Pershendetje!
Kam deshire te mesoj Bicikleten, nuk kam asnje te aferm qe ka mundesi te me ndihmoje. Po shpresoj mos di ndonjeri ndonje kurs biciklete xD ketu ne Tirane? Ose ndonje menyre si mund ta mesoj?
Thanks in advance!
Mesim biciklete ¡help!
Pyetja eshte: a mesohet dot bicikleta pa u vrare e pa u bere vula-vula? Ke liqeni mbaj mend jepeshin bicikleta me qira.
P.S: peshku, vendos kriter moshe per anetaret, se tani 6 vjecaret i kemi kompjuterista eksperta.
Beso apo jo, ketej egzistojne klasa te tilla qe ta mesojne pa u vrare bicikleten.
Une per vete jam vrare paq, ta mbaj mend 
Mbaj mend qe si femije e kam mesuar vete. Po s’gjete kurs, te keshilloj qe se pari te perdoresh nje biciklete relativisht te vogel qe kembet te jene sa me ne kontakt me token kur te ulesh mbi shale. Se dyti, ushtroju diku ku ka hapesire dhe je rehat. Persa i perket metodes, fillo duke i dhene me kembe vetem nje pedali duke bere distance me te cilen ndjehesh rehat, duke alternuar frenimin me kemben tjeter dhe me frene. Ushtroju disa here keshtu. Pastaj kur te ndihesh konfident dhe qe ke fituar ekuiliber, fillo ti perdoresh te dy pedalet pa u ulur ne shale. Githnje kur te jesh rehat, fillo te ulesh mbi shale duke i dhene me te dy kembet duke pasur gjithnje parasysh qe mund t’i ulesh kembet kurdohere ne toke. Keshtu-keshtu.
Haha btw Aquamarine ashamed te te them se jam ne fakt 26 vjec! 
Ku ketej e ke fjalen?
Në këtë vendin ku jetoj unë, klasat për të rritur jo vetëm ekzistojnë por janë shumë të mira. 2 jave ishte kursi im dhe definitivisht nuk vritet njeri. Fillohet me scooter per te dhënë sensin e ekuilibrit, pastaj me një pedal, në fund me të dyja, pak a shumë e ka përshkruar Yeriho.
Nuk kanë të gjithë të njëjtën fëmijëri.
Sinqerisht nuk mund ta imagjinoj mos vritesh edhe pse eshte normale me instruktor profesional. Dhe keto levizjet qe shpjegoni ju me duken arabisht, une e kam msu kuturu, permendesh, hajde t’i hipim ksaj bicikletes se msohet vete.
@Starseed e vetmja gje qe mbaj mend eshte qe kur me dukej se do rrezohesha e coja timonin nga ana tjeter, prape rrezohesha anyway…ose kur kalonte ndonje makine prej se largu hidhesha vete nga bicikleta nga frika e makines qe ishte ne pune te vet, prape vritesha…apo s’ishte dhe me tub. Nejse s’dua te fus friken por kam heq shume me ate biciklete sa ia mora doren 
Veri training wheels,
u kujtu kjo me mesu biciklete. Ajo mesohet qe e vogel, lol
Mamate qe ua mesojne femijeve te tyre mund Te Te ndihmojne 
provo treshen
njëherë! kur të fitosh siguri,hipi dyshes si gjith të tjerët:grinning:
Kur them une:
Ti Moza ne fakt ke treguar shenja qe nuk je shume e ndjeshme per muhabetet e zemres. Robte vuajne ti i fut nje lol.
Zemra do ate qe do, ne kete rast te mesoje bicikleten. Bicikleta nuk njeh moshe, edhe une psh e kam mesuar kur kam qene i rritur.
Kjo pikecuditesja kokeposhte pse eshte para fjales help?
Eshte femije demokracie. S’ka me hapesire ku te behet biciklete si ne kohen e Mimoza Llastices.
Se ashtu mund te jete moda e fundit ne Shqiperi, sic eshte e folura me fjale anglisht. Ti s’qenke kull fare!
Eshte per t’i dhene color fjales help, qe te duket cute, se nuk po kerkon ndihme dhe aq serioze. Nuk eshte ceshtje mode. As e folura n’anglisht s’behet per mode, por gjembi nuk e ka me qejf t’i jape rendesi ekspresivitetit ne te folur e shkruar, ndaj ia ve fajin modes.
