Masakra në Vlorë, kapet autori i dyshuar
Gjendja kulturore dhe ekonomike jane baza e ketyre tragjive te dhimbshme. Pyes veten shpesh nese eshte akoma ose jo i nevojshem, si mjet parandalese, denimi me vdekje.
vapa e tmerrshme, si duket ua prish neurot e trunit disave.
gjyhna femijet e pafajshem,
Vertet eshte vape e tmerrshme Pjer, edhe un po e vuj shume kte vape.
Here pas here me hypin nervat aq keq sa te kem nje mitraloz e ta zbraz mbi ca peshq, biles t’ju hedh edhe disa shishe molotov e t’i shoh te pjekur ne tigan! 
a haaa, prandaj qenke s’mur ti 
thuaj shyqyr qe kemi kondicionatorin qe nga kriminele na kthen ne njerzore!
Nese vetja qe ke pyt s’te ka kthyer akoma pergjigje Leo, kjo ndodh sepse ka njerez qe vrasin ne mes te dites me gjakftohtesine me madhe per motive madhore (si psh per pare apo informacion/pushtet), pervec psiqikeve qe vrasin diten e naten me gjaknxehtesine me te madhe per motive te dobta (si psh akuza per pulat e detit), keshtu qe mos kujto se ekzistenca e denimit me vdekje do trembe psiqiket anembane, sepse ata nuk e kane problem ta vrasin vete veten e tyre kur t’ia japi truri, pasi ai nuk vret per pare dhe pasuri, sic vrasin robte perdite njeri tjetrin, literalisht dhe figurativisht. Gjithmone nese motivi i vertete i vrasjes ka qene akuza per vjedhjen e pulave.
Nuk e di sinqerisht nuk e di çfare problemi ,mund te kene keta njerez, ekziston nje dhune ne Shqiperi qe ndihet ne fjale, ne veprime, gjestikulacione nje dhune gati barbare…te shohesh ne sy nje femije te frikesuar dhe ta vrasesh sepse nena e tij te ka thene se je hajdut… kjo gje eshte…nuk kam fjale…ndaj them mbase kete dhune dhune te madhe shoqerore ndoshta mund ta frikesoje sado pak denimi me vdekje? Denimi me vdekje ne kete rast sherben per ti thene edhe psikopaterve te tjere se ja keshtu do te perfundonim, eshte dhe nje forme drejtesie kolektive, perderisa sot ai person ne burg ka mundesi te dali…po edhe sikur te mos dale kurre, sa do ti kushtoje mbajtja gjalle e tij kolektivitetit…
Gjeja me tragjike eshte kjo do harrote brenda 3 diteve, siç gjithmone ndodh ne shqiperi. Per fat te keq jemi nje popull qe kemi kujtesen e peshkut te kuq.
31 shtete te Amerikes kane denimin me vdekje, plus qeveria federale dhe ushtria. Ne shtetet qe nuk aplikojne denimin kapital, niveli i vrasjeve eshte dhe ka qene gjithmone me i ulet. Nuk ka lidhje denimi me vdekje dhe ulja e nivelit te vrasjeve. Ndoshta do kishte me shume sukses po te beheshin fushata sensibilizuese qe te mos merren jete njerezish kot, pse shef shtrember apo pse i the hajdut pulash.
Mesimi personal qe mund te nxjerresh nga kjo histori, qe s’ke cfare t’i besh koment, eshte te kujdesesh me menyren si komunikon me tjetrin, me apo pa probleme mendore te jete, per arsye qe te evitohet riprodhimi i dhunes.
Denimi me vdekje sherben vetem per te hequr qafe nje kriminel, jo per ta parandaluar krimin. Moralisht nje vrases eshte i fuqizuar nga nje shtet qe merr jete, thua se kjo e fundit eshte e shtetit ta marre. Nese kufijte morale te shoqerise ku jeton nuk mjaftojne per ta terhequr nga akti vrastar, nuk do te jete nje ligj.
