Njeriu që “nuk dëgjon nga ai vesh”

66 postime 5325 shikime 28 janar 2018 në 08:14 e paradites
InkuizitoriMoth

… shkencat natyrore dhe filozofia moderne janë si dy fragmente të një tërësie të humbur, njëri zhvillohet drejt objektivitetit, ndërsa tjetri drejt subjektivitetit - T. Burckhardt, Shkenca moderne dhe urtësia tradicionale.

“Nëse një pemë rrëzohet në pyll dhe askush nuk është i pranishëm, a bën zhurmë?” është një pyetje provokuese gjërësisht e njohur dhe në modë si koan zen. Më pak i njohur është fakti që këtë pyetje (e formuluar ndryshe) e ka shtruar edhe peshkopi Berkley. Aspak i njohur është fakti se kjo pyetje, në dukje snobe e markës new-age meqë me origjinë lindjelargase, është thelbi i filozofisë së shkencës, madje edhe diçka më tepër - në fakt shumë më tepër -, është pikëprerje e sferave të disiplinës së shkencës dhe filozofisë.

Në pamje të parë duket si pyetje që merr përgjigje lehtë, mund te bëni një test provë me persona që ju rrethojne, 100% e garantuar që do merrni përgjigjen pohuese: “Po!”. Kjo sepse rëndom konsiderohet bota rrethuese si objektive, me ekzistencë të pavarur nga ndërgjegja jonë, alias koncepti i materializmit objektiv të hasur rëndom në librat shkollore të marksizmit atëbotë, krahas me kritikën kundër idealizmit subjektiv të përfaqsuar nga peshkopi Berkli. Vetëm se në librat e marksizmit, përveç informacionit që Berkli ishte peshkop, asnjë sqarim dhe informacion tjetër më tej (as presorët e universitetit nuk dinin më tepër, mos e fol për ta lexuar në origjinal). Kusurin e bënte imagjinata, peshkopi Berkli me raso të zezë fsheh armë nën altarin e kishës si bashkëpuntor i diversantëve mirditorë.

Në fakt Berkley ishte më i rrezikshëm se diversantët, parë që filozofia e tij i kundërvihej totalisht materializmit më tepër se çdo filozofi tjetër dhe me argumentë po aq legjitimë sa të materializmit. Nuk është në qëllimin e këtij shkrimi të tregojë vlerën e Berkley, mund të them vetëm se jo kot me emrin e tij është pagëzuar universiteti i famshëm homonim. Për më tepër jo më kot peshkop, sepse peshkopit i takonte të mohonte si kundërpedal ekzistencën e materies në mes lulzimit të Iluminizmit. Peshkopi Berkley, në kritikën e tij kundër shkencës të sapo brohoritur si shpëtimtare nga Iluministët sapo në modë, mbronte idenë që gjërat ekzistojnë përsa janë të perceptueshme (Esse est percipi = qënia është të qënurit i perceptueshëm), pra që ekzistojnë vetëm perceptime ndjesore të gjërave, në plan të fundit e tërë bota reduktohet në ndërgjegje subjektive (tamam e kundërta e rabinit ateist Marks). Në kontestin e këtij shkrimi, sa më sipër do të thotë: nëse një pemë rrëzohet në pyll dhe asnjeri nuk është pranë për të dëgjuar, atëherë nuk bën zhurmë.

