No comment

47 postime 6038 shikime 18 korrik 2018 në 09:07 e paradites
ars

NO COMMENT:

“Edi said: ‘I wanted to do something with history.’” And then of course, Maas delivered immediately. A building in the shape of a giant head of Skënderbeg, built adjacent to the Tirana International Hotel."

TË PËRÇUDNOSH QENDRËN

Debati për teatrin po zhvendoset qëllimisht nga ata që janë për prishjen e tij në detaje që synojnë të kamuflojnë përçudnimin që do t’i ndodhte qendrës së Tiranës nga kullat që janë pjesë e këtij plani e për të cilat flitet aq pak, ndërkohë që e gjithë mësymja në truallin e teatrit bëhet pikërisht për ngritjen e tyre.

»… jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone.« - shkruajnë një grup artistësh në peticionin e tyre drejtuar presidentit Meta.

Lind këtu pyetja: pse duhet ndërtuar atëherë teatri i ri pikërisht aty?

Dhe kjo pyetje nuk ka përgjigje, sepse arsyeja është e thjeshtë: për të ngritur kullat po aty, që janë pjesa e luanit në investim, ndërkohë që teatri i vjetër duhet prishur vetëm për shkak të planimetrisë së vet të zgjatur, e cila bëhet pengesë për zhvatjen e truallit.

Natyrisht që me paratë që do të hidheshin për të ndërtuar teatrin e ri mund të restaurohej me të gjithë parametrat modernë i vjetri, mund t’i shtoheshin këtij ambiente deri edhe nëntokësorë: opsionet këtu janë të shumta, mirëpo çështja nuk shtrohet fare në mënyrë të tillë për zgjidhje, pasi, si ç’shkrova, tjetërkund fle lepuri.

Mjaft të shohësh fotografinë që kam postuar në krye e të përfytyrosh se ç’do t’i ndodhte qendrës së Tiranës, nëse në zonën e shenjuar me të kuqe do të ngriheshin kulla 20 katëshe.

Nuk e di në i kanë mashtruar, i kanë blerë apo i kanë kërcënuar (mbase me ndonjë dosje) ata aktorë që paskan nënshkruar këtë peticion të turpshëm, mirëpo ndërsa teatri në njëfarë mënyre mund të ishte deri diku kauza e tyre, shkatërrimi i qendrës është çështje qytetare dhe tregues i qartë i brutalizmit dhe babëzisë së atyre që po na qeverisin ne e të kaluarën tonë.


teatri2

varik

ed rama vetem beton e ka mendjen, ashtu behen leket

edhe ai e di qe sdo jete tere jeten me pushtet, duhet mjele lopa sa te kete qumesht

sic ka thene ai i zgjuari, ‘keta sjane socialista, por specialista’

finisterre

Po mire, pse “Tirana, qyteti i korsive imagjinare”, vihet ne rrjedhen kryesore dhe ky shkrim jo? Sipas ciles logjike?

InkuizitoriMoth

Pjer

Po le te bohet ne nje ven tjeter, pse aty, kete gjo une nuk e kuptoj. Edhe ne Antwerpen, ka nja 2-3 teatro.

del-ta

dale të vrasë njëherë lubonja atin,pastaj shkojmë te gjyshi! po të mos e mbronte luli i salës edhe mund të shpëtonte dopolavorja,

Ardian_Hoda

e them prap te paret qe duhet te dalin pro mosprishjes duhet te jene historianet arkitektet e urabnistet dhe aktoret ne fund…politika pastaj. gjithe kjo bnejhet per perfitime, pasi pse u kujtuan tani per teatrin keta, vende te tjera ka plot, etj etj…teatri ka vlera trashegimere, historike, ark etj etj. per mua te gjithe keta duhet te ishin ngritur e protestuar qe me ndertimin e rognerit, hotelit prane universitetit,ngritjen e kullave preane komit qendror, prishjen e stadiumit etj etj…njof shume arkitekt e urbaniste te shkelqyer dhe me emer qe nuk jane prononcuar…i kuptoj mire…

squarepusher
Alba2265

Pepinot kane eksperience Te madhe ne fushen e ruajtjes se ndertesave historike .le Te paguajne nje firme Te tille qe tu jape raport ekspertize ,ku Te analizohen Te gjitha aspektet arkitektonike inxhinierike si edhe vlerat sentimentale .keshtu sqarohet mileti .ne kushtet qe eshte teatri eshte e I rrezikshem per jeten e njerezve .nese bie zjarri spectators do digjen si minjte brenda se I mungojne dyert e emergjences Te nxjerrin 300-400 njerez jashte ne kohe Te shpejte.

finisterre

Shkrimi siper i ben nder Peshkut, dhe nje nga arsyet, sido qe jo me thelbesorja, ngase eshte opinioni i nje arkitekti. (Cka ndoshta do te duhej te ishte shtuar si informacion, por them qe nje lexues i kujdesshem edhe mund ta kish nenkuptuar.)

Nese s’ka qene, puna e Teatrit po kthehet ne nje ceshtje jashtekulturore, meqe dukshem pushteti s’ka asnje interes te degjoje specialiste arkitekte apo historiane.

