Meta është kategoria e diskutimeve mbi vetë Peshkun

130 postime 12116 shikime 15 shtator 2016 në 12:09 e paradites
peshku

Këtu mund të diskutoni për funksionimin e brendshëm të Peshkut.

squarepusher

pershtypja e pergjithshme ne pak kohe perdorimi eshte pozitive. disa gjera qe per tani me bien ne sy per nga aspekti estetik (versioni desktop):

  • banner-i ne krye te faqes krijon kontrast shume te larte me pjesen tjeter te faqes per nga ngjyra dhe e parehatshme per syte.

  • faqja kryesore le hapesire qe te shnderrohet ne foto-centrike e cila mund te mbi-stimuloje lexuesin. permasat e lejuara per fotot duken shume te medha.

  • me pelqen shume faqja e postimit, sidomos postimi i pare megjithate mendoj se eshte disi e ngarkuar me ikona dhe statistika (te cilat mund te ishin me minimale si per nga sasia po ashtu dhe nga dizajni).

kaq per tani …

peshku

Flm @squarepusher!
Jam kurioz të di a bezdiset njeri tjetër nga e kuqja e fortë në krye të faqes. Sidomos duke qënë se është prezente gjithë kohën. (Kam një mendje t’a provojmë përsëri me brez të zi.)

Për fotot në faqen e parë, po, ka mundësi të bëhet fotocentrike…

Ngarkimi me ikona: dakord, do shoh mos gjejmë një mënyrë për t’a zbutur pak.

squarepusher

tentova te bej nje postim (vers desktop) por nuk e kryen veprimin dhe nxjerr nje paralajmerim.

peshku

A e provon edhe nje here?

squarepusher

ok, funksionon.

me sa shoh pozicionimi i fotove nuk eshte i manovrueshem (kap vetem pjesen e qendrore).

squarepusher

Drupal eshte cms-ja e faqes se re?

po testoj se si mund te bej embed playerin e mixcloud-it por pa sukses. po patet kohe hidhini nje sy se si mund te realizohet.

peshku

Po, funksionon. Metoda me e thjeshte eshte te ngjisesh URL e nje mixi ne nje rresht me vete. (Si ai komenti qe vendosa tek artikulli per Nirvana-t.)

peshku

CMS e re quhet Discourse.

elian

bo-bo fonti në Windows :disappointed:

P.S. Kjo vishnja disi me mire. :slight_smile:

andri

Fonti nuk del keq ne Windows, del keq tek mua sepse mbaj te caktivizuar ClearType.

Keshtu duket kur eshte i aktivizuar:

elian

Ok, mirë. Kot per kuriozitet, pse e çaktivizon ClearType?

elian

@peshku çertifikata e https mua më del jo e vlefshme. Kjo ka ca ditë.

peshku

normalisht duhet të punojë çertifikata… s’e kuptoj pse të del jo e vlefshme.

andri

E caktivizoj sepse perdor nje terminal (putty) dhe nje editor, qe kane fonte shume te mire pune, por qe dalin keq me ClearType. Perndryshe 95% e perdoruesve duhet ta kene te aktivizuar.

andri

@peshku edhe mua ashtu me doli certifikata, por e vendosa tek perjashtimet.

andri

@peshku

elian

Sapo e provova me Safari, dhe punon ok, certifikata duket e vlefshme.

Ngjan sikur ndodh vetem me Chrome dhe Firefox (Mac Sierra).

Peer’s Certificate issuer is not recognized. HTTP Strict Transport Security: false HTTP Public Key Pinning: false

thote Firefox (Advanced)

peshku

Hmm… mua ne Chrome (Mac) nuk me ndodh ky problem. Do shoh se mos gjejme nje zgjidhje. (Dhe mund te nderrojme edhe certifikate po u desh.)

