Për nostalgjinë morbide

38 postime 5576 shikime 5 tetor 2017 në 06:10 e paradites
bsalaj

Jam shqiptar, jam kosovar,
Dhe këtë dorë e dua dorxhiar,
Kur jeta bushtër, bëhem zagar,
Jeta kuçkë, më bën kurvar…
Të vdesim me raki në gojë,
Kjo këngë do evoluojë
Në muaj burgu ordiner,
Posi dëllinja në juniper.
Autobuzët ndërqytetërims ikën,
Iku i yni e na la,
O Nafije, moj Nafije.

Balta më e ëmbël se mjalta në Gjermaninë e asfaltit,
Asfalti më i ëmbël se mjalti në Shqipërinë e baltës:
Mjalti na del me hile.
Provoje me laps kopjativ,
Siç magazinieri mbi gjuhë,
Për kuintancat,
Mavijos më mirë se nitrat i argjendit,
Vetëm uresë në raki s’ia gjetëm anën,
Çdo fshati ia gjetëm Tiranën,
Vetëm uresë… (falë me shëndet nënesë),
Pimë të plehëruar si misër Dajçi në kubikë të helmuar.
Dajç mos është shkodranisht për “deutsch”?
Hani i Hotit mund të ishte shqipërim perfekt
Për mansionin e Hugh Hefnerit pastë ndjesë.
(Falë me shëndet nënesë).

Eja vemi në shtëpi,
S’do bëjmë dashuri,
Do të mbajmë zi,
Respekt për Hugh
Dhe Gjermani.

Lexojmë ndonjë libër me ushkur,
Që të dëften ku e ke lënë,
Ku e lamë e ku na mbet,
Të mos e lexosh dy herë.
Mend duhen sa për ushkurin.
Tjetrën fat e alfabet.

Pikërisht, atë po të them,
Gjëja më e mënçur në libër
Është ushkuri.
Madje
Në gjithë raftin që i raftë dambllaja!
Rafti kurafti minxhi!


Fryni era, u çel Taraba,
Spiunët mrena, fëmijët jashta,
Më(h)alla - hënë e ngrënë si le(h)onë,
.evolucioni, me rënë e rënë, marshon.
Bëni qëjf me hënë e shqipes,
Fytin do t’ua nxjerrë
Hë e gjermanit, hë e grekut, rë e frëngut,
Si kollë pleviti e laringiti,
Do bëheni me hënë.

Ali Dem pa u bërë shkozë,
Harresë pa u bërë sklerozë.

Shkoza, si përkëdheli gëmushash vajzërore,
Një shko e zvogëluar, një hidhu ca përtej,
Përgjon vullnetarisht se si jep shpirt qyteti,
Si evoluojnë avllitë në grahma gardhiqesh.
Etimolog i pellazgjishtes jam
Si çdo shqiptar kur rritet e piqet.

Fermës së kafshëve i thoshim “tek stallat”,
Më vonë u zhvillua në pulari dhe libër englez,
Lopët gjitare evoluan në shpendë,
Pulat s’kërkonin muzikë
Si lopët për qumësht,
Dhe ne.

Muzika vinte me probleme dhe iso të vrara lije,
Kitara një violinë e zvetënuar,
Pse ra rendimenti? Ku shkoi sentimenti?
Në gjëndrat tona vlonte një kulloshtër e poshtër.

Proftasën kudo punë armiqësore,
Kur aq, po aq, na duheshin ca punë miqësore,
Moj Eleni.

Në Luksemburg pinin mesa duket
Cigare Luks,
Burgu s’do shpjegim,
Shtet i vogël me pullë
Si vaksinë lije
Me Radio të madhe që e ndjekim pas si hije
Më zi se Kadri Roshi Roza Anagnostin
Në një film me fije.

Me Kadrinj hafije.


Harqet e triumfit të violinave.
Kaba me zogj përmbi mbi tela.
Guna evoluoi në hark, i tremb vazhdimisht.
Më vrau hargu, jo shigjeta. Mëngjes.
Mirëmëngjes, Naim!
Ç’u mbushëm me trishtim
Prej vere të vjetër jesir të qilarëve,
Kur dëgjuam se rridhnim
Nga fisi i lashtë autokton i ■■■ëve.

Qeveri e rigonit u bë qeveri e çelikut,
Elbasani me erza e puhi nenexhiku.