Dhe në këtë rast, krejt të veçantë dhe me shumë vlerë, nuk bëhet fjalë vetëm për spekulim filozofik, por njëkohësisht edhe për hulumtim shkencor, sepse edhe nga pikpamja shkencore rezulton se pema që bie e vetmuar në pyll nuk bën zhurmë. Sipas shkencës së akustikës rënia e pemës prodhon vërtet dridhje të ajrit, por vetëm një sistem dëgjimi mund të absorbojë këto dridhje nëpërmjet veshit dhe t’i përkthejë në tinguj në sajë të trurit. Kjo do të thotë se një fenomen objektiv nuk ndodh nëse nuk vëzhgohet nga ndërgjegja subjektive, ose thënë ndryshe se ekziston një ndërlidhje midis objektit dhe subjektit, një e vërtetë tashmë banale e verifikuar prej kohësh në mekanikën kuantike. Mandje në fizikën moderne subjekti dhe objekti, subjekti vëzhgues (ndërgjegja) dhe objekti i vëzhguar (materia), humbin qënësinë e tyre esenciale në favor të relacioneve midis tyre. Iluministët janë duke u kthyer përmbys në varre prej zhurmës së zbulimit shkencor të fizikës moderne: nuk ekzistojnë gjëra, por ekzistojnë vetëm relacione midis tyre, i cili përfundim tejkalon skajshmërine e mohimit të materies të peshkopit Berkley.

Prandaj koan-i në fjalë është me shumë rëndësi, sepse dëshmon ekuilibrin potencial midis meditimit filozofik dhe hulumtimit shkencor, që filozofia dhe shkenca rrinë bashkë si komplementare. Thënë kjo idealisht dhe potencialisht, sepse realisht janë në konflikt midis tyre dhe punojnë çdonjëra për hesap të vet (tezat “filozofi për filozofi”, “shkencë per shkencë” - ekuivalente me “art për art”), duke e nxjerre botën pa kuptim dhe absurde. Kjo gjëndje është pasojë banale e aplikimit Iluminist të aksiomës së kryesofistit Protagora nga Abdera: “Njeriu është njësia matëse e të gjitha gjërave”, që sipas kontestit të këtij shkrimi do të thotë se “pema nuk bën zhurmë” nëse nuk ka njeri aty pranë, ose thënë më skajshëm: nëse njeriu nuk ekziston.

Po sikur të ekzistojë Dikush Tjetri që dëgjon pemën kur bën zhurmë?

InkuizitoriMoth

squarepusher

nje sistem degjimi? ca mund te jete per shembull?

InkuizitoriMoth

Zoti, biri im, Zoti. Prandaj shkronjat e medha.

BeluliXVI

-Radari.
o squer o trim i marre, u perleshe me radare:stuck_out_tongue: .:rofl:

squarepusher

verejta pak hezitim prandaj kerkesa per sqarim. a thua ka mberrit ajo kohe ku te flasesh per zot/a duhet me e ‘mcef’ pak :grinning:

prurja me pelqeu shume. keep up the good work!

BeluliXVI

interesant shkrimi ! -me thene te drejten disa shembuj aty sikur te kujtojne filozofet e vjeter, tip Hegeli…
nderkoh ne pergjitshi mu duk sikur ky shkrim verteton nje nga tezat baze te Nitchez, ate qe permendet shpesh ketu.:smiley: , por natyrisht ne nje kontekst krejt tjeter.

ndersa fundi skishte si te ishte ndryshe pervecse zgjjidhjes permes teorise se famshme dy-felore :smiley: , e cila duam a sduam ne, eshte nje fakt !
vec me beri pershtypje gjuha, dmth menyra e bute dhe subtile qe autori ka zgjedhur kesaj radhe per te shprehur edhe njehere teorine dy-felore.:slight_smile:

InkuizitoriMoth

jo vetem kaq, por Zoti eshte per vete i mçef (por jo i mçefet). He per he zbulohet indirekt, sepse direkt nuk eshte peshe qe mbahet. Po te shfaqet te ze epilepsia, ky ka qene interpretimi mesjetar obskurantist i semundjes se epilepsise, shef shkreptima e bjen per toke me spazma e noflla shternguar.

