfundim serioz historik. -behet fjale per nje vend te hallaktur, fillim tranzicioni, qe sapo eshte shkeputur nga perandoria osmane (nderkoh fqinjet tane kishin rreth 100 vjet qe ishin shkeputur).
-prandaj edhe Konica ka thene ate shprehjen legjendare aso kohe: ‘‘Shqiperine e beme. tani hajde te bejme shqiptaret.’’.:smiley:

ajo qe me ben pershtypje ne kete raport eshte fakti qe autoret i rreferohen zones se Laberise si : ‘‘Himare-Kurvelesh’’, dhe ky eshte edhe emertimi korrekt per kete zone ! -kete e verteton edhe Petro Marko kur thote se: ‘‘ne himarjotet jemi leber ! por ‘‘u ndame’’ me vellezerit tane kur u be ndarja fetare ne muslimane dhe ortodoks’’

gjithashtu nga ky raport me behet akoma me e qarte arsyeja se perse u shpall Pavaresia ne Vlore dhe jo diku tjeter ne Shqiperi.

anon63896856

S’do te ish gjendur as zone me emer me te lavdishem per te shpallur pavaresine.

machitewa

Mund ta shpallte edhe ne palermo. :slight_smile:
Duhej te insistohej per Prizrenin, ne zemer te trojeve etnike, e jo ne bythe te detit.

Vlonjat

Me aq sa e njoh historine, Prizereni dhe tere Kosova ishin te pushtuar dhe serbet kishin rrethuar Durresin. Ne ato pak dite ne dispozicion mbeteshin si alternativa Lushnja, Fieri, Berati dhe Vlora. Shkodra ishte nen Malin e zi ndersa tere jugu i Shqiperise nen Greqi.
P.s. edhe nuk thuhet ne byth te detit por ne breg te detit. Nuk besoj se e ke thene me keqdashesi.

machitewa

Respektin me te thelle per Vloren, e cila s’ka lidhje me qellimin qe pata ne koment.
Zgjedhja e nje vendi ne qoshe te atdheut, ishte akt qyqar dhe me i demshmi per gjithe historine e trojeve etnike.

Nese ka qene i pushtuar Prizreni etj, le te luftohej, le te vdisej per liri. Apo kush te krihte mjekren e lemuar thuaj.

Pse pak dite?
Le te shpallej me 1915 ne mitrovice ose ne shkup, Me mirë sesa me 1912 ne Vlore.

Abel

Që të thuash se Pavarësia mund të ishte shpallur pas 1912 më duket pak e nxituar. Nuk besoj se shprehesh nga pozicioni i një historian apo nga i një personi që ka lëçitur studime rreth kësaj teme.
Sepse dikush thotë që Prizreni, Mitrovica, Kosova në përgjithsi ishte e pushtuar. Shkodra ishte në vështirësi gjithashtu. Nuk e di për vilajetet e tjera.
Unë mund ti shtoj edhe krenarinë që Malua ta ngrinte në derë të tij flamurin.
Mirëpo të gjitha këto mund të jenë të pabazuara apo të nxjerra si përfundime nga leximet andej-këndej. Më vjen keq që s’kemi një analizë te thellë të kësaj ngjarje historike, ne gjithë kronologjinë e saj. Ose nëse ka lutem që ndokush të na ndriçojë.

Tirondon

Nga fjalimi i mbajtur nga *Fan S. Nol ne parlamentin shqiptar 1924

“Ne vendin tone mbreteron konfuzioni i pese anarkive”.

E para: Anarkia fetare: Kater fe te ndryshme, qe nuk kane zene rrenje ne

zemren e nje populli pagan.

E dyta: Anarkia sociale: Ketu s’ka as klase bejleresh, as klase bujqesh, as

klase burzhuazie. Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku.

Kemi nje shembull te bukur per partine popullore, e cila sot mbahet ne fuqi

prej bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kurse anetaret e saj levdohen se

kane shpetuar prej bejlereve.

E treta: Anarkia morale: Ketu qeni nuk e njeh te zone, ketu karakteret

dobesohen, qullosen dhe nderrojne forme e ngjyre nga dita ne dite si ne

kaleidoskop. Ketu ambicjet jane pa fre e pa kufi, ketu i padituri i di te

gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per te gjitha.

