Metafizikë e metafizikës (Pjesa e pestë, metafizikë e Fuksit)

38 postime 3381 shikime 1 mars 2018 në 02:59 e pasdites
InkuizitoriMoth

Edipi mbret është thjesht një libër i verdhë që refuzohet të jetë ekskluzivisht i tillë. Bëhet fjalë për një mystery story… - Maurizio Bettini, Veshët e Hermesit

  1. Sa më tepër njerëzit veprojnë në mënyrë sistematike, aq më me efikasitet mund t’i godasë rasti.

  2. Njerzit që veprojnë sistematikisht duan të arrijnë një qëllim të caktuar. Rasti i godet më rëndë kur arrijnë në sajë të tij të kundërtën e qëllimit të tyre, pra nga çfarë ata frikësohen dhe përpiqen ta shmangin (për shembull: Edipi) - Durrenmatt, 21 pika për “fizikanët”

Në një shkrim të nderuarit koleg xixa lidhur me betejën intelektuale post vitit 89-të (alias epoka me plot gojën postmoderne) rreth figurës së Skënderbeut, nxorri krye teza rëndom postmoderne që historia është rrëfim, dhe për pasojë historiani është rrëfimtar. Me fjalë të tjera historia nuk dëshmon asgjë objektive dhe historiani nuk mund të rrëfejë kurrgjë objektive, e me fjalë akoma më të tjera, historia nuk i bindet asnjë lloj ligji, meqë shkencat humane nuk kanë ligje objektive si shkencat ekzakte.

Kjo çështje, e raportit të njeriut me botën, është kardinale jo dosido, sepse tejkalon disiplinën e historisë, madje edhe filozofisë së historisë, duke i hapur kapakun vazos së Pandorës mbushur plot me pyetjet më problematike që mundojnë njerzimin në shekuj: bota është Kaos absurd apo Kozmos harmonik? Rasti apo Domosdoshmëria, që do të thotë bota është e panjohëshme, adsurde dhe pa kuptim, apo e njohëshme në mënyrë racionale? Nga e cila pason pyetja: njeriu pëson ndodhi të rastit, apo zotëron çfarë ndodh rreth tij? Mund të vazhdohet tej e më tej me pyetje të ngjashme lidhur varg midis tyre, por është qesharak pretendimi që mund të trajtohen, edhe kaq pak sa janë përmëndur, me dy faqe shkrim blogu.

Megjithatë ekziston një mënyrë për t’i përballuar me dy faqe, duke përmbysur në të kundërt sensin e tezës që nisi muhabetin: historia është rrëfim, dhe për pasojë historiani është rrëfimtar. Pra nëse historia është fiction (për pasojë historiani është një letrar fiction), ndoshta e vërteta objektive ndodhet brenda rrëfimit artistik si e vërtetë artistike. Atëherë mënjëanë ngjarjet reale dhe shqyrtojmë ndonjë fiction safi, pikërisht çfar sapo e bëj me një roman policor. Dhe jo pa arsye policor, sepse halli kryesor i një roman të tillë është të rrëfejë zbulimin e të vërtetës objektive rreth një krimi të kryer, dmth rreth një ngjarje historike. Dhe jo pa arsye kam zgjedhur romanin Premtimi të Durrenmatt, i cili është shumë më tepër se thjesht roman policor, dhe autori është shum më tepër se një shkrues librash të verdhë.

