Mos ma merrni babin

115 postime 6133 shikime 14 shtator 2017 në 04:58 e pasdites
Leo

Eshte e veshtire te te mos nxehet gjaku, teksa shikon imazhet e nje femije te pambrojtur teksa uleret: “jo, mos ma merrni babin”, forcave te policise qe po i arrestonin te atin. Faji i atij prindi dhe proterstuesve te tjere qe sot protestonin eshte se mbronin te drejten e te pasur nje shtepi, nje çati ku te vendosin koken ata dhe femijet e tyre. Nuk kerkonin shume vetem te mos flinin rrugeve, nuk kerkonin shume… Sot pa te keq u shkelen, si perdite, nene te tera te kushtetues si neni 17, neni 18, neni 22, neni 24, neni 38, neni 41 neni 42 etj… . Shteti shqiptar ka kohe qe ka vendosur te dale ne lufte kunder te varferve. Nese je i varfer ne nje vend si Shqiperia je i mbaruar… e nderkohe avokati i popullit hesht, ashtu si opozita…
Shteti po kryen krime kunder qytetareve te saj…
Kush do ti mbroje keta njerez? çfare te drejte kane keta te varfer kur nuk u jepet as e drejta per te jetuar ne menyre dinjitoze per te pasur nje çati mbi koke, per te pasur buke per stomak?
Teksa shikoja ate femije teksa uleriste me gjithe forcat qe kishte, nje vocerrak qe don veç babin te lire… tek shikon gjithe keto padrejtesi medon se sot te lindesh femije ne shqiperi nuk eshte nje mallkim…eshte nje krim.
Ne kohen e protestave studentore doli diku per te folur me Ramiz Aline e i tha : "unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…
Sot si kurre me pare ne Shqiperi shihet nje mjerim migjenian…
teksa shikon ate femije qe vrapon te ndaloje policine e me vogelsine e tij tenton te mbroje baben…nuk mund veçse te vije nje pike loti e nje trishtim i madh.

zeqo
bradland

E trishtueshme !
Per kete nuk ma ben goja te them qe mire ja bene se vete ja dhane voten.

Pjetermustakuqi

Ca te bajme,meqe qan fmija t’i lejme punt e qeverise pa kry?!! Shume gjynah per hallin qe kane dhe bravo qe organizohen per t’u mbrojtur,po edhe qeveria ka axhenden e vet dhe, s’ka si s’mbrapset nga te qarat e kalamajve.

InkuizitoriMoth

marrdhenia guverne-popull eshte si prind-kalama, dmth nga kjo pikpamje te tera ankesat kunder qeverise, nga kushdo qe behen dhe kudo qe behen ne medja e ngado tjeter, jane te qara kalamajsh ua-ua-ua qe t’i ndigjoje baba.

Prandaj dhe madheshita e komedise me prefektin Qazim Mulletin, o babe m’jep pes fronga!

anon63896856

Jane dy alternativat: o do qajne, o do te kene fat te emigrojne ne Itali a gjetke dhe te shkruajne rehatshem tek peshkupauje.com per kete fenomen.

anon63896856

i arrestuari le t’i hedhe ne gjyq efektivet per stresin emocional qe kane infliktuar te ai dhe femija. Nje polici e civilizuar nuk mjaftohet me zonjusha police te reja, te lyera e te krehura; trajtimi i denje i njeriut, femije a adult qofte, duhet te jete paresor ne punen e tyre.

Leo

Mendoj se zgjidhja e çdo problemi fillon me te shkruar e folur per te …Ne shqiperi mungon vullneti nga te gjitha krahet per te zbatuar rregullat e lojes, qe i kane vene vetes… Eshte e vertete qe eshte shume e thjeshte te flases e te shkruash kur ndodhesh larg… Nese te do isha atje do ngrija zerin e do protestoja dhe une…çdo njeri lufton me mjetet qe ka… Sot per sot ate çka ve re eshte nje lufte e pasanikeve, pushtetareve, kunder pjeses me te pambrojtur te popullsise… e nuk mund te rri pa denoncuar kete fenomen.

squarepusher

naj n’cik kontekst?

urbantelescope

Po te tjeret si i kane bere catite e shtepite , duke qare rrugeve apo duke punuar , e di ti o zoteri qe ndertimi pa leje eshte veper penale e cila denohet me gjobe ose burgim. Nga video nuk kuptohet asgje , se perse e ka marre menjane dhe po e arreston policia vetem kete person kur aty eshte turme, sic tha squarepusher , duhet korniza e plote e ngjarjes dhe jo nje qurravitje e pafajshme 20 sekonda.

Zgjidhja e cdo problemi e ketyre problemeve i nderuar aktivist social, eshte te dilje ti e tjetri te protestonit fillimisht per tjetersimet e vjedhjet e pronave te ish pronareve, pa rregulluar ato s’do qajme hallet e ketyre qe nga pamundesia ekonomike dhe “injoranca” u turren ne Tirane per nje jete me te mire , duke mos marre parasysh asnje rregull shoqerie,moral,ligjor. Kudo ka pasoja, nuk eshte lufte klasash …

InkuizitoriMoth

me rehatshem shkruhet nga Franca, atdheu i markez de Sade qe ka shkrujt romane qefi me emra femnash “Justine, ose disaventurat e virtutit”, “Juliette, ose begatia e vesit”.

Fikret

Vdekshin ishalla.
I shtypte naj asteroid i lymë me helm.

Poshte qeverija.