E katerta: Anarkia patriotike: Ketu brenda nje dite si per magji tradhetori

behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te

kaperdisen si patriot te medhenj ata qe kane luftuar per harfet dhe per

flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose qe jane puthur me

andartet e i kane ndihmuar te shenjterojne ane e mbane Toskerine. Ketu si me

thoshte nje mik eshte me mire qe njeriu te jete tradhetar e te shikoje

interesat e tij sepse keshtu do te jete i sigurte qe te nesermen do te

proklamohet patriot i madh.

E pesta: Anarkia e idealeve: Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te

mumifikuara te Fanarit te Buhares perfyten e perleshen per jete a vdekje me

idealet e gjalla, me elegante e me te ndritshme te Perendimit. Na mungojne

vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi

kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten ne plaget e

infektuara te Shqiperise ne lengim**, kepusha qe mund t’i copetosh, por jo t’i**

cqitesh nga trupi qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen

navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte

e s’e leshonte, gjersa ja prene e atehere e kapi me doren e mengjer, ja

prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa i prene koken.

Sikur te ngjallej Herodi, perseri do te shikonte qe kolltukofaget tane jane

me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t’i çqitesh keta

tanet nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e koken, por edhe kembet

dhe trupin.

BeluliXVI

Vlonjat,

ne Kosove ishte e pamundur te shpallej Pavaresia sepse ishte e okupuar nga serbet…

nderkoh Ismail beu donte ta shpallte Pavaresine sa me shpjet te ishte e mundur , sapo te mbrrinte ne Durres, gje qe nuk ndodhi.
-por une nuk mendoj qe arsyeja ishte sepse Durresi ishte rrethuar nga serbet, (per ate pune edhe Vlora ishte rrethuar nga greket nga deti ndersa ne Himare kishin zbarkuar me ushtri) , por puna eshte se Ismail beu nuk kishte ushtri nuk kishte kurrefare mbrojtje, keshtuqe cdo lloj ndihme dhe mbeshtetje duhej te vinte nga populli ! -por rezultoi qe populli i Durresit e perrreth, nuk ishte ende gati…:smiley: nuk e kuptuan se cfare po ndodhte sepse ende nuk ishte formatuar te ta ndergjegja kombetare shqiptare. kjo ne fakt na rezulton edhe nga ky raport i britanikeve kur lexon per prirjet proturke te parise se ketyre zonave… dhe te mendosh qe jemi 4 vjet pas shpalljes se Pavaresise…

pra ishte i detyruar Ismail beu ta kryente kete pune ne Vlore. kjo sepse ne gjithe krahinen e Vlores, Laberia por edhe me thelle ne jug:Tepelene-Gjirokaster, ekzistonte ne popull nje ndjenje e forte kombetare shqiptare… dhe kete e deshmon historia ne fakt, kerkund ne Shqiperi gjate periudhes otomane nuk ka pasur protesta e rezestence me arme kunder turqve sic ka pasur ne gjithe zonen Vlores - Gjirokaster… te permend shpejt e shpejt cetat te Gjolekes, Celo Picarit, Cerciz Topullit etj… rezistence te tille popullore te shqiptareve kunder turqve kemi pasur edhe ne Kosove e Mal te zi, por kerkund tjeter.

pra Ismail beu nuk e shpalli Pavaresine ne Vlore per lolalizem.:stuck_out_tongue: , por sepse ishte i vetmi vend ne ate moment ku kishte perkrahjen e popullit, gje qe ishte vendimtare per misionin e tij.

machitewa

Keto me krenari per malon e per pragun e shpise se vet jane perveq zero vlere, jane edhe fyerje, edhe tregues i shakase patriotike. “Do ta shpall ne shpine time se ashtu me do qejfi”. Jam shuuume i bindur se malo me shoke ne ate kohe nuk kane ndonje dallim me keta faqezinjte tane qe na udheheqin sot.
Bejne ndonje hajer per atdheun vetem kur i detyron austro-hungarezi ose amerikani.

machitewa

Belul, sa i perket se ne Vlore kishte perkrahjen e popullit te tij, po te jap nje fakt te sigurte:
Pasi e shpalle flamurin kuq e zi ismail qemali, populli i vlores ishte mbledhur ne shesh kunder “flamurit te kaurrit” dhe donin flamurin me yll e hene. Ismaili ishte mbyllur brenda dhe nuk guxonte as te levizte nga kercenimet. Isa Boletini arrin nderkohe ne vlore me rreth 200 kalores kosovare, dhe pasi ia tregojne situaten, i “armatose” me drunje e hunje kosovaret e vet dhe i zhdepin ne dru vlonjatet etj, duke i qetesuar.