Me qelloi te ndiqja nje debat ne Tv, diku ne maj, mes Veliajt nga njera ane, dhe nga ana tjeter disa analisteve politike (por qe i sheh te flasin per gjithcka), plus ndonje aktor. S’di te shpjegoj c’mrekulli propagandistike ndodhi perpara meje, por Veliaj ia doli te kombinonte fjalet e fjalive “Teatrin e kane ndertuar italianet per dopolavoro” dhe “Ndertesa eshte bere me fije shkrepsesh” nje numer n shume te madh e te pabesueshem heresh. Dukshem perpara s’kish ndonje oponence qe ta njihte liturgjine e zanatit po aq mire. Studioja u hutua pak nga toni i dy Asqerinjve, por shpejt e kuptoi qe ishte thjesht “teater”, pa interes pra, dhe u kthye serish i hipnotizuar nga Veliaj qe i nxori e i futi ne thes si te kishin qene kobra te pafajshme. M’u kujtua qe Veliaj po ashtu pat impresionuar thelle Mero Bazen, i cili kur i pari u zgjodh kryetar bashkie shkroi ne gazeten e vet nje artikull aq levdonjes per te sa per nja dhjete minuta me bindi edhe mua vete qe si Veliaj Tirana as kish pare e as do te shihte. Ne fakt ashtu doli, por jo ne kuptimin qe i jepte Meroja.

Keshtu pra, Veliaj i zgjodhi vete oponentet e vet, i shenjoi si me thene, dhe ata ishin njerez te Teatrit. Oponenca tjeter qe u zgjua rruges, e cila po ashtu u zgjodh nga pushteti, ishte ajo e PD-se, por kush ia var me PD-se? As ata me shpresat me te ndezura per nje vend pune, mezi ia varin PD-se. Pse? Sepse ne gjendjen e tanishme PD-ja ka gjasa te vije ne pushtet kur te na kete mbire bari dy pellembe. PD-ja s’eshte me subjekt aktual politik.

Pse shume pak arkitekte e historiane u bene te gjalle? Kryesorja: sepse pushteti s’i shenjoi si pale. Nje pjese ngaqe i ka ne xhep (dhe s’i respekton me). Nje pjese ngaqe s’i ka ne xhep.

Kjo jep nje situate edhe te frymes qe dominon ne mediat masive sot. Njerez qe s’kane vemendje per te ndjekur dhjete minuta debat per Teatrin, jane ne gjendje te te tregojne nga fillimi deri ne fund, fill e per pe, se c’ka ndodhur ne 100 seri (?) te “Xhensuri dhe e bukura”. Po nje gjyq publik qe u bekesh ne tv te dielave? Po ca njerez qe ftohen nga ca njerez te tjere dhe te dytet s’e dine kush jane te paret?

Keshtu pra, Teatri s’eshte me ndertese, por nje subjekt i ri politik, qe po perpiqet te konvergoje ate pak ndergjegje kolektive qe u ka mbijetuar ketyre njezet e kusur vitete, por edhe aty dyzet e kusur viteve, atyre kater e kusur viteve perpara, e keshtu me radhe.

ars

Ruajtja a jo e teatrit nuk është çështje arkitektësh; është çështje qytetare.

Madje diskutimi në këtë formë e zhvendos vëmendjen nga ajo që po ndodh realisht: vjedhja e pronës publike (truallit) për qëllime korruptive.

Mirëpo truket që përdoren në këtë fushatë janë si nga ato që publiku i paspecializuar nuk para i kupton, si të natyrës patetike: Kadri Roshi ëndërronte për një teatër të ri… Aktori i madh Robert Ndrenika thotë: nuk ha kos e nuk jam Krishti…, apo: Luftar Paja për teatrin, etj.

Ç’të thuash?

del-ta

largo salinjtë nga çështja teatri, dhe ka mundësi 40% të shpëtojë! ose hidhni te koshi i plehrave përbotizmin,poshtëzimin,krahinarizmin, hajdutërinë dhe bashkohuni në një lëvizje kombëtariste e cila mund të rrëzojë ramën nga pushteti! të tjetat janë për albën dhe mero bazen

finisterre

Strategjia propagandistike qe ka shoqeruar ceshtjen e Teatrit qysh nga fillimi i diskutimeve duhet admiruar dhe do te duhej studiuar ne shkolla. Tani qe flasim, dikush duhet te kete vendosur qe shashkat do hidhen ne drejtim te Berishes, se s’hap dot gazete pa lexuar nje interviste te motres se Haklajve, e cila paskesh gjykuar pikerisht tani te flase, a thua se Berishes s’i kane rene patkojte u bene vite. Intervista ndertohet ne nje rrjedhe logjikisht te pakuptueshme, eshte publikuar pa ndonje lloj editimi, por eshte aty qe te gjithe ta kuptojne qe Berisha ka vrare njerez ne Tropoje. Paralelisht mund te lexosh deklaratat e aktoreve qe permend e qe u konvertuan brenda nates e me po te njejten patetike, nga revolucionare, ne sfond per fotografi me Veliajn.

