Përse nuk legalizohet Marijuana në Shqipëri?

91 postime 5225 shikime 13 korrik 2017 në 04:42 e pasdites
urbantelescope

Shënim
Ky shkrim në asnjë mënyrë apo formë nuk inkurajon përdorimin,kultivimin dhe tregtimin e marijuanës.

Në prill të këtij viti sic ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore,kryeministri kanadez Justin Trudeau i hapi derën procesit së legalizimit së marijuanës për përdorim rekreativ,proces i cili do të finalizohet në korrik të vitit 2018.http://www.cbsnews.com/news/canada-to-legalize-recreational-marijuana-by-july-2018/

Ndëkohë në Shtetet e Bashkuara janë 29 shtete të cilat e kanë legalizuar në nivel shtetëror e jo federal.

Ulja e kriminalizimit,mbrojtja nga ekspozimi i të rinjve si dhe gjenerimi rekord i taksave të cilat kalojnë dhe taksat e mbledhura nga alkooli duket se i japin një shtysë më tepër ligjbërësve ta legalizojnë marijuanën në shumë shtete https://www.forbes.com/sites/debraborchardt/2017/04/11/1-billion-in-marijuana-taxes-is-addicting-to-state-governors/#2146e8542c3b - http://www.marketwatch.com/story/marijuana-tax-revenue-hit-200-million-in-colorado-as-sales-pass-1-billion-2017-02-10

Vetëm pak ditë më parë më 3 korrik u publikua lajmi se fqinjët tanë grekë legalizuan përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore, duke iu bashkuar kështu listës së vendeve të Bashkimit Europian.
Edhe vendet fqinje të Ballkanit si Kroacia,Maqedonia,Serbia e kanë tashmë te legalizuar përdorimin e marijuanës për përdorim mjekësor.

Dhe si cdo herë teleskopin e kthejmë nga vendi ynë i vogël,por njëkohësisht i famshëm për prodhimin e kësaj subsctance.

Vetvetiu të lind pyetja përse nuk legalizohet edhe në Shqipëri.

A është kriminilazimi dhe damkosja e marijuanës në opinionin publik një sistem i cili fsheh veprimtari kriminale akoma më të fuqishme ?

Heroina është fantazëm në Shqipëri,kemi dëgjuar shumë pak rreth saj që në kohën e serialit “Njerëz dhe Fate”. Cuditërisht pasi Shqipëria luan rolin e portës hyrëse drejt Evropës perëndimore për transportimin e tonelatave të kësaj droge e cila ndjek internerarin Afganistan,Turqi,Shqipëri,Evropë.

Ndërsa kokaina ende shihet si cool & trendy si një antipastë për ta shoqëruar me alkol nëpër clubet shqiptare.

Por në tv,portale,gazeta si dhe nga zërat e politikanëve Shqiptarë flitet vetëm për kanabisin.

Duke parë rrugën që po ndjekin vendet më të zhvilluara të botës perëndimore si dhe fqinjët tanë më të afërt nuk mund të gjej një justifikim apo arsye reale se pse nuk legalizohet marijuana në Shqipëri.

Mendoni vetëm taksat që do shkonin në arkën e shtetit,vendet e punës apo potencialin e eksportit.

Kur them këto bëhet fjalë për biznese legjitime,të cilat prodhojne kanabis sipas standarteve dhe kërkesave të tregut dhe jo parcela trafikantësh.

Korrupsion,orë pune njerëzore,shpenzim fondesh,cështje gjyqësore,mbipopullim i burgjeve janë vetëm disa nga pasojat e kësaj lufte me parcelat e kanabisit të cilat teksa digjen diku,në anën tjetër po korren.

Ndoshta shteti shqiptar vërtetë është i pafuqishëm para kësaj lufte por në të njëjtën kohë ndoshta ky sistem mbron kupolën e mafies duke sakrifikuar tek tuk spaciatorë ordinerë,parcelat e armiqve të dikujt,shifrat marramendëse që mbushin xhepat e sistemit ë drejtësisë.

A s’do ishte më fitimprurëse dhe më mirë për të gjithë sikur të legalizohej edhe në Shqipëri ?