Pjetermustakuqi

bo bo,si metropoliti me kryqin drejtu jovan bardhit - Mallkim! :smiley:
nuk ka asnje mallkim per ata qe punojne per shtetin tene! :stuck_out_tongue:

Manjola_Tirana

TironciLebetit

Ngordhshin Hajdutet Fiqo, qe ja moren Shpirtin atij vendi tu e grabit si Mongolet. Smbeti Malok prej Tropoje e Skrapari pa bo shtepi 3 katshe mu ne mes te rruges…dhe dun demshperblim financiar nga kontributet e pleqve e te pamundurve se kan Xan Toke deri tek Alidemi.
I shofte i modhi Zot me shtepi e katandi Jarebi qe e shkapelyen ate vend.

arb

I ka kapitalizmi keto ! Pertej kesaj kapitalizmi ka edhe njerez qe shkojne ne polici sepse i theret policia e nuk ulerijne e stresohen me keq se femija… sikur po i mer brenda gjermani i 44-es e jo policia shqiptare e 2017-es ! Ju hengert ububuja…ju hengert !!

gjembi

Ja si denohen!

urbantelescope

Kjo ishte parapergatitja e fushates zgjedhore, mos merr shembuj politike , ka njerez qe jane ne burg ose jane gjobitur , Kamza , Bathorja tashme jane ndertuar e jane si qyteza te vogla ne vetvete. Pastaj nuk jane edhe aq falas jo,se e kane me detyrim te paguajne truallin e letrat e tjera

anon63896856

Tiku, ka me mire se te shkruash kot per hir te se shkruarit: te mos shkruash hic.

Mimoza_llastica

Video katnaresh. Potere e madhe. Me shume qan gruaja sesa gerthet cuni. Merr mi gru cunin, largoje se aq di. Burri do t vi n’shpi prape, skane me e pushkatu.

kapo

nuk I prishet axhenda qeverise deri sa te kete akoma gjalle nga keta sojellin

korriku

policise (te pakten ne usa) i referohen ndryshe ‘Law Enforcement forces’ / Law Enforcement Agency"…
s’ma merr mendja qe termi ‘force’ te jete rastesisht ne rrenje te fjales

urbantelescope

Te kishte qene ne Amerike , s’do e kishin pas rastin t’iu afroheshin makines e jo me oficereve te policise , aq afer trup me trup duke u shtyre , do ishin shkep ne tasers e pepper spray.

Po ketu akoma jane policet si cobane , me gjithe perpjekjen e ristrukturimit me forcat shqiponja ose fnsh po ata jane vetem per operacione te vecanta , polici i thjeshte me kemishe blu ketu nuk pirdhet.

Ajo eshte per tu kritikuar.

gjembi

Ah ju kuptova. Dmth nese behen per fushate zgjedhore jane te pranueshme.

Ku eshte ndryshimi ndermjet Kamzes, Shkozes, Kenetes, Kukesit, etj. etj.? Qe ta bej me te qarte cfare dua te them se ndoshta s’po me kupton: pse disa lejohen e disa jo? Nuk eshte ligji i njejte per te tere?

Legalizim falas thote KM ne cdo cep te Shqiperise (por jo ne Shkoze!)

http://www.exit.al/2017/01/09/21619/

ca_the

te kishte qene ne amerike sdo kishte pas shanc polici me ju afru qytetarit e jo anasjelltas…sado qe me behet te them pak ua kane bere se vete e kane votu edhe lali mashtrusin edhe eDramen, ajo pamja e djalit te vogel duke qare krijonte nje skene poshteruese te dhunes se pushtetit…DHE, problemi eshte se pikerisht deputet socialist kane premtuar qe do te shperbleheshin me vleren e tregut dhe tani i inxjerrin per bythesh e jashte…megjithate, tani qe shkruaj dhe bien emocionet them mire ua ben qeveriu se vet e kane zgjedhur…uroj ta bej edhe me keq lali eri me eDramen!!!

korriku

Tranzicioni i kryesuar nga PD krijoi kulturen e disrespektit ndaj ligjit (the law), gje qe detyrimisht ka ardhur paraprakisht me disrespektin ndaj Law Enforcement dhe zbatuesit e tij.

ca_the

ke te drejte…PD i ka fajet per situaten e Shqiperise, se para PD me PARTINE KOMUNISTE DHE SHOKUN ENVER Shqiperia ishte lokomotiva e globit…skan thon kot se shqiptari don baben!!!

korriku

eh, sa here t’jua perserisesh juve, ne radhe te pare PD e ke derivat te partise komuniste…
Ne radhe te 2te, ligjzbatimi para vs. pas 90es, perfaqeson dy periudha te kunderta: nga zbatim i perpikte i para 90es, ne anarshine ligjzbatuese te pas 90es

urbantelescope

Ne kohen e PD nuk merrej vesh kush ishte krimineli e kush polici, te gjithe leviznin me sirena , me fenalina , xhama te zinje, arme ne brez. Sot te pakten , dihet kush eshte njeri e kush tjetri, pastaj tek forcimi i ligjit eshte ceshtje tjeter.

Akademia 1 vjecare le per te deshiruar, 70 % e punonjesve te policise s’dihet a i kalojne dot provat fizike minimale, pa hy te praktikat taktike , logjistike etj. Gjithesesi ne krahasim me Ameriken , vetem ne disa raste i eshte dashur policise tone te perdore arme zjarri , prandaj eshte e habitshme si nuk kane filluar ti perdorin taserat ose pepper spray

korriku

kur sheh kundershtine e familiareve ndaj forcave te ligjit, akt i denueshem ligjerisht per ‘veten’ e tij, dhe qe coi edhe ne reagimin e femijes, habitesh si policia nuk perdori nje taktike me agresive, bravo dhe me kaq.

urbantelescope

Tani keshtu jane bere keto pune , Rama s’mund te humbe ate force elektorale e ti dale kundra nje sistemi te trasheguar nga qeveria e meparshme,jo se nuk ia ka qefi por i kushton shume here me pak se te kompensoje ish pronaret , sot qe flasim shteti shqiptar ka detyrime ndaj ish pronareve te cilet kane fituar gjyqet ne Strasbourg minimumi 150 milione euro pa kamat vonesat e nderlikimet e tjera ligjore, e vazhdojne ri kompensohen me pikatore padrejtesisht megjithese Strasbourgu e Evropa jep direktivat e saj here pas here.

