Pakti me djallin

61 postime 9664 shikime 6 gusht 2017 në 01:58 e pasdites
InkuizitoriMoth

Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit vet? - Marku, 8:36-37.

Teza që çdo krijues ka një ide fikse, e cila, hapur apo fshehur, përmbahet në tërë veprën e tij, i shkon për shtat më mirë s’bëhet Tomas Manit. Në tërë veprën e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse përshkrimin dhe psikologjisjen e figurës së artistit gjeni në epokën moderne, vëzhguar nga pikpamje dhe perspektiva të ndryshme, duke e rritur nivelin roman pas romani deri në veprën e tij të fundit Doctor Faustus. Ky roman kryevepër dhe këngë e mjellmës, është një alegori e fatit të artistit modern që lidh një pakt me Djallin njësoj si Fausti i Gëtes. Protagonisti i romanit Ardian Leverkuhn i shet shpirtin Djallit në këmbim të mprehjes së ndjenjave në mënyrë mbinjerzore, dhe për pasojë fitimit të aftësive gjeniale krijuese, me kushtin e pamundësisë për të dashur njeri, në kuptimin që çdo njeri i dashur prej tij duhej vdiste për shkak po të dashurisë së tij.

Romani në fjalë zakonisht interpretohet i kufizuar në rrafshin e kulturës gjermane duke paraqitur në mënyrë simbolike paktin historik të popullit gjerman me shpirtin e së keqes, për hir të dëshirës së shfrenuar për gjithëdije dhe gjithëfuqi, me përfundim logjik katastrofën e nazizmit. Ky lloj interpretimi është tepër mëndjengushtë, sepse fati i popullit gjerman nuk ka qenë dosido për kohën, në një farë kuptimi (jo vetëm sipas të kuptimit nazist) fati i Gjermanisë përfaqsonte fatin e tërë botës, gjë që përbën vlerën e veprës në fjalë: një vepër fiton vlerë të vërtetë kur vlersohet përtej kufijve kombëtarë.

Jo vetëm kaq, çfarë e bën këtë vepër të pashoqe, është ideja fikse e Manit përmendur më lart; nga pikpamja sociale leitmotivi i tërë veprës së tij ka qenë pozita e artistit në shoqërinë borgjeze, më saktë konflikti midis artistit dhe borgjezit, artit dhe interesit material (parasë), të cilat, parë më hollë, përthyhen si konflikt midis artit dhe jetës, sublimes dhe banales. Akoma më tepër e pashoqe nga pikpamja psikologjike: për Manin - si edhe për Gëten - artisti priret drejt patologjikes dhe kriminales. Kjo ide, e trajtuar si të thuash shkencërisht në esenë Vëllai im Hitler, rimerret dhe trajtohet edhe artistikisht në romanin në fjalë.

Ti beson në gjeninë që nuk paska të bëjë aspak me ferrin? Non datur! Artisti është vëlla me kriminelin dhe psikopatin - Doctor Faustus

Doctor Faustus është libër tepër voluminoz si faqe, por edhe si informacion jo më pak; përbën një enciklopedi të tërë të kulturës gjermane, filli i tregimit ndalet herë pas here nga përsijatje të sofistikuara për metafizikën, teologinë, alkiminë, muzikën etj, gjë që e bën leximin pak të vështirë për lexuesit dosido. Nëpërmjet figurës dhe biografisë së protagonistit fiction, ish-teologut dhe kompozitorit Ardian Leverkuhn (përzjerje e karaktereve të Berliozit, Niçes dhe Schonberg dhe ngjarjesh biografike të jetës së tyre), Man rrëfen disa shekuj të muzikës gjermane dhe arritjen në stacionin përfundimtar të muzikës moderne (dodekafonike) që thyen kanunet tradicionale. Prandaj romani në fjalë është quajtur prej Man “libri i Fundit”; Hans Mayer e quan “libri për Fundin”. Kjo një arsye më tepër (dhe më e rëndësishmja si arsye) për ta quajtur romanin më madhor të shkruar ndonjëherë, sepse shteron krejtësisht problemin e artit nga pikpamja negative e Providencës: Leverkuhn është arketipi i artistit demiurg, i shfaqur si mesi shpëtimtar në Ditët e Fundit (sipas konceptimit fetar të historisë), ose Fundit të Historisë (sipas konceptimit laik). Jo rastësisht kompozimi më madhor i Leverkuhn titullohet Apocalypsis cum Figuris.

Edhe si kompozicion Doctor Faustus është tepër i veçantë, vepra ndahet në mënyrë simetrike në dy pjesë kryesore, e para përshkruan fëmijninë dhe rininë e Leverkuehn, rrëfyer në vetë të parë nga një mik i fëmijnisë dhe admirues i tij, Serenus, ndërsa e dyta tregon kusurin. Pikërisht në qëndër të veprës, edhe në kuptimin literal të fjalës, pa asnjë lidhje formale me dy pjesët e tjera, ndodhet kapitulli në formë dialogu i nënshkrimit të paktit me Djallin. Vetkuptohet përse në qëndër.

Kjo është epoka në të cilën nuk është më e mundur të kryhet një vepër në rrugë normale, në kufijtë e devotshmërisë dhe të arsyes, dhe arti është bërë i pamundur pa ndihmën e djallit dhe zjarrin e ferrit nën kusi … - Doctor Faustus

Por duhet theksuar se kjo ndodhi qëndrore ka preçedenca përgatitore: Leverkuhn që fëmijë ishte i magjepsur nga figura e Antikrishtit, e kërkon dhe e dëshiron atë, don t’i japë gjithçka ka të mirë në shkëmbim të frymzimit të përjetshëm muzikor. Preçedenca tjetër - që në të vërtetë është gjëma reale qëndrore, pakti me Djallin është vetem një metaforë - është çfarë i ndodhi të vetmen herë që dashuroi në një takim të rastit me një prostitutë, Esmeraldën, e cila u bë ide fikse e rioshit derisa e shtiu në dorë, e megjithse ajo e paralajmëroi për dëmin që do i sillte marrdhënia seksuale me të, meqë e sëmurë me sifiliz. Leverkuhn nuk i vuri veshin, sikur e kërkoi vetë belanë, bëri çfar deshi duke u infektuar nga mikrobi, nga i cili nuk u shërua kurrë më, e që u bë shkak i zgjimit të gjenialitetit të tij nga përgjumja në formë të sëmundjes mendore të demencës (pasojë rëndom e sifilizit). Pra kihet të bëhet me tezën e njohur: në figurën dhe krijimin e artistit dekadent, sëmundja mendore (alienimi) dhe aftësia krijuese identifikohen ndërmjet tyre. Inçidenti në fjalë i ka bërë vaki pikë për pikë Niçes, edhe nga kjo pikpamje romani në fjalë ka meritën të përzjejë pandashëm ndodhi të vërteta - bërë vaki personazheve të ndryshëm të kulturës - me fiksjonin artistik, gjë që përbën një koktej me efekt artistik shumë të fuqishëm.