Vlonjat

Ne lidhje me keto linqet dhe shembujt nga amerika e veriut une me modesti do t’ju keshilloja te pyesnit njehere shabanin e bllogut. Ay eshte ekspert per shume gjera dhe cdo argumentim e mbeshtet me nje link.
Ne ketu ne Kanada, pavaresisht se km e ka shtyre perpara kete nisme, jemi neutro. Eshte pak heret per te patur nje mendim.

urbantelescope

@Vlonjat Linket janë për njerëzit të cilët mund të duan të lexojnë më tepër , jo për të mbështetur argumenta.

BeluliXVI

ja e zeme se u legalizua marijuana ne Shqiperi… po pastaj ? -marijuana qe prodhohet me shumice ne Shqiperi, ka si destinacion Evropen. dhe mbase nje perqindje fare e vogel 1, 2 % eshte per tregun shqiptar. keshtuqe pak lidhje ka problemi marijuana shqiptare me shembujt e kanadase apo amerikes qe keni sjelle ju.

urbantelescope

Legalizimi nuk sjell vetëm të ardhura nga coffe shop në Shqipëri por krijon mundësinë që X sipërmarrës të kultivojë dhe ta eksportojë atë drejt vendeve të Evropës apo kudo qoftë kërkesa, tregu sa vjen edhe rritet, Shqipëria njihet që njihet për marijuanë pse mos ta shfrytëzojë si potencial biznesi ? Ajo që prodhohet momentalisht , është ilegale dhe ato të ardhura që gjenerohen përvecse janë kriminale nuk dihet se ku përfundojnë. Si thoni ju më mirë e legalizuar dhe e taksuar nga shteti apo kështu sic jemi, se eksportin njësoj po e bëjmë…Tregu gjendet,nëse egziston iniciativa dhe politika e duhur për ta bërë,në të njëjtën kohë lehtësohen dhe ligjet aktuale për përdoruesit e këtushëm që nuk janë ndoshta sa në Amerikë apo Kanada por janë të konsiderueshëm.

BeluliXVI

nuk e di cfare informacionesh keni ju, por tregetimi i marijuanes eshte ilegal ne Evrope dhe konsiderohet si veprimatri kriminale. ok, ka vende qe e kane legalizuar, por behet fjale per sasi te pakta per perdorim personal qe eshte pak a shume nen kontroll… cdo prodhim tjeter me shumice eshte ilegal ,eshte kriminal dhe perndiqet nga policia dhe drejtesia.

shpenzohen 10-tra miljona euro nga shtetet e evropes per te luftuar prodhimin , tregetimin dhe trafikimin e marijuanes, qe thua ti.

Muni

Ide e mire por eshte shume shpejt per ne. Kur te kemi hallet e Kanadase do e shofim dhe kete muhabet. Tani per tani mendoj, do sillte vetem probleme.

Kthupi

Ne teori mire je, por praktika jo dhe aq mire :slight_smile: Me ate logjike cdo industri qe eshte e jashteligjshme tani do ishte fitimprurese po te legalizohej. Prostitucioni psh, kurva kemi plot pse te mos i legalizojme? Edhe semundjet kontrollohen me mjek edhe taksa vjel, edhe njerezit nuk jane me te frustruar dhe te vrasin komshiun per nje vije uji.

Nuk e komandon dot si industri me rregulla dhe ligje qe te zbatohen. Sipermarresit e kanabisit do jene ata qe sot jane prapa hekurave dhe ti pret qe ata te zbatojne ligje dhe rregullat e konkurrences ne ekononimine e tregut? Shtetit shqiptar nuk i mungojne ligjet, mungon zbatimi i tyre.

urbantelescope

Të sugjeroj të shikosh se c’po ndodh në Nevada , apo në Kanada vitin tjetër kur të ketë kërkesë tregu mijëra herë më të lartë se produkti. Ato qe thua ti prodhohen në laboratore të licensuara , dhe natyrisht nuk kanë kapacitet që mund të kenë fusha e fusha të tëra.
Unë nuk përmenda shifra dhe as nuk thashë që në Evropë derdhet kanabisi lumë , por dhe ato që thua ti luftojnë subjekte dhe individë që operojnë në mënyrë ilegale duke e kthyer në krim,por të paktën ato shtete e kanë ndarë përdorimin vetjak nga trafikimi narkotik kriminal , ndërsa këtu njësoj dënohet si dikush me 1 gram marijuanë , si ai me 1 kg kokainë.
Unë e shoh thjeshtë si mundësi të artë për Shqipërinë , personalisht as nuk e konsumoj dhe nuk jam ndonjë aktivist i cmendur 420 për marijuanën. Unë shikoj vende pune, taksa , mirëqënie dhe ndalim të kësaj lufte të kotë me mulli ere.
Bota që e legalizon nuk është as më shumë liberale se ne dhe as më e degjeneruar si shoqëri , por thjeshtë bën llogari të thjeshta. Dhe shifrat flasin vetë.