InkuizitoriMoth

Falemneres, komplimentin e ke bere shume te madh dhe prekes. Pergjigjen me vone se tani kam ca pune.

squarepusher

me disa nuanca post-moderniste, do guxoja te thoja. :grinning:

raqi

Dileme qe mbart pikepyetjen qe mundon fiziken teorike aq shume sa nuk e zene ne goje. Sipas hebreut Ajnshtajn ( emer I tmerrshem prej shtandartfyhreri SS ne filmat sovjetike) materia shkakton deformime ne hapsire-kohe. Prej kesaj lind pyetja: A mos valle ekziston vetem nje hapsire-kohe e deformuar vende-vende, dhe ne keto deformime I perceptojme si materie?!!!
Mosha ime peshkopet i njihte si minj librash qe studionin shume. Ishim te lodhur prej filmave me diversante, ku peshkopi ishte nje bicim kapteri qe mirmbante magazine e armeve te bandes se Pjeter Mustakuqit, te cilin jo vetem qe sigurimi i rruajti b…ishtin, por edhe komenton ne paqe tek peshku…
Dilema papritur behet trileme me tre pikepyetje egzistenciale qe vene ne diskutim te vertetat qe njohim si te tilla.
1- materia egziston
2- materia nuk egziston
3- po mua, c’me duhet?

Mqs peshku mesatar nuk eshte peshkop mendoj se pergjigja eshte tek filozofia e paperpunuar e arixhinjve te cilet pasi bejne nje jete te shendetshme plot me abuzime ne dashuri dhe raki, vdesin 40 e ca vjec, pa e care koken per ceshtje qe mundonin peshkopet dhe marksistet dhe I detyronin te kalonin vitet e gjata te jetes se vetpermbajtur me gjume te shqetesuar.

Vlonjat

Ne nje taban me folklorik poplli filizof shqyptar ka deklaruar: larg syrit larg zemres! Dmth po s’te pashe te harrova apo nuk ekziston.
Kurse Shen Kozmai si njeri si qerrata qe ishte perifrazoi: Pa vene doren ne plage nuk te beson perendia!

Pjer

pavarsisht pyetjeve filozofike qe ngrihen, nuk ka rendesi nese e ndigjon apo jo njeriu, fenomeni dhe zhurma ndodhin sipas ligjeve te fizikes,

InkuizitoriMoth


XII

Planeti që vinte më pas, banohej nga një pijanec. Kjo vizitë qe shumë e shkurtër, por ajo i ndolli princit të vogël një pikëllim të madh.

-Çfarë bën ti atje? - i tha ai pijanecit, të cilin e gjeti tek rrinte i heshtur përpara një sërë shishesh bosh e një sërë shishesh plot.

-Pi, - u përgjigj pijaneci, i ngrysur.

-Po përse pi? - e pyeti princi i vogël.

-Që të harroj, - u përgjigj pijaneci.

-Që të harrosh, çfarë? - nuk i ndahej Princi, të cilit kishte zënë e po i vinte keq për të.

-Për të harruar që më vjen turp, - iu rrëfye pijaneci duke ulur kokën.

-Turp nga se? - e pyeti prapë princi, që deshte ta ndihmonte.

-Turp ngaqë pi! - u gjegj pijaneci, që u mbyll përfundimisht në heshtjen e tij.

Dhe princi i vogël iku e shkoi me një pikëpyetje të madhe në kokë.

«Të mëdhenjtë qenkan vërtet shumë, po shumë të çuditshëm», - thoshte me vete në udhë e sipër.

Antoine de Saint Exupéry, Princi i vogel

InkuizitoriMoth

ashtu eshte Pjerdh, ti vazhdon te pjerdhesh, “nuk ka rendesi nese e ndigjon apo jo njeriu, fenomeni dhe zhurma e te pjerdhmes tate ndodhin sipas ligjeve te fizikes”.

machitewa

Pa pervojen e senzacionit, ideja s’ka asnje shanse dmth?!

Ndersa ideja (ose idea?!) eshte e supozuar te jete e pavarur. S’ka te kuqe, por ka vetem ide te se kuqes, ose ska zhurme por ka vetem ide te zhurmes, etj.