T’ka ndodh ndonjehere qe te te shkruajne 2 ?? ne chat?..e pra, njera eshte pikpyetje konkrete, tjetra eshte e perbrendshme. 
për të folurën me anglizma ka të drejtë gjëmbi! është pak a shumë si puna e emrave të rrugëve në kamëz:grin: nuk shkon të banosh te rruga bruksel, të të quajnë xhonatan mahmutaj dhe të mos i fusësh event, a degustim
or ti
Edhe unë në atë moshë e kam mësu biçikletën. Vetë me forcat e mia. Me metodën e Yeriho-s.
26 vjec? Ne jeten e tij ka njohur vetem kapitalizmin 
!! Pa fjale, no comment !! Sa per bicikleten, pajtohem me komentin e shokut Yeriho, vetem se me duhet te shtoj dicka thelbesore qe eshte siguria ! Mbaj nje kaske ne koke si detyrim, edhe mbrojtse per gjunjet e krahet do te ishte mire ! Kjo historia qe hipi e meson duke u rrezuar eshte thjesht nje injorance, ne qe e kemi mesuar keshtu( duke e rrezuar shume here) kemi qene mendje lehte, sikur ta dinim se cfare rezikonim !! p.s. edhe dicka tjeter…bicikleta mesohet me biciklete grash(ato me kosh perpara) , jo me montante bike apo versione te tjera kapitaliste te saj !!
Pse pa fjale, pse no comment?
Vetem Salen dhe rrumpallen kam njohur Po! XD
Shume faleminderit per keshillen!!!
@Kthupi
Pikecuditsja ishte thjesht per ta vecuar dhe theksuar meqe nuk bera nenvizim.
@del-ta
Emrin e kam shume shqiptar, ilir fare madje.
@Aquamarine
Kur te mesoj Bicikleten te ftoj per nje shetitje. XP
Brez i vuajtur ju , nuk ka nevoje per komente ! Po nejse…i ka kapitalizmi keto ! Pershendetje e pa frike,shiko vec perpara jo majtas e djathtas …
Ndoshta e kam perdorur dhe e perdori aq shume sa qe nuk me bejne me pershtypje te vrarat (megjithese vizualisht me mbesin shenja). Me eksperience edhe kur rrezohesh, reflekset te ndihmojne te biesh ne menyre qe te vrahesh minimalisht. Ne qytete shqiptare ama nuk do te kisha guxim ta nisja vecse naten vone apo ne mengjes heret kur s’ka makina. Te besh biciklete eshte te ndjehesh i lire, jo ta kondicionosh veten ne lemshin e trafikut te qytetit e as te rrezikosh jeten.
Tek komuna e parisit ka plot qe mundet Te Te ndihmojne .
Pervec shkabes qe di te beje bici vetem ne lojra me kompjuter. Megjithese mund te kete me shume per te thene per metodat se sa ne qe e nisim ne menyre mekanike.
Shyqyr ka hyre dhe ne mode keto kohe, nuk ka me opinionin si mjet i fukarait, dukesh trendi t’i japesh bicikletes. Megjithqe edhe millenials (te cileve iu takon merita e fames se saj) ashtu quhen, poor schmacks… nga te pasurit tipike trumpiste (n/kupto real estate e me the e te thashe…) te kesaj bote amerikane.
Aha tani u kuptua… nen aureolen e re fituar nga ky mjet qenkan bere te mundura klasat per mesim biciklete, njelloj si klasat per mesimin e shtizave te trikos, me nje fjale si dicka trendi e moderne 
Fukara je ne mendje pikesepari. Kushdo qe e limiton veten vetem me x mjet transporti apo x stil jetese ben nje jete fukarai.
Te besh biciklete eshte eksperience meditative, te con nga a ne b relativisht shpejt nese jeton ne qytet, eshte mire per zemren dhe aparatin e frymemarrjes, sipas te dhenave te fundit edhe per aparatin seksual femeror ( orgazem me e lehte
), nga shume krime ndaj natyres, ky eshte nje krim me pak, mesohesh me minimalizmin, shpenzon me pak per makine apo transport publik, ne diell merr vitamine d, e perdorur rregullisht ne dimer krijon me teper rezistence ndaj ftohtit. Cfare do me?!
!?Kurs per mesimin e bicikletes. C’nuk na degjojne veshet. I ka kapitalizmi keto. Gjakpiresit kane gjetur edhe nje menyre tjeter per te rrjepur proletaret si Arb.
