R.I.P. Leonard Cohen

30 postime 4568 shikime 11 nëntor 2016 në 02:56 e paradites
squarepusher

Kantautori i famshëm Leonard Cohen vdes në moshën 82 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij të cilët informojnë se ndërroi jetë në mënyrë të paqtë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Leonard Cohen, përveç se muzikant i shquar, ishte poet dhe shkrimtar. Gjatë karrierës së tij ai publikoi shumë albume, libra me poezi dhe romane. “Songs of Leonard Cohen” do te ishte albumi i parë, publikuar në vitin 1967, ku do të spikaste kënga dedikuar muzës së tij “Suzanne”. Së fundmi, pavarësisht moshës së thyer, ai publikoi albumin “You Want It Darker”, ndërkohe që ishte shprehur me shaka se “ishte gati për të pritur vdekjen”.

Cohen do të mbahet mend më së shumti për publikun mbarëbotëror me këngën “Hallelujah” ndërsa për publikun shqiptar kryesisht me “Dance Me to the End of Love”. Kurse bota e muzikës humbet vizionarin e saj.

peshkuikuq
bsalaj

Kengetar i madh. Albumin e fundit e nxori vetem pak jave me pare “You want it darker”.

Aquamarine

And even though it all went wrong I’ll stand before the Lord of song with nothing on my tongue but Hallelujah :cry::cry::cry:

C’te thuash per kete gjeni qe krijoi keto vargje dhe kete kenge gjeniale :sob:

Rip Rip Rip :tulip::tulip::tulip:

Vlonjat

Udhetim te mbare per ku je nisur mjeshter.

varik

Keta tipat nuk vdesin kurre, me ate qe kane bere kane blere bileten e pavdekshmerise. Gjynah ne tjeret qe do na hane krimbat e harrohet emri :wink:

Mimoza_llastica

RIP :pensive:. Na la pas nje thesar. :upside_down_face::slightly_smiling_face:

Aquamarine

Po c’mendon kshu ti :stuck_out_tongue_closed_eyes: Kaq merak e paske famen?

Br3dharaku

bota e kenges ne pikellim. Gjeni i fjales, shpirt i vuajtur qe prodhoi tekste prekese.

dafne

e bukura e keti talenti qendronte ne faktin qe karrieren e filloj si poet dhe me kohe poezise se tij i dha nota dhe arriti majat .

Pjetermustakuqi

Kur mori nobelin Bob Dylan,me erdhi ndermend ky, - per t’ia dhene nje kengtari,pse t’mos ja jepnin Leonard Cohen, - thashe me vete. Ndoshta pse te parin nuk e njihja dhe aq,kurse Leonard Cohen sa here e degjoj,me shkrifton shpirtin.

varik

se kam merak famen, se fame ka dhe akrdashjanja e edwin babuin rama e hitleri, por te lesh nje kontribut pozitiv

BeluliXVI

u prehsh ne paqe o njeri i paqte !

Pjetermustakuqi
kapo

“Ajo ishte femra më e bukur që kam parë ndonjëherë”, thotë Sanfield

Ai ia dha asaj një pasqyrë të rrumbullakët të argjendtë, duke i thënë se kurrë nuk kishte parë një fytyrë njeriu që e mbushte me aq shumë gëzim

Kur dëgjoi nga një mik i afërt i saj se ish e dashura e tij ishte duke vdekur nga leukemia mijëra kilometra larg tij në Oslo, reagimi i këngëtarit Leonard Cohen ishte prekës dhe i menjëhershëm. Ai i tha muzës së tij, bukuroshes norvegjeze Marianne Stang Ihlen, se do t’i bashkëngjitej së shpejti. ‘Vetëm pas dy orëve asaj i arriti një letër e bukur nga Leonard-i”, ka thënë miku i saj, Jan Christian Mollestad. “Ia dërguam atë asaj të nesërmen dhe ishte e vetëdijshme dhe shumë e lumtur që ai ia kishte shkruar atë letër”. Mollestad tha se ia kishte lexuar letrën asaj para se të vdiste një javë më parë, në moshën 81-vjeçare, kur ishte në të njëjtën moshë si Cohen. Ai ia lexoi fjalët e Cohen-it: “Marianne, ka ardhur kjo kohë kur jemi me të vërtetë të vjetër dhe trupat tanë janë duke u shpërbërë dhe mendoj se do të vij pas teje shumë shpejt. Dije se jam aq afër prapa teje saqë nëse e zgjat dorën mendoj se mund ta prekësh timen. Dhe, dije se gjithmonë të kam dashur për bukurinë dhe urtësinë tënde, por nuk kam nevojë që të them ndonjë gjë në lidhje me të, sepse ti tashmë i di të gjitha. Por, tani, vetëm dua që të të dëshiroj një udhëtim shumë të mirë. Lamtumirë, mike e vjetër. Dashuri e pafund, shihemi në fund të rrugës”. Mollestad tha se kur e lexoi fjalinë “nëse e zgjat dorën”, Marianne e zgjati dorën e saj. Dy ditë më vonë, më 29 korrik, ajo e humbi vetëdijen dhe vdiq.


