Mu aty ku rritet rreziku, hedh shtat edhe çfarë shpëton(*) Pjesa e parë

35 postime 2220 shikime 11 tetor 2022 në 07:22 e pasdites
InkuizitoriMoth

Tragjikja është komike - Becket.

Gazetari shkencor John Horgan paraqet në librin e tij Fundi i shkencës (1996) disa ide të huazuara prej kritikës letrare. Ideja e tij “shkencë ironike” (shkenca e sotme) prejardhet nga ideja e “poetittekst i theksuar ironik” të trajtuar në librin Ankthi i inflacionit të kritikut letrar Harold Bloom, sipas të cilit shkrimtarët modernë përpiqen më kot në një luftë edipike për të mposhtur etërit e tyre: Shekspirin, Danten dhe mjeshtrit e tjerë klasikë. Nuk ka asnjë shkrimtar modern që mendon se mund t’i shtojë diçka Shekspirit, apo Dantes, që të mund të prekë ose të kapërcejë majat e paarritshme të veprave të tyre. Çdo gjë domethënëse që mund të thuhet ose të shkruhet, tashmë është thënë ose shkruar. Për këtë arsye midis shkrimtarëve modernë ekziston një ndjenjë shqetësuese pafuqie që i shndërron në figura tragjike (e madje edhe komike siç shpjegohet më poshtë); ata janë të vonuar që jetojnë në një epokë të vonuar, pikërisht në epokën postmoderne. Artistët postmodernë nuk kanë mundësi zgjedhjeje tjetër veçse të imitojnë baballarët e tyre klasikë, duke i rivizituar, duke ricikluar artin klasik me pak a më shumë mjeshtëri dhe me variacione të vazhdueshme, duke përzier zhanre, duke i dekontekstualizuar mjeshtrat klasikë dhe ambjentuar në të tashmen, duke i desakralizuar dhe i parodizuar.

Postmodernja është parodi e klasikes. Vepra e artit, si vetë jeta, është tragjikomike, në një ekuilibër bipolar asimetrik midis tragjikes dhe komikes: klasikët theksonin tragjiken, postmodernët theksojnë komiken. Ky fenomen nuk është i ri, shfaqet gjithnjë në kohë krize. Kur krishterimi filloi të mos ishte më bindës, u shfaqën gnostikët të cilët parodizuan historinë ungjillore, duke e shtrembëruar. Në disa tekste gnostike, Jezui qesh ndërsa po e martirizojnë në kryq.

Në një farë mënyre saktë të njëjtën gjë si artistët bëjnë edhe shkencëtarët modernë të ndarë në dy kategori. Shumica e shkencëtarëve pranojnë pamundësinë për të kapërcyer “praninë e rëndë të një tradite që është bërë shumë e pasur për të pasur nevojë për kontribute të mëtejshme” (Harold Bloom). Ata përpiqen t’i zgjidhin problemet vetëm në shërbim të paradigmës zyrtare, mjaftohen të plotësojnë në detaje teoritë e mëdha të krijuara nga paraardhësit e tyre ose t’i zbatojnë ato njohuri për qëllime praktike, gjë që në të vërtetë është mision i inxhinierëve dhe teknologëve. Në analizë të fundit ata përsosin traditën. Të tjerët, një pakicë, të ashtuquajturit “poetë të fortë” sipas Bloom, reagojnë si “rebelë të thjeshtë, përmbysës fëmijnorë të kategorive morale konvencionale”. Tepër ambiciozë dhe me tepër shpirt krijues për t’u kënaqur me përpilimin e detajeve ose zhvillimin e aplikimeve praktike, ata përpiqen të kapërcejnë urtësinë e trashëguar prej baballarëve mjeshtërorë (Njuton, Darvin, Ajnshtajn etj), të përshpejtojnë revolucionet e dijes, duke bërë shkencë në modalitet spekulativ dhe jo empirik. Këtë lloj shkence Horgan e quan “shkencë ironike”, duke huazuar termin “poet ironik” të Bloom-it. Shkencë ironike tipike është teoria e stringave, e cila është e pamundur të verifikohet në mënyrë empirike.

Vetkuptohet që teza e Horganit është jasht mase e kundështuar. Nuk hyj në debatin e zakonshëm pro dhe kundër: mes dy gjysmë të vërtetave që ndeshen krijohet një falsitet i tërë, në të vërtetë një falsitet e gjysmë, prandaj gënjeshtra kulturore mufatet gjithnjë e më tepër me kalimin e kohës duke krijuar ortekun shkatërrimtar të kohës historike si rritje e përshpejtuar e entropisë (shembulli më i shkëlqyer: e majta dhe e djathta në politikë). Por është e pamundur të mos vihet re kudo në kulturë klima terminale e fundit dhe vdekjes: fundi i historisë, fundi i filozofisë, vdekja e artit, vdekja e Zotit dhe e fesë, etj. Tani së fundi edhe vdekja e shkencës, disiplinë e bazuar në prova empirike, që dukej unike dhe e pavdekshme.