urbantelescope

Më probleme sjell tani, megjithëse nuk duken nga syri i lirë i publikut. Por gjithsesi Shqiptarëve gjithmonë iu leverdis informaliteti, ligji i xhunglës.

urbantelescope

Po të mos komandohej dot si industri atëherë si ka mundësi që sot kompanitë farmaceutike që prodhojnë marijuana medicinale dhe nënprodukte të saj vlerësohen me miliardaaa dollarë në bursën amerikane ?!

Ato resurse që policia dhe shteti sot i përdor kundër parcelave , nesër shumë mirë mund ti përdorë për licensimin e bizneseve të kësaj natyre, pastaj se kush mund të jenë sipërmarrësit është cështje tjetër. Ka institucione, inspektoriate, gjykata, të dhëna,zyrë tatimore që merren me ato punë. Pastaj nëse shteti është i kalbur e lejmë fare pra , hajmë atë copë bukë e flejmë gjumë se ky vend s’bëhet me ktë lloj pesimizmi kronik.

zeqir

Iku dhe mariuana per lesh, njizet mij lek kilja e gjeja aty ne albanje, po si i thone e lire eshte kripa ne Vlore po e ha qeraja rruges😅

zeqir

E o zeqo, ne kohen e Saliut edhe mariuana kishte vlere, ky palloshi e leshoj fare, a thua se nuk e njihnim ne kete business.

urbantelescope

Po o zeqo po

zeqir

Patjeter qe po, pse nuk je dakord me ato qe komentova? mu duke pak mosbesues.

urbantelescope

Lexo shkrimin e zeqo mos bëj vlerësimin e tregut si ka qenë e si është nuk ka rëndësi ajo…
pyetja është ku do shkojmë

Vlonjat

E lire Krypa ne durres por s’ia vlen barra qerane!
Ne vlore nuk punojne te nxjerrin krype. Aaaa po deshe ndonje xhiro me skaf nuk ka problem. Te cojme ta piç kafen ne brindizi per gjys ore dhe te kthejm prap pa u thare kafja ne fund te fylxhanit.

gjembi

Cfare problemesh do te sjelle marijuana qe nuk i ka alkoli legal?

gjembi

Ose te cojne ne Shengjin e te thone “e shikoni Brindizin djema?”

Kthupi

Nuk e kontrollon dot ne Shqiperi o usta, jo ne Amerike. Ti po flet teorikisht ta thashe edhe me lart. Ne teori e di dhe une qe ja vlen.

TironciLebetit

UT, KOqo Kokedhima, e coji ket ceshtje para ca vitesh…fundi dihet…u be Qendrestar …Oligarku i Likes e i MOnes, por ene i Edvinit, …perfundoji te pinte nje kave ene me Lulthimin e Cadres…u bo ene Disident se fundnmi tek Lapsi i Nipces se Hysniut.
Ma mire ta shesin Qunat them une se ta kete ne Dore KOqo me gruan e gocat…apo Toma…pjet ne Tirone per Koqon e Demokratizum…

urbantelescope

Unë jam idealist më tironc , analizoj mundësitë se si përkthehen pastaj në realitetin shqiptar kjo s’është në përgjegjsinë time. Po dhe të mohosh e të kundërshtosh ide si shumica këtu më sipër , që jashtë funksionon me justifikimin që Shqipëria ka halle të tjera nuk e kuptoj dot si logjikë. Progresi ashtu fillon, sot një reformë nesër një tjetër , po shqiptarët janë rehatu nëpër lloto e duke pa karadashat e turqisë te klani…

urbantelescope

Ideja ime ajo ishte , pse nuk kthehet teoria në praktikë kur e kanë provuar vende më të përparuara se ne , bishti i bythës evropës.

