Lubonja, i matur ndaj një mundësie për President

65 postime 4619 shikime 27 prill 2017 në 06:22 e paradites
bsalaj

Fatos Lubonja i thotë gjërat siç i mendon dhe kjo e ka bërë të humbasë shumë miq në politikë. Ndonjëherë opinionet e tij janë kontroverse, sidomos mbi tema si nacionalizmi, ç’ka shkakton pakënaqësi ndër disa njerëz. Megjithatë, kjo aftësi e Fatos Lubonjës për të thënë mendjen e vet, edhe kur e di se nuk do u pëlqejë disave, e bën atë një kandidaturë të papritur dhe interesante për President i vendit.

I kontaktuar nga peshkupaujë.com, lidhur me propozimin e bërë nga qytetarët për ta bërë President të vendit, Lubonja thotë se do ta pranonte propozimin aq kohë sa ky vjen nga publiku dhe nuk është pjesë e planeve të Ramës, Metës apo Bashës. Ai dëshiron të nënvizojë që nuk do bëhej kurrë pjesë e një loje të tillë. Gjithësesi duket si një mision tepër të vështirë që në ambientin politik shqiptar, një njeri që i akuzon partitë si banda, të bëhet president.

“Nga njëra anë dihet që pozicioni im ka qenë që kam kritikuar vazhdimisht këto parti si banda, edhe duhet një marrëveshje shumë e madhe të arrish të bëhesh nga një kontestues i bandave në një njeri që përfaqëson bandat, është problem. Në këtë kuptim, vetëm në qoftë se ka një zhvillim, siç thashë, i një qeverie të vullnetit të mirë për të ndryshuar Shqipërinë, mund të të fuste në këtë lojë”, ka thënë ish i burgosuri politik për News24.

Posti i Presidentit në Shqipëri vuan, në sytë e publikut, kontrollin total të politikës në përzgjedhjen e Qytetarit të parë. Presidenti, përveçse është zhveshur nga fuqitë që posti mbante dikur, ka humbur edhe rolin honorifik, aq kohë sa zgjedhja e tij bëhet në dhoma të mbyllura. Kështu, shqiptarët sot, në prag të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm, nuk kanë një ide se kush mund të jetë individi që kënaq orekset e kryetarëve e mazhorancës. Nëse do të përzgjidhet si deri tani, që ngjan me zgjedhjen e një gjelideti të therur e pendëshkulur, ky institucin do vuajë stigmën e pupacit. Në një Shqipëri më të mirë, presidentin nuk e zgjedhin tre burra që mezi durojnë njëri tjetrin.

E duke qënë se Presidentit tek ne i ka mbetur vetëm fjala, Lubonja mund të ishte kandidati që fjalën e ka të pushtetshme.

Blendi Salaj
peshkupaujë.com
Kopjimi i pjesshëm apo i plotë i këtij shkrimi pa lejen e shkruar të autorit nuk lejohet. Në rast se e kopjoni pa leje, duhet ta dini se jeni duke na dëmtuar.
:wink:

varik

eh mor blendi, sikur presidenti te kishte kompetencat e dikurshme ky do ishte presidenti perfekt, e ti do ishe kryeministri perfekt

fatkeqesisht president do behet ndonje berishe a ndonje topalle, me forcu lulin

ACDC

Fatos Lubonja eshte filo rus dhe anti NATO.
Fatos Lubonja eshte kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine.
Per Fatos Lubonjen, Rramush Haradinaj eshte kriminel lufte qe duhej te ishte ne burg ne Hage.
Fatos Lubonja nuk pranon prajardhjen e shqiptareve nga iliret.
Nese kerkoni te vendosni president nje palaco atehere vendosni Fatos Lubonjen.

