http://www.lapsi.al/lajme/2016/11/30/skandali-kush-janë-deputetët-që-po-lobojnë-pro-kazinove-video
Një grup deputetësh të … shumices po lobojnë për pengimin e ligjit të premtuar që në fillim të qeverisjes së rilindjes për largimin e kazinove dhe lojrave të fatit nga qendrat e qyteteve dhe zhvendosjen e tyre në zonat turistike. I përbëre nga socialistet Ervin Bushati, Blerina Gjylameti dhe Ervin Koci të PS, Luan Duzha e Ylli Shehu te LSI –se dhe Tahir Muhedini i PDIU –së ky grupim kërkon që të hiqet neni që parashikon shtrenjtim te licencës për bizneset e lojërave të fatit. Ata duan gjithashtu sipas TV Klan (shiko videon poshte) duan të shtyjnë efektet e këtij ligji sepse sipas tyre ato do të rëndojnë mbi buxhetin.