Prona të mrekullueshme me pronarë të rremë

9 postime 1474 shikime 7 korrik 2017 në 03:51 e paradites
bsalaj

Karaburun, Shqipëri. Foto Fatjon Plaku

Raimond Mëzi me profesion varrmihës jeton në një shtëpi të varfër në lagjen “Partizani” në Vlorë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Vlorës të datës 29 Dhjetor 2000 nga gjyqtari Thoma Nika, Mëzi rezulton të jetë pronari i një sipërfaqe toke prej 220 hektarësh në gjirin piktoresk të “Shën Vasilit” në gadishullin e Karaburunit.

Ka vetëm një problem: vendimi i gjykatës që e bën Mëzin pronar të pronës që kap një vlerë tregu prej 210 milionë euro është i falsifikuar.

Pjer

Siç duket, gjyqtari i korruptuar, ka bere kompromis me kete te varferin, per ta mbajtur ky varrmirrsi pronen ne letra, nderkoh qe pronari eshte vete ky gjyqtar i korruptuar, pra ai gjyqtar i ka kopsitur letrat ne ate menyre qe edhe sikur te zbulohet ky fallsifikim, te kapin ate te varferin, varrmirrsin.

Alba2265

E kujt eshte toka?

gjembi

Thuaj te drejten, kete e kopjove nga Nard Ndoka.

gjembi

E shtetit.

Cecua

Turi me Giten slane pishe e thermi rere pa privatizuar ne Vlore. E ka pas Turi gjyshin bej…

gjembi

Kush eshte Turi?

vlora

Po ç’kini me Raimondin mo.varrmihes eshte

Vlonjat

Raimondi, Raimondi e ka fajin :grin:!

Po mire kaq e veshtire eshte te gjendet kush i ka bere keto vendime te falsifikuara? Kush i ka protokolluar? Apo bejne te gjithe si shejtan budallenj? Pastaj keta te jashtmit kane nje shprehje qe thote kush perfiton nga krimi. Kush perfitoi nga keto prona?

Ps. Raimondit e moŕem vesh qe i kane lene vetem lopaten.