Duket qartë që Man matet me Gëten, poetin kombëtar gjerman dhe atë i artit dhe kulturës gjermane, madje edhe i kulturës universale (arti universal është shpikje dhe ambicje e Gëtes), duke e tejkaluar atë si atyrshëm duhet të tejkalojë biri çdo atë, në mos për meritë personale, për meritë të epokës tonë që ka për ambicje të arrijë përtej çdo fundi. Njësoj si në Faustin e Gëtes, bëhet fjalë për idenë e së keqes si pjesë përbërëse e rregullit të botës, pra në këtë rast krijimi artistik për një artist nuk është i mundur veç si braktisje e arsyes dhe bon sensit (borgjez) dhe kthim në origjinë të energjisë tellurike iracionale krijuese, konceptuar si demiurgji arkaike diabolike sakrale. Ndryshimi është se nëse Gëte ati nxit në një farë mënyrë të bëhet një eksperience me të Keqen në mënyrë që të përftohet më pas më tepër urtësi, Man, biri i denjë (edhe i padenjë) i atit, nxit akoma më zi në përputhje me epokën tonë (sa vijnë e nxihen pendët e korbit): që artisti të gjejë fuqinë për krijim të vërtetë, duhet pa tjetër të çmëndet, alienohet, me pasojë të drejtpërdrejtë: shoqëri e sëmurë, kulturë helmatisëse, art i shterpë pa frymë. Pra një Fund i Kulturës në kuptimin më negativ të fjalës, gjë e ilustruar përsosur nga fundi i mjerë i Leverkuhn.

Mbasi humbi dashurinë e të gjithë njerzve rreth tij sipas kushtit të paktit, Leverkuhn kaloi shumë vite duke punuar pa lodhur për ide teknike të reja dhe teori kompozimi novatore që shkallmonin të mëparshmet tradicionale, me arritjen majë dhe përfundimtare të veprës Lamentatio Doctoris Fausti, një oratori (muzikë fetare) që mëtonte të ishte një lloj Sinfoni e Nëntë betoveniane përsëmbrapi, ku është errësira që fiton mbi gëzimin midis jehonave të të qeshurave ardhur prej ferrit. Shumë tregues është fakti që për t’i paraqitur publikut këtë vepër të fundit (në të gjitha kuptimet e mundëshme e fundit), thirri të gjithë të njohurit duke vënë në skenë një parodi të Darkës së Fundit rrethuar nga dishepujt si një Krisht përsëmbrapi: para se të shkojë në ferr sipas paktit, mbajti një fjalim të çuditshëm, enigmatik dhe delirant si lamtumirë e fundit duke rrëfyer paktin që kish bërë me Djallin vite më parë. Mbasi mbaroi fjalën, u ul në piano, hapi gojën sikur deshte të këndonte, por nga buzët i doli vetëm një psherëtimë vajtuese dhe u plandos për tokë.

Nga ky çast e derisa vdiq, vegjetoi për dhjetë vjet rresht i papërgjegjshëm për çfar ndodhte rreth tij, i përkujdesur si një bebe nga të afërmit e tij (saktë fati mjeran i Niçes).

Nuk besoj se ka nevojë më për interpretim.

------------------------------------------------------------------------------------------------------

InkuizitoriMoth

Stimuli per te shkruajtur kete teme erdhi nga nje diskutim me Aquamarin:

Pjer

I modho, e lexova, s’di ç’te them, nuk eshte fusha ime, megjithate thash ta lej nje koment, sa per te shtuar e ngjallur po nje koment tjeter.

InkuizitoriMoth

Pse Pjer, jo vetem qe eshte fusha jote, por shkrimi flet per ty si gjenial dhe shpetimtar i Shqiprise dhe botes.

T’gjitha i ke per te qene Leverkuhn i makroekonomise, Apocalypsis cum Figuris jote eshte Vizione te Qarta, psikopat je, meqe me mani persekutimi i pergjuar nga Sigurimi si disident dhe sot i pergjuar nga shum qeveri te botes qe komplotojne rreth diturive te tua, megallomanine e ke ne grade me te larte si person qe e ka zgjidhjen ne dore te gjitha problemeve te botes, dishepujt i ke (ata qe te kane bere pyetje tek Intervista e Shekullit).

Vetem sifilizi te mungon, por edhe kesaj pune i gjendet dermani, sepse edhe Esmeralden e ke, futi i t’pallume Tironsit Lebetit dhe infektohesh nga AIDS, qe eshte semundja e gjeniut ne epoken ngambrapa.

Pjer

Nepermjet teje, (dhe shume te tjerve), komenteve qe jepni ketu, une shoh shpirtin tuaj te shprishur, te djallosur, gje qe ju ben/shtyn te nxirrni gomarrlliqe te pafund.
Ti thua; " …

kur kam thone une o i semure, qe qeverite e botes po komplotojne rreth diturive te mia !!! Diturite e mia (nje pjese) une i kam hedhur ne VQ e Intervista ketu, çdo gje e hapur, keshtu qe kjo qe thua bie ne kontradikte. Qe kam dhene ca zgjidhje ekonomike te problemeve shqiptare, kjo s’do te thote se paskam dhene zgjidhjen e problemeve boterore, nga e nxorre kete, nga mendja e semure apo ashtu ti dhane udhezimet te thuash.
Kaq keq qenke palluar ne tru sa je infektuar ne shpirt.

zeqo

Ndoshta Tori niset nga ajo qe ti Pjer ishe i zene per ca kohe me çeshtjen e Sirise, ndaj dhe i ka dhene shtyse te mendoje keshtu.

Pjer

Po pse Zeqo, ne korrik isha i zene me Brukselin, mos do te thote kjo se po zgjidh çeshtjen e Shqiperise, meqe ata ishin te merakosur per zhvillimet e reja pas zgjedhjeve atje.

InkuizitoriMoth

Brukseli eh, ahahahaaaa :joy:

se harrova me thon kryesoren:

Edhe Mefiston e ke, jom un! ahaha ahahaaaa :joy:

Vlonjat

Tiku faleminderit per analizen qe solle ketu. Eshte vertet çlodhese koha kur lexon te tilla prurje.
Besoj se pakti me i famshem dhe me i "bukur " artistikisht dhe historik eshte ai i Adamit. Njeriu qe kishte gjithçka ( perkunder Leverkuhn-it) bile edhe gruan e pare😉 i braktisi per dijen. Dhe nuk kerkoi fame, pasuri apo perjetesi. Tani mund te themi qe Adami naiv u shty ( nuk e kerkoi vete si qellim ne vetvete) nga Djalli nepermjet gruas de tij te kerkonte driten e dijes por çfare rendesie ķa kjo. Persa kohe e Mira dhe e Keqja percaktonin fatin e njeriut a mundej ai te ishte i pavarur? Zaret ishin hedhur. Loja luhej/t nga te tjere aktore. Ne kemi qene dhe jemi figurante ne toke. Figurante qe duam te mbijetojme. Keshtu qe sado te perpiqet njeriu, nqs do pranojme mbinatyralen, diku dikur do detyrohet te bej pakt per te kaluar ylberin. Mann-i mund ta denoncoje fort te keqen te njeriu por personalisht mendoj se eshte vete njeriu ( pavaresisht shembelltyres hyjnore) qe krijon te keqen.