TironciLebetit

Edhe une jam idealist por ne nje bote tjeter…kur shqiperia vuan nga Monopolet e KOQO me ate Grun qe ka e Toma e Nerenxi kontrollojne cdo gjo ti do tu japesh ne Tepsi ene Canabisin??? Lenia mer Katnarve Canabisin …ne nevoje e kontrollo me ushtri e polici veq kufirin… Rreziku i mbetet peshqve te mbedhenj. Po ja dhe Koqos e Nerenxin tregetine legale …canabisi do shkoj me cmim poshte dahonit…e katnaret do hedhin ne lume jo patate por canabis.

urbantelescope

Katnaret te mbjellin domate e kastraveca te hajrit ,miser e grure ky eshte sport tjeter.

ACDC

Tani ka mbetur pa legalizuar edhe heroina dhe kokaina por me kete vrull qe kane marre te majtet nuk eshte cudi qe te legalizohen edhe keto ne 2-3 vjet.
Ne fund te fundit edhe keto ilace jane kur perdoren ne sasi te vogla.
Kush pjerdh se marihuana eshte shume here me adiktuese se duhani dhe heroina apo kokaina jane 10 mije here me adiktuese se marihuana?

Alba2265

So nese nuk jemi ne gjendje tendalojme aktivitetet ilegale ti legslizojme ato si beme me ndertimet epaligjshme .

ACDC

Eshte kollaj te ndalosh tendencat ilegale.
Vetem pak vullnet per zbatimin e ligjeve kerkon…

bsalaj

Mendoj se Shqiperia nuk e legalizon dot Marijuanen pasi kjo kerkon nje mentalitet disa fish me modern nga ai i cili i ngul rrenjet ne injorance aktualisht ne Shqiperi. Te legalizosh marijuanen do te thote te mendosh per shoqerine si nje e tere, qe leviz sebashku drejt nje hapesire lirie pasi e ka studiuar dhe vendosur si do ta menaxhoje per te miren e vet. Ndersa tek ne “hashashi” eshte mjet i mafias per t’u pasuaruar, duke e shitur droge.

Pra ne nuk jemi ende tek marijuana, nje substance rekreative fitimprurese, qe nuk demton (dhe aq) shendetin dhe mund te gjeneroje taksa te tilla qe te ngrejne investimet publike. Ne jemi akoma tek, hashashi droge e rrezikshme, mall i te forteve, trafik, helm, pau-pau!!! :wink: Kultivimi ne mase qe i bene kriminelet dhe retorika politike qe shoqeroi kete kane edhe efektin e tyre demonizues mbi lenden ne fjale, qe do mbese aty edhe per ca kohe.

PS. dhe avokatet e legalizimit nuk mund te jene koqe.

Alba2265
machitewa

Nje qytetar i pergjegjshem (dhe mire nga trute) do te shtronte pyetjen: Pse Shqiperia nuk ka kontroll mbi territorin e vet?
Pse Shqiperia nuk po e kapitalizon dot vijen bregdetare?

Kjo me marihuanen eshte shperfaqje e mendjes parazite analfabete dhe kriminale.

anon63896856

Ka arsye pertej atyre morale qe nuk legalizohet ne shume shtete. Degjojme per efekte te mire po ashtu dhe te demshem te perdorimit hashashit. Personalisht jam pro legalizimit, por me ngjajne te dy te padobishem si demonizimi ashtu dhe entuziazmi per te. Kusht mendoj qe duhet jete jo vetem mentaliteti i ndryshuar por edhe njohurite karshi drograve dhe efekteve te tyre. Kulturalisht duhet te kete nje baze ku shqiptaret kane lidhje te balancuar me ushqimin, pijet, substancat rekreative. Jemi ne gjendje femijesh te babzitur per momentin methinks.

urbantelescope

Para se te qash hallin e territorit , te sugjeroj te lexoj para se besh komente @machitewa e me trego pak ku e pe siperfaqen e mendjes parazite dhe analfabete ?

urbantelescope

@bsalaj Po me vjen habi , se kjo tregon ose pafuqine e shtetit , ose bashkpunimin e shtetit me mafian. Po te legalizohej situata do ishte me e qete, ata 15-17 vjecaret qe jane arrestuar me sasi te pakonsiderueshme , jane denuar njesoj si trafikantet e medhenj, gje qe sjell kosto ne institucionet e burgjeve,gjyqe e mbi te gjitha kur ti e fut ne burg ate adoleshent per 0,3 gram hashash , kur del pas 3-5-7 vitesh ti ke nxjerre nje kriminel te vertete. Ky eshte problemi , pastaj vjen lufta e bandave , pazaret, territoret, parate e pista , financimi i trafiqeve te tjera me serioze, korrupsioni etj.

