Me dy fytyra

39 postime 2951 shikime 4 gusht 2022 në 06:56 e pasdites
InkuizitoriMoth

1 (2)

Mungesa e kuptimit pengon plotësinë e jetës, dhe për këtë arsye është e barazvlefshme me sëmundjen - Jung, Kujtime, ëndrra, reflektime, nën kujdesin e A. Jaffé.

Në momentin që një person pyet veten për kuptimin dhe vlerën e jetës, ai është i sëmurë, parë që nuk ekziston asnjë nga të dyja; duke bërë këtë pyetje personi thjesht po pohon se ka një rezervë pakënaqësie të libidos të shkaktuar nga diçka tjetër, një lloj fermentimi që e ka hedhur në trishtim dhe depresion - Frojd, letër drejtuar Marie Bonaparte

E çfar është e vërteta? - Ponc Pilati

Mënjëanë pyetjen provokuese të Pilatit - që e gradon në pozitën e kryeintelektualit perandorak të tërë historisë njerzore -, çdo fakt ose çdo qenësi mund të interpretohet në dy mënyra legjitime, edhe pse kontradiktore, si në rastin në fjalë të Frojd dhe Jung të cilën e përfunduan në sherr miqësinë dhe lidhjen e tyre misionare për shpëtimin e njerzimit nëpërmjet psikoanalizës.

Shëmbulli në fjalë - citimet krejt kontradiktore të Frojd dhe Jung - tregon se fjalët nuk mjaftojnë për të treguar të vërtetën, andaj edhe dyshimi legjitim i Pilatit, fjalët mjaftojnë dhe teprojnë për të treguar se shkohet drejt të vërtetës në dy mënyra kontradiktore të cilat puqen si komplementare. E Vërteta e vërtetë është dialektike, e gjallë, shkohet drejt saj duke e kuptuar hap pas hapi, shkurt muhabeti nuk ka të vërtetë të pa shoqëruar nga veprimi. E vërteta ndryshe, dmth e pa shoqëruar nga veprimi, është falsitet vetmashtrues per naivët dhe mashtrues për dinakët. Nuk është si mendohet rëndom se një mendimtar i madh që lexon libra, i vetmuar në një dhomë, në një çast të caktuar merr të vërtetën me zbulesë dhe një çast më pas shpalos kanatet e dritares duke bërtitur: “Ej milet, sapo zbulova të vërtetën, e gjeta mër e gjeta!”. Dihet si shkon historia e gjeniut që shdërrohet në fallxhor kur i kërkon të vërtetën e zbuluar, fillon e luhet lodra e fëmijnisë: tregoi tjetrit grushtin e mbyllur dhe thuaji: “Gjeje çfar kam ktu!”

Çdo fakt ose çdo qenësi mund të interpretohet në dy mënyra legjitime për shkak se qenia dhe gjërat, dmth i tërë Krijimi, ka strukturë bipolare, e si pasojë edhe e vërteta ka strukturë të tillë. Ta do mendja që edhe diskutimi rreth saj ka strukturë bipolare dialektike, janë gjithnjë dy vetë që diskutojnë, në rastin në fjalë Frojd dhe Jung që thonë dy gjysëm të vërteta (jo rastësisht Frojd dhe Jung janë të admiruar nga përkatësisht e majta dhe e djathta politike), të cilat të lidhura bashkë rezultojnë e Vërteta e vërtetë, të zgjidhura gjithsekushi në kokë të vet, rezultojnë rrena e madhe e intelektualit t’modh që lexon libra i vetmuar e flet përçart kot më kot.