Fikret

Pashe para nja dy ditesh ’ the sunset limited’ si filëm.
Mu kujtu ‘epoka para gjygjit’

zeqo

Fjale me vënd na the zotrote.:smile:

InkuizitoriMoth

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

InkuizitoriMoth

ne te njejtin koment qe akuzon se un shpik gjera te paqena qe rreth teje zhvillohen teori komploti, me akuzon njekohesisht qe un flas sipas udhezimeve … udhezimet e kujt, te komplotisteve te Brukselit?

pranej them qe je me drrase mangut, loqe fare je, dmth i ke te gjitha mundesite te bohesh i modh!

InkuizitoriMoth

Komentin tend nuk e kuptoj mire, se pari ka disa koncepte qe trajtohen njekohesisht dhe nuk orientohem dot. Se dyti, me duket se ka nje kontradikte midis konceptit qe njeriu nuk percakton fatin e tij (Persa kohe e Mira dhe e Keqja percaktonin fatin e njeriut a mundej ai te ishte i pavarur?), dhe konceptit te kundert se eshte vete njeriu qe krijon te keqen. O njera o tjetra, nese nuk jam gabuar ne te kuptuar.

Pjetermustakuqi

Fati tragjik i Tikut, qe ne temat qe ai i propozon per menje intelektuale jo pak te sofistikume,perfundon t’u ba debat me Pjerin. :stuck_out_tongue:

Pjer

Po kush te njef ty ne Bruksel ,ty e shumta te njef komuna ku jeton ne Itali. Qipar ta kisha llafin per Tiranen, se ju fuksat bo vaki iu sherbeni te gjitha qeverive.
Dhe hiqi apo fiksime dhe krijime budalliqe qe thua per mua, se une nuk e kam fare delirin e madheshtise, dhe as delirin e persekucionit. Vertet kam kaluar periudha te veshtira, ne momente te caktuara, si ne Shqiperi ashtu dhe kendej, por kjo ka ardhur se une kam bere diçka, dhe jane te faktuara. Eshte ndryshe kur nje njeri nuk ben gje dhe i lindin delire te tilla, athere po ai mund te quhet i semure apo delirant.

Pjer

ç’jane keto ironira pa kripe a derzi, ç’lidhje ka Tirana me komunat e Italise, kur te ka ty direkt. A e kupton qe nuk je ne rregull nga trute, jam perpjekur te te sheroj por e shoh qe e ke te rende semundjen.

Vlonjat

Ke shume te drejte, shpesh i bie shume shkurt gjerave ngase me duket sikur humbas shume kohe po te shkruaj.
Ajo qe doja te thoja ( duke marr shkas nga kendveshtrimi yt per ngjarjet e sotme) eshte se Mann- i vertet ka bere nje kryeveper qe trajton ndoshta deri ne ezaurim para, momentin dhe pas Paktin me Djallin por nuk eshte i vetmi. Te tjere para tij kane trajtuar kete gje, Makiaveli? Gjeneza? Bile te gjeneza kemi paktin e pare ne kete bote por qe shume pak eshte e trajtuar artistikisht duke pare “pasojat” deri ditet e sorme.
Ndoshta nuk jam shprehur me qarte por nuk besoj se ka kontradite midis asaj qe Njeriu nuk eshte i lire por krijon te keqen. Ka lidhje me paktin e pare, me vrasjen e pare ne kete bote. Njeriu i pare percaktoi (me hir apo pahir) dhe fatin e njerzimit. Mbas atij, te gjithe kane qene fotokopje me difekt.

machitewa

A ka shanse ne kete bote ai qe nuk ben pakt me djallin? (Pothuajse ne te gjitha krijimet letrare e artistike rreth kesaj teme, pakti me djallin do te thote sukses i garantuar).

A ka (artist apo person) te famshem a te suksesshem, qe ka lidhur pakt me Zotin?

InkuizitoriMoth

Perfekte kjo qe ke thene, nuk e luan topi, ma ke ftof menjen, kur thone dibranet!

Kete lloj kontradikte e ka shprehur shkurt fare Sarteri me shprehjen:

Ne jemi qenie te denuara me liri!

Sigurisht si maskara i dores pare qe ka qene, Sarteri i jep nje nuance tjeter shprehjes, qe eshte e zeze fare nga pikpamja qe ke kap ti e Gjenezes, si akt mosbindje, dmth lirie false ose anarkie, qe e shndrron lirine ne denim ose mallkim, duke kushtezuar historine e mepastajme njerzore gjithnje midis dy felesh false: tirani dhe anarki.

Persa i perket trajtimit artistik te kesaj teme, ketu ke listen e veprave pergjate kohes:

InkuizitoriMoth

Ky eshte trajtimi me modern, film i Sokurovit, i vetmi ngambrapakristian fashist qe ka mik Stalker, qe nuk ja ashtu mamane si fashist, megjith udhezimet e Godardit nga Tirana:

Vlonjat

Pyetje me vend. Jeton ne U.S.A nje pastor modern dhe shume i pasur, Joel Osteen e quajne. Ky predikon qe nuk ka asgje te keqe te fama, suksesi pasuria pasi ky eshte vullneti dhe plani i Zotit per ty ( e kam reduktuar pak) . Duket shume motivues dhe modern ( shume larg nga predikimi ne kishen katolike, ortodokse) por qe ka dicka diku qe me thote eshte shume e bukur per te qene e vertete. Ai famen dhe pasurine e tij ia dedikon Zotit dhe vullnetit te Tij. Me prane ke dhe Nene Terezen.

anon64581289

ngaqe Pjeri vetem ja lexon shkrimin. normal pra debati me te.

Pjer

O derdemen, tek kjo teme nuk kisha nderment te futesha, por thashe po e lej nje koment per ti dhene nje spunto me teper temes, por ti morre superxhiro, gje e le damken qe je i semure. Ne fakt kete gje e kane vene re edhe te tjeret, por une preferoja te te mos ta permendja, thjesht se te semurit nuk i permenden gjera te tilla dhe shpresoja te te sheroja e te ishe me i qete e me njerzor ne komente, e kete gje thjesht edhe se doja te ruaja kete faqe qe do ta quaja nje ode bisede n’mes" pleqve" si dikur, mirpo ti e ke kthyer ne nevojtore kete faqe, dhe ketu eshte faji i admineve jo i joti.
Pas komentit tim te pare;

ja se çfar thua ti si nevojtore qe je;

Tani ç’emer ti vejm kesaj qe ke shkruar. E megjithate, mendova te te sqaroj, kuptohet faji im qe perpiqem te sqaroj nje te semure, kur e di fare mire se xhuperxhiroja e tij eshte e pandalshme, dhe e pabaze e pallogjikeshme. Mirpo ti kete nuk arrin ta kuptosh, pikerisht se je i semure.

anon64581289

komenti qe bere ti shoku Pjer ishte ofendues (s’ka pse çuditesh dmth qe tjetri te ta prese keq). kur nuk kupton ate qe eshte shkruar, vazhdohet me tej neper blog apo neper bote, qe te gjesh gjuhen e perbashket me dike tjeter. nuk ka pse ben koment sa per koment.

InkuizitoriMoth

jo jo ka bere mire qe ka komentuar per te komentuar, sepse kjo eshte e vetmja menyre qe un t’ja kaloj me komente komenteve te temave te Pjerit.