Por rasti i Shkozes , eshte komplet gje tjeter , behet fjale per rikualifikimin e territorit , kush i ka pasur te legalizuara ose ne pronesi , do perfitoje nga shpronesimi a ku di une , kush jo mirupafshim. Eshte e drejte , ndoshta jo , por jetojme ne republiken banane shqiptare, kompromisi nxjerr ne shitje edhe bythen e babes :face_vomiting:

Raste shpronesimi , dhe rikualifikim territori ka pasur keto vite edhe brenda rrethit se qendres se Tiranes, banore e pronare te ligjshem , e jane shpronesuar me shuma qesharake , “per te miren e Kriqitetit” per mua kjo eshte me shqetesuese se dikush qe ka ndertuar nje barrake e shpi ne brigjet e lanes apo kudo tjeter, ne kundershtim me ligjin.

Kontvrana

Cudi ça kohesh Po perjetojme. Ka humbur komplet pergjegjesia personale. More peshkatare Po pergjegjesine ne rradhe të pare per kete femije a nuk e ka prindi I vet? Pse e vendos ky prind kalamanin ne keto rrethana? Me vete ne proteste; ça pret të ndodhi? Ja ka policia pergjegjesine? Me atë llogjike mos kapim as kriminelat Po vuren kalamajte para.

Duan cati keta? Po mirë , të gjithe duam catira, nuk Po ja kerkoime shtetit falas e zihemi me police.

jps

O gjembo - ti ke te drejte parimisht. Praktikisht jane me mijera ndertime qe megjithese pa leje nuk jane ne konflikt me nje person tjeter ose me ndonje plan te shtetit. Pse te mos zhbllokohen keta?

kapo

Fadroma dhe kërbaç…Rilindja fillon ‘punën’ edhe ne Tepelen

urbantelescope

Keta tregtaret e vegjel paguanin taksa ? Se si ne natyre te lire dukeshin , me cadra ne dore …

korriku

Fadroma - ndoshta, kapo, por sa per “kerbac” e ke fjalen per propaganden dezinformuese te shqupit, apo jo…

gjembi

Sepse shohin te tjeret e thone “e pse mos ta bej dhe une?” Apo s’i njeh bashkeatdhetaret tane? Plus plani urbanistik, rruget, tubacionet, etj.

jps

Again, prape ke te drejte po nuk e di edhe te lihen ne limbo s’me duket normal. Pastaj normalisht qe ajo eshte blerje votash, si e atij qe i la ne fillim edhe nga ky qe i legalizon tani.

Br3dharaku

vellazeria e peshkut pa uje ka pasur nje qendrim disi me hokatar me rastin e ngjashem ne Hamallaj, mesa kujtoj.
Vecse atehere ata kundershtonin policine e Berishes, kete duhet ta pranoj

Pjer

Ky nuk eshte lajm, gjithmon e kudo, kur qeveria apo bashkia, prish diçka per projekte publike, dalin grate apo femijet, ku shprehen emocionet dhe revolta e tyre, e kjo gje shihet ne boten e pare, te dyte e te trete.
Edhe ketu ku jetoj une, para nja 3-4 vjetesh, per nje projekt gjigand per nje cope autostrade, nja ca belgj nxorren ne proteste kundra projektit ca handikapte,

InkuizitoriMoth

zhardin ti shkrujte kot e pare e punes.

E dyte punes: ka me mire se te besh ate pune kot per hir te berit ate pune: te mos e besh ate pune hiç.

urbantelescope

Nderkohe shqiptaret e tjere te thjeshte , ligjzbatues , te varfer ndoshta me shume se keta qe ulerasin ne Shkoze perfundojne sagen e tyre te dhimbshme , vetem fale ndihmes se qeverise

ERTV

del-ta

ky disrespekti, nuk të vret as syrin ,as veshin,asgjë?? apo bikozzzzzz

korriku

urdhero…?!

del-ta

ju dont anderstend shqip!!

korriku

all right.

aleko

A mund te na sqaroi d8ikush se per cfare behet fjale? pra cili eshte motivi i protestes dhe cfare ka bere konkretisht personi (babai) qe shoqerohet nga policia per ne komisariat? Te qarat e femijeve jane gjithmone prekese edhe kur psh kerkojne qe tju dale patjeter e tyrja.

TironciLebetit

156 familje kane ndertuar mbi Alidemin pa leje deri edhe ne Shtepi 3 katshe aty ku do te kete nderhyrje nga Qeveria me shume se Bashkia per zgjerim rruge.
Kur kan ardh eskavatoret njerezit i kane kundershtuar me dhune e kane bllokuar rrugen. Policia ka krijuar dy kordone me police e ka hapur rrugen e shkozes pas nja 4 oresh dhe ka shoqeruar ne polici me problematiket. Ky kalamoni po qan se po i shkojne per lesh leket e plakut dhe plakes, jo se do i bojne ndonje gjo policat plakut vet qe ka kundershtuar policet.
Problemi i vertete eshte qe ndertimet aty jane kasphane…

  1. ka qe kan ndertu me leje dhe do marrin demshperblim por jane te pakenaqur.
  2. ka qe kan ndertu pa leje qe kan legalizu dhe do marrin demshperblim por jane te pakenaqur.
  3. ka qe kan ndertu pa leje qe skan legalizu dhe sdo marrin demshperblim dhe qe jan te pakenaqur.
  4. Ka ene si Puna teme qe skan ndertu pa leje, nuk kan legalizu dhe sdu qe te morrin demshperblim te modh ose fare kategorite e mesiperme dhe i Lebetitmi eshte shum shum i pakenaqur kur hajdutet e trojeve demshperblehen.