Nejse te pakten opinioni qeka pozitiv dhe unanim per kete ceshtje , qe ia vlen te legalizohet po ne Shqiperri si per cdo gje, e me varja…

aleko

Perpara legalizimit te hashashit, duhet legaliziuar kryerja e mardhenjeve seksuale kundrej pageses, apo sic i thone ndryshe shtepite publike. Eshte turp, biles krim qe shteti shqipetar nuk e ka regulluaer legjislacionin per kete ceshtje qe eshte nje nga me jetesoret.

del-ta

hashashi të mos ligjërohet,por të lejohet. kështu do i ngelet çmimi më i lartë. ndërsa shtëpitë publike një orë e më parë

gjembi

LOL - thote Moza. Meqe jeton ne Amerike, sa e suksseshme ka qene “war on drugs” e Nancy Reagan?

TironciLebetit

Mua me duket se shoqeria Shqiptare per Canabisin nje e tere eshte bere bashke duke levizur drejt kanabizimit.
Mbjellja masive ne cdo cep te vendit tregon mbjellje rutine e indiferentizem e jo demonizim te canabisit. Sigurisht qe Mafia do kete me shume fitim tek shitja e canabisit, si per cdo mall, …Ai qe shet mobilje ka me shume fitim se marangozi qe ben mobilje me duart e tij!
Problemi per mua eshte Politika e jo Shoqeria, Politika ka mbetur meskine, imorale dhe e paskrupullt e shfrytezon politikisht cdo dukuri sipas interesave te ngushta partiake qe ndryshojne si nata me diten kur je ne opozite a pushtet.

ACDC

Sepse nuk ka vullnet e nderuar.
Nancy ishte e vetme dhe per aq sa luftoi beri goxha,pyet Alisa Milanon.
Por kur krye te luftes jane shoket e drogaxhinjve si do te kete sukses nje lufte e tille?

Por edhe legalizimi pa fre nuk eshte rruge:
Boll kemi duhanin dhe alkoolin,por sic duket ata qe komandojne kane nevoje per legalizmime…prandaj jemi ne kete derexhe,ku qytete te tera jane kthyer ne zona lufte si Chikago kur nga Janari deri tani ne mos gaboj ka mbi 2 mije te vrare.
Legalizimi I drogave nuk do te sheronte plagen,aq sa po e sheron legalizimi i marihuanes ne shtetet qe eshte legalizuar.

gjembi

Qytetet jane kthyer ne zona lufte pikerisht ngaqe eshte ilegale. Cfare do me thene nuk ka vullnet? Vullnet nga kush? Jane harxhuar 1 trillion dollare qysh kur filloi war on drugs 40 vjet me pare, si nga Republikanet ashtu dhe nga Demokratet. Marijuana ka shume me teper perdorues se heroina e kokaina - dhe shume me pak efekte negative se keto te dyja. Besoj ke degjuar per epidemine e opioideve, qe jane legale.

Legalizimi I drogave nuk do te sheronte plagen,aq sa po e sheron legalizimi i marihuanes ne shtetet qe eshte legalizuar.

Per cilen plage e ke fjalen?

Several studies have found reductions in crime after marijuana is legalized for medical use, demonstrating a relationship, but not necessarily causation.

In widely cited research, Robert G. Morris of the University of Texas and colleagues see crime fall in every state that has introduced MML.

urbantelescope

Iku ne Amerike ky ?

ACDC

Mund te jene harxhuar edhe 100 trilione,pala tjeter do te fitoje se ka njerezit e saj ne krye te “luftes se droges”.

Sic e thashe kemi alkool e duhan ja mund ti shtojme edhe marihuanen por me shume nuk ben.