Po ajo qe po thosha me siper e qe me duket me shqetesuese eshte nanuritja e opinionit te pergjithshem publik, nje pjese e te cilit eshte sinqerisht e bindur qe Rama po kerkon te punoje, por ca pabuksa e mbeshtetes te PD-se nuk po duan ta lene. Ndaj edhe nje fjale me shume nga arkitekte e historiane do te kish qene dhe vazhdon te mbetet e deshiruar. Sepse e rrezon kete alibine e pales qe kerkon te punoje por s’e lene.

Te mos harrojme edhe ndjeshmerine ne pergjithesi ndaj kultures. Kujt i kujtohet me qe Biblioteka Kombetare u permbyt, pasi kohe me pare edhe u dogj?

ars

Që media u nënshtrohet po të njëjtave ligjësi si shprishja, korrupsioni në të tëra nivelet, kjo jo vetëm që është e vetëkuptueshme për një publik paksa të kulturuar, por edhe e pashmangshme.
Ngado të hedhësh sytë përballesh me këtë rrokopujë imazhesh e fjalësh, vetëm në dukje rastësore.

Që këtë me median e dinë më së pari pushtetarët; edhe kjo është diçka që dihet.

Problemi që shtrohet për njerëz si unë e ti është që çdo përlyerje në atë kazan alkimist jo vetëm të tjetërson atë që po kërkon të thuash (të ndërrojnë titujt, të vënë imazhe në shkrim që NUK të përfaqësojnë, të marrin nëpër gojë, në mos të qërojnë, po të jetosh atje), por të ngjan mbi të gjitha si kotni, pasi mund të merresh parasysh vetëm nëse ia shet a priori shpirtin atij djalli.

Dmth. kërkohet prej të papërlyerve të bëjnë qysh pa filluar gabimin që po mëtojnë të kritikojnë.

finisterre

Kur jetoja ne Itali, ndiqja me nje lloj interesi nje gazetar konservator italian, qe quhej Giuliano Ferrara. Me bente pershtypje te madhe inati qe kishte me ata qe i quante “le anime belle”, le ta perkthejme si “te paperlyerit” ose “njerez te idealeve”, te cilet i akuzonte per hipokrizi dhe elitizem a priori. (Kush e ka privilegjin te jetoje ne nje shtrese te shoqerise qe mund t’ia lejoje vetes te mos perzihet, eshte “i paperlyer” ngaqe i pavene ne prove.)

Ketyre u kundervinte ata qe i quante “quelli che si sporcano le mani”, “ata qe marrin pjese” pak a shume, e ndaj edhe behen pis ne menyre te pashmangshme.

Ndoshta ceshtja eshte sa “pis” lejon te behesh nga momenti qe vendos te marresh pjese. Dhe sidomos, a ia vlen? Jo ne kuptim perfitues a monetar, por ne kuptim te rezultatit, te impaktit qe mund te kesh ne shoqeri.

ars

Një gjë është e sigurt dhe e ka treguar historia me miliona herë: çdo përpjekje për të ndryshuar të tjerët është e destinuar të dështojë. Si ç’thoshte Gandhi: “Ne jemi ndryshimi që kërkojmë të shohim në botë”. Mund të citoja edhe Marksin këtu, atë me filozofët, por nuk ka pse.

InkuizitoriMoth

Problemi eshte se kane deshtuar edhe perpjekjet per te ndryshuar veten, dhe prandaj legjitimohet perpjekja per te ndryshy te tjeret. Deshtoi Jezui prandaj opsioni Hitler. Ose, meqe ti i ke qef doktrinat indu, prandaj perveç Gandit ekziston opsioni Nehru. Pra historia njerzore eshte nje rrokullime e vazhdushme vetsakrifikimi dhe sakrifikimi i te tjereve, ku rrota e historise xhiron ne vend.

Ky eshte kuptimi i nje ceremonie te dikurshme indu: mbas nje parapregatitje rituale lutjesh dhe kengesh ku adeptet arrinin gjendje transi, rrokullisej nje rrote e madhe nga nje rrepire, e adeptet vetehidheshin ose hidhnin te tjeret nen rrote duke kryer vetvrasje dhe vrasje kolektive.

Problemi eshte kush ndalon rroten e historise, se rroten e cerimonise indu e kemi ndalur si bestytni obskurantiste fetare mesjetare.

P.S.
çfar ka thene Marksi se jam kurioz e nuk di gje te jete shprehur lidhur me kete.

ars

“Die Philosophen haben die Welt nur verschieden interpretiert,es kommt aber darauf an sie zu verändern” (Karl Marx)

InkuizitoriMoth

aha, kete e dija, por jemi keqkuptuar. Te gjithe duan te ndryshojne boten, por menyra qe propozon Marksi per Teatrin e botes eshte ndryshe e Gandit. Marksi e ka thene kete shprehje kunder menyres se Gandit, sipas tij idealiste, pavarsisht se inotin e kishte me Hegelin, baben e tij, dhe shprehjen e ka thene per gjithe filozofet para tij, Marksit dmth.
Dmth ketu ke nje kontradikte, prandaj edhe keqkuptimi im.

finisterre

Besoj qe mund te sillen plot argumente, pro dhe kunder, rreth asaj nese bota ka ndryshuar ose jo, dhe nese ate e ndryshojne individet ose kolektivat, nese individi si i tille ndryshon, nese natyra e njeriut si qenie ndryshon, etj etj.