Xixa-g

Evërtetë që “e kuqja” e brezit është pak si shume “flashy”. Në se rrijmë domosdo tek nuanca e kuqe, përse jo një nuancë më tepër “carmin” (thjesht një sugjerim…)

Tjetër “problem”, pasi që rregjistrohemi në këtë “new Peshk”, me një e-mail dhe një fjalë-çelës, ve re se identifikimi në faqe shoqërohet edhe me foton (apo imazhin) e personit djathtas lart - të lidhur ndoshta me antarësinë personale në llogarinë google+. Mendoj se kjo gjë krijon problem për ata që duan të ruajnë anonimatin (lidhur me pseudon) - nuk e di në se ky imazh (foto) është i dukshëm për komentuesit e tjerë, apo thjesht i shfaqet personit vetë.

peshku

@Xixa-g perbri emrit tend shoh vetem nje X. Dhe fotoja e llogarise mund te modifikohet tek preferencat.

Per ngjyren e kuqe siper, do bej ca prova ne ditet e ardhshme.

Flm per testet!

Bletebzz

vërtet që ngjyra e kuqe është ca e bezdisshme. Ndoshta jo kaq e kuqe e fortë.

peshku

Ok, po e provojmë me një të zezë të lehtë sipër.

Alidea

O peshq, mirmengjes. Interesant ky format i ri. Duhet pak kohe ta procesojme dhe si testues.

squarepusher

konfirmoj problemin me certifikaten e sigurise ne chrome (per mobile). Ndersa ne chrome per pc me sa mbaj mend nuk e ka shfaqur si problem deri tani.

kjo fasha e zeze me mire se e kuqja e ndezur.

andri

E ben me te gjithe shfletuesit por do e kesh konfirmuar me pare. Per ta provuar, shko tek chrome://settings, advanced settings ne fund, Manage certificates, Intermediate Certification Authorities dhe hiq ate Let’s Encrypt Authority X3. Hape faqen edhe njehere dhe duhet te te lajmeroje qe eshte e pasigurt te vazhdosh.

squarepusher

i bera remove certifikates por nuk me jep warning. e hap faqen normalisht.

andri

Edhe mua sot ashtu me thote:

andri

Me beri log out nderkohe qe po shihja tab tjeter. Koha e negocimit eshte mbi 10 sekonda. Keto ne mobile.

peshku

S’të kuptova këtu @andri.

Bletebzz

Deri tani cdo gje duket ne rregull. Nuk kam qene ende ne gjendje ta hap ne mobile, por ndoshta kam problem me internetin nga celulari.

squarepusher

@peshku

widget nga mixcloud nuk me del per qamet. pak ndihme please se si ta bej te funksionoje?

Patris

Ajo qe me vret me shume mua syte eshte sfondi shume i bardhe sesa e kuqja…ndoshta duhet provuar ndonje ngjyre tjeter.

alx_x6

Shikoni konfigurimin e sajtit se e keni ngarkuar me shumë skripte, çka shkakton bllokim në brouser (aktualisht Firefox), si dhe shkakton harxhim të madh burimesh të PC-së.

Pjetermustakuqi

do ishte mire qe pergjigjet ndaj nje komenti te dilnin poshte kometuesit perkates dhe jo ne radhe,pamvarsisht se tregohet kujt komentuesi i je pergjigjur.

BeluliXVI

kam provuar nja dy here te linkoj, dmth te lidh nje fjale apo shprehje te seleksionuar me nje link te caktuar, por nuk funksionon. thjesht del linku paste prane fjales…

Eugene

Ne vend te “Kjo teme u sinjalizua …” duhet shkruar “Ky koment u sinjalizua…” pasi shkakton ngaterrese.

alx_x6

I jam kthyer disa herë faqes së re, për t’u ambientuar disi para se të krijoj një ide. Por ende nuk arrij ta kuptoj përse u hoq dorë nga konfigurimi i vjetër, i cili - nga pikëpamja e ndërfaqes - e vetmja gjë që ishte nevojë ishte vendosja e margjinave në faqe, për të mos shfaqur tekstin në qoshet anësore të ekranit kur zmadhohej faqja. Sa për konfigurimin e ri, me tërë këto ngjyra, butona të kotë pafund e lajle-lule, duket sikur faqen e kanë hartuar disa kalamaj për ndonjë detyrë shtëpie eksperimentale nën supervizimin si mësues të këtij psikopatit që kemi për kryeministër.
Veç kësaj, kisha dhe një pyetje: ku ndodhen serverat e këtij sajti? E vetmja përmendje për këtë çështje gjendet tek seksioni “Privatësia” dhe vendi dhe mënyra si përmendet ky informacion i domosdoshëm është shumë e çuditshme.