(*) varg i një vjershe të Hölderlin

Fund i pjesës parë

InkuizitoriMoth

Ky shkrim vlen njësoj për të përshkruar situatën e shkencës albanologjike të ndarë në shkencetarë ilirikë që i bëjnë yzmet hyqymetit (vetkuptohet edhe vetes) dhe “poetët e fortë” të “shkencës ironike” pellazgjike.
Po njësoj vlen edhe për situatën artistike postkomuniste me baballarin artistik te kombit Kadare në krye që ka influencuar të gjithë intelektualët dhe shkrimtarët e mdhenj postkomuniste që janë kalamojtë e tij sepse i ka mësuar se si fshihen qyrret. Megjithatë vetë Kadare është tipik “poet i fortë” që bën art ironik edipik që tall etërit e adhuruar, Shekspir, Dante, autorin e Edipit mbret, Eskili ky i panjohur që njihet pak nga duke shkuar nga e panjohura tek e njohura pellazgjike. Çorbë derri me një fjalë.

InkuizitoriMoth

Në kundështim me dogmën demokratike që veç vepra e veç autori, vepra jo vetëm që është autori, por është më tepër, është edhe çfar don të jetë autori, i cili gjykohet për atë që kërkon të jetë, jo për atë që është.

InkuizitoriMoth

L’intellettuale sa solo quello che sanno i libri, non ha bisogno di altro, il resto lo sa la sua moglie o la sua serva.

InkuizitoriMoth

Non permetto che la cultura e il libro mi usino, sono io che uso la cultura e il libro. Sono io il Libro, scritto a metà.

InkuizitoriMoth

Gjeniu postmodern dhe vepra e tij nuk ka meritë tjetër veçse të tregojë në mënyrë gjeniale dështimin, çoroditjen dhe perversionin e qytetërimit të sotëm.

InkuizitoriMoth

-Çfar flet!, çfar kujtime, çfar nostalgjie mund të kihet për dështime të vazhdueshme!?
-Nuk mund t’i shpëtohet historisë, si individuale ashtu dhe publike, nuk mund të mos shohësh mbrapa, çfar ka ndodhur është pjesë e jetës tënde, të ka formuar.
-Por s’ka asgjë pozitive për të parë, unë shoh mbrapa instiktivisht njësoj si kur çohem nga water dhe shoh mbrapa kakën e sapo bërë. S’ka asgjë për të parë në historinë e kakës.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Noi abbiamo inventato la felicità, dicono gli ultimi uomini, e strizzano l’occhio - Nietzsche, Così parlò Zaratustra.

Noi abbiamo inventato l’infelicità, dicono l’uomini superiori, e strizzano il cervello.

InkuizitoriMoth

Se l’ignoranza fosse un vuoto sarebbe facile riempirlo di cose, di cultura, di civiltà. Ma l’ignoranza, caro mio, è un pieno.
E’ un muro, e i muri si possono solo abbattere, oppure scavalcare - Antonio Tabucchi, citato in Andrea Bajani, Mi riconosci

Ma l’ignoranza, caro mio Tappabuchi, è un pieno se la cultura è un vuoto.

InkuizitoriMoth

Shkruaj sepse duke shkruar kuptoj më mirë çfar kam menduar, njësoj se kur veproj kuptoj më mirë çfar kam shkruar.

InkuizitoriMoth

Modernja oksidentale ose është mohim total i krishterimit, ose është një protuberancë e krishterimit që vazhdon logos-in e tij, por pa e përmendur në asnjë mënyrë, ndalohet absolutisht përmëndja me indiferencë të shtirur. Rasti i dytë është një mohim dinak i hajdutit. Por edhe rasti i parë është mohim hajduti, me ndryshimin që hajduti është edhe vrasës. Në histori ka vazhdimësi edhe nën mosvazhdimësi.

InkuizitoriMoth

Sot rivizitova një qytezë simpatike që e kisha vizituar pak përpara Covid. Imazhi i rrugicave të zbrazta që qerthullonin pa llogjikë urbanistike rreth katedrales, aty këtu mure të lashta mbuluar nga bimë kacavjerrse, zhurma e pjatave nga dritare me parvaz me lule, ngecja në vend e kohës provinciale në përjetësi të qenies që nuk e prishte as ushtimi zhurmëmadh i këmbanës që numronte orët më kujtoi një ndjenjë lumturie të humbur në lashtësi të fëmijnisë. E megjithkëtë vizitimi i qytezës i përkiste disa vite më parë, fëmijnia ime nuk kishte të bënte aspak me këtë imazh me mure të lashtë, katedrale dhe ushëtim këmbane. Kujtesa funksionoi për pak çaste, pastaj humbi, iku nga ku kish ardhur, për t’i lënë vendin harresës si mbrojtje instiktive ndaj të tanishmes së rënduar sa më tepër s’bëhet. Vetëm tani e kuptoj tamam se çfar dëmi të rëndë ka shkaktuar Covid duke goditur në qendër të qenies dhe ekzistencës.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Çfar quhet “përroi i ndërgjegjes” tani është bërë më se e qartë që është Lana e pandërgjegjes.