Rigon – çelik – dyfeqe - plugje – kordhë – rigon
Një sqotë dhe lag toreadorë të vrarë,
Spanjollë të thjeshtë me luftë civile
Në liridalje.
Lufta e asaj të zezës Spanjë vazhdon
Me dema që nuk evoluojnë
Në gjela francezë.
Francës dhe gjeli i bën vezë,
Shumë vezë, eh ç’vezë të arta janë.
Gal – gjel, e kape?
Nëno, moj, na zhdukën bizonët.

Ndërkaq
Kryegjyshata evoluoi në azil,
Që e dinim vetëm për pleq, por qenkësh për të gjithë
Si politik:
Politika në plan të parë.

E kuptove tani
Atë pse-në
E politikës
Në plan të parë?
Bëj gati dosjen
Për azil,
Dosjen për azil,
Ta specifikova
Specifikisht,
Si punë me spec.

Luksemburgu punonte pa rreshtur
Të çorodiste Shqipërinë,
Vriste me muzikë e disqe
Siç vriteshin marsianët,
Disku i të cilëve kish zbritur mbi kryegjyshatë
Si kupolë.
Kubeja e azilit dikujt i dukej edhe si kupë sutjeni,
Tjetrës si e shpërvjelë fallike,
Mëngë novatori
Duarartë e tërë llërë…

Fallusët e shpërvjelë para ministrive
Nuk flenë kurrë,
Si buste tullacë,
Kryejashtë.
Stamina, Viagra,
Krenari e fisit të ■■■ëve prej betoni.

Azile në pellazgjisht,
“Është zile” bagëtie,
Që muzgun vë në gjumë
Dhe luleshqerat, që dridhen shi nga shqerat
Dhe ujqit s’i kanë hall –
Tjetër nasihat bota me kullota
Dhe lisa të gjatë…

Ish-varr i Naim Frashërit pak më tej, vend’ i preferuar
I Lokes nga Luma
Kur ruante bagëtitë,
Bagëtitë e kënduara gjysmë të lejuara.
Ulur mbi mermer të bardhë, tek punonte furkën
E një leshi të ashpër, të bekuar, kombëtar.

Në trutë rritës të kafkave gur të adoleshencës
Vegonin vagina shajaku,
Tjerrë nga furka fundbarku,
Ajo fije e hollë, tëhollur poshtë e më poshtë
Nga gishta të butë…
Si gishta shenjtori mbi plagë.
Fanellë mishi që na çorri të gjithëve.

Na dhimbte koka nga rritja dhe gjaku
I mëngjeseve erektoralë
Pa zgjedhje.

Dru prej lisi, gru prej fisi
Të K… (mirë e morëm vesh,
Të zuri goja lesh.)

Atdheu janë lisat e shkurtër,
Pëshpëriti dikur një qafë në vesh,
Diktaturë e visores me kodra të nëpërkëmbura
Pa emër si skllevër,
Shkurre është atdheu, makje mesdhetare,
Shqopë, shkozë, dëllinjë e mare,
Xunkth vaginash që nuk shqyhen nga toka,
Plagë e erozionit mes për mes
Lind atdhe kur bie shi,
Midis pushimeve të përflakura me garza të përgjakura reshë
Kapur pas qiellit me paramandë.

As bagëtia nuk bëkësh atdhe (mirmjes, Naim),
Por pillte kapitalizëm
Në vend të shqerrave në shkurt.
Mos e ha
Atë
Kokërr ulliri,
Është kakërdhi!
Ç’na rriti si kaktuse shëtitës ky materializëm ullishtash,
Vaj këmbësh,
Të qara thundrash
Me oi.


Socializmi pillte pension pleqsh dhe doktorë falas
Që evoluan në infermierë,
(Në rastin më të mirë,
Të keqin e ke në derë.
O doktor, o doktor,
A ka doktor në shtëpi?
Është ai i çmen’mi, Edi Rama.
Edi s’është gjë, s’ke nigju Azemin ti, Azemin, Azemin.
O doktor, doktoooor…
“Me Azemnë, me Salinë,
Prit të mirat që na vijnë.”)
Infermierë urgjencash në çdo shtëpi
Secila me një të sëmurë në gji.