peshku

Serveri është në Gjermani. Faqja e Privatësisë duhet përkthyer e adaptuar për nevojat tona. Po s’është prioritet i lartë, me thënë të drejtën.

peshku

Sa për konfigurimin e ri, me tërë këto ngjyra, butona të kotë pafund e lajle-lule, duket sikur faqen e kanë hartuar disa kalamaj për ndonjë detyrë shtëpie eksperimentale nën supervizimin si mësues të këtij psikopatit që kemi për kryeministër.

Edhe për ndërfaqen e Peshkut e përmende KM-në? :grinning:

Më seriozisht, do shkruaj së shpejti një temë këtu për të shpjeguar pse u ndryshua faqja.

alx_x6

E përmenda km, sepse të gjitha mediat, përfshi ato elektronike, janë futur në garë kush e kush t’i pëlqejë më shumë që kur se shpalli se do ndajë në fund të vitit çmimin “Llapa” me motivacionin “për lëpirjen më të mirë”.
Shakatë mënjanë, faqja juaj e re është tmerrësisht e ngarkuar me informacione të tepërta e të panevojshme, për më tepër të paraqitura në një formë të bezdisshme për syrin. Gjithë ato statistika - sa pëlqime, sa shikime, sa klikime, një kolonë e tërë lëvizëse në të djathtë me kohën e publikimit (harxhim gjigand e i kotë i hapësirës, përveçse shpërqëndruese) - si dhe paraqitja grafike me ikona lajle-lule i vizitorëve, pëlqyesve, lexuesit të zakonshëm as që i duhen hiç, përveçse e mbingarkojnë me informacion të kotë. Ndoshta mund t’u hyjnë në punë postuesve, për të gudulisur egot e tyre, por sot ka forma më të thjeshta e më efektive për ta kënaqur veten. Thoni se keni ndërtuar një faqe të re që të jetë, ndër të tjera, edhe mobile-friendly, por jo vetëm që s’e keni bërë, por keni prishur edhe cilësinë PC-friendly të paraqitjes vizuale që kishte faqja e mëparshme - mjafton t’i hidhni një sy menaxhimit të hapësirës në faqen e re e ta krahasoni me të vjetrën dhe do arrini dhe vetë në të njëjtin konkluzion. Konfigurimi i ri është një harxhim i tmerrshëm i hapësirës. Dhe diçka tjetër: Faqet serioze (të tilla ka plot, e mund t’i kishit marrë në sy si shembull përpara se ta ndërtonit faqen tuaj të re) e kanë dritaren e komentimit në krye, menjëherë pas shkrimeve - qëllimi është që lexuesi, nëse dëshiron, të komentojë mbi shkrimin që ka lexuar - dhe jo në fund të komenteve, ku qëllimi kryesor del në plan të dytë dhe politika që nxitet me këtë vendosje është reagimi jo dhe aq ndaj asaj çka thotë shkrimi, por asaj çka thonë komentuesit në komentet e tyre. Kjo e dyta është politikë e faqeve të çatit dhe jo e faqeve të mediave.

peshku

Ajo përmendja e KM nuk është shaka. Është ofendim. Për ne që merremi me faqen, jo për KM. Se si mund të quash “shaka” kur i thua dikujt (në këtë rast, mua) se po i lëpin *** KMsë, unë nuk e di. Kjo sa për të qenë të qartë.

Për ikonat e anëtarëve: kjo është pune shijesh. Cave ju pëlqen teksti, cave ikonat. Mua s’më bezdisin, dhe anëtarët që marrin pjesë i lejon të kenë një identitet vizual.

Për statistikat: po, ka shumë, po e di çfarë? Lexuesi s’është i detyruar t’i shohë. Ama për ata që duan t’i dinë, është gjë e mirë. Një nivel transparence më shumë.