Tani opozita do me i organizu dhe me kundershtu vendimin e qeveriut e mundesisht ti ndihmoje si e djathte e leshit qe eshte qe kta te morrin sa me shume lek.
Aty jan ndertuar shtepi me 3 kate ne xhade pra nuk jane te varfer por duan te morrin sa me shume leke nga poplli se kan preshume peme andej nga Lura me ndertu keto cati. Nxjerrin ene kalamojte edepsizet te ngjallin meshire per hajdutllikun.
E thjeshte ai vend sbohet kur hajduti kompensohet 100% per pronen e ndertume ne toke te tjeterkujt e kur opozita bohet avokate qe hajditu te morri sa me shume leke prej atyre qe se kan thy ligjin e skan ndertuar kurre pa leje.

urbantelescope

O Tironco thuji ceceneve te rrijne urte ,se po dolen dhe ish pronaret te protestojne nga do ia mbajne se i ka vajt fatura 180 milione euro ne Strasbourg shtetit shqiptar. Se dine keta qe ka rradhe puna ? Te presin 50 vite , e le te demshperblehen per tokat qe i zune :stuck_out_tongue:

Fikret

Pse kjo zhurme?
Te henen legalizimin dhe ja.

gjembi

Ku e degjove qe po i organizon opozita?

korriku

ai vend sbohet kur hajduti kompensohet 100% per pronen e ndertume ne toke te tjeterkujt e kur opozita bohet avokate qe hajduti te morri sa me shume leke prej atyre qe se kan thy ligjin e skan ndertuar kurre pa leje.

5 :star:

opozita e shqupit- gjysma e se keqes se dalin hapur.
po si i behet opozites se fshehur, asaj jo-shqupiste, thuaj: barazwhateverit, pseudointelektualet e partite e vogla jo-shqupiste

urbantelescope

Dhe po si organizoi opozita , ajo i mbron.

Kujto kush e nisi fushaten “Toke e Xanun”

zeqo

Jo vetem tua prishin po t’u futin edhe nje dru te mire, vete i votuan, s’ka me thes mielli tani. edhe saken opozita u del ne mbrojtje, do me detyrojne te mbeshtes qeverine pastaj.

urbantelescope

O furri bukes , na e shpjego pak ca lidhje ka vota e tyre me ate qe po ndodh , se na paskan votuar PS ca duhet te mos funksionoje shteti per ata , te devijoje projektet e zhvillimit urban ne kurriz te taksave te mia e te tjetrit e tjetrit ?

Kur do hiqni dore mer amon , nga logjika arkaike e thesit t’miellit , qesharake …

zeqo

Shteti funksionon vetem per pabuksat aty.

urbantelescope

Po ia per ta hedhur poshte argumentin tend , shteti nuk pyet edhe nese je kusherir i nje nder biznesmeneve me te pasur shqiptar , gjithashtu edhe deputet ne parlament , t’kam lene tomen

Toma

TironciLebetit

Gjembi…qi ktej e tutje kur te me drejtohesh…mos me merr ne pyetje si hetuese fshesaxhie…sepse per pjatalarset kum respekt kurse pre Toret fshesaxhie ti e di se cbojme ne Peshqit.
Grida Duma, deputete e zones shkoji direkt e i keshilloji qe te mblidheshin me shume njerez dhe te shkruanin emrat e Shqupi do u bote avokati i tyre bashke me Avokatin e popullit…i ke live on tv…te falet te mos jesh e informuar Gjembi por jo arrogante kur per Shqiperine din shume me pak …shume here me pak se Shkaba.

TironciLebetit

Urbano rri urt e merru me bitcoini…Shkaba qe fliste si ty ka ra Shehid…nuk pipti mo se u prishte rehatin Canadezeve e amerikonve me traplliqet e veta ndonese e njifte Shqiperine jo si keta Lolot qe per 20 vjet ne emigracion jan katandis ma keq se Ballistet e shkret mbas 45 vjet emigracioni…te kuptohemi sdin cer bohet ne Shqypni.
Jane tu tu avit ene tye morrat e kuq qe luftojne komunizmen e Cunit te Anetes e Vilajetit prej North=america.

zeqo

Kjo qe solle perforcon ate qe thashe une, deputeti ne fjale shkruan qe jep fjalen qe ate kulle do e beje tre katshe, kurse keta pabuksat nga nje shkelm bythve .

urbantelescope

@TironciLebetit *ka ra Shehid aty me shkatrrove fare :joy::joy::joy::joy::joy:
Qyqa pse n’Shkoze e paska mor mandatin Grida me , gjithe ajo femer t’perfundoje te bregu lanes , ca bojne per cik karrike mer jao :joy: Duke respektuar platformen e peshkut besoj do kem mundesi per apelim vendimi edhe nese behet dicka kundra meje qe se besoj e gjithsesi jam paksa i mbrojtur , se i njof disa moderatore me te hershem se gjembi e kompani.

Keta flasin per Shqiperine sikur jetojne ketu dhe s’ta pranojne kur ti ia paraqet situaten ndryshe , na tregojne neve qe tani na pergjithesojne si “shkaba” nga Toronto e Detroiti , po mua s’ma ndjen hic , punen e jeten e kam ne terezi merrem cik me bitcoin icik me i gje tjeter , s’po vdes as per buke e as per vend pune ne administrate mbi te gjitha spaguhem as nga fondacione te huaja , ne peshk kam ardhur thjeshte per te diskutuar si qytetar qe si budalla e naiv shpresoj ende qe ky vend mund te behet ,per ceshtje qe nuk para fliten ose banalizohen gjeresisht ne faqet shqiptare ne facebook.