Edhe ti kurreshtar loqja ben mire qe komenton pa lexuar temen, dmth dhjet edhe ti ne teme dhe blog si Pjeri, dhjes edhe une, sepse ketu eshte bere kampionat muti, o burra kush dhjet me teper qe te dale i pari si kampion i mutit.

Pjer

Po te hecesh nen kete koncept/mentalitet, natyrisht qe Peshku do kthehet ne nejvotore. Une, ti, ai, ajo, ne te gjithe nuk duam qe te kthehet ne nevojtore, athere perse nuk permbahesh, para se te shkruash/shprehesh, frenohu dhe nje here, mendohu dhe nje here, pastaj shkruaj. Se nese ti sheh qe Pjeri nuk do kampionat muti ketu, athere pse ti do ta kthesh ne nje te tille.

InkuizitoriMoth

vazhdo dhit Pjer, hiç mos u druaj! sepse njeriu Une, ti, ai, ajo, ne te gjithe jemi denuar me lirine e dhjerjes se vazhdushme qe nga Gjeneza.

Aquamarine

Ose je Bulkthi, ndergjegja e Pinokut/blogut :slightly_smiling_face:
P.S: do e lexoj me qejf me vone shkrimin jam sh kurioze.

Pjetermustakuqi

Edvin Kristaqi. :smiley:

machitewa

Edvini beri pakt me ilir meten :smiley:

InkuizitoriMoth

Ne menyre qe te mund te vazhdoj komentimin normal me persone normale, duhet me fut pa tjeter ne pilaf kete dy komente nga nje diskutim i gjate qe prek menyren anormale te diskutimit, referuar edhe kesaj teme:

Dhe e fundit, ju nuk e keni provuar sa e dhimbeshme eshte qe te shkruash nje teme qe te ha shum kohe dhe perkushtim, dhe te vjen nje sumkapuç analfabet e te dhjet ne teme vetem se do me la hesape te shkuara me ty. E ke te fresket dhjerjen ne fjale, shiko temen time Pakti me Djallin ne krye te faqes ku gjithfarlloj tumrash diskutojne brenda temes duke dhjere ne te.

Vlonjat

Tiku, per te qene brenda temes, po shikoja nje film dje me skenar te Tarantinos dhe me beri shume pershtypje ky momenti ketu:

Nje femer shume e bukur dhe tunduese, nje gjarper ne qafe dhe fjalet Diavolo, evil, satanico. Imazhe qe vijne nga larg, shume larg.
Thashe me vete, ky djalli duhet te jete djalli vete qe mundohet te na shfaqet ne shume forma per te na çorientuar :grinning:. Si eshte ajo shprehja? E mbajte gjarprin ne gji :wink:! Dhe mbas ketij momenti perhumbje me erdhi nje pyetje : Ore çfare eshte djalli ?

Aquamarine

Ana tjeter e fenomenit te shitjes se shpirtit per t’u nominuar si krijues i madh, eshte fenomeni i sakrifices qe e shnderron individin ne humanist te madh. P.sh njeriu qe sakrifikon deshiren per t’u shnderruar ne figure dhe per te pasur prestigj e fame dhe i jep mesazhin e tij njerezimit ne shume forma…ne castet e dhimbjes se forte prej vuajtjes njerezore, a ne castet e dhimbjes prej sakrifikimit te deshirave egoiste, vete fytyra, qendrimi, heshtja e njeriut eshte veper e gjalle artistike. Tingujt e qetesise qe degjon shpirti ne ato momente, tingujt e ndalimit te Kohes/vrasjes se Kohes (djallit) jane muzika qe buron ne zemer te Universit, jane rrezatimi i koshiences se vertete njerezore. Ne ato momente te asgjesimit te Egos, njeriu shnderrohet ne mesazh e jo ne figure, ne veper artistike e jo ne Krijues, ne dashuri te paster e jo ne superioritet diabolik te pangopshem me Fuqi.
P.S: do te citoj me vone nje pasazh/impresion te nje autori mbi mjuziken rock.

Vlonjat

Shume interesant ky kendveshtrimi qe solle. Lufta, sakrifica ( ndaj tundimit) per te mbyllur dhe shuar egon personale per te miren e dikujt tjeter. Kjo ia vlen te quhet refuzimi i paktit te djallit. E them kete se dashur pa dashur te gjithe kane bere nje transaksion me djallin.

InkuizitoriMoth

Elementary, My Dear Watson

ne simbologjine e kafsheve gjarperi eshte tipik simbol fallik, nga pikpamja e formes ngjan me penisin (trupi dhe koka), edhe nga pikpamja levizese, gjarperi njesoj si penisi levaret i shkrehur dhe ngreh koken kercuese i ngrehur, futet ne shtrofke, dmth ne vrime te lebetitur nga qefi, etj kushedi sa te tjera vari hejben. Dmth kjo virgjeresha ne film eshte duke vallzuar me penisin, çfare ne fakt deshirojne virgjereshat, por edhe shenjtoret, ndryshimi eshte se te parat e bejne, e te dytat nuk e bejne. Dmth e gjithe skena e filmit eshte nje ritual fetar satanik i bastarduar, siç bastardohen rendom gjerat e hereshme arkaike ne Epoken Ngambrapa, epoke ku vershojne te gjitha ujrat e zeza te historise (por edhe ujrat e kthjellta, pavarsisht se pak te vena re nga elita ngambrapa). Rituali satanik ne origjinal ka qene shume me ndryshe se i kurvave dhe kurvareve bastarde amerikane qe shef ne film, dhe jo vetem), dmth feja satanike ka pasur rol si te thuash pozitiv ne historine providenciale kur njerzit mbas Renies te pershkruar ne Zanafille, nuk njihnin zot tjeter perveç Satanit, sakrificat i beheshi Satanit sipas nje rituali ku pihej sperme dhe gjaku i femijve te pafajshem te therur ne altar, me perfudim nje orgji kolektiv seksuale nen drejtimin e sacerdotit qe pallonte ne altar sacerdoten femen qe perfaqsonte hyjnine femrore qe i ishte kushtuar tempulli, e famshmja hieros gamos, libri dhe filmi Kodi da Viçi. (Flitet per kohen e lebetitur te matriarkatit, te cilen tani kerkon ta riktheje te bastarduar levizja femen qe ka disa perfaqsues edhe ne Peshk; ka nje film Kubrik “Eyes Wide Shut” me me teper nivel artistik dhe vertetsie per fenomenin). Njohja e Zotit ka ndodh gradualisht, por ekziston nje kohe qe formalisht mund te quhet e njohjes se zotit nga njerzit. Eshte merite e Abrahamit, i pari qe nxorri koken mbi nivelin e ferrit, prandaj mbahet ati i tre feve te Librit. Kuptohet nuk ishte merita komplet e Abrahamit, i cili mbeshtetej mbi nje fondacion vuajtjesh dhe sakrificash te meparshen ne histori. Eshte njesoj si hidh e hidh gure ne uje qe zhyten, e gur mbas gur krijohet pirgu, e vjen nje moment qe nje gur del i dukshem mbi siperfaqe te ujit, ky gur eshte Abrahami.