Kjo moslidhja e vrasjeve me denimin me vdekje eshte nje nga gjerat me te gabuara qe thuhet. Duket me se miri ne thenien popullore “Frika ruan vreshtin”. Ne nuk kemi nevoje per statistika, se jemi te gjithe njerez dhe e dime qe frika nga vdekja eshte nder frikerat me te medha tonat, ne mos me e madhja, dhe e mendojme shume mire dicka kur eshte koka ne rrezik. Nuk e them dot ne menyre eksperti statistikash a ku di une per keto marredheniet e bashkelidhura ose shkak-pasoje, po kjo lidhja qe thua ti ne shtetet amerikane mes denimit me vdekje dhe vrasjeve mund te jete edhe anapolla, domethene shtetet ku ka pasur me shume vrasje jane detyruar te fusin ose mbajne denimin me vdekje. Ose p. sh. budallenj jane vende te tilla si Kina a Singapori, qe kane denime me vdekje per drogen per shembull. Dhe shiko sa i vogel eshte problemi i droges aty krahasuar me vende te tjera. Ose sic thone te ai libri “Freakonomics” autoret, a do te pakesosh rastet e ngarjes se makines i/e dehur. Beje krim qe denohet me vdekje dhe shih sa do ulen. Pavaresisht se edhe dje lexova dikur se per shembull, denimi me burgim te perjetshem eshte edhe me i keq se vdekja, eshte pak a shume vdekje e ngadalte, por sidoqofte njeriu e merr vesh kete pasi eshte ndodhur ne ate situate. E vetmja gje qe mund te thuhet me siguri sidoqofte, eshte se vetem denimi me vdekje nuk mjafton. Ka edhe faktore te tjere socio-ekonomike, sic thone.
Nuk ka qasje tjeter te kesaj çeshtje perveç asaj pragmatike, se denimi me vdekje ul apo rrit numrin e krimeve?
Sigurisht, eshte edhe ajo qasja qe te pelqen ty, po ja qe ne po diskutonim per kete qasje, dhe jo per ate qe te pelqen ty.
Mu me pelqen vetem qasja qe pelqen te gjitha qasjet bashke, kte jom tu gri sallate ne 4 tema rresht: Merre me long se mishi u maru!
ANuk e di nese niveli i ulet i vrasjeve ka lidhje direkte me pasjen apo jo te denimit me vdekje me ate shtet, thjesht citova statistikat. Denimi me vdekje ka edhe nje te keqe tjeter, qe mund te denosh dike qe eshte i pafajshem. Plus, nga ana fetare. Zoti ta ka dhene jeten dhe po Zoti ta merr. Keshtu qe ka me shume argumenta morale per te mos e patur sesa per ta patur. Argumenti moral eshte tjeter dhe realiteti tjeter. Une psh nuk jam kunder denimit me vdekje por mendoj qe nje arsye pse nuk ka ate efekt parandalues eshte sepse ezekutimet nuk behen ne publik dhe nga ana psikologjike krimineli nuk e percepton dot c’do te thote te vdesesh me karrige elektrike ose I varur psh. Por ama po ta shikoje te piqet tjetri ne mes te mexhlisit, apo varur aty, mbase reagon ndryshe. Keshtu sic e kane keta death row, denohesh sot por te ekzekutojne pas 20 vjetesh dhe ne nje salle te mbyllur, ja kane hequr fare peshen denimit.
Po ai qe vret te denuarin me vdekje, a denohet me vdekje?
Jo, pranej eshte shpik shteti qe eshte guvernatori Ponc Pilati qe lan duart.
Shteti zhduk mekatin origjinal nepermjet sapunit Palmolive, vetem se nuk lan dot pisllekun e borxhit publik, qe ne fakt eshte materializimi i mekatit origjinal publik, i ndjenjes se fajit qe thu ti dhe Frojdi (gjermanisht Schuld ka kuptim njekohesisht te borxhit dhe fajit).
Dmth e qit prej penxhereje, e hyn nga dera.
Kohe e mjaftueshme per te dale nderkohe faktet nese ke qene i pafajshem ![]()
Ne teori mbase.
Çfare teorie, teori thote. Ai qe del nga burgu mbas 20 vjet si i pafajshem, eshte i legjitimuar te vrase te gjthe trupet gjykues te botes. E nuk ben kete sepse mbas 20 vjet i kallur brenda, tashme eshte i vdekur e i pakallur. Dmth e kane ekzekutuar 20 here ne karrike elektrike, duke i lene jete vetem qe te haje supen ne darke ne sahanin prej alumini e te fleje gjume pa endrra (as endrra te keqija).
Ne teori mund te dalesh i pafajshem pas dy javesh. Gjithsesi qellimi i denimit, sipas ligjit, assesi nuk eshte hakmarrja. (Ne rastin konkret edhe ashtu ka 7 viktima, kundrejt 1 dmth). Pavaresisht ligjit, ne cdo rast denimin do ta vendose ndonje Maliq, a gjin gjon i pasionuar pas Rolex-ave.