Ne vend qe t’na drejtojne drejt modeleve te huaja keta duan t’na zhysin me thelle ne zhulin e llumin mediatik e opionionet e tepsive , se fundja jane 7 ore pas nesh , ne zgjohemi ata ende po flejne keshtu qe i falet :stuck_out_tongue:

@zeqo Ia e perforcoi , por me trego pak me sa these miell eshte bere Tom Doshi deputet ? Nisur nga logjika jote , ata qe kane votuar Tom Doshin e kane votuar qe te kene mundesi qe ti shpetojne rendit dhe ligjit po njesoj si ai apo jo ?!!!

kapo

Zhduken gjurmët e qëndresës anti-komuniste . Rama shemb kullën e patriotit Prek Cali në Vermosh

Ajo qe duhet te ishte një shtëpi muze e mbrojtur nga shteti është shembur sot nga qeveria Rama . Me një vendim arbitrar, eskavatorët e IKMT-së kanë shkuar sot në Vermosh dhe kanë shembur shtëpinë e Prek Calit, udhëheqësit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit të vitit 1945.
Siç duket trashëgimtarët e diktaturës që tani janë në pushtet, ende nuk e harrojë atë kryengritje dhe sot kanë vendosur që të bëjnë edhe veprime të tjera. Ata jo vetëm që nuk kanë lënë rikonstruktimin e banesës së Prek Calit, por kanë vendosur ta rrafshojnë.
Reagimet e banorëve kanë qenë të shumta, por ndërhyrja e policisë ka bërë që eskavatori i IKMT-së të bëjë shembjen.
Banorët kanë thënë se veprimi i bërë sot i ka vrarë ata për së dyti, pas masakrës që bënë komunistët në 1945.
“Sot na vranë për së dyti”, janë shprehur ata për gazetarët. Shtëpia e Prek Calit ishte duke u rikonstruktuar si simbol i rezistencës antikomuniste, por sot e rrëzuan në tokë, pasardhësit e komunistëve.
Paratë për rikontruksionin e kësaj banese të njohur dhe një monumenti historik ishin mbledhur nga diaspora në SHBA dhe ishin sjellë që shtëpia të rikthehej në gjendje e saj normale.

…njeri nga kelyshet e bllokut tallte edhe menderen duke thene qe te bejne ankese te Avokatja e Popupullit e cila ndodhet akoma me pushime ne Itali

image

gjembi

Me ndrico pak se nuk isha ne dijeni qe paska qene nje fushate (ndonje shpjegim te fjales “fushate?”) me kete emer.

gjembi

Faleminderit tironci (prej vlore?). Pyetja ime ishte e sinqerte sepse nuk e ndjek Griden apo shoqet e saj me aq perkushtim sa c’duket qe e ndjek ti.

ACDC

Tranzicioni I rkyesiar nga PD?
13 vjet PD ne pushtet
14 vjet PS ne pushtet.
Sinka mundesi te jete kryesuar nga PD kur ka me pak vite ne pushtet?

qimja

ankohen se ska shtet dhe njekohesisht jargaviten kur shteti vepron.
Paradox shqiptar.

qimja

Mekanizem qe funksiono prej 25 vjetesh,Katunarlliku i Shqiptarit impulsiv esht Burim Leku.

InkuizitoriMoth

ky eshte mekanizm bille manivele maje t’tullumt konfliktin absurd dyfelor i psedudemokracise dyfelore ne çdo vend dhe ne çdo kohe. Nuk njoh ndonje shembull ndryshe ne çdo vend dhe çdo kohe, ndryshimi eshte vetem relativ.

Neqoftese njef ndonje shembell ndryshe na informo, se po presim me padurim lajmin e mire.

Pjetermustakuqi

m’thane qi komandant edvin kristaqi kishte mledh gjithe shfat e shtabit te veneve te nato-s dhe u kishte dhane direktivat e nevojshme, per nderhyrjet ne vatrat e nxehta retheperqark globit.
bravo edvin kristaqi!

urbantelescope

Ajo ka qene fushata me e bukur , kur populli u bashkua dhe vershoi drejt Tiranes , e rretheve rrotull , duke zaptuar tokat e dynjase pa marre parasysh ligjin , pronesine , thjeshte Toke e Xanun , qe pas disa viteve po i shohim te legalizuara.

qimja

ndryshimi eshte se dyfeloret ne vende te tjera tolerojn ose gishtin e majt ose te djatht.

shembullin ndryshe e gjen te kallashi, jo mas tastieres

InkuizitoriMoth

shembullin ndryshe e gjen tek humbja e memories, mos harro se Kallaçnikovi eshte prodhim i nje shembulli ndryshe qe tani po toleron alternimin demokratik te gishtit te majte me gishtin e djathte mas tastieres.

urbantelescope

Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve e spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve… avash avash do mesohen edhe shqiptaret me rregull , suksese ne jete :clap:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/09/16/rama-zero-shans-per-legalizime-ne-mes-te-rruges-e-as-shpronesime/

kapo

Le ta provojne prape komunistet te prishin kullen e Preke Calit ,ne do ta mbrojme me cdo kusht :v:

urbantelescope

Ku ishin malsoret qe ta mbronin kur e ngriti fadroma ne ajer Kullen e Prekes ? Vjen dhe pergjigjia e pushtetit lokal, Preken ta gezoni e ta kujtoni , po s’ka me Toke e Xanun :wink:

TironciLebetit

Para 2 ditesh 2 vellezer ne Durres kercenonin se do kryenin vetevrasje se po i nxirrnin prej shpie. Mileti i skandalizum ne maksimum por kur i shkoje gjonave me thelle kta dy vllezer ishin nje nga rastet e pakta qe ishin akoma ne shtepi te ish-pronarit me vendim gjykate kunder. Para nja 15 vjetesh u morr vendim gjyqesor qe kush ishte ne shtepi te pronarit dhe pronari jetonte ne bodrum do largohej me mirekuptim. Kta vllezerit e kishin mirekuptimin per me shume se 27 vjet e slushin prej venit me shprese qe te vdiste pronari. Po zhurmen e bonin te modhe veq per Pronarin ne rruge te modhe e me shtepi nuk u kujtote njeri e sidomos e djathta e Leshit Shqyptare qe konkuron denjesisht Socialistet per populizem.
Kap Kaposhin e Peshkut si u frymezu per prishjen e ndertimeve te Prek Calit gjithe nostalgji e militantizem kur Preken po e poshterojne te djathtet e fisit vet…Diaspora ka dergu lek prej vitesh me restauru shtepine e Prekes po pse a kan hedh te Dhjathtet e leshit nje fije pune me e restauru? JOOOOO e kan lan te prishet ma keq qe te mos restaurohet mo por Qe Tom Doshi i Djathti i Gjinushit te ndertoje nje Biznes te Ri 3 katsh per perfitim. Ja kshu ene Neri i Prekes mori rrugen e mootit per ca lek ma shume nga soj e sorrollopi vet.

gjembi

Me behet vertete qefi qe njerezit qe punokan ne Bashkine e Malesise se Madhe fliskan kaq bukur. Te them te drejten fliskan me mire se dhe bashkite e qyteteve te medha!