Normalisht per njerzit ekziston nje terror arkaik iracional per gjarperin, pra shum i kuptueshem relacioni simbolik me Satanin. Un kam njof njerin qe me te pare gjarperin ne televizor, dilte i tmerruar nga dhoma, nje tjeter person akoma me qeshark: nuk po kuptoja se perse personi ne fjale, i ulur ne minder, me tmerr ne fytyre leviste duar e kembe sikur lufton me me nje gje te padukeshme kercenuse perpara tij, pastaj pashe qe ne ekran te TV ishte nje gjarper ne plan te pare. Vetkuptohet pse gjarperi, rreziku maksimal i helmit, levizje sugjestjonuse tinzare, fshehtesia mistike ne hije, sulm mbrapa kraheve, etj plus qe rreshqanoret ne pergjithsi jane larg prej njeriut ne shkallen e evolucionit.

Nuk ka rast me te mire per te thene qe nje pamje flet me mire se 1000 fjale, kape kte lidhur me temen, perveç gjarperit ke edhe simbolin e Frutit te Ndaluar, dmth alias penisi dhe vagina lozin te dy tok, do s’do Kthupi qe gjithnje e ka gabim:

Satani eshte nje entitet shpirteror si edhe engjejt, nuk ka forme materiale, por mund te ndikoje shpirterisht njerzit qe kane forme materiale dhe kane mundesi te bejne veprime konkrete satanike. Ne kete kuptim mund te flitet qe Hitleri, Stalini, Leverkuhni ishin Satani, por jo se ishin vertet Satani, ishin misherimi i Satanait. E njejta gje mund te thuhet per felen tjeter te njerzve te ndikuar nga Zoti.

Pjetermustakuqi

ah mor tik,sa keq me vjen ne mu malokut te majte (nuk je origjinal me ket sharjen,dikush para teje ma ka than),qe avionin tan te dijeve vazhdon te perpiqesh me e ul ne ket aerodrom qe s’te nxe, dhe perfunon t’u marr flake. :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

12345678910

InkuizitoriMoth

Ja dhe nje deshmi tjeter interesante per fenomenin, shif kete foto te botuar tek tema e tempullit indu qe ka ne qender si altar adhurimi lingam dhe yoni, perkatesisht simbol i penisit dhe vagines.

Praktika e adhurimit behet edhe jasht ne natyre buze lumit te shenjte Gang. Simboli i penisit eshte i rrethuar nga gjarper, gje qe haset shpesh ne kete lloj altari.

Tregues qe simbolika ka natyre universale, qe intuita per Renien eshte universale, ndeshet edhe jasht feve te Librit.

InkuizitoriMoth

Aqua, kjo qe pershkruan ti eshte vetem nje faze, eshte faza e shkuarjes vullnetarisht ne shkretetire si kush shkeputje prej Satanit, dmth eshte nje kusht fetar sakrifikues i perkoheshem qe vlen per te rinisur persembari krijimin. Nese krijimi do te sakrifikohej perjete, do te mbetej perjete te jeteve arti satanik, dmth legjitimizohet perjetesisht sundimi satanik.

E qe te jape rezultat kjo lloj formule teorike nuk eshte e lehte te vihet ne praktike kuturu me frymzim personal. Eshte i çik me e sterholluar puna, kerkon nje njohje dhe teknologji te veçante.

Konkretisht vete Man ka nje qendrim ambig dashuri-urrejtje ne lidhje me Leverkuhn dhe artin e epokes, ambiguitet qe reflektohet ne te gjitha analizat bere librit. Dy mendje bashke nuk gjen.

Problemi eshte se edhe vete Manit dy mendje bashke nuk i gjen lidhur me artistin dekadent Leverkuhn, dhe kjo ndodh sepse Leverkuhn eshte turini i tij, autoportreti i tij, eshte ai vete artisti dekadent (siç eshte artisti dekadent Adrian Guma tek romani Nentori i nje kryeqyteti turini i vete Kadarese). Dmth merita e tij eshte berja koshient per problemin, racionalizimi i problemit te Getes, por jo zgjidhja e problemit, sepse baroni Mynhauzen nuk mund te dale dot nga keneta duke u veteterheq prej flokesh te vet.

Ne kete kuptim Man eshte fund i artit, ose fundi i romanit, ose stacioni terminal i artistit, quaje si te duash fundin. Pas tij vjen ecja ne shkretetire per ke ka takat. Pas Man romani grandioz gjerman eshte i ngordhur, ka vetem personalitete te dores dyte, shkrimtare te mire, burra te mire rondokope qe pijne birre me salçiçe si Pjeri dhe bredhin me Benz.

image

Aquamarine

Per analogji kemi edhe kompozitorin Smetana qe semuret e rrenohet nga pakti me sifilizin, dhe shkruan kryevepren Vltava:

Blockquote Udhetimi i Smetanes frymezoi poemen e tij simfonike Vltava (The Moldau), e cila pershkruan lumin kryesor te Bohemise, teksa ai kalon permes fshatit. Kjo veper orkestrale, pjese e ciklit Má Vlast, njeherazi pasqyron natyren dhe shfaq nacionalizmin cek. U shkrua brenda 3 javeve, shume shpejt pasi Smetana humbi krejtesisht degjimin. Fryma e gjalle, freskia dhe optimizmi i pjeses nuk le aspak te kuptohet dhimbja dhe deshperimi i kompozitorit. Smetana shkroi programin e meposhtem si parathenie per partituren e tij:
“Kompozimi pershkruan rrjedhen e lumit, duke filluar nga 2 burimet e tij te vogla, njeri i ftohte e tjetri i ngrohte, bashkimin e te dy perrenjve ne nje te vetem, me pas rrjedhen permes pyjeve e livadheve, pergjate fshatit ku gezueshem kremtohen festa; nimfat ujore vallezojne nen driten e henes; ne shkembinjte aty prane, shihen germadhat e keshtjellave madheshtore, te larta gjer ne qiell. Lumi shtillet mes rrymave te St. John-it (Svatojánské proudy) dhe me pas zgjerohet drejt Prages. Ai kalon prane Vyšehrad-it (ku njehere e nje kohe ndodhej nje keshtjelle e lashte mbreterore) dhe ne fund ai zhduket ne distance teksa derdhet madherishem ne Elbe.”
Vltava (The Moldau) permban seksione muzikore kontrastuese qe paraqesin skenat dhe episodet e pershkruara ne program. Frymoret e tunxhit tregojne per gjuetine buze lumit, polka-vallja bohemiane per nje dasme fshati, regetima e frymoreve te drurit dhe melodia qete, e lehte, e luajtur nga harqet flasin per mbremjen nen driten e henes. Tema e shtrire, disi folklorike, qe perseritet vazhdimisht, simbolizon lumin. Smetana e unifikon poemen simfonike permes notave “fluide” qe rrjedhin panderprere, duke evokuar keshtu levizjen e ujit, here te valezuar e here turbulente.