Durrenmatt përdor romanin policor për të përballur çështjen e qasjes së njeriut ndaj botës, që në kod hetimi policor do të thotë: a mund të arrihet e vërteta (dhe më pas drejtësia) nëpërmjet thjeshtë përdorimit të arsyetimit ose logjikës përgjatë hetimit policor? (ose përgjatë çdo lloj hetimi tjetër, i çdo natyre qoftë). Dhe nuk është i vetmi autor që përdor romanin policor me të tjera synime jashtpolicore. Për të mos u zgjatur më tej më kot, i bie shkurt duke sjellë katër citime nga emra shumë të njohur që kanë bërë të njëjtën hata si të Durrenmatt:

Në formën e tij më origjinale dhe autonome, romani policor presupozon një metafizikë: ekzistencën e një bote “përtej fizikes”, të Perëndisë, të hirit - dhe atij hiri që teologët e quajnë iluminues. Dedektivi mund të konsiderohet edhe bartës i Hirit iluminues (…). Pakorruptushmëria dhe pagabueshmëria e dedektivit, jeta e tij pothuajse asketike (. . .), fakti që nuk përfaqëson ligjin zyrtar, por ligjin në mënyrë absolute, aftësia e tij për të lexuar krimin në zemrën njerëzore - përveç se në gjërat, dmth në të dhënat provë - dhe për ta parandjerë, e veshin me dritë metafizike, e bëjnë një të zgjedhur - Leonardo Sciascia, Histori e shkurtër e romanit policor

Unë besoj se njerëzit pëlqejnë librat e verdhë, jo sepse kanë të vdekur të vrarë, as sepse festojnë triumfin e rendit përfundimtar (intelektual, social, ligjor dhe moral) mbi çrregullimin e fajit. Ndodh kështu sepse romani policor përfaqson një histori të hamendësuar në gjëndje të pastërt. Por edhe një diagnozë mjekësore, një hulumtim shkencor, madje edhe një përsijatje metafizike janë raste hamendësimi. Në fund të fundit, pyetja themelore e filozofisë (si edhe ajo e psikoanalizës) është e njëjtë me romanin policor: i kujt është faji? Për ta ditur fajin (për të besuar se mund të dihet), duhet të supozohet se të gjitha faktet kanë një logjikë, logjikën që i ka imponuar atyre fajtori. Çdo histori hetimi dhe hamendjeje na tregon diçka pranë të cilës ne jetojmë prej kohësh (citim pseudo-heideggerian). Tani është e qartë përse historia ime themelore (kush është vrasësi?) degëzohet në shumë histori të tjera, të gjitha histori hamëndjesh të tjera, të gjitha përreth strukturës së hamendjes përsa e tillë - Umberto Eko, Anëshkrim i Emri i trëndafilit

Ç’është një roman i verdhë? Një përpjekje për të organizuar kaosin - Witold Gombrowicz, Ditar

Një libër filozofik duhet të jetë nga njëra anë një lloj shumë i veçantë i romanit policor, e nga ana tjetër një lloj romani fantashkencor. Për roman policor, nënkuptojmë që konceptet duhet të ndërhyjnë, me një zonë pranie, për të zgjidhur një situatë lokale - Gilles Deleuze, Ndryshim dhe përsëritje

Nëntitulli i romanit Premtimi të Durrenmatt “Një requiem për romanin policor” është kodi i leximit të librit, e meqë, siç u tha, Durrenmatt përdor zhanrin policor për të përballur çështjen e qasjes së njeriut ndaj botës, ateherë romani rropatet për më tepër, edhe si “requiem për arsyen që pretendon se shpjegon botën”. Ky është titulli dhe nëntitulli i vërtetë i romanit, ndonëse i nënkuptuar.