Në letrën prekëse që ia kishte dërguar Cohen-it, Mollestad i kishte shkruar atij se në momentet e fundit të saj ia kishte kënduar këngën ‘Bird On A Wire’, këngë të cilën muzikanti e kishte shkruar për Marianne-n, pasi ishte kënga e preferuar e saj. Ai më pas e kishte puthur në kokë dhe kishte dalë nga dhoma, duke i thënë vetëm ‘So long, Marianne’, që është titulli i këngës së dytë më të famshme të Cohen-it për të.

Ata u njohen me njeri tjetrin në vitin 1960 në ishullin Hidra të Greqisë

Br3dharaku

ne fakt, Cohen qenka varrosur perpara se vdekja te behej publike. Debati tani eshte per menyren se si do ta nderoje qyteti

aleko

A mundesh te me besh nje pershkrim te shkurter se cfare thote teksi i kesaj kenge. Pra cili eshte kuptimi dhe mesazhi i saj, pasi e kam te veshtire ta kuptoje, megjithese fjalet ne anglisht ne pjesen me te madhe i kuptoj.

Tirondon
InkuizitoriMoth

Kuptimi i kenges eshte nje rremuje hesapi, ka rrezik as vete Cohen nuk di se çfare ka bere, por di vetem qe e ka bere bukur. Dmth eshte ne stil ngambrapa: sa me pa kuptim eshte vepra, aq me e bukur eshte.

Mu mduket, nje mendje ma thote, se ideja kryesore e kenges eshte pak a shume qe pallimi eshte superior ndaj heroizmit, dhe kjo ide jipet nepermjet figures se heroit biblik Mbreti David qe mundi gjigandin Goliath, por sipas ndonje varianti apokrif te Dhjates se Vjeter qe ka lexuar mçeftas Cohen (me origjine hebraike), Davidi u mund prej Dafllakut, e cila e lidhi duar e kembe ne fron, dhe keshtu paten nje ampleks sado-mazo si neper filmat qe analizon Stalker.

Sidoqofte interpretimi, nje gje eshte e sigurte, qe kenga eshte nje himn pallimit, halleluja eshte ulerima e orgazmes, dmth mshoja dafllakut, dhe zene se je duke kap thelbin e Bibles.

aleko

:slight_smile:

dafne

Inkuzicion,
Une jam rritur me kenget e tij . Me vie inat sa paskam humbur fal mos sensit dhe perceptimit qe me paska munguar e jo kuptuar sikurse ju.

InkuizitoriMoth

jo jo dafnllake, nuk ke humb asgja, perkundrazi ke fituar gjithçka, sepse sa me teper kupton - ka thene Migjeni - aq me teper vuan, e sa me teper nuk kupton, aq me teper ben qef!

Dhe nga komentet duket qe qef t’modh do te kesh bere!

Aquamarine

Per te vazhduar ate qe thote Heretiku, po ndalem te bej nje persiatje mbi vargjet qe kam cituar me siper, edhe per faktin qe t’I besh nje analize mirfilli, duhet goxha pune hulumtuese. Keshtu qe shpresoj te kesh durimin te lexosh.