Pensioni i pleqve evoluoi në hotel bashkë me mëngjesin
(“Bashkë me agimin”, film a letërsi me kuartete harqesh),
Hotel pension
Për azilkërkuesat djalosharë,
Jo me barqe birrash, por me birra barqesh,
Tek prisnin me ankth fjalën zurück,
Me kërkëllimën e zarave dorxhiarë,
Ajo tingëllonte më shumë si “çyryk”:
“Më ka ardh curryku” e psherëtirë
Si me mërzi e frustrim menstruacionesh…
Zurück i thoshin sikter kafesë,
Falë me shëndet nënesë.

Agjenda dielli argjilor -
Mbasdite: vjedhje misri,
Në mbrëmje: çimentoje vullnetare,
Ti nuk e dije
Se çimentoja
Është një lloj argjile,
Si pudra talk
Për pudrosje hundësh.
Çalltisin çunat e rinj,
Çalltisin,
Me fildish duhani
Në gishtrinj.
Ushkurët s’u evoluan në qostekë:
“Ç’më rri si loqe shegerti, ik edhe ti në Gjermani …”
Akoma vjedh argjilë dhe brekë?

Bien suvatë amatore,
Llaçi mbi qerpiç si loti mbi qerpik
Në dhomat me hardiç,
Spiunët kërrbishtor u rudhën si hurmat
Në rrugën drejt caracit kitsch.

Ah, sikur çdo spiun të bëhej një carac
Dhe jo rrudhje fyti
Pa farë,
Bie perdja mbi Tiranë,
Smogu si sipar.

PS:
Gjysma e lejuar nuk është atdhe, por voli e konveniencë,
Ama gjysma e ndaluar është, i ëmbël si mëkati,
Treg i zi, informal, familje,
Me zemër të thartë, rrëshqitëse prej moskati.

Shkëlqim Çela

Dranja

Një ode për Hatibin?

Pjer

I dashur Emigrant, ti ke lindur poet dhe prozator :smile: te urdheroj te vish te marresh shishet e veres :laughing: jo shishen, por shishet :grin:

BeluliXVI

Dr.Mathiu Aref. me kete teorine pellazgiane te ■■■-ave, mbrojti doktoraturen, dhe me sukses, ky…:rofl:

kam gjetur nje tjeter, studiuesi Harallamb Kota. ky bashke mikun e tij pellazgolog Alban, spjegojne nder te tjera se si Homerin e lashte e quajten pa dashje Homer… -i kish fol njeri ne dialekt tironçe.; Home., mire …:smiley: lexoje lexoje…

‘‘Në fillim të dimrit të vitit 800 p. k, në pragun e derës “Bujtina Pellazgut”, hyri një plak i rreckosur, që zuri vend pranë oxhakut. Një lahutar, veshur me xhokën ilirike të asaj treve, rrethuar nga miqtë e tij, këndonte luftën e Trojës. I sapoardhuri mbante vesh e shkruante me pendën e tij mbi një pergamenë. Me të mbaruar kënga, plaku shëtitës u çua. Lahutari e pyeti në gjuhën pellazge: Home, mëir?! Plaku ja ktheu:mëir, mëir. Stërgjyshi im, pandehu që udhëtari quhej Homer e i tha: -Homer vëlla, mos u largo, ha një çap bukë, fli pranë vatrës tonë dhe çdo mbrëmje deri në agim, shkruaj ndodhitë pellazgjike të kënduara nga lahutarët tanë.’’

InkuizitoriMoth

pse nuk eshte konsideruar edhe “i Pidheve”? Çeshte ky diskriminim gjinor?

InkuizitoriMoth

Belul djali, shif ktu nje ilustrim i nje citimi nga linku qe ke sjell per Dr. Mathieu Aref:

Kjo përputhet jo vetëm me emrin e popullit karian po edhe me një zakon që ishte vetëm i tyre; të ngrinin statuja itifalike, një lloj monumenti ku kolona katërkëndore kishte një penis të ngritur të Perëndisë Hermes dhe më vonë të perëndive të tjera. Ky monument i shenjtë shërbente si një pikë për të hequr kufijtë.

Kthupi

Viset e Karianeve u pushtuan nga Dorianet :joy:

gjembi

Une s’e kuptoj kete lloj krijimtarie.

Alba2265

duhet ta kendosh pasi ke pire vere te vjeter :grinning:

zeqo

As une!:unamused:, me mire shkojm andej nga temat per Z. Trump.

InkuizitoriMoth

gjembi, po kete lloj krijimtarie ktu poshte e kupton?

nga seria mund te studjosh evolucionin progresiv te penisit te fisit te Torianeve!