S’e kam asnje pike inati as interesi personal ne kete, cka u kry u kry, kot me u nxe, mirepo jam shume i bindur se momenti, menyra dhe vendi ishin gabimi me i madh historik me pasoja fatale per trojet etnike, qe koha tregoi se u humben pergjithmone pjesa dermuese e tyre.

Tirona-4ever

Me thene te drejten ngritja e flamurit ishte me shume simbolike. Shqiperia u be nga Austro-Hungaria. Nje fat i madh i historise per shqipot. Mbasi na krijoi, Austria perandorake u zhduk vete. Do kete nevrikosur zotat e historise :stuck_out_tongue:.
Po keshtu ngritje flamuri simbolike u bene gjithandej, Elbasan, Tirane etj. Besoj se Ismaili zgjodhi shtepine e vet, ne fund te fundit aty i kishte sarajet dhe cfare mund te konsideroheshin njerezit e tij. Ky burr, dhe shume te tjere sakrifikuan cdo gje per Albanien. Gjithashtu ky kuptoi se Albanie nuk behej dot vete, fqinjet e kishin gllaberuar pothuajse. I vetmi shans ishte diplomacia midis interesave te te medhenjve, qe i caktuan dhe kufijte. Ose shkurt fati i shqipove ishte dhe eshte qe serbet jane zogjt e rusit. Sa per trimat e cartun (mas pilafit), aty e kane mejdanin t’i hyjne Beogradit, Moskovit, a Stambollit permes e kusur mos t’i lene.

BeluliXVI

nga e ke gjetur kete histori, nga ai baca i moshuar, anonim ? -cfare jane keto marrezira qe besoni ? ti bile nuk po e citon sakte historine e baces, sepse ai thote: qe Is Boletini ishte aty i pranishem ne shpalljen e Pavaresise…__ -nderkoh qe Is Boletini nuk ka qene shpalljen e Pavaresise, por erdhi rreth 2 dite me pas ne Vlore.

nese do te dish vertet se cfare ndodhi ato dite ne Vlore, te sugjeroj te lexosh kujtimet e Eqerem bej Vlores, i cili ishte protagonist ne ngjarje, ndersa Ismail beu ka ndenjur gjithe ate periudhe ne shtepine e tij…

-vetem nje keqkuptim ka ndodhur kur mberriti Is Boletini, thote Eqerem bej Vlora… ato dite ne Vlore u krijua nje si tip garde e armatosur qe do te mbronte qeverine e sapokrijuar… por keta nuk ishin ushtare profesioniste, por ishin vullnetare te zakonshem nga Vlora dhe fshatrat. dhe meqe ishte krijuar nje si atmosfere entuziaste, keta gjithe naten qellonin me pushke ne ajer nga gezimi… Isa Boletini qe sapo kish ardhur ne Vlore nuk ishte ambjentuar me gjendjen akoma dhe kur degjoi krismat gjithandej, u thirri burrave te tij te dalin te luftojne sepse kujtoj se kishin ardhur greket ne Vlore… Ok. ja spjeguan Ises qe nuk ishin greket… edhe Isa u qetesua. kjo ishte e gjitha.

InkuizitoriMoth

Mbasi u pallu Shqipria, kush do te palloje shqiptaret - kjo eshte çeshtja e shtruar per zgjidhje.

Vlonjat

Tani une nuk mund te bej nje panorame te detajuar te situates ne Ballkan (besoj se e ke patur rastin ne shkolle ) por mund te te them qe viti 1912 ishte viti i “kapitullimit” te ushtrise osmane ne Ballkan. Terheqja e tyre (si ushtri e rregullt dhe si asministrate) krijonte nje vakum ne trojet ku ata qene pushtues, nje rast i arte ky per gjithe shtetet fqinje per ta mbushur. Po te shtojme ketu dhe nderhyrjen e Rusise per te patur nje bregdet sllav ne Adriatik eshte mese e kuptueshme qe jo vetem ditet por dhe oret ishin te cmuara. Do te ishte Austro-Hungaria e atehershme qe do te dilte me korridorin dalmacien duke perfshire dhe pjesen katolike te Shqiperise si zone te saj te influences qe do ti vinte fre perkohesisht serbeve dhe malazesve. Ne ate kohe Austro-Hungaria e shikonte teper te rezikshem fuqizimin e faktorit sllav ne ballkan dhe ishte kategorike kunder daljes se tyre ne Adriatik. Kjo ishte dhe arsyeja pse I. Qemali stacionin e fundit e pati ne Vjene. Dhe ishin Austriaket ata qe i vune ne dispozicion anijen e tyre me keshillen qe shpallja e pavaresise te behej sa me pare, pa humbur kohe. Kjo sa per nxitimin e shpalljes se pavaresise.
Ndersa per vendin, pse Vlora dhe jo nje vend tjeter, @BeluliXVI e ka dhene ne nje fare mase nje shpjegim. Nuk duhet te harrosh se vetem 5000 km2 ishin te papushtuara dhe se familja Vlora ishte me ndikim teper te madh(zoteronin cifligje ne tere krahinen e Vlores) ne zonen e Vlores dhe siguria e delegateve dhe qeverise dukej me e forte se diku tjeter .