Romani në fjalë, një parodi e hatashme ngambrapamoderne, përmban qëllimshëm të gjitha elementët klishe tipike të romanit policor klasik, nuk mungon asgjë: komisari (fuksi Matthai) me intuitë dhe logjikë gjeniale i rrethuar nga kolegë kaqolë gjithnjë jasht pistës së hetimit, viktima e pafajshme (vajzë 7 vjeçare), sadisti serial killer (parodi e arketipit ujk-Kësulkuqe: vajza e vrarë ishte veshur me të kuqe - njësoj si 3 viktimat e mëparshme - dhe mbante në dorë një shportë me kurabie që po ja çonte gjyshes në shtëpi). Por gjithçka tjetër mungon, ndryshe nga policori klasik, në këtë rast komisari dështon sepse nuk arrin të zbulojë fajtorin dhe krimineli nuk paguan për krimin, pra përveç hetimit dështon edhe drejtësia si pasojë. Mandje ndodh edhe e kundërta e klasikut: një person i pafajshëm vret veten në hetuesi sepse i dyshuar gabimisht si fajtor; ndërsa vetë komisari Matthai, duke sakrifikuar gjithçka për të zbuluar krimin, karrierën dhe zanatin (jep dorëheqjen për të aplikuar një metodë hetimi jasht dhe kundër praktikës policore standard), çmendet dhe degradon në mizerje të plotë mbasi nuk qullos gjë në zbardhjen e ngjarjes. Vetëm mbas shumë vitesh, rastësisht ish shefi i tij zbulon identitetin e autorit të krimit, vdekur rastësisht nga një aksident automobilistik, dhe vrapoi ta lajmëronte. Por tashmë Matthait nuk i interesonte më asgjë, megjithse për vite me radhë kish jetuar me maninë e zbulimit me çdo kusht të fajtorit.

Autori nuk lë të nxirren përfundime nga lexuesi, me gojën e ish shefit të komisar Matthait, të ndërgjegjsuar mbas pilafit, i vetërrëfehet romancierit që flet në vetë të parë (takuar rastësisht në një konferencë letrare për romanin policor), duke shpjeguar qartë me dy faqe se romanet policorë propagandojnë iluzionin që Logjika e arrin me domosdo Zgjidhjen; gjë e pamundur në realitet, sepse jeta është e dominuar nga Rasti absurd. E jo rastësisht ngjarja ambjentohet në Zvicër, vëndi par excellence i precizionit racional ku “shkojnë punët sahat fare”, konsideruar nga Durrenmatt “kolerë kolektive” e atdheut të tij prej sahatxhinjsh shekullorë.

Si përfundim: nëse në epokën postmoderne është i pamundur libri i verdhë, atëherë është e pamundur e Vërteta në çdo fushë dhe Drejtësia në çdo rast, sepse intelekti njerzor nuk është më mjeti që kap të vërtetën, racionaliteti nuk kontrollon dot kaosin. Por paradoksalisht, vetë fakti që iracionaliteti analizohet racionalisht në kërkim të logjikës së absurdit në një kontest metafizik - siç ja bën yzmetin edhe Durrenmatt (dhe psikoanaliza) që zëvëndëson moralin praktik racional të policit me një moral metafizik iracional - dëshmon për mundësinë potenciale se Kaosi mund të organizohet sipas ligjesh deterministë duke u shdërruar në Kozmos. Të gjithë kritikëve artistikë të romanit - më saktë, të gjithë ata që kam mundur të lexoj - i ka shpëtuar fakti që autori i krimit vdiq rastësisht në një aksident automobilistik, pikërisht kur po shkonte të takonte një tjetër kësulkuqe të yshtur nga komisari si kurth joshës për ta zënë me presh në dorë ujkun e panjohur. Po i njëjti rast që u bë shkak të pengohet hetimi dhe zbulimi i fajtorit, shkaktoi edhe dënimin e fajtorit. Pra edhe në këtë rast drejtësia u bë (në dukje rastësisht dhe pa kuptim, por edhe fatalisht-metafizikisht), megjithse asnjë tokësor nuk e vuri re. Por gjë kjo pa shumë rëndësi tokësore sepse tokësorët janë si gur bilardoje të një loje qiellore që i trashedenton, dhe për të kuptuar tërë lojën, termi “kozmos” duhet konceptuar i përdorur në kuptimin e hershëm, si bashkësi e botës toksore dhe qiellore, e kësaj bote dhe asaj bote trashendente të bëra një bashkë. Me fjalë më të tjera, pa konsideruar efektin e botës tjetër, kjo botë rezulton absurde dhe pa kuptim, gënjeshtare, kriminale dhe pa drejtësi, pra nuk meriton të jetë. Çdo pistë e çfardo hulumtimi në këtë botë, të çon fatalisht drejt absurdit nëse zhbirimi mbetet në llucë këtu dhe tani në tokë, pa konsideruar njëkohësisht edhe qiellin, trashendencën iluminuese, që rri si vegim mbi llucë. Pra e vërteta tamam është një dhe vetëm një si “kozmike”, dy të vërtetat që e përbëjnë, jane dy gjysëm të vërteta që rezultojnë më keq se gënjeshtra nëse të konsideruara veç e veç, siç ndodh psh në politikë: e vërtetë majtas dhe e vërtetë djathtas, ose në filozofi: e vërtetë fizike dhe e vërtetë metafizike, ose në teologji: e vërtetë toksore dhe e vërtetë qiellore, ose ne shkencë: e vërtetë shkence ekzakte dhe e vërtetë shkence humane etj, etj, ngado dy fele kozmike.