Megjithate nje i verber nuk e ka idene as nocionin e ngjyrave, as nje i shurdher per zhurmat.

InkuizitoriMoth

Eshte e veshtire me e shpjegu gjithçka me nje koment, por duke i rene shkurt: sipas Berkley nuk ekzistojne ide, ekzistojne vetem perceptime, gje qe ti e ke kap sakte, urime. Pra sipas Berkley gjithçka ne bote eshte perceptim, e ne plan te fundit gjithçka ne bote eshte perceptim i Zotit, nuk ka as ide as materie. Operacioni eshte grandjoz, megjithse tejet reduktues (ndoshte per kete arsye). Gjithashtu prioriteti i perceptimit berkleyan karakterizon natyren anglosaksone, e nga kjo pikpamje Berkley eshte anglezi me i moth, pasuesit angleze mbas tij e degradojne vizionin e tij ne skeptiçizem (me origjine sofistet helene, Protagora). Kete gje ka kap Beluli kur permend Niçen qe “nuk ka fakte por vetem interpretime te fakteve”, qe eshte nje degradim akoma me i metejshem si anarki puro, rikthim te Protagora dhe sofistet, kunder te cileve luftoi Sokrati, person i urryer nga Niçeja, konsideruar si degraduesi i shpirtit helen, njesoj si konsideronte Jezuin degradues te shpirtit hebre.

Ky koment vlen edhe si pergjigje e premtuar me lart per @BeluliXVI

varik

Fotonet kur jane nen observim sillen si materie, kur nuk ka observator te jashtem jane vetvetja e sillen si vale:

http://photonterrace.net/en/photon/duality/

Prandaj dhe pema nuj rrezohet ne pyll, pasi matrix nuk ben rendering kur ska observator, e jo me te bejne sound effect

InkuizitoriMoth

Qendron si arsyetim brenda mikrobotes kuantike, problemi eshte se makrobota ka komportament tjeter sepse ka organizm tjeter, dhe nuk mund te transplantosh gjera te mikros ne makro dhe anasjelltas, siç ja mundojne snobat new-age. Pra problemi si gjithnje eshte i dy feleve, ne kete rast mikro dhe makro jane komplementare, gje qe deri tash nuk eshte arritur te vertetohet megjith perpjekjet per Teorine e Gjithçkaje. Ajshtajni e pat kuptuar kete, dhe ne fund te jetes se tij u perpoq pa sukses te lidhte mikron me makron, nuk honepste dot mekaniken kuantike, me gjith rezultatet e saj ne praktike.

varik

Kjo eshte ne makro e ne mikro, jemi ne nje bote virtuale, simulim. Dicka te duket rreale se te genjen truri.

InkuizitoriMoth

Ne kete zone nuk futem e as jam kopetent, dhe me duket spekulative ne kuptimin e keq te fjales. Tip filmi Matrix qe asnje nuk kupton se çfare don te thote, edhe sipas vete autoreve.

Megjithate me duhet te them qe si film Matrix me pelqen shume pa kuptuar gje ose pako gje, ka nje magji pa sosje.

varik

Filmi eshte nje version, por matrixi si koncept mund te jete simulim ndryshe. Mbase cdo njeri eshte nje version i te njetit njeri qe eshte ne simulim. Ose vetem nje eshte autentik e cdo njeri tjeter nje ai i simulaur per te bere ambientin me dinamik.

Pleqte kane pas thene qe jeta eshte nje rrene :grinning:

InkuizitoriMoth

me vjen keq, por nuk kuptoj asgje nga kto lloj muhabeti me simulime te kopjes nga origjinali etj etj. E kote te me shpjegosh me tej sepse nuk e pranoj emocionalisht. Kam nje ndalese formale.