Vetem se biseda eshte konkrete: nga njera ane ke nje vullnet te pushtetit simbolizuar ne figurat e Rames, Veliajt dhe Kumbaros per te bere nje ndryshim duke prishur nje objekt te kultures, dhe nga ana tjeter a mund te kesh nje vullnet te barabarte ne force qe ta kundershtoje kete. Hakshe- hakshe, pyetja eshte nese ia dilet “shtetit” sic shtetin e kane perkufizuar vete shqiptaret brenda kontekstit te kesaj shprehjeje.

ars

Ndoshta nuk ia dilet, aq më tepër që harbutët dhe zuzarët janë vetiu në avantazh, parë që kanë më pak skrupuj - nëse kanë - dhe janë në shumicë.

Po nuk më duket se është kjo çështja: çështja është, më duket mua, se ç’bëj unë me veten time e jo se ç’bëjnë të tjerët me tyren. Ndaj dhe lufta me mullinjtë e erës.

Ajo për të cilën të vjen keq është që edhe “tanët” nuk janë në gjendje të mirëmbajnë një faqe në internet si kjo ku po flasim e dorëzohen me të parën, ndërkohë që pala tjetër ka shtënë në dorë tërë mediet.

Ka një manipulim aq të paturpshëm të audiencës, saqë një nga shtysat që të bën të reagosh nuk është ndryshimi i botës a i vetes, por thjesht mbrojtja e integritetit tënd qytetar, mbase edhe njerëzor.

finisterre

Po, them qe ke te drejte. Dhe te faleminderit per shkrimin!

ars

Buddha%20Bamyan

TË VRASËSH GJYSHIN

Ruajtja a jo e teatrit nuk është çështje arkitektësh; ajo është çështje qytetare.
Madje diskutimi në këtë formë e zhvendos vëmendjen nga ajo që po ndodh realisht: vjedhja e pronës publike (truallit) për qëllime korruptive.

Truket që përdoren në këtë fushatë janë si të natyrës profesionale, të cilat publiku i paspecializuar nuk para i kupton dhe nuk ka as pse, si të natyrës mediatike, e jo së fundmi të asaj patetike.
Po i marr me radhë:

Truku profesional nis me »projektin« për teatrin e ri.

Derimë tani shihen në media vetëm vizualizime (renderime) të objektit e një skicë për vëllimet e objektit të ri, punë këto që mund t’i kryejë edhe një student arkitekture me një program vizualizimi 3D për një javë, të themi.

Por ky nuk është ky thelbi: truku këtu konsiston në gjymtimin që ka ndodhur pa nisur ende projekti. Trualli është ndarë qysh më parë dhe i vetmi kusht për të planifikuar »teatrin e ri« ka qenë ngjeshja sa më e mundur e tij në pjesën e përparme të truallit, për të gllabëruar sa më shumë të jetë e mundur nga ky.

Me të ndodhur kjo është e kotë të vazhdohet të flitet për objektin e ri dhe arkitekturën e këtij, aq më tepër kur bëhet fjalë për kartolina me ngjyra ku mungojnë (qëllimisht) hijet kërcënuese të kullave 20 a më shumë kate ngjitur me të.

Tha Ministrja Kumbaro e Kulturës për teatrin, mes të tjerash:
(…) në vlerësimin e Institutit të Ndërtimit, të bërë në fillim të këtij viti, theksohet se: Përtej ARKITEKTURËS, QË ËSHTË JASHTË TË GJITHA NORMAVE, përtej strukturës, që bën të pavlefshme çdo ndërhyrje (…)

Natyrisht që fjalia që kam shenjuar me shkronja të mëdha është një broçkull e padëgjuar dhe tregon më së pari injorancën e kujt është shprehur kësisoj për arkitekturën si të tillë.
Në njëfarë mënyre ajo ngërthen edhe problematikën e prishjes a jo të teatrit, një dilemë e shtruar dhe kjo së prapthi, pasi ajo duhej të ishte: ruajtjes a jo të tij.

Të thuash se arkitektura qenkësh jashtë normave është si të thuash se një roman qenkësh jashtë normave; kësaj i thonë jo vetëm të mos thuash asgjë, por të flasësh kodra pas bregut.
Ashtu si letërsia, bie fjala, është art i fjalës, arkitektura është art i ndërtimit ose: art i organizimit të hapësirës. Dhe jo vetëm kaq, natyrisht. Ndaj ajo nuk ka se si të ketë NORMA.

Mirëpo nëse i qasesh kaq jangllësh kësaj teme qysh pa nisur akoma argumentimin, gjithçka vjen më pas do të jetë pa lidhje.