Levduesi I Zotit ka disa pika qe duhet t’I permbushe:

To know how to suffer
To know how to keep quiet
To know how to abstain
To know how to die

Me pelqen shume kjo kenge, sepse trajton vete konceptin e Kenges. Vete kenga eshte zeri I shpirtit qe shpreh ate qe ndjen permes melodise. Hallelujah eshte fjala qe besimtari perdor per te levduar Zotin. Por te shqiptosh Hallelujah nuk mjafton, duhet te mesosh domethenien ne rrenje te kesaj fjale, duhet te mesosh ta kendosh: pikerisht pra, his faith was strong, but he needed proof, ai duhet te mesoje te njohe shpirtin e tij permes nje pervoje me te thelle, me sfiduese, ai duhet te shqiptoje nje Hallelujah tokesore, perpara se te arrije te njohe Hallelujah hyjnore. Dhe beteja me ultime per nje burre, per nje hero qe ka mundur kaq e kaq monsters let’s say, eshte Sfera e Nente, Rrethi I Nente*, te cilin thone vec Krishti e ka kaluar successfully. Kjo ka te beje me mekatin primordial qe aq sa e ka larguar njeriun nga Zoti, aq edhe I ka dhene mundesi qe njeriu ta njohe dhe te mesoje ta lavderoje Zotin, permes eksperiencave te dhimbshme. Nuk mjafton qe njeriu ta dije c’eshte vullneti I lire vetem nga ana intelektuale; mjetet e vetme per te aktivizuar lirine personale jane ne fakt, ndjenjat dhe emocionet. Shprehja e emocioneve jane eshte forca jone me e madhe dhe celesi I kreativitetit. Njerezit shpesh jane kondicionuar qe emotional expression ta shikojne si weakness, si dicka negative, por realiteti yne nuk eshte dicka qe ka te beje me ku je sot dhe ku deshiron te jesh neser, por perbehet nga gjithcka qe te ka ndodhur gjer me sot, gjithcka qe ti ke bere, cdo person qe ke takuar, cdo emocion qe ke ndjere – apo Mohuar. Kur emocionet e vjetra te varrosura te cilat peshojne brenda teje, clirohen, atehere nisin te gjitha ndjenjat te levizin brenda trupit, atehere nis procesi I bukur I sherimit, procesi I “letting go”, procesi I detachment nga nje varesi tokesore, qe eshte e pashmangshme te ndodhe: ajo e mban subjektin te lidhur fort pas vetes, sepse eshte experience magjepsese, dhe si e tille ushqehet me magjepsje, gjithnje e me shume, gjithnje e me fort, e cila na e terheq nga buzet fjalen Hallelujah, dhe ne ia japim verberisht lirine tone gjer ne cmenduri (she ties us to a kitchen chair, she breaks our throne and she cuts our hair), gjersa ne piken kritike te shkeljes qe bejme mbi veten, mbas shume dhimbje-gezimesh te konkluduara me dhimbje mjaft te forte…Shpirti yne zgjohet dhe fillon te ndjeje se po jeton, fillon te ndjeje se eshte I forte, pasi ka qare aq shume ne naten kozmike, fillon te ndjeje shkeputjen nga varesia dhe kengen pergezuese te engjejve in one of his chambers, dhe pikerisht ate cast, kupton se c’eshte Hallelujah, kupton se ka mesuar ta kendoje ate – ne fakt Hallelujah del vete, lirisht nga buzet** dhe syte e shtangur qe kundrojne qetesisht e butesisht realitetin e ri – dhe kenga e re, eshte Kenga e Mirenjohjes, e ndjenjes me supreme qe tejkalon cdo lloj pelqimi e dashurie, qe ka nevoje per kaq shume dije e experience ta kuptosh dhe qe eshte Vula e Besimit. And even though it all went wrong, I’ll stand before the Lord of Song with nothing on my tongue but Hallelujah.

*per kuriozitet edhe nga pikepamja numerologjike numri 9 eshte numri I kompletimit, I giving, I letting go, humanitarizmit, filantropizmit, numri qe shenon perfundimin e cdo cikli dhe qe eshte pashmangshmerisht I shoqeuar me drame dhe emocione te thella, pikerisht se asgje e re nuk mund te nise pa u ballafaquar
me ate qe e shkuara ka grumbulluar brenda njeriut, hence dhe dramat dhe emotional battles trigger these old feeling and beliefs dhe I nxjerrin ne siperfaqe. Momentet e veshtira te 9 shoqerohen me enlightening moments too, ku shpesh njeriu meson diferencen midis guilt and compassion. Ah se harrova, 9 eshte padyshim dhe number of SEX.