InkuizitoriMoth

ktu keni nje çorap te sofistit Protagora nga Abdera (permendur ne video), qe eshte çorapi niçean i demokracise ngambrapa ose ngambrapademokracise:

Dranja

Shumë interesant shkrimi. Në filozofinë budiste flitet për inegzistencë vetjake të fenomeneve të gjalla ose jo. Për shembull, një ylber nuk ekziston në vetvete. Ai është prodhimi i bashkegzistencës së shiut me rrezet e diellit. Po a egziston një ylber nëse askush nuk e sheh, shtron pyetjen shkrimi? Përgjigjja është brënda dhe mund të na ndihmojë të imagjinojmë shumë gjëra që nuk i shohim, ndoshta për mungesë të “syve”.

Dhe një shkelje syri një shoqes sime që citonte popullin “Turp nuk është të vjedhësh. Turp është të të kapin.”

Faleminderit InkuizitoriMoth për frymën që sjell me shkrimet e tua.

anon63896856

Shkrimi shtron pyetje ne menyre ‘jokarakteristikisht’ subtile. Si cicerrime e larget e nje zogu jashte dritares qe don te na sjelle vemendjen tek Dikushi…

InkuizitoriMoth

he pra zhardin si thu ti a nuk ja vlen te besh trollin per Dikushin? Ka persona qe kane sakrifikuar shume me teper per Atë. :slightly_smiling_face:

machitewa

Kot te pyetet per ylberin, derisa e ke pa shiun dhe rrezet e diellit :stuck_out_tongue:

Vihet ne dyshim ekzistenca e zhurmes se lisit qe e perjetojme normalisht (disa here ne dite bile, nese punon ne stabilimentin e sharres :)) si i behet me Zotin, qe askush nuk e sheh as degjon, thuaj?! :slight_smile:

BeluliXVI

ore vertet… nese veme ne dyshim ekzistencen e ylberit , atehere le te veme ne dyshim edhe ekzistencen e ingredigjendeve perberes te ylberit; shiut dhe diellit. gjithashtu sipas standartit ; “e pashe se pashe” ne varesi kjo te; “doli apo s’doli” dielli… ose ra shi apo sra ra shi. se mund te bie shi edhe te mos njomesh fare meqe, bie llafi, je ne shpi… e pra perderisa nuk u laga, nuk ka rene shi !.:smiley:

kjo menyre arsyetimi na kujton priftin e Rrëzes (me kete rast i japim edhe dimensionin fetar argumentit)
:smiley: , kur i tha asaj cucës qe ankohej se kishte dhimbje diku te (nen)stomaku… “aaa, tha urata, me te ankesa e te thena sbesoj dot une…, po se vura vet doren te plaga”…:smiley:

anon63896856

Ti i jep lirisht kuptim termit dhe sinqerisht nuk ia kam idene se cfare do te thuash; keshtuqe nuk di per cfare vleka nese vlen dicka.

InkuizitoriMoth

ti bën sikur nuk e ke idene sepse “bën sikuri” eshte ne natyren e “troll femen”, ndersa ne natyren e dikushërve, sikur ta kam perseritur pa u lodhur, eshte te jene “troll etik maço”

Il troll etico [modifica | modifica wikitesto]

Un troll etico (“ethical troll”) è chi sostiene e mantiene una logica etica o politica dietro al comportamento che lo porta a essere additato come “troll” dagli altri utenti (senza che debba per questo effettivamente esserlo – come abbiamo visto la percezione di un utente come un “troll” è un fatto relativamente soggettivo).

Una volta che abbia rivendicato i propri principi, la sua condotta andrebbe esaminata coerentemente a un punto di vista etico, piuttosto che comportamentale. Per esempio, qualcuno che si oppone con forza alla politica statunitense in Iraq potrebbe reagire con veemenza in una conversazione riguardante la sua attuazione, o una persona che lotta contro le pseudoscienze potrebbe reagire altrettanto veementemente contro chi le divulga: questo però non è prova di un problema comportamentale della persona, quanto piuttosto di un suo forte disaccordo etico o politico rispetto all’argomento in questione.