Do te pranoja 100 here me shume Ramen per president se sa anti shqiptarin Fatos Lubonja.

maksmeto

Fatos Lubonja urren cdo gje te mire shqiptare, urren thelbin e identitetit shqiptar. Ne fakt i urren te gjithe shqiptaret.

anon63896856

Rolin e presidentit moralist do ta luante mire, por duket me i prirur nga kontroversi.

aleko

Ne kushtet e sotme, eshte pothuajse e pamundur qe Tosi te zgjidhet president. Sepse po te propozohet dhe te votohet nga maxhoranca do te thote qe ajo pranon qe eshte bande kriminale, po ashtu edhe nga opozita. Tosi, eshte vetvehtja, shpesh here konfuz, shpesh here i pa pergatitur, ose kopetent per gjithcka, gje qe e ben edhe qesharak. Kam pershtypjen se nese do ti japesh nje pune te caktuar per te bere, nuk do ta beje dot, ose do ta beje jo mire. Por, por, nese politika ndryshon menyren e zgjedhjes se presidentit (me votim nga populli) dhe i rrit kopetencat (aktualisht ka celesat e kashtes dhe te drejten per te dekoruar njerez), Tosi si cdo individ tjeter i republikes se Shqiperise ka te drejtewn legjitime te hedhe kandidaturen dhe do te jete populli sovran qe do beje zgjedhjen e tij.

squarepusher

eksperiment do te ishte, por ne keto rrethana me mire mendoj nje president kontrovers se sa kompliant.

Pjer

Me kompetencat qe ka Presidenti, kedo qe te vesh aty, shum pak ka per te bere. Tek Lubonja, siç e tha dhe Blendi, fjala e tij ka peshe, jep mendime direkte, i pelqen te tjerve apo jo, e ne rast se do te zgjidhej ai, thjesht do te kishim (ne fillim) “gallate”, diskutime, entuziazem, eufori, merzitje, mirpo kur te hynte mezi i mandatit te tij, gjerat do fillonin te beheshin me serioze, vendin e perplasjeve, diskutimeve, “gallates” do e zinte kriza politike, dhe nuk ishte çudi te kishim nje referendum per ti dhene Presidentit me shume kompentenca per te susur dy partite kryesore e ndonje kryeçenesi te kryetarve te tyre. Nga njera ana nuk do ishte keq, por nga ana tjeter, duhej menduar se kush do vinte pas Lubonjes kur ti mbaronte mandati.

Pjetermustakuqi

Lubonja nje hic, qe boshin e hicit ka dit ne e shit si bollik,varferine mendore, si mirqenje te saj.

ACDC

Cfare flisni more zoterinj!
Eshte koha te vendosim nje nacionalist ne Presidence dhe jo nje anti shqiptar si Lubonja.

maksmeto

Lubonja dhe Rama, perfaqesojne gjeneraten e dyte te vlleheve qe u ngriten ne pozita drejtuese dhe akademike kyce gjate diktatures, per meriten e vetme qe urrenin shqiptaret. Vllehet nga ana e tyre, perfaqesojne ate popullsi ose etni, qe historia e la pa atdhe dhe kjo eshte arsyeja kryesore, qe ata i urrejne dhe kane demtuar shqiptaret sidomos gjate diktatures. Ne rastin e Lubonjes, ai i urren ata 10 fish sepse diktatura, qe vllehet ngriten dhe kontribuan aq shume kunder shqiptareve, kapi nen ingranazhet e saj dhe vete Lubonjen dhe familjen e tij.

aleko

Po Enveri vleh ishte o shqiptari Maks?
E nderkohe, Naumi, Naum Veqilharxhi, me etni vllehe i dha popullit te vet, pra shqipetareve abetaren e pare ne gjuhen shqipe. Spo e zgjas me teper se e shikoj qe te jane errur syte nga vdekja per se gjalli e PD-se dhe kot nuk thone se streha e fundit e maskarait eshte nacionalizmi.

Xixa-g

Qysh prej epokës të tashmë të harruarit leksikolog Samuel Johnston osht bo’ zakon të thuhet se “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.

Me kohë, kjo shprehje u shëndrrua në “… streha e fundit e racistëve”.
Por me sa duket, aktualisht, i bie të thuhet se “nacionalizmi është petku i vetëm i të gjithë pabrekëve-m-byth’”.

maksmeto

Sigurisht, qe e prisja qe te futeshit ne emra te pervecem dhe ta shabllonizonit ate qe kam thene. Vllehet, ne te njejten kohe jane njerez inteligjente, te shkathet dhe shume te vecante. Ata i kane dhene shqiptarise, ata qe i kane dhene dhe ata qe identifikohen si thjesht shqiptare. Kjo per arsyen, se historia e thelle i nxjerre te jene nje grup etnik jo i ndryshem nga shiptaret e hershem. Nese do beja nje krahasim me te shkuaren, ata qendrojne si traket me epirotet ne te.