Dhe ashtu është: Kumbaro ngatërron muret perimetrale prej pupuliti me arkitekturën, ngatërron strukturën me konstruksionin e me radhë, për të dalë natyrisht te kostot që qenkëshin shumëfish më të larta, nëse objekti do të ruhej.

Edhe ky një budallallëk me okë, pasi për të folur për kostot e një objekti të ri më së pari duhen bërë publike planet e këtij e kjo nuk bëhet me vizualizime nga perspektiva e zogjve.

Ka fort të ngjarë që shpenzimet për objektin e ri t’i kalojnë njëzetfish a më shumë kostot për ruajtjen e të vjetrit. Me gjasë në llogaritjet diabolike të kësaj natyre përfshihen edhe kostot e truallit, e kjo pastaj jepet si argument, si diçka e dhënë, si fakt.

Por natyrisht që çdo arkitekt e di se këto të dhëna janë të manipulueshme lehtë; mjafton të shihen për këtë tejkalimet e vazhdueshme të buxhetit fillestar nga “yjet” e arkitekturës botërore për ta kuptuar këtë.
Filarmonia e re në Hamburg, sa për të marrë një shembull, kushtoi 11,24 herë më shumë se 77 milionë eurot, që ishte shuma e planifikuar.

Sidoqoftë, Kumbaro ngatërron objektin me subjektin e këtij dhe ky i fundit nuk gjendet as në mure, as në bazamente e as në shifra.

Për ta thjeshtuar disi bisedën për miqtë që nuk janë të fushës, po marr një shembull vulgar: kemi një sëpatë të vjetër që ka qenë e prindërve në shtëpi e tehu i saj nuk pret më mirë, apo bishti i është krisur.
Nëse i ndërrojmë bishtin sëpatës me një të ri, ia mprehim tehun, e përdorim kështu për disa breza, pastaj në një kohë tjetër, i blejmë një teh të ri, ngrihet pyetja: a është kjo po ajo sëpatë e vjetër?

Ndërsa truku mediatik ndodh kur profesionistët e një fushe tjetër, të aktrimit, fjala vjen, binden nga argumentat që sillen nga një tjetër profesion, të cilin nuk kanë se si e pse ta kuptojnë, ndërkohë që specialistët e ndërtimit të qeverisë nisin e flasin për të tjera fusha, si arkitektura apo kultura, fjala vjen.

Nuk mund të mungojë këtu patetika e rëndomtë, nganjëherë morbide, e tabloidëve tanë dhe vetëm e tyre, parë që medie serioze mungojnë ose numërohen me gishta, e llojit:
Kadri Roshi ëndërronte për një teatër të ri… Aktori i madh Robert Ndrenika tha: ju bëj të ditur se nuk jam Jezu Krishti, bile as Barabai … apo: Luftar Paja për teatrin, etj.

Për fat të keq kësaj patetike nuk i shpëtojnë as kundërshtarët e prishjes së teatrit: Lulzim Basha kërcënon arkitektin si persona non grata në mëmëdheun nga i cili po largohen përditë me mijëra, një arkitekt garanton me jetën e tij, një aktor bën thirrje për luftë se e ka patur të jatin oficer e të tilla emocione të panevojshme për audiencën.

E megjithatë: Argumentimi i atyre që duan të shembin teatrin - nënkupto: duan të zhvasin truallin e tij për arsye përfitimi - mund të krahasohej fare mirë me:

Vrasjen e gjyshit për të lindur një fëmijë.

Një teatër i ri mund të ndërtohej kudo: mirëpo ç’lidhje ka kjo me ruajtjen e të vjetrit?
Pse duhen vënë përkundër ngritja e një objekti të ri dhe shembja e një tjetri të vjetër?
Pse duhet vrarë gjyshi pra, për të lindur një nip?

Këtë vetëm Rilindja e di. Dhe mafia e ndërtimeve.

vani_vini

kshu lihnin dhe per kendin e lojerave e doli qe ne te vertete lehesit ishin ndyresira me qellime te tjera, qe shkonin trembnin kalamajt ate te liqeni. Po ashtu lehen edhe per pazarin e ri qe ishte llum, e tani tironsit me ne fund kane nje gje prej qyteti. Dhe per sheshin ca nuk bene, e shkaterruan projektin dhe vune nje lines, se me teper se aq nuk benin, dhe tani tirana ka shesh si cdo qytet i madh europian.

per teatrin vazhdon avazi. e verteta eshte qe po nuk u sistemua tirana sa te jene keta te PS ne pushtet, as nuk sistemohet me. Basha ne kater vjet nuk sistemoi as edhe nje gje, shkaterroi deri kopshtin zoologjik (te cilin Veliaj e rregulloi brenda tre muajsh pasi erdhi ne bashki). Basha vetem legalizoi shtesa pallatesh dhe vodhi edhe ndertesen e shqupit. Shqupi ka nje park gjigant brenda dhe mbahet i rrethuar qe ta shijojne derrat e PD. PS ia hoqi hekurat cdo ndertese shteterore qe lulishtet rrotull ndertesave t’u shkojne qytetare.