Molte di queste persone, cooperando, possono costringere una comunità a un punto di vista nuovo, sfidando un pregiudizio sistemico esistente o un pensiero di gruppo (chiamato anche punto di vista neutrale), purché si mantengano eticamente coerenti e politicamente disciplinati.

Durante la fase di scontro delle idee questi utenti vengono additati come “troll”, ovvero estranei alla comunità. Essi, a loro volta, consapevolmente, accettano strategicamente di assumere su di sé l’etichetta di “troll” pur non considerandosi effettivamente tali.

Dranja

@machitewa
@BeluliXVI

Nuk bëhet fjalë për vënje në dyshim të egzistencës, por për vënje në dyshim të egzistencës vetjake. Asgjë nuk është njësi, si me thënë. Cdo gjë ka një rol në lidhje me të tjerat. Cdo gjë formohet nga elementë, këta elementë nga atome, atomet nga se?

Eshtë një mënyrë e të parit të botës që, përkundër nihilizmit, të çon të shohësh më thellë gjërat dhe fenomenet që të rrethojnë dhe të mos mjaftohesh me mendimin që ke për to.

BeluliXVI

-nese arrijme deri te atomet, atehere duhet te dijme qe edhe atomet perbehen nga subatome, grimca akoma me te vogla p,sh ; protone, neutrone, elektrone …

may

Interesante prurja, ka shume gjera per te cilat mund te flasesh. Per pyetjen e fundit:

Sikur te ekzistoje Dikush Tjetri qe degjon pemen qe ben zhurme, perceptimet e njeriut nuk kane me rendesi. Gjerat ekzistojne pavaresisht ekzistences se njeriut.

Sikur te mos ekzistoje Dikush Tjetri qe degjon pemen qe ben zhurme, njeriu ka sistemin e degjimit dhe behet njesia matese. E degjon nese eshte atje kur pema bie.

Pyetja behet, a e degjon njeriu “zhurmen” e Dikush Tjetrit nese nuk eshte aty ne ate moment?

InkuizitoriMoth

Pa shiko kto fragmente nga Zanafilla qe mund te ndihmojne per te gjet pergjigjen e pyetjes.

… sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së Tij - Zanafilla 9:6. … Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne …

Zanafilla 3:8 Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.
3:9 Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?”.

Po qe nevoja flasim prap.

varik

Perendia nuk e dinte ku ishte fshehur qafiri?

InkuizitoriMoth

he pikerisht ketu eshte problemi si eshte e mundur qe Gjithdijshmi nuk dinte ku ishte Adami? Si shpjegohet “Adam ku je?”?

Eshte mire te njihet mire kontesi i Zanafilles, ne keto dy faqe tekst (me te lashta se hebraike) ndodhen te kodura ngjarjet baze per te kuptuar fillesat qe kushtezojne gjithçka me pas.

may

Ok, nisa te lexoj Zanafillen, sidomos ato fragmentet qe ke referuar…por me shume pyetje me linden :smiley:

Perendia e krijoi njeriun sipas shembelltyres se vet fillimisht. Megjithate, ajo ngrenia e frutit te ndaluar e beri njeriun te njohe te miren dhe te keqen. Kjo pjesa me eshte e paqarte…sepse nese ishte sipas shembelltyres se Zotit, duhet ta njihte te miren e te keqen qe ne fillim. Pasi njohu te miren e te keqen, a u afrua apo largua me shume Zotit? Kjo pika e ndarjes…cfare ndan tamam?

Si edhe, njeriu qe nuk degjon nga ai vesh, a mos e ka zanafillen pikerisht tek kjo? Tek ndarja e mesiperme?