Eshtë njeriu që i jep kuptim jetës nëse është shëndetmirë; nëse është shëndetlig, është ose pacient ose mjek, e ky i fundit është një lloj tjetër i sëmuri, quajtur ndryshe intelektual që i duket jeta pa kuptim dhe vazhdimisht bën pyetje rreth kuptimit të jetës. Frazat e cituara të Frojdit dhe Jungut tregojnë në mënyrë të përkryer se të vërtetën nga falsiteti e ndan një fije e hollë, alias fija e hollë që ndan shëndetin mendor nga depresioni. Një organ i shëndetshëm nuk ndihet kur punon, përkundrazi ndjehet që ekziston kur është i sëmurë, bën zhurmë, dhëmb dhe ndjehet ankth, shëmbulli më banal zemra. Një jetë e shëndetshme jetohet pa u ndjerë e pa bërë pyetje pyetje për kuptimin, por jo se jeta nuk ka kuptim, shëndeti nuk ka nevojë për kuptim, e ka natyrshëm kuptimin në vete, nuk kërkohet çfarë ke, kërkohet çfarë mungon. Sëmundja ka nevojë për kuptim se është vetë pa kuptim. Kush thotë që jeta është pa kuptim, po tingëllon me zhurmë trishtimin dhe depresionin e tij në sherr me veten dhe botën. Vetëm një i mjerë i afrohet me adhurim një gjeniu të mjerë, i cili lexohet, shikohet dhe dëgjohet vetëm për interes profesional me skafandër ose duke mbajtur hundën me dorë, ndryshe rriji larg, harxhoje kohën, paret dhe energjinë për punë më të hajrit.

InkuizitoriMoth

Un kom per ta gjet te Verteten kur te ngelem vetem une tek pullë ne Peshk!
:rofl:

magdalena_tirana

#kemejadal

immagine
sepse…

InkuizitoriMoth

Hera e parë që shumësi i “do ja dalim!” funksionon në njëjës “do ja dal!”:slightly_smiling_face:

Kaso

Mendime interesante. Por nuk e kuptoj cilen te Vertete po kerkon.

InkuizitoriMoth

pyetjen e ben nisur nga shkrimi, apo nga komenti im i pare?

Kaso

Pse shkrimi ben fjale per nje te vertete, kurse komenti per nje te vertete tjeter? Une mendova se jane vazhdim i se njejtes se Vertete. Por qe po qe kaq e ngaterruar lere mos u lodh se nuk ka ndonje rendesi te madhe. Thjesht nje pyetje ishte.

InkuizitoriMoth

Njjë pyetje po të bëj edhe unë lidhur me shkrimin:

Si je me shnet?

Kaso

Me fal qe te bezdisa o njeri. Uroj qe ta gjesh ate qe kerkon, sic thone kinezet.

InkuizitoriMoth

:slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

1 (2)

InkuizitoriMoth

1c6233865c5257d48cd80fc0659ed574

InkuizitoriMoth

3d14c7600c4478e91ef3c1ca8847d7c3

InkuizitoriMoth

Intelektuali, kur flet e shkruan, nuk thotë gjë tjetër veçse që po thotë siç këndon bylbyli.

InkuizitoriMoth

Dje në 3 të natës nuk kishte ujë, kryetari i bashkisë, me udhëzim të kryeministrit, ka dhënë urdhër të ndërpritet natën furnizimi me ujë për shkak thatësire. Albania si model në miniaturë e Fundi të Botës në mënyrë negative: mungesa e ujit dhe e britave në kohën e Ramizit, dhe piramidat e 97-tës si provë generale e krizës financiare të 2006-tës. Ndërkohë lexova në 3 të natës intelektualin e modh që vazhdon të thotë siç këndon bylbyli për letërsinë disidente.

magdalena_tirana

legjenda thotë se shoku pilo shkoi për kontroll në repartin e kovaçhanës në tre të natës.
gjeti koveçërit duke ngrënë.
po ju, lugetër jeni që hani në tre të natës i pyeti.
lugëtërit punojn notën shoku drejtor. robi fle gjum. iu përgjegj jevgu.

InkuizitoriMoth

Me duket se tani robi fle gjumë ditën e notën që të mos shqetsojë punën natë e ditë të Marlonit.

InkuizitoriMoth

Turisti (bashkë me fans-in) është figurë e turpshme që dëshmon më mirë se kushdo tjetër figurë degradimin përfundimtar të njeriut, i cili vjen vërdalle pa qellim në një botë të konsideruar të kotë dhe pa qëllim. “Turist” është llafe e pisët, dhe kur bashkohet me termin tjetër jo pak të pisët “industri” - për të krijuar bashkëshortësinë “industri turistike” - turpi dhe qelbsilliku shkojnë në qiell duke shenjuar Fundin e Botës në mënyrë negative, më tutje nuk shkohet dot si mjerim shkatërrimtar. Mjerë ai vend që jeton në sajë të “industrise turistike”! Në Oksident “vend turistik” është një kërmë historike, dikur qendër e botës dhe tani një kurtizane plakë e përdalë që vazhdon të joshë klientët me lavdinë e dikurshme (tipike Venecia); ndërsa në Botën e Tretë “vend turistik” është një kurvickë adoleshente që prostituohet sepse nuk ka mundësi tjetër për të mbijetuar.