InkuizitoriMoth

gjembi!

BeluliXVI

po pra , ku eshte fela tjeter ?! -keta duan te na 10-sin teorine e felave me duket.:stuck_out_tongue:

btw tiku, t’eoria e felave’ nuk eshte e jotja… po ti ke meriten qe e ke pershtatur ne menyren tende si dhe per gjetjen e emrit ‘fela’

InkuizitoriMoth

ahahaha :laughing:, jam i meçur si Pandi Raidhi, biles me teper:

BeluliXVI

po mo, i mencur je ti… po ama ujët nën rrogoz nuk na i shkon dot…:stuck_out_tongue:
po te duash te them edhe nga e ke marre , si teori ekzakte, e koncenteuar. se kshu ne pergjithsi, : nevojen e ekzistences te se keqes per te dalluar te miren dhe e kunderta, e dime ne.:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

:slight_smile: e mer Belul djali, here pas here e tregon, si dikur vazhdimisht, qe je vertet djale i mire.

Aquamarine

Ide te mira por figuracion i lodhshem…ndoshta jam dhe vete e lodhur kush po e merr vesh nje lexim perciptas i dhashe…por mendimet i ka si fuga ideorum… vijne me fluks te madh e pa mbaruar nje mendim fillon tjetri. Duhen skalitur vargjet.

InkuizitoriMoth

çdonjera nga keto dy fraza tuat, permban ne vete konceptin perkatesisht te artit modern dhe artit klasik (tradicional).

Ndersa kritika jote me teper tregon poziten tende ne kete rast si admiruese kryesisht e artit klasik, meqe interpretuese e muzikes klasike.

Dmth edhe ky eshte muhabet felash (modern-klasik). Pertej felave mbetet problemi, nese ne muzike kryesisht, dhe ne artet pamore deri diku, mund te sakrifikohet pa problem kuptimi (skalitja qe quan ti) per hir te ritmit, fluiditetit, estetikes, nderlidhjes universale simbolike, ndjeshmerise esencjale etj, ne letersi mund te behet njesoj? Problemi i vertete nuk eshte letersia, por gjuha si medium i letersise, dmth a mund te sakrifikohet kuptimi i gjuhes, dmth komunikimi? Ne çmenyre tjeter mund te komunikohet nje mesazh? Niçja, profet i modernizmit, shpalli gramatiken si tiranike, njeriu duhet me qene i lire mer jau, ç’na duhet rregullat, ligjet, tabute, perveçse per t’i thyer. Ky eshte fillimi i modernes dhe Revolucionit (pamvarsisht se revolucionet perfundojne duke vendosur rregulla me te rrepta, dmth felja tjeter e tiranise kunderrevolucionare, revolucionari freng shok Enver ka pallu Edit Pjaf ne Paris dhe eshte pallu po ne Paris nga Marlon Brando, para se te dergohej nga Kominterni ne Shqiperi per te pallu shqiptaret si modernet)

Problemi eshte akoma me i rende nese fut ne pilaf motivacionin.Dmth mos eshte motivacioni i artistit modern te deshmoje qe kuptim nuk ka, bota eshte absurde, ka vetem keqkuptim etj, etj me te gjitha pasojat shkruar me siper?

Jepi dum Aquamarin, se un nuk i jap dot! (i Modhi :smile: i jep, mos u boj merak)

InkuizitoriMoth

We affirm that the world’s magnificence has been enriched by a new beauty: the beauty of speed. A racing car whose hood is adorned with great pipes, like serpents of explosive breath – a roaring car that seems to ride on grapeshot is more beautiful than the Victory of Samothrace - Filippo Marinetti, Futurist Manifesto (1910).

Victory of Samothrace

(… . Duhen skalitur vargjet)

Unique Forms of Continuity in Space, Umberto Boccioni

(… vijne me fluks te madh e pa mbaruar nje mendim fillon tjetri)