InkuizitoriMoth

Edhe prindit e tu te kan bere sipas shembelltyres se tyre, por kur t’i ishe psh 3 vjeç nuk e dije (te miren dhe te keqen) se nuk duhet te perdorje bilbilushin (ose bilbilushen nese je femer) ose te luaje me zjarrin. Prandaj prindit te jipnin urdherin: “mos pallo!” (ose mos u pallo! nese femer), “mos luaj me zjarrin!”, pallou kur te vije koha 18 vjeç dhenderr, ose bej metalurgun ose zjarrfiksin kur te rritesh.

3:3 por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni”".

Mirpo kta ne fakt u pallune mire e mire (pra ndodhi Renia e Adamit dhe Eves, ose simbolikisht Renia ose rrezimi i Pemes se Jetes dhe Pemes te se Mires dhe se Keqes - pemet e shkruara ne Zanafille) pranej Dikush Tjetri pyeti: “Adam ku je?”, qe do te thote jo se Zoti i gjithpranishen nuk shihte Adamin, por ne kuptimin ne shqip “nuk po te shof mire”=nuk je ne terezi, ke humb standardin. Ose shprehje te tjera iluminuese “s’do me t’pa me sy”, “nuk degjon nga ai vesh”, “ku t’kom pa”, etj.
Tani bej nje mundim vete te arrish ku duhet (u afruan apo u larguan?), se duke t’i dhne llokum ne goje nuk i kupton mire dhe nuk i vlerson sa duhet arritjet ne te verteten.

InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

@Dranja, per kuriozitet çfar te pelqeu tek kjo karikature vertet klasi? Mundohu ta analizosh pelqimin, mos i bi shkurt.

Dranja

@InkuizitoriMoth pashë veten time me Ademin tim kur të plakemi, me fotot e rinisë në mur, me gjarprin e ndëshkuar, duke pritë të zihen fasulet.

InkuizitoriMoth

ahahaha :laughing:, e bukur si pergjigje, shum e bukur, megjithse do te preferoja nje analize artistike, ose edhe nje analize krahas.

InkuizitoriMoth

me fasulet thuaj, vate me fasulet!

InkuizitoriMoth

mir pra po e them un, po shkurt fare.

i gjithe lezeti i karikatures eshte se çdo gje ne te eshte e thare, vjetruar dhe skeletruar, me perjashtim te molles se kafshuar fresket.

Dranja

sa desha ta them! haha

InkuizitoriMoth

ha ha molle Dranje, t’bofte mire, por mos u ankoni pastaj per konseguencat e aktit origjinal qe perseritet bashke me konseguencat eternel retur d’egal.

BeluliXVI

mishi tretet, molla mbetet.:smiley: -prandaj nuk i thone kot edhe; ‘‘molla e sherrit’’ kesaj, se na ngeli qe nga lashtesia…:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

Falemneres Belul, shum falemneres per keto pasuri te vyera nga gurra popullore. Nuk me kishin shkuar ndermend si argumente.

BeluliXVI

-ne popull i kemi rrenjet o Tiku, me thote shpesh shoku Mali…:joy:

po ca faleminderit o tiku, nuk do ti mendosh te gjjitha ti. pastaj jane edhe si te ndara gjerat… une psh jam realist per nga natyra e nuk futem ne te fella, por mendoj thjesht , direkt… kshu pra ne rastin e karikatures gjeta kuptimin e thjeshte te molles qe ka ngelur e fresket… dhe ashtu do te ngeli kjo edhe nja 2 mije vjet te tjera…:smiley:

qe thua ti, kam ca kohe qe merrem me kuptimin e aforizmave dhe shprehjeve te urta popullore me baze ‘‘frutat’’ ose pemet frutore, dhe jane shume… nejse, kam ngecuar keq te; ‘‘dardha e ka bishtin mbrapa’’… qe ne fillim dilema e pare ; te gjitha frutat e kane bishtin mbrapa, çne vetem dardha ?!