Sa dij une ne rrugen drejt BE as qe guxon te flitet per denim me vdekje, aq me teper qe behet edhe harmonizimi i ligjeve me ato te komunitetit (acquis).
Tash nese zbatohen e respektohen nga organet respektive, ligje ka, dhe normal do te mjaftonin (per mbajtjen e nje niveli normaliteti a mesatareje te ulet te krimeve). Per keso rastesh tragjike etj duhet pune e madhe ne komunitet e sidomos mbikeqyrje strikte te medias si percuese e kultures etj. (Ne rastin e ketij vrasesit ne Vlore, me ra ne sy nje tendence e raportimeve ne gazeta per ta paraqitur si te cmendur, me probleme mendore etj. Nuk besoj se eshte zgjidhje as ndihmon ne vetesijesim, sepse automatikisht e nxjerr rrethin shoqeror si te paster dhe engjuj. Ai e beri sepse ishte i cmendur dmth, te tjeret jane ok. Ne fakt vrasesi ishte produkt i rrethit, njëri nga ata, nese nuk ndrrojne casje t’i vene gishtin kokes ne raport me sjelljet me tjetrin, monstrume e vrases do te korrin).
Sa here qe ndodh ndonje ngjarje e ketille del gjithmone diskutimi i denimit me vdekje.
Ti kap anen morale? Po ana ekonomike? nga ana ekonomike ai behet thjesht barr per popullaten qe do ti paguje mundesine e jeteses brenda qelise
Problemi i edukimit shoqeror eshte goxha problem ne vete, eshte grupi kafshe pa eshte edhe teku. Problemi i edukimit shoqeror mund ti jipet nje gjysem zgjidhje me rritjen e mirqenies ekonomike e kulturore. çeshtja eshte se si shoqeri ne Shqiperi po shkohet ne skaje, ose shume i pasur ose shum i varfer. Te zihesh sepse te eshte zhdukur ose vjedhur nje pul ose gjel qe ben 10 mij leke dmth qe shoqeria, gjendja ekonomike dhe kulturore jane shume te ceketa…sepse nese keto jane problemet e dites ne fshat, vjedhja e pules, mbijetesa…çdo gje tjeter perpos mbijeteses nuk ka vlere, mors tua vita mea. Si mund te flitet per nje darke ne restorant, per te shkuar per te pare nje film ne kinema ose nje drame ne teater, …problemi sipas meje eshte se nje shoqeri kaq e varfer ekonomikisht dhe intelektualisht qe rrespekton vetem forcen dhe dhelperine, nuk njeh,sdon s’ka mundesi te njohe, jo vetem virrtytin, por as pietas, meshiren per jeten dhe njeriun…dhimbjen e te berit keq ndaj tjetri…ketu po flasim per bazat e edukimit qe fshati qe sot po vuan per buke goje as sja ka idene sepse eshte akoma ne situaten Lçfare do te ha sot e neser…te tjerat jane gjithçka nje vijim.
Ndersa eshte e vertet qe eshte e pamundur te rikthehet ne shqiperi denimi me vdekje do ristudjuar mire ideja e burgimit te perjetshem qe sben tjeter veçse ven ne kurriz te taksapaguesve mbajtjen ne jete te krimineleve qe kane burgim te perjetshem…
Nuk besoj se fshatari i Vlores ka kapacitet te ngope kerkesat e turizmit aty. Ckado qe te prodhoje, peme mish bulmet, punetore. Duhet vetiniciative me shume dhe seriozitet.
Morale eshte, jo ekonomike. Degjenerimi kulturor etj nuk te le te hapesh syte as per ekonomi. Me ngritjen e vetedijes do te kete pastaj me pak te burgosur per te ushqyer. Deri atehere me mirë te ushqesh 10 te burgosur kriminele, sesa te marrin qofte edhe vetem nje jete.
King James Bible
Whoso sheddeth man’s blood, by man shall his blood be shed: for in the image of God made he man.
kur eshte per tu bere e keqja behet .nuk ka qeveri ne bote qe te parashikoje se kur dikush do luaje nga mendja e kokes e te beje nje hata te tille.e vetmja gje qe mund te behet per te zvogeluar mundesine e nje dickaje te tille eshte mbledhja e armeve te 97.po kur ne nje vend me polici e ushtri te forte si shba njerezit nuk jane te sigurte se dovleti eshte ne gjendje ti mbrojee per pasoje mbajne arme qe te mbrohen vete, c’mund te thuhet per shqiperine.