ACDC

Cte keqe ka te kemi nje president nacionalist ne Shqiperi?

Se dyti Lubonja eshte nje njeri qe urren shqiptaret,nuk pranon lashtesine dhe origjinen e tyre dhe me thene te drejten eshte kunder shqiptareve te Kosoves.

Lexo pak intervistat e tij se si shprehet per keto probleme vitale per ceshtjen tone kombetare dhe pastaj eja dhe na thuaj shprehje qe solle me siper.

aleko

lol, ne emra te pervecem je fut ti, dhe je fut shume kot, ose shume dhijshem. Por problemin tend nuk ta zgjidh dot une, meru me lulin dhe saliun.

aleko

Cfare do me thene me qene “kunder shqipetareve te Kosoves” o filozof?

maksmeto

Me pergjigjen me siper qe i drejtova Alekos, pa lexuar postimin tend, qe e lexova me vone, besoj i jam pergjigjur pandehmes tende per racizmin tim- duke qene se ju e shnderroni cdo diskutim ne sulm personal. Persa i perket nacionalizmit tim, po jam nacionalist dhe jo i shtirrur dhe as nuk e shoh vendin tim si ajo lopa qe duhet mjele, perkundrazi e shoh si te vetmen mundesi, qe te prosperojme te gjithe se bashku. E pavertete eshte edhe pandehma tjeter, qe une kam pak arritje personale, qe me bejne “te pabreke”, por ky nuk eshte vendi per ti permendur.

TironciLebetit

Po iken nje Koqe dhe duan te na sjellin nje Koqe tjeter. Ymer, Ymer…

Heidi

Une dakord do isha per kandidaturen ne fjale se e kam pasur edhe komshi, por problemi eshte kur te jete ne mes te nje debati politik…si do thote Lubonja… “mos me nderpit, se harrova cfare doja te thoja” :grinning:

maksmeto

Ketu po diskutohet nje emer i pervecem si president. Une i shtova dhe kryeministrin, qe e lidh bashke me te gjenerata e asaj pjese te vecante te shqiptareve, qe persekutuan shqiptaret. Ti vajte 150 vjete me pare tek Naum Veqilharxhi, duke e nxjerre ate qe thashe une nga konteksi, qe kishte te bente me lidhjen midis elites drejtuese- akademike ortodokse- vllehe me diktaturen, si shprehje te antishqiptarizmes. Tani perzien dhe lul e sal, ne kete diskutim, duke futur dhe dy emra te tjere te pervecem pa lidhje, sepse e vetmja gje qe dini te beni eshte retorika politike.

aleko

Te thashe qe je i lodhur dhe i merzitur nga vdekja per se gjalli e PD-se de flet kodra mbas bregut, e kerkon te nxjerresh me zor uje ne shkretetire, apo antishqipetare nga njerez qe po i japin Shqiperise. Xixa nuk te drejtohej ty si i “pa breke ne bythe” por ACDC-se. Nese je i njeti person por me 2 nick name te me falesh per sqarimin.

Xixa-g

ACDC,
Meqë qenka fjala tek të lexuarit se ç’shkruan njeri apo tjetri - si kriter gjykimi mbi atë se sa vlen ai njeri apo tjetri, mendoj se ti i pari duhet të lexosh ato që unë kam shkruar lidhur me Lubonjën (apo të tjerë syresh) përpara se të më tregosh udhët.
Jo më larg… mjaft të shfletosh arshivin e PPU, ku edhe ke gjetur vendin për t’u shprehur!

Së dyti, meqë po më permend çështjen e origjinës dhe lashtësisë së shqiptarëve si standard matjeje të ndjenjës shqiptardashëse të dikujt…
Besoj, më lejon të të kujtoj apo të përmend se në këto momente, nuk jam duke shkëmbyer me specialistin më të thekur të këtyre çështjeve, apo jo? Në mos, përse ai specialist aq i mirënjohur - (dhe i botënjohur) do të ndjente nevojën të fshihej pas maskës ACDC?