Prandaj kur tokësori Umberto Eko shkruan citatin lartpërmëndur shkëputur nga libri i verdhë Emri i drandofilit:

Në fund të fundit, pyetja themelore e filozofisë (si edhe ajo e psikoanalizës) është e njëjtë me romanin policor: i kujt është faji?

harron, apo bën sikur se ashtu osht i pun (lluce), që pyetja zanafillorisht është teologjike, prandaj sagllam duhet pyetur pak më ndryshe: i kujt është faji origjinal? dhe pak më gjatë: i kujt është faji i mëkatit origjinal?

Pra Mesia i pritur në shekuj ngado në botë në forma dhe besime të ndryshme, paraqitet së pari si komisar policie i Providencës, si pun fuksi providencial që zhbiron ngjarjen e dyshimtë të Zanafillës duke treguar se “faktet kanë një logjikë, logjikën që i ka imponuar atyre fajtori” (citim gjenial i Ekos), e natyrshëm si pasojë çliron faktet nga logjika fajtore që i ka imponuar atyre Fajtori.


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Xixa-g

Hej ça je tuj m’bo ti mue, mër Inkuiz…

  • e para, m’hyn e m’trubllon at’far gjoli metafizik qi un e ruej veç për vedit… dhe s’osht’ hera e par!

  • e dyta, vjen e m’përzin at far shkrimi “Skënderbeu…” qi un sun e kom maru… dhe kët pun un besa e prisja se m’ke lajmru !

  • e treta,… (sun po ta them hiç përndryshe do m’sulmojsh me buke m’trajce)

Prit kur ta shloj nji shkrim timin me t’kthy përgjigje.

Hajt shnet!

InkuizitoriMoth

ne pritje te shkrimit per Jotin, te falenderoj qe kesaj radhe ja kalove Manjoles duke me dhene pelqim i pari.

Xixa-g

Joti osht i parashikum’
por ajo qi ti ke për t’pa - me kismet t’ina gjall…osht tjetër send…

P.S: me që më përmend Manjolën… a ke parë të komentojë diku apo thjesht të bëjë “like”?
Troç, a është njeri frymor apo njeri robot?

InkuizitoriMoth

sot me beri nje like ne nje teme te harruar prehistorike te arkivit, por qe kishte lidhje me betejat e sotme moderne. Me boni shum me qesh, se ke idene sa i rafinut eshte, edhe kur leshon banalitete, e per kete arsye nuk e shef me verdalle, do i ket ardhe n’moje t’hunes edhe atij.

nje ku e ke liken e Manjoles, je edhe ti afer komentit, dhe shkaktar i komentit.

InkuizitoriMoth

vetem ti m’ke ngel ktu, ke per te pagu edhe per o çimo! qe ka shku n’fejsbuk!