Aty ku ti sheh “harxhim hapësire”, unë shoh frymëmarrje dhe fokus në atë ka rëndësi, tekstin në qendër të faqes. Faqja e vjetër ka qenë pothuajse njësoj, me kollonën majtas që është bosh që teksti në qendër të lexohet lehtë.

Dhe për komentet: butoni për t’u përgjigjur është që në postimin e parë dhe në çdo koment. S’e di se cilën faqe serioze ke parë ti që është më qëndror se kaq, po dhe s’ka shumë rëndësi. Ne s’jemi të detyruar të jemi njësoj si të tjerët. Përkundrazi, na pëlqen që jemi ndryshe nga norma.

vlora

Ne cel tim vazhdojne te dalin vetem temat. Ka gje rresht komentesh?

peshku

jo, nuk ka per celular. rreshtimi i temave ama eshte sipas dates se komentit te fundit ne ate teme.

vlora

:+1: po
Aman na hiqni 15 shkronjshin

unikpahapesiraishkurter

ckuptim ka te kesh te drejte sinjalizosh privatisht postimin tend dhe te mos kesh te drejte te pelqesh postimin tend

andri

Ky ka qene qellimi kryesor edhe tek faqja e vjeter nese nuk e mban mend.

aleko

Kerkova te hape/propozoje nje teme te re qe do te ishte nje link nga blogu Pejsazhe te Fjales dhe qe bente fjale per shqetesimet e nje malesoreje ne lidhje me ndertimin e HEC-ve atje, por nuk munda ta coje deri ne fund pasi me dilte :
500 Internal Server Error

peshku

Ok, do e shohim, flm per raportimin. (Linku eshte postuar ama, tek Shtypi.)

korriku

Per mendimin tim faqja leviz shume, gjithnje ne levizje (perditesimet pambarim, gadgets te panumert, vonesa ne ngarkimin e permbajtjes, etj) sikur je ne nje cirk, aq saqe s’eshte me nje faqe per lexim anymore sepse syte nuk e ndjekin dot.

Sikur te qetesohej pak si sajt, mire do ishte.

korriku

nuk e ke idene sa na nevrikos ky sajt, aq i pamundur eshte.

peshku

me cfare mund te te ndihmojme @korriku?

korriku

nuk e di. Sajti ka huqe te tjera nga vjetri.
Meqe nuk ndrron dot sajti, duhet te ndrrojme ne zakonin. I’m sorry, nuk e di.

machitewa

Lypset shume scrolling, qe mendoj eshte i panevojshem.
Hapesire (e bardhe) boshe shume e madhe ndermjet komenteve. Tre komente me nga nje rresht, faqja eshte full, kur lehte mund te ishin te pakten 10 komente te tilla, pa nevoje per scrolling.
Ndjese nese nuk eshte e qarte ideja.

korriku

imagjino, si mund te mbetesh ne dijeni se c’po ndodh me nje teme, kur scrolling down or up ne teme eshte i veshtire.
ee… plot e plot te tjera.

peshku

Ok, do e permiresojme pak kete problemin e hapesires mes komenteve.

korriku

dhashe nje pelqim aksidental (touch screen), si i behet te merret mbrapsh…

peshku

klikoje prape buttonin e pelqimit.

p.s. e ula pak hapesiren mes komenteve, besoj eshte icik me mire.

korriku

flm!
hapesiren mes komenteve, pak ndjehet, te thuash te drejten. flm per punen.
ps. Dje perpiqesha te krijoja temen e re, dhe ky ishte (njeri nga ) frustrimi. Ne cell nuk shfaqet simboli i hallkes per te bere lidhjet. Madje as ketu ne comment box, tani.