Ja nje kurs komunist mesimi biciklete. Shoku im i klases Genci nje dite vendosi te me mesonte bicikleten. Duhet te kemi qene nga fundi i klases se 7-te. Me vinte pak turp se shoket e tjere e dinin bicikleten, ose te pakten Genci e dinte prej vitesh. Dhe keshtu Genci merr bicikleten e te atit a une te xhaxhait (ngushellim per ty, im ate eshte 70 e kusur vjec dhe nuk e di bicikleten, si duket ka qene disidenet dhe nuk donte ta mesonte me metoda komuniste) dhe me thote: “Hip se do te te mbaj une nga mbrapa, mos ki frike.” Dhe keshtu ai shty e une ec, vec kur pas ca kohesh kthej pak koken per te pare Gencin, po aha, Genc gjekund. U ndala dhe i futa nje te share. Ja kaq ishte mesimi. Nuk po them qe e mesova per te konkurruar ne rrethin ciklistik. Eshte proces. Mbaj mend pas ca kohesh ika per pushime vere ne Korce. Ua futa nja dy here avllive, sic u thone korcaret, me biciklete. Mire qe nuk u vrava, se nuk kisha as kaske kapitaliste e mbrojtese te tjera. Po me e keqe se kjo eshte kur daja kishte dy bicikleta, nuk e di pse, dhe donte ta conte njeren ne pune, mbase ia kishte marre ndonje shoku. Kush e di Korcen, ishte nga fusha e druve te trikotazhi, nga nje ane e qytetit te tjetra, dhe e tatepjete. Te ndihmoj une, i them dajes, e ngas une njeren. U nisem, ai para,une pas, duart duke mu dridhur mua. E kur me dolen para nje grup cunash, e nga hutimi, aty ku nuk doja te shkoja, aty shkova, e t’ia kam rrasur njeri nga mbrapa, me gjithe ate shpejtesi, sa e ula ne toke. Ma futi nje shpulle ai instinktive. Mire qe ishim krushqi me te, se do kisha futur ne sherr dajen. “Po ti me kete e gjen te merresh,” i tha daja. “Po na shojti o,” tha ai i shkreti.
Tani, nese je ne Tirane, ke Shkaben aty, hidhu nje vrap e pyete. Ai perdor makine, se shkon me klientet te shohin shtepite me qira, po ama ai di edhe kush i vret balenat, le mos te dije si mesohet bicikleta.
@Arban kush eshte shkova? Ndonjeri ne forum?
Shkova? Mos deshnje te theshnje Shkaba? Nuk e njeh Shkaben? Eshte e ndaluar te regjistrohesh jo vetem te Peshku, por edhe te cdo blog a forum tjeter nese nuk njeh kete legjende te gjalle te hapesires kibernetike shqiptare dhe me gjere, asaj nderkombetare, sidomos daneze. Tani i ka rralluar vizitat te Peshku dhe vjen me emer tjeter, por e gjen te lagjja me e mire ne bote, te Komuna e Parisit. Nese nuk ke fatin e bardhe te jetosh aty dhe nese je mashkull, hidhu nje vrap tako Shkaben dhe sheh edhe mama te bukura. Po uroj te jesh femer e te jetosh te Komuna. Do te thote te jesh afer me nje deli djale si Shkaba.
Mos, kujto mikun e bej gati petanikun
strsted, o shkaba dv
Ju Peshqit, edhe te vjeter, me habisni me njohurite e pakta per Shkaben. Une e nuhas Shkaben qe 30 km larg. Jo se Shkaba nuk lahet, te kuptohemi. Shkaba nuk ka nevoje te pyese per asgje, i di te gjitha.
Haha po Shkaba, po vete-korigjohet! Nese ka ndonjeri email ose nr tel?
Sikur ta kisha ate fat. Po mund t’i cosh vete nje mesazh, se mbase ke lindur me kemishe. Ka nofken vani vini a dicka e tille. Shiko mos e gjen te ajo rubrika Diskutime te lira a si e ka, do kete postuar ndonje video nga getot e Cikagos ose ndonje link per bemat e emigranteve shqiptare qe ia njollosen emrin e ndritur.