InkuizitoriMoth

meqe tema e tjeter per fuksat u mbyll nga admini, e si zor te rihapet nga zjarrmia e flaket e disidenteve ngambrapa gje kan gjet blogun per te tregu heroizmin e tyre mbas 30 vjeteve, po ve ketu jasht teme (megjithse edhe kjo eshte teme fuksash) nje kenge qe perfaqson pjesen me te mire te shpirtit dhe trupit te Gaber. Deshmi qe Bukuria eshte vetem e thjeshte, njekohesisht edhe e vertete, sepse kenga tregon rendesine e jashtezakonshmes te tanishmes, ndaj te kaluares dhe te ardhmes. Kenga eshte pothuaj e panjohur, por kjo nuk do te thote gje, ose ktheje si te dush, kjo do te thote shum gje. Vetem fuksat dijne t’i zbulojne gjerat e mçefme dhe te panjohura.

InkuizitoriMoth

@Xixa-g, shif i çik kte qe tregon se ndoshta nuk eshte pa gje ndjeshmeria pellazgjike e kurranjosit:

Un altro dei temi fondamentali dell’opera di Auster è la perdita di senso del mondo: “A conti fatti, la vita si riduce a una somma di incontri fortuiti, di coincidenze, di fatti casuali che non rivelano altro che la loro mancanza di scopo”. Si tratta di uno dei punti fondamentali su cui si basa il giallo metafisico: in un mondo governato dal caos, è assurdo poter pensare di arrivare alla verità e alla giustizia, attraverso il mero uso del raziocinio o la logica dell’indagine di polizia. Friedrich Dürrenmat, con le sue opere poliziesche, soprattutto La promessa, aveva portato alle estreme conseguenze questo concetto. Anche nei romanzi della Trilogia, nulla sembra avere un significato univoco. In La città di vetro, l’autore collega questa mancanza di senso alla perdita del linguaggio primordiale e innocente, quando Adamo aveva assegnato ad ogni oggetto un nome che lo identificava e lo collegava direttamente a Dio.

Le parole non si erano semplicemente applicate alle cose che vedeva: ne avevano svelato le essenze, le avevano letteralmente vivificate. La cosa e il nome erano intercambiabili. Dopo la Caduta, questo non valeva più. I nomi cominciarono a staccarsi dalle cose; le parole degenerarono in un ammasso di segni arbitrari; il linguaggio era disgiunto da Dio.

Con la Caduta di Adamo ed Eva, il patto tra Dio e l’uomo venne meno, e di conseguenza anche parole e oggetti non furono più legati; da qui l’incapacità dell’uomo di gestire la realtà circostante e di riuscire a vivere in comunione con l’universo.

Xixa-g

Shyqyr që s’keni një Kurro tek ju në Itali… me galloshe t’mdhoja 300 euro, à la Macron !

Përndryshe, imagjino bordelin nesër gjatë zgjedhjeve - mes Beppes - Berlusconit - Salvinit dhe Renzit !

InkuizitoriMoth

aaa mer xixe; ç’mbone edhe ti mu duke me kujtu se ç’do bohet neser. E kisha harru fare votimin per neser (me siguri i vetmi ne Itali), tu u mor ka dy dit me rikujtimin e fuksit Padre Brown te Chestertonit qe ka shpik i pari romanin policor metafizik. Dhe kjo prej teje, se ti me ke infektu me kete fjale t’modhe, metafizik. Po edhe un kom per ta more hakun me i fjal qeter akoma mo t’modhe: ngambrapafizike.

Xixa-g

Knejna po buçasin rajdjot tuj hudh fall: cili mes Grillos dhe Salvinit do myti mo’ shum emigranta m’det!
(P.S: i lumt atij Emos shokut ton’ qi shkue me jetu n’Atlanta dhe ja hudhi ene lumit ene Kadares’ se dikur, mes Kurzit t’Austris’ dhe Salvinit t’Italis’ ish tuje e honger Hajdarin !)

InkuizitoriMoth

:laughing:
aha tani mçifu nga t’dush, po nodhi gjo, hajdarin e ke gati gjithanej ku t’jesh, hajdari tani eshte planetar.