InkuizitoriMoth

Nëse fjala është fuqiplotë: “E para është Fjala” që nuk është hekur por kocka thyen etj, atëherë ka kuptim çensura. Nëse fjala është thjeshtë spostim ajri me zanore e bashkëtingëllore brënda, atëherë vari hejbet fjalës, lisë së fjalës dhe çensurës, dmth llap kot gjithë ditën “futja pordhës gri sallatë, sa të kalojë edhe kjo natë”.

InkuizitoriMoth

Tani të gjithë të mdhenjt e të kaluarës janë bashkëkohës të amshuar nëpër katedra, muzera, biblioteka etj, ndërsa bashkëkohësit janë të vdekur e të pakallur në baltën e ngurtësuar të së tashmes si formë e të kaluarës që nuk kalon kurrë, Fundi i Kohërave ka ardhur.

InkuizitoriMoth

Në filmin The Lives of Others (2005) të Florian Henckel von Donnersmarck ndodhet një frazë e bukur: “Si mundet dikush që e ka dëgjuar këtë muzikë, vërtet dëgjuar, të vazhdojë të mbetet keqadashës?”.

Ka një frazë akoma më të bukur në një film që ende nuk është realizuar, por që pa tjetër do të realizohet mbas Covid-it dhe krizës energjetike: “Si mundet dikush që e ka kompozuar këtë muzikë, vërtet kompozuar, të vazhdojë të mbetet keqadashës?”.

InkuizitoriMoth

Marksi tha se “feja është opium për popujt”, por nuk tha gjithashtu se “arti është crack për intelektualët dhe popujt” për të vetmen arsye se ai vetë ishte intelektual i crack-uar me art.

InkuizitoriMoth

L’arte è lo sforzo immane e sovrumano del gobbo di guardare oltre la siepe.

InkuizitoriMoth

Gjëndja aktuale politike ku nuk ka asnjë dallim si ideal midis të majtës dhe së djathtës, dhe për pasojë asnjë parti përfaqsuese e pozicioneve në fjalë, por ka vetëm koalicione qendër e majtë dhe qender e djathtë në formë bandash kriminale që sa vijnë e shthurren në parti ndërmjetëse me gjithfarlloj emërtimesh e që krijohen e rikrijohen duke shtuar vazhdimisht konfuzionin nëpërmjet urrejtjes pa kriter - me njëra tjetrën dhe në mes tyre tyre -, e tregon përfundimisht se njeriu është një kafshë që Aristoteli i ka ngjitur në etiketë edhe termin “politike” për t’i ndrequr vetullat, e në fakt duke i nxjerrë sytë. Aq më tepër që njeriu ka rënë më poshtë se kafshët, të cilat e ruajnë pastërtinë origjinale të krijimit, gjë që njeriu e ka humbur në zanafillë.

InkuizitoriMoth

Filozofia i shërben Shtetit ashtu siç i shërben teologjia Kishës. Kur filozofia shndërrohet në teologji, Kisha shndërrohet në Shtet, ose anasjelltas.

InkuizitoriMoth

Eshtë i lumtur, mbret qoftë apo fshatar, kush rron në paqë në shtëpinë e tij - Gëte

Frojdi ja dhiu Gëtes duke thënë:

Uni nuk është zot në shtëpi të vet

.

InkuizitoriMoth

Historia përsëritet gjithmonë dy herë: herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë - Marks

Modernja ishte tragjedia, postmodernja është farsa; nazifashizmi dhe komunizmi ishin tragjedia, postnazifashizmi dhe postkomunzmi janë farsa.

InkuizitoriMoth

Witold Gombrowicz në romanin Ferdydurke paraqet satirën e tij të egër kundër infantilizmit bashkëkohor: historinë e një tridhjetë vjeçari, i cili një mëngjes, si në një makth, e gjen veten në mes të një klasë shkolle, i rrethuar nga një bandë ish-të rriturish të rikthyer në kalamaj. Në fillim rebelohet, por më pas e kupton se të jesh sërish fëmijë nuk është aq keq.
Sipas Angelo Maria Ripellino, romani në fjalë është një shëmbëlltyrë e ashpër e jetës moderne: “Ky rikthim i detyruar në fëmijëri kërkon të jetë gjithashtu një alegori e mprehtë e infantilizmit modern: një portret i shoqërisë sonë, që kërkonon t’i shndërrojë të rriturit në kalamaj, t’i rikthejë në fëmijë”.
Libri përfundon me këtë poezi:

Fund i dhashë,
kush lexon është i trashë!