Keshtu qe normalisht qe tani i mbetet vetem te versule lehesit te bejne gam gam alrt e poshte kunder te tjereve. Kur s’ke cfare alternative te ofrosh, e vetmja alternative eshte te hedhesh balte mbi ate qe punon.

artistet e vertete jane pro teatrit mqrf
ata qe kane 27 vjet qe marrin rrogen nga paret e popullit e s’bejne gje, ata lehin e lehin

Robert Ndrenika
Luftar Paja
Alfred Trebicka
Spiro Duni
Leka Bungo
Albert Minga
Arben Derhemi
Sotiraq Bratko
Kliti Roshi
Zamira Kita
Artan Imami
Genti Kame
Genti Deçka
Arjola Basha
Gent Hazizi
Gerti Ferraj
Hervin Cculi
Suela Konjari
Laxarela Deti
Mateus Frroku
Paola Kodra
Blerta Belliu
Shkelqim Jaupi
Guri Kocco
Klaudia Hila
Nelson Mulla
Erion Isai
Violeta Trebicka
Gazmend Paja
Roland Saro
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Edmond Lako
Ilir Muhametaj
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Roerd Toçe
Ami Hansellia
Andon Koço
Jonida Beqo
Laid Ymeri
Danier Shkurti
Edvin Mustafa
Valdano Bajrami
Besart Cani
Armela Demaj
Engjell Hoxha
Ajliçe Petrela
Madi Selimi
Fatjon Sulstarova
Ermonela Alikaj
Serkida Rrapollari

ars

Lista e arkitektëve dhe inxhinierëve që kanë nënshkruar ose jane shprehur publikisht kundër shembjes së TK:

  1. Artan Raça
  2. Maks Velo
  3. Arben Biçoku
  4. Astrit Seranaj
  5. Besnik Aliaj
  6. Kreshnik Merxhani
  7. Vladimir Bregu
  8. Hafize Sahiti
  9. Arget Toçila
  10. Mirela Alliu
  11. Elira Shehaj
  12. Jetnor Pajollari
  13. Lisiena Zhulla
  14. Artur Roshi
  15. Orhan Sakiqi
  16. Viktoria Nikolla
  17. Mario Malaj
  18. Altin Seranaj
  19. Bernard Banushi
  20. Admirim Banaj
  21. Enida Malaj
  22. Altin Sula
  23. Karola Jasini
  24. Flora Krasniqi
  25. Ivana Dhiamandi
  26. Elisabeta Susaj
  27. Enkeleda Kucaj
  28. Aguljem Marku
  29. Silvana Sukaj
  30. Ledian Bregasi
  31. Saimir Kristo
  32. Manjola Hoxha
  33. Rovena Plasa
  34. Tiamis Saqe
  35. Franc Linza
  36. Besart Gjana
  37. Ada Lushi
  38. Erialda Zekthi
  39. Imelda Sahuli
  40. Lorena Gjana
  41. Greta Kukeli
  42. Rovena Plaku
  43. Edlira Xhafaj
  44. Gerti Delli
  45. Zenel Bajrami
  46. Fiona Imami
  47. Silvi Jano
  48. Ledio Allkja
  49. Xhesika Hoxha
  50. Kristi Bashmili
  51. Aida Ciro
  52. Oreola Caliqi
  53. Ilda Rusi
  54. Besjana Qaja
  55. Lela Zerali
  56. Valbona Proj
  57. Xhive Bejko
  58. Arneta Çuni
  59. Luljeta Shera
  60. Mimoza Kola
  61. Anita Qirko
  62. Ina Ferhati
  63. Anisa Sfrati
  64. Silvana Metaj
  65. Edmond Agalliu
  66. Alketa Sulaj
  67. Uljan Hasko
  68. Maksim Selmani
  69. Daniela Kalaja
  70. Alkeda Baxhaku
  71. Sotir Dhamo
  72. Dritan Shutina
  73. Rudina Toto
  74. Mirva Gega
  75. Merita Guri
  76. Edi Duro
  77. Alma Gjoni
  78. Zamira Kolja
  79. Godiva Rembeci
  80. Aurel Plasa
  81. Petri Ilo
  82. Aleks Çela
  83. Edmond Hali
Pjer

ore djema, ne mos gaboj, aty poshte teatrit e rrotull, seç ka ca tynele, bunkieri, e me the te thashe.
a nuk rrezikohen keto, nga themelet dhe pesha e kulles qe do ndertohet.

InkuizitoriMoth

vazhdo me the e te thashe: jane edhe ca thesare, these me florinj dhe kasa me gure te çmuar, te fshehur nga rregjimi komunist (aty afer ka qene Ministria e Brendeshme), pradaj osht tu u bo e gjithe kjo gurgule.

Ardian_Hoda

shenomeni edhe mua

Arban

Njoh njeren une, kusherire e njerit prej ketyre kungujve te medhenj te PDhit. Ta shohesh si ben per teatrin, a thu ka lind aty, kur ne fakt nuk ka lidhje fare, pervecse si “qytetare” (ka pare a s’ka pare dy shfaqje aty, pune tjeter). Po ta kishte ndermarre PDhi kete nismen per prishjen e teatrit, sigurisht ajo do ishte e para ta mburrte nje gje te tille. Keshtu duket edhe ky pruresi qe java shtate te ai tete ngeli duke sjelle shkrime per kete muhabet. Perfshirja e PDhit dhe e ketyre mizave te tij i ka prishur pune debatit, u ka prishur pune atyre qe jane me te interesuarit dhe atyre qe jane kritike te vertete pa ngjyra politike, pavaresisht ne kane te drejte apo jo.