E kisha me verte qe nuk me intereson me asgje ne politike, sepse e di qe tani hajdarin e kena honger potencialisht metafizikisht, realisht fizikisht do shifet se kur. Por e di mire qe historite e hajdarit ne epoken moderne kan fillu gjithnje si shenja dhe ngjarje nga Italia, e pastaj Austria, fela tjeter e Perandorise se Shenjte. Per te arrit ne Atlanta masanej nuk eshte shum problem.

sa per emigrantet e myt n’det, kape kete ilustrim per hajdarin:

Xixa-g

Gjynof qikto shtojzovalle detare sun ju dolen para atyne mijra shqipeve tuj cof’ të 8 gushtit 1991, t’kacavjerr si vile rrushi n’vaporin Vlona !

Për bes’ asnji prej tyne s’kish mrrit n’brigjet taljone të Barit !

InkuizitoriMoth

o hajdar kanadaje, a ke ndonje foto me parulle: “Ngapara kanadezet, ngambrapa albanezet”?

Ingeborg1

Jam kurioze per zgjedhjet neser ne Itali. Te shohim cfare do dali, djale apo vaze…:coffee::coffee:

InkuizitoriMoth

inge, nuk mund ta shprehje ne menyre me esenciale, me perfaqsuese, me intriguese, me eksituese dikotimine elektorale djale-vajze? Apo ti nuk e ke menjen aty si zhardina.

Ingeborg1

U mbors mali dhe polli nje mi…thote populli.:blush: Ti qe jeton ne Itali mund te na japesh me shume informacione rreth atmosferes politike.

InkuizitoriMoth

he bravo, kshu figurash eksituese me mbarsje duhet te perdoresh neqoftese do te komunikosh tamom me njerzit qe e kane menjen aty si zhardina.

eshte e treta here qe po them qe nuk me intereson dhe nuk di asgje per zgjedhjet ketu, biles as atje, me intereson vetem aty ke zhardina.

menjeane shakate, ta them sinqerisht nuk me interesojne dhe nuk di asgje. Ne fakt eshte nje torture e vertete, sepse ne parim si bindje duhet te pjesmarr pa tjeter me domosdo, nga ana tjeter, per çin fele te besh tifo ose te votosh? Kush eshte ndryshimi midis dy feleve ngambrapa?

kapo

’Euroscepticism has never been so HIGH’ Voters to take REVENGE on EU

ITALIAN voters look set to exact their revenge on the European establishment when the country goes to the polls tomorrow, according to a journalist at the leading national newspaper.

The recent campaign has been “more populist and more anti-EU” than any other election in Italian history, according to the BBC’s Europe editor Katya Adler.
Polls suggest ex-PM Silvio Berlusconi’s centre-right alliance will emerge the largest bloc in a hung parliament, although the Five Star Movement will likely come out as the single biggest party.
Mr di Maio’s Five Star Movement (M5S) repeatedly expressed frustration towards the European Union, calling for reforms in exchange for Italy’s large contributions to the EU budget.

An M5S victory could be a source of shock and friction for the European Union, depending on how big of a victory it is.

The young party leader said: "Every year we send a two-digit million sum to the EU and always get less back.
“I don’t think Italy has to pay more to Europe. I think the EU have to give more to Italy. We want to shape the EU. We want more flexibility on Eurozone deficit targets.”
He said: “We want to change the EU, we want to modify a series of treaties, rules that don’t work

BeluliXVI

o Tiku… po une qe do vij me pushime kete behar ne Toscane, a mund te na japesh ndonje info per çmimet ? -p,sh domatja, kastraveci, lakra…lulelakra etj… ne euro / cent, te lutem…:stuck_out_tongue:

ore, po ce ke kete ‘‘metafizike e metafizikes’’ ? po pjesa e gjashte i bie te jete ; ‘‘metafizika e metafizikes se metafizikes’’ ?.:stuck_out_tongue:
me kujtove filmin ‘‘enemy of the state’’, me Will Smith, ku super shteti i survejonte ne familje me cimka e satelite , qytetaret… edhe mburej me kete… e nje moment i thote gruaja e Will Smith (ne film) agjentit ? ‘‘po monitoruesit e minitoruesve qe na monitorojne… kush i monitoron ?!’’…:smiley:

InkuizitoriMoth

nuk e make men qe “Metafizike e metafizikes” eshte titulli kryesor, si me thone titulli i librit, e me pas ka tituj kapitulli: “Metafizika e Fuksit”, “Kujto qenin, bej gati nuse pashkën” etj.

Xixa-g

Vjen që vjen o Belul…
futi dhe një llixha në Saturnia, apo në Montepulciano… dhe kërkoji Tikut çmimet në eurocent…

P.S: mos harro të marësh me vehte edhe VQ t’i futësh nji lexim me byth m’ujt nxeht !
Me qi ra llafi, kom harru me t’pyt o Belulo. Pse XVI dhe jo XVII si ai Luigji i famshëm?

BeluliXVI

jo nuk e kam pare kete temen qe ke linkuar… nuk e kam lexuar peshkun aso kohe , isha me leje te gjate krijimtarie.

InkuizitoriMoth

s’do me e pa me duket, sepse nuk po shef qe temat jane te numeruara.

por nuk ka rendesi shum, per mu ka rendesi qe temat e mija i lexon Pjeri, me ate kam konkurence krijimtarie.

BeluliXVI

ne fakt une doja i XIV , pra i 14-te . por bera gabim shtypi , e doli XVI… e lashe ashtu pastaj.
do thuash ti tani ; Ok. po pse i XIV… nje arsye e thjeshte… une qe femije kam qene adhurues i D’Artanjanit , natyrisht nga romantizimet e Dyma.:smiley: qe na e nxirrte D"Artanjanin nga ‘‘myshketare’’ qe dmth ‘‘pushkatar’’ se keshtu ishte Dartanjani i vertet, pushkatar… Dyma pra e nxorri kolores, shpatare… ndersa per shqipot , ‘‘muskultjere’’, bodybilder…:smiley:
nejse, se u zgjata… D’Artanjani i vertete, pushkatari, ishte ne sherbim te Luigjit te XIV, i cili edhe e vleresonte shume.

Xixa-g

gabimi është shumë domethënës, pasi i pandërgjegjshëm - pra i vetvetishëm.
Ai adashi yt frëng me numër fanelle XVI përfundoi në gijotinë në vitin 1793, me kokë t’preme nga Inkuzitorët revolucionarë jakobinista.

P.S: po qe se je partizan i flakët i D’Artagnan-it qysh n’fëmijri siç po m’thu, kur t’shkosh në Toscana, hudhu knejna nga Toulouse e Francës se do t’çoj me pa ene varrin ene statujën e idhullit tënd.
musket
d'artagnan

InkuizitoriMoth

o Belul, Luigji i Dartanjanit eshte i 13 jo i 14. Masanej ky ishte trap si mret, ja pallonte grun Duka Bukingamit.

BeluliXVI

pra ti si admin i rrepte do me presesh koken mua per nje gabim shtypi ?! .:smiley:

shiko se statujen e tij e kam kam ketu jam vete… D’Artanjani eshte vrare ne vatanet e mia…:smiley: dhe pikerisht ne porten lindore te keshtjelles rrethuese te qytetit, (te cilen e mbronte D’Aartnjani me kompanine qe komandonte ) u vra se nxorri koken pa dashje nga bedenat… dhe e fshiu ai matane… aty pra ku ra heroikisht D’Artanjani , i ngriten edhe statujen.:slight_smile:

Deze foto van Beeld Van D’Artagnan is beschikbaar gesteld door TripAdvisor

BeluliXVI

Luigji i 14-te , tiku… degjo mua…:slight_smile:

InkuizitoriMoth

ta rrefen xixa historin si ta kete qefi ty:

Cardinal Richelieu played a major role in Louis XIII’s reign from 1624, determining France’s direction over the course of the next eighteen years. As a result of Richelieu’s work, Louis XIII became one of the first examples of an absolute monarch. Under Louis and Richelieu, the crown successfully intervened in the Thirty Years’ War against the Habsburgs, managed to keep the French nobility in line, and retracted the political and military privileges granted to the Huguenots by Henry IV (while maintaining their religious freedoms). Louis XIII successfully led the important Siege of La Rochelle. In addition, Louis had the port of Le Havre modernised, and he built a powerful navy.

BeluliXVI

Charles Ogier de Batz de Castelmore, Comte d’Artagnan (French pronunciation: ​[ʃaʁl oʒje də bats də kastɛlmɔʁ kɔ̃t daʁtaɲɑ̃]) (c. 1611 – 25 June 1673) served Louis XIV as captain of the Musketeers of the Guard and died at the Siege of Maastricht in the Franco-Dutch War. A fictionalized account of his life by Gatien de Courtilz de Sandras formed the basis for the d’Artagnan Romances of Alexandre Dumas, most famously including The Three Musketeers (1844). The heavily fictionalized version of d’Artagnan featured in Dumas’s works and their subsequent screen adaptations is now far more widely known than the real historical figure.

Xixa-g

Edhe ke edhe s’ke të drejtë Inkuiz…

ai i romanit të Dymasë, vërtet është në shërbim të Luigjit XIII, por ai prej vërteti ka qenë në shërbim të Luigjit XIV.

por edhe ti Belul ke dhe s’ke të drejtë… ai i vërteti është vrarë aty ku thua ti, në portat e Maastrichtit, në 25 qershor 1673. Por ai nuk mbronte kështjellën dhe nxorri kokën nga bedenat - siç thua ti, por e kish rrethuar kështjellën për ta marrë, bashkë me ushtrinë e Luigjit XIV.

Përfundimisht, duke lënë mënjanë heroizmin e legjendës, mori një plumb mushqete në fyt (thotë njëri-besoj nga Hollanda), në ballë (thotë tjetri- me siguri nga Vlora); në ije (thotë i treti nga Franca). Troç, vdiq m’ven!
Po që ish fuks, fuks ka qenë - i mbretit Luigj XIV. Kjo e funit, për t’bo lidhje me temën!

InkuizitoriMoth

Jo ka te drejte Beluli dhe Dumasi, sepse e verteta historike qendron me poshte se e verteta fiction artistike.

Per kete kam shkrujte nje shkrim “Metafizika e Fuksit” qe nuk e ka lexu akoma Beluli se eshte me leje krijimtarie. Thote ai kshu, se ne fakt eshte me leje barre, çdo artisti i modh ngel me barre, pastaj pjell vepren fiction.

BeluliXVI

po eshte veshtire te flasesh me siguri , xixa… p,sh nuk e dihet e sakte nese D’Artanjan kur vdiq ishte ; 60, 61 apo 62 vjec, qe dmth se edhe datat e lindjes apo vdekjes se tij jane te dyshimta… -ose ti the me siper qe varri i tij eshte ne Touluse… well, varri i D’Artanjanit nuk dihet… eshte si ‘‘Deti i vdekur’’, qe nuk ka varr…:smiley: -e nese ka varr, mendohet se duhet te jete varrosur ne ndonje nga kishat e vjetra te Maastrichtit.

Xixa-g

Sa për lindjen… ne ende s’dimë atê të Skënderbeut të Krujës dhe jo më atë të D’Artagnan-it të Maastrichtit… se vdekja e të dyve është e sigurt: 17 janar 1468 për tê parin dhe 25 qershor 1763 për të dytin.
Sa për varrin… një sebep mê tepêr për të të prish’ mendjen të vije në Toulouse!