Dy burimet (00:00-00:58)
Lumi (00:59-01:52)
Gjuetia ne pyll (01:53-02:42)
Dasme fshati (02:43-04:10)
Vallezimi i nimfave te ujit nen driten e henes (04:11-06:30)
Lumi (06:31-07:16)
Rrymat ujore (07:17-08:28)
Lumi ne piken e tij me te gjere (08:29-08:56)
Vyšehrad, keshtjella e vjeter (08:57-09:49)
Zhdukja drejt Elbes (09:50-10:28)

InkuizitoriMoth

Aqua, kjo eshte nje fele e fenomenit, fela e iluminuar, ekziston edhe fela tjeter e erresuar, me pak e njohur, aq me teper ne rastin e Smetanes, i cili eshte pothuaj nje poet kombetar, dhe per nje poet kombetar eshte veshtire te dali fela e erresuar, e megjithate fale çmitizuesve muçnaniste te shitur tek serbi pak nga erresira romantike del ne drite iluministe:

One of Smetana’s best-loved works, his First String Quartet, subtitled “From my
Life” completed in 1876 is of great neurological interest because it
describes in graphic terms the onset of his illness. He thought it as the origin of his
deafness which has cut me off from the enjoyment of the art of music as he wrote. The
quartet is autobiographical and a great example of artistic self-reflection and musical
depiction of a neurological symptom. The last movement expresses the composer’s
joy at his professional success, however, suddenly interrupted by a silence after a
diminished seventh chord. At that point, the three lower instruments play a quiet,
agitated tremolo chord, whereas the first violin plays a harmonic extremely high E (a
high and sustained E), which tries to replicate the whistling sound of the A-flat major
chord that the composer associated with his tinnitus. The quartet never recovers its
optimism from that point on and ends in a resigned, sad fashion; anyway, it is
considered as one of the great string quartets of the 19th century but it is also one of
the great examples of artistic self-reflection and of musical depiction of a neurological
symptom.

A well known composition of Schubert that dates from his last year is the Lied
entitled Doppelgänger which describes the meeting of a man with his
double. Literally meaning the “double-goer”, the idea of a spirit double, an exact but
usually invisible replica of every human or animal is an ancient one and appears in the
tradition, when somebody is about to die. Some biographers interpret the song as
revealing Schubert’s two-sided nature of his personality, additionally pre-announcing
the common fate he shared with the circle of his friends. A letter of 1824 is reflecting
his pessimism: Imagine a man whose health will never be right again, and who in
sheer despair over this ever makes things worse and worse, instead of better… The
song based on a poem of Heinrich Heine seems to represent Schubert’s feelings that
death was approaching him. Similar approach can be traced in the last opera of
Smetana The Devil’s Wall. The hero, the hermit Benes and his devilish counterpart,
Rarach, appear together, indistinguishable from each other, but to the other characters,
either one or the other is invisible.

http://www.urologichistory.museum/content/exhibits/historyforum/AUA2014-Retrospectoscope-Paper.pdf

Sifilizi ka bere kerdine midis artisteve deri ne fillim te shek 20, lista eshte impresionuese, megjithse me siguri jo e plote, sepse kjo semundje mbahej e fshehur per shkak te moralit viktorian :stuck_out_tongue: (rastesisht sapo lexova diçka qe nuk e dija: sifilizi shperthen ne Evrope ne epoken e Rilindjes, njekohesisht me Inkuizicionin ahahaaa :smile:). Çmenduria gjithashtu ka bere kerdine, biles me keq, aq sa duket sikur tere veprimtaria artistike e shek. 18 dhe shek. 19 eshte kryer diku midis institucionit te bordellos dhe çmendines.

Ky qelbsinllik duhet justifikuar ne nje fare menyre, e prandaj salto mortale e shpjegimit te krijimit nepermjet semundjes mendore, deri aty sa arrihet te hyjnizohet semundja, e akoma me tej te kerkohet si e vetmja menyre fatale per krijim. Kete kerkon te deshmoje Tomas Man, e kete te vertete nuk e luan topi; per çfardo deshmie e sjelle pozitive, mund te gjesh edhe te kunderten. E perseris e verteta qe mbetet pa nevoje deshmie eshte besimi ne mode ka nje shekull: krijimi modern arrihet nepermjet çrregullimit sistematik te ndjenjave. Dhe kjo jo vetem e propoganduar si ideologji, por e vene ne praktike ne menyre metodike, sistematike dhe teknologjike nepermjet perdorimit alkolit, droges, perversionit seksual, kushte mjerane jetese e artistit njekohesisht bohem dhe dandy: jete e çrregulluar pa gjume, pa ngrene, pa pire, ritme pune te shfrenuar, vetmi totale, skandale çfardolloj, bixhoz, plaçkitje trashegimie parashe dhe pronash, braktisje e vendit dhe familjes ne kerkim ekzotik te isola che non cè etj. Kampioni dhe profeti i pare eshte Rembo, pa dyshim poeti me i moth modern, shum i moth, aq i moth sa ishte ngambrapamodern qe para se te ishte modern.

Je dis qu’il faut être voyant, se faire voyant. Le poète se fait voyant par un long, immense et raisonné dérèglement de tous les sens.
I say one must be a seer, make oneself a seer. The poet makes himself a seer by an immense, long, deliberate derangement of all the senses.

Un soir, j’ai assis la Beauté sur mes genoux. - Et je l’ai trouvée amère. - Et je l’ai injuriée.
One evening, I sat Beauty in my lap. — And I found her bitter. — And I cursed her.

Je parvins à faire s’évanouir dans mon esprit toute l’espérance humaine.
I found I could extinguish all human hope from my soul.

Veshtire t’ja gjesh anen tere kesaj meseleje, un e kam gjet keshtu: vari teneqen kritikeve dhe mikroborgjezeve te sallonit te sinjora Bertinit qe e shohin artin dhe artistin si kavje eksperimentale qe i zbavit, nderkohe qe vete tere punet i kane ne rregull ne shtratin e ngrohte te sinjores, e kerko se çfare deshmojne te zotet e punes per vuajtjen e depresionit dhe skizofrenise. Ralle here do gjesh ekzaltimin e semundjes, dhe ne keto raste pak te besueshem, sepse çfar nuk thoni ju artistet!, as Melpomeni Çobani nuk ju beson me.

Provo, boj i dor muhabet me ndonje njeri çfardo qe sapo ka kaluar fresket (se gjerat harrohen) nje krize depresioni, dhe pyete nese e pershkon edhe nje here tjeter per tu bere autori psh i Mona Lizes?

Aquamarine

Shuume interesant si prurje ky komenti i fundit, jo vetem informacioni por edhe shpjegimi…dhe sidomos paragrafi i fundit 5🌟

" Mendoj se rock-u eshte ne anen tjeter te njerezimit. Eshte bere per te shurdhuar. Eshte teresisht sadiste. Eshte bere per te poshteruar. Une e lidh ate me fundin e kuptimit tone mbi harmonine e jetes. Nese statistikat jane mire, ne vitin 2100 do te kete me shume njerez te gjalle ne planet sesa totaliteti i te vdekurve deri ne ate kohe qe nga koha e Neandertalit. Eshte statistike mbreselenese nese eshte e sakte. Vdekja eshte e lidhur ngushte me ate qe e quaj muzike te vertete: nje ndjenje e caktuar e fundit te kohes dhe jetes personale. Rock-u eshte dicka krejt tjeter. Ndoshta eshte muzika e pafundesise e rinise. Duket se ata e ndjejne me siguri kete. Lidhet me drogen, me ekstazen, por mbi te gjitha me urrejtjen ndaj qetesise."