InkuizitoriMoth

nuk e kuptu tamom, molla e fresket do te jete gjithmone, dhe duhet te jete gjithmone, problemi eshte qe nuk duhej te ishte ne goje te gjarperit, dhe qe duhet hequr prej gojes se gjarperit, e jo mbas dymijevjetes, por duke filluar nga neser, ose qe sot neqofte do me zgjidh problemet, edhe ate kombetar.

ndoshte te ndihmoj pse dardha, eshte forma e veçante e saj qe ben shprehjen pop nje profeci per kohen qe perjetojme me moto “dardha e ka bishtin ngambrapa”:

InkuizitoriMoth

ku bishti ngambrapa?

BeluliXVI

pak me tutje…

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Tirondon

Me sa kuptoj fenomenet natyrore, ku hyjne edhe zhurmat qe vibrojne ajrin, ekzistojne pamvarsisht i degjon njeri a nuk i degjon, kjo ska rendesi, pasi fenomeni zhurme pra vibracioni i ajrit, eshte primar ! Ndersa Veshi ai qe kap vibracionin e ajrit dhe e quan “zhurme” “fishkellim” “bubullim” eshte sekondar !
Sipas Materializmit Dialektik Materia eshte Primare dhe Ideja e “zhurmes” ne kete rast eshte
plotesisht Sekondare ! :slight_smile:

InkuizitoriMoth

ti do me ma dhi mu, apo peshkopit Berkli?

sipas diamat eshte ndergjegja sekondare, por vetem ndergjegja eshte ne gjendjete percaktoje se kush eshte primare dhe kush sekondare. Duket si nje qorrsokak.

Tirondon

Jo nuk eshte ndergjegja qe “percakton” sepse edhe mund te" mos e percaktoj" sic duhet dmth mund te gaboj ! Toka rrotullohet panvarsisht se kush e percakton ose nuk e percakton ! Ja psh nese per nje moment OKSIGJENI O2-shi zhduket nuk ekziston gje e gjalle, rrejdhimisht as ndergjegje ose as “sekondari” Prandaj thuhet se nga pluhuri dhe tek pluhuri do te shkojne te gjithe ! Aty do te perfundojne cdo krijese e gjalle bashke me ndergjegjegjen ! Sa te kete oksigjen do te kete edhe ndergjegje pra sekondar ! Keshtu na meson dialektika materialiste ! :slight_smile:

InkuizitoriMoth

ti a imagjinon dot nje njerzim qe nuk dhjet dot? Jo! Ja pra primariteti i mutit mbi dialektiken marksiste me te dhime tjetrit! Pa dhi nuk ka jete, e nuk ka as ndergjegje, e as Marks!

Tirondon

e megjitheate pa oksigjen, O2 , nuk ka proces dhjereje dmth as ndergjegje ose vetdije , qe te kuptosh se vertet po dhjet ! Me qe permende dhjerjen, pa marr frym, dmth oksigjen nuk dhjet dot ! He,he,he, thellou pak

InkuizitoriMoth

he, he, thellohu sa t’dush ne qorrsokak nuk del dot gjekundi, shum shum nga Sokaku i Qorrave del tek Sokaku i te Marreve ku ka pas shtepin Kadare he, he, dhe shok Enver he, he.

Tirondon

He he he “te marret e Qorrsokakut” nuk kane ndergjegje, dmth vetdije megjithse thithin O2 por keta dhjesin njesoj si ata me ndergjegje pra edhe 1 here ndergjegja eshte subjektive sekondare perpara materjes, fjala vjen ne Mars nuk ka Oksigjen atje eshte materje e gjalle dmth nuk kryet asnje proces qe ka te bej me jeten pra O2 mendohet qe aty te shkohet pasi Toka shume shpejt do shkatrohet pasi njeriu si qenie e djallit eshte ai qe me ndergjegjen e tij do ta dhjese planetin Toke Sic ka dhjere Gjirokastren edhe gjithe Shqiprine he he he he

InkuizitoriMoth

pranej ne po dhjesim Peshkun me legjimitet te plote meqe do dhitet bota dhe Zvicëra!