Sidoqoftë - dhe në se është pikërisht rasti - a do të mundesh të ndash me ne ato njohuri aq të thella dhe të sakta lidhur me lashtësinë dhe origjinën e shqiptarëve?
Keshtu, s’do të ketë më asnjë dyshim për t’i vënë gishtin kandidatit të përshtatshëm për President të denjë të Republikës së Shqipërisë.

Ingeborg

Nuk jam ne dijeni te brockullave antishqiptare qe mund te kete thene Lubonja po jam i mendimit se nje cike autokritike i duhet shqiptareve. Vetem me patriotizma dhe nacionalizem vendi nuk ndertohet. Duhet moral pune dhe solidariteti, dhe nga vendet e tjera te huaja te mesojme pak me shume. Po jetojme ne nje kohe ku nuk luan me rol se cfare kane qene Iliret. Pyetja eshte cfare jemi sot. Po gjermanet cfare kane qene dikur? “Nje popull i eger qe jetonte maje pemeve” ,- do thonin romaket? Po skandinavet cfare kane qene? Perse nuk perqendrohemi tek e tanishmja dhe tek ardhmja? Lubonja eshte nonkonformist dhe keta te fundit i duhen Shqiperise.

maksmeto

Une, nuk kam ndonje interes tek PD-ja, vdekja politike e se ciles do me trishtonte. Aspak. Une thjesht mendoj, qe PD-ja ka qene dhe eshte ne pozita shume me te mira, se ish partia e diktatures per te drejtuar, midis ketyre dy forcave relevante ne politiken shqiptare. Une nuk e di sa te verteta jane akuzat kunder PDse, por une nuk pranoj te mos shoh, ngjashmerine e pushtetit te socialisteve, me paraardhesit e tyre puniste. Bile une do thosha se gjate diktatures, pushtetaret kishin njefare fytyre, kurse pasardhesi i tyre E.Rama, spunon fare, ben gjithe diten llogje ne facebook, duke akuzuar gjithe diten opoziten, ose gjyqesorin, te cilin pervecse kerkon ta nenshtroje, e ka gjetur si alibi per deshtimin e tij spektakolar.

Xixa-g

Për çudi ô Maksmeto, kur e shkruajta atë përgjigje nuk të pata parasysh aspak…

Jo se doja të të injoroja apo të të haroja, por thjesht - përgjigja ime ishte e drejtuar ndaj ACDC (punë tjetër nëse bëhet fjalë për të njejtin person - apo ndryshe, sikundër edhe populli thotê “bjeri pragut të të dëgjojë dera”).
Në këtë mënyre - dhe à priori - s’mund të me akuzosh për sulme personale apo se të kam vënë pullën racist!
Së fundi, besoj se ke arritur të kuptosh që, nëse është rasti për sulm, s’kam përtuar asnjëherë që t’i drejtohem tjetrit ballë-për-ballë, në mes të mejdanit!

Që të jesh nacionalist - dhe të afishohesh si i tillë me plot gojën, kjo mbetet çështja tënde personale, bindja tënde.
Unë vetë, për një varg arsyesh, s’jam i tillë dhe kam bindjen se - si njera apo tjetra, as shtojnë as edhe heqin ndonjë koqe nga kandari me të cilin matet njerëzia!
Ti qofsh ashtu siç je, unë qofsha i tillë… besoj se kjo nuk na pengon aspak të shkëmbejmë mendimet së bashku, apo jo?
Më tej - lidhur me atë lopën për t’u mjelur - sikundër dhe e quan. Nuk ka të bëje aspak ngjyra e qimes apo gjatësia e bishtit që e pengon viçin t’i shterrë gjirin së ëmës lopë - sikundër,nuk është guna apo dhiarja e lopçarit që e pengon t’ja shesë atë të bekuar në treg!
Edhe njëri edhe tjetri e shohin lopën me sy të përgjëruar - njëri si mëmë dhe tjetri si plaçkë!