InkuizitoriMoth

Lexoj për vetmbrojtje legjjitime - Voody Allen

Atëherë i bie që shkrimi të jetë grabitje me armë në dorë!

InkuizitoriMoth

Gjithë jetën jam përpjek më kot të jem sa më tepër inteligjent dhe i ndjeshëm artistikisht, derisa më në fund kuptova se duhet me qenë edhe idjot dhe i pandjeshëm për të pasur rezultat, dmth duhet me qenë i hollë po e po, por edhe i trashë mër jau.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Nëse ke njohur dal vivo autorin e famshëm, kur dëgjon analizat e kritikës për të dhe adhurimin e opinionit publik, atëherë kupton se parimi bazë demokratik postmodern: tjetër autori e tjetër vepra, duhet formuluar pak më ndryshe për të dëshmuar të vërtetën: tjetër autori e tjetër kritika dhe opinioni publik në përgjithsi; veprën e bën gjithnjë një tjetër.
Dhe jo vetëm kaq, kupton një gjë akoma më të rëndësishme, që njerzimi jeton në rrenë.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Ne të gjithë kemi nevojë për dikë që të na shikojë. Në varësi të llojit të shikimit nën të cilin duam të jetojmë, mund të ndahemi në katër kategori. E para dëshiron shikimin e një numri të pafund sysh anonimë […]. E dyta përbëhet nga ata që kanë nevojë për shikimin e shumë syve të së njohurve për të jetuar […]. Pastaj është kategoria e tretë, ata që kanë nevojë të jeë para syve të së dashurit […] Dhe së fundi është një kategori e katërt, më e rralla, ajo e atyre që jetojnë nën vështrimin imagjinar të njerëzve që mungojnë. Ata janë ëndërrimtarët - Milan Kundera, Lehtësia e padurueshme e qenies

Dëshmitari i Pakëndshëm d’antan nuk figuron as në listë, s’do mend dëshmitarët e përballueshëm të qenies eleminohen.

InkuizitoriMoth

Femra moderne është dyfish e rrezikshme sepse, jo vetëm tundon në pozitë pasive si dikur, por bën edhe agresiven duke u hedhur në sulm e para; mashkulli tani duket si qofte pa funksion, përveç atij riprodhues si në kolonitë e bletëve, madje edhe atë rrezikon ta humbë prej zhvillimit galopant të shkencës së manipulimeve gjenetike.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Pyetja që në të vërtetë Sfinksi i bëri Edipit është:

-Kush është më i mirë: penisi apo vagina?

Edipi nuk u përgjigj sepse nuk e gjente dot, por veproi pavetëdijë dhe u krijua “Kompleksi i Edipit”. Përgjigjen e gjeti linguisti që nuk i prish qefin asnjonit, mirë me t’gjith:

-Penisi është më i miri, vagina është më e mira.

Ndërsa oportunisti u përgjigj:

-Penisi nga pikpamja e vaginës, vagina nga pikpamja e penisit.

Mashkulloristi u përgjigj:

-Penisi, sepse është më i lirë, nuk ka shumë detyrime për pasojat.

Kurvjari u përgjegj:

-Vagina, sepse është më e shtërnguar.

InkuizitoriMoth

-Më pëlqen kjo shtëpi, ka gjithë këtë kopsht.

-Ty të pëlqen si arkitekturë, apo sepse ka gjithë këtë kopësht?