Ka nje rruge qe te luftohet droga,ndalo importin dhe hap spitale per ata qe duan te kurohen.
Po kush ta beje?askush se cdo politikani i intereson kjo statu quo…

urbantelescope

O @ACDC Po qajme hallin e Shqypnise e jo per Ameriken.

Po kudo ku legalizohet,te pakten krijohet njefare database , se ai qe do e bleje diku do e marre receten. Pastaj nese ai shkel ligjin , mbjell , shet , transporton sasi te medha atehere denohet nga ligji mbi trafikun e lendeve narkotike.

Alkolin e duhanin ne Amerike ta fusin ne bythe po ia shite minoreneve , kurse ne Shqiperi ligjie eshte sa per te varur tabelat neper dyqone e shumica edhe ato nqs i kane. Dhe te sugjeroj te lexosh se kur u shpall marijuana ilegale ne Amerike te zbulosh arsyen e vertete dhe shpenzimet kolosale qe sjell lufta kunder kesaj bime kudo neper bote e jo me ketu.

ACDC

Nuk jam kunder legalizimeve se edhe vete votova pro dekriminalizimit dhe legalizimit e marihuanes.
Problemi eshte kur gjerat teperohen.

Mua me duket se pervec disa idealisteve,askush nuk e ka seriozisht luften kunder droges.

Alba2265

Problemi eshte qe derisa eshte ilegale duhet zbatuar ligji e jo Te korruptohen policet .
Kriminalizimi i marijuanes I ka rrenjet ne vakt Te Richard Nixon si mjet per Te decimuar levizjen liberale ne California e gjetke Te cilet ishin edhe konsumues kryesore Te marijuanes .

Kthupi

Filloi fshesa ne Shqiperi. Kapen 17 ton ne Vlore e Kavaje sot. Faleminderit Rilindje!

urbantelescope

Problemi eshte qe ne Shqiperi ndryshe nga atje s’mbahet mend kur eshte bere referendum , ose eshte kerkuar vendimi i popullit pervecse cdo dy vite per te legjitimuar pushtetet qendrore e vendore.

Shqiptaret nuk e kane sensin e sherbimit si qytetar, dhe ato shoqeri civile qe dalin jane fasada qe paguhen nga Sorosi e nga Keshilli Europian. Merr rastin e Ambasadores se BE ne Shqiperi , qe na sjell vlerat e Unionit Europian. http://www.exit.al/en/2017/01/26/doubts-about-corruption-involving-eu-ambassador-vlahutin/

@Alba2265 Ka filluar me heret The Marihuana Tax Act of 1937, dhe ka qene levizje per te kontrolluar meksikanet ne kufirin jugor, e meqenese Marihuana ishte bime e perdorur prej dekadash gjeten pretekstin per ti arrestuar ose denuar meksikanet e atyre viteve njesoj si levizja kunder opiumit me kinezet. Nixoni qante hallin e Hippieve qe donin paqe ne bote , e solli Heroinen e Crackun qe ti shplante mire e mire.

gjembi

Mos u merzit se e ka rimarre perseri seriozisht Xhefi. Duhet te investojme ne aksionet e kompanive private te burgjeve, korent. Degjove @TironciLebetit

TironciLebetit

I DID NOT SLEEP WITH THAT WOMAN…Kompanite private te burgjeve jane no-touch ne investim, jane si puna e minierave qe nuk e di kur do ndodhe aksidenti ose kur nderpriten fondet federale.

urbantelescope

Investoni te Yandex qe per ironi eshte dhe browseri qe perdor momentalisht :sunglasses:

salben

yandex eshte rus, per rusine, ka sukses vetem ne rusi per arsye qe s’kane lidhje me konkurrencen
e vetmja arsye qe ka marre vemendje me shume se fundmi eshte se e-mail-i i tyre s’kerkon numer celulari, sic te can derrasat google, yahoo e facebook
megjithate street view-n per rusine e turqine e kane te mire

urbantelescope

Yahoo do bashkohet me AOL jane fosilet e internetit.