Ketu jam plotesisht dakord, por eshte gje tjeter diskutimi a duhet denimi me vdekje apo jo dhe tjeter a e ul numrin e vrasjeve. Po flisnim per te dyten.
Edhe kreshnik dylbia i hedh benzine zjarrit duke bere thirrje qe shqipot te mos vrasin vetem njeri tjatrin por edhe pulitikanet .harron ky vete qe si ish nenkryetar i KLD dhe i komisionit te zgjedhjeve qe hodhen shqiperine ne lufte civile ka pjesen e vet te pergjegjesise ne kete mesele.
Po mire e ka deri diku, vrasin budallejnte njeri-tjetrin per nje vije uji a per nje karikues celulari dhe politikanet nuk i prek njeri me dore. Po edhe Kreshnikut i them: Shkoni e punoni o njerez, se puna ju mban larg nga ato vese te keqia qe keni.
Sepse shohim vetem hakmarrjen e jo parandalimin.
Mbase s’ben te pergjithsosh e paragjykosh por fshatrave ku njerezit jane ne dore te qoftelargut nuk eshte cudi te gjesh lloj lloj deformimesh psiqike ne gjendje te fshehte/pergjumur
Duhet te mbledhin armet ne menyre qe atyre qe iu iken mendja e krese te mos jene ne gjendje te shkaktojne dem apo shume dem .
Eshte njeri ne rrjetet sociale (per mendimin tim, mendimi më me vlere sot per sot, në shqip, ne rrjet), e qe ka shkruar per ngjarjen :
Ore pse i jane kundervene te gjithe ketij Ritvanit qe vrau 8 vete dhe askush nuk merret me Fatmir Mediun e ca te tjere qe vrane 28 vete? Apo Ritvani eshte i varfer, i shemtuar dhe mban era dele?
![]()
Por ka bere dhe postime te tjera te shkelqyera; psh, nje syresh:
Rrofte katunaria! Po te mos ishin fshataret nuk do te kishim as shtet, as histori dhe as popullate. Fshataret jane zemra e ketij vendi. Sa per elitat dhe shtresat e mesme qytetare, ata si hyjne ne pune askujt, perveç atyre qe na shtypin dhe te cileve u sherbejne ne kembim te disa karameleve
![]()
_
Prit t’boji i Modhi
ca komente akoma mo t’mdhoja:
Ore pse i jane kundervene te gjithe ketij Ritvanit qe vrau 8 vete dhe Fatmir Mediut e ca te tjereve qe vrane 28 vete, dhe askush nuk merret me Napoleon Buonaparte qe vrau 1 milion vete, me Trockin qe vrau 2 milion vete, me Skenderbeun qe vrau 100 mije vete ne betejen e Torviollit?
nje tjeter koment akoma me i shkelqyer:
Rrofshin intelektualet, po te mos kishim intelektuale nuk do te kishim as kompituer as rrjete sociale, as gje prej gjeje, as llogaritje aritmetikore per kasapanen e historise, biles nuk do kishim as katundare, se kush do ta vinte ne dukje vleren e kantunarise qe e degjojme gjithanej si dava katunari? Valle do ta vinte ne dukje Pol Poti dhe khemeret e kuq qe zhduken te gjithe qytetaret dhe ne qytetet mbetur zbrazur bridhnin kafshet e egra te xhungles? (nuk eshte metafore, eshte e vertete literale)
Do ruajtur ekuilibri sepse reagimi turmes (si psh ndaj kesaj ngjarjeje) te con ne ekstreme
ai e ka me se shumti ketu:
Apo Ritvani eshte i varfer, i shemtuar dhe mban era dele?
Dakord por krejt qendrimi i djalit qe ti citon eshte ne funksion te ruajtjes se balances mendoj une
Qendrimi i djalit qe unë citoj eshte (me të drejte) qendrim politik dhe i vetmi (qendrim) i sakte
I vetmi person i sakte eshte ai qe ka shpallur:
Politika ne plan te pare.
I ka kapitalizmi keto ! Ca ti besh? Hic nuk ke ci ben ! Mund ti kerkosh shpjegim shokeve anti komunist, tu drejtosh pyetje te tipit : Si ishte ajo historia e njeriut te lire? E prones private? Romaket thonin : Mors tua vita mea ! Ky eshte shpjegimi i kapitalizmin ne Shqiperine anti-komuniste, nuk ka asgje per tu habitur !