Alba2265

Teatri ka vlera sentimentale si ndertese se shume aktore kane kaluar vitet me Te mira aty .le Te rindertohet e te kthehet ne muse e te ndertojne nje Te ri diku tjeter .

arb

Mua me vjen per te qeshur me llumin kapitalist shqiptar, per 28 vjet antikomunistet prodhuan vetem llum ! Edhe kjo historia apo histeria e Teatrit kete tregon ! Nje mediokritet ne mendim e shprehje qe te hap barkun ! Behet fjale per nje ndertese qe ta shpif ne te gjitha kuptimet,si jashte ashtu edhe brenda! E vetmja gje qe i jepte vlere asaj ndertese ishte historia e saj…nje histori e perqeshur,e fyer, e banalizuar, e fshire, e falsifikuar me te gjitha menyrat per 28 vjet …por qe nuk ariten dot qe ta shkulin nga mendjet e njerzve ! E pikerisht raca e ketyre qe per 28 vjet benin gare kush e kush ta shkateronte me shume ate histori sot na betohen per te? Pas 28 vjetesh mbulimi me llum u deshen 4 pallate afer saj …shpifarak vend!! Duke filluar nga ata qe ai teater i beri njerez, ne nje kohe kur shumica e tyre vleren e vetme qe kishin ishte qe dinin shkrim e kendim ! E qe perseri ai Teater ne ate kohe i mbajti me buke edhe kur ajo kohe iku ,e kur u sulen te gjithe si hijena te peshtynin mbi te ata qe deri dje betoheshin mbi skenen e tij ! E pra u deshe 4 pallate te recitonin perseri edhe keta…ashtu si llumi i fatkeqesise kombetare ne opozite sot qe me historine e vlerat e atij teatri nuk i lidh gje pervec xhelozise per ato 4 pallate ! Sa per keto pallatet…ta pret mendja qe do behen,se eshte kapitalizem o shok kokbosh e shteti nuk ka kokren e lekut as per nje kinema e jo me do bej teater kombetar! Se te gjitha keto projekte e sheshe e lungomare apo te tjera qe realisht po i ndryshojne surratin atij vendi po behen me leket e BE apo te tjere donator e qe ne Shqiperine kapitaliste 10-20 persona/kompani jane ata qe kane parate …te tjeret i genjen mendja apo hane bar ! E ku ta gjesh te hedhin ndonje lek keta doreshtrenguarit qe mezi paguajne puntoret…nuk thua shyqyr…jo po do degjojme idiotet e radhes! Ky eshte kapitalizmi shok !!

InkuizitoriMoth

Nuk paske bo palester sot! :slightly_smiling_face:

vani_vini

aktoret kane 28 vjet qe as futen te teatri po rrine kafeve verdalle. Ne 28 itet e fundit mirush kabashi ka bere vetme nje shfaqje te vetme, vetem 1 me numer, asnje tjeter. rrogen e merr muaj per muaj. dhe tani bertet per teatrin sepse ashtu i thote sala. Robert ndrenika ka marrje pjese ne shfaqje cdo dy muaj dhe do qe teatri te zhvillohet.
shko kerrusu te punet prej refugjateje me pasaporte fallco e qe e nis famlja me gomone me 400 dollare ne xhep dhe leri keto pune se s’jane per ty.

vani_vini

Robert Ndrenika i përgjigjet kreut të PD-së, Basha

“I dashur Zoti Lulzim Basha ! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina” Me respekt Robert Ndrenika”, shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook.

ars

Më kanë thënë se në katin e nëndhshëm të bashkisë ka një zyrë me “troll”-a që paguhen për të lënë komente në internet. Ti më ngjan një nga këta. Të paedukuar, të pakulturuar, agresivë, mbase edhe “shpellarë”, parë që në ato zona nuk para hyn drita.

Zagarët e Veliajt nuk kanë argumenta të tjerë përveçse atyre me pirje gjaku mes vëllamësh e trapllëqe të tipit: “MË DHA BESËN E SHQIPTARIT”.

Dhe jo, nuk jam unë i PD-Hit, siç shkruan një langua tjetër ca më lart: thjesht i di më mirë se ju këto gjëra.

Pse nuk lexon atë linkun që sjell unë aty në anglisht? E eja të flasim pastaj me logjikë e me ndershmëri qytetare, nëse je në gjendje, gjë që as nuk e pres e as nuk e besoj.