Mua per vete po me pelqen me shume ky si browser. Ti marri te dhenat KGB te pakten , jo NSA e Obames

Alba2265

Crack eshte sebep per Te decimuar zezaket si perdorues kryesore Te tij .eshte nje dokumentar ne Netflix quhet the 13th ,i cili i shpjegon me themeli.

gjembi

Me 45-en dhe Xhefin ne krye per 4 vjet e ke mendjen te fjetur qe s’do nderpriten fondet.

urbantelescope

S’na e kap Netflixin kanacja revizioniste e coca cola-s :stuck_out_tongue:

salben

Ku nuk ta kap netflix? Ne Shqiperi ka hyre, edhe pse s’ka programe te mira.

urbantelescope

254 A.D Dhe njeriu krijoi irone… E di qe ka hyre e di se u can pjeshkat te anabeli , dhe rama kishte tregu qe shef homeland dhe house of cards. Per mua s’ia vlen me mire amazon prime, ose gomovies.to pa pagese :stuck_out_tongue:

salben

Sa te kem piratebay, s’ia kam nevojen keyre.
Po netflix eshte shume praktik, po te kishte mjaftueshem filma do t’ia kishte vlejtur.

p.s
si pjeshkat e anabelit te ishit ju te ppu, do ishit shume me mire

gjembi

Kur do behen njerez keta emigrantet e poshter qe te mesojne mos te vjedhin? Llumi i shoqerise, na e nxine faqen. Jo 200 mije euro po edhe 400 mije te kene prape do vjedhin.

urbantelescope

Netflix dhe 1 serial te hajrit qe kishte Sense8 e mbylli pas sezonit te dyte.

Ne te ppu po ti i kujt je ?

gjembi

Si ekspert ligjor nderkombetar qe je me siguri e kupton lidhjen me fikjen e website dhe faktin qe vjedhja prape eshte vjedhje.

salben

Website u fik, u gjykua dhe u rikthye ne menyre ligjore. Aty e kane, po te duan ta fikin.
Asnje shtet nuk e ka bllokuar. Sic nuk bllokojne Kodi-n per te njejten arsye.

gjembi

Do vije nje dite qe dhe emigrantet e poshter do kuptojne cfare eshte etika, cfare quhet vjedhje, etj. etj. etj. ncnc pz. lol.

The Pirate Bay seems to have won this round due to the technicalities in the basic due process by EasyDNS.

salben

Deri ate dite, une do te vazhdoj te respektoj ligjin, gjembi, sic po bej tani.
Nuk eshte se po i ze deren ndonjerit aq sa ta detyroj te ndertoje mure.

gjembi

Cfare thua o ekspert? Edhe pse website funksjonon akoma s’do te thote qe ti s’po vjedh. I njejti mentalitet me “zhavorri ishte aty, prandaj dhe une e vodha me kova”.

salben

Website funksionion sepse nuk ka shkelur ndonje ligj o Gjembi.
Website nuk po funksionon ilegalisht.
Kur te shkele ligjin, do te mbyllet.
Dhe une do ta mirepres mbylljen nese vertetohet shkelja, se s’jam si ti.
Eshte si te mbyllesh Facebook sepse ka vene Facebook Live dhe dikush ben streaming live te televizorit te vet qe jep Top Channel. Ai e ka paguar edhe Top Channel, edhe Facebook, edhe televizorin e vet.

gjembi

lol. pz ncnc

jps

Pa he na thuaj nje kompani marijuane qe vleresohet me MILIARDAAAA dollare?

jps

I madh si gjithmone! :rose:

jps

aman vetem investing advise mos jep te degjon ndonje trangull nga devolli dhe humb ato 2 kacidhe qe ka

jps

@urbantelescope - S’na ke qartesuar o pllum se c’fare duhet te legalizohet, perdorimi rekreativ apo prodhimi ne mase? Jo per gje por keto jane dy gjera komplet ndryshe me veshtiresi gjithashtu komplet ndryshe.

urbantelescope

https://www.evernote.com/shard/s598/sh/e54fa6dd-4a6b-43c5-b0e5-13cd0bb9778e/d82b0b3db8721ed5c6d19ebd9003a019

Po ta lexosh shkrimin Sorre e kupton qe perdorimi mjekesor/rekreativ jane te lidhura me prodhimin se po nuk u legalizua prodhimi nga subjekte legjitime si mund te jete legale perdorimi nga mileti !!!