Te ishte ndonje tjeter do te dyshonte qe deklarata eshte krijuar nga Fugerat por une nuk e them ate gje.

TironciLebetit

Gjembi vazhdon veprimtarine si hetuese e Enver Hoxhes. Tironci prej Vlore??? Une ndjek Griden e Shoqet e saj???

Grida eshte Deputetja me ne ze e opozites sot dhe deputete e Zones ne fjale. Nese ti mendon se une ndjek Griden si Pjeshke e ke gabim se une i kam standartet e pjeshkes shume te larta.
Ca i bi kjo Tironci prej Vlore??? Ah ti je e ma e rrjedhur se Veteranet e Luftes Partizane, sigurisht perderisa Aspiron te behesh Opozitare.

urbantelescope

E gjithe elita politike perendimore rrezik nga VQ jote i merr idete, s’kam dyshim :wink:

Pjer

bjeri-bjeri, se i bike bukur, ironi koti,

urbantelescope

Tobestrafulla u be fytyra jote serioz…Merre ate VQ e zhyte andej ngambrapa si thote i mothi !

Pjer

Tironco, po ku e di ti qe Gjembi do te behet opozitare apo me opoziten, apo çdo njeri qe kritikon poziten, eshte me opoziten.
Dikur une kritikoja me te drejte Buall Mavrine kur ishte kryeminister, dhe me quanin si i opozites, pra si i PS, ndersa sot kritikoj Palloshin, dhe ka qe me quajne si i opozites. Ehh ç’mjerim mendor nder shqiptare.

TironciLebetit

Pikerisht Pjerin Mjerim Mendor i illustruar me se miri nga ty. Kur kritikon Palloshin ti nuk ben gje tjeter vecse leshon gomarlleqe e kjo nuk te ben opozitar.

Ja te bej nje test opozitarizmi e idiotesie per ty;

  1. Ne se kritikon Palloshin edhe per Leshimin e certifikatave te legalizimit si petllat e anetes por e kritikon Palloshin edhe per prishjen e ndertimeve pa-leje ne fjale atehere cfare je Opozitar? Gomar? Apo Opozitar- Gomar?

O shof ne youtube Arena e ora news e po flet Civici per ekonomine Shqiptare, ke qejf ta degjosh mer burre…hape e meso ene ti i cik nga fusha e ekonomise

Pjer

mos u merzit Urbano, se nga mrapa do t’ju vijne te gjitha tezat e mia, mos u merzit se ka material boll edhe per kete temen e zaptimit te tokave.

Pjer

Civicin e vlersoj Tironco dhe i kam lexuar disa shkrime te tija, ma dergo linkun qe ta shoh e nigjoj dhe une seç po thote tani.

TironciLebetit
urbantelescope

Po te ishin aq efektive si teza , do kishte dale nje njeri mendjehapur,vizionar e me parime e ti kishte marre ne konsiderate deri me sot apo jo ?

Pjer

po i kane marre mor … se nuk dua te ofendoj,
formalizimin e ekonomise
zgjerimin e rrugeve
autostradat , piketimet,
privatizimet,
shtetezimet
nen ndarjet e ndermarjeve,
çeshtja e kanabisit
çeshtja e bankave,
puna vullnetare,regjistrimi si pakete me vehte,
krijimi dhe ndarja e rroges bruto nga neto
disiplinimi i valutes,
taksimi i tokave, shtepiave,
(lista eshte e gjate , jane shum e shume shtylla kryesore, pa llogaritur te voglat, se jam duke pare edhe tv tani)

urbantelescope

Po ti i paske bere te gjitha , shteti c’ka bere ? :roll_eyes:

zeqo

Lexoje horizontalisht, ne krye thote i ka marre, qe nenkutpohet shteti.

urbantelescope

Aty ishe ti kur i moren ?

Pjer

thjesht ka kopjuar pa e pyetur autorin. Para ca vitesh, i thonin Buall Mavrise; - Ai burri ka thone qe kjo duhet bere keshtu.
Mjafton ky fakt, por ti je i ri ketu.
Ka pas qene njoni ketu, Grava, njeri i respektum, hynte tek zyra e Palloshit dhe e kapte prej veshi ate dikur (jo tani) dhe i thonte ; - çfar ka shkruar Pjeri, ti konspektoni e ti zbertheni (se jo te gjitha kuptoheshin)
Eh mer djale byth dale, je i ri ti ketu, ne na dolen thinjat me çeshtjen shqiptare dhe Peshkun.

TironciLebetit

Pjerino e di ti qe femrat i mbulojne thinjat ene tek pjeshka me bojna…nuk jane kren ari thinjat mo ne kohet e sotme. Idete e tua avangarde nuk mund te shiten si pordha plaku apo thinja pjeshke plake

urbantelescope

Sa i madh je , presupozon qe une e tjetri duhet ti marre per baze keto se i thua ti , edhe nese jane te verteta cereku i tyre duhet te shtijme fall ne cfare thoshte njeri dikur ne zyrat e buall mavrise e te palloshit , ke gjetur kete fjaline tani , je i ri ketu , je i ri atje , po i ri jam ke inat ti xhaje me thinja se po na vdes ketu ne peshk , taksirat te mbajme 1 minute heshtje

bradland

Kajua nonen atyne qe ta dhane voten Edvin Kristaqi .

kapo

…eh more bastard komunist pse bon sikur nuk e kupton qe kjo eshte nje kulle e nderuar mbi 100 vjet me pare ne troje qe nuk shkeli kurre kemba e pushtusit pervec atij komunist,pastaj edhe sikur te ishte ndertim ne kohen e demokracis ketu po legalizojne prona ne mese te qyteteve kryesore ne token e ish pronarve kurse ju shkoni e prishin per hakmarje kullen e patrioteve dhe heronjve te kombit.

urbantelescope

:ok_hand:

zeqo

Mua me duket se nuk ja vle ky mhb o kapo, ti te drejt ke, po kur vete nipi i vet bashkpuno me komunistat ça pret tjeter!?