-Kopështi krijon një hapsirë rrethuese që bën të mundur pamjen në perspektive nga ku mundet të vlersohet estetika e arkitekturës. Në qoftëse shtëpijat ndërtohen rras e plas pranë njëra tjetrës si rëndom në ndërtimin abuziv për të kursyer tokë, syri nuk gjykon dot estetikisht në mes konfuzionit rras e plas, prandaj kur shihet një kokë gjilpëre, ose distancohet gjilpëra, ose picrrohen sytë, gjë që siguron perspektivën e duhur për vështrim. Eshtë e njëjta gjë kur gjykohet një person, për ta kuptuar si duhet është e domosdoshme një hapsirë e lirë rreth tij që bën të mundur perspektivën; nuk vlersohet dot një person rras e plas në mes të turmës. E njëjta gjë për një ide.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Jung thotë se problemet e marrëdhënieve midis personash shkaktohen nga fenomeni i projeksionit, i cili teknikisht do të thotë se problemet tona shpirtërore të pazgjidhura sepse nuk kanë marrë trajtimin e duhur, shihen tek tjetri për shkak se është më për kollaj dhe më pak e dhimbshme. Për pasoë secili lufton duke u parë i reflektuar tek tjetri, sheh tek tjetri difektet e tij të cilat duhej me durim dhe dashuri t’i shëronte brenda vetes. Me fjalë të tjera esencialisht kjo do të thotë se për sa kohë ka vuajtje, njerëzit do të jenë gjithmonë të zhytur në gjendje handikapatizmi dhe injorance për shkak të vuajtjes së tyre, e cila shpyrfytyron figurën e tjetrit, vetvetes dhe deri vizionin e tërë botës.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

-Si shpjegohet që vajza ka ndrruar mendim, para një jave kishte ide politike krejt të kundërta me sot, çe gjeti?!
-Me siguri do ketë ndërruar dashnor!

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Evropa nuk ka qenë më ngushtë se kësaj here me krizën aktuale energjitike, e cila pak e ndan nga kriza shpirtërore, termoenergjia është shpirti i materies inorganike. Vjen gjithnjë momenti që paguhet perversioni i mardhënieve sipas interesit herë me njërin e herë me tjetrin, pa din e pa iman.

InkuizitoriMoth

Ore, a mërziten kafshët?

magdalena_tirana

a bëhen kafshët dërr deshe t’theshe :upside_down_face:

InkuizitoriMoth

mund te doja te thoja edhe: a mund te behen kafshet derr femne?

magdalena_tirana

ndësa një diitë, pash nji dërr kali sa nji gamor

InkuizitoriMoth

:laughing:
dhe siper i kish hyp nje derr femne

InkuizitoriMoth

Djallëzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston - ka thënë Bodler, pa i rënë në të se Djalli ka një tjetër djallëzi akoma më të madhe: thirrje dhe praktikë për Dashuri Universale pa Parime, dmth vetparaqitja e Djallit sikur të ishte Zoti vetë.

296347635_635466118299649_7532585395214009925_n

Michael Hussair [California, 1964]
She’s My Cherry Pie
vaj mbi kanavacë (2012)

InkuizitoriMoth

Një puthje në buzë është sensuale mishtore, një puthje në ballë është shpirtërore mendore.

InkuizitoriMoth

ky eshte shkaku qe epoka qe perjetojme eshte epoka me diabolike ne histori, eshte arritur maja e satanizmit, Shejtoni nuk ben dot me teper e as nuk mund te beje dot me teper.

InkuizitoriMoth

Një shembull që ekziston ekonomia e energjive shpirtërore është fakti, i ndeshur vazhdimisht me të lexuar dhe në praktikë, që artisti është i pa takatshëm për vepra konkrete jasht veprës artistike. Në këtë rast vlen shprehja nuk i duhet as dreqit, në rastin më të mirë, se në rastin më të keq mund të jetë dreqi vetë.

InkuizitoriMoth

Kur do të vdesim, ndryshe nga besimi zyrtar që e konsideron Zotin në rangun e Prokurorit të Shtetit, askush nuk do të na kërkojë llogari përveç ndërgjegjes sonë të pavdekshme dhe të përjetshme, e cila kërkon llogari njësoj edhe në të gjallë; besimtarët ngatërrojnë Zotin me ndërgjegjen e tyre, e cila është, si të thuash, Zoti nr. 2. Vdekja është vetëm një ngjarje, traumatike për mosbesimtarin, që bën më se evidente faktin se ka jetë edhe përtej kalbëzimit të trupit.