George Steiner per muziken rock: https://en.m.wikipedia.org/wiki/George_Steiner

Vlonjat

Tiku me ndje se nuk ta kuptova dmth e serise se numrave. E kishe ne kuptimin spiritual besoj. Di qe njeshi ka kuptimin e krijuesit, dyshi simbolizon femren, treshi bashkimin e dy te pareve ose femija…e keshtu me rradhe numrat e tjere
Apo e kishe me tjeter kuptim?
Gjithesesi faleminderit per shpjegimin e simbolikes se gjarperit. E dija qe ne disa kultura te tjera me te hershme nuk kishte te njejtin personifikim apo simbol. Ndoshta se e nddjej veten me afer kulturalisht me krishterimin e konsideroj gjarprin Djall ( dhe jo phallus) . Ka vertet diçka te mistershme dhe hipnotizuese ndoshta sepse eshte nje qenie shume e lashte, nder me te lashtat.

InkuizitoriMoth

se m’kapi nje e qeshme per numrat, eshte nje keqkuptim se numrat i vura per te plotsu kerkesen standard per 10 germa. Meqe kur komentoj ne peshk shkruaj paralel gjera te tjera, kisha hap njekohesisht shum dritare, keshtu bera nje lemsh me perfundin qe kisha komentu dy here te njejten gje, e me duhej te hiqja nje koment parazitar. Per komoditet zgjodha te ve 10 numra qe s’kane te bejne me simboliken e numrave, te cilen e pranoj si teori. Numrat vertet kane vlere simbolike, pra kane njesoj si cilesi sasijore, ashtu dhe cilesi cilesore, gje tani e pranuar nga matematika moderne, e cila eshte ne thelb pitagorike.

Krishterimi ze fill me Testamentet e Rinj, Zanafilla, ku pershkruhet Renia ne menyre simbolike dhe Satani paraqitet simbolikisht si Gjarperi, eshte tekst parakristian shkruar disa mije vjet me pare Jezuit. Zanafilla nuk eshte legjende as hebraike, eshte e huazuar prej tyre nga nje qytetrim me i lashte.

InkuizitoriMoth

e kuptoj çfar do me thene Steiner, dhe ka te drejte, por gjithnje brenda nje kontesti, sepse nuk munt te thuhet e njejta gje per llojin psh country rock.

Per vete tani un nuk kam asnje paragjykim per asnje rryme nga pikpamja teknike, edhe pse e di qe teknika artistike nuk eshte pa lidhje me domethenien artistike. Por he per he me duhet te bej pjeserisht diplomatin ose oportunistin me shprese se gjerat nje dite do sistemohen ne vend te vet dhe si duhet. Si gjithnje theksoj se eshte motivacioni qe duhet gjykuar.

Per rockun edhe ne rini nuk kam pas ndonje afeksion te veçenate, e degjoja me qef ndonjerin qe ja vlente, por vetem kaq, nuk beja adoleshentin e çmendur, si shof edhe ketu ne peshk qe vazhdojne te bejne xhaxhi pensionistin e çmendur me metalik musik: home, i pe mrome stonsat? apapapapa, kom per ta thy televizorin, nuk kom per t’pa mo asigjo! Atehere un preferoja me teper xhazin, per mu nuk perben asnje problem te shijoj nje klasik krahas nje xhazisti, megjithe jam i ndergjegjshem per dallimin humnere midis tyre. Tek çdonjeri ka gjera te veçanta dhe bukuri te ndryshme per tu admiruar. Meqe nje figure flet me teper se 1000 fjale, psh ketu shijoj nje bukuri ritmike xhaz improvizuese qe artit klasik pothuaj i mungon fare:

InkuizitoriMoth

Aqua, kjo veper quhet Luçifer :smile:, dhe jo me kot, lexo tekstin shoqerues :smile::

Pollock’s freely admitted total retrenchment from traditional methods of oil painting was patently obvious in Lucifer. From the looks of its imagery, Lucifer begun in a similar vein to works of the previous year such as Eyes in the Heat. However, at some point in the process of painting, Pollock laid down his brush and began instead to drip and spatter his pigment, not quite completely covering the underlayer, into which he also embedded small pieces of gravel to increase the texture.

At exactly what point and why Jackson Pollock decided to focus his efforts on a deliberate and sustained exploration of the possibilities of creating an entire composition by dripping or pouring paint is another “fact” of art history that will never be definitively established. A full four years after his first experimentation with this technique Pollock returned to it with a vengeance, but also now with a logic and control that signaled his maturity and independence of all of the well-known precedents for it. No longer content with the interruption to free movement caused each time he had to reload his brush, Pollock devised a handy way to create a more continuous line by tilting a commercial can of thinner, more liquid paint, and allowing it to run down a stick placed in the can at an angle. In this way he believed that the energy behind his imagery could literally “flow” straight from his unconscious.

Aquamarine

Qenkerka vertet nje cmenduri, straight from the unconscious :slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

Aqua, ky birbo ishte alkolik ne grade te fundit dhe skizofren me kartele, pacient i Jungut. Jeten e perfundoi me nje aksident qe ne fakt ishte vetvrasje, si e shumices se artisteve t’mdhej amerikane. Dmth isht nje lloj Leverkuhni, qe te jemi ne teme.

Per te sqaru poziten time, e per te treguar qe nuk jam kontradiktor, ja dhe mesimi moral i fabules:

Universi eshte olistik edhe nga pikpamja morale, dmth edhe Satani ne plan te fundit nderton per Zotin. Kjo do kuptohet qarte ne mbyllje te historise (satanike).

Aquamarine

Jo nuk dukesh aspak kontradiktor ne shkrim, edhe une ate po thoja ne komentin tim te pare. Monedha per te ndal kohen (per te arrit rrezatimin e koshiences se paster) e per t’u shnderruar dicka madheshtore eshte sakrifica ose vuajtja/dhimbja. Shume e refuzojne sakrificen pasi nuk e dine ca dhimbjeje i pret. Ndaj kur nenshkruajne paktin me djallin e bejne pa qene krejt te vetedijshem se ca po bejne. Njerezit ne pergjithesi qe most of the time, they don’t really know why they do things, they just make up reasons mbasi ndodh ngjarja. Keshtu ne monologjet kontemplative, ata i gjen duke i treguar histori vetes se tyre, per veten e tyre, qe shpjegojne veten e tyre/veprimet qe kane bere. Ndaj nje pjese e artisteve e kane te veshtire te shpjegojne vete veprat e krijuara prej tyre (do they know their own thoughts? Can they witness them in action?). Nga ketu mund te krijohet nje shteg diskutimi per vullnetin e lire, sa i lexueshem eshte fati i njeriut? Sa arrin ai ta krijoje vete fatin e tij? Sa real eshte vullneti i lire ne mungese te rregullave te shkruara qe diktojne si te jetosh jeten?

InkuizitoriMoth

Druajtjen nuk e kisha per shkrimin, e kisha me teper per simpatine per veprat e Pollocks dhe xhazin (harrova te them qe Pollocks degjonte gjithe dite xhaz), qe nga pikpamja klasike jane vepra satanike. Prandaj edhe justifikimi.