machitewa

Cilit bace? Sincerisht.

machitewa

Vlonjat, per kete pjese te historise, ne, te gjithe, sillemi e pshtillemi, por nuk shkojme dot pertej filmit “nentori i dyte”. Dhe kjo nuk eshte aspak reale. Sepse, edhe filmi u be pas pilafit. Dmth futi sa te duash lajle lule patriotike filmit dhe kenaq popullin qe ha dhe bar.
Ismail Qemali shpalli nje shtet çiflig. Pike. Ashtu si u shpall, ashtu mbeti. Ciflig i bejlereve te vlores njehere, pastaj ciflig i zogolleve te matit, pastaj ciflig i klanit te ngushte te enverit, pastaj ciflig i klanit te tropojes sali berishe azem hajdar e futja kot, pastaj ciflig i nanos e edi rames.
Sepse kurre nuk u mendua si shtet i shqiptareve. Per 100 vjet te ekzistences se vet, shteti i shpallur nga ismail qemali kurre, dmth kurre nuk pati asnje gjysme tentative te vetme per mesymjen e trojeve etnike. Kurre.

Vlonjat

Me vjen keq por ne gjithe cfare permenda jane lexime nga autore te huaj qe me perjashtim te “xha cenit” perputhen shume mire dhe me dramatizimin “Nentori i dyte” . Ne mund te kemi plot mllefe dhe denesa pse atj e jo ketu, pse ai e jo une etj etj. Ajo eshte historia e shkuar. A mund te bejme ndonje gje per kete te sotmen? Ketu mund te argumentojme sa te duash.

Abel

Nga i lexon këto marrëzi që këput se jam kurioz. Edhe kushëriri i tij Merke Jeb Arolv në kujtimet, edhe pse nuk e kishte shumë qejf dhe do të donte që këtë meritë historike ta merrte i jati si përfaqësues oxhaku, nuk shpifte ligësi të pabaza.
Situata doemos ka qënë komplekse dhe padyshim se është menduar mirë, por është vepruar shpejt. Natyrisht që ndihmë mund të na japin shkrimet, kujtimet që kanë lënë njerëzit më të besuar dhe që i kanë qëndruar pranë Ismail Qemalit. Që gjithsesi nuk do të mjaftonte. Duhen parë dhe lëvizjet e këtij njeriu të rëndësishëm të administratës, të brishtë, otomane. Marrëdhëniet me Austro-Hungarinë, mbështetjen si oxhak i madh në popull, situatën jo të mirë në trevat e banuara nga shqiptarë (muslimanë thuhej në kancelaritë perëndimore). Jo më kot ishim fortesa e fundit e perandorisë sepse kishim lidhjet më të forta me ta. Pjesë e karakterit tonë kompleks mesaduket, që jemi të angazhuar gjithmonë në luftëra (si ajo e kriimit të shtetit Helen apo në Egjipt e në perandorunë Otomane) por, kur erdhi puna për të qënë të pavarur vetë, s’ishim dhe aq gati. Logjikisht, afrimi me Austro-Hungarinë ishte lëvizje e zgjuar mendoj unë, nuk kishte mbështetës më kredibël për momentin, me aq sa ishte lobuar. Plus që edhe A-H I intetesonte për interest e veta.

machitewa

Aty ben ligjin sulltan erdogani per momentin.