Momo

@peshku kam nje sugjerim: po sikur te hiqnit disa nga informacionet qe dalin ne fillim fare te temes, si postuesit e shpeshte, lidhjet aktive, si dhe ate rreshtin qe thote qe ka x postime e do duhen y minuta te lexohet. Me duket sikur zene vend kot + perserisin informacion (p.sh. numri i postimeve del edhe me lart).

korriku

kur i sheh tek permbledhja e anetarit pelqimet, me formen e zemres ato kane marre nje vlere te shtuar dhe sikur perfaqesojne me shume se c’jane (qe eshte nje dakordesi mendimi, nje mendim i arrire, nje menyre e shkurter per te thene “po”, etj. )

Zemrat japin pershtyjen sikur pelqehet personi, por nuk duhet te jete keshtu.

korriku

C’dmth shenjimi me te kuqe, ‘vizita e fundit’ ?

peshku

Siper vizes, ka postime te reja qe nga vizita juaj r fundit.

korriku

flm., sqarim i nevojshem.

gjithashtu, desha t’ju bej te ditur si positive feedback kesaj here, manipulimet me sajtin dhe perdorimi, po behen familjare dhe te kapshme dita dites.

alx_x6

Sajtin bëjeni si të doni, se juaji është… Veç diçka të fundit kisha unë: komanda Ctrl+ F është komandë universale për shfletuesit (apo brouserat, si njihen) në sistemet Windows e Linux, por ju i keni mbivendosur me përdhunë komandën tuaj të kërkimit. Ajo lupa në qoshen e sipërme të sajtit tuaj mjafton për të na treguar se keni krijuar diçka origjinale, s’është nevoja të sajoni të tjera.

machitewa

Nese te kam kuptuar drejte, ctrl+f kerkon vetem ate qe gjendet ne ekran (monitor) ne ate moment. Ndersa lupa e peshkut kerkon historine komplete te peshkut, dmth edhe komentet e temat e hapura para nje muaji a viti.

peshku

Ctrl + f dy here per te perdorur kerkimin standard te shfletuesit. Discourse (sistemi i faqes tani) e ben “override”, per arsye se kur hapet nje teme nuk ngarkohen te gjitha postimet. S’eshte sajese e jona.

gjembi

Per mendimin tim:

  • Duhet opsioni per te fshire fare nje koment tendin.
  • cascading comments ishte me e mire tek sistemi i vjeter sepse mundesonte biseden. Kjo s’eshte user-friendly, megjithse e kuptoj se perdor me pak resources te server.
BeluliXVI

o admin, sec na del nje si bicim mrroklle cdo dy , tre dite te profili qe njofton se ‘‘fituam’’ dicka. p.sh : fituat reader, fituat first share, fituat thank you etj…

faleminderit, faleminderit ! -por na bete cik si te varur me gjithe keto dhurata.:smiley: une p.sh, sa here futem te peshku, aty syte, mos shoh mrrokllen e profilit me ndonje dhurate te tipit : fituat nje weekend ne hotel me 4 yje, all inclusive, ne Rome…Vjene apo Paris, merr vesht…:joy:

Ophiuchus

Kam nje kerkese: a mund te na jepet mundesia per te bllokuar teresisht dike? Dmth qe te mos na shfaqet hic ne faqen e peshkut dhe te mos na shkruaje dot as mesazhe?

peshkuikuq

Mesa mar vesh unë nga informatika nuk ka, ky blog është i ndërtuar në mënyrë të tillë dhe ka mungesa serioze jo vetëm ato që ju shkruani më lart. Këtu as adminet s’bëjnë dot pa bërë kurs s’paku 6 muaj

korriku

na shtoni opsionin “dislike”

Lefteri

nebilesë i mungonte vetëm …ferexheja …!

InkuizitoriMoth

O Admino,

a mund te behet qe çdonjoni te heqe komentin e çdonjerit te cilit nuk i pelqen si surrat?

Bile, akoma me teper dhe me mire, a mund te behet qe çdonjoni te heqe çdonjerin surratsez prej Peshkut?

korriku

Linket he per he, hapen ne faqen egzistuese ppu, duke bere qe t’a humbasim ate.
Ka mundesi ta shikoni qe te hapen ne Tab te ri? flm.

elian

Shiko mos e rregullon këtu: http://take.ms/W4ZeN - tek faqja e preferencave personale.

korriku

funksionoi. flm!