Bashibozuk!

vani_vini

po pra po, vazhdoni nderkohe daklaratat me dinamit ju te paguarit e sales e bashes. vazhdoni te premtoni se do te hidhni ndertesa ne ere, se do te bllokoni ambulanca, e premtime te tjera terrori sic benit te kendi i lojerave ne sy te nenave me femije, e sic bllokonit shtatzenat duke bllokuar rruget te shqiponja. Goditni police per ndertime kalamajsh e per vepra publike ne favor te popullit dhe heshtni per pallatet qe ka bere PD ne cdo cep. jeni fara me e ndyre e cdo shoqerie. kanceroze per cdo komunitet qytetar

ars

Po mirë o zagar, ku e shikon ti në atë që kam shkruar që unë po rreshtohem në anën e Bashës?

Ku e lexon që unë po marr krahun e djathtë?

Apo kaq është: o me Ramën, o me Bashën? Kaq thith ti?

Hajvan!

Shko ore vër ndonjë skedinë për futboll, lëre komentimin, nëse të lënë. Aty ndodhin këto gjëra: fitore, humbje, barazim.

Arban

Hopa, na doli edhe nje i barastundur tjeter. Po qe leh per hesap te PDhit ama ben mu qe atje tej. PDhi e ka nisur shkaterrimin e Shqiperise nga gati 30 vjet, dhe jane prishur gjera shume me te rendesishme se nje ndertese e vjeter 70-vjecare, po sorollopi yt nuk e ka ngritur zerin, kurse tani qe Partia leshoi kushtrimin, nisen gam gamet. Le po hiqet si mistik, sikur di me shume se ne te tjeret, a thu PDhi mbledh sejmenet e vet dhe u ben kurse trajnimi per teatrin.

InkuizitoriMoth

Perfundimisht zona e politikes eshte e infektuar komplet me urrejtje. Mos guxo te thuash diçka, se je i akuzuar dhe i sulmuar keq ose nga njera pale, ose nga tjetra, e shpesh nga te dyja palet njekohesisht. Kush nderhyn per te thene apo bere diçka, nuk ka arsye tjeter perveç mazoizmit, te ndjeje kenaqesi kur e torturojne. Po ja doli, dmth po te kete force, mund te behet edhe sadist njekohesisht, te torturoje torturuesin. Me nje fjale ne pergjithsi politika ka degjeneruar ne sado-mazo, ne rolin e nderuar xhelat-viktime.

Alba2265

Ku ke humbur vegla socialiste .c’behet andejngakomuna parisit pervec vapes mungeses se uji Alitrikut e tymit e pluhurit ?

vani_vini

Eshte e thjeshte fare. Juve organizoheni me cadra jete-a-vdekje kunder veprave publike qe ndertohen per popullin, si kendi i lojerave te liqeni qe rri plot me femije dhe ku s’eshte demtuar asnje peme, rriheni me police per vepra ne dobi te popullit, permendni dinamite e rruspa per veprat publike te kalamajve, ndotni forumet ne mase me lloj-lloj gelbazash “do bejne restorante, jo kend lodrash”. Por nuk ndiheni fare per ndertimet private qe marrin nga publikja. Te njejten gje dhe me teatrin kombetar. Brenda territorit te teatrit kombetar do te behet vetem nje teater kombetar, me me shume skena e me arkitekture moderne, nga arkitektet me te mire te brezit tone. Kullat do te behen ne territor tjeter, jo te teatrit, ku po kulla do behen gjithsesi. Ju per ato kulla nuk thoni gjysme llafi, por kapeni me teatrin, sic kapeshit me kendin e lojerave, per te cilin nuk late gje pa shpifur sic ju udhezonte partia. Kshu qe jo te politizuar, po dhe nje idiot e kupton qe jeni vreri, kanceri i kesaj shoqerie. Mjere ai popull qe u ngjiteni ne kepuce. Jeni te 10re si brez, s’merrni dot fryme pa parti. U zevendesofshi sa me shpejt nga brezi tjeter.

Arban
AL88

jane shkelur disa ligje, me te gjitha menyrat e mundshme, vetem qe hajdutet ne detyre shteterore, Rama dhe Veliaj te gllaberojne llokmen e tyre

nderkohe, lexon shkrime te peshtira si ky i peshtiri me syze, qe me siguri ka kerkuar ndonje vend pune dhe i kane kerkuar si takse artikullin

ne fund duron dhe zhgabonjat te te derdellisin per moral, medet

“elena mihajllovna”

Arban

Po te ishte Tredharaku ketej verdalle, do te thoshte qe ky me syze per cunat e PDhit ishte shume i kendshem kur ishte zedhenes i PDhit, ndersa tani eshte i neveritshem, megjithese Tredharaku , si i barastundur qe ishte, e thoshte nje gje te tille per Meten dhe socialistet vetem, Me sa kuptoj une, debati kokalepset dhe ngaterrohen dy gjera. A duhet prishur teatri apo jo dhe procedurat qe jane ndjekur, ligji qe u miratua a cfare eshte. E para eshte ceshtje opinioni, e dyta pastaj, dikush qe eshte ekspert dhe vertet i pavarur, jo i barastundur, me ka thene qe ja pasur shkelje procedurash dhe Palloshi duket qe ka dashur t’i beje nder ndonje te vetit.

Tirondon

Ky eshte per ne teatrin e kukullave