InkuizitoriMoth

kryevepra e fashistit revolucionar Marineti, poema futuriste Zang Tumb Tumb (1912), recituar nga vete autori:

ogni 5 secondi cannoni da assedio sventrare

spazio con un accordo tam-tuuumb

ammutinamento di 500 echi per azzannarlo

sminuzzarlo sparpagliarlo all´infinito

 nel  centro  di  quei  tam-tuuumb

spiaccicati (ampiezza 50 chilometri quadrati)

balzare scoppi tagli pugni batterie tiro

rapido violenza ferocia regolarita questo

basso grave scandere gli strani folli agita-

tissimi acuti della battaglia furia affanno

                orecchie                  occhi

             narici                       aperti           attenti

forza che gioia vedere udire fiutare tutto

tutto taratatatata delle mitragliatrici strillare

a perdifiato sotto morsi shiafffffi traak-traak

frustate pic-pac-pum-tumb bizzzzarrie

salti altezza 200 m. della fucileria

Giù giù in fondo all’orchestra stagni

        diguazzare                        buoi       buffali

pungoli carri pluff plaff impen

narsi di cavalli flic flac zing zing sciaaack

ilari nitriti iiiiiii… scalpiccii tintinnii 3

battaglioni bulgari in marcia croooc-craaac

[ LENTO DUE TEMPI ] Sciumi Maritza

o Karvavena croooc-craaac grida delgli

ufficiali sbataccccchiare come piatttti d’otttttone

pan di qua paack di là cing buuum

cing ciak [ PRESTO ] ciaciaciaciaciaak

su giù là là intorno in alto attenzione

sulla testa ciaack bello Vampe

                             vampe

vampe vampe

             vampe                                         vampe



                    vampe          ribalta   dei   forti   die-

                       

                                       vampe

                

                      vampe

dietro quel fumo Sciukri Pascià comunica te-

lefonicamente con 27 forti in turco in te-

desco allò Ibrahim Rudolf allò allò :laughing::laughing::laughing:

https://previa.uclm.es/artesonoro/ftmarineti/html/BOMBAR.html

InkuizitoriMoth

Ne nuk mund te heqim qafe Zotin, perderisa besojme akoma tek gramatika - Niçe

Aquamarine

Nuk eshte se synoj rregullin e bukurine klasike ne kete poezi, por pakez skalitje brenda per brenda stilit…s’besoj se di t’i humbiste kuptimi :slightly_smiling_face: Me kujton stilin e Hatibit tek Pasqyra e lendes a Gjashta mac, ndoshta ngaqe jane i njejti brez dhe jane rritur ne kontekste te ngjashme e ndaj vjen dhe ngjashmeria ne poezite e tyre, metafora e krahasime ndertuar me elemente nga koha ne te cilen kane jetuar. Pak rregull s’do i bente keq vargjeve…mund te kesh fluks figuracionesh, por disa mund te sakrifikohen per te miren e vete vargut dhe raportit te shendetshem me vargun tjeter, edhe pse te dhimbsen, mendoj se nuk duhet neglizhuar esenca…ka poezi te tjera ku mund t’i perdore autori, mjaft t’i ruaje ne bllok. Duket sikur te gjithe fantazine krijuese e ka perqendruar ne nje poezi ts vetme nga frika se s’do te shkruaje me (me si poezi, apo me si ksaj radhe) Ketu e kisha llafne per fluksin me siper.

InkuizitoriMoth

kjo eshte shum e vertete, dhe pa e pas jetuar vete kete kontest si i te njejtit brez, nuk kupton asgje, ose kupton pak, kap vetem ritmin pa kriju lidhjet. Plus qe ajo kohe per vete natyren e saj te skalitur krijonte simbole te skalitura. E kush di nga brezi yt se ekzistonte raki dellinje e Rrogozhines me etikete Junipers te permendur ne poezine ne fjale? E kush nga ju i ka provuar shijen kesaj lloj rakie? Po emocionin qe ndjenje dhe aromen kur hyje ne nje barkafene te nje katuni te humbur qe nuk kishte asnje lloj tjeter pije veçse Juniper duke knu o Nafije moj Nafije?

E gjithe poezia moderne (dhe arti modern ne pergjithsi) ne parim nuk interesohet per skalitjen, dmth per te kaluaren dhe te ardhmen, por per vetem fluksin e momentit dhe kontestin e momentit. Dhe kjo nuk eshte me moderne se ka filluar 100 e kusur vjet me pare, qe me Rembone jane dhene shenjat e para profetike e Fundit te Koheve, qe koha ka ngel ne vend, skalitet fluksi i momentit sepse nuk ka me te ardhme dhe te kaluar.

Jo pa qellim kam perkthyer ne temen prane kete shkrim, lexoje po deshe te kuptosh me teper se çfar dua te them.