Gombrowicz nuk pati guxim të shkruante poezinë e plotë:

Fund i dhashë,
kush lexon është i trashë,
e kush shkruan,
është akoma më i trashë!

InkuizitoriMoth

leximi origjinal:

Termine ho messo,
chi legge è fesso!

Shtesa plotesuese:

E chi lo scrive,
ancor più fesso!

InkuizitoriMoth

Ma Zarathustra rispose così a colui che aveva parlato: "Se si toglie ad un gobbo la sua gobba, gli si toglie il suo spirito … - Cosi parlò Zarathustra

Con chi sta facendo ironia Nietzsche nascosto dietro alla siepe?

InkuizitoriMoth

La Chiesa é esattamente ciò contro cui Gesù predicò e contro cui insegnò ai suoi discepoli a combattere - Nietzsche, La volontà di potenza

Il nazismo é esattamente ciò contro cui Nietzsche predicò e contro cui insegnò ai suoi discepoli a combattere. :joy:

InkuizitoriMoth

Ka shumë mënyra për të vdekur, për të jetuar ka vetëm një.

InkuizitoriMoth

Sempre la stessa storia! Quando si è finito di costruire la propria casa ci si accorge di aver frattanto imparato inutilmente qualcosa che si sarebbe assolutamente dovuto sapere prima di cominciare a costruire. L’eterno increscioso “troppo tardi!” - La malinconia di ogni cosa finita … - Nietzsche, Al di la del bene e del male

Veprohet përsa nuk di, ndërgjegjja totale paralizon. Gabimi nuk ekziston, falë gabimit krijohet dhe rikrijohet sërish për të korigjuar çfar është ndërtuar gabim. Gabimi është krijues dhe konstruktiv, gabim shkatërrues është vetëm moral, të mos respektosh Dekalogun; gjë që supernjeriu nuk e bën sepse nuk merret me gjojna t’vogla.

InkuizitoriMoth

Asnjë mjet transporti, qoftë anijet Niña, Pinta dhe Santa María që të çojnë në Amerikë, qoftë anija Vlora që të çon në Itali, qoftë anije kozmike që të çon në mjegullnajën e Andromedës, qoftë makinë e kohës që të çon në të ardhmen ose në të kaluarën, qoftë gate që të çon në një univers paralel ose në metavers, qoftë barka e Karontit që të çon në të përtejmen, mund të të shpëtojë nga vetvetja në ankth të përhershëm. Sa më i shpejtë të jetë mjeti i transportit dhe sa më përtej të transportojë, aq më shumë rritet ankthi. Titaniku është prodhim i ankthit industrial.

InkuizitoriMoth

Zoti e shpiku macen që njeriu të kishte një tigër për ta përkëdhelur në shtëpinë e tij - Viktor Hygo.

Zoti e shpiku macen që njeriu të përkëdhelë tigrin që ka në vete të tij, dhe e bëri njeriun që macja të ledhatohet tek njeriu në mënyrë që njeriu të përkëdhelë tigrin që ka në vete të tij.

InkuizitoriMoth

T’i shpjegosh që nuk është gabim dikujt, i cili është krejt i bindur se ke bërë gabim, është një gabim akoma më i madh për dikujt-in.

InkuizitoriMoth

Fakti që njeriu është një rrezik potencial për natyrën dhe planetin tregon se antropocentrizëm është i vërtetë potencialisht njësoj. Moda bashkohore e përbuzjes njëlloj të antropocentrizmit dhe teocentrizmit, përkon me dashurinë për periferiko-konfuzionizmin mondan si faqja tjetër e medaljes.

InkuizitoriMoth

Fama vjen një ditë e paguhet, ndërsa të panjohurit paguajnë ditë për ditë shfaqjen e aktorit të famshëm.

InkuizitoriMoth

Komunistët janë dy llojesh: ishkomunistë që e kanë ngrënë çyrekun, dhe antikomunistë që po e hanë çyrekun. Kur të mbarojë çyreku, do të marrë fund edhe komunizmi.

InkuizitoriMoth

-Me thënë të drejtën un kam frikë se do të na spijunojë megjithse e kemi shok të ngushtë, nuk është në terezi fare me çfar thotë kohët e fundit, më mirë mos me e vazhdu sherrin. Po ti nuk ke frikë që do na spijunojë?

-Le të na spijunojë, e ç’kuptim ka jeta nëse të spijunon një shok i ngushtë?

(nga Ditar i një fuksi)