TironciLebetit

Mos u boj merak Kaposh se Kamunistat do ja bojne Prekut Kullen me 3 kate…asht betu toma vete…

kapo

NE NJE VEND SI KY I YNI

Ne nje vend ku turma gjakataresh te cakerdisur i thurin lavde Mehmetit, Toger Babes apo Nevzat Haznedarit, nuk mund te mos shembet kulla e Prek Calit.

Ne nje vend ku turma mjeranesh te shperfytyruar kane nostalgji per skamjen dhe erresiren, nuk mund te mos lincoheshin atdhetaret dijetare dhe paneuropianizmi.

Ne nje vend ku ka ende ithtare te Leninit dhe Stalinit, nuk mund krijohet panteon vlerash te vereta per figurat madhore te kombit. Ne nje vend ku monstrat e mbetura te diktures dhe pasardhesit e tyre mutante i japin te drejte ende Byrose Politike qe denoi me vdekje pa vendim gjykate burra, gra, pleq e femije, nuk mund te mbije fara e lirise dhe drites.

Nje vend ku turma dogmatikesh te atrofizuar mendojne qe Pilo Peristeri ka qene me i madh se Ernest Koliqi dhe Themie Thomai me e vlere se Musine Kokalari, eshte vend qe duhet mbushur me klinika psikiatrike.

image

gjembi

Jo, eshte thjesht Tirons qe ha hashure me lafshe synetlleku. Pse ore tirons, ne e kemi fajin qe nga njera ane Palloshi leshon certifikata privatizimi per fushate si karamelet gjate paradave ne amerike e nga ana tjeter i prish disa? Pse nuk i prish te gjitha o tirons qe duhet te dalesh nga balta? Ta tha shume bukur Pjeri qe ti kujton se kushdo qe kritikon Palloshin eshte automatikisht i Shqupit.

Ja se ta tregon nenkryetari i bashkise se Tiranes pozite-opozite. Sa turp (TM @Fikret)

http://www.oranews.tv/vendi/konferenca-se-pezes-mazniku-mesim-per-te-qene-bashke-per-integrimin-e-vendit/

qimja

Cdo Njeri ka Nevoje si per Ajrin qe thith, ashtu dhe per nje cope Toke ta perdor per te fjetur, te ushqehet etj. gjera te jetes perditshme.
E drejta e Pronesis private mbi Truallin e ben Individin te zoteroje dicka qe nuk mund ti takoje.
Toka nuk eshte “Send Konsumi”, te cilen Individi mund ta prodhoje dhe ta shesi.
Pronesia mbi Truallin, dmth. Vendimi se kush e “shkel Token” , , lidh detyrimisht Token, qe sherben si kusht kryesor jetese per te gjithe Njerzimin, me Personalitetin e Individit.

„ prandaj s duhet ta shisni Token , sepse Toka eshte imja dhe Ju jeni te Huaj dhe Miq para meje" 3. Mose, 25, 23

kapo

Ej ! Jemi në luftë civile !

Kam vite që shkruaj e them , me zuri gjuha lesh: jemi në lufte civile ! Një luftë e nisur ne vitin 1943 por që nuk ka mbaruar akoma madje është bere me e fortë me sofistikuar , here e ngrohte e here e ftohte ajoi shfaqet hera herës ne të gjithë përmasën dhe egërsinë e saje dhe sakate janë si gjithnjë ta qe e nisën , komunistet shqiptar me një urrejtje e frike bashke. Urrejtje klasore ndaj kundërshtarëve të tyre politike të gjallë e te vdekur dhe fike po nga ata për shkak të humbjes së pushtetit .

Viti 1992 në se do të ishte menaxhuar për se mbari mund te kishte qene fillimi i fundit të kësaj lufte por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu , përpjekja jonë , shansi ynë për ti dhënë fund luftës civile 70 vjeçare u shpërdorua ,u sabotua u dogj dhe serish përgjegjës për ketë janë komunistet të vjetër e të rinj .Në besuan se ata mund të reformoheshin dhe të hiqnin dorë nga qëllimet mjetet dhe metodat e tyre kriminale ,por jo .Ujku qimen e ndërron po zakonin se harron, Sot 25 vjet me vonë ne e shohim veten serish te kërcënuar nga komunizmi dhe vazhdimësia e tij politike juridike e gjenetike .

Vrasësit janë kthyer në krye të shtetit pasi kane grabitur e marre për 25 vjet pasuritë e pronat e këtij vendi , ketij populli . Tani kanë rifilluar revanshin në të gjitha aspektet. Po shkatërrojnë edhe shenjet e fundit të nacionalizmit e anti-komunizmit m çdo shenje nacionalizmi e patriotizmi . Po demonstrojnë rilindjen e tyre me portrete te diktatorit ne përkujtimet e krimeve te tyre kundër popullit e kombit të te vet. Eterit e mbetur gjalle dhe bijtë e tyre tani kanë dalë hapur ne qëllimet dhe veprimet e tyre, Shqiptaret ata qe kane sy te shikojnë e vesh të dëgjojnë besoj se nuk kane me nevoje për fakte e prova qe lufta civile vazhdon.

Të gjithë janë ne rrezik edhe ata qe për shume arsye nuk e pranojnë realitetin nuk reagojnë edhe ata qe kane frike ta bëjnë një gjë të tillë . Askush nuk shpëton dot nga komunizmi dhe barbaria e tij . 45 vjet te sundimit de jure te tyre janë te mjaftueshme kushdo ta kuptoje mire se çfarë e pret. Ata janë kthyer serish . Ne fakt këtu kanë qenë por ne nuk i kemi pare , nuk kemi dashur ti shohim apo nuk na kane lenë ti shohim . Tani janë ata qe dalin hapur qe duan qe ne te tjerët ti shohim mire qe janë po ata te 70 viteve me pare , me veprimet e tyre revanshiste ne parlament qeveri , Peze apo Vermosh. Ata po vijnë me te njëjtën egërsi , te njëjtat objektiva , kundër te njëjtit armik , popullit e kombit të te tyre, një lloj si ne vitin 1945 .