maksmeto

Ti i drejtohesh acdc-se, por me lejo mua ti pergjigjem kesaj pyetjeje. Nacionalizmi yne nuk duhet te kete si baze primare lavdine e se kaluares, por perspektiven per te ardhmen. Ne jemi te percare, ne parti fe e krahinizem dhe kjo eshte arsyeja kryesore e prapambetjes sone. Bota, e majte apo e djathte, evropianiste, amerikaniste, cifutiste apo muslimane, sllave, gjermaniste apo latine, nuk eshte e lumtur kur ne jemi te lumtur. Dhe nese do kishte perspektive per me shume prosperitet, ai do vinte nepermjet nacionalizmit qe do te thote bashkim. Prandaj bota dhe nepermjet gojes tende, mallkon nacionalizmin, duke i quajtur bartesit e tij maskarenj.

kapo

Po cfare Lubonja thoni mor aman…ju sikur jetoni ne hene

Kërcënimi i Gramoz Ruçit ndaj Lsi: Ose Meta President ose Zgjedhje të parakohshme!

Ruçi ka marrë autorizimin të kërcënojë Ilir Metën, për ditën e nesërme. Ose ai duhet të “pranojë” të bëhet President i Republikës, duke çimentuar për herë të dytë Koalicionin Ps-Lsi dhe ti hapë kështu rrugën Ramës drejt mandatit të dytë kryeministror, ose e presin Zgjedhjet e parakohshme. Duket pra, se “pranimi ose mospranimi” i Metës, për rolin e Presidentit, është pjesë e partiturës, që është kthyer nga ofertë politike në një parakusht politik, nga kryetari i Grupit kuvendor socialist, Gramos Ruçi.

anon63896856

Dakord, dakord, por se c’kam pershtypjen qe me Lubonjen do ikte per lesh edhe presidenca. Si do ia bente dhe si do shprehej Lubonja ne perkujtime dhe festa kombetare? Dhe me e rendesishmja, si do te reagonin te tjeret? Kontrovers si analist i ka lezet, si président mund te jete fatal. :stuck_out_tongue:

maksmeto

Une dhe ti, mund te diskutojme, nuk ka kurrfare problemi, por cilado qofshin arsyet, qe te bejne ty jonacionalist, ato nuk jane fisnike. Ne rastin me te mire, nuk je ne gjendje te kuptosh, qe nuk duhet te te vije turp per identitetin tend shqiptar, nese e ke te tille.

Xixa-g

OK, Maksmeto,

i ke vënë vehtes detyrë shumë të vështirë të më bindësh për të mirat dhe avantazhet e nacionalizmës.
Sidoqoftë, jam në gjendje të dëgjoj argumentat dhe t’i vlerësoj.

Disa vjet më parë - dhe jashtë çdo eksitimi politik- por sidoqoftë në vijim të një debati të PPU mbi vllehët, kam botuar një shkrim të tërë lidhur me këto çështje.
Quhet Metafizikë patriotike dhe ka tre pjesë . Në se ke kohë dhe nge, të propozoj ta lexosh fillimisht dhe më tej, i rikthehemi këtij debati.

P.S: pa dashur aspak të të fyej, ti arrin të marrësh zjarr në një debat të tillë dy-leksh dhe të shtjellosh argumentat e tua me katër rreshta të mjera si ato më sipër. Ndërkohë - dhe pa modesti aspak, unë kam shkruar dhe botuar me qindra faqe lidhur me këto tema që të vijnë kaq për zemër (përveç atyre që të propozova më sipër, shih: p.sh - këtu)

maksmeto

Nuk kam kohe ta lexoj ate tani dhe do e lexoj me vone, por nga nje veshtrim i shpejte qe i dhashe, mu duk pak filozofik dhe jo praktik, duke pasur parasysh qe nen identitetin shqiptar na bashkon cfare na bashkon dhe skemi nevoje ta sterhollojme, per te kuptuar nese te gjithe ne, “fit” ne te. Interesi yne, eshte te bashkohemi, gjithe gjerat e tjera jane te dores se dyte dhe humbje energjie kombetare. Prandaj autokratet si Rama jane te rrezikshem. Nuk shpresoj qe keto fjalimet e mia ketu, do rrisin nacionalizmin, por shpresoj qe disa prej jush, kundershtare politike te mij( me ide), te jeni me te arsyeshem, perkrah kujt e vendosni energjine tuaj intelktuale, te cilen une e vleredoj.