urbantelescope

O gjembo kta jane aq largpames saqe pertojne te bejne nje google search te thjeshte para se te komentojne po skemi cti bejme i ka liria e fjales

del-ta

κy mut nanua vdes për pak vëmendje. i duket vetja sikur çoç di se kopjon shmidin e lubonjës! vetë dhe bën propagandë te kalamajt e naim çilit! unë mendimin për të e kam dhënë që herët kur u dukej cave kozmopolit ! të paktën mirë që e mban veten si njeri pa identitet,se do të kisha shumë siklet të kisha të njëjtën kombësi me të

Pjer

Zeqoooo, te zuri marijuhana, gjersa po i flet po Zeqos, vetes tate :grin:

zeqo

zeqo i vertete jam une, nuk e di pse ngaterrohesh kot me pseudozeqot e blogut?

Muni

Do çorodisi pronaret e fermave. Nuk do mbjelle me njeri domate dhe speca. Do prishe ekuilibra qe mezi po vendosen.

Kthupi

Nje pyetje nga salla:
-Kur thone qe policia e asgjesoi kanabisin e kapur duke e djegur, ai tymi e con gjithe fshatin ne feste apo vetem nje cike behet sa per policet? Pse s’e djegin me ndonje gje tjeter, hidrogjen a ndonje kimikat qe te mos beje tym po prape te mos perdoret?

Faleminderit

Aquamarine

Cfare thote VQ per legalizimin e marijuanes?

urbantelescope

Cfare ekuilibrash qekan keto ?

Fruta/perimet me kimikate apo mielli Serb.

Ne proces legalizimi nuk behet deti kos , e kush te mbjelle me shume e ku te doje , ka licenca , leje , rregullatore tregu qe vendosin hipotetikisht.

urbantelescope

Kush ta garanton qe ato mijera rrenje digjen te gjitha njehere ? :smirk:

Muni

Te rregullohej aq thjesht me liçenca dhe rregulla do kishim rregulluar edhe punen e miellit serb.
Mbas nje çerek shekulli kaos toka bujqesore duket sikur ka filluar te perdoret me plan. Qendrat e grumbullimit kane filluar. Nuk jane perfekt por kane filluar dhe nuk eshte pak. Kur fermeret te kene te ardhura nga produktet e tyre po aq sa nga kanabis atehere mund te legalizohet dhe kush mendon qe eshte garues i mire le ti hyje atij biznesi. Nderkohe do jene krijuar dhe entet perkatese qe rregullojne dhe kontrollojne barin legal. Nuk mund te legalizohet tani mendoj se do te duhej nje polic per ç’do dynyme toke. Ne e dime sa te afte jemi tu vijme rregullave verdalle ne keto kushte ku jemi sot.

Pjer

Thote, mishi te piqet, e helli te mos digjet.

Pjer

Ah, ok Zeqo, ai qenka Zeqiri, po duku se ta kaloi ai me komente.

Pjer

Muni, duke qene se shume vende po e legalizojne per arsye shendetesore, kam pershtypjen se dhe Shqiperia do ta legalizoje po per arsye shendetesore. Ne gazete Metro, lexova dje qe nje fermer belg i kish futur lopet e tija ne nje parcele me kanabis (kuptohet me leje) dhe per çudi vuri re se lopet ishin me te gjalla, me aktive dhe po jepnin me shume qumesht. Si duket ky eksperiment, eshte ne favor te atyre qe duan ta legalizojne.

urbantelescope

S’eshte problemi im qe ministria e bujqesise drejtohet nga lopcare. Une kur flas per nje teme e marre per te mireqene sic duhet te behet s’do qaj hallin jo kush merr rryshfet kush punon e kush jo.

Police duhen dhe tani ne cdo dynym , e cdo sere se s’po e marrim vesh ca po fusin neper ushqime.
Ata duhet te denohen me forte se ata qe mbjellin kanabis per cunat jashte, per vete nuk i konsumojne kane nda i 10metersh qe mbjellin ushqime bio per konsum personal ,tregun e mbingarkojne me kimikate e ilace e qajne pastaj se si behet pjepri ne shkurt.
Fshataret ta enderrojne te mbjellin kanabis pas legalizimit se ajo s’do te thote kap e kush te mbjelle me shume se tjetri ka sic the ente rregullatore, licensa etj. Koperativa i ben njerez.