Çështja tani nuk janë ata por me pala tjetër. Do te reagojmë te gjithë bashkë apo do rrimë e te bëjmë sehir deri sa e keqja te na vije ne derën tonë. Vërtet kemi humbur luftën 70 vjeçare por kemi fituar çështjen por kjo nuk mjafton , prandaj beteja siç po e shohim vazhdon . Në kemi humbur jo për shkak te tyre por për fajin tone , Fisnikërinë tonë, moralin tonë, dashurinë tone për këtë vend . komb e popull na e kanë marrë gjithnjë për dobësi. Faji jone eshte se ne i kemi llogaritur edhe komunistet si shqiptar por ata nuk kane e nuk duan atdhe e as komb . Duan vetëm pushtetin. Ne harruam që… derri do plumb . Beteja jonë është e qartë dhe ka gjithmonë te njëjtat palë : Ca shqiptarë qe shkrin pasurinë e jetët e tyre për të bërë Shqipërinë dhe ca te tjerë që kanë shkrirë e po shkrinë Shqipërinë për te bërë pasurinë e tyre ! Fakti që qe deri “luftën” kanë fituar këta të fundit nuk do te thotë qe ne te kapitullojmë përfundimisht. Ne , pala “e humbur” : Jemi te gjëshëm të dalim sërish para ,togave te pushkatimit , te përfundojme burgjeve apo kampeve te internimit, apo jo ?! Në se jo reagoni tani që nesër të mos jetë shumë vonë. Mblidheni mendjen ! Mos besoni rrenat me përallën e vjeter të “lugës se floririt “që sot servilët si demokraci , rilndje e perspektive perëndimore. Destinacini si në 1945 është serish Jugosllavia qe do te thjote diktatura .

Ej zgjohuni ! Jemi në luftë civile !
N.Cika

TironciLebetit

Shpronesim me Vlere Tregu kerkon ene ky shoku jot i djathte Gjemi meqe pate dyshime. Zhuljeta do me vu dore tek parate e vjerres anete mduket.

Kush jeni ju mer: Ne …ti the Pjerini gjoja. Pjerini eshte teknokrat qe per te miren e Shqipetareve te vet bashkepunon me cdo qeveri qofte edhe me Kone Miushin prandaj nuk eshte i prere per opozitar plus qe njef edhe Pezzogrosso.
Po ti me korbe ke njef ti me korbe vec 2-3 emigrees ne northamerica.
Do me bo opozite ti qe ske as te drejten e votes.
E mos harro se lafsha si ne hashure ashtu edhe ne Kabunine tate Lafshe mbetet sido ta quaj Gjyshja jote a Nenedaja.

gjembi

Ku e gjeta shok une ate, ne bahce? Ti si tirons duhet ta kesh shok. Te gjithe ju tironsat kull, intelektuale jeni grup me njeri-tjetrin apo jo?

TironciLebetit

Cer Lufte Civile Kaposh? Po shifsha qe ne ket zone tradicionale anti-komuniste ene pusheti qendror ene ai lokal eshte fitu nga Socialistat. Kaq loser jeni mer Kaposh qe nuk nxirrni dot as 2 kokrra te hajrit qe te fitojne ne zonat tuaja?
Lufte Civile per ke per Preken? Po kjo eshte lufte per prona se kush nga pasardhesit e Prekes do ndertoje bujtine tek kati i trete. Ndoshta mund te kete lufte civile mes jush ne Canada per Preken se tek fshati i vet vec trashigemtareve nuk ndihet njeri.

urbantelescope

Per manjolen e ke fjalen , kush eshte tjeter tirons “kull” , intelektual ketu ?

TironciLebetit

Lulthimi, shoku jot, eshte Jabanxhi prej Elbasoni. Ne tironcat kemi qene kull me Dibronet te tjeret i kena pranuar se jena mikpritesa e zemergjone por kurre si kena dash.

kapo

Ca shqiptarë qe shkrin pasurinë e jetët e tyre për të bërë Shqipërinë dhe ca te tjerë që kanë shkrirë e po shkrinë Shqipërinë për te bërë pasurinë e tyre ! Fakti që qe deri “luftën” kanë fituar këta të fundit nuk do te thotë qe ne te kapitullojmë përfundimisht. Ne , pala “e humbur” : Jemi te gjëshëm të dalim sërish para ,togave te pushkatimit , te përfundojme burgjeve apo kampeve te internimit, apo jo ?! Në se jo reagoni tani që nesër të mos jetë shumë vonë. Mblidheni mendjen ! Mos besoni rrenat me përallën e vjeter të “lugës se floririt “që sot servilët si demokraci , rilndje e perspektive perëndimore. Destinacini si në 1945 është serish Jugosllavia qe do te thjote diktatura .

Ej zgjohuni ! Jemi në luftë civile ! :v:

urbantelescope

Po qe qeke i mire si alarm ti , kot nuk del neper rruge e te bertasesh zgjohuni ne oren 7 pa 5 :stuck_out_tongue:

urbantelescope

Te rroni ta kujtoni !

Pjer

Eh sa te drejte kisha athere para 15-20 vjetesh kur iu shkruaja qeveritarve shqiptare, se ndertimi pa kriter i shtepiave nga te ardhurit, me vone mund t’ju kthehet ne nje bumerang, prandaj duhej/t vendosur sa me shpejt piketimet e rrugeve dhe autostradave, qe njerzit ta shohin e ta dijne se ku do kaloje rruga apo autostrada.
Na tani, çdo vit e njejta kenge me pronat, shtepiat, zgjerimin e rrugeve, trotuaret, etj.