Pjetermustakuqi

Meqe per pamundesi teknike nuk arritet t’i mbani flamujt,a mundet qe te profili i gjithesecilit te vihet edhe vendi nga shkruajne? Edhe po s’u be,s’eshte ndonje problem i madh,po hajt ma,meqe jemi ne komunikim virtual,jemi te interesuar per detaje. :slight_smile:

peshku

Do mundohemi t’i gjejme nje zgjidhje, Pjeter.

korriku

vajta hapa nje teme se fundi. Cfare kam gabim ne Preferencat se me dergohen njoftime per cdo postim te ri

peshku

Ashtu eshte automatikisht per temat qe hap vete. Por mund ta ndryshosh tek ai butoni ne fund te temes “Ne vezhgim”.

korriku

ne rregull, faleminderit.

c’ndryshim ka efekti ‘ne vezhgim’ vs. ‘ne gjurmim’ (ne mos paca harruar nje opsion te trete atje)

peshku

E ke te shkruar poshte seciles. Gjurmimi nuk te con email, por radhitet tek te palexuarat.

Pjetermustakuqi

shoke admina,
me kete opsionin 'kjo teme u sinjalizua …",vetem sa i bani nder komentuesit,pasi shtoni kureshtjen per t’a lexu.

andri

Eshte ikona e profilit tend ne te djathte siper.

korriku

flisja per kete buton, andri
ku eshte ky buton qe fshin llogarine

andri

Butoni eshte ne fund te faqes se preferencave. Per te arritur aty, shko tek ikona e profilit siper ne te djathte dhe kliko mbi shenjen e ingranazhit.

korriku

Tek preferencat, buton ne fund te faqes ke “Ruani ndryshimet” me te kuqe.

Cfare emri ka ky buton qe fshika llogarine, kete me thuaj te lutem shume.

andri

Ka emrin “Fshi llogarine”. Nese nuk e ke, mendoj qe duhet te lajmerosh @peshku per kete.

andri

Pikerisht aty duhet te jete. Nese nuk e ke butonin, mund te jete nje problem i faqes. Une s’kam llogari tjeter ketu qe te mund ta shoh vete. Nese mundesh, bashkengjit nje screenshot.

korriku

Jo nuk e kam nje buton te tille (Fshi llogarine) fare. Dyshoj se as te tjere nuk e kane, perndryshe do kish nderhyre dikush deri tani me ndonje pergjigje pozitive…

Nese po thua qe eshte vetem nje problem i konfigurimit te faqes, kjo eshte e kuptueshme.
E kam parasysh sesi ne fillim @peshku u perpoq ne ndertimin e saj, dhe kerkoi ndihmen e anetareve per ta provuar, dhe permiresuar sipas nevojave tona.

po i shkruaj per kete & do t’i bashkangjit screenshot-in.

Aquamarine

Why u guys doni me vra veten?? Kete fshi llogarine mbaj mend se ku e kam pare… ne fillimet e peshkut te ri…s’e kujtoj ne c’vend, por e kam pare.

Pjetermustakuqi

ej cuna,po kete opsionin qe te duken ata qe jane online,eshte muncia me e gadit ?

korriku

butoni ‘Kthehu Mbrapa’ (scroll down) i papare per funsionet e shtuara (informacionin)
Bravo!

alx_x6

PPU ka probleme me skriptet e shumta që aplikon, aq sa shkakton rregullisht bllokim (ngrirje të përkohshme) të Firefox-it. Dy faqe të tjera shqiptare që njihen se shkaktojnë të njëjtat probleme janë Tema dhe Balkanweb. Për këto dy të fundit ka edhe ankesa të nëndheshme se ngarkesat me skripte i përdorin për të vjedhur info mbi identitetin e vizitorëve. Akuza të njëjta ka pasur edhe për gazetën online Sot, për s’jam vizitor i saj, ndaj s’di çfarë të them ndonjë gjë për të. Në vlen kjo edhe për PPU, nuk di ta them, por di të them se sjellja e PPU në bllokimin e Firefox-it është e njëjtë me të dy sajteve të tjera. Gjendja “Firefox is not responding” është e njëjtë në të gjitha situatat.

peshku

A e ke Firefox te vjeter? Cilin version ke? (A persor edhe plugine per firefox?)

