Dje, më 27 janar, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që ndalon hyrjen në SHBA të nënshtetasve myslimanë nga 7 shtete (Siria, Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.) Urdhri ndalon hyrjen edhe për ata që janë me green card. Organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut e kane kundërshtuar urdhrin në gjykatë, por pasojat kanë filluar: në aeroportin JFK janë ndaluar 11 persona që ishin në ajër gjatë kohës që urdhri u firmos (sipas BBC). Llogaritet që të jenë mbi 500,000 persona që do të mendohen mirë para se të hyjnë apo të dalin nga SHBA.
Një tmerr i vërtetë dhe një turp i madh që shteti model për liritë e njeriut në këtë botë të kthehet përmbys brenda pak ditësh.
Pak ngushëllim ofrojnë vetëm protestat. Si kjo më poshtë jashtë aeroportit të New Yorkut, JFK.
Foto nga LAKaufmann

































