Pse nuk riciklojmë mbetjet tona?

33 postime 2677 shikime 29 shtator 2016 në 04:24 e paradites
bsalaj

Pse nuk po riciklojmë? Pse nuk po ndajmë letrën, qelqin, plastikën që në shtëpitë tona, në vendet e punës, shkollat, spitalet? Kemi një ligj, por e shkelim dhe nuk riciklojmë por ndosim tokën, ujërat, detin, plazhet. Me mbetjet e vendit industria e riciklimit do të furnizohej 100%, madje do duhej të shtonte kapacitetet, por ne nuk riciklojmë, ne ndosim, i hedhim tonat në lumë dhe zgjidhja që gjendet… IMPORT MBETJESH. Skandaloze! Të importosh para se të riciklosh është zgjdhja e lehtë, ikja nga problemi, mospërballja me një çështje me rëndësi kombëtare. Të importosh para se të riciklosh të tuat është gabim. Ligji per trajtimin e integruar te mbetjeve ekziston prej disa vjetesh por asgje nuk eshte bere deri me tani per zbatimin e tij.

Pas reagimit te forte te shoqerise ne lidhje me Ligjin e sapovotuar ne Parlament e ka detyruar Qeverine te nise nje fushate mediatike (pas votimit te ligjit me shpejtesi mbrapa-sqarimi ngjan i bere me pahir) ku vleresohen te mirat e riciklimit. Riciklimi nuk eshte thjesht i mire, por eshte i shkelqyer, dhe kundershtimi nuk ka qene asnjehere ndaj riciklimit, por ndaj importit. Ngaterrimi i ketyre te dyjave nga spin-doctorsat nuk eshte i rastesishem, natyrisht.

peshku

Pak jashte teme, po a eshte publik teksti i ligjit te ri?

Vlonjat

Avash avash Blendo, sapo kemi filluar te riciklojme vajin qe skuqim neper restorante, mishin e grire per qofte, miellin per buke. Tani vetem plehrat na kane ngelur. Do mberrijme dhe aty.

gjembi

+1 pesembedhjete here meqe dashka 15 shkronja

TomorrowNeverDies

S’ka leverdi te riciklosh ne pjesen me te madhe te Shqiperise…

TironciLebetit

Reciklimi duhet te behet i detyrueshem qe ne Shtepi, Nazarko e kishte kapur mire kete pike dhe propozonte edhe perfshirje te pensionisteve ne proces edukimi e shperndarjeje qesesh recikluese. Qytetaret duhen te ndergjegjesohen mediatikisht dhe Bashkite te forcojne penalitetet per ke nuk reciklon si kudo.

Shqiperia reciklon vetem 17% te mbetjeve, me pak se cdo vend tjeter qe perkthehet ne qindra tonelata plehra te groposura e qe do digjen. Ky 17% arrihet fale punes skllaveruese se Romve qe punojne ne landfille plot infeksione e rreziqe per jeten.
Importimi i mbetjeve edhe po u rrezua kete radhe do aprovohet ne te ardhmen sepse eshte i domosdoshem per industrine recikluese. Shoqeria civile te lire kafenete dhe te kerkoje baze juridike per te monitoruar importet. Nderkohe me reciklim e pa import Shqiperia do ndotet nga mbetjet e saja te mbetura… ne rastin me te mire me 60-70% .

peshku

Monitorimi nga shoqëria civile është që tani pjesë e ligjit. Shiko PDF e ngjitur me sipër nga Blendi. Po shkëpus këtu nenin puerkatës:

Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të
caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.
Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për
mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.

aleko

MInistri nuk pranon kerkesen per monitorim. Cfare bohet pastaj?

peshku

Pastaj hedh në gjyq ministrin… derisa ligji thotë që organizatat kanë “të drejtën e monitorimit”, ministrit s’i ngelet shumë vend për të gjykuar.

Ama, po iu tek ministrit t’a vonojë aprovimin, asaj ç’ti bësh…

TironciLebetit

Me sa kuptova, Monitoring i shoqerise civile u perfshi me te shpejte nga Tit Vasili momentin e fundit. Sot pashe nje deklarate te Metes qe do i jepte porosi dy ministrave te tij, te Drejtesise dhe Ambientit, te pergatisin amendime ligjore te metejshme, pra po diskutohet ende, dhe LSI duket qe do mbaje pergjegjesine kryesore.
Por duhet me u cu nga kafeneja me bo monitorime si edhe me punu me popullaten per nqergjegjesim te reciklimit. Ambientin duhet ta duash jo vetem ku KM kalon ligje te kontestueshme por cdo dite sepse ndotja este 25vjecare e perditshme dhe e pakthyeshme.
Ne rastin me roze biznesi nuk ka per ta kaluar pragun e pastrimit me me shume se 40% te mbeturinave. Ndersa diskutojme bashke Shqiperia ndotet. Jemi shume mbrapa me reciklimin, mbrojtjen e ambientit, le te hedhim nje sy tek komshinjte tane te urryer sa shume i duan vendet e tyre reciproke.

anon63896856

Pergezoj shkruesin qe sado pak ofron debat mbi kete çeshtje te rendesishme. Riciklimi nga persona private si dhe industria e riciklimit jane bashke hapa qe merr nje komunitet i caktuar per te jetuar ne menyre etike, por me te drejte, B.S. ben verejtje per mungesen e moralitetit nga ana e pushtetit ne t’i ngaterruar keto dy gjera.

Monitorimi nga shoqeria civile me ngjan si nje tjeter spin e kesaj historie fatkeqe; te jete thua shoqeria civile 24/7 e pranishme gjate zbarkimit te mbeturinave? Do te kene anetaret e saj mjaftueshem pergatitje profesionale per te analizuar çfare eshte dhe çfare nuk eshte e rrezikshme? Cfare pritshmerish duhet pasur karshi shoqerise civile?!

jstocheni

Planet per Menaxhim te Integruar te Mbetjeve - Rajonale dhe Kombetar aty kane qene qe prej 2010 e megjithate shume pak eshte bere prej atehere ne ate cka duhet te ishte ceshtja me e rendesishme: DIFERENCIMI.

Ka patur projekte pilot por kane deshtuar pasi nuk u eshte dhene vemendja e duhur. Kerkohet kembengulje e madhe ne nje fushate ne shkalle kombtetare per te arritur dicka.

Pa masa te tilla konkrete ky ligj pervec pjeses se importit te mbetjeve do mbetet serish ne leter.

Tirona-4ever

Po t’i do te lesh pa pune spin-doctorsat?

PS. Apo i do ke peshku?:smile:

Liqeni

Ku ke degjuar apo pare qe shoqeria civile te bej protesta kunder mbetjeve te reciklueshme? Nuk eshte reagim i forte te besh histerikun dhe oportunistin. Nese kjo do te kthehet ne politike groteske alla shqiptarce eshte tjeter gje, por eshte e turpshme te fshihesh pas shoqerise civile. Mos te harrojme qe ligji eshte hartuar edhe nga shoqata te huaja dhe vendase ambetialiste sepse jo te gjithe jane histerike qe nuk dine te ngrejne nje kauze. Nuk mundesh te bisedosh apo arsyetosh me histerike, kujtoj ketu armet kimike qe desh na ben qametin dhe si perfundim u shkaterruan ne Bari te Italise vetem pak km larg shqiperise.

Kaltrina

Grande capo niente caca…kur piu capo valiumin.i shkoi kaka ne maje te kokes po nuk ia ndiente hicc…keshtu dhe ky popull…i eshte bere mullari naaa te dera e nuk ia ndien hiccc…pffff riciklim…shfaqje e huaj.

Xixa-g

Të sqarojmë një diçka:
Ligji i lartpërmendur është thjesht një kompromis politik. Si i tillë, ai krijon përshtypjen se jep zgjidhje një kërkese të natyrës lobiste, të ngritur nga ata që janë të interesuar materialisht nga riciklimi i “lëndës së parë” të mëposhtme:

mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria…

  • çka nënkuptohet është interesimi i ligjëvënësit si pjesë e padukshme e kësaj “industrie” - trafiku i ndikimit, paret e padukshme që do të kalojnë (apo që kanë kaluar) nga dora në dorë,që ky ligj të konceptohet, të redaktohet dhe së fundi, të votohet.
  • çka bën frikë është se nën këto përkufizime si ai më lart, në pamje “jo të rrezikshme” mund të kalojnë edhe mbetjet e rrezikshme (industriale, kimike, mjeksore, radioaktive…). Aq më tepër duke njohur problemet e ngritura ndaj vendeve të zhvilluara evropiane për t’i trajtuar ato (kosto shumë e lartë përpunimi, legjislacion fort parandalues, aktorë lokalë të tipit mafioz që merren me përpunimin e tyre etj…). Aq më kollaj, duke njohur mekanizmat lokalë që bashkëshoqërojnë këto procese: doganierë dhe aktorë të kontrollit të korruptueshëm, shumat kolosale që janë në llojë, profilin e politikanit shqiptar tashmë të farkëtuar gjatë këtyre 25 vjetëve tranzicion…
  • çka është kriminale - e theksuar nga Blendi - është lënia në harresë e riciklimit të mbetjeve në vend, paçka legjislacionin egzistues dhe të aprovuar. Në se ligjit të mësipërm i mungon diçka - dhe prandaj duhet amenduar (ndryshuar) është pikërisht, referenca me ligjet e tjera që administrojnë trajtimin e mbetjeve të riciklueshme të vendit. Një nen që duhet shtuar qysh në hyrje të 48/1 :
    Republika e Shqipërisë lejon importin e mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme… vetëm atëhere kur enti rregullator i prodhimit dhe i importit të lëndëve të para vëren se masa lokale e këtyre lëndëve ka arritur nivelin e saj kritik të poshtëm dhe mungesa e tyre ve në rrezik egzistencën e sektorit industrial përkatës sikundër dhe punësimin në të, të siguruar përparësisht nga riciklimi i mbetjeve lokale…
  • çka duhet kërkuar, qoftë nga shoqatat apo nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, është jo thjesht anullimi i këtij ligji por rikthimi i tij në Parlament dhe hapja e një debati publik lidhur me ndotjen e mjedisit, trajtimin e mbetjeve lokale, riclklimin e tyre - qoftë duke riparë edhe ligjin e mëparshëm që regullon riciklimin, duke shtuar krahas detyrimeve për riciklimin edhe masa konkrete për ta realizuar atë. Në këtë rast, do të ishte me interes, krahasimisht situatës në vend, të stimulohej pikërisht ky riciklim me grumbullimin me pagesë (nga privatët apo nga vetë Shteti) të materialeve të riciklueshme: letër, plastikë, qelq… apo me krijimin e një statusi profesional të grumbulluesit riciklues (me krijimin e një mekanizmi ekonomik nxitës përkatës - heqjen e taksave, tatimeve profesionale si sipërmarës të vegjël ose sh. të vegjël - lidhur me shifrën vjetore të të ardhurave, etj…)
del-ta

nuk ndahen plehrat-thote,dhe prandaj do sjellim te huaja! po kush është përgjegjës per ngrijen e sistemit te perzgjedhjes se plehrave? vendos njehere kazane me ngjyra te ndryshme neper lagje dhe pastaj kërkoi llogari popullit kokcep,per mosperzgjedhje te plehrave. shumica e kazaneve ne shqipëri jane ca llamarina pa kapak qe nuk u afrohesh dot. pra shteti ,që ne fillim te thote dinakerisht -hidhi poshtë. pra ,paaftesinë e tyre per te administruar mledhje e perzgjedhur te mbeturinave,e perdorin si arsye per jashtësjelljen e mbeturinave. qeveria ështe përgjegjëse për ruajtur interesat e qytetareve dhe jo te mafiozeve qe paskan hapur punishte per plehrat!

plehraxhiu-i-kualifikuar

Kjo vjen sepse natyra e shqiptarit ne rreth 70-80% eshte akoma natyre moskokcarse dhe e papergjegjshme. Si e tille, mbi 90% e politikanve, zyrtarve dhe drejtuesve nuk e vrasin mendjen te fusin sistem plehrash me shume kazane, me ngjyra te ndryshme, si ne nje shumice vendesh te botes, ku letrat kane kazanin e tyre, shishet dy kazane te tyre, shishe me ngjyra dhe pa ngjyra, plastikat ne kazanin e tyre, biot ne kazanin e tyre, dhe pervec ketyre edhe nje kazan per plehra te pandara, te cilat mund te merren me shpesh nga firma. Kush do ta nise kete pune ta beje, per te cilen eshte folur qysh ne vitet 90 dhe akoma nuk eshte bere gje!!!..

del-ta

po pse nepër bote nuk i hedhin plehrat rrugeve shqiptaret? nuk e ka fajin populli qe nuk ka sistem per perzgjedhjen e mbeturinave. +ligjit që te detyron ti hedhësh atje ku duhet.

Abel

Dmth shoq.civ të bëhet badhkëpuntore në krim! Ose me keq akoma, të ndodhë gjë, ta hajë edhe shoq.civ si pjesë e proçesit. Po ç’janë këto more! …ma per favore!!!

Br3dharaku

ke harruar fjalen “import”

Adi

Riciklimi duhet filluar me Ramen,Berishen,Meten,Lulken e co

Alba2265

Just say “NO”.si do qe ta perdredhin bythelepiresit e rames eshte komplet travesty .per momentin duhet qe te pastrohet shqiperia njehere.nderto incinerators prane landfills ne menyre qe te pakesohet volumi mbetjeve te groposura.industria rickluese mund te bleje te ricklueshmet nga qytetaret.nese ka qejf te perpunoje edhe ato te avropit le ti coje fabirkat ne Italy.

dasara

I ruan siç ruan Amerika rezervat e naftes :stuck_out_tongue_winking_eye:
Pse budallenj jane udheheqesit tane te dashur :stuck_out_tongue:

TironciLebetit

Gjembi po te lesh militantizmin dhe te mundohesh te lexosh me shume se titullin nuk e therret per bela te Lebetitmin.
Po nuk merrem me ty se ti ske kohe te lexosh me vemendje e ta kesh menien ne mesim se mund te bijne pajatat prej dore por do merrem me Erebaren qe eshte kokra e sharlatanit.
Erebara ka mbaruar ne universitet prestigjoz ne perendim me profil ekonomik. Ose eshte maskara ose eshte i shit per 2lek si shumica e Shqiptareve. Erebara jep nje tabele per te ardhurat the REvenue e firmave recikluese qe kan qene ne rritje edhe ne kohe te Rames…pra Politika Prohibicioniste e Rames ka funksionuar, dhe firmat kan marre me shume ndotje lokale nga Romet sepse biznesi ka qene po aq i math sa kur importohej nga Sala…por fitimi i REcikluesve ne harten tjeter te erebares kan rene me qindra here, puna e Romve eshte me kosto te larte imaginon i Lebetitmi ku Erebara partupesisht, poshte CHART bene nje koment te genjeshtert e paturp …qe fitimi ka rene pak por jo drastikisht. Kur te ardhurat jane te latta dhe shoqerohen me fitim shume te ulet …rezultati eshte falimenti. Ore nuk behet stan me lepuj…e shqiptari eshte ne krize identiteti e krizze morale.

gjembi

:laughing:

Une e lexova artikullin. Sigurisht nuk pretendoj te di nga ajo fushe aq shume sa di ti dhe Pjeri. Por lexova kete pjesen:

Fitimet neto të deklaruara nga kompanitë e analizuara kanë qenë të
luhatshme, nga 77.9 milionë lekë në vitin 2010 në 30.1 milionë lekë më
2015 ndërsa shënuan kulmin në vitin 2012 me 172.5 milionë lekë.

Nderkohe kete qe the ne koment s’e gjej ne artikull:

bene nje koment te genjeshtert e paturp …qe fitimi ka rene pak por jo drastikisht.

Dy fjali me siper kontradikton cfare the me kete:

te ardhurat the REvenue e firmave recikluese qe kan qene ne rritje edhe ne kohe te Rames…pra Politika Prohibicioniste e Rames ka funksionuar

Ka funksionuar si? Ka funksionuar dhe jane rritur “te ardhurat the Revenue” - thua ti. Mos u nxito i lebetitur. Germo dhe me shume qe te gjesh ku qenka my militantizmi im. Une te kam lexuar dhe s’mendoj se je militant i PS. Por te pakten bej nje disclosure e na thuaj nese ke interesa ekonomike ose farefisnore me ndonje nga keto kompanite e plehrave.

zeqo

Ku shkon miza!?

TironciLebetit

Gjembi, lere fare…shiko dicituren e Chartit te fitimit 2015 eshte shume here me i vogel fitimi se 2010 dhe qindra here me i vogel fitimi ne 2015 se 2012…Charts…charts…Charts…jane charlatan, horra e te mbipaguar prandaj nuk ka shprese.

gjembi

Nuk po te kuptoj. Si Chart ka sjelle te ardhurat (revenue) qe jane rritur. Ti po thua qe jane ulur fitimet (profit) ngaqe jane rritur shpenzimet. Une s’e di cilat shpenzime jane rritur se Erebara nuk i sjell, por ti cuditerisht e dike. Mund ta ndash ketu cfare di dhe ku eshte burimi?

Nje pyetje qe eshte bere disa here ketu nga une dhe te tjere dhe gjithmone ju qe i dilni ne mbrojtje e anashkaloni: pse duhet te jete pergjegjes shteti nese dikush ka ngritur nje biznes dhe s’po i ecen? Pse nuk ndihmon psh shteti dhe ate ambulantin qe del ne trotuar per te shitur veze dhe po falimenton sepse cmimi i vezeve eshte rritur?

TironciLebetit

Ke harten e fitimeve poshte me dicituren e Birgit…llahtari…turp…scroll nje chart posht te ardhurave…profesorat e Erebares do e kishin peshty ne surrat po tja u conte kete teze…mendo ky eshte i shkolluar…po te tjeret? Qe ti pergjigjem pyetjeve te tjera mund tu isha futur…por jo per fajin tend se ti kite lex vetem titullin…Erebara ma veshtirosi, naten.

gjembi

Edhe njehere: Nje pyetje qe eshte bere disa here ketu nga une dhe te tjere dhe
gjithmone ju qe i dilni ne mbrojtje e anashkaloni: pse duhet te jete
pergjegjes shteti nese dikush ka ngritur nje biznes dhe s’po i ecen? Pse
nuk ndihmon psh shteti dhe ate ambulantin qe del ne trotuar per te
shitur veze dhe po falimenton sepse cmimi i vezeve eshte rritur?