Persa i perket te dhenave, ne nuk ruajme asgje te vecante nga te dhenat e perdoruesve. Kemi vetem nje tracking atandrd me google analytics, sa per te patur ca statistika mbi numrin e vizitoreve.

alx_x6

Firefox-i që përdor përditësohet rregullisht me versionin më të fundit, ndërsa shtojcat e instaluara janë pak dhe vetëm për ta thjeshtuar punën për kërkesat e mia, pa ndikim në shfletimin e sajteve. Problemi qëndron tek faqja juaj, jo tek Firefox-i. Sajtet që bllokojnë Firefox-in janë shumë të pakta )flas për sajtet që vizitoj unë dhe jo ç’ka interneti mbarë). Shumica e këtyre sajteve janë shqiptare dhe duket ashiqare që janë të ngarkuara me skripte. Natyrisht, as faqja juaj, as sajtet e tjera nuk paraqesin problem, po të eksperimentosh një instalim Firefox-i me shtojcën Noscript - problemet dhe bllokimet zhduken si me magji, por bjerr funksionaliteti i faqeve

peshku

Sistemi qe Peshku perdor eshte i rende ne JavaScript. Quhet Discourse, dhe kodi eshte i gjithi open source. Nuk besoj te kete mangesi me firefox, prandaj te pyeta edhe per versionet dhe pluginet e firefoxit tend. PPU nuk e bllokon Firefox fare, s’kemi pse ta bllokojme.

korriku

shkurtimet e tastieres, i ke punuar dhe per celular, admin?

peshku

Shkurtimet, besoj punijne dhe ne celular. Veshtire t’i testosh ama, pa tastiere te jashtme.

korriku

sot po e shof, celulari nuk e shpalos fare pjesen me shkurtimet e tastieres ne menune hamburger. Pra mungon.

andri

Shkurtimet e tastieres nuk kane shume kuptim ne versionin mobile. Eshte Hacker’s Keyboard per Android qe mundeson tastat modifikues (Shift, Alt, Ctrl, etj.)

squarepusher

@peshku, deri para ca kohesh layout-i i faqes kryesore per mobile ishte me i lezetshem.

Pjetermustakuqi

Ouu,ca dreqin i bate?!

InkuizitoriMoth

peshku, a behet e mundur qe temat e kultures (jam i interesuar meqe shkruaj vete) te jene veçan si dikur ne Peshkun e vjeter?

Me duket e padrejte qe nje teme kulture te garoje me nje teme politike me Trump e Berishe ku komentet kalojne me siguri numrin 1000 mije, shumica muhabet me banalitete pazari? E sigurte qe nje teme kulture do perfundoje e dermuar dhe harruar nga mulliri i perditshem i ndrrimit te temave politike.

squarepusher

e mbeshtes kerkesen e InkuizitoriMoth. sikur shtypit ti pergjysmohej hapesira, del ajo e kultures.

Kthupi

Do rrosh me shume se une, se po shkruaja te njejten gje. Shtypit te mos I pergjysmohet hapesira, por shtypit politik po. Jo cdo gje eshte e zeze ne Shqiperi apo ne bote. Duhen postuar histori me pozitive, nisma positive, etj. gjera si keto. Konsumimi I tepert I politikes vetem dem ben.

squarepusher

i pergjysmohet vitrina (ne versionin desktop) desha te thosha, kurse si hapesire faqja mban sa te duash nga te gjitha llojet.

InkuizitoriMoth

qe te mos humbet filli i muhabetit duke u marre me shtyp pozitiv dhe negativ, sigurisht muhabet me i rendesishem, por muhabeti tani eshte te krijohet hapsire, nese e mundur, per kulturen. Dhe kjo hapsire mund te krijohet shume mire duke ju heq te gjitha te tjerave nga nje teme ose nje rresht. Qe ku u ba!

pmusaraj

Hmm… nuk jam shumë dakord… postimet e kulturës janë shpesh me foto të mira, që më nxit t’i mbaj në qendër të faqes, paçka se konkurrojnë me çarçafët e politikës (dhe, e drejtë, nuk është konkurim i ndershëm). Anash, do ishin pa foto, dhe më pak të respektuara, sipas mendimit tim.