Prandaj them se po te kemi parasyshe fatin e trojeve etnike qe mbeten ne duar te kasapeve etj, pavaresia e kosoves eshte mrekullia e zotit, dhe si arritje eshte me e madhe dhe me e vlefshme se ajo e vitit 1912.

dafne

amurika ,dhe se kane dert , mburren …

ACDC

Po shikoj emrat e protagonisteve te kohes:
Abdi,Abdyl,Abdurrahman,Abdullah…
Te jene shqiptare valle,dmth pasardhes te arberesheve,apo
mbetje osmane?

machitewa

Ajo pune dihet mo :slight_smile:

Manjola_Tirana

kur shikoj emrat e shqitarve sot, ergys, Vladimir, suela, kristaq, noa , Mario, jimmi, izaura, belul, maringlen, , lizander e idriz, toko e paloma. …
s’ them gje fare

ACDC

Nuk eshte cudi te jene pasardhesit e Abdullaheve dhe Abdurrahmaneve,sot te quhen Jurgen,Xhimi apo Franc.
Njerez pa identitet…

Ingeborg

Nuk do te thote gje emri. Shqiptaret qe u konvertuan ne Islam moren emra e mbiemra te tjere. Jo te gjithe jane te ardhur nga malet e Anadollit. E njejta gje edhe ne Bosnje e Kosove.

ACDC

Ashtu mendoja edhe une por kur shoh dashurine e madhe per Turqine dhe deshiren e shfrenuar per mercenarizem,mendoj se nje pjese e konsiderueshme e Abdurrahmaneve dhe Abdullaheve jane kopila te osmaneve jo pasardhes te arberve.

Tirona-4ever

O admina do ia mbyllni gojen ketij … qe vec vjell helm apo do ta beni shurrtore percarese.

Manjola_Tirana

jo, jo. nuk eshte cudi. cudi eshte qe te ka qelluar fyelli me nji vrime. vetem ty

machitewa

Ma ke thene bre peshk i nderuar, ma ke thene.

machitewa

Po ti pasardhes i ismailave, eqeremeve, envereve, vladimireve e jorgove, avdyleve, apo i kujt?!

ACDC

Ok ok se debat po bejme.

ACDC

Jam pasardhes I Sotirit,Jovanit,Sotiraqit,Ligorit,Adhamit,Kostandinit dhe Aristotelit.
I kam vene rradhe paraardhesit nga ana e babait aq sa kemi arritur te gjej.
Sic e shikon jane shqiptare safi.

Ingeborg

Une jame pasardhes i Thomait, Vasilit, Tomit, Gjergjit, Ilias…Rastesi te jete kjo valle?:grin:

peshk

https://vizionplus.al/festa-e-pavaresise-ne-prizren-qytetaret-largojne-flamurin-turk/

machitewa

Prej viteve '70ta e ketej, ne kosove emrat e femijeve ne menyre absolute jane vene me karakter etnik shqiptar. Emrat turk arab e musliman 99% jane zevendesuar me Vlora, Berata, milota, teuta ilira albana shkodrana çameria rozafa saranda flamura shqipe shqiprona dodona koraba shkelzena bardhyla etj.

I nderuar @peshk, krejt keta te dalur nga koqet e koqevareve.

peshk

Nuk ka rëndësi emri i ndërruar, e rëndësishme është që ju koqevaret babë sulltanin e keni në zemer, ndryshe nuk ka se si të vendosni diten për diell flamurin turk, mu tel lidhja e Prizrenit.

PS
Me emrin Çameria keni hanger mut, nuk shkon hiq…

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ACDC

Cfare rendesije ka ADN-ja?
Une nuk kam frike fare te bej testin e ADN-se.
Une jam shqiptar me ndergjegje.

machitewa

A tani mos, te lutem. Gjithe shpresat tek ti i kemi. Duam bekimin tend. Pa aprovimin tend jeta jone s’ka kuptim.

Aquamarine

Aman mos beni kshu se eshte turp…

Tirona-4ever

Nuk eshte turp hic. Ca ka barku nxjerr peshku. Po qe se jane shume me kte menje as e meritojm fare pavarsine qe na e dhane me zor. Dhe … Provat e historise nuk mbarojne neihere.

Asterisku

Jo per te te fyer prejardhjen korrent-o, por shqipet e anadollit ne kete rast kane nje shprehje “Vetem nena dihet, babai varet nga rrethanat” qe shoqerohet me nje nenqeshje dhe te 10-t te gjithe pemen gjenealogjike qe ke pikturuar.

Tani sinqerisht, asnjeri nuk i ka shkuar deri ne fund ketij muhabeti te races se paster, etj, etj. Grigja do bari dhe nje bari i forte i ka munguar shqipeve. Deri me sot vetem nje kane njohur dhe ai i vuri drune anadollakeve e brekushkurve. Por do ti qe ajo toke nuk eshte aq pjellore sa te pjelle Gjergj Kastriota perdite.