**thone se Engjejt krijojne me fuqine e Fjales. Laringsi eshte uterusi ku gestacionohet Fjala.

*** Lidhur me paraqitjen melodike te cold and broken Hallelujah, tek arkivi i peshkut eshte nje teme ku eshte trajtuar kjo, ne nje poezi te Cohen-it te perkthyer ne shqip me duket.

aleko

shume faleminderit per shpjegimet deri ne hollesi, por prape nuk kuptova gje. Mbase jam pak i trashe, por ndoshta kjo ndodh pasi me mungon komplet dija apo kultura fetare. Sidoqofte, ti e bere tenden, it’s not your fault, hallelujah.

InkuizitoriMoth

aquamarine nuk vazhdon ate qe thote heretiku (i cili thote ate qe s’thote Cohen), por vazhdon te s’thote ate qe s’thote Cohen.

Tani nuk e mbaj mend mire shprehjen, por Cohen ka s’thene pak a shume qe urren çfare ndodhet midis fjales se pare dhe fjales se fundit te frazes.

Dhe kte e s’thote nepermjet nje fraze, qe me s’fjale te tjera don te s’thote qe nuk beson tek s’Fjala, dmth eshte poet hermetik, beson qe Fjala (qe ishte e para sipas Dhjates) ka deshtuar ne misionin e saj, ne epoken ngambrapa eshte bere s’Fjala. Dhe ne epoken ngambrapa ky deshtim paraqitet si fitore e modhe e poetit t’modh dhe kengetarit t’modh.

Rasti i Cohen eshte rasti tipik i kulturistit kabalist çifut qe vazhdon vepren e modhe te kabalizmit mesjetar, qe eshte pasoje e deshtimit hebraik me pasoje dukjen e krishterimit, nderkohe qe ne epoken ngambrapa eshte me se i qarte deshtimi edhe i krishterimit, me pasoje fitoren e kanibalizmit.

Aleko bir i im, ti kerkon te kuptosh aty ku s’ka asgje per te kuptuar, dhe jo vetem, kerkon te kuptosh aty ku eshte i ndaluar KUPTIMI, dhe eshte e lejuar vetem tallja e koqeve, mbasi komunistet dhe fashistet i kane bere cope koqet duke i goditur me shkelma (perfaqsuese ne blog perkatesisht Korriksja dhe Dasara qe kane bere cope koqet e Manjola_Tirana).

Cohen thjesht tall koqet duke i rene ronshem dafnllakut!

Aquamarine

Her,

Une thashe per te vazhduar sepse jam ne te njejten linje me ty per sa i perket hamendesimit per Davidin qe u mund nga dashuria tokesore. Me pas thashe qe nuk do jap interpretim kenge, por do te bej nje persiatje vetem mbi vargjet qe citova, per t’i krijuar nje shteg alekos se c’eshte ne te vertete Hallelujah dhe ku ndryshon nga Hallelujat e shqiptuara in vain dhe po te shkojme me tutje, se si drama e pashmangshme e dashurise tokesore hap nje dritare drejt perjetimit te nje Hallelujah hyjnore. Pra nepermjet asaj qe shpjegova, krijova nje terren qe ky te niste ta interpretonte vete kengen, pa i meshuar (une) motivacioneve e Cohenit. Per mua ajo qe cmoj me shume eshte ideja e krijimit te nje kenge per KENGEN. Aleko me sinqeritetin dhe miresjelljen e tij me tha qe s’e kuptoi. Sikur te mos kish perdorur shprehjen e bukur “mbase jam i trashe” do kishte tingelluar edhe me honest dhe me pak provokativ.

Po nejse, jam zgju me emdrra te bukura sot, :sparkles::sparkles:, mbas kaq javesh endrra demotivuese, s’dua ta prish humorin. :blush:

dafne
InkuizitoriMoth

Vlonjat

Tiku per ca instrumenti eshte shkruar kjo partitura :joy: