“Pa parë Valbonën nuk keni parë Shqipërinë” janë shprehur me qindra mijëra turistë të huaj që kanë vizituar këtë mrekulli të natyrës, këtë pasuri të paçmuar të vendit tonë. Por një trinom: qeveritë shqiptare, gjykatat dhe ca biznese, kanë vendosur t’ua marrin këtë pasuri shqiptarëve dhe ta shkatërrojnë këtë lumë.
Prandaj, më 2 dhjetor, ditë e shtunë, ora 12 (mesditë), të gjithë shqiptarët e dashamirësit e parqeve kombëtare e natyrës sonë, të mblidhemi te Parku Rinia, Monumenti i Pavarësisë, e nga aty të marshojmë deri te Kryeministria që t’i themi
JO SHKATËRRIMIT TË ATDHEUT TONË!
JO SHKELJES SË LIGJIT!
JO GRABITJES SË TOKËS E PASURISË SONË!
JO PËR PARTINË, POR PËR KOMBIN E SHQIPËRINË!
Rreth 7-10 milionë euro në vit i vijnë si të ardhura Republikës së Shqipërisë vetëm nga turizmi në Valbonë (50 000 turistë në vit) dhe me ato para mbahen në punë me mijëra shtetas të Republikës së Shqipërisë. Vetëm 50 000-70 000 euro në vit fiton një apo dy persona që po shkatërrojnë Valbonën me anë të HEC-eve. Pra, kur të prishet Valbona, ne si vend humbasim 10 milionë euro dhe nxjerrim mbi 5000 vetë të papunë. Prandaj duhet ta ndalim me çdo kusht këtë marrëzi që po bëhet në Valbonë.
Së bashku me Valbonën, kjo marrëzi shkatërrimi ka vendosur të shkatërrojë dhe Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Lumin e Shalës, dhe Parkun e Nartës e Vjosën, në shkelje të plotë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Kemi vetëm një Valbonë, një Vjosë, një park Divjake, një lumë Shale e një Nartë! Nëse na i shkatërrojnë këto, nuk do të ndalen para asgjëje!
Kush i thotë vetes shqiptar, të vijë të shtunën më 2 dhjetor, ora 12, e ta ndalim këtë mynxyrë, këtë kob që po i kanoset kombit shqiptar!
Shqiptar mos rri, por duku shqiptar!

Liri Valbonës! Ndëshkim dhunuesve të Ligjit!
Edhe per Valbonen, edhe per Vjosen. Drejtojeni steken nga gjykata Edvin, se ata e kane marre vendimin. Edhe nga kompania qe po nderton, bejini proteste para zyrave , bojkotoni produktet etj. Edhe nga Genc Ruli qe firmosi kontraten, edhe nga Ministri I tanishem I mjedisit. Kryeministri I ka duart te lidhura.
Sipas parashtrimit tend @Edvini me shume me duket se shqetesohesh qe parate ti marre njera pale e jo pala tjeter ne kete rast shteti me koncensionet , megjithese ato 7-10 milione euro ne vit me duken te ekgzagjeruara , me fjale e me koncerte si ai i fundit mos ma prek Valbonen shume mire ngushellohet mileti po ku jane studimet ekonomike , ata mijera shqiptare qe jetojne nga te ardhurat e turisteve qe ne fund dilkan 5000, pa i hyre ceshtjes se mbrojtjes se natyres etj.
Evropa nese eshte aq e shqetesuar per natyren , sic kemi lexuar disa artikuj tek gazetat britanike , te hape xhepin e te shkunde investimet drejte Shqiperise ne fusha te tjera qe te justifikohet ndalimi i prekjes se ketyre zonave , kollaj eshte te flasesh hipotetikisht nga maja e karrikes, kur ato vete punojne me centrale berthamore apo me qymyr 
Ti jeton në Tiranë apo …?
Nuk e di ku jeton, por të ftoj të vish në Valbonë tani. Kafen ta paguaj unë.
c’rendesi ka ku jetoj une? Arsyetimi qendron, mendoj une. Protestoni te ata qe kane bere zullumin, boll ju drejtuat Kryeministrit per cdo gje. Per mua fakti qe ju protestoni para Kryeministrise tregon qe s’ja keni haberin ceshtjes fare, ku ta kapni e ku ta zgjidhni.
P.S: Jo nuk jam ne Tirane, jam afro 10,000 km larg.
Po ai robi zotit qe paska lokal ne Valbone s’po abuzon me natyren ? apo s’quhet se eshte popull…
E po te mos ndertohen HEC-et , me nivelin qe ka arrit Fierza si pellg lagjieje ka 3 vite s’po bie nje pike shi , kur te bleje shteti energji te greku e serbi mos qani per rritje cmimi , avash avash
Ka duart e Ponc Pilatit, thuaj. ![]()
Po he mor UT, prape nga te tjeret kerkoni ta nxjerrin gomarin e Shqiperise nga balta? Pse duhet te hape qesen Evropa per keto programet e te mos ja kerkoni qeverise te akordoje fonde? Apo nje institucioni tjeter te brendshem? Te ka ndonje borxh Evropa qe duhet te hape qesen per ty?
bona e shkrete
vetem bac sala mund ta shpetoje
Sala e ka nisur dhe firmosur kontraten
ku ehste brace tani? apo hipokrit si cdo rilindas?
hajde burish, mbyti qenat
Zgjidhni e merrni: Vjosen me Valbonen apo Ndriçimin me Driten!
E cuditeshme si u dhane ne kohen e Berishes ato leje ne ate vend. Pikerisht nga dikush qe e njeh me mire se kushdo ate zone.
Tani pra po flet. Analfabet
Ca i boni Rilindja atij veni …boooo sa turp ! Es shkaterrun e drogezun e kriminalizun .
Po nuk pati shi as ne valbone nuk ka uje o i mjere. lol
Haha Aleko, fiks.
Nga foto duket qe Valbona ka ik per lesh already, too late, me mire ta mbarojne punen tashi, mos e lene pergjysem si e kan zakon.
Po pse o mjeran njesoj ndikon shiu si per nje rezervuar artificial e si per lumenjte qe burojne nga ujerat nentokesore dhe shkrirja e bores ne maje te malit
Si Fierza ashtu dhe Komani jane te ndertuar mbi Drin, dmth marrin uje nga lumi Drin. “Rezervuari” nuk mbushet thjesht nga shiu qe bie ne ate vend por eshte liqen artificial qe krijohet nga diga qe pret lumin. Valbona derdhet ne Drin.
E kemi mesuar gjeografine e klases 7 e mbajme mend , po shiko tani qe ka dy vite pa reshje shiu si ka perfunduar vetem me prurjet e Drinit tend, HEC-et prandaj ndertohen qe te rritet eficenca e lumenjve pergjate derdhjes e jo ti lutemi zotit qe te bjere shi. Kur dalin lajmet pastaj per rritje te cmimit nga importet si i fundit 200milione euro revoltohen dynjaja . Tani ndajeni se nga hici sdo pillet elektricitet , ose mbroni Valbonen dhe hani derrin ne fature , ose ta bejme kurban ate pak natyre te eger dhe mbrojme xhepat. Dhe mish dhe peshk s’ka, po ju flisni kaluar zotrote se sjetoni ketu ndersa Edvinit ambjentalist i ka bere keq Estonia
Kete une s’e kam lexuar ne gjeografine e klases se 7-te. Ti po thua qe HEC-et qenkan te mire per lumenjte se i rrisin eficencen? Per cfare eficense e ke fjalen?
Une s’e di cfare mban mend ti por bera koment per ate qe the qe Fierza e prodhoka energjine nga rezervuari dhe qenka 100% i varur nga reshjet e shiut ndersa po te ndertohet HEC ne Valbone nuk ndikojne reshjet e shiut.
HEC-et nuk rrisin eficencen lumenjve , rrisin eficencen e shfrytezimit te lumenjve per te prodhuar energji, para se te arrijne ne hidrocentrale e medhenje.
Une thashe qe shiu ka me shume ndikim per Fierzen sesa per lumenjte nuk thashe qe varet 100% nga reshjet , po nejse nqs nuk iu ze gjumi per Valbonen mblidhni leke e ndertoni fusha me panele diellore. Mua dhe shume te tjereve ne qytete te tjera te Shqiperise sna ben aq pershtypje ndertimi HEC-eve neper rronzat e maleve sesa rritja e cmimeve n rast importi energjie.
Ketu duhet berisha more zoteri, qe te na beje me enegergji te paster nukleare. Lumenjte jane ne zane peshk
Ambjentalistet ndonjehere te cajne koken, edhe ketu ne Gjermani: qyrmyrgurin nuk e duan, energjine atomike po ashtu, po si dreqin do prodhohet elektriciteti? Vetem me solar dhe energjine e eres nuk mbahet industria. Persa i perket Estonise une e kuptoj pse ai vend e mbron shume natyren. Sepse sovjetiket e shkaterruan gjithashtu me planet e tyre fabrikante. Ne disa zona madje Estonia akoma vuan ekologjikisht, pra ka pjese te ndotura te vendit.
Po shpjegoji Edvinit dhe gjembit qe se kuptojne qe pa HECe ketu merr fund , se nuk ke burime te tjera me qymyr e jo me me centrale berthamore. Daily Mail shkruante per Valbonen para disa ditesh pa lidhje , e dyshoj se energjia eshte aq e paster ne Britani e kudo tjeter ne Evrope prandaj thashe me siper q si pelqeu kthupit Evropa nqs shqetesohet aq shume per natyren shqiptare te hape xhepin e te ofroje grante per zgjidhje alternative ose te heshtin se sjane me ambjentalist per vete.Tani keto dy zgjidhje jane ose ta ndalojme prodhimin e energjise e ta importojme duke ia faturuar popullit ose te ndertohen Hec-et dhe te plotesohen nevojat domestike per energji. Parimisht s’besoj se ka njeri qe e simpatizon nderhyrjen ne natyre po duhen marre parasysh dhe ana tjeter e fatures financiare. Edvini thote mos te ndertojme hec po mbajme ato bizneset qe gjithashtu po e shfrytezojne natyren dhe gjenerojne hipotetikisht 7-10milione euro ne vit qe mua me duket e parealizueshme se seshte se ka ndonje industri turizmi malor aq te zhvilluar , per te mbajtur “5000” njerez ne pune denojme 2.000.000 te tjere.
Me te degjuar e kam qe TEC-i i Vlores qe u ndertua me fanfare te madhe ne kohen e Berishes po punon me kapacitet jo te plote.
HEC-et nuk rrisin eficencen lumenjve , rrisin eficencen e shfrytezimit te lumenjve per te prodhuar energji, para se te arrijne ne hidrocentrale e medhenje.
Hidrocentralet si te vegjel si te medhenj quhen HEC.
E ke kap mire stilin e bredharakut , kur ske c’te thuash ne diskutim kapu pas bishtave, Se di , pyet kapon qe eshte i shqupit si po ecen TECi berishes.
Dihet boterisht qe une e konspektoj @Br3dharaku me laps ne dore dhe marr mesime prej tij. Madje po te tregoj nje sekret vec ty po mos ja trego te tjereve: te dyja llogarite une i kam, une jam bredharaku!
Ose s’e kuptove ose e anashkalove “bishtin” pse ta thashe per TEC. Keshte qe po ta shkoqis: nese TEC ka ende kapacitet te pashfrytezuar, pse duhen ndertuar burime te reja elektrike? Besoj se te njejten logjike kishte dhe @aleko qe ndezi kete debat.
Ku e ke burimin qe thote qe TECi vlores nuk punon me kapacitet te plote apo nuk punon fare apo me thashetheme berberesh do ecim gjithmone… Une them te vi miku yne @Pjer e ti jape drejtim muhabetit se do kete shkruar ne VQ dhe per hidrocentralet e per elektricitetin. Ti a ke takat te jesh gjysma e dynjase ne peshk , bujrum
Nji gja skuptoj… pse Emigrantet qe kane braktisur atdheun, fshatin e prinderit e tyre per te pasur energji 24 ore ne oksident jane kaq te stresuar se a do buroje energjia nga lumenjte e vendit apo jo. Ne fund te fundit nuk asht tu e pi Bajlozi ujin e Lumit. Keni Merak Peshqit? Po ju sdoni me ja dit per njerezit tuaj e pyjet tuaja e zogjte tuaja po ju prishet mideja per peshqit. Mos u bani merak se nuk ka ma peshq, i keni shfaros me dinamit…
Urbano, pavarsisht se ti e thua me shaka, per çeshtjen e energjise tek VQ ka material te bollshem, sepse pa energji nuk ka zhvillim. Pastaj, VQ-ja, eshte thjesht permbledhje e ter marerialeve te viteve 1995 deri ne vitet 2005-2009.
Nashi keto HECe kane qene studiuar qe ne vitet 60-70te nga sektori i perspektives I institutit hidrologjik te kohes se Dulles.por edhe kamunistet qe ishin te fandaksur pas prodhimit te energjise ne vend nuk ishin kaq gung ho per ndertimin e heceve sepse duhen vene ne kandar pros and cons .ekologjistet bejne mire teshpjegojne se cfare humbet nga natyra ne valbone ,vjose e gjetke .
Ku e ke burimin qe thote qe TECi vlores nuk punon me kapacitet te plote apo nuk punon fare apo me thashetheme berberesh do ecim gjithmone…
E sheh qe i gjen burimet e lloqeve kur do , mos ma sill mua se une as se permenda TEC e Vlores , ju e sollet si alternative kundrejt HEC-eve. Tani ti japim kembeve si “Flinstones” e te ndezim llampat qe te mos merziten ambjentalistet dhe emigrantet shqupiste
Une e permenda por ti kerkove burimin se vure ne dyshim fjalen time.
po t’pergjigjem meqe m’paske permend se ti, si pjese e grupit te tallagjarve, je tipiku i dangallit qe do te flase shume edhe kur nuk ka gje per te thene.
TECi u ndertua si nje burim alternativ energjie. Nuk eshte e thene te punoje gjithmone dhe aq me pak, me kapacitet te plote. Kshuqe, kjo kapardisja se TECi punon me kapacitet te plote, reflekton faktin se burimet kryesore te energjise ne vend jane te pamjaftushme. Si vend ujor, synimi i Shqip. eshte realizimi i nevojave energjitike permes hidrocentraleve. TECi eshte aty kur keto nuk plotsojne nevojat. Ka plot arsye financiare dhe ambientaliste qe shkojne kunder perdorimit te TECeve qe punojne me nafte.
-fshire per gjuhen e perdorur.
Sepse: LIGJ
Nr. 8906, datë 6.6.2002
PËR ZONAT E MBROJTURA
Neni 6
Park kombëtar
- Territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e madhe e të cilave janë ekosisteme natyrore, të ndikuara pak nga veprimtaria e njeriut, ku bimët, kafshët dhe mjedisi natyror, fizik janë të një rëndësie të veçantë shkencore dhe edukative, shpallen park kombëtar.
- Në parkun kombëtar zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, ku janë të ndaluara:
a) shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;
b) neutralizimi i mbetjeve me origjinë jashtë territorit të parkut kombëtar;
c) shpërndarja e kafshëve dhe e bimëve jovendase, kur ato sjellin ndryshime në biodiversitetin e zonës;
ç) riprodhimi intensiv i kafshëve të gjahut, me përjashtim të riprodhimeve shpëtuese;
d) ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë;
dh) larja dhe spërkatja e rrugëve me kimikate;
e) mbjellja e pyjeve monokulturë;
ë) ndezja e zjarreve jashtë vendeve e pikave të caktuara;
f) lëvizja e mjeteve të transportit jashtë rrugëve të caktuara;
g) gjuetia me ushqime të helmuara;
gj) nxjerrja e mineraleve, gurëve, torfave me përjashtim të gurëve dhe rërës për mirëmbajtjen e parkut;
h) veprimtari masive sportive, turistike, jashtë pikave të caktuara;
i) organizimi i garave me automjete e motoçikleta.
http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%208906%20Datë%2006-06-2002.htm
Sepse: LIGJ
Nr. 81/2017
PËR ZONAT E MBROJTURA
Neni 16
Parku kombëtar (Kategoria II)
- “Park kombëtar” shpallen territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1 000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, që ruhen dhe menaxhohen për mbrojtjen e ekosistemeve, llojeve, për edukim dhe rekreacion (çlodhje e argëtim), që rregullojnë përdorimin e qëndrueshëm nga ana e njeriut të burimeve natyrore.
- Në “Parkun kombëtar” zbatohet shkalla e mbrojtjes mjedisore të zonës që ka si objektiv të mbajë territorin në gjendje natyrore, ku të ruhen komunitetet biotike, të resurseve gjenetike dhe llojeve për të siguruar stabilitetin ekologjik dhe diversitetin dhe ku:
a) përjashtohet njeriu nga shfrytëzimi ose zënia me aktivitete intensive;
b) nuk lejohet shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;
c) janë të ndaluara ndërtimi i zonave urbane, i autostradave, hekurudhave, linjave të prodhimit të energjisë, si hidrocentrale, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës e të gazit me shtrirje të gjatë;
dokumente.reporter.al/docs/download_document/2650
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën e Këshillit 92/43/KEE, datë 21 maj 1992, “Për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të florës dhe faunës së egër”, të ndryshuar”, Numri CELEX 31992L0043, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 206, datë 22.7.1992, faqe 7-50.
o ti i kshillit, po prishni tokat qe s’jane tuajat OREEEEEE ! ti s’jeton gje ne valbone. çmut ke qe hap gojen ?
o edvin shko e fol me banuesit atje, qe t’i presin me pushke keta prishesit, se vetem ashtu i dilet. me llafe protestash nuk shpeton dot gje.
Banorët janë nja 300 vetë aty, por nuk janë të egjër. Ata i janë drejtuar ligjit e gjykatës, siç bëjnë njerëzit e qytetëruar, por gjykata ia ka rrëzuar dy herë padinë. Tani e kanë apeluar prapë. Normalisht punimet duhej të ishin pezulluar për sa kohë çështja është në gjyq. Protestat janë mbështetje këtu nga Tirana. Pushkët janë mjeti i fundit që do të përdoret, por kanë nevojë për pak ndihmë se në 300 vetë, shumica janë pleq e pak të rinj ka që mund të gjuajnë pushkë. Këtu ke foto nga zona: https://www.facebook.com/friendsofvalbona/
Partia me 200 petrita u themelua, keshtu qe mos thuaj 300 veta jane pak.
Na duhen 301. Do të vish ti të bëhesh i 301-ti? Nëse mendon se kjo është çështje për të qeshur e për t’u tallur, të lutem shumë mos shkruaj. Nëse do të ndihmosh, mos shkruaj, por kontribuo ashtu si shumë bashkëatdhetarë e të huaj të tjerë. https://www.gofundme.com/stop-hydroelectric-dams-in-valbona
Nëse nuk mund të kontribuosh me para, merre pushkë e eja të bëhesh ai 301-shi.
nuk thote kot nje shprehje popullore e vjeter shqiptare : kush t’i nxjerr syte dhe te shtyn ne gremine ? I YTI !
ate qe te ben tendi, s’ta ben as i huaji. do ta qajme pushtimin e gjate osman. turqit na lane pa prek, te jetonim te qete ne malet tona. qeveria jone do te na qije nonat, si na i qiu gjate komunizmit. do ta zhveshe popullin nga te gjitha pasurite e tij kombetare, duke filluar prej Gjuhes e me rradhe te gjitha te tjerat. (prandaj thenia e forte Niçes : do ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje Shtet)
per dy lek te qelbeta, s’kane lene me miza, ne natyren franceze. gjeja qe habiti vllain tim kur vizitoi jugun e frances. s’kishte me nje insekt, nje zog, nje specie te gjalle qe jetonte ne jug te frances. natyra bosh. keshtu do te behet dhe shqiperia. duke betonizuar çdo gje, s’do te kete me specie ne pyll apo kodra. kanceri do te behet si gripi. do ta kete çdo njeri. etj.
Ngordhja e insekteve eshte problem ne tere Europen (me sakte ne hemisferen veriore), jo vetem ne jugun e Frances. Shkencetaret akoma nuk e dine nga vjen. Mendohet nga pesticidet e bujqesise po edhe ne vitet 60 dhe 70 eshte perdorur ne mase pesticidi dhe prape ka patur plot insekte. Nje arsye tjeter mund te jene edhe parazite mikroskopike qe i ngordhin bletet kur bien ne kontakt me ato. Ne Kine madje kane filluar qe tani qe ti “fekondojne” pemet ne menyre artificiale. Ne mungese te insekteve.
Pse kush jeton ne Valbone ketu qe po i merrkam rriskun e qarjes hallit une ?!
Edvini qan hallin e OJQ , Gofandave e te projekteve nga Keshilli Evropian ose eshte realisht aq naiv dhe ambjentalist qe dyshoj , se tani na dolen 300 banore te shkrete , ndersa ne shkrim siper Valbona mbante me pune 5000 njerez e na sillkerka 10 milione euro nga turistet ne vit , qe si kam pare ndonjehere ato shifra qe thote me qindra mijera turiste po nejse muhabet ne vete ai
Home @Pjer a ka me rast flagrant te nderlidhjes midis shfreninimt te ekonomise si ekonomi finananciare dhe seksit te çfrenuar deri ne ate pike sa njerzit te pallojne pemet?!
Muhabet kinez: “Kom pallu mrom nji dru arre! Apapapa çer te pallume i kom bo!”
as na rruhet fare, insektet do ti ribejme si postinsekte ose transinsekte cyborg. Dhe do t’i bejme me te bukur dhe me te mire se te natyres, dava morrash, pleshtash, tartabiqesh, akrepa.
Edvin, perpiqu ta dallosh ku ironia perdoret per t’u tallur dhe ku jo. Per ta bere komentin tim te thjeshtuar fare, desha te them mos u dekurajo qe jane 300 veta. Cdo nisme e vogel a e madhe nis me nje grusht njerezish qe mendojne se misioni i tyre eshte i drejte. Ajo qe ka rendesi eshte qe strategjite te jene efektive. Psh keni bere protesta para shtepive te gjykatesve qe kane marre vendimet per te lene HEC-te te ndertohen? Apo para shtepise se Genc Rulit qe firmosi koncesionet? Apo para shtepise se ndertuesit? Jam i sigurt qe jo. Prandaj te thashe me lart qe e keni kapur se prapthi.
Ti o je klysh i PD-së o i PS-së. Ndryshe nuk shpjegohen këto që thua.
Po të presim ty pra. Ta thashë. Pa ty nuk luajmë ne. Nuk kemi aq tru sa ta kapim mbarë. Të lutem eja na ndriço.
Une te ndricova me lart, dhe flas nga eksperienca me nismat ku kam marre pjese. Ti si tipik shqiptar qe nuk mund te pranosh se mund ta kesh gabim, perdor ironine se te duket vetja me i zgjuar ashtu. Dhe pret nga te tjeret te bejne punen tende. OK vazhdo. Suksese me kete projekt. Uroj te jem une gabim.
Unë nuk e di atë gjë se a jam i zgjuar apo jo. Unë di që disa shqiptarë dinë vetëm të kritikojnë dhe të sabotojnë, por të bëjnë gjë vetë…ruajna zot! Ky more djalosh, nuk është projekt, dhe Valbona nuk është e imja që ta kem projekt. Është e shqiptarëve. Nëse ti je shqiptar, shko mbroje. Unë nuk e kam punën “Mbrojtës i Valbonës”. Se e ke shkruar më lart. Nuk e dija që paska edhe profesion e punë të paguara të bësh protesta për shkeljen e ligjit, Ndoshta më ngatërron me ata miqtë partiakë? Unë të thashë, do të bësh siç do ti, eja bëjë. Dera është e hapur, Valbona e të gjithëve. Ne nuk kemi pushkë, ti ke. Por mos na kritiko “Pse nuk merrni pushkët ju”.
Po ta riperseris, e ke kapur komplet se prapthi. Kritika jo gjithmone behet per te treguar me gisht se sa nuk vlen dicka. Ne rastin tim eshte konstruktive, e bej gjithmone per te permiresuar dicka. Edhe kur kerkoj kritike nga te tjeret, nuk me plas shume te degjoj shumicen qe thone “ja ke fut kot plako” sesa ata 2-3 qe thone “mire deri ketu, dhe ja si mund te behet me mire per mendimin tim”. Edhe reagimi im me lart eshte i tille. Ta kam dhene gati, shkoni protestoni aty ku duhet jo yxhym ne kryeministri apo ne rruge kot. Ky eshte mendimi im. Juve beni si ta shihni te arsyeshme. Postoni foto ne internet se ashtu do terhiqet gjykata.
Edhe unë prapë po ta them: “Eja merr në dorë protestën e drejtoje aty ku duhet meqë ata që protestojnë nuk dijnë”. Meqë i njihke mirë çështjet, besoj e di që kryeministri është kryesori që jep apo heq një konçesion të tillë. Apo ti thua të shkojmë t’i kërkojmë hajdutit “Të lutem, mos më vidh mua”. Ti jeton këtu apo jeton në hënë? E di ti që gjykatat komandohen nga partitë këtu? Apo bën gjoja?
Paaftesine tuaj mos e hidh tek te tjeret , dhe kerkoni ndihme e solidirazim dhe arroganca e cinizmi ne kulm.
Po te kishe shkruar qe ne fillim per problemin sic eshte , do te thoja bravo ndoshta do merrja nismen edhe t’iu bashkohesha ne proteste, po kur ti permend pazare e ben llogari te punesuarish e miliona eurosh qe po “zhduken” nga HEC-et , aty ndahet militantizmi i vogel nga ambjentalizmi dhe solidariteti civil.
Kjo eshte nje kauze e humbur , qe financohet per interesa te dikujt shume me larg teje e te gjithe ambjentalisteve te regjur qe dalin ne shesh me mushama “plastike”. Vazhdoni me koncertet , mos ma prek Valbonen , po rradhen tjeter merrni kengetare te njohur , thojini atyre projektistave, mos e shtrengoni aq forte xhepin , jepini se leket Evropes jane si keni te babes…
Ore ti qenke o leshko ose me të vërtetë koqe partish. Ia ke marrë në gojë Ramës apo Bashës? Shqipëria nuk i kërkon ndihmë plehrave partiakë. Mut jeni e mut do të bëheni.
Pse nuk tregon për milionat që ke vjedhur si pjesëtar i PS-së? Pse nuk tregon për vjedhjet nga taksat tona more mi partish? Të njohim mirë se kush je.
Une jam nje qytetar i thjeshte , po te pakten kam aq integritet dhe cipe saqe ti them gjerat troc e mos te laj mutin me shurre sic po kerkoni ju.
Zhdukini ato bizneset “agro-turistike” qe abuzojne e shfrytezojne natyren, pastaj kerkojini llogari qeverise, ose dilni tundni bythen e na siguroni energji elektrike alternative
Se di ca halli keni ju t’shoqnis qivile , e nisni mire e bukur , njecik t’iu gerricni maskat e bastardoni muhabetin , se di a eshte e paramenduar dhe paguar kjo taktike se u be e perseritur per cdo kauze civile, qe bastardohet nga individe te ulet qe marrin gramafonin e bertasin ne emer te “popullit”.
po e the ne shesh burrash se kush jam meqe me njihke zotrote , ke nje shishe vere nga ato te Pjerit

Ti je një pusht antishqiptar, një nga ata pushtat që për 72 vjet e kanë masakruar këtë komb. Urreni çdo gjë shqiptare. Sepse nuk jeni shqiptarë, kuptohet. Jeni thjesht shqipfolësa.
Bravo ke fitu i frapuccino te Sophie
ke te ndeshkosh me pare atje? http://top-channel.tv/2017/12/14/mos-ma-prek-valbonen-organizatoret-e-protestes-me-hotele-pa-leje-ne-park/
Keto jane ato bizneset qe gjeneronin “7-10” milione euro ne vit , me qindra mijera turiste te huaj sipas Edvinit ambjentalist , dhe ia permenda qe ne fillim pa dale ky investigim i fiks fare, po me ke te flasesh.
S’dolen dhe aq te paster , prandaj duhet t’ia shtypesh koken ketyre shushunjave
Po meqe jeni, nxirruani te tera ketyre protestuesve.
Ka dy lloj shqiptarësh: një lloj që kërkon që Valbona të futet në tuba hekuri e kanale betoni; e një lloj që kërkon që ajo të rrjedhë e lirë. Lloji i parë janë antishqiptarë e armiq të atdheut. Kaq.
ata llojet qe e duan te lire as qe po ndihen pa. ata qe ndihen jane ata qe kane interes biznesi. kjo eshte fatkeqesia. te tjrete flene gjume. aty duhej te ishte protestuar qe me keta qe kishin hotele pa leje, e pastaj me kete idiotesine qe beri berisha dhe qe rama po e lejon, ne vend qe ta ndaloje. ketu behet fjale per biznesmene kunder biznesmeneve, secili ruan biznesin e vet
Ia ke futë pak kot, por kur dëgjon dokrrat e Filip Çakullit e Vjollcës edhe mund të vijnë mendime fantashkencë. Ata që po protestojnë janë pjesa më e madhe të rinj që jetojnë në Tiranë, dhe janë nga Korça, Lushnja, Skrapari, Vlora, Tirana, Kukësi, Shkodra etj e nuk kanë asnjë pronë në Valbonë por as edhe kund tjetër, siç pretendoni ju. Por edhe po të kishin. Çfarë lidhje ka kjo me atë se Valbona duhet të rrjedhë e lirë?
http://www.gazetadita.al/gjyqtarja-qe-shpetoi-valbonen/
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë i jep të drejtë padisë së banorëve të Tropojës dhe shoqatës “Toka”, për të mbrojtur luginën e Valbonës, ku kishte nisur ndërtimi i HEC-eve.
Ka qenë vendimi i trupës gjykuese me kryesuese Rilinda Selimi, e cila më 6 qershor mori parasysh kërkesë-padinë e 27 banorëve të Njësisë Margegaj, përfaqësues të disa fshatrave të kësaj zone dhe shoqatës “Toka”, duke vendosur pezullimin e punimeve në këtë zonë.
Padia ishte depozituar që prej fillimit të muajit mars të këtij viti.
Ky është ndër rastet e rralla kur togat e zeza dalin në krah të qytetarëve dhe shoqërisë civile, për mbrojtjen e zonave të cilësuara pasuri natyrore, siç është edhe lumi Valbona dhe rrethinat e tij.
Valbona hyn në zonat e mbrojtura në Shqipëri, por banorët publikisht, juridikisht dhe me protesta të shumta, kishin denoncuar ndërtimet e HEC-ve nga kompanitë “Dragobia Energy” dhe “Gener 2”.
Banorët dhe shoqata janë shprehur se qëllimi i tyre ka qenë vetëm ruajtja dhe mbrojtja e alpeve shqiptare.
Këto institucione i financojnë projektet e hidrocentraleve, sepse energjinë e përftuar prej tyre e konsiderojnë si të rigjenerueshme. Por energjia nga hidrocentralet nuk është e rigjenerueshme, sepse natyra e shkatërruar nuk është e rigjenerueshme”, tërheq vëmendjen Eichelmann.
Krahas shkatërrimit të natyrës kundër ndërtimit të mini-hidrocentraleve flet edhe fakti, që ato nuk janë rentabël. “Aktualisht ka shumë energji, çmimi për kilovat/orë tashmë nuk është as tre Cent të Euros”, shpjegon Eichelmann. “Ky çmim është kaq i ulët, sa askush nuk do të ndërtojë diçka për nivele të tilla çmimesh. Kësaj i shtohet edhe fakti, që qeveritë e involvuara duan t’i mbështesin burimet e energjive të rigjenerueshme ndaj dhe i subvencionojnë ato. Në Bosnje ndërkohë premtohen 9 deri në 10 Cent për kilovat/orë, tri herë më shumë se sa çmimi në treg. Kjo do të thotë: pa subvencione askush nuk do të ndërtonte asnjë digë.”
http://www.gazetadita.al/thesari-yne-i-perbashket-po-privatizohet/
Prandaj i aprovoi qeveria Rama mini hidrocentralet?
Pyetja jote eshte gabim
Me pelqen kur jepni vendime te tilla pa e faktuar opinionin tuaj subjektiv me tone profesorlleku tenured post-doc. Kur merrja klasa te mesoja anglishten ketu ne amerike me mesuan qe kur them psh “mua s’me pelqen kjo ide” duhet te shtoj dhe “sepse…” dhe te rendis pse mendoj qe eshte gabim.
S’i ke marre klasen tamam ndaj trashesia jote.
Radha e shpjegimit eshte jotja jo imja
Pyetja jote eshte pyetje troll 
Faleminderit per shpjegimin shume te qarte.
absolutisht, te lutem