InkuizitoriMoth

kush po pjerdh per shqipet e Anadollit mer, tani jane shqipet e Monpeljese qe ne kete rast kane nje shprehje:

Ne as qe pjerdhin nene e babe sepse jemi vete nene e babe te krijuar ne laborator.

Psh nga acidi desribonukleik i ACDC ne klonojme 1000 ACDC, 2000, 3000 sa t’dush tina ne krijojme ACDC, e çfar do lloj qenie tjeter TVLS ne krijojme.

Pra as qe ka nevoje per Skenderbe, krijojme 1 meleon skenderbegas ACDC dhe TVLS te armatosur me bole me fuqi goditese atomike dhe i zhdukim te gjithe anadollaket, komunistet, spijunet greko-serbe dhe krijojme Shqiprine e Modhe.
Me paret e fituara lujme ne burse.

ACDC

E kam edhe nga nena pemen gjenealogjike…
Une nuk dua te ofendoj shqiptaret muslimane se i kam shoke te ngushte,miq shtepie dhe fis,pasi jemi martuar me ta.
E di qe akoma nje pakice e muslimaneve shqiptare eshte filoturke dhe kuptohet qe ekstremiste ka kudo.
Fare mire mund ta shohesh ,ne komentet qe kam bere me pare,qe edhe filogreket nuk i shikoj dot me sy,bile per mua jane te te rrezikshem se filoturqit,pasi jane si semundje e bute.
Thjesht dua qe komuniteti musliman sidomos ne Kosove e Maqedoni te distancohet dhe pse jo edhe tu tregoje vendin atyre arabeve shqipfoles,se vetem shqiptare nuk jane ata.

Po keshtu me cudit disa kometues ketu qe ndoshta per te qene politikisht korrekt justifikojne keta birbot dhe femrat qe veshin burka dhe ferexhe dhe qe duan te drejtojne Shqiperine nga turqit dhe beduinet arabe.

InkuizitoriMoth

Asterisku nenqesh edhe pse nuk eshte anadollak (por qesh si montpellak), sepse ne asnje peme gjinekologjike eshte regjistruar qe hanemja ka bere seks me sherbetorin dhe ka pjelle trashegimtarin e pasurise nga sperme e sherbetorit.

Aquamarine

Tolerance and acceptance ACDC. Tjetra me ferexhe po jep lajmet ne Kanada, merrni shembull.

ACDC

Vazhdoni,vazhdoni me ate mendje,kur te beheni si Franca atehere do ta kuptoni “tolerancen dhe acceptance”.
Duhet te kete “Toleranve dhe Acceptance” edhe nga ana e brekusheve dhe e ferexheve,jo vetem nga ana jone.

Ingeborg

Vetem nena dihet…! Nuk e kane shqipet kete shprehje po cifutet. Na i nxorre shqipet rrace semite.:smirk:

BeluliXVI

nuk e di nese cifutet e kane kete shprehje, por sipas fese se tyre: “kush ka nenen hebreje eshte automatikisht hebre .” babai nuk para llogaritet.

Asterisku

Sa pedante dhe ti Inge :smile: E c’na kushton t’i nxjerrim shqipet simite, semite desha te them. Me terorite e ketushme shqipet dalin united colours of benetton :slight_smile:

Aquamarine

Po ajo gje eshte normale, te drejte kane cifutet ne ate pike. Lidhja qe krijon femija me nenen eshte unike dhe e pakrahasueshme dhe besoj do jete e patjetersueshme edhe diten kur te mbeten burrat me barre.

varik

Hebre = qi + fut

Ingeborg

Ashtu eshte. Po arabet psh. e kane ndryshe nga cifutet pavarsisht se jane ne nje familje me ata. Nje burre myslyman mund te martohet me nje jo-myslimane. Kjo e fundit mbas marteses konvertohet e merr fene e kulturen e burrit. Pra linja mashkullore trashegon identitetin. Ne te kundert nje gruaje myslymane nuk i lejohet martesa me nje jo-myslyman apo jo-arab pikerisht se femijet e saj nuk marrin me origine kulturore te nenes. Edhe tek europianet keshtu ka qene per nje kohe te gjate derisa erdhi feminizmi modern. Burrat asimilojne kulturen e gruas dhe japin me tutje nje pjese me te made te identiteit, se japin edhe mbiemrin familjar.

peshkuikuq

Judës i lindi prej Tamarës Faresi dhe Zara.
Faresit i lindi Esromi.
Esromit i lindi Arami.

UNGJILLI: MATEU 1:1-17

ACDC

Ke ndonje koment tendin apo vetem links?