Njerez po e pate Shkaben I thoni qe po e kerkojne! XD
Mos na del çerr/e? Se une dal vec me moshatarë 
Ok shok ! Le te diskutojme e ballafaqojme perpara kolektivit ndjesite,menyrat e ngjarjet ! Metoda e mesimit komuniste se bicikletes eshte e njejte(si menyra e mesimit te notit,hidhe ne det se meson vete), dikush qe te mban bicikleten nga pas e te shtyn , ti qendron ne kembe ne biciklete(eshte e madhe per moshen,nuk te arijne kembet)ajo eshte e mare borxh(pa leje sigurisht) mikut apo familjarit qe ka ardhur per vizite, kryesisht sepse ne shtepi nuk ke nje te tille por edhe po te kesh,nuk behet llaf se mund ta prekesh! Nuk ka gje me te bukur,une akoma ruaj kujtimin e pedalates se pare, por edhe ndjesine e frikes, jo se vritesha vete, por se mos shtypja dike…kisha idene se shtypja me biciklete mund te provokonte vdekjen me te tmershme per njeriun ! Le te kalojme ne kapitalizem! Mbaj mend vitet e bumit kapitalist 91-95 kur dolen edhe montant bike ne mode,fantastik per moshen por edhe shume komod per te ecur dyshe ! Zakonisht i pari ulej te hekuri ne mes e mbante timonin,tjetri ulur ne shale,duart te shpatullat e te parit u jepte kembve…me raste nje i trete rinte ne kembe nga pas…po keto ishte raste urgjente! Kjo mode u be kaq e perhapur ne ato vite sa qeveria kapitaliste vendosi te merte masa, Ndalohet ecja dyshe me biciklete !!! Dmth ne nje qytet ku niseshin skafet ne mes te dites,ku trafikohej c’do gje e mundshme,ku armet ishin sheshit,ku police beheshin vetem fshataret e porsa mbritur,ku rinia ecnin me thika ne xhep…problem ishte ecja dyshe me biciklete!! Ndoshta edhe qeveriu mendonte si une vite me pare, shtypja me biciklete provokon nje vdekje te tmershme te njeriu ! Dhe ndodhi, nje dite te bukur duke ecur dyshe sa marim kthesen diku na del perpara nje polic qe po qendronte ne rruge perball nesh, une po mbaja timonin,shoku hidhet direkt nga bicikleta(per te evituar dyshen) e une i vetem maje bicikletes,ulur ne hekur,duart ne timon po ecja drejt policit duke e pare ne sy…une shihja policin…polici shihte mua…une shihja policin,polici mua…pa fjale…e ndodhi…kaloj me biciklete siper kembes se djathte te policit …e nga pas me ndiqte lengimi i tij…oooo te qifsha…mu ne kallo me kape !!! Me ndoqi pas…me leshoi nje pellembe pas koke kur une po ikja me vrap,por nuk me kapi dot! Per cudi bicikleten e gjetem po aty pas 20 min qe u kthyem te vendi e polici ishte larguar!
Si perfundim dole te ajo qe thashe une, nuk na duhet salltanetet kapitaliste, ku ka si natyrshmeria komuniste.
Ky ha patatina. Produkt kapitalist! 
Nuk e dime si i ka marredheniet me produkte te tjera borgjeze si camcakezi dhe banania. Besoj se te mira. I ka kapitalizmi keto, te genjen me karamele.
@Aquamarine
Tani une nuk e di sa vjec ne ti, po une jam lindur ne 1991
Po @Dranja shume faleminderit, kam kontaktuar me ta. Kam vajtur dy here tashme. Ata cunat qe ishin atje te ndihmonin shume, klasat ishin falas, keshtuqe edhe te tjeret qe duan ta mesojne mos te hezitojne.
Mesimi i bicikletes duket se te solli nostalgji e pavetedijshmerisht te beri xheloze per ata qe jane akoma ne stadet bicikletore. 
@Starseed qa u be me biqikleten? Ke shtypur njeri apo akoma s’ke precizion ne timon? 
Keshillat e @Yeriho si dhe ki parasysh qe sic ne jete, ne biqiklete duhet te veshtrosh pak me larg se rrota
Tendenca tjeter qe duhet te prevalosh (do thoshte Nano) eshte shtrengimi i timonit.
Xheloze jo, por nostalgji per ato stade se tashi nuk rrime më majë bicikletes aq te gezuar, kurse majë peshkut mbahemi akoma. 
Mbete maje bicikletes=nostalgji
Mbec maje peshkut=mallkim 