Patrioti

C’osht me ky propozim nga qytetaret!!! Nga kush qytetare me? Nga ata qe dalin per protesta per 5000lek?
Nese Rama do me vu nje te perndjekur qe ti mbylli gojen pallavrave antikomuniste te Sules&Co, pse jo Visarin?

maksmeto

Meqe ra fjala, acdc eshte person tjeter, por eshte e vertete qe nje postimi tendit ju pergjigja se mendova qe me ishtw drejtuar mua.

ACDC

Me falni por cfare uniteti kombetar do te sjelle Fatosi si president,kur ka quajtur Rramush Haradinajn si kriminel lufte,ndonese ky I fundit doli I pafajashem nga Gjykata e Hages?

Fatosi ka perseritur tezat e serbeve ndaj aspiratave te shqiptareve.

Vendosni kedo president, vec Lubonjat,Nanot apo Bazet jo…

jps

e ku je Maks ku je - e leshon fjalen si lopa bajgen - jo se me behet vone per vllehet por te flasim drejt jane nder minoritetet qe njihen si punetore dhe qe jane integruar 99.999% me popullsine shqiptare nder shekuj. Nuk eshte e ndershme te shprehesh keshtu si druvar tu thon se gjithe vllehet bashke urrejne shqiptaret sepse i la historia pa atdhe. Mos harro se kur Rumania (ne fakt atdheu i tyre) kerkoi qe vllehet te njiheshin si minoritet ne Shqiperi vete shoqata e vlleheve nuk pranoi pasi ndihen komplet te integruar dhe kjo vetem do i marxhinalizonte.
Se fundmi kush i perhap keto llafe kaq te sigurta se Rama e Lubonja na qenka vlleh? Tamam alla-komunista i beni llafet.

maksmeto

Jps lexo cfare kam thene disa postime me poshte asaj qe lexove ti.

Balzac

Kjo nisme duhet pergezuar por realiteti eshte i atille qe i pershtatet endrres se bukur te nje nate vere. Nuk ka per te ndodhur. Shoqeria civile ne Shqiperi sot per sot ka aq fuqi sa te bej nje proteste per te dal ne tv por nuk e degjon kush. Kaq. Rama dhe Likja e kane ndare punen e presidentit. PDja (opozita qe i duhet nje vendi normal) me e pakta po te ishte serioze sot duhet te ishte ne parlament dhe te denonconte keto lloj pazaresh dhe qokash, por partia e PDse eshte marre peng nga Berishet.

aleko

Nderkohe qe diskutojme dhe hamendesojme Tosin president, jo Tosin e Nanove por Tos Lubonjen, (ore kot nga bohet pijaneci?), PS-ja ja ka fut LSI-se te dyja kembet ne nje kepuce. Me konkretisht, i kerkon LSI qe te propozoje per president maksimumi deri neser zotin Ilir Meta. Nese nuk pranohet nga LSI-ja atehere vendi kalon ne zgjedhje te parakoheshme dhe qe koncidojne po me 18 Qershorin, por me gjona te reja.

XOXO

O SHQIPTARE pse more pse humbisni nga qellimi, si ka mundesi qe su beme nje here bashke?!

Qellimi i vetem (qofte edhe i ketij postimi) eshte te japim nje pelqim per nje figure e cila duhet te jete sa me asnjanese nga kjo politike e korruptuar dhe e poshter.
Na duhet nje president qe te jete mbi palet. Kaq.
Po si ka mundesi qe ju kenaqeni me shume me ata figura qe do na imponohen, sepse nese nuk vjen nga ne populli propozimi do perfundojme me nje presidente qe do ta vendosin ata. Flitet ne keto momento per njerin nga ata te tre.
Si su lodhem me keta?! I bie qe president te vendosin njerin nga vetja, i cili do jett ne krye te te gjithe sistemit te drejtesise se sapo miratuar, gje qe do sjelle, me shume gjasa, paralizimin dhe mosfunksionimin e asaj te bekuar reforme.

Ku jemi? ne krye perseri!

Nuk jemi vecse nje republike bananesh!