Aquamarine

E pur Hatibi me duket purrfect. Besoj na fal autori duke qene se e adhuron per vete, ose eshte thjesht shija ime, por ne proze eshte shume me mire se ne poezi. Me pelqejne ato poezi qe depertohen nga shpirti artistik, ai lloj sensitiviteti qe e ndjen edhe pa njohur mire kontekstin.

InkuizitoriMoth

pa deshire te komentoj gjate, po them vetem nje shprehje banale: “kane veçorite e tyre”. Çimi ka merite qe njef shum mire gjuhen, letrare, halabake dhe popullore. Pastaj mu me ka pas pelqy shum nje poezi e tij e ngjashme si stil, te cilen e kam pas quajtur ekologjike, me sakte ka qene metafizika e ekologjise. Fatkeqsisht nuk gjenden me poezite e tij ne arkiv qe ta sillja.

Xixa-g

Hej sa po m’pëlqen kjo shprehje “Metafizika e Ekologjisë”.

InkuizitoriMoth

nuk e ke idene sa e bukur eshte si poezi, ta sugjeron vete titullin. Ka nje ritem te brendeshem qe nuk gabon kurre. Çdo varg mu me krijonte nje gjendje vizionare me flashbek nga e kaluara e jetuar.

Fatkeqsisht nuk e gjej me, kushedi se ku e kam fut ne ndonje fail ne kompjuter. Prap e kerkova dhe nuk e gjeta.

Xixa-g

Po ja dite titullin ( apo temën) ja kërkoj vetë Cimit.

InkuizitoriMoth

Nuk e mbaj mend titullin, e as vargjet, e kuptueshme, ishte e ngjashme me poezine e ketij posti. Por mbaj mend mire qe fliste per magazina ushtrie me topa te lyer me graso ne bjeshke etj (prandaj “metafizike e ekologjise”). Sakte nje vizion qe un e kam pare realisht kur kam qene ne bjeshke per here te pare.

Po ta dha, sille ketu, jam kurioz se çfar pershtypje do me beje tani.

gjembi

Pse ma kerkon mua? Ndoshta ashtu ka dashur Blendi qe hapi temen? Ndoshta ka menduar qe jo cdo shkrim ka nevoje per ilustrime? Megjithese fotot flasin 1000 fjale, disa here fjalet flasin me shume se ilustrimet.

InkuizitoriMoth

ta kerkova ty se kjo teme e kishte nje ilustrim qe u zhduk, plus katraures se djeshme me temen tjeter qe akoma nuk kuptoj se çfare ndodhi, hiq e ve 100 here. Ndersa ate te fjaleve qe vlejne me teper se fotot, eshte mire tja lije Blendit qe eshte i zoti i punes. Per mu nuk shkon qe temat e letersise kan pasur gjithnje nje ilustrim, dhe kjo jo. Nesje, i ke bere nje kompliment t’modh Çimit.

Megjithate na fal per shqetsimim dhe gabimin e imagjinates time t’modhe.

gjembi

Nuk e mbaja mend nese ka qene me ilustrim. Tani po shoh qe square e ka redaktuar. Gjithashtu une nuk pretendoj te flas ne menyre kapitale apo te “vendos pikat mbi i”. Thjesht jap mendimin tim. Ashtu sic dhe me duket e padrejte qe ne te sjellim shkrimin e dikujt dhe te vendosim me cfare ta ilustrojme pa dijenine e autorit. Po nese autori nuk eshte dakort me zgjedhjen tone per te ilustruar idete apo krijimtarine e tij/saj?

S’ka nevoje te kerkosh falje fare! Partise i duhen njerez si ti :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Partia nuk pjerdh per autorin!

InkuizitoriMoth

sa kisha qef te ishte Çimi ne Peshk dhe ta shifte kete imazh:

squarepusher

me qe me eshte permendur emri, redaktimi im ka konsistuar ne vendosjen e fotos te ciles i referohet Inkuizitori jo ne heqjen e saj. Shpjegimi per probleme te ketij lloj jane shpesh here teknike, keshtu qe bisedat ne lidhje me to mund te behen shume mire privatisht pa pasur nevoje te krijohen komente varg jashte teme. Gjithsesi, per arsye estetike te ballines se PPU, eshte mire qe postimet e kolones letersi te shoqerohen me nje foto.

InkuizitoriMoth

o çimo, a ma ke pa gjo çimin?

6312cefe38d9086e286a1e19bcf51bed--nursing-homes-aging-gracefully