InkuizitoriMoth

Atehere beje konkurimin te ndershem, meqe kultura ne kete rast eshte ne disfavor me politiken, jepi nje ndihme sociale varfanjakeve, privilegjoje kulturen qe ne nisje duke e vene temen ne dy vende, ne mullirin e perditshem politik e social, dhe hap nje vend djathtas lart tek zona shtypit, o diku tjeter si te vije per mbare. Keshtu vihet ne vend drejtesia.

Ne kete menyre stimulohen shkrime per kulturen, e ne fakt vetem une dhe xixa po shkruajme tema kulturore, une sepse nuk e kam shume problem famen, me mjafton qe shkruaj, ndersa xixen e paguani :stuck_out_tongue:, meqe eshte dora juaj, si te majte :stuck_out_tongue:.

Ndryshe nuk ka per te shkrujte me njeri, do te mbeten vetem diskutime per malok dhe pallosh.

korriku

admin, gjynaf, me arkivimin e ppu, keni zhdukur gjithe temat e Arkipelagut me debatet e tyre.
Humbje e madhe !!!

E megjithate, vetem pak jave me pare, blogu i Kinoditarit ishte i aksesueshem, dhe nuk kuptoj si eshte e mundur.

shpresoj te beni dicka per ti shpetuar…

aleko

Admina, me modelimin e ketij website te ri, a keni parashikuar ndonje opsion ku nje anetar psh te kete mundesine ti beje “ban”, apo te mos shikoj fare se cfare shkruan nje tjeter anetar i PPU-se dhe/ose te mos i lejoje ketij te fundit mundesine e replikimit? Pak a shume sic i ka edhe facebook-u?

peshku

Po, kemi opsionin “hesht”. Tek profili, nen grupimin “Njoftimet” mund te shkruash emrat e anetareve qe do te mos shikosh nën fushën “Të heshtur”.

anon63896856

Shume mire qe tashme fshini permbajtjen e komenteve te papershtatshem duke i zevendesuar me “e papershtatshme”. Ate qe s’kuptoj eshte pse nuk vlen i njejti parim per te gjithe komentet e papershtatshem? Sepse keshtu Jps dhe 4… psh e mesuan mesimin qe ‘e shara nga nena’ nuk tolerohet por te tjere si tiku dhe co. jane dhe ndjehem te lire t’i japin tastieres si t’iu doje qejfi.
Just sayin’.

squarepusher

@Rasta

me pak fjale: sinjalizoni postimet qe per ju jane ofenduese.

anon63896856

Sigurisht, kjo eshte ideja por nese materiali shfaqet edhe duke qene i sinjalizuar, sikur nuk ka me kuptim ta sinjalizosh.

squarepusher

nuk di te te them per raste specifike, por di te te them se menyra me e shpejte per te sjelle ne vemendjen e moderatoreve nje postim ofendues eshte ta sinjalizosh.

Kthupi

Kjo eshte gje e vogel, pa shume rendesi, por kur je tek kategoria “Me te fundit” dhe ndonje teme perditesohet, del nje mesazh me shkronja te kuqe qe thote “3 tema te perditesuara. Klikoni ketu per ti shfaqur” ose dicka te tille. Ajo “ti” duhet me apostrofe, “t’i shfaqur”. “Ti” eshte vetem peremer vetor, “Ti e bere kete…”, cdo “t’i” tjeter eshte me apostrofe.

Kthupi

Edhe nje gje tjeter: Ka mundesi te vihet nje lloj autokorrekt qe sa here qe Pjeri shkruan inicialet VQ apo togfjaleshat “Intervista e shekullit” dhe “obligacionet e CO2”, blogu t’ja korrigjoje ne “fakju”?

Cecua

Peshku, si fshihet llogaria ketu?

Kthupi

Ka ndonje filter ne peshk qe te filtrosh ndonje anetar e te mos ja lexosh postimet?

InkuizitoriMoth
Kthupi

Me pak fjale pergjigja eshte “Jo” ose thene me shkoqur “Ik mos na caj shume trapin, boll dhe kaq”.

korriku

Rubrika e shtypit vonon tej mase, gati nuk po hapet

korriku

ku eshte “dark pattern” per peshkun