ACDC

Po mire na duhet nje president qe eshte mbi palet dakort ne parim.
Por ne fillim na duhet nje president qe do Shqiperine dhe ceshtjen kombetare shqiptare,apo jo?

Alba2265

Lubonja eshte the crack that lets the light in .eshte person I duhur por I parakohshem per trute e paleolitit Te hershem te shqipove.pastaj qenia president do te thote Te nderoc simbole Te cilave ne nje mase apo tjeter lubonja u ka bere te gjithave cicin persiper😄

varik

kush kerkon president nacionalist, le ti japim kreshkin spahiun si president e shohim a jane te kenaqur

shume tipave ju djeg bytha se su doli emri para tosit

TironciLebetit

Vetem ne Shqiperi nje njeri i Cakerdisur si Tosi, qe ska lene njeri ne bote pa anatemuar e pergojuar quhet i pavarur ndonese kulisi i Bechetit e Sandrit per vite e vite me rradhe.
I cakerdisuri eshte i cmendur e jo i pavarur ndersa Presidenti duhet te jete i urte si Fred Moisiu dhe jo gje e lig si tosi

varik

na duhet nje gojelig qe tja plase turive zemerligve

Alba2265

Po llafosesh mu si shoku Qimo Kandili :smile:

TironciLebetit

Ku e shikon Qimin ti ne fjalet e mia? Meta President eshte garancia me e mire e paprekshmerise per Cunin e Sheqeres ndersa Lulthimi t’boj valixhet per Hollande se nuk i duhet mo Zenit dhe Gites. Edhe ti brenda vetes me mua e jo me Qimin je.
Tosi zihet tu honger Petlla e nuk bo per President. Presidenti duhete te kete zjarrefikese kurse Tosi ka edhe Benzine edhe shkrepse.

korriku

Lubonja president, dmth permbi palet…dmth ai qe mendon se po ra cadra ne morem fund…

Pjer

Maksmeto; " …Lubonja dhe Rama, perfaqesojne gjeneraten e dyte te vlleheve qe u ngriten ne pozita drejtuese dhe akademike kyce gjate diktatures, per meriten e vetme qe urrenin shqiptaret. Vllehet nga ana e tyre, perfaqesojne ate popullsi ose etni, qe historia e la pa atdhe dhe kjo eshte arsyeja kryesore, qe ata i urrejne dhe kane demtuar shqiptaret sidomos gjate diktatures. Ne rastin e Lubonjes, ai i urren ata 10 fish sepse diktatura, qe vllehet ngriten dhe kontribuan aq shume kunder shqiptareve, kapi nen ingranazhet e saj dhe vete Lubonjen dhe familjen e tij…"

Makso, nuk dua te mbroj vllehet dhe nuk jam vlleh, por fjalia e pare s’ka llogjike. Lind pyetja; Si mund te ngrinte E. Hoxha ne detyre nese ti urreje shqiptaret. Ne detyre ngriheshin ata qe i benin hosana shqiptarizmes e socializmes. Dhe kemi plot, nga çdo krahine, jo vetem vlleh qe u ngriten lart.
Ne fjaline e dyte thua se ata urrejne e i kane demtuar shqiptaret me shume. Lind pyetja; Si mund te te demtoje nje njeri i qyteteruar. Une per vete kam pare se shqiptarin me shume e ka demtuar njeriu pa shkolle, provincial, i zbritur nga malet.
Ne fjaline e trete thua se; diktaturen qe vllehet ngriten dhe kontribuan aq shume, nderkoh qe historia tregon se per diktaturen kontribuan edhe fshatare nga laberia, mallakastra, kolonja, skrapari, Shq. e mesme, malsia, etjer etjer krahina. Kuptohet, sikunder qe edhe viktima pati po nga keto vende qe permenda.
Ne fakt, komenti jot ishte interesant se jo vetem tregon psikollogjine fikse qe kane shume shqiptare por tregon edhe mos thellimin ne pyetjen kardinale qe duhet ti bejne pyetjes shume shqiptare; Pse ndodhi, Si ndodhi. E ketu fillojme duke i marre me radhe ter faktet dhe faktoret.
Nje pyetje (jashte radhes) kisha; Pse kujton qe Rama eshte vlleh, kur dihet se ai eshte nga Bregu i Detit, dhe nga Bregu i Detit siç quhet krahina jug-perendim te Shq. nuk para ka vlleh. Ka shqiptare ortodoks, por jo vlleh. Se po te ishte vlleh, nuk do ishte maj me maj me Ben Blushin, se vllehet jane si çifutet, te zgjuar dhe qe e ndihmojne njeri-tjetrin. A mi shpjegon dot keto.