Ne plan te fundit ekziston liria gjithnje, nese supozohet se ekziston ndergjegja dhe per pasoje rregullat jane te shkruara ne te, me pas shkruhen ne leter, ose ne gur, siç beri Moisiu. Dekalogun nuk e kane shkruajtur UFO-t. Problemi eshte se ndergjegja eshte ndare ne dy fele ne konflikt, pjesa origjinale e Zotit, dhe pjesa satanike e mbas Renies, nuk eshte kollaj te jesh Hitler, Stalin, Enver. Prandaj njeriu eshte qenie e palumtur ne konflikt. Duke folur cinikisht, do te ishte qenie e lumtur sikur te fitonte perfundimisht e keqja satanike, do te jetonte i lumtur pa konflikt.

Ne kete kuptim, dhe vetem ne kete kuptim, njeriu eshte i lire kur ben zgjedhjen e duhur, kuptohet se çfar lloj zgjedhje e kam fjalen, zgjedhjen e herojve, martireve, shenjtoreve. Kjo eshte e veshtire sigurisht, por edhe te besh zgjdhjen e Leverkuhnit nuk eshte e lehte. E lehte eshte te rrish midis, as ketej e as andej, siç bejne shumica e njerzve, ne zonen gri: çme duhet mu mer jau! Gje qe pare ne kontest, nuk eshte e lehte as kjo sa duket. Ka nje letersi te tere moderne qe pershkruan vuajtjet e deheroit.

Per te sqaruar me teper pyetjen tende rreth fatalitetit (ne fakt fataliteti eshte nje metafore, nuk ekziston, sepse ndryshe nuk do te ekzistonte liria) vjen ne ndihme romani i Manit, ku Satani i thote Leverkuhnit se e kish zgjedhur nder shum te tjere qe i vogel, dhe ndjekur e perkujdesur qe i vogel. Dmth si Zoti, ashtu dhe Satani, zgjedhin dhe perkujdesen per kampionet e tyre para se te vije momenti i zgjedhjes, dmth ne nje fare menyre ne jemi kushtezuar nga lloji jetes qe kemi bere para momentit te zgjedhjes (çdonjeri ka nje moment ose disa momente te tille ne jete ku vihet ne prove liria e tij). Jemi te kushtezuar deri edhe nga trashegimia nga prinderit tane, dhe me tej ne historine trashegimtare. Dmth nje standard i trasheguar jete te mire lehteson (ose veshtirson nese i keq) zgjedhjen dhe lirine tone. Por sidoqofte fjala e fundit na takon ne, kushtezim dhe fatalitet absolut nuk ka.

Aquamarine

Sigurisht jo absolut, por percakton zgjedhjet tona ne nje perqindje te caktuar, shpesh decizive. Kete po thoja, jane programe te brendshme te trurit tone, qe procesojne pa na vene ne dijeni per punen e tyre. Shpesh kto procese automatike na shfaqen ne endrra, per kete arsye mendoj qe endrrat vertet mund te mos jene reale por mund jene me te verteta se realiteti. Ne kete kuptim njeriu i thjeshte ben zgjedhje inkoshiente dhe i analizon me vone per te kuptuar me imtesisht faktoret qe kane influencuar keto zgjedhje, nje pjese te rrenjosura ne personalitet, nje pjese influencat ambjentale te momentit (familja, rrethi shoqeror, vapa, ftohti, hormonet :stuck_out_tongue_closed_eyes:), dhe humbet neper dhomat e subkoshit, here e humb kontaktin me ligjet e shkruara ne ndergjegje, e here e rivendos kontaktin. Keshtu e perfytyroj jeten e njerezve ne zonen gri, jete qe fatkeqesisht deri diku eshte e lexueshme nga fallxhoret.

InkuizitoriMoth

Aqua, menjeane teoria, un praktikisht tani jam ne dileme per oferten e bere per vendin e adminit te Corporates Prodhim Biçikleta me Vajguri ose Qymyrguri. Si t’ja bej? Me jep nje mend edhe ti, zene se ti je Esmeralda e pakushtezuar nga hormonet. Si t’ja bej?

InkuizitoriMoth

Meqe ty te pelqejne kartoonat njesoj si mu, kape kete karton per Pollok:

Aquamarine

:joy::joy::joy: o c’me shkrive qe me mjes!! Une do e kisha bere me qejf kete pune po te kisha kohe. Por puna ime e perditshme nuk eshte ne kompjuter keshtu qe pak ulem, me se shumti shkruaj nga telefoni. Dua te them, nese te pelqen dhe mundesh, go for it, cdo sakrifice qe njeriu i ben kohes per te miren kolektive eshte e cmueshme.
Une jam ndoshta njeriu i fundit per t’u pyetur kur merren vendime, sepse kete difekt e kam ke karakteri im, dilematike e pandreqshme, shquhem per te marre vendime ne momentin e fundit, edhe kur duhet te vendos aty konfondohem, disa here kam perfunduar duke hedh zaret se nuk vendosja dot. Prandaj me intereson kjo ceshtja e zgjedhjes me vullnet te lire dhe fatalitetit.

Aquamarine

Tani e pashe filmin, sa domethenes per pikturat e Pollock :slightly_smiling_face:

Aquamarine

“The world is a king, and like a king, desires flattery in return for favor; but true art is selfish and perverse — it will not submit to the mold of flattery.”

Ludwig van Beethoven

Xixa-g

Eh, mër Inkuizitori-Tik,

Në mënyrë të pashmangshme çdo debat konstruktiv në gjirin e PPU fillon si polifoni (kakafoni) dhe përfundon si dialog (duet).

Tema më pëlqeu shumë më tepër si ide se sa si shtjellim. Referenca ndaj Tomas Mann ishte e qëlluar por nuk duhet të kthehej në shterruese, aq sa të shëndrrohej si një recension të romanit të tij “Doctor Faustus.”

Thjesht për ide, do të ishte shumë më inteligjente një krahasim mes “Doctor Faustus” të Mann-it dhe “Mjeshtri dhe Margarita” të Mihail Bulgakov. Që të dy me mjetet dhe metodat e tyre merren me fatin e Artistit dhe përpjekjen e tij për të tejkaluar realitetin mbytës.

InkuizitoriMoth

Formalisht ti ke te drejte qe nuk duhej te perqendrohesha ne vetem nje roman, por tema do te kete disa puntata te tjera, nese do arrij te shpetoj nga diskutimet e kota me handikapatet qe kane te vetmen aftesi te te kthejne vete ne handikapat.

Hakshe hakshe duhej te zhvilloja historine e paktit me djallin ne tere letersine moderne, dmth si zhvillohet ideja dhe paraqitja e djallit ne letersine moderne, gje shum interesante dhe instruktive, edhe me vlere praktike. Dhe kjo ishte ideja e pare, kisha edhe nje material te lene pergjys, por pashe qe vinte pak e gjate per teme Peshku. Keshtu i rashe shkurt me vetem nje roman, i cili me teper i referohet - sipas vete Man - takimit me djallin me Ivan Kramazovin. Modeli eshte Dostojvskij, i mothi, shejtoni i Bulgakovit eshte pak me ndryshe.

Ose mund te perkthej nje shkrimi shum te mire qe permbledh shume shenjtonlliqe letrare bashke. Te shofim, kesmet!