Xixa-g

o Pjer, unë të dija nga Durrsi… por me sa duket paskam qenë gabuar!
Se po të ishe Durrsak katheaftu (thonë grekët e Greqisë), të paktën një gjë s’duhet të kishe harruar - megjithë stazhin e gjatë belgo-flamand dhe numrin e pallogaritshëm të shisheve apo buteve me verë të shkëlquyr që ke rrëkëllyer:

  • Kristaq Rama - ndjesë pastë, ishte nga Durrsi dhe në rastin tonë, me kët emër je ortodoks. Po qe se je ortodoks nga ajo zonë (Durrës, Kavajë) dhe po qe se për fat mbiemri të mbaron me (a )- Sina, Goga, Tusha ) - ose me (u) - Spiru, Simaku -, ke 90% shance të jesh çoban.
maksmeto

Pjer, ne diskutojme pa bereqet. Ilir Meta do te jete presidenti i Shqiperise.

Pjer

A ha, flm Xixe, :grinning:

Pjer

Qe do te thote, pazare politike Makso, asgje e paster.

del-ta

lubonja jo vetëm nuk bën dhe as aftësi nuk ka për kryetar shteti,por edhe dulja i grekut do të rezultonte më pozitiv për shqiptarët! ata qytetarët ? që duan ljubon kryetar të presin edhe ca derisa të krijohet ndonjë shtet pa identitet andej nga ruanda e të propozojnë tosin e fevziut! shpëtojnë edhe shqiptarët nga era e keqe

maksmeto

Po ndajne sinoret e pushtetit, a thua se Shqiperia eshte prone e tyre.

aleko

I dolen borxhit PD-se e priten 3 raunde per te propozuar presidentin por nuk denjoje. Atehere??? Te leme vendin pa president? Mos o zot !

Alba2265

Komision Nderkombetar Kontrolli duhet aleko si ne vitin 1913 :smile:

Aquamarine

Po pra, nuk shtyhet jeta duke ia rekomandu Zotit zemerliget. Amen.

Vlonjat

U thom me mire Ismail Kadarene. Keshtu do kemi dy artista ne krye te vendit. Njeri shet piktura ne ekspozita, thjatri ben autografe per librat qi shet.
Ndersa Meten si shtangist qi eshte, me mire ta leme kryethar parllamenti qi mban ballancen, ekrkrktrdekr-n me nji kra dhe ikadaren me kraun thjater.

ACDC

Perse vertet mendon se do te votonin president nga PD-ja ata te PS-se?
U mbaruan kandidatet e PS-se?

varik

ore te jem rama ju bej kreshnik spahiun president per kunj

Ingeborg

Cila eshte ceshtja kombetare shqiptare? Prandaj kam alergji kur degjoj fjalen “nacionalizem”. Jo se ky i fundit eshte i keq, perkundrazi, eshte motorri kryesor qe mban nje komb, po ne Shqiperi ai eshte keqperdoruar: eshte vene ne funksion kryesisht si sulm, sharje e urrejtje kot se koti ndaj vendeve fqinje. Nuk eshte perdorur per te ndertuar vendin. Njerezit ne Shqiperi nuk vuajne nga fqinjet, po nga vetja e tyre.

InkuizitoriMoth

Vlonjat

:joy: Tiku sec me kujtove nje barsolete me njerin qe mburre duke thene " aty mund te ulen 10 zogj, por zogut te fundit i rri nje kembe jashte" .

Liqeni

Tipik sharlatan. Deri me sot nuk ka lene gje pa i thene ketij populli dhe heronjve apo lufterave te tij duke e quajtur “kriminel, frikacak, pa gjak, pa indetitet” e lloj-lloj brockulla te tilla.

Ik o Fatos gris bythen!